SlideShare una empresa de Scribd logo
1 de 11
1
UNIVERSITETI I PRIZRETNIT
UNIVERSITY OF PRIZREN
„UKSHIN HOTI“
FAKULTETI JURIDIK
FACULTY OF LAW
PUNIM SEMINARIK
Lënda: Fillet e së drejtës
Tema: Sistemi Parlamentar – Mbretëria e Bashkuar
Profesor: Studentët:
Arben Fetoshi Arbër Susuri
Blendi Katana
Dhjetor 2014, Prizren
2
Përmbajtja:
1. Pjesa hyrëse………………………………………………………………………………3
2. Disa të dhëna për Mbretërinë e Bashkuar ……………………….……………………4
2.1.Të dhëna gjeografike………………………………………………………………….4
2.2. Pak histori………………………………………………………………………….....4
Pjesa e Parë
3. Rregullimi juridik – politik i Mbretërisë së Bashkuar në të kaluarën……………….6
3.1.Faza e parë ( faza e themeleve dhe instalimit të monarkisë shtresore )……………….6
3.2.Faza e dytë ( faza e zhvillimit të monarkisë shtresore mesjetare )……………………6
3.3.Faza e tretë ( faza e Revolucionit Borgjez Anglez )…………………………………..7
Pjesa e Dytë
4. Rregullimi shtetëror – juridik aktual i Mbretërisë së Bashkuar ……………..………9
4.1.Mbreti………………………………………………………………………………….9
4.2.Parlamenti……………………………………………………………………………10
4.2.1. Dhoma e Epërme…………………………………………………………….10
4.2.2. Dhoma e poshtme……………………………………………………………10
4.3.Kabineti Qeveritar……………………………………………………………………10
5. Përfundimet……………………………………………………………………………..11
6. Literatura………………………………………………………………………………..11
3
1. Pjesa hyrëse
Ky punim seminarik me temën ” Sistemi Parlamentar – Mbretëria e Bashkuar” ka për qëllim
që të ofroj sa më shumë të dhëna për sistemin parlamentar në Mbretërinë e Bashkuar.
Parlamentarizmi në Mbrtërin e Bashkuar ka qenë dhe mbetet objekt studimi nga autorë të
ndryshëm ( konstitucionalist ), ngase paraqet fillet e para të parlamentarizmit botëror në kuptimin
e plotë të fjalës dhe aktualisht përbën një nga sistemet parlamentare më funksionale dhe
demokratike.
Parlamentarizmi në Mbrtërin e Bashkuar që nga zanafilla e tij ( 1215 - Magna Karta Libertatum)
gjithmonë ka ardhur duke u formësuar dhe funksionalizuar, rrugëtimi i tij është përshkruar nga
zvogëlimi – t’kurrja e fuqisë vendimmarrëse të mbretit dhe fuqizimi i vendimmarrjes –
kompetencave të parlamentit. Është karakteristike fakti se dydhomësia e parlamentit anglez
daton që nga nga fillimi i shekullit XIV për të vazhduar edhe në kohërat e tanishme. Por gjithë
ky transformim i fuqisë vendimmarrëse dhe ekzekutive, nga sovrani – mbreti tek parlamenti,
është si rezultat i luftës së vazhdueshme të borgjezisë së kohës, shpesh të përgjakshme.
Për të qenë sa më më i plotë, përmbledhës dhe permbajtesor punimi seminarik, pos pjesës
hyrëse ( faqe 3 ) dhe pjesës ku prezentohen disa të dhëna histogjeografike për ( faqe 4 – 6 ) për
Mbrtërin e Bashkuar është ndarë në dy pjesë – kapituj kryesorë. Pjesa e parë ofron të dhëna për
rregullimin juridik – politik të Mbretërisë së Bashkuar në të kaluarën ( faqe 6 – 9 ) ndërsa pjesa
e dytë ofron të dhëna për rregullimin shtetëror – juridik aktual të Mbretërisë së Bashkuar,
konkretisht rolin dhe funksionet e Mbretit, Parlamentit dhe Kabinetit ( faqe 9 – 11 ). Gjithashtu
punimi seminarik ka edhe pjesen përfundimtare ( fq 11 ) dhe në fund pjesën bibliografike ( faqe
11 ).
Literatura bazë e konsultuar për këtë punim seminarik është: Historia e Shtetit dhe e së Drejtës,
e autorëve : Prof.Dr.Hilmi Ismaili dhe Prof.Dr.Fatmir Sejdiu ( Prishtinë, 2002 ) dhe materiali
nga interneti.
4
2. Disa të dhëna shkurt për Mbretërin e Bashkuar
2.1 Të dhëna gjeografike
Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore (Anglisht: United Kingdom of Great Britain
and Northen Ireland (UK)), shpesh e njohur si Mbretëria e Bashkuar, ose Britania është një vend ishullor i
pavarur, i cili gjendet afër bregdetit veri-perëndimor të Europës Kontinentale. Mbretëria e Bashkuar u krijua
nga bashkimi politik i Anglisë, Irlandës Veriore, Skocisë dhe Uellsit dhe përfshin ishullin britanik, pjesën veri-
lindore të ishullit të Irlandës dhe shumë ishuj më të vegjël. Londra është kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar.
Radhitet në kategorinë e shteteve me madhësi mesatare, por për nga numri i popullsisë është një
ndër shtetet e mëdha në Kontinentin e Evropës. Numri i
popullsisë gjatë shekujve ka ndryshuar. Sipas regjistrimit të
fundit të popullsisë, Britania e Madhe ka rrethë 65 milion
banorë dhe radhitet pas Rusisë dhe Gjermanisë, në vendin
e tretë në Evropë. Pjesën dërrmuese të popullsisë e
përbëjnë anglezët me 80%, skocezët me 10%, irlandezët
me 4% uellsianët me 2% dhe të huaj 4%. “Sipërfaqja e
përgjithshme e Britanisë është 244,820 km2 dhe shtrihet
rreth koordinatave gjeografike 54 00 V, 2 00 L. Klima
është e ndikuar nga rrymat e ajrit të shkaktuara në oqean
dhe kryesisht mbizotëron një mot i vranët pothuaj se gjatë
tërë vitit. Relievi i Britanisë përbëhet kryesisht nga një
terren malor i ulët dhe nga rrafshi bregdetar. Në pjesët lindore dhe juglindore, terreni është më
shkëmbor”1.
2.2. Pak histori
Anglia dhe Skocia ekzistonin si vende të ndara sovrane dhe të pavarura me monarkët e tyre dhe
struktura politike qysh nga shekulli i IX – të. Principata, dikur e pavarur, e Uellsit ra nën
kontrollin e monarkëve Anglezë në vitin 1284, por u aneksua formalisht ose u "bashkua" me
Anglinë në vitin 1535 . Zyrtarizimi i “bashkimit” të Anglisë, Skocisë dhe Uellsit u bë përmes
Traktatit të Unionit i cili u zyrtarizua një shekull më vonë dhe u vu në zbatim nga "Aktet e
1.http://sq.wikipedia.org/wiki/Mbret%C3%ABria_e_Bashkuar_e_Britanis%C3%AB_s%C3%AB_Madhe_dhe_Irland%
C3%ABs_s%C3%AB_Veriut
5
Unionit 1707". Ndërsa bashkimi i Mbretërisë së Britanisë së Madhe me Mbretërinë e Irlandës, u
zyrtarizua përmes një traktati tjetër në vitin 1801, duke formuar kështu Mbretërinë e Britanisë
së Madhe dhe Irlandës. “Anglia dhe zhvillimi i saj i përgjithshëm brenda kësaj kohe mund të
periodizohet, ashtu siq e bënë edhe historiogorgafia angleze dhe botërore, në tri faza të
rendësishme : faza e parë, që karakterizohet si fazë e vënjes së themeleve dhe instalimit fillimtar
të monarkisë shtresore dhe që fillon me shekullin XI e zgjatë deri në fund të shekullit XIII; faza e
dytë, që fillon nga fundi i shekullit XIII dhe zgjatë deri në fund të shekullit XV dhe që mund të
cilësohet si fazë tipike e zhvillimit të monarkisë shtresore, mesjetare dhe faza e tretë, e cila fillon
nga fundi i shek. XV apo fillimi i shek. XVI dhe zgjatë deri në gjysmën e dytë të shekullit XVII,
më saktë deri në Luftën Qytetare në Angli, e cila në histori njihet edhe si Revolucion Borgjez
Anglez. Kjo fazë mund të vlerësohet si fazë e monarkisë absolute angleze, po në të njejtën kohë
edhe si fazë brenda së cilës do të bëhen ndryshime të mëdha shoqërore – politike dhë në
marëdhëniet e përgjithshme ekonomike”2. Faza e tretë e zhvillimit shtetëror – juridik të Anglisë,
është karakterizuar me mosmarrveshje,
kundërthënie dhe luftime në mes të monarkut (
mbështetësve të tij ) dhe borgjezisë së re angleze,
përkundër faktit se monarkut iu ishin kufizuar
disa të drejta dhe parlamenti kishte një rol më të
madh në vendimmarrje. Në këtë fazë
kondradiktat ishin aq të thella në mes të
mbretërve – monarkëve dhe baronëve anglezë –
borgjezisë së re ( të cilët e kishin dominimin në
parlament, sa që Mbretëria e bashkuar u përball me dy luftërave qytetare (1642 – 1646) dhe
(1648 – 1649). Pas dy luftërave qytetare në fronin mbretëror do të vije Dinastia Hanoveriane e
princërve gjerman ( Gjorgjit të Parë, të Dytë, të Tretë etj) që do të zgjasë nga viti 1714 – 1820
kur Mbretëria e Bashkuar do të hyjë në një fazë tjetër të zhvillimit të saj shtetëror – juridik. Gjatë
kësaj periudhe fuqia vendimmarrëse e mbretit – monarkut u t’kurrë, ndërsa parlamenti u fuqizua
si organ vendimmarrës dhe rolin e organit ekzekutiv e mori kabineti ministror, ndërsa mbreti për
vendimmarrjet e kabinetit do të informohet nga Minstri i Parë, që në ditët e sotme është
2 Ismaili Hilmi, Sejdi Fatmir, Historia e Shtetit dhe e së Drejtës ( Fakulteti Juridik I Prishtinës), Prishtinë, 2002, fq.
264
6
Kryeministri. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë Monarki kushtetuese - parlamentare, ku
kreu i shtetit është Mbretëresha Elizabeta II; Monarku i Britanisë është njëkohësisht kreu i shtetit
i pesëmbëdhjetë vendeve të tjera të Komonuelthit (ang. Commonwealth), duke e vënë
Britaninë e Madhe në një bashkim personal me këto vende. Posti i kryeministrit, kreut të
ekzekutivit, i përket liderit të partisë politike që arrin të fitojë besimin e shumicës në parlament –
dhomën e poshtme të tij. Kryeministri dhe kabineti i tij emërtohen formalisht nga monarku –
mbreti.
3. Rregullimi juridik – politik i Mbretërisë së Bashkuar në të kaluarën
3.1. Faza e parë
Faza e parë karakterizohet me vënien e themeleve dhe instalimin fillimtar të monarkisë shtresore
dhe që fillon me shekullin XI e zgjat deri në fund të shekullit XIII. Në këtë fazë dallohet
insisitimi i monarkut për forcimin e administratës qëndrore, përkundër fisniksërisë – borgjezisë
së re angleze e cila angazhohej për decentralizimin e këtij pushteti. “ Në këtë fazë duhet vequar
se pikërishtë si rezultat i kësaj lufte që udhëheqnin baronët anglez fillimisht e detyrojnë mbretin
Johan Pa Tok që në vitin 1215 ta nënshkruaj aktin më të rëndësishëm politik – juridik të asaj
kohe jo vetëm në Angli, Magna Carta Libertatum, e cila edhe paraqet modelin e parë të kartës
kushtetuese. Magna Carta Libertatum e kësaj kohe afirmon fuqishëm parimin e përfaqësimit në
organin shtetëror, që në fazën e parë u quajt Magnum Concilium dhe më vonë Parlament” .3
3.2. Faza e dytë
Faza e dytë fillon nga fundi i shekullit XIII dhe zgjat deri në shekullin XV, që mundë të cilësohet
si fazë tipike e zhvillimit të monarkisë shtetërore mesjetare. “Parlamenti anglez i kësaj kohe do të
bëhet ndër bërthamat më të rendësishme për zhvillimin e parlamentarizmit në përgjithësi, aq më
tepër kur ky parlament nga shekulli XIV e këndej do të ketë strukturën e vet dydhomëshe.
Dydhombësia e këtij parlamenti përbëhet prej: Dhomës së Lartë apo Dhomës së Lordëve dhe
Dhomës së Poshtëme apo Dhomës së Komunave e cila përbëhet prej deputetëve – përfaqësuesve
3 Ismaili Hilmi, Sejdi Fatmir, Historia e Shtetit dhe e së Drejtës ( Fakulteti Juridik I Prishtinës), Prishtinë, 2002,
fq.265
7
të zgjedhshëm, që zgjidhesin në njësitë administrative territorial – në kontitë. Mënyra e zgjedhjes
së tyre është përcaktuar që nga vitin 1430.”4
3.3 Faza e tretë
Faza e tretë ( fundi i shekullit XV – gjysma e shekullit XVII ) e cila në histori njihet edhe si
Revolucioni Borgjez Anglez. Kjo fazë vlerësohet si faza e monarkisë absolute angleze por në të
njejtën kohë edhe si fazë brenda së cilës ndodhin ndryshime të mëdha shoqërore, politike,
juridike dhe në marrdhëniet e përgjithshme ekonomike. Kjo fazë do të përshkruhet me qeverisjen
e dy dinastive të njohura angleze: Dinastisë së Tjudorëve ( 1495 – 1603 ) dhe Dinastisë së
Stjuardëve ( 1603 – 1714 ), deri në kohën kur në fronin anglez, pas vdekjes së mbretëreshës Ana,
do të vijnë Dinastia Hanoveriane e princërve gjerman: ( Gjorgji të Parë, të Dytë, të Tretë), që do
të zgjasë për periudhën kohore 1714 – 1820, kur Mbretëria e Bashkuar do të hyjë në një fazë
tjetër të zhvillimit të saj shtetëror dhe juridik. Gjatë kësaj faze në aspektin juridik shtetëror
duhet evidentuar këto momente:
 “ Mbreti Karli I ( 1625 – 1640 ) detyrohet të hartoj dhe nënshkruaj aktin e famshëm
Petition of Rights. Me këtë akt do të bëhet përpjekja e parë serioze për përpacktimin e
kufirit të qartë ndërmjet dy pushteteve: Pushtetit mbretëror, si pushtet ekzekutiv dhe
Pushtetit Legjislativ, që duhej ta ushtronte parlamenti”. 5
 “ Parlamenti, shumicae antarëve të të cilët ishin nga rradhët e borgjezisë dhe tregtarëve
të pasur miratuan heqjen e gjykatës famëkeqe Starchamber dhe Court of High
Comission”.6
 “Heqja e mundësisë së shpërndarjes së parlamentit jashtë vullnetit të tij ( nga mbreti )
dhe detyrimi që ai të thirrej në çdo tri vjet”. 7
 “ Në nëntor të vitin 1641 parlamenti miratoi edhe një akt – Grand Remostrance ( akuzën
e madhe ), në të cilën ishin theksuar të gjitha cënimet e të drejtave të parlamentit dhe të
popullit që ishin bërë me anë të veprimeve të mbretit. Po ashtu, me Grand Remostrance
kërkohej që parlamenti ta mbikqyrte veprimtarinë e zyrtarëve të lartë të cilët i emëronte
4 Ismaili Hilmi, Sejdi Fatmir, Historia e Shtetit dhe e së Drejtës ( Fakulteti Juridik I Prishtinës), Prishtinë, 2002,
fq.265
5 .Po aty fq.270
6. Po aty.fq.271
7. Po aty fq.271
8
kurora mbretërore. Ky akt përmbënte një lloj ultimatumi prej 19 pikash që ishin drejtuar
mbretit nga ana e parlamentit”.8
 “Oliver Kromveli, formoi Gjykatën e Lartë me përbërje prej 135 anëtarësh e cila e
gjykoi dhe e dënoi me vdekje Karlin I.”9
 “ Parlamenti, me këmbënguljen e Oliver Kromvelit e shuan Dhomën e Lordëve. Posti i
mbretit u shua si i padobishëm, i rendë dhe i rrezikshëm për lirinë e popullit. Parlamenti
proklamoi poashtu se Anglia është një Commonwealth i lirë, me të cilin në të ardhmen do
të udhëheqin përfaqësuesit e popullit në parlament … pa Mbret dhe Dhomën e
Lordëve.”10
 “ Në korrik të vitit 1653 Oliver Kramoveli do të shpërndaj parlamentin dhe do të bëjë një
përpjekje për të ndërtuar një parlament të ri. Ky parlament do të ketë gjithsej 144 anëtarë
dhe do të quhet Parlamenti i Bërbonëve, do të zgjat vetëm disa muaj dhe sërish do të
shpërndahet. Më vonë Oliver Kramoveli do të thërras një parlament të ri, që do të
përbëhej prej ithtarëve të tij të dëgjueshëm, me të cilët do të hartoj Kushtetutën që do të
miratohen nga Kromveli. Kjo kushtetutë, që sipas shumë të dhënave do të jetë Kushtetuta
e Parë dhe e fundit e shkruar ( në një tekst unik në Angli ), do të emërtohet “ The
Instrument of Government” – Instrumenti i Qeverisjes.”11
 Më 26 maj 1679 Parlamenti Anglez do të miratoj njërën nga aktet më të rendësishme të
karakterit kushtetues në historinë e Anglisë dhe të njerëzimit. Ky është Habeans Corpus
Amendmend Act, i njohur me shkurtesën Habeas Corpus Act. Ky akt shpeshherë edhe
cilësohet si ligj kushtetues, qëllimin kryesor e kishte për mbrojtjen e personalitetit të
njeriut. Ai parashihte detyrimin e organeve shtetërore ekzekutive, të cilat kishin për
qëllim të burgosnin ndonjë njeri, atij detyrimisht t’ia paraqitnin përpara urdhëresën e
gjykatës për arrest.”12
 “ Akti i quajtur Bill of Rights më 1689 ( Billi mbi të drejtat ), me këtë akt ishte
përcaktuar qartë ndalesa që mbreti mund të nxjerr apo abrogojë ligje pa pëlqimin e
parlamentit. Parlamenti shtrin pushtetin e tij edhe në fushën tatimore dhe atë të financave.
.8 Ismaili Hilmi, Sejdi Fatmir, Historia e Shtetit dhe e së Drejtës ( Fakulteti Juridik I Prishtinës), Prishtinë, 2002, fq.
271
.9 Po aty, fq. 271
10 Po aty, fq. 274
11 Po aty, fq. 275
12.Po aty, fq. 281
9
Në të njejtën kohë mbretit do t’i ndalohet që pa pëlqimin e parlamentit të mbledhë dhe të
mbajë ushtri të rregullt ose të instalojë ndonjë gjykatë me vendimin e tij. Ishte paraparë
që të organizohen zgjedhje të lira për parlament si dhe të mbrohet liria e fjalës në të.
Parlamenti duhet të zgjedhet në qdo tre vjet, me detyrim që edhe tubimi i tij të jetë më i
shpeshtë.”13
 “ Pas vitit 1717, mbreti ( Xhorgji I ) nuk do të marr pjesë dhe udhëheq punën e kabinetit
ministror, për punën e kabinetit do të informohet nga Ministri i Parë. Me momentin e
lartshënuar mund të thuhet se në Angli fillojn një praktikë e re, me të cilën kabineti
ministror, apo qeveritë e ardhshme do të jenë sa më të pavarura ( The king reignis but
does not govern – Mbreti sundon, por nuk qeveris ).”14
4. Rregullimi shtetëror – juridik i Mbretërisë së Bashkuar
Pas zhvilimeve të vrullshme dhe komplekse nëpër të cilat kaloi Mbretëria e Bashkuar nga
Magna Carta Libertatum ( 1215 ) e në vazhdim, përkatësisht gjerë në ditët e sotme, tani më ajo
është formësuar si një monarki kushtetuese me një parlamentarizëm të thekësuar, e cila është
shembull tipik i demokracisë parlamentare në nivel botëror. Në këtë formësim juridik –
kushtetues - shtetëror të Britanisë së Madhe, duhet dalluar disa struktura e organe që përbëjnë
aktualisht boshtin e shtetit : Mbretin, Parlamentin dhe Kabinetin.
4.1.Mbreti
Mbreti padyshim në të gjitha periudhat e zhvilimit dhe konsulidimit të sistemit juridik – politik
dhe shtetëror në Mbretërin e Bashkuar, në aspekin formal – juridik ka qenë subjekti qëndror i
shtetit. Gjithashtu roli vendimmarrës i mbretit në vazhdimësi ka ardhur duke u zbehur dhe
reflektohet me marrjen e një numër të madh kompetencash që i kishte në të kaluarën. Pas
reformave të shumta parlamentare statusi institucional - juridik i mbretit është i paanshëm dhe
politikish i papërcaktuar. Roli i mbretit sot më shumë se asnjëher është ceremonial dhe shumë i
13 Ismaili Hilmi, Sejdi Fatmir, Historia e Shtetit dhe e së Drejtës ( Fakulteti Juridik I Prishtinës), Prishtinë, 2002,
fq.283
14 Po aty, fq. 286
10
kufizuar, por gjithësesi i nderuar nga shtetarët e vendit. Mbreti gëzon të drejtë të jetë i informuar
për të gjitha zhvillimet e rëndësishme në vend përmes Kryeministrit.
4.2. Parlamenti
Parlamenti anglez padyshim është një nga institucionet ligjdhënëse më të respektuara në
historikun e parlamentarizmit botëror, që daton nga koha e Manga Karta Libertatum ( Këshilli i
Madh – 1215, Parlamenti - 1265, në kohën e Simon de Monforit ). Nga viti 1295 Parlamenti i
Mbretërisë së Bashkuar formësohet në dydhomësh ( Dhoma e Lartë apo e Dhoma e Lordëve -
1322 dhe Dhoma e Poshtme apo Dhoma e Komunave -1344 ).
4.2.1. Dhoma e Lartë: Fillimisht ka patur funksionin e organit më të lartë kushtetues – politik në
Angli dhe është përbërë nga “ Magnatët ( pronarët e mëdhenj të tokave, pjestarët e fisnikërisë së
lartë angleze dhe prelatët e kishës angleze ). Me kalimin e kohës fuqia vendimmarrëse e kësaj
dhome është zvogëluar. Sipas Ligjit të posaçëm për Parlamentin i quajtur Parliament Act. të vitit
1911 Dhoma e Epërme ka mundësinë e aplikimit të vetos në miratimin e ligjeve përkatësisht
mund ta refuzoj një ligj vetëm dy herë.
4.2.2. Dhoma e Poshtme : Është bartësja kryesore e jetës politike dhe vendimmarrëse në Angli.
Ajo përbëhet nga përfaqësuesit e zgjedhur përmes zgjedhjeve, me mandat pesë vjeçar, përbërja e
saj është heterogjene. Kjo dhomë e ka marrë fizionominë e vet të plotë nga shekulli XIX. Ajo
miraton ligje, politikat zhvillimore, zgjedh dhe shkarkon kabinetin britanik etj.
4.3. Kabineti qeveritar
Ky organ ndërtohet në bazë të rezultateve zgjedhore parlamentare për Dhomën e Poshtme të
Parlamentit. Kabineti formohet nga partia fituese ( partia që fiton më shumë vende në Dhomën e
Poshtme) . Mbreti me propozimin e partisë fituese formalisht emëron premierin ( kryeministrin )
i cili nxjerr listën e kandidatëve për anëtarët e kabinetit ( listën e ministrave ) bashkë me
programin e punës dhe të qeverisjes, të cilin e shtron para parlamentit – Dhomës së Poshtme.
Kabineti ministror si organ ekzekutiv nxjerr vendime të rëndësishme për shtetin, zbaton politikat
e miratura në parlament duke përfshirë edhe politikën e jashtme, sigurinë, zhvillimin ekonomik,
liritë dhe të drejtat e njeriut etj. Aktualisht kabineti ka kryeministrin dhe 20 ministra të resorëve
të ndryshëm. Për punën e vet përgjigjet para parlamentit.
11
5. Përfundimet :
1. Mbretëria e Bashkuar ka një sistem parlamentar të qeverisjes që bazohet në tradita të
forta demokratike, është monarki parlamentare, origjina e të cilës daton qysh nga koha e
Magna Karta Libertatum 1215.
2. Mbreti në strukturën e organeve shtetërore paraqet nga aspekti formal juridik figurën
qëndrore të shtetit, mirëpo me kalimin e kohës pozicioni i tij është zhveshur nga një
numër i madh kompetencash dhe aktualisht ka funksione më tepër ceremoniale dhe
politikisht është i paanshëm.
3. Parlamenti i Mbretëris së Bashkuar është dydhomësh ( Dhoma e Lartë apo Dhoma e
Lordëve – 1322 dhe Dhoma e Poshtme apo Dhoma e Komunave – 1344 ). Përbërja e
Dhomës së Poshtme është heterogjene.
4. Marrdhëniet juridike dhe kompetencat e Dhomave të Parlamentit Anglez janë të
përcaktuara me Ligjin e Posaçëm të vitit 1911 – Parliament Act.
5. Kabineti, ushtron funksionin udhëheqës dhe mbikqyrës të pushtetit ekzekutiv dhe
kryesohet nga premieri – kryeministri.
6. Kryeministri formalisht nominohet nga Mbreti. Mbreti obligativisht për kryeministër
duhet të nominoj kandidatin nga rradhët e partisë fituese të Dhomës së Poshtme.
7. Rregullimi juridiko – politik i Britanisë së Madhe në formën aktuale të tij të organizimit
është treguar i sukseshëm ngase ajo paraqet një demokraci të konsoliduar, në të cilën
respektohen të drejtat elementare të njeriut, është mundësuar një zhvillim i qëndrueshëm
ekonomik i saj dhe ajo është ndër vendet më të fuqishme në nivel botëror në aspektin :
politike, ushtarake, ekonomike dhe anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të
Kombeve të Bashkuara.
6. Literatura e konsultuar :
1. Ismaili Hilmi, Sejdiu Fatmir, Historia e Shtetit dhe e së Drejtës, Prishtinë, 2002,
2. Rexhepi Fehmi, Demaj Frashër, Historia 8, Prishtinë, 2009,
3. Bajrami Arsim, Demokracia Parlamentare, Prishtinë, 2005
4. Ferati Haxhi, Fila Llambra, Socialdemokracia Europiane dhe Rruga e Tretë, Prizren, 2004
5. Materiale nga Interneti

Más contenido relacionado

La actualidad más candente

Punim Seminarik Esetë - Bajram Sejdiu ( Përshkruese, Shpjeguese, Treguese, Sh...
Punim Seminarik Esetë - Bajram Sejdiu ( Përshkruese, Shpjeguese, Treguese, Sh...Punim Seminarik Esetë - Bajram Sejdiu ( Përshkruese, Shpjeguese, Treguese, Sh...
Punim Seminarik Esetë - Bajram Sejdiu ( Përshkruese, Shpjeguese, Treguese, Sh...bajrambs
 
Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore
Historia e institucioneve juridike dhe shtetëroreHistoria e institucioneve juridike dhe shtetërore
Historia e institucioneve juridike dhe shtetëroreFlorian Murseli
 
Pergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta KushtetuesePergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta KushtetueseLavdrimi91
 
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- ShenimeMbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- ShenimeVerlona Pireci
 
Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve Fitore ZEQIRI
 
E drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialE drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialVerlona Pireci
 
Punim seminarik Qellimet dhe Parimet e Kombeve te Bashkuara
Punim seminarik  Qellimet dhe Parimet e Kombeve te BashkuaraPunim seminarik  Qellimet dhe Parimet e Kombeve te Bashkuara
Punim seminarik Qellimet dhe Parimet e Kombeve te BashkuaraArberSusuri
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJERefik Mustafa
 
Bashkimi Europian -BE
Bashkimi Europian -BEBashkimi Europian -BE
Bashkimi Europian -BEkoralda
 
Projekt Historia e zhvillimit te matematikes.Ervis Cara
Projekt Historia e zhvillimit te matematikes.Ervis CaraProjekt Historia e zhvillimit te matematikes.Ervis Cara
Projekt Historia e zhvillimit te matematikes.Ervis CaraErvis Cara
 
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriutE drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriutDurim Krasniqi
 
Llojet e shkrimit
Llojet e shkrimitLlojet e shkrimit
Llojet e shkrimitMenaxherat
 
Permbledhje Historia e Institucioneve 1
Permbledhje  Historia e Institucioneve 1Permbledhje  Historia e Institucioneve 1
Permbledhje Historia e Institucioneve 1ZuhdiHajzeri
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE Refik Mustafa
 
Okb – organizata e kombeve të bashkuara.
Okb – organizata e kombeve të bashkuara.Okb – organizata e kombeve të bashkuara.
Okb – organizata e kombeve të bashkuara.dearista
 

La actualidad más candente (20)

HYRJE NE DREJTSI
HYRJE NE DREJTSI HYRJE NE DREJTSI
HYRJE NE DREJTSI
 
Punim Seminarik Esetë - Bajram Sejdiu ( Përshkruese, Shpjeguese, Treguese, Sh...
Punim Seminarik Esetë - Bajram Sejdiu ( Përshkruese, Shpjeguese, Treguese, Sh...Punim Seminarik Esetë - Bajram Sejdiu ( Përshkruese, Shpjeguese, Treguese, Sh...
Punim Seminarik Esetë - Bajram Sejdiu ( Përshkruese, Shpjeguese, Treguese, Sh...
 
Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore
Historia e institucioneve juridike dhe shtetëroreHistoria e institucioneve juridike dhe shtetërore
Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore
 
E drejta e punes komplet
E drejta e punes   kompletE drejta e punes   komplet
E drejta e punes komplet
 
Pergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta KushtetuesePergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
 
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- ShenimeMbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
 
Normat juridike
Normat juridikeNormat juridike
Normat juridike
 
Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve
 
E drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialE drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit social
 
Punim seminarik Qellimet dhe Parimet e Kombeve te Bashkuara
Punim seminarik  Qellimet dhe Parimet e Kombeve te BashkuaraPunim seminarik  Qellimet dhe Parimet e Kombeve te Bashkuara
Punim seminarik Qellimet dhe Parimet e Kombeve te Bashkuara
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
 
Bashkimi Europian -BE
Bashkimi Europian -BEBashkimi Europian -BE
Bashkimi Europian -BE
 
Projekt Historia e zhvillimit te matematikes.Ervis Cara
Projekt Historia e zhvillimit te matematikes.Ervis CaraProjekt Historia e zhvillimit te matematikes.Ervis Cara
Projekt Historia e zhvillimit te matematikes.Ervis Cara
 
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriutE drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
 
Llojet e shkrimit
Llojet e shkrimitLlojet e shkrimit
Llojet e shkrimit
 
Permbledhje Historia e Institucioneve 1
Permbledhje  Historia e Institucioneve 1Permbledhje  Historia e Institucioneve 1
Permbledhje Historia e Institucioneve 1
 
Struktura e parlamentit
Struktura e parlamentitStruktura e parlamentit
Struktura e parlamentit
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE
 
Okb – organizata e kombeve të bashkuara.
Okb – organizata e kombeve të bashkuara.Okb – organizata e kombeve të bashkuara.
Okb – organizata e kombeve të bashkuara.
 
E drejta romake
E drejta romakeE drejta romake
E drejta romake
 

Destacado

PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
 PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR” PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”Arianit Zeqiri
 
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese ArberSusuri
 
Fillet e se drejtes
Fillet e se drejtesFillet e se drejtes
Fillet e se drejtesmorinajeta
 
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare ArberSusuri
 
Historia e se Drejtes (1)
Historia e se Drejtes (1)Historia e se Drejtes (1)
Historia e se Drejtes (1)Ferdi Nuredini
 
Zhvillimi i pyetësori për provimin final
Zhvillimi i pyetësori për provimin finalZhvillimi i pyetësori për provimin final
Zhvillimi i pyetësori për provimin finalorionbajrami1
 
Vetinduksioni - Induktiviteti II
Vetinduksioni - Induktiviteti IIVetinduksioni - Induktiviteti II
Vetinduksioni - Induktiviteti IIEra Kerliu
 
Administrative 2
Administrative 2Administrative 2
Administrative 2zogaj
 
Spektrum gelombang elektromagnetik
Spektrum gelombang elektromagnetikSpektrum gelombang elektromagnetik
Spektrum gelombang elektromagnetikWien Adithya
 
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetueseLigjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetueseMiLchee Fetahi
 
Levizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanLevizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanArlinda
 
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit Egzon Doli
 
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleMjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleDonikë Mjaki
 
Universiteti shtetëror i tetovës
Universiteti shtetëror i tetovësUniversiteti shtetëror i tetovës
Universiteti shtetëror i tetovëssemrabuqi
 

Destacado (20)

Funksionet dhe struktura e parlamentit
Funksionet dhe struktura e parlamentitFunksionet dhe struktura e parlamentit
Funksionet dhe struktura e parlamentit
 
PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
 PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR” PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
 
Punimi seminarik
Punimi seminarik Punimi seminarik
Punimi seminarik
 
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese
 
Punim Seminarik
Punim SeminarikPunim Seminarik
Punim Seminarik
 
Fillet e se drejtes
Fillet e se drejtesFillet e se drejtes
Fillet e se drejtes
 
Fillet e se drejtes
Fillet e se drejtesFillet e se drejtes
Fillet e se drejtes
 
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
 
Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarik
 
Historia e se Drejtes (1)
Historia e se Drejtes (1)Historia e se Drejtes (1)
Historia e se Drejtes (1)
 
Zhvillimi i pyetësori për provimin final
Zhvillimi i pyetësori për provimin finalZhvillimi i pyetësori për provimin final
Zhvillimi i pyetësori për provimin final
 
Vetinduksioni - Induktiviteti II
Vetinduksioni - Induktiviteti IIVetinduksioni - Induktiviteti II
Vetinduksioni - Induktiviteti II
 
Administrative 2
Administrative 2Administrative 2
Administrative 2
 
Spektrum gelombang elektromagnetik
Spektrum gelombang elektromagnetikSpektrum gelombang elektromagnetik
Spektrum gelombang elektromagnetik
 
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetueseLigjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
 
Levizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanLevizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkan
 
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
 
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleMjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
 
Universiteti shtetëror i tetovës
Universiteti shtetëror i tetovësUniversiteti shtetëror i tetovës
Universiteti shtetëror i tetovës
 
Dheu
DheuDheu
Dheu
 

Punim seminarik Fillet e se Drejtes - Sistemi parlamentar Mbreteria e Bashkuar

  • 1. 1 UNIVERSITETI I PRIZRETNIT UNIVERSITY OF PRIZREN „UKSHIN HOTI“ FAKULTETI JURIDIK FACULTY OF LAW PUNIM SEMINARIK Lënda: Fillet e së drejtës Tema: Sistemi Parlamentar – Mbretëria e Bashkuar Profesor: Studentët: Arben Fetoshi Arbër Susuri Blendi Katana Dhjetor 2014, Prizren
  • 2. 2 Përmbajtja: 1. Pjesa hyrëse………………………………………………………………………………3 2. Disa të dhëna për Mbretërinë e Bashkuar ……………………….……………………4 2.1.Të dhëna gjeografike………………………………………………………………….4 2.2. Pak histori………………………………………………………………………….....4 Pjesa e Parë 3. Rregullimi juridik – politik i Mbretërisë së Bashkuar në të kaluarën……………….6 3.1.Faza e parë ( faza e themeleve dhe instalimit të monarkisë shtresore )……………….6 3.2.Faza e dytë ( faza e zhvillimit të monarkisë shtresore mesjetare )……………………6 3.3.Faza e tretë ( faza e Revolucionit Borgjez Anglez )…………………………………..7 Pjesa e Dytë 4. Rregullimi shtetëror – juridik aktual i Mbretërisë së Bashkuar ……………..………9 4.1.Mbreti………………………………………………………………………………….9 4.2.Parlamenti……………………………………………………………………………10 4.2.1. Dhoma e Epërme…………………………………………………………….10 4.2.2. Dhoma e poshtme……………………………………………………………10 4.3.Kabineti Qeveritar……………………………………………………………………10 5. Përfundimet……………………………………………………………………………..11 6. Literatura………………………………………………………………………………..11
  • 3. 3 1. Pjesa hyrëse Ky punim seminarik me temën ” Sistemi Parlamentar – Mbretëria e Bashkuar” ka për qëllim që të ofroj sa më shumë të dhëna për sistemin parlamentar në Mbretërinë e Bashkuar. Parlamentarizmi në Mbrtërin e Bashkuar ka qenë dhe mbetet objekt studimi nga autorë të ndryshëm ( konstitucionalist ), ngase paraqet fillet e para të parlamentarizmit botëror në kuptimin e plotë të fjalës dhe aktualisht përbën një nga sistemet parlamentare më funksionale dhe demokratike. Parlamentarizmi në Mbrtërin e Bashkuar që nga zanafilla e tij ( 1215 - Magna Karta Libertatum) gjithmonë ka ardhur duke u formësuar dhe funksionalizuar, rrugëtimi i tij është përshkruar nga zvogëlimi – t’kurrja e fuqisë vendimmarrëse të mbretit dhe fuqizimi i vendimmarrjes – kompetencave të parlamentit. Është karakteristike fakti se dydhomësia e parlamentit anglez daton që nga nga fillimi i shekullit XIV për të vazhduar edhe në kohërat e tanishme. Por gjithë ky transformim i fuqisë vendimmarrëse dhe ekzekutive, nga sovrani – mbreti tek parlamenti, është si rezultat i luftës së vazhdueshme të borgjezisë së kohës, shpesh të përgjakshme. Për të qenë sa më më i plotë, përmbledhës dhe permbajtesor punimi seminarik, pos pjesës hyrëse ( faqe 3 ) dhe pjesës ku prezentohen disa të dhëna histogjeografike për ( faqe 4 – 6 ) për Mbrtërin e Bashkuar është ndarë në dy pjesë – kapituj kryesorë. Pjesa e parë ofron të dhëna për rregullimin juridik – politik të Mbretërisë së Bashkuar në të kaluarën ( faqe 6 – 9 ) ndërsa pjesa e dytë ofron të dhëna për rregullimin shtetëror – juridik aktual të Mbretërisë së Bashkuar, konkretisht rolin dhe funksionet e Mbretit, Parlamentit dhe Kabinetit ( faqe 9 – 11 ). Gjithashtu punimi seminarik ka edhe pjesen përfundimtare ( fq 11 ) dhe në fund pjesën bibliografike ( faqe 11 ). Literatura bazë e konsultuar për këtë punim seminarik është: Historia e Shtetit dhe e së Drejtës, e autorëve : Prof.Dr.Hilmi Ismaili dhe Prof.Dr.Fatmir Sejdiu ( Prishtinë, 2002 ) dhe materiali nga interneti.
  • 4. 4 2. Disa të dhëna shkurt për Mbretërin e Bashkuar 2.1 Të dhëna gjeografike Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore (Anglisht: United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland (UK)), shpesh e njohur si Mbretëria e Bashkuar, ose Britania është një vend ishullor i pavarur, i cili gjendet afër bregdetit veri-perëndimor të Europës Kontinentale. Mbretëria e Bashkuar u krijua nga bashkimi politik i Anglisë, Irlandës Veriore, Skocisë dhe Uellsit dhe përfshin ishullin britanik, pjesën veri- lindore të ishullit të Irlandës dhe shumë ishuj më të vegjël. Londra është kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar. Radhitet në kategorinë e shteteve me madhësi mesatare, por për nga numri i popullsisë është një ndër shtetet e mëdha në Kontinentin e Evropës. Numri i popullsisë gjatë shekujve ka ndryshuar. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, Britania e Madhe ka rrethë 65 milion banorë dhe radhitet pas Rusisë dhe Gjermanisë, në vendin e tretë në Evropë. Pjesën dërrmuese të popullsisë e përbëjnë anglezët me 80%, skocezët me 10%, irlandezët me 4% uellsianët me 2% dhe të huaj 4%. “Sipërfaqja e përgjithshme e Britanisë është 244,820 km2 dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 54 00 V, 2 00 L. Klima është e ndikuar nga rrymat e ajrit të shkaktuara në oqean dhe kryesisht mbizotëron një mot i vranët pothuaj se gjatë tërë vitit. Relievi i Britanisë përbëhet kryesisht nga një terren malor i ulët dhe nga rrafshi bregdetar. Në pjesët lindore dhe juglindore, terreni është më shkëmbor”1. 2.2. Pak histori Anglia dhe Skocia ekzistonin si vende të ndara sovrane dhe të pavarura me monarkët e tyre dhe struktura politike qysh nga shekulli i IX – të. Principata, dikur e pavarur, e Uellsit ra nën kontrollin e monarkëve Anglezë në vitin 1284, por u aneksua formalisht ose u "bashkua" me Anglinë në vitin 1535 . Zyrtarizimi i “bashkimit” të Anglisë, Skocisë dhe Uellsit u bë përmes Traktatit të Unionit i cili u zyrtarizua një shekull më vonë dhe u vu në zbatim nga "Aktet e 1.http://sq.wikipedia.org/wiki/Mbret%C3%ABria_e_Bashkuar_e_Britanis%C3%AB_s%C3%AB_Madhe_dhe_Irland% C3%ABs_s%C3%AB_Veriut
  • 5. 5 Unionit 1707". Ndërsa bashkimi i Mbretërisë së Britanisë së Madhe me Mbretërinë e Irlandës, u zyrtarizua përmes një traktati tjetër në vitin 1801, duke formuar kështu Mbretërinë e Britanisë së Madhe dhe Irlandës. “Anglia dhe zhvillimi i saj i përgjithshëm brenda kësaj kohe mund të periodizohet, ashtu siq e bënë edhe historiogorgafia angleze dhe botërore, në tri faza të rendësishme : faza e parë, që karakterizohet si fazë e vënjes së themeleve dhe instalimit fillimtar të monarkisë shtresore dhe që fillon me shekullin XI e zgjatë deri në fund të shekullit XIII; faza e dytë, që fillon nga fundi i shekullit XIII dhe zgjatë deri në fund të shekullit XV dhe që mund të cilësohet si fazë tipike e zhvillimit të monarkisë shtresore, mesjetare dhe faza e tretë, e cila fillon nga fundi i shek. XV apo fillimi i shek. XVI dhe zgjatë deri në gjysmën e dytë të shekullit XVII, më saktë deri në Luftën Qytetare në Angli, e cila në histori njihet edhe si Revolucion Borgjez Anglez. Kjo fazë mund të vlerësohet si fazë e monarkisë absolute angleze, po në të njejtën kohë edhe si fazë brenda së cilës do të bëhen ndryshime të mëdha shoqërore – politike dhë në marëdhëniet e përgjithshme ekonomike”2. Faza e tretë e zhvillimit shtetëror – juridik të Anglisë, është karakterizuar me mosmarrveshje, kundërthënie dhe luftime në mes të monarkut ( mbështetësve të tij ) dhe borgjezisë së re angleze, përkundër faktit se monarkut iu ishin kufizuar disa të drejta dhe parlamenti kishte një rol më të madh në vendimmarrje. Në këtë fazë kondradiktat ishin aq të thella në mes të mbretërve – monarkëve dhe baronëve anglezë – borgjezisë së re ( të cilët e kishin dominimin në parlament, sa që Mbretëria e bashkuar u përball me dy luftërave qytetare (1642 – 1646) dhe (1648 – 1649). Pas dy luftërave qytetare në fronin mbretëror do të vije Dinastia Hanoveriane e princërve gjerman ( Gjorgjit të Parë, të Dytë, të Tretë etj) që do të zgjasë nga viti 1714 – 1820 kur Mbretëria e Bashkuar do të hyjë në një fazë tjetër të zhvillimit të saj shtetëror – juridik. Gjatë kësaj periudhe fuqia vendimmarrëse e mbretit – monarkut u t’kurrë, ndërsa parlamenti u fuqizua si organ vendimmarrës dhe rolin e organit ekzekutiv e mori kabineti ministror, ndërsa mbreti për vendimmarrjet e kabinetit do të informohet nga Minstri i Parë, që në ditët e sotme është 2 Ismaili Hilmi, Sejdi Fatmir, Historia e Shtetit dhe e së Drejtës ( Fakulteti Juridik I Prishtinës), Prishtinë, 2002, fq. 264
  • 6. 6 Kryeministri. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë Monarki kushtetuese - parlamentare, ku kreu i shtetit është Mbretëresha Elizabeta II; Monarku i Britanisë është njëkohësisht kreu i shtetit i pesëmbëdhjetë vendeve të tjera të Komonuelthit (ang. Commonwealth), duke e vënë Britaninë e Madhe në një bashkim personal me këto vende. Posti i kryeministrit, kreut të ekzekutivit, i përket liderit të partisë politike që arrin të fitojë besimin e shumicës në parlament – dhomën e poshtme të tij. Kryeministri dhe kabineti i tij emërtohen formalisht nga monarku – mbreti. 3. Rregullimi juridik – politik i Mbretërisë së Bashkuar në të kaluarën 3.1. Faza e parë Faza e parë karakterizohet me vënien e themeleve dhe instalimin fillimtar të monarkisë shtresore dhe që fillon me shekullin XI e zgjat deri në fund të shekullit XIII. Në këtë fazë dallohet insisitimi i monarkut për forcimin e administratës qëndrore, përkundër fisniksërisë – borgjezisë së re angleze e cila angazhohej për decentralizimin e këtij pushteti. “ Në këtë fazë duhet vequar se pikërishtë si rezultat i kësaj lufte që udhëheqnin baronët anglez fillimisht e detyrojnë mbretin Johan Pa Tok që në vitin 1215 ta nënshkruaj aktin më të rëndësishëm politik – juridik të asaj kohe jo vetëm në Angli, Magna Carta Libertatum, e cila edhe paraqet modelin e parë të kartës kushtetuese. Magna Carta Libertatum e kësaj kohe afirmon fuqishëm parimin e përfaqësimit në organin shtetëror, që në fazën e parë u quajt Magnum Concilium dhe më vonë Parlament” .3 3.2. Faza e dytë Faza e dytë fillon nga fundi i shekullit XIII dhe zgjat deri në shekullin XV, që mundë të cilësohet si fazë tipike e zhvillimit të monarkisë shtetërore mesjetare. “Parlamenti anglez i kësaj kohe do të bëhet ndër bërthamat më të rendësishme për zhvillimin e parlamentarizmit në përgjithësi, aq më tepër kur ky parlament nga shekulli XIV e këndej do të ketë strukturën e vet dydhomëshe. Dydhombësia e këtij parlamenti përbëhet prej: Dhomës së Lartë apo Dhomës së Lordëve dhe Dhomës së Poshtëme apo Dhomës së Komunave e cila përbëhet prej deputetëve – përfaqësuesve 3 Ismaili Hilmi, Sejdi Fatmir, Historia e Shtetit dhe e së Drejtës ( Fakulteti Juridik I Prishtinës), Prishtinë, 2002, fq.265
  • 7. 7 të zgjedhshëm, që zgjidhesin në njësitë administrative territorial – në kontitë. Mënyra e zgjedhjes së tyre është përcaktuar që nga vitin 1430.”4 3.3 Faza e tretë Faza e tretë ( fundi i shekullit XV – gjysma e shekullit XVII ) e cila në histori njihet edhe si Revolucioni Borgjez Anglez. Kjo fazë vlerësohet si faza e monarkisë absolute angleze por në të njejtën kohë edhe si fazë brenda së cilës ndodhin ndryshime të mëdha shoqërore, politike, juridike dhe në marrdhëniet e përgjithshme ekonomike. Kjo fazë do të përshkruhet me qeverisjen e dy dinastive të njohura angleze: Dinastisë së Tjudorëve ( 1495 – 1603 ) dhe Dinastisë së Stjuardëve ( 1603 – 1714 ), deri në kohën kur në fronin anglez, pas vdekjes së mbretëreshës Ana, do të vijnë Dinastia Hanoveriane e princërve gjerman: ( Gjorgji të Parë, të Dytë, të Tretë), që do të zgjasë për periudhën kohore 1714 – 1820, kur Mbretëria e Bashkuar do të hyjë në një fazë tjetër të zhvillimit të saj shtetëror dhe juridik. Gjatë kësaj faze në aspektin juridik shtetëror duhet evidentuar këto momente:  “ Mbreti Karli I ( 1625 – 1640 ) detyrohet të hartoj dhe nënshkruaj aktin e famshëm Petition of Rights. Me këtë akt do të bëhet përpjekja e parë serioze për përpacktimin e kufirit të qartë ndërmjet dy pushteteve: Pushtetit mbretëror, si pushtet ekzekutiv dhe Pushtetit Legjislativ, që duhej ta ushtronte parlamenti”. 5  “ Parlamenti, shumicae antarëve të të cilët ishin nga rradhët e borgjezisë dhe tregtarëve të pasur miratuan heqjen e gjykatës famëkeqe Starchamber dhe Court of High Comission”.6  “Heqja e mundësisë së shpërndarjes së parlamentit jashtë vullnetit të tij ( nga mbreti ) dhe detyrimi që ai të thirrej në çdo tri vjet”. 7  “ Në nëntor të vitin 1641 parlamenti miratoi edhe një akt – Grand Remostrance ( akuzën e madhe ), në të cilën ishin theksuar të gjitha cënimet e të drejtave të parlamentit dhe të popullit që ishin bërë me anë të veprimeve të mbretit. Po ashtu, me Grand Remostrance kërkohej që parlamenti ta mbikqyrte veprimtarinë e zyrtarëve të lartë të cilët i emëronte 4 Ismaili Hilmi, Sejdi Fatmir, Historia e Shtetit dhe e së Drejtës ( Fakulteti Juridik I Prishtinës), Prishtinë, 2002, fq.265 5 .Po aty fq.270 6. Po aty.fq.271 7. Po aty fq.271
  • 8. 8 kurora mbretërore. Ky akt përmbënte një lloj ultimatumi prej 19 pikash që ishin drejtuar mbretit nga ana e parlamentit”.8  “Oliver Kromveli, formoi Gjykatën e Lartë me përbërje prej 135 anëtarësh e cila e gjykoi dhe e dënoi me vdekje Karlin I.”9  “ Parlamenti, me këmbënguljen e Oliver Kromvelit e shuan Dhomën e Lordëve. Posti i mbretit u shua si i padobishëm, i rendë dhe i rrezikshëm për lirinë e popullit. Parlamenti proklamoi poashtu se Anglia është një Commonwealth i lirë, me të cilin në të ardhmen do të udhëheqin përfaqësuesit e popullit në parlament … pa Mbret dhe Dhomën e Lordëve.”10  “ Në korrik të vitit 1653 Oliver Kramoveli do të shpërndaj parlamentin dhe do të bëjë një përpjekje për të ndërtuar një parlament të ri. Ky parlament do të ketë gjithsej 144 anëtarë dhe do të quhet Parlamenti i Bërbonëve, do të zgjat vetëm disa muaj dhe sërish do të shpërndahet. Më vonë Oliver Kramoveli do të thërras një parlament të ri, që do të përbëhej prej ithtarëve të tij të dëgjueshëm, me të cilët do të hartoj Kushtetutën që do të miratohen nga Kromveli. Kjo kushtetutë, që sipas shumë të dhënave do të jetë Kushtetuta e Parë dhe e fundit e shkruar ( në një tekst unik në Angli ), do të emërtohet “ The Instrument of Government” – Instrumenti i Qeverisjes.”11  Më 26 maj 1679 Parlamenti Anglez do të miratoj njërën nga aktet më të rendësishme të karakterit kushtetues në historinë e Anglisë dhe të njerëzimit. Ky është Habeans Corpus Amendmend Act, i njohur me shkurtesën Habeas Corpus Act. Ky akt shpeshherë edhe cilësohet si ligj kushtetues, qëllimin kryesor e kishte për mbrojtjen e personalitetit të njeriut. Ai parashihte detyrimin e organeve shtetërore ekzekutive, të cilat kishin për qëllim të burgosnin ndonjë njeri, atij detyrimisht t’ia paraqitnin përpara urdhëresën e gjykatës për arrest.”12  “ Akti i quajtur Bill of Rights më 1689 ( Billi mbi të drejtat ), me këtë akt ishte përcaktuar qartë ndalesa që mbreti mund të nxjerr apo abrogojë ligje pa pëlqimin e parlamentit. Parlamenti shtrin pushtetin e tij edhe në fushën tatimore dhe atë të financave. .8 Ismaili Hilmi, Sejdi Fatmir, Historia e Shtetit dhe e së Drejtës ( Fakulteti Juridik I Prishtinës), Prishtinë, 2002, fq. 271 .9 Po aty, fq. 271 10 Po aty, fq. 274 11 Po aty, fq. 275 12.Po aty, fq. 281
  • 9. 9 Në të njejtën kohë mbretit do t’i ndalohet që pa pëlqimin e parlamentit të mbledhë dhe të mbajë ushtri të rregullt ose të instalojë ndonjë gjykatë me vendimin e tij. Ishte paraparë që të organizohen zgjedhje të lira për parlament si dhe të mbrohet liria e fjalës në të. Parlamenti duhet të zgjedhet në qdo tre vjet, me detyrim që edhe tubimi i tij të jetë më i shpeshtë.”13  “ Pas vitit 1717, mbreti ( Xhorgji I ) nuk do të marr pjesë dhe udhëheq punën e kabinetit ministror, për punën e kabinetit do të informohet nga Ministri i Parë. Me momentin e lartshënuar mund të thuhet se në Angli fillojn një praktikë e re, me të cilën kabineti ministror, apo qeveritë e ardhshme do të jenë sa më të pavarura ( The king reignis but does not govern – Mbreti sundon, por nuk qeveris ).”14 4. Rregullimi shtetëror – juridik i Mbretërisë së Bashkuar Pas zhvilimeve të vrullshme dhe komplekse nëpër të cilat kaloi Mbretëria e Bashkuar nga Magna Carta Libertatum ( 1215 ) e në vazhdim, përkatësisht gjerë në ditët e sotme, tani më ajo është formësuar si një monarki kushtetuese me një parlamentarizëm të thekësuar, e cila është shembull tipik i demokracisë parlamentare në nivel botëror. Në këtë formësim juridik – kushtetues - shtetëror të Britanisë së Madhe, duhet dalluar disa struktura e organe që përbëjnë aktualisht boshtin e shtetit : Mbretin, Parlamentin dhe Kabinetin. 4.1.Mbreti Mbreti padyshim në të gjitha periudhat e zhvilimit dhe konsulidimit të sistemit juridik – politik dhe shtetëror në Mbretërin e Bashkuar, në aspekin formal – juridik ka qenë subjekti qëndror i shtetit. Gjithashtu roli vendimmarrës i mbretit në vazhdimësi ka ardhur duke u zbehur dhe reflektohet me marrjen e një numër të madh kompetencash që i kishte në të kaluarën. Pas reformave të shumta parlamentare statusi institucional - juridik i mbretit është i paanshëm dhe politikish i papërcaktuar. Roli i mbretit sot më shumë se asnjëher është ceremonial dhe shumë i 13 Ismaili Hilmi, Sejdi Fatmir, Historia e Shtetit dhe e së Drejtës ( Fakulteti Juridik I Prishtinës), Prishtinë, 2002, fq.283 14 Po aty, fq. 286
  • 10. 10 kufizuar, por gjithësesi i nderuar nga shtetarët e vendit. Mbreti gëzon të drejtë të jetë i informuar për të gjitha zhvillimet e rëndësishme në vend përmes Kryeministrit. 4.2. Parlamenti Parlamenti anglez padyshim është një nga institucionet ligjdhënëse më të respektuara në historikun e parlamentarizmit botëror, që daton nga koha e Manga Karta Libertatum ( Këshilli i Madh – 1215, Parlamenti - 1265, në kohën e Simon de Monforit ). Nga viti 1295 Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar formësohet në dydhomësh ( Dhoma e Lartë apo e Dhoma e Lordëve - 1322 dhe Dhoma e Poshtme apo Dhoma e Komunave -1344 ). 4.2.1. Dhoma e Lartë: Fillimisht ka patur funksionin e organit më të lartë kushtetues – politik në Angli dhe është përbërë nga “ Magnatët ( pronarët e mëdhenj të tokave, pjestarët e fisnikërisë së lartë angleze dhe prelatët e kishës angleze ). Me kalimin e kohës fuqia vendimmarrëse e kësaj dhome është zvogëluar. Sipas Ligjit të posaçëm për Parlamentin i quajtur Parliament Act. të vitit 1911 Dhoma e Epërme ka mundësinë e aplikimit të vetos në miratimin e ligjeve përkatësisht mund ta refuzoj një ligj vetëm dy herë. 4.2.2. Dhoma e Poshtme : Është bartësja kryesore e jetës politike dhe vendimmarrëse në Angli. Ajo përbëhet nga përfaqësuesit e zgjedhur përmes zgjedhjeve, me mandat pesë vjeçar, përbërja e saj është heterogjene. Kjo dhomë e ka marrë fizionominë e vet të plotë nga shekulli XIX. Ajo miraton ligje, politikat zhvillimore, zgjedh dhe shkarkon kabinetin britanik etj. 4.3. Kabineti qeveritar Ky organ ndërtohet në bazë të rezultateve zgjedhore parlamentare për Dhomën e Poshtme të Parlamentit. Kabineti formohet nga partia fituese ( partia që fiton më shumë vende në Dhomën e Poshtme) . Mbreti me propozimin e partisë fituese formalisht emëron premierin ( kryeministrin ) i cili nxjerr listën e kandidatëve për anëtarët e kabinetit ( listën e ministrave ) bashkë me programin e punës dhe të qeverisjes, të cilin e shtron para parlamentit – Dhomës së Poshtme. Kabineti ministror si organ ekzekutiv nxjerr vendime të rëndësishme për shtetin, zbaton politikat e miratura në parlament duke përfshirë edhe politikën e jashtme, sigurinë, zhvillimin ekonomik, liritë dhe të drejtat e njeriut etj. Aktualisht kabineti ka kryeministrin dhe 20 ministra të resorëve të ndryshëm. Për punën e vet përgjigjet para parlamentit.
  • 11. 11 5. Përfundimet : 1. Mbretëria e Bashkuar ka një sistem parlamentar të qeverisjes që bazohet në tradita të forta demokratike, është monarki parlamentare, origjina e të cilës daton qysh nga koha e Magna Karta Libertatum 1215. 2. Mbreti në strukturën e organeve shtetërore paraqet nga aspekti formal juridik figurën qëndrore të shtetit, mirëpo me kalimin e kohës pozicioni i tij është zhveshur nga një numër i madh kompetencash dhe aktualisht ka funksione më tepër ceremoniale dhe politikisht është i paanshëm. 3. Parlamenti i Mbretëris së Bashkuar është dydhomësh ( Dhoma e Lartë apo Dhoma e Lordëve – 1322 dhe Dhoma e Poshtme apo Dhoma e Komunave – 1344 ). Përbërja e Dhomës së Poshtme është heterogjene. 4. Marrdhëniet juridike dhe kompetencat e Dhomave të Parlamentit Anglez janë të përcaktuara me Ligjin e Posaçëm të vitit 1911 – Parliament Act. 5. Kabineti, ushtron funksionin udhëheqës dhe mbikqyrës të pushtetit ekzekutiv dhe kryesohet nga premieri – kryeministri. 6. Kryeministri formalisht nominohet nga Mbreti. Mbreti obligativisht për kryeministër duhet të nominoj kandidatin nga rradhët e partisë fituese të Dhomës së Poshtme. 7. Rregullimi juridiko – politik i Britanisë së Madhe në formën aktuale të tij të organizimit është treguar i sukseshëm ngase ajo paraqet një demokraci të konsoliduar, në të cilën respektohen të drejtat elementare të njeriut, është mundësuar një zhvillim i qëndrueshëm ekonomik i saj dhe ajo është ndër vendet më të fuqishme në nivel botëror në aspektin : politike, ushtarake, ekonomike dhe anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. 6. Literatura e konsultuar : 1. Ismaili Hilmi, Sejdiu Fatmir, Historia e Shtetit dhe e së Drejtës, Prishtinë, 2002, 2. Rexhepi Fehmi, Demaj Frashër, Historia 8, Prishtinë, 2009, 3. Bajrami Arsim, Demokracia Parlamentare, Prishtinë, 2005 4. Ferati Haxhi, Fila Llambra, Socialdemokracia Europiane dhe Rruga e Tretë, Prizren, 2004 5. Materiale nga Interneti