SlideShare una empresa de Scribd logo
1 de 5
Descargar para leer sin conexión
SHENJTËT E KRISHTERË TË SHQIPËRISË

                                              Robert Elsie


        Kjo përmbledhje të dhënash e përqëndrohet në zhvillimin historik të kulteve të shenjtëve të
krishterë që ishin nderuar në Shqipëri, dhe përbën njëkohësisht një përpjekje për të hedhur dritë mbi
disa veçori të besimit të krishterë aty.

        Kur merremi me krishtërimin dhe historine e tij të gjatë në Shqipëri, është e domosdoshme që
nga fillimi të bëjmë dallimin midis krishtërimit në trojet shqiptare dhe krishtërimit mes shqiptarëve si
popull. Shqipëria ka qenë, në fakt, një nga vendet e Europës që u has më hershëm me krishtërimin dhe
ka një histori të gjatë me këtë besim fetar. Dimë se përgjatë bregut ilir ka patur ngulime relativisht të
hershme të krishterësh. I pari që predikoi ungjillin në Shqipëri mund të ketë qenë vetë Shën Pali i cili
shprehet, “Nga Jeruzalemi e rrethinat deri në Iliri plotësova predikimin e Ungjillit të Krishtit”
(Romakëve 15:19). Edhe apostulli Ndre (Andrea) besohet se ka predikuar në Epir. Një numër i
papërcaktuar të krishterësh ka jetuar në portin e Durrësit në vitin 58 e.r., dhe aty nga shekulli i katërt
deri në të pestin krishtërimi kishte lënë gjurmë të dallueshme anembanë vendit.

        Peshkopët e krishterë nga Dardania dhe Maqedonia Salutare, dmth ofiqarët e lartë nga Shqipëria
lindore dhe Kosova e sotme, dihet se kanë marrë pjesë në Këshillin e parë Ekumenik që u mblodh në
Nikea në vitin 325 të erës së re nga Perandori Konstandin (sundoi në 307-337 e.r.) qëllimi i të cilit mes
të tjerash ishte të pengonte ngritjen e Arianizmit brenda perandorisë. Gjithashtu, pesë a gjashtë
peshkopë nga Dardania, Epiri i Ri dhe Epiri i Vjetër morën pjesë në Këshillin e Sardikës në vitet 343-
344 e.r.). Gjysmë shekulli më vonë, në 395, Shqipëria Ilire e ndjeu çarjen fillestare midis Perandorisë
Romake të Lindjes dhe asaj të Perëndimit, pasi gjendej që në krye të herës në kufirin kulturor dhe
politik mes Lindjes Bizantine dhe Perëndimit Italian. Ajo mori dhe përfitoi nga të dyja kulturat por
njëkohësisht e pësoi keqas në shekuj nga konfliktet mes dy gjysmave të perandorisë. Hë për hë, pak të
dhëna kemi mbi Kishën e Krishterë të hershme në Shqipëri ngaqë strukturat kishtare u fshinë me
pushtimin dhe ngulimet sllave të Shqipërisë aty nga viti 600. Fjala angleze për Mesjetën e hershme
"Dark Ages" (Kohë të Errëta), e përshkuan më së miri errësirën e plotë të Shqipërsië së asaj kohe.

        Historia e shenjtëve në Shqipëri fillon me një numër martirësh të hershëm të krishterë të cilët
vepronin brenda vendit apo që kishin ndonjë farë lidhjeje me të. Këta shenjtë, sidoqoftë, nuk ishin
shqiptarë në kuptimin etnik të fjalës. I pari i tyre ishte Shën Asti (Astius), peshkop i Durrësit në kohën
e Perandorit Trajan (sundoi 98-117 e.r.). Gjatë kësaj kohe, shumë të krishterë u arratisën në Shqipëri
për t’i shpëtuar përndjekjes në Itali. Midis tyre gjendeshin edhe shtatë martirë të shenjtë: Peregrini,
Lukiani, Pompei, Hezikiasi, Papiasi, Saturnini dhe Germani, të cilët, me të mbërritur u arrestuan, u
hodhën në zinxhirë dhe më pas u mbytën në Detin Adriatik. Vetë Asti u arrestua nga guvernatori romak
i Durrësit, Agrikola, rreth vitit 98 e.r. dhe u torturua për vdekje, siç duket ngaqë nuk pranoi të
adhuronte Perëndinë Dionis. Dita e festës së tij është 9 korriku. Ende më pak e njohur është legjenda e
Shën Florit (Florus) dhe Laurit (Laurus) nga Konstantinopoja. Flori punonte si gurgdhendës në Iliri dhe
e torturuan bashkë me shokun e tij Laurin si dhe me punëtorët e vet Prokulin (Proculus) dhe Maksimin
(Maximus) ngaqë kishin ndihmuar në ndërtimin e një kishe të krishterë. Ai u hodh në pus dhe vdiq
dikur nga shekulli i dytë. Disa autorë e lidhin Florin dhe Laurin me ngulimet e lashta të Ulpianës, në
jug të Prishtinës. Dita e festës së tyre është 18 gushti. Shën Lefteri (Eleutherius) ishte me prejardhje
nga Roma dhe u bë peshkop i Mesinës dhe i Ilirisë kur ende s’kishte mbushur njëzet vjeç. Duket se ka
jetuar në Vlorë. Nuk dimë shumë mbi të përveç faktit që u thirr në Romë rreth viteve 117-120 dhe që u
martirizua bashkë me të ëmën, Shën Anthin (Anthia) dhe njëmbëdhjetë shokë gjatë një fushate
përndjekjeje anti-të krishterë gjatë sundimit të Perandorit Adrian (117-138 e.r.). Dita e festës së tij është
18 prilli. Shën Therini (Therinus) i ngulimit të lashtë të Butrintit në jug të Shqipërisë së sotme, u ther
bashkë me një numër martirësh të tjerë gjatë sundimit të Perandorit Decio (Decius, 249-250) në
shekullin e tretë. Dita e festës së tij është 23 prilli, e njëjtë me atë të Shën Gjergjit. Së fundmi, Shën
Donati (Donat), edhe ai nga Butrinti, i cili jetoi gjatë sundimit të Perandorit Theodhos (Theodosius,
379-394). Sipas Sozomenit, historian grek i shekullit të pestë, Donati ka qenë Peshkop i Evoresë ose
Eurias, që ndoshta mund të identifikohet me qytetin e Paramithisë në Çamëri. Atij i mvishen shumë
mrekulli. Ka therur dragoin, ka pastruar një pus të helmatisur, ka shpëtuar të bijën e perandorit nga
djalli dhe ka ngjallur të vdekurit. Vdiq në vitin 387. Eshtrat ia shpërngulën në Kasiopi, Korfuz, në vitin
602 për t’ia shpëtuar nga pushtimet e barbarëve. Kjo solli si pasojë një çështje jurisdiksioni mbi të
drejtën e ruajtjes të relikeve të shenjta, mosmarrëveshje që u zgjidh nga Papa Gregori i Madh (590-
604). Kulti i Donatit u përhap shumë gjatë mesjetës. Dita e përkujtimit të tij është 30 prilli.

        Historia e hershme e krishtërimit nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë për historinë kulturore të
vetë popullit shqiptar, sidomos ngaqë shqiptarët nuk kanë lënë gjurmë të besueshme gjatë kësaj
periudhe dhe as gjatë pesë shekujve që pasojnë. Ka patur një numër ngulimesh të krishterësh përgjatë
bregdetit shqiptar, në Durrës, Apolloni, Butrint dhe Vlorë, por këta kanë qenë pak të lidhur, në mos
aspak, me popullsinë vendase që jetonte në male. Këto ngulime qenë dhe mbetën, deri para pushtimit
turk, koloni të banuara nga italianë, grekë, venedikas, dalmatë, sllavë, çifutë dhe armenë, por, me sa
duket, zor se aty ka patur edhe shqiptarë. Barinjët shqiptarë që bjeshkonin me bagëtinë e tyre padyshim
e ndjenin veten më të sigurtë brenda maleve të veta.

       Siç e vërejtëm edhe më lart, është e nevojshme të bëhet dallimi midis krishtërimit në Shqipëri
dhe Krishtërmit mes shqiptarësh, ashtu siç duhet bërë dallimi midis historisë së Shqipërisë dhe historisë
së shqiptarëve. Megjithë mirëkuptimin e duhur për aspiratat e nacionalizmit shqiptar, duhet thënë se
përpjekjet e disa studiuesve shqiptarë për të interpretuar se gjithë çka i përket shekujve të kaluar ka
patur një kombësi shqiptare, është vetëm në të keqen e shkencës shqiptare. Në shtypin shqiptar janë
shfaqur emra figurash historike që kanë qenë “padyshim shqiptarë” ose të paktën “ndoshta shqiptarë”.
Këta renditen nga Aleksandri i Madh deri te Ataturku. Të thuash për Shën Astin, Shën Donatin apo
Shën Therinin, ose edhe më keq, të flasësh për Shën Jeromin, i lindur në Stridonë të Sllovenisë së
sotme, ose për Shën Martinin e Tursit, i lindur në Sabari (Szombathely) të Hungarisë, se kanë qenë
shqiptarë, do të thotë të flasësh kuturu.

        Siç duket, nuk ka patur ndonjë shenjt shqiptar, në kuptimin e pastër etnik të fjalës dhe kjo është
e kuptueshme meqë si krishtërimi ashtu edhe islami ishin, si të thuash, mallra të importuara. Me
mbërritjen e këtyre feve të mëdha erdhën edhe shenjtët. Edhe këta të importuar nga jashtë. Fiset
shqiptare u konvertuan me kalimin e kohës, megjithëse, me sa duket, shumë cipërisht. Afshi fetar nuk u
përhap kurrë mes tyre. Padyshim, murgjit dhe misionarët italianë sollën me vete kultet e shenjtëve që
tradicionalisht adhuroheshin nga urdhrat e tyre, p.sh. shenjtët françeskanë për murgjit françeskanë, e të
tjerë. Megjithatë, është e qartë se besimtarët, domethënë shqiptarët e konvertuar, do të parapëlqenin
disa nga shenjtët dhe, me kalimin e kohës, do të bënin zgjedhjet e tyre. Përnjëmend, ka një numër
shenjtësh të krishterë që janë adhuruar në mënyrë të veçantë nga shqiptarët ndër shekuj, figura që aq
mirë përputheshin me kllapat e besimit popullor në vend, saqë përfunduan të konsideroheshin vendase.
Pikërisht në këtë moment, historia e shenjtëve në Shqipëri merr një rëndësi të veçantë për shqiptarët si
popull. Pse disa shenjtë u adhuruan nga shqiptarët ndërsa të tjerë u lanë në harresë? Përgjigjen
përfundimtare kësaj pyetjeje do të mund t’ia japin një ditë historianët e kishës dhe etnologët. Tani për
tani, mjafton të vërejmë cilët shenjtë adhuruan në veçanti shqiptarët.
Le t’i kthehemi dhjetëvjeçarëve të parë të shekullit të shtatëmbëdhjetë, periudha mu para së
cilës, për arsye lehtësisht të kuptueshme, shqiptarët u konvertuan në numër të madh në fenë islame. Në
monografinë e tij Geografia Ecclesiastica dell’Albania, botuar në 1934, studiuesi jezuit dhe albanologu
i madh Fulvio Cordignano (1887-1951) renditi në një listë rreth 275 kisha katolike që ekzistonin në
Shqipëri aty nga midis dhjetëvjeçarëve të fundit të shekullit të gjashtëmbëdhjetë dhe mesi i të
shtatëmbëdhjetit. Këto kisha ishin emërtuar sipas një sëre shenjtësh të krishterë, mbi dyzet në tërësi,
por po ta vërejmë më me kujdes listën, shohim se mëse gjysma e kishave të asaj periudhe mbante emrat
e vetëm katër shenjtëve: Shën Mëria (Santa Maria Vergine), Shën Kolli (San Nicola), Shënepremte
(Santa Veneranda) dhe Shën Gjergji (San Giorgio).

        Shenjti më i përhapur i të gjithëve në Shqipëri qe Shën Mëria. Kulti i Virgjëreshës Së Bekuar u
ngrit në Evropën Perëndimore gjatë Mesjetës së lartë kur u bë e ndjeshme nevoja për të vënë një
kundërpalë femërore, të themi një perëndeshë, kundruall perëndisë tradicionalisht mashkullore të
kishës së krishterë. Nga 275 kisha katolike të renditura nga Cordignano, 42 i kushtoheshin Shën
Mërisë, më shumë se cilitdo shenjti tjetër. Kishte kisha historike katolike në Ulqin (sot në Mal të Zi),
Shurdhah (Shkodër), Dejë (Shkodër) dhe Drisht (Shkodër) që ishte capitulum ecclesie S. Marie de
Drivasto e shënuar në 1353, Naraç (Shkodër), Hajmel (Shkodër), Renc (Lezhë), Fishtë (Lezhë),
Troshan (Lezhë), Kalivaç (Lezhë), Lezhë, Mërtur (Pukë), Surroj (Kukës), Shpërdhazë (Mirditë), Malaj
(Mirditë), Ndërshenë (Mirditë), Ndërfanë (Mirditë), Lurë (Dibër), Çidhnë (Dibër), Gur i Bardhë (Mat),
Sebasta (Laç), Mbret (Laç), Kurcaj (Krujë), Kepi i Rodonit (Durrës) shënuar në 1418, Brar (Tiranë) që
prej shekullit të dymbëdhjetë, Skuterrë (Tiranë), Pëllumbas (Tiranë), Buçimas (Tiranë), Linzë (Tiranë),
dhe Bishqem (Peqin).

        Kishte gjithashtu mjaft kisha dhe manastirë ortodoksë përkushtuar Virgjëreshës së Bekuar midis
të cilëve ata në: Berat që nga viti 1797, Peshtan (Berat) Elbasan që nga viti 1833, Ardenicë (Lushnje),
Apolloni (Pojan, Fier), që nga fillimi i shekullit të trembëdhjetë, Dhërmi (Vlorë) nga shekulli i
trembëdhjetë te i katërmbëdhjeti, Dhivër (Sarandë) e vitit 1604, Peca (Sarandë) e vitit 1770, Piqeras
(Sarandë) e vitit 1672, Nivicë-Bubar (Sarandë) e shekullit XVII, Malçan (Sarandë) aty nga viti 1600,
Marmiro pranë Orikumit (Vlorë) që nga fillimi i shekullit të dhjetë, Kameno në verilindje të Delvinës,
Zvërnec (Vlorë) nga shekujt XIII-XVIV, Goranxi (Gjirokastër) aty nga viti 1600, Vllaho Goranxi
(Gjirokastër) që nga viti 1622, Koshovicë (Gjirokastër) që nga viti 1669, Saraqinishtë (Gjirokastër) që
nga viti 1634, Nivan (Gjirokastër) që nga viti 1702, Konicka (Gjirokastër) që nga viti 1789, Dhuvjan
(Gjirokastër) Llongo (Gjirokastër), Treneshishta (Gjirokastër), Vanistër (Gjirokastër), Peshkëpi
(Gjirokastër) që nga fillimi i shekullit të dhjetë, Zervat (Gjirokastër) e hapur që nga fillimi i i shekullit
të dhjetë, Labovë e Kryqit (Gjirokastër) që nga fundi i shekullit të dhjetë, Skora (Gjirokastër) që nga
viti 1773, Sopik (Gjirokastër) që nga viti 1770, Leusa (Përmet) që nga viti 1812, Kosinë (Përmet) nga
shekulli i dymbëdhjetë te i katërmbëdhjeti, Seranjperat (Përmet)nga shekulli XVII, Leskovik (Ersekë),
Barmash (Ersekë) që nga viti 1616, Postenan (Ersekë) që nga shekulli i shtatëmbëdhjetë te i
tetëmbëdhjeti, Lashovë (Ersekë) që nga shekulli i tetëtmbëdhjetë, Voskopojë (Korçë) nga viti 1712,
Vithkuq (Korçë) nga shekulli i shtatëmbëdhjetë te i tetëmbëdhjeti, Maligrad në Liqenin e Prespës që
nga viti 1345, Pogradec, Niçë (Pogradec) që nga shekulli i tetëmbëdhjetë, dhe në Lin (Pogradec).

       Shën Mëria adhurohej sidomos gjatë shtegtimeve në ditën e përkujtimit të saj, 15 gushti, Dita e
Ngritjes në Qiell, e njohur në Shqipëri si Shën Mëria e Gushtit. Për ortodoksët kjo ditë festohet si Fjetja
e Shën Mërisë, dikur e shënuar më 27 gusht sipas kalendarit bizantin, por tani më 15 gusht sipas
kalendarit latin. Shtegtime në nderim të Shën Mërisë përfshinin e dhe ngjitjen në male të larta,
mbeturinë e kulteve të hershme të para-krishtera: në malin e Tomorrit, në malin e Gjalicës pranë
Kukësit, në malin e Shën Lleshit pranë Krujës, në malin e Kundrevicës të Kurveleshit, në malin
Pashtrik në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Pjetër Bogdani (rreth 1630-1689) e përshkruan
festimin në malin e fundit në 1681 si vijon:

       “ E kalojnë aty gjithë natën, me daulle, bilbila, duke kërcyer e kënduar. Pas mesnate fillojnë një
procesion të përzier – muslimanët, serbët dhe grekët me qirinj të ndezur dylli, me gjatësi të ndryshme
sipas moshës së personit që i mban në dorë. I sillen rrotull majës së malit më të lartë për tre orë me
këmbët zbathur (disa nga muslimanët që prijnë janë kalëruar.)”

        Në Shqipërinë qendrore, gratë shterpë udhëtonin për në plazhet e Kavajës dhe të Durrësit për t’u
larë në ujërat e detit. Ky zakon, me të cilin gratë shpresonin të mbeteshin shtatzëna, u ndoq në heshtje e
pa bujë edhe gjatë diktaturës komuniste. Në Seltë, në zonën e Shpatit të Shqipërisë qendrore, gjatë
kësaj dite flijohej një lopë.

        Në fshatin e Bibajt të Rekës së Epërme (Maqedoni), shqiptarët orotodoksë festonin në 4 dhjetor
Shën Mërinë e Dimrit. Edhe shqiptarët ortodoksë të Shqipërisë e shënojnë këtë festë, e njohur edhe me
emrin Festa e Paraqitjes së Shën Mërisë në Tempull, duke e festuar më 21 nëntor sipas kalendarit latin.
Sipas traditës, gjatë kësaj feste ndizeshin qirinj dhe piqej bukë e cila, pasi bekohej nga prifti, hahej. Po
në Rekën e Epërme, në fshatin e Sencës kryhej festa e Shën Mërisë së Vogël, (rumanisht Sf nta Maria
Mic , vllahçe St m rie N’ic ) e cila përkujton lindjen e Shën Mërisë më 21 shtator sipas kalendarit
bizantin dhe tani më përgjithësisht më 8 shtator sipas kalendarit latin. Kjo ditë njihet edhe si Dita e
Bletëve, meqë përkon me periudhën e vitit kur kryhet shitblerja e bletëve. Fisi i Grudajve dhe qyteti i
Shkodrës e festonin ditën e Shën Mërisë më 8 shator, ndërsa banorët e Vuklit dhe të Nikçës e nderonin
Virgjëreshën më 24 maj.

        Shën Mëria përnderohej në veçanti brenda kishës katolike të Shqipërisë si Zoja e Shkodrës (La
Madonna di Scutari) ose Zoja e Bekueme, e njohur edhe si Zoja e Kshillit të Mirë (La Madonna del
Buon Consiglio). Festa e Zojës së Shkodrës shënohej nga të gjithë fiset katolike të veriut. Këshilli i
katërt i peshkopëve shqiptarë, i mbajtur në vitin 1895, e shpalli Zojën e Shkodrës “Pajtore të
Shqipërisë”. Zoja e Shkodrës ka edhe një legjendë të vetën:

        Zoja (Madonna) gjendej në fillim në një kishë të vogël të Shkodrës së vjetër në këmbë të malit të
Rozafës, ku katolikët e Shkodrës e përnderonin portretin e saj në një pikturë me bojë vaji. Në 1467, kur
trupat osmane e mbanin Shkodrën në rrethim dhe kërcënonin të çshenjtëronin kishën, piktura u shkëput
për mrekullit nga muri, u largua nga ndërtesa dhe mori fluturimin drejt perëndimit mbi detin Adriatik
për në Itali. E ndoqën dy shtegtarë shqiptarë, Gjorgji dhe De Sclavisi. Portreti në pikturë i Zojës erdhi
e u preh në qytetin e Genazzano-s pranë Romës, ku u ngrit një kishë në nder të saj, Kisha e Zojës së
Kshillit të Mirë (La Chiesa della Madonna del Buon Consiglio)

        Që prej asaj kohe, vendi i shenjtë i Genazzano-s ka qenë pikë shtegtimi për katolikët shqiptarë.
Rreth vitit 1700, përnderimi i Zojës së Genazzano-s u përhap edhe mes arbëreshve të Kalabrisë, në
veçanti në San Benedetto Ullano, falë klerikut Stefano Rodotà. Kisha e tanishme e Genazzano-s u
ndërtua në fillim të shekullit XX dhe shtegtarët e vizitojnë duke ecur zbathur, sidomos gjatë ditës
përkujtimore të Zojës së Kshillit të Mirë që është 26 prilli.

        Edhe Kisha e Zojës në Shkodër ka qenë gjithmonë shumë e përnderuar nga katolikët shqiptarë
të veriut. Në prill 1946, një vit pas marrjes së pushtetit nga komunistët, mbi dymijë vetë morën pjesë në
shtegtimin tek ajo. Megjithatë, jo shumë kohë më vonë, kisha u mbyll dhe u shndërrua në sallë
vallëzimi dhe në vitin 1967, gjatë fushatës komuniste kundër fesë, kisha u rrafshua përtokë.


[botar në / published in: Bota Shqiptare, Rome, 93, 3-16 October 2003, p. 12-13]

Más contenido relacionado

La actualidad más candente

Xhamite dhe kishat
Xhamite dhe kishat Xhamite dhe kishat
Xhamite dhe kishat doda_enxhi
 
Prejardheja e shiptarve
Prejardheja e shiptarvePrejardheja e shiptarve
Prejardheja e shiptarveJURIST
 
Perandoria bizantine
Perandoria bizantinePerandoria bizantine
Perandoria bizantineEGLI TAFA
 
vendlindja ne kohet me te hershme
vendlindja ne kohet me te hershmevendlindja ne kohet me te hershme
vendlindja ne kohet me te hershmekoralda
 
Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller
Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg StadtmullerIslamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller
Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg StadtmullerMarjan DODAJ
 
Veprimtari praktike 1 anisa
Veprimtari praktike 1 anisaVeprimtari praktike 1 anisa
Veprimtari praktike 1 anisaAn An
 
Iliria dhe organizimi politik i saj
Iliria dhe organizimi politik i sajIliria dhe organizimi politik i saj
Iliria dhe organizimi politik i sajAsewqs Kiaq
 
ndarjet administrative te shqiperise ne vite
ndarjet administrative te shqiperise ne vitendarjet administrative te shqiperise ne vite
ndarjet administrative te shqiperise ne viteelvakastrati
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2EGLI TAFA
 
Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne ShqiperiNdikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne ShqiperiFlavioHabilaj
 

La actualidad más candente (19)

Xhamite dhe kishat
Xhamite dhe kishat Xhamite dhe kishat
Xhamite dhe kishat
 
Prejardheja e shiptarve
Prejardheja e shiptarvePrejardheja e shiptarve
Prejardheja e shiptarve
 
Projekt av
Projekt avProjekt av
Projekt av
 
PELLAZGET
PELLAZGET PELLAZGET
PELLAZGET
 
Iliret Ardit Rexhmataj
Iliret  Ardit RexhmatajIliret  Ardit Rexhmataj
Iliret Ardit Rexhmataj
 
Histori 6
Histori 6Histori 6
Histori 6
 
Perandoria bizantine
Perandoria bizantinePerandoria bizantine
Perandoria bizantine
 
vendlindja ne kohet me te hershme
vendlindja ne kohet me te hershmevendlindja ne kohet me te hershme
vendlindja ne kohet me te hershme
 
Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller
Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg StadtmullerIslamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller
Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller
 
Veprimtari praktike 1 anisa
Veprimtari praktike 1 anisaVeprimtari praktike 1 anisa
Veprimtari praktike 1 anisa
 
Iliria dhe organizimi politik i saj
Iliria dhe organizimi politik i sajIliria dhe organizimi politik i saj
Iliria dhe organizimi politik i saj
 
ndarjet administrative te shqiperise ne vite
ndarjet administrative te shqiperise ne vitendarjet administrative te shqiperise ne vite
ndarjet administrative te shqiperise ne vite
 
Master
MasterMaster
Master
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2
 
Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!
 
Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne ShqiperiNdikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi
 
Anuuuuuuuuuuuuuuu
AnuuuuuuuuuuuuuuuAnuuuuuuuuuuuuuuu
Anuuuuuuuuuuuuuuu
 
Iliret
IliretIliret
Iliret
 
Dyndjet barbare
Dyndjet barbareDyndjet barbare
Dyndjet barbare
 

Similar a Shenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdf

HEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdf
HEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdfHEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdf
HEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdfrefiecehu
 
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.Marjan Dodaj
 
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve - nga Gani Mehmetaj
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve   - nga Gani MehmetajKur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve   - nga Gani Mehmetaj
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve - nga Gani MehmetajMarjan Dodaj
 
rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne beklerina
 
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!Rexhep Smoqi
 
Alfabeti pellazgjik i dhaskal todhrit
Alfabeti pellazgjik i dhaskal todhritAlfabeti pellazgjik i dhaskal todhrit
Alfabeti pellazgjik i dhaskal todhritGezim Zim
 
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilikaEduart Mucaj
 
Guida turistike, Fier
Guida turistike, FierGuida turistike, Fier
Guida turistike, FierLili Liljana
 
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...Marjan DODAJ
 
projekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdur
projekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdurprojekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdur
projekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdurKleeviPro
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)Azbiela Meta
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriDonikaLici
 
Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit Ismet Azizi
 
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreHumanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreExhitah Vasija
 
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në ShqipëriKryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në ShqipëriMarjan Dodaj
 

Similar a Shenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdf (20)

Religion in Albania
Religion in AlbaniaReligion in Albania
Religion in Albania
 
Master
MasterMaster
Master
 
Vendlindja ime
Vendlindja imeVendlindja ime
Vendlindja ime
 
P.histori
P.historiP.histori
P.histori
 
Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt histori
 
HEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdf
HEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdfHEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdf
HEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdf
 
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
 
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve - nga Gani Mehmetaj
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve   - nga Gani MehmetajKur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve   - nga Gani Mehmetaj
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve - nga Gani Mehmetaj
 
rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne be
 
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
 
Alfabeti pellazgjik i dhaskal todhrit
Alfabeti pellazgjik i dhaskal todhritAlfabeti pellazgjik i dhaskal todhrit
Alfabeti pellazgjik i dhaskal todhrit
 
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika
 
Guida turistike, Fier
Guida turistike, FierGuida turistike, Fier
Guida turistike, Fier
 
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
 
projekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdur
projekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdurprojekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdur
projekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdur
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në Shqipëri
 
Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit
 
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreHumanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
 
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në ShqipëriKryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
 

Más de Marjan DODAJ

“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELIMarjan DODAJ
 
Kodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesMarjan DODAJ
 
Kodi penal i kosoves
Kodi penal i kosovesKodi penal i kosoves
Kodi penal i kosovesMarjan DODAJ
 
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTESFLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTESMarjan DODAJ
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANIMarjan DODAJ
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurtiMarjan DODAJ
 
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciPranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciMarjan DODAJ
 
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretMarjan DODAJ
 
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter BogdanitTe pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter BogdanitMarjan DODAJ
 
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...Marjan DODAJ
 
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANINROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANINMarjan DODAJ
 
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
 Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poeziMarjan DODAJ
 
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)Marjan DODAJ
 
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIOLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIMarjan DODAJ
 
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar Marjan DODAJ
 
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”Marjan DODAJ
 
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliuKosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliuMarjan DODAJ
 
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e lutaAgim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e lutaMarjan DODAJ
 
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim matureLetersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim matureMarjan DODAJ
 

Más de Marjan DODAJ (20)

“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
 
Kalkulator-i
Kalkulator-iKalkulator-i
Kalkulator-i
 
Kodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosoves
 
Kodi penal i kosoves
Kodi penal i kosovesKodi penal i kosoves
Kodi penal i kosoves
 
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTESFLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
 
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciPranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
 
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
 
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter BogdanitTe pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
 
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
 
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANINROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
 
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
 Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
 
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
 
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIOLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
 
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
 
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
 
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliuKosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
 
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e lutaAgim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
 
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim matureLetersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
 

Shenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdf

  • 1. SHENJTËT E KRISHTERË TË SHQIPËRISË Robert Elsie Kjo përmbledhje të dhënash e përqëndrohet në zhvillimin historik të kulteve të shenjtëve të krishterë që ishin nderuar në Shqipëri, dhe përbën njëkohësisht një përpjekje për të hedhur dritë mbi disa veçori të besimit të krishterë aty. Kur merremi me krishtërimin dhe historine e tij të gjatë në Shqipëri, është e domosdoshme që nga fillimi të bëjmë dallimin midis krishtërimit në trojet shqiptare dhe krishtërimit mes shqiptarëve si popull. Shqipëria ka qenë, në fakt, një nga vendet e Europës që u has më hershëm me krishtërimin dhe ka një histori të gjatë me këtë besim fetar. Dimë se përgjatë bregut ilir ka patur ngulime relativisht të hershme të krishterësh. I pari që predikoi ungjillin në Shqipëri mund të ketë qenë vetë Shën Pali i cili shprehet, “Nga Jeruzalemi e rrethinat deri në Iliri plotësova predikimin e Ungjillit të Krishtit” (Romakëve 15:19). Edhe apostulli Ndre (Andrea) besohet se ka predikuar në Epir. Një numër i papërcaktuar të krishterësh ka jetuar në portin e Durrësit në vitin 58 e.r., dhe aty nga shekulli i katërt deri në të pestin krishtërimi kishte lënë gjurmë të dallueshme anembanë vendit. Peshkopët e krishterë nga Dardania dhe Maqedonia Salutare, dmth ofiqarët e lartë nga Shqipëria lindore dhe Kosova e sotme, dihet se kanë marrë pjesë në Këshillin e parë Ekumenik që u mblodh në Nikea në vitin 325 të erës së re nga Perandori Konstandin (sundoi në 307-337 e.r.) qëllimi i të cilit mes të tjerash ishte të pengonte ngritjen e Arianizmit brenda perandorisë. Gjithashtu, pesë a gjashtë peshkopë nga Dardania, Epiri i Ri dhe Epiri i Vjetër morën pjesë në Këshillin e Sardikës në vitet 343- 344 e.r.). Gjysmë shekulli më vonë, në 395, Shqipëria Ilire e ndjeu çarjen fillestare midis Perandorisë Romake të Lindjes dhe asaj të Perëndimit, pasi gjendej që në krye të herës në kufirin kulturor dhe politik mes Lindjes Bizantine dhe Perëndimit Italian. Ajo mori dhe përfitoi nga të dyja kulturat por njëkohësisht e pësoi keqas në shekuj nga konfliktet mes dy gjysmave të perandorisë. Hë për hë, pak të dhëna kemi mbi Kishën e Krishterë të hershme në Shqipëri ngaqë strukturat kishtare u fshinë me pushtimin dhe ngulimet sllave të Shqipërisë aty nga viti 600. Fjala angleze për Mesjetën e hershme "Dark Ages" (Kohë të Errëta), e përshkuan më së miri errësirën e plotë të Shqipërsië së asaj kohe. Historia e shenjtëve në Shqipëri fillon me një numër martirësh të hershëm të krishterë të cilët vepronin brenda vendit apo që kishin ndonjë farë lidhjeje me të. Këta shenjtë, sidoqoftë, nuk ishin shqiptarë në kuptimin etnik të fjalës. I pari i tyre ishte Shën Asti (Astius), peshkop i Durrësit në kohën e Perandorit Trajan (sundoi 98-117 e.r.). Gjatë kësaj kohe, shumë të krishterë u arratisën në Shqipëri për t’i shpëtuar përndjekjes në Itali. Midis tyre gjendeshin edhe shtatë martirë të shenjtë: Peregrini, Lukiani, Pompei, Hezikiasi, Papiasi, Saturnini dhe Germani, të cilët, me të mbërritur u arrestuan, u hodhën në zinxhirë dhe më pas u mbytën në Detin Adriatik. Vetë Asti u arrestua nga guvernatori romak i Durrësit, Agrikola, rreth vitit 98 e.r. dhe u torturua për vdekje, siç duket ngaqë nuk pranoi të adhuronte Perëndinë Dionis. Dita e festës së tij është 9 korriku. Ende më pak e njohur është legjenda e Shën Florit (Florus) dhe Laurit (Laurus) nga Konstantinopoja. Flori punonte si gurgdhendës në Iliri dhe e torturuan bashkë me shokun e tij Laurin si dhe me punëtorët e vet Prokulin (Proculus) dhe Maksimin (Maximus) ngaqë kishin ndihmuar në ndërtimin e një kishe të krishterë. Ai u hodh në pus dhe vdiq dikur nga shekulli i dytë. Disa autorë e lidhin Florin dhe Laurin me ngulimet e lashta të Ulpianës, në jug të Prishtinës. Dita e festës së tyre është 18 gushti. Shën Lefteri (Eleutherius) ishte me prejardhje nga Roma dhe u bë peshkop i Mesinës dhe i Ilirisë kur ende s’kishte mbushur njëzet vjeç. Duket se ka jetuar në Vlorë. Nuk dimë shumë mbi të përveç faktit që u thirr në Romë rreth viteve 117-120 dhe që u
  • 2. martirizua bashkë me të ëmën, Shën Anthin (Anthia) dhe njëmbëdhjetë shokë gjatë një fushate përndjekjeje anti-të krishterë gjatë sundimit të Perandorit Adrian (117-138 e.r.). Dita e festës së tij është 18 prilli. Shën Therini (Therinus) i ngulimit të lashtë të Butrintit në jug të Shqipërisë së sotme, u ther bashkë me një numër martirësh të tjerë gjatë sundimit të Perandorit Decio (Decius, 249-250) në shekullin e tretë. Dita e festës së tij është 23 prilli, e njëjtë me atë të Shën Gjergjit. Së fundmi, Shën Donati (Donat), edhe ai nga Butrinti, i cili jetoi gjatë sundimit të Perandorit Theodhos (Theodosius, 379-394). Sipas Sozomenit, historian grek i shekullit të pestë, Donati ka qenë Peshkop i Evoresë ose Eurias, që ndoshta mund të identifikohet me qytetin e Paramithisë në Çamëri. Atij i mvishen shumë mrekulli. Ka therur dragoin, ka pastruar një pus të helmatisur, ka shpëtuar të bijën e perandorit nga djalli dhe ka ngjallur të vdekurit. Vdiq në vitin 387. Eshtrat ia shpërngulën në Kasiopi, Korfuz, në vitin 602 për t’ia shpëtuar nga pushtimet e barbarëve. Kjo solli si pasojë një çështje jurisdiksioni mbi të drejtën e ruajtjes të relikeve të shenjta, mosmarrëveshje që u zgjidh nga Papa Gregori i Madh (590- 604). Kulti i Donatit u përhap shumë gjatë mesjetës. Dita e përkujtimit të tij është 30 prilli. Historia e hershme e krishtërimit nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë për historinë kulturore të vetë popullit shqiptar, sidomos ngaqë shqiptarët nuk kanë lënë gjurmë të besueshme gjatë kësaj periudhe dhe as gjatë pesë shekujve që pasojnë. Ka patur një numër ngulimesh të krishterësh përgjatë bregdetit shqiptar, në Durrës, Apolloni, Butrint dhe Vlorë, por këta kanë qenë pak të lidhur, në mos aspak, me popullsinë vendase që jetonte në male. Këto ngulime qenë dhe mbetën, deri para pushtimit turk, koloni të banuara nga italianë, grekë, venedikas, dalmatë, sllavë, çifutë dhe armenë, por, me sa duket, zor se aty ka patur edhe shqiptarë. Barinjët shqiptarë që bjeshkonin me bagëtinë e tyre padyshim e ndjenin veten më të sigurtë brenda maleve të veta. Siç e vërejtëm edhe më lart, është e nevojshme të bëhet dallimi midis krishtërimit në Shqipëri dhe Krishtërmit mes shqiptarësh, ashtu siç duhet bërë dallimi midis historisë së Shqipërisë dhe historisë së shqiptarëve. Megjithë mirëkuptimin e duhur për aspiratat e nacionalizmit shqiptar, duhet thënë se përpjekjet e disa studiuesve shqiptarë për të interpretuar se gjithë çka i përket shekujve të kaluar ka patur një kombësi shqiptare, është vetëm në të keqen e shkencës shqiptare. Në shtypin shqiptar janë shfaqur emra figurash historike që kanë qenë “padyshim shqiptarë” ose të paktën “ndoshta shqiptarë”. Këta renditen nga Aleksandri i Madh deri te Ataturku. Të thuash për Shën Astin, Shën Donatin apo Shën Therinin, ose edhe më keq, të flasësh për Shën Jeromin, i lindur në Stridonë të Sllovenisë së sotme, ose për Shën Martinin e Tursit, i lindur në Sabari (Szombathely) të Hungarisë, se kanë qenë shqiptarë, do të thotë të flasësh kuturu. Siç duket, nuk ka patur ndonjë shenjt shqiptar, në kuptimin e pastër etnik të fjalës dhe kjo është e kuptueshme meqë si krishtërimi ashtu edhe islami ishin, si të thuash, mallra të importuara. Me mbërritjen e këtyre feve të mëdha erdhën edhe shenjtët. Edhe këta të importuar nga jashtë. Fiset shqiptare u konvertuan me kalimin e kohës, megjithëse, me sa duket, shumë cipërisht. Afshi fetar nuk u përhap kurrë mes tyre. Padyshim, murgjit dhe misionarët italianë sollën me vete kultet e shenjtëve që tradicionalisht adhuroheshin nga urdhrat e tyre, p.sh. shenjtët françeskanë për murgjit françeskanë, e të tjerë. Megjithatë, është e qartë se besimtarët, domethënë shqiptarët e konvertuar, do të parapëlqenin disa nga shenjtët dhe, me kalimin e kohës, do të bënin zgjedhjet e tyre. Përnjëmend, ka një numër shenjtësh të krishterë që janë adhuruar në mënyrë të veçantë nga shqiptarët ndër shekuj, figura që aq mirë përputheshin me kllapat e besimit popullor në vend, saqë përfunduan të konsideroheshin vendase. Pikërisht në këtë moment, historia e shenjtëve në Shqipëri merr një rëndësi të veçantë për shqiptarët si popull. Pse disa shenjtë u adhuruan nga shqiptarët ndërsa të tjerë u lanë në harresë? Përgjigjen përfundimtare kësaj pyetjeje do të mund t’ia japin një ditë historianët e kishës dhe etnologët. Tani për tani, mjafton të vërejmë cilët shenjtë adhuruan në veçanti shqiptarët.
  • 3. Le t’i kthehemi dhjetëvjeçarëve të parë të shekullit të shtatëmbëdhjetë, periudha mu para së cilës, për arsye lehtësisht të kuptueshme, shqiptarët u konvertuan në numër të madh në fenë islame. Në monografinë e tij Geografia Ecclesiastica dell’Albania, botuar në 1934, studiuesi jezuit dhe albanologu i madh Fulvio Cordignano (1887-1951) renditi në një listë rreth 275 kisha katolike që ekzistonin në Shqipëri aty nga midis dhjetëvjeçarëve të fundit të shekullit të gjashtëmbëdhjetë dhe mesi i të shtatëmbëdhjetit. Këto kisha ishin emërtuar sipas një sëre shenjtësh të krishterë, mbi dyzet në tërësi, por po ta vërejmë më me kujdes listën, shohim se mëse gjysma e kishave të asaj periudhe mbante emrat e vetëm katër shenjtëve: Shën Mëria (Santa Maria Vergine), Shën Kolli (San Nicola), Shënepremte (Santa Veneranda) dhe Shën Gjergji (San Giorgio). Shenjti më i përhapur i të gjithëve në Shqipëri qe Shën Mëria. Kulti i Virgjëreshës Së Bekuar u ngrit në Evropën Perëndimore gjatë Mesjetës së lartë kur u bë e ndjeshme nevoja për të vënë një kundërpalë femërore, të themi një perëndeshë, kundruall perëndisë tradicionalisht mashkullore të kishës së krishterë. Nga 275 kisha katolike të renditura nga Cordignano, 42 i kushtoheshin Shën Mërisë, më shumë se cilitdo shenjti tjetër. Kishte kisha historike katolike në Ulqin (sot në Mal të Zi), Shurdhah (Shkodër), Dejë (Shkodër) dhe Drisht (Shkodër) që ishte capitulum ecclesie S. Marie de Drivasto e shënuar në 1353, Naraç (Shkodër), Hajmel (Shkodër), Renc (Lezhë), Fishtë (Lezhë), Troshan (Lezhë), Kalivaç (Lezhë), Lezhë, Mërtur (Pukë), Surroj (Kukës), Shpërdhazë (Mirditë), Malaj (Mirditë), Ndërshenë (Mirditë), Ndërfanë (Mirditë), Lurë (Dibër), Çidhnë (Dibër), Gur i Bardhë (Mat), Sebasta (Laç), Mbret (Laç), Kurcaj (Krujë), Kepi i Rodonit (Durrës) shënuar në 1418, Brar (Tiranë) që prej shekullit të dymbëdhjetë, Skuterrë (Tiranë), Pëllumbas (Tiranë), Buçimas (Tiranë), Linzë (Tiranë), dhe Bishqem (Peqin). Kishte gjithashtu mjaft kisha dhe manastirë ortodoksë përkushtuar Virgjëreshës së Bekuar midis të cilëve ata në: Berat që nga viti 1797, Peshtan (Berat) Elbasan që nga viti 1833, Ardenicë (Lushnje), Apolloni (Pojan, Fier), që nga fillimi i shekullit të trembëdhjetë, Dhërmi (Vlorë) nga shekulli i trembëdhjetë te i katërmbëdhjeti, Dhivër (Sarandë) e vitit 1604, Peca (Sarandë) e vitit 1770, Piqeras (Sarandë) e vitit 1672, Nivicë-Bubar (Sarandë) e shekullit XVII, Malçan (Sarandë) aty nga viti 1600, Marmiro pranë Orikumit (Vlorë) që nga fillimi i shekullit të dhjetë, Kameno në verilindje të Delvinës, Zvërnec (Vlorë) nga shekujt XIII-XVIV, Goranxi (Gjirokastër) aty nga viti 1600, Vllaho Goranxi (Gjirokastër) që nga viti 1622, Koshovicë (Gjirokastër) që nga viti 1669, Saraqinishtë (Gjirokastër) që nga viti 1634, Nivan (Gjirokastër) që nga viti 1702, Konicka (Gjirokastër) që nga viti 1789, Dhuvjan (Gjirokastër) Llongo (Gjirokastër), Treneshishta (Gjirokastër), Vanistër (Gjirokastër), Peshkëpi (Gjirokastër) që nga fillimi i shekullit të dhjetë, Zervat (Gjirokastër) e hapur që nga fillimi i i shekullit të dhjetë, Labovë e Kryqit (Gjirokastër) që nga fundi i shekullit të dhjetë, Skora (Gjirokastër) që nga viti 1773, Sopik (Gjirokastër) që nga viti 1770, Leusa (Përmet) që nga viti 1812, Kosinë (Përmet) nga shekulli i dymbëdhjetë te i katërmbëdhjeti, Seranjperat (Përmet)nga shekulli XVII, Leskovik (Ersekë), Barmash (Ersekë) që nga viti 1616, Postenan (Ersekë) që nga shekulli i shtatëmbëdhjetë te i tetëmbëdhjeti, Lashovë (Ersekë) që nga shekulli i tetëtmbëdhjetë, Voskopojë (Korçë) nga viti 1712, Vithkuq (Korçë) nga shekulli i shtatëmbëdhjetë te i tetëmbëdhjeti, Maligrad në Liqenin e Prespës që nga viti 1345, Pogradec, Niçë (Pogradec) që nga shekulli i tetëmbëdhjetë, dhe në Lin (Pogradec). Shën Mëria adhurohej sidomos gjatë shtegtimeve në ditën e përkujtimit të saj, 15 gushti, Dita e Ngritjes në Qiell, e njohur në Shqipëri si Shën Mëria e Gushtit. Për ortodoksët kjo ditë festohet si Fjetja e Shën Mërisë, dikur e shënuar më 27 gusht sipas kalendarit bizantin, por tani më 15 gusht sipas kalendarit latin. Shtegtime në nderim të Shën Mërisë përfshinin e dhe ngjitjen në male të larta, mbeturinë e kulteve të hershme të para-krishtera: në malin e Tomorrit, në malin e Gjalicës pranë
  • 4. Kukësit, në malin e Shën Lleshit pranë Krujës, në malin e Kundrevicës të Kurveleshit, në malin Pashtrik në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Pjetër Bogdani (rreth 1630-1689) e përshkruan festimin në malin e fundit në 1681 si vijon: “ E kalojnë aty gjithë natën, me daulle, bilbila, duke kërcyer e kënduar. Pas mesnate fillojnë një procesion të përzier – muslimanët, serbët dhe grekët me qirinj të ndezur dylli, me gjatësi të ndryshme sipas moshës së personit që i mban në dorë. I sillen rrotull majës së malit më të lartë për tre orë me këmbët zbathur (disa nga muslimanët që prijnë janë kalëruar.)” Në Shqipërinë qendrore, gratë shterpë udhëtonin për në plazhet e Kavajës dhe të Durrësit për t’u larë në ujërat e detit. Ky zakon, me të cilin gratë shpresonin të mbeteshin shtatzëna, u ndoq në heshtje e pa bujë edhe gjatë diktaturës komuniste. Në Seltë, në zonën e Shpatit të Shqipërisë qendrore, gjatë kësaj dite flijohej një lopë. Në fshatin e Bibajt të Rekës së Epërme (Maqedoni), shqiptarët orotodoksë festonin në 4 dhjetor Shën Mërinë e Dimrit. Edhe shqiptarët ortodoksë të Shqipërisë e shënojnë këtë festë, e njohur edhe me emrin Festa e Paraqitjes së Shën Mërisë në Tempull, duke e festuar më 21 nëntor sipas kalendarit latin. Sipas traditës, gjatë kësaj feste ndizeshin qirinj dhe piqej bukë e cila, pasi bekohej nga prifti, hahej. Po në Rekën e Epërme, në fshatin e Sencës kryhej festa e Shën Mërisë së Vogël, (rumanisht Sf nta Maria Mic , vllahçe St m rie N’ic ) e cila përkujton lindjen e Shën Mërisë më 21 shtator sipas kalendarit bizantin dhe tani më përgjithësisht më 8 shtator sipas kalendarit latin. Kjo ditë njihet edhe si Dita e Bletëve, meqë përkon me periudhën e vitit kur kryhet shitblerja e bletëve. Fisi i Grudajve dhe qyteti i Shkodrës e festonin ditën e Shën Mërisë më 8 shator, ndërsa banorët e Vuklit dhe të Nikçës e nderonin Virgjëreshën më 24 maj. Shën Mëria përnderohej në veçanti brenda kishës katolike të Shqipërisë si Zoja e Shkodrës (La Madonna di Scutari) ose Zoja e Bekueme, e njohur edhe si Zoja e Kshillit të Mirë (La Madonna del Buon Consiglio). Festa e Zojës së Shkodrës shënohej nga të gjithë fiset katolike të veriut. Këshilli i katërt i peshkopëve shqiptarë, i mbajtur në vitin 1895, e shpalli Zojën e Shkodrës “Pajtore të Shqipërisë”. Zoja e Shkodrës ka edhe një legjendë të vetën: Zoja (Madonna) gjendej në fillim në një kishë të vogël të Shkodrës së vjetër në këmbë të malit të Rozafës, ku katolikët e Shkodrës e përnderonin portretin e saj në një pikturë me bojë vaji. Në 1467, kur trupat osmane e mbanin Shkodrën në rrethim dhe kërcënonin të çshenjtëronin kishën, piktura u shkëput për mrekullit nga muri, u largua nga ndërtesa dhe mori fluturimin drejt perëndimit mbi detin Adriatik për në Itali. E ndoqën dy shtegtarë shqiptarë, Gjorgji dhe De Sclavisi. Portreti në pikturë i Zojës erdhi e u preh në qytetin e Genazzano-s pranë Romës, ku u ngrit një kishë në nder të saj, Kisha e Zojës së Kshillit të Mirë (La Chiesa della Madonna del Buon Consiglio) Që prej asaj kohe, vendi i shenjtë i Genazzano-s ka qenë pikë shtegtimi për katolikët shqiptarë. Rreth vitit 1700, përnderimi i Zojës së Genazzano-s u përhap edhe mes arbëreshve të Kalabrisë, në veçanti në San Benedetto Ullano, falë klerikut Stefano Rodotà. Kisha e tanishme e Genazzano-s u ndërtua në fillim të shekullit XX dhe shtegtarët e vizitojnë duke ecur zbathur, sidomos gjatë ditës përkujtimore të Zojës së Kshillit të Mirë që është 26 prilli. Edhe Kisha e Zojës në Shkodër ka qenë gjithmonë shumë e përnderuar nga katolikët shqiptarë të veriut. Në prill 1946, një vit pas marrjes së pushtetit nga komunistët, mbi dymijë vetë morën pjesë në shtegtimin tek ajo. Megjithatë, jo shumë kohë më vonë, kisha u mbyll dhe u shndërrua në sallë
  • 5. vallëzimi dhe në vitin 1967, gjatë fushatës komuniste kundër fesë, kisha u rrafshua përtokë. [botar në / published in: Bota Shqiptare, Rome, 93, 3-16 October 2003, p. 12-13]