SlideShare una empresa de Scribd logo
1 de 10
Descargar para leer sin conexión
1 MBUROJA.net
BESIMI I EHLI SUNETIT UEL XHEMA’A RRETH
SAHABËVE TË NDERUAR
Allahu qoftë i kënaqur me ta
Autor: Muhadithi i njohur Abdul Muhsin bin Hamed el Abbad el-Bedr
pedagog në Universitetin Islamik të Medines dhe ligjërues në xhaminë e profetit, sal-lAllahu alejhi ue selem.
Përktheu: Bledar Aliu
Parathënie
Falënderimi i takon Allahut. Paqja, bekimi dhe urimi i Allahut qofshin mbi robin dhe të
dërguarin e Tij, profetin tonë Muhamedin, familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij.
Është prej mirësisë, bamirësisë dhe mëshirës së Allahut ndaj robërve të Tij dërgimi tek
ata i një personi të zgjedhur prej mesit të tyre për t’ua komunikuar shpalljen e Zotit dhe
për t’i udhëzuar tek çdo gjë e dobishme, e për t'i këshilluar që të ruhen nga çdo gjë e
dëmshme. Detyrën me të cilën u dërgua, profeti Muhamed, sal-lAllahu alejhi ue selem, e
kreu me korrektësi e me përsosmëri. Ai ia tregoi popullit të tij çdo të mirë dhe e
paralajmëroi për çdo të keqe. E porositi me këshillat më të përkryera. Më të mirët e këtij
populli Allahu i zgjodhi për të qenë shokë të Muhamedit, sal-lAllahu alejhi ue selem,
dhe mbartës të sheriatit të tij. Ata përbënin bashkësinë më të përsosur njerëzore, që
kishin dalë prej popullit më të mirë ndër të gjithë popujt. Allahu i nderoi ata me
shoqërimin e profetit të Tij, sal-lAllahu alejhi ue selem. Ata e panë atë dhe dëgjuan prej
gojës së tij të ndershme. E kjo është mirësia e Allahut që ia jep kujt të dojë, e Allahu ka
mirësi të madhe.
ARGUMENTE NGA KUR’ANI DHE SUNNETI RRETH POZITËS DHE
MIRËSISË SË SAHABËVE
Sahabët e komunikuan dritën dhe udhëzimin me të cilën u dërgua Muhamedi, sal-
lAllahu alejhi ue selem, në mënyrën më të shkëlqyer e më të përsosur. Ata e arritën
shpërblimin madhështor, se shoqëruan të dërguarin e Allahut, sal-lAllahu alejhi ue
selem, luftuan përkrah tij dhe dhanë kontributin e tyre të pa kursyer në përhapjen e
Islamit. Ata janë brezi lidhës me profetin, sal-lAllahu alejhi ue selem, e për këtë do të
kenë edhe shpërblimin e atyre që erdhën më pas. Transmetohet në një hadith se i
dërguari i Allahut ka thënë: “Kush thërret në udhëzim e ka shpërblimin të barasvlershëm me
shpërblimin e atyre që e pasojnë atë. Kjo nuk pakëson asgjë prej shpërblimit të pasuesve.”
[Muslim]
Ata i ka lavdëruar Allahu në librin e Tij famëlartë dhe profeti, sal-lAllahu alejhi ue
selem, në sunnetin e tij të kulluar. E kjo u mjafton sahabëve si shenjë nderimi dhe
respekti.
2 MBUROJA.net
Allahu i Madhëruar thotë në Kur’an:
“Me ata të cilët të parët përqafuan Islamin nga Muhaxhirët (besimtarët që u
shpërngulën nga Meka në Medine) dhe Ensarët (besimtarët e Medinës që i strehuan
dhe i ndihmuan ata) si dhe ata që i ndoqën besnikërisht ata (në besim), me këta
Allahu është mjaft i kënaqur dhe ata janë më se të kënaqur me Të. Ai ka përgatitur
për ta kopshte të begata nën të cilët rrjedhin lumenj për të banuar atje ngaherë. Ky
është ngadhënjimi madhështor.” [et-Teube: 100]
Allahu i Madhëruar thotë:
“Muhamedi është i dërguari i Allahut dhe ata që janë me të janë të ashpër ndaj
mohuesve (të Allahut) dhe të mëshirshëm ndërmjet tyre. I sheh ata kah përkulen (në
ruku) dhe lëshohen me fytyrë në tokë (në sexhde kur i falen Allahut), duke kërkuar
begati nga Allahu dhe kënaqësinë e Tij. Shenja e tyre (e besimit të tyre) është në
fytyrat e tyre nga gjurmët e sexhdes (gjatë faljes). Ky është përshkrimi i tyre në
Teurat, ndërsa shembulli i tyre në Inxhil përshkruhet si një farë (e mbjellë) e cila
lëshon lastarin, pastaj e forcon atë dhe ai pastaj qëndron vetë në trungun e vet duke i
mahnitur mbjellësit, që t’ua shtojë me anë të tyre mllefin mosbesimtarëve. Allahu u
ka premtuar atyre nga mesi i tyre të cilët besojnë (të gjithë ata që besojnë në njësinë e
Allahut, në të dërguarin e Tij Muhamedin dhe e ndjekin fenë e Allahut, Islamin deri
në Ditën e Fundit) dhe punojnë mirësi e drejtësi (sipas këtij besimi) falje dhe
shpërblim tepër të madh (kopshtet e begata të Xhennetit të Pafund).” [el-Fet'h: 29]
Ajeti i lartpërmendur flet për të drejtat e sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta). Aty u
tha që me anë të tyre u shtohet mllefi, e ky është paralajmërim shumë i rreptë dhe
kërcënim shumë i ashpër ndaj atij që është i pakënaqur prej shokëve të Muhamedit, sal-
lAllahu alejhi ue selem, apo që ka urrejtje për ta në zemrën e tij qoftë edhe një grimcë.
Allahu i Lartësuar thotë:
“Nuk janë njësoj ndërmjet jush ata që shpenzuan dhe luftuan para çlirimit (të
Mekës). Të tillët janë në gradë më të lartë se ata që shpenzuan më pas, por për të
gjithë Allahu ka premtuar (shpërblimin) më të mirën dhe Allahu është i njoftuar
hollësisht për gjithçka që ju punoni.” [el-Hadid: 10]
Allahu i Lartësuar gjithashtu thotë:
“(Gjithashtu në këtë plaçkë ka pjesë) Për (Muhaxhirët-muslimanët e shpërngulur nga
Meka në Medine) të mërguarit e varfër, të cilët u përzunë nga shtëpitë dhe nga
pasuritë e tyre për të kërkuar mirësitë e Allahut, për të fituar kënaqësinë e Tij dhe për
të ndihmuar Allahun (për t’i shërbyer e për të ndihmuar Islamin, fenë e Tij) dhe të
dërguarin e Tij (Muhamedin, sal-lAllahu alejhi ue selem). Pa dyshim se të këtillët
janë të sinqertët (e të besuarit për atë që thonë). Edhe ata të cilët përgatitën vendin e
tyre (në Medine) dhe pranuan besimin, i duan ata që u shpërngulën tek ata dhe nuk
3 MBUROJA.net
kanë aspak zili në gjokset e tyre për atë që iu dha atyre (nga plaçka e Beni-Nadir) dhe
i parapëlqejnë ata (të shpërngulurit) mbi veten e tyre, edhe pse ata vetë kishin nevojë
për të. Dhe kushdo që shpëton nga lakmia vetjake, tamam të këtillët do të jenë
ngadhënjimtarët. Dhe ata që erdhën pas tyre thonë:”Zoti ynë! Na fal neve dhe
vëllëzërit tanë që qenë para nesh në besim, dhe mos lejo në zemrat tona asnjë grimcë
urrejtje ndaj atyre që kanë besuar. Zoti ynë! Vërtet që Ti je shumë Dashamirës,
Mëshirëplotë.” [el-Hashr: 10]
Në tre ajetet e lartpërmendura nga surja el-Hashr shikojmë qartë se ajeti i parë flet për
muhaxhirët kurse i dyti për ensarët, e i treti për ata të cilët i pasuan ata më pas, duke
kërkuar falje për ta dhe duke kërkuar nga Allahu që të mos vendos në zemrat e tyre as
edhe grimcën më të vogël të urrejtjes kundrejt tyre. Pas këtyre tre palëve që përmendëm,
nuk ekziston veçse dezertim dhe shthurje dhe rënie në litarët e shejtanit të mallkuar.
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) i ka thënë Ur’uetu ibn Zubejrit në lidhje me këta
dezertorë dhe të shthurur: “Ata u urdhëruan që të kërkojnë falje për shokët e të
dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem, ndërsa ata i fyen.” [Muslim]
Imam En-Neueuij thotë në lidhje me shpjegimin e tij (d.m.th. të Sahihut të Muslimit) se
Imam Maliku ka marrë këtë ajet si argument për mos i bërë pjesë në plaçkën e luftës (el
fej’u - e cila merret pa luftë) atyre që fyejnë sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta) sepse
Allahu e kishte caktuar për ata të cilët erdhën pas tyre dhe që kërkojnë falje për ta.
Ibnu Kethiri (Allahu e mëshiroftë) në lidhje me komentimin e këtij ajeti thotë: Sa i
përshtatshëm e i mirë është përfundimi që nxorri Imam Maliku (Allahu e mëshiroftë)
prej këtij ajeti fisnik, se rrafidiu, i cili fyen e shan sahabët, nuk ka pjesë në plaçkën e
luftës, për shkak se ata nuk janë prej atyre të cilët thanë: Zoti ynë! Na fal ne dhe
vëllezërit tanë që qenë para nesh në besim dhe mos lejo në zemrat tona asnjë grimcë
urrejtje ndaj atyre që kanë besuar. Zoti ynë! Vërtet ti je shumë Dashamirës,
Mëshirëplotë.
Profeti, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, thotë: "Njerëzit më të mirë janë ata të
brezit tim, e më pas ata që vijojnë dhe më pas ata që vijojnë". [Buhari & Muslim]
Muslimi e transmeton gjithashtu këtë hadith prej Ebu Hurejres (Allahu qoftë i kënaqur
me të) me tekst: ”Brezi më i mirë i popullit tim është ai në të cilin u dërgova tek ata, pastaj ata
që vijojnë, pastaj ata që vijojnë.” Allahu e di më së miri se a e përmendi për së treti apo jo
(d.m.th. fjalën “pastaj ata që vijojnë”).
Ai e transmeton këtë hadith edhe prej Aishes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) e cila
thotë: Një burrë pyeti profetin (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të): Kush janë
njerëzit më të mirë? Ai tha: “Brezi në të cilin kam qenë unë, pastaj i dyti, pastaj i treti”.
Buhariu dhe Muslimi transmetojnë prej hadithit të Ebi Sejd el Khudrij (Allahu qoftë i
kënaqur me të) se ai ka thënë: Ka thënë i dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut
4 MBUROJA.net
qoftë mbi të): “Do të vijë një kohë kur disa njerëz do të robërojnë disa të tjerë e do tu thonë: A ka
në mesin tuaj prej atyre që kanë shoqëruar të dërguarin e Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut
qoftë mbi të)? Do të thonë: Po. Dhe do të lihen. Do të vijë një ditë te njerëzit kur disa do të
pushtojnë disa të tjerë, e do t’u thuhet: A ka në mesin tuaj prej atyre që kanë shoqëruar të
dërguarin e Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të)? Do të thonë: Po. Dhe do të lihen.
E më pas do të vijë një kohë te njerëzit kur disa do të pushtojnë disa të tjerë, e do t’u thuhet: A ka
në mesin tuaj prej atyre që kanë shoqëruar ata të cilët shoqëruan shokët e të dërguarit të Allahut
(paqja dhe mëshira e Allahu qoftë mbi të)? Do të thonë: Po. E do të lihen.”
Transmeton Ibnu Batta me sened të saktë sikurse përmendet në librin “Minhexhus-Sun-
neh” të Ibnu Tejmijes, prej Ibn Abasit i cili thotë: Mos i fyeni shokët e Muhamedit (paqja
dhe mëshira e Allahu qoftë mbi të) sepse ndenja e tyre një pjesë kohe me të është më e
mirë se puna juaj dyzet vjet. Kurse në transmetimin e Uki’ë ka ardhur: Është më e mirë
se puna e ndonjërit prej jush gjatë gjithë jetës. Thotë Seid ibn Zejd (Allahu qoftë i
kënaqur me të), një nga dhjetë personat e përgëzuar me Xhennet: Pasha Allahun, një
qëndrim i njërit prej tyre me të dërguarin e Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem, në të
cilin i pluhurosej fytyra është më e mirë se puna e ndonjërit prej jush edhe nëse mbijeton
sa mosha e Nuhut alejhi selam.
Prej Xhabir bin Abdilah (Allahu qoftë i kënaqur me të) thotë: “I thashë Aishes: Disa
njerëz i qëllojnë me gjuhët e tyre shokët e profetit, sal-lAllahu alejhi ue selem, po kështu
edhe Ebi Bekrin dhe Umerin. Ajo tha: Sa çudi! Atyre iu ndërpre puna, mirëpo Allahu
nuk do që t’u ndërpritet shpërblimi”.
Ibn Ethiri në librin e tij “Xhemiul Usul” përmend hadithin e saktë i cili dëshmon për
këtë, ku profeti, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Vërtet i falimentuar prej popullit tim
është ai që vjen në Ditën e Kijametit me namaz, agjërim dhe zekat, ndërkohë që ka sharë njeriun,
ka shpifur kundrejt tjetrit, ka ngrënë pasurinë e këtij, ka derdhur gjakun e atij e një tjetër e ka
rrahur, atëherë do t'i japë këtij dhe atij prej të mirave që ai ka. E nëse i mbarojnë të mirat para se
t'i dëmshpërblejë ato që ka vepruar, do të merret prej të këqijave të tyre dhe do t’i shtohen atij e
pastaj do të hidhet në zjarr.”
Buhariu transmeton në Sahihun e tij nga Ebu Sejd el Khudri (Allahu qoftë i kënaqur me
të), se i dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Mos i shani shokët e mi! Sepse nëse
ndonjëri prej jush do të japë sadaka me flori sa mali i Uhudit, s’ka për ta arritur muddin (njësi
peshe e barabartë me dy funta, një funt është i barabartë me pesëqind gramë) e ndonjërit
prej tyre, madje as gjysmën e tij.”
Gjithashtu e transmeton Muslimi në Sahihun e tij, prej Ebu Hurejres (Allahu qoftë i
kënaqur me të) i cili thotë: Ka thënë i dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem:
“Mos i fyeni shokët e mi! Mos i fyeni shokët e mi! Se pasha Atë në dorë të Cilit është shpirti im,
nëse ndonjëri prej jush do të japë sadaka me flori sa mali i Uhudit, s’ka për ta arritur muddin e
ndonjërit prej tyre, madje as gjysmën e tij.”
5 MBUROJA.net
Gjithashtu transmeton Imam Muslimi prej hadithit të Ebu Seid el Hudri (Allahu qoftë i
kënaqur me të) ku thotë: Ndodhi diçka mes Halid bin Uelidit dhe Abdurrahman bin Auf
ku Halidi i foli keq Abdurrahmanit. Atëherë, i dërguari i Allahut, sal-lAllahu alekhi ue
selem, tha: “Mos shani asnjë prej shokëve të mi! Sepse nëse ndonjëri prej jush do të japë sadaka
me flori sa mali i Uhudit, s’ka për ta arritur as edhe sa masa e një grushti të ndonjërit prej tyre,
madje as dhe gjysmën e tij.”
Nëse “shpatës së Allahut” - Halid bin Uelidit dhe te tjerëve që pranuan Islamin pas
Hudejbijes, nuk u krahasohen veprat e tyre të shumta me punën e vogël të
Abdurrahman bin Aufit apo ndonjë tjetri që kishin hyrë në Islam më parë, edhe pse të
gjithë janë të nderuar si shokë të profetit, sal-lAllahu alejhi ue selem, si do të jetë gjendja
e atij që nuk ka pasur nderin të jetë në shoqëri me profetin, sal-lAllahu alejhi ue selem!?
Po në krahasim me më të mirët e sahabëve!? Atëherë kontrasti është edhe më i theksuar.
Distanca është akoma më e madhe dhe mjaft larg; aq larg sa është toka prej yjeve! Bile aq
sa është largësia e tokës së shtatë me qiellin e shtatë!
Kjo është mirësia e Allahut që ia jep kujt të dojë. e mirësia e Tij është madhështore.
Këto ishin disa ajete Kur’anore dhe hadithe profetike që argumentojnë mirësinë e këtyre
njerëzve të dalluar. Si ata nuk ka pasur e as nuk do të ketë, Allahu qoftë i kënaqur me ta.
SAHABËT JANË QË TË GJITHË TË NDERSHËM E TË DREJTË
Shokët e Muhamedit, sal-lAllahu alejhi ue selem, janë të gjithë të drejtë e të ndershëm,
kështu i ka cilësuar ata Allahu i Lartmadhëruar dhe i dërguari i Tij, sal-lAllahu alejhi ue
selem.
En-Neueuij në librin e tij “et-Tekrib”, të cilin e ka shpjeguar es-Sujuti në librin e tij
“Tedrijbu Rauij” thotë: Sahabët janë që të gjithë të drejtë, si ata që kanë provuar intrigat
dhe sprovat, po ashtu edhe të tjerët, e ky është mendimi i të gjithë atyre që u mirret fjala
në konsideratë.
Prandaj në transmetimin e haditheve nuk ndikon aspak mosnjohja e sahabit. Kështu
nëse ndonjë prej tabi’inëve thotë: Prej një burri qe ka shoqëruar profetin, sal-lAllahu
alejhi ue selem, nuk ka asnjë të metë në transmetim (pra transmetimi është i
pranueshëm), sepse mosnjohja e sahabit nuk ndikon në të për arsye se ata që të gjithë
(pa përjashtim) janë të drejtë.
Hatibul Bagdadij në librin e tij “el Kifaje” thotë: Çdo hadith që e ka zinxhirin e tij të
lidhur nga transmetuesi deri te profeti, sal-lAllahu alejhi ue selem, nuk është obligim
puna me të, derisa të dihet se personat që e transmetojnë janë që të gjithë të drejtë e të
ndershëm. Gjithashtu duhen parë biografitë e tyre, përveç sahabit i cili e adreson
hadithin tek i dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem, sepse drejtësia dhe nderi i
tij janë të padiskutueshme, e Allahu këto cilësi i ka përmendur në Kur’anin e Tij fisnik.
6 MBUROJA.net
Hatibul Bagdadij, pasi përmendi në lidhje me pozitën e sahabëve disa ajete dhe hadithe
tha: Edhe sikur të mos na komunikohej prej Allahut të Lartësuar e të dërguarit të Tij, sal-
lAllahu alejhi ue selem, diçka në lidhje me pozitën e sahabëve, këtë do të na e impononte
biografia e tyre. Hixhreti që bënë, xhihadi, ndihma, puna me mish e me shpirt, mundi
me pasuri e me gjak, sakrifikimi i etërve dhe bijve, këshillimi në fe dhe besimi i fortë e i
qëndrueshëm, të gjitha këto pa asnjë dyshim e pa asnjë luhatje do të na detyronin të
dëshmonim se ata janë të drejtë dhe të ndershëm. Do të besonim se ata janë të pastër dhe
janë më të mirët e të gjithë të drejtëve e të ndershmëve që vijnë pas tyre në jetë të jetëve.
Ai më pas transmeton në senedin e tij nga Ebu Zur’a (Allahu e mëshiroftë) se ai ka
thënë: Nëse shikon një person i cili nënçmon ndonjë nga shokët e të dërguarit të Allahut,
sal-lAllahu alejhi ue selem, atëherë dije se ai është skeptik (ai që dyshon dhe shfaq
mosbesim për gjithçka), për atë se i dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem, dhe
Kur’ani janë të vërtetë dhe të pamohueshëm. Kur’ani dhe Sunneti kanë ardhur tek ne
nëpërmjet sahabëve, e ata duan t'i rrëzojnë e t'i hedhin poshtë dëshmitarët tanë për të na
bërë të pavlefshëm Kur’anin dhe Sunnetin. Mirëpo, rrëzimi dhe hedhja poshtë e tyre
është më parësore sepse ata janë skeptikë.
PËRMBLEDHJE RRETH BESIMIT TË EHLI SUNNETIT UEL XHEMA’A
NË LIDHJE ME SAHABËT (ALLAHU QOFTË I KËNAQUR ME TA)
Qëndrimi i Ehli Sunnetit uel Xhema’a ndaj sahabëve është i mesëm mes dy ekstremeve,
atij të neglizhencës dhe ekzagjerimit. Një balancim i plotë midis atyre të cilët e teprojnë
jashtë mase duke i ngritur e madhëruar disa prej tyre deri në atë gradë, e cila nuk i takon
askujt përveç Allahut ose të dërguarit të Tij njëra anë, dhe midis neglizhentëve të
shkujdesur të cilët i nënvlerësojnë e i fyejnë ata nga ana tjetër.
Ehli Sunneti uel Xhema’a i duan përzemërsisht të gjithë sahabët. Ndaj tyre sillen me
drejtësi e sinqeritet, ashtu siç e meritojnë shokët e të dërguarit të Allahut, sal-lAllahu
alejhi ue selem. Ata nuk i ngrejnë sahabët në atë gradë të cilën nuk e meritojnë, e në të
njëjtën kohë nuk ua heqin diçka që e meritojnë. Ata janë njerëz të çiltër me gjuhë të
pastra, të cilat nuk pushojnë së përmenduri virtytet e tyre të larta. Zemrat e tyre janë të
pastra e plot dashuri për ta.
Ehli Sunneti uel Xhema’a i konsiderojnë sahabët si njerëz që edhe mund të gabojnë.
Saktësia dhe e vërteta kanë qenë pikësynimi i vetëm i tyre, prandaj edhe problemet e
mosmarrëveshjet ndërmjet tyre kanë qenë të kësaj natyre. Nëse ata janë ndarë në dy
grupe për zgjedhjen e një problemi, të dyja palët kanë synuar të vërtetën dhe për këtë të
dyjave u takon shpërblimi. Librat e Ehlu Sunne uel Xhema’a janë të mbushur plot me
sqarim rreth këtij besimi të pastër e të kulluar në lidhje me meriten e kësaj elite të
zgjedhur mes brezave për shoqërimin e njeriut më të mirë, Muhametit, sal-lAllahu alejhi
ue selem, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata.
7 MBUROJA.net
DISA SHEMBUJ PREJ THËNIEVE TË IMAMËLLARËVE TË SELEFIT
RRETH SAHABËVE
1-Thënia e Imam Tahauiut:
Imam Tahauiu në librin e tij “Akidetu Ehli Sunneh” thotë: Ne i duam shokët e të
dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem dhe nuk neglizhojmë në dashurinë ndaj
ndonjërit prej tyre; Nuk distancohemi nga ndonjëri prej tyre. I urrejmë ata që i urrejnë
sahabët dhe që i përmendin për keq. Ne nuk i përmendim perveç se me të mirë.
Dashuria ndaj tyre është iman dhe ihsan, kurse urrejtja e tyre është kufër, hipokrizi dhe
padrejtësi.
2-Thënia e Ibn Ebi Zejd el Kajrauani:
Ibn Ebi Zejd el Kajrauani në parathënie të librit të tij të njohur, ku sqaron besimin e Ehlu
Sunnetit uel Xhema’a thotë: Brezat më të mirë janë ata që kanë parë të dërguarin e
Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem. Sahabët më të mirë janë Hulefai Rrashidun (Kalifet e
drejtë): Ebu Bekri, Umeri, Uthmani dhe Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata. Të
mos përmendet asnjë nga shokët e të dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem,
përveç se me fjalë të mira. Duhet të heshtim për mosmarrëveshjet që kanë ndodhur
midis tyre, sepse ata më së shumti meritojnë që të gjendet për ta justifikimi më i mirë.
Për ta duhet të kemi përshtypjet më të mira.
3-Thënia e Imam Ahmedit:
Imam Ahmed ibn Hanbel në librin e tij “Kitabu Sunneh” thotë: Është prej sunnetit
përmendja e gjërave të mira të të gjithë shokëve të të dërguarit të Allahut, sal-lAllahu
alejhi ue selem, dhe heshtja ndaj atyre gjërave që ndodhin midis tyre. Kush fyen shokët e
të dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem, qoftë edhe njërin prej tyre, ai është
bidatçi dhe rrafidij (prej shijave). Dashuria për ta është sunnet, lutja për ta është afrim
tek Allahu, pasimi i tyre është metodikë dhe marrja e mendimeve të tyre është mirësi.
Gjithashtu ai thotë: Nuk i lejohet askujt të përmend diçka prej të këqijave të tyre dhe as
të flasë me mospërfillje kundrejt ndonjërit prej tyre. Nëse dikush e bën këtë, atëherë
është detyrë që prijësi ta edukojë dhe ta ndëshkojë atë, madje nuk duhet që ta fali atë por
ta ndëshkojë, pastaj ta kërkojë pëndimin e tij, e nëse pendohet, pranohet pendimi i tij, e
nëse nuk pendohet e ripërtërin ndëshkimin dhe e lë atë në burg derisa të pëndohet e të
kthehet.
4-Thënia e imam Ebu Uthman Es Sabunij:
Imam Ebu Uthman es Sabunij në librin e tij “Akidetus Selef ue As’habul Hadith” thotë:
Ata heshtin dhe nuk hyjnë në ato gjëra që ndodhin midis shokëve të të dërguarit të
8 MBUROJA.net
Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem, dhe e pastrojnë sunnetin nga gjërat që përmbajnë
ndonjë defekt apo ndonjë mangësi. Ata luten për mëshirë për të gjithë ata dhe i duan
përzemërsisht të gjithë pa përjashtim.
5-Thënia e Shejhul Islam Ibn Tejmijeh:
Shejhul Islam ibn Tejmijeh në librin e tij “Akidetul Uasitijeh” thotë: Prej parimeve bazë
të Ehli Sunneh uel Xhema’a është se: “Zemrat dhe gjuhët duhet të jenë të pastra ndaj
shokëve të të dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem”, siç i ka cilësuar Allahu
duke thënë:
“Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: Zoti ynë! Na fal neve dhe vëllezërit tanë që
qenë para nesh në besim dhe mos lejo në zemrat tona asnjë grimcë urretjtje ndaj atyre që
kanë besuar. Zoti ynë! Vërtet që Ti jë shumë Dashamirës, Mëshirëplotë.” [el-Hashr: 10]
Gjithashtu i bindemi profetit, sal-lAllahu alejhi ue selem, kur thotë: “Mos i fyeni shokët e
mi! Se pasha Atë në dorë të Cilit është shpirti im, nëse ndonjëri prej jush do të japë
sadaka me flori sa mali i Uhudit, s’ka për ta arritur muddin e tyre, madje as gjysmën e
tij.”
Ata pranojnë çdo mirësi që ka ardhur për ta në Kur’an, Sunnet dhe Ixhma’ë. Ata i japin
përparësi atij që shpenzoi (dha sadaka) para çlirimit të Mekës, (bëhet fjalë për
marrëveshjen e Hudejbijes) e që kanë luftuar. Ata i japin përparësi Muhaxhirinëve ndaj
Ensarëve. Ata besojnë se Allahu u tha pjesëmarrësve në luftën e Bedrit, të cilët ishin mbi
treqind e dhjetë burra: “Punoni çfarë të doni, se Unë vërtet ju kam falur”. Dhe se asnjëri
prej atyre që dhanë besën poshtë pemës nuk do të hyjnë në xhehennem, siç na ka
njoftuar profeti, sal-lAllahu alejhi ue selem. Madje Allahu është i kënaqur me ta dhe ata
janë të kënaqur prej Tij, e ata ishin më shumë se njëmijë e katërqind vetë. Ata (Ehlu
Sunneh) dëshmojnë se është në xhennet ai për të cilin ka dëshmuar i dërguari i Allahut,
sal-lAllahu alejhi ue selem, siç janë dhjetë të përgëzuarit me xhennet, Thabit bin Kajs bin
Shemas e të tjerë. Ata pohojnë lajmin që ka ardhur nga shumë burime të sakta prej
prijësit të besimtarëve Ali bin Ebi Talib (Allahu qoftë i kënaqur me të) edhe prej të
tjerëve, se më i miri i këtij populli (pas profetit) është Ebu Bekri, pastaj Umeri, i treti
Uthmani dhe i katërti Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me ta, siç argumentojnë për këtë
burime të shumta autentike.
Ehlu Sunneh kanë rënë dakord për përparësinë e Uthmanit në besën që i dhanë, edhepse
disa prej tyre kanë patur mosmarrëveshje në lidhje me Uthmanin dhe Aliun (e kjo ishte
për dhënie përparësie sepse siç u cek më lart, ata ranë dakord që prijësi i tretë të jetë
Uthmani). E kjo pasi kishin rënë dakord për përparësinë e Ebu Bekrit dhe Umerit. Një
pjesë i dhanë përparësi Uthmanit, heshtën dhe radhitën Aliun të katërtin. Disa të tjerë i
dhanë përparësi Aliut e ca të tjerë qëndruan e nuk i dhanë përparësi asnjërit. Por u
vendos tek Ehlu Sunneti ideja se Uthmani është më parësor, pastaj vjen Aliu. Kjo çështje
(çështja e Uthmanit dhe Aliut) nuk është nga bazat e fesë tek të cila thuhet se ai që e
9 MBUROJA.net
kundërshton është i humbur, e kjo sepse ata besonin se zëvendësi pas të dërguarit të
Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem, ishte Ebu Bekri, më pas Umeri, pastaj Uthmani e më
pas Aliu. Kush hedh poshtë një kalifat prej këtyre është më i humbur se gomari i familjes
së tij.
Më pas shejhul Islam ibnu Tejmijeh përmendi dashurinë e Ehli Sunneh për familjen e të
dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem, miqësinë ndaj tyre dhe se ata e ruajnë
lidhjen me ta - porosinë e të dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem. Ata i
konsiderojnë me respekt e mirësi gratë e të dërguarit të Allahu, sal-lAllahu alejhi ue
selem, si nëna të të gjithë besimtarëve, e gjithashtu besojnë se ato do të jenë gratë e tij në
botën tjetër.
Më pas tha: Ata distancohen dhe largohen prej rrugës së Rrafidijëve, të cilët i urrejnë dhe
i shajnë sahabët, dhe prej rrugës se Nasibijëve të cilët sillen të shkujdesur me “Ehli
Bejtin” - familjen e profetit, sal-lAllahu alejhi ue selem, qoftë kjo me fjalë a me vepra. Ata
heshtin për gjërat që kanë ndodhur midis sahabëve dhe thonë se në lidhje me këto gjëra
të transmetuara për të këqijat e tyre, është shpifur dhe gënjyer shumë. Realiteti i tyre
është ndryshuar shumë, për shkak të mos paraqitjes apo trillimit të ngjarjeve. Ndërsa
për ato që janë të vërteta, zelli i tyre në kërkim të së vërtetës i justifikon ato. Megjithatë
Ehlul Sunneh nuk i konsiderojnë sahabët si të pacenueshum nga mëkatet, qofshin të
mëdha apo të vogla, se në përgjithësi rënia në gjynahe është normale. Por, sahabët kanë
përparësi dhe mirësi që imponon faljen e atyre gjërave që dalin prej tyre (nëse dalin), sa
që atyre iu falen gjynahet që nuk ju falen atyre që vijnë pas tyre, sepse ata kanë prej të
mirave të cilat i fshijnë të këqijat aq shumë sa që nuk ndodhen tek të tjerët që vijnë pas
tyre. Nëse ndonjëri prej sahabëve bie në një mëkat, ai menjëherë pendohet, ose bën një të
mirë e cila ia fshinë atë, ose atij i falet për shkak të hyrjes së tij në Islam herët, ose me anë
të ndërmjetësimit të Muhamedit, sal-lAllahu alejhi ue selem, e pa dyshim se ata janë
njerëzit që më së shumti e meritojnë ndërmjetësimin e tij, ose ndoshta sprovohen me
ndonjë fatkeqësi në këtë botë dhe i fshihet ai gjynah. Nëse kjo ndodh me gjynahet e
vërtetuara që dihen, atëherë si do të jetë vallë me gjërat që ata treguan zell për të arritur
të vërtetën; nëse tregon të saktë kanë dy shpërblime, e nëse gabojnë kanë një shpërblim
dhe gjynahu nuk llogaritet. Po të shohësh masën e gabimit të ndonjërit prej tyre, ai është
i vogël, i imët dhe nuk merret parasysh duke krahasuar atë me mirësinë e tyre, duke
filluar me besimin në Allahun dhe në të dërguarin e Tij, luftën në rrugë të Allahut,
shpërnguljen, ndihmesën, dijen e dobishme dhe punën e mirë të tyre. Kush vërteton në
jetën dhe veprën e tyre me fakte dhe dituri, duke parë begatitë që Allahu i ka dhënë
atyre prej mirësive të shumta ka për të besuar me të vërtetë se ata janë krijesat më te
mira pas Profetëve. Nuk ka patur dhe nuk do të ketë si ata. Ata janë elita e zgjedhur e
këtij populli i cili është populli më i mirë e më i zgjedhur tek Allahu.
Këto janë pesë shembuj prej të parëve tanë të mirë, që na mësojnë se ç’farë kemi për
detyrë të besojmë rreth kijesave më të zgjedhura pas profetëve dhe të dërguarve, paqja
dhe bekimi i Allahut qoftë mbi ta.
10 MBUROJA.net
Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë sahabët.
PËRFLASJA KUNDËR SAHABËVE KONSIDEROHET PËRFLASJE
KUNDËR KUR’ANIT DHE SUNNETIT
Prej gjërave që duhet patur kujdes dhe vëmendje është se përflasja kundër asaj elite, e
cila është më e përzgjedhura (Allahu qoftë i kënaqur më ta) është përflasje kundër fesë.
Sepse, nuk ka arritur feja tek brezat që erdhën më pas vetëm se nëpërmjet tyre. Siç u cek
edhe më parë në thënien e Ebu Zur’ates i cili tha: Na ka ardhur Kur’ani dhe Sunneti
nëpërmjet shokëve të dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem, por ata duan t'i
hedhin poshtë dëshmitarët tanë për ta bërë të pavlefshëm Kur’anin dhe Sunnetin. Por
ata që i japin përparësi më të madhe përfoljes së tyre, ata janë skeptikët (d.m.th. ata që
pakësojnë të drejtat e sahabëve).
PËRFLASJA KUNDËR SAHABËVE NUK I DËMTON ATA ASPAK
Përflasja kundër sahabëve nuk i dëmton ata aspak, madje atyre u bën dobi, siç u
përmend në hadithin e të falimentuarit; ai që përflet nuk dëmton askë tjetër përveç
vetes. Kush ndjen ne zemrën e tij dashuri për sahabët, e kjo është një zemër e shëndoshë
e cila nuk gjenë në të urrejtjen ndaj tyre, mbron gjuhën e tij nga përflasja kundër tyre,
madje i përmend ata gjithmonë në të mirë, le ta falënderojë Allahun për kërë begati që i
ka dhënë atij dhe t'i kërkojë Allahut që ta bëjë të qëndrueshëm në këtë gjendje. E në anën
tjetër, nëse ka qoftë edhe një grimcë urrejtje për ta dhe i përmend ata me gjuhën e tij
duke thënë atë që nuk e meritojnë që t’u thuhet, le të ketë frikë Allahun në vetën e tij e të
shmanget prej këtyre krimeve. Le të pendohet tek Allahu perderisa porta e pendimit
është e hapur, para se të pendohet e të mos i bëjë dobi pendimi.
Zoti ynë! Mos na i bë zemrat tona të shmangen nga e vërteta pasi Ti na ke udhëzuar, dhe
na dhuro mëshirë nga mëshira Jote. Vërtet, Ti je Dhuruesi më i madh. Zoti ynë! Na fal ne
dhe vëllezërit tanë që qenë para nesh në besim dhe mos lejo në zemrat tona asnjë grimcë
urrejtje ndaj atyre që kanë besuar. Zoti ynë! Vërtet që Ti je shumë Dashamirës,
Mëshirëplotë.

Más contenido relacionado

La actualidad más candente

Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të MedinesMargaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të MedinesRregullatIslame
 
Sq Etika Islame
Sq Etika IslameSq Etika Islame
Sq Etika IslameFatos
 
Sq Përsosuria e ligjit Islam
Sq Përsosuria e ligjit IslamSq Përsosuria e ligjit Islam
Sq Përsosuria e ligjit IslamFatos
 
Bashkëjetesa e mirë mes burrit dhe gruas
Bashkëjetesa e mirë mes burrit dhe gruasBashkëjetesa e mirë mes burrit dhe gruas
Bashkëjetesa e mirë mes burrit dhe gruasRregullatIslame
 
Këshillë me rastin e pritjes së muajit të Ramadanit
Këshillë me rastin e pritjes së muajit të RamadanitKëshillë me rastin e pritjes së muajit të Ramadanit
Këshillë me rastin e pritjes së muajit të RamadanitRregullatIslame
 
Namazin e Nates apo Namazin e Taravis.
Namazin e Nates apo Namazin e Taravis.Namazin e Nates apo Namazin e Taravis.
Namazin e Nates apo Namazin e Taravis.RregullatIslame
 
Agjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teraviveAgjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teraviveRregullatIslame
 
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)RregullatIslame
 
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...RregullatIslame
 
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-HixhesVlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-HixhesRregullatIslame
 
Xhenetliuqeecen islamidheepshet
Xhenetliuqeecen islamidheepshetXhenetliuqeecen islamidheepshet
Xhenetliuqeecen islamidheepshetFSstudio
 
Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja
Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuajaTregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja
Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuajaALMA M
 
Amr Halid - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë
Amr Halid  - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshëAmr Halid  - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë
Amr Halid - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshëShkumbim Jakupi
 
Rijadul Salihin Shqip
Rijadul Salihin   ShqipRijadul Salihin   Shqip
Rijadul Salihin ShqipDenis Berberi
 

La actualidad más candente (19)

Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të MedinesMargaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
 
Sq Etika Islame
Sq Etika IslameSq Etika Islame
Sq Etika Islame
 
Sq Përsosuria e ligjit Islam
Sq Përsosuria e ligjit IslamSq Përsosuria e ligjit Islam
Sq Përsosuria e ligjit Islam
 
Bashkëjetesa e mirë mes burrit dhe gruas
Bashkëjetesa e mirë mes burrit dhe gruasBashkëjetesa e mirë mes burrit dhe gruas
Bashkëjetesa e mirë mes burrit dhe gruas
 
Këshillë me rastin e pritjes së muajit të Ramadanit
Këshillë me rastin e pritjes së muajit të RamadanitKëshillë me rastin e pritjes së muajit të Ramadanit
Këshillë me rastin e pritjes së muajit të Ramadanit
 
Namazin e Nates apo Namazin e Taravis.
Namazin e Nates apo Namazin e Taravis.Namazin e Nates apo Namazin e Taravis.
Namazin e Nates apo Namazin e Taravis.
 
Domethenia e fjales lailaheilallah
Domethenia e fjales lailaheilallahDomethenia e fjales lailaheilallah
Domethenia e fjales lailaheilallah
 
Etika islame 2
Etika islame 2Etika islame 2
Etika islame 2
 
Domosdoshmeria e te vepruarit me sunnet
Domosdoshmeria e te vepruarit me sunnetDomosdoshmeria e te vepruarit me sunnet
Domosdoshmeria e te vepruarit me sunnet
 
Ndejat e muajit Ramazan
Ndejat e muajit RamazanNdejat e muajit Ramazan
Ndejat e muajit Ramazan
 
Agjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teraviveAgjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teravive
 
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
 
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
 
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-HixhesVlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
 
Rituali i Umres
Rituali i UmresRituali i Umres
Rituali i Umres
 
Xhenetliuqeecen islamidheepshet
Xhenetliuqeecen islamidheepshetXhenetliuqeecen islamidheepshet
Xhenetliuqeecen islamidheepshet
 
Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja
Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuajaTregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja
Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja
 
Amr Halid - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë
Amr Halid  - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshëAmr Halid  - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë
Amr Halid - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë
 
Rijadul Salihin Shqip
Rijadul Salihin   ShqipRijadul Salihin   Shqip
Rijadul Salihin Shqip
 

Similar a Besimi i ehli sunetit uel xhema'a rreth sahab+½ve t+½ nderuar

POZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAMPOZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAMLexo dhe Mëso
 
Pozita e Sunetit në Islam
Pozita e Sunetit në IslamPozita e Sunetit në Islam
Pozita e Sunetit në IslamLexo dhe Mëso
 
POZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAMPOZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAMRregullatIslame
 
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitPozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitLexo dhe Mëso
 
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitPozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitRregullatIslame
 
Sq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi IslamSq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi IslamFatos
 
Shlyerëset e Gjynaheve
Shlyerëset e GjynaheveShlyerëset e Gjynaheve
Shlyerëset e GjynaheveLexo dhe Mëso
 
Përmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
Përmbledhje e Akides së Selefëve të DevotshëmPërmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
Përmbledhje e Akides së Selefëve të DevotshëmLexo dhe Mëso
 
Përmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
Përmbledhje e Akides së Selefëve të DevotshëmPërmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
Përmbledhje e Akides së Selefëve të DevotshëmRregullatIslame
 
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të MedinesMargaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të MedinesLexo dhe Mëso
 
Amr halid el-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë
Amr halid   el-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshëAmr halid   el-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë
Amr halid el-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshëLibra Islame
 
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeLexo dhe Mëso
 
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRregullatIslame
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitLexo dhe Mëso
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitRregullatIslame
 
Thirrje për kamikazët
Thirrje për kamikazëtThirrje për kamikazët
Thirrje për kamikazëtLexo dhe Mëso
 
Dituria
DituriaDituria
DituriaIsmet
 
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijNjohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijLexo dhe Mëso
 

Similar a Besimi i ehli sunetit uel xhema'a rreth sahab+½ve t+½ nderuar (20)

POZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAMPOZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAM
 
Pozita e Sunetit në Islam
Pozita e Sunetit në IslamPozita e Sunetit në Islam
Pozita e Sunetit në Islam
 
POZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAMPOZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAM
 
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitPozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
 
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitPozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
 
Grupi i shpetuar
Grupi i shpetuarGrupi i shpetuar
Grupi i shpetuar
 
Sq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi IslamSq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi Islam
 
Shlyerëset e Gjynaheve
Shlyerëset e GjynaheveShlyerëset e Gjynaheve
Shlyerëset e Gjynaheve
 
Përmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
Përmbledhje e Akides së Selefëve të DevotshëmPërmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
Përmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
 
Përmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
Përmbledhje e Akides së Selefëve të DevotshëmPërmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
Përmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
 
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të MedinesMargaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
 
Amr halid el-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë
Amr halid   el-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshëAmr halid   el-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë
Amr halid el-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë
 
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
 
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
 
Thirrje për kamikazët
Thirrje për kamikazëtThirrje për kamikazët
Thirrje për kamikazët
 
Namazi
NamaziNamazi
Namazi
 
Dituria
DituriaDituria
Dituria
 
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijNjohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
 

Más de E verteta vjen nga Zoti (20)

Kurani i Shenjte Shqip
Kurani i Shenjte ShqipKurani i Shenjte Shqip
Kurani i Shenjte Shqip
 
Rruga e Muslimanit
Rruga e MuslimanitRruga e Muslimanit
Rruga e Muslimanit
 
Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare
Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare
Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare
 
E verteta-e-qarte
E verteta-e-qarteE verteta-e-qarte
E verteta-e-qarte
 
Eutanazia
EutanaziaEutanazia
Eutanazia
 
Etika islame
Etika islameEtika islame
Etika islame
 
Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)
Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)
Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)
 
Shabaan the neglected month of blessings
Shabaan the neglected month of blessingsShabaan the neglected month of blessings
Shabaan the neglected month of blessings
 
Muslim
MuslimMuslim
Muslim
 
Knowledge in islam
Knowledge in islamKnowledge in islam
Knowledge in islam
 
Kitab ut tawheed-book of monotheism
Kitab ut tawheed-book of monotheismKitab ut tawheed-book of monotheism
Kitab ut tawheed-book of monotheism
 
Fortress of the muslim
Fortress of the muslimFortress of the muslim
Fortress of the muslim
 
Sword against Black magic evil magicians
Sword against Black magic evil magiciansSword against Black magic evil magicians
Sword against Black magic evil magicians
 
Erdhi t'ju mesoj fen tuaj
Erdhi t'ju mesoj fen tuajErdhi t'ju mesoj fen tuaj
Erdhi t'ju mesoj fen tuaj
 
Emrat e bukur musliman meshkuj
Emrat e bukur musliman meshkujEmrat e bukur musliman meshkuj
Emrat e bukur musliman meshkuj
 
Emrat e bukur muslimane femra
Emrat e bukur muslimane femraEmrat e bukur muslimane femra
Emrat e bukur muslimane femra
 
Emrat dhe cilesite e allahut
Emrat dhe cilesite e allahutEmrat dhe cilesite e allahut
Emrat dhe cilesite e allahut
 
Emancipimi i pacip
Emancipimi i pacipEmancipimi i pacip
Emancipimi i pacip
 
Elsie
ElsieElsie
Elsie
 
El ahnaf
El ahnafEl ahnaf
El ahnaf
 

Besimi i ehli sunetit uel xhema'a rreth sahab+½ve t+½ nderuar

  • 1. 1 MBUROJA.net BESIMI I EHLI SUNETIT UEL XHEMA’A RRETH SAHABËVE TË NDERUAR Allahu qoftë i kënaqur me ta Autor: Muhadithi i njohur Abdul Muhsin bin Hamed el Abbad el-Bedr pedagog në Universitetin Islamik të Medines dhe ligjërues në xhaminë e profetit, sal-lAllahu alejhi ue selem. Përktheu: Bledar Aliu Parathënie Falënderimi i takon Allahut. Paqja, bekimi dhe urimi i Allahut qofshin mbi robin dhe të dërguarin e Tij, profetin tonë Muhamedin, familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij. Është prej mirësisë, bamirësisë dhe mëshirës së Allahut ndaj robërve të Tij dërgimi tek ata i një personi të zgjedhur prej mesit të tyre për t’ua komunikuar shpalljen e Zotit dhe për t’i udhëzuar tek çdo gjë e dobishme, e për t'i këshilluar që të ruhen nga çdo gjë e dëmshme. Detyrën me të cilën u dërgua, profeti Muhamed, sal-lAllahu alejhi ue selem, e kreu me korrektësi e me përsosmëri. Ai ia tregoi popullit të tij çdo të mirë dhe e paralajmëroi për çdo të keqe. E porositi me këshillat më të përkryera. Më të mirët e këtij populli Allahu i zgjodhi për të qenë shokë të Muhamedit, sal-lAllahu alejhi ue selem, dhe mbartës të sheriatit të tij. Ata përbënin bashkësinë më të përsosur njerëzore, që kishin dalë prej popullit më të mirë ndër të gjithë popujt. Allahu i nderoi ata me shoqërimin e profetit të Tij, sal-lAllahu alejhi ue selem. Ata e panë atë dhe dëgjuan prej gojës së tij të ndershme. E kjo është mirësia e Allahut që ia jep kujt të dojë, e Allahu ka mirësi të madhe. ARGUMENTE NGA KUR’ANI DHE SUNNETI RRETH POZITËS DHE MIRËSISË SË SAHABËVE Sahabët e komunikuan dritën dhe udhëzimin me të cilën u dërgua Muhamedi, sal- lAllahu alejhi ue selem, në mënyrën më të shkëlqyer e më të përsosur. Ata e arritën shpërblimin madhështor, se shoqëruan të dërguarin e Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem, luftuan përkrah tij dhe dhanë kontributin e tyre të pa kursyer në përhapjen e Islamit. Ata janë brezi lidhës me profetin, sal-lAllahu alejhi ue selem, e për këtë do të kenë edhe shpërblimin e atyre që erdhën më pas. Transmetohet në një hadith se i dërguari i Allahut ka thënë: “Kush thërret në udhëzim e ka shpërblimin të barasvlershëm me shpërblimin e atyre që e pasojnë atë. Kjo nuk pakëson asgjë prej shpërblimit të pasuesve.” [Muslim] Ata i ka lavdëruar Allahu në librin e Tij famëlartë dhe profeti, sal-lAllahu alejhi ue selem, në sunnetin e tij të kulluar. E kjo u mjafton sahabëve si shenjë nderimi dhe respekti.
  • 2. 2 MBUROJA.net Allahu i Madhëruar thotë në Kur’an: “Me ata të cilët të parët përqafuan Islamin nga Muhaxhirët (besimtarët që u shpërngulën nga Meka në Medine) dhe Ensarët (besimtarët e Medinës që i strehuan dhe i ndihmuan ata) si dhe ata që i ndoqën besnikërisht ata (në besim), me këta Allahu është mjaft i kënaqur dhe ata janë më se të kënaqur me Të. Ai ka përgatitur për ta kopshte të begata nën të cilët rrjedhin lumenj për të banuar atje ngaherë. Ky është ngadhënjimi madhështor.” [et-Teube: 100] Allahu i Madhëruar thotë: “Muhamedi është i dërguari i Allahut dhe ata që janë me të janë të ashpër ndaj mohuesve (të Allahut) dhe të mëshirshëm ndërmjet tyre. I sheh ata kah përkulen (në ruku) dhe lëshohen me fytyrë në tokë (në sexhde kur i falen Allahut), duke kërkuar begati nga Allahu dhe kënaqësinë e Tij. Shenja e tyre (e besimit të tyre) është në fytyrat e tyre nga gjurmët e sexhdes (gjatë faljes). Ky është përshkrimi i tyre në Teurat, ndërsa shembulli i tyre në Inxhil përshkruhet si një farë (e mbjellë) e cila lëshon lastarin, pastaj e forcon atë dhe ai pastaj qëndron vetë në trungun e vet duke i mahnitur mbjellësit, që t’ua shtojë me anë të tyre mllefin mosbesimtarëve. Allahu u ka premtuar atyre nga mesi i tyre të cilët besojnë (të gjithë ata që besojnë në njësinë e Allahut, në të dërguarin e Tij Muhamedin dhe e ndjekin fenë e Allahut, Islamin deri në Ditën e Fundit) dhe punojnë mirësi e drejtësi (sipas këtij besimi) falje dhe shpërblim tepër të madh (kopshtet e begata të Xhennetit të Pafund).” [el-Fet'h: 29] Ajeti i lartpërmendur flet për të drejtat e sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta). Aty u tha që me anë të tyre u shtohet mllefi, e ky është paralajmërim shumë i rreptë dhe kërcënim shumë i ashpër ndaj atij që është i pakënaqur prej shokëve të Muhamedit, sal- lAllahu alejhi ue selem, apo që ka urrejtje për ta në zemrën e tij qoftë edhe një grimcë. Allahu i Lartësuar thotë: “Nuk janë njësoj ndërmjet jush ata që shpenzuan dhe luftuan para çlirimit (të Mekës). Të tillët janë në gradë më të lartë se ata që shpenzuan më pas, por për të gjithë Allahu ka premtuar (shpërblimin) më të mirën dhe Allahu është i njoftuar hollësisht për gjithçka që ju punoni.” [el-Hadid: 10] Allahu i Lartësuar gjithashtu thotë: “(Gjithashtu në këtë plaçkë ka pjesë) Për (Muhaxhirët-muslimanët e shpërngulur nga Meka në Medine) të mërguarit e varfër, të cilët u përzunë nga shtëpitë dhe nga pasuritë e tyre për të kërkuar mirësitë e Allahut, për të fituar kënaqësinë e Tij dhe për të ndihmuar Allahun (për t’i shërbyer e për të ndihmuar Islamin, fenë e Tij) dhe të dërguarin e Tij (Muhamedin, sal-lAllahu alejhi ue selem). Pa dyshim se të këtillët janë të sinqertët (e të besuarit për atë që thonë). Edhe ata të cilët përgatitën vendin e tyre (në Medine) dhe pranuan besimin, i duan ata që u shpërngulën tek ata dhe nuk
  • 3. 3 MBUROJA.net kanë aspak zili në gjokset e tyre për atë që iu dha atyre (nga plaçka e Beni-Nadir) dhe i parapëlqejnë ata (të shpërngulurit) mbi veten e tyre, edhe pse ata vetë kishin nevojë për të. Dhe kushdo që shpëton nga lakmia vetjake, tamam të këtillët do të jenë ngadhënjimtarët. Dhe ata që erdhën pas tyre thonë:”Zoti ynë! Na fal neve dhe vëllëzërit tanë që qenë para nesh në besim, dhe mos lejo në zemrat tona asnjë grimcë urrejtje ndaj atyre që kanë besuar. Zoti ynë! Vërtet që Ti je shumë Dashamirës, Mëshirëplotë.” [el-Hashr: 10] Në tre ajetet e lartpërmendura nga surja el-Hashr shikojmë qartë se ajeti i parë flet për muhaxhirët kurse i dyti për ensarët, e i treti për ata të cilët i pasuan ata më pas, duke kërkuar falje për ta dhe duke kërkuar nga Allahu që të mos vendos në zemrat e tyre as edhe grimcën më të vogël të urrejtjes kundrejt tyre. Pas këtyre tre palëve që përmendëm, nuk ekziston veçse dezertim dhe shthurje dhe rënie në litarët e shejtanit të mallkuar. Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) i ka thënë Ur’uetu ibn Zubejrit në lidhje me këta dezertorë dhe të shthurur: “Ata u urdhëruan që të kërkojnë falje për shokët e të dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem, ndërsa ata i fyen.” [Muslim] Imam En-Neueuij thotë në lidhje me shpjegimin e tij (d.m.th. të Sahihut të Muslimit) se Imam Maliku ka marrë këtë ajet si argument për mos i bërë pjesë në plaçkën e luftës (el fej’u - e cila merret pa luftë) atyre që fyejnë sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta) sepse Allahu e kishte caktuar për ata të cilët erdhën pas tyre dhe që kërkojnë falje për ta. Ibnu Kethiri (Allahu e mëshiroftë) në lidhje me komentimin e këtij ajeti thotë: Sa i përshtatshëm e i mirë është përfundimi që nxorri Imam Maliku (Allahu e mëshiroftë) prej këtij ajeti fisnik, se rrafidiu, i cili fyen e shan sahabët, nuk ka pjesë në plaçkën e luftës, për shkak se ata nuk janë prej atyre të cilët thanë: Zoti ynë! Na fal ne dhe vëllezërit tanë që qenë para nesh në besim dhe mos lejo në zemrat tona asnjë grimcë urrejtje ndaj atyre që kanë besuar. Zoti ynë! Vërtet ti je shumë Dashamirës, Mëshirëplotë. Profeti, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, thotë: "Njerëzit më të mirë janë ata të brezit tim, e më pas ata që vijojnë dhe më pas ata që vijojnë". [Buhari & Muslim] Muslimi e transmeton gjithashtu këtë hadith prej Ebu Hurejres (Allahu qoftë i kënaqur me të) me tekst: ”Brezi më i mirë i popullit tim është ai në të cilin u dërgova tek ata, pastaj ata që vijojnë, pastaj ata që vijojnë.” Allahu e di më së miri se a e përmendi për së treti apo jo (d.m.th. fjalën “pastaj ata që vijojnë”). Ai e transmeton këtë hadith edhe prej Aishes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) e cila thotë: Një burrë pyeti profetin (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të): Kush janë njerëzit më të mirë? Ai tha: “Brezi në të cilin kam qenë unë, pastaj i dyti, pastaj i treti”. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë prej hadithit të Ebi Sejd el Khudrij (Allahu qoftë i kënaqur me të) se ai ka thënë: Ka thënë i dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut
  • 4. 4 MBUROJA.net qoftë mbi të): “Do të vijë një kohë kur disa njerëz do të robërojnë disa të tjerë e do tu thonë: A ka në mesin tuaj prej atyre që kanë shoqëruar të dërguarin e Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të)? Do të thonë: Po. Dhe do të lihen. Do të vijë një ditë te njerëzit kur disa do të pushtojnë disa të tjerë, e do t’u thuhet: A ka në mesin tuaj prej atyre që kanë shoqëruar të dërguarin e Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të)? Do të thonë: Po. Dhe do të lihen. E më pas do të vijë një kohë te njerëzit kur disa do të pushtojnë disa të tjerë, e do t’u thuhet: A ka në mesin tuaj prej atyre që kanë shoqëruar ata të cilët shoqëruan shokët e të dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahu qoftë mbi të)? Do të thonë: Po. E do të lihen.” Transmeton Ibnu Batta me sened të saktë sikurse përmendet në librin “Minhexhus-Sun- neh” të Ibnu Tejmijes, prej Ibn Abasit i cili thotë: Mos i fyeni shokët e Muhamedit (paqja dhe mëshira e Allahu qoftë mbi të) sepse ndenja e tyre një pjesë kohe me të është më e mirë se puna juaj dyzet vjet. Kurse në transmetimin e Uki’ë ka ardhur: Është më e mirë se puna e ndonjërit prej jush gjatë gjithë jetës. Thotë Seid ibn Zejd (Allahu qoftë i kënaqur me të), një nga dhjetë personat e përgëzuar me Xhennet: Pasha Allahun, një qëndrim i njërit prej tyre me të dërguarin e Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem, në të cilin i pluhurosej fytyra është më e mirë se puna e ndonjërit prej jush edhe nëse mbijeton sa mosha e Nuhut alejhi selam. Prej Xhabir bin Abdilah (Allahu qoftë i kënaqur me të) thotë: “I thashë Aishes: Disa njerëz i qëllojnë me gjuhët e tyre shokët e profetit, sal-lAllahu alejhi ue selem, po kështu edhe Ebi Bekrin dhe Umerin. Ajo tha: Sa çudi! Atyre iu ndërpre puna, mirëpo Allahu nuk do që t’u ndërpritet shpërblimi”. Ibn Ethiri në librin e tij “Xhemiul Usul” përmend hadithin e saktë i cili dëshmon për këtë, ku profeti, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Vërtet i falimentuar prej popullit tim është ai që vjen në Ditën e Kijametit me namaz, agjërim dhe zekat, ndërkohë që ka sharë njeriun, ka shpifur kundrejt tjetrit, ka ngrënë pasurinë e këtij, ka derdhur gjakun e atij e një tjetër e ka rrahur, atëherë do t'i japë këtij dhe atij prej të mirave që ai ka. E nëse i mbarojnë të mirat para se t'i dëmshpërblejë ato që ka vepruar, do të merret prej të këqijave të tyre dhe do t’i shtohen atij e pastaj do të hidhet në zjarr.” Buhariu transmeton në Sahihun e tij nga Ebu Sejd el Khudri (Allahu qoftë i kënaqur me të), se i dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Mos i shani shokët e mi! Sepse nëse ndonjëri prej jush do të japë sadaka me flori sa mali i Uhudit, s’ka për ta arritur muddin (njësi peshe e barabartë me dy funta, një funt është i barabartë me pesëqind gramë) e ndonjërit prej tyre, madje as gjysmën e tij.” Gjithashtu e transmeton Muslimi në Sahihun e tij, prej Ebu Hurejres (Allahu qoftë i kënaqur me të) i cili thotë: Ka thënë i dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Mos i fyeni shokët e mi! Mos i fyeni shokët e mi! Se pasha Atë në dorë të Cilit është shpirti im, nëse ndonjëri prej jush do të japë sadaka me flori sa mali i Uhudit, s’ka për ta arritur muddin e ndonjërit prej tyre, madje as gjysmën e tij.”
  • 5. 5 MBUROJA.net Gjithashtu transmeton Imam Muslimi prej hadithit të Ebu Seid el Hudri (Allahu qoftë i kënaqur me të) ku thotë: Ndodhi diçka mes Halid bin Uelidit dhe Abdurrahman bin Auf ku Halidi i foli keq Abdurrahmanit. Atëherë, i dërguari i Allahut, sal-lAllahu alekhi ue selem, tha: “Mos shani asnjë prej shokëve të mi! Sepse nëse ndonjëri prej jush do të japë sadaka me flori sa mali i Uhudit, s’ka për ta arritur as edhe sa masa e një grushti të ndonjërit prej tyre, madje as dhe gjysmën e tij.” Nëse “shpatës së Allahut” - Halid bin Uelidit dhe te tjerëve që pranuan Islamin pas Hudejbijes, nuk u krahasohen veprat e tyre të shumta me punën e vogël të Abdurrahman bin Aufit apo ndonjë tjetri që kishin hyrë në Islam më parë, edhe pse të gjithë janë të nderuar si shokë të profetit, sal-lAllahu alejhi ue selem, si do të jetë gjendja e atij që nuk ka pasur nderin të jetë në shoqëri me profetin, sal-lAllahu alejhi ue selem!? Po në krahasim me më të mirët e sahabëve!? Atëherë kontrasti është edhe më i theksuar. Distanca është akoma më e madhe dhe mjaft larg; aq larg sa është toka prej yjeve! Bile aq sa është largësia e tokës së shtatë me qiellin e shtatë! Kjo është mirësia e Allahut që ia jep kujt të dojë. e mirësia e Tij është madhështore. Këto ishin disa ajete Kur’anore dhe hadithe profetike që argumentojnë mirësinë e këtyre njerëzve të dalluar. Si ata nuk ka pasur e as nuk do të ketë, Allahu qoftë i kënaqur me ta. SAHABËT JANË QË TË GJITHË TË NDERSHËM E TË DREJTË Shokët e Muhamedit, sal-lAllahu alejhi ue selem, janë të gjithë të drejtë e të ndershëm, kështu i ka cilësuar ata Allahu i Lartmadhëruar dhe i dërguari i Tij, sal-lAllahu alejhi ue selem. En-Neueuij në librin e tij “et-Tekrib”, të cilin e ka shpjeguar es-Sujuti në librin e tij “Tedrijbu Rauij” thotë: Sahabët janë që të gjithë të drejtë, si ata që kanë provuar intrigat dhe sprovat, po ashtu edhe të tjerët, e ky është mendimi i të gjithë atyre që u mirret fjala në konsideratë. Prandaj në transmetimin e haditheve nuk ndikon aspak mosnjohja e sahabit. Kështu nëse ndonjë prej tabi’inëve thotë: Prej një burri qe ka shoqëruar profetin, sal-lAllahu alejhi ue selem, nuk ka asnjë të metë në transmetim (pra transmetimi është i pranueshëm), sepse mosnjohja e sahabit nuk ndikon në të për arsye se ata që të gjithë (pa përjashtim) janë të drejtë. Hatibul Bagdadij në librin e tij “el Kifaje” thotë: Çdo hadith që e ka zinxhirin e tij të lidhur nga transmetuesi deri te profeti, sal-lAllahu alejhi ue selem, nuk është obligim puna me të, derisa të dihet se personat që e transmetojnë janë që të gjithë të drejtë e të ndershëm. Gjithashtu duhen parë biografitë e tyre, përveç sahabit i cili e adreson hadithin tek i dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem, sepse drejtësia dhe nderi i tij janë të padiskutueshme, e Allahu këto cilësi i ka përmendur në Kur’anin e Tij fisnik.
  • 6. 6 MBUROJA.net Hatibul Bagdadij, pasi përmendi në lidhje me pozitën e sahabëve disa ajete dhe hadithe tha: Edhe sikur të mos na komunikohej prej Allahut të Lartësuar e të dërguarit të Tij, sal- lAllahu alejhi ue selem, diçka në lidhje me pozitën e sahabëve, këtë do të na e impononte biografia e tyre. Hixhreti që bënë, xhihadi, ndihma, puna me mish e me shpirt, mundi me pasuri e me gjak, sakrifikimi i etërve dhe bijve, këshillimi në fe dhe besimi i fortë e i qëndrueshëm, të gjitha këto pa asnjë dyshim e pa asnjë luhatje do të na detyronin të dëshmonim se ata janë të drejtë dhe të ndershëm. Do të besonim se ata janë të pastër dhe janë më të mirët e të gjithë të drejtëve e të ndershmëve që vijnë pas tyre në jetë të jetëve. Ai më pas transmeton në senedin e tij nga Ebu Zur’a (Allahu e mëshiroftë) se ai ka thënë: Nëse shikon një person i cili nënçmon ndonjë nga shokët e të dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem, atëherë dije se ai është skeptik (ai që dyshon dhe shfaq mosbesim për gjithçka), për atë se i dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem, dhe Kur’ani janë të vërtetë dhe të pamohueshëm. Kur’ani dhe Sunneti kanë ardhur tek ne nëpërmjet sahabëve, e ata duan t'i rrëzojnë e t'i hedhin poshtë dëshmitarët tanë për të na bërë të pavlefshëm Kur’anin dhe Sunnetin. Mirëpo, rrëzimi dhe hedhja poshtë e tyre është më parësore sepse ata janë skeptikë. PËRMBLEDHJE RRETH BESIMIT TË EHLI SUNNETIT UEL XHEMA’A NË LIDHJE ME SAHABËT (ALLAHU QOFTË I KËNAQUR ME TA) Qëndrimi i Ehli Sunnetit uel Xhema’a ndaj sahabëve është i mesëm mes dy ekstremeve, atij të neglizhencës dhe ekzagjerimit. Një balancim i plotë midis atyre të cilët e teprojnë jashtë mase duke i ngritur e madhëruar disa prej tyre deri në atë gradë, e cila nuk i takon askujt përveç Allahut ose të dërguarit të Tij njëra anë, dhe midis neglizhentëve të shkujdesur të cilët i nënvlerësojnë e i fyejnë ata nga ana tjetër. Ehli Sunneti uel Xhema’a i duan përzemërsisht të gjithë sahabët. Ndaj tyre sillen me drejtësi e sinqeritet, ashtu siç e meritojnë shokët e të dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem. Ata nuk i ngrejnë sahabët në atë gradë të cilën nuk e meritojnë, e në të njëjtën kohë nuk ua heqin diçka që e meritojnë. Ata janë njerëz të çiltër me gjuhë të pastra, të cilat nuk pushojnë së përmenduri virtytet e tyre të larta. Zemrat e tyre janë të pastra e plot dashuri për ta. Ehli Sunneti uel Xhema’a i konsiderojnë sahabët si njerëz që edhe mund të gabojnë. Saktësia dhe e vërteta kanë qenë pikësynimi i vetëm i tyre, prandaj edhe problemet e mosmarrëveshjet ndërmjet tyre kanë qenë të kësaj natyre. Nëse ata janë ndarë në dy grupe për zgjedhjen e një problemi, të dyja palët kanë synuar të vërtetën dhe për këtë të dyjave u takon shpërblimi. Librat e Ehlu Sunne uel Xhema’a janë të mbushur plot me sqarim rreth këtij besimi të pastër e të kulluar në lidhje me meriten e kësaj elite të zgjedhur mes brezave për shoqërimin e njeriut më të mirë, Muhametit, sal-lAllahu alejhi ue selem, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata.
  • 7. 7 MBUROJA.net DISA SHEMBUJ PREJ THËNIEVE TË IMAMËLLARËVE TË SELEFIT RRETH SAHABËVE 1-Thënia e Imam Tahauiut: Imam Tahauiu në librin e tij “Akidetu Ehli Sunneh” thotë: Ne i duam shokët e të dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem dhe nuk neglizhojmë në dashurinë ndaj ndonjërit prej tyre; Nuk distancohemi nga ndonjëri prej tyre. I urrejmë ata që i urrejnë sahabët dhe që i përmendin për keq. Ne nuk i përmendim perveç se me të mirë. Dashuria ndaj tyre është iman dhe ihsan, kurse urrejtja e tyre është kufër, hipokrizi dhe padrejtësi. 2-Thënia e Ibn Ebi Zejd el Kajrauani: Ibn Ebi Zejd el Kajrauani në parathënie të librit të tij të njohur, ku sqaron besimin e Ehlu Sunnetit uel Xhema’a thotë: Brezat më të mirë janë ata që kanë parë të dërguarin e Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem. Sahabët më të mirë janë Hulefai Rrashidun (Kalifet e drejtë): Ebu Bekri, Umeri, Uthmani dhe Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata. Të mos përmendet asnjë nga shokët e të dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem, përveç se me fjalë të mira. Duhet të heshtim për mosmarrëveshjet që kanë ndodhur midis tyre, sepse ata më së shumti meritojnë që të gjendet për ta justifikimi më i mirë. Për ta duhet të kemi përshtypjet më të mira. 3-Thënia e Imam Ahmedit: Imam Ahmed ibn Hanbel në librin e tij “Kitabu Sunneh” thotë: Është prej sunnetit përmendja e gjërave të mira të të gjithë shokëve të të dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem, dhe heshtja ndaj atyre gjërave që ndodhin midis tyre. Kush fyen shokët e të dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem, qoftë edhe njërin prej tyre, ai është bidatçi dhe rrafidij (prej shijave). Dashuria për ta është sunnet, lutja për ta është afrim tek Allahu, pasimi i tyre është metodikë dhe marrja e mendimeve të tyre është mirësi. Gjithashtu ai thotë: Nuk i lejohet askujt të përmend diçka prej të këqijave të tyre dhe as të flasë me mospërfillje kundrejt ndonjërit prej tyre. Nëse dikush e bën këtë, atëherë është detyrë që prijësi ta edukojë dhe ta ndëshkojë atë, madje nuk duhet që ta fali atë por ta ndëshkojë, pastaj ta kërkojë pëndimin e tij, e nëse pendohet, pranohet pendimi i tij, e nëse nuk pendohet e ripërtërin ndëshkimin dhe e lë atë në burg derisa të pëndohet e të kthehet. 4-Thënia e imam Ebu Uthman Es Sabunij: Imam Ebu Uthman es Sabunij në librin e tij “Akidetus Selef ue As’habul Hadith” thotë: Ata heshtin dhe nuk hyjnë në ato gjëra që ndodhin midis shokëve të të dërguarit të
  • 8. 8 MBUROJA.net Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem, dhe e pastrojnë sunnetin nga gjërat që përmbajnë ndonjë defekt apo ndonjë mangësi. Ata luten për mëshirë për të gjithë ata dhe i duan përzemërsisht të gjithë pa përjashtim. 5-Thënia e Shejhul Islam Ibn Tejmijeh: Shejhul Islam ibn Tejmijeh në librin e tij “Akidetul Uasitijeh” thotë: Prej parimeve bazë të Ehli Sunneh uel Xhema’a është se: “Zemrat dhe gjuhët duhet të jenë të pastra ndaj shokëve të të dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem”, siç i ka cilësuar Allahu duke thënë: “Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: Zoti ynë! Na fal neve dhe vëllezërit tanë që qenë para nesh në besim dhe mos lejo në zemrat tona asnjë grimcë urretjtje ndaj atyre që kanë besuar. Zoti ynë! Vërtet që Ti jë shumë Dashamirës, Mëshirëplotë.” [el-Hashr: 10] Gjithashtu i bindemi profetit, sal-lAllahu alejhi ue selem, kur thotë: “Mos i fyeni shokët e mi! Se pasha Atë në dorë të Cilit është shpirti im, nëse ndonjëri prej jush do të japë sadaka me flori sa mali i Uhudit, s’ka për ta arritur muddin e tyre, madje as gjysmën e tij.” Ata pranojnë çdo mirësi që ka ardhur për ta në Kur’an, Sunnet dhe Ixhma’ë. Ata i japin përparësi atij që shpenzoi (dha sadaka) para çlirimit të Mekës, (bëhet fjalë për marrëveshjen e Hudejbijes) e që kanë luftuar. Ata i japin përparësi Muhaxhirinëve ndaj Ensarëve. Ata besojnë se Allahu u tha pjesëmarrësve në luftën e Bedrit, të cilët ishin mbi treqind e dhjetë burra: “Punoni çfarë të doni, se Unë vërtet ju kam falur”. Dhe se asnjëri prej atyre që dhanë besën poshtë pemës nuk do të hyjnë në xhehennem, siç na ka njoftuar profeti, sal-lAllahu alejhi ue selem. Madje Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur prej Tij, e ata ishin më shumë se njëmijë e katërqind vetë. Ata (Ehlu Sunneh) dëshmojnë se është në xhennet ai për të cilin ka dëshmuar i dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem, siç janë dhjetë të përgëzuarit me xhennet, Thabit bin Kajs bin Shemas e të tjerë. Ata pohojnë lajmin që ka ardhur nga shumë burime të sakta prej prijësit të besimtarëve Ali bin Ebi Talib (Allahu qoftë i kënaqur me të) edhe prej të tjerëve, se më i miri i këtij populli (pas profetit) është Ebu Bekri, pastaj Umeri, i treti Uthmani dhe i katërti Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me ta, siç argumentojnë për këtë burime të shumta autentike. Ehlu Sunneh kanë rënë dakord për përparësinë e Uthmanit në besën që i dhanë, edhepse disa prej tyre kanë patur mosmarrëveshje në lidhje me Uthmanin dhe Aliun (e kjo ishte për dhënie përparësie sepse siç u cek më lart, ata ranë dakord që prijësi i tretë të jetë Uthmani). E kjo pasi kishin rënë dakord për përparësinë e Ebu Bekrit dhe Umerit. Një pjesë i dhanë përparësi Uthmanit, heshtën dhe radhitën Aliun të katërtin. Disa të tjerë i dhanë përparësi Aliut e ca të tjerë qëndruan e nuk i dhanë përparësi asnjërit. Por u vendos tek Ehlu Sunneti ideja se Uthmani është më parësor, pastaj vjen Aliu. Kjo çështje (çështja e Uthmanit dhe Aliut) nuk është nga bazat e fesë tek të cila thuhet se ai që e
  • 9. 9 MBUROJA.net kundërshton është i humbur, e kjo sepse ata besonin se zëvendësi pas të dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem, ishte Ebu Bekri, më pas Umeri, pastaj Uthmani e më pas Aliu. Kush hedh poshtë një kalifat prej këtyre është më i humbur se gomari i familjes së tij. Më pas shejhul Islam ibnu Tejmijeh përmendi dashurinë e Ehli Sunneh për familjen e të dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem, miqësinë ndaj tyre dhe se ata e ruajnë lidhjen me ta - porosinë e të dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem. Ata i konsiderojnë me respekt e mirësi gratë e të dërguarit të Allahu, sal-lAllahu alejhi ue selem, si nëna të të gjithë besimtarëve, e gjithashtu besojnë se ato do të jenë gratë e tij në botën tjetër. Më pas tha: Ata distancohen dhe largohen prej rrugës së Rrafidijëve, të cilët i urrejnë dhe i shajnë sahabët, dhe prej rrugës se Nasibijëve të cilët sillen të shkujdesur me “Ehli Bejtin” - familjen e profetit, sal-lAllahu alejhi ue selem, qoftë kjo me fjalë a me vepra. Ata heshtin për gjërat që kanë ndodhur midis sahabëve dhe thonë se në lidhje me këto gjëra të transmetuara për të këqijat e tyre, është shpifur dhe gënjyer shumë. Realiteti i tyre është ndryshuar shumë, për shkak të mos paraqitjes apo trillimit të ngjarjeve. Ndërsa për ato që janë të vërteta, zelli i tyre në kërkim të së vërtetës i justifikon ato. Megjithatë Ehlul Sunneh nuk i konsiderojnë sahabët si të pacenueshum nga mëkatet, qofshin të mëdha apo të vogla, se në përgjithësi rënia në gjynahe është normale. Por, sahabët kanë përparësi dhe mirësi që imponon faljen e atyre gjërave që dalin prej tyre (nëse dalin), sa që atyre iu falen gjynahet që nuk ju falen atyre që vijnë pas tyre, sepse ata kanë prej të mirave të cilat i fshijnë të këqijat aq shumë sa që nuk ndodhen tek të tjerët që vijnë pas tyre. Nëse ndonjëri prej sahabëve bie në një mëkat, ai menjëherë pendohet, ose bën një të mirë e cila ia fshinë atë, ose atij i falet për shkak të hyrjes së tij në Islam herët, ose me anë të ndërmjetësimit të Muhamedit, sal-lAllahu alejhi ue selem, e pa dyshim se ata janë njerëzit që më së shumti e meritojnë ndërmjetësimin e tij, ose ndoshta sprovohen me ndonjë fatkeqësi në këtë botë dhe i fshihet ai gjynah. Nëse kjo ndodh me gjynahet e vërtetuara që dihen, atëherë si do të jetë vallë me gjërat që ata treguan zell për të arritur të vërtetën; nëse tregon të saktë kanë dy shpërblime, e nëse gabojnë kanë një shpërblim dhe gjynahu nuk llogaritet. Po të shohësh masën e gabimit të ndonjërit prej tyre, ai është i vogël, i imët dhe nuk merret parasysh duke krahasuar atë me mirësinë e tyre, duke filluar me besimin në Allahun dhe në të dërguarin e Tij, luftën në rrugë të Allahut, shpërnguljen, ndihmesën, dijen e dobishme dhe punën e mirë të tyre. Kush vërteton në jetën dhe veprën e tyre me fakte dhe dituri, duke parë begatitë që Allahu i ka dhënë atyre prej mirësive të shumta ka për të besuar me të vërtetë se ata janë krijesat më te mira pas Profetëve. Nuk ka patur dhe nuk do të ketë si ata. Ata janë elita e zgjedhur e këtij populli i cili është populli më i mirë e më i zgjedhur tek Allahu. Këto janë pesë shembuj prej të parëve tanë të mirë, që na mësojnë se ç’farë kemi për detyrë të besojmë rreth kijesave më të zgjedhura pas profetëve dhe të dërguarve, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi ta.
  • 10. 10 MBUROJA.net Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë sahabët. PËRFLASJA KUNDËR SAHABËVE KONSIDEROHET PËRFLASJE KUNDËR KUR’ANIT DHE SUNNETIT Prej gjërave që duhet patur kujdes dhe vëmendje është se përflasja kundër asaj elite, e cila është më e përzgjedhura (Allahu qoftë i kënaqur më ta) është përflasje kundër fesë. Sepse, nuk ka arritur feja tek brezat që erdhën më pas vetëm se nëpërmjet tyre. Siç u cek edhe më parë në thënien e Ebu Zur’ates i cili tha: Na ka ardhur Kur’ani dhe Sunneti nëpërmjet shokëve të dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem, por ata duan t'i hedhin poshtë dëshmitarët tanë për ta bërë të pavlefshëm Kur’anin dhe Sunnetin. Por ata që i japin përparësi më të madhe përfoljes së tyre, ata janë skeptikët (d.m.th. ata që pakësojnë të drejtat e sahabëve). PËRFLASJA KUNDËR SAHABËVE NUK I DËMTON ATA ASPAK Përflasja kundër sahabëve nuk i dëmton ata aspak, madje atyre u bën dobi, siç u përmend në hadithin e të falimentuarit; ai që përflet nuk dëmton askë tjetër përveç vetes. Kush ndjen ne zemrën e tij dashuri për sahabët, e kjo është një zemër e shëndoshë e cila nuk gjenë në të urrejtjen ndaj tyre, mbron gjuhën e tij nga përflasja kundër tyre, madje i përmend ata gjithmonë në të mirë, le ta falënderojë Allahun për kërë begati që i ka dhënë atij dhe t'i kërkojë Allahut që ta bëjë të qëndrueshëm në këtë gjendje. E në anën tjetër, nëse ka qoftë edhe një grimcë urrejtje për ta dhe i përmend ata me gjuhën e tij duke thënë atë që nuk e meritojnë që t’u thuhet, le të ketë frikë Allahun në vetën e tij e të shmanget prej këtyre krimeve. Le të pendohet tek Allahu perderisa porta e pendimit është e hapur, para se të pendohet e të mos i bëjë dobi pendimi. Zoti ynë! Mos na i bë zemrat tona të shmangen nga e vërteta pasi Ti na ke udhëzuar, dhe na dhuro mëshirë nga mëshira Jote. Vërtet, Ti je Dhuruesi më i madh. Zoti ynë! Na fal ne dhe vëllezërit tanë që qenë para nesh në besim dhe mos lejo në zemrat tona asnjë grimcë urrejtje ndaj atyre që kanë besuar. Zoti ynë! Vërtet që Ti je shumë Dashamirës, Mëshirëplotë.