Karriera, si të jesh i sukseshëm?
Disa njerëz mendojnë se nuk është e nevojshme të lodhen dhe të
planifikojnë karrierën,sepseedhe pa planifikimata do të gjejnë një punë të
mirë.Disa prej jush mund ta dinë se c’lloj pune i pëlqen,por pa planifikim
mund të mos jenë në gjendje të punësohen aty ku duan,sepse u mungojnë
shprehitë e nevojshme dhe trajnimi.
Planifikimi i karrierës është i rendësishëm sepse nëpërmjet këtij
procesi njohim më mirë veten ,aftësitë,interesat,cilësitë tona dhe
botën e punës.Bazuar në këto njohuri marrim një vendim dhe
përgatitim veten për të qenë të afte për tu punësuar në punën që
duam dhe që na përshatet,për të pasur profesionin dhe karrierën ku
mund të realizojmë më të mirën tonë.Rrallë ndodh që karrierat e
suksesshme të vijnë rastësisht.Në shumicën e rasteve
ato planifikohen.Sepse duke gjetur punën e përshtatshme kemi dy
përfitime mjaft të vlefshme:
• Suksesin tonë në punë
• Kënaqësinë tonë gjatë punës
Ndodh rrallë që të jenë të suksesshëm përsonat që kryejnë punë të
cilat nuk përputhen më interesat,nevojat,vlerat,aftësitë ose
përsonalitetin e tyre.Një punësim i tillë mund të ndikojë që individi të
ndihet i pavlerë,i paaftë,i pasuksesshëm dhe pa dëshirë për
të punuar.Vetë karriera nënkupton përparimin e shpejtë të dikujt në
një fushë të caktuar të veprimtarisë shtetërore e shoqërore.Karriera
nënkupton për më tepër ecurinë dhe progresin e individit në një
profesion të caktuar në hiearkinë e një
organizate,insitucioni,ndërmarrjeje etj.
Por në disa raste kemi vënë re se disa njerëz mund të kenë një
karrierë në një fushë të caktuar,edhe pa qenë pjesë e atij
profesioni.Për shembull David Beckam ka karrierë të suksesshme si
aktor dhe aktor duke qenë me progesion futbollist,Shkëlqim Cani ka
një karrierë si politikan duke qenë me profesion ekonomist.
Karriera është ecuria ose progresi që bën një përson gjatë jetës
së tij.Ajo i referohet tërësisë së punëve dhe roleve që ka pasur një
përson në jetë.Planifikimi i karrierës është një proces që përsëritet në
mënyrë ciklike gjatë jetës sa herë që kemi të bëjme më zgjedhjen e
një profesioni,gjetjen e një pune,rritjen profesionale,mundësinë për të
ndryshuar profesion dhe daljen në pension.
Planifikimi i karrierës përfshin katër hapa:
1.Njohja e vetvetes
Gjatë kësaj faze është e rendësishme të identifikohen
interesat,vlerat,besimet,aftësitë dhe cilësitë e personazhit.
2.Eksplorimi i mundësive
Në këtë hap investigohen të gjitha alernativat e karrierës,variantet dhe
mundësitë e vlefshme.Bazuar në informacionin e marrë rreth
profesioneve,aftësitë,njohuritë,cilësitë që ato kërkojnë,si dhe cfarë i
ofrojnë ato një personi,bëhët një listë e mundësive më të duhurë
3.Bërja e një zgjedhjeje
Ndërtohet një plan dhe vendosen disa qëllime që do tju cojnë rreth
karrierës së dëshiruar.Identifikohen trajnimet dhe edukimi i nevojshëm
për të qenë të suksesshëm.
4.Zbatimi
Gjatë kësaj faze bëhen hapa konkretë për realizimin e trajnimeve dhe
edukimit të nevojshëm,duke krijuar të gjitha mundësitë për të kërkuar
punën që do t’i përshtatej secilit.
Secili prej jush mund të ketë karrierë të suksessshme nëse zbaton
secilin nga këto hapa por do t’ju këshilloja të gjithëve që të keni
objektiva sa me specifike,të jeni sa me selsektiv dhe të vendosur për
atë që doni të arrini.Përpiquni të vendosni objektiva që jeni në gjendje
ti realizoni dhe ti vini në jetë apo ti bëni realiste ato gjëra që dikur
mund të kenë qenë një ëndërr.Dhe dicka të fundit,objektivat ti
përcaktoni në kohë sepse cdo objektiv ka një afat kohor për tu
realizuar.
Suksese dhe një karrierë të suksesshme për të gjithë ju.