Publicidad

aktiviteti fizik dhe ndikimi i tij ne shendetin tone

12 de Mar de 2019
aktiviteti fizik dhe ndikimi i tij ne shendetin tone
aktiviteti fizik dhe ndikimi i tij ne shendetin tone
aktiviteti fizik dhe ndikimi i tij ne shendetin tone
aktiviteti fizik dhe ndikimi i tij ne shendetin tone
Publicidad
aktiviteti fizik dhe ndikimi i tij ne shendetin tone
Próximo SlideShare
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Cargando en ... 3
1 de 5
Publicidad

Más contenido relacionado

Publicidad

aktiviteti fizik dhe ndikimi i tij ne shendetin tone

  1. Projekt Lënda: Edukim fizik Tema:  Sporti dhe shoqëria  Sporti dhe aktiviteti fiqik në shoqërinë njerëzore  Histori e lindjessë sporteve dhe garave që nga lashtësia Punoi:FialdoMema
  2. Ndikimi I t’u marrurit me fizikkultrë e sport për organizmin Personat, të cilët janë më aktivë në jetëne përditshme janë më pak të rrezikuar për t’u prekur nga sëmundje të ndryshme. Aktiviteti fizikështë domosdoshmëri dhe nëse kryhet në mënyrë të rregullt kthehet në mjet të rëndësishëm për përmirësimine shëndetit në përgjithësi, fizik dhe mendor, si dhe zvogëlon shumë rrezikun për sëmundjet kronike të njerëzve, shprehen specialistët e promocionit të shëndetit në Institutine Shëndetit Publik Shqiptar.Specialistjae këtij Instituti, JetaLakrori sjell fakte mbi lidhjenmidis aktivitetit fizikdhe shëndetit, duke sqaruar se aktiviteti fiziki rregullt ndihmon në mbajtjene një trupi të shëndetshëm. “Personat që janë aktivë fizikisht kanë një rrezikmë të ulët për sëmundje kardiovaskulare, tensiontë lartë gjaku, goditje në tru, diabet tip 2, kancer gjiri e zorre, osteoporozë dhe depresion. Kanë rrezikmë të ulët për rrëzime dhe fraktura të ndryshme dhe për të mbajtur peshënnormale si dhe kanë mundësi për të jetuar më gjatë, etj”, shprehet ajo. Aktiviteti fizik nuk është vetëm marrja me sport, por çdo lëvizje trupore e prodhuar nga muskujt skeletorë, që kërkonshpenzime të energjisë. Ndërkohë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të qenë të shëndetshëm njerëzit kanë nevojë në përgjithësi për të paktën 30 minuta aktivitet fizik të moderuar në pothuajse gjithë ditët e javës ose të paktën në 5 ditë të saj. Këshillapraktike  Filloni me aktivitete që ju marrin vetëm pak minuta dhe shtojeni atë gradualisht  Provoni aktivitete të ndryshme, deri sa të gjeni atë që ju pëlqen  Parkoni makinën larg destinacionit për kuishit nisur  Ngjituni ose zbrisni nga autobuzi jo në stacionine duhur  Ngjisni shkallët në vend të ashensorit në punë, supermarket ose në shtëpi  Tendoseni trupin disa herë në ditë në tavolinën e zyrës suaj  Bëni ecje të lirë për 10 minutaçdo ditë  Luani aktivisht me fëmijët ose kafshët dyherë në javë Përshkruaj eksperiencën tënde me sportin Unë që I vogël kam filluar të merrem me aktivitete fizike dhe sporte të ndryshme si futbolli, basketbolli, tenisi etj. Duke u marrë me sporte të ndryshme unë kam krijuar karakterin timdhe di t’ivlerësoj të tjerët pavarsisht cilësive të tij. Sporti më ka mësuar si ti respoktoj kundërshtarët dhe shokët e skuadrës. Sported kolektive më kanë mësuar të bashkëpunoj me të gjithe. Une mendoj se më mirë është të humbasësh me nder sesa një fitore e turpshme. Kur skuadra ime humbet në mënyrë jo të merituar mërzitem shumë por sporti gjithashtu më ka mësuar të mos mbaj mëri shumë gjatë pasi nuk më ben mirë as mua por as njerëzve që më rrethojnë.
  3. Fitimet q kemi nga aktiviteti fizik Ushtrimet fizike ndikojnë në uljen e riskut për sëmundje koronare të zemrës në disa mënyra. Konkretisht bëhet fjalë për uljen e obezitetit, uljen e tensionit arterial, uljen e nivelit të triglicerideve dhe yndyrave të këqija, teksa ndihmojnë edhe në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, si dhe në uljen e përgjithshme të nivelit të stresit. Megjithatë kryerja e aktiviteteve fizike është e kushtëzuar edhe nga veçoritë individuale të organizmit. Çka do të thotë se jo gjithmonë të njëjtat ushtrime mund të mbartin të njëjtat efekte tek persona të ndryshëm. Në çdo rast është e nevojshme që mjeku të vlerësojë paraprakisht mundësitë e individit apo pacientit për të kryer aktivitetet fizik. Për të mos u përballur me dëmtime të muskujve apo të ligamenteve specialistët e shëndetit publik detajojnë edhe parimet kryesore si : “siguria, elasticiteti, rezistenca dhe kënaqësia”, të cilat duhet të paraprijnë kryerjen e aktiviteteve fizike të shëndetshme dhe në dobi të luftimit të problemeve të zemrës. Elasticiteti Elasticiteti i muskujve, tendinave, si dhe ligamenteve është një komponente tjetër shumë e rëndësishme që duhet marrë në konsideratë kur merret parasysh nisja e kryerjes së aktivitetit fizik. Në mënyrë që të shmangen dëmtimet apo dhimbjet e muskujve dhe ligamenteve, si dhe për të zhvilluar në maksimum lëvizshmërinë e kyçeve të gjymtyrëve, shpinës dhe qafës, është e këshillueshme kryerja e zgjatjes së muskujve në qetësi. Elasticiteti apo niveli i tërheqjes mund të matet duke tentuar prekjen te majat e këmbëve me trupin të përkulur. Në rast se kjo kryhet lehtësisht atëherë kemi të bëjmë me një elasticitet të mirë. Në rast se duart arrijnë deri tek kyçi i këmbëve kjo do të thotë se kemi të bëjmë me një elasticitet mesatar dhe se ka nevojë për më shumë ushtrime. Në rast se duart arrijnë vetëm diku deri në mes të gjunjëve dhe thembrave elasticiteti është i pamjaftueshëm. Ushtrimet e jogës, gjimnastika në kushtet e shtëpisë janë të mjaftueshme për të ndryshuar këtë balancë dhe për të bërë zgjatjen e duhur të muskujve. Rezistenca Rezistenca dhe aerobia kanë të bëjmë me aftësinë për të vazhduar një aktivitet pa t’u mbajtur fryma. Sa më e madhe të jetë rezistenca, aq më i mirë është qarkullimi i gjakut në këto kushte më shumë oksigjen do të shkojë në muskujt jetikë të organizmit. Sa më e madhe rezistenca aq më efikase dhe të ngadalshme janë rrahjet e zemrës, çka e bën këtë të fundit që të durojë më shumë dhe më gjatë në situata ku stresi është më i fortë.
  4. Pse është i rëndësishëmaktiviteti fizik Aktiviteti fizik ka shumë efekte përfituese në drejtim të shëndetit, pavarësisht nga mosha. Njerëzit të cilët bëjnë një jetë të shëndetshme dhe që rregullisht përfshihen në ushtrime, kanë me pak mundësi të zhvillojnë sëmundje kronike, duke përmendur këtu diabetin jo insulin-vartës, sëmundjet kardio-vaskulare, sëmundjet tumorale, ose sëmundjet mendore. Gjithashtu, personat me aktivitet fizik ditor permanent mund të mbajnë peshën e tyre trupore në normat e lejuara po të krahasohen me personat që janë më pak aktive. Mënyra aktuale e jetesës kërkon aktivitet më të paket fizik si pasojë e rritjes së përdorimit të makinave, shikimit të televizorit dhe aktivitetit të pakët fizik në shtëpi, për shkak të modernizimit të aparaturave elektrike. Kësaj i shtohen edhe zakone të tjera të mënyrës së jetesës (si pirja e duhanit), shtimi i peshës, të cilat kontribuojnë në rritjen e rrezikut ndaj sëmundjeve kronike. Është tepër e rëndësishme që dieta e shëndetshme të kombinohet me aktivitet fizik ditor të nevojshëm, për të minimizuar jetën sedentare, që është një faktor risku i zakonshëm për shumë sëmundje kronike. Rekomandohen ushtrimet e përditshme, ecja, vrapimi, kërcimi, noti etj. Njerëzit të cilët kanë futur në rutinën e mënyrës së tyre të jetesës skemën e ushtrimeve, kanë përmirësime të mirëqenies së tyre fiziologjike dhe psikologjike. Aktiviteti fizik luan një rol të rëndësishëm në shëndetin, mirëqenien dhe cilësinë e jetës, dhe është veçanërisht i rëndësishëm për fëmijët dhe të rinjtë. Sjelljet dhe shprehitë e formuara në vogëli mund të zgjasin gjatë gjithë jetës. Të qenurit aktiv është një zgjedhje e shëndetshme për fëmijët dhe të rinjtë. Ata kanë nevojë të lëvizin më tepër se të rriturit, prandaj inkurajojini të marrin pjesë në aktivitetet që pëlqejnë. Një stil jete aktiv me të paktën 60 minuta aktivitet fizik në ditë sjell mjaft përfitime në shëndet, si dhe ndihmon fëmijët dhe të rinjtë të kultivojnë sjelljet e shëndetshme edhe në të ardhmen. Sa aktivitet fizik duhet të kryejnë fëmijët dhe të rinjtë? Fëmijët e moshës 5-11vjeç dhe të rinjtë e moshës 12-18 vjeç duhet të kryejnë të paktën 60 minuta aktivitet fizik të moderuar çdo ditë. Por nëse bëjnë më shumë aq më mirë do të ishte për shëndetin e tyre. Cilat janë aktivitetet fizike të forcimit? Aktivitetete forcimittë muskujve krijojnë rritjene masësmuskulore.Shembuj të forcimittë muskujve përtë rinjtë përfshijnëulje-ngritjetme duar,si dhe ushtrimine muskujve të barkut.Përfëmijët,ngjitjet dhe zbritjetnë shkallëte vendosuranë kënde lojërashapolëkundëset.Aktivitetefizike të forcimittë kockave janë atonë të cilatmuskujttërhiqennë lidhjete tyre me kockat,veprimi cili ndihmonnë forcimine kockave.Shembuj të aktiviteteve të forcimittë kockave përfshijnë vrapimin,ecjendhe kërciminme litar.
  5. 10 ushtrimet që mua më pëlqejnë më shumë janë:  Crunch  Push up  Legg press  Pull up  Military press  Plank  Jumping jacks  Lower back  Shoulder press  Upright row
Publicidad