Publicidad
Shlyerëset e Gjynaheve
Shlyerëset e Gjynaheve
Shlyerëset e Gjynaheve
Shlyerëset e Gjynaheve
Publicidad
Shlyerëset e Gjynaheve
Shlyerëset e Gjynaheve
Shlyerëset e Gjynaheve
Shlyerëset e Gjynaheve
Shlyerëset e Gjynaheve
Publicidad
Shlyerëset e Gjynaheve
Shlyerëset e Gjynaheve
Shlyerëset e Gjynaheve
Shlyerëset e Gjynaheve
Próximo SlideShare
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçiParalajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
Cargando en ... 3
1 de 13
Publicidad

Más contenido relacionado

Publicidad

Shlyerëset e Gjynaheve

  1. Hytbja e parë: Lavdia i takon Allahut, Atë e falenderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë strehim tek Allahu nga e keqja e veteve dhe veprave tona. Atë që Allahu e udhëzon, nuk ka kush e humbet, ndërsa atë që Allahu e humbet, nuk ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut të Vetëm e të pashok, dhe se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij. Më pas.. Vërtetë fjala më e mirë është Fjala e Allahut, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Punët më të këqija janë ato të shpikura, ku çdo shpikje është bidat, çdo bidat është humbje dhe çdo humbje është në Zjarr. Më pas.. Robër të Allahut! Meqë gjynahu dhe gabimi janë prej dobësive të patjetërsueshme të njëriut, Allahu i Lartësuar me mirësinë dhe mëshirën e Tij, i ka ligjëruar robërve të Tij disa gjëra, që me anë të tyre t’i shlyejne gjynahet dhe tua falë gabimet e tyre, pasi gjynahet e shkatërrojnë robin në Dynjanë dhe Ahiretin e tij; kjo nëse Allahu nuk e përfshin me mëshirën e Tij, përndryshe do të jetë prej të falimentuarve dhe të humburve. Shlyerësja më e madhe e gjynaheve është përmbushja e Teuhidit. Kush e përmbush Teuhidin siç e ka ligjëruar
  2. Allahu, do të hyjë në Xhenet pa dhënë llogari dhe pa ndëshkim. Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem iu shfaqën popujt, dhe pau një pejgamber ku bashkë me të ishin disa veta, pau një pejgamber me një apo dy veta, dhe pa pejgamberin që nuk kishte me vete asnjë njeri. Pastaj, pa një popull të madh, ndaj mendoi se ishte ymeti i tij. Atij iu tha se ky ishte Musai dhe ymeti i tij, mirëpo shiko në horizont. Kur shikoi, pau një ymet shumë të madh, dhe u përgezua se ky ishte ymeti i tij, ku ndër ta ishin shtatëdhjetë mijë veta që do të hyjnë në Xhenet pa dhënë llogari dhe pa u ndëshkuar. Pastaj ai alejhis-salatu ues-selam lajmëroi, se ata janë të cilët: ‫ن‬‫و‬‫ربهمذيتمكت‬ ‫نمروعلم‬‫و‬‫يسيرت‬ ‫م‬ ‫مذنيترونمر‬ ‫مذيتطيرونمر‬ ‫الذيم‬ ‫هم‬ “nuk kërkojnë t’u bëhet rukje, nuk mjekohen me hekur, nuk bëjnë ogur, dhe tek Zoti i tyre mështeten.” Dmth janë ata që e kanë përmbushur Teuhidin; zemrat e tyre nuk anojnë vetëm se nga Allahu azze ue xhel-le, për shkak të besimit të madh që kanë tek Ai, dhe mbështëtjes së sinqertë tek Allahu. Nga Enesi radijAllahu anhu se ka thënë: kam dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem duke thënë: ‫ل‬ َ ‫ال‬َ‫ع‬ َ ‫مت‬ُ‫مهللا‬ َ‫ال‬ َ ‫ر‬ : ‫م‬ َ ‫ك‬ ُ ‫ي‬ْ‫ي‬ َ ‫ت‬ َ ‫مأل‬ ً ‫ا‬ َ ‫ئ‬ْ‫ي‬ َ ‫مش‬ ْ‫ي‬ِ‫كمب‬ِ‫ر‬ ْ ‫ش‬ ُ ‫ت‬ َ ‫م‬ْ‫ي‬ ِ‫ن‬ َ ‫ي‬ْ‫ي‬ِ‫ماق‬ َّ‫ه‬ ُ ‫امث‬َ‫اذ‬ َ ‫ت‬ َ ‫مخ‬ ِ ‫ض‬ْ َ ‫مألا‬ ِ ‫ب‬ َ‫ر‬ِ‫ق‬ِ‫مب‬ْ‫ي‬ ِ‫ن‬ َ ‫ي‬ْ‫ي‬ َ ‫ت‬ َ ‫تمأ‬ َ ‫ا‬ ‫ن‬ ً َ‫ر‬ِ‫غ‬ َ ‫ام‬َ‫ب‬ِ‫ر‬ َ‫ر‬ِ‫ق‬ِ‫ب‬
  3. “Ka thënë Allahu i Lartësuar: O bir i Ademit, sikur të vish tek Unë me gjynahe sa toka, pastaj të më takoje pa më bërë shirk, do të të vija me po aq falje.” Prej shlyerëseve të gjynaheve, është pendimi (bërja teube) tek Allahu azze ue xhel-le. Ajo është obligim për atë që ka rënë në gjynah, dhe ai duhet të shpejtojë të pendohet me sinqëritet dhe besnikëri. Thotë Allahu azze ue xhel-le: ‫ن‬ َ ‫و‬‫ت‬ ُ ِ ْ ‫غ‬ ُ ‫مت‬ ْ‫ه‬ ُ ‫ن‬ َّ ‫ك‬َ‫ع‬ َ ‫ما‬ َ ‫و‬‫ت‬ ُ ِ ْ ُ ْ ‫ا‬ ‫ام‬َ‫ب‬‫ُّي‬ َ ‫مأ‬ ً ‫يعا‬ِ َ ‫م‬ ِ َّ ‫اك‬ ‫لم‬ َ ‫ل‬ِ‫م‬ ‫ت‬ُ‫تو‬ ُ ‫ت‬َ ‫ر‬ “Dhe pendohuni të gjithë tek Allahu o besimtarë, që të arrini shpëtimin!” [en-Nur: 31]. Pendimi besnik dhe i sinqertë, është ai i bërë vetëm për hir të Allahut, dhe jo për syfaqësi dhe famë. Poashtu pendimi duhet të shoqërohet me pishman; pendimi pa pishman nuk është pendim, pasi kjo tregon se nuk e ka ndjerë gabimin, ndërsa në hadith thuhet: ‫ن‬ ‫ٌة‬ َ‫و‬ْ ‫ت‬ َ ‫مت‬ُ َ َّ ‫ا‬ “Pishmani është pendim.” Gjithashtu gjynahun duhet ta braktisësh patjetër; kush pretendon se është penduar dhe vazhdon me gjynah, i tilli nuk është i sinqertë në pendimin e tij. Nëse gjynahu ka të bëjë me të drejtën e ndonjë njeriu tjetër, të cilit i ke bërë padrejtësi në pasurinë apo nderin e tij,
  4. atëherë pendimi nuk plotësohet vetëm se duke ia kthyer të drejtën (hakun) pronarit, ose duke i kërkuar hallallëk për atë gjë, duke u bazuar në hadithin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: ‫ن‬ُ َ ْ ِ‫مو‬ ْ َ ‫اى‬ َ ‫مم‬ ْ ‫ي‬ َ ‫مل‬ ‫ل‬ َّ ‫ك‬ َ‫ح‬ َ ‫ي‬َ‫ي‬ ْ ‫ك‬ َ ‫مف‬ ْ ‫ي‬ِ ‫م‬ ‫ٌة‬ َ َ ‫ك‬ ْ ‫ظ‬ َ ‫م‬ ِ ‫ي‬ ِ ‫خ‬ َ ‫مأ‬ ‫م‬ ‫ن‬ ْ ‫و‬ َ ‫مأ‬ َ‫ل‬ْ َ ‫مر‬َ ْ ‫ت‬َ‫ي‬ ْ ‫ا‬ ‫م‬ ‫ن‬ ‫م‬ َ َ ‫مر‬‫ٌة‬ ‫ا‬ َ ‫ذ‬ ِ‫مد‬ ُ ‫و‬‫ت‬ ُ ‫ن‬َ‫مذ‬ َ ‫ن‬‫ٌة‬‫ه‬ َ ْ ِ‫د‬ “Kush i ka bërë padrejtësi vellaut të tij, le t’i kërkojë hallallëk sot, para se mos të ketë as dinar dhe as dirhem.” Prej shlyerëseve të gjynaheve, janë pesë namazet e ditës, Xhumaja deri në Xhumanë tjetër, Ramazani deri në Ramazanin tjetër, umra deri në umren tjetër; me këto vepra të mira, Allahu shlyen me to gjynahet që janë bërë mes tyre, nëse [njeriu] nuk bën gjynahe të mëdha. Kush i kryen këto (vepra) dhe i largohet gjynaheve të medha, Allahu i shlyen përmes tyre gjynahet e vogla, si mirësi dhe mëshirë prej Tij. Prej shlyerëseve të gjynaheve, është thënia kur e dëgjon ezanin: ‫ا‬ ‫م‬ ‫مأوم‬ ‫أشه‬ ‫مباهللم‬ ‫ضي‬ ‫نم‬ ‫ستا‬ ‫مر‬ ‫مو‬ ً ‫ح‬ ‫مرأوم‬ ‫مشريكما‬ ‫م‬ ‫مهللامرح‬ ‫ا‬ ً ‫مدذ‬ ‫نمرواإلسال‬ ً ‫ست‬ ‫م‬ ‫ح‬ ‫انمرو‬ً‫و‬ “Eshhedu en la ilahe il-lAllah uahdehu la sherike leh, ue eshhedu enne Muhammeden abduhu ue resuluhu, radijtu
  5. bil-lahi rabben, ue bi Muhammedin resulen, ue bil Islami dinen.”1 [Transmeton Muslimi]. Prej shlyerëseve të gjynaheve, është edhe abdesi siç e ka ligjeruar Allahu dhe e ka sqaruar Pejgamberi ynë sal- lAllahu alejhi ue sel-lem. Nëse robi merr abdes dhe lanë fytyrën e tij, i dalin gjynahet që ka parë me sytë e tij. Nëse lanë duart, i dalin gjynahet që ka bërë me duart e tij. Nëse i lanë këmbët e tij, i dalin gjynahet që ka ecur drejt tyre me këmbët e tij, derisa të dalë i pastër nga gjynahet, sikurse është vërtetuar nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel- lem. Prej shlyerëseve të gjynaheve, dhe prej veprave që e bëjnë obligim hyrjen në Xhenet, është falja e dy rekateve me përulje pas abdesit të mirë dhe të bukur. Nga Zejd ibn Khalid el Xhuhenij, radijAllahu anhu, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: ‫م‬ ِ ِ ْ ‫ى‬ َ ‫مذ‬ ْ ‫ي‬ِ ‫م‬َ َّ َ ‫ق‬ َ ‫امت‬ َ ‫م‬ُ َ ‫ما‬َ‫ر‬ِ‫غ‬ ُ ‫امغ‬ َ ِ‫يب‬ِ‫ف‬‫تم‬ُ‫ه‬ ْ ‫ي‬َ‫م‬ ‫م‬ ِ ‫و‬ْ‫ط‬ َ ‫ي‬َ‫ع‬ ْ ‫ل‬َ ‫لم‬ َّ ‫ع‬َ‫مص‬ َّ‫ه‬ ُ ‫مث‬َ‫تء‬ُ‫ض‬ُ ‫ت‬ ْ ‫ا‬ ‫م‬ َ ‫ي‬ َ ‫ي‬ ْ‫ح‬ َ ‫أ‬ َ ‫مف‬ َ ‫أ‬َّ‫ض‬َ ‫ت‬ َ ‫مت‬ ْ ‫ي‬ َ ‫ن‬َ‫ر‬ َّ ‫خ‬ َ ‫أ‬ َ ‫امت‬ َ َ ‫نمر‬ “Kush merr abdes në formën më të mirë, pastaj i falë dy rekate pa gabuar në to, i falen gjynahet që ka bërë më përpara.” [Transmeton Ebu Daudi]. 1 Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, dhe se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij. Jam kënaqur me Allahun Zot, me Muhamedin Pejgamber, dhe me Islamin Fe.
  6. Prej shlyerëseve të gjynaheve, është edhe vajtja në xhami duke ecur, pasi për çdo hap që e bën, Allahu të shkruan një shkallë, dhe të fshin një të keqe. O rob i Allahut! Kur e dëgjon ezanin dhe merr abdes, pastaj ecën për në namaz, dhe pas kësaj falesh me xhemat, Allahu t’i falë ty gjynahet. Në sahihun e Ibën Huzejmes, se i Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: ‫ي‬ َ ‫ن‬ َ ‫أ‬َّ‫تتض‬ ‫ن‬ َ ‫ب‬ ‫فأس‬ ‫ن‬َ‫اتضتء‬ ‫ن‬ ‫ن‬َّ‫ثه‬ ‫ى‬ ‫ش‬ َ ‫م‬ُ َ ‫ما‬َ‫منمغغر‬ ِ ‫ا‬ ‫مإلا‬ َ‫ع‬ ‫ام‬ َّ ‫مفصال‬ ٍ ‫يتو‬ ْ ‫ن‬ َ ‫م‬ٍ‫للمصال‬ ‫ن‬ُ ُ ‫ذى‬ “Kush merr abdes dhe e plotëson atë, pastaj shkon duke ecur për të falur namazin me xhemat, dhe e falë atë me imamin, i falen gjynahet e tija.” Prej shlyerëseve të gjynaheve, është edhe thënia “Amin” pasi imami të thotë: “Ue led-dal-lijn”. Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: ‫ذ‬ ‫رال‬ ‫ن‬ُ ‫ا‬ ‫إلا‬ : ‫غطي‬ ‫م‬ ُ ‫مرتا‬ َ ‫فق‬ ‫يمر‬ ‫م‬ ‫طونمفإى‬ ‫مآ‬ ‫اضااطومفقتات‬ ‫م‬ ‫ضتبموكيبهمر‬ ‫ا‬ ِ ‫يمذى‬ ‫م‬َ َّ ‫امتق‬ ‫م‬ ‫ما‬َ‫ر‬ِ‫غ‬ ُ ‫نمغ‬ ِ ‫االئن‬ ‫م‬ َ‫ل‬‫رت‬ “Nëse imami thotë: ghajril maghdubi alejhim ue led-d- dal-lijn, atëherë thoni “Amin”, pasi kujt t’i përputhet
  7. thënia e tij me thënien e melaikeve, i falen atij gjynahet e bëra më parë.” [Muttefekun alejhi]. Prej shlyerëseve të gjynaheve, është edhe prezantimi i namazit të xhumasë, dhe heshtja kur flet ligjëruesi. Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu, se Pejgamberi sal- lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: ‫ي‬ ‫أ‬َّ‫تتض‬ ‫فأحيي‬ ‫ن‬َ‫اتضتء‬ . ‫ن‬َّ‫ثه‬ ‫ى‬ َ ‫أت‬ ‫ن‬ َ ‫ع‬ ‫ال‬ ‫م‬ ‫امبي‬ ‫م‬ ‫ما‬‫ر‬‫غ‬ ُ ‫مغ‬ ‫عمرأىص‬ ‫فاسي‬ ‫روطو‬ ‫ن‬ِ ‫ع‬ ‫ال‬ . ‫م‬ ٍ ‫ا‬َّ‫مأذ‬ ِ ‫مثالث‬ ُ ‫ياد‬‫ز‬‫ر‬ ‫ن‬. ‫ا‬ ‫ما‬ ‫ىمفق‬ َ‫ص‬ ‫ا‬ ‫م‬ َّ ‫س‬ ‫يم‬ ‫ر‬ “Kush merr abdes në formën më të mirë, pastaj shkon për në xhuma, e dëgjon me vëmendje hytben dhe hesht, i falen gjynahet mes asaj xhumaje dhe tjetrës, si dhe tre ditë më shumë, ndërsa ai që luan me guraleca e ka humbur vlerën e xhumasë.” [Transmeton Muslimi]. Prej shlyerëseve të gjynaheve, dhe prej fshirëseve të gabimeve, janë disa vepra që i bën me gjuhën tënde pa pasur lodhje apo vështirësi. Sa të lehta që janë ato, për ata që ia ka lehtësuar Allahu. Prej tyre është leximi i Kuranit, pasi ai do të ndërmjetësojë për lexuesin e tij, derisa Allahu t’ia falë gjynahet atyre [lexuesve të Kuranit], e t’i fusë në Xhenet me lejen Tij. Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu, se Pejgamberi sal- lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
  8. ‫ن‬َّ ‫و‬ ‫ن‬ ً ‫ست‬ ‫في‬ ‫ن‬ِ ‫اقرآو‬ ‫ن‬ َ ‫و‬‫ثالثت‬ ‫ن‬ ً ‫آذ‬ ‫نمرهيم‬ ‫ما‬َ‫ر‬ِ‫غ‬ ُ ‫محتىمغ‬ ٍ ‫ل‬ ُ َ‫ر‬ِ‫ما‬ ْ َ‫ع‬ َ ‫غ‬ َ ‫؛مش‬ ‫ن‬: ‫م‬ِ ِ َ‫ي‬ِ‫يمب‬ ِ‫ل‬ َّ ‫ا‬ ‫م‬ َ ‫ك‬َ ‫ا‬َ َ ‫ت‬ ‫ن‬ُ ‫ك‬ ْ ‫ك‬ ُ ْ ‫ا‬ “Është një sure në Kuran me 30 ajete, e cila ndërmjetëson për një burrë derisa ai të falet. Ajo është: tebareke el-ledhij bijedihi el mulk2 .” Prej tyre janë tesbihet. Në hadith të saktë nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë: ‫ي‬ ‫رال‬ : ‫حاو‬ ‫س‬ ‫ن‬ِ‫هللا‬ ‫ر‬ ِ ‫بح‬ ‫من‬ ‫مختاذا‬ ‫مو‬ َّ ‫ت‬ ُ‫منمح‬ٍ‫ر‬ ‫م‬ َ ‫ائ‬ ‫م‬ ٍ‫نمفيمذت‬ ‫ر‬ ‫م‬ ‫ومماى‬ ‫ن‬ِ‫حر‬ ‫ا‬ ‫م‬ ِ َ‫و‬َ ‫ز‬‫م‬ َ‫مل‬ “Kush thotë: subhanAllahi ue bihamdihi 100 herë në ditë, i fshihen atij gjynahet, edhe nëse janë sa shkuma e detit.” [Muttefekun alejhi]. Prej tyre është edhe një dua e lehtë që e thua kur ngrihesh nga një mexhlis, edhe nëse është mexhlis bindjeje dhe adhurimi [ndaj Allahut]. Në një hadith nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel- lem ka thënë: ‫ي‬ ‫كس‬ ‫في‬ ‫ن‬ٍ ‫مكس‬ ‫ن‬َ ‫لمأومذقت‬ ‫مفقالمر‬ ُ ‫ت‬ َ ‫ما‬ ‫مفي‬‫ي‬ ُ ‫فنك‬ ‫ي‬ ‫حاىكم‬ ‫مذاكمس‬ ِ ‫مكي‬ ‫ام‬ ‫م‬ ‫ما‬َ‫ر‬ِ‫غ‬ ُ ‫مغ‬ ‫ايكم‬ ‫م‬ ُ ‫كمرأتتب‬ُ‫غر‬ ‫مأسي‬ َ ‫مأى‬ ‫م‬ ‫ا‬ ‫م‬ ‫مأوم‬ ُ ‫كمأشه‬ ِ ‫مروح‬ َّ‫اكهه‬ ‫ماو‬ ‫في‬ ‫مذاك‬ ِ ‫مكي‬ 2 “Qoftë i lartësuar Ai, në dorën e të Cilit është sundimi.” [el Mulk: 1].
  9. “Kush ulet në një mexhlis ku fliten shumë fjalë boshe, dhe para se të ngrihet prej atij mexhlisi thotë: subhanekAllahumme ue bi hamdike, ue esh’hedu en la ilahe il-la ent, estaghfiruke ue etubu ilejk3 , vetem se i falen çfarë ka bërë në atë mexhlis.” [Transmeton Ebu Daudi dhe Tirmidhiu]. Prej shlyerëseve të gjynaheve, është edhe Ihsani dhe bamirësia ndaj krijesave me besnikësi, sinqeritet dhe mëshirë, siç e ka falur Allahu azze ue xhel-le imarolen izraelite, e cila i dha një qeni të etur të pijë ujë. Allahu u kënaq me të, e shpërbleu duke e falur, dhe e futi në Xhenet. Shikoje gjynahun sa i madh e sa i pisët ishte, si dhe sa krim i shëmtuar që ishte, pastaj shiko si Allahu e fali atë për bamirësinë e saj ndaj një kafshe. Çfarë mund të themi për atë që është bamirës me sinqeritet ndaj Allahut, me ndonjë të afërm të varfër, apo me ndonjë fshqinj të mjerë, apo e ngjashme me këtë. Shpërblimi padyshim është i madh, mirëpo krejt çeshtja qëndron tek sinqeriteti ndaj Allahut të Vetëm. Allahu më bekoftë mua dhe ju me Kuranin Madhështor, më dhëntë dobi mua dhe ju me ajetet dhe përkujtimet e urta që ka në të. Them atë që dëgjuat, i kërkoj falje Allahut të Madhëruar për mua dhe për ju nga çdo gjynah, andaj edhe ju kërkojini Atij falje, vërtetë Ai është Falësi i Madh dhe Mëshirëploti. 3 I lartësur dhe lavdia të takon Ty o Zot, dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje, Ty të kërkoj falje, dhe tek Ti pendohem.
  10. Hytbja e dytë: Lavdia i përket Allahut, salavatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që e ndoqën udhëzimin e tij. Më pas.. Robër të Allahut! Prej shlyerëseve të gjynaheve, janë edhe shkaqet ku robi nuk ka gjë në dorë. Kjo është prej mëshirës së Allahut, si goditja me sëmundje, vuajtje, ankthe, merzitje apo fatkeqësi, të mëdhaja apo të vogla qofshin; këto janë prej gjërave që Allahu i shlyen gjynahet përmes tyre. Nga Xhabir ibën Abdullah, radijAllahu anhuma, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem hyri tek Ummus- Seib, apo tek Ummus-Sejjib dhe i tha: ‫م‬ ِ ‫ايائب‬ ‫م‬َّ ‫م؟مذامأ‬ ِ ‫ك‬ َ ‫اا‬ ‫!ن‬ ‫ن‬ِ ‫ب‬َّ‫يي‬ ُ ‫ا‬ ‫م‬َّ ‫أرمذامأ‬ ! ‫ن‬ َ ‫فطو‬ِ‫س‬ ْ ‫ف‬َ‫س‬ ُ ‫ت‬ ‫؟م‬ ‫"ن‬ ‫م‬ ‫راا‬ ‫ن‬: ‫ىم‬ َّ ‫ا‬ ‫ن‬. ‫مفيبام‬ُ‫كمهللا‬ ‫مبا‬ ‫ن‬. ‫فقالم‬ ‫"ن‬ ‫ىم‬ َّ ُ ‫ا‬ ‫يم‬ ِ ّ‫ب‬ ُ ‫متي‬ ‫ن‬. ‫م‬َ ‫مختاذامبنيمآد‬ ُ ‫ب‬ ِ ‫ل‬ ُ ‫فإنبامت‬ ‫ن‬. ‫م‬ َ ‫ث‬ ‫مخ‬ُ‫طي‬ ِ‫ان‬ ‫م‬ ُ ‫ب‬ ‫ل‬ُ‫امذ‬ ‫ل‬ ‫ن‬ِ ‫ذ‬ ‫ا‬ “Çfarë ke o Ummus-Seib, apo Ummus-Sejjib që dridhesh?!” Ajo tha: Ethet, Allahu mos i begatoftë! I tha: “Mos i shaj ethet, pasi ato i largojnë gjynahet e bijve të Ademit, siç e largon gjyryku ndryshkun e hekurit.” [Transmeton Muslimi].
  11. Nga Aishja radijAllahu anha se ka thënë: Pejgamberi sal- lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: ‫ا‬ ‫ن‬ُ ‫ذصيب‬ ‫ن‬َ ‫ي‬ ‫ا‬ ‫ي‬ ‫ن‬ٍ ‫شتل‬ ‫مو‬ َّ ‫منمأرمحط‬ ً ‫مربامد‬ُ‫مهللا‬ ‫فع‬ ‫م‬ َّ ‫امفترهامنم‬ ‫ف‬ ‫مربا‬ ‫ن‬ ‫ن‬ ً ‫ختيئ‬ “Kur sprovohet besimtari me një gjëmb apo me më shumë, Allahu e ngre një shkallë më lart, ose ia fal një gjynah.” [Transmeton Muslimi]. Robër të Allahut! Shejhul Islam Ibën Tejmije ka përmendur shlyerëset e gjynaheve, dhe se ato janë dhjetë shkaqe. Ai i ka shtjelluar ato, dhe permbledhja e tyre është se ka thënë: “Argumentet nga Kurani dhe Suneti tregojnë se ndëshkimi i gjynaheve, largohet nga robi me dhjetë shkaqe: E para: pendimi (bërja teube); dhe për këtë është rënë dakort mes muslimanëve. E dyta: istighfari (kërkimi falje Allahut). E treta: veprat e mira që shlyejnë gjynahet. E katërta që largon ndëshkimin: lutja e besimtarëve për besimtarin. E pesta: ajo që veprohet për të vdekurin prej punëve të mira.
  12. E gjashta: Shefati (ndërmjetësimi) i Pejgamberit sal- lAllahu alejhi ue sel-lem, si dhe ndërmjetësimi i të tjerëve përveç tij, për gjynahqarët në Ditën e Gjykimit. E shtata: fatkeqësitë me anë të cilave Allahu i shlyen gjynahet në dynja. E teta: ajo çfarë ndodh në varr, prej sprovave, ngushtimit dhe frikës; vërtetë këto prej shlyerëseve të gjynaheve. E nënta: lemëritë, vuajtjet dhe tmerret e Dites së Kiametit. E dhjeta: mëshira e Allahut dhe falja e Allahut, pa bërë njerëzit ndonjë shkak.” ‫م‬ُ‫ر‬ِ‫غ‬ ْ َ‫م‬ َ َّ ‫اك‬ ‫م‬ َّ ‫و‬ِ‫ۚم‬‫م‬ ِ َّ ‫اك‬ ‫م‬ ِ َ ْ‫ح‬َّ ‫يم‬ِ ‫م‬ ‫ت‬ ُ ‫ت‬ َ ْ ‫ق‬ َ ‫مت‬ َ ‫م‬ ْ‫ه‬ِ‫ه‬ ِ ‫ي‬ ُ ‫ىغ‬ َ ‫مأ‬ٰ‫ل‬ َ ‫ع‬َ‫مو‬ ‫ت‬ ُ ‫ف‬َ‫ر‬ ْ ‫س‬ َ ‫مأ‬ َ ‫ذي‬ ِ‫ل‬ َّ ‫ا‬ ‫م‬ َ‫ي‬ ِ‫اد‬َ ِ‫امو‬َ‫مذ‬ ْ‫ل‬ ُ ‫ر‬ ‫ن‬ُ‫يه‬ ِ ‫ح‬َّ‫ار‬ ‫م‬ ُ‫ت‬ ُ ‫غ‬ َ ْ ‫ا‬ ‫م‬َ‫ت‬ ُ ‫م‬ُ َّ ‫ى‬ِ‫ۚم‬‫م‬‫ا‬ً‫يع‬ِ َ ‫م‬ َ ‫تب‬ ُ ‫ى‬ ‫ُّي‬ ‫ال‬ “Thuaj: O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.” [ez-Zumer: 53]. O Zot, na i fal ne gjynahet tona, neglithencën tonë në punët tona, na bëj të qëndrueshëm, dhe na ndihmo mbi popullin mosbesimtar! O Zot, na jep të mira në dynja, na jep të mira në Ahiret, dhe na ruaj nga ndëshkimi i Zjarrit!
  13. O Zot, na fal ne dhe prindërit tanë, fali ata o Zoti i krijesave! O Zot, pranoje prej nesh, vërtetë Ti je Dëgjuesi dhe i Gjithëdituri! Na e prano lutjen, vërtetë Ti je Dëgjuesi dhe i Gjithëdituri! Salavatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed. Përktheu: Besmir Cacani Shkodër, 17 Rabia el Euel 1436 08 Janar 2015
Publicidad