SlideShare una empresa de Scribd logo
1 de 10
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI: “FAN NOLI KORCE”
FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE
DEGA: “HISTORI-GJEOGRAFI”
VITI I IIIB
LËNDA: “METODIKA E STUDIMEVE GJEOGRAFIKE

DETYRË KURSI
TEMA: “VECORITË FIZIKO-GJEOGRAFIKE TË MALËSISË SË MOKRËS DHE
MONUMENTET KULTURORE DHE NATYRORE”

1
Përmbajtja :
1. Pozita gjeografike
2. Vecoritë e përgjithshme të relievit

3. Hidrografia

4. Klima

5. Monumentet natyrore dhe kulturore

2
MALËSIA E MOKRËS
1. Pozita gjeografike
Malësia e Mokrës ndodhet në rajonin juglindor të shqipërisë. Shtrihet në jug të
fushëgropës së Përrenjasit dhe Qafës së Thanës, midis Malësisë së Gorës. Ka pothuajse
gjerësi dhe gjatësi të njëjtë, rreth 20 km.
Ajo përshkohet nga shumë degë të Shkumbimit,që rrjedhin në drejtime të ndryshme dhe
ndahen nga ujëndarës të crregullt, me kreshta të rrumbullakosura ose të sheshta , dhe
shpate, në shumicën e rasteve, të shkallëzuara dhe shpesh të thepisura.

3
2. Vecorit e përgjithshme të relievit
Lartësia e saj ulet gradualisht nga jugu në very. Ato shkojnë nga rreth 550 m deri në rreth
1800 m. Pra, amplituda hipsometrike arrin në 1250 m, gjë që flet për diferencime të
dukshme në amplitudën në intensitetin e erozionit. Mbizotërojnë lartësitë 1200-1500 m.
Copëtimi horizontal dhe vertikal i relievit ka vlerë përkatësisht rreth 4km/km2 dhe
300m/km2, lidhur me veprimin e fuqishëm të erozionit, përbërjen litologjike etj.
Kjo malësi është e përbërë kryesisht nga molasat, që formojnë një strukturë sinklinale.
Molasat përfaqësohen nga ranorë, konglomerate, argjila, që ndërthuren me njëra-tjetrën.
Pjesa lindore e malësisë përbëhet nga magmatikët dhe gëlqerorët e vendosur mbi ta,
ndërsa në perëndim të saj ndodhen gëlqerorët. Në këtë malësi mbizotërojnë tipi i relievit
strukturoro-eroziv, litologjik, lumor, erozivo-denudues e karstik. Duke u nisur nga
shpërndarja dhe mbizotërimi jo i njëjtë i këtyre tipave në malësinë e Mokrës dallohet pjesa
perëndimore dhe ajo lindore.
Pjesa perëndimore ka reliev më të crregullt dhe me kontraste më të mëdha hipsometrike,
vlera më të larta të energjisë dhe të copëtimit horizontal të relievit, përhapje më të
dukshme të kuesteve etj. Në këtë pjesë gjenden disa kurrize dhe lugina. Ndër kurrizet
kryesore dallohet kurrizi Shkëmbi i Llëngës –Qafa e Gurit dhe kurrizi Maja e Nices –Maja e
Kultit. I pari përbëhet nga gëlqerorë, ngrihet nga veriu (1140) në jug (1789) midis luginës
së thellë të Shkumbinit në perëndim dhe asaj të Përroit të Gurit në lindje. Ka kreshtë të
dhëmbëzuar e të prehtë dhe shpate të thepisura që lidhen me prerjet e thella erozive dhe
sidomos me përbërjen gëlqerore të shpateve dhe rënien e madhe të shtresave të këtyre
gëlqerorëve. Kurrizi i dytë ka reliev shumë të crregullt, përbëhet nga disa degëzime që
formojnë kueste , disa sipërfaqe strukturore dhe mbetje erozivo-litologjike-strukturore. Në
këtë pjesë lugina kryesore e Përroit të Gurit, ka trajtë V-je, dallohet për format e ashpra të
relievit të saj, për pragjet e shumta në profiling gjatësor por edhe në atë tërthor.
Pjesa lindore e Mokrës, dallohet për karakterin më të rregullt të relievit të saj, për
përhapje më të gjatë të shkallëve strukturore, për mbizotërim të luginave subsekuente, për
përhapjen e paktë të kuesteve dhe për zgjerimet e shpeshta të kontrastit. Në këtë pjesë
ndodhen dy kurrize kryesore, kurrizi i Kozicës, dhe ai i Gurit të Kuq. Ndër luginat më
kryesorja është ajo e Dunohës dhe e Hostecës. Kurrizi i Kozicës shtrihet në perëndim të
4
luginës së Dunshës dhe është vazhdim I ujëndarësit midis Dellovit e Shkumbinit. Shtrihet
midis tri prerjeve të thella erozive, ka kreshta të sheshtë dhe shpata me pjerrësi të mëdhe e
të shkallëzuara. Ky kurriz nga ana strukturore përbën boshtin e sinklinalit, ndërtohet nga
konglomeratet ranore të cimentuara të akuitanianit të sipërm ,të cilat i kanë rezistuar më
teper erozionit. Për pasojë degët e Dunshës janë zhvilluar në krahët e sinklinalit. Pra ky
kurriz përbën një mbetje strukturoro-litologoerozive. Në very të këtij kurrizi shtrihet
sipërfaqja strukturore e Cezmës dhe një tarracë e madhe strukturore ku është vendosur
fshati Slabinjë. Dy kurrizet kuestike shtrihen në lindje të luginës së Dushnës. Ato kanë
drejtim juglindje-veriperëndim, në të njëjtin drejtim ulet edhe lartësia e tyre. Ato janë
asimetrike. Shpatet verilindore që përbëjnë ballin e kuesteve janë më të pjerrëta se ato
jugperëndimore që formojnë shpinat e kuesteve. Këto të fundit formojnë edhe sipërfaqe
strukturore me shtrirje të kufizuar në pjesën e sipërme të shpinës se kuestit, ndërsa në
pjesën e poshtme të kësaj shpine bëhen më të sheshta shkallët strukturore. Meqë shkalla e
cimentimit të ranorëve dhe konglomerateve që I përbëjnë ato nuk është e njëjtë, për shkak
të erozionit të diferencuar, jane formuar mikroforma të relievit në trajta nga më
interesantet. Më të shprehura këto forma janë pranë fshatit Trebinjë. Kurrizi i Gurit të Kuq
shtrihet në pjesën më lindore të Mokrës, nga Qafa e Thanës në veri deri në afërsi të
Gështenjasit në jug, me gjatësi rreth 22 km dhe gjerësi nga 7 km deri në 0.5 km. Ky kurriz
ulet e ngushtohet gradualisht drejt jugut derisa zhduken nën depozitimet molasike të
malësisë së Gurës, pragut të Cërravës dhe fushës së Bucimasit. Si pasojë e shtrirjes së
këtyre maleve midis grabenit të Ohrit dhe të Mokrës me regjim jot ë njëjtë të lëvizjeve
neotektonike, ndryshon edhe lartësia e bazës së erozionit të shpatave perëndimore dhe
lindore të tyre. Kjo ka kushtëzuar edhe asimetrinë e tyre. Kreshta në përgjithësi është me
pjerrësi të lehtë, sidomos në pjesën jugore. Në veriperëndim ajo është më e larmishme. Në
të ngrihen disa maja me lartësi deri rreth 1500 m. Krahas majave ka edhe disa pllaja
karstike me sipërfaqe të vogël. Në këtë kurriz gjenden mbejtje të dy sipërfaqeve të
sheshimit të fosilizuara. E para lidhet me mineralizmin e hekur-nikelit të mbuluar nga
gëlqerorët e kretës, e dyta me boksidet në brendësi të gëlqerorëve dhe shprehet me
relievet e sheshta gëlqerore me forma të shumta karstike sipërfaqësore e nëntokësore.
Këto kurrize i përshkojnë shkëputje të shumta tektonike, shumica e të cilave shprehen
edhe në relievet e tyre. Më karakteristike në këtë drejtim është thepisja e madhe tekniko5
erozive lindore të këtyre maleve. Për pjerrësi të madhe dallohen sektorët e Gurit të kuq dhe
të Hudënishtit të përbërë nga gëlqerorët e kretës, që formojnë një kornizë në pjesën e
sipërme të shpatit magmatik. Në pjesën juglindore të kurrizit në fjalë thepisja lindore
tekniko-erozive është e shkallëzuar. Në të ka tarraca strukturore, që lidhen me rënien
monoklinale të shtresave drejtë perëndimit dhe me ndërthurjen e shtresave të forta me të
buta. Përrenjtë e shumtë e kanë copëtuar këtë thepisje. Tek disa prej luginave, duke
ndërprerë gëlqerorët formuan gryka depërtuese epigjenetike. Edhe shpati veriperëndimor
ka karakterin e një thepisjeje tekniko-erozive, e cila lidhet me shkëputjen tektonike që e
diferencoi nga grabeni I Përrenjasit. Shpati perëndimor është i larmishëm, sepse në të
ndërthuren gëlqerorët me magmatikët. Në kontaktet midis tyre janë formuar, në disa raste,
zgjerime apo lugina kontakti, me zhvillim jo të madh, për shkak të kaptimeve të rrjedhjeve
të tyre nga degët e Shkumbinit. Bimësia në Malësinë e Mokrës në përgjithësi është e varfër
dhe përbëhet nga dushqet më tepër në formën e shkurreve, nga ahishtet dhe aty këtu nga
halorët.

6
3. Hidrografia
Lugina e Dunshës është më e madhja dhe më e thella në të gjithë malësinë e Mokrës. Ajo
fillon nga bashkimi i përroit të Dunicës me përroin e Varrit të Stumbos dhe vazhdon deri në
bashkimin me luginën e Shkumbinit të sipërm. Është formuar në qëndrën e sinklinalit, por
për shkak të ndryshimeve litologjike në të dy anët e saj, nuk është simetrike. Ajo herë
zgjerohet e herë ngushtohet në trajtën e grykës së fomuar në ranorë ë conglomerate të
cimentuara. Lumoja e saj shfaqet qartë në zgjerimet dhe zhdukjet në gushtimet. Dallohen
edhe disa fragmente të vecuara të tarracës së parë. Në shpatet e saj ka tarraca të shumta
strukturore. Lugina e Hoshtecës shtrihet në verilindje të kurrizit kuestik. Në shpatet e saj
ka tarraca të shumta strukturore. Lugina e tjera më të vogla, shumica të karakterit
konsekuent, të kurrizit kuestik te Pusi . Ajo është luginë subsekuente, asimetrike dhe me
reliev mjaft të copëtuar. Luginat e tjera janë më të vogla, shumica të karakterit konsekuent,
të zhvilluara në të dy krahët e sinklinalit.

4. Klima
Në klimën e malësisë së Mokrës luajnë rol sidomos dy faktorë: lartësia mbi nivelin e detit
dhe malësia ndodhet mjaft larg ndikimit zbutës të detit. Këta faktorë bëjnë që klima të jetë
relativisht e ftohtë: me dimër të ashpër, verë të freskët dhe me reshje relativisht të pakta.
Temperature mesatare vjetore është 11.80C. Muaji më i ftohtë është janari kurse muajt
më të nxehtë janë gushti dhe korriku. Përsa i përket reshjeve, Malësia e Mokrës hynë në
zonat më të thata të vendit tonë, sasia mesatare vjetore e reshjeve është nga më të ultat në
vend, 765 mm. Muaji më i lagët është nëntori me një mesatare prej 114, kurse muaji më i
thatë është korriku, me një mesatare prej 21 mm.

7
5. Monumentet kulturore dhe natyrore
Varrezat monumentale të Selcës së Poshtme, një vendbanim i hershëm ka janë varrosur mbretër të
lashtësisë. Këto varreza janë unikale, botërore, si në pikëpamje arkitektonike ashtu edhe ajo
ndërtimore. Varret e Selcës së Poshtme datojnë 400 vjet para Krishtit. Janë të ngjashme me ato që
ndodhen në Liban dhe të vendosura në një kodër të lartë mbi fshatin Selcë e Poshtme dhe paraqesin
skena të bëmave të mbretërisë së Ilirisë në luftë me maqedonasit. Në njërën prej tyre thuhet se është
varrosur mbreti Ilir i Pelionit. Objektet që janë gjetur në to janë shumë të kushtueshme dhe ruhen në
Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës. Interes të veçantë ka inventari i pasur i varreve monumentale
që dëshmon për një shoqëri të zhvilluar. Ky inventar përmban: armë , enë balte dhe shumë zbukurime
ari siç janë : vathët me ar së bashku me kokë negri, punuar me gurë granate. Ndërsa flakët janë punuar
me filigram. Anash kanë një pullë të rrumbullakët, kurse nga mesi i së cilës del një rosetë që rrethohet
nga dekoracione të e një perandorie e dashurisë. Erosi që fluturonte me një gur. Në inventarin e
varreve ndodhet Pafta e Brezit që paraqet një skenë mitiologjike luftimi në reliev ku janë katër
luftëtarë ndërsa pas tyre qëndron një dragua që simbolizon perandorinë mbrojtëse . Ky dragua sot
është vendosur në parkun shëtitës buzë liqenit të Pogradecit që këshilli i Bashkisë e zgjodhi simbol të
qytetit të Pogradecit.

Gjatë udhëtimit për në Selcën e Poshtme do të shihni edhe rrjedhat e sipërme të Shkumbinit njërin
prej lumenjve më të mëdhenj të Shqipërisë me vlerë të mëdha shkencore, historike, ushtarake,
turistike, ekologjike didaktike, komunikimi, bilogjik, hidrologjik etj. Pranë Shkumbinit është ndërtuar
dhe rruga Egnatia nëpër të cilën ka marshuar dhe Jul Qezari me ushtrinë e tij. Aty qenë bërë dhe
luftime të ashpra me maqedonasit në kohërat e lashta.
Një monument tjetër kulturor është Manastiri i Shën morenës që bën pjesë në kishat Lindore. Sipas
librit “Kostandini Shpataraku” me autor Ylli Dervishi ndërmjet të tjerave tregon: Nga mbishkrimi në

8
gjuhën greke mbi portën e Shën Morenës ajo është bërë me shpenzimet e banorëve esnafë mjeshtër,
rrobaqepës dhe kasapë të Qytetit . Pikturat në Kishën e Shën Morenës – Llëngë është realizuar 10 vjet
më vonë se ikonat e Manastirit të Ardenicës Lushnje. Ajo flet për pjekurinë artistike të piktorëve
Kostandin Shpataruku. Ajo është ndërtuar më 1666 dhe daton më 1754. Llengu ishte një nga qendrat e
ekonomiko kulturore e krishterimit në shekulli XVII-XVIII, tani është fshati më me pak shtëpi”. Kisha e
Shën Morenës nuk është vetëm tempull fetar por edhe kombëtare. Lidhjet ndërmjet kësaj kishe dhe
kombit janë të bashkuara dhe të pandara, sepse besimtarët e saj pra të kësaj kishe janë përbërës të
kombit. Kisha e Shën Morenës qysh në fillim të rindërtimit të saj e në vazhdim nëpërmjet
arkimandriteno që në përgjithësi ishin nga Llengu u bënin thirrje të gjithë besimtarëve pa dallim feje
të donin kombin të punojnë për të, të luftojnë e të mbrojnë atë nga çdo rrezik që mund ti vijë.
Manastiri i Shën Morenës, ndryshe nga kishat e tjera të gjithë krishtarët, myslimanë, protestantë,
bektashianë etj konsideronte si pjestarë të saj. Ai ka vlera të mëdha kombëtare.
Nuk janë të paktë figurat shqiptare që kanë punuar atje për kombin . Të tillë janë Gjerasim Qiriazi,
Gjok Shqiptari, Gjergj Pekmeiz, Reshit Çollaku, Tuk Jakova, Misto Treska, Nexhip Vinçani, Muharrem
Çollaku etj etj. Kisha e Shën Morenës është e vetmja në krahinën e Mokrës e cila shquhet për tregtimin
e arkitektonikës dhe anën funksionale. Ajo është një nga kishat më të bukura të ballkanit. Natyra e
territorit të Shën Morenës i bën vizitorët të habitshëm, u bën nga surprizë të bukur e shumë të
kënaqur. Natyra i habit me larshmërinë e theksuar të peizazheve të saj që ndryshojnë me shpejtësi si
në drejtim vertikal dhe horizontal. Rreth këtij tempull fetar dhe kombëtar flejnë një varg monumente
të natyrës siç janë “Mani i Shën Morenës, Shpella e Shën Morenës, Kanioni i Llëngës, Guri i Llëngës, Gur
Topi.
Disa ura janë vepra arkitektonike. Ato janë dhe fortifikime të periudhës mesjetare. Ndodhen mbi
Shkumbinin dhe janë Ura në fshatin Golik në shek XVII që vazhdon të përdoret dhe sot.

9
Ura e Tereziut daton shekujt XVII – XVIII ndodhet mbi përroin e Velçanit në fshatin Proptisht. Ajo i ka
shërbyer rrugës së karvanëve dhe itinerarin Përrenjas- Golik-Proptisht- Bishnicë, Llëngë. Ura e
Terezimit është përbërë nga një hark segmenti rrethor me hapësirë drite 8 m me gjatësi 16 m dhe
lartësi 5 m. Qemeri i harkut është punuar me gur smerali e shtufë. Kjo rrugë ruhet edhe sot. Nga
Llënga për një Jollë rruga kalon në rrugën e ngushtë që vendasit e quajnë ngisurë në rrjedhën e
sipërme të Shkëmbimit. Pra nisur në një pjesë rruge lë gjurmë kalldrëmi të vjetër punuar me gur
masiv sidomos në pjesën anësore të cilët Llëngasit e quajnë Kala e qetë, shqip do të thotë Rruga e Gurit
pra pjesë e Kalasë. Marrë nga italishtja e vjetër e Ballkanit që shqip do të thotë Rruga Egnatia. Ura e
vjetër e Gurit që vendasit i thonë Punta a qetë që në shqip i thonë Ura e Gurit. Pra Ura e Llengës është s
e shek XVII dhe lidhte fshatrat Shpellë- Llengë-Niçë dhe Voskopojë.

10

Más contenido relacionado

La actualidad más candente

Reviste Shkencore ....Rreth se nesermes
Reviste  Shkencore  ....Rreth se nesermes Reviste  Shkencore  ....Rreth se nesermes
Reviste Shkencore ....Rreth se nesermes #MesueseAurela Elezaj
 
Teknologji XII
Teknologji XIITeknologji XII
Teknologji XIIDenis Lezo
 
Projekt, Gjeografi : Hidrosfera ne rruzullin tokesor
Projekt, Gjeografi : Hidrosfera ne rruzullin tokesorProjekt, Gjeografi : Hidrosfera ne rruzullin tokesor
Projekt, Gjeografi : Hidrosfera ne rruzullin tokesorAldrin Pashku
 
Shnderrimet Gjeometrike
Shnderrimet GjeometrikeShnderrimet Gjeometrike
Shnderrimet GjeometrikeErgi Nushi
 
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te ShqiperisProjekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te ShqiperisMarinela Abedini
 
Pasurite natyrore te trevave shqiptare
Pasurite natyrore te trevave shqiptarePasurite natyrore te trevave shqiptare
Pasurite natyrore te trevave shqiptareDarla Evangjeli
 
Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9S Gashi
 
Rendesia e atomit
Rendesia e atomitRendesia e atomit
Rendesia e atomitErgi Nushi
 
Energjia diellore
Energjia dielloreEnergjia diellore
Energjia dielloreMaja
 
Krahasim midis rajonit jugor dhe juglindore te republikes se shqiperis
Krahasim midis rajonit jugor dhe juglindore te republikes se shqiperisKrahasim midis rajonit jugor dhe juglindore te republikes se shqiperis
Krahasim midis rajonit jugor dhe juglindore te republikes se shqiperisDenisa Caushi
 
Revolucioni i II industrial
Revolucioni i II industrial Revolucioni i II industrial
Revolucioni i II industrial Klarisa Klara
 
Projekt Fizik - Elektriciteti
Projekt Fizik - ElektricitetiProjekt Fizik - Elektriciteti
Projekt Fizik - ElektricitetiMarinela Abedini
 

La actualidad más candente (20)

Reviste Shkencore ....Rreth se nesermes
Reviste  Shkencore  ....Rreth se nesermes Reviste  Shkencore  ....Rreth se nesermes
Reviste Shkencore ....Rreth se nesermes
 
Energjia llojet
Energjia llojetEnergjia llojet
Energjia llojet
 
Teknologji XII
Teknologji XIITeknologji XII
Teknologji XII
 
Projekt, Gjeografi : Hidrosfera ne rruzullin tokesor
Projekt, Gjeografi : Hidrosfera ne rruzullin tokesorProjekt, Gjeografi : Hidrosfera ne rruzullin tokesor
Projekt, Gjeografi : Hidrosfera ne rruzullin tokesor
 
Shnderrimet Gjeometrike
Shnderrimet GjeometrikeShnderrimet Gjeometrike
Shnderrimet Gjeometrike
 
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te ShqiperisProjekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
 
Lumi drin
Lumi drinLumi drin
Lumi drin
 
Pasurite natyrore te trevave shqiptare
Pasurite natyrore te trevave shqiptarePasurite natyrore te trevave shqiptare
Pasurite natyrore te trevave shqiptare
 
Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9
 
Rendesia e atomit
Rendesia e atomitRendesia e atomit
Rendesia e atomit
 
Zonja Bovari
Zonja BovariZonja Bovari
Zonja Bovari
 
Energjia diellore
Energjia dielloreEnergjia diellore
Energjia diellore
 
Rryma elektrike
Rryma elektrikeRryma elektrike
Rryma elektrike
 
Pogradeci
PogradeciPogradeci
Pogradeci
 
Krahasim midis rajonit jugor dhe juglindore te republikes se shqiperis
Krahasim midis rajonit jugor dhe juglindore te republikes se shqiperisKrahasim midis rajonit jugor dhe juglindore te republikes se shqiperis
Krahasim midis rajonit jugor dhe juglindore te republikes se shqiperis
 
Ahmet Zogu
Ahmet ZoguAhmet Zogu
Ahmet Zogu
 
Revolucioni i II industrial
Revolucioni i II industrial Revolucioni i II industrial
Revolucioni i II industrial
 
Liqenet
LiqenetLiqenet
Liqenet
 
Tropoja
Tropoja Tropoja
Tropoja
 
Projekt Fizik - Elektriciteti
Projekt Fizik - ElektricitetiProjekt Fizik - Elektriciteti
Projekt Fizik - Elektriciteti
 

Destacado

Detyre kursi metodologji
Detyre kursi metodologjiDetyre kursi metodologji
Detyre kursi metodologjiAnida Rroshi
 
Detyre kursi qender pwr fwmijw
Detyre kursi qender pwr fwmijwDetyre kursi qender pwr fwmijw
Detyre kursi qender pwr fwmijwgencimorava19744
 
"DIAS" plan biznesi
"DIAS" plan biznesi"DIAS" plan biznesi
"DIAS" plan biznesiOlsi Reçi
 
Detyre kursi qender pwr femije
Detyre kursi qender pwr femijeDetyre kursi qender pwr femije
Detyre kursi qender pwr femijegencimorava19744
 
Metoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 2 - Formulimi i problemit të kërkimit
Metoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 2 - Formulimi i problemit të kërkimitMetoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 2 - Formulimi i problemit të kërkimit
Metoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 2 - Formulimi i problemit të kërkimitSokol Luzi
 
Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel pof. eda luga
Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda lugaDetyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda luga
Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel pof. eda lugailjana
 
Danone - Rast Studimor
Danone - Rast StudimorDanone - Rast Studimor
Danone - Rast StudimorKetiGjipali
 
Rast studimi:ZARA
Rast studimi:ZARARast studimi:ZARA
Rast studimi:ZARAVilma Hoxha
 
Pasqyrat Financiare
Pasqyrat FinanciarePasqyrat Financiare
Pasqyrat FinanciareBujar Morina
 

Destacado (11)

Detyre kursi metodologji
Detyre kursi metodologjiDetyre kursi metodologji
Detyre kursi metodologji
 
Detyre kursi qender pwr fwmijw
Detyre kursi qender pwr fwmijwDetyre kursi qender pwr fwmijw
Detyre kursi qender pwr fwmijw
 
Vithkuqi123
Vithkuqi123Vithkuqi123
Vithkuqi123
 
INDITEX, "ZARA"
INDITEX, "ZARA"INDITEX, "ZARA"
INDITEX, "ZARA"
 
"DIAS" plan biznesi
"DIAS" plan biznesi"DIAS" plan biznesi
"DIAS" plan biznesi
 
Detyre kursi qender pwr femije
Detyre kursi qender pwr femijeDetyre kursi qender pwr femije
Detyre kursi qender pwr femije
 
Metoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 2 - Formulimi i problemit të kërkimit
Metoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 2 - Formulimi i problemit të kërkimitMetoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 2 - Formulimi i problemit të kërkimit
Metoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 2 - Formulimi i problemit të kërkimit
 
Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel pof. eda luga
Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda lugaDetyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda luga
Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel pof. eda luga
 
Danone - Rast Studimor
Danone - Rast StudimorDanone - Rast Studimor
Danone - Rast Studimor
 
Rast studimi:ZARA
Rast studimi:ZARARast studimi:ZARA
Rast studimi:ZARA
 
Pasqyrat Financiare
Pasqyrat FinanciarePasqyrat Financiare
Pasqyrat Financiare
 

Similar a Malwsia e mokrws

Projekt shqiperipart1
Projekt shqiperipart1Projekt shqiperipart1
Projekt shqiperipart1res1ck
 
Shqiperia
ShqiperiaShqiperia
Shqiperiakoralda
 
Pasuritë natyrore të trevave Shqiptare
Pasuritë natyrore të trevave ShqiptarePasuritë natyrore të trevave Shqiptare
Pasuritë natyrore të trevave ShqiptareArdit Nexhipi
 
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)Denisa Caushi
 
Pasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperiPasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperiMerkur Sinani
 
Pasuritë natyrore të trevave shqiptare-Projekt në Gjeografi.pptx
Pasuritë natyrore të trevave shqiptare-Projekt në Gjeografi.pptxPasuritë natyrore të trevave shqiptare-Projekt në Gjeografi.pptx
Pasuritë natyrore të trevave shqiptare-Projekt në Gjeografi.pptxfixbios2016
 
Projekt:Gjeografi
Projekt:GjeografiProjekt:Gjeografi
Projekt:GjeografiErjonaHaka
 
Guide turistike kukes
Guide turistike kukesGuide turistike kukes
Guide turistike kukesGenti Germizi
 
Projekt gjeografi
Projekt gjeografiProjekt gjeografi
Projekt gjeografiKleo Jaupaj
 
Veprimtaria gjeologjike e erës
Veprimtaria gjeologjike e erësVeprimtaria gjeologjike e erës
Veprimtaria gjeologjike e erësFaruk Foniqi
 
Gjeologjia ne ndertimtari
Gjeologjia ne ndertimtariGjeologjia ne ndertimtari
Gjeologjia ne ndertimtarigoona
 
POTENCIALET NATYRORE DHE KULTURORE, BAZE PER ZHVILLIMIN E TURIZMIT NE BASHKIN...
POTENCIALET NATYRORE DHE KULTURORE, BAZE PER ZHVILLIMIN E TURIZMIT NE BASHKIN...POTENCIALET NATYRORE DHE KULTURORE, BAZE PER ZHVILLIMIN E TURIZMIT NE BASHKIN...
POTENCIALET NATYRORE DHE KULTURORE, BAZE PER ZHVILLIMIN E TURIZMIT NE BASHKIN...EkloidaBengu
 
rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne beklerina
 
Informacion per Elbasaninfff dhe Berati1.docx
Informacion per Elbasaninfff dhe Berati1.docxInformacion per Elbasaninfff dhe Berati1.docx
Informacion per Elbasaninfff dhe Berati1.docxanilalopci
 

Similar a Malwsia e mokrws (20)

Projekt shqiperipart1
Projekt shqiperipart1Projekt shqiperipart1
Projekt shqiperipart1
 
Rajoni Verilindor
Rajoni VerilindorRajoni Verilindor
Rajoni Verilindor
 
Rrethi i korçës
Rrethi i korçësRrethi i korçës
Rrethi i korçës
 
Shqiperia
Shqiperia Shqiperia
Shqiperia
 
Shqiperia
Shqiperia Shqiperia
Shqiperia
 
Shqiperia
ShqiperiaShqiperia
Shqiperia
 
Pasuritë natyrore të trevave Shqiptare
Pasuritë natyrore të trevave ShqiptarePasuritë natyrore të trevave Shqiptare
Pasuritë natyrore të trevave Shqiptare
 
Gjeo
GjeoGjeo
Gjeo
 
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
 
Veriu i shqiperise
Veriu i shqiperiseVeriu i shqiperise
Veriu i shqiperise
 
Pasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperiPasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperi
 
Pasuritë natyrore të trevave shqiptare-Projekt në Gjeografi.pptx
Pasuritë natyrore të trevave shqiptare-Projekt në Gjeografi.pptxPasuritë natyrore të trevave shqiptare-Projekt në Gjeografi.pptx
Pasuritë natyrore të trevave shqiptare-Projekt në Gjeografi.pptx
 
Projekt:Gjeografi
Projekt:GjeografiProjekt:Gjeografi
Projekt:Gjeografi
 
Guide turistike kukes
Guide turistike kukesGuide turistike kukes
Guide turistike kukes
 
Projekt gjeografi
Projekt gjeografiProjekt gjeografi
Projekt gjeografi
 
Veprimtaria gjeologjike e erës
Veprimtaria gjeologjike e erësVeprimtaria gjeologjike e erës
Veprimtaria gjeologjike e erës
 
Gjeologjia ne ndertimtari
Gjeologjia ne ndertimtariGjeologjia ne ndertimtari
Gjeologjia ne ndertimtari
 
POTENCIALET NATYRORE DHE KULTURORE, BAZE PER ZHVILLIMIN E TURIZMIT NE BASHKIN...
POTENCIALET NATYRORE DHE KULTURORE, BAZE PER ZHVILLIMIN E TURIZMIT NE BASHKIN...POTENCIALET NATYRORE DHE KULTURORE, BAZE PER ZHVILLIMIN E TURIZMIT NE BASHKIN...
POTENCIALET NATYRORE DHE KULTURORE, BAZE PER ZHVILLIMIN E TURIZMIT NE BASHKIN...
 
rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne be
 
Informacion per Elbasaninfff dhe Berati1.docx
Informacion per Elbasaninfff dhe Berati1.docxInformacion per Elbasaninfff dhe Berati1.docx
Informacion per Elbasaninfff dhe Berati1.docx
 

Malwsia e mokrws

  • 1. REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI: “FAN NOLI KORCE” FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE DEGA: “HISTORI-GJEOGRAFI” VITI I IIIB LËNDA: “METODIKA E STUDIMEVE GJEOGRAFIKE DETYRË KURSI TEMA: “VECORITË FIZIKO-GJEOGRAFIKE TË MALËSISË SË MOKRËS DHE MONUMENTET KULTURORE DHE NATYRORE” 1
  • 2. Përmbajtja : 1. Pozita gjeografike 2. Vecoritë e përgjithshme të relievit 3. Hidrografia 4. Klima 5. Monumentet natyrore dhe kulturore 2
  • 3. MALËSIA E MOKRËS 1. Pozita gjeografike Malësia e Mokrës ndodhet në rajonin juglindor të shqipërisë. Shtrihet në jug të fushëgropës së Përrenjasit dhe Qafës së Thanës, midis Malësisë së Gorës. Ka pothuajse gjerësi dhe gjatësi të njëjtë, rreth 20 km. Ajo përshkohet nga shumë degë të Shkumbimit,që rrjedhin në drejtime të ndryshme dhe ndahen nga ujëndarës të crregullt, me kreshta të rrumbullakosura ose të sheshta , dhe shpate, në shumicën e rasteve, të shkallëzuara dhe shpesh të thepisura. 3
  • 4. 2. Vecorit e përgjithshme të relievit Lartësia e saj ulet gradualisht nga jugu në very. Ato shkojnë nga rreth 550 m deri në rreth 1800 m. Pra, amplituda hipsometrike arrin në 1250 m, gjë që flet për diferencime të dukshme në amplitudën në intensitetin e erozionit. Mbizotërojnë lartësitë 1200-1500 m. Copëtimi horizontal dhe vertikal i relievit ka vlerë përkatësisht rreth 4km/km2 dhe 300m/km2, lidhur me veprimin e fuqishëm të erozionit, përbërjen litologjike etj. Kjo malësi është e përbërë kryesisht nga molasat, që formojnë një strukturë sinklinale. Molasat përfaqësohen nga ranorë, konglomerate, argjila, që ndërthuren me njëra-tjetrën. Pjesa lindore e malësisë përbëhet nga magmatikët dhe gëlqerorët e vendosur mbi ta, ndërsa në perëndim të saj ndodhen gëlqerorët. Në këtë malësi mbizotërojnë tipi i relievit strukturoro-eroziv, litologjik, lumor, erozivo-denudues e karstik. Duke u nisur nga shpërndarja dhe mbizotërimi jo i njëjtë i këtyre tipave në malësinë e Mokrës dallohet pjesa perëndimore dhe ajo lindore. Pjesa perëndimore ka reliev më të crregullt dhe me kontraste më të mëdha hipsometrike, vlera më të larta të energjisë dhe të copëtimit horizontal të relievit, përhapje më të dukshme të kuesteve etj. Në këtë pjesë gjenden disa kurrize dhe lugina. Ndër kurrizet kryesore dallohet kurrizi Shkëmbi i Llëngës –Qafa e Gurit dhe kurrizi Maja e Nices –Maja e Kultit. I pari përbëhet nga gëlqerorë, ngrihet nga veriu (1140) në jug (1789) midis luginës së thellë të Shkumbinit në perëndim dhe asaj të Përroit të Gurit në lindje. Ka kreshtë të dhëmbëzuar e të prehtë dhe shpate të thepisura që lidhen me prerjet e thella erozive dhe sidomos me përbërjen gëlqerore të shpateve dhe rënien e madhe të shtresave të këtyre gëlqerorëve. Kurrizi i dytë ka reliev shumë të crregullt, përbëhet nga disa degëzime që formojnë kueste , disa sipërfaqe strukturore dhe mbetje erozivo-litologjike-strukturore. Në këtë pjesë lugina kryesore e Përroit të Gurit, ka trajtë V-je, dallohet për format e ashpra të relievit të saj, për pragjet e shumta në profiling gjatësor por edhe në atë tërthor. Pjesa lindore e Mokrës, dallohet për karakterin më të rregullt të relievit të saj, për përhapje më të gjatë të shkallëve strukturore, për mbizotërim të luginave subsekuente, për përhapjen e paktë të kuesteve dhe për zgjerimet e shpeshta të kontrastit. Në këtë pjesë ndodhen dy kurrize kryesore, kurrizi i Kozicës, dhe ai i Gurit të Kuq. Ndër luginat më kryesorja është ajo e Dunohës dhe e Hostecës. Kurrizi i Kozicës shtrihet në perëndim të 4
  • 5. luginës së Dunshës dhe është vazhdim I ujëndarësit midis Dellovit e Shkumbinit. Shtrihet midis tri prerjeve të thella erozive, ka kreshta të sheshtë dhe shpata me pjerrësi të mëdhe e të shkallëzuara. Ky kurriz nga ana strukturore përbën boshtin e sinklinalit, ndërtohet nga konglomeratet ranore të cimentuara të akuitanianit të sipërm ,të cilat i kanë rezistuar më teper erozionit. Për pasojë degët e Dunshës janë zhvilluar në krahët e sinklinalit. Pra ky kurriz përbën një mbetje strukturoro-litologoerozive. Në very të këtij kurrizi shtrihet sipërfaqja strukturore e Cezmës dhe një tarracë e madhe strukturore ku është vendosur fshati Slabinjë. Dy kurrizet kuestike shtrihen në lindje të luginës së Dushnës. Ato kanë drejtim juglindje-veriperëndim, në të njëjtin drejtim ulet edhe lartësia e tyre. Ato janë asimetrike. Shpatet verilindore që përbëjnë ballin e kuesteve janë më të pjerrëta se ato jugperëndimore që formojnë shpinat e kuesteve. Këto të fundit formojnë edhe sipërfaqe strukturore me shtrirje të kufizuar në pjesën e sipërme të shpinës se kuestit, ndërsa në pjesën e poshtme të kësaj shpine bëhen më të sheshta shkallët strukturore. Meqë shkalla e cimentimit të ranorëve dhe konglomerateve që I përbëjnë ato nuk është e njëjtë, për shkak të erozionit të diferencuar, jane formuar mikroforma të relievit në trajta nga më interesantet. Më të shprehura këto forma janë pranë fshatit Trebinjë. Kurrizi i Gurit të Kuq shtrihet në pjesën më lindore të Mokrës, nga Qafa e Thanës në veri deri në afërsi të Gështenjasit në jug, me gjatësi rreth 22 km dhe gjerësi nga 7 km deri në 0.5 km. Ky kurriz ulet e ngushtohet gradualisht drejt jugut derisa zhduken nën depozitimet molasike të malësisë së Gurës, pragut të Cërravës dhe fushës së Bucimasit. Si pasojë e shtrirjes së këtyre maleve midis grabenit të Ohrit dhe të Mokrës me regjim jot ë njëjtë të lëvizjeve neotektonike, ndryshon edhe lartësia e bazës së erozionit të shpatave perëndimore dhe lindore të tyre. Kjo ka kushtëzuar edhe asimetrinë e tyre. Kreshta në përgjithësi është me pjerrësi të lehtë, sidomos në pjesën jugore. Në veriperëndim ajo është më e larmishme. Në të ngrihen disa maja me lartësi deri rreth 1500 m. Krahas majave ka edhe disa pllaja karstike me sipërfaqe të vogël. Në këtë kurriz gjenden mbejtje të dy sipërfaqeve të sheshimit të fosilizuara. E para lidhet me mineralizmin e hekur-nikelit të mbuluar nga gëlqerorët e kretës, e dyta me boksidet në brendësi të gëlqerorëve dhe shprehet me relievet e sheshta gëlqerore me forma të shumta karstike sipërfaqësore e nëntokësore. Këto kurrize i përshkojnë shkëputje të shumta tektonike, shumica e të cilave shprehen edhe në relievet e tyre. Më karakteristike në këtë drejtim është thepisja e madhe tekniko5
  • 6. erozive lindore të këtyre maleve. Për pjerrësi të madhe dallohen sektorët e Gurit të kuq dhe të Hudënishtit të përbërë nga gëlqerorët e kretës, që formojnë një kornizë në pjesën e sipërme të shpatit magmatik. Në pjesën juglindore të kurrizit në fjalë thepisja lindore tekniko-erozive është e shkallëzuar. Në të ka tarraca strukturore, që lidhen me rënien monoklinale të shtresave drejtë perëndimit dhe me ndërthurjen e shtresave të forta me të buta. Përrenjtë e shumtë e kanë copëtuar këtë thepisje. Tek disa prej luginave, duke ndërprerë gëlqerorët formuan gryka depërtuese epigjenetike. Edhe shpati veriperëndimor ka karakterin e një thepisjeje tekniko-erozive, e cila lidhet me shkëputjen tektonike që e diferencoi nga grabeni I Përrenjasit. Shpati perëndimor është i larmishëm, sepse në të ndërthuren gëlqerorët me magmatikët. Në kontaktet midis tyre janë formuar, në disa raste, zgjerime apo lugina kontakti, me zhvillim jo të madh, për shkak të kaptimeve të rrjedhjeve të tyre nga degët e Shkumbinit. Bimësia në Malësinë e Mokrës në përgjithësi është e varfër dhe përbëhet nga dushqet më tepër në formën e shkurreve, nga ahishtet dhe aty këtu nga halorët. 6
  • 7. 3. Hidrografia Lugina e Dunshës është më e madhja dhe më e thella në të gjithë malësinë e Mokrës. Ajo fillon nga bashkimi i përroit të Dunicës me përroin e Varrit të Stumbos dhe vazhdon deri në bashkimin me luginën e Shkumbinit të sipërm. Është formuar në qëndrën e sinklinalit, por për shkak të ndryshimeve litologjike në të dy anët e saj, nuk është simetrike. Ajo herë zgjerohet e herë ngushtohet në trajtën e grykës së fomuar në ranorë ë conglomerate të cimentuara. Lumoja e saj shfaqet qartë në zgjerimet dhe zhdukjet në gushtimet. Dallohen edhe disa fragmente të vecuara të tarracës së parë. Në shpatet e saj ka tarraca të shumta strukturore. Lugina e Hoshtecës shtrihet në verilindje të kurrizit kuestik. Në shpatet e saj ka tarraca të shumta strukturore. Lugina e tjera më të vogla, shumica të karakterit konsekuent, të kurrizit kuestik te Pusi . Ajo është luginë subsekuente, asimetrike dhe me reliev mjaft të copëtuar. Luginat e tjera janë më të vogla, shumica të karakterit konsekuent, të zhvilluara në të dy krahët e sinklinalit. 4. Klima Në klimën e malësisë së Mokrës luajnë rol sidomos dy faktorë: lartësia mbi nivelin e detit dhe malësia ndodhet mjaft larg ndikimit zbutës të detit. Këta faktorë bëjnë që klima të jetë relativisht e ftohtë: me dimër të ashpër, verë të freskët dhe me reshje relativisht të pakta. Temperature mesatare vjetore është 11.80C. Muaji më i ftohtë është janari kurse muajt më të nxehtë janë gushti dhe korriku. Përsa i përket reshjeve, Malësia e Mokrës hynë në zonat më të thata të vendit tonë, sasia mesatare vjetore e reshjeve është nga më të ultat në vend, 765 mm. Muaji më i lagët është nëntori me një mesatare prej 114, kurse muaji më i thatë është korriku, me një mesatare prej 21 mm. 7
  • 8. 5. Monumentet kulturore dhe natyrore Varrezat monumentale të Selcës së Poshtme, një vendbanim i hershëm ka janë varrosur mbretër të lashtësisë. Këto varreza janë unikale, botërore, si në pikëpamje arkitektonike ashtu edhe ajo ndërtimore. Varret e Selcës së Poshtme datojnë 400 vjet para Krishtit. Janë të ngjashme me ato që ndodhen në Liban dhe të vendosura në një kodër të lartë mbi fshatin Selcë e Poshtme dhe paraqesin skena të bëmave të mbretërisë së Ilirisë në luftë me maqedonasit. Në njërën prej tyre thuhet se është varrosur mbreti Ilir i Pelionit. Objektet që janë gjetur në to janë shumë të kushtueshme dhe ruhen në Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës. Interes të veçantë ka inventari i pasur i varreve monumentale që dëshmon për një shoqëri të zhvilluar. Ky inventar përmban: armë , enë balte dhe shumë zbukurime ari siç janë : vathët me ar së bashku me kokë negri, punuar me gurë granate. Ndërsa flakët janë punuar me filigram. Anash kanë një pullë të rrumbullakët, kurse nga mesi i së cilës del një rosetë që rrethohet nga dekoracione të e një perandorie e dashurisë. Erosi që fluturonte me një gur. Në inventarin e varreve ndodhet Pafta e Brezit që paraqet një skenë mitiologjike luftimi në reliev ku janë katër luftëtarë ndërsa pas tyre qëndron një dragua që simbolizon perandorinë mbrojtëse . Ky dragua sot është vendosur në parkun shëtitës buzë liqenit të Pogradecit që këshilli i Bashkisë e zgjodhi simbol të qytetit të Pogradecit. Gjatë udhëtimit për në Selcën e Poshtme do të shihni edhe rrjedhat e sipërme të Shkumbinit njërin prej lumenjve më të mëdhenj të Shqipërisë me vlerë të mëdha shkencore, historike, ushtarake, turistike, ekologjike didaktike, komunikimi, bilogjik, hidrologjik etj. Pranë Shkumbinit është ndërtuar dhe rruga Egnatia nëpër të cilën ka marshuar dhe Jul Qezari me ushtrinë e tij. Aty qenë bërë dhe luftime të ashpra me maqedonasit në kohërat e lashta. Një monument tjetër kulturor është Manastiri i Shën morenës që bën pjesë në kishat Lindore. Sipas librit “Kostandini Shpataraku” me autor Ylli Dervishi ndërmjet të tjerave tregon: Nga mbishkrimi në 8
  • 9. gjuhën greke mbi portën e Shën Morenës ajo është bërë me shpenzimet e banorëve esnafë mjeshtër, rrobaqepës dhe kasapë të Qytetit . Pikturat në Kishën e Shën Morenës – Llëngë është realizuar 10 vjet më vonë se ikonat e Manastirit të Ardenicës Lushnje. Ajo flet për pjekurinë artistike të piktorëve Kostandin Shpataruku. Ajo është ndërtuar më 1666 dhe daton më 1754. Llengu ishte një nga qendrat e ekonomiko kulturore e krishterimit në shekulli XVII-XVIII, tani është fshati më me pak shtëpi”. Kisha e Shën Morenës nuk është vetëm tempull fetar por edhe kombëtare. Lidhjet ndërmjet kësaj kishe dhe kombit janë të bashkuara dhe të pandara, sepse besimtarët e saj pra të kësaj kishe janë përbërës të kombit. Kisha e Shën Morenës qysh në fillim të rindërtimit të saj e në vazhdim nëpërmjet arkimandriteno që në përgjithësi ishin nga Llengu u bënin thirrje të gjithë besimtarëve pa dallim feje të donin kombin të punojnë për të, të luftojnë e të mbrojnë atë nga çdo rrezik që mund ti vijë. Manastiri i Shën Morenës, ndryshe nga kishat e tjera të gjithë krishtarët, myslimanë, protestantë, bektashianë etj konsideronte si pjestarë të saj. Ai ka vlera të mëdha kombëtare. Nuk janë të paktë figurat shqiptare që kanë punuar atje për kombin . Të tillë janë Gjerasim Qiriazi, Gjok Shqiptari, Gjergj Pekmeiz, Reshit Çollaku, Tuk Jakova, Misto Treska, Nexhip Vinçani, Muharrem Çollaku etj etj. Kisha e Shën Morenës është e vetmja në krahinën e Mokrës e cila shquhet për tregtimin e arkitektonikës dhe anën funksionale. Ajo është një nga kishat më të bukura të ballkanit. Natyra e territorit të Shën Morenës i bën vizitorët të habitshëm, u bën nga surprizë të bukur e shumë të kënaqur. Natyra i habit me larshmërinë e theksuar të peizazheve të saj që ndryshojnë me shpejtësi si në drejtim vertikal dhe horizontal. Rreth këtij tempull fetar dhe kombëtar flejnë një varg monumente të natyrës siç janë “Mani i Shën Morenës, Shpella e Shën Morenës, Kanioni i Llëngës, Guri i Llëngës, Gur Topi. Disa ura janë vepra arkitektonike. Ato janë dhe fortifikime të periudhës mesjetare. Ndodhen mbi Shkumbinin dhe janë Ura në fshatin Golik në shek XVII që vazhdon të përdoret dhe sot. 9
  • 10. Ura e Tereziut daton shekujt XVII – XVIII ndodhet mbi përroin e Velçanit në fshatin Proptisht. Ajo i ka shërbyer rrugës së karvanëve dhe itinerarin Përrenjas- Golik-Proptisht- Bishnicë, Llëngë. Ura e Terezimit është përbërë nga një hark segmenti rrethor me hapësirë drite 8 m me gjatësi 16 m dhe lartësi 5 m. Qemeri i harkut është punuar me gur smerali e shtufë. Kjo rrugë ruhet edhe sot. Nga Llënga për një Jollë rruga kalon në rrugën e ngushtë që vendasit e quajnë ngisurë në rrjedhën e sipërme të Shkëmbimit. Pra nisur në një pjesë rruge lë gjurmë kalldrëmi të vjetër punuar me gur masiv sidomos në pjesën anësore të cilët Llëngasit e quajnë Kala e qetë, shqip do të thotë Rruga e Gurit pra pjesë e Kalasë. Marrë nga italishtja e vjetër e Ballkanit që shqip do të thotë Rruga Egnatia. Ura e vjetër e Gurit që vendasit i thonë Punta a qetë që në shqip i thonë Ura e Gurit. Pra Ura e Llengës është s e shek XVII dhe lidhte fshatrat Shpellë- Llengë-Niçë dhe Voskopojë. 10