Mirëseardhja
Prezantimet e pjesëmarrësve dhe pritshmëritë
• Çfarë dëshironi të arrini gjatë këtij programi trajnimi?
• Sa jeni të familjarizuar me arsimin gjithëpërfshirës?
Rezultatet e pritshme
Njohja me konceptet e arsimit gjithëpërfshirës.
Njohja me perspektivat dhe zhvillimi i vizionit për arsimin
gjithëpërfshirës.
Të kuptuarit e përbashkët të sfidave të arsimit gjithëpërfshirës.
Të kuptuarit e përbashkët të vizionit të një shkolle gjithëpërfshirëse.
Arsimi gjithëpërfshirës
Arsimi për të gjithë /gjithëpërfshirja është një lëvizje ndërkombëtare
për të zgjeruar dhe për të konsoliduar mundësitë e të nxënit për të
gjithë fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit në botë.
Dokumentet ndërkombëtare për arsimin gjithëpërfshirës
1948 - Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
1989 - Konventat e KB për të drejtat e fëmijës,
1990 - Deklarata Botërore Edukim për të gjithë,
1993 - Standardet e KB
1994 - Deklarata e Salamankës
2000 - Deklarata Botërore në Dakar
2001 - EFA/Edukimi për të gjithë
2008- Konventa për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar
Gjithëpërfshirja në arsim - përkufizime
Parimi kryesor i arsimit për të gjithë është që të gjithë të njerëzit të kenë të drejtën në arsim, e cila e drejtë
është e garantuar në nenin 26 të Deklaratës Universale të Drejtave të Njeriut
Sipas UNESCO-s (Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara) (2009),
gjithëpërfshirja në arsim mund të shihet si një aspekt i përfshirjes në shoqëri. Është proces i adresimit të
përgjigjes ndaj nevojave të ndryshme të të gjithë fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve nëpërmjet rritjes së
pjesëmarrjes në mësim, kultura dhe komunitete, si dhe reduktimit dhe eliminimit të përjashtimit nga arsimi.
Sipas OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) (2010) një sistem i suksesshëm shkollor
trajton diversitetin si burim të zhvillimit potencial dhe jo si pengesë e natyrshme për performancën e
nxënësve.
Korniza strategjike për bashkëpunim evropian në ”Arsim dhe aftësim 2020” (ET 2020) thekson se arsimi
duhet të promovojë kompetencat ndërkulturore, vlerat demokratike dhe respektimin e të drejtave themelore
dhe të mjedisit, si dhe të luftojë të gjitha format e diskriminimit, duke i pajisur të gjithë të rinjtë për të
bashkëvepruar pozitivisht me moshatarët e tyre me prejardhje të ndryshme.
Dokumentet ndërkombëtare për arsimin gjithëpërfshirës
Parimi kryesor i arsimit për të gjithë është që të gjithë të njerëzit të kenë të drejtën në arsim
e cila e drejtë është e ruajtur në nenin 26 të Deklaratës universale të drejtave të njeriut të
viti 1948 dhe në nenin 13 të marrëveshjes ndërkombëtare të UNESCO-s mbi të drejtat
ekonomike, sociale dhe kulturore.
Konventa e kombeve të bashkuara (KB) mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuar
e vitit 2007 është një marrëveshje ndërkombëtare e cila identifikon "të drejtat e personave
me aftësi të kufizuar si dhe obligimet e shteteve anëtare të Konventës për të promovuar,
mbrojtur dhe siguruar këto të drejta. “
Deklarata e Salamankës - korniza për veprim mbi arsimin me nevoja te veçanta thekson se
shkollat duhet t’i pranojnë te gjithë fëmijët pavarësisht nga gjendja fizike, intelektuale,
shoqërore , emocionale, gjuhësore etj.
Korniza e arsimit gjithëpërfshirës në shkallë vendi
Promovimi dhe
ofrimi i arsimit
për të gjithë
Nivel vendi
Promovimi, ofrimi i
mbështetjes dhe
informimi mbi
programet që
mbështesin arsimin
gjithëpërfshirës
Promovimi dhe
zbatimi i
politikave
gjithëpërfshirëse
në shkolla
Zhvillimi i një
kornize ligjore
gjithëpërfshirëse
Zhvillimi i
politikave
arsimore
gjithëpërfshirëse
Bashkëpunimi
ndërsektorial
dhe me OJQ
Ofrimi i
burimeve të
mjaftueshme
Ofrimi i një
kornize
gjithëpërfshirëse
në shkallë vendi
Ofrimi i
mbështetjes dhe
udhëzimeve për
komuna/ bashki
Pse arsim gjithëpërfshirës ?
Sigurimi i mundësive të barabarta.
Përmirësimi i rezultateve të të nxënit.
Përmirësimi i efektivitetit të financimit dhe
qeverisjes.
Shumë fëmijë nuk janë në gjendje të lexojnë edhe
pas përfundimit të arsimit fillor.
Disa braktisin shkollën menjëherë pas arsimit të
detyrueshëm etj.
Fëmijët e grupeve minoritare (etnike, gjuhësore
etj.).
Fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë me aftësi të
kufizuara.
Përfshirje e ulët e fëmijëve të moshës 0-3 dhe 3-6
vjeçare në programet e fëmijërisë së hershme.
Arsimi gjithëpërfshirës
Shumë sisteme arsimore në vende të
ndryshme janë në faza të ndryshme për
sa i përket ofrimi të arsimit për të gjithë:
Përjashtimi, veçimi
Integrimi
Gjithëpërfshirja
Qasja – Pjesëmarrja – Arritja
Arsimi gjithëpërfshirës ka të bëjë me qasjen, pjesëmarrjen dhe arritjen nga të gjithë nxënësit.
• Qasja e personit dhe e sistemit
• Fokusi te nxënësit që janë vulnerabël për t‘u përjashtuar.
• Fokusi te sistemi – identifikoni dhe përpiquni të kapërceni barrierat për gjithëpërfshirjen.
Fokusi te sistemi:
Mjediset e të nxënit, qëndrimet
dhe metodat i përgjigjen
diversitetit dhe promovojnë
gjithëpërfshirjen.
Kapërcimi i pengesave
Fokusi te nxënësi:
Respektimi i pikëpamjeve të tyre dhe
ofrimi i mbështetjes së përshtatshme si
garantues të të drejtave.
Fuqizimi
Arsimi gjithëpërfshirës
Përgjigja ndaj diversitetit
Krijimi i situatave dhe sistemeve sociale pjesëmarrëse
Komponentet bazë të arsimit gjithëpërfshirës
Qasja: I referohet faktorëve të të dhënave që kanë lidhje me shkollën dhe që
lehtësojnë ose pengojnë aksesin e fëmijëve vulnerabël dhe ndikojnë në faktin nëse
një fëmijë është i pranishëm në klasë apo jo. Kjo përfshin edhe aksesin në sistemet
e mbështetjes së nevojshme dhe në kurrikulën e përgjithshme.
Pjesëmarrja: I referohet faktorëve të procesit që ka lidhje me shkollën dhe që
lehtësojnë ose pengojnë sensin e përkatësisë, kompetencës dhe sensin e
autonomisë së fëmijës. Pjesëmarrja kuptimplotë ndahet me shokët e të njëjtës
grupmoshë dhe orientohet drejt qëllimeve që janë në të njëjtën linjë me shoqërinë
dhe individin.
Arritja: I referohet efekteve të shkollës të fëmijët dhe të rinjtë: Çfarë ka arritur
fëmija si rezultat i pjesëmarrjes në arsim? Çfarë përfiton ai pasi ka ndjekur
shkollën?
Qasja - Strategjitë e mundshme:
Heqjen e shpenzimeve të shkollës dhe reduktimin e kostove si uniformat dhe
librat.
Mobilizimi i komunitetit.
Mbështetje me programe për kthimin e fëmijëve që punojnë në shkollë.
Adresimi i qëndrimeve stigmatizuese në shkolla për fëmijët e margjinalizuar.
Ushqimi në shkollë,
Shërbimet shëndetësore në shkolla p.sh., trajtimet e ndryshme.
Transfertat e parave për familjet në nevojë.
Sigurimi i ujit të pijshëm dhe i tualeteve për djem dhe vajza.
Kujdesi në fëmijërinë e hershme.
Programet e dhënies së mundësisë së dytë (shansit të dytë).
Pjesëmarrja dhe cilësia - Strategjitë e mundshme:
Trajnimin e mësuesve para dhe gjatë punësimit për njohuri dhe
aftësi që lidhen me mësimdhënien gjithëpërfshirëse.
Përmirësimin e objekteve shkollore.
Zhvillimin e shkollave dhe klasave miqësore për fëmijët.
Kurrikul që promovon gjithëpërfshirjen.
Ndërhyrjet e synuara për shtresat e popullsisë dhe qarqet e
margjinalizuara.
Politikat e zhvillimit të mësuesve për të adresuar çështjet e vendit të
punës.