Kush janë Bletët Thuhet se të gjitha bletët
e kanë qendrën e tyre të
origjinës në Azinë Jugore
dhe në Azinë Juglindore
(përfshirë edhe Filipinet)
Bletët janë insekte
fluturuese të cilat mbledhin
nektarin dhe polenin;
Lloji i specieve të bletëve
numëron deri në 20,000;
Bletët jetojnë në koloni,
ato ndërtojnë kosheret e
tyre në pemë të ndryshme,
vende të mbyllura apo
struktura të ndërtuara nga
njeriu.
Veçoritë e Bletës
Bleta ka ekzistuar në tokë për miliona vite dhe është i vetmi insekt i
cili prodhon ushqim i cili mund të hahet nga njeriu.
Një bletë mesatare prodhon diku sa 1/12 e lugës së çajit mjaltë
gjatë jetës së vet.
Bletët kanë gjashtë këmbë, dy sy (në të dyja anët e kokës) të
përbërë të cilët përbëhen nga mijëra lente, tre sy të thjeshtë në
maje të kokës, dy palë krahë, një xhep të nektarit dhe një stomak
Krahët e bletës rrahin jashtëzakonisht shpejt, diku 200 rrahje për
sekondë dhe si rezultat krijohet tingulli i tyre i zakonshëm bzzzzz.
Një mund të fluturojë deri në distancë prej 10 kilometrave dhe me
një shpejtësi maksimale prej 20 kilometrave.
Një koshere e bletëve do të fluturojë përafërsisht sa tri rrokullisje
rreth tokës për ta mbledhur 1kg mjaltë.
Bletët në koshere
Mbretëresha
Në rrethana të zakonshme një familje e bletës ka vetëm
një mbretëreshë, sepse bletët nuk mund të ushqejnë
më shumë vezë se sasia që mund të prodhojë një
mbretëreshë. Për nga madhësia Mbretëresha është më
e madhe se Bletët Punëtore dhe Meshkujt
Bletët Punëtore
Në një familje të bletëve numri më i madh është i
bletëve punëtore. Për nga madhësia janë më të vogla
se Mbretëresha dhe Meshkujt.
Meshkujt
Meshkujt janë pjesë përbërëse e familjes e familjes së
bletës, pa ta familja e bletës nuk ka as përparim e as
shumëzim, sepse si meshkuj ata janë bartës të çdo jete
në zgjua. Si të tillë ata kanë privilegje që të papenguar
të hyjnë në çdo koshere. Ata nuk kanë thumb dhe krejt
çfarë kryejnë është procesin e fekondimit.
Siguria e Kosheres
Mbrojtja e kosheres bëhet nga Bletët Punëtore, të cilat me
kujdes të shtuar vendosën në hyrje të kosheres dhe i
mbajnë jashtë mysafirët e paftuar, që jo rrallë janë të
rrezikshëm për familjen e bletës.
Çfarëdo krijese që afrohet qofshin ato grerëza ,insekte
tjera apo edhe bletë të koshereve tjera nuk mund të hyjnë
pa u identifikuar nga roja.
Në rast të alarmimit bleta do ta lirojë një feromon i cili i
stimulon një reagim sulmues tek bletët tjera.
Vetëm Bletët Punëtore thumbojnë dhe këtë e bëjnë vetëm
atëherë kur e ndjejnë rrezikun, meshkujt nuk kanë thumb,
ndërsa Mbretëresha mund të thumbojë por ato nuk dalin
jashtë për ta mbrojtur kosheren.
Si komunikojnë bletët
Bletët janë të shurdhra dhe për këtë arsye nuk mund të
komunikojnë me anë të zërit. Posa bleta në kërkim, të
identifikojë një burim të kullosës ajo kthehet në koshere
dhe ia fillon të bëjë lëvizje specifike dhe në atë mënyrë
ajo e tërheq vëmendjen e bletëve tjera.
Nëse bleta kthehet në koshere dhe vetëm e deponon
polenin dhe largohet përsëri, kjo do të thotë se burimi
është shterur, i ditur apo i pamjaftueshëm. Kjo sjellje e
bletës apo lëvizje specifike, në bletari quhet vallëzim.
Ekzistojnë dy lloje të vallëzimit:
VallëziminTranzicional-i cili bëhet nga bletët kur burimi
i bletëve gjendet prej 25 deri në 100 metra; ndërsa
Vallëzimin e Tundjes apo i numrit tetë- e bëjnë për ti
njoftuar bletërt për distancën,drejtimin dhe cilësinë e
burimeve të kullosës, të cilat janë më larg se 100 metra
nga kosherja
Si orientohen bletët
Bletët gjatë kërkimit të burimit të kullosës si pikë drejtimi e
përdorin diellin. Edhe nëse është kohë e vranët dhe dielli nuk
shihet nga retë, apo e gjejnë diellin me anë të rrezeve
ultravjollce, të cilat i depërtojnë retë.
Bleta i përdorë këto rreze për ta gjetur vendndodhjen e diellit.
Drita natyrale e diellit është e polarizuar, me fjalë tjera drejtimi i
vibracioneve të valëve të dritës ndryshon vazhdimisht, krahas
me lëvizjen e diellit. Ky polarizim nuk mund të vërehet nga syri i
njeriut, edhe pse bletët dhe shumë qenie tjera të gjalla mund ta
vërejnë atë.
Pavarësisht reve, bletët e shohin qiellin të parceluar dhe gjatë
gjithë kohës kalkulojnë se ku gjendet dielli në një moment të
caktuar
Bleta VS Njeriu
Njëra nga revistat më të famshme kompjuterike Byte e
krahasoi trurin e bletës me atë të kompjuterit.
Sipas rezultateve të studimit të paraqitura në revistë, truri i
bletës funksionon me një normë shumë më superiore sesa
kompjuteri më i avancuar.
Sot, kompjuteri më i avancuar mund të bëjë 16 miliardë
kalkulime në sekondë. Ndërsa bleta mund të kalkulojë 625
herë më shumë se kjo, pra 10 trilion.
Për më tepër, truri i bletës shpenzon më pak energji nëse
kryhen ato kalkulime. Energjia e shpenzuar nga 10 milionë
bletë është e njëjtë me atë që shpenzon një poç prej 100 vat.
(Truri i bletës shpenzon më pak se 10 mikro-vat energji)
Çfarë dobish kemi nga bletët
Dobitë e bletës janë të shumta por ato më kryesoret janë:
Mjalti;
Dylli;
Qumështi i Mbretëreshës;
Poleni;
Propolisi;
Helmi apo Apitoksina; dhe
Pjalmimi.
Mjalti dhe Dylli
Mjalti është një përzierje e glukozës dhe fruktozës (sheqeri i
bardhë është i përbërë nga sakaroza). Përbërësi kryesor i mjaltit
është nektari i cili mblidhet nga bletët nëpër lule të ndryshme.
Ky nektari i nënshtrohet një procesi kimik në stomakun e bletës,
me që rast shndërrohet në një lëng të rëndë sheqeri i cili është i
pasur me vitamina dhe minerale.
Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e
ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz.
(Kur’ani i Shenjtë, Surat an-Nahl: 69)
Dylli është një materie e fortë e përbërë nga një përzierje e disa
përbërësve. Bletët punëtore e sekretojnë dyllin nga disa gjëndra
të cilat gjenden në stomakun e tyre. Ato e përdorin dyllin e tyre
për të formuar mure dhe hojet në të cilat vendoset mjalti. Pika e
dyllit që nxirret nga gjëndrat e stomakut nuk është më e madhe
se maja e gjilpërës.
Qumështi i Mbretëreshës dhe Poleni
Qumështi i Mbretëreshës sekretohet nga gjëndrat e bletëve
punëtore dhe me të ushqehen larvat e bletës, qofshin ato të
dedikuara për Meshkuj, Bletë Punëtore apo Mbretëresha.
Qumështi i Mbretëreshës përmban rekuizita antibakteriale,
antivirale, ushqyese, kundër plakjes, ndihmon në rigjenerimin e
qelizave dhe ndihmon sistemet e frymëmarrjes, skeletit,
endokrines, kardiovaskulare, imunitetit dhe shumë të tjera.
Poleni mblidhet nga bletët në shportën e polenit dhe më pas e
dërgojnë në koshere. Në koshere poleni përdoret si burim i
nevojshëm i proteinës për rritjen e Meshkujve. Poleni
shpeshherë përdoret si shtojcë e ushqimit. Poleni përdorët
kundër alkoolizmit, astmës, mirëmbajtje të shëndetit apo
probleme me stomakun.
Propolisi dhe Apitoksina
Propolisi është një përzierje rrëshinore të cilën bletët e mjaltit e
mbledhur nga lulet e pemëve, apo burime tjera botanike.
Propolisi në koshere përdoret si izolues i zbrazëtirave të
padëshiruara. Propolisi përdoret për trajtimin e astmës,
alergjive tjera, në kozmetikë, në defektet e dëgjimit dhe shumë
sëmundje tjera.
Apitoksina apo Helmi i Bletës është një lëng i hidhët dhe i
pangjyrë. Pjesa aktive e helmit është një përzierje komplekse e
proteinave e cila shkakton inflamacion lokal dhe vepron si
kundër-koagulues. Helmi prodhohet në abdomenin e bletëve
punëtore bga një përzierje e sekreteve acidike dhe bazike. Një
bletë mund të injektojë 0.1 mg helm nëpërmjet thumbuesit të vet.
Apitoksina përdoret si terapi për sëmundje të ndryshme.
Pjalmimi
Ne jemi të varur nga bletët që ta bëjnë pjalmimin e të korrave
tona. Nëse pjalmimi nuk do të bëhej nga bletët, atëherë ne nuk
do të mund të mund të kultivonim të korrat tona. Pa pjalmimin e
bletëve të mjaltit në botë do të kishte 1/3 më pak të korra sesa
që ka tani.
Ato pjalmojnë më shumë se 90 të korra që lulëzojnë të cilat ne i
përdorim. Midis tyre janë: molla, arra, soja, shparg, selino,
kungull dhe trangull dhe shumë pemë vërtetë të ëmbla si
agrumet, pjeshkë, qershi, boronicë, luleshtrydhe, pjepër,
boston etj.
Kërcënimi ndaj bletëve të mjaltit
Bletët tona përballen me kërcënime të shumta. Shumica prej
tyre janë të shkaktuara nga përdorimi papërgjegjshëm apo
ilegal i pesticideve nga njeriu. Kërcënimet tjera janë nga
sëmundjet dhe parazitët.
Cenimi i mjedisit ku jeton bleta përmes urbanizimit,
industrializimit, dhe fermave të mëdha, gjithashtu e kërcënon
popullatën e bletëve.
Celularët - ekspertët kanë identifikuar një shkaktar kontribuues
për rënien drastike të numrit të bletëve dhe ai është rrezatimi i
celularëve. Shkencëtarët gjerman kanë ardhur në përfundim se
sinjalet e celularëve pengojnë sistemin e navigimit të bletëve.
Çfarë do të ndodhë nëse zhdukën bletët
Dikush mund të mendojë se me zhdukjen e bletëve do
të zhdukej vetëm mjalti, por bletët e luajnë një rol të
rëndësishëm si pjalmuese edhe në bujqësi.
Kulturat e drithit pjalmohen me anë të erës, mirëpo të
gjithat frytet dhe perimet pjalmohen nga bletët. Pa bletë
rendimenti do të binte në mënyrë drastike.
Thuhet se 1/3 e tërë ushqimit që hamë varët nga
pjalmimi i bletëve. Pra kjo do të ishte shkatërruese për
njerëzimin.
“Nëse ndodh që bletët të zhduken nga faqja e tokës,
njerëzimit do t’i mbetnin vetëm edhe katër vite jetë.”
Albert Einstein
“Midis shenjave të Tij është krijimi i
qiejve dhe tokës dhe të gjithat krijesat të
cilat i ka shpërndarë në to. Dhe Ai e ka
fuqinë që t’i bashkojë ato kurdo që Ai
dëshiron.”
(Kur’ani i Shenjtë Surat ash-Shura: 29)
Gazmend Namani 22 janar 2013