SlideShare una empresa de Scribd logo
1 de 23
ProjektLënda: Kimi
Tema:Historiku i shkencës se kimisë
Objektivat:
•Të mësojmë më shumë për historinë e kimisë.
•Të dijmë të flasim rreth kimistëve dhe ngjarjeve të rëndësishme historike që lidhen me kiminë.
•Të kuptojmë rëndësinë e kimisë në jetën tonë të përditshme.
Anëtarët e grupit dhe puna e gjithsecilit:
Iris Sakej(lider)-Ligjet e kimisë;Kimistë të njohur;prezantimi i projektit me Powerpoint
Redi Muriqi-Mekanika kuantike;Historia e kimisë;Kimia si përkufizim
Ersa Mesi-Periudhat e zhvillimit të kimisë;Kuriozitete rreth kimisë;Atomet&Molekulat
Klaidi Repishti-Ç’rëndësi kishte Revolucioni i II Industrial për kiminë?;Lidhje kimike dhe forcat
ndërmolekulare;Përbërjet kimike dhe si formohen ato?
Mariselda Spaho-Informacione mbi Pjer&Mari Kyri,Dimitri Ivanoviç Mendelejev;Degët e
kimisë;Gjendjet agregate
Ç 'është kimia?
Kimia është shkenca ose me saktë ajo e degë e shkencave natyrore që merret me
studimin e ndërtimit dhe vetive të materies dhe transformimeve të saj. Është
studimi i vetive dhe strukturës së atomeve (duke përfshirë dhe izotopet e tyre të
qëndrueshëm apo radioaktive), të përbërjeve dhe molekulave, të përzierjeve dhe
të tretësirave, si elemente bazë të natyrës dhe se si ato kombinohen për të formuar
stadet e ndryshme të materies që na formojnë në dhe çdo gjë që na rrethon.
Njohja e strukturës elektronike të atomeve është baza e kimisë konvencionale,
ndërsa njohja e strukturës së bërthamës është baza e kimisë bërthamore. Prishja
dhe formimi i lidhjeve mes atomeve dhe molekulave janë përgjegjës për
transformimin e materies. Fizika, kimia dhe biologjia janë tri shkenca natyrore.
Quhen shkenca natyrore meqë studiojnë natyrën d.m.th., botën që na rrethon me
të gjitha pasuritë e saj dhe dukuritë e shumta që ndodhin në të. Natyrën e
përbëjnë Toka, Dielli, planetët, ajri, uji, mikrogjallesat, bimët, shtazët dhe njeriu.
Objekt studimi i kimisë është natyra bashkë me dukuritë që ndodhin në të. Kimia
eshte shkenca qe studion përbërjen, vetitë kimike te substancave, ligjet qe lidhin
varësinë e vetive me përbërjen, shndërrimet e tyre ne substanca te tjera me veti te
reja dhe kushtet ne te cilat kryhen këto shndërrime. Kimia eshte shkenca qe
studion ndërtimin e lendes nga atomet dhe molekulat, meqenëse vetitë kimike te
lendes varen nga ndërtimi i saj.
Zhvillimi historik i shkencës se kimisë
Kimia zanafillën e saj e ka mijëra vjet me pare. Që ne kohet e lashta, njerëzit , te shtyre nga
nevoja, arritën te mësonin nxjerrjen e metaleve nga mineralet . Me këto metale ata përgatisnin
objekte te ndryshme dhe vegla pune . Fillimisht nxirrnin dhe përpunonin bakrin. Kjo i takon asaj
epoke qe u quajt «Epoka e bakrit». Me vone nxorën dhe përpunuan hekurin. Kjo periudhe u quajt
«Epoka e hekurit». Njerëzit qe ne këto kohëra dinin te prodhonin dhe te përpunonin qelqin , me
te cilin përgatitnin ene qelqi, objekte zbukurimi etj. Nga bimët dhe nga kafshët , njerëzit ne këto
periudha arritën te prodhonin bojëra, me te cilat ngjyrosnin veshjet ose vizatonin. Prej tyre
nxirrnin lende te ndryshme qe përdoreshin për mjekimin e sëmundjeve, regjien dhe përpunimin e
lëkurës etj.
Këto njohuri kimike, megjithëse fillestare, në mënyre te veçante patën zhvillim te madh
ne:Egjipt,Kine;Indi etj. Ne këto vende ,nëpërmjet vrojtimit dhe eksperimenteve , qe krijoheshin
nga njerëzit, merreshin te dhëna me te plota për vetitë e lendeve dhe për mënyrën e
bashkëveprimit te tyre me njëra tjetrën. Duke studiuar këto veti, u zgjeruan njohuritë mbi
përdorimin e lendeve ne jeten e perditshme.
Ne periudhen e mesjetes, njohurite kimike te Egjiptit mberriten ne Evropë. Njohuritë e para
mbi vetitë e lendeve dhe bashkëveprimit midis tyre, u paraqiten ne një libër te veçante , qe ne
vitin 1597. ky libër i përket periudhës kur kimia u njoh si shkence. Pas kësaj periudhe, gjatë
kërkimeve shkencore nga kimistet, u zbuluan një numër i madh substancash. Ata u thelluan me
shume ne vetitë e tyre dhe i klasifikuan ne grupe te ndryshme ,,duke u mbështetur ne këto veti.
Një rendësi te veçante pati zbulimi qe ajri eshte një përzierje gazesh azot,oksigjen.Nga mesi i
shek.XIX e me vone ,zbulimet ne fushën e fizikës mbi ndërtimin e lendes , dhanë një kontribut
shume te madh ne zhvillimin e mëtejshëm te kimisë. U provua se vetitë e lendes varen nga
ndërtimi i saj. Qe nga kjo periudhe e deri ne kohet e sotme ,shkenca e kimisë ka njohur zbulime të
mëdha si: prodhimi i uresë, prodhimi i antibiotikeve, i insulinës dhe prodhime te tjera
farmaceutike. Përmendim prodhimin e lendeve plastike qe përdoren gjerësisht ne jetën tone te
përditshme. Gjithashtu përmendim edhe prodhimin e fijeve sintetike, prodhimin e
tekstileve,kimikatet për mbrojtje e bimëve etj.
Ndryshimet qe solli Revolucioni i dyte Industrial ne Kimi
Një bashkëpunim ndërmjet hekurit dhe çelikut, hekurudhave dhe qymyrit u zhvillua në fillim të
Revolucionit të dytë industrial. Hekurudhat mundësuan transportin e lirë të materialeve dhe
produkteve, të cilat nga ana tjetër bën që materialet për ndërtimin e hekurudhave të kushtonin
më lirë, dhe u ndërtuan më shumë rrugë. Hekurudhat gjithashtu përfituan nga qymyri i lirë për
lokomotivat e tyre me avull. Ky bashkëpunim çoi në shtrimin e 75.000 milje(120701 km) rrugë në
SHBA në vitin 1880, sasia më e madhe kudo në historinë botërore .U zhvilluan:
-Hekuri
-Çeliku
-Makineria
-Përpunimi i letrës
-Karburantet
-Materialet kimike
-Teknologjia detare
-Goma
-Biçikleta
-Automobili
-Shkenca e aplikuar
-Motorët dhe turbinat
Përbërjet kimike dhe si formohen ato
Kur atomet lidhen mes tyre në sasi të përcaktuara përfitohen përbërjet kimike(për shembull uji,H2O) Agregatet e shumë
përbërjeve quhen përzierje (për shembull çokollata).
-Përbërja kimike
-Përbërja molekulare
-Përbërja organike
-Përbërja jonike
-Acidet
-Bazat
-Oksidet
-Kripërat
Acidi
Acidi është komponim kimik, zakonisht i lëngshëm, me shije të thartë e veti gërryese, që përmban hidrogjen dhe që në
reaksion me metalet jep kripëra. Varësisht nga bashkimi kimik dallohen edhe acidet, ndër më të njohurit janë Acidi
sulfurik, Acidi yndyror apo Acidi organikë.
Bazat
Bazat janë substanca që gjatë shpërbashkimit elektronik dërgojnë në tretësirë të vetmin anion, grupin hidroksil (OH−) :
NaOH = Na+ + OH−
Tretësira ujore e bazave ka shijen e sapunit dhe ngjyros në të kaltër letrën e lakmuesit. Bazat përfitohen nën veprimin e
ujit në oksidet e metaleve. Bazat mund të fitohen edhe nga veprimi i disa metaleve në ujë. Sipas numrit të grupeve
hidroksile që përmbajnë në vete bazat ndahen në mono dhe poli hidroksile. Emërtimi i bazave bëhet duke i shtuar emrit
të metalit fjalën hidroksid, për shembull hidroksidi i natriumit (NaOH), hidroksidi i aluminit (Al(OH)3), hidroksidi i
argjendit (AgOH) etj.
Oksidet
Oksidet janë lidhje kimike që formohen nga lidhja e oksigjenit me një element tjetër. Oksidet janë
komponime të oksigjenit me elemente të tjera. Dallohen oksidet :Oksidet acidike,Oksidet
bazike,Oksidet amfoterne,Oksidet neutrale
Për një komponim themi se është oksid nëse në përbërjen e tij duhet të hyjnë atomet e elementit të
dhënë dhe oksigjeni përderisa këto të fundit nuk duhet të jenë të lidhura njëra me
tjetrën.Përndryshe komponimi do të jetë peroksid ose superoksid.Një ndër komponimet më të
rëndësishme është uji në të cilin ndodhet hidrogjeni në një lloj izotopi me numër të masës 2 dhe
shpesh herë quhet si oksidi i deuteriumit. Oksidet mund të formohen edhe nga elemente ose
substanca të thjeshta të cilat i trajtojmë si metale dhe ato që i numërojmë si jometale.Oksidet e
tretshme në jometale shpesh herë me ujë na japin acide,ndërsa ato të metaleve na japin
baza.Oksidet sulfurike dhe të azotit që i lëshojnë në atmosferë instalimet industriale negativisht
ndikojnë ne organizmat e gjallë,përmendoret,objektet dhe gjërat tjera.Oksidet që kanë karakter
acidik dhe ato që tregojnë cilësi bazike mund të hyjnë edhe në reaksione që sjellin deri te formimi i
kripërave
MgO + 2HNO3 = Mg(NO3)2 + H2O
Ca(OH)2 + CO2 = CaCO3 + H2O
CaO + SiO2 = CaSiO3
CO2 + H2O = H2CO
Kriperat
Kripërat janë komponime kryesisht elektrokovalente.
Kur ndodhen në gjendje të ngurtë, joni janë të radhitura
në rrjete kristalore. Në gjendjen e shkrirë dhe kur treten
në ujë e përqojnë rrymën elektrike. Për nga përbërja e tyre
mund të jenë: kripëra neutrale, kripëra acidike, kripëra bazike,
kripëra komplekse dhe kripëra të dyfishta.
Kripe e
kristalizuar-
Haliti
Gjendja agregate
Përbërjet kimike mund të shfaqen në shumë gjendje. Më të njohurat janë ato të ngurtë, e lëngët dhe ajo e gaztë: në
temperaturë të ulët molekulat tërhiqen fort dhe nuk lëvizin, por "dridhen" dhe shfaqen në gjendje të ngurtë; me rritjen e
temperaturës fitojnë energji dhe "rrëshqasin" mes tyre, duke kaluar në gjendje të lëngët; duke e rritur edhe më shumë
temperaturën fitojnë aq shumë energji sa përhapen në të gjitha drejtimet duke formuar një gas.
-Gjendjet e materies
-Gazërat
-Lëngjet
-Të ngurtat
-Tretësirat
Gazrat
Karakteristikë për të gjitha gazët është se ato nuk kanë formë as vëllim konstant, por molekulat e tyre shpërndahen ne tërë
hapësiren (enën) në të cilën gjenden. Forca tërheqese mes molekulave te gazërave shpesh jan të vogla ose te
papërfillshme, si rrjedhoj e kësaj lëvizja e molekulave të gazërave është kaotëike e cila njihet me emrin lëvizja e Braunit.
Gjatë lëvizjes se molekulave të gazërave, ato shpesh ndeshen me njëra-tjetren ose me murin e enës në të cilën gjenden.
Numri i ndeshjeve të molekulave të gazit me muret e enës paraqet presionin e atij gazi.
Tretësirat
Tretësirat - kur një substancë e tretshme tretet në tretës dhe asaj i zhduken thermijat, atë dukuri e quajmë tretje kurse
përzierjen e fituar e quajmë tretësire. Komponentët e tretësirave janë dy : tretësi dhe substanca e tretshme.
Llojet :
tretësirë e ngopura,
tretësirë e pangopur,
tretësirë e stërngopur.
Ligjet e kimisë
Të gjitha reaksionet kimike dhe transformimet fizike ndodhin sipas ligjeve kimiko-fizike.Disa nga ligjet themelore te kimisë janë:
Ligji i ruajtjes se mases
Në shek. XVIII kimisti natyralist francez Antuan Lavuazer zbuloi se në një reaksion kimik masa totale e reaktantëve është e barabartë me
masën totale të produkteve. Ky vezhgim u publikua si Parimi i Ruajtjës së Masës, i njohur tani si Ligji i Ruajtjës së Masës. Kështu Lavuazeri
hodhi poshtë teorite e deriathershme.
Përfundimisht ky parim mund të formulohet kështu : Sasia e përgjithshme e lendës ne një sistem të mbyllur qëndron konstante. Ne të
vërtetë ky është një ligj fenomenologjik dhe është i vlefshem (jo gjithmonë) për kiminë. Në fizikën atomike dhe ate bërthamore ky ligj nuk
vlen me dhe zevendesohet me ligjin e ruajtejes së energjisë. Një shembull përdorimi i këtij ligji është reaksioni i meposhtem i cili duhet
barazuar, që ka si protagonistë elementët natrium (Na) dhe ujin, i cili përbeher nga Hidrogjeni (H) dhe oksigjeni (O) :
Termi barazim tregon që molet e reaktantëve duhet të korrespondojnë me ato të produktëve ; në këtë rast vihet re shumë mirë që
reaksioni nuk është i barazuar, sepse ndodhen 2 atome H nga ana e rekatantëve dhe 3 nga ana e produktëve. Ky mosbarazim mund të
korigjohet nepermjet shtimit te 2 moleve ujë nga ana e reaktantëve dhe i venë një 2 përpara grupi hidroksil OH- (jon negativ)
Ligji i veprimit të masës
Shpejtesia e reaksionit kimik është në perpjestim te drejtë me produktin e perqendrimit te substances reaguese ne ngritur ne fuqi me
kofiecientin e atij barazimi e quajmë Ligji i veprimit te masave.
Ligji i gazeve te Hesit
Ligji i Hesit, ligji i shumës së nexhtësive konstante, i cili u përcaktua experimentalisht nga G.Hessi. Ky ligj shpreh
ndryshimin e entalpis për çdo reaksion kimik është konstant, pavarsisht nëse reaksioni ndodh në një stad ose me disa
stade. Prandaj, të dhënat termokimike mund të trajtohen algjebrikisht. Le të jepet shembull, raksionin e grafitit me
oksigjenin, i cili prodhon diokisd karboni të gaztë:
C (garfit) + O2 → CO2 ΔH= -393,5kJ
Ky shndërrim mund të kryhet, gjithashtu në dy stade: bashkëveprimi i grafitit me oksigjenin, që jep CO, i cili ndiqet nga
bashkëveprimi i CO me O2, që jep CO2.
Mbledhja e barzimeve kimike për stadet jep një përfundim, që është i njejtë me barazimin për reaksionin e drejtpërdrejt.
Me anë të barazimeve kimike shprehet si më posht:
C (grafit) + O2 → CO ΔH= -110,5kJ
CO + 2O2 → CO2 ΔH= -283,0kJ
C (grafit)+ O2 → CO2 ΔH= -393,5kJ
Ligji i Avogadros
Ligji i Avogadros. Të gjitha gazet me vëllim të njëjtë dhe me temperaturë e trysni të njëjtë kanë të njëjtin numër
molekulash.
Ligji i Daltonit
Ligji i Daltonit paraqitet kur dy elemente bashkohen dhe formojnë dy ose më tepër komponime, atëherë
masat e ndryshme të njërit element që bashkohen me po të njëjtin masë të elementit tjetër qëndrojnë
midis tyre si numra të plotë të thjeshtë.
Këtë ligj e ka thënë shkencëtari Xhon Dalton dhe llogaritet si zgjerim i Ligjit të Prusit.
Ligji i Faradeit
Ligji i induksionit i Faradeit është një ligj themelor i elektromagnetizmit, i cili spjegon punën e
transformatoreve, induktorëve, dhe llojeve tjera të gjeneratorëve elektrik. Ligji pohon se[1] : Forca
elektromotore e induktuar (shkurt FEM) në një qark të mbyllur është e barabarte me derivatin fluksit
magnetik përmes qarkut në lidhje me kohën.
Ligji u zbulua nga Majkell Faradeit në vitin 1831 dhe në mënyre të pavarur në të njeten kohë nga Jozef
Henri.
Në mënyre kuantitative, ligji shprehet me formulën e mëposhtme :
ku është forca electromotore (FEM) në Volt ;
ΦB është fluksi magnetik përmes qarkut (në Weber).
Drejtimi i forcës elektromotore (shenja negative në formulën e mëlartme) jepet nga Ligji i Lencit. Kuptimi i
"fluksit përmes qarkut" shpjegohet me më hollësi në shembullin e mëposhtëm.
Tradicionalisht, njihen dy rrugë për ndryshimin e fluksit përmes qarkut. Në rastin e FEM të transformatorit
ideja është ndryshimi i vete fushës, duke ndryshuar korrentin që i jep origjinën fushës (si tek
transformatori), ose duke lëvizur një magnet në mënyre relative me një unaze teli përcjellës. Në rastin e
FEM lëvizëse, ideja është që të lëvizim një pjesë ose të gjithë qarkun përmes një fushë magnetikë, për
shembull, si tek një gjenerator homopolar.
Mekanika kuantike
Kimia fizike është një disiplinë e ngjashme me fiziken. Mekanika kuantike është sektori i fizikës që i ka dhënë më shumë
shtyse zhvillimit të kimisë, duke shpjeguar strukturën dhe karakteristikat e atomeve e duke krijuar bazat për trajtimin
matematik të lidhjes kimike
-Elektroni
-Protoni
-Neutroni
-Orbitali
-Parimi i përjashtimit i Paulit
-Konfigurimi elektronik
-Mekanika kuantike
-Bërthama e atomit
Elektroni është pjesëz (grimcë) themelore e atomit me ngarkesë elektrike negative qe = -1,6 × 10-19 coulomb (ngarkesë
elementare) dhe ka një mase rreth 9,10 × 10-31 kg (0,511 MeV/c²). Elektroni i përket klasës së pjesëzave të quajtura
leptone që mendohet të jenë përbërësit themelorë të lëndës (d.m.th. nuk mund të ndahen në pjesëza më të vogla). Së
bashku me bërthamën atomike (të krijuar nga protonet dhe neutronet) të rrethuar nga elektronet, elektronet përbëjnë
atomet; ato janë përgjegjës për lidhjet kimike. Masa e elektroneve është rreth 1/1836 e neutroneve dhe protoneve.
Rryma elektrike në përçues të ngurtë ndodh kryesisht për shkak të lëvizjes së lirë të elektroneve. Elektroni paraqitet
zakonisht me shenjën e-. Pjesëza e kundërt me elektronin është pozitroni, që dallohet për nga ngarkesa elektrike
pozitive.
Protoni
Protoni është një grimcë e qëndrueshme pozitive që mund të jetë i lirë ose i lidhur me një bërthamë atomike, dhe me masë 1,836 herë më të
madhe se e elektronit. Protonet gjenden ne berthamen e atomit se bashku me neutronet. Për çdo berthame te elementeve kimike , numri i
protoneve është gjthmone i njejte dhe percakton vetite e nje atomi; ky numer është numri atomik i elementit. Nje proton i vetem është
berthama e nje atomi te zakonshem hidrogjeni; si i tille është i ngjashem me jonin e hidrogjenit (H+). Protonet dhe neutronet janë nukleone, te
cilet mund te lidhen nga forca atomike ne nje berthame atomike. Kundërlënda e protonit është antiprotoni, i cili ka ngarkesen e njejte me
protonin por shenje te kundert. Prot = i pari) është një [[Grimca nënatomike|grimcë e qëndrueshme und të jetë i lirë ose i lidhur me një
bërthamë atomike, dhe me masë 1,836 herë më të madhe se e elektronit. Protonet gjenden ne berthamen e atomit se bashku me neutronet.
Për çdo berthame te elementeve kimike , numri i protoneve është gjthmone i njejte dhe percakton vetite e nje atomi; ky numer është numri
atomik i elementit. Nje proton i vetem është berthama e nje atomi te zakonshem hidrogjeni; si i tille është i ngjashem me jonin e hidrogjenit
(H+). Protonet dhe neutronet janë nukleone, te cilet mund te lidhen nga forca atomike ne nje berthame atomike. Kundërlënda e protonit është
antiprotoni, i cili ka ngarkesen e njejte me protonin por shenje te kundert. Protonet mund te shnderrohen ne neutrone nga kapja e elektronit;
ngaqe neutronet janë me te rende se protonet, kjo ecuri nuk ndodh vetvetiu por vetem kur ushtrohet energji.Protonet perdoren si predha ne
pershpejtimet e grimcave për te krijuar dhe studiuar reagimet e berthamave atomike. Ata janë perberesit kryesore te rrezeve paresore kozmike
dhe janë nder produktet e shpërbërjes radioaktive (shih radioaktiviteti) dhe reagimeve berthamore.Protoni ben pjese ne familjen e barioneve.
Neutronet
Neutroni është thermijë apo grimcë e atomit. Neutronet gjindet në bërtham të atomit së bashku me protonet (grimcat të ngarkuar me energji
pozitive), ku numri i neutroneve është i barabart me numrin e protoneve. Emrin neutron e kan marrë përshkakë të neutralitetit në mes të
protoneve të ngarukara me energji pozitive dhe elektroneve të ngarkuar me sasi negative. Masen e berthames e perbejnë protonet dhe
neutronet.
Bërthama e atomit
Bërthama e atomit përbëhet nga neutronet pa ngarkesë (elektricitet) (neutrale), protonet me ngarkesë elektrike (pozitive)dhe elektronet me
ngarkes elektrike (negative). Bërthama në përgjithësi është elektropozitive dhe varet nga numri i protoneve. Atomet në sistemin periodik të
elemenateve renditen sipas numrit të protoneve në bërthamë i cili quhet numër atomik. Shuma e numrit të protoneve dhe neutroneve quhët
masë e atomit sepse numri i elektroneve nuk ka ndikim në masën e përgjithshme të atomit pasi masa e elektronit është e papërfillshme.
Bërthama, logjikisht sikurse vetë atomi është e padukshme për syrin tonë. Mirëpo bërthama është vetëm një e pesëdhjeta mijë e prerjes
tërthore të atomit. Po të mund të fryhej një atom sa një stadium futbolli, atëherë bërthama e fryme do të ishte sa një konservë e ushqimit në
mes të stadiumit, ku vendoset topi për të filluar ndeshjen. Edhe pse bërthama është kaq e vogël, ajo e mbanë barrën kryesore (me fjalë të tjera
gati e tërë pesha e atomit është bërthama). Në krahasim me bërthamën, elektronet janë shumë të lehta; elektroni peshon dymijë herë më pak
se protoni.«Po të parafytyrohej se bërthama e atomit, atëherë duhet të paramendohet atomi i madh sa një stadium futbolli«
Atomet&Molekulat
Atomi është pjesa më e vogël e elementit kimik p.sh e hekurit apo bakrit. Është pjesa më e vogël e cila ka vetit e
elementit të cilit i takon. Shkencëtarët i dallojnë atomet, varësisht se farë strukture kanë atomet. Atomet janë pjesët
themelore të elementeve nga të cilat ndërtohen të gjitha lëndët në Gjithësi.
Çka do të thotë fjala "atom ?"
Fjala "atom" rrjedh nga greqishtja e vjetër atomos që në shqip do të thotë i pandashëm. Shkencëtarët në kohën e
Greqisë antike besonin se atomi ishte pjesa më e vogël që ekzistonte. Ai, pra atomi, nuk mund të ndahej më tutje.
Ndërsa shkencëtarët modern, pas shumë shekujve thoshin se kjo nuk është e vërtet. Pas një kohe me mjete më
moderne ja arritën që të ndajnë atomin dhe vërtetuan se atomi mund të ndahej në pjesë edhe më të vogla. Gjatë
vërtetimit të mendimit të tyre, shkencëtarët modern vëren që atomi ishte pjesa më e imët e cila mbante vetit e
elementit që i përkiste.
Po të ishte atomi i madh sa një kokë e gjilpërës, atëherë dora jote to të ishte gjigante
Sa është i madh një atom ?
Atomet e kanë një preje tërthore dikur të njëmiliontën pjesë të milimetrit. Do të thotë, gishti i një njeri normal, të
rritur është diku 200 milion atome i trashë! Po të ishte atomi i madh sa koka e gjilpërës, atëherë, ti lirisht do ta kaploje
token me një dorë.
Çka kanë të përbashkët i vogli atom dhe sistemi diellor ?
Atomet përbëhen nga copëza të vogla që lëvizin rreth e rrotull një qendre. Këtë qendër shkencëtarët e quajnë
bërthama e atomit. Kjo e bënë të ngjashëm me sistemin diellor ku rreth diellit lëvizin planetët.
"Elektronet sillen rreth bërthamës si planetët rreth diellit"
A i ka pa ndokush atomet ?
Po, por jo pa ndihmën e veglave. Vetëm me sy, atomet nuk mund të shihen, për këtë nevojiten vegla si mikroskopi
për elektrone. Shkencëtarët me ndihmën e kësaj vegle e kanë parë dhe fotografuar. Aty atomet duken si pika të bardha
të mjegullta.
A ka gjëra më të vogla se atomi ?
Bërthama në qendër të një atomi është dhjetë mijë herë më e vogël se vetë atomi. Elektronet që e rrethojnë janë
edhe më të vogla.
A ka ndonjë vend në gjithësi ku nuk ka atome ?
Shkencëtarët janë të mendimit, të bazuar në njohurit e deritashme, se nuk ka. Edhe në vakuumet, hapësirat boshe,
po thuaj se ka atome.
"E tërë gjithësia përbëhet nga atomet"
Sa lloje të atomeve ka ?
Në natyrë paraqiten 92 lloje të ndryshme të elementeve kimike. Pra, ka 92 lloje të atomeve, nga të cilat përbëhen
elementet kimike në natyrë. Shkencëtarët ja kanë arritur që në labore të krijojnë edhe lloje tjera të atomeve.
Nga çka përbëhet një atom ?
Në qendër të atomit gjendet bërthama e përbërë nga copëza të imëta që thirren protone dhe neutrone. Kjo
bërthamë rrethohet nga copëza të imëta që thirren elektrone dhe që kanë barrën elektrike dhe lëvizin në udhë
(trajektore) rrethore përbrenda atomit. Vendi dhe numri i protoneve, i neutroneve dhe i elektroneve të atomit,
ndryshon nga lloji i atomit.
Sa është e madhe bërthama ?
Bërthama, logjikisht sikurse vetë atomi është e padukshme për syrin tonë. Mirëpo bërthama është vetëm një e
pesëdhjeta mijë e prerjes tërthore të atomit. Po të mund të fryhej një atom sa një stadium futbolli, atëherë bërthama e
fryme do të ishte sa një konservë e ushqimit në mes të stadiumit, ku vendoset topi për të filluar ndeshjen. Edhe pse
bërthama është kaq e vogël, ajo e mbanë barrën kryesore (me fjalë të tjera gati e tërë pesha e atomit është bërthama).
Në krahasim me bërthamën, elektronet janë shumë të lehta; elektroni peshon dymijë herë më pak se protoni.
"Po të parafytyrohej se bërthama e atomit, atëherë duhet të paramendohet atomi i madh sa një stadium futbolli"
Kush ka thënë se atomi nuk mund të krijohet ose shkatërrohet ?
Më 1807 një britanik quajtur Xhon Dalton e publikojë mendimin e vetë mbi atomin. Teoria e tij thoshte se gjitha
lëndët përbëhen nga atome, dhe atomet as nuk mund të krijohen as të shkatërrohen. Që nga kjo kohë e deri më tani
shkencëtarët kanë mësuar shumë gjëra për përbërjen e atomit. Edhe pse mendimi i Daltonit nuk ishte plotësisht i
drejtë, ai ishte pikënisja e shumë shkencëtarëve.
Kush ishte Avogardro ?
Grafi (fisnik feudal) italian Amendeo Avgadro ishte një matematikan dhe fizikan i njohur që jetoi nga 1776 deri më
1856. Ai e gjeti dhe tha se atomet krijojnë substanca të reja duke u bashkuar në molekula.
Molekulat
Çka janë molekulat ?
Edhe molekulat janë të padukshme për syrin e njeriut, janë pjesët përbërëse më të vogla të elementeve kimike që i
mbajnë vetit e elementit që i përkasin. Le të marrim për shembull letrën. Faqja e një fletore A4 (përmasat e faqes së
madhe të fletores) është rreth 100 000 molekula të letrës i trashë. Po që se e shpërbejmë një molekulë prej faqes dhe
marrim pjesët e saja, ne nuk kemi më të bëjmë me letër por me një mullar të llojeve të atomeve. Secila molekulë e një
lënde përbëhet nga një numër i caktuar i atomeve që lidhen në mes veti në një lloj, në gjitha molekulat e lëndës.
Molekula (nga lat. "molecula", prej fjalës moles - masë, madhësi, "sasi e vogël") është njësia (grimca) më e vogël
përbërëse e një elementi kimik të pa jonizuar që mund të ekzistojë në gjëndje të lirë dhe që ruan vetitë e elementit
kimik përkatës.
Mund të jetë një atomike, që d.t.th. se është e përbërë nga një atom (si tek heliumi, argoni, neoni, kseni), ose
shumë atomike, që përbëhet nga shumë atome, të njëjtë ose të ndryshëm. Një molekule shumë atomike (poli atomike)
është e pa elektrizuar (asnjanëse, neutrale) dhe është e formuar nga atome të bashkuar nga lidhje kovalente
(njëvlerëshe); për shkak të ndërsjellës (raportit) mes numrit të atomeve të elementeve që e përbëjnë, shprehen nga
numra të plotë. Formula kimike e një përbërjeje molekulare nuk është gjë tjetër veç se renditja e elementeve që
formojnë molekulën dhe të teprisë së përkohshme të çdonjërës prej tyre. Molekulat e përbëra nga atome të njëjtë, por
të lidhur në hapësirë në mënyra të ndryshme quhen izomere.
Të gjithë trupat përbëhen nga molekulat. Këto janë grimca me përmasa të madhësise , 10^{-10} m, prandaj veprimi i
tyre i veçuar është shumë i vogël. Zakonisht, diktohet vetëm veprimi i përbashkët i numrit të madh të molekulave nga
cilat është i ndërtuar trupi. Pa marrë parasysh a lëviz apo nuk lëviz trupi, molekulat përbërëse të tij gjenden në lëvizje të
vazhdueshme kaotike, duke përshkruar rrugë zigzage. Rruga zigzage përbëhet nga numër pambarim segmentesh,
gjatësia e të cilëve është 100-1000 herë më e madhe se përmasat e molekulës. Prandaj, molekula edhe pas një kohe të
gjatë do të gjendet në afërsi të pozitës fillestare të lëvizjes së vet. Trupi si tërësi nuk lëviz ndaj rrethinës, ashtu që kjo
lëvizje kaotike e molekulave të tij nuk mund të shkaktojë ndonjë lëvizje mekanike. Prandaj, veprimi kaotik i lëvizjes së
molekulave duhet të diktohet në ndonjë mënyrë tjetër. Është vërtetuar se ndërrimet të cilat janë në lidhje me
temperaturën janë rezultat i lëvizjes kaotike të tyre. Kjo do të thotë se dukuritë e nxehtësisë mund të shpjegohen me
ndihmën e kësaj lëvizje kaotike.
Lidhjet kimike dhe forcat terheqese ndermolekulare
-Lidhjet kimike
Lidhja kimike - kur atomet kombinohen njëri me tjetrin, krijohen si rrjedhim i rishpërndarjes së elektroneve. Kemi tri lloje themelore te
lidhjeve kimike : lidhja jonike, lidhja kovalente, lidhja metalike.
1.Lidhja jonike përftohet kur elektronet trensferohen nga një llojë atomi në një tjetër. Atomet e njërit nga elementët reagues humbasin
elektrone dhe shëndërohen në jone të ngarkuara pozitivish, dhe quhen katione. Atomet e reagusti tjeter marrin elektronet dhe shdërohen ne
jone te ngarkuara negativish, dhe quhen anionet.
2.Lidhja kovalente, në të cilën elektronet nuk kalojnë nga një atom në tjetrin, por bëhen të përbashkëta, ose bashkëzotërohet nga të dy
atomet që lidhen. Pra lidhja kovalente është lidhja që formohet nga një cift elektronesh(me spine të kundërta) i përbashkët për të dy atomet
që lidhen.
3. Lidhja metalike haset vetëm tek metalet dhe aliazhet.
-Lidhjet jonike
Lidhja jonike eshte terheqje elektrostatike e joneve me ngarkesa te kunderta. Pra kur një metal vepron me një jometal, elketronet kalojnë nga
atomet e metalit tek atomet e jometalit dhe formohen një komponim jonik (ose elektrovalentor)Pra Lidhjet jonike janë lidhje të elementëve
të kolonës së parë dhe të dytë me elementët e kolonës së gjashtë dhe të shtat-të. Kjo lidhje nuk konsiston në bashkëndarjen e elektroneve
por në marrjen e tyre nga elementi me elektronegativitet më të lartë. Për shembull;HCl, hidrogjeni është element i kolonës së parë hidhet me
klorin, kjo lidhje nuk është kovalente sepse klori që është më elektronegativ se hidrogjeni mban elektonet më afër vetes. Per shembull:
NaCl(kripa e kuzhines)
-Lidhjet kovalente
Përveç lidhjeve mes metaleve dhe jometaleve, atomet e jometaleve mund të krijojnë lidhje mes veti. Gjatë kësaj lidhje, atomet e jometaleve
as nuk lirojnë e as nuk pranojnë elektrone por bëjnë çiftëzimin e tyre. Kështu formohet lidhja kovalente. LIDHJA KOVALENTE FORMOHET ME
ÇIFTËZIMIN E ELEKTRONEVE TË ATOMEVE PËRKATËSE! Lidhja kimike e cila formohet si rezultat i formimit të ciftit te perbashket elektronik
quhet lidhje Kovalente. Lidhja kovalente formohet me bashkimin e elektroneve teke (të pa ciftëzuara). Nje cift i perbashket elektronik midis
dy atomeve paraqet një lidhje kovalente. Lidhjet kovalente ne molekulë mund te jene njefishe, dyfishe, dhe trefishe. Lidhjet kovalente jane te
orientuara ne hapesirë dhe e kushtezojnë gjeometrin e molekules. Ne qofte se jane te lidhura dy atome te cilat kane elektronegativitet te
ndryshem, ateher do te formohet lidhja kovalente e polarizuar. Molekulat e tilla kane moment dipolar. Momenti dipolar eshte madhesi
vektoriale e orientuar prej skajit pozitiv te molekules kah skaji negativ i saj.Lidhja kovalete mund të formohet edhe me mbivendosje ansore të
orbitaleve atomike. komponimet të cilat formohen me lidhje kovalente quhen komponime kovalente. Lidhjet kovalente mund te jen njefishe,
dyfishe, dhe trefishe. qifti i perbashket elektronik shenohet me nje vije(-)
Lidhja hidrogjenore
Lidhja Hidrogjenore është tërheqje elektrostatike midis atomit te Hidrogjenit te njërës molekulë dhe atomit me
elektronegativitet te lartë të molekulës tjetër. Lidhja hidrogjenore midis molekulave te ujit kushtëzon rritjen e forcave te
kohezionit midis tyre. Në përgjithsii te gjitha komponimet te cilat formojnë lidhje hidrogjenore kane konstanta te larta fizike
(pik te larte te shkrirjes dhe pik te lart te vlimit) kjo rezulton pershkat te tërheqjes se madhe midis molekulave. Për
shkëputjen e këtyre lidhjeve duhet te shpenzohet një sasi e madhe e energjisë.Lidhja hidrogjenore ndikon edhe ne gjendjen
e ujit duke asocuar molekulat e ujit kjo eshte arsyeja se pse uji ne kushte normale eshte ne gjendje te lengshme ky shkak
kushtezon edhe egzistencen e te gjitha qenieve te gjalla (duke ditur se uji eshte kusht egzistence per qeniet e gjalla).
Roli i Lidhjes hidrogjenore është i madh. Struktura dhe funksioni i shume komponimeve përbërëse te shume organizmave te
gjalle janë te kushtëzuara nga prania e lidhjes hidrogjenore. Te gjitha funksionet jetësore që i zhvillojnë organizmat e gjallë
janë te kushtëzuara nga lidhjet hidrogjenore midis komponimeve organike që janë përbërës te tyre. Prandaj, mund te themi
se ky lloj i lidhjes mundëson zhvillimin e jetës ne planetin tone.
Lidhjet metalike
Lidhja metalike -formohet ndermjet atomeve te metaleve. Metalet leshojn elektrone dhe shndrrohen ne jone pozitive
(kaitone). Te metalet elektronet jane te levizshme(Delokalizuara),dhe mundesojn bartjen e rrymes elektrike dhe per kete
arsye metalet quhen perques te rendit te par(I).
-Atomet ne molekula jane te lidhura me lidhje kimike,kurse ndermjet molekulave forcat te cilat veprojn quhen Forca
Ndermolekulare. Forcat ndermolekulare jane: Forcat e Van Der Valsit dhe Forcat e Londonit.
Kimiste te suksesshem
Alfred Nobel
 Kimist suedez
 Lindi me 21 tetor te vitit 1833 ne Stokholm,Suedi
 Krijoi çmimin «Nobel»
 Mbeti i pamartuar
 Mori nje doktorature nderi nga Universiteti i Upsalës
Dimitri Ivanoviç Mendelejev
 Kimist rus
 Lindi me 27 janar 1834 ne Tobolsk ,Rusi
 Krijoi tabelen periodike te elementeve
 Mori medaljen Davi
 Mori çmimin Faradey
 Ne nder të tij elementi i 101-të u emerua Mendelevium
Christian Friedrich Schönbein lindi më 18 tetor 1799 në Metzingen, Zvicër dhe vdiq më 29 gusht
1868 në Baden-Baden. Ishte kimist gjermano-zvicëran. Ai ishte zbuluesi i ozonit (1839), zbuloi
metodën e qelizave galvane si dhenitrati i celulozës.
Sir Ernest Rutherford, Baron i parë Rutherford of Nelson, lindi më 30 gusht 1871 në Brightwater
afër Nelson në Zelandë e re dhe vdiq më 19 tetor 1937 në Cambridge. Ishte nga Zelanda e Re,
por punoi në Angli si studiues i fizikës bërthamore. Në vitin 1908 mori çmimin Nobel. Dhe që
nga viti1931 ishte baron i Rutherford of Nelson.
Henry Cavendish
Henry Cavendish FRS (10 Tetor 1731 – 24 Shkurt 1810) ishte filozof britanez, shkenctar, dhe një kimist dhe fizikan i
rëndësishëm teorik dhe eksperimantal. Kevendishi njihet për zbulimin e hidrogjenit ose si e quajti ai "ajrit të ndezshëm
shpejt". Ai përshkruan densitetin e këtij ajri, i cili formon ujin në oksidim, në një letër të vitit 1766 "On Factitious Airs".
Antoine Lavoisier e riprodhoi më vonë eksperimentin e Kevendishit dhe ai dha elementit emrin e tij.
Si një njeri i turpshëm (thuhet se ka qenë me autizëm),Kevendishi njihet për saktësi dhe precizitet në hulumtimet e tij në
kompozimin e ajrit atmosferik, vetitë e gazrave të ndryshëm, sintezën e ujit, ligjin kryesor mbi atraksionin dhe riplusionin
elektrik, një teori mekanike të nxehtësisë, dhe llogaritjet e densitetit (dhe kështu edhe të masës) së Tokës. Eksperimenti i
tij për matjen e densitetit të Tokës njihet si Eksperimenti i Kevendishit.
Joseph Black
Joseph Black lindi më 16 prill 1728 në Bordeaux, Francë dhe vdiq më 10 nëntor 1799 në Edinburgh. Ishte fizicient dhe
kimist skocez. Ai është zbuluesi i dioksidit të karbonit, si dhe të elementit kimik magneziumit si dhe të nxehtësisë latente.
Joseph Louis Gay-Lussac
Joseph Louis Gay-Lussac lindi më 6 dhjetor 1778 në Saint-Léonard-de-Noblat, Francë dhe vdiq më 9 maj ose10 maj 1850
në Paris. Ishte fizikan dhe kimist francez. Shquhet për dy ligjet e tij mbi gazrat.
Joseph Priestley
Joseph Priestley lindi më 13 mars 1733 në Birstoll afër Leedsit, Angli dhe vdiq më 6 shkurt 1804 në
Northumberland,Pennsylvania, ShBA. Ishte teolog, filozof, kimist dhe fizikan anglo-amerikan. Në periudhën nga viti 1772
deri në vitin1774 e zbuloi amoniakun dhe acidin klorhidrik. Ai njihet si i pari në historinë e kimisë që e izoloi oksigjenin.
Sir John Anthony Pople
Sir John Anthony Pople lindi më 31 tetor 1925 në Burnham-on-Sea Angli, dhe vdiq më 15 mars 2004 nën Sarasota,
Floridë. Ishte kimist teorik si dhe matematikan anglez. Pople në vitin 1998 së bashku me Walter Kohn mori çmimin Nobel
në lëmin e kimisë.
Jean Servais Stas
Jean Servais Stas lindi më 21 gusht 1813 në Löwen, Belgjikë dhe vdiq më 13 dhjetor 1891 në Brysel. Ishte kimist belg dhe
për herë të parë zbatoi matjen e peshës së atomit, ndër tjerash të Karbonit.
Linus Carl Pauling
Linus Carl Pauling lindi më 28 shkurt 1901 në Portland, Oregon dhe vdiq më 19 gusht 1994 në Big Sur, Kaliforni. Ishte
kimist amerikan me prejardhje gjermane. Në vitin 1954 mori çmimin Nobel për kimis kurse në vitin 1962 mori çmimin
Nobel për paqe.
Majkell Faradej
 Kimist anglez
 Lindi me 27 shtator te vitit 1791 ne Britanine e Madhe
 Kishte nivel te ulet arsimor
 Zbuloi benzinen
 Profesori i pare ne institutin anglez «Royal Institution»
 Albert Ajnshtajni mbante nje portret te Faradeit ne murin e studios se tij
Otto Hahn lindi më 8 mars 1879 në Frankfurt am Main, Gjermani dhe vdiq 28 korrik 1968 në Göttingen.
Ishte kimist gjerman. Në vitin 1944 dhe 1951 mori çmimin Nobel në lëmin e kimisë.
Otto Paul Herrmann Diels lindi më 23 janar 1876 në Hamburg, Gjermani dhe vdiq më 7 mars 1954 në
Kiel. Ishte kimist gjerman. Në vitin 1950 së bashku me Kurt Alder mori çmimin Nobel në lëminë e kimisë.
Robert Boyle lindi më 25 janar 1627 në Lismor, Irlandë, dhe vdiq më 30 dhjetor 1691 në Londër. Ishte
shkencëtarirlandez formluesi i emërtimit modern të elementeve kimike si dhe emërtimeve në lëminë e
fizikës. Ai bëri e zbuloi lidhjen mes presionit(shtypjes) dhe vëllimit të gazit, e që shpesh quhet ligji i Boyle-
Mariotteit.
Formula Boyle: ose ku është shtypja e është Vëllimi.
Ai arriti të përfitojë alkoholin metilik dhe acetonin. Me librin e tij "The Sceptical Chemist" (Kimisti skeptik)
ndikoi shumë në zhvillimin e kimisë.
Rudolph Pariser lindi më 8 dhjetor të vitit 1923 në Harbin, Kinë. Është një kimist amerikan, i kimisë
fizikale si dhe Polimerkismist.
Wilhelm Fresenius lindi më 17 korrik të vitit 1913 në Berlin dhe vdiq më 31 korrik të vitit 2004 në
Wiesbaden, Gjermani. Ishte një kimist dhe udhëheqës i Instituti Fresenius.
Sir William Ramsay lindi më 2 tetor 1852 në Glasgow dhe vdiq më 23 korrik 1916 në High
Wycombe. Ishte kimist dhe nobelist skocez.
Henning Brand
Rrethanat e lindjes Brand janë të panjohura, por ai ka lindur në vitin 1630 dhe vdiq në 1710. Disa burime
përshkruajnë origjinën e tij si të përulur dhe tregojnë se ai kishte qenë një nxënës qelqi krijues, si një
djalë i ri. Megjithatë, korrespondenca nga gruaja e tij e dytë Margareta deklaron se ai ishte me nivel të
lartë shoqëror. Në çdo rast ai mbajti një post si një oficer i ri i ushtrisë gjatë Luftës Tridhjetëvjeçare dhe
pajën e gruas së tij të parë ishte e konsiderueshme, duke e lejuar atë për të ndjekur alkiminë me te lënë
ushtrinë. Ai ishte një nga kerkuesit e shumte për gurin Filozofik. Fosfori do të thotë "duke pasur dritë." Ai
u zbulua në vitin 1669.
Albert Hofmann (11 janar 1906 - 29 Prill 2008)ishte një shkencëtar zviceran i njohur mirë për të qenë
personi i parë për të sintetizuar, ha, dhe të mësojnë nga efektet psikodelike e dietalamide acid lysergik
(LSD). Hofmann ishte personi i parë qe izoloi, sintetizoi, dhe emri kryesor psychedelic komponimeve
kërpudha psilocybin dhe psilocin.Ai ishte autor i më shumë se 100 artikuj shkencorë dhe libra të shumta,
duke përfshirë LSD:. Mein Sorgenkind (LSD: My Problem Child). Në vitin 2007, ai ndau vendin e parë, së
bashku me Tim Berners-Lee, në një listë prej 100 gjenive më të mëdha të jetesës, botuar nga gazeta
Telegraph.
Lorenzo Romano Amedeo Carlo Avogadro di Quaregna e di Cerreto, [1] Numërimi i Quaregna dhe
Cerreto (9 gusht 1776, Turin, Piedmont-Sardinia - 9 July 1856), ishte një shkencëtar italian, i shquar për
kontributin e tij në teorinë molekulare tani i njohur si ligji i Avogadro, i cili thotë se vëllime të barabarta të
gazrave nën të njëjtat kushte të temperaturës dhe presionit do të përmbajë një numër të barabartë të
molekulave. Në nder të tij, numri i subjekteve fillore (atomet, molekulat, joneve apo grimcave të tjera) në
1 mol të një substance, 6,02214179 (30) × 1023, është i njohur si Avogadro vazhdueshme, një nga shtatë
njësive bazë SI dhe të përfaqësuar nga NA.
Gilbert Lewis Newton ForMemRS [1] (23 tetor, 1875 - 23 March, 1946) [2] ishte kimisti amerikan i
njohur për zbulimin e lidhjes kovalente dhe konceptin e tij të çifteve elektronike; Lewis strukturat e tij dot
dhe kontributet tjera për teorinë e bonove valence kanë formuar teoritë moderne të lidhjes kimike.
Lewis kontribuoi me sukses të termodinamikës, photochemistry dhe izotopeve, dhe është i njohur edhe
për konceptin e tij të acideve dhe bazave.
Kuriozitete rreth kimisë
Gjate punimeve te kongresit te Unionit Gjeofizik Amerikan eshte hedhur nje ide e padegjuar me
pare per te ulur temperaturen e Tokes. Sipas nje shkencetari, hedhja e sulfurit ne atmosfere do te
ndikonte ne uljen e ndjeshme te temperaturave ne planetin tone.
Por kjo hipoteze eshte ndeshur menjehere me kundershtime te medha, pasi mendohet se sulfuri ne
atmosfere do shkaktonte shira me permbajtje sulfurike dhe do te ndikonte ne zgjerimin e vrimes se
ozonit. Projektin e sulfurit e ka prezantuar fituesi i cmimit Nobel per kimine, holandezi Paul Jozef Crutzen,
i cili bashke me kolegun Thomas Wigley e ka mbajtur gjalle debatin per te ardhmen e planetit. “Behet fjale
per te hedhur ne atmosfere 1 milione ton sulfur ne nje lartesi 10-15 km ne zonen e Tropikut”, shprehet
Crutzen qe po e studion kete ide qysh prej vitit 2006. “Pasi te arrije ne kuoten e caktuar te lartesise,
materiali do te digjet ne menyre qe te transformohet ne bioksit sulfurik qe me pas konvertohet ne sulfat.
Kjo perberje kimike thith nje pjese te madhe te rrezeve diellore, cka do te ule ndjeshem temperaturen
mesatare te Tokes. Ky operacion duhet te kryhet cdo dy vjet”, vijon shkencetari holandez. Per te hedhur
ne atmosfere 1 milione ton sulfur do te nevojiteshin 30 mije topa stratosferike dhe kostoja e projektit
arrin deri ne 14 miliarde euro ne vit. Nga ana tjeter, kundershtaret e projektit thone se pervec shirave
sulfurike dhe zgjerimit te vrimes se ozonit, hedhja e sulfurit ne atmosfere mund te ndryshoje edhe
regjimin e jetes se gjalle ne Afrike dhe Azi. “Hipoteza e fundit do te rrezikonte jeten e miliona njerezve ne
nevoje”, shprehet Alan Robock nga Universiteti Rutgers. Nderkohe, gjate samitit te San Franciskos jane
hedhur edhe disa hipoteza te tjera per menyren e uljes se temperatures ne Toke, por ajo e shkencetarit
holandez eshte afruar me shume me realitetin.
Molekula që ka formën e rrathëve të Olimpikut, është e gjerë 1.2 nanometra që i bie rreth 100,000
herë më e hollë se flokët e njeriut, është molekula më e vogël e krujuar ndonjëherë.Kjo arritje u bë në
bashkëpunim me Shoqërinë Rojale të Kimisë (RSC), Universitetit Warwich dhe Hulumtimeve IBM, të cilët
përdorën një kombinim të kimisë sintetike dhe teknologjinë e imazheve.“Çelësi për arritje të zbërthimit
atomik qëndron në majë të mprehtë dhe të definuar si dhe tek stabiliteti i lartë i sistemit. Ne e bëmë këtë
duke kapur me kujdes atomet dhe molekulat një nga një dhe kështu krijuam atomin ose molekulën
kryesore". Kjo ishte një pjesë e deklaratës së shkenctarit kryesor që u mor me këtë zbulim.
Ky ishte projekti yne!!
Faleminderit per
vemendjen!!

Más contenido relacionado

La actualidad más candente

Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Xhesiana Muka
 
Energjia, llojet dhe perdorimi
Energjia, llojet dhe perdorimiEnergjia, llojet dhe perdorimi
Energjia, llojet dhe perdorimiBlerinaMuobega
 
Eutrofikimi
EutrofikimiEutrofikimi
EutrofikimiArlinda
 
Dieta e balancuar - një jetë e shëndetshme
Dieta e balancuar - një jetë e shëndetshmeDieta e balancuar - një jetë e shëndetshme
Dieta e balancuar - një jetë e shëndetshmeRiku Verri
 
PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
 PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIKKleaHaka
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boteroreXheni Marku
 
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.ronela hasanaj
 
Semundjet gjenetike (mutacione gjenetike dhe kromozoike)
Semundjet gjenetike (mutacione gjenetike dhe kromozoike)Semundjet gjenetike (mutacione gjenetike dhe kromozoike)
Semundjet gjenetike (mutacione gjenetike dhe kromozoike)Denisa Caushi
 
Kimia ne mbrojtje te mjedisit
Kimia ne mbrojtje te mjedisitKimia ne mbrojtje te mjedisit
Kimia ne mbrojtje te mjedisitKlarisa Klara
 
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareFigurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareolinuhi
 
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrike
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrikepse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrike
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrikekoralda
 
Fizike "Energja dhe perdorimet e saj"
Fizike "Energja dhe perdorimet e saj"Fizike "Energja dhe perdorimet e saj"
Fizike "Energja dhe perdorimet e saj"Joana Eltjona Ymeraj
 
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Darla Evangjeli
 
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME gregorjupa
 
Semundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshmeSemundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshmeAn An
 

La actualidad más candente (20)

Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
 
Energjia, llojet dhe perdorimi
Energjia, llojet dhe perdorimiEnergjia, llojet dhe perdorimi
Energjia, llojet dhe perdorimi
 
Eutrofikimi
EutrofikimiEutrofikimi
Eutrofikimi
 
Dieta e balancuar - një jetë e shëndetshme
Dieta e balancuar - një jetë e shëndetshmeDieta e balancuar - një jetë e shëndetshme
Dieta e balancuar - një jetë e shëndetshme
 
PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
 PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
 
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
 
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
 
Semundjet gjenetike (mutacione gjenetike dhe kromozoike)
Semundjet gjenetike (mutacione gjenetike dhe kromozoike)Semundjet gjenetike (mutacione gjenetike dhe kromozoike)
Semundjet gjenetike (mutacione gjenetike dhe kromozoike)
 
Kimia ne mbrojtje te mjedisit
Kimia ne mbrojtje te mjedisitKimia ne mbrojtje te mjedisit
Kimia ne mbrojtje te mjedisit
 
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareFigurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
 
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrike
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrikepse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrike
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrike
 
Mjedisi
MjedisiMjedisi
Mjedisi
 
Fizike "Energja dhe perdorimet e saj"
Fizike "Energja dhe perdorimet e saj"Fizike "Energja dhe perdorimet e saj"
Fizike "Energja dhe perdorimet e saj"
 
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
 
Yndyrat dhe sheqernat
Yndyrat dhe sheqernatYndyrat dhe sheqernat
Yndyrat dhe sheqernat
 
Forcat endogjene dhe ekzogjene !!!!
Forcat  endogjene  dhe  ekzogjene !!!!Forcat  endogjene  dhe  ekzogjene !!!!
Forcat endogjene dhe ekzogjene !!!!
 
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME
 
Semundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshmeSemundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshme
 
Djemtë e rrugës Pal
Djemtë e rrugës PalDjemtë e rrugës Pal
Djemtë e rrugës Pal
 

Projekt Kimi - Historiku i shkences se Kimise

  • 1. ProjektLënda: Kimi Tema:Historiku i shkencës se kimisë Objektivat: •Të mësojmë më shumë për historinë e kimisë. •Të dijmë të flasim rreth kimistëve dhe ngjarjeve të rëndësishme historike që lidhen me kiminë. •Të kuptojmë rëndësinë e kimisë në jetën tonë të përditshme. Anëtarët e grupit dhe puna e gjithsecilit: Iris Sakej(lider)-Ligjet e kimisë;Kimistë të njohur;prezantimi i projektit me Powerpoint Redi Muriqi-Mekanika kuantike;Historia e kimisë;Kimia si përkufizim Ersa Mesi-Periudhat e zhvillimit të kimisë;Kuriozitete rreth kimisë;Atomet&Molekulat Klaidi Repishti-Ç’rëndësi kishte Revolucioni i II Industrial për kiminë?;Lidhje kimike dhe forcat ndërmolekulare;Përbërjet kimike dhe si formohen ato? Mariselda Spaho-Informacione mbi Pjer&Mari Kyri,Dimitri Ivanoviç Mendelejev;Degët e kimisë;Gjendjet agregate
  • 2. Ç 'është kimia? Kimia është shkenca ose me saktë ajo e degë e shkencave natyrore që merret me studimin e ndërtimit dhe vetive të materies dhe transformimeve të saj. Është studimi i vetive dhe strukturës së atomeve (duke përfshirë dhe izotopet e tyre të qëndrueshëm apo radioaktive), të përbërjeve dhe molekulave, të përzierjeve dhe të tretësirave, si elemente bazë të natyrës dhe se si ato kombinohen për të formuar stadet e ndryshme të materies që na formojnë në dhe çdo gjë që na rrethon. Njohja e strukturës elektronike të atomeve është baza e kimisë konvencionale, ndërsa njohja e strukturës së bërthamës është baza e kimisë bërthamore. Prishja dhe formimi i lidhjeve mes atomeve dhe molekulave janë përgjegjës për transformimin e materies. Fizika, kimia dhe biologjia janë tri shkenca natyrore. Quhen shkenca natyrore meqë studiojnë natyrën d.m.th., botën që na rrethon me të gjitha pasuritë e saj dhe dukuritë e shumta që ndodhin në të. Natyrën e përbëjnë Toka, Dielli, planetët, ajri, uji, mikrogjallesat, bimët, shtazët dhe njeriu. Objekt studimi i kimisë është natyra bashkë me dukuritë që ndodhin në të. Kimia eshte shkenca qe studion përbërjen, vetitë kimike te substancave, ligjet qe lidhin varësinë e vetive me përbërjen, shndërrimet e tyre ne substanca te tjera me veti te reja dhe kushtet ne te cilat kryhen këto shndërrime. Kimia eshte shkenca qe studion ndërtimin e lendes nga atomet dhe molekulat, meqenëse vetitë kimike te lendes varen nga ndërtimi i saj.
  • 3. Zhvillimi historik i shkencës se kimisë Kimia zanafillën e saj e ka mijëra vjet me pare. Që ne kohet e lashta, njerëzit , te shtyre nga nevoja, arritën te mësonin nxjerrjen e metaleve nga mineralet . Me këto metale ata përgatisnin objekte te ndryshme dhe vegla pune . Fillimisht nxirrnin dhe përpunonin bakrin. Kjo i takon asaj epoke qe u quajt «Epoka e bakrit». Me vone nxorën dhe përpunuan hekurin. Kjo periudhe u quajt «Epoka e hekurit». Njerëzit qe ne këto kohëra dinin te prodhonin dhe te përpunonin qelqin , me te cilin përgatitnin ene qelqi, objekte zbukurimi etj. Nga bimët dhe nga kafshët , njerëzit ne këto periudha arritën te prodhonin bojëra, me te cilat ngjyrosnin veshjet ose vizatonin. Prej tyre nxirrnin lende te ndryshme qe përdoreshin për mjekimin e sëmundjeve, regjien dhe përpunimin e lëkurës etj. Këto njohuri kimike, megjithëse fillestare, në mënyre te veçante patën zhvillim te madh ne:Egjipt,Kine;Indi etj. Ne këto vende ,nëpërmjet vrojtimit dhe eksperimenteve , qe krijoheshin nga njerëzit, merreshin te dhëna me te plota për vetitë e lendeve dhe për mënyrën e bashkëveprimit te tyre me njëra tjetrën. Duke studiuar këto veti, u zgjeruan njohuritë mbi përdorimin e lendeve ne jeten e perditshme. Ne periudhen e mesjetes, njohurite kimike te Egjiptit mberriten ne Evropë. Njohuritë e para mbi vetitë e lendeve dhe bashkëveprimit midis tyre, u paraqiten ne një libër te veçante , qe ne vitin 1597. ky libër i përket periudhës kur kimia u njoh si shkence. Pas kësaj periudhe, gjatë kërkimeve shkencore nga kimistet, u zbuluan një numër i madh substancash. Ata u thelluan me shume ne vetitë e tyre dhe i klasifikuan ne grupe te ndryshme ,,duke u mbështetur ne këto veti. Një rendësi te veçante pati zbulimi qe ajri eshte një përzierje gazesh azot,oksigjen.Nga mesi i shek.XIX e me vone ,zbulimet ne fushën e fizikës mbi ndërtimin e lendes , dhanë një kontribut shume te madh ne zhvillimin e mëtejshëm te kimisë. U provua se vetitë e lendes varen nga ndërtimi i saj. Qe nga kjo periudhe e deri ne kohet e sotme ,shkenca e kimisë ka njohur zbulime të mëdha si: prodhimi i uresë, prodhimi i antibiotikeve, i insulinës dhe prodhime te tjera farmaceutike. Përmendim prodhimin e lendeve plastike qe përdoren gjerësisht ne jetën tone te përditshme. Gjithashtu përmendim edhe prodhimin e fijeve sintetike, prodhimin e tekstileve,kimikatet për mbrojtje e bimëve etj.
  • 4. Ndryshimet qe solli Revolucioni i dyte Industrial ne Kimi Një bashkëpunim ndërmjet hekurit dhe çelikut, hekurudhave dhe qymyrit u zhvillua në fillim të Revolucionit të dytë industrial. Hekurudhat mundësuan transportin e lirë të materialeve dhe produkteve, të cilat nga ana tjetër bën që materialet për ndërtimin e hekurudhave të kushtonin më lirë, dhe u ndërtuan më shumë rrugë. Hekurudhat gjithashtu përfituan nga qymyri i lirë për lokomotivat e tyre me avull. Ky bashkëpunim çoi në shtrimin e 75.000 milje(120701 km) rrugë në SHBA në vitin 1880, sasia më e madhe kudo në historinë botërore .U zhvilluan: -Hekuri -Çeliku -Makineria -Përpunimi i letrës -Karburantet -Materialet kimike -Teknologjia detare -Goma -Biçikleta -Automobili -Shkenca e aplikuar -Motorët dhe turbinat
  • 5. Përbërjet kimike dhe si formohen ato Kur atomet lidhen mes tyre në sasi të përcaktuara përfitohen përbërjet kimike(për shembull uji,H2O) Agregatet e shumë përbërjeve quhen përzierje (për shembull çokollata). -Përbërja kimike -Përbërja molekulare -Përbërja organike -Përbërja jonike -Acidet -Bazat -Oksidet -Kripërat Acidi Acidi është komponim kimik, zakonisht i lëngshëm, me shije të thartë e veti gërryese, që përmban hidrogjen dhe që në reaksion me metalet jep kripëra. Varësisht nga bashkimi kimik dallohen edhe acidet, ndër më të njohurit janë Acidi sulfurik, Acidi yndyror apo Acidi organikë. Bazat Bazat janë substanca që gjatë shpërbashkimit elektronik dërgojnë në tretësirë të vetmin anion, grupin hidroksil (OH−) : NaOH = Na+ + OH− Tretësira ujore e bazave ka shijen e sapunit dhe ngjyros në të kaltër letrën e lakmuesit. Bazat përfitohen nën veprimin e ujit në oksidet e metaleve. Bazat mund të fitohen edhe nga veprimi i disa metaleve në ujë. Sipas numrit të grupeve hidroksile që përmbajnë në vete bazat ndahen në mono dhe poli hidroksile. Emërtimi i bazave bëhet duke i shtuar emrit të metalit fjalën hidroksid, për shembull hidroksidi i natriumit (NaOH), hidroksidi i aluminit (Al(OH)3), hidroksidi i argjendit (AgOH) etj.
  • 6. Oksidet Oksidet janë lidhje kimike që formohen nga lidhja e oksigjenit me një element tjetër. Oksidet janë komponime të oksigjenit me elemente të tjera. Dallohen oksidet :Oksidet acidike,Oksidet bazike,Oksidet amfoterne,Oksidet neutrale Për një komponim themi se është oksid nëse në përbërjen e tij duhet të hyjnë atomet e elementit të dhënë dhe oksigjeni përderisa këto të fundit nuk duhet të jenë të lidhura njëra me tjetrën.Përndryshe komponimi do të jetë peroksid ose superoksid.Një ndër komponimet më të rëndësishme është uji në të cilin ndodhet hidrogjeni në një lloj izotopi me numër të masës 2 dhe shpesh herë quhet si oksidi i deuteriumit. Oksidet mund të formohen edhe nga elemente ose substanca të thjeshta të cilat i trajtojmë si metale dhe ato që i numërojmë si jometale.Oksidet e tretshme në jometale shpesh herë me ujë na japin acide,ndërsa ato të metaleve na japin baza.Oksidet sulfurike dhe të azotit që i lëshojnë në atmosferë instalimet industriale negativisht ndikojnë ne organizmat e gjallë,përmendoret,objektet dhe gjërat tjera.Oksidet që kanë karakter acidik dhe ato që tregojnë cilësi bazike mund të hyjnë edhe në reaksione që sjellin deri te formimi i kripërave MgO + 2HNO3 = Mg(NO3)2 + H2O Ca(OH)2 + CO2 = CaCO3 + H2O CaO + SiO2 = CaSiO3 CO2 + H2O = H2CO Kriperat Kripërat janë komponime kryesisht elektrokovalente. Kur ndodhen në gjendje të ngurtë, joni janë të radhitura në rrjete kristalore. Në gjendjen e shkrirë dhe kur treten në ujë e përqojnë rrymën elektrike. Për nga përbërja e tyre mund të jenë: kripëra neutrale, kripëra acidike, kripëra bazike, kripëra komplekse dhe kripëra të dyfishta. Kripe e kristalizuar- Haliti
  • 7. Gjendja agregate Përbërjet kimike mund të shfaqen në shumë gjendje. Më të njohurat janë ato të ngurtë, e lëngët dhe ajo e gaztë: në temperaturë të ulët molekulat tërhiqen fort dhe nuk lëvizin, por "dridhen" dhe shfaqen në gjendje të ngurtë; me rritjen e temperaturës fitojnë energji dhe "rrëshqasin" mes tyre, duke kaluar në gjendje të lëngët; duke e rritur edhe më shumë temperaturën fitojnë aq shumë energji sa përhapen në të gjitha drejtimet duke formuar një gas. -Gjendjet e materies -Gazërat -Lëngjet -Të ngurtat -Tretësirat Gazrat Karakteristikë për të gjitha gazët është se ato nuk kanë formë as vëllim konstant, por molekulat e tyre shpërndahen ne tërë hapësiren (enën) në të cilën gjenden. Forca tërheqese mes molekulave te gazërave shpesh jan të vogla ose te papërfillshme, si rrjedhoj e kësaj lëvizja e molekulave të gazërave është kaotëike e cila njihet me emrin lëvizja e Braunit. Gjatë lëvizjes se molekulave të gazërave, ato shpesh ndeshen me njëra-tjetren ose me murin e enës në të cilën gjenden. Numri i ndeshjeve të molekulave të gazit me muret e enës paraqet presionin e atij gazi. Tretësirat Tretësirat - kur një substancë e tretshme tretet në tretës dhe asaj i zhduken thermijat, atë dukuri e quajmë tretje kurse përzierjen e fituar e quajmë tretësire. Komponentët e tretësirave janë dy : tretësi dhe substanca e tretshme. Llojet : tretësirë e ngopura, tretësirë e pangopur, tretësirë e stërngopur.
  • 8. Ligjet e kimisë Të gjitha reaksionet kimike dhe transformimet fizike ndodhin sipas ligjeve kimiko-fizike.Disa nga ligjet themelore te kimisë janë: Ligji i ruajtjes se mases Në shek. XVIII kimisti natyralist francez Antuan Lavuazer zbuloi se në një reaksion kimik masa totale e reaktantëve është e barabartë me masën totale të produkteve. Ky vezhgim u publikua si Parimi i Ruajtjës së Masës, i njohur tani si Ligji i Ruajtjës së Masës. Kështu Lavuazeri hodhi poshtë teorite e deriathershme. Përfundimisht ky parim mund të formulohet kështu : Sasia e përgjithshme e lendës ne një sistem të mbyllur qëndron konstante. Ne të vërtetë ky është një ligj fenomenologjik dhe është i vlefshem (jo gjithmonë) për kiminë. Në fizikën atomike dhe ate bërthamore ky ligj nuk vlen me dhe zevendesohet me ligjin e ruajtejes së energjisë. Një shembull përdorimi i këtij ligji është reaksioni i meposhtem i cili duhet barazuar, që ka si protagonistë elementët natrium (Na) dhe ujin, i cili përbeher nga Hidrogjeni (H) dhe oksigjeni (O) : Termi barazim tregon që molet e reaktantëve duhet të korrespondojnë me ato të produktëve ; në këtë rast vihet re shumë mirë që reaksioni nuk është i barazuar, sepse ndodhen 2 atome H nga ana e rekatantëve dhe 3 nga ana e produktëve. Ky mosbarazim mund të korigjohet nepermjet shtimit te 2 moleve ujë nga ana e reaktantëve dhe i venë një 2 përpara grupi hidroksil OH- (jon negativ) Ligji i veprimit të masës Shpejtesia e reaksionit kimik është në perpjestim te drejtë me produktin e perqendrimit te substances reaguese ne ngritur ne fuqi me kofiecientin e atij barazimi e quajmë Ligji i veprimit te masave.
  • 9. Ligji i gazeve te Hesit Ligji i Hesit, ligji i shumës së nexhtësive konstante, i cili u përcaktua experimentalisht nga G.Hessi. Ky ligj shpreh ndryshimin e entalpis për çdo reaksion kimik është konstant, pavarsisht nëse reaksioni ndodh në një stad ose me disa stade. Prandaj, të dhënat termokimike mund të trajtohen algjebrikisht. Le të jepet shembull, raksionin e grafitit me oksigjenin, i cili prodhon diokisd karboni të gaztë: C (garfit) + O2 → CO2 ΔH= -393,5kJ Ky shndërrim mund të kryhet, gjithashtu në dy stade: bashkëveprimi i grafitit me oksigjenin, që jep CO, i cili ndiqet nga bashkëveprimi i CO me O2, që jep CO2. Mbledhja e barzimeve kimike për stadet jep një përfundim, që është i njejtë me barazimin për reaksionin e drejtpërdrejt. Me anë të barazimeve kimike shprehet si më posht: C (grafit) + O2 → CO ΔH= -110,5kJ CO + 2O2 → CO2 ΔH= -283,0kJ C (grafit)+ O2 → CO2 ΔH= -393,5kJ Ligji i Avogadros Ligji i Avogadros. Të gjitha gazet me vëllim të njëjtë dhe me temperaturë e trysni të njëjtë kanë të njëjtin numër molekulash.
  • 10. Ligji i Daltonit Ligji i Daltonit paraqitet kur dy elemente bashkohen dhe formojnë dy ose më tepër komponime, atëherë masat e ndryshme të njërit element që bashkohen me po të njëjtin masë të elementit tjetër qëndrojnë midis tyre si numra të plotë të thjeshtë. Këtë ligj e ka thënë shkencëtari Xhon Dalton dhe llogaritet si zgjerim i Ligjit të Prusit. Ligji i Faradeit Ligji i induksionit i Faradeit është një ligj themelor i elektromagnetizmit, i cili spjegon punën e transformatoreve, induktorëve, dhe llojeve tjera të gjeneratorëve elektrik. Ligji pohon se[1] : Forca elektromotore e induktuar (shkurt FEM) në një qark të mbyllur është e barabarte me derivatin fluksit magnetik përmes qarkut në lidhje me kohën. Ligji u zbulua nga Majkell Faradeit në vitin 1831 dhe në mënyre të pavarur në të njeten kohë nga Jozef Henri. Në mënyre kuantitative, ligji shprehet me formulën e mëposhtme : ku është forca electromotore (FEM) në Volt ; ΦB është fluksi magnetik përmes qarkut (në Weber). Drejtimi i forcës elektromotore (shenja negative në formulën e mëlartme) jepet nga Ligji i Lencit. Kuptimi i "fluksit përmes qarkut" shpjegohet me më hollësi në shembullin e mëposhtëm. Tradicionalisht, njihen dy rrugë për ndryshimin e fluksit përmes qarkut. Në rastin e FEM të transformatorit ideja është ndryshimi i vete fushës, duke ndryshuar korrentin që i jep origjinën fushës (si tek transformatori), ose duke lëvizur një magnet në mënyre relative me një unaze teli përcjellës. Në rastin e FEM lëvizëse, ideja është që të lëvizim një pjesë ose të gjithë qarkun përmes një fushë magnetikë, për shembull, si tek një gjenerator homopolar.
  • 11. Mekanika kuantike Kimia fizike është një disiplinë e ngjashme me fiziken. Mekanika kuantike është sektori i fizikës që i ka dhënë më shumë shtyse zhvillimit të kimisë, duke shpjeguar strukturën dhe karakteristikat e atomeve e duke krijuar bazat për trajtimin matematik të lidhjes kimike -Elektroni -Protoni -Neutroni -Orbitali -Parimi i përjashtimit i Paulit -Konfigurimi elektronik -Mekanika kuantike -Bërthama e atomit Elektroni është pjesëz (grimcë) themelore e atomit me ngarkesë elektrike negative qe = -1,6 × 10-19 coulomb (ngarkesë elementare) dhe ka një mase rreth 9,10 × 10-31 kg (0,511 MeV/c²). Elektroni i përket klasës së pjesëzave të quajtura leptone që mendohet të jenë përbërësit themelorë të lëndës (d.m.th. nuk mund të ndahen në pjesëza më të vogla). Së bashku me bërthamën atomike (të krijuar nga protonet dhe neutronet) të rrethuar nga elektronet, elektronet përbëjnë atomet; ato janë përgjegjës për lidhjet kimike. Masa e elektroneve është rreth 1/1836 e neutroneve dhe protoneve. Rryma elektrike në përçues të ngurtë ndodh kryesisht për shkak të lëvizjes së lirë të elektroneve. Elektroni paraqitet zakonisht me shenjën e-. Pjesëza e kundërt me elektronin është pozitroni, që dallohet për nga ngarkesa elektrike pozitive.
  • 12. Protoni Protoni është një grimcë e qëndrueshme pozitive që mund të jetë i lirë ose i lidhur me një bërthamë atomike, dhe me masë 1,836 herë më të madhe se e elektronit. Protonet gjenden ne berthamen e atomit se bashku me neutronet. Për çdo berthame te elementeve kimike , numri i protoneve është gjthmone i njejte dhe percakton vetite e nje atomi; ky numer është numri atomik i elementit. Nje proton i vetem është berthama e nje atomi te zakonshem hidrogjeni; si i tille është i ngjashem me jonin e hidrogjenit (H+). Protonet dhe neutronet janë nukleone, te cilet mund te lidhen nga forca atomike ne nje berthame atomike. Kundërlënda e protonit është antiprotoni, i cili ka ngarkesen e njejte me protonin por shenje te kundert. Prot = i pari) është një [[Grimca nënatomike|grimcë e qëndrueshme und të jetë i lirë ose i lidhur me një bërthamë atomike, dhe me masë 1,836 herë më të madhe se e elektronit. Protonet gjenden ne berthamen e atomit se bashku me neutronet. Për çdo berthame te elementeve kimike , numri i protoneve është gjthmone i njejte dhe percakton vetite e nje atomi; ky numer është numri atomik i elementit. Nje proton i vetem është berthama e nje atomi te zakonshem hidrogjeni; si i tille është i ngjashem me jonin e hidrogjenit (H+). Protonet dhe neutronet janë nukleone, te cilet mund te lidhen nga forca atomike ne nje berthame atomike. Kundërlënda e protonit është antiprotoni, i cili ka ngarkesen e njejte me protonin por shenje te kundert. Protonet mund te shnderrohen ne neutrone nga kapja e elektronit; ngaqe neutronet janë me te rende se protonet, kjo ecuri nuk ndodh vetvetiu por vetem kur ushtrohet energji.Protonet perdoren si predha ne pershpejtimet e grimcave për te krijuar dhe studiuar reagimet e berthamave atomike. Ata janë perberesit kryesore te rrezeve paresore kozmike dhe janë nder produktet e shpërbërjes radioaktive (shih radioaktiviteti) dhe reagimeve berthamore.Protoni ben pjese ne familjen e barioneve. Neutronet Neutroni është thermijë apo grimcë e atomit. Neutronet gjindet në bërtham të atomit së bashku me protonet (grimcat të ngarkuar me energji pozitive), ku numri i neutroneve është i barabart me numrin e protoneve. Emrin neutron e kan marrë përshkakë të neutralitetit në mes të protoneve të ngarukara me energji pozitive dhe elektroneve të ngarkuar me sasi negative. Masen e berthames e perbejnë protonet dhe neutronet. Bërthama e atomit Bërthama e atomit përbëhet nga neutronet pa ngarkesë (elektricitet) (neutrale), protonet me ngarkesë elektrike (pozitive)dhe elektronet me ngarkes elektrike (negative). Bërthama në përgjithësi është elektropozitive dhe varet nga numri i protoneve. Atomet në sistemin periodik të elemenateve renditen sipas numrit të protoneve në bërthamë i cili quhet numër atomik. Shuma e numrit të protoneve dhe neutroneve quhët masë e atomit sepse numri i elektroneve nuk ka ndikim në masën e përgjithshme të atomit pasi masa e elektronit është e papërfillshme. Bërthama, logjikisht sikurse vetë atomi është e padukshme për syrin tonë. Mirëpo bërthama është vetëm një e pesëdhjeta mijë e prerjes tërthore të atomit. Po të mund të fryhej një atom sa një stadium futbolli, atëherë bërthama e fryme do të ishte sa një konservë e ushqimit në mes të stadiumit, ku vendoset topi për të filluar ndeshjen. Edhe pse bërthama është kaq e vogël, ajo e mbanë barrën kryesore (me fjalë të tjera gati e tërë pesha e atomit është bërthama). Në krahasim me bërthamën, elektronet janë shumë të lehta; elektroni peshon dymijë herë më pak se protoni.«Po të parafytyrohej se bërthama e atomit, atëherë duhet të paramendohet atomi i madh sa një stadium futbolli«
  • 13. Atomet&Molekulat Atomi është pjesa më e vogël e elementit kimik p.sh e hekurit apo bakrit. Është pjesa më e vogël e cila ka vetit e elementit të cilit i takon. Shkencëtarët i dallojnë atomet, varësisht se farë strukture kanë atomet. Atomet janë pjesët themelore të elementeve nga të cilat ndërtohen të gjitha lëndët në Gjithësi. Çka do të thotë fjala "atom ?" Fjala "atom" rrjedh nga greqishtja e vjetër atomos që në shqip do të thotë i pandashëm. Shkencëtarët në kohën e Greqisë antike besonin se atomi ishte pjesa më e vogël që ekzistonte. Ai, pra atomi, nuk mund të ndahej më tutje. Ndërsa shkencëtarët modern, pas shumë shekujve thoshin se kjo nuk është e vërtet. Pas një kohe me mjete më moderne ja arritën që të ndajnë atomin dhe vërtetuan se atomi mund të ndahej në pjesë edhe më të vogla. Gjatë vërtetimit të mendimit të tyre, shkencëtarët modern vëren që atomi ishte pjesa më e imët e cila mbante vetit e elementit që i përkiste. Po të ishte atomi i madh sa një kokë e gjilpërës, atëherë dora jote to të ishte gjigante Sa është i madh një atom ? Atomet e kanë një preje tërthore dikur të njëmiliontën pjesë të milimetrit. Do të thotë, gishti i një njeri normal, të rritur është diku 200 milion atome i trashë! Po të ishte atomi i madh sa koka e gjilpërës, atëherë, ti lirisht do ta kaploje token me një dorë. Çka kanë të përbashkët i vogli atom dhe sistemi diellor ? Atomet përbëhen nga copëza të vogla që lëvizin rreth e rrotull një qendre. Këtë qendër shkencëtarët e quajnë bërthama e atomit. Kjo e bënë të ngjashëm me sistemin diellor ku rreth diellit lëvizin planetët. "Elektronet sillen rreth bërthamës si planetët rreth diellit" A i ka pa ndokush atomet ? Po, por jo pa ndihmën e veglave. Vetëm me sy, atomet nuk mund të shihen, për këtë nevojiten vegla si mikroskopi për elektrone. Shkencëtarët me ndihmën e kësaj vegle e kanë parë dhe fotografuar. Aty atomet duken si pika të bardha të mjegullta. A ka gjëra më të vogla se atomi ? Bërthama në qendër të një atomi është dhjetë mijë herë më e vogël se vetë atomi. Elektronet që e rrethojnë janë edhe më të vogla.
  • 14. A ka ndonjë vend në gjithësi ku nuk ka atome ? Shkencëtarët janë të mendimit, të bazuar në njohurit e deritashme, se nuk ka. Edhe në vakuumet, hapësirat boshe, po thuaj se ka atome. "E tërë gjithësia përbëhet nga atomet" Sa lloje të atomeve ka ? Në natyrë paraqiten 92 lloje të ndryshme të elementeve kimike. Pra, ka 92 lloje të atomeve, nga të cilat përbëhen elementet kimike në natyrë. Shkencëtarët ja kanë arritur që në labore të krijojnë edhe lloje tjera të atomeve. Nga çka përbëhet një atom ? Në qendër të atomit gjendet bërthama e përbërë nga copëza të imëta që thirren protone dhe neutrone. Kjo bërthamë rrethohet nga copëza të imëta që thirren elektrone dhe që kanë barrën elektrike dhe lëvizin në udhë (trajektore) rrethore përbrenda atomit. Vendi dhe numri i protoneve, i neutroneve dhe i elektroneve të atomit, ndryshon nga lloji i atomit. Sa është e madhe bërthama ? Bërthama, logjikisht sikurse vetë atomi është e padukshme për syrin tonë. Mirëpo bërthama është vetëm një e pesëdhjeta mijë e prerjes tërthore të atomit. Po të mund të fryhej një atom sa një stadium futbolli, atëherë bërthama e fryme do të ishte sa një konservë e ushqimit në mes të stadiumit, ku vendoset topi për të filluar ndeshjen. Edhe pse bërthama është kaq e vogël, ajo e mbanë barrën kryesore (me fjalë të tjera gati e tërë pesha e atomit është bërthama). Në krahasim me bërthamën, elektronet janë shumë të lehta; elektroni peshon dymijë herë më pak se protoni. "Po të parafytyrohej se bërthama e atomit, atëherë duhet të paramendohet atomi i madh sa një stadium futbolli" Kush ka thënë se atomi nuk mund të krijohet ose shkatërrohet ? Më 1807 një britanik quajtur Xhon Dalton e publikojë mendimin e vetë mbi atomin. Teoria e tij thoshte se gjitha lëndët përbëhen nga atome, dhe atomet as nuk mund të krijohen as të shkatërrohen. Që nga kjo kohë e deri më tani shkencëtarët kanë mësuar shumë gjëra për përbërjen e atomit. Edhe pse mendimi i Daltonit nuk ishte plotësisht i drejtë, ai ishte pikënisja e shumë shkencëtarëve. Kush ishte Avogardro ? Grafi (fisnik feudal) italian Amendeo Avgadro ishte një matematikan dhe fizikan i njohur që jetoi nga 1776 deri më 1856. Ai e gjeti dhe tha se atomet krijojnë substanca të reja duke u bashkuar në molekula.
  • 15. Molekulat Çka janë molekulat ? Edhe molekulat janë të padukshme për syrin e njeriut, janë pjesët përbërëse më të vogla të elementeve kimike që i mbajnë vetit e elementit që i përkasin. Le të marrim për shembull letrën. Faqja e një fletore A4 (përmasat e faqes së madhe të fletores) është rreth 100 000 molekula të letrës i trashë. Po që se e shpërbejmë një molekulë prej faqes dhe marrim pjesët e saja, ne nuk kemi më të bëjmë me letër por me një mullar të llojeve të atomeve. Secila molekulë e një lënde përbëhet nga një numër i caktuar i atomeve që lidhen në mes veti në një lloj, në gjitha molekulat e lëndës. Molekula (nga lat. "molecula", prej fjalës moles - masë, madhësi, "sasi e vogël") është njësia (grimca) më e vogël përbërëse e një elementi kimik të pa jonizuar që mund të ekzistojë në gjëndje të lirë dhe që ruan vetitë e elementit kimik përkatës. Mund të jetë një atomike, që d.t.th. se është e përbërë nga një atom (si tek heliumi, argoni, neoni, kseni), ose shumë atomike, që përbëhet nga shumë atome, të njëjtë ose të ndryshëm. Një molekule shumë atomike (poli atomike) është e pa elektrizuar (asnjanëse, neutrale) dhe është e formuar nga atome të bashkuar nga lidhje kovalente (njëvlerëshe); për shkak të ndërsjellës (raportit) mes numrit të atomeve të elementeve që e përbëjnë, shprehen nga numra të plotë. Formula kimike e një përbërjeje molekulare nuk është gjë tjetër veç se renditja e elementeve që formojnë molekulën dhe të teprisë së përkohshme të çdonjërës prej tyre. Molekulat e përbëra nga atome të njëjtë, por të lidhur në hapësirë në mënyra të ndryshme quhen izomere. Të gjithë trupat përbëhen nga molekulat. Këto janë grimca me përmasa të madhësise , 10^{-10} m, prandaj veprimi i tyre i veçuar është shumë i vogël. Zakonisht, diktohet vetëm veprimi i përbashkët i numrit të madh të molekulave nga cilat është i ndërtuar trupi. Pa marrë parasysh a lëviz apo nuk lëviz trupi, molekulat përbërëse të tij gjenden në lëvizje të vazhdueshme kaotike, duke përshkruar rrugë zigzage. Rruga zigzage përbëhet nga numër pambarim segmentesh, gjatësia e të cilëve është 100-1000 herë më e madhe se përmasat e molekulës. Prandaj, molekula edhe pas një kohe të gjatë do të gjendet në afërsi të pozitës fillestare të lëvizjes së vet. Trupi si tërësi nuk lëviz ndaj rrethinës, ashtu që kjo lëvizje kaotike e molekulave të tij nuk mund të shkaktojë ndonjë lëvizje mekanike. Prandaj, veprimi kaotik i lëvizjes së molekulave duhet të diktohet në ndonjë mënyrë tjetër. Është vërtetuar se ndërrimet të cilat janë në lidhje me temperaturën janë rezultat i lëvizjes kaotike të tyre. Kjo do të thotë se dukuritë e nxehtësisë mund të shpjegohen me ndihmën e kësaj lëvizje kaotike.
  • 16. Lidhjet kimike dhe forcat terheqese ndermolekulare -Lidhjet kimike Lidhja kimike - kur atomet kombinohen njëri me tjetrin, krijohen si rrjedhim i rishpërndarjes së elektroneve. Kemi tri lloje themelore te lidhjeve kimike : lidhja jonike, lidhja kovalente, lidhja metalike. 1.Lidhja jonike përftohet kur elektronet trensferohen nga një llojë atomi në një tjetër. Atomet e njërit nga elementët reagues humbasin elektrone dhe shëndërohen në jone të ngarkuara pozitivish, dhe quhen katione. Atomet e reagusti tjeter marrin elektronet dhe shdërohen ne jone te ngarkuara negativish, dhe quhen anionet. 2.Lidhja kovalente, në të cilën elektronet nuk kalojnë nga një atom në tjetrin, por bëhen të përbashkëta, ose bashkëzotërohet nga të dy atomet që lidhen. Pra lidhja kovalente është lidhja që formohet nga një cift elektronesh(me spine të kundërta) i përbashkët për të dy atomet që lidhen. 3. Lidhja metalike haset vetëm tek metalet dhe aliazhet. -Lidhjet jonike Lidhja jonike eshte terheqje elektrostatike e joneve me ngarkesa te kunderta. Pra kur një metal vepron me një jometal, elketronet kalojnë nga atomet e metalit tek atomet e jometalit dhe formohen një komponim jonik (ose elektrovalentor)Pra Lidhjet jonike janë lidhje të elementëve të kolonës së parë dhe të dytë me elementët e kolonës së gjashtë dhe të shtat-të. Kjo lidhje nuk konsiston në bashkëndarjen e elektroneve por në marrjen e tyre nga elementi me elektronegativitet më të lartë. Për shembull;HCl, hidrogjeni është element i kolonës së parë hidhet me klorin, kjo lidhje nuk është kovalente sepse klori që është më elektronegativ se hidrogjeni mban elektonet më afër vetes. Per shembull: NaCl(kripa e kuzhines) -Lidhjet kovalente Përveç lidhjeve mes metaleve dhe jometaleve, atomet e jometaleve mund të krijojnë lidhje mes veti. Gjatë kësaj lidhje, atomet e jometaleve as nuk lirojnë e as nuk pranojnë elektrone por bëjnë çiftëzimin e tyre. Kështu formohet lidhja kovalente. LIDHJA KOVALENTE FORMOHET ME ÇIFTËZIMIN E ELEKTRONEVE TË ATOMEVE PËRKATËSE! Lidhja kimike e cila formohet si rezultat i formimit të ciftit te perbashket elektronik quhet lidhje Kovalente. Lidhja kovalente formohet me bashkimin e elektroneve teke (të pa ciftëzuara). Nje cift i perbashket elektronik midis dy atomeve paraqet një lidhje kovalente. Lidhjet kovalente ne molekulë mund te jene njefishe, dyfishe, dhe trefishe. Lidhjet kovalente jane te orientuara ne hapesirë dhe e kushtezojnë gjeometrin e molekules. Ne qofte se jane te lidhura dy atome te cilat kane elektronegativitet te ndryshem, ateher do te formohet lidhja kovalente e polarizuar. Molekulat e tilla kane moment dipolar. Momenti dipolar eshte madhesi vektoriale e orientuar prej skajit pozitiv te molekules kah skaji negativ i saj.Lidhja kovalete mund të formohet edhe me mbivendosje ansore të orbitaleve atomike. komponimet të cilat formohen me lidhje kovalente quhen komponime kovalente. Lidhjet kovalente mund te jen njefishe, dyfishe, dhe trefishe. qifti i perbashket elektronik shenohet me nje vije(-)
  • 17. Lidhja hidrogjenore Lidhja Hidrogjenore është tërheqje elektrostatike midis atomit te Hidrogjenit te njërës molekulë dhe atomit me elektronegativitet te lartë të molekulës tjetër. Lidhja hidrogjenore midis molekulave te ujit kushtëzon rritjen e forcave te kohezionit midis tyre. Në përgjithsii te gjitha komponimet te cilat formojnë lidhje hidrogjenore kane konstanta te larta fizike (pik te larte te shkrirjes dhe pik te lart te vlimit) kjo rezulton pershkat te tërheqjes se madhe midis molekulave. Për shkëputjen e këtyre lidhjeve duhet te shpenzohet një sasi e madhe e energjisë.Lidhja hidrogjenore ndikon edhe ne gjendjen e ujit duke asocuar molekulat e ujit kjo eshte arsyeja se pse uji ne kushte normale eshte ne gjendje te lengshme ky shkak kushtezon edhe egzistencen e te gjitha qenieve te gjalla (duke ditur se uji eshte kusht egzistence per qeniet e gjalla). Roli i Lidhjes hidrogjenore është i madh. Struktura dhe funksioni i shume komponimeve përbërëse te shume organizmave te gjalle janë te kushtëzuara nga prania e lidhjes hidrogjenore. Te gjitha funksionet jetësore që i zhvillojnë organizmat e gjallë janë te kushtëzuara nga lidhjet hidrogjenore midis komponimeve organike që janë përbërës te tyre. Prandaj, mund te themi se ky lloj i lidhjes mundëson zhvillimin e jetës ne planetin tone. Lidhjet metalike Lidhja metalike -formohet ndermjet atomeve te metaleve. Metalet leshojn elektrone dhe shndrrohen ne jone pozitive (kaitone). Te metalet elektronet jane te levizshme(Delokalizuara),dhe mundesojn bartjen e rrymes elektrike dhe per kete arsye metalet quhen perques te rendit te par(I). -Atomet ne molekula jane te lidhura me lidhje kimike,kurse ndermjet molekulave forcat te cilat veprojn quhen Forca Ndermolekulare. Forcat ndermolekulare jane: Forcat e Van Der Valsit dhe Forcat e Londonit.
  • 18. Kimiste te suksesshem Alfred Nobel  Kimist suedez  Lindi me 21 tetor te vitit 1833 ne Stokholm,Suedi  Krijoi çmimin «Nobel»  Mbeti i pamartuar  Mori nje doktorature nderi nga Universiteti i Upsalës Dimitri Ivanoviç Mendelejev  Kimist rus  Lindi me 27 janar 1834 ne Tobolsk ,Rusi  Krijoi tabelen periodike te elementeve  Mori medaljen Davi  Mori çmimin Faradey  Ne nder të tij elementi i 101-të u emerua Mendelevium Christian Friedrich Schönbein lindi më 18 tetor 1799 në Metzingen, Zvicër dhe vdiq më 29 gusht 1868 në Baden-Baden. Ishte kimist gjermano-zvicëran. Ai ishte zbuluesi i ozonit (1839), zbuloi metodën e qelizave galvane si dhenitrati i celulozës. Sir Ernest Rutherford, Baron i parë Rutherford of Nelson, lindi më 30 gusht 1871 në Brightwater afër Nelson në Zelandë e re dhe vdiq më 19 tetor 1937 në Cambridge. Ishte nga Zelanda e Re, por punoi në Angli si studiues i fizikës bërthamore. Në vitin 1908 mori çmimin Nobel. Dhe që nga viti1931 ishte baron i Rutherford of Nelson.
  • 19. Henry Cavendish Henry Cavendish FRS (10 Tetor 1731 – 24 Shkurt 1810) ishte filozof britanez, shkenctar, dhe një kimist dhe fizikan i rëndësishëm teorik dhe eksperimantal. Kevendishi njihet për zbulimin e hidrogjenit ose si e quajti ai "ajrit të ndezshëm shpejt". Ai përshkruan densitetin e këtij ajri, i cili formon ujin në oksidim, në një letër të vitit 1766 "On Factitious Airs". Antoine Lavoisier e riprodhoi më vonë eksperimentin e Kevendishit dhe ai dha elementit emrin e tij. Si një njeri i turpshëm (thuhet se ka qenë me autizëm),Kevendishi njihet për saktësi dhe precizitet në hulumtimet e tij në kompozimin e ajrit atmosferik, vetitë e gazrave të ndryshëm, sintezën e ujit, ligjin kryesor mbi atraksionin dhe riplusionin elektrik, një teori mekanike të nxehtësisë, dhe llogaritjet e densitetit (dhe kështu edhe të masës) së Tokës. Eksperimenti i tij për matjen e densitetit të Tokës njihet si Eksperimenti i Kevendishit. Joseph Black Joseph Black lindi më 16 prill 1728 në Bordeaux, Francë dhe vdiq më 10 nëntor 1799 në Edinburgh. Ishte fizicient dhe kimist skocez. Ai është zbuluesi i dioksidit të karbonit, si dhe të elementit kimik magneziumit si dhe të nxehtësisë latente. Joseph Louis Gay-Lussac Joseph Louis Gay-Lussac lindi më 6 dhjetor 1778 në Saint-Léonard-de-Noblat, Francë dhe vdiq më 9 maj ose10 maj 1850 në Paris. Ishte fizikan dhe kimist francez. Shquhet për dy ligjet e tij mbi gazrat. Joseph Priestley Joseph Priestley lindi më 13 mars 1733 në Birstoll afër Leedsit, Angli dhe vdiq më 6 shkurt 1804 në Northumberland,Pennsylvania, ShBA. Ishte teolog, filozof, kimist dhe fizikan anglo-amerikan. Në periudhën nga viti 1772 deri në vitin1774 e zbuloi amoniakun dhe acidin klorhidrik. Ai njihet si i pari në historinë e kimisë që e izoloi oksigjenin. Sir John Anthony Pople Sir John Anthony Pople lindi më 31 tetor 1925 në Burnham-on-Sea Angli, dhe vdiq më 15 mars 2004 nën Sarasota, Floridë. Ishte kimist teorik si dhe matematikan anglez. Pople në vitin 1998 së bashku me Walter Kohn mori çmimin Nobel në lëmin e kimisë. Jean Servais Stas Jean Servais Stas lindi më 21 gusht 1813 në Löwen, Belgjikë dhe vdiq më 13 dhjetor 1891 në Brysel. Ishte kimist belg dhe për herë të parë zbatoi matjen e peshës së atomit, ndër tjerash të Karbonit. Linus Carl Pauling Linus Carl Pauling lindi më 28 shkurt 1901 në Portland, Oregon dhe vdiq më 19 gusht 1994 në Big Sur, Kaliforni. Ishte kimist amerikan me prejardhje gjermane. Në vitin 1954 mori çmimin Nobel për kimis kurse në vitin 1962 mori çmimin Nobel për paqe.
  • 20. Majkell Faradej  Kimist anglez  Lindi me 27 shtator te vitit 1791 ne Britanine e Madhe  Kishte nivel te ulet arsimor  Zbuloi benzinen  Profesori i pare ne institutin anglez «Royal Institution»  Albert Ajnshtajni mbante nje portret te Faradeit ne murin e studios se tij Otto Hahn lindi më 8 mars 1879 në Frankfurt am Main, Gjermani dhe vdiq 28 korrik 1968 në Göttingen. Ishte kimist gjerman. Në vitin 1944 dhe 1951 mori çmimin Nobel në lëmin e kimisë. Otto Paul Herrmann Diels lindi më 23 janar 1876 në Hamburg, Gjermani dhe vdiq më 7 mars 1954 në Kiel. Ishte kimist gjerman. Në vitin 1950 së bashku me Kurt Alder mori çmimin Nobel në lëminë e kimisë. Robert Boyle lindi më 25 janar 1627 në Lismor, Irlandë, dhe vdiq më 30 dhjetor 1691 në Londër. Ishte shkencëtarirlandez formluesi i emërtimit modern të elementeve kimike si dhe emërtimeve në lëminë e fizikës. Ai bëri e zbuloi lidhjen mes presionit(shtypjes) dhe vëllimit të gazit, e që shpesh quhet ligji i Boyle- Mariotteit. Formula Boyle: ose ku është shtypja e është Vëllimi. Ai arriti të përfitojë alkoholin metilik dhe acetonin. Me librin e tij "The Sceptical Chemist" (Kimisti skeptik) ndikoi shumë në zhvillimin e kimisë. Rudolph Pariser lindi më 8 dhjetor të vitit 1923 në Harbin, Kinë. Është një kimist amerikan, i kimisë fizikale si dhe Polimerkismist. Wilhelm Fresenius lindi më 17 korrik të vitit 1913 në Berlin dhe vdiq më 31 korrik të vitit 2004 në Wiesbaden, Gjermani. Ishte një kimist dhe udhëheqës i Instituti Fresenius. Sir William Ramsay lindi më 2 tetor 1852 në Glasgow dhe vdiq më 23 korrik 1916 në High Wycombe. Ishte kimist dhe nobelist skocez.
  • 21. Henning Brand Rrethanat e lindjes Brand janë të panjohura, por ai ka lindur në vitin 1630 dhe vdiq në 1710. Disa burime përshkruajnë origjinën e tij si të përulur dhe tregojnë se ai kishte qenë një nxënës qelqi krijues, si një djalë i ri. Megjithatë, korrespondenca nga gruaja e tij e dytë Margareta deklaron se ai ishte me nivel të lartë shoqëror. Në çdo rast ai mbajti një post si një oficer i ri i ushtrisë gjatë Luftës Tridhjetëvjeçare dhe pajën e gruas së tij të parë ishte e konsiderueshme, duke e lejuar atë për të ndjekur alkiminë me te lënë ushtrinë. Ai ishte një nga kerkuesit e shumte për gurin Filozofik. Fosfori do të thotë "duke pasur dritë." Ai u zbulua në vitin 1669. Albert Hofmann (11 janar 1906 - 29 Prill 2008)ishte një shkencëtar zviceran i njohur mirë për të qenë personi i parë për të sintetizuar, ha, dhe të mësojnë nga efektet psikodelike e dietalamide acid lysergik (LSD). Hofmann ishte personi i parë qe izoloi, sintetizoi, dhe emri kryesor psychedelic komponimeve kërpudha psilocybin dhe psilocin.Ai ishte autor i më shumë se 100 artikuj shkencorë dhe libra të shumta, duke përfshirë LSD:. Mein Sorgenkind (LSD: My Problem Child). Në vitin 2007, ai ndau vendin e parë, së bashku me Tim Berners-Lee, në një listë prej 100 gjenive më të mëdha të jetesës, botuar nga gazeta Telegraph. Lorenzo Romano Amedeo Carlo Avogadro di Quaregna e di Cerreto, [1] Numërimi i Quaregna dhe Cerreto (9 gusht 1776, Turin, Piedmont-Sardinia - 9 July 1856), ishte një shkencëtar italian, i shquar për kontributin e tij në teorinë molekulare tani i njohur si ligji i Avogadro, i cili thotë se vëllime të barabarta të gazrave nën të njëjtat kushte të temperaturës dhe presionit do të përmbajë një numër të barabartë të molekulave. Në nder të tij, numri i subjekteve fillore (atomet, molekulat, joneve apo grimcave të tjera) në 1 mol të një substance, 6,02214179 (30) × 1023, është i njohur si Avogadro vazhdueshme, një nga shtatë njësive bazë SI dhe të përfaqësuar nga NA. Gilbert Lewis Newton ForMemRS [1] (23 tetor, 1875 - 23 March, 1946) [2] ishte kimisti amerikan i njohur për zbulimin e lidhjes kovalente dhe konceptin e tij të çifteve elektronike; Lewis strukturat e tij dot dhe kontributet tjera për teorinë e bonove valence kanë formuar teoritë moderne të lidhjes kimike. Lewis kontribuoi me sukses të termodinamikës, photochemistry dhe izotopeve, dhe është i njohur edhe për konceptin e tij të acideve dhe bazave.
  • 22. Kuriozitete rreth kimisë Gjate punimeve te kongresit te Unionit Gjeofizik Amerikan eshte hedhur nje ide e padegjuar me pare per te ulur temperaturen e Tokes. Sipas nje shkencetari, hedhja e sulfurit ne atmosfere do te ndikonte ne uljen e ndjeshme te temperaturave ne planetin tone. Por kjo hipoteze eshte ndeshur menjehere me kundershtime te medha, pasi mendohet se sulfuri ne atmosfere do shkaktonte shira me permbajtje sulfurike dhe do te ndikonte ne zgjerimin e vrimes se ozonit. Projektin e sulfurit e ka prezantuar fituesi i cmimit Nobel per kimine, holandezi Paul Jozef Crutzen, i cili bashke me kolegun Thomas Wigley e ka mbajtur gjalle debatin per te ardhmen e planetit. “Behet fjale per te hedhur ne atmosfere 1 milione ton sulfur ne nje lartesi 10-15 km ne zonen e Tropikut”, shprehet Crutzen qe po e studion kete ide qysh prej vitit 2006. “Pasi te arrije ne kuoten e caktuar te lartesise, materiali do te digjet ne menyre qe te transformohet ne bioksit sulfurik qe me pas konvertohet ne sulfat. Kjo perberje kimike thith nje pjese te madhe te rrezeve diellore, cka do te ule ndjeshem temperaturen mesatare te Tokes. Ky operacion duhet te kryhet cdo dy vjet”, vijon shkencetari holandez. Per te hedhur ne atmosfere 1 milione ton sulfur do te nevojiteshin 30 mije topa stratosferike dhe kostoja e projektit arrin deri ne 14 miliarde euro ne vit. Nga ana tjeter, kundershtaret e projektit thone se pervec shirave sulfurike dhe zgjerimit te vrimes se ozonit, hedhja e sulfurit ne atmosfere mund te ndryshoje edhe regjimin e jetes se gjalle ne Afrike dhe Azi. “Hipoteza e fundit do te rrezikonte jeten e miliona njerezve ne nevoje”, shprehet Alan Robock nga Universiteti Rutgers. Nderkohe, gjate samitit te San Franciskos jane hedhur edhe disa hipoteza te tjera per menyren e uljes se temperatures ne Toke, por ajo e shkencetarit holandez eshte afruar me shume me realitetin. Molekula që ka formën e rrathëve të Olimpikut, është e gjerë 1.2 nanometra që i bie rreth 100,000 herë më e hollë se flokët e njeriut, është molekula më e vogël e krujuar ndonjëherë.Kjo arritje u bë në bashkëpunim me Shoqërinë Rojale të Kimisë (RSC), Universitetit Warwich dhe Hulumtimeve IBM, të cilët përdorën një kombinim të kimisë sintetike dhe teknologjinë e imazheve.“Çelësi për arritje të zbërthimit atomik qëndron në majë të mprehtë dhe të definuar si dhe tek stabiliteti i lartë i sistemit. Ne e bëmë këtë duke kapur me kujdes atomet dhe molekulat një nga një dhe kështu krijuam atomin ose molekulën kryesore". Kjo ishte një pjesë e deklaratës së shkenctarit kryesor që u mor me këtë zbulim.
  • 23. Ky ishte projekti yne!! Faleminderit per vemendjen!!