SlideShare a Scribd company logo
1 of 62
HIDROSFERA
ALDRINI
PASHKU
 Pa praninë e ujit, jeta në Tokë
do të ishte e pamundur. Ky
burim jetik mbush oqeanet,
liqenet, lumenjtë ose humbet
nën tokë për të formuar
pellgje uji të nëndheshme.
Një pjesë e vogël e ujit në
botë gjendet në gjendje të
akullt, në formë avujsh në
ajër ose në trupin e
gjallesave.
Uji lëviz përmes një cikli të
vazhdueshëm që kalon nga
oqeanet, atmosfera dhe toka.
Cikli i ujit na furnizon me ujë të
ëmbël, i cili është thelbësor për
vazhdimësinë e jetës në Tokë.
QARKULLIMI I UJIT
 Uji i kripur i deteve dhe i
oqeaneve përbën 97 % të gjithë
sasisë së ujit në botë. Pjesa tjetër
është ujë i ëmbël, ndërkohë që
pjesa më e madhe e tij gjendet e
ngrirë në kapuçin e akujve polarë
dhe të akullnajave. Uji i ëmbël që
ne pimë, vjen nga liqenet, pellgjet
e lumenjtë, dhe nuk zë më
shumë se 0.6 % të sasisë së ujit
në botë.
 Liqeni është një gropore e mbushur me ujë.
Nganjëherë është ujë që ka mbetur kur një lumë ka
ndërruar shtratin.
 Liqeni Bajkal në Siberinë Qendrore është liqeni më
i thellë në botë. Në pjesën më të thellë ai është
1.940 metra.
 Banorët e Zelandës së Re e kishin zakon që të
notonin në liqenin e kraterit të një vullkani në
veprim. Vullkani e mbante ujin të ngrohtë.
 Deti Kaspik është struktura më e madhe në botë
me ujë.
 Liqeni Bajkal në Siberi është liqeni më i thellë me
ujë të ëmbël dhe më i madh për nga vëllimi i ujit.
 Liqeni i Sipërm në Amerikën e Veriut ka sipërfaqen
më të madhe në botë.
 Deti i Vdekur në kufi me Izraelin dhe Jordaninë
është një nga liqenet më të cekëta në botë, por
edhe më i kripuri.
 Një lumë zë fill si një burim, që del nga një rrëzë mali ose si
rrjedhë nga një liqen.
 Ndërsa rrjedha shkon teposhtë, aty shtohen uji i shiut dhe
rrjedha të tjera. Në fillim të udhëtimit të vet, lumi i sapoformuar
rrjedh përmes luginave të ngushta me shpate të pjerrëta.
 Lumi merr me vete copa shkëmbinjsh e rërë dhe ato gërryejnë
brigjet në të dyja anët.
 Kur lumi bëhet më i madh, ai gërryen më shumë tokë dhe lugina
bëhet më e gjerë.
 Shumë lumenj e çajnë rrugën e tyre teposhtë deri në det,
zakonisht duke gjetur rrugën më të lehtë.
 Vendi ku një lumë derdhet në det quhet grykëderdhja e lumit.
 Disa lumenj bigëzohen afër detit. Ky tip i grykëderdhjes quhet
deltë.
 Një grykë lumi ku batica e bregut ngrihet dhe zbatica largohet
dy herë në ditë, quhet grykajë.
 Një pjesë e ujit bie nga retë në formën e dëborës.
Në rajonet polare, por edhe në lartësitë e maleve,
reshjet e dëborës formojnë shtresa, të cilat
ushtrojnë trysni e krijojnë masa akulli, të quajtura
akullnaja. Ato lundrojnë në det dhe, mbasi
coopëtohen, formojnë masa të mëdha akulli, që
quhen ajsbergë. Dalëngadalë ajsbergët shkrihen
duke bërë që cikli i ujit të nisë sërish nga e para.
LUMENJTË E NGRIRË
 Akullnaja është një lumë akulli, që lëviz shumë
ngadalë teposhtë një mali. Në verë ajo shkrihet
pak.
 Shumica e akullnajave lëvizin vetëm pak centimetra
në ditë, por Akullnaja Kuarajak në Groenlandë lëviz
20-24 metra në ditë.
 Në kohën e Akullnajave ato lëviznin në një pjesë të
madhe të tokave, duke gërryer lugina të thella në
trajtën e shkronjës U dhe malet.
AKULLNAJAT
AMAZONA
Lumi më i madh
Lumenjtë kanë forcën të shkatërrojnë muret e shkëmbinjve dhe t’i
gërryejnë ata deri sa bëhen pluhur. Po kështu, mund të bartin
miliona tonelata dhe e rërë dhe kanë energji të mjaftueshme për
të prodhuar energji elektrike për qytete të tëra. Ka lumenj të gjatë,
lumenj të gjerë dhe lumenj të thellë, por gati në çdo përmasë
Amazona ia kalon të gjithë lumenjve të tjerë.
Pranohet në përgjithësi se Nili është pak më i gjatë se Amazona,
por po t’i krahasosh për nga prurja e ujit, Nili është thjesht një
përrua. Ҫdo sekondë Nili derdh në det rreth 5100 m3 ujë, kurse
Amazona derdh 220 000 m3 – 43 herë më shumë. Kjo sasi është
e mjaftueshme që prurja e një dite të furnizojë një qytet për dhjetë
vjet me ujë të ëmbël !
•Degë lumi quhet një lumë ose përrua që derdhet në një lumë më
të madh. Në Amazonë derdhen rreth 200 degë – më shumë se në
çdo lumë tjetër në botë.
•Ujëra nga akullnajat dhe malet e Andeve derdhen në burimin e
lumit të Amazonës.
•Lumi Urumbamba është burimi i Amazonës – një degë e
Amazonës që bën pjesë në burimin e saj.
•Ujëvara në lumin Jari sjell ujë nga Malet e Gujanës në Amazonë.
•Gjatë stinës së lagësht,pellgu i Amazonës mbulon një zonë prej
350 000 km2 – një sipërfaqe e ngjashme me atë të Gjermanisë.
Në stinën e thatë ai tkurret me dy të tretat.
•Ujërat e Amazonës ushqejnë pyllin ekuatorial të Amazonës që
shtrihet në një sipërfaqe prej 5 milion km2 . Kjo është sa dy të
tretat e sipërfaqes së Australisë.
•Amazona ka gati 20% të sasisë totale të ujit jo të kripur në Botë.
•Ҫdo ditë, Amazona derdh në oqean 3 milion metër kub lym.
•Afër grykëderdhjes së saj, Amazona bëhet lumi më i gjerë në
botë – deri në 40 km gjerësi në stinën e shirave.
Atje ku Amazona takohet me
Oqeanin, rrëshqitësit sypatrembur të
valëve shfrytëzojnë dallgët tejet të
gjata që formohen aty. është e
mundur që me një valë të vetme të
rrëshqitet për 10 kilometra!
VËRSHIMET E
LUMENJVE
Lumenjtë mund të vërshojnë dhe
të shkaktojnë dëme. Lumi Huang
Ho në Kinë e ka ndryshuar
rrjedhën e tij për 480 km kur ka
vërshuar.
Një digë kundër vërshimeve në
lumin Tamiz të Anglisë i pengon
baticat shumë të larta që të
përmbytin Londrën.
 Vetëm në SHBA ka rreth 75.000 diga.
 85% e ujit që përdor, Las Vegasi e merr nga
liqenu Med, një rezervuar gjigant që ngrihet
pas digës Huver.
 Diga më e lartë në botë është Diga e Nurekut,
në Taxhikistan, me 300 metra lartësi.
 Diga e Laki Pikut mban gjithë ujin që vjen nga
lumi Boise në Idaho, SHBA.
 Uji e gërryen shkëmbin e butë më shpejt se
shkëmbin e fortë, duke krijuar një shkallë në shtratin
e lumit. Uji bie nga shkalla si ujëvarë.
 Më 1859 Sharl Blondini, një akrobat francez
kapërceu mbi Ujëvarën e Niagarës mbi një litar 48.8
metra mbi nivelin e ujit.
 Më 1929 Al Foseti, një amerikan, voziti mbi Ujëvarën
Shoshone me një barkë. Kjo ujëvarë është 70 metra
e lartë.
 Me një popullsi prej më se 1.3 miliard banorë, Kina
ka më shumë njerëz se çdo vend tjetër dhe kërkesa
për elektricitet për shtëpitë, fabrikat, shkollat dhe
zyrat po rritet me ritme gjigante. Për të plotësuar
kërkesën, u ndërtua një digë gjigante në lumin e
fuqishëm Jance, lumi i tretë më i gjatë në botë, më
se 6300 km i gjatë.
 Puna në Digën Tri Grykat filloi në vitin 1993 dhe që në fillim
e tregoi se ishte një punë e jashtëzakonshme. Për ndërtimin
e saj punuan ditë e natë më shumë se 40 mijë vetë. Diga
dhe rezervuari i ujit që mban ajo, mbuloi një zonë të pamatë
toke. U përdorën më se 80 mijë kallëpe dinamiti për të
shkatërruar shkëmbinjtë dhe për të hapur tokën, si dhe u
desh të lëvizen 102 milion metra kub. Rreth 1.4 milion
njerëz u shpërngulën në shtëpi të reja ndërsa qindra fshatra
u përmbytën nga rezervuari që është rreth 660 km i gjatë –
që është largësia nga Londra në Paris vajtje-ardhje!
 Diga është thjesht e stërmadhe. Ajo ka një lartësi prej
185 metrash dhe është 2.3 km e gjerë. Ajo është pesë
herë më e madhe se Diga gjigante Huver në SHBA. Diga
përmban 26 turbina shumë të mëdha për prodhimin e
elektricitetit. Në total ato mund të prodhojnë rreth 85
miliard kilovat/orë elektricitet në vit. Kjo është gati sa
një e dhjeta e nevojave të Kinës dhe e barabartë me
elektricitetin e prodhuar nga rreth 15 uzina bërthamore.
Shumë nga termocentralet e Kinës djegin qymyr dhe
energjia e prodhuar nga Diga Tri Grykat kursen 50
milion kg qymyr çdo vit.
Qëllimi kryesor i digës është që ta
bëjë ujin të rrjedhë nëpër turbina
për të prodhuar energji. Përveç
kësaj, diga ndihmon që ta pengojë
lumin lumin Jance të kapërcejë
brigjet e tij dhe të përmbytë shtëpi
dhe fshatra të tëra, që ka ndodhur
më shumë se 200 herë në 2000 vitet
e fundit.
 Diga e përshkon tej për tej lumin Jance dhe
po kthehet në një objekt shumë tërheqës për
turistët në Kinë. Anijet mund të udhëtojnë
përmes digës nëpër një varg portash të
mëdha.
 Uji derdhet me forcë nëpër murin e digës që
është 40 metra i trashë në majë dhe 115 metra
i trashë në bazë.
 Sasia më e madhe e ujit që rrjedh në digë
është 40 milion litra në sekondë.
 Toka njihet ndryshe edhe
me emrin “planeti i kaltër”,
ngaqë oqeanet mbulojnë
dy të tretat e sipërfaqes
së saj. Pjesa më e madhe
e oqeaneve vazhdojnë të
mbeten një mister për
njerëzit, për shkak se të
ftohtit dhe errësira që
mbizotëron në thellësitë e
tyre, e bën të vështirë
vrojtimin.
 Qarkullimi i oqeaneve kontrollon pjesërisht klimën, ngaqë
masat e ngrohta dhe të ftohta të ajrit lëvizin së bashku me
rrymat e oqeaneve. Golfstrimi merr ujë të ngrohtë e të kripur
nga Deti i Karaibeve dhe e shpie në Detin e Veriut, duke sjellë
mot të butë në Europën e Veriut. Pa Golfstrimin, dimri në
Lisbonë të Portugalisë do të ishte si dimri në Nju Jork, meqë
largësitë nga Poli i Veriut janë të njëjta. Rreth Islandës, ujërat
e kripura të Golfstrimit bëhen të ftohta dhe të rënda dhe
zhyten në thellësi, duke thithur më shumë ujë të ngrohtë nga
jugu i largët për ta zëvendësuar atë. Uji i thellë dhe i ftohtë
rrjedh nga Arktiku drejt Oqeanit të Jugut, ku puqet me një
rrymë edhe më të thellë e të ftohtë që lundron në drejtim të
lindjes rreth Antarktikës. Procese të ngjashme zhvillohen edhe
në Oqeanin Indian dhe Paqësor.
 Oqeanet e planetit tonë janë vazhdimisht në
lëvizje. Ato vihen në lëvizje nga rryma, ku uji
i ngrohtë përzihet me ujin e ftohtë, çka
ndikon në klimën e planetit tonë. Toka ka
pesë oqeane të mëdha. Sipas përmasave,
ata janë: Paqësori, Atlantiku, Indiani, Jugori
dhe Oqeani Arktik. Hapësirat me ujë të
kripur, më të vogla se oqeanet, quhen det.
 Lumenjtë shpëlajnë mineralet me kripë prej shkëmbinjve
dhe i çojnë në det. Disa kripëra përdoren prej kafshëve për
të ndërtuar guaskat e tyre.
 Detet më të kripura janë detet e vogla të mbyllura brenda
tokës. Deti i Vdekur në Jordani e Izrael është aq i kripur, sa
asgjë nuk mund të jetojë në të.
 Nëse Deti i Vdekur do të thahej, kripa do të krijonte një mur
rreth ekuatorit 282 km të lartë dhe 1.5 km të trashë.
 Toka nuk ndalet atëherë kur puqet me detin. Pragu kontinental
shtrihet për afro 200 m, paskëtaj zbret thikë në dyshemenë e
oqeanit. Edhe pse zona të mëdha të rrafshultës humnerore
janë të rrafshëta, ato nuk janë krejt pa tipare. Në to mund të
gjesh kanione të thella, male vullkanike dhe breza oqeanikë.
Pragjet kontinentale
 Dallgët janë rrudha të ujit që i ngre era.
Duket sikur uji ecën përpara, por në të
vërtetë lëviz lart e poshtë si litar.
 Dallgët mund të bëjnë qindra kilometra. Ato
ngrihen të larta dhe shemben ose “thyhen”
kur deti bëhet i cekët.
 Cunamit janë dallgë kolosale deri në 50 m të
larta, që shkaktohen prej tërmeteve nën det
ose nga vullkanet në shtratin e detit.
 Në shumicën e brigjeve detare lartësia e ujit
ngrihet dhe ulet dy herë në ditë. Këto
ndryshime quhen batica dhe zbatica. Ato
shkaktohen prej tërheqjes nga Hëna dhe
Dielli.
 Hëna ndikon mbi detet duke i tërhequr.
Ndërsa Toka rrotullohet çdo ditë, detet në
anën më afër Hënës ngrihen më lart, duke
shkaktuar baticën.
 Copëza mbeturinash nga kafshët e ngordhura
dhe bimët e kalbura njihen me emrin borë
detare. Ato bien poshtë në dyshemenë e detit
dhe, me kalimin e kohës, grumbullohen duke
krijuar sedimente masive balte dhe llumi të
shkrifët. Disa prej këtyre shtresave janë rreth
450 metra të trasha.
Thellësia e oqeaneve luhatet në mënyrë të
ndjeshme. Oqeani i Jugut, mesatarisht
është më i thelli, por një pjesë e mirë e
oqeaneve kanë kanione të nënujshme që i
përshkojnë kryq e tërthor. Më i thelli nga
këto kanione është Mariana Trenç, në
Paqësor. Me një thellësi prej 10.920 m, ai e
nxë pa frikë malin Everest.
Oqeani i thellë është mjedisi më pak i eksploruar dhe
më misterioz i botës. është një vend me trysni të
lartë, i errët, i egër, aq armiqësor ndaj jetës, saqë
vetëm pak krijesa mund të mbijetojnë atje. Ato që
munden, janë krijesa të pazakonta, si sepja kolosale
me sy të mëdhenj sa koka e një njeriu, peshku që
ndriçon në errësirë dhe krimbat gjigantë.
 0 m – Zona e Dritës – Në këtë nivel drita e diellit e përshkon ujin, kështu që
bimët mund të kryejnë proçesin e fotosintezës (prodhojnë ushqim), gjë që
mbështet një gamë të gjerë formash jete
 200 m – Zona e Muzgët – Sasi të zbehta të dritës mund ta përshkojnë ujin,
por nuk ka dritë të mjaftueshme për të mbështetur fotosintezën.
 1015 m – Zona e Errët – Shumë kafshë mbijetojnë në thellësi të errëta.
Shtrati i detit është shtëpia e sfungjerëve, kafshëve me guackë, kastravecave
të detit dhe krimbave
 4000 m – Zona e Pafundme – Me rritjen e thellësisë së ujit, numri i kafshëve
që mund të mbijetojnë aty pakësohet. Mbi kafshët që jetojnë aty rëndon
shtypja e madhe e ujit.
 6154 m – Zona Hadal – Ky është vendi më misterioz në Tokë dhe këtu mund
të mbijetojnë vetëm disa krijesa të pazakonta. Për to dihet shumë pak.
 Deti i Veriut – Thellësia mesatare 94 m
 Oqeani Arktik - Thellësia mesatare 990 m
 Deti Mesdhe - Thellësia mesatare 1500 m
 Deti i Karaibeve - Thellësia mesatare 2647 m
 Oqeani Atlantik - Thellësia mesatare 3330 m
 Oqeani Indian - Thellësia mesatare 3890 m
 Oqeani Paqësor - Thellësia mesatare 4280 m
 Oqeani i Jugut - Thellësia mesatare 4500 m
 Jeta në thellësitë oqeanike është tepër e vështirë.
Trysnia që ushtron pesha e ujit në fund të oqeanit,
temperaturat e ulta dhe errësira, bëjnë që gjallesat
të cilat jetojnë në këto thellësi, duhet të zhvillojnë
karakteristika të veçanta në mënyrë që të mbijetojnë
në këto kushte të skajshme.
 Në vitin 1960, eksploruesit Zhak Pikard dhe Don
Uollsh ndërmorën një prej udhëtimeve më të
vështira e më të rrezikshme të bëra ndonjëherë.
Ata u zhytën me një kapsulë zhytëse, të quajtur
Trieste, 10 900 metra thellë në Gropën e
Marianeve, pika më e thellë e të gjithë oqeaneve.
Deri më sot ata mbeten dy personat e vetëm që e
kanë bërë këtë udhëtim. Në kontrast me këtë, në
Hënë, e cila është 384 000 km larg, kanë shkuar
12 persona.
 Thellësitë detare janë një habitat i varfër për
pjesën më të madhe të gjallesave të egra, por
disa vende arrijnë të mbështesin faunën më të
çuditshme të botës. Oxhaqet hidrotermale, të
ushqyera nga nxehtësia vullkanike që del
nëpër plasaritjet e kores së Tokës, mbajnë
gjallë kolonitë e limpetave (molusqe),
karkalecave, yjeve të detit, krimbave-tub dhe
peshqve.
 Studimi i thellësive të oqeanit mbetet një nga sfidat më të
mëdha me të cilat përballet shkenca. Ai është një mjedis
kaq i rrezikshëm, saqë njerëzit rrallë ndërmarrin aventurën
për të shkuar atje. Sot përdoren ROV-et (pajisjet me
telekomandë), si Jason, dhe AUV-et (mjetet e pavarura
nënujore), si Sentry, që u mundësojnë shkenctarëve ta
eksplorojnë shtratin e detit pa u rrezikuar, nga kuverta e
anijes.
Projekt, Gjeografi : Hidrosfera ne rruzullin tokesor

More Related Content

What's hot

Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.ronela hasanaj
 
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Xhesiana Muka
 
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiDenis Lezo
 
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrike
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrikepse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrike
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrikekoralda
 
Historia e zhvillimit te matematikes
Historia e zhvillimit te matematikesHistoria e zhvillimit te matematikes
Historia e zhvillimit te matematikesXhuliana Haxhiu
 
Kimia ne mbrojtje te mjedisit
Kimia ne mbrojtje te mjedisitKimia ne mbrojtje te mjedisit
Kimia ne mbrojtje te mjedisitKlarisa Klara
 
matematika projekt
matematika projektmatematika projekt
matematika projektFacebook
 
Prodhimi i energjise
Prodhimi i energjiseProdhimi i energjise
Prodhimi i energjiseroberto1723
 
Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme
Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme
Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme ornela rama
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve22062002
 
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.enerisaloti
 
Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"
Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"
Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"the blue bee
 
Dieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I Shendetshem
Dieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I ShendetshemDieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I Shendetshem
Dieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I ShendetshemArenoardReno
 

What's hot (20)

Problemet e adoleshenteve
Problemet e adoleshenteveProblemet e adoleshenteve
Problemet e adoleshenteve
 
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
 
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
 
Ndryshimet klimatike
Ndryshimet klimatikeNdryshimet klimatike
Ndryshimet klimatike
 
energjia
energjia energjia
energjia
 
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne Shqiperi
 
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrike
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrikepse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrike
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrike
 
Forcat endogjene dhe ekzogjene !!!!
Forcat  endogjene  dhe  ekzogjene !!!!Forcat  endogjene  dhe  ekzogjene !!!!
Forcat endogjene dhe ekzogjene !!!!
 
Historia e zhvillimit te matematikes
Historia e zhvillimit te matematikesHistoria e zhvillimit te matematikes
Historia e zhvillimit te matematikes
 
Kimia ne mbrojtje te mjedisit
Kimia ne mbrojtje te mjedisitKimia ne mbrojtje te mjedisit
Kimia ne mbrojtje te mjedisit
 
matematika projekt
matematika projektmatematika projekt
matematika projekt
 
Prodhimi i energjise
Prodhimi i energjiseProdhimi i energjise
Prodhimi i energjise
 
Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!
 
Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme
Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme
Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve
 
Humanizmi
HumanizmiHumanizmi
Humanizmi
 
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
 
Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"
Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"
Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"
 
Dieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I Shendetshem
Dieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I ShendetshemDieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I Shendetshem
Dieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I Shendetshem
 
Energjia llojet
Energjia llojetEnergjia llojet
Energjia llojet
 

Similar to Projekt, Gjeografi : Hidrosfera ne rruzullin tokesor

Disa lumenj te rendesishem ne bote
Disa lumenj te rendesishem ne boteDisa lumenj te rendesishem ne bote
Disa lumenj te rendesishem ne botesara7991
 
Pasuritë natyrore të trevave shqiptare-Projekt në Gjeografi.pptx
Pasuritë natyrore të trevave shqiptare-Projekt në Gjeografi.pptxPasuritë natyrore të trevave shqiptare-Projekt në Gjeografi.pptx
Pasuritë natyrore të trevave shqiptare-Projekt në Gjeografi.pptxfixbios2016
 
Projekt:Gjeografi
Projekt:GjeografiProjekt:Gjeografi
Projekt:GjeografiErjonaHaka
 
Veprimtaria e lumit
Veprimtaria e lumitVeprimtaria e lumit
Veprimtaria e lumitKlevi Hoxha
 
Hidrografia e trevave shqiptare
Hidrografia e trevave shqiptareHidrografia e trevave shqiptare
Hidrografia e trevave shqiptareElsa Marku
 
Kuriozitete mbi liqenet
Kuriozitete mbi liqenetKuriozitete mbi liqenet
Kuriozitete mbi liqenetEvaGusha
 
Studim I gjendjes te ujerave te rrethit te Korces
Studim I gjendjes te ujerave te rrethit te KorcesStudim I gjendjes te ujerave te rrethit te Korces
Studim I gjendjes te ujerave te rrethit te KorcesChriss Kocibelli
 
Karakteristikat e mjedisit Brian Kuca shkolla "Albanet" klasa VI
Karakteristikat e mjedisit Brian Kuca shkolla "Albanet" klasa VIKarakteristikat e mjedisit Brian Kuca shkolla "Albanet" klasa VI
Karakteristikat e mjedisit Brian Kuca shkolla "Albanet" klasa VIlira kuca
 
Faktorët abiotik që karakterizoje biomat e ujërave të kripura Klevis Kadri...
 Faktorët abiotik që karakterizoje biomat e  ujërave të kripura  Klevis Kadri... Faktorët abiotik që karakterizoje biomat e  ujërave të kripura  Klevis Kadri...
Faktorët abiotik që karakterizoje biomat e ujërave të kripura Klevis Kadri...lira kuca
 
Ujerat e kripera dhe te embla
Ujerat e kripera dhe te emblaUjerat e kripera dhe te embla
Ujerat e kripera dhe te emblaSaimir Dine
 
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...#MesueseAurela Elezaj
 
Bukurite e natyres shqiptare
Bukurite e natyres shqiptareBukurite e natyres shqiptare
Bukurite e natyres shqiptareMegi Braka
 

Similar to Projekt, Gjeografi : Hidrosfera ne rruzullin tokesor (20)

Disa lumenj te rendesishem ne bote
Disa lumenj te rendesishem ne boteDisa lumenj te rendesishem ne bote
Disa lumenj te rendesishem ne bote
 
UJERAT Lumenjtë/Liqenet
UJERAT Lumenjtë/LiqenetUJERAT Lumenjtë/Liqenet
UJERAT Lumenjtë/Liqenet
 
Liqenet
LiqenetLiqenet
Liqenet
 
Toka
TokaToka
Toka
 
Toka
TokaToka
Toka
 
Pasuritë natyrore të trevave shqiptare-Projekt në Gjeografi.pptx
Pasuritë natyrore të trevave shqiptare-Projekt në Gjeografi.pptxPasuritë natyrore të trevave shqiptare-Projekt në Gjeografi.pptx
Pasuritë natyrore të trevave shqiptare-Projekt në Gjeografi.pptx
 
Projekt:Gjeografi
Projekt:GjeografiProjekt:Gjeografi
Projekt:Gjeografi
 
Veprimtaria e lumit
Veprimtaria e lumitVeprimtaria e lumit
Veprimtaria e lumit
 
Hidrografia e trevave shqiptare
Hidrografia e trevave shqiptareHidrografia e trevave shqiptare
Hidrografia e trevave shqiptare
 
Kuriozitete mbi liqenet
Kuriozitete mbi liqenetKuriozitete mbi liqenet
Kuriozitete mbi liqenet
 
Fakte reale rreth ndotjes Globale
 Fakte reale  rreth  ndotjes Globale Fakte reale  rreth  ndotjes Globale
Fakte reale rreth ndotjes Globale
 
Studim I gjendjes te ujerave te rrethit te Korces
Studim I gjendjes te ujerave te rrethit te KorcesStudim I gjendjes te ujerave te rrethit te Korces
Studim I gjendjes te ujerave te rrethit te Korces
 
Karakteristikat e mjedisit Brian Kuca shkolla "Albanet" klasa VI
Karakteristikat e mjedisit Brian Kuca shkolla "Albanet" klasa VIKarakteristikat e mjedisit Brian Kuca shkolla "Albanet" klasa VI
Karakteristikat e mjedisit Brian Kuca shkolla "Albanet" klasa VI
 
Faktorët abiotik që karakterizoje biomat e ujërave të kripura Klevis Kadri...
 Faktorët abiotik që karakterizoje biomat e  ujërave të kripura  Klevis Kadri... Faktorët abiotik që karakterizoje biomat e  ujërave të kripura  Klevis Kadri...
Faktorët abiotik që karakterizoje biomat e ujërave të kripura Klevis Kadri...
 
VULLKANET
VULLKANETVULLKANET
VULLKANET
 
VULLKANET
VULLKANETVULLKANET
VULLKANET
 
Ujerat e kripera dhe te embla
Ujerat e kripera dhe te emblaUjerat e kripera dhe te embla
Ujerat e kripera dhe te embla
 
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
 
Uji eshte jete
Uji eshte jeteUji eshte jete
Uji eshte jete
 
Bukurite e natyres shqiptare
Bukurite e natyres shqiptareBukurite e natyres shqiptare
Bukurite e natyres shqiptare
 

More from Aldrin Pashku

Projekt "Informatik/TIK" : Zhvillimet e inteligjencës artificiale në ditët e ...
Projekt "Informatik/TIK" : Zhvillimet e inteligjencës artificiale në ditët e ...Projekt "Informatik/TIK" : Zhvillimet e inteligjencës artificiale në ditët e ...
Projekt "Informatik/TIK" : Zhvillimet e inteligjencës artificiale në ditët e ...Aldrin Pashku
 
Projekt "Histori": Ahmet Zogu
Projekt "Histori": Ahmet ZoguProjekt "Histori": Ahmet Zogu
Projekt "Histori": Ahmet ZoguAldrin Pashku
 
Projekt "Filozofi": Filozofia Moderne
Projekt "Filozofi": Filozofia ModerneProjekt "Filozofi": Filozofia Moderne
Projekt "Filozofi": Filozofia ModerneAldrin Pashku
 
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit - Viktor Hygo
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit  - Viktor HygoProjekt "Letersi": Katedralja e Parisit  - Viktor Hygo
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit - Viktor HygoAldrin Pashku
 
Projekt, "Histori": Kongresi i Lushnjes
Projekt, "Histori": Kongresi i LushnjesProjekt, "Histori": Kongresi i Lushnjes
Projekt, "Histori": Kongresi i LushnjesAldrin Pashku
 
Mjediset jetesore te zones se ftohte dhe mjediset jetesore ne zonat malore
Mjediset jetesore te zones se ftohte dhe mjediset jetesore ne zonat maloreMjediset jetesore te zones se ftohte dhe mjediset jetesore ne zonat malore
Mjediset jetesore te zones se ftohte dhe mjediset jetesore ne zonat maloreAldrin Pashku
 
3 fizikantet me te njohur
3 fizikantet me te njohur3 fizikantet me te njohur
3 fizikantet me te njohurAldrin Pashku
 
Kohet dhe instrumente te ndryshem
Kohet dhe instrumente te ndryshemKohet dhe instrumente te ndryshem
Kohet dhe instrumente te ndryshemAldrin Pashku
 
Independence in brazil
Independence in brazilIndependence in brazil
Independence in brazilAldrin Pashku
 

More from Aldrin Pashku (12)

Projekt: Riciklimi
Projekt: RiciklimiProjekt: Riciklimi
Projekt: Riciklimi
 
Projekt "Informatik/TIK" : Zhvillimet e inteligjencës artificiale në ditët e ...
Projekt "Informatik/TIK" : Zhvillimet e inteligjencës artificiale në ditët e ...Projekt "Informatik/TIK" : Zhvillimet e inteligjencës artificiale në ditët e ...
Projekt "Informatik/TIK" : Zhvillimet e inteligjencës artificiale në ditët e ...
 
Projekt "Histori": Ahmet Zogu
Projekt "Histori": Ahmet ZoguProjekt "Histori": Ahmet Zogu
Projekt "Histori": Ahmet Zogu
 
Projekt "Filozofi": Filozofia Moderne
Projekt "Filozofi": Filozofia ModerneProjekt "Filozofi": Filozofia Moderne
Projekt "Filozofi": Filozofia Moderne
 
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit - Viktor Hygo
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit  - Viktor HygoProjekt "Letersi": Katedralja e Parisit  - Viktor Hygo
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit - Viktor Hygo
 
Projekt, "Histori": Kongresi i Lushnjes
Projekt, "Histori": Kongresi i LushnjesProjekt, "Histori": Kongresi i Lushnjes
Projekt, "Histori": Kongresi i Lushnjes
 
Mjediset jetesore te zones se ftohte dhe mjediset jetesore ne zonat malore
Mjediset jetesore te zones se ftohte dhe mjediset jetesore ne zonat maloreMjediset jetesore te zones se ftohte dhe mjediset jetesore ne zonat malore
Mjediset jetesore te zones se ftohte dhe mjediset jetesore ne zonat malore
 
Ekskursion mesimor
Ekskursion mesimorEkskursion mesimor
Ekskursion mesimor
 
3 fizikantet me te njohur
3 fizikantet me te njohur3 fizikantet me te njohur
3 fizikantet me te njohur
 
Kohet dhe instrumente te ndryshem
Kohet dhe instrumente te ndryshemKohet dhe instrumente te ndryshem
Kohet dhe instrumente te ndryshem
 
Independence in brazil
Independence in brazilIndependence in brazil
Independence in brazil
 
Perrallat
PerrallatPerrallat
Perrallat
 

Projekt, Gjeografi : Hidrosfera ne rruzullin tokesor

  • 2.  Pa praninë e ujit, jeta në Tokë do të ishte e pamundur. Ky burim jetik mbush oqeanet, liqenet, lumenjtë ose humbet nën tokë për të formuar pellgje uji të nëndheshme. Një pjesë e vogël e ujit në botë gjendet në gjendje të akullt, në formë avujsh në ajër ose në trupin e gjallesave.
  • 3. Uji lëviz përmes një cikli të vazhdueshëm që kalon nga oqeanet, atmosfera dhe toka. Cikli i ujit na furnizon me ujë të ëmbël, i cili është thelbësor për vazhdimësinë e jetës në Tokë.
  • 5.  Uji i kripur i deteve dhe i oqeaneve përbën 97 % të gjithë sasisë së ujit në botë. Pjesa tjetër është ujë i ëmbël, ndërkohë që pjesa më e madhe e tij gjendet e ngrirë në kapuçin e akujve polarë dhe të akullnajave. Uji i ëmbël që ne pimë, vjen nga liqenet, pellgjet e lumenjtë, dhe nuk zë më shumë se 0.6 % të sasisë së ujit në botë.
  • 6.  Liqeni është një gropore e mbushur me ujë. Nganjëherë është ujë që ka mbetur kur një lumë ka ndërruar shtratin.  Liqeni Bajkal në Siberinë Qendrore është liqeni më i thellë në botë. Në pjesën më të thellë ai është 1.940 metra.  Banorët e Zelandës së Re e kishin zakon që të notonin në liqenin e kraterit të një vullkani në veprim. Vullkani e mbante ujin të ngrohtë.
  • 7.  Deti Kaspik është struktura më e madhe në botë me ujë.  Liqeni Bajkal në Siberi është liqeni më i thellë me ujë të ëmbël dhe më i madh për nga vëllimi i ujit.  Liqeni i Sipërm në Amerikën e Veriut ka sipërfaqen më të madhe në botë.  Deti i Vdekur në kufi me Izraelin dhe Jordaninë është një nga liqenet më të cekëta në botë, por edhe më i kripuri.
  • 8.  Një lumë zë fill si një burim, që del nga një rrëzë mali ose si rrjedhë nga një liqen.  Ndërsa rrjedha shkon teposhtë, aty shtohen uji i shiut dhe rrjedha të tjera. Në fillim të udhëtimit të vet, lumi i sapoformuar rrjedh përmes luginave të ngushta me shpate të pjerrëta.  Lumi merr me vete copa shkëmbinjsh e rërë dhe ato gërryejnë brigjet në të dyja anët.  Kur lumi bëhet më i madh, ai gërryen më shumë tokë dhe lugina bëhet më e gjerë.  Shumë lumenj e çajnë rrugën e tyre teposhtë deri në det, zakonisht duke gjetur rrugën më të lehtë.  Vendi ku një lumë derdhet në det quhet grykëderdhja e lumit.  Disa lumenj bigëzohen afër detit. Ky tip i grykëderdhjes quhet deltë.  Një grykë lumi ku batica e bregut ngrihet dhe zbatica largohet dy herë në ditë, quhet grykajë.
  • 9.
  • 10.  Një pjesë e ujit bie nga retë në formën e dëborës. Në rajonet polare, por edhe në lartësitë e maleve, reshjet e dëborës formojnë shtresa, të cilat ushtrojnë trysni e krijojnë masa akulli, të quajtura akullnaja. Ato lundrojnë në det dhe, mbasi coopëtohen, formojnë masa të mëdha akulli, që quhen ajsbergë. Dalëngadalë ajsbergët shkrihen duke bërë që cikli i ujit të nisë sërish nga e para.
  • 11.
  • 12. LUMENJTË E NGRIRË  Akullnaja është një lumë akulli, që lëviz shumë ngadalë teposhtë një mali. Në verë ajo shkrihet pak.  Shumica e akullnajave lëvizin vetëm pak centimetra në ditë, por Akullnaja Kuarajak në Groenlandë lëviz 20-24 metra në ditë.  Në kohën e Akullnajave ato lëviznin në një pjesë të madhe të tokave, duke gërryer lugina të thella në trajtën e shkronjës U dhe malet.
  • 14.
  • 15.
  • 17. Lumenjtë kanë forcën të shkatërrojnë muret e shkëmbinjve dhe t’i gërryejnë ata deri sa bëhen pluhur. Po kështu, mund të bartin miliona tonelata dhe e rërë dhe kanë energji të mjaftueshme për të prodhuar energji elektrike për qytete të tëra. Ka lumenj të gjatë, lumenj të gjerë dhe lumenj të thellë, por gati në çdo përmasë Amazona ia kalon të gjithë lumenjve të tjerë.
  • 18. Pranohet në përgjithësi se Nili është pak më i gjatë se Amazona, por po t’i krahasosh për nga prurja e ujit, Nili është thjesht një përrua. Ҫdo sekondë Nili derdh në det rreth 5100 m3 ujë, kurse Amazona derdh 220 000 m3 – 43 herë më shumë. Kjo sasi është e mjaftueshme që prurja e një dite të furnizojë një qytet për dhjetë vjet me ujë të ëmbël !
  • 19.
  • 20. •Degë lumi quhet një lumë ose përrua që derdhet në një lumë më të madh. Në Amazonë derdhen rreth 200 degë – më shumë se në çdo lumë tjetër në botë. •Ujëra nga akullnajat dhe malet e Andeve derdhen në burimin e lumit të Amazonës. •Lumi Urumbamba është burimi i Amazonës – një degë e Amazonës që bën pjesë në burimin e saj. •Ujëvara në lumin Jari sjell ujë nga Malet e Gujanës në Amazonë.
  • 21.
  • 22. •Gjatë stinës së lagësht,pellgu i Amazonës mbulon një zonë prej 350 000 km2 – një sipërfaqe e ngjashme me atë të Gjermanisë. Në stinën e thatë ai tkurret me dy të tretat. •Ujërat e Amazonës ushqejnë pyllin ekuatorial të Amazonës që shtrihet në një sipërfaqe prej 5 milion km2 . Kjo është sa dy të tretat e sipërfaqes së Australisë. •Amazona ka gati 20% të sasisë totale të ujit jo të kripur në Botë. •Ҫdo ditë, Amazona derdh në oqean 3 milion metër kub lym. •Afër grykëderdhjes së saj, Amazona bëhet lumi më i gjerë në botë – deri në 40 km gjerësi në stinën e shirave.
  • 23.
  • 24. Atje ku Amazona takohet me Oqeanin, rrëshqitësit sypatrembur të valëve shfrytëzojnë dallgët tejet të gjata që formohen aty. është e mundur që me një valë të vetme të rrëshqitet për 10 kilometra!
  • 25. VËRSHIMET E LUMENJVE Lumenjtë mund të vërshojnë dhe të shkaktojnë dëme. Lumi Huang Ho në Kinë e ka ndryshuar rrjedhën e tij për 480 km kur ka vërshuar. Një digë kundër vërshimeve në lumin Tamiz të Anglisë i pengon baticat shumë të larta që të përmbytin Londrën.
  • 26.  Vetëm në SHBA ka rreth 75.000 diga.  85% e ujit që përdor, Las Vegasi e merr nga liqenu Med, një rezervuar gjigant që ngrihet pas digës Huver.  Diga më e lartë në botë është Diga e Nurekut, në Taxhikistan, me 300 metra lartësi.  Diga e Laki Pikut mban gjithë ujin që vjen nga lumi Boise në Idaho, SHBA.
  • 27.  Uji e gërryen shkëmbin e butë më shpejt se shkëmbin e fortë, duke krijuar një shkallë në shtratin e lumit. Uji bie nga shkalla si ujëvarë.  Më 1859 Sharl Blondini, një akrobat francez kapërceu mbi Ujëvarën e Niagarës mbi një litar 48.8 metra mbi nivelin e ujit.  Më 1929 Al Foseti, një amerikan, voziti mbi Ujëvarën Shoshone me një barkë. Kjo ujëvarë është 70 metra e lartë.
  • 28.
  • 29.
  • 30.  Me një popullsi prej më se 1.3 miliard banorë, Kina ka më shumë njerëz se çdo vend tjetër dhe kërkesa për elektricitet për shtëpitë, fabrikat, shkollat dhe zyrat po rritet me ritme gjigante. Për të plotësuar kërkesën, u ndërtua një digë gjigante në lumin e fuqishëm Jance, lumi i tretë më i gjatë në botë, më se 6300 km i gjatë.
  • 31.  Puna në Digën Tri Grykat filloi në vitin 1993 dhe që në fillim e tregoi se ishte një punë e jashtëzakonshme. Për ndërtimin e saj punuan ditë e natë më shumë se 40 mijë vetë. Diga dhe rezervuari i ujit që mban ajo, mbuloi një zonë të pamatë toke. U përdorën më se 80 mijë kallëpe dinamiti për të shkatërruar shkëmbinjtë dhe për të hapur tokën, si dhe u desh të lëvizen 102 milion metra kub. Rreth 1.4 milion njerëz u shpërngulën në shtëpi të reja ndërsa qindra fshatra u përmbytën nga rezervuari që është rreth 660 km i gjatë – që është largësia nga Londra në Paris vajtje-ardhje!
  • 32.
  • 33.  Diga është thjesht e stërmadhe. Ajo ka një lartësi prej 185 metrash dhe është 2.3 km e gjerë. Ajo është pesë herë më e madhe se Diga gjigante Huver në SHBA. Diga përmban 26 turbina shumë të mëdha për prodhimin e elektricitetit. Në total ato mund të prodhojnë rreth 85 miliard kilovat/orë elektricitet në vit. Kjo është gati sa një e dhjeta e nevojave të Kinës dhe e barabartë me elektricitetin e prodhuar nga rreth 15 uzina bërthamore. Shumë nga termocentralet e Kinës djegin qymyr dhe energjia e prodhuar nga Diga Tri Grykat kursen 50 milion kg qymyr çdo vit.
  • 34.
  • 35. Qëllimi kryesor i digës është që ta bëjë ujin të rrjedhë nëpër turbina për të prodhuar energji. Përveç kësaj, diga ndihmon që ta pengojë lumin lumin Jance të kapërcejë brigjet e tij dhe të përmbytë shtëpi dhe fshatra të tëra, që ka ndodhur më shumë se 200 herë në 2000 vitet e fundit.
  • 36.
  • 37.  Diga e përshkon tej për tej lumin Jance dhe po kthehet në një objekt shumë tërheqës për turistët në Kinë. Anijet mund të udhëtojnë përmes digës nëpër një varg portash të mëdha.  Uji derdhet me forcë nëpër murin e digës që është 40 metra i trashë në majë dhe 115 metra i trashë në bazë.  Sasia më e madhe e ujit që rrjedh në digë është 40 milion litra në sekondë.
  • 38.
  • 39.  Toka njihet ndryshe edhe me emrin “planeti i kaltër”, ngaqë oqeanet mbulojnë dy të tretat e sipërfaqes së saj. Pjesa më e madhe e oqeaneve vazhdojnë të mbeten një mister për njerëzit, për shkak se të ftohtit dhe errësira që mbizotëron në thellësitë e tyre, e bën të vështirë vrojtimin.
  • 40.  Qarkullimi i oqeaneve kontrollon pjesërisht klimën, ngaqë masat e ngrohta dhe të ftohta të ajrit lëvizin së bashku me rrymat e oqeaneve. Golfstrimi merr ujë të ngrohtë e të kripur nga Deti i Karaibeve dhe e shpie në Detin e Veriut, duke sjellë mot të butë në Europën e Veriut. Pa Golfstrimin, dimri në Lisbonë të Portugalisë do të ishte si dimri në Nju Jork, meqë largësitë nga Poli i Veriut janë të njëjta. Rreth Islandës, ujërat e kripura të Golfstrimit bëhen të ftohta dhe të rënda dhe zhyten në thellësi, duke thithur më shumë ujë të ngrohtë nga jugu i largët për ta zëvendësuar atë. Uji i thellë dhe i ftohtë rrjedh nga Arktiku drejt Oqeanit të Jugut, ku puqet me një rrymë edhe më të thellë e të ftohtë që lundron në drejtim të lindjes rreth Antarktikës. Procese të ngjashme zhvillohen edhe në Oqeanin Indian dhe Paqësor.
  • 41.  Oqeanet e planetit tonë janë vazhdimisht në lëvizje. Ato vihen në lëvizje nga rryma, ku uji i ngrohtë përzihet me ujin e ftohtë, çka ndikon në klimën e planetit tonë. Toka ka pesë oqeane të mëdha. Sipas përmasave, ata janë: Paqësori, Atlantiku, Indiani, Jugori dhe Oqeani Arktik. Hapësirat me ujë të kripur, më të vogla se oqeanet, quhen det.
  • 42.
  • 43.  Lumenjtë shpëlajnë mineralet me kripë prej shkëmbinjve dhe i çojnë në det. Disa kripëra përdoren prej kafshëve për të ndërtuar guaskat e tyre.  Detet më të kripura janë detet e vogla të mbyllura brenda tokës. Deti i Vdekur në Jordani e Izrael është aq i kripur, sa asgjë nuk mund të jetojë në të.  Nëse Deti i Vdekur do të thahej, kripa do të krijonte një mur rreth ekuatorit 282 km të lartë dhe 1.5 km të trashë.
  • 44.  Toka nuk ndalet atëherë kur puqet me detin. Pragu kontinental shtrihet për afro 200 m, paskëtaj zbret thikë në dyshemenë e oqeanit. Edhe pse zona të mëdha të rrafshultës humnerore janë të rrafshëta, ato nuk janë krejt pa tipare. Në to mund të gjesh kanione të thella, male vullkanike dhe breza oqeanikë. Pragjet kontinentale
  • 45.  Dallgët janë rrudha të ujit që i ngre era. Duket sikur uji ecën përpara, por në të vërtetë lëviz lart e poshtë si litar.  Dallgët mund të bëjnë qindra kilometra. Ato ngrihen të larta dhe shemben ose “thyhen” kur deti bëhet i cekët.  Cunamit janë dallgë kolosale deri në 50 m të larta, që shkaktohen prej tërmeteve nën det ose nga vullkanet në shtratin e detit.
  • 46.  Në shumicën e brigjeve detare lartësia e ujit ngrihet dhe ulet dy herë në ditë. Këto ndryshime quhen batica dhe zbatica. Ato shkaktohen prej tërheqjes nga Hëna dhe Dielli.  Hëna ndikon mbi detet duke i tërhequr. Ndërsa Toka rrotullohet çdo ditë, detet në anën më afër Hënës ngrihen më lart, duke shkaktuar baticën.
  • 47.  Copëza mbeturinash nga kafshët e ngordhura dhe bimët e kalbura njihen me emrin borë detare. Ato bien poshtë në dyshemenë e detit dhe, me kalimin e kohës, grumbullohen duke krijuar sedimente masive balte dhe llumi të shkrifët. Disa prej këtyre shtresave janë rreth 450 metra të trasha.
  • 48.
  • 49.
  • 50. Thellësia e oqeaneve luhatet në mënyrë të ndjeshme. Oqeani i Jugut, mesatarisht është më i thelli, por një pjesë e mirë e oqeaneve kanë kanione të nënujshme që i përshkojnë kryq e tërthor. Më i thelli nga këto kanione është Mariana Trenç, në Paqësor. Me një thellësi prej 10.920 m, ai e nxë pa frikë malin Everest.
  • 51.
  • 52. Oqeani i thellë është mjedisi më pak i eksploruar dhe më misterioz i botës. është një vend me trysni të lartë, i errët, i egër, aq armiqësor ndaj jetës, saqë vetëm pak krijesa mund të mbijetojnë atje. Ato që munden, janë krijesa të pazakonta, si sepja kolosale me sy të mëdhenj sa koka e një njeriu, peshku që ndriçon në errësirë dhe krimbat gjigantë.
  • 53.
  • 54.  0 m – Zona e Dritës – Në këtë nivel drita e diellit e përshkon ujin, kështu që bimët mund të kryejnë proçesin e fotosintezës (prodhojnë ushqim), gjë që mbështet një gamë të gjerë formash jete  200 m – Zona e Muzgët – Sasi të zbehta të dritës mund ta përshkojnë ujin, por nuk ka dritë të mjaftueshme për të mbështetur fotosintezën.  1015 m – Zona e Errët – Shumë kafshë mbijetojnë në thellësi të errëta. Shtrati i detit është shtëpia e sfungjerëve, kafshëve me guackë, kastravecave të detit dhe krimbave  4000 m – Zona e Pafundme – Me rritjen e thellësisë së ujit, numri i kafshëve që mund të mbijetojnë aty pakësohet. Mbi kafshët që jetojnë aty rëndon shtypja e madhe e ujit.  6154 m – Zona Hadal – Ky është vendi më misterioz në Tokë dhe këtu mund të mbijetojnë vetëm disa krijesa të pazakonta. Për to dihet shumë pak.
  • 55.  Deti i Veriut – Thellësia mesatare 94 m  Oqeani Arktik - Thellësia mesatare 990 m  Deti Mesdhe - Thellësia mesatare 1500 m  Deti i Karaibeve - Thellësia mesatare 2647 m  Oqeani Atlantik - Thellësia mesatare 3330 m  Oqeani Indian - Thellësia mesatare 3890 m  Oqeani Paqësor - Thellësia mesatare 4280 m  Oqeani i Jugut - Thellësia mesatare 4500 m
  • 56.  Jeta në thellësitë oqeanike është tepër e vështirë. Trysnia që ushtron pesha e ujit në fund të oqeanit, temperaturat e ulta dhe errësira, bëjnë që gjallesat të cilat jetojnë në këto thellësi, duhet të zhvillojnë karakteristika të veçanta në mënyrë që të mbijetojnë në këto kushte të skajshme.
  • 57.  Në vitin 1960, eksploruesit Zhak Pikard dhe Don Uollsh ndërmorën një prej udhëtimeve më të vështira e më të rrezikshme të bëra ndonjëherë. Ata u zhytën me një kapsulë zhytëse, të quajtur Trieste, 10 900 metra thellë në Gropën e Marianeve, pika më e thellë e të gjithë oqeaneve. Deri më sot ata mbeten dy personat e vetëm që e kanë bërë këtë udhëtim. Në kontrast me këtë, në Hënë, e cila është 384 000 km larg, kanë shkuar 12 persona.
  • 58.
  • 59.  Thellësitë detare janë një habitat i varfër për pjesën më të madhe të gjallesave të egra, por disa vende arrijnë të mbështesin faunën më të çuditshme të botës. Oxhaqet hidrotermale, të ushqyera nga nxehtësia vullkanike që del nëpër plasaritjet e kores së Tokës, mbajnë gjallë kolonitë e limpetave (molusqe), karkalecave, yjeve të detit, krimbave-tub dhe peshqve.
  • 60.
  • 61.  Studimi i thellësive të oqeanit mbetet një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet shkenca. Ai është një mjedis kaq i rrezikshëm, saqë njerëzit rrallë ndërmarrin aventurën për të shkuar atje. Sot përdoren ROV-et (pajisjet me telekomandë), si Jason, dhe AUV-et (mjetet e pavarura nënujore), si Sentry, që u mundësojnë shkenctarëve ta eksplorojnë shtratin e detit pa u rrezikuar, nga kuverta e anijes.