More Related Content
Similar to Apartamente dhe prona per shitje ne Sarande. Saranda Seafront Residence (15)
Apartamente dhe prona per shitje ne Sarande. Saranda Seafront Residence
- 2. 2 SarandaSeafrontResidence
Pse Shqiperia?
25% ritje ne cmimet e pronave ne Tirane dhe
Vlore ne 5 vitet e fundit
22% ritje ne Turizem
20% ritje ne numrin e pasagjereve qe udhetojne
nga Aeroporti i Tiranes
Udhetime ditore direkte te British Airways,
Lufthansa, Austrian, Alitalia
700 mill Euro investuar ne projekte te
ndryshme ne infrastrukture
Anetar ne NATO qe nga viti 2009
Anetar ne EU ne vitin 2014
422 mil Euro nga fondet e EU
10% takse te ardhurash
Jo taksa per pronat
Kosto të ulët jetese
Mundësi për financim kredi
Turizëm të fortë lokal që nënkupton kërkesë
për qiradhënie.
www.Albania-Estate.com©
- 3. 3 SarandaSeafrontResidence
Natyra dhe ekologjia shqiptare krijon mundësi
për zhvillimin e turizmit bregdetar, atij malor,
turizmit aventuroz,etj.
Një vend shumë i këndshëm me karakter individual dhe bukuri natyrore, Shqipëria shtrihet
përgjatë detit Jon dhe Adriatik.
Me mbi 180 ditë me diell në vit Shqipëria është një përzierje interesante e kulturës dhe natyrës, maja
malore dhe plazhet e shkreta, bukurinë dhe qytete me shumë jetë.
E karakterizuar nga plazhet e bukura me rërë të artë, vargjet malore dhe pamje mahnitëse,
Shqipëria paraqet një mjedis të paprishur dhe të pacënuar. Deri tani Shqiperia ka qenë një sekret i
përbashkët vetëm në mesin e pushuesve kureshtar dhe aventureskë. Kjo po ndryshon. Restorante që
sigurojnë ushqim të cilësisë më të lartë, bukuri të mrekullueshme natyrore në bollëk, klimë e shkëlqyer,
histori interesante, njerëz miqësorë dhe mikpritës – kjo është Shqipëria!
Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28.748 km2. Ajo është e pozicionuar në pjesën jug
perëndimore të gadishullit Ballkanit dhe kufizohet në veri me Malin e Zi, në veri- lindje me Kosovën,
në lindje me Maqedoninë dhe në jug e jug -lindje me Greqinë. Në perëndim vendi laget nga ujërat e
deteteve Adriatik dhe Jon. Shqipëria ndahet në katër zona fiziko - gjeografike (Alpet e Shqipërisë,
Krahina Malore Qëndrore, Krahina Malore Jugore dhe Ultësira Perëndimore).
Kështu pra me një akses të shpejtë dhe të përshtatshëm, dhe tërheqëse si një parajsë unike e
Mesdheut, Shqipëria ofron potencial i pashembullt qoftë si një shtëpi me mënyrë jetese në diell dhe/ose
një mundësi për rritjen e investimeve, me qira ose rishitje.
www.Albania-Estate.com©
- 4. 4 SarandaSeafrontResidence
Klimë e shkëlqyer gjatë gjithë vitit me
temperatura që variojnë nga 22-30 gradë duke
krijuar kështu potencial të mirë për qeradhënie.
Shqipëria si shkak i pozitës së saj gjeografike, klimës, bukurive natyrore dhe trashëgimisë së
pasur historike e kulturore ofron një potencial të rëndësishme për zhvillimin e industrisë së turizmit.
Klima e butë dhe e favorshme bën që vendi të jetë destinacion turistik gjatë 12 muajve të vitit. Gjatë
viteve të fundit turizmi shqiptar po jeton një ngritje të vazhdueshme duke u përqendruar në ofrimin e
produkteve të ndryshme turistike si turizmi i " diellit dhe detit", " turizmi kulturor" etj.
Turizmi bregdetar është kryesisht i zhvilluar në qytetet e Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe
Divjakës. Gjatë stinës së verës më shumë se 200.000 turistë frekuentojnë ujërat e detit Adriatik të
Durrësit dhe Vlorës, të cilat ofrojnë edhe shërbime hotelerie dhe qendra argëtimi të ndryshme. Durrësi
është një destinacion interesant edhe për turizmin historik.
Qyteti bukur i Sarandës është një qendër e rëndësishme turistike jo vetëm për plazhet por
edhe për pasuritë e mëdha kulturore e historike. Saranda vizitohet nga shumë turistë ndërkombëtarë,
një pjesë e mirë e të cilëve hyjnë nga ishulli grek i Korfuzit.
Turizmi malor është i përqendruar kryesisht në pjesën Jug- Lindore dhe Veriore të Shqipërisë.
Fshati i Voskopojës ndodhet 21 km larg qytetit të Korçës, me ajër të pastër dhe ujë kurativ. Pika të tjera
janë Alpet e Shqipërisë në veri të vendit (Thethi, Vermoshi, Valbona etj).
www.Albania-Estate.com©
- 5. 5 SarandaSeafrontResidence
Saranda–Plazhi i Endrave Tuaja
Saranda sa moderne aq dhe e
lashtësisë ruan në gjirin e vet
thesare e identitete të një kulture e
qytetërimi të lashtë. Fillimet e jetës
dhe gjurmët e para të vendbanimit
datojnë shek.II-të p.k. Per here te
pare ne burimet shkruara qyteti
permendet ne shekullin e dyte
para Krishtit me emrin Angjizmos.
Ciceroni, oratori i famshem
romak, qe kishte ne rrethinat e
Butrintit mikun e tij me te afert,
Popon Atikun, kaloi andej duke u
kthyer nga Butrinti per ne Rome.
Në periudhat e mëvonshme, emri i
qytetit Onhezmos, lidhet me
emrin e nje
ere te favorshme për detarët qe
frynte nga juglindja ne gjirin e
ketij qyteti. Turizmi arkeologjik
vleresohet shume dhe perveç
sinagoges ne qytet, Kalase se
Lekuresit, Butrintit, keshillohet te
vizitohen edhe qyteti antik i
Finiqit, manastiri i Mesopotamise
etj. Me varke ke mundesine qe te
vizitosh bregdetin duke bere
keshtu nje udhetim edhe ne gjirin
e Kakomese dhe Krorezes.
Lundrimi mund te nise nga porti.
Ne Ksamil eshte ndertuar edhe
shetitorja anes bregut qe eshte
vetem per kalimtaret, duke i
dhene nje plus me shume qytetit.
Syri i kalter eshte nje nga pikat
identifikuese kur permend
vajtjen ne Sarande. Largesia e
kesaj pike nga Saranda eshte 25
minuta dhe per te vajtur atje
mund te shfrytezohen gjithashtu
autobuset e linjave interurbane.
Uji i ftohte dhe hijet e pemeve,
kaltersia qe ofrohet ne kete pike,
ben qe nje njeri ta perjetoje vertet
kuptimin e fjales "pushues".
Kalaja e Lekuresit eshte nje tjeter
vend per te mos u anashkaluar. E
gjendur ne hyrje te qytetit te
Sarandes, ajo mund te cilesohet
edhe si nje nga pikat me te larta
te tij.
www.Albania-Estate.com©
- 7. 7 SarandaSeafrontResidence
Karakteristikat Kryesore te Rezidences Saranda Seafront:
Siperfaqet e apartamentit - 84.10m2 dhe 105m2.
Apartamente ne Sarande duke filluar nga 126150
euro.
Nje ndertues me eksperience te madhe ne fushen e
ndertimit
Nje residence me kualitet te larte ndertimi
Residenca eshte ne vije te pare
Të gjitha apartamentet me pamje te mrekullueshme te
detit.
Pllaka te cilësisë se larte dhe mund te zgjidhni
dyshemene prej druri.
Muret e jashtme dhe muret midis apartamente me
izolim termik dhe per zhurmat.
TV Satellite & Internet.
Ashensor ne residence
Një plazh i vogël perpara vend banimit.
Insalime kaloriferike
Instalime kondicioneri te brendshme
Sistem alarmi ne cdo apartament
Portat e ballkonit dhe dritaret jane me hapje elektrike
Te gjitha muret te patinuara
Portat te sigurise se larte
Perpara ka bar, lulishte dhe shezllone per te bere
plazh klientet
Rezidenca ruhet me roje gjithe vitin
www.Albania-Estate.com©
- 9. 9 SarandaSeafrontResidence
Skedula e Pageses*
Me nenshkrimin e rezervimit – Reservimi / Cmimi I agjencise 2000 EUR
Me nenshkrimin e kontrates 80% I pagohet ndertuesit
Me nenshkrimin e kontrates - 700 EUR paguhen per sherbimet legale
Me perfundimin e apartamentit 15% I pagohen ndertuesit
Me marrjen e hipotekes – 5% I pagohen ndertuesit
* Skedula e Pageses ishte e sakte ne kohen e krijimit te broshures. Kjo mund te ndryshoje ne varesi te kohes se perfundimit te blerjes.
Per me shume informacion ju
lutem na kontaktoni si me
poshte:
Toll Free: 1-888-414-4536
USA and Canada
Sam Dardha - Executive Director
Cell: +1-414-852-5513
Email: info@albania-estate.com
Albania
Ilir Dardha - Albania Director
Email: ilir@albania-estate.com
www.Albania-Estate.com©