SlideShare una empresa de Scribd logo
1 de 17
Forca e personalitetit  tek njerëzit e mëdhenj
Profeti Muhamed a.s na ka mësuar në një hadith, se si të tregohemi optimistë për të ardhmen dhe të mos i shkëpusim shpresat. Thotë Profeti a.s :”Nëse është duke u bërë Kijameti dhe dikush prej jush ka në dorë një fidan që kërkon ta mbjellë, le ta mbjellë nëse ka akoma kohë.”  Në këtë hadith, Profeti a.s na mëson që  edhe nëse e shohim Kijametin me sy, nëse mundemi të bëjmë diçka të mirë le ta bëjmë. Profeti a.s na mëson si ta ndërtojmë jetën tonë mbi tokë. Islami është vetë jeta dhe i orienton njerëzit në ekonominë e tyre, pasuritë, familjet, ideologjitë, politikat,  ndërtimin e shtetit, në përhapjen e drejtësisë dhe të paqes.
Është pikërisht kjo, ajo që e shtyri Umer ibnul Hattabin të ndalojë asketizmin dhe vetëizolimin. Një herë, Aisheja pa disa të rinj fetarë, të cilët visheshin me rroba plot arrna dhe ecnin kokëulur. Me t’i vënë re, ajo pyeti kush ishin ata. Dikush iu përgjigj:”Këta janë zahidë dhe adhurues të Zotit.” Atëherë ajo tha:”Për Zotin, Umer ibnul Hattabi ka qenë adhurues i Zotit, megjithatë kur ecte nxitonte, kur fliste dëgjohej dhe kur qëllonte shkaktonte dhimbje.”  Islami është forcë dhe energji dhe vetë Zoti na urdhëron që urdhërat dhe porositë e Tij t’i marrim me forcë dhe seriozitet. Thotë Zoti në Kuran:”Merre librim me forcë.”  Vetë profeti Muhamed a.s, thotë në një hadith :”Besimtari i fortë është më i mirë dhe më i dashur tek Zoti se besimtari i dobët.”
Forca këtu konsiston në ide, dije, rezultate të larta dhe prodhimtari. Kjo është rruga që ndjekin njerëzit e mëdhenj në këtë jetë. Kurse dembelët dhe përtacën përbëjnë një barrë të rëndë për veten dhe umetin. Ata janë njerëz të dështuar dhe çdo gjë në jetë e shohin me pesimizëm.  Një ditë, Umer ibnul Hattabi hyri në xhami dhe gjeti disa të rinj të veçuar në një qoshe të xhamisë. I habitur i pyeti:”Kush jeni ju?” Ata i thanë:”Jemi adhurues të Zotit.” Umeri i pyeti:”Po kush u jep për të ngrënë?” Ata u përgjigjen:”Komshinjtë.” Umeri u tha:”Për Zotin, komshinjtë tuaj janë më të mirë dhe më të dobishëm se ju. Më prisni pak këtu ku jeni!” dhe u largua. Të rinjtë menduan se vajti t’ju sjellë ushqim dhe po prisnin me padurim me sytë nga dera.
Umeri u kthye me një shkop në dorë dhe duke goditur secilin prej tyre u thoshte:”Dilni kërkojeni rizkun jashtë, se nga qielli nuk vjen as flori dhe as argjend!”  Prandaj është gabim që të mbyllemi në shtëpi dhe xhami vetëm për të adhuruar Zotin, duke lënë pasdore punën. Adhurimi i Zotit nuk ka asnjë lidhje me murgjërinë, e cila nuk ka asnjë lidhje me fenë islame. Thotë Zoti në Kuran:”  ndërsa murgërinë ata vetë e shpikën. Ne atë nuk ua bëmë obligim atyre, mirëpo edhe pse kishin për qëllim me të vetëm ta arrijnë kënaqësinë e All-llahut, ata nuk iu përmbajtën asaj si duhet përmbajtur, prandaj atyre që besuan, Ne ua dhamë shpërblimin e tyre, po shumë prej tyre janë mëkatarë  (jobesimtarë) .”  (Hadid 27)
Imam Shafiu u rrit jetim, pasi babai i kishte vdekur pa lindur. Nëna e tij udhëtoi nga Palestina për në Meke, ku morri me qera një dhomë prej qerpiçi. Ngaqë ishte i varfër dhe nuk kishte pendë dhe fletore për të shkruar mësimet, imam Shafiu i shkruante ato mbi kocka dhe dërrasa që gjente. Një ditë, nëna e tij i tha:”Nuk ka mbetur gjë tjetër veçse t’u lirojmë dhomën kockave dhe dërrasave të tua dhe të flemë jashtë.” Kur dëgjoi këto fjalë nga nëna e tij, Shafiu mësoi përmendësh gjithçka që kishte shkruar mbi këto kocka dhe dërrasa dhe pastaj i largoi nga dhoma ku flinin.  Ai ishte një gjeni që edhe pse në kulmin e varfërisë, jetonte me shpresë dhe plot optimizëm. Mbi brengat dhe fatkeqësitë e jetës, ai thotë në disa vargje:
Lëre kohën të sillet si të dojë Kur vjen caktimi i Zotit, prite me gëzim Mos u brengos nga fatkeqësitë e jetës Fatkeqësitë e kësaj bote e kanë një përfundim Në këto vargje, ai i këshillon njerëzit që të tregohen të durueshëm, ta pranojnë caktimin e Zotit, të kenë besim tek Zoti, të vazhdojnë të jenë ambiciozë për të ardhmen dhe këto fatkeqësi dhe vështirësi t’i kalojnë duke i forcuar lidhjet me Zotin e Madhëruar.  Mos prano të thyhesh nga fatkeqësitë, por gjithmonë beso se e ardhmja do të jetë më e mirë dhe përpiqu për të.
Optimizmi tek njerëzit e mëdhenj Optimizmi është një nga karakteristikat e njerëzve të mëdhenj, mbi të cilën shumë poetë kanë thurrur vargje dhe poezi të shumta. Zoti e ka bërë ligj që në këtë jetë të mos jetë asgjë e përhershme. Pas çdo fatkeqësie do të vijë një e mirë, pas urisë vjen ngopja, pas varfërisë vjen pasuria, pas sëmundjes vjen shëndeti e kështu me radhë. Përderisa ka një Zot që na ka krijuar dhe kujdeset për ne, mos u dëshpëro dhe mos u shqetëso, por forcoji lidhjet me Zotin.  Ajo që i bashkon dijetarët edukues është pikërisht adhurimi dhe përkushtimi ndaj Zotit. Shumicën e reformatorëve i bashkon devotshmëria e Zotit, falja e nafileve, përkujtimi i Zotit, leximi dhe praktikimi i urdhërave të Kuranit dhe të traditës profetike.
Për këtë, Zoti i bën të ndjehen të lumtur dhe të gëzuar edhe në raste fatkeqësish dhe vështirësish. Edhe kur u ndodh ndonjë fatkeqësi, ajo përfundon në favor të tyre. Shpesh herë, sëmundjet kthehen në forcë dhe energji për këta njerëz. Më tregoi një doktor se i kishte vajtur një ditë një i ri i paralizuar. Para se të vizitojë atë, doktori po vizitonte një të sëmurë tjetër. Teksa vizitonte të sëmurin, doktori vëren të riun e paralizuar mbi karrocë, duke përshpëritur me vete diçka. Kur i vjen radha të riut të paralizuar, doktori e pyeti se çfarë thoshte kur pëshpëriste. Ai i tha:”Lexoj dhe mësoj Kuran. Tashmë kam mësuar mbi dy mijë hadithe përmendësh dhe marr pjesë në mësime të ndryshme.” Thotë doktori:”Për Zotin pashë që programi i tij ditor ishte i barabartë me programin e pesë personave të shëndetshëm.”  Ne shpesh herë mund të shohim njerëz të shëndetshëm, por që nuk kanë asnjë aktivitet, as njohuri dhe nuk shquhen për vullnet dhe vendosmëri.
Vullnetin nuk ka gjë që e ndal Unë kam parë njerëz të sëmurë dhe të paralizuar, të cilët shquhen për një vullnet dhe vendosmëri të cilën nuk e kanë njerëzit e shëndetshëm. Zoti u ka marrë diçka të vyer, por ua ka kompesuar me gjëra të tjera më të vyera. Vetë dijetari i njohur Ibnu Ethiri, vuante nga dhimbje në gjunjët e tij. Doktorët nuk kishin arritur t’ia kurojnë gjunjët. Para se të sëmurej, ai ishte vezir. Një ditë ai u tha doktorëve:”Më lini kështu siç jam, pasi duke qenë në këtë gjendje, kam arritur të shkruaj librin “Xhamiul usuli”.  Ai është një libër që përbëhet nga 11 volume dhe është një nga librat më të mirë mbi hadithet dhe traditën profetike. Ai e shkroi këtë libër në një kohë që ishte i paralizuar dhe nuk mundej të lëvizë.
Të njëjtën gjë bëri dhe imam Serhasij. Sultani ishte zemëruar me të dhe e kishte mbyllur në një pus të thatë për vite të tëra. Bashkë me ushqimin, njerëzit i zbrisnin dhe fletë dhe mjete shkrimi. Gjatë kohës së qëndrimit në pus, ai shkroi librin e fikhut “Elmebsut” i cili përbëhet nga njëzet volume. Kjo, pasi ishte njeri me vullnet dhe vendosmëri të lartë. Të tillë janë njerëzit e mëdhenj, ata triumfojnë mbi çdo vështirësi dhe sprovë dhe në çfarëdo gjendje qw janw ata japin për umetin.  Sido që të sillet jeta me ty, ti mos ndrysho, por vazhdo me të njëjtin vullnet dhe vendosmëri të kontribosh për umetin dhe fenë e Zotit.
Një model tjetër është dhe Shejhul islam, Ibnu Tejmije, i cili u fut në burg dhe u privua dhe nga letrat dhe mjetet me të cilat shkruante. Kur rojet e futën në qeli dhe i mbyllën derën, Ibnu Tejmije u thirri me krenari:” Atëherë vihet ndërmjet tyre njëfarë muri që ka një derë, e brendia e tij është mëshirë (xhenneti), e nga ana e jashtme e tij është dënimi (zjarri).”  (Hadid: 13) Më pas tha:”Çfarë të keqeje mund të më bëjnë armiqtë, në një kohë që parajsën unë e kam në kraharorin dhe zemrën time?!” Parajsa e tij ishin njohuritë në fushën e hadithit, fikhut, tefsirit etj… Nga këto fjalë, kuptojmë që një njeri që nuk lexon Kuranin, nuk e mëson dhe studion atë, është njeri i varfër dhe për t’i qarë hallin. I varfër është ai që nuk ka mësuar diçka nga hadithet e profetit Muhamed a.s. Njerëz të tillë e meritojnë të ngushellohen më shumë se ata që u ka vdekur ndonjë i afërt.
A nuk ka ardhur koha që ne pasardhësit e këtyre njerëzve të mëdhenj, të reflektojmë para këtij realiteti që po na mbyt me satelitë dhe programe të ndryshme?! Përse të mos i kthehemi përsëri origjinës dhe mesazhit tonë të cilin ia përçuam njerëzimit në ditët e para të islamit?  Mendimet dhe fetvatë e tij, Ibnu Tejmije i shkruante në muret e burgut me qymyr. Më vonë, personalitetet e burgut i hapën një dritare, prej ku kontaktonte me nxënësit dhe njerëzit e shumtë të cilët vinin për ta pyetur mbi çështje të ndryshme fetare. Fetvatë e tij u mblodhën dhe u shkrua një libër prej tridhjetë volumesh. Janë pikërisht fetvatë që i studiojmë sot, të cilat janë shkruar të gjitha në burg. Nxënësit e tij tregojnë:”Për Zotin, dukej sikur Kuranin dhe librat e haditheve i ka para syve, teksa jepte fetvatë dhe na diktonte t’i shkruajmë.” Një nxënës tjetër tregon:”Ai na kërkonte t’i jepnin fletët dhe pendën për të shkruajtur dhe ne ia jepnim. Ai vazhdonte të shkruajë pa pasur asnjë referencë para.” Tregon nxënësi i tij Ibnul Kajjim:”Ai shkruante në një ditë të vetme, aq sa shumë dijetarë të tjerë i shkruanin për javë të tëra. Temat që janë mbrojtur mbi dorëshkrimet dhe librat e Ibnu Tejmijes, kanë arritur një mijë të tilla. Edhe pse ishte në burg dhe dënohej, kjo nuk e pengoi Ibnu Tejmijen që të jetë produktiv dhe të vazhdojë në përcjelljen e mesazhit.
Një model i tillë ishte dhe poeti i njohur arab, Elmutenebbi, i cili ka dhënë një kontribut të madh në pasurimin e letërsisë arabe. Këtë e themi, edhe pse ne kemi mbajtur një qëndrim kritik mbi disa nga poezitë e tij. Një herë, kur ishte në udhëtim, ai u sëmur rëndë dhe nuk gjeti asnjë që t’i qëndrojë pranë. Me këtë rast, ai shkroi disa vargje, ku ankohej nga sëmundja dhe miqtë dhe të afërmit, të cilët e kishin braktisur në çastet më të vështira. Për këtë, njerëzit e mëdhenj nuk e lidhin suksesin e tyre me njerëzit apo rrethanat. Suksesin e tyre ata e lidhin vetëm me lidhjet që krijojnë me Sunduesin suprem.  Shumë nga njerëzit e mëdhenj, kanë qenë të sprovuar me sëmundje të ndryshme trupore. Megjithatë, diçka e tillë nuk i pengoi të vazhdojnë rrugën e suksesit dhe të dijeve. Disa prej tyre kanë qenë dhe të verbër, siç ishte Katade dhe El’amesh. Këto sëmundje dhe mangësi fizike, nuk i ndaloi ata të përhapnin dijet dhe të mirën për njerëzimin.
Dija ka nënshtruar dhe mbretërit Me këtë rast, më kujtohet dijetari i njohur i cili arriti nivel të lartë Ata ibnu Rebah, saqë dhe Halifeja musliman, Sulejman ibnu Abdul Melik, kishte urdhëruar që askujt tjetër nuk i lejohej të jepte fetva gjatë riteve të Haxhit, përveç Ata ibnu Rebahit. Më parë, Ata ibnu Rebah, kishte qenë skllav dhe shërbëtor i një gruaje nga Meka. Ai shkonte dhe i sillte asaj dru për zjarrin, edhe pse nuk mundej për shkak të frakturave në duar. Edhe kur dilte të kullosë delet e padrones së saj, ai humbiste disa dele. Një ditë, padronja e tij i tha:”Unë të dhuroj lirinë për hatër të Zotit.” I gëzuar Ata ibnu Rebah e pyeti:”Po çfarë më këshillon të veproj?”  Ajo i tha:”Shko në xhami dhe përpiqu të përfitosh nga dijet që jepen aty.” Tregon vetë Ata:”Morra rrobat e mia dhe shkova në xhami (Qabe) ku qëndrova për tridhjetë vite, duke marrë dije nga vetë Ibnu Abasi.”
Ai morri dije në fikh, tefsir, hadith etj… Një ditë, vetë Halifeja Sulejman ibnu Abdul Melik, pyeti:”Ku ndodhet Ata ibnu Rebah?” Shërbëtorët e tij, i treguan vendin e Ata ibnu Rebahut, i cili ishte rrethuar nga njerëzit që e pyesnin në çdo fushë. Halifeja filloi t’i afrohej për ta pyetur, por ai ia bëri me shenjë që të qëndrojë në radhë. Halifeja qëndroi në radhë derisa i erdhi radha atij dhe e pyeti për atë që e shqetësonte. Pasi Ata iu përgjigj, Halifeja deshi ta pyesë për diçka tjetër, por Ata ibnu Rebah i tha:”Mjaft me kaq, pasi ka shumë njerëz të tjerë që duan të pyesin.” Më pas, Halifeja iu drejtua djemve të tij dhe u tha:”O djemtë e mi, mësoni dhe merrni dije, pasi kurrë nuk jam ndjerë i nënshtruar siç jam ndjerë para këtij burri.”
Kjo është rruga e suksesit dhe rruga e njerëzve të mëdhenj, rrugë e cila i bëri të arrijnë majat më të larta. Ata kishin shpirt sacrifice, produktiviteti, shprese dhe vullneti, duke mos e njohur përtacinë, dembelizmin dhe dështimin.  Le lusim Zotin që të na bëjë të ndjekim shembullin e tyre  E

Más contenido relacionado

La actualidad más candente

22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëmRregullatIslame
 
Dr. Musli Vërbani - 3. Besimi në librat e Zotit xh.sh.
Dr. Musli Vërbani - 3. Besimi në librat e Zotit xh.sh.Dr. Musli Vërbani - 3. Besimi në librat e Zotit xh.sh.
Dr. Musli Vërbani - 3. Besimi në librat e Zotit xh.sh.Shkumbim Jakupi
 
Dr. Musli Vërbani - Drita e jetës
Dr. Musli Vërbani - Drita e jetësDr. Musli Vërbani - Drita e jetës
Dr. Musli Vërbani - Drita e jetësLibra Islame
 
Udhëzimet e sureve të Kuranit
Udhëzimet e sureve të KuranitUdhëzimet e sureve të Kuranit
Udhëzimet e sureve të KuranitRregullatIslame
 
Sq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjes
Sq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjesSq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjes
Sq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjesFatos
 
Dr. Musli Vërbani - 1. Besimi ne Zotin xh.sh.
Dr. Musli Vërbani - 1. Besimi ne Zotin xh.sh.Dr. Musli Vërbani - 1. Besimi ne Zotin xh.sh.
Dr. Musli Vërbani - 1. Besimi ne Zotin xh.sh.Shkumbim Jakupi
 
Dr. Musli Vërbani - Vërtetësia
Dr. Musli Vërbani - VërtetësiaDr. Musli Vërbani - Vërtetësia
Dr. Musli Vërbani - VërtetësiaLibra Islame
 
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të MedinesMargaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të MedinesRregullatIslame
 
Porosi për edukimin e bijave
Porosi për edukimin e bijavePorosi për edukimin e bijave
Porosi për edukimin e bijaveRregullatIslame
 
Sq Libri i hadithit
Sq Libri i hadithitSq Libri i hadithit
Sq Libri i hadithitFatos
 
Betimet në këndvështrimin Islam
Betimet në këndvështrimin IslamBetimet në këndvështrimin Islam
Betimet në këndvështrimin IslamRregullatIslame
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitRregullatIslame
 
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtëMësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtëRregullatIslame
 
Sqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të NeveviutSqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të NeveviutRregullatIslame
 
Ebu Bekri Pjesa E Parë
Ebu Bekri Pjesa E ParëEbu Bekri Pjesa E Parë
Ebu Bekri Pjesa E ParëElldini-Upfiek
 

La actualidad más candente (20)

22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
 
Dr. Musli Vërbani - 3. Besimi në librat e Zotit xh.sh.
Dr. Musli Vërbani - 3. Besimi në librat e Zotit xh.sh.Dr. Musli Vërbani - 3. Besimi në librat e Zotit xh.sh.
Dr. Musli Vërbani - 3. Besimi në librat e Zotit xh.sh.
 
Dr. Musli Vërbani - Drita e jetës
Dr. Musli Vërbani - Drita e jetësDr. Musli Vërbani - Drita e jetës
Dr. Musli Vërbani - Drita e jetës
 
Fitneja e Khauarixhëve
Fitneja e KhauarixhëveFitneja e Khauarixhëve
Fitneja e Khauarixhëve
 
Biografi
BiografiBiografi
Biografi
 
Udhëzimet e sureve të Kuranit
Udhëzimet e sureve të KuranitUdhëzimet e sureve të Kuranit
Udhëzimet e sureve të Kuranit
 
Sq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjes
Sq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjesSq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjes
Sq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjes
 
Dr. Musli Vërbani - 1. Besimi ne Zotin xh.sh.
Dr. Musli Vërbani - 1. Besimi ne Zotin xh.sh.Dr. Musli Vërbani - 1. Besimi ne Zotin xh.sh.
Dr. Musli Vërbani - 1. Besimi ne Zotin xh.sh.
 
Dr. Musli Vërbani - Vërtetësia
Dr. Musli Vërbani - VërtetësiaDr. Musli Vërbani - Vërtetësia
Dr. Musli Vërbani - Vërtetësia
 
Agjërimi vullnetar
Agjërimi vullnetarAgjërimi vullnetar
Agjërimi vullnetar
 
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të MedinesMargaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
 
Porosi për edukimin e bijave
Porosi për edukimin e bijavePorosi për edukimin e bijave
Porosi për edukimin e bijave
 
Sq Libri i hadithit
Sq Libri i hadithitSq Libri i hadithit
Sq Libri i hadithit
 
Betimet në këndvështrimin Islam
Betimet në këndvështrimin IslamBetimet në këndvështrimin Islam
Betimet në këndvështrimin Islam
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
 
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtëMësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
 
Sqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të NeveviutSqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
 
Grupi i shpetuar
Grupi i shpetuarGrupi i shpetuar
Grupi i shpetuar
 
Ebu Bekri Pjesa E Parë
Ebu Bekri Pjesa E ParëEbu Bekri Pjesa E Parë
Ebu Bekri Pjesa E Parë
 
Ejani në shpëtim!
Ejani në shpëtim!Ejani në shpëtim!
Ejani në shpëtim!
 

Destacado (10)

çUdi!!!
çUdi!!!çUdi!!!
çUdi!!!
 
Receta Gatimi
Receta GatimiReceta Gatimi
Receta Gatimi
 
Airoplanet
AiroplanetAiroplanet
Airoplanet
 
Impossiblepictures 5
Impossiblepictures 5Impossiblepictures 5
Impossiblepictures 5
 
E Mira Dhe E Keqja
E Mira Dhe E KeqjaE Mira Dhe E Keqja
E Mira Dhe E Keqja
 
Hytbeja E Lamtumires
Hytbeja E LamtumiresHytbeja E Lamtumires
Hytbeja E Lamtumires
 
Planetet
PlanetetPlanetet
Planetet
 
Menaxhimi strategjik ne marketing
Menaxhimi strategjik ne marketingMenaxhimi strategjik ne marketing
Menaxhimi strategjik ne marketing
 
Analizat Financiare Per Marrje Te Vendimeve
Analizat Financiare Per Marrje Te VendimeveAnalizat Financiare Per Marrje Te Vendimeve
Analizat Financiare Per Marrje Te Vendimeve
 
Planetet
PlanetetPlanetet
Planetet
 

Similar a Forca E Personalitetit Tek NjerëZit E MëDhenj

Porosi të çmuara djalit
Porosi të çmuara djalitPorosi të çmuara djalit
Porosi të çmuara djalitRregullatIslame
 
Porosi të Çmuara Djalit
Porosi të Çmuara DjalitPorosi të Çmuara Djalit
Porosi të Çmuara DjalitLexo dhe Mëso
 
Porosi të çmuara djalit
Porosi të çmuara djalitPorosi të çmuara djalit
Porosi të çmuara djalitLexo dhe Mëso
 
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 10
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 10Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 10
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 10Shkumbim Jakupi
 
Biografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin Hadi
Biografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin HadiBiografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin Hadi
Biografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin HadiLexo dhe Mëso
 
Muhamed tewfijk ahmed mesazhi islam- fe për të gjithë
Muhamed tewfijk ahmed   mesazhi islam- fe për të gjithëMuhamed tewfijk ahmed   mesazhi islam- fe për të gjithë
Muhamed tewfijk ahmed mesazhi islam- fe për të gjithëLibra Islame
 
Dr. Musli Vërbani - Planprogrami i muslimanit të vogël I
Dr. Musli Vërbani - Planprogrami i muslimanit të vogël IDr. Musli Vërbani - Planprogrami i muslimanit të vogël I
Dr. Musli Vërbani - Planprogrami i muslimanit të vogël IShkumbim Jakupi
 
Horizonte të hapura për punë serioze
Horizonte të hapura për punë seriozeHorizonte të hapura për punë serioze
Horizonte të hapura për punë seriozeLexo dhe Mëso
 
Udhëtim në Botën e Shiave
Udhëtim në Botën e ShiaveUdhëtim në Botën e Shiave
Udhëtim në Botën e ShiaveLexo dhe Mëso
 
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 4
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 4Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 4
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 4Shkumbim Jakupi
 
Porosi të zgjedhura të brezave të parë të Islamit drejtuar rinisë
Porosi të zgjedhura të brezave të parë të Islamit drejtuar rinisëPorosi të zgjedhura të brezave të parë të Islamit drejtuar rinisë
Porosi të zgjedhura të brezave të parë të Islamit drejtuar rinisëLexo dhe Mëso
 
Porosi të zgjedhura të brezave të parë të Islamit drejtuar rinisë
Porosi të zgjedhura të brezave të parë të Islamit drejtuar rinisëPorosi të zgjedhura të brezave të parë të Islamit drejtuar rinisë
Porosi të zgjedhura të brezave të parë të Islamit drejtuar rinisëRregullatIslame
 
Dr. Musli Vërbani - 10. Fikhu i agjërimit
Dr. Musli Vërbani - 10. Fikhu i agjërimitDr. Musli Vërbani - 10. Fikhu i agjërimit
Dr. Musli Vërbani - 10. Fikhu i agjërimitShkumbim Jakupi
 
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e xherhit dhe ta’dilit
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e xherhit dhe ta’dilitA është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e xherhit dhe ta’dilit
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e xherhit dhe ta’dilitLexo dhe Mëso
 
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilit
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilitA është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilit
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilitRregullatIslame
 
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilit
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilitA është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilit
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilitLexo dhe Mëso
 
Dr.musli verbani vakëfi
Dr.musli verbani   vakëfiDr.musli verbani   vakëfi
Dr.musli verbani vakëfiLibra Islame
 

Similar a Forca E Personalitetit Tek NjerëZit E MëDhenj (20)

Porosi të çmuara djalit
Porosi të çmuara djalitPorosi të çmuara djalit
Porosi të çmuara djalit
 
Porosi të Çmuara Djalit
Porosi të Çmuara DjalitPorosi të Çmuara Djalit
Porosi të Çmuara Djalit
 
Porosi të çmuara djalit
Porosi të çmuara djalitPorosi të çmuara djalit
Porosi të çmuara djalit
 
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 10
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 10Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 10
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 10
 
Biografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin Hadi
Biografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin HadiBiografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin Hadi
Biografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin Hadi
 
Muhamed tewfijk ahmed mesazhi islam- fe për të gjithë
Muhamed tewfijk ahmed   mesazhi islam- fe për të gjithëMuhamed tewfijk ahmed   mesazhi islam- fe për të gjithë
Muhamed tewfijk ahmed mesazhi islam- fe për të gjithë
 
Dr. Musli Vërbani - Planprogrami i muslimanit të vogël I
Dr. Musli Vërbani - Planprogrami i muslimanit të vogël IDr. Musli Vërbani - Planprogrami i muslimanit të vogël I
Dr. Musli Vërbani - Planprogrami i muslimanit të vogël I
 
Horizonte të hapura për punë serioze
Horizonte të hapura për punë seriozeHorizonte të hapura për punë serioze
Horizonte të hapura për punë serioze
 
Erdhi t'ju mesoj fen tuaj
Erdhi t'ju mesoj fen tuajErdhi t'ju mesoj fen tuaj
Erdhi t'ju mesoj fen tuaj
 
Mbikqyrja E Zotit
Mbikqyrja E ZotitMbikqyrja E Zotit
Mbikqyrja E Zotit
 
Udhëtim në Botën e Shiave
Udhëtim në Botën e ShiaveUdhëtim në Botën e Shiave
Udhëtim në Botën e Shiave
 
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 4
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 4Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 4
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 4
 
Porosi të zgjedhura të brezave të parë të Islamit drejtuar rinisë
Porosi të zgjedhura të brezave të parë të Islamit drejtuar rinisëPorosi të zgjedhura të brezave të parë të Islamit drejtuar rinisë
Porosi të zgjedhura të brezave të parë të Islamit drejtuar rinisë
 
Porosi të zgjedhura të brezave të parë të Islamit drejtuar rinisë
Porosi të zgjedhura të brezave të parë të Islamit drejtuar rinisëPorosi të zgjedhura të brezave të parë të Islamit drejtuar rinisë
Porosi të zgjedhura të brezave të parë të Islamit drejtuar rinisë
 
Dr. Musli Vërbani - 10. Fikhu i agjërimit
Dr. Musli Vërbani - 10. Fikhu i agjërimitDr. Musli Vërbani - 10. Fikhu i agjërimit
Dr. Musli Vërbani - 10. Fikhu i agjërimit
 
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e xherhit dhe ta’dilit
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e xherhit dhe ta’dilitA është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e xherhit dhe ta’dilit
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e xherhit dhe ta’dilit
 
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilit
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilitA është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilit
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilit
 
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilit
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilitA është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilit
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilit
 
Namazi
NamaziNamazi
Namazi
 
Dr.musli verbani vakëfi
Dr.musli verbani   vakëfiDr.musli verbani   vakëfi
Dr.musli verbani vakëfi
 

Más de Elldini-Upfiek

Urime PëRvjetori I Pavarsisë Së KosovëS
Urime PëRvjetori I Pavarsisë Së KosovëSUrime PëRvjetori I Pavarsisë Së KosovëS
Urime PëRvjetori I Pavarsisë Së KosovëSElldini-Upfiek
 
Bimet Mjekesore Shq%5 B1%5 D
Bimet Mjekesore Shq%5 B1%5 DBimet Mjekesore Shq%5 B1%5 D
Bimet Mjekesore Shq%5 B1%5 DElldini-Upfiek
 
Asgjë Nuk ëShtë E Pamundur Në Botë
Asgjë Nuk ëShtë E Pamundur     Në BotëAsgjë Nuk ëShtë E Pamundur     Në Botë
Asgjë Nuk ëShtë E Pamundur Në BotëElldini-Upfiek
 
Mes Integrimit Dhe Vetmbylljes
Mes Integrimit Dhe VetmbylljesMes Integrimit Dhe Vetmbylljes
Mes Integrimit Dhe VetmbylljesElldini-Upfiek
 
A Ke Llogaritur NdonjëHerë Se Sa ShpëRblime Je Duke Fituar
A Ke Llogaritur NdonjëHerë Se Sa ShpëRblime Je Duke FituarA Ke Llogaritur NdonjëHerë Se Sa ShpëRblime Je Duke Fituar
A Ke Llogaritur NdonjëHerë Se Sa ShpëRblime Je Duke FituarElldini-Upfiek
 
Princi I ëNdrrave... I Pasur Dhe Romantik
Princi I ëNdrrave... I Pasur Dhe RomantikPrinci I ëNdrrave... I Pasur Dhe Romantik
Princi I ëNdrrave... I Pasur Dhe RomantikElldini-Upfiek
 
MirëSevjen Lule TrëNdafili
MirëSevjen Lule TrëNdafiliMirëSevjen Lule TrëNdafili
MirëSevjen Lule TrëNdafiliElldini-Upfiek
 
Ndihma E All Llahut Në ShëRimin E FëMijut
Ndihma E All Llahut Në ShëRimin E FëMijutNdihma E All Llahut Në ShëRimin E FëMijut
Ndihma E All Llahut Në ShëRimin E FëMijutElldini-Upfiek
 

Más de Elldini-Upfiek (20)

Hytbeja e lamtumires
Hytbeja e lamtumiresHytbeja e lamtumires
Hytbeja e lamtumires
 
Fjal Të Urta
Fjal Të UrtaFjal Të Urta
Fjal Të Urta
 
Vijmë Edhe Një Her
Vijmë Edhe Një HerVijmë Edhe Një Her
Vijmë Edhe Një Her
 
Durimi Ndaj Sprovave
Durimi Ndaj SprovaveDurimi Ndaj Sprovave
Durimi Ndaj Sprovave
 
Shkurorzmi Divorci
Shkurorzmi DivorciShkurorzmi Divorci
Shkurorzmi Divorci
 
Urime PëRvjetori I Pavarsisë Së KosovëS
Urime PëRvjetori I Pavarsisë Së KosovëSUrime PëRvjetori I Pavarsisë Së KosovëS
Urime PëRvjetori I Pavarsisë Së KosovëS
 
Paradox
ParadoxParadox
Paradox
 
Bimet Mjekesore Shq%5 B1%5 D
Bimet Mjekesore Shq%5 B1%5 DBimet Mjekesore Shq%5 B1%5 D
Bimet Mjekesore Shq%5 B1%5 D
 
Femna ,,,,
Femna ,,,,Femna ,,,,
Femna ,,,,
 
Asgjë Nuk ëShtë E Pamundur Në Botë
Asgjë Nuk ëShtë E Pamundur     Në BotëAsgjë Nuk ëShtë E Pamundur     Në Botë
Asgjë Nuk ëShtë E Pamundur Në Botë
 
Kuriozitete Sportive
Kuriozitete SportiveKuriozitete Sportive
Kuriozitete Sportive
 
Mes Integrimit Dhe Vetmbylljes
Mes Integrimit Dhe VetmbylljesMes Integrimit Dhe Vetmbylljes
Mes Integrimit Dhe Vetmbylljes
 
A Ke Llogaritur NdonjëHerë Se Sa ShpëRblime Je Duke Fituar
A Ke Llogaritur NdonjëHerë Se Sa ShpëRblime Je Duke FituarA Ke Llogaritur NdonjëHerë Se Sa ShpëRblime Je Duke Fituar
A Ke Llogaritur NdonjëHerë Se Sa ShpëRblime Je Duke Fituar
 
Thenie Te Urta
Thenie Te UrtaThenie Te Urta
Thenie Te Urta
 
Unë Vlej Më Shumë
Unë Vlej Më ShumëUnë Vlej Më Shumë
Unë Vlej Më Shumë
 
Princi I ëNdrrave... I Pasur Dhe Romantik
Princi I ëNdrrave... I Pasur Dhe RomantikPrinci I ëNdrrave... I Pasur Dhe Romantik
Princi I ëNdrrave... I Pasur Dhe Romantik
 
MirëSevjen Lule TrëNdafili
MirëSevjen Lule TrëNdafiliMirëSevjen Lule TrëNdafili
MirëSevjen Lule TrëNdafili
 
Ndihma E All Llahut Në ShëRimin E FëMijut
Ndihma E All Llahut Në ShëRimin E FëMijutNdihma E All Llahut Në ShëRimin E FëMijut
Ndihma E All Llahut Në ShëRimin E FëMijut
 
Besimi I Muslimanit
Besimi I MuslimanitBesimi I Muslimanit
Besimi I Muslimanit
 
Bagazhi
BagazhiBagazhi
Bagazhi
 

Forca E Personalitetit Tek NjerëZit E MëDhenj

  • 1. Forca e personalitetit tek njerëzit e mëdhenj
  • 2. Profeti Muhamed a.s na ka mësuar në një hadith, se si të tregohemi optimistë për të ardhmen dhe të mos i shkëpusim shpresat. Thotë Profeti a.s :”Nëse është duke u bërë Kijameti dhe dikush prej jush ka në dorë një fidan që kërkon ta mbjellë, le ta mbjellë nëse ka akoma kohë.” Në këtë hadith, Profeti a.s na mëson që edhe nëse e shohim Kijametin me sy, nëse mundemi të bëjmë diçka të mirë le ta bëjmë. Profeti a.s na mëson si ta ndërtojmë jetën tonë mbi tokë. Islami është vetë jeta dhe i orienton njerëzit në ekonominë e tyre, pasuritë, familjet, ideologjitë, politikat, ndërtimin e shtetit, në përhapjen e drejtësisë dhe të paqes.
  • 3. Është pikërisht kjo, ajo që e shtyri Umer ibnul Hattabin të ndalojë asketizmin dhe vetëizolimin. Një herë, Aisheja pa disa të rinj fetarë, të cilët visheshin me rroba plot arrna dhe ecnin kokëulur. Me t’i vënë re, ajo pyeti kush ishin ata. Dikush iu përgjigj:”Këta janë zahidë dhe adhurues të Zotit.” Atëherë ajo tha:”Për Zotin, Umer ibnul Hattabi ka qenë adhurues i Zotit, megjithatë kur ecte nxitonte, kur fliste dëgjohej dhe kur qëllonte shkaktonte dhimbje.” Islami është forcë dhe energji dhe vetë Zoti na urdhëron që urdhërat dhe porositë e Tij t’i marrim me forcë dhe seriozitet. Thotë Zoti në Kuran:”Merre librim me forcë.” Vetë profeti Muhamed a.s, thotë në një hadith :”Besimtari i fortë është më i mirë dhe më i dashur tek Zoti se besimtari i dobët.”
  • 4. Forca këtu konsiston në ide, dije, rezultate të larta dhe prodhimtari. Kjo është rruga që ndjekin njerëzit e mëdhenj në këtë jetë. Kurse dembelët dhe përtacën përbëjnë një barrë të rëndë për veten dhe umetin. Ata janë njerëz të dështuar dhe çdo gjë në jetë e shohin me pesimizëm. Një ditë, Umer ibnul Hattabi hyri në xhami dhe gjeti disa të rinj të veçuar në një qoshe të xhamisë. I habitur i pyeti:”Kush jeni ju?” Ata i thanë:”Jemi adhurues të Zotit.” Umeri i pyeti:”Po kush u jep për të ngrënë?” Ata u përgjigjen:”Komshinjtë.” Umeri u tha:”Për Zotin, komshinjtë tuaj janë më të mirë dhe më të dobishëm se ju. Më prisni pak këtu ku jeni!” dhe u largua. Të rinjtë menduan se vajti t’ju sjellë ushqim dhe po prisnin me padurim me sytë nga dera.
  • 5. Umeri u kthye me një shkop në dorë dhe duke goditur secilin prej tyre u thoshte:”Dilni kërkojeni rizkun jashtë, se nga qielli nuk vjen as flori dhe as argjend!” Prandaj është gabim që të mbyllemi në shtëpi dhe xhami vetëm për të adhuruar Zotin, duke lënë pasdore punën. Adhurimi i Zotit nuk ka asnjë lidhje me murgjërinë, e cila nuk ka asnjë lidhje me fenë islame. Thotë Zoti në Kuran:” ndërsa murgërinë ata vetë e shpikën. Ne atë nuk ua bëmë obligim atyre, mirëpo edhe pse kishin për qëllim me të vetëm ta arrijnë kënaqësinë e All-llahut, ata nuk iu përmbajtën asaj si duhet përmbajtur, prandaj atyre që besuan, Ne ua dhamë shpërblimin e tyre, po shumë prej tyre janë mëkatarë (jobesimtarë) .” (Hadid 27)
  • 6. Imam Shafiu u rrit jetim, pasi babai i kishte vdekur pa lindur. Nëna e tij udhëtoi nga Palestina për në Meke, ku morri me qera një dhomë prej qerpiçi. Ngaqë ishte i varfër dhe nuk kishte pendë dhe fletore për të shkruar mësimet, imam Shafiu i shkruante ato mbi kocka dhe dërrasa që gjente. Një ditë, nëna e tij i tha:”Nuk ka mbetur gjë tjetër veçse t’u lirojmë dhomën kockave dhe dërrasave të tua dhe të flemë jashtë.” Kur dëgjoi këto fjalë nga nëna e tij, Shafiu mësoi përmendësh gjithçka që kishte shkruar mbi këto kocka dhe dërrasa dhe pastaj i largoi nga dhoma ku flinin. Ai ishte një gjeni që edhe pse në kulmin e varfërisë, jetonte me shpresë dhe plot optimizëm. Mbi brengat dhe fatkeqësitë e jetës, ai thotë në disa vargje:
  • 7. Lëre kohën të sillet si të dojë Kur vjen caktimi i Zotit, prite me gëzim Mos u brengos nga fatkeqësitë e jetës Fatkeqësitë e kësaj bote e kanë një përfundim Në këto vargje, ai i këshillon njerëzit që të tregohen të durueshëm, ta pranojnë caktimin e Zotit, të kenë besim tek Zoti, të vazhdojnë të jenë ambiciozë për të ardhmen dhe këto fatkeqësi dhe vështirësi t’i kalojnë duke i forcuar lidhjet me Zotin e Madhëruar. Mos prano të thyhesh nga fatkeqësitë, por gjithmonë beso se e ardhmja do të jetë më e mirë dhe përpiqu për të.
  • 8. Optimizmi tek njerëzit e mëdhenj Optimizmi është një nga karakteristikat e njerëzve të mëdhenj, mbi të cilën shumë poetë kanë thurrur vargje dhe poezi të shumta. Zoti e ka bërë ligj që në këtë jetë të mos jetë asgjë e përhershme. Pas çdo fatkeqësie do të vijë një e mirë, pas urisë vjen ngopja, pas varfërisë vjen pasuria, pas sëmundjes vjen shëndeti e kështu me radhë. Përderisa ka një Zot që na ka krijuar dhe kujdeset për ne, mos u dëshpëro dhe mos u shqetëso, por forcoji lidhjet me Zotin. Ajo që i bashkon dijetarët edukues është pikërisht adhurimi dhe përkushtimi ndaj Zotit. Shumicën e reformatorëve i bashkon devotshmëria e Zotit, falja e nafileve, përkujtimi i Zotit, leximi dhe praktikimi i urdhërave të Kuranit dhe të traditës profetike.
  • 9. Për këtë, Zoti i bën të ndjehen të lumtur dhe të gëzuar edhe në raste fatkeqësish dhe vështirësish. Edhe kur u ndodh ndonjë fatkeqësi, ajo përfundon në favor të tyre. Shpesh herë, sëmundjet kthehen në forcë dhe energji për këta njerëz. Më tregoi një doktor se i kishte vajtur një ditë një i ri i paralizuar. Para se të vizitojë atë, doktori po vizitonte një të sëmurë tjetër. Teksa vizitonte të sëmurin, doktori vëren të riun e paralizuar mbi karrocë, duke përshpëritur me vete diçka. Kur i vjen radha të riut të paralizuar, doktori e pyeti se çfarë thoshte kur pëshpëriste. Ai i tha:”Lexoj dhe mësoj Kuran. Tashmë kam mësuar mbi dy mijë hadithe përmendësh dhe marr pjesë në mësime të ndryshme.” Thotë doktori:”Për Zotin pashë që programi i tij ditor ishte i barabartë me programin e pesë personave të shëndetshëm.” Ne shpesh herë mund të shohim njerëz të shëndetshëm, por që nuk kanë asnjë aktivitet, as njohuri dhe nuk shquhen për vullnet dhe vendosmëri.
  • 10. Vullnetin nuk ka gjë që e ndal Unë kam parë njerëz të sëmurë dhe të paralizuar, të cilët shquhen për një vullnet dhe vendosmëri të cilën nuk e kanë njerëzit e shëndetshëm. Zoti u ka marrë diçka të vyer, por ua ka kompesuar me gjëra të tjera më të vyera. Vetë dijetari i njohur Ibnu Ethiri, vuante nga dhimbje në gjunjët e tij. Doktorët nuk kishin arritur t’ia kurojnë gjunjët. Para se të sëmurej, ai ishte vezir. Një ditë ai u tha doktorëve:”Më lini kështu siç jam, pasi duke qenë në këtë gjendje, kam arritur të shkruaj librin “Xhamiul usuli”. Ai është një libër që përbëhet nga 11 volume dhe është një nga librat më të mirë mbi hadithet dhe traditën profetike. Ai e shkroi këtë libër në një kohë që ishte i paralizuar dhe nuk mundej të lëvizë.
  • 11. Të njëjtën gjë bëri dhe imam Serhasij. Sultani ishte zemëruar me të dhe e kishte mbyllur në një pus të thatë për vite të tëra. Bashkë me ushqimin, njerëzit i zbrisnin dhe fletë dhe mjete shkrimi. Gjatë kohës së qëndrimit në pus, ai shkroi librin e fikhut “Elmebsut” i cili përbëhet nga njëzet volume. Kjo, pasi ishte njeri me vullnet dhe vendosmëri të lartë. Të tillë janë njerëzit e mëdhenj, ata triumfojnë mbi çdo vështirësi dhe sprovë dhe në çfarëdo gjendje qw janw ata japin për umetin. Sido që të sillet jeta me ty, ti mos ndrysho, por vazhdo me të njëjtin vullnet dhe vendosmëri të kontribosh për umetin dhe fenë e Zotit.
  • 12. Një model tjetër është dhe Shejhul islam, Ibnu Tejmije, i cili u fut në burg dhe u privua dhe nga letrat dhe mjetet me të cilat shkruante. Kur rojet e futën në qeli dhe i mbyllën derën, Ibnu Tejmije u thirri me krenari:” Atëherë vihet ndërmjet tyre njëfarë muri që ka një derë, e brendia e tij është mëshirë (xhenneti), e nga ana e jashtme e tij është dënimi (zjarri).” (Hadid: 13) Më pas tha:”Çfarë të keqeje mund të më bëjnë armiqtë, në një kohë që parajsën unë e kam në kraharorin dhe zemrën time?!” Parajsa e tij ishin njohuritë në fushën e hadithit, fikhut, tefsirit etj… Nga këto fjalë, kuptojmë që një njeri që nuk lexon Kuranin, nuk e mëson dhe studion atë, është njeri i varfër dhe për t’i qarë hallin. I varfër është ai që nuk ka mësuar diçka nga hadithet e profetit Muhamed a.s. Njerëz të tillë e meritojnë të ngushellohen më shumë se ata që u ka vdekur ndonjë i afërt.
  • 13. A nuk ka ardhur koha që ne pasardhësit e këtyre njerëzve të mëdhenj, të reflektojmë para këtij realiteti që po na mbyt me satelitë dhe programe të ndryshme?! Përse të mos i kthehemi përsëri origjinës dhe mesazhit tonë të cilin ia përçuam njerëzimit në ditët e para të islamit? Mendimet dhe fetvatë e tij, Ibnu Tejmije i shkruante në muret e burgut me qymyr. Më vonë, personalitetet e burgut i hapën një dritare, prej ku kontaktonte me nxënësit dhe njerëzit e shumtë të cilët vinin për ta pyetur mbi çështje të ndryshme fetare. Fetvatë e tij u mblodhën dhe u shkrua një libër prej tridhjetë volumesh. Janë pikërisht fetvatë që i studiojmë sot, të cilat janë shkruar të gjitha në burg. Nxënësit e tij tregojnë:”Për Zotin, dukej sikur Kuranin dhe librat e haditheve i ka para syve, teksa jepte fetvatë dhe na diktonte t’i shkruajmë.” Një nxënës tjetër tregon:”Ai na kërkonte t’i jepnin fletët dhe pendën për të shkruajtur dhe ne ia jepnim. Ai vazhdonte të shkruajë pa pasur asnjë referencë para.” Tregon nxënësi i tij Ibnul Kajjim:”Ai shkruante në një ditë të vetme, aq sa shumë dijetarë të tjerë i shkruanin për javë të tëra. Temat që janë mbrojtur mbi dorëshkrimet dhe librat e Ibnu Tejmijes, kanë arritur një mijë të tilla. Edhe pse ishte në burg dhe dënohej, kjo nuk e pengoi Ibnu Tejmijen që të jetë produktiv dhe të vazhdojë në përcjelljen e mesazhit.
  • 14. Një model i tillë ishte dhe poeti i njohur arab, Elmutenebbi, i cili ka dhënë një kontribut të madh në pasurimin e letërsisë arabe. Këtë e themi, edhe pse ne kemi mbajtur një qëndrim kritik mbi disa nga poezitë e tij. Një herë, kur ishte në udhëtim, ai u sëmur rëndë dhe nuk gjeti asnjë që t’i qëndrojë pranë. Me këtë rast, ai shkroi disa vargje, ku ankohej nga sëmundja dhe miqtë dhe të afërmit, të cilët e kishin braktisur në çastet më të vështira. Për këtë, njerëzit e mëdhenj nuk e lidhin suksesin e tyre me njerëzit apo rrethanat. Suksesin e tyre ata e lidhin vetëm me lidhjet që krijojnë me Sunduesin suprem. Shumë nga njerëzit e mëdhenj, kanë qenë të sprovuar me sëmundje të ndryshme trupore. Megjithatë, diçka e tillë nuk i pengoi të vazhdojnë rrugën e suksesit dhe të dijeve. Disa prej tyre kanë qenë dhe të verbër, siç ishte Katade dhe El’amesh. Këto sëmundje dhe mangësi fizike, nuk i ndaloi ata të përhapnin dijet dhe të mirën për njerëzimin.
  • 15. Dija ka nënshtruar dhe mbretërit Me këtë rast, më kujtohet dijetari i njohur i cili arriti nivel të lartë Ata ibnu Rebah, saqë dhe Halifeja musliman, Sulejman ibnu Abdul Melik, kishte urdhëruar që askujt tjetër nuk i lejohej të jepte fetva gjatë riteve të Haxhit, përveç Ata ibnu Rebahit. Më parë, Ata ibnu Rebah, kishte qenë skllav dhe shërbëtor i një gruaje nga Meka. Ai shkonte dhe i sillte asaj dru për zjarrin, edhe pse nuk mundej për shkak të frakturave në duar. Edhe kur dilte të kullosë delet e padrones së saj, ai humbiste disa dele. Një ditë, padronja e tij i tha:”Unë të dhuroj lirinë për hatër të Zotit.” I gëzuar Ata ibnu Rebah e pyeti:”Po çfarë më këshillon të veproj?” Ajo i tha:”Shko në xhami dhe përpiqu të përfitosh nga dijet që jepen aty.” Tregon vetë Ata:”Morra rrobat e mia dhe shkova në xhami (Qabe) ku qëndrova për tridhjetë vite, duke marrë dije nga vetë Ibnu Abasi.”
  • 16. Ai morri dije në fikh, tefsir, hadith etj… Një ditë, vetë Halifeja Sulejman ibnu Abdul Melik, pyeti:”Ku ndodhet Ata ibnu Rebah?” Shërbëtorët e tij, i treguan vendin e Ata ibnu Rebahut, i cili ishte rrethuar nga njerëzit që e pyesnin në çdo fushë. Halifeja filloi t’i afrohej për ta pyetur, por ai ia bëri me shenjë që të qëndrojë në radhë. Halifeja qëndroi në radhë derisa i erdhi radha atij dhe e pyeti për atë që e shqetësonte. Pasi Ata iu përgjigj, Halifeja deshi ta pyesë për diçka tjetër, por Ata ibnu Rebah i tha:”Mjaft me kaq, pasi ka shumë njerëz të tjerë që duan të pyesin.” Më pas, Halifeja iu drejtua djemve të tij dhe u tha:”O djemtë e mi, mësoni dhe merrni dije, pasi kurrë nuk jam ndjerë i nënshtruar siç jam ndjerë para këtij burri.”
  • 17. Kjo është rruga e suksesit dhe rruga e njerëzve të mëdhenj, rrugë e cila i bëri të arrijnë majat më të larta. Ata kishin shpirt sacrifice, produktiviteti, shprese dhe vullneti, duke mos e njohur përtacinë, dembelizmin dhe dështimin. Le lusim Zotin që të na bëjë të ndjekim shembullin e tyre E