Veprimet luftarake të Luftës së Parë Ballkanike u zhvilluan me një shpejtësi të
jashtëzakonshme, por e tërë pesha e luftës u zhvillua në territorin shqiptar. Shtetet ballkanike,
në emër të luftës kundër Perandorisë Osmane, synonin likuidimin e katër vilajeteve shqiptare
që përbënin Shqipërinë Etnike midis Ballkanit.
Rrethanat në Evropë kishin filluar përsëri të acarohen midis Fuqive të Mëdha, posaçërisht kur
në vitin 1911 filloi lufta e Italisë kundër Etiopisë. Ato u tensionuan edhe më shumë në vitin
1912 me kryengritjen e madhe të Kosovës dhe trevave të tjera lindore. Po ashtu edhe
shqiptarët tani më ishin në kërkim të autonomisë, në veçanti pas hyrjes së tyre në Shkup në
gusht të vitit 1912, ku filluan bisedat me Komisionin e Qeverisë turke për autonominë e
Shqipërisë.
Situata në Evropë dhe qëndrimi i shteteve të fuqishme evropiane po ndryshonte me shpejtesi,
në qëllim të interesave të tyre të mëvonshme.
Kjo shihet më së miri kur ministri i Punëve të Jashtme i Anglisë, Eduard Grei, deklaroi në
Dhomën e Komunave se “pas përfundimeve të luftës në Ballkan, askush nuk do të ishte në
dispozicion të vë në biseda të drejtën e shteteve ballanike, për të vënë sipas dëshirave të tyre
kushtet me të cilat duan ta bëjnë paqen”. Me këtë, ai donte të thotë se Anglia nuk do të ketë
forcë që ta ruajë status-kuon, edhe pse Britania e Madhe në këtë kohë ishte aleate e ngushtë e
Perandorisë Osmane.
Deklarata e ministrit të jashtëm rus, të dhënë në Vjenë më 12 tetor, para
gazetarëve të huaj, kur deklaroi: “Adriatiku ishte interesi kryesor austriak në
Ballkan”. Duke u nisur nga këto konsiderata, diplomatët e Vjenës, në mbledhjen e
mbajtur midis 25 e 30 tetor, e quajtën si detyrë themelore të Austro-Hungarisë
zgjidhjen në favor të vet çështjen shqiptare, duke mos lejuar që një fuqi e madhe
ose e vogël të vendosej në Shqipëri.
Kundër këtyre qëndrimeve të Fuqive të Mëdha, për dalje në D. Adriatik ngulte
këmbë vetë Qeveria serbe, e cila pa humbur kohë vazhdoi depërtimin e saj në
tokat verilindore shqiptare, për të vënë Fuqitë e Mëdha përpara aktit të kryer. Ajo
ishte e sigurt në ndihmën e fortë të diplomacisë ruse. Në këto rrethana tejet të
acaruara diplomatike dhe ushtarake, Nikolla Pashiqi kishte ngulë këmbë për të
marrë Serbia një liman në D. Adriatik, edhe pse Vjena kaloi në kërcënime
ushtarake kundrejt qëllimeve ushtarake të Serbisë se “kurrë nuk do të lejonte
pushtimin e Shqipërisë nga ana e Serbisë”.
Propozimi i Rusisë për një zgjidhje të ashtuquajtur kompromisi: Serbisë t’i jepej
një skelë tregtare në D. Adriatik (Shëngjin), e cila do të lidhej me një korridor të
ngushtë dhe do të ishte nën zotërimin serb, ku do të kalonte hekurudha Beograd-
Shëngjin.
Pra, deri në prag të fillimit të Luftës së Parë Ballkanike, krerët shqiptarë kërkonin
autonominë e Shqipërisë në kuadër të Perandorisë Osmane, por kërkonin edhe
reformat përbrenda Perandorisë. Kërkesa për realizmin e autonomisë së
Shqipërisë së pavarur, fillon pas sulmit të Malit të Zi kundrejt Shqipërisë, më 8
tetor 1912.
Për pavarësinë e Shqipërisë, për herë të parë bisedohet nga krerët shqiptarë që
ishin të mbledhur në Shkup, në shtëpinë e Sali Gjukës më 14 tetor, ku vendosin që
kësaj radhe të ruajnë neutralitetin dhe të luftojnë për Pavarësinë e Shqipërisë
Etnike. Nga krerët, në këtë konsultim u tha se “shtetet shoviniste fqinje kishin
vendosur për ta fshirë Shqipërinë nga harta politike e Ballkanit, prandaj kësaj
radhe i ftojmë të gjithë shqiptarët kudo që janë, që të rrokin armët për ta
mbrojtur atdheun dhe Shqipërinë”.
Siç dihet, aty u vendos të njoftoheshin edhe Fuqitë e Mëdha. Barra kryesore për
drejtimin e mbrojtjes së trojeve tona iu ngarkua në fillim atyre që u gjendën në
Shkup, si: Hasan Prishtina, Sahit Hoxha, Idris Seferi, Mit’hat Frashëri, Sali Gjuka,
Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani dhe Halim Derralla. Pra, nismën politike morën mbi
supe organizatat patriotike më të përparuara të kohës që vepronin në Shkup, për
ta nxjerrë vendin nga gjendja e ndërlikuar dhe tejet kritike, me fillimin Luftës
Ballkanike.
Qysh në fillim të tetorit gazeta “Liri e Shqipërisë”-Sofje, duke parashikuar ngjarjet, u drejtohej
shqiptarëve me thirrjen: “... të marrim armët dhe të mbrojmë kufijtë e mëmëdheut tonë, duke
kërkuar autonominë e Shqipërisë”. Ndryshe e vlerësuan gjendjen kolonitë shqiptare të
mërgimit në ShBA. Mbledhja e përfaqësuesve të kolonive shqiptare të ShBA-së, që u bë më 6
tetor 1912 në Boston, duke marrë në sy atë që po mundet Turqia të bëj, e që shtetet e Ballkanit
do ta ndajnë Shqipërinë në mes tyre”, deklaronte: “Është detyrë e atdhetarëve shqiptarë të jenë
plotësisht të bashkuar me guvernën otomane kundër armiqve të Mbretërisë”
Në këto kondita të vështira politike dhe ushtarake për popullin shqiptar, nisja e I. Qemalit për
në Bukuresht më 20 tetor 1912, do ta ndryshonte pozicionin e krerëve shqiptarë, për veprim të
mëtejshëm autonom. Aty e pritnin veprimtarë, midis të cilëve ishte edhe L. Gurakuqi.
Konsultimi me atdhetarët shqiptarë u mbajt më 25 tetor në Bukuresht.
Ismail Qemali, pas këtij takimi me atdhetarët shqiptarë në Bukuresht, sërish me L. Gurakuqin u
kthye në Stamboll. Në këto rrethana, patriotët shqiptarë që ishin jashtë vendit, nuk e lanë fatin
e Shqipërisë në duart e të tjerëve. Pasi tanimë ishte koha që të lëviznin vetë dhe të jenë të
pavarur nga politika sulltaniste, ata duhej vepruar me të shpjetë për ta shpëtuar vendin të e
tyre, Shqipërinë. Në këto çaste jetike për popullin shqiptar, I. Qemali pati një takim me vezirin
e madh, Qamil Pashën në Stamboll, ku u bisedua për situatën në Ballkan dhe operacionet
luftarake që zhvilloheshin kundrejt Shqipërisë. Në bisedë e sipër, kryeministri turk i ofroi një
post I. Qemalit, pranë ministrisë së tij.
Me këtë rast, diplomati shqiptar i përgjigjet: “Në rrethana të tjera do ta pranoja me
kënaqësi këtë post të nderuar, por tashmë një detyrë më e lartë më detyronte të
refuzoja. Vendi im nuk qe më aty, sepse unë i detyrohesha me shërbimet e mia vendit
tim.” Nga ky takim, I. Qemali u nis nga Stambolli për në Bukuresht, së bashku me Luigj
Gurakuqin dhe të birin e tij, Ethem Beun, ku vepronte një koloni e madhe atdhetarësh,
nga të cilët shumica ishin të përndjekur politikisht nga pushteti turk pikërisht më 5
nëntor u takua për së dyti herë me atdhetarët e kolonisë shqiptare, ku mori pjesë
Eqrem Bej Vlora.
Aty u vendos të themelohej “një komitet drejtonjës” që të merrte në dorë qeverinë e
vendit; të krijohej një komision që do të shkonte në Evropë për të mbrojtur përpara
qeverive të Fuqive të Mëdha “të drejtat kombëtare e lokale të popullit shqiptar” dhe një
komitet në Bukuresht, që do të bashkërendonte veprimtarinë e komiteteve të tjera
brenda e jashtë Shqipërisë për t’i ardhur atdheut në ndihmë.
Ismail Qemali me shokë shkoi në Vjenë, ku bisedoi me ambasadorin anglez, Berhtoldin,
dhe me ambasadorin italian. Gjatë rrugës I. Qemali u njoftua për lëvizjen që kishte filluar
në Shqipëri për mbledhjen e një kuvendi kombëtar. Ai i deklaroi më 10 nëntor
ambasadorit anglez se do të nisej së shpejti për në Vlorë për të marrë pjesë në një
mbledhje të krerëve shqiptarë, se shqiptarët ishin të vendosur të ruanin vendin e tyre, se
ata do të luftonin deri në pikën e fundit të gjakut për të mos lejuar një copëtim të tij dhe
se krijimi i një Shqipërie më vete do të mënjanonte një ndërhyrje të Austrisë dhe të
Italisë.
Në këto kushte e vetmja zgjidhje e drejtë e çështjes shqiptare ishte ajo e shpalljes
së Pavarësisë. Në këtë përfundim arriti grupi i atdhetarëve i kryesuar nga I.
Qemali, i cili më 19 nëntor deklaronte në Trieste, ku kishte arritur bashkë me
shokët, se: “... menjëherë pas mbërritjes së tij në Shqipëri do të shpallej Pavarësia
e Shqipërisë dhe do të zgjidhej Qeveria e Përkohshme”.
I. Qemali, me telegram e njoftoi djalin e tij, Ethem Beun, që ndodhej në Vlorë, për
marrjen e vendimit për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Më 19 nëntor, së
bashku me 14 atdhetarë shqiptarë, me anijen “Linx”, u nisën nga Triestja dhe
arritën në Durrës më 21 nëntor 1912.
Së bashku me atdhetarët durrsakë ai vendosi të ngrinte në qytet flamurin
kombëtar. Por autoritetet osmane arritën ta pengonin këtë veprim. Komanda turke
e Janinës u orvat nga ana e saj ta kapte I. Qemalin gjallë ose vdekur, por shumë
shpejt u detyrua të hiqte dorë nga ky vendim. Administrata turke në krahinat e
Shqipërisë, të papushtuara ende nga ushtritë ballkanike, në përgjithësi nuk ishte
në gjendje ta pengonte lëvizjen shqiptare. Ajo i trembej shumë një konflikti të
armatosur me shqiptarët, në një kohë kur po ndiqej këmba-këmbës nga aleatët
ballkanikë dhe kur e vetmja rrugë tërheqjeje në perëndim ishte Shqipëria.Të
shoqëruar nga delegatët e Durrësit, të Shijakut, të Tiranës e të Krujës, I. Qemali
me shokët e tij u nisën për në Kavajë. Prej andej nëpër Karatoprak kaluan në Fier,
ku u takuan me delegatët e Kosovës, dhe më 25 nëntor arritën në Vlorë.
Më 25 nëntor Elbasani shpalli i pari pavarësinë. Të nesërmen e shpallën Durrësi e Tirana dhe më 27 nëntor Kavaja, Peqini e
Lushnja. Për shkak të përparimit të pandalur të ushtrive serbe, gjendja në Shqipëri po bëhej gjithnjë e më kritike. Kjo ishte
arsyeja që në mbrëmjen e 27 nëntorit delegatët që ndodheshin në Vlorë, ndonëse nuk kishin arritur ende përfaqësuesit e disa
krahinave, vendosën të mblidhnin të nesërmen kuvendin kombëtar.
28 nëntori 1912 u shpall Pavarësia 37 delegatë dhe më pas 63 delegatë.
Çështja e origjinës së ardhjes së Flamurit Kombëtar:
Marigo Pozio, Qamil Panariti, Spiridon Ilo, Eqërem bej Vlora, - varianti i fundit duket me i
besueshem dhe pikerisht ketu menduam te ndalemi: Në AQSH, gjendet nje shkresë e Kry.
Koço Kota, datuar 10 shkurt 1930 drejtuar MPJ të Mbreterisë Shqiptare: “MPB, e
mbështetur në hetimet e bëra prej Prefekturës së Vlorës, me shkresën e saj Nr. 8431/1, datë
29.01.1930 njofton se i pari flamur që është ngritur në Vlorë më 28 XI.1912 ndodhet në duart
e Z. Eqërem Vlora, Ministër i Mbretërisë në Athinë”.
Eqërem bej Vlorës: “në vjeshtën e v. 1909, në Paris flamuri iu dhurua atij nga Don
Aleandro Kastriot. Në vjeshtë të vitit 1912, ky flamur u mor nga shtëpia e Vlorajve
prej Hydai Myftiut dhe u ngrit në ballkonin e ndertesës ditën e shpalljes së
Pavarësisë, më pas iu dorëzua Znj. së Mehmet Ali Pashë Delvinës, e cila pasi u
largua nga shtëpia e Vlorajve drejt Delvinës e më pas në Korfuz. Flamuri mbeti në
Delvinë ku u konfiskua dhe më pas djegur nga forcat greke.
Vendimet e Kuvendit të Vlorës: -Shpallja e Pavarësisë, -krijimi i një qeverie
shqiptare, Pleqësia, delegacioni që do të përfaqësonte Shqipërinë në KAL
Kuvendi kompozoi qeverinë më 4 dhjetor (22 janar 1914): KrM. MPJ I. Qemali,
M.P.B. M. Libohova, M.D. Petro Poga, Mbujq. Pandeli Cale, M.ar. Luigj
Gurakuqi, M.PT. Lef Nosi, M.P.Bot. Mithat Frashëri, M. Luft. Mehmet pashë
Dërralla, M. F. Abdi bej Toptani.
4 dhjetor 1912 u zgjodh Pleqësia (18 vetë)-funksion legjislativ dhe keshillimor
për Qeverinë. (Vehbi Dibra)
Qëllim kryesor i qeverisë ishte njohja e saj dhe pavarësisë në arenën ndërkombëtare.
Forma e qeverisjes Monarki kushtetuese për dy arsye. (tradita e sundimit osman, formë sunduese në
Evropë, më e pranueshme nga shqiptarët)
3 dhjetor 1912 armëpushimi midis aleatëve ballkanikë dhe P. Osmane (KAL-Eduart Grej)
Përkrahja e idesë së kompesimit territorial!
KAL u mbajt më 17 dhjetor 1912 – 12 gusht 1913(Franca, Rusi, Angli, Gjermani, Itali A-H)
Në KAL nuk u lejuan delegacionet zyrtare të shteteve ballkanike, por u pranuan propozimet e tyre
për pretendimet territoriale, duke mos marrë parasysh interesat e shqiptarëve.
Diskutimet e KAL mbi kufijtë e Shqipërisë sipas variantit A-H, dhe Rusisë:
Ambasadori rus: shteti shqiptar në V kufizohej më Malin e Zi dhe në Jug-Greqinë (i mbyllej rruga
Serbisë për të dalë në Adriatik), por më vonë i dhanë asaj të drejtën për një dalje tregtare në
Adriatik me anë të një skele të lirë dhe asnjanëse.
A-H dhe Italia kërkonin një Shqipëri autonome apo të pavarur nën ndikimin e tyre.(synimet e tyre).
Rusët kërkonin zgjerimin e ndikimit sllav në Ballkan.
Delegacioni shqiptar në Londër: Mehmet Konica, Filip Noga, Rasim Dino (emigracion), por edhe Faik
Konica (Diaspora), Fan Noli (Kishës autoqefale) u kërkua: “…përfshirja e gjithë territorit të banuar nga
shqiptarët në Ballkan si dhe rajone që ishin etnografikisht të diskutueshme, ndoshta për të pasur hapësira
kompromisi në pazaret e konferencës).
Konica, Noli (Vjenë, Trieste)- kongresin e Triestës 1-8 mars 1913 (150 delegatë)-kryet. Hil Mosi Nkr. F.
Konica, Dervish Hima. Vendimet: “KOSOVA në veri dhe JANINA në jug, u hartua një momerandum
drejtuar KAL ku kërkohej krijimi i shtetit shqiptar me 4 vilajetet e tij, qeverisja e Shqipërisë prej një
princi evropian.
Për njohjen e qeverisë shqiptare u nisën drejt kryeqyteteve të Evropës I. Qemali, L. Gurakuqi, I. Boletini.
Fuqitë e Mëdha nuk e njohën si të ligjshme Qeverinë e Vlorës. Qëndrimi i Italisë dhe A-H: “Qeveria e
Vlorës mund të shërbente si bërthamë për organizimin e shtetit të ardhshëm shqiptar”.
Rusia, Franca, Anglia: “shtetin e konsideronin si fëmijë të paligjshëm të diplomacisë austriake dhe
italiane”
Statusi i shtetit shqiptar
- Shqipëria autonome nën sovranitetin e sulltanit e në garancinë e 6 Fuqive të Mëdha (hap prapa dhe hap
përpara)
- Shtet asnjanës (nën kontrolline A-H dhe Italisë)
Statusi i Shqipërisë në KAL u ridiskutua disa herë, dhe më 8 maj 1913 iu paraqit KAL, në të cilin u panë
përplasjet e diplomacive dhe interesave të A-H dhe Italisë me Rusinë, Francën dhe Anglinë. Më 30 maj
1913 u nënshkrua traktati i paqes midis P.O dhe Shteteve Ballkanike.
Në korrik 1913 projekti A-H dhe Italian në KAL parashikonte: “Pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe
krijimin e një KNK që do të mbikqyrte veprimtarinë e shtetit shqiptar për 5-10 vjet. Vendimi përfundimtar
lidhur me Shqipërinë u mor më 29 korrik 1913 sipas të cilit:
1-Shqipëria shpallej PAST, sipas rendit të parë të lindjes, nën garancinë e 6 Fuqive. Princi caktohej nga 6
Fuqitë e Mëdha.
2- Çdo lidhje suzereniteti me Turqinë përjashtohej.
3-Shqipëria shpallej shtet asnjëanës, garantohej nga 6 Fuqitë.
4- Kontrolli mbi shtetin shqiptar do të ushtrohej nga KNK, e përbërë nga 6 përfaqësues dhe 1 shqiptarë.
5-Afati kohor i KNK 10 vjet, me mundësi ripërtëritje.
6-Komisioni do të ngarkohej të punonte një projekt organizimi për të gjitha degët e administratës në Shqipëri,
dhe do të njoftonte çdo 6 muaj Fuqitë e Mëdha në një raport rezultatet e punëve të tij, dhe mbi organizimin
administrativ dhe financiar.
7-Princi do të emërohej brenda një afati 6 mujor e shumta, do të krijohej një qeveri dhe një xhandarmëri nën
kontrollin e KNK.
8-Xhandarmëria do të krijohej nga ndërkombëtarët me oficerë nga rradhët e ushtrisë suedeze.
9-Misioni i oficerëve të huaj nuk duhej të cënonte, as uniformitetin e shërbimit, as marrjen në punë të oficerëve
të nënoficerëve dhe të xhandarëve vendas.
Qeveria greke: krahinat e Thesalisë, Janinës dhe viset në Jug të Shqipërisë (për këtë shfrytëzoi pakicat greke në këto zona).
Qeveria serbe Kosovën dhe viset shqiptare në Maqedoni.
Qeveria e Malit të Zi Shkodrën me kufi deri në Lumi Mat apo Lumi Drin.
Projekti Vjenez nuk bazohej plotësisht në parimin etnik, por për; 1-duke respektuar marrveshjet midis fuqive të mëdha, 2-me
qëllim që të kishte mundësi të përdorte toka etnikisht joshqiptare, si objekt shkëmbimi me fqinjët e saj gjatë diskutimit në
konferencë. Vija kufitare: drejtimi i kufirit Turqi-Mali i Zi, jug të Gucisë, Plavës, Pejë, Prizren, Gjakovë, në VL dhe L,
qyteti i Dibrës, liq i Ohrit, në J dhe JL Korça dhe Janina (Shqipërisë), L. Kalamas deri në V të Çamërisë.
Projekti Rus-Shqipëria do të kishte vetëm territore që ka sot Shqipëria e Mesme. Kufiri niste nga Adriatiku në P deri në
bashkimin e dy Drinave në L, lihej jashtë Kuksi, Luma dhe Kosova. Në L lihej jashtë Dibra deri në Liq e Ohrit. Në J
Korça, Gjirokastra, Përmeti dhe Saranda.
Bisedimet u bënë në dy faza:
1- 22 mars 1913 u bë caktimi I kufijve V. Eduard Grej shprehej: “Marrëveshja ndërmjet fuqive lidhur me kufijtë V të Shqipërisë u
arrit pas përpjekjesh të gjata dhe të vështira diplomatike. U vendos që zona bregdetare dhe Shkodra të jenë shqiptare, kurse
Ipeku, Prizreni, Dibra dhe pas shumë negociatash edhe Gjakova të lihej jashtë Shqipërisë. Ky rregullim lë një pjësë të madhe
territori për t`u ndarë ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi, si fryt i fitores. Arritja e marrveshjes ishte thelbësore për paqen në
Evropë dhe, sipas mendimit tim, u realizua pikërisht në kohë për të ruajtur paqen midis fuqive të mëdha”.
2- Më 19 mars 1913 filloi projekti për kufijtë J i cili përfundoi me caktimin e tyre më 11 gusht 1913, ku A-H hoqi dorë nga
Janina, por kërkoi që Korça, Përmeti dhe Gjirokastra deri në vijën e L. Kalamas ti mbeteshin Shqipërisë, skaji J të ishte Kepi
Stillo dhe jo L. Kalamas. KAL për të realizuar këtë krijoi komisionet e kufijve për të vepruar në terren.
Detyrat që dilnin para shtetit shqiptar:
sanksiononte Statusin e pavarësisë së Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, të shpëtonte tërësinë territoriale, pastronte
vendin nga ushtritë pushtuese, të ngrinte administratën shtetërore dhe zgjidhte problemet që shtroheshin para vendit.
Vështirësitë: - mungonin kapitalet financiare, materialet ushtarake, shtrirja territoriale e ngushtë (4000 km2), popullsi 250.
000 banorë, në përgjithësi popullsia lokale e pranoi administratën civile të qeverisë së Vlorës, duke paguar taksat dhe
vullnetarisht ruajti rendin dhe qetësine., pjesa më e madhe e vendit jashtë juridiksionit ishte kthyer në shesh lufte (Shkodra,
Elbasani, bombardimi i Vlorës 4 XII 1912), formacionet turke ne vend, mungesa e të ardhurave në vend.
Hapat: ruajti disa hallka të administratës së vjetër dhe bëri përpjekje për ngritjen e një administrate të re, krijoi një forcë
ushtarake, kërkoi çarmatosjen e forcave turke në Berat, bëri përpjekje në arënën ndërkombëtare për njohjen e shtetit të ri
shqiptar, qendrimi i pjekur me P.O, dhe shtetet fqinje. Qeveria duke parë situatën e vështirë urdhëroi që qëndresa shqiptare
në Shkodër dhe Janinë të mbështeste qëndresën turke në këto zona por me kusht që flamuri që do të valëvitej në këto fortesa
të ishte shqiptar. – Janinë Esat Pashë Janina dhe në Shkodër Hasan Riza Pasha.
Tradhëtia e Esat pashë Toptanit me Shkodrën i cili më 22 prill 1913 nënshkroi marrveshjen e trurpshme të kapitullimit.
Vetëm nën kërcënimin e fuqive të mëdha malazezët do të largohen nga Shkodra më 14 maj 1913.
Qeveria e Vlorës nuk u pajtua me vendimet e KAL por ishte e detyruar t`i zbatonte ato. Rrezik imediat në këto momente
ishte copëtimi i brendshëm pra ai nga vetë shqiptarët.
Zona Vlorë-Berat-Fier-nën autoritetin e Qeverisë së Vlorës.
Shqipëria e Jugut e pushtuar nga ushtritë greke.
Shkodra nën administrimin ndërkombëtar.
Shqipëria e Veriut nën bajraktarët e Veriut
Shqipërinë e Mesme Esat pashë Toptani (fillimisht me ndërmjetësinë e Syrja bej Vlorës mori postin e MPB ndërsa më pas në
12 tetor 1913 formoi Pleqësinë e Shqipërisë së Mesme).
Konflikti i Qeverisë së Vlorës dhe Ajo e Shqipërisë së Mesme (Durrës, Kavajë, Shijak, Peqin, Tiranë).
Arritjet e Qeversië së Vlorës: -filloi vitin arsimor 1913-1914, kurse për trajnim të mësuesve, rihapja e shkollës Normale, u
bënë përpjekje për krijimin e Bankës Kombëtare Shqiptare, u pengua ndarja administrative kantonale, u bënë përpjekje për
centralizimin e pushtetit, më 22 nëntor 1913 u shpall “Kanuni i përshtatshëm i administratës civile në Shqipëri”, u likujdua
varësia e institucioneve myslimane shqiptare nga Sheh ul Islami, u emërua myftiu shqiptar.
VEPRIMTARIA E KOMISIONEVE NDËRKOMBËTARE
Qendër e caktimit të kufijve Verior-Shkodra , më 20 tetor 1913 u tërhoqën trupat serbë nga kufijtë Verior.
dhe Jugut-Manastiri ku më 17 dhjetor u hartua protokolli i kufirit Shqipëri-Greqi
KNK nuk e njohu Qeverinë e Vlorës si dhe Pleqësinë duke e konsideruar atë pushtet lokal.
Përfaqësue shqiptar në KNK ishte M. Libohova dhe jo L. Gurakuqi.
Organizimi i xhandarmërisë iu ngarkua gjeneralit hollandez De Veer dhe major Tomsonit.
Mosshtrirja e saj në të gjithë territorin shqiptar.
Krijimi i Pleqësisë së Shqipërsë së Mesme.
Trazirat në kufijtë shtetërorë të Shqipërisë nga shtetet fqinje.
Sundimi i KNK.
Krijimi dhe veprimtaria përcarëse e rrymave turko-bullgare,e përkrahur nga xhonturqit, serbo-greke dhe malazeze. Rryma turke-bullgare
u përkrah dhe nga pjestarë të diasporës shqiptare në Stamboll dhe drejtohej nga Beqir Grebeneja. Natyrshëm lind pyetja: pse Ismail
Qemali e përkrahu këtë rrymë? Dhe përgjigja natyrshëm del se i nisur nga interesat kombëtare për bashkimin e të gjitha territoreve
shqiptare, si dhe i indinjuar nga konfliktet që kishte me KNK.
Qëndrimi i dyfishtë i Esat pashë Toptanit.
Komploti dështoi dhe 7-8 janar 1914 u arrestuan 11 oficerë dhe 200 ushtarë. Kjo e detyroi I. Qemalin të japë dorëheqjen më 22 janar
1914.Në vend të saj u krijua një drejtori e përgjithshme me kompetenca të kufizuara.
12 shkurt 1914 edhe E. Pasha deturohet të japë dorëheqjen.
Kandidaturat që u paraqitën për fronin shqiptar pas dorëheqjes së Ismail Qemalit ishin: Don Alehandro Kastrioti, Princi I Montpasiesë,
Gjika I Rumanisë, Rolando Bonaparte, ndërsa kandidaturat e P.Lartë: Princi Buhanedini, Ahmet Fuat Pasha, Izet Pasha (komploti I Beqir
Grebenesë).
Më 28 nëntor 1913 me propozimin e A-H e Italisë u vendos Vilhelm Vidi.
Pazaret me Esat Toptanin.
21 shurt 1914 delegacioni vendosi kurorën Vidit.