Se ha denunciado esta presentación.
Se está descargando tu SlideShare. ×

Kontabiliteti i pergjegjesise

Anuncio
Anuncio
Anuncio
Anuncio
Anuncio
Anuncio
Anuncio
Anuncio
Anuncio
Anuncio
Anuncio
Anuncio
Cargando en…3
×

Eche un vistazo a continuación

1 de 18 Anuncio

Más Contenido Relacionado

Similares a Kontabiliteti i pergjegjesise (20)

Anuncio

Kontabiliteti i pergjegjesise

  1. 1. Kontabiliteti i përgjegjësisë Jehona Osmani
  2. 2. Kuptimi dhe koncepti i kontabilitetit te përgjegjësisë o Organizatat përdorin teknika të ndryshme si kosto standarde, kontrolli mbi buxhetin për kontrollin e kostove, etj. Nga këto teknika, rëndësi të veçantë i jepet kostos dhe jo personit që ka autoritet mbi kontrollin e kostos. Në çdo kompani mirë të organizuar, përgjegjësitë e çdo puntori janë qartë të definuara dhe menaxheri është i lidhur me çdo veprimtari të organizatës. Çdo person i tillë është përgjegjës para autoritetit të tij/të saj për përgjëgjësinë e caktuar. Kontabiliteti i përgjegjësisë mund të definohet si një sistem i cili mat rezultatet e secilës qendër përgjegjësie dhe krahason ato rezultate me disa rezultate të pritshme apo të buxhetuara. Në këtë sistem, ekzekutivi është përgjegjës vetëm për veprimtarinë për të cilin atij/asaj i është deleguar një përgjegjësi.
  3. 3. Kushtet e kontabilitetit të përgjegjësisë • Aktivitetet e organizatës duhet të jenë të segmentuara në qendra të ndryshme të përgjegjësise. • Duhet të bëhet dallim i qartë në mes të kostove të kontrollueshme dhe të pakontrollueshme në qendrën e përgjegjësisë • Fushat e përgjegjësisë të çdo qendre të përgjegjësisë në organizatë duhet të jenë mirë të definuara • Çdo qendër përgjegjësie duhet ti jepet menaxherit • Plani për objektivat duhet të jetë i krijuar për të gjitha qendrat e përgjegjësisë • Menaxheri i shqetësuar duhet të jetë i motivuar për të arritur objektivat e qendrës së përgjegjësisë • Pajisjet adekute duhet të egzistojnë në organizatë për të konstatuar dhe vlerësuar performancën aktuale të qendrës së përgjegjësisë.
  4. 4. Supozimet e kontabilitetit të përgjegjësisë  Objektivat dhe përgjegjësitë e vendosura nga menaxhmenti janë të arritshme me punë efikase dhe efektive.  Punonjësit e organizatës japin përpjekjet e tyre më të mira për të arritur qëllimet dhe përgjegjësitë e deleguara mbi ta  Punonjësit mbajnë përgjëgjësi për fushat mbi të cilët ato ushtrojnë kontroll  Performanca e punonjësve është e vlerësuar nga ana e menaxhmentit të lartë përmes raporteve të feedback-ut në intervale të rregullta.
  5. 5. Kufizimet e kontabilitetit të përgjegjësisë o Të bësh dallime të qarta midis kostove të kontrollueshme dhe të pa kontrollueshme në qendrat e përgjegjësisë është detyrë shumë e rëndë. o Mund të dështojë në rast të mungesës së koordinimit të të punësuarve dhe segmenteve në organizatë. o Të punësuarit mund të ndjehen të demotivuar nësë standardet jorealiste janë të përcaktuara për vlerësimin e performancës. o Përgatitja e raportit të kontabilitetit të përgjegjësisë nuk është detyrë e lehtë. o Çdo vonesë në paraqitjen e raportit të kontabilitetit të përgjegjesisë menaxhmentit mund të përkeqsoj problemin egzistues. o Qendrat individuale të përgjegjësisë mund të japin më
  6. 6. Avantazhet, përfitimet ose përgjegjësitë e kontabilitetit • Ai thekson nevojën e definimit të qartë dhe komunikimin e qëllimeve dhe objektivave të organizatës, dhe të punësuarve të saj. • Sipas këtij sistemi, përgjegjësia e çdo puntori është qartë i definuar • Detyron menaxhmentin të përcakton planin dhe buxhetin e definuar për secilin segment të aktiviteteve organizative. • Mban kontroll të fortë mbi kostot, të ardhurat dhe përdorimin e aseteve. • Siguron motivim më të madh për të punësuarit që të punojnë më shumë për të kryer përgjegjësitë që i janë dhënë mbi ta.
  7. 7. Qendra e përgjegjësisë  Qendra e përgjegjësisë është një fushë që është deleguar dhe kontrolluar nga një person i cili i përgjigjet autoritetit të tij për përgjegjësitë. Çdo aktivitet është i ndarë në qendra të veçanta të përgjegjësisë. Përgjegjësia e përgjithshme nga të gjitha qendrat e përgjegjësisë është e caktuar nga një menaxher. Për këtë arsye, kjo qendër është një segment mbi të cilën menaxheri ushtron përgjegjësi, dhe ai nga ana tjetër është përgjegjës te autoritetet e larta për aktivitetet e qendrës.  Karakteristikat themelore të qendrave të përgjegjësisë është se secili prej tyre përdor inpute, të tilla si materiale, inpute të punës dhe shpenzime të tjera, për të prodhuar dhe shitur outputet në formë të mallrave. Inputet e qendrave të përgjegjësisë llogariten si kosto dhe outputet e tyre llogariten si të hyra. Për këtë arsye, në çdo qendër përgjegjësie, duhet të ketë përgjegjësi të identifikueshme për kostot ose të hyrat.
  8. 8. Llojet e qendrave të përgjegjësisë Kontabiliteti i përgjegjësisë Qendra e kostos Qendra e profitit Qendra e investimeve Qendrat e kostos, profitit dhe investimeve, të gjitha njihen si kontabilitet i përgjegjësisë.
  9. 9. Qendra e kostos Qendra e kostove paraqet në segment ku menaxheri ka kontroll mbi të gjitha kostot, por jo mbi të ardhurat dhe investimet 10-9
  10. 10. Qendra e Profitit Një segment ku menaxheri ka kontroll mbi të hyrat dhe të dalat, mirëpo jo edhe për investimet Të hyrat Shitjet Interesi Të tjera Shpenzimet Shpenz. Mirëmbajtjes Komisionet Pagat Të tjera 10-10
  11. 11. Qendra e investimeve Një segment ku menaxheri ka kontroll mbi të hyrat, të dalat dhe investimin mbi operimin e aseteve. Selitë e korporatave 10-11
  12. 12. Dy mënyrat më të zakonshme për vlerësimin e performancës së kësaj qendre janë: ROI (return on investment) rikthimi i investimeve Të ardhurat e mbetura ROI= (fitimet nga investimi – kostot nga investimi) kostot nga investimi Qendra e investimeve
  13. 13. Business Development Contracting Business Development Field BD Proposal Management Billing Finance Department Procurement Department Operations Department Fleet Management QA/QS Human Resources Orga Department Workforce Management Personnel Management Payroll Warehouse Department Qendrat e përgjegjësisë Qendrat e investimit Qendrat e kostosQendra e profitit
  14. 14. Sistemet e kontrollit të menaxhmentit duhet ti përshtaten strukturë organizative të kompanisë. Kompanitë me shumë qendra të përgjegjësisë, zakonisht zgjedhin një prej dy mënyrave për të administruar veprimtaritë e tyre komplekse dhe të ndryshme: • Centralizimi • Decentralizimi Struktura organizative dhe decentralizimi
  15. 15. Struktura organizative dhe decentralizimi Vendimmarja e centralizuar ka të bëj me marrjen e vendimeve nga niveli qendror i menaxhmentit, ndërsa nivelet tjera kanë për detyrë zbatimin e atyre vendimeve. Vendimmarja e decentralizuar u lejon menaxherëve të nivele të ulëta, të marrin, të zbatojnë dhe të menaxhojnë vendimet që u përkasin fushës së tyre të përgjegjësisë.
  16. 16.  Kostot e kontrolluara mund të kufizohen si kosto që mund të ndikohen nga veprimi i një puntori të veçantë të një qendre të përgjegjësisë. Ky lloj i kostos mund të ndryshohet nga kreu i qendrës së përgjegjësisë. Ai ka kontroll të ndryshon çmimin ose sasinë ose të dyja nga këto, në fushën e qendrës së përgjegjësisë me veprimet e tij menaxheriale. Nëpërgjithsi, të gjitha kostot variabile direkte janë të kontrollara, të tilla si kostoja e materialeve të drejpërdrejta, të punës direkte e kështu me rradhë.  Disa kosto direkte si amortizimi për makineri janë të pakontrollueshme nga kreu i qendrës së përgjegjësisë, si dhe këto shpenzime përcaktohen nga politika e organizatës. Kostot e kontrolluara dhe të pakontrolluara
  17. 17. Përparsitë e decentralizimit o Qasja më e mirë tek informacioni lokal o Përgjigjja në kohë o Përqëndrimi i menaxhmentit qëndror o Trajnimi dhe vlerësimi i menaxherëve të nënjësive o Motivimi i menaxherëve të nënjësive o Rritja e konkurrencës
  18. 18. Fund

×