2. Ne vijim do te trajtohen kompozitoret :
▪Aleksander Lalo
▪Prenk Jakova
▪Cesk Zadeja
▪Ferdinand Deda
3. Aleksander Lalo
▪ Aleksandër Lalo është kompozitor shqiptar i cili ka kompozuar
për filma të njohur të kinematografisë shqiptare. Ai ka lindur
më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë. Rrjedh nga një familje me
origjinë nga Leskoviku.
▪ Gjatë konkurrimit me kompozimet e tija në festivale kryesisht
ka arritur vende të dyta megjithëse meloditë e tij janë të
mrekullueshme.
4. Kompozime
▪ Tingujt e harresës (1996) (TV)
▪ Historiani dhe kameleoni (1989)
▪ Treni niset më shtatë pa pesë (1988)
▪ Dy herë mat (1986)
▪ Fjalë pa fund (1986)
▪ Asgjë nuk harrohet (1985)
▪ Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)
▪ Era e ngrohtë e thellësive (1982) (TV)
▪ Një vonesë e vogël (1982)
▪ Shi në plazh (1982)
▪ Shtëpia jonë e përbashkët (1981)
▪
▪ Thesari (1981)
▪ Gëzhoja e vjetër (1980)
▪ Nusja (1980)
▪ Vajzat me kordele të kuqe (1978)
▪ Tomka dhe shokët e tij (1977)
▪ Dimri i fundit (1976)
▪ Emblema e dikurshme (1976) (TV)
▪ Duke kërkuar 5-orëshin (1974)
▪ Odiseja e tifozëve (1972)
▪ Të shoh në sy(1986)
▪ Një gjeneral kapet rob (1980)
5. Arstisti qe s’plaket kurre ...
▪ Aleksander Lalo eshte nje nga
kompozitoret me prodhues
shqiptare, por ndoshta puna e tij
nepermjet shifrave do te vinte e
paplote edhe sikur te thonim qe
ne kompleks do te ishin 200 e
me shume ore muzike e
prodhuar.
I diplomuar ne Akademine e
Arteve, puna e tij me voluminoze
ka qene krijimi i disa prej
kolonave zanore me te spikatura
te kinematografise shqiptare si
dhe kompozime per festivale
duke perfshire ate te 11-te
▪ Ne rastin e 65 vjetorit te tij ne
sallen e orekstres se RTSH-se u
shfaq filmi dokumentar‘’Lalo’’.
Ne kete organizim kishte mjaft
kengetar ,
kompozitore,aktore,gazetare,miq
dhe te aferm te kompozitorit.
▪ -’’Sot eshte nje dite e vecante
per mua sepse jemi mbledhur
per te pare nje film dokumentar
per mua ne sallen e RTSH-se, ku
un kam bere shume muzike
filmash . Nese do te behej ne
vend tjeter nuk do kisha keto
emocione’’- eshte shprehur
kengetari
7. Prenk Jakova lindi më 27 qershor të
vitit 1917 dhe vdiq tragjikisht më 16 shtator të
vitit 1969
Kompozitor i shquar dhe themeluesi i gjinisë së
operas kombëtare shqiptare, me dy veprat e
tij "Gjergj Kastrioti-Skënderbeu"dhe "Mrika" .
Kjo e fundit ishte opera e parë në historinë e
artit muzikor shqiptar, të cilën Prenk Jakova e
shkroi në bashkëpunim me libretistin Llazar
Siliqi dhe regjisorin e njohur shkodran Andrea
Skanjeti, e që u vu në skenën e teatrit "Migjeni"
të Shkodrës.
8. Biografia & Krijmtaria
▪ Prenk Jakova u lind në
vitin 1917 në familjen e patriotit të
njohur shkodran Kol Ded Jakova, i
cili ka qenë ndër organizatorët e
mbrojtjes së kufijve kombëtarë
nga agresioni jugosllav në Luftën
e Koplikut, në vitin 1920.
▪ Që në moshë të re, Prenka mori
pjesë në jetën artistike muzikore
të qytetit. Këtu ai bëri shkollën e
parë të artit. Doli mësues dhe
shkoi të japë mësim në shkollat e
fshatrave të Shkodrës dhe të
Mirditës por nga të shkruarit e
veprave muzikore nuk u nda
asnjëherë.
▪ Opera e dytë e Prenk
Jakovës "Gjergj Kastrioti-
Skënderbeu" u prit shumë mirë
nga kolegët e dashamirësit e artit,
që në shfaqjen e tij të parë
në Tiranë, por kritika zyrtare
mediokre me qëllime keqdashëse
e tundoi mjaft kompozitorin, i cili
u detyrua të ripunojë disa pjesë.
Këngët e tij "Syrin tek
qershia" dhe"Margjelo" janë
shumë të njohura dhe për shkak
të popullaritetit që gëzojnë shumë
kush i identifikon si këngë
popullore shkodrane.
10. Biografia
Çesk Zadeja lindi më 8 qershor të vitit 1927 në Shkodër. Ka
qenë anëtar i korit të Kishës Françeskane. Ne moshen 14
vjecare studioi në Accademia di Santa Cecilia në Romë. Në vitin
1949-51 kryen shërbimin ushtarak si dirigjent në Ansamblin
Artistik të Ushtrisë. Çeskun e dërgojnë në Moskë për studime
muzikore. Ai kthehet në Shqipëri në vitet 1957-1962 dhe
emërohet udhëheqës artistik në Ansamblin Shtetëror të
Këngëve dhe Valleve Popullore të Tiranës Është njëri prej
formuesve të shumë institucioneve muzikore si : Konservatori
ku punon si pedagog plot tri vite, e më pastaj emërohet si
udhëheqës artistik në Teatrin e Operës dhe Baletit deri në vitin
1966. Në vitin 1979-1990 del në profesion të lirë, për t’u
kthyer në vitin 1993-1994 pedagog në Akademinë e Arteve ku
jep kompozicionin dhe muzikologjinë. Vdiq më 15 gusht të vitin
1997
11. Veprat :
1. “Suita e Veriut”,
2. “Suitë korale”,
3. “Skica simfonike”,
4. “Poema vokale”,
5. “Romanca”,
6. “Simfoni”,
7. “Rapsodi për violinë”
8. "Hej ju male"
13. Biografia
Ferdinant Deda lindi
në Peqin, Shqipëri në 5 shkurt të
vitit 1941. Pasi mbaroi liceun
artistik në Tiranë në vitin 1960
studioi në konservatorin e muzikës
së Pragës për dirigjim.
Prej viti 1964 ka
realizuar mbi 300
koncerte. Ai ka
kompozuar 3 valle
simfonike , dhe katër
skica për piano, trio për
violinë, violonçel dhe
piano etj Është shquar
edhe në gjininë e këngës
së lehtë për fëmijë. Më
1997 u shpall fitues i
"diskut të artë" është
nderuar me titullin
"Artist i merituar" dhe
"Mjeshtër i Madh".
Pas një viti detyrohet të ndërpresë
studimet dhe t'i vazhdojë në 1962
në konservatorin e Tiranës. Që kur
ishte student udhëhiqte orkestrën e
RTSH dhe pas studimeve u emërua
në këtë orkestër. Në vitet 1991-1992
u specializua në Itali.