Faik konica

Faik Konica

Faik Konica,
Faik Konica, lindi më 15 mars të vitit 1876 në Konicë dhe vdiç më 14 dhjetor të vitit 1942 në
Uashington, ishte magjistër i artit dhe letërsisë, aktivist kombëtarë dhe shkrimtar shqiptar.
Rrjedh nga një familje e vjetër feudale. Mësimet e para i mori në vendlindje, në gjuhën turke,
arabe dhe greke. Mësoi në Shkodër, Kostatinopojë, Francë dhe SHBA.
Ishte bir i derës së famshme të bejlerëve të Konicës. Nga e ëma binte gjak me Ali Pashë
Tepelenën edhe pse vetë kurrë nuk e ka pohuar. Fliste frëngjishte të kulluar. Më vonë hyri në
liceun perandorak francez të Stambollit për të kryer pastaj shkollën e mesme në Francë. Ndoqi
studimet për filozofi në Dizhon dhe Paris ku u konvertua në besimin e krishterë katolik me emrin
Faik Domenik Konica.Shtysat kryesore që e nxitën këtë djalosh, pinjoll të një familjeje të shquar
myslimane, të pagëzohej si i krishterë, mendojmë se duhen kërkuar në formimin e tij kulturor e
shkencor në shkolla katolike, si dhe në përkushtimin atdhetar, në tolerancën fetare dhe në
intuitën e tij. Si 21 vjeçar nxori numrin e parë të revistës “Albania”, ndër revistat më të mira
shqiptare, që u botua deri më 1909 në Bruksel e Londër, me ndihmën e Austro-Hungarisë, e cila
nxiste lëvizjen kombëtare shqiptare për të penguar shtrirjen e sllavëve në Ballkan. Duket se
Faiku e shihte zgjedhën osmane si një tjetërsim të karakterit europian të popullit shqiptar,
Tërthorazi kuptohet se ai e lidhte procesin e çlirimit kombëtar nga zgjedha osmane edhe me një
proces katarsi të pjesës myslimane të popullit tonë, e cila duhej të pendohej për braktisjen që i
kishte bërë fesë së të parëve nën trysninë e rrethanave gjatë pushtuesit osman. Në
rikrishterizimin e shqiptarëve myslimanë ky rilindës shihte një nga faktorët kryesorë për forcimin
e unitetit kombëtar të kombit tonë. Më1912 u diplomua për letërsi në universitetin e Harvardit të
SHBA me medalje ari, ndërkohë që është cilësuar nga miqtë e tij si "biblioteka lëvizëse". Fitoi
disa konkurse,duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonta. Faik Konica
qysh i ri e lidhi jetën me veprën e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare.
Pasi botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris ai vendoset në Bruksel të (Belgjikës),
ku nxjerr revistën "Albania", kjo revistë politiko-kulturore dhe letrare u bë organi më i
rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë. E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht
turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo propogandoi për vite me radhë 1897-1909 programin e
lëvizjes kombëtare shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë .Faiku në jetën e tij familjare
ishte i pa fat apo ndoshta edhe vetë ashtu e kishte zgjedhur. Ca thonë se kishte qenë i martuar me
një farë Sophie Annette Hygo me të cilin i kishte lindur një djalë me emrin Henrik.
Më 1909 Konica, si u mbyll revista "Albania" në Londër, i ftuar nga atdhetarët shkon në SHBA
ku drejton gazetën "Dielli" edhe më pas gazetën "Trumpeta e Krujës". Me themelimin e
Federatës "Vatra", më 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli
duke qenë udhëheqësit kryesor të lëvizjes kombëtare shqiptare në SHBA, do të shkojnë në
Londër për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve. Në kongresin
shqiptar të Triestes (1913), që u mblodh për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga armiqtë
e saj, Konica u zgjodh kryetar. Nuk e duronte dot Ismail Qemalin, kryetarin e përkohshëm të
shtetit. Mbase edhe për inatin e tij, më 1913 e lë Vlorën dhe i bashkohet në Durrës forcave
të Esat Toptanit, që ndonëse e urrente e ndihmoi të formonte qeverinë e ndarë shqiptare. Mbretin
Zog herë e lavdëronte, herë e shante. Megjithatë, më shumë se sa ambasador i Zogut, ai ishte
ambasador i vendit të tij; dhe Zogun e respektonte si kryetar shteti por personalisht nuk e
vlerësonte. Polemizoi edhe me Fan Nolin, ku me raste e quajti edhe bolshevik dhe mbërriti deri
aty derisa sa i kërkoi departamentit amerikan që të mos lejohej më hyrja e atij komunisti në
SHBA, por nuk e humbi respektin për aftësitë e këtij të fundit. Noli do ta quante veten nxënës të
tij. “Mësova se në shkrimet e Konicës ne e kishim atë që na duhej: letërsinë e mirë shqipe”, thotë
Noli, i cili me këshillat e Konicës kishte përkthyer disa vepra nga Shekspiri.Gjatë Luftës së Parë
Botërore dhe më pas, ai zhvilloi veprimtari të dendur diplomatike në dobi të atdheut,
në Austri, Zvicër, Itali e gjetkë. Ishte delegat i “Vatrës” në Konferencën e Ambasadorëve në
Londër për krijimin e shtetit shqiptar. Në 1921 u kthye në SHBA, ku u zgjodh kryetar i Federatës
"Vatra", po ndërkaq në vitet '20 u lidh dhe ndikoi në lëvizjen demokratike që zhvillohej në
Shqipëri. Këtë do ta bënte nëpërmjet gazetës "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikës". Me dështimin
e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e Ahmet Zogut në fuqi, Konica u emërua ministër
fuqiplotë i Shqipërisë në SHBA. Ministër i oborrit mbretëror në SHBA (përfaqësues
i Shqipërisë).Pas kësaj u shfuqizua nga Qeveria Amerikane ngaqë delegata e diplomacisë
shqiptare ishte zhytur në borxhe. Prish raportet përfundimisht me Ahmet Zogun, që i ristabilizon
më 1942 në verë për çështjen shqiptare nën okupacionin italian. Faiku vdiq në Uashington i
vetmuar, pranë të cilit gjendej një mikesh e tij zonja G. A. Graham nga e cila na ofrohen çastet e
fundit të jetës së Faik bej Konicës. Ja si i përshkruan z. Graham ato momente: “...Faik bej Konica
u përmend përsëri diku nga ora nëntë e pesëdhjetë. Më kërkoi dhe foli pak. Humbi në kllapi dhe
hera e fundit kur u përmend ishte më vonë. Kishte nevojë për një gotë ujë, por iu luta që të pres.
Ai sikur u pajtua dhe e ktheu kokën. Kjo ishte njëherazi edhe hera e fundit që bisedova me z.
Konica...”..Sistemi komunist për pesëdhjetë vjet e ndaloi kthimin e eshtrave të tij në tokën
shqiptare. Noli dhe Sejfulla Maleshova nuk mund të bënin asgjë. Më 4 mars 1946 Noli i
shkruante Lames që të ndikonte tek autoritetet shqiptare por ai nuk mundi të bënte gjë, atehere
Noli ndërhyri vet tek autoritetet shqiptare dhe fatkeqësisht, për arsye politike, nuk gjeti
mirëkuptim. Eshtrat e tij u kthyen në atdhe, në një ditë maji të vitit 1995 dhe u vendosën në
Parkun e Tiranës, pranë varreve të vëllezërve Frashëri. Kështu u plotësua amaneti i Konicës, të
anatemuarit, njeriut “që hodhi baltë mbi letërsinë shqiptare” , “shkrimtarit reaksionar”, sikurse u
quajt paturpësisht, i cili u letua nga letrat shqipe për motive politike. Në këtë turp morën pjesë
edhe shkrimtarët e kritikët letrarë, të cilët kurrë nuk do të kenë forcë, përmes kritereve estetike,
ta zhvendosin nga maja e kulturës shqiptare. Atje është i përgjithmonshëm. I veçanti, tekanjozi –
Faik Konica. Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë
shqiptare.. Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, Konica
ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si
shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike.
Disa nga veprat me te njohura
Veprimtarinë e tij publicistike e letrare F.Konica e zhvilloi kryesisht në shtyp, në revistën
"Albania" ai botoi vjersha, proza poetike, skica, tregime, portrete, ese, artikuj të ndryshëm etj.
Përgatiti dhe përmbledhjen letrare "Kandili i kuq", por nuk mundi ta botojë. Në të vërtetë nga
Konica nuk kemi asnjë libër të botuar, me përjashtim të vëllimit me përralla të përkthyer "Nën
hijen e hurmave"(1924). Krijimtaria e tij ka mbetur e shpërndarë në shtypin e kohës dhe një pjesë
është e pa përfunduar. Prej tyre duhen veçuar si vepra të rëndësishme proza e gjatë satirike,
"Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurasit", cikli i tregimeve "Kater përralla nga
Zullulandi", udhëpërshkrimi "Shqipëria si m`u duk…". Ai la në dorëshkrim anglisht veprën
"Shqipëria - kopshti shkëmbor i Evropës jug-lindore" dhe ese të tjera, e cila u botua pas vdekjes.

Recomendados

projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre por
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreprojekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreFatjon Cane
30.9K vistas9 diapositivas
Shqiperia gjate viteve 1920-1924 por
Shqiperia gjate viteve 1920-1924Shqiperia gjate viteve 1920-1924
Shqiperia gjate viteve 1920-1924Ke Keiss
17.2K vistas7 diapositivas
Gjergj Fishta por
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj FishtaOrgesaIbri
1K vistas21 diapositivas
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe por
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeLetersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeAjlinda Idrizi
12.6K vistas17 diapositivas
Projekt ngrohja globale por
Projekt ngrohja globaleProjekt ngrohja globale
Projekt ngrohja globaleMatilda Gremi
88.4K vistas17 diapositivas
Kongresi i manastirit por
Kongresi i manastiritKongresi i manastirit
Kongresi i manastiritylvienesi
6.9K vistas7 diapositivas

Más contenido relacionado

La actualidad más candente

Pasurite natyrore ne shqiperi por
Pasurite natyrore ne shqiperiPasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperiMerkur Sinani
73.3K vistas7 diapositivas
Jeronim De Rada por
Jeronim De RadaJeronim De Rada
Jeronim De RadaMuki Huduti
12.4K vistas7 diapositivas
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis" por
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"Matilda Gremi
62.7K vistas17 diapositivas
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre por
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreHumanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreExhitah Vasija
55.2K vistas3 diapositivas
SI TE KRIJOJME GAZETEN E SHKOLLES ?! por
SI TE KRIJOJME GAZETEN E SHKOLLES ?!SI TE KRIJOJME GAZETEN E SHKOLLES ?!
SI TE KRIJOJME GAZETEN E SHKOLLES ?!#MesueseAurela Elezaj
21.7K vistas4 diapositivas
ZBATIME TE LIGJIT TE ARKIMEDIT PUNE EKSPERIMENTALE por
ZBATIME TE LIGJIT TE ARKIMEDIT PUNE EKSPERIMENTALE ZBATIME TE LIGJIT TE ARKIMEDIT PUNE EKSPERIMENTALE
ZBATIME TE LIGJIT TE ARKIMEDIT PUNE EKSPERIMENTALE #MesueseAurela Elezaj
30K vistas11 diapositivas

La actualidad más candente(20)

Pasurite natyrore ne shqiperi por Merkur Sinani
Pasurite natyrore ne shqiperiPasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperi
Merkur Sinani73.3K vistas
Jeronim De Rada por Muki Huduti
Jeronim De RadaJeronim De Rada
Jeronim De Rada
Muki Huduti12.4K vistas
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis" por Matilda Gremi
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Matilda Gremi62.7K vistas
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre por Exhitah Vasija
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreHumanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Exhitah Vasija55.2K vistas
Lëndët Djegëse Fosile - Nafta Qymyri por Erdi Dibra
Lëndët Djegëse Fosile - Nafta QymyriLëndët Djegëse Fosile - Nafta Qymyri
Lëndët Djegëse Fosile - Nafta Qymyri
Erdi Dibra34.2K vistas
Naim Frasheri por Muki Huduti
Naim FrasheriNaim Frasheri
Naim Frasheri
Muki Huduti14.4K vistas
Analizë e veprës së një autori por Ertil EB
Analizë e veprës së një autoriAnalizë e veprës së një autori
Analizë e veprës së një autori
Ertil EB5.5K vistas
Projekt( parashikimi i motit ) por S Gashi
Projekt( parashikimi i motit )Projekt( parashikimi i motit )
Projekt( parashikimi i motit )
S Gashi27.5K vistas
Gazeta e shkolles por Valeria Baçi
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
Valeria Baçi148.2K vistas
Dialektet e shqipes por Klarisa Klara
Dialektet e shqipesDialektet e shqipes
Dialektet e shqipes
Klarisa Klara10.9K vistas
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore por Xheni Marku
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Xheni Marku109.9K vistas
Pasojat e ndryshimeve klimatike ne mjedis dhe shendet. por Fjorelo
Pasojat e ndryshimeve klimatike ne mjedis dhe shendet.Pasojat e ndryshimeve klimatike ne mjedis dhe shendet.
Pasojat e ndryshimeve klimatike ne mjedis dhe shendet.
Fjorelo21.1K vistas
shkrimtaret e brezit te humbur por FialdoMema
shkrimtaret e brezit te humburshkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humbur
FialdoMema47.2K vistas

Destacado

Projekt Curricular ... !!!! por
Projekt Curricular  ... !!!!Projekt Curricular  ... !!!!
Projekt Curricular ... !!!!#MesueseAurela Elezaj
1.2K vistas19 diapositivas
Semundjet kanceri por
Semundjet kanceriSemundjet kanceri
Semundjet kanceriMelissa Cani
3.8K vistas15 diapositivas
Kanceri nje forme e rebelimit qelizor por
Kanceri  nje forme  e rebelimit qelizor Kanceri  nje forme  e rebelimit qelizor
Kanceri nje forme e rebelimit qelizor D. Sh
20.4K vistas60 diapositivas
Ismail kadare por
Ismail kadareIsmail kadare
Ismail kadareEgzona Shabani
26.9K vistas27 diapositivas
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS” por
PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS” PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS” #MesueseAurela Elezaj
50.3K vistas24 diapositivas
Sëmundjet gjenetike por
Sëmundjet gjenetikeSëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetikeXhuLia Muca
50.8K vistas15 diapositivas

Destacado(16)

Semundjet kanceri por Melissa Cani
Semundjet kanceriSemundjet kanceri
Semundjet kanceri
Melissa Cani3.8K vistas
Kanceri nje forme e rebelimit qelizor por D. Sh
Kanceri  nje forme  e rebelimit qelizor Kanceri  nje forme  e rebelimit qelizor
Kanceri nje forme e rebelimit qelizor
D. Sh20.4K vistas
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS” por #MesueseAurela Elezaj
PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS” PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
#MesueseAurela Elezaj50.3K vistas
Sëmundjet gjenetike por XhuLia Muca
Sëmundjet gjenetikeSëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetike
XhuLia Muca50.8K vistas
Yourprezi julian david siyo por julian0822
Yourprezi julian david siyoYourprezi julian david siyo
Yourprezi julian david siyo
julian0822269 vistas
Student survey powerpiont por Manuel Abarca
Student survey powerpiontStudent survey powerpiont
Student survey powerpiont
Manuel Abarca192 vistas
Intro Presentation por tonyokotie
Intro Presentation Intro Presentation
Intro Presentation
tonyokotie302 vistas
Визуальная коммуникация и комиксы por Vadim Karastelev
Визуальная коммуникация и комиксыВизуальная коммуникация и комиксы
Визуальная коммуникация и комиксы
Vadim Karastelev270 vistas
SEOGuardian - Report posizionamento nei motori di ricerca - Palestre e Centri... por Bint
SEOGuardian - Report posizionamento nei motori di ricerca - Palestre e Centri...SEOGuardian - Report posizionamento nei motori di ricerca - Palestre e Centri...
SEOGuardian - Report posizionamento nei motori di ricerca - Palestre e Centri...
Bint632 vistas

Similar a Faik konica

Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare por
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptarePyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare#MesueseAurela Elezaj
11.7K vistas30 diapositivas
Rilindja Kombetare Shqiptare por
Rilindja Kombetare ShqiptareRilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare ShqiptareOlsi Sita
51.5K vistas61 diapositivas
Shkrimtare te shquar shkrimtar por
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarDenis Celaj
1.4K vistas4 diapositivas
Ahmed Zogu vs Fan Noli por
Ahmed Zogu vs Fan NoliAhmed Zogu vs Fan Noli
Ahmed Zogu vs Fan NoliHektor Jalasi
1.8K vistas24 diapositivas
Projekt histori por
Projekt historiProjekt histori
Projekt historiGenti Germizi
4.2K vistas8 diapositivas
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret por
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretMarjan DODAJ
7.9K vistas41 diapositivas

Similar a Faik konica(20)

Rilindja Kombetare Shqiptare por Olsi Sita
Rilindja Kombetare ShqiptareRilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare Shqiptare
Olsi Sita51.5K vistas
Shkrimtare te shquar shkrimtar por Denis Celaj
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtar
Denis Celaj1.4K vistas
Ahmed Zogu vs Fan Noli por Hektor Jalasi
Ahmed Zogu vs Fan NoliAhmed Zogu vs Fan Noli
Ahmed Zogu vs Fan Noli
Hektor Jalasi1.8K vistas
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret por Marjan DODAJ
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Marjan DODAJ7.9K vistas
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI por Marjan DODAJ
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIFeja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Marjan DODAJ3.2K vistas
Letersia nen Diktature por Ornela Keçi
Letersia nen DiktatureLetersia nen Diktature
Letersia nen Diktature
Ornela Keçi22.6K vistas
Koment vepre (1) por pjetri
Koment vepre (1)Koment vepre (1)
Koment vepre (1)
pjetri1.5K vistas
Ndre Mjeda - 2015 por Riku Verri
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015
Riku Verri18.2K vistas
Gjergj Fishta por Elio Mema
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
Elio Mema8K vistas
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja por Marjan DODAJ
Daniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaDaniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Marjan DODAJ429 vistas
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja por Marjan DODAJ
Daniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaDaniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Marjan DODAJ279 vistas
Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke por Marjan DODAJ
Ilir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete grekeIlir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Marjan DODAJ334 vistas
Humanistet shqiptar por Marjan DODAJ
Humanistet shqiptarHumanistet shqiptar
Humanistet shqiptar
Marjan DODAJ36.4K vistas
Franc Kafka - Jeta dhe veprat - Mujasera Aliu, prof. por Mujasera Aliu
Franc Kafka -  Jeta dhe veprat - Mujasera Aliu, prof.Franc Kafka -  Jeta dhe veprat - Mujasera Aliu, prof.
Franc Kafka - Jeta dhe veprat - Mujasera Aliu, prof.
Mujasera Aliu905 vistas
Abdyl frashëri, jeta dhe veprimtaria por Andi Belegu
Abdyl frashëri, jeta dhe veprimtariaAbdyl frashëri, jeta dhe veprimtaria
Abdyl frashëri, jeta dhe veprimtaria
Andi Belegu7.9K vistas

Más de Darla Evangjeli

Shqiperia ne Nato por
Shqiperia ne Nato Shqiperia ne Nato
Shqiperia ne Nato Darla Evangjeli
4.2K vistas9 diapositivas
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi por
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne ShqiperiBorxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne ShqiperiDarla Evangjeli
21.7K vistas9 diapositivas
Ndikimi i pH në jetën e njeriut. por
Ndikimi i pH në jetën e njeriut. Ndikimi i pH në jetën e njeriut.
Ndikimi i pH në jetën e njeriut. Darla Evangjeli
28K vistas11 diapositivas
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet por
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Darla Evangjeli
105.5K vistas20 diapositivas
Tregu i punes ne Shqiperi por
Tregu i punes ne Shqiperi Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Darla Evangjeli
42.2K vistas10 diapositivas
celulari im por
celulari im celulari im
celulari im Darla Evangjeli
1.2K vistas2 diapositivas

Más de Darla Evangjeli(17)

Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi por Darla Evangjeli
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne ShqiperiBorxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
Darla Evangjeli21.7K vistas
Ndikimi i pH në jetën e njeriut. por Darla Evangjeli
Ndikimi i pH në jetën e njeriut. Ndikimi i pH në jetën e njeriut.
Ndikimi i pH në jetën e njeriut.
Darla Evangjeli28K vistas
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet por Darla Evangjeli
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Darla Evangjeli105.5K vistas
Tregu i punes ne Shqiperi por Darla Evangjeli
Tregu i punes ne Shqiperi Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi
Darla Evangjeli42.2K vistas
Kufizimet e letersise gjate diktatures por Darla Evangjeli
Kufizimet e letersise gjate diktaturesKufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktatures
Darla Evangjeli9.9K vistas
Pasurite natyrore te trevave shqiptare por Darla Evangjeli
Pasurite natyrore te trevave shqiptarePasurite natyrore te trevave shqiptare
Pasurite natyrore te trevave shqiptare
Darla Evangjeli61.7K vistas
Mekanizmi i reaksionit kimik por Darla Evangjeli
Mekanizmi i reaksionit kimik Mekanizmi i reaksionit kimik
Mekanizmi i reaksionit kimik
Darla Evangjeli19.7K vistas
Personazhet e shekspirit por Darla Evangjeli
Personazhet e shekspirit Personazhet e shekspirit
Personazhet e shekspirit
Darla Evangjeli18.8K vistas

Faik konica

  • 1. Faik Konica Faik Konica, Faik Konica, lindi më 15 mars të vitit 1876 në Konicë dhe vdiç më 14 dhjetor të vitit 1942 në Uashington, ishte magjistër i artit dhe letërsisë, aktivist kombëtarë dhe shkrimtar shqiptar. Rrjedh nga një familje e vjetër feudale. Mësimet e para i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke. Mësoi në Shkodër, Kostatinopojë, Francë dhe SHBA. Ishte bir i derës së famshme të bejlerëve të Konicës. Nga e ëma binte gjak me Ali Pashë Tepelenën edhe pse vetë kurrë nuk e ka pohuar. Fliste frëngjishte të kulluar. Më vonë hyri në liceun perandorak francez të Stambollit për të kryer pastaj shkollën e mesme në Francë. Ndoqi studimet për filozofi në Dizhon dhe Paris ku u konvertua në besimin e krishterë katolik me emrin Faik Domenik Konica.Shtysat kryesore që e nxitën këtë djalosh, pinjoll të një familjeje të shquar myslimane, të pagëzohej si i krishterë, mendojmë se duhen kërkuar në formimin e tij kulturor e shkencor në shkolla katolike, si dhe në përkushtimin atdhetar, në tolerancën fetare dhe në intuitën e tij. Si 21 vjeçar nxori numrin e parë të revistës “Albania”, ndër revistat më të mira shqiptare, që u botua deri më 1909 në Bruksel e Londër, me ndihmën e Austro-Hungarisë, e cila nxiste lëvizjen kombëtare shqiptare për të penguar shtrirjen e sllavëve në Ballkan. Duket se Faiku e shihte zgjedhën osmane si një tjetërsim të karakterit europian të popullit shqiptar, Tërthorazi kuptohet se ai e lidhte procesin e çlirimit kombëtar nga zgjedha osmane edhe me një proces katarsi të pjesës myslimane të popullit tonë, e cila duhej të pendohej për braktisjen që i kishte bërë fesë së të parëve nën trysninë e rrethanave gjatë pushtuesit osman. Në rikrishterizimin e shqiptarëve myslimanë ky rilindës shihte një nga faktorët kryesorë për forcimin e unitetit kombëtar të kombit tonë. Më1912 u diplomua për letërsi në universitetin e Harvardit të SHBA me medalje ari, ndërkohë që është cilësuar nga miqtë e tij si "biblioteka lëvizëse". Fitoi disa konkurse,duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonta. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetën me veprën e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare.
  • 2. Pasi botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris ai vendoset në Bruksel të (Belgjikës), ku nxjerr revistën "Albania", kjo revistë politiko-kulturore dhe letrare u bë organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë. E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo propogandoi për vite me radhë 1897-1909 programin e lëvizjes kombëtare shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë .Faiku në jetën e tij familjare ishte i pa fat apo ndoshta edhe vetë ashtu e kishte zgjedhur. Ca thonë se kishte qenë i martuar me një farë Sophie Annette Hygo me të cilin i kishte lindur një djalë me emrin Henrik. Më 1909 Konica, si u mbyll revista "Albania" në Londër, i ftuar nga atdhetarët shkon në SHBA ku drejton gazetën "Dielli" edhe më pas gazetën "Trumpeta e Krujës". Me themelimin e Federatës "Vatra", më 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli duke qenë udhëheqësit kryesor të lëvizjes kombëtare shqiptare në SHBA, do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve. Në kongresin shqiptar të Triestes (1913), që u mblodh për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga armiqtë e saj, Konica u zgjodh kryetar. Nuk e duronte dot Ismail Qemalin, kryetarin e përkohshëm të shtetit. Mbase edhe për inatin e tij, më 1913 e lë Vlorën dhe i bashkohet në Durrës forcave të Esat Toptanit, që ndonëse e urrente e ndihmoi të formonte qeverinë e ndarë shqiptare. Mbretin Zog herë e lavdëronte, herë e shante. Megjithatë, më shumë se sa ambasador i Zogut, ai ishte ambasador i vendit të tij; dhe Zogun e respektonte si kryetar shteti por personalisht nuk e vlerësonte. Polemizoi edhe me Fan Nolin, ku me raste e quajti edhe bolshevik dhe mbërriti deri aty derisa sa i kërkoi departamentit amerikan që të mos lejohej më hyrja e atij komunisti në SHBA, por nuk e humbi respektin për aftësitë e këtij të fundit. Noli do ta quante veten nxënës të tij. “Mësova se në shkrimet e Konicës ne e kishim atë që na duhej: letërsinë e mirë shqipe”, thotë Noli, i cili me këshillat e Konicës kishte përkthyer disa vepra nga Shekspiri.Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas, ai zhvilloi veprimtari të dendur diplomatike në dobi të atdheut, në Austri, Zvicër, Itali e gjetkë. Ishte delegat i “Vatrës” në Konferencën e Ambasadorëve në Londër për krijimin e shtetit shqiptar. Në 1921 u kthye në SHBA, ku u zgjodh kryetar i Federatës "Vatra", po ndërkaq në vitet '20 u lidh dhe ndikoi në lëvizjen demokratike që zhvillohej në Shqipëri. Këtë do ta bënte nëpërmjet gazetës "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikës". Me dështimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e Ahmet Zogut në fuqi, Konica u emërua ministër
  • 3. fuqiplotë i Shqipërisë në SHBA. Ministër i oborrit mbretëror në SHBA (përfaqësues i Shqipërisë).Pas kësaj u shfuqizua nga Qeveria Amerikane ngaqë delegata e diplomacisë shqiptare ishte zhytur në borxhe. Prish raportet përfundimisht me Ahmet Zogun, që i ristabilizon më 1942 në verë për çështjen shqiptare nën okupacionin italian. Faiku vdiq në Uashington i vetmuar, pranë të cilit gjendej një mikesh e tij zonja G. A. Graham nga e cila na ofrohen çastet e fundit të jetës së Faik bej Konicës. Ja si i përshkruan z. Graham ato momente: “...Faik bej Konica u përmend përsëri diku nga ora nëntë e pesëdhjetë. Më kërkoi dhe foli pak. Humbi në kllapi dhe hera e fundit kur u përmend ishte më vonë. Kishte nevojë për një gotë ujë, por iu luta që të pres. Ai sikur u pajtua dhe e ktheu kokën. Kjo ishte njëherazi edhe hera e fundit që bisedova me z. Konica...”..Sistemi komunist për pesëdhjetë vjet e ndaloi kthimin e eshtrave të tij në tokën shqiptare. Noli dhe Sejfulla Maleshova nuk mund të bënin asgjë. Më 4 mars 1946 Noli i shkruante Lames që të ndikonte tek autoritetet shqiptare por ai nuk mundi të bënte gjë, atehere Noli ndërhyri vet tek autoritetet shqiptare dhe fatkeqësisht, për arsye politike, nuk gjeti mirëkuptim. Eshtrat e tij u kthyen në atdhe, në një ditë maji të vitit 1995 dhe u vendosën në Parkun e Tiranës, pranë varreve të vëllezërve Frashëri. Kështu u plotësua amaneti i Konicës, të anatemuarit, njeriut “që hodhi baltë mbi letërsinë shqiptare” , “shkrimtarit reaksionar”, sikurse u quajt paturpësisht, i cili u letua nga letrat shqipe për motive politike. Në këtë turp morën pjesë edhe shkrimtarët e kritikët letrarë, të cilët kurrë nuk do të kenë forcë, përmes kritereve estetike, ta zhvendosin nga maja e kulturës shqiptare. Atje është i përgjithmonshëm. I veçanti, tekanjozi – Faik Konica. Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare.. Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike. Disa nga veprat me te njohura Veprimtarinë e tij publicistike e letrare F.Konica e zhvilloi kryesisht në shtyp, në revistën "Albania" ai botoi vjersha, proza poetike, skica, tregime, portrete, ese, artikuj të ndryshëm etj. Përgatiti dhe përmbledhjen letrare "Kandili i kuq", por nuk mundi ta botojë. Në të vërtetë nga Konica nuk kemi asnjë libër të botuar, me përjashtim të vëllimit me përralla të përkthyer "Nën hijen e hurmave"(1924). Krijimtaria e tij ka mbetur e shpërndarë në shtypin e kohës dhe një pjesë është e pa përfunduar. Prej tyre duhen veçuar si vepra të rëndësishme proza e gjatë satirike, "Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurasit", cikli i tregimeve "Kater përralla nga Zullulandi", udhëpërshkrimi "Shqipëria si m`u duk…". Ai la në dorëshkrim anglisht veprën "Shqipëria - kopshti shkëmbor i Evropës jug-lindore" dhe ese të tjera, e cila u botua pas vdekjes.