2. Paraqitja, zhvillimi dhe emertimi
i se drejtes kushtetuese
Emertohet me dy kuptime: si dege e vecante e sistemit
te se drejtes pozitive te nje vendi dhe si disipline
shkencore
Qysh ne Kinen e vjeter, Egjipt, shtetet e Afrikes Veriore,
ne territoret e Indise se sotme e sidomos ne Greqine
antike dhe Romen e vjeter jane nxjerr akte te shkruara
qe kane rregulluar ceshtje te rendesishme shoqerore
politike, siq jane: prona, klasat, marredheniet
ekonomike, institucionet e pushtetit, te drejtat dhe
privilegjet e shtresave te caktuara te popullsise, te
bartesve te pushtetit, etj
Constitutio (kushtetuta) nxjerret ne Romen e vjeter-
buron fjala kushtetute
Magna Charta Libertatum 1215 ne Angli
Prej sh.XIII deri ne sh.XVIII nxjerren dhe akte te tjera
ne forme “deklarash”, “kodeve”, “edikteve” ne Angli,
France dhe Amerike qe i kane parapri nxjerrjes se
kushetutave te shkruara
3. Kuptimi i se drejtes kushtetuese
Kuptimi pozitivo-juridik (nenkupton sistemin e
normave juridike te kodifikuara ne nje dokument-
kushtetute)
Kuptimi materialist, apo sociologjiko-politik
(nenkupton te drejten ekzistuese qe
materializohet ne jeten e nje vendi)
Kuptimi teorik apo shkencor (qe mesohet ne
universitete)
Kuptimi me i plote eshte ai qe gersheton
kuptimin e pare dhe te dyte
4. Rendesia e se drejtes kushtetuese
Si dege e se drejtes pozitive te nje vendi i siguron vend
qendror ne sistemin juridik e kushtetues dhe raport te
vecante ndaj degeve tjera te se drejtes dhe
institucioneve te pushtetit politik, ngase burim i saj
themelor eshte kushtetuta
Mbron vlerat me te rendesishme te qyteterimit: qeverisja
e drejtesise, bashkejetesa paqesore midis lirive te njeriut
dhe pushtetit, rregullimi i marredhenieve themelore
politike (sepse nga keto varen karakteri i pushtetit
shteteror dhe pozita e njeriut ne shoqeri sidomos ndaj
pushtetit dhe anasjelltas)
5. Si disipline shkencore politiko-juridike rendesia e saj
eshte e dyfishte: teorike dhe pedagogjike-edukative
Si disipline teorike juridike eshte ne lidhshmeri me
disiplinat tjera juridike: fillet e se drejtes, filozofia juridike,
si dhe me disiplinat juridike pozitive: e drejta
administrative, e drejta gjyqesore, e drejta e financave,
etj
E drejta kushtetuese mesohet ne nje numer fakultetesh
ku i njohton studentet me sistemin politik, lirite dhe te
drejtat e njeriut dhe te shtetasit, pjesemarrjen e tyre ne
konstituimin dhe ushtrimin e pushtetit shteteror
6. Objekti i se drejtes kushtetuese
Objekti i se drejtes kushtetuese ne nje vend eshte i
kushtezuar nga perbajtja e saj.
Mbizotron menyra juridike-dogmatike e percaktimit te
objektit: eshte teksti i kushtetutes, ne SHBA objekt jane
normat e Kushtetutes se SHBA-ve 1787 dhe
amendamentet kushtetuese ne fuqi si dhe vendimet e
gjykatave nepermjet te te cilave interpretohen normat
kushtetuese
Ne Angli jane normat e shkruara dhe doket
(konvencionet) me te cilat rregullohet materia
kushtetuese
Ne france pervec normave kushtetuese objekt jane edhe
Institucionet politike
7. Shteti apo Pushteti
politik,
Marredheniet politike,
ekonomike ne
shoqeri, apo “sjelljet”
politike e psikologjike
te aktoreve te
proceve politike
(personeli sundues,
burokracia, partite
politike, grupet e
interesit, etj)
8. Ne pergjithesi objekt jane:
Raportet themelore politike (forma e qeverisjes,
dhe menyra e ushtrimit te pushtetit ne shoqeri,
karakteri i regjimit politik, organizimi, autorizimet
dhe raporti midis organeve qendrore te pushtetit,
procesi zgjedhor i organeve te pushtetit
legjislativ, gjyqesor e te kontrollit si dhe pozita e
njeriut ne sistemin e pushtetit, shteti ligjor apo
totalitar
Vlerat juridike (rendi, qetesia, liria, siguria,
dinjiteti i njeriut, drejtesia , e verteta, etj) me te
cilat percaktohet perbajtja konkrete e atyre
raporteve, si dhe
Normat juridike me te cilat rregullohen raportet
themelore politike qe kane te bejne me pushtetin
dhe poziten e njeriut ne shoqeri (te shkruara dhe
jo te shkruara)
9. Metodat e se drejtes kushtetuese
Metoda dogmatike – pasqyrohet dhe zbulohet perbajtja e
normave juridike me te cilat rregullohen raportet politike
themelore dhe institucionet politike ne nje vend vetem
ashtu siq jane te formuluara ndaras nga zbatimi i tyre ne
praktike
Metoda politikologjike – studjon zbatimin konkret te
normave kushtetuese ne praktike ku nxirren perfundime
lidhur me qendrueshmerin e normave kushtetuese dhe
nevojen e ndryshimit apo plotesimit te tyre
Metoda aksiologjike – studjon vlerat juridike: rendi,
qetesia, liria, siguria, dinjiteti i njeriut, drejtesia, e verteta,
etj
10. Burimet e se drejtes kushtetuese
Jane forma nepermjet te cilave krijohet,
shprehet dhe perforcohet sistemi i caktuar
i normave kushtetuese te nje vendi
burimet formale dhe burimet materiale
11. Burimet formale
Ekskluzive (ne teresi
rregullojne materien
kushtetuese dhe te perziera
(rregullojne edhe materie
tjeter)
Standarde (qe jane ne cdo
vend) dhe specifike
(vendimet e gjykatave
kushtetuese qe vleresojne
kushtetutshmerine dhe
zbatohen ne vendet ku
ekzistojne gjykatat
kushtetuese)
Standarde jane aktet
kushtetuese: kushtetuta, ligji
kushtetues, amendamenti
kushtetues, aneksi kushtetues,
aktet ligjore, rregulloret e
punes se organeve
perfaqesuese, Rregullorja e
Gjykatës Kushtetuese, Urdhëresat
me fuqi ligjore të Qeverisë,
12. Standarde jane aktet kushtetuese:
kushtetuta,
ligji kushtetues,
amendamenti kushtetues,
aneksi kushtetues,
aktet ligjore,
rregulloret e punes se organeve perfaqesuese,
Rregullorja e Gjykatës Kushtetuese,
Urdhëresat me fuqi ligjore të Qeverisë
Statutet e komunave
vendimet e gjykatave kushtetuese
Aktgjykimet e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg
Marrëveshja kornizë e Ohrit (si burim sui generis)
13. Burimet materiale
kuptojme faktore te caktuar te
cilet kushtezojne dhe ndikojne ne
formimin e normave kushtetuese
Doket kushtetuese
Konventat kushtetuese
Normat e pergjithshme te se
drejtes nderkombetare
Praktika gjyqesore
Faktet juridike
e drejta natyrore apo
jusnatyralizmi (vie në shprehje te
liritë dhe të drejtat e njeriut ku
bartësit e pushtetit janë të detyruar që
të respektojnë të drejtat natyrore të
njeriut në të gjitha rastet)
14. burimet materiale të së drejtës kushtetuese evropiane
(vendimet e Gjykatës së Drejtësisë në Luksemburg; parimet e
përgjithshme të së drejtës evropiane; dhe e drejta zakonore
Teoria juridike dhe programet e partive politike qeveritare.
15. Burimet e se drejtes kushtetuese
ne disa vende
Ne Angli – nuk ka kushtetute
dhe me kete Anglia nuk ka nje
nga burimet me te
rendesishme formale te se
drejtes kushtetuese
Por kjo nuk do te thote se angli
nuk ka te drejte kushtetuese,
perkundrazi ekziston edh si
dege e se drejtes edhe si
disipline shkencore
Edrejta kushtetuese ne kete
vend perbehet nga nje mori
konventash kushtetuese e
dokesh kushtetuese dhe ligje
te vjetra e te reja
16. Burime jane: Magna Charta Libertatum 1215,
Peticioni mbi te drejtat
Habeas Corpus Act
Billi (ligji) mbi te drejtat (Te gjitha te nxjerra gjate
shek.XVII
Kontratat e ndryshme qe i ka lidhur borgjezia me mbretin
me qellim te forcimit te pushtetit te parlamentit
Disa kontrata nderkombetare, si Kontrata e
Uestminsterit, ne baze te te ciles eshte formuar
Bashkesia Britanike e Popujve (Commonwealyh-i)
Vend te posacem ka praktika gjyqesore, e drejta
zakonore, teoria juridike dhe ajo politike
17. Burimet e se drejtes kushtetuese
ne SHBA
Kushtetuta 1787 (e cila hyri ne
fuqi me 1789 pasi u ratifikua
ng 2/3 e njesive federale) se
bashku me 26 amendamentet
kushtetuese
Vendimet e Gjykates Supreme
dhe te gjykatave tjera
federative dhe te njesive
federale lidhur me
kushtetutshmerine e ligjeve
(Gjykata Supreme “ka shkruar
Kushtetute te re”)
Disa ligje qe i ka nxjerr
Kongresi, qe rregullojne
materie kushtetuese
Disa vendime te Kryetarit, si
bartes i pushtetit ekzekutiv
Doket gjyqesore
Praktika gjyqesore
18. Burimet e se drejtes kushtetuese
ne ish BRSS
Teoria juridike e politike e ketij
vendi ka pasur ndikim
vendimtar ne teorine juridike e
politike gati te te gjitha
vendeve tjera socialiste
Burime ishin: Kushtetuta e
BRSS 1977 dhe kushtetutat e
republikave dhe statutet e
krahinave autonome po te atij
viti
Disa dekrete te Presidiumit te
Sovjetit Suprem te BRSS (si
organ me i larte perfaqesues)
Teoria marksiste dhe veprat e
marksisteve (funksionareve
politike) ne kete vend, praktika
si (verifikim i teorise)
20. Rendesia e kushtetutes
Historikisht nuk ka qene e njejte
Qe nga shekulli i XVIII eshte trajtuar i akt me i lart juridik i
shtetit, si ligj mbi ligjet, si akt i formimit dhe i organizimit te
pushtetit politik, perban parimet themelore te shtetit
Eshte burim i autorizimeve dhe baze e funksionimit te sistemit
politik te nje vendi
Si ligj me i larte eshte baze per realizimin dhe sigurimin e
drejtesise, baze per harmonizimin e akteve juridike ne nje
vend
Akt i cili jo vetem qe proklamon, por edhe garanton dhe
realizon te drejtat dhe lirite e njeriut, si subjekt i shoqerise, si
pjesemarres aktiv ne konstituimin dhe ushtrimin e pushtetit
politik, si rezultat i se drejtes se tij natyrore
Ekzistimi i kushtetutes dhe zhvillimi i saj pasqyron kahjet e
zhvillimit dhe transformiit te nje shoqerie, te se drejtes
kushtetuese, te sistemit politik dhe te pikepamjeve politike te
21. Kuptimi i kushtetutes
Kushtetuta eshte akti juridik me i rendesishem dhe themelor i
rregullimit te nje shteti. Ajo paraqet bazen juridike te
funksionimit te sistemit juridik dhe politik dhe realizimit te se
drejtes
Kuptimi formal dhe material
Te pakenaqur vetem me qasjen juridike te kuptimit te
kushtetutes kemi dhe kuptimin filozofik dhe politik
Ne kuptimin formal kushtetuta eshte akt juridik i shkruar dhe
i kodifikuar, me fuqi me te larte juridike, i miratuar nga organi
me i larte shteteror, sipas procedures se vecante
Kriteri i vetëm i kuptimit formal të Kushtetutës nuk është
përmbajtja e normave por aspektet tjera formale siq janë:
forma e shkruar, veprimi juridik i normave (fuqia juridike)
dhe procedura e sjelljes së tyre
22. Me kushtetute, sanksionohet epersia e normave
kushtetuese me te gjitha normat tjera juridike, qe
duhet te jene ne pajtim me te. Kete ua siguron
kualiteti i organit i cili i miraton si dhe procedura e
posacme e cila eshte me e nderlikuar se procedura e
nxjerrjes se ligjeve
Kushtetuten e miraton organi perfaqesues
(parlamenti), kuvendi kushtetutdhenes (zakonisht pas
revollucioneve) dhe nepermjet referendumit (per here
te pare ne disa shtete te SHBA para bashkimit ne
federate, Franca 1958, Federata Ruse 1993, etj)
Referendumi parashihet edhe si forme rezerve e
miratimit te kushetutes (kur parlamenti nuk e miraton
me shumice te parashikuar), apo si forme perforcuese
apo ratifikuese e parlamentit (Zvicer)
23. Ne kuptimin material
Me kushtetutë kuptojmë tërësinë e normave apo rregullave me
anë të cilave rregullohen çështjet më të rëndësishme
shoqërore, rregullimi shtetëror dhe juridik i një vendi, ku asesi
nuk është më rëndësi forma e saj ( e shkruar apo jo e shkruar).
Nuk është me rëndësi as dhe veprimi i saj juridik (me fuqi
juridike më të madhe apo më të ulët). Ky kuptim niset nga
fakti se çdo shtet ka kushtetutën e vetë sepse përndryshe
asnjëra nga ato nuk do të mund të funksiononte, nëse nuk ka
norma apo rregulla të caktuara.
Kemi kater pikepamje qe i perkasin kuptimit material:
E para, kushtetuta duhet te perbaj rregullat lidhur me
organizimin dhe funksionimin e shtetit (Georg Jelenik)
E dyta, lidhmerine e ngushte te kushteutes me te drejten. Sipas
Hans Kelzenit, kushtetuta ne kuptimin material perfshin ato
rregulla me te cilat caktohen kompetencat dhe regullohet
procedura per nxjerrjen e akteve te pergjithshme normative
E treta, mbeshtetet ne lidhmerine e kushtetutes me pushtetin
politik, perkatesisht institucionet politike te shtetit (Duverger)
24. E katerta, kushtetuta paraqet teresi raportesh dhe rrethanash
reale duke perfshi ato shoqerore, politike, ekonomike,
gjeografike, nderkombetare (Ferdinand Lasal)
Kuptimi politik: kushtetuta paraqet deklaracion te
proklamuar solemnisht, qe perban rregulla per kufizimin dhe
kontrollin e pushtetit politik, vecmas ne lemin e lirive dhe te
drejtave te njeriut (Karl Levenshtajn-amerikan)
Kuptimi filozofik: kushtetuta eshte shprehje e vullnetit me te
larte, me te cilen vendoset rendi i puneve brenda shtetit dhe
kosmosit (ky kuptim mbeshtetet ne aristotelin dhe Hegelin)
Sipas Hegelit: kushtetuta është diçka që prek shtetin në tërësi,
në të gjitha pjesët e tij, duke krijuar rendin e gjërave në të.
Kushtetuta nuk është krijim i thjeshtë, as është krijim i indivit
apo grupeve. Kushtetuta është vepër e traditës dhe e vetëdijes
së popullit që është krijuar nëpër shekuj
25. Sipas Aristotelit: me kushtetute kuptonim “rendin e
pergjithshem te puneve”
Sipas Izokratit: “Kushtetuta paraqet “shpirtin e polisit”
Kuptimi teorik eshte sintetik: me kushtetute nenkuptohet akti
i cili paraqet ligjin themelor me te larte ne nje vend, qe
rregullon marredheniet themelore shoqerore-politike te atij
vendi, sidomos ceshtjen e formimit, funksionimit dhe
autorizimiet e pushtetit politik, duke vene njekohesisht edhe
kufinjte e aksionit dhe te pushtetit ne raport me shoqerine dhe
mbrojtjen e te drejtave te njeriut
26. Teorite mbi llojet e kushtetutave
Duke shfrytezuar elementet formale (formen,
proceduren dhe organin i cili miraton kushtetuten) si
dhe elementet sociologjike kushtetutat jane
klasifikuar: te shkruara dhe jo te shkruar, te
kodifikuar dhe jo te kodifikuara, te forta (ngurta) dhe
te buta (fleksibile), te “dhuruara” dhe te miratuara
nga organi kushtetues, kushtetuta reale, fiktive dhe
programatike-deklarative.
27. Vetite e kushtetutes
Eshte ligj themelor i nje vendi (nepermjet saj caktohet organi
dhe procedura e nxjerrjes se ligjeve, perban rregulla me te
pergjithesuara se ato qe perbajne ligjet dhe rregullon materie
me te gjere se ato qe rregulloijne ligjet)
Eshte akt me i larte juridik (kete ia siguron kualiteti i organit
qe e miraton, procedura e vecant per miratimin dhe
ndryshimin e saj si dhe perbajtja e ceshtjeve qe rregullon
Eshte akt ideo-politik (vjen ne shprehje ideologjia e caktuar
zoteruese me rastin e miratimit. Disa dispozita sidomos ne
hyrje kane perbajtje te hapte ose te fshehte politike, ngase me
ato rregullohen marredheniet temelore politike ne vend)
Eshte akt programor deklarativ (percakton suazat e
zhvillimit te rregullimit shoqerore e shteteror, qellimet dhe
detyrat e rendit kushtetues, perbane dispozita per zbatimin e te
cilave duhet nxjerr ligje)
28. Permbajtja e kushtetutes
Permbajtja, struktura, vellimi dhe ceshtjet e
rregulluara ne kushtetute varen nga kushetutdhenesi i
cili parimisht është i lirë në përcaktimin e materies
kushtetuese.
Perjashtimisht, ka raste kur kushtetutdhenesi
inkorporon pjese te caktuara nga ndonje marreveshje
nderkombetare te imponuara nga faktori
nderkombetar (rasti me Kushtetutat: e Qipros 1960-ne
baze te Marreveshjes se Curihit, Bosnjes dhe
Herceovines 1996 ne baze te Marreveshjes se
Dejtonit dhe e Maqedonise sipas Marreveshjes
kornize te Ohrit 2001)
Dy jane ceshtjet qe medoemos duhet te rregulloje nje
kushtetute: lirite dhe te drejtat e njeriut dhe pushtetin
shteteror
29. Lirite dhe te drejtat e njeriut dhe te shtetasit i kane rregulluar
te gjitha kushtetutat pervec asaj te SHBA-ve 1787. Me vitin
1791 ajo eshte plotesuar me dhjete amendamente kushtuar
kesaj ceshtje
Dispozita nga kjo leme nuk perbajne as Kushtetuta e Kanades
1867, e Australise 1900, Ganes 1960, Frances 1958 ngase ne
preambullen e kesaj Kushtetute pranohet Deklarata e lirive dhe
te drejtave te njeriut 1789
Per pushtetin shteteror perbajne dispozita te gjitha kushtetutat
dhe ate rregullojne: organet e pushtetit legjislativ, ekzekutiv e
gjyqesor, organizimin territorial, financat, marredheniet
nderkombetare, ushtrine dhe forcate armatosura, ceshtjen e
luftes dhe te paqes
Kemi kushtetuta qe rregullojne dhe ceshtje te cilat nuk
konsiderohen drejteperdrejte si materie kushtetuese
30. Struktura e kushtetutes
Hasin ne kushtetuta shume te shkurtera (Tajlandes e vitit 1959
me vetem 30 nene, ne tri faqe tekst) apo shume te vellimshme
(e Indise 1949 me 295 nene dhe 9 shtojca, me tekst prej 131
faqesh
Kushtetuta perbehet prej preambulles dhe tekstit normativ
Një numër më i vogël i kushtetutave përbëhen edhe prej
anekseve, si pjesë që i shtohet kushtetutës dhe bashkë me te
përbën një tërësi
Preambulla përbën një tekst të shkurt me përmbajtje politike.
Sipas rregullit, me preambullë përshkruhet koha e sjelljes së
kushtetutës, përcaktimi i kushtetutvënësit mbi disa vlera dhe
principe, përcaktohet kontinuiteti historik në zhvillimin e
shtetit, përcaktimi i qëllimeve të rregullimit të ri kushtetues
dhe theksohen miratuesit e kushtetutës
31. Preambulla nuk është normë juridike, siq janë dispozitat në
tekstin normativ. Por, ajo nuk paraqet dhe një deklarim të
thjeshtë, pa një domethënje të caktuar të tekstit normativ.
Ndonjëherë ajo është dhe më e fuqishme se ҫdo normë tjetër e
tekstit normativ, për arsye se shpreh shpirtin e kushtetutës,
duke shërbyer si bazë për interpretimin e dispozitave të
kushtetutës
Teksti normativ i kushtetutës shpreh përmbajtjen bazë të
kushtetutës, qe perfshin:
dispozitat e përgjithshme, liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të
qytetarit, organin legjislativ, shefin e shtetit, organin
ekzekutiv, organet gjyqësore, ndarjen territoriale, pushtetin
lokal, mbrojtjen dhe ushtrinë, mënyrën e ndryshimit të
kushtetutës dhe dispozitat kalimtare.
32. Miratimi i Kushtetutes
Lloji, karakteri dhe vetit e kushtetutes varen nga organi I cili e
miraton dhe procedura per miratimin e kushtetutes se re apo te
ndryshimeve dhe te plotesimeve te saj
Mbizotron mendimi se kushtetuta duhet te jete shprehje e
vullnetit te popullit sovran, ne cmenyre prejudikohet edhe
subjekti i cili duhet ta miratoje ate
Kemi tri forma te miratimit te kushtetutes te bazuara ne
sovranitetin popullor: nga populli, nga organi i vecante
(kuvendi kushtetuvenes) dhe nga organi legjislativ
Nga populli (me referendum) - siq ishte rasti me statutet e disa
kolonive ne ameriken veriore me rastin e pavaresimit te tyre,
apo kushtetuten e disa kantoneve te vogla ne Zvicer si forme e
vetme e parashikuar me Kushtetute
33. Nga organi (kuvendi) kushtetutedhenes-zgjidhet
drejteperdrejte vetem per ta kryer kete detyre. Eshte zbatuar ne
SHBA 1787, France 1793, RFPJ 1946, Bullgari 1879 dhe
1991. Ne kete menyre nepermjet kualitetit te organit qe e
miraton sigurohet edhe epersia e kushtetutes ne raport me
ligjet dhe aktet tjera juridike te cilat I nxjerr organi legjisltiv
Forma e trete, nga ana e organit te rendomte legjislativ
(kuvendit), sipas procedures se vecante dhe me shumice
votash te kualifikuar qe dallohen nga procedura dhe shumica
per nxjerrjen e ligjeve. Per here te pare eshte zbatuar me
Kushtetuten e Frances 1875, sot eshte forme dominante e
miratimit te kushtetutave
34. Gjate historise jane perdorur edhe forma te
kombinuara. Me shpesh kemi kombinimin e formes
se trete me te paren, pra pas percaktimit te tekstit te
kushtetutes nga organi legjisltiv, ai organ eshte i
detyruar ta nxjerr edhe ne referendum (Kushtetuta e
Zvicres 1874, Irlandes 1937, Frances1958, Turqise
1961, Spanjes 1978, Japonise 1946, Bullgarise 1991,
Rumanise 1993. Ose fakultativ (e Austrise 1920,
BRSS 1936, Italise 1948, Sllovenise 1991
35. Menyra e ndryshimit te
kushtetutes
ndryshimi i kushtetutës nënkupton ndryshimin e gjithë
kushtetutës apo ndryshimin pjesërisht të saj
Ndryshimi i kushtetutës kushtëzohet prej dy shkaqeve
kryesore: e para, ҫdo kushtetutë ka dobësi, të cilat më herët
apo më vonë, vijnë në shprehje me rastin e zbatimit të saj në
praktikë, dhe e dyta, ҫdo kushtetutë pas një kohe të caktuar bie
ndesh me ndryshimet shoqërore
Ndryshimi i kushtetutës spjegohet nëpërmjet qëndrimit se
vullneti i popullit është i pakufizuar, respektivisht se populli
mund të ndryshojë kushtetutën pa asnjë kufizim.
Një pikëpamje të tillë shumë mirë e ka formuluar Zhan Zhak
Rusoi, duke theksuar se populli mund t’i ndryshojë ligjet që
janë kundër shoqërisë, por vetëm sipas procedurës të cilët janë
36. Në të drejtën kushtetuese ekzistojnë tre mënyra të
ndryshimit të kushtetutës: ndryshimi i kushtetutës me
referendum nga ana e qytetarëve; ndryshimi i
kushtetutës nga ana e organit kushtetutvënës dhe
ndryshimi i kushtetutës nga ana e organit legjislativ
(parlamentit)
Teknika juridike për ndryshimin e kushtetutës:
nëpërmjet ligjit kushtetues dhe amendamentit
kushtetues
Propozim për t’i hyrë ndryshimit të Kushtetutës të
Republikës së Maqedonisë mund të paraqesin
Kryetari i Republikës, Qeveria, së paku 30 deputetë
ose 150.000 shtetas
37. Vendim për t’i hyrë ndryshimit të Kushtetutës merr Kuvendi
me shumicë prej dy të tretave të votave nga numri i
përgjithshëm i deputetëve. Projektin për ndryshimin e
Kushtetutës e përcakton Kuvendi me shumicën e votave nga
numri i përgjithshëm i deputetëve dhe e vendos në diskutim
publik. Vendimin për ndryshimin e Kushtetutës e merr
Kuvendi me shumicë prej dy te tretave të votive nga numri i
përgjithshëm i deputetëve
Për vendimin për ndryshimin e Preambullës, neneve për
vetëadministrim local, nenit 131, cilësdo dispozitë që ka të bëj
me të drejtat e pjesëtarëve të bashkësive, përfshirë veçanërisht
nenet 7, 8, 9, 19, 48, 56, 69, 77, 78, 86, 104 dhe 109, si dhe
vendimin për shtimin e çfarëdo dispozite të re që ka të bëj me
përbajtjen e atyre dispozitave dhe neneve, do të jetë e
nevojshme shumica prej dy të tretave të votave nga numri i
përgjithshëm i deputetëve, në të cilin rast duhet të ketë edhe
shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve të
cilët u takojnë bashkësive që nuk janë shumicë në Republikën
38. Kushtetutat e vetme te cilat kane ndaluar ndryshimin e vete
kane qene Kushtetuta e Spanjes (1812) dhe kushtetutat
monarkiste te Greqise 1911 dhe 1952
Kushtetuta e SHBA nuk e ka ndaluar ndryshimin e saj, ajo
eshte mjafte e matur dhe realiste
Kemi kushtetuta te cilat ndalojne ndryshimin vetem te disa
dispozitave me te rendesishme si p.sh. Ato qe kane te bejne
me “frymen” karakterin e Kushtetutes (e Norvegjise 1814),
ruajtjen e sistemit republikan (Frances 1875, Italise 1948,
Turqise 1961), mbrojtjen e sistemit monarkist (Greqise 1952
dhe 1968), mbrojtjen e rregullimit federativ (Gjermanise
1949), mbrojtjen e regjimit perfaqesues e parlamentar (Egjiptit
1930)
Disa kushtetuta ndalojne ndryshimin e vete vetem per nje
periudhe kohore te caktuar (Frances 1791), ose vetem te nje
dispozite te vet (Kushtetuta e SHBA qe ndalon ndryshimin e
dispozitave qe rregullojne te drejten e ardhjes se refugjateve
ne kete vend deri ne vitin 1808
39. Procedura per ndryshimin e kushtetutes perbehet prej dy e me
shume fazash (faza e iniciatives dhe faza e miratimit) dhe
zgjat me teper se ajo per nxjerrjen e ligjeve. Kerkohet shumica
prej 2/3, 3/5 te votave te te gjithe deputeteve
Ndryshimi faktik- eshte pa u bërë ndryshimi formal i tekstit
të kushtetutës
Ndryshimi faktik behet nëpërmjet dokeve kushtetuese,
interpretimit të dispozitave të kushtetutës nga ana e gjykatave
(siq është rasti me praktikën e Gjykatës Supreme të SHBA-ve)
Ndryshimi faktik mund të bëhet edhe me anë të nxjerrjes së
ligjeve kundërkushtetuese
Formë tjetër të ndryshimit të kushtetutës kemi kur kushtetuta
shkilet hapur me vetëdije. Ajo ndodhë kur grupe të caktuara
apo grupe të interesit janë më të fuqishme se kushtetuta dhe e
drejta
40. Aktet me te cilat behet ndryshimi apo plotesimi i
kushtetutes jane: ligji kushtetues dhe amendamentet
kushtetuese
Kemi edhe ndryshim faktik te kushtetutes (pa u bere
ndryshimi formal i teksit te kushtetutes). Kjo behet
nepermjet dokeve kushtetuese, interpretimit te
dispozitave te kushtetutes nga ana e gjykatave (p.sh.
Gjykata Supreme ne SHBA)
Ndryshimi faktik mund te behet edhe me nxjerrjen e
ligjeve antikushtetuese (rasti i Serbise 1989-1990) ku
humbet cdo ndjenje dhe respekt per kushtetutshmerine
42. Preardhja dhe paraqitja e
kushtetutave te shkruara
Aktet qe kane rregulluar materie kushtetuese i hasim qe
nga shteti skllavopronar
Paraqiten qe nga Kina e Vjeter, Mesopotani, Egjipt. Kodi
I Hamurabit (2000 vjet para epokes se re, si rezultat I
mendimit juridik te Babilonise), Ligji I shtate tabelave
(450 para epokes se re, si rezultat I mendimit juridik
romak me te cilin rregullohen edhe ca liri te njeriut)
Ne kuptimin formal na paraqitet ne Greqin e Vjeter dhe
Romen e vjeter
Aristoteli I pari perdori termin politeia (kushetuta) ne
kuptim te nje traktati te posacem teoriko-politik per
rregullimin e poliseve greke
Aristoteli beri dallimin e nomoit (ligji I cili rregullonte
ceshtjet sekundare per organizimin e polisit) nga politea
43. Ne Romen e vjeter kemi constitutio (kushtetuta) nga I cili
e ka preardhjen fjala kushtetute. Ishte akt I posacem qe
e nxirrte perandori romak
Ne mesjete perdoreshin termet “lex fundamentalis” me
karakter te kushtetutes ngase kosideroheshin si akte me
te larta juridike se ligjet
Gjate mesjetes ne kuptimin e kushtetutes filluan te
perdoreshin edhe termi “carta” dhe “statuto”, si akte te
mbreterve feudale me te cilat u jepnin privilegje qyteteve
te caktuara, institucioneve fetare, fisnikeve, etj (p.sh.
Magna carta libertatum e mbretit Jan Pa Toke 1215 dhe
Statuti i Gulielm Pushtuesit
44. Nepermjet Magna carta libertatum mbreti u garantonte
feudaleve angleze disa te drejta: caktimin e tatimit nga
Kuvendi I pergjithshem mbreteror jo nga mbreti, te
drejten e mbrojtjes se prones feudale nga nderhyrja
kunderligjore e mbretit, te drejten e zgjidhjes gjyqesore
te kontesteve me mbretin, te drejten e pjesemarrjes se
feudaleve ne kontrollin e zbatimit te Kartes, te drejten e
feudaleve ne kryengritje kunder mbretit nese ai nuk I
perbahet kartes
Sot eshte pjese perberese e se drejtes pozitive ne Angli
Deri ne shek.XVII zhvillimi kushetutes ka qene I
veshtirsuar per shkak te forcimit te absolutizmit
45. Lufta per kushtetutshmeri
ringjallet me borgjezine
dhe aristokracine forcuar
ku nxjerren disa
dokumenta:
Peticioni mbi te drejtat
(1628)
Ligji mbi te drejtat (Bill of
right 1688)
Habeas corpus act (1690)
Deklarata e Pavaresise
(Declaration of
independence-4 korrik
1776
Deklarata e te drejtave
njerezore nga Tomas
Xhefersoni (1776)
46. Deklarata mbi te drejtat e njeriut dhe te
shtetasit ne France 1791-si rezultat i
revollucionit demokratik ne France
47. Paraqitja e kushtetutave te para te
shkruara
Fjala kushtetute dhe kuptimi I saj jane veper e demokracise se
qytet-shteteve greke
Constitution nga shteti romak kishte ndikim vendimtar ne nxjerrjen e
kushtetutave te para ku ajo nxirrej si akt me I larte politiko-juridik
Ne Angli Instrumenti I qeverisjes (The instrument of Government
1653) e cila konsiderohet si kushtetute e pare ne historine e
kushtetutshmerise. Si rezultat I fitores se qarqeve borgjeze me ne
krye Crmwell-in mbi mbretin. E miratoi Keshilli I oficereve te
Cromvellit. Suprimohet monarkia dhe vendoset republika ne Angli.
Parlamenti eshte organ legjislativ dhe nuk mund te ushtroj pushtetin
kushtetutedhenes, ndarjen e pushtetit ekzekutiv nga ai legjislativ,
zgjeron te drejten e zgjedhjes, zbatohet per here te pare sistemi
presidencial
Mirepo ende nuk ishin pjekur kushtet per tu zbatuar ky dokument
sepse forcat feudale me mbretin ende ishin te forta dhe nuk arriti te
hy ne fuqi. Por ndikoj shume ne vendet tjera sidomos ne amerike ku
edhe iken atje forcat perparimtare te ndjekura nga Anglia, formuan
koloni dhe shpallen shtetet e pavarura nga metropola angleze
48. Erdhi deri te nxjerrja e
Kushteutes se pare dhe te
Deklarates mbi te drejtat e
njeriut ne fat, liri e mbrojtje nga
tirania e shtetit Virxhinia (1776)
te hartuar nga Tomas
Xhefersoni
Nenet e konfederates 1778
Kushtetuta e SHBA 1787
Kushtetuta e Frances 1791
dhe e Montanjarit 1793
Kushtetuta e Polonise 1791
Kushtetuta e Suedise 1809,
Spanjes 1812, Norvegjise
1819, Belgjikes 1832, Zvicres
1874, Frances 1875
51. Paraqitja dhe zhvillimi i
kushtetutshmerise
Fjala “kushtetutshmeri”
perdoret ne dy kuptime: si
“konstitucionalitet” dhe
si “konstitucionalizem”
Ne do te perdorim fjalen
“kushtetutshmeri” per te
kuptuar ekzistimin e
kushtetutes se shkruar apo jo
te shkruar si dhe
institucionalzimin e rregullimit
politik te shoqerise dhe
respektimin e rregullave dhe
normave juridike
Konstitucionalizmi na paraqitet
si kerkese e borgjezise liberale
per institucionalizimin e
shoqerise me dokument te
shkruar
52. Lufta per kushtetutshmeri
shpesh here ka pesuar
kriza
Kjo ka ndodhe ne prage
te luftes se Pare dhe te
Dyte Boterore si dhe pas
luftes se Dyte Boterore si
rezultat i forcimit te
tendencave autokratike,
militariste dhe atyre
socialiste
Per tejkalimin e krizes se
kushtetutshmerise
nevojitej angazhimi i
mekanizmave
nderkombetar si dhe lufta
e brendshme e forcave
demokratike dhe
shkences juridike e
politike
53. Kuptimi i
kushtetutshmerise
Kuptimi pozitivisto-
juridik me kushtetutshmeri
nenkupton pajtueshmerine me
kushtetute te te gjitha akteve
me te ulta nga ajo
Ne kete kuptim
kushtetutshmeria trajtohet si
parim juridik statik, duke
mos e respektuar
funksionalitetin e saj
Format e kushtetutshmerise
juridike jane: formale dhe
materiale
54. Ne kuptimin politik
me kushtetutshmeri
kuptojme zbatimin e
kufizimeve dhe te
masave mbrojtese ne
ushtrimin e pushtetit
politik, te cilat kane per
qellim ta evitojne
mundesine e
arbritrarizmit, tejkalimit te
autorizimeve, konflikteve,
etj.
55. Kushtetutshmeria ne
kuptimin politiko-
juridik nenkupton
ekzistimin e rregullave
themelore (kushtetuese)
shoqerore, ne baze te te
cilave institucionalizohet
sistemi politik dhe
organizohet, ushtrohet
dhe kufizohet pushteti
politik, garantohen lirite
dhe te drejtat e njeriut
dhe te shtetasit,
nenkupton ekzistimin e
rendit juridik te
mbeshtetur ne harmonin
e ndersjellte te akteve
juridike dhe
pajtueshmerine e tyre me
kushtetuten
56. Per te siguruar realizimin e
kushtetutshmerise si parim
politik, duhet te ekzistojne
edhe format juridike adekuate
si qe jane: kushtetuta e
shkruar dhe e forte, gjykatat e
pavarura dhe stabile, si dhe
instrumente te tjera
Faktore tjere ne sendertimin e
kushtetutshmerise jane:
organizimi i pushtetit mbi
parimin e ndarjes se tij,
raportet e shendosha midis
pozites dhe opozites, zbatimi i
“rregullave te lojes politike” ne
punen e organit perfaqesues,
kultura dhe vetedija e
shtetasve, opinioni publik aktiv,
kultura politike, niveli i larte i
arsimimit, normat morale, etj
57. Parimi i ligjshmerise
Parimi i ligjshmerise
nenkupton pajtueshmerine e
akteve materiale me te gjitha
aktet juridike qe kane te bejne
me to, perkatesisht
pajtueshmerine e te gjitha
akteve juridike me te ulta me
ligjin
Ligjshmeria nenkupton
sundimin e se drejtes si
negacion i arbitraritetit te
pushtetit
Ligjshmeria nenkupton
ekzistimin e raporteve te
ligjshme midis pushtetit dhe
shtetasve, ushtrimin e pushtetit
publik si sherbim publik
58. Parimi i ligjshmerise vjen
ne shprehje ne punen e
organeve te adminstrates
shteterore dhe atyre
gjyqesore dhe kufizimi i
tyre me normat te
pergjithshme
Kontrolli i ligjshmerise se
akteve te organeve te
administrates dhe atyre
gjyqesore, organizohet
brenda hierarkise se
ketyre organeve
Kontrolli nga ana e
gjykatave te rregullta
(Angli) dhe atyre speciale
(France)
59. Parimi i sundimit te se
drejtes (Shteti ligjor)
Shteti ligjor perfshin ne vete
teresine e parimeve juridike-
politike me te cilen sigurohet
sundimi i ligjit ne shoqeri
Sundimi i ligjit, nenkupton
superioritetin e ligjit ndaj
qytetareve dhe ndaj vet shtetit,
si autore te tij
Sheti ligjor nenkupton sigurine
individuale dhe kolektive te
qytetareve dhe funksionimin
demokratik te pushtetit
shteteror, kufizimin juridik te
arbitraritetit te pushtetit
nepermjet garancive ligjore
sigurise dhe te lirise se njeriut
61. Elementet e shtetit
ligjor
Kushtetutshmeria dhe
ligjshmeria
Barazia para ligjit dhe parimi i
mos diskriminit
Lirite dhe te drejtat e qytetarit
dhe te minoriteteve
Ndarja dhe kufizimi i
pushteteve
Gjyqesia e pavarur (pavaresia
e gjyqesise nga legjislativi dhe
ekzekutivi, depolitizimi i
gjykatave, zgjedhja e
gjyqtareve me afate te gjata,
financimi I pavarur, respektimi i
procedura gjyqesore dhe
paanshmeria e gjyqtareve)
63. KONTROLLI
DHE MBROJTJA E
KUSHTETUTSHMERISE
Pergatiti:
Dr.sc. Mersim Maksuti
(ligjerata e gjashte)
64. Sistemet e kontrollit dhe
te mbrojtjes se
kushtetutshmerise
Qysh ne Kinen e vjeter, poliset
greke, etj, na paraqiten forma
te mbrojtjes se rregullave
ekzistuese
Kontrolli dhe mbrojtja e
kushtetutshmerise lidhen me
paraqitjen e kushtetutave te
shkruara, ku perbajne rregulla
qe duhet t’ i perbahet edhe
organi perfaqesues dhe se
rendi juridik duhet t’i
nenshtrohet rendit kushtetues
si me i larte
Kushtetutshmeria eshte
rezultat i garantimit te lirive
dhe te drejtave te njeriut, e ne
SHBA edhe i struktures
federative
65. mospajtimet paraqiten
rreth llojit te garancive
dhe organit autoritativ qe
do te autorizohej te
vleresoj pajtueshmerine e
ligjeve
Ne teorin kushtetuese
krahasuese na paraqiten
tre sisteme te kontrollit te
kushtetutshmerise se
ligjeve dhe akteve tjera
juridike: nga organi
legjislativ, organi i
vecante
kushtetues ose
politik dhe nga
gjykatat (te
rregullta ose
kushtetuese)
66. Kontrolli dhe mbrojtja e
kushtetutshmerise nga ana e
organit legjislativ
Vetem organi legjislativ (si
“organ me i larte i pushtetit”
eshte kompetent te vleresoj
pajtueshmerine e ligjit te vete
me kushtetuten (karakteristik
per vendet me kushtetute te
bute dhe jo te qe- zbatuar ne
ish vendet socialiste)
Shtetet socialiste
mbeshteteshin ne parimin e
unitetit te pushtetit
dhe“centralizmit demokratik” si
rezultat edhe i ndikimit te
partise komuniste
Pas rrenimit te sistemit
socialist ne keto vende
zbatohet mbrojtja e
kushtetutshmerise nepermjet
gjykatave kushtteuese
67. As ne Angli asnje
organ juridikisht nuk
mund te refuzoj
zbatimin e ndonje ligji
me arsyetimin se
dispozitat e tij jane ne
kundershtim me
kushtetuten
Edhe Franca qe nga
viti 1789, ka ushtruar
sistem te ketille te
kontrollit te
kushtetutshmerise
68. Kontrolli dhe mbrojtja e
kushtetutshmerise nga ana e
organit te vecante kushtetues
ose politik
Kontrollin dhe mbrojtjen e
kushtetutshmerise e ushtron
nje organ i vecante jashte
parlamentit, qeverise dhe
organeve gjyqesore
Forme e ketille ka qene
“Cenzori” ne Pensilvani gjate
she.XVIII, qe shpejt
suprimohet dhe me teper
mbetet si ide e Franklinit
Ne France ne vitin 1793, u
propozua “Juria e Madhe
Kombetare” si “garanci e
shtetasve kunder shkeljes te
se drejtave dhe lirive te tyre
nga ana e organit legjislativ
69. Me kushtetuten e vitit
1852 Senati (80 anetare)
si organ politik ushtronte
kete funksion
Edhe kushtetuta e
Frances e vitit 1958 i
mbeti besnik formes se
ketille per mbrojtjen e
kushtetutshmerise
nepermjet Keshillit
Kushtetues (Conseil
Constitutionel). Sistemin
e kontrollit ngjajshem e
hasim edhe ne Algjeri me
Kushtetuten e vitin 1963,
ne ish RDGJ
70. Keshilli Kushtetues ne France
Nuk eshte organ as thjesht
politik, as organ gjyqesor, por
organ special ku pervec
tjerash zgjidh konfliktet midis
pushtetit legjislativ dhe atij
administrativ dhe siguron
epersine e kushtetutes ndaj
akteve te organit legjislativ
Perbehet prej 9 anetaresh me
mandat prej 9 vjetesh dhe nuk
mund te rizgjedhen. Cdo te
tretin vit zgjedhet 1/3 e
anetareve te tij. Anetaret e
Keshillit zgjedhen nga Kryetari
i Republikes (tre), Kryetari i
Kuvendit Kombetar (tre) dhe
Kryetari i Senatit (tre). Pervec
tyre, anetare te perjetshem
jane edhe kryetaret e
Republikes qe kane mbet
gjalle
71. Kryetarin e Keshillit e emron
Kryetari i Republikes.
Ky organ vepron edhe si
gjykate kushtetuese
Keshilli Kushtetues ne France
ushtron keto funksione:
kontrollin e kushtetutshmerise
se akteve te Parlamentit,
zgjidh kontestet lidhur me
zgjedhjen e deputeteve e te
senatoreve, kontrollon
rregullsine e zgjedhjes se
Kryetarit te Republikes,
kontrollon rregullsin e
referendumit, shpall rezultatet
e tij dhe intervenon ne rastet e
parashikuara me kushtetute
Vendimet e tij jane
perfundimtare te
ekzekutueshme dhe te
detyrueshme per te gjithe
72. Sistemi i kontrollit dhe i
mbrojtjes gjyqesore te
kushtetutshmerise
Ushtrohet nepermjet:
gjykatave te rregullta
nepermjet gjykatave
te posacme
-gjykatave kshtetuese
73. Kontrolli dhe mbrojtja e
kushtetutshmerise nga ana e
gjykatave te rregullta
Per here te pare zbatohet ne
SHBA me Kushetuten e vitit
1787
Shkendijat e para te kesaj
forme i hasim me heret, ne
kontrollin e akteve te
kuvendeve te kolonive angleze
me kartat e kolonive ne
shkallen e pare nga gjykatat
koloniale, ndersa ne shkallen e
dyte nga Lordi per tregti dhe
koloni
Ne Portugali ne pajtim me
Kodin e Filipit
74. Kontrolli gjyqesor i
kushtetutshmerise ne
SHBA ka pasur ndikim ne
shume vende te botes
Ne fillim ne SHBA ka
pasur dilema a duhet te
ekzitoje kjo forme e
kontrollit te
kushtetutshmerise (si
kundershtar Xhefersoni,
Xhksoni, Linkolni, Teodor
dhe Franklin Ruzvelti, etj)
Neni III, kaptina I, e
Kushtetutes se SHBA-ve
te vitit 1787, rregullon
poziten e Gjykates
Supreme ne SHBA
75. Ne sistemin gjyqesor ne
SHBA ndikim te fuqishem
ka pas e drejta zakonore
angleze, si rezultat i
praktikes gjyqesore, qe
vjen ne shprehje edhe ne
amendamentin e VII
(1791)
E drejta zakonore paraqet
faktor kufizues edhe per
Kongresin
Ushtrimi i kontrollit te
kushetutshmerise dhe
ligjshmerise se akteve
juridike njihet si kontroll
gjyqesor (judicial review)
76. Doktrina judicial review
mbeshtetet ne keto parime:
- kushtetuta paraqet aktin me
te larte ne Federate, pra edhe
aktin me te lart per pushtetin
legjislativ dhe cdo pushtet
tjeter
- pushteti legjislativ,
administrativ dhe ai ekzekutiv
eshte I kufizuar dhe buron
vetem nga dispozitat e
Kushtetutes
- gjyqtaret ne praktiken e tyre
duhet te mbeshteten ne
dispozitat e Kushtetutes, ku
kane per detyre qe aktet e
pushtetit legjislativ dhe
ekzekutiv po qe se jane ne
konflikt me Kushetuten, t’i
harmonizojne me te
77. Sistemi gjyqesor ne
SHBA
Gjykatat Federative
Gjykatat e njesive federale
(States Courts)
Me ligjin mbi judikaturen (The
Judiciary Act) 1789 jane
caktuar:
- gjykatat e rangut federativ,
- gjykatat krahinore te
Federates,
- gjykatat federative te
apelacionit
- Gjykata Supreme e SHBA-ve
78. Gjykata Supreme
perbehet prej nente
gjyqtareve
Ajo shqyrton edhe
ceshtjet kontestuese si
ceshtje politike, siq jane
kontesti midis pushtetit
legjislativ dhe ekzekutiv,
midis organeve federative
dhe atyre te njesive
federale, midis vete
njesive federale, midis
shtetit dhe
nacionaliteteve te
ndryshme, etj
79. Nepermjet doktrines
Judicial review kjo
gjykate i ka dhene vetes
te drejte te vleresoj edhe
pershtatshmerine e
amendamenteve
kushtetuese
John Marshall-I:
“Kushtetute eshte ajo qe
thote Gjykata Supreme”
80. Kontrolli dhe mbrojtja e
kushtetutshmerise nga ana e
gjykatave te rregullta ne federaten
Zvicrane
Kemi forme te kombinuar ku,
perpos Kuvendit Federativ
kontrollin e kushtetutshmerise
e ushtrojne edhe Gjykata
Federative si gjykata te
rregullta
Kuvendi federativ ushtron
kontrollin preventiv te
kushtetutave te kantoneve:
- jep pelqimin e miratimit te
kushtetutave te kantoneve
- vendos lidhur me konfliktin
per kompetence midis
organeve federative, pushtetit
federativ dhe atij kantonal,
midis vete kantoneve, etj
81. Kontrolli dhe mbrojtja e
kushtetutshmerise nga ana e
gjykatave kushtetuese
Per here te pare paraqitet ne
Austri ne vitin 1920, si rezultat
i federalizmit austiak dhe
autorit te Kushtetutes se
Austrise (1920) Hanzs Kelzenit
Cekosllovakia me Kushtetuten
e vitit 1920
Spanja me Kushtetuten e vitit
1931
Pas luftes se Dyte Boterore:
Italia 1948, Gjermania 1949,
perseri Austria 1945, Turqia
1961, RSFJ 1963,
Cekosllovakia 1968
82. Modeli austriak i mbrojtjes se
kushtetutshmerise dhe
ligjshmerise
1920 u paraqit ndersa me 1929 dukshem u persos
Sipas Kushtetutes se Austrise ne Fuqi Gjykata Kushtetuese perbehet:
kryetarit, nenkryetarit, 12 gjyqtareve dhe 6 zevendesve. Kryetarin,
nenkryetarin, gjashte gjyqtare dhe tre zevendes I emeron Kryetari I
Republikes me propozimin e Qeverise Federative. Gjashte gjyqtaret e tjere
dhe tre zevendesa I emron Kryetari I Republikes ne baze te propozimit te
dhomave te Kuvendit (tre gjyqtare dhe dy zevendesa I propozon Keshilli
Kombetar dhe tre gjyqtare dhe nje zevendes I propozon Bundesrati)
Kompetencat e Gjykates Kushtetuese ne Austri jane:
Kontrollin e kushtetutshmerise se ligjeve dhe akteve nenligjore
Vendos per konfliktin per kompetence midis federates dhe njesive
federative (vendeve)
Midis njesive federale, zgjidh kontestet kur me to eshte cenuar Kushtetuta
dhe ligji federativ nga ana e organeve me te larta shteterore
Vendos perkitazi me padite kunder Kryetarit te Republikes per shkeljen e
Kushtetutes, kunder anetareve te Qeverise dhe organeve tjera federative
dhe qeverive te njesive federale, kunder governatoreve dhe zevendesve te
tyre per shkeljen e ligjit dhe akteve nenligjore
Kontrollon kushtetutshmerine e procesit zgjedhor
83. Lirite dhe te
drejtat e njeriut e
te shtetasit
pergatiti:
Dr.sc. Mersim Maksuti
(ligjerata e shtate)
84. Paraqitja dhe zhvillimi i
Institucionit te lirive dhe te
drejtave te njeriut e te shtetasit
Magna carta libertatum
1215
Peticioni mbi te drejtat
(Petition of Rights) 1628
Habeas Corpus Act 1679
Ligji mbi te drejtat (Bill of
Rights) 1689
Deklarata e Virxhinise
1776
85. Deklarata e Pavaresise se
SHBA-ve 1776
Deklarata e te drejtave te
njeriut dhe te shtetasit ne
France 1789
Deklarata e (Montanjarit) e te
drejtave te njeriut dhe te
shtetasit 1793
Deklarata e te drejtave te
popullit punonjes dhe te
eksploatuar (e miratuar nga
Kongresi i Sovjeteve, 24 janar
1918)
86. Qendrimi i kushtetutes ndaj
institucionit te lirive dhe te
drejtave te njeriut dhe shtetasit
Kushtetuta e SHBA 1787
nuk ka perbajtur dispozita
mbi lirite dhe te drejtat e
njeriut
15 dhjetor 1791 hyn ne fuqi
dhjete amendamentet e
para mbi lirite dhe te drejtat
e njeriut (te propozuar nga
Tomas Xhefersoni)
Kushtetuta e Frances 1791
dhe te tjerat (pervec asaj te
vitit 1875), e ka marre ne
teresi ne preambull
Deklaraten mbi te drejtat e
njeriut 1789
87. Lirite dhe te drejtat e njeriut
garantohen edhe ne tekstin
normativ te kushtetutes
(qysh nga Kushtetuta e
Vajmarit 1919)
Rregullimi kushtetues i lirive
dhe te drejtave te njeriut
eshte praktikuar edhe ne
vendet socialiste
Vendet ne tranzicion edhe
keto proklamojne dhe
garantojne lirite dhe te
drejata e njeriut me
kushtetutat e tyre
88. Lirite dhe te drejtat e njeriut ne
te drejten nderkombetare
Karta e Organizates se
Kombeve te Bashkuara
proklamon dhe
garanton lirite dhe te
drejtat e njeriut
Karta percakton
organet qendrore qe
do te kujdesen per
sendertimin ne praktike
te lirive dhe te drejtave
te njeriut: Asanbleja e
Pergjithshme dhe
Keshilli Ekonomik
89. Me 10 dhjetor 1948 (ne Paris) nxjerret Deklarata e
pergjithshme per te Drejtat e Njeriut, ne te cilen
theksohet se: “njohja e dinjitetit dhe te drejtave
te barabarta dhe te patjetersueshme te te
gjithe anetareve te familjes se njerezimit
eshte themeli i lirise, i drejtesise dhe i paqes
ne bote, se mosrespektimi ose shkelja e te
drejtave te njeriut ka sjell veprime barbare;
se liria e fjales dhe e bindjes dhe lirimi nga
frika e skamja jane aspiratat me te larta te
cdo njeriu, dhe se mbrojtja e te drejtave te
njeriut me rendin juridik duhet te siguroj qe
njeriu te mos jete detyruar qe si rrugedalje te
kete kryengritjen kunder tiranive dhe
shtypesve”
90. Deklrata nuk ka forcen e
traktatit nderkombetar dhe nuk
parasheh sanksione
23 mars 1976 hyn ne fuqi:
Pakti nderkombetar mbi te
drejtat qytetare dhe politike
3 janar 1976 hyn ne fuqi: Pakti
nderkombetar mbi te drejtat
ekonomike, sociale dhe
kulturore dhe Protokollin
opcional ne Paktin
nderkombetar mbi te drejtat
civile dhe politike
Keto pakte perbajne edhe te
drejten e popujve per
vetevendosje dhe te drejtat e
pakicave
91. 1950 anetaret e Keshillit
Evropian kane nenshkruar
Konventen mbi te Drejtat
dhe Lirite Themelore te
Njeriut
Konventa ka siguruar edhe
mekanizma politik e
gjyqesor per respektimin e
obligimeve dhe organet per
ushtrimin e kesaj detyre:
Komisionin Evropian per te
Drejtat e Njeriut dhe
Gjykaten Evropiane per te
Drejtat e Njeriut
92. Mbrojtja kushtetuese-juridike e lirive dhe e
te drejtave te njeriut e te shtetasit
Gjykatat kushtetuese
Gjykatat e rregullta (SHBA)
Normat kushtetuese qe
garantojne lirite dhe te
drejtat e njeriut duhet te
jene drejteperdrejte te
zbatueshme
Te sigurohen mjetet e
domosdoshme juridike:
barazia e plote para
procedurave te organeve
gjyqesore dhe te atyre te
administrates, e drejt e
ankeses, kushtetutshmeria
dhe ligjshmeria, etj
93. Klasifikimi i lirive dhe te
drejtave te njeriut
Lirite dhe te drejtat
personale
Lirite dhe te drejtat
politike
Lirite dhe te drejtat
ekonomike-sociale
dhe kulturore
94. Lirite dhe te drejtat personale
-E drejta ne jetese-
askush nuk mund të vendos për
jetësgjatësin dhe mënyrën e
jetesës së tij, përveҫ se me rastin e
shqiptimit të dënimit më të rëndë-
dënimit me vdekje
Një personi të caktuar mund t’i
merret jeta në vetëmbrojtje të
domosdoshme nga personi i cili
përdorë dhunë
Polici ka të drejtë të përdori
armën e zjarrit për të mbrojtur
jetën e qytetarëve, të zbrapsi
sulmin e drejtëpërdrejtë që
rrezikon jetën e tij, të zbrapsi
sulmin mbi ndonjë objekt apo
personalitetin që mbron, të
pengojë ikjen e kryerësit të veprës
së rëndë penale apo të pengojë
ikjen e të burgosurit
95. Konventa Evropiane (1950) ndalon denimin
me vdekje
Konventa lejon parashikimin e dënimit me
vdekje nga shtetet vetëm për veprat e kryera
gjatë kohës së luftës apo me rastin e ndonjë
rreziku të drejtëpërdrejtë ushtarak
Konventa ndalohen ekstradimin e personave
në vendet ku zbatohet dënimi me vdekje
përdorimi i dhunës nuk guxon asesi të keq
përdoret
96. E drejta në mosdiskriminim
E drejta në mosdiskriminim nënkupton të drejtën e
njeriut në barazi në sferën e lirive dhe të drejtave të
njeriut, pa dallim për nga gjinia, raca, ngjyra e
lëkurës, përkatësia kombëtare, dallimi social,
përkatësia politike e fetare, pasurisë ekonomike si dhe
gjendjes së përgjithshme
Kjo e drejtë gjithashtu nënkupton dhe të drejtën për
barazi para Kushtetutës dhe ligjeve
Sa respektohet e drejta në mosdiskriminim në
Republikën e Maqedonisë?
97. Presupcioni (presupozimi) i fajësisë së qytetarit
shprehet në qëndrimin se:
“Askush nuk mund të dënohet për vepër e cila para se të jetë kryer nuk ka
qenë e dënuar me ligj apo akt tjetër si vepër e dënueshme dhe për të cilën
nuk ka qenë i parapa dënimi (nullum crimen, nulla poena, sine lege) ;
personi i akuzuar për vepër penale do të konsiderohet i fajshëm derisa
fajësia e tij nuk do të konstatohet me vendim të plotëfuqishëm gjyqësor;
personi i cili në mënyrë të paligjshme është privuar nga liria, arrestuar apo
është gjykuar jo në bazë të ligjit ka të drejtë në kompezimin e dëmit apo të
drejta të tjera të përcaktuara me ligj;
askush nuk mund të gjykohet përsëri për vepra për të cilat ka qenë i
gjykuar, dhe as për ato që është sjell vendim i plotëfuqishëm gjyqësor;
veprat penale dhe sanksionet mund të përcaktohen vetëm me ligj”
98. E drejta në mbrojtje
nënkupton të drejtën e garantuar me kushtetutë të qytetarit për
mbrojtje në procedurat para organeve shtetërore sidomos me
rastin e përcaktimit të paraburgimit
ndihma juridike (avokatura) vjen në shprehje me rastin e
zhvillimit të procedurave të caktuara, duke filluar nga
parashtrimi i kërkesës së caktuar, që nënkupton argumentimin
juridik të saj, prezentimin e fakteve dhe dëshmive relevante
gjatë zhvillimit të procedurës, ngritjen e ankesës kundër
vendimit të shkallës së parë si dhe ndërrmarrjen e veprimeve
tjera në pajtim me ligjet qoftë në aspektin material apo formal
99. E drejta në liri
Migel De Servantes e konsideronte dhe vlerësonte lirinë,
ngjajshëm si Sokrati: “Me te nuk mund të krahasohen as
pasuritë që i fsheh toka, as ato që i fsheh deti; për lirinë dhe
për nderin, mund dhe duhet të sakrifikohet dhe jeta, dhe e
kundërta privimi nga liria është e keqja më e madhe, që mund
tu ndodhi njerëzve”
E drejta në liri nënkupton të drejtën e njeriut në lirinë e
lëvizjes, lirinë e veprimit dhe lirinë e sjelljes
Xhon Akton “Liria është ligji më i lartë. Ajo mund të
kufizohet vetëm me më shumë liri”
Liria e njeriut mund të kufizohet vetëm me vendim gjyqësor,
nën kushtet dhe procedurën e parapa me ligj. Kufizimi i lirisë,
vjen në shprehje nëpërmjet masës së paraburgimit
100. Sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, paraburgimi
ushtrohet nën këto kushte:
e para, personi i privuar nga liria duhet menjëherë të
informohet për shkaqet e privimit të tij;
e dyta, personi medoemos duhet të njohtohet me të drejtat e tij
dhe nga ai nuk mund të kërkohet të japi deklarata;
e treta, personi ka të drejtë në mbrojtje në procedurat policore
dhe ate gjyqësore;
e katërta, personi i privuar nga liria, duhet menjehërë dhe më
vonë deri në 24 orë nga momenti i privimit nga liria, të
nxjerret para gjykatës, e cila pa shtyerje do vendosi për
ligjshmërinë e privimit nga liria, dhe
e pesta, paraburgimi deri në ngritjen e aktit të akuzës mund të
zgjasi, me vendim të gjykatës, më së shumti 180 ditë nga dita
e paraburgimit
101. E drejta e jetes
personale private
(e privatesis)
nënkuptojmë të drejtën e njeriut
që të mos trazohet në jetën e tij
personale dhe familjare, jovetëm
me rastin e indiskrecionit,
bastisjes së gjërave personale, por
edhe nga mbrojtja gjatë përgjimit
të telefonit dhe të bisedave të
tjera, mbrojtjen nga publikimi i
“ngjarjeve nga e kaluara” e cila i
fyen interesat morale, sekretin
personal etj.
Ajo ҫka nuk i përket syve dhe
veshëve të huaj- d.m.th., sikur as
që ekziston. Ky është “ligji më i
shenjtë i sjelljes së njeriut” –
theksonte Xhon Golsvordi
102. Pacenueshmeria e
baneses
mund të kufizohet vetëm me
vendim gjyqësor kur është
në pyetje zbulimi apo
pengimi i veprave penale
apo mbrojtjes së shëndetit të
njerëzve
Gjatë bastisjes së banesës ka
të drejtë të marrë pjesë edhe
pronari i banesës, apo anëtari
i familjes, respektivisht
përfaqësuesi i tij, ndërsa
bastisja mund të bëhet vetëm
me praninë e dy
dëshmitarëve
103. personi zyrtar mund të hyjë në banesën e huaj apo hapësirat
tjera edhe pa vendim të organit kompetent dhe të kryej
bastisjen edhe pa prezencën e dëshmitarëve, nëse kjo është e
domosdoshme për kapjen e drejtëpërdrejtë të kryerësve të
veprave penale apo për sigurinë e njerëzve dhe pasurisë, apo
nëse është e qartë se në tjetër mënyrë nuk mund të sigurohen
faktet në procedurën penale
Me jetën private Gjykata Evropiane nënkupton integritetin
fizik dhe moral të personit, duke përfshirë dhe jetën seksuale
104. Liria e qarkullimit dhe
e zgjedhjes se
vendbanimit
Ajo mund të kufizohet
vetëm me ligj, dhe në këto
raste kur është e
nevojshme: e para, për
sigurinë e një shteti (vendi);
e dyta, për udhëheqjen e
procedurës; dhe e treta, për
mbrojtjen e shëndetit të
njerëzve
Konventa Evropiane: “Çdo
person i cili ligjërisht ndodhet
në territorin e një shteti ka të
drejtë lirishtë të qarkullojë në
të dhe të zgjedhi vendin e
banimit. Çdo person është i
lirë që lirishtë të lëshojë ҫdo
vend, duke përfshirë dhe
vendin e tij”.
105. E drejta e shtetësisë
E drejta e shtetësisë do të thotë e drejta e qytetarit të jetë
shtetas i një vendi të caktuar, respektivisht e drejta që të
vendosi lidhje juridike me shtetin në të cilin jeton dhe punon
Mbi bazën e kësaj lidhjeje, qytetari bëhet subjekt i lirive, të
drejtave dhe detyrimeve të përcaktuara sipas akteve interne
dhe marrëveshjeve e konventave ndërkombëtare
Shtetësi në RM fitohet: e para, në bazë të shtetësisë së
prindërve apo lidhjes së gjakut (jus sanguinis); e dyta, në bazë
të lindjes (jus soli); e treta, në bazë të natyralizimit (jus
domicile-të vendbanimit) dhe e katërta, në bazë të
marrëveshjes ndërkombëtare
106. Lirite dhe te Drejtat
Politike
dhe
Social-Ekonomike
107. Lirite dhe te drejtat politike
Liria e te menduarit
Liria e ndergjegjes
Liria e besimit
E drejta e zgjedhjes
Liria e bashkimit
Liria e fjales,
Liria e shtypit
E drejta e barazise
E drejta e shprehjes se perkatesise nacionale
E drejta e peticionit
108. E drejta e zgjedhjes
E drejta e zgjedhjes
mund te jete:
aktive dhe pasive
109. Liria e bashkimit
Partite politike
Sindikatat
Ne vendet
jodemokratike eshte
shpallur si “komplot
ndaj sistemit”
Cka jane partite
politike?
110. Liria e te menduarit
Galileo Galileu kunder
“saktesise se dogmes
fetare se bota nuk sillet”
eshte pergjigjur duke
pranuar vdekjes se
“Megjithate rrotullohet”
Spinoza angazhohej per
lirine e mendimit e te fjales si
e drejte natyrore dhe e
patjetersueshme:
“konsiderohet i dhunshem ai
sundim qe perpiqet ta shtrij
pushtetin e vet edhe ne
mendime”
111. Liria e ndergjegjes (e
percaktimit) te njeriut
Nenkupton te drejten e
njeriut ne integritet te
brendshem moral dhe ne
shprehjen e ndjenjave
dhe te botekuptimeve
personale ne pajtim me
ate integritet
Disa teoricien e
identifikojne me lirine e
besimit
112. Liria e besimit
Nenkupton te drejten e
individit per te besuar nje fe,
ose nje tjeter, ose per te mos
besuar asnje, si dhe lirisht te
shpreh bindjet e veta fetare…
Xhon Loku shkroi Letren per
tolerancen ne te cilen ia
mohonte kishes nderhyrjet ne
punet e kesaj bote dhe
perdorimin e forces per
realizimin e misionit te saj
113. Liria e shtypit
Nenkupton te drejten e
nxjerrjes, se gazetave,
revistave dhe publikimeve
tjera, ne te cilat shtetasit
shprehin publikisht
mendimet, pikpamjet e
tyre mbi ceshtjet e
ndryshme politike,
shoqerore, ekonomike,
sociale, etj
Sot gezojne epitetin e
“pushtetit te katert”
115. E drejta ne barazi
“Te gjithe jane te
barabarte para ligjit”
Ne vendet
jodemokratike nuk
perfillet ndaj
pjesetareve te
nacionaliteteve
“joshtetformuese”
116. Te drejtat sociale-ekonomike
E drejta e pronesise
Liria e punes
E drejta per pune
E drejta ne orar te kufizuar
E drejta ne sigurim social
E drejta e shkollimit
118. Liria e punes
Disa kuptime:
- te drejten e shtetasit qe lirisht
ta zgjedh profesionin dhe
punen
- mohimin e punes me dhune,
mohimin e lidhshmerise se
njeriut per territorin e caktuar
ku duhet te punoje
- barazia e shtetasve me rastin
e punesimit “Cdo vend pune
dhe cdo funksion ne shoqeri
eshte i arritshem, ne kushte te
barabarta, per secilin shtetas”
119. - E drejta per pune
- E drejta ne orar te kufizuat te punes
- Te drejtat ne baze te sigurimit social
- E drejta per shkollim
120. Te drejtat tjera kushtetuese
E drejta e shtetesise
E drejta e trashigimise
Mbrojtja e nenes dhe e
femijes
Familja dhe martesa
Planifikimi i familjes
E drejta e ambientit te
shendosh
E drejta ne banese
Te drejat e te huajve, etj
122. Shteti dhe
sistemet e
organizimit te
pushtetit
Pergatiti:
Dr.sc. Mersim Maksuti
(ligjerata e dhjete)
123. Kuptimi i shtetit
“shtet” ne shumicen e gjuheve buron nga
fjala latine “status”
Frengjisht - “etat”; italisht - ”stato”; anglisht
– “state”; spanjisht – “estado”; gjermanisht
– “staat”, shqip – “shtet”.
Keto terma paraqiten nga sh.XVI
124. Teorite mbi paraqitjen
e shtetit
Teorite patriarkale
Teoria mbi preardhjen e mbinatyrshme (nga
Perendia) te shtetit
Teorite biologjike organistike
Teorite mbi kontraten shoqerore
Teorite e dhunes (forces)
Teorite funksionaliste (si organizate per
ushtrimin e funksioneve te caktuara brenda
sistemit social)
Teoria marksiste- organizate e dhunes
125. Termi “shtet” ne kuptimin e ngushte
nenkupton aparatin shteteror (teresine e
organeve individuale dhe kolegjiale me raporte
hijerarkike, si teresi te individeve-nepunesve qe
punojne ne ato organe
Ne kuptimin e gjere me “shtet” kuptojme tere
shoqerine te perfshire ne nje organizem
shteteror, d.m.th. jo vetem aparatin shteteror,
por edhe territorin dhe banoret nen pushtetin
shteteror te nje vendi
126. Tipet dhe format e shtetit
Sipas marredhenieve ne prodhim dhe perbajtja
klasore kemi: shtetin skllavo-pronar, feudal,
kapitalist dhe proletar
Heredoti flet per: monarkine, aristokracine dhe
demokracine
Aristoteli pohon ka forma te “drejta” te shtetit:
monarkine, aristokracine dhe “politine”, ndersa
“jo te drejta”: tiranine, oligarkine dhe
demokracine
Monteske i ndan sistemet politike: ne republike,
monarki dhe despoti
127. Format e shtetit
ne skllavopronari: monarkite skllavopronare (Egjipti, Babilonia,
Asiria, Persia, Roma); demokracia sklavopronare (Athina) dhe
aristokracia sklavopronare (Sparta)
Shteti feudal ka keto forma: monarkia feudale, monarkia
perfaqesuese e rendeve (kastave), republika feudale (qytetet
mesjetare te evropes: Venediku, Firenca, Gjenova)
Shteti borgjez paraqitet ne forme te monarkise kushtetuese (Anglia,
Holanda, Belgjika, Danimarka, Suedia, Norvegjia, Spanja) dhe
republikes demokratike (SHBA, Franca, Italia, etj)
Midis dy luftera boterore: shteti fashist-totalitar (Italia-1922,
Gjermani 1933, Spanje, Portugali, etj)
Vendet socialiste: republika socialiste (shtete totalitare)
Shtetet e tranzicionit: republike demokratike (ngjajshme me sistemin
borgjez)
128. Pushteti shteteror
Shteti eshte organizate e cila mbeshtetet ne
nenshtrimin e popullit, ne territorin e caktuar,
pushtetit te saj me te larte
Shteti ka elementin specifik, qe eshte pushteti i
tij, si raport urdherues, ku njeri (apo me
shume nga ta) urdheron, ndersa te tjeret i
nenshtrohen atyre urdherave. Domethene, ne
kufijte e territorit shteteror, pushteti shteteror
eshte pushtet me i larte, pushtet sovran, te cilit i
nenshtrohen te gjitha pushtetet e tjera
129. Atributet e pushtetit
shteteror
Pavaresia (brendshme dhe e jashtme),
nenkupton mundesin juridike te shtetit qe, me
vendimin e vet, ta caktoje kornizen e
kompetences dhe te aktivitetit te vet dhe te
ndermare te gjitha masat per t’u mbrojtur
Kontinuiteti
Pandashmeria
130. Legjitimiteti i pushtetit
shteteror
Legjitimiteti dallon nga legaliteti
Legjitim eshte pushteti i vendosur me vendimin e
shumices se popullit
Legaliteti nenkupton organizimin dhe punen e
institucioneve dhe bartesve te pushtetit ne
pajtim me ligjin ne fuqi
Maks Veberi dallon tre tipe ideale te pushtetit:
pushtetin racional-ligor, pushtetin tradicional dhe
pushtetin karizmatik
Ne baze te burimit te autoritetit te pushtetit kemi:
teoria teokratike (zoti), teoria autokratike
(vetevetja) dhe teoria demokratike (populli)
131. Funksionet e pushtetit
shteteror
“funksioni” nenkupton veprimtarine e organizuar,
paraprakisht te caktuar, per realizimin e nje
qellimi te caktuar (krijimin e ligjit, aktit
administrativ, aktgjykimit, etj)
Shteti si titullar i pushtetit me te larte (posta di
impero) ne territorin e vet, i realizon qellimet e
veta shoqerore permes funksioneve te veta te
caktuara
Funksionet e shtetit ndahen ne ate
legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqesor
132. Funksioni legjislativ
E ushtron shteti permes sajimit te normave,
rendom ligjeve, me te cilat krijohet rendi juridik
Ligji perbehet nga rregulla juridike te reja
(konstituive), te pergjithshme dhe abstrakte
Brenda funksionit legjislativ dallojme dy
funksione: funksionin e rregullt legjislativ
(ligjvenes) dhe funksionin normativ (i cili
ushtrohet permes akteve adminisrative:
dekretligjeve, urdheresat, rregulloret, etj)
133. Funksioni ekzekutiv
Ruhet rendi juridik (permes policise), sigurohet
ushtrimi i sherbimeve publike
Funksioni ekzekutiv perbehet nga:
- funksioni administrativ
(realizimi I dispozicionit te ligjit nepermjet
organeve te administrates) dhe
- funksioni i qeverise (konsiston ne
percaktimin e qellimeve te shtetit dhe dhenien e
udhezimeve per ushtrimin e funksioneve te tjera
shteterore. Ky funksion ushtrohet ne diskrecion
nepermjet akteve politike qe ndermerren masa
te rendesishme ne politiken e brendshme dhe
te jashtme te vendit si: emertimi i anetareve te
qeverise, konvokimi dhe shperdarja e
parlamentit, shpallja e luftes dhe lidhja e paqes,
lidhja e marreveshjeve nderkombetare, etj )
134. Funksioni gjyqesor
Nepermjet ketij funksioni ruhet dhe
realizohet rendi juridik. Konsiston ne
vleresimin e sjelljeve te njerezve sipas
normes juridike, me qellim te zgjidhjes se
kontesteve ne shoqeri
Elementet qenesore te ketij funksioni jane:
norma juridike (ligji), sjellja e njerezve, e
cila vleresohet dhe kontesti
135. Sovraniteti
Rrjedh nga lat. e re “supremus” (i pavarur) dhe
“supremitas” (epersi), si dhe nga fjala e vjeter
frenge “sovrain” (i pavarur)
Ky term perdoret per te shenuar poziten me te
larte – supreme te ndonje subjekti ne
fusheveprimin e tij
Do te thote se subjekti me kete vecori eshte i
pavaur nga subjektet tjere, ndersa subjektet
tjere jane te varur nga ai
136. Ne Egjiptin e vjeter sovran ka qene
Perendia, nder te faraoni e pastaj
qytetaret e lire, bujqit dhe roberit
Ne Greqin antike sipas Platonit sovran
kane qene filozofet ndersa sipas
Aristotelit ligji
Ne shtetin e Romes sovrani ka qene
Perandori i Romes
Ne Mesjete sovrani ishte kisha
(dekretistet) dhe shteti (legistet)
Ne monarkite apsolute - monarku
137. Ne sh.XVIII paraqitet teoria e sovranitetit
popullor nen ndikimin e Rusoit
Ne shek.XIX paraqitet sovraniteti shteteror
(Georg Jelenik)
Termi “sovranitet” perdoret per te shenuar
edhe te drejten e popujve per
vetevendosje (sovraniteti kombetar)
138. Sovraniteti i shtetit
Kuptojme:
1. Pavaresine e pushtetit shteteror
(ne marrjen e vendimeve dhe veprimeve ne
raport me cdo pushtet tejter, brenda apo jashte,
ne radhe te pare ndaj shteteve tjera
2. Epersine (supremacionin) e
pushtetit shteteror (brenda territorit te
vete shteteror eshte pushteti me i larte se cdo
pushtet tjeter
3. Pakufizueshmeria juridike e
pushtetit shteteror (lirine e plote ne
krijimin dhe zbatimin e normave juridike – pervec
nga normat e se drejtes nderkombetare)
139. Sovraniteti i popullit
Eshte i lidhur me bartesit e sovranitetit brenda
shtetit
Sovraniteti popullor mbeshtetet ne Kontraten
Shoqerore
Sipas Rusoit pushteti i takon popullit dhe ai
vete duhet ta ushtroje ate pushtet sipas vullnetit
te shumices
Sovraniteti i kombit (Kombi nuk
perputhet me individet te cilet jetojne ne territorin
e shtetit)
140. Format e drejteperdrejta
te realizimit te
sovranitetit
Format e Demokracise se drejteperdrejte:
- referendumi
- plebisciti
- vetoja e popullit (forme e referendumit ku
zgjedhesit shfuqizojne ligjet ne fuqi),
- tubimi i shtetasve
141. PARLAMENTI
Pergatiti:
Dr.sc. Mersim Maksuti
(ligjerata e …)
142. Kuptimi dhe preardhja e
parlamentit
Parlare-te folurit apo diskutim,
Curia Regis (Keshilli i Mbretit),
1215 emertohet si “Magnum Concilium”,
1295 emertohej si “Great Model, Parliament” si perfaqesi
gjithekombetare,
Nga Gjysma e sh.XIV emertohet si “parlamentum” dhe
perbehet prej dy dhomave
Ne sh.XVIII per here te pare (Kushtet e SHBA) ushtron
funksionin legjislativ nen ndikimin e Monteskies ”Sikur
ligjet do ti merrte monarku, nuk do te kishte liri”, per te
“shtuar se shumica me mire e ushtron funksionin
legjislativ se sa nje njeri i vetem”
Sot paraqet institucionin kryesor te demokracise parlame
144. Funksioni legjislativ
Kufiri i larte nxjerrja e
kushtetutes, kufiri i ulet nxjerrja
e urdheresave si akte
nenligjore
Funksioni legjislativ perfshin
tre faza: iniciativa legjislative,
shqyrtimi i ligjeve ne parlament
dhe hyrja ne fuqi e ligjeve
Nxjerrja e buxhetit
Ratifikimin e marreveshjeve
nderkombetare
Vendosja per luften dhe paqen
Shpallja e referendumit
145. Funksioni zgjedhor
Zgjedhjen dhe shkarkimin e:
shefit te shtetit
te qeverise apo anetareve te saj
te eproreve te organeve dhe organizatave
administrative
Te bartesve te funksioneve te gjyqesise
(gjyqtareve, prokuroreve publik,etj)
E gjykatave kushetuese
Te bartesve tjere te funksioneve publike
146. Funksioni mbikqyres
Mjetet e rregullta te
kontrollit prlamentar:
Miratimi i buxhetit
Paraqitja e raporteve
periodike te qeverise ne
parlament
Mjetet e jashtezakonshme:
Pyetjet e deputeteve
Interpelanca
parlamentare
Komisionet anketuese
Votebesimi i qeverise
Shkarkimi i qeverise
148. Sistemi i organeve te drejtesise
(gjyqesise)
Organet e drejtesise, si bartes te njerit nga
funksionet e pushtetit shteteror (pervec atij
legjislativ dhe ekzekutiv) merrem me zbatimin e
normave te pergjithshme juridike ne rastet
konkrete nepermjet te zgjidhjeve te konflikteve
nga ana e gjykatave
Funksioni gjyqesor qendron ne sendertimin e
mbrojtjes te se drejtave qe i takojne dikujt,
mbrojtjen e rendit shoqeror, ekonomik e politik
Ne sistemin e organeve te drejtesise hyjne:
gjykatat, prokuroria dhe avokatia publike
149. Gjykatat si kategori e se drejtes
kushtetuese
Mbrojne interesat dhe vlerat themelore te shoqerise
Ne fillim paraqiten ne forme te keshillave te qytetareve,
te formuar ad hoc per zgjidhjen e konflikteve personale
e grupore, sot paraqesin institucione te perhershme dhe
te pazavendesueshme te shtetit
Ne sistemet autokratike ishin te varura nga bartesit
ekzekutiv te pushtetit
Teoria e ndarjes se pushtetit sjell risi ne pikpamje te
pozites se gjykatave
Gjykatat kane luajtur rol pozitiv ne mbrojtjen e lirive dhe
te drejtave te njeriut
Gjykatat qe nga fillimi deri me sot, paraqesin institucione
dualiste
Kushtetutat e vendeve te Evropes kane qendrim te
ndryshem ndaj gjykatave
Kushtetuta e Frances 1791 nuk i rregullon gjykatat
150. Me vendosjen e kushtetutshmerise gjykatat
gjejne vend te rendesishem ne kushtetutat e
disa sheteve: Kushtetuten e Vajmarit 1919, te
Austrise, Cekosllovakise, Polonise 1920, etj
Ne periudhat e krizes se demokracise, qendrimi
negativ ndaj kushtetutshmerise shprehet edhe
ndaj gjyqesise
Perkunder gjithe kesaj Kushtetuta e SHBA-ve,
nen ndikimin e sistemit anglosankson Comon
law i ka institucionalizuar gjykatat si organe te
barabarta te pushtetit duke bere kufizimin e
pushtetit federativ edhe te njesive federale
Rasti eshte i njejte edhe me kushetuten e
Zvicres 1874
Ne vendet socialiste kane ekzistuar gjykatat
Qendrim pozitiv ndaj gjykatave ka edhe ne
vendet e tranzicionit
151. Funksioni gjyqesor
Qe nga Ciceroni, Loku e Monteskie kane pohuar
se funksioni gjyqesor eshte i pavarur, i barabarte
me funksionin legjilativ e ekzekutiv dhe se
paraqet mjet mbrotjeje kunder shperdorimit te
funksioneve tjera
Si reaksion ndaj mendimit te ketill sociologet dhe
politikologet “realist” pohojne se gjyqesia eshte
“institucion thjeshte politik”
Shume teoricien nisen nga pervojat e shteteve
konkrete dhe japin qendrime mbi rolin e
gjykatave
Vetem ne sistemin demokratik mund te
funksionojne gjykatat e pavarura
152. Funksioni gjyqesor eshte forme dhe menyre, e
garantuar me kushtetute, e mbrojtjes se
barabarte dhe te panashme te lirive dhe te
drejtave te njeriut e te shtetasit, te prones dhe te
interesave shteterore e shoqerore; forme dhe
menyre e percaktimit te pergjegjesise te te
gjitheve dhe te secilit dhe e shqiptimit te
sanksioneve penale ne baze te pergjegjesise
Funksioni gjyqesor eshte forme themelore e
mbrojtjes se kushtetutshmerise e te rendit
kushtetues
Per te gjitha te drejtat e shtetasit mund te
vendos vetem gjykata, per perdorimin e dhunes,
sidomos kur kemi te bejme me jeten, lirine dhe
personlitetin e tij
Funksioni gjyqesor paraqet negacion te
“gjyqesise policore”
153. Kompetencat e gjykatave
Gjykimi i veprave penale te caktuara, e ne baze te saj,
edhe shqiptimi i sanksioneve penale (denimeve) per ato
vepra
Zgjidhja e konflikteve dhe kontesteve midis personave
fizike e juridik (shtetasve, institucioneve, ndermarrjeve,
organizatave, etj) me karakter pasuror, juridik, familjar
dhe te konflikteve tjera
Ne disa vende ushtrojne edhe kontrollin e ligjshmerise se
akteve te organeve te administrates (konflikti
administrativ) kur me te eshte vendosur mbi te drejtat
apo detyrimet individuale te shtetasve
Ne disa vende mbrojne kushtetutshmerine
154. Procedura gjyqesore
Varesishte nga lloji i ceshtjes juridike per te cilen
vendos gjykata, ekzistojne: procedura penale,
procedura kontestimore, procedura
jashtekontestimore, procedura e ekzekutimit, etj.
Procedurat rregullohen me ligje te vecanta
Procedura ka rendesi, ngase ka per qellim qe te
vertetohet se a ekziston kerkesa te cilen pala do
ta sendertoje ne procedure, ne baze te se ciles
gjykata duhet te marre vendimin perkates
Per te siguruar objektivitetin e gjykates, ne te
gjitha vendet jane zbatuar rregulla te caktuara te
procedures gjyqesore
155. Parimet (rregullat) e punes se
gjykatave:
Obligimi i gjykates te marr ne pyetje secilin para
se t’i shqiptohet denimi;
Sigurimi i mundesise, seciles pale, qe para
gjykates drejteperdrejte t’i kundervihet pales
tjeter dhe drejteperdrejte t’i kundershtoj pohimet
e saj;
E drejta e paleve qe para gjykates t’i shqyrtojne
ceshtjet me goje;
Puna publike e gjykates;
E drejta e pales te kundershtoje vendimet e
gjykates te shkalles se pare (parimi i
dyshkallesise);
156. Prokuroria
Dallohet per nga pozita, organizimi dhe autorizimet,
varesisht nga sistemi politik i cdo vendi
Ne disa vende prokuroria perfshihet ne organet e
gjyqesise (te drejtesise) ne kuptimin e gjere, e ne disa
tjera vecohet si organ i posacem shteteror e ne disa si
organ i dministrates
Varesisht nga pozita dhe autorizimet ne disa vende
emertohet si “prokurori publike”, “prokurori shteterore”
Zhvillohet nga institucioni i prokuratures pas revollucionit
demokratik borgjez me qellim te ndarjes se funksionit te
ndjekjes penale nga funksioni i gjykimit
Funksioni i prokurorise qendron ne ndjekjen e kryersve
te veprave penale, qe perfshin fillimin e procedures
penale, perfaqesimin e akuzes para gjykates dhe
paraqitjen e mjeteve te rregullta e te jashtezakonshme
juridike
157. Ne vendet socialiste prokuroria ka ushtruar ne emer te
shtetit, kontrollin per zbatimin e perpiket te ligjeve, duke
konstatuar faktet e shkeljes se tyre dhe duke menjanuar
keto shkelje nepermjet organeve te tjere shteterore
Ka qene ne duart e prijesit te partise dhe ka sherbyer si
mjet per qerim hesapesh me kundershtaret politike per
“pastrime” kadrovike nepermjet proceseve te montuara
politike
Ne SHBA ky organ perfshihet ne organet e pushtetit
ekzekutiv, ku ne krye te Prokurorise Federative eshte
prokurori (atornej) i pergjithshem. Ate e emron kryetari i
SHBA-ve me pelqimin e Senatit. Ai eshte njekohsisht
minister i drejtesise
Organizimi i prokurorise mbeshtet ne parimin e
centralizmit, ku prokurorit te hallkes me te larte i lejon
nderhyrjen ne punen e prokuroreve te hallkave me te
ulta, te marrjes se rasteve, te dhenies se instruksioneve,
te emerimit dhe te shkarkimit te prokuroreve te hallkave
me te ulta
158. Avokati i popullit
Si organ i shtetit mbron te drejtat e njeriut nga
administrata shteterore dhe sherbimet publike
Ne Kinen e vjeter mandarinet si “sy dhe vesh” te
perandorit qe e kane informuar per ate se c’mendon
populli per punen e nepunsve te tij.
Ngjajshem ishin edhe eforet ne Athinen e vjeter dhe
tribunet plebej ne Romen e vjeter
Ne kuptimin bashkohor perhere te pare eshte zbatuar ne
Suedi 1809 (ombudsmani)
Gjate sh.XX zbatohet edhe ne Angli, SHBA, Kanade,
France. Dhe ne vendet e tranzicionit
Emertohet: “ombudsman”, “avokati i popullit”,
“ombudsperson” “komisionar per te drejtat e njeriut”,
“ombudsman kombetar”, “komisionar i parlamentit”,
“komisionar hulumtues”, etj.
159. Per cilat vecori shquhet avokati
i popullit?
Detyre themelore e tij eshte mbrojtja e te drejtave te
njeriut kur ato jane te cenuara nga administrata
shteterore;
Ushtron funksionin e vete ne menyre efikase dhe falas;
Eshte organ shteteror i zgjedhur nga parlamenti te cilit
edhe i pergjigjet;
Nuk perdor dhunen, kercenimet, sanksionet, nuk
urdheron, vete kurre nuk shqipton denime;
Propozon, fillon iniciativen, meson, keshillon dhe
kordinon punen me sherbimet shteterore me qellim te
gjetjes se zgjidhjeve me te drejta, te mbrojtjes se te
drejtave te njeriut;
Eshte institucion, i cili me sjelljen e vet ndaj njeriut dhe
popullit, deshmohet si organ i shtetit ne sherbim te
njeriut dhe popullit;
I zgjidh rastet kontestuese duke u perpjekur qe norma
juridike te zbatohet ne baze te kushtetutes dhe ligjit
160. FEDERALIZMI
Pergatiti:
Doc.dr. Mersim Maksuti
(ligjerata e …)
161. Shteti i thjeshte (unitar)
Sipas shkalles se centralizimit: shtete te thjeshta dhe
shtete te perbera
Shteti unitar eshte ajo forme e organizimit shteteror ne te
cilen pushteti sheteror i takon organeve qendrore
Shteti unitar: nje kushtetute, nje sovranitet shteteror
(unik), nje legjislacion, unitetin e shtetesise dhe te
organizates shteterore
Varesisht nga raporti midis organeve qendrore dhe
organeve te njesive administrative-territoriale kemi: shtet
unitar te centralizuar (organet joqendrore konsiderohen
pjese perberse e organeve qendrore) dhe te
decentralizuar (ekziston pavaresi me ligj)
si sinonim i menyres se ketill te organizimit te pushtetit
perdoret termi “unitarist” nga fjala “unitarizem”.Vjen ne
shprehje me shume ne shtetet e perbera, ato federative.
162. Shteti i perbere
Perbehet nga disa shtete
Kemi: me shume bartes te pushtetit ekzekutiv, me
shume organe legjislative, me shume kushtetuta, orgnde
te dyfishta apo te shumefishta te administrates dhe
drejtesise, shtetesi te dyfisht, etj
Bashkimi behet ne baze te interesave te perbashketa
Bashkimi behet me marreveshje apo me kushtetute
Jane nxitur polemika rreth ceshtjes se “sovranitetit”
Kemi keto forma te bashkimit te shteteve:
-bashkimin e shteteve (organizatat nderkombetare
qeveritare), me qellime politike, ushtarake,
ekonomike. Bashkohen me Kontrate qe perban qellimin
e bashkimit dhe kohezgjatjen
- bashkimin shteteror dhe
- shtetet e bashkuara
163. Nga aspekti kushtetues ndahen ne:
bashkime shteterore (bashkimi personal,
bashkimi real dhe konfederata), nuk jane
shtete dhe
Bashkesi shtetesh (federata) - eshte shtet
164. Bashkimi personal
Kane sundimtarin (monarkun) e perbashket.
Deri te bashkimi vjen kur perputhen rendet e
trashigimise, kur mbreti i nje shteti zgjedhet edhe ne
shtetin tjeter. Zhbehet kur me kushtetutat e shteteve
anetare parashikohet qe personi i njejte nuk mund te jete
sundimtar i te gjitha shteteve
Shtetet pervec sundimtarit te perbashket, jane te
pavarura ne planin e brendshem dhe nderkombetar
Shtetet kane organet e veta legjislative, ekzekutive, dhe
gjyqesore. Lidhin marredhenie diplomatike me shtetet
tjera, udheheqin politiken e jashtme, lidhin marreveshje
nderkombetare.
Jane zhbere me vdekjen e sundimtarit
Lidhje e tille ka qene midis Anglise dhe Hanoverit
(1714-1837), midis Holandes dhe Luksemburgut
(1815-1890)
165. Bashkimi (unioni) real
Krijohet me marreveshje nderkombetare
Bashkohen nen nje monark, i cili ne
marredheniet nderkombetare paraqitet si nje
subjekt
Ka elemente te konfederates dhe federates
Organet legjislative, ekzekutive dhe gjuqesore te
shteteve anetare plotesisht jane te pavarura
Ka ekzistuar ne te kaluaren: Bashkimi i Suedise
me Norvegjine (1815-1905), i Austrise me
Hungarine (1867-1918) dhe i Danimarkes me
Islanden (1919 deri ne luften e II Boterore)
166. konfederata
Krijohet me kontrate
Kane organin e perbashket – kuvendin
Jane formuar nga faktoret: i mbrojtjes se
perbashket, ekonomik, gjeografik, historik,
etj.
Konfederata shquhet p
167. Konfederata shquhet per keto
ceshtje:
Eshte forme e vecante e bashkimit te shteteve te
pavarura, e jo shtet i vecante
Shtetet anetare ne teresi ruajne sovranitetin e vet dhe
mund te dalin nga konfederata
Krijohet me kontrate. Mund te ndryshohet vetem me
pelqimin e te te gjitha shteteve anetare
Kuvendi i konfederates, rendom eshte i vetmi organ i
perbashket. Numri i shteteve perfaqesohet ne menyre te
barabarte
Vendimet e kuvendit te konf. behen te obligueshme per
shtetasit e shteteve anetare pasi ti kene ligjesuar
organet kompetente te tyre
Kompetencat e konfederates shtrihen vetem brenda
kontrates mbi formimin e konfederates
168. Shkendijat e konfederates i hasim:
Ne Greqin e vjeter (Bashkimi i Ahejit), pastaj ne
mesjete (Hansa- Bashkimi i Qyteteve Gjermane
te Veriut, Lidhja e Qyeteve te Lombardise, etj)
Konfederata Amerikane – 1778-1787, nga 13
koloni
Konfederata e Zvicres 1291-1848, nga tre
kantone
Konfederata Gjermane 1815-1871
Konfederata Australiane 1885-1900, e krijuar
nga kolonit angleze ne kete vend
169. Federata
Eshte bashkesi e dy e me shume shtetesh, e cila krijohet
me kushtetute me pjesemarrjen e te gjitha shteteve
anetare
Shtetet anetare i nenshtrohen vendimeve te federates
Federata ka organet e veta: legjislative, ekzekutive dhe
gjyqesore
Vendimet e organit perfaqesues jane te detyrueshme per
shtetet anetare. Perbehet prej dy dhomave.
Njesite federale disponojne me pushtet te vecante
shteteror: kane kushtetuten e tyre, organet legjislative,
ekzekutive, gjyqesore. Kemi shtetesi te dyfishte.
Vellimi i kompetencave te federates ndryshon ne shtetet
federative. Keto rregullohen me kushtetuten federative e
cila nuk mund te ndryshohet pa pelqimin e shumices se
njesive federale
170. Federata shquhet per keto ceshtje:
Nuk eshte bashkim shtetesh por bashkesi shtetesh, pra
ajo vete eshte shtet
Njesite federale bartin nje pjese te sovranitetit ne
federate. Prandaj federata eshte shtet sovran si ne
marredheniet nderkombetare, ashtu edhe brenda
Ka organet e veta legjislative, ekzekutive, gjyqesore.
Kuvendi federativ ka kompetenca qe te miratoj ligje te
cilat jane te detyrueshme per shtetet anetare, pa
pelqimin e shteteve anetare. Me kushtetuten federative
percaktohen kompetencat e federates dhe njesive
federala, ku ne kompetence te federates hyjne politika e
jashtme, ushtria e mbrojtja, ceshtjet me te rendesishme
ekonomike, ndersa ceshtjet tjera ushtrohen ne kuader te
njesive federale
171. Pushteti federativ shtrihet mbi shtetet anetare
dhe mbi shtetasit e te gjitha shteteve anetare.
Kemi shtetesi te dyfishte
Perbehet prej dy lloj anetaresh: njesive federale
dhe shtetasit ne teresi pavaresisht nga njesite
federale
Krijohet me kushtetute dhe jo me kontrate
nderkombetare
Federata e pare e SHBA-ve 1787, Zvicres 1848,
Gjermania
172. Federata e SHBA
1776 shpallet pavaresia e SHBA nga Anglia (Hartues
ishte Tomas Xhefersoni)
1778, trembedhjet shtete u bashkuan ne Konfederaten
Amerikane. Ky dokument u ratifikua deri me 1781
1787 formohet Federata e SHBA
SHBA, sot perbehen nga 50 njesi federale, Distrikti i
Kolumbise ne te cilin gjendet kryeqyteti dhe selia e
federates (Uashington) si dhe dy territore me status te
autonomise politiko-territoriale me karakter
nderkombetar (ishujte e Virxhinise dhe Porto Riko)
Themeluesit e SHBA-ve si Jefersoni, Medisoni,
Uashingtoni, Franklini, Wilsoni, Adamsi etj, te paret
zbatuan idete federaliste te tipit republikan, pra me
karakter antimonarkist
Orgni me i larte i federates SHBA eshte Kongresi.
Perbehet prej Dhomes Perfaqesuese dhe Senatit
173. Eshte zbatuar parimi i ndarjes se pushteteve ne
legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqesor dhe mekanizmi “cheks
and balance”
Jane siguar edhe mekanizma te pjesmarrjes se njesive
federale ne ushtrimin e pushtetit te federates, permes
zgjedhjes se anetareve te Kongresit ku p[rfaqesohen
njesite federale dhe zgjedhjes se kryetarit te SHBA
permes “elektoreve” ne njesite federale
Gjyqesia federative (Gjykata Supreme) jep fjalen e fundit
lidhur me konfliktin midis federates dhe njesive federale
Kushtetuta dhe ligjet federative kane fuqi me te larte
juridike se ligjet e njesive federative
174. Vendimet e Gjykates Supreme me te drejte
trajtohen si burim i rendesishem i se drejtes
kushtetuese ne kete vend
Shquhet fenomeni i bartjes se kompetencave
nga pushteti legjislativ ne ate ekzekutiv
(“rrezikun e kombit”) dhe zgjerimi i
kompetencave te Federates ne dem te njesive
federale
SHBA-te e shquan centralizmi dhe unitarizmi
gradual dhe dobesimi i elementeve federaliste te
sanksionuara me Kushtetuten e vitit 1787
175. LINDJA E REPUBLIKES SE
MAQEDONISE DHE ZHVILLIMI I SAJ
KUSHTETUES DERI NE VITIN 1991
Pergatiti:
Doc.Dr. Mersim Maksuti
(ligjerata e …)
176. Lindja e Republikes se Maqedonise
Lindi gjate Luftes se II Boterore
Me vendimin e KAÇKJ-se mbajtur me
29-30 nentor 1943 ne Jajce Maqedonise i
njihet e drejta e shtetshmerise ne kuader
te Jugosllavise
2 gusht 1944, ne manastirin Prohor
Pcinski, u be konstituimi i shtetit te
Maqedonise si anetare e barabarte e
Federates Jugosllave
177. Vendimet e KAÇKM-se
Konstituimi i KAÇKM-se si organ me i larte perfaqesues
dhe organ me i larte i pushtetit shteteror. U formua
Presidiumi i KAÇKM-se dhe u parashikua formimi i
Qeverise demokratike
Deklarata per te drejtat themelore te shtetasve
Vendimi per gjuhen zyrtare, vendimi per shpalljen e 2
gushtit feste shteterore
Presidiumi I KAÇKM-se miratoj nje varg vendimesh, me
te cilat u formuan organet e administrates, u be ndarja
politike territoriale e vendit, u rregullua organizimi dhe
menyra e punes te keshillave nacionalclirimtare
Shqiptaret u anashkaluan duke i rangur te drejtat e tyre
ne te drejta te pakicave kombetare, duke iu “siguruar te
gjitha te drejtat per jete te lire kombetare”
178. Zhvillimi kushtetues i Maqedonise,
si njesi federale e Jugosllavise prej
1946-1991
Ndahet ne tre periudha: 1946-1963, 1963-1974 dhe
1974-1991
Periudha e pare: nxjerrja e Kushtetutes 31 dhjetor 1946
Kjo periudhe ndahet ne dy faza: 1946-1953 dhe
1953-1963
Faza e pare karakterizohet: me “demokraci popullore”,
nderhyrja e shtetit ne te gjitha proceset shoqerore.
Kushtetuta e 1946 sanksionon parimet e ngritura gjate
luftes
Kjo kushtetute pa preambull shquhet per keto ceshtje:
“eshte kushtetute reale, eshte kushtetute e demokracise
popullore dhe kushtetute e njeise federale dhe jo e
shtetit te pavarur”
179. Kjo kushtetute ishte shprehje juridike e realitetit
e jo deklarate apo program i se ardhmes
Organizimi i pushtetit shteteror mbeshtetet mbi
parimin e sovranitetit te popullit, nepermjet
Kuvendit Popullor si organ me i larte i pushtetit
shteteror
Kuvendi zgjidhte Presidiumin, Qeverine dhe
organet e gjyqesise qe i pergjigjeshin Kuvendit
180. Faza e dyte: u nxor ligji kushtetues ku u vendos
veteqeverisja ne veprimtarite shoqerore (ekonomi, arsim,
shkence, kulture, dhe shendetesi) dhe u be
decentralizimi i pushtetit ne komuna (1955)
Kuvendi popullor dhe keshillat popullore ne njesite e
veteqeverisjes lokale u shendrruan ne dy dhomeshe
(dhoma perfaqesuese-politike dhe dhoma e prodhuesve)
Qeveria republikane zevendesohet me Keshillin
Ekzekutiv Republikan, si organ ekzekutiv-politik i
Kuvendit,
Ne vend te ministrive formohen sekretariatet shteterore,
si organe individuale
181. Periudha e dyte e zhvillimit
kushtetues e Republikes se
Maqedonise
Realiteti shoqeror e ekonomik kerkonte zgjidhje te reja
kushtetuese si ne federate ashtu edhe ne njesite
federale
Nxjerrja e Kushtetutes se vitit 1963, ka keto
karakteristika: zgjerim i kompetencave te njesive
federale, por praktika ka qene e kunder nen ndikimin e
rrymes serbe (Rankovici) dhe kuadrove proserbe ne disa
republika.
Nacionalizmi serb ne dem te shqiptareve
Ne Plenumin e Brioneve te KQ te LKJ 1966 ngadhjeu
vija veteqeverisese mbi ate unitariste ku erdhi deri te
ndryshimet kushtetuese ne vitet 1967/68/71 me cilat u
rriten kompetencat e republikave dhe krahinave me
mundesin e ndikimit te njesive federale ne vendimarrjet e
federates
182. Kushtetuta e RSM 1963, emerton per here te pare
Maqedonin si “socialiste”
Zbatohet sistemi i kuvendit
Kuvendi i RSM perbehej prej pese dhomave: Dhoma
Republikane; Dhoma Organizativo-politike (e cila me
vone zevendesohet me dhomen e komunave) dhe tri
dhoma te bashkesive punuese: Dhoma ekonomika,
Dhoma Kulturore-Arsimore dhe Dhoma Social
Shendetesore, te cilat perbehen nga perfaqesues te
zgjedhur nga punonjesit e bashkesive punuese te
lemenjeve perkates
Formohet edhe Gjykata Kushtetuese e RSM
Kjo kushtetute peson ndryshime kushtetuese me
amendamentet e vitit 1965/67/69 dhe 1972
183. Zhvillimi kushtetues i Republikes se
Maqedonise 1974-1991
Me Kushtetute 1974 fillon periudha e trete e zhvillimit kushtetues
Eshte kushtetute reale-pragmatike, te cilat shprehin
marredheniet shoqerore ekzistuese, por edhe synimet e
zhvillimit shoqeror ne te ardhmen
Pervec preambulles, perbante parimet themelore prej 10
pjeseve te cilat paraqitnin programin vizionin e se
ardhmes, si dhe pjesen normative mjafte te vellimshme
E vecanta e kesaj periudhe te zhvilliit kushtetues te
RSFJ eshte rritja e kompetencave te republikave dhe
krahinave
Behet “perkufizimi i qarte i Republikes si bashkesi
shteterore dhe bashkesi shoqerore politike, thellimi dhe
zhvillimi I barazise se kombesive, si element konstituive
te Republikes se bashku me popullin maqedonas…”
184. Ne kushtetute zgjerohet pjesa kushtuar lirive dhe te
drejtave te njeriut
Behen ndryshime sistemi i kuvendit bazohet ne sistemin
e delegimit, si forme e organizimit te klases puntore dhe
shtetasve per ushtrimin e pushtetit politik mbi baza
veteqeverisese
Struktura e kuvendeve komunale tre dhomeshe: Dhoma
e Punes se Bashkuar, Dhoma e Bashkesive Lokale dhe
Dhoma Shoqerore Politike
Ngjajshem edhe Kuvendi i RSM perbehej prej tre
dhomave
Kjo periudhe karakterizohet me zhvillime te njejta ne tere
federaten dhe njesite federale
Dalin ne siperfaqe kundertheniet e sistemit monist si ne
planin ekonomik (borxhet e jashtme) ashtu edhe politik
185. Mungesa e pluralizmit politik kompenzohej me
pluralizmin nacional
Konfliktet politike sa vinin e shtoheshin sidomos pas
vdekjes se Titos
Serbia fajesonte federaten gjoja ishte shnderruar ne
konfederate, ku kerkonte ngushtimin e kompetencave te
njesive federale dhe suprimimin e krahinave si
konstituente te federates- kerkonte unitarizimin e
federates
1988 ndodhen disa ndryshime kushtetuese ne
kushtetuten e RSFJ-se ku shume nga amendamendet
nuk u perkrahen nga kuvendet e disa republikave dhe
Kuvendit te Kosoves
186. Megjithate, me keto ndryshime filloj procesi i
demokratizimit, zbatimi i pluralizmit politik
Perpjekjet e Serbise per unitarizimin e federates
(dominimi i saj), masat kunderkushtetuese te Serbise
ndaj Kosoves si konstituente e federates, perpjekja e saj
jashtekonstitucionale per rrezimin e pushtetit legal ne
Sloveni dhe Kroaci, shuan cdo shprese per ruajtjen e
federates.
Republikat shpallen pavaresin pervec Malit te Zi
Me rastin e shperberjes se federates u zhvilluan kater
luftera.
Maqedonia u nda pa lufte
Shkaqet e shperberjes se RSFJ-se qendrojne ne
pushimin e faktoreve qe kushtezuan formimin e saj dhe
ne deshtimin e saj per ti zgjidhur ceshtjet per te cilat
ishte formuar
187. Nje nga faktoret ishte edhe ceshtja e mbrojtjes se
perbashket, ku pas Konferences se Helsinkut dhe pas
shperberjes se Federates Sovjetike dhe shperdarjes se
Paktit te Varshaves, kishte pushuar rreziku nga jashte
dhe nevoja e mbrojtjes se perbashket
Faktor tjeter i renies se federates ishte unitarizmi serb qe
rrezikoj barazine kombetare ne te ardhmen
Faktor tjeter ishte qe lidhet me te kombetar ishte sigurimi
i kushteve per zhvillim me te shpejt te popujve (Kosoves,
Maqedonise, Malit te Zi dhe Bosnje Hercegovines)
Te gjitha keto faktor ndikuan edhe ne faktorin subjektiv,
pra ne ndryshimin e qendrimit per nje shtet te
perbashket, ku faktikisht u shperbe ne Kongresin e XIV
te LKJ
189. Koncepti i kushtetutes se RM te
vitit 1991
25 janar 1991 Kuvendi i RM miratoi Deklaraten
per Maqedonine si shtet sovran dhe i pavarur
8 shtator 1991 referendumi per shtet sovran dhe
te pavarur
17 nentor 1991 u nxorr Kushtetuta e RM, braktis
sistemin komunist, monizmin politik, monizmin
pronesor,, mungesa e tregut te lire dhe
iniciatives private, etj
Eshte kushtetute e grupit liberale-demokratike te
sh.XIX
Neni 1,al.1, “Republika e Maqedonise eshte
shtet sovran, i pavarur demokratik dhe social”.
190. Sovraniteti buron nga shtetasit
Shtetasit e Maqedonise pushtetin e realizojne
nepermjet perfaqesuesve te zgjedhur, nepermjet
referendumit (kombimin)
Koncepti i shtetit demokratik bazohet:
pluralizmin politik, zgjedhjet e lira, ndarjen e
pushtetit,
Te gjitha organet e pushtetit vehen nen
kushtetute
Ndarja e pushtetit: legjislativ-Kuvendi i RM,
ekzekutiv- Qeveria e RM, gjyqesor-gjykatat
191. Midis qeverise dhe kuvendit vendosen raporte
karakteristike per regjimet parlamentare
RM Republike parlamentare
Mbrojtjen e kushtetutshmerise e ushtron Gjykata
Kushtetuese e RM
Zbatohet pluralizmi pronesor, dhe mbrojtja e
barabarte juridike e prones
Garanton dhe mbron lirite dhe te drejtat e njeriut
Riafirmohet veteqeverisja lokale
192. Preambula e Kushtetutes se RM
Nuk eshte e shenuar me emrin “preambule”
Perban dy aline:
Ne alinen e pare theksohen momentet me te
rendesishme per zhvillimin shtetrore-juridik te shtetit te
Maqedonise.Si rezultat i kesaj theksohet se Maqedonia
eshte e konstituar si shtet nacional i popullit maqedonas,
ku sigurohet barazia e plote civile dhe bashkejetesa e
perhershme e popullit maq. me shqiptaret, turqit, vllehet,
romet, etj
Ne alinen e dyte percaktohen qellimet qe synoheshin me
kete Kushtetute, qe “Republika e Maqedonise te
konstituohet si shtet sovran dhe i pavarur dhe si shtet
civil dhe demokratik, qeverisja e drejtesise, lirite dhe te
drejtat e njeriut, te sigurohet paqja dhe bashkejetesa …
193. Preambula kishte zbatuar konceptin e shtetit nacional,
ndersa synonte te zhvillohej si “shtet sovran i pavarur
dhe si shtet civil e demokratik” (al.2)
Preambula nuk ka fuqi juridike por ka rendesi
politike.Paraqet burim te se drejtes kushtetuese
Gjykatat kushtetuese e perdorin si baze per interpretimin
e tekstit normativ
Marreveshja kornzise e Ohrit (aneksi “A”) bartes te
sovranitetit perkufizon shtetasit. Mirepo ky koncept u
ndryshua.Si kompromise u arrit me amendamentin IV
kombinimi i konceptit te individit dhe i shtetit kombetar
me tekstin e prembules me kete perbajtje:
194. “Qytetaret e Republikes se Maqedonise, populli
maqedonas si dhe qytetaret qe jetojne brenda kufijve te
Maqedonise, qe jane pjese e popullit shqiptar, popullit
turk, popullit serb, popullit vlleh, popullit rom, popullit
boshnjak dhe te tjeret,…”
Kjo eshte nje qasje e re por jo deri ne fund konsekuente,
ndaj konstituenteve te shtetit te Maqedonise
Pavarsisht se shqiptaret dhe te tjeret definohen si
pjesetare te pakicave kombetare, atyre u njihet atributi i
konstituenteve te RM si atdhe i tyre, u njihen meritat e
tyre per konstituimin e Maqedonise si shtet sovran e i
pavarur dhe jane barazuar ne pergjegjesite dhe te drejtat
e tyre ne shtetin e perbashket
195. Teksti normativ i Kushtetutes se
RM
Dispozitat themelore
Lirite dhe te drejtat themelore te njeriut
Organizimi i pushtetit shteteror
Gjykata Kushtetuese e RM
Pushteti lokal
Marredheniet nderkombetare
Mbrojtja e Republikes, gjendja e luftes dhe
gjendja e jashtezakonshme
Ndryshimi i Kusheutes
Dispozitat kalimtare dhe perfundimtare
196. Amendamentet kushtetuese per
Kushtetuten e RM
Per here te pare eshte plotesuar me dy amendamente
1992, me heqjen e dyshimit se Maqedonia nuk ka
pretendime territoriale ndaj shteteve fqinje
(amendamenti I) dhe se me rastin e perkujdesjes per
poziten e pjesetareve te popullit maqedonas ne vendet
fqinje, RM nuk do te perzihet ne te drejtat sovrane te
atyre shteteve dhe ne punet e brendshme (amendamenti
II)
Amendamentet ne baze te Marreveshjes kornize te Ohrit
2001
Amendamentet ne sferen e pushtetit gjyqesor 2005
197. ORGANIZIMI DHE
ORGANET E REPUBLIKES
SE MAQEDONISE
Pergatiti:
Doc.dr. Mersim Maksuti
(ligjerata e …)
198. Organizimi dhe organet e
Republikes se Maqedonise
Sistem i demokracise parlamentare
Zbaton parimin e ndarjes se pushtetit
Organet e pushtetit shteteror jane:
- Kuvendi, si organ me i larte ligjvenes
- Qeveria, si organ ekzekutiv-administrativ
- organet e drejtesise, si organe te
pushtetit gjyqesor
199. 1. Kuvendi i Republikes se Maqedonise
1.1. Pozita dhe menyra e zgjedhjes se
Kuvendit te RM
Eshte organ perfaqesues dhe bartes i pushtetit
legjislativ
Perbehet prej nje dhome (monokameral),
120-140 deputete (zgjidhen ne zgjedhje te
drejteperdrejta, te lira dhe me votim te fshehte –
rregullohet me ligj)
Mandati i Kuvendit zgjat 4 vjet, por mund te
zgjatet ne rast te luftes apo gjendjes se
jashtezakonshme
Mund te shperdahet para kohe vetem nese
deklarohet shumica e deputeteve te Kuvendit
(neni 63, al. 6)
200. Kuvendi eshte ne sesion te perhershem
Ka kryetarin dhe nje apo me shume nenkryetare.
Zgjidhen per 4 vjet nga radhet e deputeteve me
shumicen e votave
Kryetari perfaqeson Kuvendin, kujdeset per
zbatimin e Rregullores se punes te Kuvendit, etj.
Si funksion politik Kryetari i Kuvendit shpall
zgjedhjet per deputete dhe Kryetarin e
Republikes
Funksioni i Kryetarit te Kuvendit eshte i
papajtueshem me ushtrimin e funksionit ose
profesionit tjeter, ose funksioni ne parti politike
201. 1.2. Kompetencat e Kuvendit te
Republikes se Maqedonise
Nxjerr dhe ndryshon Kushtetuten;
Nxjerr ligje dhe ben interpretime autentike te ligjeve;
Nxjerr buxhetin e Republikes dhe llogarine
perfundimtare;
Nxjerr planin hapesinor te Republikes;
Ratifikon marreveshjet nderkombetare;
Vendos per luften dhe paqen;
Merr vendim per ndryshimin e kufijve te Republikes;
Merr vendim per hyrjen daljen nga bashkesia ose
bashkimi me shtete tjera;
Shpall referendum;
Vendos per rezervat e Republikes