Se ha denunciado esta presentación.
Se está descargando tu SlideShare. ×

Kimia ne mbrojtje te mjedisit

Anuncio
Anuncio
Anuncio
Anuncio
Anuncio
Anuncio
Anuncio
Anuncio
Anuncio
Anuncio
Anuncio
Anuncio
Próximo SlideShare
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në Shqipëri
Cargando en…3
×

Eche un vistazo a continuación

1 de 11 Anuncio

Más Contenido Relacionado

Presentaciones para usted (20)

Similares a Kimia ne mbrojtje te mjedisit (20)

Anuncio

Kimia ne mbrojtje te mjedisit

  1. 1. Kimia ne mbrojtje te mjedisit Punoi : Klarisa Karaboja Klasa : VIII A
  2. 2. Kimia • Kimia është ajo e degë e shkencave natyrore që merret me studimin e ndërtimit dhe vetive të materies dhe transformimeve të saj. Gjithashtu quhen shkenca natyrore sepse studion natyrën ,pra botën që na rrethon me të gjitha pasuritë e saj dhe dukuritë e shumta që ndodhin në të. Natyrën e përbëjnë Toka , Dielli , planetët, ajri, uji, mikrogjallesat, bimët, shtazët dhe njeriu. Objekt studimi i kimisë është natyra bashkë me dukuritë që ndodhin në të. Kimia e mjedisit gjerësisht përdor teknika analitike për të përcaktuar praninë e ndotësve në ujë, tokë dhe ajër, dhe është një mbështetje e rëndësishme për agjensitë e mbrojtjes së mjedisit.
  3. 3. Ndotja dhe mbrojtja e mjedisit • Mbrojtja e mjedisit është praktikë e mbrojtjes së mjedisit, në nivel individual, të organizatave ose të qeverisë, në dobi të mjedisit natyror dhe (ose) të qenieve njerëzore.Mbrojtja e mjedisit nga aktivitete të ndryshme të njeriut është e nevojshme. • Ndotja paraqet hedhjen e materialit kontaminues (ndotës) në mjedis. Ajo shkaktohet kryesisht nga aktivitetet e njeriut, por gjithashtu mund të jetë rezultat i fatkeqësive natyrore. Ndotja ka ndikim dëmtues në çfarëdo organizmash të gjallë në mjedis, duke e bërë praktikisht të pamundur qëndrueshmërinë e jetës.
  4. 4. Ndotja e tokes • Ndotja e tokës paraqet ndotjen e sipërfaqes natyrore të Tokës nga aktivitetet industriale, komerciale, shtëpiake dhe bujqësore. Toka ku ne jetojme dhe zhvillojme veprimtarite tona eshte mjaft e rendesishme.Pa te nuk mund te kete jete ashtu si dhe uji.Toka eshte e rrezikuar nga ndotja.Te njejtet faktore qe ndotin ujin e ajrin e ndotin edhe token.Nga ana tjeter toka eshte e rrezikuar edhe nga humbja e shtreses se siperme qe perdoret prej njeriut per zhvillimin e bujqesise,blegtorise.Humbja e saj vjen nga fenomeni I shpyllezimit,erozionit,ndryshimit te temperaturave etj. Mënyra më e mirë për të parandaluar ndotjen e tokës është përmes menaxhimit të mbeturinave në mënyrë adekuate, shfrytëzimit të tokës dhe praktikave adekuate bujqësore.
  5. 5. Ndotja e ujit • Ndotja e ujit paraqet hedhjen e materieve kimike, biologjike dhe fizike nëpër sasi të mëdha të ujit, të cilat materie shkatërrojnë cilësinë e gjallesave në të dhe që e shpenzojnë atë Uji eshte nje nga elementet kryesore per jeten e njeriut . Industria,bujqesia jane konsumatore te medhenj te ujit.Burimet ujore,po preken si nga faktore shoqerore ashtu edhe nga faktore natyrore.Nder faktoret natyrore jane:kalimi I ujit ne siperfaqe ose ne thellesi duke u pezrier me ujrat e ndotura etj.Nder faktoret shoqerore mund te permendim ndotja qe vjen nga perdorimi I kimikateve,derdhja e mbeturinave,derdhja e naftes etj.Ndotja e ujit sjell pasoja te renda per jeten si:zhdukja e gjallesave te ndryshme te ujit,mosperdorimi per nevojat jetike te ujit,perhapjen e semundjeve infective etj Mënyra më e mirë për parandalimin e ndotjes së ujit është që të mos hedhim mbeturina dhe materie të tjera kimike të dëmshme në burimet tona të furnizimit me ujë.
  6. 6. Ndotja e ajrit • Ndotja e ajrit paraqet grumbullimin e substancave të rrezikshme në atmosferë të cilat rrezikojnë jetën e njerëzve dhe të gjallesave të tjera Zhvillimi I industrise dhe perdorimi I makinave ben qe ajri qe ne thithim te jete mjaft I ndotur sidomos ne zonat urbane ku eshe e perqendruar edhe popullsia me e madhe.Ajri qe ne thithim eshte I mbushur me elemente te rrezikshme per jeten si CO2,Pb etj.Kjo ka bere qe te shfaqen nje numer I madh semundjesh me rrezik te larte per jeten. Burimet kryesore qe kane ndikuar ne rritjen e ndotjes se ajrit jane:mjediset e punes si ne shkrirjen e metaleve,ne dege te industrise ku perdoren kimikate ,djegia e mjeteve te transporteve ,djegia pa rregulla e mbeturinave etj. Mënyra më e mirë për parandalimin e ndotjes së ajrit është të ecim këmbë ose të ngasim biçikletën dhe të ngasim makinat më pak. Kjo do të parandalojë ndotjen e ajrit nga lëndët djegëse fosile.
  7. 7. Kimikatet • Shumë kimikate të rrezikshme, përdoren për mirëmbajtjen e godinës dhe për pastrimin e përditshëm të saj (bojra, tretës); për mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbërta dhe atyre të pushimit (pesticide, plehra kimike); ose për qëllime mësimore (kimikate të përdorura në laboratorë si bojra, ngjyrues). Për të parandaluar ekspozimin ndaj kimikateve të rrezikshme, ka disa protokolle dhe masa sigurie që duhen ndjekur me kujdes kur përdoren apo depozitohen këto lloj kimikatesh . • Njohja e rreziqeve për shëndetin • Edhe pse kimikatet jane shume te rendesishme ne jeten e perditshme ,duhet të njohim edhe rreziqet që vijnë nga qëndrimi për një kohë të gjatë në mjedise ku përqëndrimet e këtyre kimikateve mund të jenë të larta. Është e domosdoshme që të bëhet ajrimi i duhur pas pastrimit, me qëllim që ajri i freskët të largojë kimikatet nga mjediset e brendshme. • Shiko etiketat! • Si përgjigje ndaj rritje së kërkesës në treg, janë zhvilluar shumë sisteme të ndryshme etiketimi. Ato mund të përfshijnë sistemet e etiketimit ekologjik, qe ndihmojne konsumatorët të zgjedhin prodhimet dhe materialet që janë miqësore më mjedisin.
  8. 8. Riciklimi • Reciklimi është procesimi i materialeve te përdorura në produkte të reja, në mënyrë që të reduktojë shpërdorimin e materialeve të dobishme. • Kohet e fundit ky proces ka nje zhvillim te gjere ne shume fusha industriale: te hekurit, drurit, plastikes, te qelqit (per te permendur ketu me te rendesishmet). Per te bere sa me te thjeshte kete proces dhe riperfitimin e materialeve te riciklueshme eshte vene ne funksion grumbullimi i diferencuar i mbeturinave ne kontenitoret perkates: leter, qelq, plastike apo mbetjet e njoma (qe jane mbetjet ushqimore). • Riciklimi i mbeturinave ndihmon planetin tone. RIPERDORIMI, REDUKTIMI, RICIKLIMI...jane 3 fjalet me te rendesishme qe ndihmojne natyren dhe mjedisin ku jetojme. Riciklimi behet i mundur fale ndihmes tone. Jemi ne ata qe duhet te diferencojme fillimisht mbeturinat qe prodhojme.
  9. 9. Riciklimi I letres • Me riciklimin e letrës zvogëlohet edhe sipërfaqja e deponive, kursejmë pasurinë e maleve tona, sepse për prodhimin e vetëm disa fletoreve dhe librave duhet të premë një trup drunor të cilit i nevojiten së paku 30 vite që të rritet, ndërsa ky dru për një vit mund të pastroj 30 kg. ndotësish të ndryshëm nga ajri. Për prodhimin e letrës së ricikluar shfrytëzohen dyfish më pak ujë dhe energji se sa kur prodhojmë letrën nga druri.
  10. 10. Riciklimi I plastikes • Koha e zbërthimit natyrorë të plastikës është 100 deri në 1.000 vjet. • Nga plastika e ricikluar mund të prodhohen materiale sintetike të cilat përdoren për prodhimin e veshmbathjes, në industrinë e gomave, për prodhimin e shisheve të reja të plastikës, prodhimin e lodrave të ndryshme, etj.
  11. 11. Riciklimi I qelqit • Me riciklimin e qelqit kursejmë energjinë dhe e ruajmë mjedisin tonë, sepse koha e zbërthimit natyral të qelqit është shumë e gjatë, diku rreth 4.000 vjet. Pas riciklimit të qelqit fitohen prodhime të reja nga qelqi të cilat pas ripërdorimit prapë mund të riciklohen dhe prapë të fitohen prodhime të reja. Në këtë mënyrë vazhdon pandërprerë cikli rrethor i riciklimit të qelqit

×