SlideShare una empresa de Scribd logo
1 de 6
Descargar para leer sin conexión
Psikologjia Ligjore e Krimit

Psikologjia ligjore trajton e përfshin tema, probleme emocionale e të sjelljes që kanë të bëjë me ligjin
dhe sistemin ligjor. Ky është një përkufizim shumë i gjerë, por mund të saktësohet me shpjegime të
mëtejshme:

Psikologjia ligjore ofron këshilla për ligjvënësit, ghjyqtarët, punonjësit e korrektimit, prokurorët,
avokatët dhe policët, ndërsa psikologët ligjorë thirren, p.sh., si dëshmitarë ekspertë, diagnostikues dhe
trajtues të shkelësve të ligjit në burg, apo kur ata lirohen me kusht, por edhe si përshkrues e vlerësues të
personelit në sistemin e drejtësisë.




Ky përkufizim i psikologjisë forensike (“forensic” është term që në anglisht ka kuptimin e një personi të
lidhur me gjykatën ose të përdorur prej saj, p.sh., një psikiatër forensic është ai që ekzaminon njerësit e
akuzuar për krimi.), pra kjo psikologji është e shumëllojshme. Ne vërtësi të vendit të punës së psikologut
forensic përcaktohet dhe shprehitë që duhet të ketë ai. Sidoqoftë, është e qartë që ai duhet të ketë një
formim shumë të mirë në psikologjinë anormale, atë të testimit psikometrik dhe psikologjisë sociale.
Madje, profiluesit e kriminelëve, të quajtur ndryshme psikologët hetues ose investiguesë, kanë nevojë
edhe për trajtime shtesë nga shkenca e personalitetit, kriminologjia dhe ajo forensike.



Sipas përkufizimit të përdorur deri më sot ”Psikologjia forensike’” është zbatimi i njohurive psikologjike
në sistemin e drejtësisë kriminale. Por mënyra për ta shpjeguar më mirë këtë do ishte “shpërbërja-për
efekt studimi-i sistemit të drejtësisë në pjesët e tij përbërëse, dhe më pas shqyrtimi i drejtimeve ku
mund të zbatohen njohuritë psikologjike.



Hetimi kriminalistik dhe psikologu në polici.




psikologjia e ligjit apo forensike mund të luajë një numur rolesh kyçe në procesin e hetimit kriminalistik.
Kështu përmendim së pari, gjatë ndjekjes së krimit, një psikologu forensic mund t’i kërkohet të veprojë
si profilizues kriminolog. Ai përfshin punën e psikologut (edhe pse mund të mos jenë të gjithë të tillë), i
cili, duke u nisur nga njohja që ka për sjelljen njerëzore, motivimin dhe patologjitë, mund të krijojë
profilin psikologjik të kriminelit. Përvoja ka treguar se ky profil, në disa rastes, mund të jetë shumë i
saktë. Kështu, përmes vëzhgimit të skenës së krimit mund të dëshmohet apo tregohet rreth
karakteristikave sjellore të personit/ave përgjegjës. Për një profilizues, çdokush është një klient i
rëndësishëm për “makiazhin” e tij psikologik, ndërkohë ai përdor gjithë njohuritë e veta për të caktuar e
parashikuar jo vetëm si do jetë veprimtaria e tij në të ardhmen, por edhe si do të jetë pamja e tij fizike.



Edhe pse profilizimi mund të duket interesant, shumë emocionues dhe subject i shumë filmave artistikë,
pak psikologë punojnë në këtë fushë (dhe ende jo këtu tek ne). Fatmirësisht, edhe në botë, kriminelët
serialë nuk janë të shumtë, prandaj kur i dyshuari është kapur, atëhere ka edhe më tepër mundësi për
ndërhyrje psikologjike.

Së dyti, njouritë psikologjike janë zbatuar edhe në shumë drejtime të punës hetimore të policisë, që nga
procesi i marrjes në pyetje në polici deri në vendosjen e policëve dhe të dyshuarve në dhonën e
intervistës. Për drejtime të tilla janë zhvilluar kërkime të shumta psikologjike, ndërkohë që kërkuesit nuk
punojnë gjithnjë në rajonet e policies, ata shpesh i realizojnë këto studime në emër të një instituti
akademik. Por kontributet e tyre mund të jenë edhe në rolin e këshilltarëve ose mund të ndërmarrin
projekte mësimdhënje brenda organizatave policore. Disa prej psikologëve të policisë mund të punojnë
edhe së bashku me policinë, ndërkohë që dikush prej tyre mund të kryejë të gjitha funksionet e
mësipërme, duke qenë njëheresh edhe në dispozicion të organizatës policore për të siguruar këshillim
për oficerët, ndihmë për vlerësimin e aplikantëve të mundshëm, këshillim për viktimat etj.



Sistmi gjyqësor dhe psikologu.



Në sistemin gjyqësor psikologët janë përdorur si për çështje civile ashtu edhe për asto penale. Në sferën
kriminale, psikologëve forensikë u kërkohet shpesh të vlerësojnë kompetencat dhe kapacitetet e të
pandehurit, vlerësimi ky që mund të shërbejë për një seri qëllimesh: Së pari për të parë aftësitë e të
akuzuarit për të përballuar gjyqin dhe aftësitë për të marrë vendime ligjore në interes të tij. Kur i
akuzuari nuk i ka kapacitetet të mbrohet, atëhere i kërkohet psikologut forensic të bëjë vlerësimet
përkatëse. Kjo ndodh sidomos kur i akuzuari duket se vuan ndonjë çrregullim psikiatrik acute
(skizofreni), apo nga ndonjë paaftësi mendore, si vonesë mendore etj.



Së dyti, psikologëve u kërkohet të vlerësojnë edhe lidhur me gjendjen mendore të të akuzuarve në
momentin e kryerjes së krimit. Mbrojtja e bazuar në sentencën:”jo fajtor për arsye të sëmundjeve
mendore” mbështetet mjaft në vlerësimin psikologjik të paaftësisë së të akuzuarit për të patur një
qëllim kriminal.



Së treti, zakonisht, njerëzit i harrojnë zbatimet e psikologjisë fornensike në fushën ligjore të çështjeve
civile. Por aty kërkohet prej tij të bëjë vlerësime mbi paaftësinë apo nivelin e traumave të përjetuara nga
i akuzuari ose paditësi. Nga këto vlerësime trupi gjykues vendos nëse duhet kërkuar dëmshpërblim nga i
akuzuar dhe paditësi. Psikologët forensikë të kësaj fushe punojnë edhe me kujdesitarinë e fëmijëve, me
rastet e abuzimeve seksksuale apo problemet e emigrantëve. Virtualisht çdo çështje civile, që kërkon
vlerësm psikologjik, mund t’i nevojitet puna e psikologut forensic. Pra, duhet theksuar se jo të gjithë
psikologët forensikë punojnë me kriminelët e dhunshëm. Ata hetojnë edhe përbërësit socio-ligjorë të
sistemit gjyqësor zakonor, duke siguruar njohuri mjaft influente në ngjarjet kriminale me natyrë
zakonore.



Atyre u kërkohet të vlerësojnë edhe anëtarët e mundshëm të jurive (është fjala për vendet ku ajo
aplikohet, si p.sh., në SHBA). Nga ky vlerësim mund të përcaktohet kush do ishte një anëtar i njëanshëm
jurie, pra dhe i dëmshëm për të gjykuar drejt atë çështje. Duke identifikuar anëtarët potencialisht të
dëmshëm për një çështje, janë mundësitë edhe për eliminimin e tyre nga lista e juries, gjatë
procedurave të përzgjedhjes. Përderisa të dy palët në gjyq mund të sfidojnë anëtarët e mundshëm të
jurisë, nuk do ishte e drejtë orjentimi i jurisë në favor të njërës prej palëve, mbrojtëse apo asaj të
akuzës. Duhet një juri e balancuar dhe ekspertët vlerësues të anëtarëve të saj mund të informojnë edhe
autoritetet më të lartë të ligjit lidhur me rrugët e mundëshme për të ndikuar tek juria. Këtu përfshihen
nga veshja e të akuzuarit dhe deri tek mënyra e sjelljes së avokatit.



Shumë psikologë socio-ligjorë janë edhe ekspertë për të motivuar psikologjikisht dëshmiratët. Ata
informojnë avokatët mbrojtës të të akuzuarit për pyetjet e mundëshme që u bëhen dëshmitarëve të
akuzës, në mënyrë që këto pyetje t’i hutojnë ose t’i çojnë ata drejt një zemërimi të papërmbajtur, të
shoqëruar me gjeste apo fjalë të pahijshme. Shfaqe të tilla teatrale mund të kenë ndikim të fuqishëm në
gjykim, duke qenë në favor të të akuzuarit.



Ndëshkimi dhe psikiatria forensike.




Shumë prej psikologëve forensikë punojnë në institucionet e riedukimit si p.sh., në burgje, në dhomat e
paraburgimit, në institucionet e riedukimit për të mitur, apo në spitalet psikiatrike. Në të gjitha këto
mjedise ata realizojnë një seri rolesh të rëndësishme, ndër më thelbësoret është ndërhyrja terapeotike.
Ata kryejnë nje seri terapish për të kontrolluar apo eliminuar çrregullimet psikiatrike, që i kanë çuar
njerëzit e këtyre institucioneve drejt akteve kriminale. Varet edhe nga natyra e çrregullimit, nëse këto
ndërhyrje do jetë të sukseshme apo jo, por disa prej tyre, si p.sh., obsesionet, skizofrenitë, depresionet
bipolare, varësia ndaj drogave etj, që mund të lidhen me sjelljet kriminale, mundet që edhe të trajtohen
me sukses, ndërsa të tjerat, si p.sh., sociopatia ose personat e sëmurë mendorë me sjellje agresive e të
rrezikshme ndaj të tjerëve, apo psikopatia, mund të trajtohen me pak shanse për sukses në institucione
të tilla.



Psikologu në fjalë, para dhe pas trajtimit mund të kryejë diagnoza dhe teste psikometrike, për të
vlerësuar sjelljet dhe personalitetin, për të parashikuar rrezikun e dhunës apo recidivizmit të klientëve,
pra nëse është e mundur që krimineli të përsërisë veprimtarinë e tij kriminale apo jo? Këto vlerësime
janë shumë të rëndësishme për lirimin me kusht apo për rihapjen e çështjeve gjyqësore në të ardhmen.
Nëpërmejt një vlerësimi të till, p.sh., një person i gjykuar si i pafajshëm për arsye të sëmundjeve
mendore, për një krim, që zakonisht dënohet me 10 vjet burgim, mund të kalojë gjithë jetën në burg ose
në një spital psikiatrik.



Ku e gjejmë psikologun forensic dhe me kë lidhet ai?




Për ta preçizuar atë në të gjithë hapësirën e funksioneve të sotme përdoren terminologji të ndryshme,
prandaj dhe procesi nuk është konsideruar ende si duhet. Sidoqoftë, Psikologët forensic shohim të
emërtohen si psikologë kriminalistë, si psikologë korrektivë, si psikologë policorë, si psikolog socioligjorë
etj. Prandaj është vështirë të konsiderohet edhe psikologjia forensike si një displinë më vete e veçuar
nga të tjerat. Sikundër psikologët social, nga bashkësia e të cilëve dikush mund të orjentohet tek sjellja e
grupit, ndërsa një tjetër tek tërheqja ndërpersonale, ashtu dhe psikologu forensic ka një fushë po aq të
gjerë e të larmishme veprimesh.



Po kështu, edhe psikologjia ligjore përfaqëson një a më shumë aplikime të shkencës psikologjike, për
kuptimin e krimit dhe të drejtësisë kriminale. Natyrisht, ky është një përcaktim i vakët i shkencës
forrensike, pasi përcaktimi i plotë mund të ndahet në disa nënkomponente të huazuara nga disiplinat e
tjera psikologjike, mes të cilave mund të përmendim si më kryesoret:



Së pari psikologjinë anormale, e cila ka një seri apikimesh në shkencën forensike. Psikopatologjia
anormale, p.sh., me angazhimet e saj ndaj çrregullimeve të personalitetit antisocial, skizofrenisë,
çrregullimeve nga abuzimet me substancat etj., përbëjnë një interes të veçantë për procesin e
paraburgimit dhe korrektimit. Analiza e sjelljes së një krimineli, si dhe identifiki i i karakteristikave kyçe
psikopatologjike të tij janë përcaktuese në profilimin kriminologjik. Duke ekzaminuar skenën e krimit
dhe duke krahasuar disa modele me karakteristikat e sjelljes kriminale, profiluesi mund të përcaktojë
deri edhe se çfarë veprimesh mund të priten prej tij në të ardhmen.
Po kështu, psikologjia anormale ka ndikim klinik në forensikë. P.sh., psikologu forensic mund të vlerësojë
gjendjen mendore të të pandehurit, në emër të gjyqtarit ose të palës mbrojtëse. Këto vlerësim e janë të
zakonshme për rastet e jashtë gjyqësore nëpër spitalet psikiatrike, por shpesh kanë rëndësi deçizive të
përdoren edhe në kuadrin e sistemit të drejtësisë. Psikologët në fjalë mund të vizitojnë kriminelin e
dënuar si në vendin e vuajtjes së dënimit, pra në burg, ashtu edhe në spitalin psikiatrik ose në
institucionin e korrektimit. Ata mund të përgjigjen për trajtimin, vlerësimin dhe dëshmitë gojore të të
dënuarve.



Së dyti, psikologjia forensic mund të huazojë edhe nga psikologjia e personaliteti & zhvillimore.
Psikologët e personalitetit mund të merren me personalitetin e kriminelit, por jo në kuptimin që
përdoret tek psikologjia anormale. Po kështu dhe psikologjia e zhvillimit tenton të shpjegojë si zhvillohet
një mendje kriminale nga mosha e re e në vazhdim. Të dy këto fusha të dijes shkencore përdoren për
profilizim kriminologjik edhe në psikologjinë e korrektimit, për vlerësimin dhe trajtimin e të dënuarve
me probleme mendore.



Së treti është dhe Psikologjia sociale, e cila gjithashtu ofron një sëri mundësish përdorimi të saj në
forenskë. Një fushë përdorimi është analiza e sistemit gjyqësor. Teoritë e psikologjisë sociale
ekzaminojnë efektet e mbrojtjes së të pandehurit në gjykim, por edhe ato të jurisë, influencat në gjykim,
apo karakteristikat e rastit në dhënjen e vendimit gjyqësor. Ajo ofron edhe një fushë të gjerë njohurish
për kuptimin e aspekteve të ndryshme të agresivitetit, devijancës etj.



Së katërti është dhe psikiatria forensike kontribuese në këtë drejtim. Një psikatër forensic është një
mjek që përdor psikiatrinë, shpesh bashkë me njohuritë psikologjike, në një kontekst të caktuar forensic.
Ata janë të interesuar, në radhë të parë, për trajtimin e të burgosurve kriminelë me çrregullime
psikopatologjike.



Nga sa më sipër rezulton se psikologu forensic është i “kompletuar” në ushtrimin e profesionit të tij kur
ka një shkollim 3-4 vjeçar për të fituar diplomën, e cila zakonisht mund të jetë në psikologji, por disa
institucione do pranonin edhe gradë në shkencat e sjelljes, në sociologji etj. Më pas ai mund të fitojë
gradën master, e cila, në mënyrë tipike, është një program 2-vjeçar, dhe në fund duhet të mbrojë
doktoraturën në një periudhë prej 3-5 vjetësh.



Thamë që psikologu forensic është përdorur për profilizimin kriminologjik. Ai është procesi me anë të të
cilit një praktikant, ose grup ekspertësh, analizojnë informacionin e nxjerrë nga skena e krimit me qëllim
që të krijohet një profil fizik dhe psikologjik të autorit të tij. Parimi është që, i gjithë informacioni në fjalë
është pasqyrim i sjelljes kriminale. Dhe, përvoja ka treguar se kjo sjellje mund të krijojë shpesh deri edhe
një pamje çuditërisht të saktë të fajtorit. Por jo se të gjithë profilizuesit krinimologë janë psikologë.



Një dallim i fundit i psikologut forensic është edhe me psikologun hetimor. Psikologjia hetimore,
teorikisht është një nëndisiplinë e psikologjisë forensike, është zbatim i njohurive psikologjike në
investigimin dhe punën e policisë. Megjithat, në realitet, të dyja këto disiplina shpesh konsiderohen disi
të ndryshme. Psikologët forensikë janë psikologë klinikë, ose psikologë eksperimentalë, që i kanë
përvetësuar këto programe me një focus forensic parësor. Ata ndjekin edhe kurse të tjera që i zgjedh një
psikolog tipik klinik apo eksperimental, ndërsa jashtë specialitetit nuk ndryshojnë shumë nga psikologët
e zakonshëm. Nga ana tjetër, psikologët investigues janë product i një grade shkencore të aplikuar në
psikologji, në mënyrë tipike një Master, por ata nuk marrin diplomë psikologjike tipike. Ata merren më
tepër me projekte të aplikuara dhe detyra studimi të pavarur.



psikologjia hetimore paraqet një bazë më shkencore dhe sistematike të drejtimeve subjective të
hetimeve policore të mëparshme. Ky kontribut shkencor sjellor ka të bëjë kryesisht me veprimtari të tilla
si puna në nivele të ndryshme stresi, mbledha e informacionit në veprimtarinë e oficerëve të policisë, që
janë duke punuar për identifikimin e kriminelëve. Përveç kësaj, psikologjia hetuese përfshin zbatimin e
të gjitha llojeve të sociologjisë, psikologjisë, psikologjisë sociale dhe gjeografisë për të studiuar modelet
e sjelljes kriminale.

Más contenido relacionado

La actualidad más candente

Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Ramadan Ademi
 
E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare Publike
Refik Mustafa
 
Politika kriminale
Politika kriminalePolitika kriminale
Politika kriminale
dritashala
 
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
Refik Mustafa
 

La actualidad más candente (20)

Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
 
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- ShenimeMbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
 
E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare Publike
 
E drejta kushtetuese
E drejta kushtetuese E drejta kushtetuese
E drejta kushtetuese
 
E Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreE Drejta Trashëgimore
E Drejta Trashëgimore
 
Kriminalistika
KriminalistikaKriminalistika
Kriminalistika
 
E Drejta Administrative 70 pytje 70 pergjegjje
E Drejta Administrative 70 pytje 70 pergjegjjeE Drejta Administrative 70 pytje 70 pergjegjje
E Drejta Administrative 70 pytje 70 pergjegjje
 
Politika kriminale
Politika kriminalePolitika kriminale
Politika kriminale
 
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
 
Kriminalistika
KriminalistikaKriminalistika
Kriminalistika
 
Penologjia
PenologjiaPenologjia
Penologjia
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
 
Burimet e Se Drejtes
Burimet e Se DrejtesBurimet e Se Drejtes
Burimet e Se Drejtes
 
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleMjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
 
E drejta sendore provim
E drejta sendore provimE drejta sendore provim
E drejta sendore provim
 
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës
 
E Drejta e Punës
E Drejta e PunësE Drejta e Punës
E Drejta e Punës
 
Doracak Etike Ligjore dhe Profesionale
Doracak Etike Ligjore dhe ProfesionaleDoracak Etike Ligjore dhe Profesionale
Doracak Etike Ligjore dhe Profesionale
 
Normat juridike
Normat juridikeNormat juridike
Normat juridike
 
Kriminologjia
KriminologjiaKriminologjia
Kriminologjia
 

Destacado

Psikologji forenzike shqip
Psikologji forenzike  shqip Psikologji forenzike  shqip
Psikologji forenzike shqip
Nasuf GËRMIZAJ
 
Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore
Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesoreKriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore
Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore
Donikë Mjaki
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
Refik Mustafa
 
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me PërgjigjeE Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
Refik Mustafa
 
Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011
Menaxherat
 

Destacado (6)

Psikologji forenzike shqip
Psikologji forenzike  shqip Psikologji forenzike  shqip
Psikologji forenzike shqip
 
M.H. Psikologji
M.H. PsikologjiM.H. Psikologji
M.H. Psikologji
 
Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore
Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesoreKriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore
Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
 
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me PërgjigjeE Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
 
Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011
 

Similar a Psikologjia ligjore e krimit

Psikologjia
PsikologjiaPsikologjia
Psikologjia
Arbenng
 
Mujohaskoviq psikologji-111219032414-phpapp01
Mujohaskoviq psikologji-111219032414-phpapp01Mujohaskoviq psikologji-111219032414-phpapp01
Mujohaskoviq psikologji-111219032414-phpapp01
Ministry of Health
 
Terapia e lojes ekosistemike
Terapia e lojes ekosistemikeTerapia e lojes ekosistemike
Terapia e lojes ekosistemike
Anida Ago
 
Mesnut Ademi 2023 Kriminologji Ligjerata .pptx
Mesnut Ademi 2023 Kriminologji Ligjerata .pptxMesnut Ademi 2023 Kriminologji Ligjerata .pptx
Mesnut Ademi 2023 Kriminologji Ligjerata .pptx
AdeaAdemi1
 
Etika Profesionale
Etika ProfesionaleEtika Profesionale
Etika Profesionale
dani
 
Psikologji teste pranuese
Psikologji teste pranuesePsikologji teste pranuese
Psikologji teste pranuese
Arbenng
 
Psikologji pp-permbledhje-130709210646-phpapp01
Psikologji pp-permbledhje-130709210646-phpapp01Psikologji pp-permbledhje-130709210646-phpapp01
Psikologji pp-permbledhje-130709210646-phpapp01
Arbenng
 
Politika Kriminale Slajd
Politika Kriminale SlajdPolitika Kriminale Slajd
Politika Kriminale Slajd
ARMIDA
 
Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02
Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02
Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02
Arsiola DYRMISHI
 
88358475 kriminologji-rd
88358475 kriminologji-rd88358475 kriminologji-rd
88358475 kriminologji-rd
zogaj
 

Similar a Psikologjia ligjore e krimit (20)

Psikologjia
PsikologjiaPsikologjia
Psikologjia
 
Mujohaskoviq psikologji-111219032414-phpapp01
Mujohaskoviq psikologji-111219032414-phpapp01Mujohaskoviq psikologji-111219032414-phpapp01
Mujohaskoviq psikologji-111219032414-phpapp01
 
Terapia e lojes ekosistemike
Terapia e lojes ekosistemikeTerapia e lojes ekosistemike
Terapia e lojes ekosistemike
 
Hyrje në Psikologji.pptx
Hyrje në Psikologji.pptxHyrje në Psikologji.pptx
Hyrje në Psikologji.pptx
 
Mesnut Ademi 2023 Kriminologji Ligjerata .pptx
Mesnut Ademi 2023 Kriminologji Ligjerata .pptxMesnut Ademi 2023 Kriminologji Ligjerata .pptx
Mesnut Ademi 2023 Kriminologji Ligjerata .pptx
 
Politika Kriminale Dhe Objekti I Saj
Politika Kriminale Dhe Objekti I SajPolitika Kriminale Dhe Objekti I Saj
Politika Kriminale Dhe Objekti I Saj
 
16
1616
16
 
Etika Profesionale
Etika ProfesionaleEtika Profesionale
Etika Profesionale
 
Dr Hysni Aliu , Finlande. Qrregullimet e personalitetit
Dr Hysni Aliu , Finlande. Qrregullimet e personalitetitDr Hysni Aliu , Finlande. Qrregullimet e personalitetit
Dr Hysni Aliu , Finlande. Qrregullimet e personalitetit
 
Sociologjia e se drejtes
Sociologjia e se drejtesSociologjia e se drejtes
Sociologjia e se drejtes
 
Fillet e se drejtes
Fillet e se drejtesFillet e se drejtes
Fillet e se drejtes
 
Psikologji teste pranuese
Psikologji teste pranuesePsikologji teste pranuese
Psikologji teste pranuese
 
Psikologji pp-permbledhje-130709210646-phpapp01
Psikologji pp-permbledhje-130709210646-phpapp01Psikologji pp-permbledhje-130709210646-phpapp01
Psikologji pp-permbledhje-130709210646-phpapp01
 
Psikologji pp-permbledhje
Psikologji pp-permbledhjePsikologji pp-permbledhje
Psikologji pp-permbledhje
 
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
 
Politika Kriminale Slajd
Politika Kriminale SlajdPolitika Kriminale Slajd
Politika Kriminale Slajd
 
Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02
Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02
Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02
 
Hyrje Kriminalistik-Veprimtaria Hetimore e Policise RMV
Hyrje Kriminalistik-Veprimtaria Hetimore e Policise RMVHyrje Kriminalistik-Veprimtaria Hetimore e Policise RMV
Hyrje Kriminalistik-Veprimtaria Hetimore e Policise RMV
 
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
 
88358475 kriminologji-rd
88358475 kriminologji-rd88358475 kriminologji-rd
88358475 kriminologji-rd
 

Psikologjia ligjore e krimit

  • 1. Psikologjia Ligjore e Krimit Psikologjia ligjore trajton e përfshin tema, probleme emocionale e të sjelljes që kanë të bëjë me ligjin dhe sistemin ligjor. Ky është një përkufizim shumë i gjerë, por mund të saktësohet me shpjegime të mëtejshme: Psikologjia ligjore ofron këshilla për ligjvënësit, ghjyqtarët, punonjësit e korrektimit, prokurorët, avokatët dhe policët, ndërsa psikologët ligjorë thirren, p.sh., si dëshmitarë ekspertë, diagnostikues dhe trajtues të shkelësve të ligjit në burg, apo kur ata lirohen me kusht, por edhe si përshkrues e vlerësues të personelit në sistemin e drejtësisë. Ky përkufizim i psikologjisë forensike (“forensic” është term që në anglisht ka kuptimin e një personi të lidhur me gjykatën ose të përdorur prej saj, p.sh., një psikiatër forensic është ai që ekzaminon njerësit e akuzuar për krimi.), pra kjo psikologji është e shumëllojshme. Ne vërtësi të vendit të punës së psikologut forensic përcaktohet dhe shprehitë që duhet të ketë ai. Sidoqoftë, është e qartë që ai duhet të ketë një formim shumë të mirë në psikologjinë anormale, atë të testimit psikometrik dhe psikologjisë sociale. Madje, profiluesit e kriminelëve, të quajtur ndryshme psikologët hetues ose investiguesë, kanë nevojë edhe për trajtime shtesë nga shkenca e personalitetit, kriminologjia dhe ajo forensike. Sipas përkufizimit të përdorur deri më sot ”Psikologjia forensike’” është zbatimi i njohurive psikologjike në sistemin e drejtësisë kriminale. Por mënyra për ta shpjeguar më mirë këtë do ishte “shpërbërja-për efekt studimi-i sistemit të drejtësisë në pjesët e tij përbërëse, dhe më pas shqyrtimi i drejtimeve ku mund të zbatohen njohuritë psikologjike. Hetimi kriminalistik dhe psikologu në polici. psikologjia e ligjit apo forensike mund të luajë një numur rolesh kyçe në procesin e hetimit kriminalistik. Kështu përmendim së pari, gjatë ndjekjes së krimit, një psikologu forensic mund t’i kërkohet të veprojë si profilizues kriminolog. Ai përfshin punën e psikologut (edhe pse mund të mos jenë të gjithë të tillë), i cili, duke u nisur nga njohja që ka për sjelljen njerëzore, motivimin dhe patologjitë, mund të krijojë profilin psikologjik të kriminelit. Përvoja ka treguar se ky profil, në disa rastes, mund të jetë shumë i saktë. Kështu, përmes vëzhgimit të skenës së krimit mund të dëshmohet apo tregohet rreth karakteristikave sjellore të personit/ave përgjegjës. Për një profilizues, çdokush është një klient i
  • 2. rëndësishëm për “makiazhin” e tij psikologik, ndërkohë ai përdor gjithë njohuritë e veta për të caktuar e parashikuar jo vetëm si do jetë veprimtaria e tij në të ardhmen, por edhe si do të jetë pamja e tij fizike. Edhe pse profilizimi mund të duket interesant, shumë emocionues dhe subject i shumë filmave artistikë, pak psikologë punojnë në këtë fushë (dhe ende jo këtu tek ne). Fatmirësisht, edhe në botë, kriminelët serialë nuk janë të shumtë, prandaj kur i dyshuari është kapur, atëhere ka edhe më tepër mundësi për ndërhyrje psikologjike. Së dyti, njouritë psikologjike janë zbatuar edhe në shumë drejtime të punës hetimore të policisë, që nga procesi i marrjes në pyetje në polici deri në vendosjen e policëve dhe të dyshuarve në dhonën e intervistës. Për drejtime të tilla janë zhvilluar kërkime të shumta psikologjike, ndërkohë që kërkuesit nuk punojnë gjithnjë në rajonet e policies, ata shpesh i realizojnë këto studime në emër të një instituti akademik. Por kontributet e tyre mund të jenë edhe në rolin e këshilltarëve ose mund të ndërmarrin projekte mësimdhënje brenda organizatave policore. Disa prej psikologëve të policisë mund të punojnë edhe së bashku me policinë, ndërkohë që dikush prej tyre mund të kryejë të gjitha funksionet e mësipërme, duke qenë njëheresh edhe në dispozicion të organizatës policore për të siguruar këshillim për oficerët, ndihmë për vlerësimin e aplikantëve të mundshëm, këshillim për viktimat etj. Sistmi gjyqësor dhe psikologu. Në sistemin gjyqësor psikologët janë përdorur si për çështje civile ashtu edhe për asto penale. Në sferën kriminale, psikologëve forensikë u kërkohet shpesh të vlerësojnë kompetencat dhe kapacitetet e të pandehurit, vlerësimi ky që mund të shërbejë për një seri qëllimesh: Së pari për të parë aftësitë e të akuzuarit për të përballuar gjyqin dhe aftësitë për të marrë vendime ligjore në interes të tij. Kur i akuzuari nuk i ka kapacitetet të mbrohet, atëhere i kërkohet psikologut forensic të bëjë vlerësimet përkatëse. Kjo ndodh sidomos kur i akuzuari duket se vuan ndonjë çrregullim psikiatrik acute (skizofreni), apo nga ndonjë paaftësi mendore, si vonesë mendore etj. Së dyti, psikologëve u kërkohet të vlerësojnë edhe lidhur me gjendjen mendore të të akuzuarve në momentin e kryerjes së krimit. Mbrojtja e bazuar në sentencën:”jo fajtor për arsye të sëmundjeve mendore” mbështetet mjaft në vlerësimin psikologjik të paaftësisë së të akuzuarit për të patur një qëllim kriminal. Së treti, zakonisht, njerëzit i harrojnë zbatimet e psikologjisë fornensike në fushën ligjore të çështjeve civile. Por aty kërkohet prej tij të bëjë vlerësime mbi paaftësinë apo nivelin e traumave të përjetuara nga
  • 3. i akuzuari ose paditësi. Nga këto vlerësime trupi gjykues vendos nëse duhet kërkuar dëmshpërblim nga i akuzuar dhe paditësi. Psikologët forensikë të kësaj fushe punojnë edhe me kujdesitarinë e fëmijëve, me rastet e abuzimeve seksksuale apo problemet e emigrantëve. Virtualisht çdo çështje civile, që kërkon vlerësm psikologjik, mund t’i nevojitet puna e psikologut forensic. Pra, duhet theksuar se jo të gjithë psikologët forensikë punojnë me kriminelët e dhunshëm. Ata hetojnë edhe përbërësit socio-ligjorë të sistemit gjyqësor zakonor, duke siguruar njohuri mjaft influente në ngjarjet kriminale me natyrë zakonore. Atyre u kërkohet të vlerësojnë edhe anëtarët e mundshëm të jurive (është fjala për vendet ku ajo aplikohet, si p.sh., në SHBA). Nga ky vlerësim mund të përcaktohet kush do ishte një anëtar i njëanshëm jurie, pra dhe i dëmshëm për të gjykuar drejt atë çështje. Duke identifikuar anëtarët potencialisht të dëmshëm për një çështje, janë mundësitë edhe për eliminimin e tyre nga lista e juries, gjatë procedurave të përzgjedhjes. Përderisa të dy palët në gjyq mund të sfidojnë anëtarët e mundshëm të jurisë, nuk do ishte e drejtë orjentimi i jurisë në favor të njërës prej palëve, mbrojtëse apo asaj të akuzës. Duhet një juri e balancuar dhe ekspertët vlerësues të anëtarëve të saj mund të informojnë edhe autoritetet më të lartë të ligjit lidhur me rrugët e mundëshme për të ndikuar tek juria. Këtu përfshihen nga veshja e të akuzuarit dhe deri tek mënyra e sjelljes së avokatit. Shumë psikologë socio-ligjorë janë edhe ekspertë për të motivuar psikologjikisht dëshmiratët. Ata informojnë avokatët mbrojtës të të akuzuarit për pyetjet e mundëshme që u bëhen dëshmitarëve të akuzës, në mënyrë që këto pyetje t’i hutojnë ose t’i çojnë ata drejt një zemërimi të papërmbajtur, të shoqëruar me gjeste apo fjalë të pahijshme. Shfaqe të tilla teatrale mund të kenë ndikim të fuqishëm në gjykim, duke qenë në favor të të akuzuarit. Ndëshkimi dhe psikiatria forensike. Shumë prej psikologëve forensikë punojnë në institucionet e riedukimit si p.sh., në burgje, në dhomat e paraburgimit, në institucionet e riedukimit për të mitur, apo në spitalet psikiatrike. Në të gjitha këto mjedise ata realizojnë një seri rolesh të rëndësishme, ndër më thelbësoret është ndërhyrja terapeotike. Ata kryejnë nje seri terapish për të kontrolluar apo eliminuar çrregullimet psikiatrike, që i kanë çuar njerëzit e këtyre institucioneve drejt akteve kriminale. Varet edhe nga natyra e çrregullimit, nëse këto ndërhyrje do jetë të sukseshme apo jo, por disa prej tyre, si p.sh., obsesionet, skizofrenitë, depresionet bipolare, varësia ndaj drogave etj, që mund të lidhen me sjelljet kriminale, mundet që edhe të trajtohen me sukses, ndërsa të tjerat, si p.sh., sociopatia ose personat e sëmurë mendorë me sjellje agresive e të
  • 4. rrezikshme ndaj të tjerëve, apo psikopatia, mund të trajtohen me pak shanse për sukses në institucione të tilla. Psikologu në fjalë, para dhe pas trajtimit mund të kryejë diagnoza dhe teste psikometrike, për të vlerësuar sjelljet dhe personalitetin, për të parashikuar rrezikun e dhunës apo recidivizmit të klientëve, pra nëse është e mundur që krimineli të përsërisë veprimtarinë e tij kriminale apo jo? Këto vlerësime janë shumë të rëndësishme për lirimin me kusht apo për rihapjen e çështjeve gjyqësore në të ardhmen. Nëpërmejt një vlerësimi të till, p.sh., një person i gjykuar si i pafajshëm për arsye të sëmundjeve mendore, për një krim, që zakonisht dënohet me 10 vjet burgim, mund të kalojë gjithë jetën në burg ose në një spital psikiatrik. Ku e gjejmë psikologun forensic dhe me kë lidhet ai? Për ta preçizuar atë në të gjithë hapësirën e funksioneve të sotme përdoren terminologji të ndryshme, prandaj dhe procesi nuk është konsideruar ende si duhet. Sidoqoftë, Psikologët forensic shohim të emërtohen si psikologë kriminalistë, si psikologë korrektivë, si psikologë policorë, si psikolog socioligjorë etj. Prandaj është vështirë të konsiderohet edhe psikologjia forensike si një displinë më vete e veçuar nga të tjerat. Sikundër psikologët social, nga bashkësia e të cilëve dikush mund të orjentohet tek sjellja e grupit, ndërsa një tjetër tek tërheqja ndërpersonale, ashtu dhe psikologu forensic ka një fushë po aq të gjerë e të larmishme veprimesh. Po kështu, edhe psikologjia ligjore përfaqëson një a më shumë aplikime të shkencës psikologjike, për kuptimin e krimit dhe të drejtësisë kriminale. Natyrisht, ky është një përcaktim i vakët i shkencës forrensike, pasi përcaktimi i plotë mund të ndahet në disa nënkomponente të huazuara nga disiplinat e tjera psikologjike, mes të cilave mund të përmendim si më kryesoret: Së pari psikologjinë anormale, e cila ka një seri apikimesh në shkencën forensike. Psikopatologjia anormale, p.sh., me angazhimet e saj ndaj çrregullimeve të personalitetit antisocial, skizofrenisë, çrregullimeve nga abuzimet me substancat etj., përbëjnë një interes të veçantë për procesin e paraburgimit dhe korrektimit. Analiza e sjelljes së një krimineli, si dhe identifiki i i karakteristikave kyçe psikopatologjike të tij janë përcaktuese në profilimin kriminologjik. Duke ekzaminuar skenën e krimit dhe duke krahasuar disa modele me karakteristikat e sjelljes kriminale, profiluesi mund të përcaktojë deri edhe se çfarë veprimesh mund të priten prej tij në të ardhmen.
  • 5. Po kështu, psikologjia anormale ka ndikim klinik në forensikë. P.sh., psikologu forensic mund të vlerësojë gjendjen mendore të të pandehurit, në emër të gjyqtarit ose të palës mbrojtëse. Këto vlerësim e janë të zakonshme për rastet e jashtë gjyqësore nëpër spitalet psikiatrike, por shpesh kanë rëndësi deçizive të përdoren edhe në kuadrin e sistemit të drejtësisë. Psikologët në fjalë mund të vizitojnë kriminelin e dënuar si në vendin e vuajtjes së dënimit, pra në burg, ashtu edhe në spitalin psikiatrik ose në institucionin e korrektimit. Ata mund të përgjigjen për trajtimin, vlerësimin dhe dëshmitë gojore të të dënuarve. Së dyti, psikologjia forensic mund të huazojë edhe nga psikologjia e personaliteti & zhvillimore. Psikologët e personalitetit mund të merren me personalitetin e kriminelit, por jo në kuptimin që përdoret tek psikologjia anormale. Po kështu dhe psikologjia e zhvillimit tenton të shpjegojë si zhvillohet një mendje kriminale nga mosha e re e në vazhdim. Të dy këto fusha të dijes shkencore përdoren për profilizim kriminologjik edhe në psikologjinë e korrektimit, për vlerësimin dhe trajtimin e të dënuarve me probleme mendore. Së treti është dhe Psikologjia sociale, e cila gjithashtu ofron një sëri mundësish përdorimi të saj në forenskë. Një fushë përdorimi është analiza e sistemit gjyqësor. Teoritë e psikologjisë sociale ekzaminojnë efektet e mbrojtjes së të pandehurit në gjykim, por edhe ato të jurisë, influencat në gjykim, apo karakteristikat e rastit në dhënjen e vendimit gjyqësor. Ajo ofron edhe një fushë të gjerë njohurish për kuptimin e aspekteve të ndryshme të agresivitetit, devijancës etj. Së katërti është dhe psikiatria forensike kontribuese në këtë drejtim. Një psikatër forensic është një mjek që përdor psikiatrinë, shpesh bashkë me njohuritë psikologjike, në një kontekst të caktuar forensic. Ata janë të interesuar, në radhë të parë, për trajtimin e të burgosurve kriminelë me çrregullime psikopatologjike. Nga sa më sipër rezulton se psikologu forensic është i “kompletuar” në ushtrimin e profesionit të tij kur ka një shkollim 3-4 vjeçar për të fituar diplomën, e cila zakonisht mund të jetë në psikologji, por disa institucione do pranonin edhe gradë në shkencat e sjelljes, në sociologji etj. Më pas ai mund të fitojë gradën master, e cila, në mënyrë tipike, është një program 2-vjeçar, dhe në fund duhet të mbrojë doktoraturën në një periudhë prej 3-5 vjetësh. Thamë që psikologu forensic është përdorur për profilizimin kriminologjik. Ai është procesi me anë të të cilit një praktikant, ose grup ekspertësh, analizojnë informacionin e nxjerrë nga skena e krimit me qëllim që të krijohet një profil fizik dhe psikologjik të autorit të tij. Parimi është që, i gjithë informacioni në fjalë
  • 6. është pasqyrim i sjelljes kriminale. Dhe, përvoja ka treguar se kjo sjellje mund të krijojë shpesh deri edhe një pamje çuditërisht të saktë të fajtorit. Por jo se të gjithë profilizuesit krinimologë janë psikologë. Një dallim i fundit i psikologut forensic është edhe me psikologun hetimor. Psikologjia hetimore, teorikisht është një nëndisiplinë e psikologjisë forensike, është zbatim i njohurive psikologjike në investigimin dhe punën e policisë. Megjithat, në realitet, të dyja këto disiplina shpesh konsiderohen disi të ndryshme. Psikologët forensikë janë psikologë klinikë, ose psikologë eksperimentalë, që i kanë përvetësuar këto programe me një focus forensic parësor. Ata ndjekin edhe kurse të tjera që i zgjedh një psikolog tipik klinik apo eksperimental, ndërsa jashtë specialitetit nuk ndryshojnë shumë nga psikologët e zakonshëm. Nga ana tjetër, psikologët investigues janë product i një grade shkencore të aplikuar në psikologji, në mënyrë tipike një Master, por ata nuk marrin diplomë psikologjike tipike. Ata merren më tepër me projekte të aplikuara dhe detyra studimi të pavarur. psikologjia hetimore paraqet një bazë më shkencore dhe sistematike të drejtimeve subjective të hetimeve policore të mëparshme. Ky kontribut shkencor sjellor ka të bëjë kryesisht me veprimtari të tilla si puna në nivele të ndryshme stresi, mbledha e informacionit në veprimtarinë e oficerëve të policisë, që janë duke punuar për identifikimin e kriminelëve. Përveç kësaj, psikologjia hetuese përfshin zbatimin e të gjitha llojeve të sociologjisë, psikologjisë, psikologjisë sociale dhe gjeografisë për të studiuar modelet e sjelljes kriminale.