Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.

ARTI ËSHTË SHPIRT PA THEMBRA
Në 14 Mars 2001, me insiativën e vet, “Shoqata Elbasani” organizoi një
takim me gjithë përfaqsuesit e familjeve historikisht të njohura elbasanase,
përfaqsuesit e biznesit, politikës, artit dhe kultures, rreth 200 vetë.
Ky takim, organizuar në “Hotel Univers”, ka qënë i pari i këtij formati në në
demokracinë qytetare elbasanase, dhe në natyrën e një spektakli me shkëmbim
bisedash, vlerësimesh dhe ideve për traditën elbasanase, në optikën e një gëzimi
qytetar për rrejedhën e re e moderne ku po hynte jeta kombëtare, fill pas çlirimit të
trojeve shqiptare në Kosovë, dhe zgjimit të ndërgjegjes moderne për t’u bërë anëtarë të
familjes europiane.
Në mes të këtij gëzimi dhe shprese për të ardhmen, nga përfaqësuesit e
“Shoqatës Elbasani”, kryetar Ardian Cani dhe sekretar Gazmend Kila, ju dorëzua
“Emblema Elbasani” kreut të Bashkisë Elbasan të asaj kohe, zotit Hysen Domi, një
reliev skulpturor në bronz (68 x 62. cm). Kjo dhuratë sinjifikonte dëshirën e qytetarisë
elbasanase për harmonizimin e marrëdhënieve midis pushtetit lokal dhe vlerave të
qytetit, që Bashkia të mos konceptohesh më si istrument i ngushtë politik, por si
pasuri e çmuar e vlerave qytetare. Pjesmarrësit e duartrokitën këtë moment.
Kjo emblemë është, e theksoj, dhuratë e “Shoqatës Elbasani” dhuruar
Bashkisë së Qytetit Elbasan, shoqëruar edhe me mirëkuptimin e skulptorit
monumental Bujar Kapllani, për realizimin e saj pa shpërblim financiar. Ata që nuk u
larguan prej vendit e dinë sa kohë të vështira ishin, nga pikpamja financiare. Por
realizimi është ideuar si një kontribut qytetar edhe nga këndvështrimi kompozicional e artistik, në përgjigje të
historisë, vullnetit dhe vendimarrjes të kësaj shoqate, që përbën frymën e trashgimisë, në fillimvitin 2001.
Ideimi konceptual ishte aspirata e frymës së re qytetare që po zgjohej në vendin tonë, me elementë jo
të fantazuar dhe “ufuar” prej sajesave boshe jashtë kohës, por si rast i pastër ideal i mbresave, kujtimeve dhe
historisë së përbashkët të bashkëqytetarëve të kësaj shoqate, jashtë nëngrupeve dhe franksioneve individuale,
siç mund të synojë ndonjë shkrim “oponent”. E meqë ja vjen rasti, vlen të përmëndet se individuale ishte
vetëm puna ime vullnetare, jo vetëm për emblemën por edhe për etydet kompozicionale të projekt-idesë, në
konkurimin për realizimin e monumentit të “Isuf Myzyrit” (75 x 60 x 60 cm, për të cilin u përkushtova 6 muaj
krijim), po atë fillim viti, si kontribut qytetar përkundrejt Bashkise. Mund të realizoja edhe unë atë monument,
por “humbja” personale nuk ishte arsye për të mohuar respektin ndaj institucioneve. Kush ishte këtu e mori
vesh, kush nuk ishte jemi të imponuar të shpjegohemi, sepse janë bërë pjesë e qëndrimeve të vjetëruara
tashmë, duke kufizuar hapësirat e mendimit e veprimit real në art nëpërmjet mbështetjes financiare që gjejnë
në investimet e drejtorisë së kulturës pranë bashkisë. Ndërkohë mbetet një model puna atëhershme
organizative kryer nga zoti Kila, për organizimin e atij evenimenti të “Shoqatës Elbasani”, i cili grumbulloi
nëpërmjet biznesit një shumë modeste dhe pagoi fonderinë për realizimin në bronz të “Emblemës së Qytetit”.
Është e natyrshme të shohim e të mendojmë rreth ndjesive që na ofrojnë krijime artistike të
shumllojshme, dhe të krijojmë konceptime rreth çdo krijimi artistik e madje ta shtyjmë më tej arsyetimin
llogjik mbi operacionalizimin e veprimeve profesionale që ka kryer artisti krijues por edhe të shijes
krahasuese nga perceptuesit e zakonshëm. Shëmbull i qartë mund të meret studimi analitik i kryer nga
Zigmund Frojd (psikolog austriak) mbi operacionin krijues të Mikelanxhelos në krijimin e kryeveprës
skulpturale “Moisiu”. Frojdi në këtë studim nëpërmjet analizës së skulpturës, detajeve, lëvizjeve, mbajtjes e
pozicionit të librit, përcaktimi i shikimit synon për të nxjerrë plotësinë e konceptualitetit modern të ideve
profilizuese të profetikes, humanes dhe baritores të Profetit Moisi, të një shprehjeje të brendshme dhe
marrëdhënies që krijon me objektin e tij imagjinar popullin. E gjithë e përshkruar në 40-50 faqe.
Për një profesionist, vlerësimi i krijimit artistik, nis nga vlefshmëria e formës për të shprehur ide e
mesazhe të qarta, ndërsa për shikuesit e zakonshëm varet nga modelet që sërviren nga nivelet krijuese të
krijuesve, por edhe nga konceptimi i përgjithshëm i idesë nga rezultantja e shtresave shoqërore të komunitetit,
popullit dhe bashkëkohësia.
Shpesh na bie të lexojmë opinione të të tjerëve për vlerat e një vepre arti dhe rënia dakord ose jo me
gjykimin e tyre të përshkruar logjik (profesional) ose të etiketuar në detaje morfologjike (cinik) lidhet me
informacionin e ofruar nga një gjykim në të kundërtën e vet e anasjelltas për të dyja palët në diskutim. Sjellja
e një informacioni të zgjeruar në diskutim lidhet me të qënit ekspert profesional në artet, ndërsa e kundërta
etiketimi i një krijimi e ul diskutuesin në një nivel jo profesional, amatoresk, cinik, jo respektues dhe jo
qytetar për punën krijuese të një artisti, kolegu dhe bashkëqytetari. Po nëse është për të diskutuar vlerat e për
t’i mohuar duhet të hapim një diskutim të specifikuar e të gjerë që nis nga “Forma” dhe deri tek “Përmbajtja”
që mban brenda vepra e artit.
Nga ky këndvështrim i diskutimeve të dobishme mbi konkluzionet vlerësuese të një vepre arti duhet të
analizojmë informacionin ku bazohet çdo produkti artistik, por edhe procesi i realizuar nga ana profesionale e
artistit.
Askush nuk mund të dalë e të tërheqë vëmëndjen me (mos) vlerësimin e një vepre pa një analizë të
gjerë logjike. Si mundet që dikush të mjaftohet me një paragraf, të mbyllur inkuzicionist, të hedhë në dyshim
ekzistencën e një vullneti qytetar aktual, të një procesi krijues, të një produkti artistik dhe të një ëndrre
humane ku shtrin rrënjët arti? Si mundet që pa një analizë të plotë e të zgjeruar historike të informacionit
arijmë të lëshojmë ultimatume? Si mundet që një artist e përjeton simbolikën e krijimit në një rast dhe kohë të
largët (Karl Topia dhe viti 1381, despot bizantin), shkëputur nga konteksti i realiteteve bashkohore? Si ka
arsye që bashkëkohësia moderne shqiptare e shekujve XVIII – XXI të eklipsohet me zgjimin e vetvetes në
shekullin XIII - XIV?
Në formulimin e këtyre pyetjeve jam i kushtëzuar prej shkrimit “Emblema e Karl Topisë, çezmat e
Kalasë dhe stema e Bashkisë” shkruar në gazetën lokale “InfoELBASAN”, 3 shtator 2010, shoqëruar me foto
të “Emblemës së Qytetit Elbasan” (punuar B.Kapllani). Autori i artikullit Vladimir Caridha skulptor (kthyer
rishtas në atdhe), me konflikt interesi të pastër në këtë diskutim, deklaron se; janë bërë disa çezma me “koka
luani” (prej tij) dhe me një vullnet prej luani kërkon që të ndryshojë “Emblemën e Qytetit Elbasan” me të
vetmin argument se “dikur jemi mbrojtur nga idetë e këqija (nga luanët ose tigrat)”, pa na shpjeguar aty, faktin
që “dega e ullirit”, “gjethja e rrapit”, “penda e rilindasve elbasanas”, “libri Kristoforidhit”, “bedenat e
kalasë”, “gjeneratori historisë” dhe “kumrija” simboli shpirtëror i qytetarisë elbasanase, i lirisë, i shpresës
dhe kulturës mund të jenë çliruar nga despotizmi i mesjetës bizantine me shumë punë, mund e përpjekje
jetësh njerëzore, që mbajtën këtë qytet në këmbë.
Luani i “Emblemës së Familjes” të Karl Topisë është një simbol anzhuin që tregon ndikimin e
anzhuinëve në atë kohë në Despotatin e Durrësit, nëna e tij ishte nga derë anzhuine dhe është martuar me të
atin e tij, përkundër dëshirës së saj pasi ishte nisur të martohesh në familjen e Komnenëve në
Konstandinopojë. Dhe rrëmbimi u kthye në aleancë zotëruese me simbolin e “Luanit Anzhuin” i cili zbukuron
pamjen e tij me pendë shpendi dhe prezanton kthetëra dhe bisht dragoi, tipike për pasqyrimin grabitës të një
sundimtari. Duke shkrojtur këto rradhë kujtoj vitin 1995, kur e konfigurova dhe qartësova pamjen e këtij
simboli (nga një fotografi e dobët e një embleme tashmë të dëmtuar) me porosi të Kryetarit të Dhomës së
Tregëtisë Elbasan, të asaj kohe. Një punim dore pa interes e pa fantazi krijuese. Për një institucion tregëtar ky
simbol funksionon se tregon fuqinë dhe zotërimin, ndërsa për emblemë qyteti ka histori përshkruese me
drejtim nga e ardhmja.
Karli Topia i kuptonte që në atë kohë këto diferenca, sepse ishte subjekt që ushtronte luftëra për
kontrollin tregëtar të vijës tregëtare Egnatia, pasi njihen dhe luftimet e tij me Balshajt e Shkodrës dhe triumfi i
tij në fushën e Savrës në Lushnjë. Madje njihet se u mësoi rrugën osmanëve përmes Shqipërisë, për të mundur
Balshajt, konceptime që buronin nga pushteti sundues.
Edhe Karli në fund të jetës kuptoi se në jetë nuk të mbajnë emblemat e luftrave, por përkushtimi ndaj
banorëve dhe qytetarëve të vet. Për të mbetur në histori ngriti Kishën e Shën Gjon Vladimirit në Shijon të
Elbsanit, kjo për të nderuar një pjesë nga eshtrat e Princit me po atë emër, që i mori në Kraja. Qëllimi ishte të
krijonte pushtet “virtual” sundimi duke njësuar kultin me emrin e vet. Kjo e bën të njohur Karlin përkundrejt
qytetarisë së sotme, e jo “shteti” me luftra të brendshme në aleanca anzhuine – osmane. Nuk mendoj se do
ketë pasur ndërmendje të tij, se përbënte risi forca “luanore”, pasi me luanë ishin tërë simbolet e zotërimeve
feudale në europën gotike.
Për të replikuar me procedurimin dhe produktin vlerësues, interpretues dhe përgjithësues të shkrimit,
u bazova në dobishmërinë e këtij shkrimi nëpërmjet shtrimit të pyetjeve ndaj vetes dhe autorit të artikullit.
Sa lehtësisht është marrë vendimi për të shkruajtur këtë artikull nga autori?, dhe përgjigjia është aty;
punimi me gabime i shkrimit. E gjithë kjo pasqyron ngutjen për të shkruar një mendim të pa analizuar, por të
frymëzuar ose nga faktorë të jashtëm siç mund të jetë kërkesa për një shkrim të tillë nga individë aventurier
jashtë artit, ose nga faktorë të brendshëm të autorit për të sunduar skulpturën dhe investimet e bashkisë në këtë
fushë të vyer.
Sa gjatë është thelluar autori në idenë e hedhur? - Ideja e hedhur është në fund të artikullit të tij, si më
poshtë:
“Ne kemi shembull emblemën e Kastriotëve që rilindasit e servirën për emblem shteti të ri që do të
ndërtonin. Dhe periudha e Pavarësisë e fikson flamurin e atij që tha “Shteti i Arbërit i Shqiptarëve”. Sa shpejt
i ra ylli që koha I vendosi pa djrtë, kështu duhet të bjerë edhe çdo sajim pa bazë i emblemave të fantazuara”
(ps. Gabimet shkruese janë të materialit të cituar).
Pyetjet retorike përgjigjen e marin në informacione historike për të gjithë dhe nga dëshirat dhe
opinionet që ekzistojnë në zhvillim. - Sa sinonim janë Anzhuinët me Kastriotët?, Çfarë ngjashmërie ka ylli
“sllav e i padrejtë” i internacionalizmit me “simbolet qytetare të Elbasanit”?, Sa etike është përkufizimi i një
krijimi artistik me fjalën “sajim pa bazë i emblemave të fantazuara”?, A ekziston ndonjë barazi midis
fantazisë krijuese në kompozimin e një vepre arti dhe fjalës “sajim”, të denjë për idetë tuaja në artikull?.
Koleg i nderuar a keni ndonjë problem profesional ndaj krijimtarisë monumentale të krijuar nga vetë ju dhe
pse nuk shpreheni për to brenda standardeve, kritereve dhe normave artistike?, A jeni të sigurtë e serioz në
realizimet tuaja artistike?, Sa të vlefshme e të besueshme janë idetë dhe mesazhet që trasmentojnë veprat e
tua? A ndjeheni ju të kënaqur të nisim analizën e monumenteve që po realizoni në bashkohësinë moderne që
aspirojmë si artistë dhe qytetarë? Dhe, Sa demokratike është që i vetëm e pa konkurs të realizohsh 3-4
monumente brenda dy vite kohë, pa tenderime, komisione e konkurime publike, ndërsa projektet e kolegëve të
tu (skulptorë edhe të provuar) nuk “honepsen” nga këshilli kulturavist e ilegal i bashkisë dhe mënjanohen nga
publikimi në media të rezultateve konkuruese? E fundit, A vlen diplomimi “Skulptor Monumental” në
akademinë e arteve në kohën e diktaturës, kohë kur e ke ni mbaruar dhe ju? (Se thonë, që ka vite se artistët e
aplikacionit po bëjnë ligjin në skulpturën monumentale, shumë të suksesshëm në krijim e gjykim).
Le ta çlirojmë pak fokusin e problemit. Në studimet moderne mbi individët, artin, kulturën,
kompozimin skulptural etj...shmangen sa më tepër të jetë e mundur (por ato aty janë nëse do të na duhen); së
pari, formulimet vlerësuese të përshkrimit (e mirë – e keqe, e pëlqyeshme – e papëlqyeshme, i pranueshëm – i
papranueshëm, vendas – jovendas, i nënshtruar – i panënshtruar, i traditës – i jotraditës, komunist - demokrat
etj...madje diskutohet edhe rasti debatit e bukur – e shëmtuar) , së dyti, formulimet interpretuese të përshkrimit
(që mundohen të shpjegojnë qëndrimin mbi bazën e një fakti ose teze të thjeshtë dhe pa lidhje me esencën e
problemit) dhe së treti, formulimet përgjithësuese të përshkrimit (që përshkruajnë qëndrime, kuptime e sjellje
në terma përgjithsuese, të përsëritshëm e ritual nga koha në kohë si karakterizim për fenomenin). Shmangia e
këtyre formulimeve na e lehtëson debatin nga ngarkesat nominuese si art skllavopronar, art feudal, art
kapitalist, art fashist, art komunist, art demokrat, art fshatar e art qytetar. Arti quhet art me “A” të madhe, me
“a” të vogël ose me “0”. Ndaj kur të flasim për luanin e Karlëve do flasim për lulëzimin e tyre, ndërsa kur të
flasim për komunizmin do flasim për kushtet, siptomat dhe produktet e kësaj sëmundjeje relativizmi që po
ndjek edhe artin, e kur të flasim për artin duhet të përshkruhet profesionalizmi në çdo kohë, qoftë kapitaliste
apo komuniste e qoftë demokrate apo amarshiste.
Kush formulime përshkruese ndihmojnë artin? – Formulimet specifike ose konkrete na ndihmojnë
ekzaktësisht se çfarë është duke bërë ose thënë dikush, në rastin në fjalë “një artist”. Ky formulim përshkrues
mendimesh, konceptesh, procedurash e produktesh na ndihmon të konkretizojmë situatën në të cilën përsëritet
veprimi ose komenti vlerësues, dhe na tregon qartësisht se çfarë thonë ose bëjnë personat e tjerë për vete dhe
ndaj nesh. Vetëm kështu kuptojmë marrëdhëniet tona reale.
Replikimi i një ideje apo vepre arti duhet ti përmbahet një procedure specifike për të dëshmuar
dëshirat reale e të qarta të synuara qoftë në një shkrim apo edhe një vepër arti, jo duke hedhur një “luan” në
tavolinë.
T’i përgjigjemi një pyetje që lidhet me përvojën profesionale; – Sa ndihmohet një vepër arti nga
ndryshimi i përmbajtjes për të qëne e “bukur” në formë dhe “funksionale” në ide? - Asgjë, vetëm se do të
kemi vepra arti të tjera në kohë të ndryshme. Përmbajtjet e artit janë produkte të rastit dhe kohës që vjen dhe
jo të asaj që ikën, janë mesazhe për të ardhmen.
Gjykimi i artit si i suksesshëm në realizimin e një skulpture monumentale duhet lexuar me faktorë të
brendshëm (Procedura e produkte) që profilizohet një artist, siç janë: - diplomimi për skulpturë monumentale,
procedurat e realizimit plastik, konceptimi i idesë, operacionalizimi i etapave të monumentit, dhe përvoja
personale në fushën e monumenteve.
Produkti artistik shfaqet si funksionim i asaj që duhet të bëjë një artist. Vlera dhe roli i një artisti
monumental është të memorizojë atë që ka sot në mëndje për të ardhmen, lidhur me karakterin historik e
etnografik të idesë së veprës. Të procedojë në mënyrë të tillë duke na dhënë një forme të prekshme për atë
që nuk e shohim dhe nuk e mendojmë dot me syrin e lirë e mëndjen e zakonshme, pra i del që një artist të
fantazojë mbi bazën e idesë dhe elementëve përshkrues. Të funksionojë lidhja e një forme të qartë për
ndjenjat dhe idetë, që pasqyron produkti artistik, duke ndihmuar në shprehjen e vetbrëndshme të artist, i cili
ndihmon shikuesin në përjetimin e frikshëm me leximin e simboleve mesjetare ose me përjetimin
bashkëkohor të lirë, ëndërrimtar, krenar, inteligjent dhe fluid të emocioneve në veprat e artit sot. Dhe e fundit
në funksionet e artit është; që produkti artistik të shfaqë prefeksion artistik në elementët, mjetet e teknikat
artistike, duke bindur për një mënyrë shikimi ndryshe.
Gjykimi krijues duhet të jetë mbi bazat e një harmonizimi të ndjeshmërisë ndaj informacioneve të
padukshme, të përkuelshmërisë dhe përshtatshmërisë së ideve dhe formës si një mundësi për të t’u adoptuar
në situata të reja, të origjinalitetit si përgjegjësi e jashtëzakonshme ndaj këtyre situatave me kërkesa të reja, të
gjallërisë nëpërmjet lirshmërisë në shprehjen e idesë dhe kënaqësisë, të produktivitetit si mundësi për t’u
kuptuar lehtësisht dhe vazhdimisht idetë, dhe gjykuar përmes tyre, të rrjedhshmërisë në lejimin e fluturimit e
ideve të lira, të aftësisë analitike dhe talentit për të zbuluar problemet dhe funksionimin e tyre, dhe së fundi të
aftësimit organizues duke i vendosur elementët në rregullin llogjik që thërret ideja.
Por mesa kuptojmë nga përshkrimet e sipërme mbi funksionin dhe parimet e krijimit të artit, që duhet
t’i zotërojë një artist, mendoj se duhet të kenë ndikuar opinione të jashtëm, të huaj e pa lidhje në shkruajtjen e
artikullit “Emblema e Karl Topisë, çezma e Kalasë dhe stema e Bashkisë”, i cili na “ngacmoi fantazinë” jo
vetëm për të bërë art por edhe për të “sajuar” e thënë diçka, në këtë situatë dhe kohë që jetojmë.
Një artist nuk mund të jetë punëtor krahu por është një puntor i mendjes. Niveli profesional dhe
gabimet në fushën e skulpturës monumentale ka edhe tregues cilësorë, që lidhen edhe me diplomimin
profesional. Një skulptor monumental ka baza gjykimi të ndryshme nga një skulptor i llojit tjetër. P.sh.
skulptori dizajnit industrial (aplikativ) aftësohet për modelus e dizajner arti në ndihmë të ndërmarjeve
prodhuese e tregëtare, të cilat ndërtohesn nga dy byro; ajo teknike që realizonte modelin nga ana inxhinjerike
dhe ajo e modeleve që prodhonin modele filxhanash, qypash, këpucësh, banakësh, koka antikiteti etj..
Të kryesh 3-4 monumente në dy vite është ngjarje e shënuar për çdo skulptor, edhe aq më tepër për
ata skulptorë që nuk janë diplomuar për monumente. “Por sot” kënaqësia më e madhe na qenkërka të shijojosh
rrëzimin e punimeve të atyre që janë të diplomuar, që të provosh se sa sehirxhinj janë përballë teje, e të mos
guxojnë të shprehin mendimet e tyre profesionale. “Ndofta” kjo dëshmon besimin që vjen nga talenti që të jep
pushteti i “luanëve të kulturës”, me idenë e vetme se të përket e ardhmeja e skulpturës, pa konkurim, pa
diskutime, pa komisione profesionale. Artistin mund ta ndihmojnë edhe shoqatat, por jo ato me drejtim nga
familjarë e miq.
Drejtoria e Kulturës pranë Bashkisë, sot në 2010 dhe dje në 2009, fsheh lajmërimet pas copra e qoshe
gazetash të palexueshme. Ky është koncepti i luanit në art.
I vetmi komisioner në art është e duhet të jetë profesionalizmi, faktor i huaj janë devijimet e
konkurimit në një proces anadollak. Punimet e artit nuk mund të mjaftohen vetëm me vlerësimin e një zyre që
“e ka për zemër artin dhe artistët” të cilët ruajnë edhe pas shekujsh adhurimin e dashurinë për spektrin e
Karlëve dhe qesen e Padishajve që bashkëjetuan në atdheun tonë tolerant e të duruar.
Ka ardhur koha që konkurimet të bëhen si më parë nëpër salla ekspozimi. Artistët duhet të
prezantojnë projekt-idetë e tyre në ekrane të medias, ndërsa anëtarët e jurive dhe komisionerët të shprehen
sipas funksionit dhe parimeve të krijimit, që të argumentohet vlerësimi, interpretimi dhe përgjithësimi i një
vepre arti, se për këtë janë besuar, madje për çdo dështim të dalin e të japin llogari qytetarëve të komunitetit.
Dhe mos marrin “ushtën e gazetarisë” për të gjetur ndonjë “thembër arti” në të kaluarën e të bëjnë “mullarë”
thashethemesh e intrigash. Arti nuk ka thembër por gatuhet me shpirt profesional.
Qytetaria e Elbasanit dashuron këngët, gëzimet, shkollimin, kulturën e përparuar ndaj dhe figura e
“Kumurisë” i përlot në kujtimet e të parëve mes gëzimeve e dasmave, trashgimisë së kujtimeve plot dhimbje e
shpresë. “Kumuria e Elbasanit” nuk e sjell, por e mban me vete pranverën dhe kudo të parët merr qytetarët e
vet elbasanasit në çdo 14 Mars.
Shikoni simbolikat e vendeve më të mëdha dhe organizatave ndërkombëtare, sikur janë rralluar luanët
dhe janë shtuar “zog në fluturim”, “gjethe”, “meridiane”, “troje”, por si për habi të atyre që “demokratizohen”
e fshihen pas rrëzimit të simboleveme, kemi përsëri “yje”. Shiko flamujt e shumë shteteve e organizmave si;
Kanada, OKB, Angli, SHBA, Kosovë etj... Sikur duan të na thonë bëhuni më të paqshëm, më të ndryshëm, më
gjithpërfshirës, më të pasur në ide, forma dhe mendime.
Skulptor, pedag. Arti Bujar Kapllani - shtator 2010

Recomendados

Modernizmi ne letersi por
Modernizmi ne letersiModernizmi ne letersi
Modernizmi ne letersiaxheta axheta
674 vistas13 diapositivas
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI por
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIFeja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIMarjan DODAJ
3.2K vistas17 diapositivas
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE por
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKEARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKEMarjan DODAJ
4.5K vistas9 diapositivas
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret por
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretMarjan DODAJ
7.9K vistas41 diapositivas
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre por
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreHumanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreExhitah Vasija
55.2K vistas3 diapositivas
Marin barleti-shkodrani por
Marin barleti-shkodraniMarin barleti-shkodrani
Marin barleti-shkodraniMonika Pahumi
2.3K vistas9 diapositivas

Más contenido relacionado

La actualidad más candente

Historia e skënderbeut por
Historia e skënderbeutHistoria e skënderbeut
Historia e skënderbeutenis vladi
24.2K vistas7 diapositivas
Besa e Sami Frasherit por
Besa e Sami FrasheritBesa e Sami Frasherit
Besa e Sami FrasheritDiellza Çunaj
41.2K vistas19 diapositivas
Letersia nen Diktature por
Letersia nen DiktatureLetersia nen Diktature
Letersia nen DiktatureOrnela Keçi
22.6K vistas23 diapositivas
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar`` por
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``Adriatik Rexha
1.1K vistas155 diapositivas
Letersi por
LetersiLetersi
LetersiTmerri Cherrave
9.3K vistas9 diapositivas
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe por
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeLetersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeAjlinda Idrizi
12.6K vistas17 diapositivas

La actualidad más candente(20)

Historia e skënderbeut por enis vladi
Historia e skënderbeutHistoria e skënderbeut
Historia e skënderbeut
enis vladi24.2K vistas
Besa e Sami Frasherit por Diellza Çunaj
Besa e Sami FrasheritBesa e Sami Frasherit
Besa e Sami Frasherit
Diellza Çunaj41.2K vistas
Letersia nen Diktature por Ornela Keçi
Letersia nen DiktatureLetersia nen Diktature
Letersia nen Diktature
Ornela Keçi22.6K vistas
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar`` por Adriatik Rexha
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Adriatik Rexha1.1K vistas
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe por Ajlinda Idrizi
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeLetersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Ajlinda Idrizi12.6K vistas
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu por Marjan DODAJ
Kosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliuKosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
Marjan DODAJ898 vistas
Sami Frasheri ``Shqipria Qka Qen Qeshte Qdo Te Behet`` ~ por Adriatik Rexha
Sami Frasheri ``Shqipria Qka Qen Qeshte Qdo Te Behet`` ~Sami Frasheri ``Shqipria Qka Qen Qeshte Qdo Te Behet`` ~
Sami Frasheri ``Shqipria Qka Qen Qeshte Qdo Te Behet`` ~
Adriatik Rexha7K vistas
Abdyl frashëri, jeta dhe veprimtaria por Andi Belegu
Abdyl frashëri, jeta dhe veprimtariaAbdyl frashëri, jeta dhe veprimtaria
Abdyl frashëri, jeta dhe veprimtaria
Andi Belegu7.9K vistas
Analizë e veprës por ina_ in
Analizë e veprësAnalizë e veprës
Analizë e veprës
ina_ in2.8K vistas
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis" por Matilda Gremi
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Matilda Gremi62.7K vistas
Mrizi i Zanave por MightyGirl20
Mrizi i ZanaveMrizi i Zanave
Mrizi i Zanave
MightyGirl2010.4K vistas
Figurat e rilindjes sonë kombëtare por olinuhi
Figurat e rilindjes sonë kombëtareFigurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
olinuhi20.8K vistas
Ura me tri harqe por ArdiPerla
Ura me tri harqeUra me tri harqe
Ura me tri harqe
ArdiPerla9K vistas
Koment vepre (1) por pjetri
Koment vepre (1)Koment vepre (1)
Koment vepre (1)
pjetri1.5K vistas

Similar a Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.

Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI? por
Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?
Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?Albania Energy Association
1.8K vistas35 diapositivas
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d... por
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...Marjan DODAJ
458 vistas2 diapositivas
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti por
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurtiMarjan DODAJ
1.1K vistas11 diapositivas
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI por
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANIMarjan DODAJ
1.1K vistas11 diapositivas
Dy Drinat #15 por
Dy Drinat #15Dy Drinat #15
Dy Drinat #15Essat Bilali
1.9K vistas108 diapositivas
Histori por
HistoriHistori
HistoriBrikena Plaku
1.1K vistas10 diapositivas

Similar a Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.(20)

Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d... por Marjan DODAJ
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
Marjan DODAJ458 vistas
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti por Marjan DODAJ
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
Marjan DODAJ1.1K vistas
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI por Marjan DODAJ
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
Marjan DODAJ1.1K vistas
Kundërshti ndaj metodologjisë së Auron Tares por UDHA E SHKRONJAVE
Kundërshti ndaj metodologjisë së Auron TaresKundërshti ndaj metodologjisë së Auron Tares
Kundërshti ndaj metodologjisë së Auron Tares
UDHA E SHKRONJAVE482 vistas
Grup autorësh shtresimet por Libra Islame
Grup autorësh   shtresimetGrup autorësh   shtresimet
Grup autorësh shtresimet
Libra Islame1.4K vistas
Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke por Marjan DODAJ
Ilir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete grekeIlir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Marjan DODAJ334 vistas
Nga Fritz RADOVANI - O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..! por Marjan DODAJ
Nga Fritz RADOVANI - O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..!Nga Fritz RADOVANI - O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..!
Nga Fritz RADOVANI - O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..!
Marjan DODAJ317 vistas
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT por Marjan DODAJ
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINITBOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
Marjan DODAJ1K vistas
Hipnoza por Albi Muca
HipnozaHipnoza
Hipnoza
Albi Muca6.7K vistas
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika por Eduart Mucaj
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika
Eduart Mucaj826 vistas
Kufizimet e letersise gjate diktatures por Darla Evangjeli
Kufizimet e letersise gjate diktaturesKufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktatures
Darla Evangjeli9.9K vistas

Más de Bujar Kapllani

0 - Diploma - Punimi Fundit por
0 - Diploma - Punimi Fundit0 - Diploma - Punimi Fundit
0 - Diploma - Punimi FunditBujar Kapllani
457 vistas166 diapositivas
SULOVAR por
SULOVARSULOVAR
SULOVARBujar Kapllani
177 vistas3 diapositivas
WikiLeaks – Dadaizëm Politik - Shkurtuar por
WikiLeaks – Dadaizëm Politik - ShkurtuarWikiLeaks – Dadaizëm Politik - Shkurtuar
WikiLeaks – Dadaizëm Politik - ShkurtuarBujar Kapllani
100 vistas5 diapositivas
ABC - J.Paço por
ABC - J.PaçoABC - J.Paço
ABC - J.PaçoBujar Kapllani
219 vistas6 diapositivas
Lin DELIJA - Punimi Perfundimtar por
Lin DELIJA - Punimi PerfundimtarLin DELIJA - Punimi Perfundimtar
Lin DELIJA - Punimi PerfundimtarBujar Kapllani
268 vistas19 diapositivas
Tempus 16 NentorDanimarka por
Tempus 16  NentorDanimarkaTempus 16  NentorDanimarka
Tempus 16 NentorDanimarkaBujar Kapllani
65 vistas4 diapositivas

Más de Bujar Kapllani(14)

0 - Diploma - Punimi Fundit por Bujar Kapllani
0 - Diploma - Punimi Fundit0 - Diploma - Punimi Fundit
0 - Diploma - Punimi Fundit
Bujar Kapllani457 vistas
WikiLeaks – Dadaizëm Politik - Shkurtuar por Bujar Kapllani
WikiLeaks – Dadaizëm Politik - ShkurtuarWikiLeaks – Dadaizëm Politik - Shkurtuar
WikiLeaks – Dadaizëm Politik - Shkurtuar
Bujar Kapllani100 vistas
Lin DELIJA - Punimi Perfundimtar por Bujar Kapllani
Lin DELIJA - Punimi PerfundimtarLin DELIJA - Punimi Perfundimtar
Lin DELIJA - Punimi Perfundimtar
Bujar Kapllani268 vistas
Montesori, arti dhe edukimi - 2007 por Bujar Kapllani
Montesori, arti dhe edukimi - 2007Montesori, arti dhe edukimi - 2007
Montesori, arti dhe edukimi - 2007
Bujar Kapllani578 vistas
Ne Hijen e Autonomise Universitare - B. Kapllani por Bujar Kapllani
Ne Hijen e Autonomise Universitare - B. KapllaniNe Hijen e Autonomise Universitare - B. Kapllani
Ne Hijen e Autonomise Universitare - B. Kapllani
Bujar Kapllani138 vistas
Fokusime Konceptuale ne Edukimin Figurativ - UNIEL 2012-3 por Bujar Kapllani
Fokusime Konceptuale ne Edukimin Figurativ - UNIEL 2012-3Fokusime Konceptuale ne Edukimin Figurativ - UNIEL 2012-3
Fokusime Konceptuale ne Edukimin Figurativ - UNIEL 2012-3
Bujar Kapllani221 vistas
Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008 por Bujar Kapllani
Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008
Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008
Bujar Kapllani242 vistas

Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.

  • 1. ARTI ËSHTË SHPIRT PA THEMBRA Në 14 Mars 2001, me insiativën e vet, “Shoqata Elbasani” organizoi një takim me gjithë përfaqsuesit e familjeve historikisht të njohura elbasanase, përfaqsuesit e biznesit, politikës, artit dhe kultures, rreth 200 vetë. Ky takim, organizuar në “Hotel Univers”, ka qënë i pari i këtij formati në në demokracinë qytetare elbasanase, dhe në natyrën e një spektakli me shkëmbim bisedash, vlerësimesh dhe ideve për traditën elbasanase, në optikën e një gëzimi qytetar për rrejedhën e re e moderne ku po hynte jeta kombëtare, fill pas çlirimit të trojeve shqiptare në Kosovë, dhe zgjimit të ndërgjegjes moderne për t’u bërë anëtarë të familjes europiane. Në mes të këtij gëzimi dhe shprese për të ardhmen, nga përfaqësuesit e “Shoqatës Elbasani”, kryetar Ardian Cani dhe sekretar Gazmend Kila, ju dorëzua “Emblema Elbasani” kreut të Bashkisë Elbasan të asaj kohe, zotit Hysen Domi, një reliev skulpturor në bronz (68 x 62. cm). Kjo dhuratë sinjifikonte dëshirën e qytetarisë elbasanase për harmonizimin e marrëdhënieve midis pushtetit lokal dhe vlerave të qytetit, që Bashkia të mos konceptohesh më si istrument i ngushtë politik, por si pasuri e çmuar e vlerave qytetare. Pjesmarrësit e duartrokitën këtë moment. Kjo emblemë është, e theksoj, dhuratë e “Shoqatës Elbasani” dhuruar Bashkisë së Qytetit Elbasan, shoqëruar edhe me mirëkuptimin e skulptorit monumental Bujar Kapllani, për realizimin e saj pa shpërblim financiar. Ata që nuk u larguan prej vendit e dinë sa kohë të vështira ishin, nga pikpamja financiare. Por realizimi është ideuar si një kontribut qytetar edhe nga këndvështrimi kompozicional e artistik, në përgjigje të historisë, vullnetit dhe vendimarrjes të kësaj shoqate, që përbën frymën e trashgimisë, në fillimvitin 2001. Ideimi konceptual ishte aspirata e frymës së re qytetare që po zgjohej në vendin tonë, me elementë jo të fantazuar dhe “ufuar” prej sajesave boshe jashtë kohës, por si rast i pastër ideal i mbresave, kujtimeve dhe historisë së përbashkët të bashkëqytetarëve të kësaj shoqate, jashtë nëngrupeve dhe franksioneve individuale, siç mund të synojë ndonjë shkrim “oponent”. E meqë ja vjen rasti, vlen të përmëndet se individuale ishte vetëm puna ime vullnetare, jo vetëm për emblemën por edhe për etydet kompozicionale të projekt-idesë, në konkurimin për realizimin e monumentit të “Isuf Myzyrit” (75 x 60 x 60 cm, për të cilin u përkushtova 6 muaj krijim), po atë fillim viti, si kontribut qytetar përkundrejt Bashkise. Mund të realizoja edhe unë atë monument, por “humbja” personale nuk ishte arsye për të mohuar respektin ndaj institucioneve. Kush ishte këtu e mori vesh, kush nuk ishte jemi të imponuar të shpjegohemi, sepse janë bërë pjesë e qëndrimeve të vjetëruara tashmë, duke kufizuar hapësirat e mendimit e veprimit real në art nëpërmjet mbështetjes financiare që gjejnë në investimet e drejtorisë së kulturës pranë bashkisë. Ndërkohë mbetet një model puna atëhershme organizative kryer nga zoti Kila, për organizimin e atij evenimenti të “Shoqatës Elbasani”, i cili grumbulloi nëpërmjet biznesit një shumë modeste dhe pagoi fonderinë për realizimin në bronz të “Emblemës së Qytetit”. Është e natyrshme të shohim e të mendojmë rreth ndjesive që na ofrojnë krijime artistike të shumllojshme, dhe të krijojmë konceptime rreth çdo krijimi artistik e madje ta shtyjmë më tej arsyetimin llogjik mbi operacionalizimin e veprimeve profesionale që ka kryer artisti krijues por edhe të shijes krahasuese nga perceptuesit e zakonshëm. Shëmbull i qartë mund të meret studimi analitik i kryer nga Zigmund Frojd (psikolog austriak) mbi operacionin krijues të Mikelanxhelos në krijimin e kryeveprës skulpturale “Moisiu”. Frojdi në këtë studim nëpërmjet analizës së skulpturës, detajeve, lëvizjeve, mbajtjes e pozicionit të librit, përcaktimi i shikimit synon për të nxjerrë plotësinë e konceptualitetit modern të ideve profilizuese të profetikes, humanes dhe baritores të Profetit Moisi, të një shprehjeje të brendshme dhe marrëdhënies që krijon me objektin e tij imagjinar popullin. E gjithë e përshkruar në 40-50 faqe. Për një profesionist, vlerësimi i krijimit artistik, nis nga vlefshmëria e formës për të shprehur ide e mesazhe të qarta, ndërsa për shikuesit e zakonshëm varet nga modelet që sërviren nga nivelet krijuese të krijuesve, por edhe nga konceptimi i përgjithshëm i idesë nga rezultantja e shtresave shoqërore të komunitetit, popullit dhe bashkëkohësia. Shpesh na bie të lexojmë opinione të të tjerëve për vlerat e një vepre arti dhe rënia dakord ose jo me gjykimin e tyre të përshkruar logjik (profesional) ose të etiketuar në detaje morfologjike (cinik) lidhet me informacionin e ofruar nga një gjykim në të kundërtën e vet e anasjelltas për të dyja palët në diskutim. Sjellja e një informacioni të zgjeruar në diskutim lidhet me të qënit ekspert profesional në artet, ndërsa e kundërta
  • 2. etiketimi i një krijimi e ul diskutuesin në një nivel jo profesional, amatoresk, cinik, jo respektues dhe jo qytetar për punën krijuese të një artisti, kolegu dhe bashkëqytetari. Po nëse është për të diskutuar vlerat e për t’i mohuar duhet të hapim një diskutim të specifikuar e të gjerë që nis nga “Forma” dhe deri tek “Përmbajtja” që mban brenda vepra e artit. Nga ky këndvështrim i diskutimeve të dobishme mbi konkluzionet vlerësuese të një vepre arti duhet të analizojmë informacionin ku bazohet çdo produkti artistik, por edhe procesi i realizuar nga ana profesionale e artistit. Askush nuk mund të dalë e të tërheqë vëmëndjen me (mos) vlerësimin e një vepre pa një analizë të gjerë logjike. Si mundet që dikush të mjaftohet me një paragraf, të mbyllur inkuzicionist, të hedhë në dyshim ekzistencën e një vullneti qytetar aktual, të një procesi krijues, të një produkti artistik dhe të një ëndrre humane ku shtrin rrënjët arti? Si mundet që pa një analizë të plotë e të zgjeruar historike të informacionit arijmë të lëshojmë ultimatume? Si mundet që një artist e përjeton simbolikën e krijimit në një rast dhe kohë të largët (Karl Topia dhe viti 1381, despot bizantin), shkëputur nga konteksti i realiteteve bashkohore? Si ka arsye që bashkëkohësia moderne shqiptare e shekujve XVIII – XXI të eklipsohet me zgjimin e vetvetes në shekullin XIII - XIV? Në formulimin e këtyre pyetjeve jam i kushtëzuar prej shkrimit “Emblema e Karl Topisë, çezmat e Kalasë dhe stema e Bashkisë” shkruar në gazetën lokale “InfoELBASAN”, 3 shtator 2010, shoqëruar me foto të “Emblemës së Qytetit Elbasan” (punuar B.Kapllani). Autori i artikullit Vladimir Caridha skulptor (kthyer rishtas në atdhe), me konflikt interesi të pastër në këtë diskutim, deklaron se; janë bërë disa çezma me “koka luani” (prej tij) dhe me një vullnet prej luani kërkon që të ndryshojë “Emblemën e Qytetit Elbasan” me të vetmin argument se “dikur jemi mbrojtur nga idetë e këqija (nga luanët ose tigrat)”, pa na shpjeguar aty, faktin që “dega e ullirit”, “gjethja e rrapit”, “penda e rilindasve elbasanas”, “libri Kristoforidhit”, “bedenat e kalasë”, “gjeneratori historisë” dhe “kumrija” simboli shpirtëror i qytetarisë elbasanase, i lirisë, i shpresës dhe kulturës mund të jenë çliruar nga despotizmi i mesjetës bizantine me shumë punë, mund e përpjekje jetësh njerëzore, që mbajtën këtë qytet në këmbë. Luani i “Emblemës së Familjes” të Karl Topisë është një simbol anzhuin që tregon ndikimin e anzhuinëve në atë kohë në Despotatin e Durrësit, nëna e tij ishte nga derë anzhuine dhe është martuar me të atin e tij, përkundër dëshirës së saj pasi ishte nisur të martohesh në familjen e Komnenëve në Konstandinopojë. Dhe rrëmbimi u kthye në aleancë zotëruese me simbolin e “Luanit Anzhuin” i cili zbukuron pamjen e tij me pendë shpendi dhe prezanton kthetëra dhe bisht dragoi, tipike për pasqyrimin grabitës të një sundimtari. Duke shkrojtur këto rradhë kujtoj vitin 1995, kur e konfigurova dhe qartësova pamjen e këtij simboli (nga një fotografi e dobët e një embleme tashmë të dëmtuar) me porosi të Kryetarit të Dhomës së Tregëtisë Elbasan, të asaj kohe. Një punim dore pa interes e pa fantazi krijuese. Për një institucion tregëtar ky simbol funksionon se tregon fuqinë dhe zotërimin, ndërsa për emblemë qyteti ka histori përshkruese me drejtim nga e ardhmja. Karli Topia i kuptonte që në atë kohë këto diferenca, sepse ishte subjekt që ushtronte luftëra për kontrollin tregëtar të vijës tregëtare Egnatia, pasi njihen dhe luftimet e tij me Balshajt e Shkodrës dhe triumfi i tij në fushën e Savrës në Lushnjë. Madje njihet se u mësoi rrugën osmanëve përmes Shqipërisë, për të mundur Balshajt, konceptime që buronin nga pushteti sundues. Edhe Karli në fund të jetës kuptoi se në jetë nuk të mbajnë emblemat e luftrave, por përkushtimi ndaj banorëve dhe qytetarëve të vet. Për të mbetur në histori ngriti Kishën e Shën Gjon Vladimirit në Shijon të Elbsanit, kjo për të nderuar një pjesë nga eshtrat e Princit me po atë emër, që i mori në Kraja. Qëllimi ishte të krijonte pushtet “virtual” sundimi duke njësuar kultin me emrin e vet. Kjo e bën të njohur Karlin përkundrejt qytetarisë së sotme, e jo “shteti” me luftra të brendshme në aleanca anzhuine – osmane. Nuk mendoj se do ketë pasur ndërmendje të tij, se përbënte risi forca “luanore”, pasi me luanë ishin tërë simbolet e zotërimeve feudale në europën gotike. Për të replikuar me procedurimin dhe produktin vlerësues, interpretues dhe përgjithësues të shkrimit, u bazova në dobishmërinë e këtij shkrimi nëpërmjet shtrimit të pyetjeve ndaj vetes dhe autorit të artikullit. Sa lehtësisht është marrë vendimi për të shkruajtur këtë artikull nga autori?, dhe përgjigjia është aty; punimi me gabime i shkrimit. E gjithë kjo pasqyron ngutjen për të shkruar një mendim të pa analizuar, por të frymëzuar ose nga faktorë të jashtëm siç mund të jetë kërkesa për një shkrim të tillë nga individë aventurier jashtë artit, ose nga faktorë të brendshëm të autorit për të sunduar skulpturën dhe investimet e bashkisë në këtë fushë të vyer.
  • 3. Sa gjatë është thelluar autori në idenë e hedhur? - Ideja e hedhur është në fund të artikullit të tij, si më poshtë: “Ne kemi shembull emblemën e Kastriotëve që rilindasit e servirën për emblem shteti të ri që do të ndërtonin. Dhe periudha e Pavarësisë e fikson flamurin e atij që tha “Shteti i Arbërit i Shqiptarëve”. Sa shpejt i ra ylli që koha I vendosi pa djrtë, kështu duhet të bjerë edhe çdo sajim pa bazë i emblemave të fantazuara” (ps. Gabimet shkruese janë të materialit të cituar). Pyetjet retorike përgjigjen e marin në informacione historike për të gjithë dhe nga dëshirat dhe opinionet që ekzistojnë në zhvillim. - Sa sinonim janë Anzhuinët me Kastriotët?, Çfarë ngjashmërie ka ylli “sllav e i padrejtë” i internacionalizmit me “simbolet qytetare të Elbasanit”?, Sa etike është përkufizimi i një krijimi artistik me fjalën “sajim pa bazë i emblemave të fantazuara”?, A ekziston ndonjë barazi midis fantazisë krijuese në kompozimin e një vepre arti dhe fjalës “sajim”, të denjë për idetë tuaja në artikull?. Koleg i nderuar a keni ndonjë problem profesional ndaj krijimtarisë monumentale të krijuar nga vetë ju dhe pse nuk shpreheni për to brenda standardeve, kritereve dhe normave artistike?, A jeni të sigurtë e serioz në realizimet tuaja artistike?, Sa të vlefshme e të besueshme janë idetë dhe mesazhet që trasmentojnë veprat e tua? A ndjeheni ju të kënaqur të nisim analizën e monumenteve që po realizoni në bashkohësinë moderne që aspirojmë si artistë dhe qytetarë? Dhe, Sa demokratike është që i vetëm e pa konkurs të realizohsh 3-4 monumente brenda dy vite kohë, pa tenderime, komisione e konkurime publike, ndërsa projektet e kolegëve të tu (skulptorë edhe të provuar) nuk “honepsen” nga këshilli kulturavist e ilegal i bashkisë dhe mënjanohen nga publikimi në media të rezultateve konkuruese? E fundit, A vlen diplomimi “Skulptor Monumental” në akademinë e arteve në kohën e diktaturës, kohë kur e ke ni mbaruar dhe ju? (Se thonë, që ka vite se artistët e aplikacionit po bëjnë ligjin në skulpturën monumentale, shumë të suksesshëm në krijim e gjykim). Le ta çlirojmë pak fokusin e problemit. Në studimet moderne mbi individët, artin, kulturën, kompozimin skulptural etj...shmangen sa më tepër të jetë e mundur (por ato aty janë nëse do të na duhen); së pari, formulimet vlerësuese të përshkrimit (e mirë – e keqe, e pëlqyeshme – e papëlqyeshme, i pranueshëm – i papranueshëm, vendas – jovendas, i nënshtruar – i panënshtruar, i traditës – i jotraditës, komunist - demokrat etj...madje diskutohet edhe rasti debatit e bukur – e shëmtuar) , së dyti, formulimet interpretuese të përshkrimit (që mundohen të shpjegojnë qëndrimin mbi bazën e një fakti ose teze të thjeshtë dhe pa lidhje me esencën e problemit) dhe së treti, formulimet përgjithësuese të përshkrimit (që përshkruajnë qëndrime, kuptime e sjellje në terma përgjithsuese, të përsëritshëm e ritual nga koha në kohë si karakterizim për fenomenin). Shmangia e këtyre formulimeve na e lehtëson debatin nga ngarkesat nominuese si art skllavopronar, art feudal, art kapitalist, art fashist, art komunist, art demokrat, art fshatar e art qytetar. Arti quhet art me “A” të madhe, me “a” të vogël ose me “0”. Ndaj kur të flasim për luanin e Karlëve do flasim për lulëzimin e tyre, ndërsa kur të flasim për komunizmin do flasim për kushtet, siptomat dhe produktet e kësaj sëmundjeje relativizmi që po ndjek edhe artin, e kur të flasim për artin duhet të përshkruhet profesionalizmi në çdo kohë, qoftë kapitaliste apo komuniste e qoftë demokrate apo amarshiste. Kush formulime përshkruese ndihmojnë artin? – Formulimet specifike ose konkrete na ndihmojnë ekzaktësisht se çfarë është duke bërë ose thënë dikush, në rastin në fjalë “një artist”. Ky formulim përshkrues mendimesh, konceptesh, procedurash e produktesh na ndihmon të konkretizojmë situatën në të cilën përsëritet veprimi ose komenti vlerësues, dhe na tregon qartësisht se çfarë thonë ose bëjnë personat e tjerë për vete dhe ndaj nesh. Vetëm kështu kuptojmë marrëdhëniet tona reale. Replikimi i një ideje apo vepre arti duhet ti përmbahet një procedure specifike për të dëshmuar dëshirat reale e të qarta të synuara qoftë në një shkrim apo edhe një vepër arti, jo duke hedhur një “luan” në tavolinë. T’i përgjigjemi një pyetje që lidhet me përvojën profesionale; – Sa ndihmohet një vepër arti nga ndryshimi i përmbajtjes për të qëne e “bukur” në formë dhe “funksionale” në ide? - Asgjë, vetëm se do të kemi vepra arti të tjera në kohë të ndryshme. Përmbajtjet e artit janë produkte të rastit dhe kohës që vjen dhe jo të asaj që ikën, janë mesazhe për të ardhmen. Gjykimi i artit si i suksesshëm në realizimin e një skulpture monumentale duhet lexuar me faktorë të brendshëm (Procedura e produkte) që profilizohet një artist, siç janë: - diplomimi për skulpturë monumentale, procedurat e realizimit plastik, konceptimi i idesë, operacionalizimi i etapave të monumentit, dhe përvoja personale në fushën e monumenteve. Produkti artistik shfaqet si funksionim i asaj që duhet të bëjë një artist. Vlera dhe roli i një artisti monumental është të memorizojë atë që ka sot në mëndje për të ardhmen, lidhur me karakterin historik e etnografik të idesë së veprës. Të procedojë në mënyrë të tillë duke na dhënë një forme të prekshme për atë
  • 4. që nuk e shohim dhe nuk e mendojmë dot me syrin e lirë e mëndjen e zakonshme, pra i del që një artist të fantazojë mbi bazën e idesë dhe elementëve përshkrues. Të funksionojë lidhja e një forme të qartë për ndjenjat dhe idetë, që pasqyron produkti artistik, duke ndihmuar në shprehjen e vetbrëndshme të artist, i cili ndihmon shikuesin në përjetimin e frikshëm me leximin e simboleve mesjetare ose me përjetimin bashkëkohor të lirë, ëndërrimtar, krenar, inteligjent dhe fluid të emocioneve në veprat e artit sot. Dhe e fundit në funksionet e artit është; që produkti artistik të shfaqë prefeksion artistik në elementët, mjetet e teknikat artistike, duke bindur për një mënyrë shikimi ndryshe. Gjykimi krijues duhet të jetë mbi bazat e një harmonizimi të ndjeshmërisë ndaj informacioneve të padukshme, të përkuelshmërisë dhe përshtatshmërisë së ideve dhe formës si një mundësi për të t’u adoptuar në situata të reja, të origjinalitetit si përgjegjësi e jashtëzakonshme ndaj këtyre situatave me kërkesa të reja, të gjallërisë nëpërmjet lirshmërisë në shprehjen e idesë dhe kënaqësisë, të produktivitetit si mundësi për t’u kuptuar lehtësisht dhe vazhdimisht idetë, dhe gjykuar përmes tyre, të rrjedhshmërisë në lejimin e fluturimit e ideve të lira, të aftësisë analitike dhe talentit për të zbuluar problemet dhe funksionimin e tyre, dhe së fundi të aftësimit organizues duke i vendosur elementët në rregullin llogjik që thërret ideja. Por mesa kuptojmë nga përshkrimet e sipërme mbi funksionin dhe parimet e krijimit të artit, që duhet t’i zotërojë një artist, mendoj se duhet të kenë ndikuar opinione të jashtëm, të huaj e pa lidhje në shkruajtjen e artikullit “Emblema e Karl Topisë, çezma e Kalasë dhe stema e Bashkisë”, i cili na “ngacmoi fantazinë” jo vetëm për të bërë art por edhe për të “sajuar” e thënë diçka, në këtë situatë dhe kohë që jetojmë. Një artist nuk mund të jetë punëtor krahu por është një puntor i mendjes. Niveli profesional dhe gabimet në fushën e skulpturës monumentale ka edhe tregues cilësorë, që lidhen edhe me diplomimin profesional. Një skulptor monumental ka baza gjykimi të ndryshme nga një skulptor i llojit tjetër. P.sh. skulptori dizajnit industrial (aplikativ) aftësohet për modelus e dizajner arti në ndihmë të ndërmarjeve prodhuese e tregëtare, të cilat ndërtohesn nga dy byro; ajo teknike që realizonte modelin nga ana inxhinjerike dhe ajo e modeleve që prodhonin modele filxhanash, qypash, këpucësh, banakësh, koka antikiteti etj.. Të kryesh 3-4 monumente në dy vite është ngjarje e shënuar për çdo skulptor, edhe aq më tepër për ata skulptorë që nuk janë diplomuar për monumente. “Por sot” kënaqësia më e madhe na qenkërka të shijojosh rrëzimin e punimeve të atyre që janë të diplomuar, që të provosh se sa sehirxhinj janë përballë teje, e të mos guxojnë të shprehin mendimet e tyre profesionale. “Ndofta” kjo dëshmon besimin që vjen nga talenti që të jep pushteti i “luanëve të kulturës”, me idenë e vetme se të përket e ardhmeja e skulpturës, pa konkurim, pa diskutime, pa komisione profesionale. Artistin mund ta ndihmojnë edhe shoqatat, por jo ato me drejtim nga familjarë e miq. Drejtoria e Kulturës pranë Bashkisë, sot në 2010 dhe dje në 2009, fsheh lajmërimet pas copra e qoshe gazetash të palexueshme. Ky është koncepti i luanit në art. I vetmi komisioner në art është e duhet të jetë profesionalizmi, faktor i huaj janë devijimet e konkurimit në një proces anadollak. Punimet e artit nuk mund të mjaftohen vetëm me vlerësimin e një zyre që “e ka për zemër artin dhe artistët” të cilët ruajnë edhe pas shekujsh adhurimin e dashurinë për spektrin e Karlëve dhe qesen e Padishajve që bashkëjetuan në atdheun tonë tolerant e të duruar. Ka ardhur koha që konkurimet të bëhen si më parë nëpër salla ekspozimi. Artistët duhet të prezantojnë projekt-idetë e tyre në ekrane të medias, ndërsa anëtarët e jurive dhe komisionerët të shprehen sipas funksionit dhe parimeve të krijimit, që të argumentohet vlerësimi, interpretimi dhe përgjithësimi i një vepre arti, se për këtë janë besuar, madje për çdo dështim të dalin e të japin llogari qytetarëve të komunitetit. Dhe mos marrin “ushtën e gazetarisë” për të gjetur ndonjë “thembër arti” në të kaluarën e të bëjnë “mullarë” thashethemesh e intrigash. Arti nuk ka thembër por gatuhet me shpirt profesional. Qytetaria e Elbasanit dashuron këngët, gëzimet, shkollimin, kulturën e përparuar ndaj dhe figura e “Kumurisë” i përlot në kujtimet e të parëve mes gëzimeve e dasmave, trashgimisë së kujtimeve plot dhimbje e shpresë. “Kumuria e Elbasanit” nuk e sjell, por e mban me vete pranverën dhe kudo të parët merr qytetarët e vet elbasanasit në çdo 14 Mars. Shikoni simbolikat e vendeve më të mëdha dhe organizatave ndërkombëtare, sikur janë rralluar luanët dhe janë shtuar “zog në fluturim”, “gjethe”, “meridiane”, “troje”, por si për habi të atyre që “demokratizohen” e fshihen pas rrëzimit të simboleveme, kemi përsëri “yje”. Shiko flamujt e shumë shteteve e organizmave si; Kanada, OKB, Angli, SHBA, Kosovë etj... Sikur duan të na thonë bëhuni më të paqshëm, më të ndryshëm, më gjithpërfshirës, më të pasur në ide, forma dhe mendime. Skulptor, pedag. Arti Bujar Kapllani - shtator 2010