{A. S}
faqja | 2
●Historikui studimevepër elementet kimike
Nga fundi i shekullit XVIII kimistët filluan tˊi ndajnë substancat e thjeshta në elemente dhe në përbërje kimike.
Janë bërë shumë përpjekje për të arritur deri ne klasifikimin e elementeve në një sistem periodik. Fillimet e tyre
i përkasin vitit 1817 kur kimisti gjerman Dobereiner, tregoi se masa e Stronciumit në një përbërje kimike
gjendet midis masave të dy elementeve te ngjashëm, Kalciumit dhe Bariumit ( metale alkalinotokesore) . Vite
më vonë u bënë të njohura dhe treshe te tjera elementesh te ngjashem ( Triada ). . Rreth 1862 kimisti francez
Shankurtua, i vendosi elementet sipas rritjes së masës atomike. Pohimi se vetitë e elementeve janë në varësi
periodike te masës atomike të tyre përbën ligjin periodik. Kimisti anglez Newlands në 1863 propozoi një sistem
klasifikimi të elementeve sipas rritjes së masës atomike. Elementet ishin ndarë ne shtatë grupe me shtatë
elemente secili. Ai e quajti këtë klasifikim Ligji i Oktatave. Idetë e mëvonshme e me një rëndësi kolosale dalin
në pah në 1869 nga rusi Dimitri Mendelejev. Ai kreu një studim të thelluar midis masës së elementeve dhe
vetive të tyre fizike e kimike. Ai propozoi një tabelë të përbërë nga 17 shtylla e më pas një tabelë me 8 shtylla e
cila u përdor për shumë
kohë e më vonë u
zëvëndësua me tabelën me
perioda të gjata, të cilën e
përdorim edhe sot. Grupin
VIIIA , gazet e plogëta, që
nuk njiheshin ne kohën e
Mendelejevit, e shtuan
anglezët Relej dhe Ramsej
në 1894 pasi zbuluan
Heliumin, Neonin dhe
Argonin. Pas zbulimit të
elektronit nga fizikanti
Tomson dhe propozimit te
teorisë bërthamore të
ndërtimit të atomit nga
Ratherford, fizikanti anglez Van Den Brok, vuri re se ngarkesa e bërthamës që e njohim si numri atomik
përputhet me numrin e elementit në sistemin periodik. Fizikanti anglez Mozli percaktoj vlerat e sakta të numrit
atomik të elemeteve nëpërmjet studimit të spekterave të tyre. Në 1922 Bori bëri një interpretim të tabelës sipas
strukturës elektronike të atomit dhe propozoi tabelën me perioda të gjata, që përdoret edhe sot. Gjenialiteti tij
ishte i madh sepse dhe sot strukturimi i elementeve kimikë është më i sakti e i përdorur globalisht
{A. S}
faqja | 3
●Elementet kimike në organizmin tonë
Trupi ynë është një makineri tejet e ndërlikuar. Ka me mijëra vite që njerëzit përpiqen të kuptojnë si funksionon
trupi ynë e megjithatë shumë mistere nuk janë zgjidhur(p. sh. si punon truri ynë, përse na zë lemza). Po një gjë
tashmë e dimë me siguri: trupi ynë përbëhet nga uji, Karboni dhe disa elemente të thjeshta kimike, që mund të
gjenden kudo. Në të vërtetë, të gjithë atomet e domosdoshme për ndertimin e trupit të njeriut, mund t'i gjeni në
ambjentin rreth jush. Për ndërtimin e trupit të njeriut në teori do të nevojiteshin vetëm 13 elemente kimikë:
>Oksigjen∫65 %
Elementi oksigjen zë
2
3
e trupit tonë, kryesisht në formën e ujit (H2O). Ne gjithashtu thithim oksigjen nga ajri sa
herë që marrim frymë.
>Karbon ∫18 %
Pothuajse
1
5
e trupit tuaj është Karbon(i njëjti element nga i cili përbëhet qymyri, diamanti dhe grafiti i lapsit).
Atomet e Karbonit krijojnë zinxhirë te gjatë, duke formuar boshtin e të gjitha molekulave më komplekse brenda
nesh.
>Hidrogjen ∫10 %
Hidrogjeni është elementi më i zakonshëm në gjithesi e njëkohësisht ka edhe atomet më të vogla.
>Azot∫3 %
Një thes me pleh kimik përmban thuajse të njëjtën sasi azoti sa nje trup mesatar njeriu. Azoti është një nga
përbërësit kryesorë të muskujve tuaj. Ai është edhe përbëresi kryesor i ajrit.
>Fosfor∫1 %
Ky element bën që të ndizen flake kunjat e shkrepesve. Ai gjithashtu forcon dhëmbët dhe kockat tona, formon
membranat e qelizave dhe ndihmon në transmetimin e energjisë.
>Kalcium∫0, 35 %
{A. S}
faqja | 4
Sapuni i tualetit përbëhet nga Kalciumi. Kalciumi gjithashtu i mban lëvizjet e trupit tonë të baraspeshuara
kimikisht.
>Klor∫0, 15 %
Klori është një gaz i gjelbër vdekjeprurës, që përdoret për të prodhuar zbardhuesit. Në trupin e njeriut, ai
lidhet me Natriumin duke formuar kripen e gjelles (klorurin e natriumit ose NaCl ).
>Natrium∫0, 15 %
Natriumi është gjysma tjetër e Klorurit të natriumit (kripës).
>Magnez∫0, 05 %
Drita e bardhë ndriçuese e fishekzjarreve vjen nga djegia e Magnezit. Në trupin tonë Magnezi forcon sistemin
tonë imunitar dhe ndihmon në gjallërimin e nervave dhe tkurrjen e muskujve.
>Squfur∫0, 25 %
Squfuri është një pjesë e zëvëndesueshme e proteinave dhe ndihmon në mpiksjen e gjakut. Është gjithashtu
shkaktari i erës së keqe të gazrave trupore, vezëve të prishura apo pellgjeve me ujë të ndenjur.
>Kalcium∫1, 6 %
Kalciumi është elementi që i bën të forta guaskat e detit, shkumësin dhe mermerin. Ai bën të njëjtën gjë me
dhëmbët dhe kockat tona dhe, gjithashtu, mban në punë zemrën dhe muskujt tonë.
>Hekur ∫0, 008 %
Në gjakun tonë ka hekur të mjaftueshëm sa për një gozhdë. Hekuri, kur lidhet me oksigjenin bëhet pjesë e
gjakut, dhe kjo është arsyeja pse gjaku dhe ndryshku jane te kuq.
>Jod∫0, 00004 %
Në trupin tonë ka më pak se një majë luge jod, megjithatë, pa të do te vdisnim(po tˊi japim larvave Jod ato
metamorfizohen në bretkosa).
{A. S}
faqja | 5
●Elementet kimike më të rëndësishëm në organizmin tonë
1. O 2. C 3. H 4. A 5. P 6. Cl 7. Ca
8. Na 9. Mg 10. S 11. Ka 12. Fe 13. I 14. Gazra
të tjerë
●Sëmundje që shkaktohennga mungesa e elementeve
kimikë:Faktshqetësues në Shqipëri
Prishja e raporteve mes sasisë së karbohidrateve, yndyrave(lipideve), proteinave, vitaminave e kripërave
minerale po bëhet shkak i shfaqjes së një sërë sëmundjesh të rënda në shëndetin e shqiptarëve Referuar të
dhënave të raportuara nga strukturat e shëndetit publik rezulton se shqiptarët vuajnë nga kequshqyerja, e cila
po lë gjurmë të rënda në shëndetin e tyre. Balancimi i elementëve të përmendur më lart sipas një skeme të
caktuar ndihmon në mbajtjen e një diete të shëndetshme që na ndihmon të jetojmë më gjatë dhe larg
sëmundjeve. Varfëria apo neglizhenca e theksuar në pasurimin e dietës ushqimore të përditshme është bërë
shkak i shpërthimit të qindra sëmundjeve të ndryshme, të cilat kanë bërë edhe më të vështirë jetesën.
Përballë këtyre treguesve bluzat e bardha po i mëshojnë gjithnjë e më shumë idesë së një diete të
shëndetshme të pasur me të gjitha vitaminat, karbohidratet, yndyrat dhe proteinat e nevojshme, të cilat e
mbrojnë organizmin nga të papriturat e hidhura. Gjysma e energjisë që prodhohet nga dieta e përditshme
duhet të ketë origjinën nga ushqime të pasura me karbohidrate. Konkretisht marrja e sasive të duhura të
karbohidrateve shpesh herë neglizhohet, e cila më pas ndikon direkt në peshën trupore, nivelin e sheqerit në
gjak etj. Mungesa e sasisë së duhur të karbohidrateve ndikon në shfaqjen e obezitetit, diabetit tip 2 dhe
sëmundjeve të zemrës, kancerit të gjirit, si dhe të zorrës së trashë Një ndër rekomandimet e bëra për një
jetesë të shëndetshme është ndalimi i abuzimeve me yndyrat që janë vrasësit e heshtur që po dëmtojnë
shëndetin e shqiptarëve në ditët e sotme. Një dietë e shëndetshmë është shumë e rëndësishme për një jetë
pa sëmundje e problem fizike.