2. H YRJE
Tendenca e integrimit ekonomik ndërkombëtar dhe rindërtimi i vendeve të shkatërruara nga lufta
domosdoshmëri në zhvillimin e ekonomisë botërore bashkëkohore
Organizatat ekonomike ndërkombëtare me karakter universal dhe rajonal
Qëllimi kryesor: shtimi i bashkëpunimit ekonomik
Tendencat e integrimeve ekonomike - më të shprehura në kontinentin evropian
kundërthënia mes potencialit të forcave prodhuese dhe tregut të ngushtë nacional
të shkohet në mënyrë më të guximshme në lidhjen ekonomike të shteteve evropiane
zhvillimi dinamik tekniko-teknologjik
Në këto themele u formua Bashkësia Ekonomike Evropian (BEE)
qëllimi afatgjatë krijimi i një unioni të vërtetë ekonomik
Procesi i integrimeve ekonomike ndërkombëtare - një ndër fenomenet më të rëndësishme të
ekonomisë bashkëkohore botërore
Pyetje e reja karakter strategjik të botës së zhvilluar
Inkuadrimi në Unionin Evropian- një ndër qëllimet strategjike të çdo vendi në Evropë
Shkatërrimi i sistemit komunist në Evropën Juglindore dhe tranzicioni i filluar
Gatishmëria e Unionit për ndihmën në rrugën drejt demokracisë, ekonomisë së tregut dhe
ristrukturimit të ekonomisë
Përgatitjet e Unionit Evropian të për sfidën më të madhe në historinë e saj- Zgjerimin
Njohja më e mirë e problematikës së BEE dhe Unionit Evropian
1. FORMIMI DHE QËLLIMET
Ideja mbi Evropën e bashkuar
Kristalizimi i saj në projekt politik-qëllim afatgjatë politik
“Shtetet e Bashkuara të Evropës”-ideal në kohën e Viktor Hygosë
Lufta e I Botërore -viktimat njerëzore dhe shkatërrimet materiale
Lufta e II Botërore – ringjallje e idesë për nevojën e bashkimit evropian
Përkrahja nga politikanët evropian:
- Konrad Adenauer - kancelar i RF Gjermane
- Aleide de Gasperi - premieri i Italisë
- Robert Shumani- Bashkësia Evropiane për Thëngjill dhe Çelik (18.4.1951 - Paris)
- Jean Monnet - Komiteti Nacional për Bashkimin e Shteteve Evropiane
Formimi i Bashkësisë Evropiane për energji atomike (Euroatom) dhe i BEE-së
Marrëveshja e Romës: 25.3.1957 (hyri në fuqi më 1.1.1958)
Nënshkruesit e Marrëveshjes: Franca, R.F. Gjermane, Italia, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu
Qëllimi:
krijimi i tregut të përbashkët për thëngjill dhe çelik
ruajtja e paqës
- sjellja e palëve të konfrontuara në një strukturë institucionale
- mundësimi i bashkëpunimit si partnerë të barabartë
1973: Britania e Madhe, Irlanda dhe Danimarka
- zgjërimi i fushëveprimit: politikë sociale, rajonale, të mjedisit
1981: Greqia
1986: Spanja dhe Portugalia
- nevoja për programe strukturale
Rënia e murit të Berlinit (1990)
- demokratizimi i vendeve të EQJL
- ndryshimet në strukturën politike të Evropës
3. Vendet anëtare-të vendosura për forcimin e lidhjeve reciproke
Fillimi i bisedimeve për reformimin e Marrëveshjes së Romës
Marrëveshja e Mastrihtit (1991)
Paraqitje e planit ambicioz:
Unioni monetar deri më 1999
Politikat e reja të përbashkëta të sigurisë dhe me jashtë
1995: Austria, Finlanda dhe Suedia-anëtare të reja
Konferenca e Kelnit- kthesë e madhe në historinë e UE-së(1999)
Të themelohet Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore
nis ekspansioni i Bashkimit Evropian drejt Lindjes dhe Juglindjes
Maj 2004- Zgjerimi më i madh në historinë e UE-së
Qëllimet themelore ekonomike:
përparimi i zhvillimit të aktiviteteve ekonomike mes vendeve anëtare
ekspansioni i përhershëm dhe i balansuar i ekonomisë
stabiliteti më i madh ekonomik
përmirësimi i standardit jetësor
forcimi i raporteve ekonomike mes vendeve anëtare
Realizimi i qëllimeve të parashtruara realizohet përmes:
eliminimit të barrierave dhe sigurimit të lëvizjes së lirë të fuqisë punëtore, qarkullimit të kapitalit
dhe shërbimeve
vendosjes së tarifës së përbashkët doganore për vendet e BEE-së
Nevoja për interakcion të vazhdueshëm të interesave të përbashkëta dhe atyre nacionale
respektimi i llojllojshmërisë së traditave dhe identitetit kombëtar
2. ORGANET KRYESORE DHE INSTITUCIONET E BEE
Struktura unike institucionale
Gatishmëria për bartjen e të drejtave në institucionet e BE-së
Ndarja e kompetencave - qartë e përcaktuar
Bartëse e pushtetit legjislativ- Këshilli Ministror
Asnjë akt juridik nuk mund të miratohet pa marrë qëndrimin e Parlamentit Evropian
Komisioni Evropian- aprovon aktet legjislative
Gjyqi i Nderit- kujdeset për respektimin e të gjitha të drejtave
Ligjshmëritë komunitare:
Aktet juridike për politikën e përgjithshme të BEE-së:
- rekomandimet, rezolutat, rregullat, vendimet, direktivat
Bartja e pjesërishme e kompetencave për çështjet e caktuara
2.1. Komisioni Evropian - Komisioni Evropian paraqet:
Organi ekzekutiv
Përbërja
nga dy përfaqësues të shteteve anëtare më të mëdha
nga një përfaqësues prej vendeve anëtare më të vogla
Përfaqësuesit nacional janë të obliguar që të veprojnë në bazë të interesit të përbashkët
Detyrat e Komisionit:
përpunon detajisht politikën vijuese të BEE-së
vazhdimisht merr iniciativën për politikën e re
aplikon politikën e Marrëveshjes së Romës
kontrollon respektimin e dispozitave të Marrëveshjes së Romësdhe atyre që janë miratuar më vonë
ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Ministror
ka të drejtë t'i prezentojë qëndrimet e veta me qëllim të sigurimit të ligjshmërisë
ka autorizim ta paraqesë BEE në organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe në sferën e
marrëdhënieve të jashtme me vendet joanëtare
4. 2.2. Këshilli Ministror - Këshilli ministror është:
Organi më i rëndësishëm për marrjen e vendimeve
Institucioni i vetëm që në mënyrë direkte paraqet qeverinë e vendeve anëtare
Bie vendimet definitive mbi politikën e BEE-së:
në bazë të propozimit të Komisionit të BEE-së
duke marrë parasysh mendimin e Parlamentit Evropian dhe
Komitetit Ekonomik dhe Social
Procedurat e vendimmarrjes:
shumica
shumica e kualifikuar
njëzëri
Drejtoria gjenerale A:
Personeli dhe administrata
Protokolli dhe sigurimi
Përkthimet dhe dokumentacioni
Drejtoria gjenerale B:
Politika bujqësore
Strukturat bujqësore
Peshkataria
Drejtoria gjenerale C:
Unioni doganor, konkurrenca
Politika e legjislac.industrial
E drejta e themel.ndërmarrjeve,
shërbimet
Drejtoria gjenerale D:
Hulumtimet
Energjetika
Komunikacioni, ambienti
Drejtoria gjenerale E:
Mardh.e jasht.E.L, Azia
Vendet e ACP
Mesdheu, Amerika Latine
Drejtoria gjenerale F:
Parlamenti Evropian
Buxheti, kontabiliteti
Drejtoria gjenerale G:
Pol.soc,shëndetësia, arsimi, kultura
Punët ek, financiare, sistemi tatimor
2.3. Parlamenti Evropian - Parlamenti Evropian kryesisht ka:
Ka karakter konsultativ
Është i autorizuar për kontrollin e Komisionit të BEE-së nga viti 1970- për kontrollin e të hyrave
dhe të dalave
Struktura e parlamentit:
- 10 grupe politike,18 komisione parlamentare, një byro, një Administratë
2.4. Komiteti Ekonomik dhe Social
Ka karakter këshilldhënës
Roli i tij-paraqitja e pjesëtarëve të grupeve të ndryshme:
5. -përfaqësuesit e ndërmarrësve dhe punëtorëve
-grupeve të tjera nga sferat e :bujqësisë, transportit, tregtisë,ndërmarrjeve të vogla të profesioneve të
ndryshme dhe grupi i konsumatorëve
Patjetër konsultohet në lëmitë:
politika bujqësore
qarkullimi i lirë i punëtorëve
e drejta në vendbanim
komunikacioni
tregu i brendshëm
politika sociale
fondi social evropian
hulumtimet dhe zhvillimi teknologjik
ambienti jetësor
Anëtarët nominohen nga ana e qeverive të tyre nacionale
2.5. Gjyqi i Nderit
Përbëhet nga gjyqtarët e vendeve anëtare të cilët nuk janë të varur nga ndikimet e qeverive të tyre
nacionale
Aktvendimet i bie gjyqi e jo gjyqtarët individualisht
Funksioni kryesor i Gjyqit të Nderit është:
të sigurojë aplikimin e ligjshëm të dispozitave dhe rregullave të vendeve anëtare në mënyrë sa më
korrekte
të sigurojë veprimin e institucioneve të BEE-së
respektimin e plotë të obligimeve që dalin nga marëveshjet mbi themelimin e institucioneve të
BEE-së
2.6. Kontrolli Financiar (Gjyqi Financiar)
U themelua me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 1975
Përbëhet prej ekspertëve të pavarur
Gjyqi Financiar kontrollon të gjitha të hyrat dhe të dalat e Bashkësisë dhe secilit organ të tij,
Detyrë e Gjyqit Financiar është që:
në fund të çdo viti të hartojë raportin vjetor
t'ia prezantojë këtë raport organeve të tjera të Bashkësisë
ta botojë në Fletoren Zyrtare të BEE-së
2.7. Banka Qendrore Evropiane (BQE)
U themelua më 30 qershor 1998
Detyra e Bankës qendrore është: të udhëheqë politikën monetare evropiane të vendosur nga
Sistemi Evropian i Bankave Qendrore (SEBQ)
Bartës i vendimeve të BQE-së është : Këshilli i Guvernatorëve dhe Drejtoria
Kjo Bankë është pasardhëse e Institutit Monetar Evropian
2.8. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD)
U themelua në prill të vitit 1991
Banka ka raporte të afërta me qeveritë e shteteve të rajonit me qëllim të përurimit të programeve
për përkrahjen e rrethinës afariste
Reformat për transformimi struktural në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore
Karakteristikat kryesore të EBRD-së:
kreditimi dhe investimi i kapitalit
përkrahja e zhvillimit të institucioneve demokratike
të drejtat e njeriut
BEE-ja - aksionari kryesorë me 51 për qind të kapitalit të gjithmbarshëm
Jo më pak se 40 % të mjeteve orientohen në projektet e infrastrukturës publike
- në përcaktimin dhe përkrahjen e një zhvillimi të shëndoshë ekologjik
6. Projektet që i financon banka duhet të kontribuojnë në:
zhvillimin e sektorit privat
privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore
nxitjen e investimeve të huaja direkte
krijimin dhe forcimin e institucioneve financiare
ristrukturimin e sektorit industrial
formimin e infrastrukturës moderne për zhvillimin e sektorit privat dhe kalimin në ekonominë e
tregut
avansimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme
ruajtjen e ambientit jetësor
Kërkesat kreditore vlerësohen në bazë të kritereve të Bankës
Kërkesat mund të miratohen po qe se dëshmohet se:
është fjala për prodhime apo shërbime që kanë gjasa për realizim
se do të ndihmojë në përmirësimin e aftësisë konkurruese
se ndërmarrjet që kërkojnë kredi janë të përshtatshme nga aspekti financiar
se do t'i kushtohet rëndësi ruajtjes së ambientit
2.9.Banka Evropiane Investive
U themelua më 1958 ndërsa punën e filloi më 1959 për shkak të Nevojës se zgjidhjes së
problemeve që kishin të bëjnë me:
realizimin e tregut të përbashkët të BEE-së dhe
aplikimin e politikës së zhvillimit të përbashkët të vendeve anëtare.
Banka shërben si mekanizëm për lehtësimin e mobilizimit të kapitalit nga vendet jashtë Bashkësisë
Lejon kredi për:
financimin e projekteve të zhvillimit të rajoneve më pak të zhvilluara në vendet e Bashkësisë
për modernizimin e ekonomisë së vendeve anëtare
financon projektet që kanë interes të përbashkët për disa vende anëtare
Anëtarët e bankës-vendet anëtare të BEE-së
2.10. Fondi Evropian për Zhvillim
Ky fond u formua për ta ndihmuar rajonin e vendeve tejdetare dhe të vendeve shoqëruese
Vepron pavarësisht nga Fondi Evropian për Zhvillimin Rajonal
Ndihma për zhvillim nga ky Fond - pjesë e kornizës Evropiane për programin e ndihmave
2.11.Fondi për Bashkëpunimin Monetar Evropian
Ka filluar punën nga 1 qershori i vitit 1973
Detyrat prioritare të këtij fondi ishin qw:
të mundësojë funksionimin e rregullt të zvogëlimit gradual të marzhave
intervenimet në valutat e shteteve anëtare të BEE (para hyrjes në fuqi të valutës së përbashkët
evropiane)
ndihma që të rregulloheshin pagesat mes bankave qendrore
2.12. Europoli (Policia Evropiane)
Korrik 1995 - u nënshkrua marrëveshja për themelimin e Europolit - hyri në fuqi më 1 tetor të vitit
1998
Qëllimi:të avansohet lufta ndaj të gjitha formave të kriminalitetit ndërkombëtar në hapsirën e UE-
së, lufta kundër terrorizmit, drogës
Me marrëveshjen e Amsterdamit Europolit iu caktuan edhe këto detyra:
koordinimi i ndërmjetsimeve në rastet speciale kur janë të përfshira disa shtete anëtare,
zhvillimi dhe përsosja e njohurive profesionale për luftën ndaj krimit të organizuar
vendosja e kontakteve në mes të gjykatësve dhe nëpunësve të specializuar në luftën ndaj krimit të
organizuar.
7. II. POLITKAT E PËRBASHKËTA TË UE-së
1. POLITIKA E PËRBASHKËT BUJQËSORE (PPB)
PPB- një ndër detyrat më të vështira-disa herë solli deri te kufiri i shthurrjes
Dallimet e mëdha në shpërndarjen e fitimit në tregun e përbashkët
Themelimi i PPB-së- i bazuar në kërkesat e shteteve anëtare për :
sigurimin e kontinuitetit në mbrojtjen e bujqësisë
sigurimin e standardit jetësor të prodhuesve bujqësorë
mbrojtjen nga konkurrenca e prodhuesve bujqësorë më efikasë jashtë BEE-së
mbrojtjen nga çmimet jostabile në tregun botëror të produkteve primare
Formimi i BEE-së nuk nwnkuptonte edhe fillimin e funksionimit të politikës së përbashkët
bujqësore, e cila fillioi të funksionoj nga viti 1962.
Arsyet e vonesë:
bujqësia – lëmi e ndieshme e ekonomisë
dallimet në mes të vendeve anëtare në efikasitetin e produkteve bujqësore
dallimet në mënyrën e mbrojtjes nga konkurrenca e jashtme
Dy mundësi për BEE-në:
çdo vend (edhe pas hyrjes në BEE), të mbajë mekanizmin e vet nacional të përkrahjes financiare
- tregtia me produktet bujqësore – objekt i marrëveshjeve tregtare bilaterale (vetëm një mundësi
teorike)
pranohet mekanizmi i përbashkët për drejtimin e politikës bujqësore në nivelin mbinacional
- përkrahja unike financiare e çmimit unik
- mbrojtja unike nga konkurrenca e jashtme
Parimet themelore të PPB-së
PPB: një grumbull rregullash dhe mekanizmash që rregullojnë:
prodhimin, shitjen dhe plasimin e prodhimeve bujqësore në UE
Theksi i veçantë: zhvillimi i vendbanimeve rurale
Rëndësia e PPB-së - bartja e sovranitetit nacional në nivel evropian në bujqësi
Për realizimin e qëllimeve të parashtruara parashihet formimimi i Organizatave të Përbashkëta të
Tregut, për drejtimin e :
rregullave të përbashkëta të konkurrencës
koordinimit të obligueshëm të organizatave tregtare nacionale
ndikimi i fatkeqësive elementare (thatësirat, vërshimet, sëmundjet e bagëtive)- prodhimi më i
vogël se sa që pritej
Në rast të kushteve të volitshme natyrore-prodhimi më i madh se që ishte paraparë
Pozita ekonomike e prodhuese bujqësorë në vendet e BEE, ashtu siç ndodhë në të gjitha vendet e
zhvilluara, ishte nën ndikimin e fuqishëm të ecurisë së kërkesës për produkte bujqësore.
Rëndësia e bujqësisë nga aspekti i pavarësisë nacionale për sigurimin e ushqimi
-përvoja e fituar nga dy luftëra botërore:nuk është e arsyeshme mbështetja,varësia nga burimet e
jashtme të ushqimit
1960 - me propozimin e Komisionit të BEE-së, Këshilli Ministror miraton parimet themelore
të PPB-së:
hapësira tregtare unike
qarkullimi i lirë i produkteve bujqësore
doganat unike
çmimet e përbashkëta në tregun e brendshëm
preferencat në raportet tregtare
shpërndarja e barrës financiare rreth PPB-së
Qëllimet e PPB-së:
të sigurojë produktivitetin e bujqësisë në një nivel të caktuar
8. -përmes progresit teknik, zhvillimit më racional të prodhimtarisë bujqësore, shfrytëzimit optimal të
faktorëve të prodhimit
të sigurojë nivelin e standardit jetësor të popullsisë bujqësore
- rritjen e të ardhurave individuale të të punësuarve në bujqësi
të stabilizojë tregun
të sigurojë çmime të arsyeshme për konsumatorët
Dy sferat e funkcionimit të PPB-së:
politika e çmimeve
politika e përmirësimit të strukturës së bujqësisë në BEE
Politika e çmimeve – e bazuar në fiksimin e çmimeve në tregun e brendshëm të produkteve
bujqësore
për shumicën e produkteve kryesore sistemi i çmimeve ishte i përcaktuar, për këto çmime - çdo
vjet vendoste Këshilli Ministror
Çdo produkt nën regjimin e PPB - nënkuptonte organizimin përkatës të tregut
orientimi në fiksimin e çmimit të përbashkët në tërë hapësirën e BEE
Njësia llogaritare agrare – njësia për barazimin e çmimeve të përbashkëta të produkteve bujqësore
masë e përbashkët e vlerës për produkte bujqësore
Njësia llogaritare agrare = vlerën e dollarit amerikan
Vlera monetare kompensuese - taksa kufizuese dhe subvencione për ruajtjen e interesit të disa
pjesëmarrësve në procesin e prodhimit, konsumit dhe qarkullimit të produkteve bujqësore në
kuadër të BEE-së
Çmimet e produkteve bujqësore për prodhues - të fiksuara në njësi llogaritare agrare të
konvertueshme në valuta nacionale sipas kursit të "gjelbër" devizor
Njësia agrare llogaritare gjer më 1973- e bazuar në $
Kalimi në revalorizimin e saj - mesatarja e disa valutave evropiane
Vlerat monetare kompensuese - instrumente të volitshme për eliminimin e dobësive në tregtinë me
prodhime bujqësore
Rritja e buxhetit për 1/4 e shpenzimeve të gjithëmbarshme të PPB-së
Ndryshimet dhe reformat për të mundësuar implementimin e parimeve të Agjendës 2000 (kah
mesi i vitit 2003)
u zvogëluan ndihmat për prodhim dukshëm
u rritën pagesat direkte për farmerët
kusht për pagesa:lidhej me respektimi i rregullave për ambientin, standardet e higjienës dhe
mbrojtjen e fshatrave
UE financon një numër të konsiderushëm të hulumtimve:
hulumtimet për prodhim të qëndrueshëm
për shfrytëzimin racional të burimeve natyrore
Si dhe për studimet mbi sëmundjet e bimëve dhe kafshëve
Procesi i zgjerimit të UE-së – do të jetë sfidues
sjellë dyfishimin e fuqisë punëtore bujqësore dhe tokës së punueshme
tregu i përbashkët rritet për afërsisht 100 milionë konsumatorë
Zgjerimi do t’u mundësojë shteteve të reja shfrytëzimin më të mirë të potencialeve të tyre
bujqësore
plotësimi i parakushteve për ristrukturimin dhe modernizimin e sektorit të bujqësisë
III. POLITIKA E PËRBASHKËT INDUSTRIALE
1. Evolucioni i politikës industriale
Në fillim të funksionimit të BEE-së, politika industriale ishte më tepër një ide se sa një program i
definuar
Marrëveshja e Romës nuk e parasheh politikën industriale
rregullat dhe dispozita që kanë të bëjnë me sferen e industris:
9. - çështja e konkurrencës në BEE
- harmonizimi i standardeve teknike
- specializimi
Shkaqet e një mungese të tillë:
teza se vendosja e tregut të përbashkët spontanisht do të çojë deri te transformimi i industrisë
në këtë mënyrë politika industriale do të zhvillohet si një proces i natyrshëm
Dekada e parë e ekzistimit të BEE-së
vërehet jointeresimi për politikën industriale
Strategjia kryesore e Komisionit të BEE-së në sferën e zhvillimit industrial ishte krijimi i tregut
unik mes vendeve anëtare
Dhjetor 1973- Këshilli i BEE-së miraton Programin Aksional të Politikës Industriale por munguan
rezultatet e realizimit të saj
Kah mesi i viteteve të shtatëdhjeta vërehet një përparimi në:
sferën e tregut të brendshëm dhe
sferën e konkurrencës
Pengesat kryesore për zhvillimin e politikës industriale:
mungesa e forcës politike të Drejtoratit për punët industriale
ndikimit të pamjaftueshëm të Drejtoratit në marrjen e vendimeve industriale në vendet anëtare
Tendencat themelore në zhvillimin e politikës industriale janë:
formimi i tregut të përbashkët me eliminimin e barrierave teknike dhe tregtare
riorganizimi i industrisë që ka përjetuar krizë
stimulimi i industrisë së re
2. Qëllimet e politikës industriale
BEE- të bëhet konkurrente me SHBA dhe Japoninë
Të formojë një bazë unike industriale
E tëra kjo ka të bëjm me eliminimi i të gjitha barrierave në tregun e brendshëm të BEE
Stimulimi i formimit të kompanive evropiane
Modernizimi i industrisë tradicionale (anijendërtimtaria, industria e letrës, e tekstilit etj)
Realizimi i këtij qëllimi, në pajtim me sistemine tregut të hapur, kërkon:
shpejtimin e adaptimit të industrisë në ndryshimet strukturale
nxitjen e zhvillimit të ndërmarrjeve në tërë Bashkësinë- sidomos të NVM-ve
nxitjen e bashkëpunimit mes ndërmarrjeve
shfrytëzimin sa më të mirë të potencialit industrial në politikën e inovacioneve, hulumtimeve dhe
zhvillimit teknologjik
Shtetet anëtare konsultohen mes veti dhe harmonizojnë veprimin
Qëllimet e kësaj politike ndryshonin,varësisht se për cilin vend anëtar bëhej fjalë.
1950-1960:politika industriale konsiderohej si instrument për realizimin e qëllimeve
makroekonomike:
Gjermania, Britania e Madhe, Holanda: punësimin e plotë
Italia - stabilizimin e investimeve
Gjermania - stabilizimin e çmimeve
të gjitha vendet anëtare - ekuilibrin e bilancit të pagesave
Vendi i parë i cili përveç qëllimeve të përgjithshme formuloi edhe qëllimet specifike ishte Franca
themelimi i konglomerateve të mëdha nacionale të orientuara në tregun ndërkombëtar
Kriza e thellë ekonomike dhe joefikasiteti i politikës industriale (vitet e tetëdhjeta) sollën deri te
një debat i gjerë për këtë politikë
Në Francë ishin të shprehura tri qëndrim:
1. se politika industriale duhet të orientohet në zgjedhjen e kampionëve nacionalë;
2. se politika industriale duhet ta sigurojë koncentrimin e prodhimit;
10. 3. se përveç asaj gjenerale, duhet të ekzistojë edhe politika industriale specifike, ashtu që çdokush që
refuzon masat e politikës specifike s'ka të drejtë të marrë pjesë në politikën industriale globale
Rregullat e BEE-së mbi konkurrencën –janë paraqitur në nenet 85 dhe 86 të Marrëveshjes së
Romës
ndalohen veprimet të cilat mund të dëmtojnë tregtinë mes shteteve anëtare apo ta
pengojnë/kufizojnë
shtetet më të zhvilluara nuk guxojnë ta keqpërdorin pozitën e tyre në tregun e përbashkët
Politika e konkurrencës rregullon sjelljen e kompanive dhe shteteve në këto sfera:
pengon kompanitë që t'i keqpërdorin pozitat e tyre dominante
- me eliminimin e barrierave shtetërore tregtare-kompanitë mund të bien në sprovë
- mund të mirren vesh mes tyre për ndarjen e tregut
- mund të keqpërdorin pozitën e tyre dominante për të eliminuar konkurrencën
- përparësitë që më parë i gëzonte shteti (taksat importuese)- mund të kalojnë në duart e partnerëve
privatë
- Duhet penguar një keqpërdorim i tillë i kompanive
strukturat e tregut mbeten konkurrente
- tregu i përbashkët paraqet nxitje të re për kompanitë
Shmangiet nga rregullat e konkurrencës përmes instrumenteve të politikës ekonomike siç janë:
subvencionet
premitë eksportuese
Qëllimi i Marrëveshjes së Romës ishte:
të pengojë mundësinë që disa produkte t'i ketë vetëm tregu nacional i një shteti anëtar
që këto produkte të mos shiten me çmime më të ulta se produktet e prodhuesve të vendit të
shteteve anëtare
Neni 86 i Marrëveshjes së Romës:
- pengon keqpërdorimin e pozitës dominante në tregun e përbashkët
- po qe se ekziston rreiku i çrregullimit të tregtisë mes vendeve anëtare
Definimi i nocionit të pozitës dominante të një prodhuesi në tregun e përbashkët
po qe se ndonjë prodhues/kompani mban nën kontroll 50 % të tregut
Komisioni i BEE-së apo Gjyqi i saj, përcjellin ecurinë e pozitës së vendeve anëtare në tregun e
përbashkët, reagojnë në rast nevoje
ndihma shtetërore nuk guxon të ndikojë negativisht në ecuritë e tregut të përbashkët
Detyrat e Komisionit të BEE-së:
të mos lejojë keqësimin serioz të pozitës së industrisë në ndonjë vend-që do të shkaktojë probleme
sociale
të pengojë çrregullimin e marrëdhënieve të shëndosha të konkurrencës
4. Nxitja e krijimitë kompanive evropiane
Në fillim të funksionimit të saj-BEE vuri theks të posaçëm në krijimin e firmave të mëdha
numri i këtyre firmave në industrinë e BEE ishte shum me i vogël se sa në SHBA
Ideja për formimin e firmave të mëdha në sferën e industrisë- më së shumti e përkrahur nga
qeveria franceze
Roli i Komisionit të BEE-së në procesin e nxitjes së formimit të kompanive të mëdha evropiane në
industri
Qëllimi:
në mënyrë direkte t'i nxisë firmat e mëdha t’i eliminojnë faktorët që kanë penguar koncentrimin e
prodhimit dhe qarkullimit
Komisioni i BEE-së ka përqendruar vëmendje të posaçme në sferën e tatimeve dhe të ligjeve të
kompanive:
- të sigurohen kushtet e neutralitetit
11. Qëndrimi i Komisionit: sistemi i tatimit në vlerën e shtuar ndikon neutralisht në madhësinë e
firmës
- as nuk e nxitë, as nuk e pengon koncentrimin e prodhimit dhe qarkullimit
Sfera e dytë e Komisionit: nxitja e marrëveshjeve integruese ndërkombëtare (Mergers)
- proçes i bashkimit të firmave të ndryshme në një firmë të vetme, me një emër të ri
pengesat fiskale për realizimin e këtij synimi:
- obligimi i pagimit të tatimit likuidues në diferencën mes vlerës së kontabilitetit dhe vlerës reale të
pronës së kompanisë
- kompania e re themelohet dhe regjistrohet
- tatimi i madh rrit shpenzimet e bashkimit të kompanive të disa vendeve anëtare
- destimulohet integrimi ndërkombëtar i subjekteve ekonomike të vendeve anëtare
pengesat juridike
- dispozitat ligjore të disa vendeve anëtare që nuk u lejonin kompanive të vendit të bashkohen me
kompanitë e huaja
1970 - BEE propozon që pos ligjeve nacionale mbi kompanitë të miratohen edhe ligjet e
kompanive në nivel të BEE-së
Qëllimi: të mundësohen marrëveshjet ndërkombëtare integruese
Konkurrenca jashtë BEE-së detyron prodhuesit evropianë të orientohen kah një strategji e re
racionalizimi i programeve prodhuese
ndarja më e madhe e mjeteve për hulumtime dhe zhvillim
Shkaqet e dështimit të bashkëpunimit mes kompanive evropiane (vitet e shtatëdhjeta):
tendencat integruese nacionale synonin krijimin e monopoleve nacionale
monopoli nacional shpie drejt shkatërrimit të bashkëpunimit evropian:
- Dunlop-Pirelli (marrëveshje integruese e formuar më 1971, e ndërprerë më 1981)
formulimin e rregullave të përbashkëta lidhur me veprimtarinë e organizatave që lëshojnë
certifikata të ndryshme
në marrëveshjet mbi konsultimet e mëhershme në nivel të Bashkësisë, po qe se masat
nacionale/propozimet për masa të reja mund të çrregullojnë veprimin e tregut të brendshëm
në zgjerimin e kompetencave të Bashkësisë për definimin e karakteristikave teknike
evropiane/standardeve nacionale në sferat me interes shoqëror
- shëndetësia
- sigurimi
- mbrojtja e punëtorëve në vendin e punës
- ruajtja e ambientit të njeriut
në përkrahjen e zhvillimit industrial,forcimi i shpejtë i kapaciteteve të nevojshme për aplikimin e
standardeve të përbashkëta evropiane
Vendosja e tregut të përbashkët-eliminimi i barrierave teknike në këmbimin e mallit mes vendeve
anëtare
Komisioni inicon themelimin e organizatave të specializuara për përgatitjen e propozimet për
harmonizimin teknik dhe standardizimin:
- CEN/CENELEC
- Zyra Evropiane për Patent
Detyrat:
përgatitja e propozimet për harmonizimin teknik dhe standardizimin
bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtareë
Problematika e eliminimit të barrierave nga aspekti i ndërmarrjeve:
prodhuesi merr mbi vete përgjegjësinë për kualitetin e prodhimit: - për cilësinë teknike
- aspektin e plotësimit të kërkesave për mbrojtjen e konsumatorëve
- ruajtjen e ambientit njerëzor
Keqpërdorimi i standardeve teknike:
12. refuzimi të bëhet servisimi i aparateve-po qe se janë blerë në ndonjë vend tjetër
disa produkte industriale- mund të jenë dy herë më të shtrenjta në njërin se sa në vendin tjetër
anëtar të BEE-së
Shkaku: qeveritë nacionale praktikojnë barrierat jodoganore që i sigurojnë prodhuesit të vendit
pozitën dominante
Sigurimi i mjeteve për intervenimet aktive rajonale- formimi i mekanizmit të posaçëm- Fondet
strukturale
Rajonet që duhet ndihmuar me mjetet e Fondeve strukturale:
Rajonet që kanë ngecje në zhvillim
Greqia, Portugalia, Italia Jugore (Sicilia dhe Sardinja) Korzika, pjesa dërmuese e Spanjës
Territoret industriale që shënojnë rënie në zhvillim
rajonet kufitare, pjesë rajonale që plotësojnë këto kriteriume:
- norma mesatare e papunësisë gjatë tri viteve të fundit duhet të jetë mbi mesataren e BEE-së
- pjesëmarrja në përqindje e të punësuarve në industri-e njëjtë apo më e madhe nga mesatarja e BEE
për çdo vit (duke filluar nga viti 1975)
- rënia e punësimit në industri në krahasim me vitin”referent”
Territoret fshatare
niveli i lartë i të punësuarve në bujqësi
niveli i ulët i të ardhurave nga bujqësia
niveli i ulët i zhvillimit shoqëror-ekonomik
5. INDIKATORËT MAKROEKONOMIK TË UE-së
Bruto Produkti i Brendshëm (GDP)
Prodhimi i përgjithshëm i prodhuar në një vend brenda vitit
Treguesi kryesor i potencialit të tregut
Fuqia blerëse e konsumatorëve = GDP/nr i banorëve
Fuqia blerëse dhe luhatjet e valutës së vendit
Niveli i standardit të jetesës
Fuqia blerëse-sasia e mallrave,shërbimeve që një njësi valutore do të blej në vendet tjera
Konsumi
Numri i popullsisë-tregues i madhësisë së tregut të atij vendi
Tregues i kërkesës së mundshme
Korrelacioni i konsumit të numrit të produkteve dhe numrit të banorëve
Analiza e popullsisë së një vendi:
- numri i popullsisë
- norma e shtimit të saj
- struktura e popullsisë sipas grup moshave
-dendësia e banimit
-shkalla e urbanizimit
Pjesëmarrja e të ardhurave që shpenzohen për produkte dhe
shërbime ekzistenciale –indikator i shkallës zhvillimore të një vendi
Mallrat e domosdoshme dhe mallrat luksoze
Diferencat në strukturën e konsumit sipas vendeve- Ligji i Engelit
Investimet publike
Gjendja dhe kualiteti i sistemeve të ndryshme të infrastrukturës së komunikacionit: rrugor,
hekurudhor, ujor, ajror
Gjendja, kualiteti dhe çmimi furnizues me energji lektrike
Gjendja, kualiteti dhe çmimi furnizues me ujë, veçmas me ujin teknologjik
Gjendja, kualiteti dhe çmimi i shërbimeve të PTT-së
Inflacioni
Rënia e aftësisë blerëse të konsumatorëve
13. Shkalla e papunësisë
Bilanci tregtar
Eksporti / Importi
5.1.Indikatorët makroekonomik në vendet e zhvilluara
SHBA
Rënia e rritjes ekonomike 2005/2004 për 0.7%
rritja e çmimeve të naftës
ngritjet e normave të kamatës në afat të shkurtër
ndikimet negative të uraganit
Deficiti në llogaritë rrjedhëse vlerësohet në 6.1% të GDP-së
Inflacioni është rritur në 3.1% (në vitin paraprak 2.7%)
Shkalla e papunësisë bie në 5.2%
Pritet që rritja ekonomike në të ardhmen të mbetet mjaft stabile
UNIONI EVROPIAN
Shkalla e rritjes ekonomike më 2005 ishte 1.6%
Problemi kryesor i Evropës: “shumë kursime e pak investime (N.Walter-Deutche Bank Research)”
Eksporti shenon rritje më të shpejtë në gjysmën e dytë të 2005
Inflacioni- akoma i ulët
Shkalla e papunësisë –arrinë në 9.0 %
Pritet një rritje e aktiviteteve ekonomike
Indikatorët kryesorë makroekonomik të UE (25 )
Krahasimi i indikatorëve makroekonomik
IV. TREGU UNIK FINANCIAR DHE SISTEMI MONETAR EVROPIAN
Procesi i shndërrimit të "tregut të përbashkët Evropian" në "tregun unik”dhe integrimi i tregut
financiar
Pa treg unik financiar - nuk mund të ketë as hapësirë unike financiare
Shkaku kryesor për ngecjen e integrimi në sferën financiare
- rëndësia e sistemit financiar
- lënia pas dore e autonomisë në sferën financiare
Ecuritë në ekonominë botërore dhe ndikimi në rrjedhën e liberalizimit të sektorit financiar.
Kriza e dollarit, e naftës dhe kthimi kah kontrolli i qarkullimit të kapitalit
- humbja e besimit në dollarin amerikan
- abrogimi i konvertibilitetit të dollarit në ari në SHBA (1971)
- vërshimi i Evropës Perëndimore me dollarë spekulativ
- anëtarët e BEE-së reagojnë me vendosjen e "kursit të përbashkët rrëshqitës" të valutave të tyre
ndaj dollarit
çrregullimet e shkaktuara nga kriza e naftës - shtyjnë vendet anëtare t'i kthehen kontrollit devizor
Marrëveshja e Romës - vendosja e themeleve të tregut unik financiar
krijimi i kushteve juridike dhe politike për integrimin e tregjeve nacionale financiare në tregun
unik financiar
Shkaqet kryesore që ndikuan në këtë dukuri janë:
goditjet me ”politikën e dollarit”
nevoja për t'u mbrojtur nga ndikimet e jashtme
nga çrregullimet në ekonominë botërore
nga konkurrenca e SHBA dhe Japonisë
Ekspanzion i lartë i tregjeve financiare ndërkombëtare gjatë viteve 1980
Ndryshimi i strukturës së tregut ndërkombëtar financiar
paraqitja e instrumenteve të reja financiare (currency, swap, interest rate swap,etj)
shpejtohet qarkullimi në tregun e parasë dhe kapitalit
14. Teknologjia e re lidhë tregjet nacionale në një treg botëror financiar
BEE rrezikohet të mbetet jashtë procesit të internacionalizimit të kapitalit dhe modernizimit të
sistemit financia
projekti mbi formimin e "tregut unik financiar“ - një qendër financiare e hapur dhe efikase
1. PËRMBAJTJA E TREGUT UNIK FINANCIAR
Tregu unik financiar përfshin tri liritë kryesore:
liria e qarkullimit të kapitalit
liria e shërbimeve
liria e hapjes së ndërmarrjeve të vogla
Lidhshmëria e ngushtë mes tyre:
qarkullimi i lirë i kapitalit - kusht i domosdoshëm për një treg të integruar financiar
shërbimet financiare mund të realizohen plotësisht vetëm po qe se ekziston "liria e hapjes së
ndërmarrjeve të vogla"
Liria e qarkullimit të kapitalit
do të thotë bartja e vlerës nga një shtet anëtar në shtetin tjetër
Liria e shërbimeve
paraqet shërbimet e kryera me kompenzim, nga ana e ndërmarrjeve apo individëve nga një shtet
anëtar në shtetin tjetër
Dhënia e shërbimeve financiare nuk është ngusht e lidhur me qarkullimin e kapitalit
- shërbimi i kryer përmes kartelës kreditore
Shërbimet financiare kanë për funksion:
Mundësojnë apo lehtësojnë pagesat- pa marrë parasysh se për çfarë transaksioni është fjala:
- për qarkullimin e kapitalit,apo
- pagesat vijuese
Bëjnë ndërmjetësimin rreth punëve të huazimit apo të berzës
Shërbimet financiare:
- shërbimet bankiere
- qarkullimi i letrave me vlerë
- sigurimi
Qarkullimi i kapitalit bën pjesë në dy kategori:
- në "qarkullimin e kapitalit“
- në "shërbimet financiare"
Liria e hapjes së ndërmarrjeve të vogla
kryerja e veprimtarisë në shtetin anëtar nga i cili nuk është themeluesi i ndërmarrjes së vogël
shtetasi i një vendi anëtar:
- mund të hapë ndërmarrjen e vogël
- mund të themelojë ndërmarrje të posaçme në shtetin tjetër anëtar, me kushte identike, të cilat
vlejnë për shtetasit e atij vendi
Realizimi i "tri lirive“ - "tregut unik financiar evropian“:
- rezidentët e të gjitha vendeve anëtare mund të zgjedhin se në cilin vend në kuadër të BEE-së
dëshirojnë t'i investojnë mjetet e tyre, të hapin llogari, të marrin hua
Një treg i tillë financiar - do të ishte më atraktiv për derdhjen e kapitalit nga mbarë bota
2. SISTEMI MONETAR EVROPIAN
Formimi i unionit monetar- nuk është përmendur në Marrëveshjen e Romës
Integrimi nuk mund të realizohet pa ecurinë paralele të procesit të integrimit monetar
Ballafaqimi i shteteve anëtare me çrregullimet e shpeshta monetare
- ndikimi i çrregullimeve monetare në bashkëpunimin ekonomik mes shteteve anëtare
Formimi i unionit doganor dhe vendosja e politikës së përbashkët bujqësore (PPB-së)
Paraqitja e nevojës për forcimin e bashkëpunimit në sferën e marrëdhënieve monetare
1970- Arrihet marrëveshja për formimin e unionit të vërtetë monetar
15. Unioni monetar duhej të realizohej deri më 1980
Në BEE mbisundonte mendimi:
- se unioni monetar do ta shpejtojë integrimin ekonomik mes vendeve anëtare
- kështu do të kontribuohej në formimin e unionit ekonomik
Zgjerimi i BEE-së dhe thellimi i krizës monetare ndërkombëtare
reflektimi i krizës monetare në shtyerjen e vendosjes së unionit monetar për një periudhë tjetër
Ideja për formimin e unionit monetar për një afat të shkurtër - u tregua joreale
Orientimi drejt programit të bashkëpunimit monetar: Sistemit Monetar Evropian (SME)
hapi i parë drejt realizimit të unionit monetar
Çka dëshmon pamundësia e realizimit të unionit monetar në kohën e paraparë?
se ende nuk ishin pjekur kushtet që sovraniteti nacional në sferën e politikës monetare, të bartet në
organet e përbashkëta të BEE
dilema e vendit anëtar rreth çështjes se a do të ketë më shumë humbje nga integrimi ekonomik
2.1. Formimi dhe zhvillimi i SME-së
Konferenca e Hagës (1969)
parashihet mundësia e formimit të unionit ekonomik dhe monetar deri në fund të viteve të
shtatëdhjeta
plani i realizimit të këtij unioni – u parapa të jetë i ndarë në faza
Faza e I duhej të realizohej (1.1.1971-31.12.1972)
Detyrat kryesore të Fazës së I-rë :
konsultimet paraprake mbi masat e politikës ekonomike
standardizimi fiskal dhe harmonizimi i tatimeve
harmonizimi i buxheteve nacionale
vendosja e procedurës për rregullimin e marrëdhënieve mes organeve të BEE-së
eliminimi i kufizimeve të tjera devizore dhe i barrierave në qarkullimin e kapitalit
standardizimi i instrumenteve të politikës monetare, me rolin aktiv të Komitetit të Guvernatorëve
të Bankave Qendrore
"Raporti i Vernerit“
- Ky dokument flet për domosdoshmëria e unionit ekonomik dhe monetar
realizimi gradual-në formë të qarkullimit plotësisht të lirë të fuqisë punëtore, mallit, shërbimeve
dhe kapitalit
- pa kufizimin e konkurrencës dhe pa jobalansimet strukturale dhe rajonale
Në sferën e politikës monetare është:
planfikimi i formimit të një mekanizmi unik monetar në kuadër të sistemit ndërkombëtar
që do të bazohej në konvertibilitetin e plotë të valutave
Eliminimi i fluktuimit të kurseve devizore
Krijimi i kushteve për aplikimin e njësisë së përbashkët monetare
Organizimi i Bankave Qendrore në nivel të BEE-së
Kompetencat:
- politika monetare dhe kreditore
- politika monetare ndaj vendeve jashtë Unionit
- politika në tregun e përbashkët të kapitalit,qarkullimi i kapitalit
politika buxhetore dhe tatimore,si dhe
- masat rajonale për zhvillimin e balansuar të Unionit
Miratimi i Raportit të Vernerit- nën ndikimin e dy koncepcioneve mbi udhëheqjen e politikës së
përbashkët monetare
koncepcioni i "monetaristëve" të cilët shrehnin interesat e Francës
- insistimi në përcaktimin e kurseve fikse devizore në kuadër të BEE-së
- kontrolli rigoroz i qarkullimit të kapitalit
Qëndrimi i “monetaristëve:
16. - koordinimi dhe harmonizimi i politikës ekonomike të vendeve anëtare- duhet të aplikohet vetëm
në fazat e mëtejme të integrimit
koncepcioni i përfaqësuar nga "ekonomistët“
- shprehje e interesit të Gjermanisë
- preferohet qarkullimi krejtësisht i lirë i kapitalit
- koordinimi i politikës ekonomike të vendeve anëtare
Qëndrimi i “ekonomistëve”:
-vetëm në këtë mënyrë do të krijoheshin kushtet për vendosjen e kurseve fikse devizore
Raporti i Vernerit - përpjekje drejt intensifikimit të integrimit monetar në kuadër të BEE-së
Qëllimi: në një periudhë të ardhme - të arrihet unioni monetar
Aktualizimi i integrimit monetar - për shkak të krizës së sistemit monetar ndërkombëtar
Përkrahja e procesit të integrimit monetar me qëllim të vendosjes së reformës së sistemit monetar
ndërkombëtar
-integrimi monetar - mjet për arritjen e unitetit politik në BEE
Faza e parë e bashkëpunimit monetar – 1972
valutat e vendeve anëtare mund të këmbeheshin me devijime prej +- 2,25%
këmbimi i valutave kryesisht ishte i lidhur për dollarin
u formua Fondi Evropian për Kooperimin Monetar (EMCF)
- embrioni i Bankës Qendrore Evropiane
- detyra: rregullimi i mekanizmit valutor dhe aranzhmanet kreditore
Vendet anëtare pajtohen se për valutën e përbashkët mund të flitet vetëm pasi të përfundojë
procesi i vendosjes së UME
Arrihet marrëveshja për veprim në kushtet jostabile të marrëveshjeve ndërkombëtare monetare
vendosja e aranzhmaneve që vendeve anëtare të BEE-së do t'i mundësojë:
- koordinimin e politikës ekonomike
- fiksimin e kurseve të tyre devizore deri në kufijt e lejuar nga ana e FMN-së
Ky aranzhman monetar krijoi hapësirën për aplikimin e skemës valutore të BEE-së
braktisja e Britanisë së Madhe, Italisë (1973), Francës (1974)
Nevoja për nxitjet reja në sferën e bashkëpunimit monetar
domosdoshmëria e marrjes parasysh të dallimeve strukturale dhe rajonale mes vendeve anëtare
Firencë 1977- ringjallje e koncepcionit të unionit monetar mes vendeve anëtare (Roy Jenkins)
propozohen masa të reja për forcimin e koordinimit afatshkurtër të politikës ekonomike mes
vendeve anëtare
për përsosjen e tregut të përbashkët
Qëllimi: arritja e stabilitetit monetar në Evropë
Argumente ekonomike për përtërirjen e idesë mbi forcimin e bashkëpunimit monetar në kuadër të
BEE-së:
Politika e përbashkët monetare - kushti themelor për zgjidhjen e problemeve kryesore ekonomike
zvogëlimi i dallimeve strukturale rajonale
ndihma rajoneve më pak të zhvilluara në disa vende anëtare
Propozohet Deklarata për formimin e Sistemit Monetar Evropian (6 -7 korrik 1978- Bremen)
Miratimi i Deklaratës nga Këshilli Ministror (15.12.1978,Bruksel)
2.2. Qëllimet dhe mekanizmat e SME-së
SME – është paramenduar si element fundamental i strategjisë së orientuar drejt zhvillimit
ekonomik kontinuel dhe stabil
Sigurimi i punësimit të plotë, harmonizimi i standardit jetësor
Zvogëlim i dispariteteve rajonale në kuadër të BEE-së
Nxitje e procesit të integrimit evropian me ndikim në stabilizimin e marrëdhënieve
ndërkombëtare ekonomike dhe monetare
17. Qëllimi kryesor i SME-së ishte:
vendosja e bashkëpunimit më të ngushtë monetar mes vendeve anëtare
valuta e përbashkët dhe udhëheqja e përbashkët monetare
shpejtimi i ecurisë drejt unionit monetar dhe zonës së stabilitetit monetar në Evropë
SME – është shprehje e përpjekjeve të përbashkëta për tejkalimin e kufizimeve
nevojë e vendeve anëtare për një kurs stabil devizor dhe harmonizimin e politikës monetare
Shndërrimi i Fondit Evropian për Kooperim Monetar - në Fondin Monetar Evropian
Përdorimi i njësisë valutore evropiane (ECU)
miratohet më 17 shkurt 1986 në Luksemburg
Motivet e formimit të SME-së janë:
Vendosja e kurseve devizore fleksibile shkaktoi pasiguri dhe moskënaqësi të përgjithshme
Kurset devizore karakterizoheshin me fluktuime të tepërta
Subjektet ekonomike humbën besimin në stabilitetin monetar
- efekte negative në investime
Jostabiliteti i theksuar i dollarit amerikan
- konvertimi masovik i dollarit në markën gjermane
- marka gjermane i ekspozohet presioneve të forta për revalvim, e valutat tjera - për devalvim
lëvizjet e tilla- të papranueshme për Gjemaninë
- kërcënohet zvogëlimi i eksportit dhe profitit
Gjermania – e motivuar për forcimin e bashkëpunimit monetar evropian
- ofrimi i mundësisë reale për ndarjen e presionit artificial në markën gjermane me valutat e vendeve tjera
evropiane
SME u vendos më 13.3.1979
- me përjashtim të Britanisë së Madhe, Norvegjisë
- Greqia - nuk u pranua menjëherë në SME
Karakteristikat kryesore të mekanizmit të SME-së:
formë e bashkëpunimit monetar
isht, si një aranzhman monetar mes vendeve evropiane
Parakushtet esenciale për integrimin e mëtejmë ekonomik mes vendeve të BEE-së:
Krijimi i zonës së stabilitetit në Evropë duhet bazuar në shpenzime dhe çmime fikse
zhvillimi ekonomik, zvogëlimi i dallimeve në shkallën e zhvillimit
Shkurt 1986 - vendet anëtare vendosën që të realizojnë tregun e brendshëm të përbashkët deri më
1992
eliminimi i plotë i barierave në qarkullimin e mallit, shërbimeve, kapitalit dhe fuqisë punëtore
- një hap përpara në zvhillimin e integrimit - në drejtim të ndërtimit të unionit ekonomik
Përsosja e mëtejme e SME-së
shndërrimin e tij në Union Monetar-pjesë e pandarë dhe e paevitueshme e Unionit Ekonomik
Humbja e sovranitetit nacional monetar
- mundësisë që politika monetare të shfrytëzohet si instrument i politikës ekonomike nacionale
- me krijimin e UME-së, pushtetet nacionale humbin një pjesë të mundësive që të udhëheqin
politikën nacionale ekonomike
- pushtetet nacionale humbin instrumentin kryesor për kontrollin e kërkesës
Politikën e UME-së do ta zbatojë SEBQ
- do të ndryshonte edhe mekanizmi i koordinimit ndërkombëtar të politikave monetare dhe devizore
Përparësitë e SME-së:
me aplikimin e valutës unike BEE avancon statusin e saj në tregun ndërkombëtar financiar dhe në
marrëdhëniet monetare ndërkombëtare
valuta e BEE-së - njëra nga tri valutat më atraktive në botë
kontributi në pavarësimin monetar të vendeve evropiane
- kursi i valutave evropiane ndaj dollarit
18. Dobësitë e SME-së janë:
nuk arriti t'i mbledhë të gjitha valutat e vendeve anëtare
nuk ishte tërheqës për vendet tjera anëtare që ishin jashtë SME
3. UNIONI MONETAR EVROPIAN (UME)
Procesi i formimit të UME- fillon nga viti 1979 me formimin e SME
Shtetet anëtare shpejtojnë procesin e ndërtimit të "tregut unik"
krahas "tregut unik" – krijimi i unionit ekonomik monetar dhe politik
BEE- të shndërrohet në një Union Evropian me të gjitha atributet ekonomike, politike dhe
ushtarake të një superfuqie
3.1. Unioni Ekonimik si parakusht i Unionit Monetar
Elemente themelore të Unionit Ekonomik janë:
tregu unik i mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe fuqisë punëtore
politika e konkurrencës dhe masat tjera për sigurimin e funksionimit normal të mekanizmave të
tregut
politika e përbashkët ndaj ndryshimeve strukturale
harmonizimi i shkallës së zhvillimit në kuadër të BEE-së
koordinimi i politikës makroekonomike (rregullat e politikës buxhetore)
3.1.1 Përmbajtja e Unionit Monetar Evropian (UME)
Unioni monetar nënkupton:
valutën unike
bankën qendrore dhe politikën monetare unike
krahas unionit ekonomik - edhe ate politik
Procesi i ndërtimit të UME-heqje dorë nga sovraniteti monetar e pjesërisht edhe nga ai politik
Domosdoshmëria e përmbajtjes së parimeve:
ndërtimit të unionit monetar duhet t’i paraprijë unioni ekonomik
gjatë aprovimit të vendimeve vlen parimi i subsidiaritetit,kjo d.m.th. se:
- në organet e BEE-së barten vetëm punët të cilat më mirë kryhen në kuadër të BEE-së, se sa në
instanca më të ulëta (kombëtare, rajonale apo lokale)
- vendimet duhet marrë në një nivel sa më të afërt me qytetarët
- gjithnjë duhet verifikuar nëse një veprim i përbashkët është i arsyeshëm duke pasur parasysh
mundësitë kombëtare, rajonale apo lokale të veprimit
Vendosja e UME-së dhe Sistemi Evropian i Bankave Qendror
- roli kryesor për qeverisje në sferën monetare të BEE-së
Detyrat kryesore:
qeverisja në sferën monetare
ruajtja e stabilitetit të çmimeve
vendosja dhe shfrytëzimi i instrumenteve të politikës monetare
Kushtet e domosdoshme për aplikimin e valutës unike:
stabiliteti i çmimeve - shkalla e inflacionit jo më shumë se 1,5% të mesatares së 3 vendeve anëtare
me shkallë më të ulët të inflacionit
norma e kamatës - normat afatgjata të kamatës-më së shumti 2% mbi mesataren e normave të
kamatës së 3 vendeve anëtare me normë më të ultë kamatore
deficiti i buxhetit - deficiti i buxhetit nacional nuk mund të jetë mbi 3% të bruto produktit
shoqëror
borxhi publik - borxhet publike të gjithmbarshme- të mos kalojnë 60% të bruto produktit njëvjeçar
të vendit;
stabiliteti i parasë - valuta nacionale të mos jetë e devalvuar në 2 vitet e fundit
- divergjencat eventuale të kursit të saj- në suaza plus - minus 2,25%
Kriteriumet e konvergjencës dhe Marrëveshja e Mastrihtit
19. lejohet mundësia diskrete e të drejtës së vendeve anëtare që t’i vlerësojnë kushtet për inkuadrimin
në valutën unike
anëtare e UME-së mund të bëhej edhe vendi anëtar që nuk i plotësonte një ose dy kushte
nëse ai vend kishte realizuar përparim të dukshëm drejt plotësimit të tyre
3.1.2. Etapat e vendosjes së Unionit Monetar Evropian
Vendosja e UME-së: në mënyrë graduale
Arësyet:
procesi i formimit të unionit monetar - kufizimi i sovranitetit monetar dhe atij politik
adaptimi psikologjik, politik dhe ekonomik
Etapat e realizimin të Unionit Monetar dhe Ekonomik:
Etapa e parë (1990- 1993)
Etapa e dytë (1994-1999)
Etapa e tretë (pas vitit 1999)
V. UNIONI EVROPIAN- HAP I RI NË NDËRTIMIN E MËTEJMË TË ARKITEKTURËS SË
BEE-së
Marrëveshja mbi Unionin Evropian është nënshkruar në Mastricht (Holandë) më 7.2.1992
Vendet nënshkruese: Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia, Belgjika, Holanda,
Luksemburgu, Danimarka, Irlanda, Spanja, Portugalia dhe Greqia
Kjo marrëveshje ndryshoi dhe plotësoi Marrëveshjen për themelimin e tri Bashkësive Evropiane:
për Çelik dhe Thëngjill, Energji Atomike dhe Bashkësisë Ekonomike
Revizioni më radikal që është bërë në Marrëveshjen mbi themelimin e Bashkësisë Ekonomike
Evropiane
Përmban elemente të reja në bashkëpunimin mes vendeve anëtare në shumë sfera
Hapi i parë për të qenë pjesë e Unionit është pranimi i konceptit dhe mekanizmit të tregut unik
evropian
tregu unik funksionon si një treg i brendshëm i vendeve anëtare
UE - një nga potencialet më të mëdha tregtare në botë
- pjesëmarrja në tregtinë botërore: 20 %
Në vitin 2002 “pesëmbëdhjetsha evropiane” - më se 370 milionë banorë
Sipërfaqja prej 3.25 milionë kilometra katrorë
UE - një treg me fuqi të madhe blerëse
Bruto produkti i brendshëm (GDP) në vlerë prej 8.145,5 miliardë dollarë
- 25,9 % të vlerës së përgjithshme të GDP-së botërore
Struktura e tregëtisë botërore më 2002
1. ETAPAT THEMELORE NË ZHVILLIMIN E GJERTANISHËM TË UE-së
Marrëveshja e Parisit (18 prill,1951)- formimi i Bashkësisë Evropiane për çelik dhe thëngjill
Marrëveshja e Romës (25 mars 1957) – themelimi i BEE-së dhe Bashkësisë Evropiane për Energji
Atomike (EURO-ATOM)
Miratimi i Aktit Unik Evropian (3 dhjetor 1985 dhe hyrja në fuqi më 1 korrik 1987)
ndërrimi i parë rrënjësor i Marrëveshjes së Romës
parashikimi i krijimit të "tregut të brendshëm" (më së largu deri më 31 dhjetor 1992)
Ndryshimet në Aktin Unik Evropian
bëhet thjeshtësimi dhe harmonizimi i ligjshmërive
- aplikimi i një qasjeje të re të harmonizimit me qëllim të realizimit të unionit ekonomik dhe atij
monetar
miratohet parimi i shumicës kualifikuese për marrjen e vendimeve që janë me rëndësi për krijimin
e tregut unik evropian
Parlamenti Evropian fiton autorizime të reja në sferën e aktiviteteve legjislative
- Parlamentit i bartet autorizimi për marrjen e të gjitha vendimeve të rëndësishme për formimin e
Unionit Ekonomik dhe Monetar
20. Ndërmirren aksione të ndryshme në procesin e formimit të unionit ekonomik dhe monetar me
qëllim të:
- konsolidimit të bazës shkencore dhe teknologjike
- harmonizimit të ligjshmërive për sigurim dhe shëndetësi
- ruajtjes së ambientit jetësor
Dinamika e krijimit të "tregut të brendshëm" – sjell deri te propozimi për vazhdimin e mëtejmë të
integrimit
Qëllimi: realizimi i plotë i Unionit Ekonomik dhe Monetar
Zhdukja e komunizmit dhe e ndarjes në blloqe të Evropës- nxitje
për krijimin e "Unionit politik”
1.1. Etapat e themelimit të Unionit Ekonomik dhe Monetar
Etapa e I-rë
Vëmendje e posaçme - Fondit për adaptime strukturale
Stimulimi i zhvillimit rajonal dhe eliminimin e dallimeve ekzistuese
Kalimi prej sistemit të konvergjencave në sistemin e koordinimit të politikave ekonomike:
marrëveshjet reciproke mbi metodat, masat dhe instrumentet e politikës makroekonomike të
vendeve të ndryshme
mbikqyrja multilaterale e politikës ekonomike dhe realizimi i saj
Procesi i gjatë dhe i vështirë i ratifikimit
referendumi i përsëritur në Danimarkë dhe Francë
Hyn në fuqi Marrëveshja mbi Unionin Evropian(1 nëntor 1993)
Fundi i etapës së parë të zhvillimit të Unionit Evropian
Arritjet: liberalizimi i plotë i qarkullimit të kapitalit në BEE
Etapa e II-të (1.1.1994)
Tri drejtimet themelore:
përcaktimi i qëllimeve buxhetore, monetare dhe fiskale
themelimi i mekanizmit evropian të bankave qendrore
Bashkësia tejkalon rolin e koordinatorit të thjeshtë në përcaktimin e politikës së përgjithshme
monetare
Forcimi i institucioneve ekzistuese monetare
Themelimi i Institutit Monetar Evropian (1.1.1994, Frankfurt)
- paraardhëse e Bankës Qendrore Evropiane ( Sistemit të Bankave Qendrore të UE-së)
Anëtaret e Institutit: Bankat Qendrore Nacionale (BQN)
Detyrat themelore të Institutit:
forcimi i bashkëpunimit në mes të BQN-ve
forcimi i harmonizimin të politikës monetare të shteteve anëtare
sigurimi i stabilitetit të çmimeve
mbikqyrja e funksionimit të Sistemit Monetar Evropian
marja mbi vete e funksioneve që ishin nën kompetencën e Fondit Evropian për Bashkëpunimin
Monetar
lehtësimi i përdorimit të ECU-t
përgatitja e instrumenteve dhe procedurës për zbatimin e politikës unike monetare
Instituti të pushojë së ekzistuari - pas fillimit të funksionimit të Bankës Qendrore Evropiane
Emetimi i banknotave- Banka Qendrore Evropiane
Kapitali themelues i BQE u vendos të jetë 5 miliardë ECU
Obligimi i vendeve anëtare për t’i siguruar BQE-së rezervat devizore në vlerë prej 50 miliardë
ECU
Operacionet devizore të Bankave Qendrore Nacionale - do t’i nënshtroheshin lejes së BQE-së
- sigurimi i harmonizimit të tyre me politikën monetare të UE-së
21. Shpërndarja e të hyrave monetare të BQE-së
20% - fondit rezervë
80% aksionarëve - Bankave Qendrore Nacionale
- proporcionalisht me pjesëmarrjen e aksioneve
Qëllimi i aksioneve në sferën ekonomike në këtë fazë:
forcimi i politikës së zhvillimit rajonal dhe ndryshimeve strukturale
forcimi i bashkëpunimit në planin global makroekonomik
Në sferën monetare:
formimi i Sistemit Evropian të Bankave Qendrore
krijimi i një politike monetare të përbashkët
Në fazën kalimtare – Këshilli i Guvernatorëve autorizohet për koordinimin e politikës monetare
Hyrja definitive në UM me valutën unike (ECU) dhe me një BQ
- do të varet nga plotësimi i kriteriumeve të konvergjencës
Analiza e UNCTAD-it më 1994:
kah fundi i vitit 1992 vetëm dy shtete (Franca dhe Luksemburgu) plotësonin dy kushte (deficiti i
buxhetit dhe borxhi publik)
Italia, Belgjika, Holanda, Portugalia dhe Greqia- nuk plotësonin asnjërin nga këto kushte
Gjermania, Britania e Madhe dhe Spanja- kishin deficit të buxhetit
Danimarka dhe Irlanda- pjesëmarrja e borxhit publik në produktin shoqëror mbi kriteriumet e
parapara
Tri opcionet për zgjidhjen e këtij problemi:
shtyrja e konstituimit të Unionit Monetar
modifikimi i kriteriumeve të konvergjencës
inkuadrimi në Union - edhepse nuk plotësohen kriteriumet fiskale, por që në vitet e fundit i
afrohen këtyre kriteriumeve
Etapa e III-të
Nënkupton vendosjen e politikës unike monetare dhe pushtetit qendror monetar
SEBQ udhëheqë me valutën unike
- Banka Qendrore Evropiane (European Central Bank) dhe
- Bankat Qendrore të vendeve anëtare të BEE-së
Detyra kryesore e BQE dhe SEBQ:
ruajtja e stabilitetit të çmimeve
formulimi i politikës së përbashkët monetare dhe realizimi i saj ruajtja dhe udhëheqja e rezervave
devizore të vendeve anëtare
2. PËRMBAJTJA THEMELORE E MARRËVESHJES SË MASTRIHTIT
Pjesët kryesore të Marrëveshjes së Mastrihtit janë:
1) Dispozitat e përbashkëta të Marrëveshjes
2) Dispozitat që kanë të bëjnë me ndryshimet e Marrëveshjes për themelimin e Bashkësisë Ekonomike
Evropiane me qëllim të formimit të Unionit Evropian
3) Dispozitat që kanë të bëjnë me ndryshimet e Marrëveshjes mbi themelimin e Bashkësisë Evropiane për
Thëngjill dhe Çelik
4) Dispozitat që kanë të bëjnë me ndryshimet e Marrëveshjes mbi themelimin e Bashkësisë Evropiane për
Energji Atomike
5) Dispozitat që kanë të bëjnë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë
6) Dispozitat mbi bashkëpunimin në sferën e jurispodencës dhe të brendshme
7) Dispozitat përfundimtare
22. „Tri shtyllat" e bashkëpunimit të përfshira në Marrëveshjen mbi Unionin Evropian janë:
1. Tri Bashkësitë Evropiane
2. Bashkëpunimi në politikën e jashtme të përbashkët dhe të sigurisë
3. Bashkëpunimi në sferën e jurispodencës dhe punëve të brendshme të vendeve anëtare
Politika sociale - lëndë e një protokolli të veçantë
vendet nënshkruese duhet t’i përkrahin dhe plotësojnë aktivitetet e tyre në drejtim të :
- përmirësimit të kushteve të punës së punëtorëve
- informimit dhe konsultimeve me punëtorët
- çështjeve të tjera me rëndësi nga sfera e interesit të punëtorëve
Rëndësia e Marrëveshjes së Mastrihtit:
zhvilloi mekanizmin e tregut të brendshëm unik
funksionimi i tregu unik si një treg i brendshëm i vendeve anëtare
- tregu i mallrave, shërbimeve, punës dhe kapitalit
5. QËLLIMET THEMELORE TË UNIONIT EVROPIAN
Qëllimet themelore të UE-së janë:
nxitja e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror
krijimi i një hapsire pa kufij të brendshëm
forcimi i kohezionit ekonomik dhe shoqëror
vendosja e Unionit Ekonomik dhe Monetar me valutën unike
udhëheqja e politikës së përbashkët me jashtë dhe të sigurisë
- politika e përbashkët e mbrojtjes që mund të shndërrohet në mbrojtje të përbashkët
mbrojtja e të drejtave dhe interesit të qytetarëve të shteteve anëtare
zhvillimi i bashkëpunimit mes punëve të jurisprodencës dhe punëve të brendshme
ruajtja dhe zhvillimi i të arriturave të Unionit
Unioni Evropian respekton identitetin nacional të vendeve anëtare si dhe të drejtat dhe liritë e
njeriut
Unioni siguron mjetet e domosdoshme për realizimin e qëllimeve të veta
Qëllimet e politikës strukturale dhe kohezioni ekonomik – shoqëror janë:
1. Zhvillimi i rajoneve të cilat kanë ngecur në zhvillim:
- Fondi Evropian për Zhvillim Rajonal (ERDF),
- Fondi Social Evropian (ESF)
- Fondi për Ndihmë Bujqësisë (EAGF)
- Banka Investive Evropiane (EIB)
- Bashkësia Evropiane për Çelik dhe Thëngjill (ECSC)
2. Ristrukturimi i rajoneve të ngarkuara me industri të vjetruar me mjetet e ERDF, ESF dhe ECSC
3. Zgjidhja afatgjatë e problemit të papunësisë me mjetet e ESF, EIB SEBQ
4. Integrimi i gjeneratave të reja në popullatën e punësuar me mjetet e ESF, EIB dhe ECSC
5. Ndryshimi i strukturave agrare dhe zhvillimi i mesit fshatar me mjetet e EAGF, ERDF, ESF dhe EIB
1) Rëndësia e dimensionit rajonal:
realizimi i zhvillimit ekonomik, social dhe progresi shkencor-teknik
filozofia e ndërtimit të "Evropës pa kufij“:
- çdo pjesë e saj duhet t’i ndijë përparësitë e integrimit
Identifikimi i zonave më pak të zhvilluara
Përcaktimi i politikës së përbashkët aktive rajonale
Formimi i Fondeve strukturale
Kombinimi i dhënieve pa kthim dhe huave
- rritja e efikasitetit të investimeve në rajonet më pak të zhvilluara
Qëllimi i masave të politikës rajonale:
Zvogëlimi i dispariteteve rajonale
23. 2) Realizimi i ristrukturimit të rajoneve të ngarkuara me industri të vjetëra:
ndarja e mjeteve pa kthim (për ndërtesat industriale, makinat dhe paisjet
garancionet për hua
dhënia e trollit dhe lokacionit industrial
ndihma për bartjen dhe transferimin e fuqisë punëtore
koncesionet fiskale për obligimet shtetërore
lehtësimet fiskale për investime
ndihma për ndërtimin e fabrikave
Domosdoshmëria e harmonizimit të planeve nacionale
Zgjidhja e problemeve rajonale dhe sociale
3) Problemi i papunësisë është në qendër e vëmendjes në çdo vend të zhvilluar me ekonomi të tregut
norma mesatare e papunësisë, ka shenuar rritje të vazhdueshme deri në vitin 1995
1970-1974 : 2,6% deri 10,0% 1991-1995
1996-2001 - rënie në 9,4%
4) Gjetja e mundësive për zvogëlimin e papunësisë
Punësimi i gjeneratave të reja dhe punësimit të femërave
Orientimi i masave të politikës ekonomike drejt zhvillimit ekonomik
Nxitja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për zhvillim më të shpejtuar
Rritja a investimeve
Aftësimi profesional dhe rikualifikimi i të papunësuarve
Zvogëlimi i ngarkesave tatimore për fuqinë punëtore të punësuar
Qëndrimet e disa vendeve anëtare:
Belgjika: apelohet për shuarjen e "berzës së zezë të punës"
Britania e Madhe: apelon në përgatitjen e masave për forcimin e aftësisë konkurruese të industrisë
Evropiane
Suedia: papunësia e madhe e bjen në pyetje kredibilitetin e Unionit -kërkon harmonizimin e
programeve nacionale të punësimit
5) Ndryshimi i strukturave agrare dhe zhvillimi i mesit fshatar realizohet përmes mjeteve nga EAGF,
ERDF, ESF dhe EIB
Kriteriumet për hyrjen në kategorinë e "meseve fshatare“:
Kriteriumet kuantitative:
1. niveli i lartë i të punësuarve në bujqësi në krahasim me numrin e përgjithshëm të të punësuarve
2. niveli i ultë i të ardhurave nga bujqësia
3. niveli i ulët i zhvillimit shoqëror-ekonomik i vlerësuar në bazë të bruto produktit të vendit për banor
Kriteriumet kualitative:
1.dendësia e vogël e popullsisë apo depopullacioni në ato vise
2. gjendja jo e volitshme në viset malore apo më pak të stimuluara
Neni 130 d. i Marrëveshjes së Romës – formimi i Fondit të Kohezionit (31.12.1993)
Detyrat kryesore - financimi i projekteve në sferat:
- Ekologji
- Rrjeta transevropiane të infrastrukturës në transport
6. NDRYSHIMET E PARAPARA ME MARRËVESHJEN E MASTRIHTIT
Forcohen kompetencat e Bashkësisë në disa sfera:
- politika sociale (pa Britaninë e Madhe)
- sfera e kohezionit ekonomik dhe social (politika e zhvillimit rajonal)
- mbrojtja e ambientit jetësor
- hulumtimet shkencore-teknike dhe zhvillimi teknologjik
- aftësimi i kuadrove
24. Sferat që për herë të parë hynë në kompetencën e Bashkësisë:
- politika e vizave
- arsimimi
- mbrojtja e konsumatorëve
- politika e bashkëpunimit për zhvillim
- rrjeta transevropiane në sferën e komunikacionit,telekomunikimit dhe infrastrukturës energjetike
- kultura dhe politika industriale
Roli i ri i Këshillit Evropian si trup politik udhëheqës i politikës së zhvillimit t ë Unionit në të
gjitha sferat
Risitë në sferën e Këshillit Ministror- marrja e vendimeve me shumicën kualifikuese
Zgjatet mandati i Komisionit Evropian prej 4 në 5 vjet
Forcohet roli i Parlamentit Evropian në procesin e miratimit të dispozitave ligjore në BEE
Parlamenti Evropian vendosë bashkë me Këshillin Ministror për:
- ambientin e njeriut
- hulumtimet shkencore
- zhvillimin teknologjik
- realizimin e tregut të brendshëm
Risi në Gjyqin e Nderit- dënimet në të holla
Formohet Gjyqi Financiar (Kontrolli Financiar) dhe Komiteti i Rajoneve
Parashihen organet e ardhshme të Unionit Monetar:
Instituti Monetar Evropian
Banka Qendrore Evropiane
7. IDETË E REJA NË KUADËR TË UEM-së
Ndryshimi i koncepcionit të tregut të përbashkët të BEE-së
Tregu unik - mbështetja kryesore e unionit ekonomik
Eliminimi i të gjitha kufizimeve dhe shlyerja e kufijve mes hapësirave ekonomike nacionale
Tregu unik i Unionit Evropian përfshinë të gjitha tregjet e mallrave dhe shërbimeve dhe faktorëve
të prodhimit
Amandamenti i nenit 8a të Marrëveshjes së Romës:
"Tregu unik duhet të paraqes një hapësirë pa kufij të brendshëm, brenda të cilit duhet të sigurohet
qarkullimi i lirë i mallit, njerëzve, shërbimeve dhe kapitalit, në pajtim me dispozitat e kësaj
Marrëveshjeje“
Ndryshimet në politikën bujqësore
Zvogëlimi i normave fikse doganore për 30%
Zvogëlimi i shkallës së subvencionimit të eksportit të produkteve bujqësore
Eliminimi i barierave doganore mes vendeve anëtare - njëra nga detyrat më të vështira
të mos aplikohen dogana të reja eksportuese/importuese nga shtetet anëtare,po shkuarje drejt
krijimit të unionit doganor
Shuarja graduale e doganave importuese mes vendeve anëtare
Themelimi i unionit doganor-kontribut në:
zhvillimin e harmonizuar të tregtisë botërore
eliminimin gradual të kufizimeve në tregtinë ndërkombëtare
eliminimin e barrierave doganore
Politika e përbashkët tregtare
i dha rëndësi eliminimit të doganave mes shteteve anëtare
rritjes së aftësisë konkurrente të ndërmarrjeve
Politika e përbashkët tregtare bazohet në parimet unike:
lidhjen e marrëveshjeve doganore dhe tregtare
harmonizimin e masave të liberalizimit
politikën e eksportit dhe masave për mbrojtjen e tregtisë
25. Marrëveshjet për politikën e përbashkët tregtare dhe Unionin doganor, mund të jenë të ndara në
faza
Harmonizimi i tatimeve-detyrë e rëndësishme në procesin e krijimit të tregut unik
Tatimi në vlerën e shtuar (TVSH)
Tatimi në qarkullim
Tatimi i ndërmarrjeve
Shkallët e ndryshme të tatimeve në vendet anëtare
Qershor 1991- Marrëveshja mbi ndryshimet në mekanizmin tatimor
aplikimi i shkallës standarde të TVSH-së- jo më e ulët se 15%
Parimi i subsidiaritetit
ndarje e kompetencave mes shteteve anëtare aty ku ekziston mundësia për ndarjen e tyre
rregullimi i marrëveshjeve institucionale - vendimet duhet të miratohen në nivelin më të ulët
Bashkësia intervenon vetëm po kur qëllimet mund të realizohen më me sukses në nivel të
Bashkësisë se sa në nivel të pushteteve nacionale
aplikohet në sferat:
- punët shkencore-hulumtuese
- politika e ambientit jetësor
- politika rajonale,
- në kuadër të unionit ekonomik dhe monetar
Valuta e ardhshme e përbashkët- Euro
Hyrja në përdorim e valutës unike- nga më se 300 milionë banorë të 12 shteteve anëtare
Tri fazat e kalimit në Euro:
Faza e përgatitjes teknike dhe operative (1.1.1999-31.12.2001)
Faza Tranzitore
- veçimi i Euro-s si tregues kryesor
- çmimi në DM është përdorur si tregues plotësues
Fazë që barti peshën e kalimit në sistemin e ri valuator
Bëri përgatitjet për implementimin e valutës së përbashkët
Faza e qarkullimit paralel (1.1.2002- 28.2.2002)
Qarkullim paralel DM-së dhe Euro-s
Pagesat në të gatshme -në Euro
Pagesat e detyruara (doganimei,akciza,tatimi,etj.) në Euro apo DM
Periudha e zëvendësimit (1.3.2002)
Faza e tërheqjes së DM dhe valutave tjera nacionale
Zëvendësimi me Euro
Jetësim i kalimit në sistemin e ri valuator
8. POZITA E VENDEVE QË NUK JANË ANËTARE TË TREGUT UNIK EVROPIAN
Integrimi Evropian në kohën kur u nënshkrua Marrëveshja e Romës
Zgjerimi i Unionit Evropian- maj, 2004
Deri në fund të vitit 2007, 27 shtete do t’i takojnë Unionit
"Agjenda 2000“-Programi për shekullin e ardhshëm
Kriteret themelore që plotësuan: Hungaria, Polonia, Çekia, Estonia, Qiproja dhe Sllovenia:
rendi shoqëror demokratik
institucionet stabile
ekonomia e tregut
Për Rumuninë, Bullgarinë dhe Shqipërinë - gjasa për forma të ndryshme të bashkëpunimit
Marrëveshjet mbi bashkëpunimin ekonomik me vendet e Afrikës, Karaibeve dhe Pacifikut
1961- Konventën e Jaundea-s me 18 vende afrikane,e përtrirë më 1969
Hap i madh drejt zgjerimit të bashkëpunimit:
26. –1975, Konventa e Lome-së me 46 vende afrikane, të Karaibeve dhe Pacifikut
Konventa rregullon:
- çështjet e bashkëpunimit tregtar
- depërtimi i prodhimeve të këtyre vendeve, në tregun e Evropës Perëndimore
Rëndësia e Konventës së Lome-së:
theksohet interesi i UE-së për territoret e dikurshme të metropolet evropiane
dëshmojnë për përpjekjet e Evropës të ndihmojë zgjidhjen e problemeve të vendeve në zhvillim
Plani multilateral- roli udhëheqës i UE-së gjatë bisedimeve për liberalizimin e tregtisë në kuadër të
GATT-it
- tregtisë Veri-Jug në kuadër të Kombeve të Bashkuara
Plani bilateral- marrëveshjet e shumta mbi bashkëpunimin me:
vendet e Mesdheut
vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore
disa vende të Azisë dhe Amerikës Latine
Marrëveshjet për bashkëpunim me vendet e EQJL- bërthamë e të gjitha formave ekzistuese të
bashkëpunimit
Këto marrëveshje ofronin:
përmirësimin e kushteve për pjesëmarrje në tregun e produkteve bujqësore
vendosjen e tregtisë së lirë (pa doganë) për produktet industriale për një periudhë dhjetëvjeçare
ndihmën teknike dhe financiare
mundësinë e zhvillimit të tregtisë së lirë në sferën e shërbimeve
Adaptimi i këtyre shteteve-kushteve të tregut unik evropian
angazhim i madh në sferën e harmonizimit të ligjshmërive ekonomike
Detyrat më të rëndësishme për vendet e EQJL-së:
qarkullimi i lirë i kapitalit
- nuk është ekonomi e tregut ajo ekonomi që nuk është e hapur për tregun e mallrave, shërbimeve
dhe faktorëve të prodhimit
- ekzistimi i tregut financiar: testi kryesor që tregon shkallën deri ku ka arritur një vend i caktuar,
me ekonomi të hapur të tregut
qarkullimi i lirë i produkteve industriale
- adaptimi i ndërmarrjeve normave të tregut unik në procesin e prodhimit dhe të qarkullimit
politika e konkurrencës
-domosdoshmëri në ekonominë e tregut
-mundësia që disa vende të EQJL-së t’i aplikojnë ligjshmëritë e saj në mënyrë graduale
-shtyerja (prolongimi) i afatit të hyrjes së tyre në fuqi
politika sociale
-segmenti komplementar i politikës ekonomike në ekonominë bashkëkohore të tregut
tatimet direkte dhe indirekte
-harmonizimi i ligjshmërive tatimore - detyrë mjaft e vështirë
-ekzistimi i ekonomisë spekulative
-nevoja e sigurimit të sistemit efikas të pagesës së tatimit
e drejta e kompanive
- harmonizimi i të së drejtës së kompanive - nuk ishte e vështirë për vendet e EQJL-së
- ligjet relativisht të reja mbi ndërmarrjet
- siguronin ushtrimin e veprimtarive ekonomike ndërmarrjeve, personave të huaj në vendet e EQJL-
së
Qëllimi i të gjitha këtyre detyrave - krijimi i një Evrope stabile
Luftërat e fundit dhe dëshmia për rëndësinë e ruajtjes së paqës, demokracisë dhe respektimin e të
drejtave të njeriut
Vendet e EQJL-së - të orientuara drejt tregut unik evropian
27. UE - garancioni për zhvillimin e tyre ekonomik
Unioni Evropian - modeli i vërtetë që duhet ta ndjekin në rrugën e tranzicionit
7. FINANCIMI I UNIONIT EVROPIAN
Financimi i UE-së – i bazuar në Marrëveshjen e Parisit të vitit 1951 dhe të BEE-së (1957)
Parimet e burimit të të hyrave dhe mekanizmi i të dalave - të pandryshuara deri më 1970
1970 -"Pakoja e Luksemburgut"
- ndarja e kompetencave mes Këshillit dhe Parlamentit
vendosja e sistemit të sigurimit të mjeteve vetanake
-parakusht për sigurimin e pavarësisë financiare të Bashkësisë
1982 - Deklarata e përbashkët mbi masat për zgjedhjen e metodave më të mira gjatë procedurës së
miratimit të buxhetit
1988 – u arrit marrëveshja mbi ngritjen e disiplinës buxhetore dhe përmirësimin e metodave për
financimin e buxhetit
Risitë në financim:
miratimi i kontributeve plotësuese të bazuara në bruto të ardhurat nacionale të çdo vendi anëtar
parashikimi i buxhetit për një periudhë të caktuar kohore (1988-1992 e më vonë edhe për
periudhën 1993-1999)
Shpërndarja e mjeteve të buxhetit të UE-së pëson ndryshime
zgjerimi me anëtare të reja
harmonizimi i nivelit të zhvillimit ekonomik
Buxheti i Unionit-dokument unik mbi:
të gjitha të ardhurat dhe të dalat
shpenzimet për punën e organeve të Unionit
Plani i të dalave përmban 5 plane të veçanta
Planet miratohen nga:
- Parlamenti evropian
- Këshilli Ministror përfshirë edhe:
- Komitetin për çështje ekonomike dhe sociale
- Komisionin Evropian
- Gjyqin e Drejtësisë
- Gjuqin Financiar
Planet përbëhen prej dy pjesëve: A dhe B
Në pjesn A përfshihen: shpenzimet e personelit, ndërtesat, seancat, hulumtimet, botimi i revistave,
përpunimi i të dhënave dhe nevojat e delegacioneve
pjesa B: përbëhet nga 8 pjesë të veçanta
- në B1: harxhimet e Fondit Evropian për garancionet në bujqësi (EAGF)
Deri më 1987 - afër 2/3 e buxhetit të Bashkësisë shpenzoheshin për bujqësi
Pjesa e mbetur: për shpenzimet e afarizmit, politikën rajonale dhe sociale, energjetikë, industri,
komunikacion dhe në bashkëpunimin me vendet tjera
Qershor 1988 - Këshilli Evropian miratoi direktivën e posaçme me të cilën parashihet limiti i fundit (i
lartë) në shpenzimet për bujqësi
- në pajtim me konkluzat e disiplinës Buxhetore
Me planin e veçantë (B 2)përfshihen Fondet Strukturale Evropiane
- elementi themelor për forcimin e kohezionit ekonomik dhe social
Fondi Social Evropian
Fondi për Garancionet e Bujqësisë dhe peshkatari
Reforma e strukturës ekzistuese të fondeve – e bazuar në tri parime themelore:
dyfishimi i mjeteve të fondit
orientimi i ndihmave në vendet më të varfëra dhe më të rrezikuara
28. dhënia e prioritetit këtyre qëllimeve:
-rajoneve tek të cilat vërehet ngecja e zhvillimit ekonomik- produkti shoqëror për banor >75% të
mesatares së UE-së;
- vendeve në të cilat pjesëmarrja e industrisë është nën, ndërsa papunësia mbi mesataren e UE-së;
- problemeve të papunësisë kronike dhe inkuadrimit te të rinjve në popullsinë e aftë për punë (që
këto rajone nuk mund t’i zgjedhin vetë)
- modernizimit të bujqësisë
- territoreve bujqësore që ballafaqohen me probleme serioze të zhvillimit
Për lartësinë e shpenzimeve dhe të hyrave të Unionit – bëhen vlerësimet vjetore, përfshihen në
buxhet
Respektimi i parimeve të Buxhetit:
parimi i unitetit- të gjitha shpenzimet/të hyrat paraqiten në një dokument
parimi i vitit buxhetor- të gjitha proceset e buxhetimit duhet të përfundojnë brenda vitit buxhetor
të dalat nuk guxojnë t’i tejkalojnë të hyrat
Mjetet vetanake të Unionit Evropian
Të hyrat fiskale në dispozicion të UE-së për kryerjen e detyrave të parashtruara
Vëllimi i tërësishëm i të hyrave nuk guxon të tejkalojë 1,27% të bruto të ardhurave kombëtare të
Unionit
Format e mjeteve vetanake:
të hyrat nga bujqësia dhe prodhimi i sheqerit dhe izoglukozës, në kuadër të organizimit të tregut të
përbashkët të sheqerit
mjetet nga dogana të grumbulluara sipas parimit të tarifave të përbashkëta doganore ndaj vendeve
të treta
mjetet nga TVSH-ja
bruto e hyra kombëtare - si burim shtesë i përbërë nga mbetja e buxhetit të përbashkët
Burimet tjera të të hyrave:
tatimet e ndryshme nga shërbimet civile
nga kompanitë e ndryshme të cilat nuk i kanë respektuar rregullat e konkurrencës
tepricat nga vitet paraprake
7.1. Fondet Strukturale
Huatë pa kthim në periudha të caktuara programore
mjetet nuk ndahen në mënyrë direkte, për programet individuale të miratuara nga Komisioni
Evropian
kjo çështje është nën kompetencat e autoriteteve nacionale dhe rajonale
Procedura e ndarjes së mjeteve:
çdo shtet/rajon, propozon planin e vet zhvillimor
për ndihmë rajoneve që kanë vështirësi
- për grupe të caktuara sociale
planet zhvillimore i dërgohen Komisionit Evropian
Komisioni së bashku me shtetet tjera anëtare shqyrton:
- përmbajtjen e këtyre dokumenteve
- mjetet e nevojshme për realizimin e tyre
po qe se dakordohen –Komisioni miraton planet dhe programet zhvillimore
Planet detale të programeve - hartohen nga autoritetet nacionale
shqyrtimi se cilat nga projektet janë në përputhje me programin zhvillimor
Autoritetet nacionale janë të obliguara që të raportojnë para Komisionit Evropian për ecurinë e
programit
Të gjitha aktivitetet e fondeve strukturale bazohen në këto parime:
parimi i koncentrimit: koncentrimi gjeografik- i definuar me objektivat e fondeve strukturale
29. parimi i planifikimit programor – programet shumëvjeçare të shpërndarjes së mjeteve për
politikën rajonale
parimi i asociimit- politika rajonale e UE-së plotëson politikat nacionale të zhvillimit rajonal
parimi i partneritetit- procesi i bisedimeve mes Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare për
aktivitetet e politikës rajonale
parimi i efikasitetit- ekziston procesi i mbikqyrjes dhe kontrollit të shpenzimit të mjeteve të
politikës rajonale
Me qëllim të sigurimit të rezultateve sa më të mira, 94% të fondeve strukturale të UE-së janë të
koncentruara në tri objektiva
objektivat janë të definuara si prioritete
katër iniciativa të UE-së që kanë për qëllim zgjidhjen e problemeve specifike
Objektiva 1 (territoriale)
Synohet të ndihmohen rajonet, zhvillimi i të cilave ka ngecje në krahasim me ato më të zhvilluara
- u sigurohet infrastruktura bazike për nxitjen e investimetve në aktivitetet ekonomike
22% të popullatës së përgjithshme e UE-së ( 50% të territorit të Unionit) marrin afër 70% të
mjeteve të këtij fondi
këto rajone kanë shumë tregues negativ:
- shkalla e ulët e investimeve
- shkalla e lartë e papunësisë dhe mbi mesataren e UE-së
- shërbime të pamjaftueshme për qytetarët dhe ndërmarrjet
Objektiva 2 (territoriale)
Territoret që kanë vështirësi strukturale:
ristrukturimi i sektorit industrial dhe atij të shërbimeve
vështirësitë në peshkatari
Shtetet anëtare marrin 11.5 % nga mjetet e këtij Fondi për tejkalimin e vështirësive
këto shtete mbulojnë 18% të popullsisë së Unionit
Objektivi 2 nxitë transformimin ekonomik dhe social në rajonet industriale, rurale, urbane dhe
peshkatare
Objektiva 3 (tematike)
Përfshinë:
zhvillimin e burimeve njerëzore
modernizimin e sistemit të trajnimeve
mbështetjen e punësimit
Ky Objektiv absorbon 12.3% të mjeteve të këtij Fondi
Iniciativat (Interreg III, Urban II, Leader dhe Equal)
5.35% të mjeteve të Fondit për:
- bashkëpunimin ndërrajonal
- zhvillimin e qëndrueshëm urban/rural
- evitimin e jobarazisë dhe diskriminimit në tregun e punës
VI. BASHKËSIA EKONOMIKE EVROPIANE DHE RAPORTI I SAJ ME VENDET E TRETA
Një ndër qëllimet më kryesore të Bashkësisë është:
"t'i kontribuojë zhvillimit të harmonizuar të tregtisë botërore në emër të interesit të përbashkët,
eliminimit gradual të barrierave në tregtinë ndërkombëtare dhe zvogëlimit të normave doganore“
Krijimi i një rrjeti të gjërë të marrëdhënieve tregtare multilaterale, rajonale dhe bilaterale
Raportet specifike:
për shkaqe të afërsisë gjeografike:
- marrëveshjet me anëtaret e EFTA-s
- me vendet e Evropës Lindore
- me vendet mesdhetare
për shkak të shkallës së ngjashme të zhvillimit ekonomik:
30. - SHBA
- Japonia
- vendet tjera të OECD-së
statusi i vëzhguesit në Kombet e Bashkuara (KB), agjencitë dhe
institucionet e specializuara:
-UNCTAD, UNESCO, UNIDO
1. BRITANIA E MADHE DHE BEE-ja
Pjesëmarrja e Britanisë së Madhe në rindërtimin e pas luftës dhe rekonstruimit të mbrojtjes së
përbashkët
Bashkëpunimi britanik- vetëm deri në masën deri ku nuk rrezikohej humbja e pavarësisë
nacionale- sovranitetit
Britania e Madhe nuk e nënshkroi Marrëveshjen për themelimin e BEE-së
përpjekjet për zvogëlimin e rëndësisë së saj
- propozimi për formimin e zonës së tregtisë së lirë
Efektet pozitive të integrimit kah fundi i viteve të pesëdhjeta dhe ndryshimi i qëndrimit të
Britanisë së Madhe ndaj proceseve të integrimit ekonomik
Roli i faktorit politik -ecuria e suksesshme e integrimit mes vendeve të Evropës Perëndimore
kërcënoimi që Britania e Madhe të izolohej nga ky proces
Injorimi i këtij grupacioni politik dhe ekonomik- u tregua se mund të jetë një gabim kardinal
madhësia, numri i banorëve dhe fuqisë blerëse – shndërrimi në një ndër subjektet më të
rëndësishme të marrëdhënieve ekonomike- ndërkombëtare
Në vendet e BEE-së, pas uljes së doganave për 30 % (deri më 1960)- prodhimi rritet për më shumë
se 50 %
prodhimi industrial në Britaninë e Madhe u rrit për vetëm 20 %
Investimet amerikane filluan të përqendrohen kah vendet e BEE-së
para formimit të BEE-së, nga investimet e përgjithshme amerikane në Evropë, 50 % ishin të
plasuara në Britaninë e Madhe
prej vitit 1960 vetëm 41 %
BEE- do të bëhet superfuqia e tretë në ekonominë botërore
Më 1961 premieri Makmilan - paraqet kërkesën për anëtarësim në BEE
Këshilli Ministror i BEE-së vendosi që ta pranojë këtë kërkesë
për shkak të kundërshtimit të Francës- shthet deri në vitin 1963
- sërish refuzohet me veton e De Golit
Shkaqet e refuzimit - Marrëveshja e Otavës (1932) mes Britanisë së Madhe dhe vendeve të
Bashkësisë së Kombeve
Qëllimi: ruajtja e strukturës ekzistuese ekonomike në vendet e Bashkësisë britanike të kombeve
këto vende edhe më tej ta furnizonin industrinë britanike me lëndën e parë
Britania e Madhe synonte t'i plasonte produktet e veta industriale në tregjet e këtyre vendeve
Produktet primare të këtyre vendeve nëpërmjet tregut të Britanisë së Madhe - shumë lehtë mund të
depërtonin në tregjet e vendeve të tjera të Bashkësisë Ekonomike Evropiane
Me ndryshimet në qeverinë franceze dhe përmirësimi i klimës politike në marrëdhëniet evropiane
u krijuan kushte më të volitshme për hyrjen e Britanisë së Madhe në BEE
nga 1 janari i vitit 1973 - Britania e Madhe bëhet anëtare e plotfuqishme në BEE
Raportet ekzistuese ndërkombëtare:
Britania e Madhe ka një autoritet politik
pjesë përbërëse e BEE-së
mund të prezantohet si subjekt individual shtetëror në skenën botërore politike
2. BEE-ja DHE JAPONIA
Politika e BEE-së ndaj Japonisë është zhvilluar në tri drejtime
31. kërkesa për hapjen më të madhe të tregut të brendshëm japonez (produktet ushqimore, industriale,
shërbimet bankiere dhe financiare)
përcjellja e vazhdueshme e eksportit të Japonisë në BEE nga Komisioni
përpjekjet për realizimin e nivelit më të lartë të bashkëpunimit dhe kooperimit me Japoninë
(shkencë, teknologjisë,prodhim industrial, investime)
Japonia-një nga tri tregjet më të mëdha eksportuese të UE-së
- 1998, të hyrat: 4,2 miliardë Yen
Vështirësitë në bashkëpunim
barrierat e ndryshme administrative, teknike për importimin e mallit evropia
ndryshimet në rregullat e sjelljes (në prodhim dhe në shpërndarje)
shprehitë, zakonet dhe afiniteti drejt konsumit
Samiti i X-të (Bruksel, 2001) UE –Japonia- një kthesë e madhe
Plani Aksional për përforcimin e kooperimit në dhjetë vitet e ardhshme
Objektivat bazike të Planit Aksional
Promovimi i paqës dhe sigurisë
Forcimi i partneritetit ekonomik dhe tregtar
Ballafaqimi me sfidat globale
Afrimi reciprok i popujve dhe kultur
1993-2001- Eksporti i Japonisë në UE rritet për më se 40% (nga 50.1 miliardë € në 72.3 miliardë€)
Dyfishohet eksporti i UE-së në Japoni ( nga 28.8 miliardë € në 53.7 miliardë €)
Samiti i Tokios (22 qershor 2004)- Japonia dhe UE rikonfirmojnë rëndësinë e krijimit të
partneriteti të plotë strategjik
3. BEE-ja DHE VENDET MESDHETARE DHE TË LINDJES SË AFËRME
Si grupacion- një ndër partnerët më të mëdhenj tregtarë të UE- së
Ekzistimi i lidhjeve të ngushta historike dhe kulturore
Shumë marrëveshje të ndryshme për bashkëpunim
UE- një nga donatorët më të mëdhenj të Palestinës
rindërtimi i infrastukturës së shkatërruar (Bregdeti Perëndimor dhe Rripi i Gazës)
Ndihma Jordanit, Libanit, Sirisë dhe Egjiptit
Marrëveshjet për bashkëpunim me: Arabinë Saudite, Kuvajtin, Katarin, Emiratet e Bashkuara
Arabe, Omanin, Marokun, Tunisin, Jordaninë, Qeverinë Palestineze dhe Izraelin
marrëdhënie tregtare, bashkëpunim industrial dhe teknik, ndihma financiare
lejohet eksporti i pakufizuar dhe pa doganë për produkte industriale me prejardhje prej këtyre
vendeve
ndihma financiare përmes Bankës Investive Evropiane
- në formë të huave
- dhënie pa kthim e mjeteve nga buxheti
Vendosja e Partneritetit Euro- Mesdhetar (1995 Konferenca e Barcelonës)
krijimi i zonës së gjerë të tregtisë së lirë deri në vitin 2010
UE- e gatshme të investojë 6.2 miliardë dollarë
Konventa e Lome-së
programi më i madh i ndihmave në botë
raport specifik mes të vendeve të BEE-së dhe 69 shteteve të Afrikës, Karaibeve Pacifikut (ACP),
vendeve më të varfëra të botës
Konventa I-1975, e fundit -1990 më kohë zgjatje deri më 2000
bashkëpunimi industrial dhe teknik-kontributi më i rëndësishëm i zhvillimit të marëdhënieve Veri-
Jug
bashkëpunim mes ACP-së dhe UE-së vazhdon edhe sot
- Deklarata për Qëllimet Zhvillimore të Mileniumit (shtator 2000,New York)
32. - iniciativa me dimensionet politike, tregtare dhe zhvillimore
4.RAPORTI I UE-së ME VENDET NË ZHVILLIM NGA AZIA
raporti me keto vende është më pak i zhvilluar nga raporti me vendet e ACP dhe të Mesdheut
Raportet bilaterale - formë e marrëveshjeve mbi bashkëpunimin në mes të UE-së dhe vendit për të
cilin është fjala
marrëveshjet e kufizuara - nuk përfshijnë ndihmën financiare
- e drejta e shfrytëzimit të mjeteve të caktuara në vlera jo aq të larta
- e drejta për pjesëmarrjeje në ndihmat e procesit të industrializimit të vendeve në zhvillim
- kanë të drejtë të konkurrojnë për ndihmë në kuadër të programit "Ndihma në ushqim"
Ndihma këtyre vendeve - qysh nga viti 1976
mjete relativisht modeste – pa kthim, për ndihmë teknike
Bashkëpunimi tregtar i UE-së me vendet aziatike- realizohet përmes Shoqatës së Vendeve të
Azisë Juglindore (ASEAN)
5. RAPORTI I UE-së ME AMERIKËN LATINE
BEE ka marrëveshje mbi bashkëpunimin me Meksikën (nga viti 1975) dhe Brazilin (1980)
Më 1984 ka lidhur marrëveshje me Uruguajin
Marrëveshjet përmbajnë një numër masash të orientuara drejt përparimit të tregtisë
Marrëveshjet me Meksikën dhe Brazilin - të orientuara drejt përparimit të bashkëpunimit, siç janë:
industria
energjetika
shkenca
teknologjia
Realizimi i marrëveshjes mbikëqyret nga një komision i përbërë nga përfaqësuesit e të dy palëve
Marrëveshja me vendet e Paktit të Andeve
- Bolivia, Ekuadori, Kolumbia, Peru dhe Venezuela
6. BEE-ja DHE SHBA-të
SHBA-të ndihmojnë formimin e BEE-së
përkrahja politike
- motivet politike - lidhur me Aleancën Atlantike
ndihma financiare
- ndihmat pa kthim (Plani i Marshalit)
"Plani i madh" - Kenedi në vitet e gjashtëdhjeta
përkrahja amerikane fillon të ketë karakter të paqëndrueshmërisë
frika nga efektet negative të integrimit të BEE-së
Fillojnë protestat e palës amerikane
Politika e Përbashkët Bujqësore e BEE-së
Problemet ekonomike të SHBA-ve
pozita e dollarit
abrogimi i konvertimit të dollarit në ari
aplikimi i taksave importuese
pasojat negative në tregtinë me BEE-në
Marrëveshja mbi pagesën e kompenzimeve partnerëve tregtarë të BEE-së për tregjet e humbura-
(1 janar 1995)
- hapi i parë në ndërtimin e marrëdhënieve të reja mes dy palëve
Qëllimi: mbulimi i shpenzimeve të krijuara me humbjen e tregjeve në sektorët:
- bujqësi
- industri kimike
- industri të kompjuterëve
Deklarata Transatlantike (1990) -rifillimi i bashkëpunimit
33. Qëllimet e “Programit të Ri Transatlantik”
paqja dhe stabiliteti në mbarë botën
gatishmëria ndaj sfidave globale
kontributi në zgjerimin e tregtisë botërore
krijimi i lidhjeve të ngushta mes partnerëve
Dimensioni i ri i partneritetit – 1998
eliminimi i barrierave teknike në tregti
avansimi i liberalizimit multilateral
Deklarata e Bonit (1999)-kurorëzim i “partneritetin e plotë dhe të barabartë” në çështjet
ekonomike, politike dhe sociale
SHBA-të sot- ndër partnerët më të mëdhenj të Unionit Evropian
bashkëpunimi i ngushtë: tregti, politikë të jashtme dhe të sigurisë
bashkëpunimi në suazat e organizatave ndërkombëtare:
- Kombet e Bashkuara
- Organizata Botërore e Tregëtisë, NATO, G-8
Pjesëmarrja e SHBA-ve dhe partnerëve të tjerë në tregtinë e UE-së me mallra dhe shërbime
4. BEE-ja DHE VENDET E EVROPËS QENDRORE DHE JUGLINDORE (EQJL)
Ngjarjet dramatike dhe ndryshimet radikale të vitit 1989
Gjermania u bashkua
-nevoja e hartimit të një plani urgjent për inkuadrimin e territorit të ish RD Gjermane në suazat e BEE-së
vendet tjera të rajonit përcaktohen për demokraci dhe ekonomi të tregut
- qëllimi i fundit - hyrja në Bashkësi si anëtare të plotfuqishme
sinjalet e paralajmërimit të ndryshimeve radikale të vitit 1989
ardhja në pushtet e Mihail Gërbaçovit
- ritmi i bashkëpunimit filloi të shpejtohet
lidhja e marrëveshjeve tregtare me të gjitha vendet e Evropes Lindore dhe Bashkimin Sovjetik,
gjatë viteve 1988 - 1989
”Marrëveshjet evropiane”-formë e posaçme e marrëveshjeve mbi asociim, që përfshinin:
tregtinë e lirë
-vendosjen e zonës së liruar nga dogana për tregtinë me produktet industriale për një periudhë 10 vjeçare
- mundësinë e formimit të zonës së lirë për tregti në sferën e shërbimeve
bashkëpunimin ekonomik dhe teknik
- qasja më e volitshme tregut të produkteve bujqësore
- ndihma financiare dhe teknike
vendosjen e dialogut politik
bashkëpunimin në lëmin e kulturës
harmonizimin e ligjshmërive me ato të Unionit Evropian
- masat kundër konkurrencës jolojale, ligjshmërive antimonopoliste
Samiti ekonomik i Parisit (1989)- Komisioni i BEE-së mori për detyrë koordinimin e ndihmën nga
OECD-ja
Ndihma i dedikohej Hungarisë dhe Polonisë - dhënë nga 24 shtete - G-24 ndërsa
- shfrytëzuesit u emëruan me emrin PHARE
më vonë zgjerohet numri i shfrytëzuesve të kësaj ndihme dedikuar restrukturimit të ekonomisë
- inkuadrohen: Çekosllovakia, Bullgaria dhe Shqipëria
ndihma në ushqim dhe barëra për Poloninë, Bullgarinë dhe Rumaninë
Parashihet periudha kalimtare për aneksimin dhe harmonizimin e ligjshmërive ekonomike të
vendeve të EQJL-së me standardet e Unionit Evropian
Marrëveshjet evropiane bënë ndarjen e prodhimeve në tri kategori:
1. produktet industriale
2. produktet bujqësore pa produktet e peshkatarisë