2. 4.Atributet e produktit
• Produkti i ka variablet e caktuara,të cilat e diferencojn
dhe i japin vlerë në pikpamje te ndryshme.
• Variablet e produktit,realisht,mund të sistemohen në
tri grupe siç janë: cilsia e mbrendsheme e produktit,
ekonomia dhe cilësia e jashtme(estetika)
• Cilsia e brendshme e produktit –nenkuptohet vetit
fizike – kimike,bilogjike,teknologjike dhe simbolike të
cilat e avansojnë ose e dgradojnë,e formsojnë ose e
deshtojnë produktin.
• Cilsia mundë të veshtrohet në kënde të
ndryshme;funksionaliteti,siguria,kohëzgjtaja e
përdorimit,efikasitetidhe qëndrueshmëra.
3. • Funksionaliteti - Produkti duhet të jetë funksional,ti
përmbushë nevojat e konsumit prodhues-sherbyesose të
konsumit të gjerë.Mjetet e punës çmohen si cilsore kur
posedojn karakteristikat e nevojshme për kryerjen e
operacioneve në procesin e prodhimit,trafikut etj.
Funksionaliteti I produkteve të konsumit prodhues shërbyes
vështrohet edhe nga aspekti I mundësisë teknike të
mirmbajtjes së tyre.
Cilësia e vlersuar nëpërmjet funksionalitetit duhet të jetë e
pranishme në kuptimin gjithëpërfshirës edhe të produkteve
të konsumit të gjerë,ku ka të bëjë me përmbushjen e
nevojave të të konsumatorëve të pa njohur.
Produktet ushqimore janë funksionale kur janë të
freskëta,me shije.
Po ashtu edhe produktet e konsumit të zgjtur duhen të jenë
funksionale në dhënjen e
shërbimeve(telivizori,video,faksi).Funksionaliteti është pjesë
parësore e cilësisë pa të cilën nuk do të ekzistonte vlera e
perdorimit.
4. • Siguria- Produktet blehen për perdorim të menjëhershëm apo
më gjat. Produktet kanë përbërje të ndryshme,cilsia e sigurisë
është komponentë shumë e rëndësishme.Mjetet në amvisni
duhet të kenë siguri për jetën e njeriut,Sa I përketë rezeve
radioaktive, në perdorimine pesticideve, ku nuk guxon ti rrezikoi
cilësin e produkteve në natyrë, e kështu të dëmtoi shëndetin e
konsumatorit. Siguria e produkteve e rritë cilësinë e produktit
dhe I bën më të kërkuara ato. Teknika dhe teknologjia janë në
gjendje të prodhojnë produkte me cilsi të lartë të sigurisë së
tyre. Cilësia si dhe parametrat tjerë I nënshtrohen normave të
standardeve të vendit dhe të atyre ndërkombëtare.
• Kohëzgjatja e përdorimit – është faktor me rëndësi e cilësisë
së mjeteve të punës, të paisjeve të produkteve tjera të cilat janë
të natyrës së përdorimit të gjatë. Për familjet, individët e
shtresës së mesme dhe të ulët, me të ardhura të kufizuara
është erëndësisë së veqantë edhe kohëzgjtja më e madhe e
produktit për konsum.
5. • Efikasiteti –Vlera e produktit dhe interesi për të
shtohet krahas efikasitetit të produktit.Efikasiteti
në shfrytëzimin dhe në konsumin është si
parakusht për dhenjen e efekteve si në sferën e
prodhimt ashtu edhe të konsumit. Fal efikasitetit
produkti bëhet më atraktiv në treg më i
pranueshëm i bën ballë dhe e tejkalon
konkurencën.
• Qëndrueshmëria –Në kuadër të cilësisë së
produktit zë vendë të rëndësishëm edhe
qëndrueshmëria, ku kjo është tiparë e sferës
teknike të mjeteve të prodhimit. Kjo më tepër ka
të bëj me cilësinë e substancës së produktit e
cila e kushtëzon kohëzgjatjen e përdorimt.
6. • 4.2 Ekonomia e produktit Ndërmarrja biznesin e vet e
zhvillon me sukses nëse i realizon parimet
themelore:rendimentin, ekonomitetin dhe
rentabilitetin.me trende pozitive të këtyre parimeve
realizohen shpenzime më të vogla dhe të ardhura më të
mëdha shënon indikatorë të suksesshëm material dhe
financiarë.Në të vertëtë ekonomia e produktit përmbanë
diapazonë të gjërë; duke filluar nga kostoja më e
lirë,qmim më të lirë,promocioni.distribuimi,deri te
mirmbajtja,racionaliteti në përdorim dhe
eksploatim,përkatësisht konsum. Ekonomia e produktit
nga ana e konsumatorit vështrohet në tri aspekte:1.Vlera
e blerjes 2.shpenzimet e mirëmbajtjes,të manipulimit dhe
3.nga racionalizimit i kohës dhe i regjenerimit të
energjisë nëpërmjet komoditetit dhe të ruajtjes së
vitalitetit.
7. • Ekonomia e produkti duhet të jetë e pranishme edhe gjatë shfrytëzimit të
mjeteve në procesin e prodhimit. Cilësisë së lartë nga aspekti i
qëndrueshmërisë.është faktorë me rëndësi edhe në periudhen e konsumit
të produkteve të konsumit të zgjatur.(konsumtori mbledh informacione të
bollshme për blerjen e një veture). Ekonomia e produkteve shfaqet edhe te
instrumenti I promocionit dhe I distribuimit. Produkti mundë të shtrejtohet
nëse gjatë promocionit zbatohen media tej mase ku krijohen shpenzime të
mdha,sikunder mundë të ndodhë edhe te mënyra e distribuimit. Në të gjitha
këto roli i marketingut është i pa zëvendsueshëm.Marketingu nuk e ka
funksionin ti zvogloi shpenzimet por të identifikoi gjendjen e kërkesës në
treg,të bëj kërkimet edhe për instrumentet e marketingut miks të orientoi
biznesin në kohë të pranueshme,kur është fjala për ekonominë e
produkteve. Ekonomia e produkteve shtrihet edhe në rrafshine
racionalizimit,ku është faktor disiplinor,të vetëdijshëm me parallogari të
mirëfilltë.
• Përshtatshmëria zënë vendë të rëndsishëm te distribuimit, rëndësi të
veqantë zenë edhe ekonomia e hapsirës dhe kohës dhe në jetën
bashkëkohore përmbanë dimension të rëndësishëm dhe ngërthen
parametrat tjerë të variableve të cilësisë dhe vlerave të përdorimit të
produktit.
8. • 5.DISEJNI I PRODUKTIT
• Ndër atributet e produktit me dimensione të
gjëra është edhe disejni.Është aktivitet
krijues në formësimin, modifikimin dhe
inovimin (risimin) e produktit me qka
krijohen mundësi të volitshme për
përshtatjen e nevojave të blerësve. Disejni i
produktit është kompleks kreativ,që ka të
bëjë me esencën dhe cilësitë të përmbajtjes,
strukturës së mbrendëshme dhe të jashtme.
Disejni duhet të mbështetet në parimin
tekniko teknologjik, ekonomik, ergonomik
dhe estetik.
9. Parimi tekniko-teknologjik ka të bëj me zgjedhjen dhe
perpunimin e materialit
• Parimi ekonomik disejnit ja imponon sjelljet në masat e
mundësive të efikasitetit dhe të efektivitetit. Ndermarrja
nuk ka mundësi të prodhoi produkte me çmime që nuk i
pranon tregu,ndërsa blerësi mundë të lakmoi produktin
me disenj të ofruar.
• Parimi ergonomik permban ekementet harmonike të
volitshme të disejnit të produktit që e lidhin njeriun-
makinen dhe ambientin ku punohet dhe jetohet.
• Parimi estetik është mjaftë i qëndrueshëm në ekonominë
bashkëkohore. Disejni pa marrë parasyshë se cilës
sferë të konsumit I takon, është I nevojshëm që në çdo
kohë dhe mjedis të jëtë atraktiv në pikpamje strukturale
dhe vizuele.
10. • 5.1.Disejni në procesin e zhvillimit të produktit Produkti
nukë lindë as nuk zhduket përnjëherë.Disenji është variable jo
konstantë, pasi që tek produkti është I pranishëm me të gjitha
fazat:të krijimt dhe të jetesës.Me inovacione nënkuptohen
çpikje të reja në funksion të produkteve,përkatësisht të
kërkesave të konsumatorëve. Inovacionet parqiten në dy
tërsi:në inovacionet e procesit teknologjik dhe inovacionet e
produktit.Ndermarrjet janë të obliguara të organizojn
inovacionet në mënyrë të volitshme. Kryesishtëfunksionojnë tri
forma të organizimit:1.ad-hoc, 2.komisionet profesionaledhe,
3.shtabet për hulumtime në afat më të gjatë. Organizimi I
inovacioneve është i ndërlidhur me ekipe të ekspertëve,të
profileve të shkencave të ndryeshme. Aktiviteti i disejnit ka për
detyrë të jetë më korrekt me konsumatorin. Marketingu gjendet
në interaksion të pandërprer me disejnin. Disejni është
veprimtari e shtrenjtë, nga shkaku se në aktivitetet e veta I
përfshinë edhe inovacionet.Disejni duhet të ketë parasyshë
edhe elementin e rentabilitetit d.m.th,efektet ekonomike.
11. 5.2.Disejni industrial
• Disejni industrial është më I përhapuri. Disejni industrial
nënkupton diapazonin në kuptim më të ngushtë të
definimit kundrejt disejnit të produktit, përkatësisht për
aq sa ka shtrirje në aktivitetet industriale.
• Pra, përfshinë tër përmbajtjen, strukturën dhe formën e
produkteve të cilat prodhohen në industri dhe si produkte
finale përmbushin ndonjë nevojë të konsumatorëve.
• Disejni industrial faktor I pajtimit në mes prodhimit
masiv e serik dhe të tregut masiv. Disejni masiv është
aktivitet multidisiplinar i cili ushtrohet nga ekspert të
profileve të ndryshme (ekspertet e marketingut,
inxhinjerët dhe disenjatorët) Në shembullin e dhen
produkti I makines I ka 40%ekonomitet, 20%të
elementeve funksionale teknologjike, 15% të elementeve
ergonomike dhe 5% të cilësisë estetike.Në mënyrë
përmbledhëse disejni industrial mundë të shpjegohet si
veprimtari bashkëkohore,e krijuar nga teknologjia dhe
dituria e avancuar në prodhimin masiv.Ktu vi në shprehje
raporti ndërlidhës I kërkimeve zhvillimore,marketingut
dhe disejnit.
12. • 6.SPECIFIKAT PËRCJELLËSE TË PRODUKTIT
• Produkti nuk përfundon vetëm me atributet,
variablen e disejnimit dhe me kryerjen e procesit
të prodhimit. Për ti diferencuar në kët drejtim ose
nga aspekti I prodhuesit produktet veqohen me
disa specifika të veçanta, të cilat janë përcjellëse
gjatë tërë aktiviteteve dhe të pranueshme për
konsumatorin.Specifikat përcjellëse
janë:marka,ambalazhimi dhe shërbimet e
shitjes.
13. • 6.1.Marka e produktit
• Marka e produktit është
fjalë,shenjë,simbol,termin,shprehje,emër,apo kombinim ei
ndonjërës prej tyre,me çka emërohet,identifikohet dhe mbrohet
produkti.Marketimi i produktit është përdorur shum herët qyshë
në Greqinë e lashtë për ti mbrojtur blerësit nga blerjet jo
cilësore.Nëpërmjet markës së produktit,
lehtësohet,simplifikohet procesi i blerjes.Akti i blerjes është
më i lehtë kur produktet me markën e njohur kanë krijuar
prestigj në treg.
• Ku është Sigurimi i kënaqjes(stisfaksionit) të rregullt të
nevojave të konsumatorëve në vazhdimësi,përseritje e blerjes
së markës më së një herë.
14. • Marka që ka shenuar reputacion në tregë,natyrishtë ka
mbështetje në cilësitë e produktit dhe të shërbimit, të
cilat blerësi shtresojnë bindje dhe lojalitet për blerje në
afate më të gjata.Marka e produktit reflektohet edhe me
arritjen dhe mbajtjen e statusit të konsumatorit.Marka e
produktit krijon përparësi edhe për prodhuesin.Përparësit
shfaqën nëpërmjet:mundësisë së kontrollit më të mirë
të tregut;lehtësisë për lancimin e produkteve të reja,
oportunitetit në ndryshimin e çmimeve,lehtësisë së
realizimit të aksioneve promotive, si dhe ruajtjen dhe
mbrojtjen nga keqpërdorimet dhe veprimet jolojale të
konkurrencës. Marka e produktit thjeshtëson veprimin
rreth promocionit. Marka e mbron produktin, ndërmarrjen
dhe konsumatorin.Nga aspekti praktik marka duhet të
jetë e përbër nga emri,simboli,apo kombinimi që ka
domethënje të kuptueshme.Ekzistojnë mundësitë që
marka të jetë familjare dhe individuale
15. 6.2.Amballazhimi i produktit
• Amballazhimi i produktit është një prej aktiviteteve që
zenë vendë të rëndsishëm në politiken e
produktit.Nevojitet për shumë shkaqe;si per mbrojtjen
e cilësisë së produktit,për komunikim me
tregun,nxitjen e shitjes nga kreimet vizuele,ku blerësi
krijon Reagime emocionale dhe psikologjike.
• Ambalazhimi është aktivitet i veçantë,i
harmonizuar me karakteristikat dhe disejnin e
produktit dhe shërben për ruajtjen,promocionin
dhe individualizimin e produktit.
• Nga aspekti i marketingut amballazhimi duhet ti
përmbush disa kërkesa: ekonomitetin, komunikimin,
funksionalitetin, madhësinë, llojin adekuat, të
materialit për paketim,formën,disejnin
siperfaqësor,teknikën e manipulimit dhe
përdorimit.
16. • Ekonomiteti paraqet qështjen esenciale sepse nag
ekonomiteti meren për bazë shpenzimet e amballazhimit
transportit etj.Amballazhi është mjet komunikues me
blersit; amballazhi duhet të jetë funksional. Materiali i
amballazhit duhet të jetë adekuat me karakteristikat
e produktit, por në veçanti me kërkesat e
konsumatorve. Në zgjedhjen e materialeve ndikojnë
shkalla e shpenzimeve dhe e atraktiviteteve që duhet të
arrihet nëpërmjet amballazhimit.Në fromimin e
ambalazhit angazhohen ekspert të lamive të
ndryshmeSipas nji numri të ekspertëve që merren me
kët lami amballazhimi ndahet në katër kategori:
amballazhin primar, sekundar, displej dhe të
trnsportit.
17. 6.3.Shërbimet e shitjes
• Shitja nga prizma e marketingut është si një nën funksion në
mes të prodhuesit dhe konsumatorit për të tërhequr sa më
shumë blerësinsë bashku me produktin apo shërbimin ofrone
dhe disa sherbime specifike përcjelëse e që janë:
Garancioni,kredia dhe servisimi.
• Garancioni është mjetë që prodhuesi apo tregtia ja jepë blersit
të produkteve.Jepet për produkte të konsumit të gjër,sidomos të
konsumit të zgjatur,si dhe produkteve të konsumit
industrial.Garancioni është shërbim vazhdues para dhe pas
shitjes.Fletëgarancioni përmbanë shërbimet dhe logotipin,emrin
e produktit,datën e prodhimit,afatine grancionit.Garancioni si
mjet specifik jepet në mënyrë të obligueshme dhe
vullnetre.Politika e dhenjes së garncioneve është pjesë e
tërsisë së marketingut dhe të biznesit.Po të mos rrespektohet
ky sherbim atë e bën konkurenca.
18. • Kredia- një prej shërbimeve specifike të shitjes është
edhe kredia. Në kushtet e prodhimit masiv ,
krediti është instrument që e rregullon sadopak ofertën
me kërkesën, ngase kërkesat e tregut bëhen më masive.
Me lejimin e kreditit krijohen mardhenje pronësore-
juridike në mes shitësit dhe blerësit. Dhënja e kredive
konsumuese bëhet në mënyrë të planifikuar dhe të
llogaritur më parë për sigurimin e burimit të mjeteve.
Krediti si formë është më shumë i përhapur në ekonomit
e zhvilluar dhe stabile. Leverdia e konsumatorit ”blej sotë
e pagauj nesër”.
• Servisimi Servisimi është aktivitet specifik i shitjes pas
aktit të blerjes.Servisimi është dy llojesh: i obligueshëm
dhe i pa obligueshëm.