Prezentim për Qasje të hapur për informim të kuadrit mësimor dhe udhëheqës të institucioneve të arsimit të lartë dhe instituteve hulumtuese në Maqedoni
Qasje e hapur në universitete dhe insitute hulumtuese
1. Qasja e hapur Irina Shumadieva Valon Abdiu Fondacioni Metamorfozis www.metamorphosis.org.mk
2.
3.
4.
5.
6.
7.
8. 2 strategji për qasje të hapur www.metamorphosis.org.mk Fotografia : Eduardo Muriedas
9.
10. Harta e të gjitha depove www.metamorphosis.org.mk http://maps.repository66.org
11.
12.
13.
14.
15.
16.
17. www.metamorphosis.org.mk Përqindja e rritjes së citimit me qasje të hapur Diapazoni = 36%-200% ( Të dhënat : Stevan Hamad dhe bashkëpunëtorët ) Fizikë Pikologji Arsim Biznes Biologji Sociologji Drejtësi Menaxhment Ekonomi Shk. shëndet. Shkencat pol.
18. Nëse nuk keni depo institucionale ... www.metamorphosis.org.mk http://www.depot.edina.ac.uk
Mënjanimi i pengesave deri te qasja e kësaj literature, do ta përshpejtojë procesin hulumtues, do ta pasurojë arsimin, do të mundësojë ndarje të njohurisë së mësuar në mes të të pasurve dhe të varfërve, këtë literaturë do ta bëjë maksimalisht të dobishme dhe do t’i vendosë themelet e bashkimit të njerëzimit, në bisedë të përbashkët intelektuale dhe kërkim të diturisë.
Kryesisht, kjo kategori i përfshin punimet shkencore që botohen në revistat shkencore-hulumtuese , por gjithashtu mund të përfshijë edhe punime të parecensuara, në fazë para shtypjes së tyre, të cilat autorët dëshirojnë t’i vendosin on-line, që të komentohet përmbajtja ose që t’i informojnë kolegët e tyre për disa rezultate të rëndësishme nga hulumtimet . Edhe pse literatura nga revistat shkencore-hulumtuese duhet të jetë në disponim të lexuesve pa pagesë, ajo nuk do të thotë se edhe krijimi i saj është pa pagesë. Sidoqoftë, eksperimentet tregojnë se shpenzimet e përgjithshme për të siguruar qasje të hapur të këtij lloji të literaturës, janë shumë më të vogla nga shpenzimet e mënyrës tradicionale për shpërndarje të saj. Me një mundësi të tillë për të kursyer para dhe njëkohësisht për ta zgjeruar sferën e përhapjes , sot ekziston shtytje e fortë për shoqatat profesionale , universitetet, bibliotekat dhe fondacionet që ta shfrytëzojnë qasjen e hapur si mjet për arritje më të mëdha në misionet e tyre. Informatat në grupe mund të jenë – fleta pune ( Excel), audio dhe video fajlla , reprezentime të veprave artistike, diagrame , grafiqe , libra ose kapituj librash , si dhe objekte komplekse të përbëra nga lloje të kombinuara të të dhënave. Shumë shpesh , autorët e librave duan të arrijnë përfitim në të holla nga shitja e tyre , e sipas kësaj, duke i bërë me qasje të hapur nuk besojnë se do të mund ta arrinin efektin e dëshiruar . Por, është me rëndësi të dihet se edhe në këtë rast me rëndësi është të futen meta-të dhënat në depo , ndërsa përmbajtja kryesore do të mbetet e fshehur për vizitorët . Kjo do të mundësojë dukshmëri më të madhe të librit te kërkuesit, që me kalimin e kohës mundëson edhe shitje më të mirë të saj . Depot institucionale shpesh përmbajnë edhe teza, punime të magjistraturës , disertacione të doktoraturës dhe punime të tjera të lidhura me hulumtimin si p.sh. prezantime dhe fotografi.
Rruga e artë ka të bëjë me publikimin e punimeve shkencore në revista me qasje të hapur , por përfshin edhe artikuj origjinalë, si monografi, libra kolektivë etj. Rruga e gjelbër për te qasja e hapur ka të bëjë me vetë-arkivimin e dokumenteve digjitale në serverë institucionalë me qasje të hapur apo të bazuar në tema të caktuara ose paralelisht me , para ose pas publikimit në revista të cilat kërkojnë pagesë për qasje. Tekste që vetë-arkivohen më shpesh janë në versionin para ose pas shtypjes , por arkivet përbëhen edhe nga monografi, raporte nga hulumtimet, materiale konferencash e të ngjashme . Në fazën para shtypjes , artikulli nuk është i recensuar dhe të drejtat autoriale akoma i kanë autorët , kështu që nuk ka kufizime sa i përket mundësisë për vetë-arkivim . Në fazën pas shtypjes artikulli është version i recenzuar i tekstit që është pranuar për publikim . Ky version ka më shumë osë me pak përmbajtje të njëjtë me versionin e botuesit , por këto të dyja megjithatë nuk janë identike. Literatura e përhitur ka të bëjë me materialet që nuk distribuohen nëpërmjet kanaleve konvencionale si botues dhe shitës të librave. Për dallim nga rruga e artë dhe e gjelbër , rruga e përhitur kërkon që dokumentet të jenë në disponim pa pagesë on-line , pa i përfshirë botuesit ose revistat dhe nuk është e shoqëruar me publikim shtesë ose paraprak nga ndonjë botues apo revistë .
Depot institucionale janë koleksione digjitale të rezultateve të krijuara në kuadër të universiteteve apo institucioneve hulumtuese . Edhe pse qëllimi i depove mund të jetë i ndryshëm, p.sh. disa universitete kanë resurse për mësim , gjegjësisht materiale arsimore, në të shumtën e rasteve , ata janë krijuar që të mundësojnë qasje të hapur tek rezultatet e hulumtimeve në kuadër të institucionit . Depotë i përmbahen një bashkësie të standardeve teknike ndërkombëtarisht të pranuara të cilat nënkuptojnë shfaqje të meta-të dhënave siç janë: emrat e autorëve , përaktësia institucionale , data , titujt e artikujve, abstraktet e të ngjashme, të të gjitha artikujve në një mënyrë standarde . Archives Initiative Protocol for Metadata Harvesting (OAI-PMH ) Pastaj përmbajtja indeksohet nga ana e web-kërkuesve si p.sh. Google, Google Scholar etj. duke krijuar bazë të dhënash të hulumtimeve globale që kanë qasje pa pagesë . Ashtu siç do të rritet niveli i vetë-arkivimit , qasja e hapur do të paraqesë pjesë gjithnjë e më të madhe të literaturës shkencore .
Për arsye të ndryshme , literatura me qasje të hapur është akoma e kufizuar në pjesë të vogël nga ajo që botohet bë revistat shkencore . Por, edhe në ato koleksione të kufizuara iniciativa të ndryshme dhe të shumta kanë vërtetuar se qasja e hapur është ekonomikisht e realizueshme , se lexuesve u jep mundësi të shkëlqyer për të gjetur dhe për të shfrytëzuar literaturë relevante dhe autorëve dhe veprave të tyre u jep dukshmëri, lexueshmëri dhe ndikim të ri dhe të madh që janë të matshme . Qasja e hapur mundëson krahasim të rezultateve dhe krijim të të dhënave të reja dhe diturisë së re të bazuar në rezultatet e hulumtimeve të mëparshme .
Për hulumtuesit QH mundëson dukshmëri, përdorshmëri dhe ndikim më të madh në punën e tyre . Ata mund të përcjellin se sa punimet e tyre janë marrë dhe cituar . Institucionet hulumtuese i kanë të njëjtat përfitime në formë të përmbledhur . Ata kanë dobi nga vegla për menaxhim me informata e cila u mundëson t’i vlerësojnë dhe t’i mbkiqyrin programet hulumtuese , ndërsa kanë edhe vegël për marketing që u mundëson të kenë vitrinë të përpjekjeve të tyre hulumtuese . Të njëjtat lehtësime vlejnë edhe për finansuesit e jashtëm të hulumtimeve të cilët duhet të kenë mundësi t’i vlerësojnë dhe t’i përcjellin rezultatet e finansimeve të tyre dhe të masin se me ç‘masë efikasiteti janë harxhuar paratë e tyre . Gjithashtu mund të sigurohen se rezultatet e shpenzimeve të tyre fitojnë përhapje sa më të madhe të mundshme . Për vendet dobia nga QH është në rritjen e ndikimit nga hulumtimi në të cilat investohen para publike që do të thotë se ka edhe kthim të mirë të investimit . Shoqëria si tërësi gjithashtu përfiton pasi që hulumtimi është më efikas dhe më efektiv , duke dhënë rezultate më të mira dhe më të shpejta për të gjithë anëtarët e tij.
Depot është depo insttitucionale e cila mundëson shkencëtarëve dhe hulumtuesve nga mbarë bota t’i deponojnë veprat e tyre shkencore , artikujt dhe kapituj nga librat e tyre. Ky lokacion ndërkombëtar ka për qëllim që në një vend t’i përmbledhë dokumentet shkencore-hulumtuese që janë prodhim i shkencëtarëve dhe hulumtuesve nga institucione pa depo të veten insttitucionale . Më këtë , ai është në dobi të të gjithë bashkësisë shkencore-hulumtuese të botës. Hulumtimet tregojnë se përqindja e citimit të materialeve që vihen në dispozicion me qasje të hapur , mund të rritet në mënyrë dramatike, madje deri në 400 % në disa disiplina . Që veprat shkencore të mund të vendosen në Depot , shfrytëzuesit fillimisht duhet të regjistrohen , ndërsa procedura e futjes së materialeve nuk merr më shumë se 10 minuta. Shfrytëzuesit mund të vendosin dokumente që do të shfaqen publikisht pas një periudhe të caktuar që mund ta kërkojë botuesi , e madje t’i bëjnë materialet të padukshme për vizitorët , nëse nuk e kanë të qartë konceptin e publikimit me qasje të hapur . Në këtë rast , futja e emrit të autorit , insttucioni icili qëndron pas botimit të veprës dhe meta-të dhënat për të , do ta rrisin dukshmërinë dhe disponueshmërinë e tij nëpërmjet kërkuesve, në ç‘mënyrë do të rritet interesi për to, ndërsa vetë përmbajtja do të mbetet e fshehtë për vizitorët.
Autorët kujdesen që botuesit, të cilët në të shumtën e rasteve i kanë të drejtat e autorit të autorëve , të mos lejojnë publikim të artikujve të tyre me qasje të hapur. Mirëpo, të dhënat ftregojnë se 60% e revistave , lejojnë vetë-arkivim të verzioneve finale , të recensuara të artikujve ( gjegjësisht verzionet pas shtypjes së tyre ), dhe 32% të tjera lejojnë që autori ta vetë - arkivojë botimin para shtypjes, para se e njëjta të recensohet . Botuesit e dokumenteve me qasje të hapur nuk kanë asnjë kufizim sa i përket të drejtave të autorit. Ata lejojnë që të drejtat e autorit t’i mbesin autorit të artikullit dhe ata lejojnë që autori të bëjë ç‘të dojë me të , duke përfshirë mundësinë që të bëjë numër të pakufizuar të kopjeve për distribuim , t’i shfrytëzojë për ligjerata etj. Kjo është krejtësisht ndryshe nga kufizimet që i vendosin botuesit tradicionalë, të cilët kërkojnë që autori të heqë dorë nga të drejta e autorit dhe vendosin rregulla strikte për atë se si do të shfrytëzohet artikulli nga autori dhe të tjerët.