1. L i gj ë r a t a 1
Tatimi në të ardhura
personale
2. Detyrimet
Tri pjesët më të rëndësishme të
ekuacionit kontabël
Ato tregojnë se cila pjesë e aseteve u
takon të tretëve
Sipas standardeve të kontabilitetit “
detyrimet nënkuptohen si detyrime të
tashme të subjektit afarist, të dala nga
ngjarjet e kaluara për mbulimin e të
cilave pritet që subjekti afarist të ketë
hyrje të resurseve me dobi ekonomike”
3. Klasifikimi i detyrimeve
Detyrimet
Detyrimet Detyrimet
Detyrimet
rrjedhëse
rrjedhëse afatgjata
afatgjata
Borxhe brenda një viti
Borxhe brenda një viti Borxhe pas një viti
Borxhe pas një viti
apo të ciklit operativ të
apo të ciklit operativ të apo ciklit operativ të
apo ciklit operativ të
kompanisë, që mund të
kompanisë, që mund të kompanisë, që mund
kompanisë, që mund
jetë edhe më iigjatë.
jetë edhe më gjatë. të jetë më ii gjatë.
të jetë më gjatë.
4. Taksat
Taksat konsistojnë prej:
Taksave direkte apo
Taksave indirekte.
5. Taksat direkte
Shembujt përfshijnë:
Disa taksa në të ardhura,
Disa taksa në korporata dhe
Taksat transfere siç janë taksa në pronë
(në trashëgimi ) dhe taksa në dhurata.
6. Taksat indirekte
Taksat indirekte apo “të mbledhura”,
janë të kundërta me taksat direkte, siç
është taksa në shitje apo TVSH,
Taksa e “mbledhur” është taksë e cila
mblidhet nga ndërmjetësuesit të cilët ia
dorëzojnë ato Qeverisë.
8. Tatimi në të ardhura personale
SHKALLËT TATIMORE MUJORE / VJETORE PREJ 01.01.2003 E TUTJE
Nr. Parametrat Përqindjet
Mujor Vjetor
1 0 deri 80 0 deri 960 0%
2 80 deri 250 960 deri 3000 4%
3 250 deri 450 3000 deri 5400 8%
4 450 e tutje 5400 e tutje 10%
9. Tatimi në të ardhura personale
Llogaritja
e kontributit pensional –
punëmarrësi:
950,00 x 5 % = 47,50 €
Baza për tatim:
950,00 – 47,50 = 902,50 €
10. Tatimi në të ardhura personale
Nr. Baza për tatim € Parametrat dhe përqindjet Tatimi €
1 902.50 0.00 - 80.00 = 80.00 x 0.00% 0.00
2 80.00 - 250.00 = 170.00 x 4.00% 6.80
3 250.00 - 450.00 = 200.00 x 8.00% 16.00
4 450.00 - 902.50 = 452.50 x 10.00% 45.25
Gjithsejt: 68.05
11. Tatimi në të ardhura personale
Regjistrimet:
Ditari Faqe ___
Data Përshkrimi Debi Kredi
26 shk Shpenzimet e pagave 950
Kontributi pensional 47,5
Tatimi në paga 68
Pagat e pagueshme 834,5
Shpenzimet e kontr.- punëdh. 47,5
Kontr.pension. i pagueshëm 47,5
12. Tatimi në të ardhura personale
Me rastin e pagesës:
Ditari Faqe ___
Data Përshkrimi Debi Kredi
3 mar Kontributi pensional 47,5
Tatimi në paga 68
Kontr. pensional i pagueshëm 47,5
Pagat e pagueshme 834,5
Paraja 997,50
13. Zbritje nga të ardhurat e përgjithshme
Shpenzimet që i plotësojnë kushtet e parashtruara me qëllim të
zbritjes nga të ardhurat e përgjithshme, janë:
a. Shpenzimet e përfaqësimit mund të zbriten deri në shumën
maksimale prej dy për qind (2%) të të ardhurave të plota të
përgjithshme;
b. Borxhi i keq mund të zbritet vetëm nëse plotësohen tri (3) kushtet
në vijim:
Shuma që korrespondon me borxhin më parë është përfshirë në
të ardhura;
Borxhi është shlyer nga librat e tatimpaguesve si i pavlerë dhe
Ekziston dëshmi e përshtatshme e përpjekjeve të vërteta të
pasuksesshme që janë bërë nga tatimpaguesi për ta mbledhur
borxhin;
Borxhi i keq që është mbledhur më pas përfshihet në të ardhura
në kohën kur mblidhet;
14. Zbritje nga të ardhurat e përgjithshme
c. Shpenzimet e udhëtimit për punë kufizohen deri në
shumën prej 40 € fjetje brenda Kosovës dhe 80 € për
fjetje jashtë Kosovës.
ç. Shpenzimet për transport brenda në Kosovë duhet të
jenë kostoja aktuale e transportit publik, gjegjësisht për
çështje tatimi, shpenzimet e tilla nuk duhet të jenë më
të larta se 15 cent për km) përderisa për transport të
jashtëm nuk zbatohet limit.
d. Shpenzimet për shujtë (racion ushqimi duhet të jenë të
specifikuara për mëngjes, drekë dhe darkë dhe atë të
mos kalojnë shumën prej 10 € për ditë udhëtimi në
Kosovë dhe 20 € kur kalohet nata në Kosovë
15. Zbritje nga të ardhurat e përgjithshme
e. Shpenzimet në pasuritë kapitale (zhvlerësimi), përveç
shpenzimeve për tokë, për vepra të artit dhe pronave të tjera
që nuk i nënshtrohen konsumit, të cilat janë në pronësi të
tatimpaguesit dhe shfrytëzohen për aktivitetet afariste të
tatimpaguesit rimerren me kalimin e kohës përmes zbritjeve
të zhvlerësimit sipas metodës së zvogëlimit të bilancit sipas
shkallëve në vijim:
Kategoria e parë - Ndërtesat në shkallën prej pesë për qind
(5%),
Kategoria e dytë - Automobilat, pajisjet për zyrë dhe
kompjuterë në shkallën prej njëzet për qind (20%) dhe
Kategoria e tretë - Mjetet e tjera kapitale në shkallën prej
pesëmbëdhjetë për qind (15%).
16. Zbritje nga të ardhurat e përgjithshme
f. Kompensimi i interesave dhe qiraja që i paguhet
një personi të afërm janë të zbritshme me
shumën më të vogël të pagesës aktuale ose të
vlerës së tregut.
g. Kontributet që jepen për qëllime humanitare,
shëndetësore, arsimore, fetare, shkencore...
Lejohen si zbritje me vlerë maksimale prej 5 %
të të ardhurave të tatueshme para se të jetë
zbritur ky kontribut bamirës.
17. Zbritje nga të ardhurat e përgjithshme
Nuk lejohet kurrfarë zbritje për:
Shpenzimet e përvetësimit të tokës;
Gjobat dhe ndëshkimet;
Tatimin në të ardhura dhe tatimin e vlerës së shtuar
për të cilat tatimpaguesi kërkon lirim ose kredi për
tatimin në lëndë të parë,
Shpenzimet personale, të jetesës ose ato familjare;
Çfarëdo humbje nga shitja ose këmbimi i pronës
ndërmjet personave të afërm dhe
Shpenzimet për argëtim a rekreacion, përveç nëse
janë shkaktuar në lidhje me afarizmin e ofrimit të
aktiviteteve argëtuese ose rekreative nga
tatimpaguesi.
18. Zbritje nga të ardhurat e përgjithshme
Nëse shuma e zbritjeve të tatimpaguesit nga
aktivitetet e biznesit për vitin e tatueshëm i kalon të
ardhurat e tatimpaguesit nga aktivitetet afariste për
atë vit, shuma e humbjes së tillë mund të bartet për
deri në pesë (5) periudha të njëpasnjëshme
tatimore dhe janë në dispozicion si zbritje ndaj
çfarëdo të ardhurave gjatë atyre viteve.
Nëse tatimpaguesi ka humbje në afarizëm për më
shumë se një (1) vjet, humbjet janë të zbritëshme
sipas rendit në të cilin janë shkaktuar.
19. Të ardhurat që përjashtohen
Nga tatimi në të ardhura personale përjashtohen këto të
ardhura në vijim:
Pagat e pranuara nga përfaqësuesit e huaj diplomatik
dhe personeli i jashtëm i Zyrave të Ndërlidhjes në
Kosovë,
Pagat e pranuara nga përfaqësuesit e jashtëm, zyrtarët
e jashtëm dhe punonjësit e jashtëm të organizatave
ndërkombëtare qeveritare dhe organizatave joqeveritare
ndërkombëtare që kanë marrë dhe e kanë mbajtur
statusin e përfitimit publik
Pagat e pranuara nga zyrtarët e jashtëm dhe zyrtarët e
punësuar vendorë të Kombeve të Bashkuara dhe të
agjencive të saj të specializuara.
20. Të ardhurat që përjashtohen
Të njëjtat përjashtime vlejnë për institucionet
ndërkombëtare financiare ndërqeveritare që kanë të
drejtë dhe që janë të autorizuara sipas rregullit të cilat
veprojnë në Kosovë;
Pagat e marra nga personeli i jashtëm i KFOR-it;
Kompensimet për dëmtimin ose shkatërrimin e
pronës;
Të ardhurat nga polisat e sigurimit të jetës që paguhen
si rezultat i vdekjes së personit të siguruar dhe
Kthimin e parave ose kompensimin për trajtimin
mjekësor dhe shpenzimet, duke përfshirë edhe
hospitalizimin dhe mjekimin, pos rrogave të paguara
gjatë periudhës së mungesës nga puna për shkak të
sëmundjes ose lëndimit.
21. Pagesa e tatimit për veprimtaritë
afariste
Shuma për secilën pagesë tremujore të tatimit është
si vijon:
(a) Tatimpaguesit me 5.000 euro, apo më pak të ardhura
bruto vjetore nga veprimtaritë afariste - 37.5 euro për
tremujor;
(b) Tatimpaguesit me mbi 5.000 deri në 50.000 euro të
ardhura bruto vjetore nga veprimtaritë afariste, prej të
cilëve nuk kërkohet dhe që nuk vendosin t’i mbajnë
librat:
(c) Tre për qind (3%) të të ardhurave bruto nga tregtia,
transporti, bujqësia dhe veprimtaritë e ngjashme
komerciale të çdo tremujori,
22. Pagesa e tatimit për veprimtaritë
afariste
(ç) Pesë për qind (5%) të të ardhurave bruto nga shërbimet,
veprimtaritë profesionale, të zanatit, të argëtimit dhe të ngjashme të
çdo tremujori.
(d) Tatimpaguesit me të ardhura bruto vjetore që tejkalojnë 50.000
euro, nga veprimtaritë afariste, prej të cilëve nuk kërkohet dhe që
nuk vendosin t’i mbajnë librat dhe regjistrimet,
(e) Një të katërtën (1/4) e detyrimit tatimor të përgjithshëm për
periudhën aktuale tatimore duke u bazuar në të ardhurat e
tatueshme të llogaritura apo
(f) Për periudhën e dytë tatimore dhe ato pasuese, për të cilat
tatimpaguesi bën pagesën sipas këtij paragrafi, një të katërtën (1/4)
e 110% të detyrimit tatimor të përgjithshëm për periudhën tatimore
që i paraprinë periudhës aktuale tatimore.