SlideShare una empresa de Scribd logo
1 de 13
Descargar para leer sin conexión
1 MBUROJA.net
Dobitë e ibadetit në jetën e muslimanit
[Ligjëratë e mbajtur përmes linjës telefonike nga Medineja për vëllezërit muslimanë në Amerikë]
Dijetari dhe muhadithi i Medines
Abdul-Muhsin bin Hamed el-Abbad el-Bedr
Ligjërues në Universitetin Islamik dhe në Xhaminë
e Pejgamberit [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] në Medine
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:Ilir Osmani
Falënderimet i takojnë vetëm All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij kërkojmë
ndihmë dhe falje. Kërkojmë nga All-llahu të na mbrojë nga të këqijat e shpirtrave dhe
veprave tona. Atë që e udhëzon All-llahu, nuk ka kush që e devijon nga rruga e Tij,
ndërsa atë që e humb Ai, nuk ka kush që e drejton në rrugë të drejtë. Dëshmoj dhe
deklaroj se nuk meriton të adhurohet askush pos All-llahut,Të Vetmit që nuk ka shok,
dhe dëshmoj e deklaroj se Muham-medi [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të]
është robi dhe i Dërguari i Tij, të cilin e dërgoi me udhëzim dhe fe të vërtetë me qëllim
që ta ngrisë Islamin mbi çdo fe tjetër. Dëshmoj se Muhamedi [paqja dhe mëshira e All-
llahut qoftë mbi të,] e ka transmetuar emanetin nga All-llahu në mënyrën më të mirë,
duke e këshilluar dhe udhëzuar umetin e tij në çdo të mirë dhe duke ua tërhequr
vërejtjen nga çdo e keqe. O Zoti im, bekoje dhe lavdëroje atë, familjen dhe shokët e tij
dhe të gjithë ata që e përshkojnë rrugën e tij dhe udhëzohen me udhëzimin e tij deri në
ditën e gjykimit!
Kuptimi i fjalës ibadet
Dijetari i madh islam, Ibn Tejmije thotë: “Ibadeti është emër përmbledhës për çdo punë
dhe fjalë të cilën All-llahu e do dhe është i kënaqur me të, qoftë ajo punë e dukshme apo
e fshehur.”
Ky është definicioni më i mirë dhe më përmbledhës që është thënë për fjalën ibadet.
Rëndësia e ibadetit
Ibadeti ka rëndësi shumë të madhe, ngase All-llahu i ka krijuar krijesat, i ka dërguar
pejgamberët dhe i ka zbritur librat vetëm me qëllim që t’i urdhërojë robërit e Tij ta
adhurojnë Atë dhe t’i ndalojë nga adhurimi i tjetërkujt pos Tij. All-llahu i Madhëruar
thotë:
“Nuk i krijova njerëzit dhe xhinët për tjetër përpos që të më adhurojnë Mua,“
pra qëllimi i krijimit të tyre është që ta veçojnë All-llahun me ibadet [adhurim] e të mos i
bëjnë shirk Atij dhe të ndalohen nga mëkatet e tjera.
2 MBUROJA.net
All-llahu i Madhëruar thotë:
“Dhe vërtet kemi dërguar te çdo popull pejgamber që ta adhurojnë All-llahun dhe t’i
largohen tagutëve.”
Dhe thotë:
“Nuk kemi dërguar te asnjë popull pejgamber e të mos i shpallim atij se nuk meriton
askush të adhurohet pos Meje, pra Mua më adhuroni.”
Llojet e ibadetit
Ibadeti është disa lloje. Prej këtyre llojeve janë: frika nga All-llahu, të shpresuarit dhe të
mbështeturit në Të, pendimi dhe kthimi te All-llahu, kërkimi i ndihmës nga Ai, të
therurit [e kurbanit] dhe të zotuarit në emër të Tij…, e lloje të tjera.
Prej llojeve të ibadeteve janë shtyllat e islamit, të cilat janë të përmbledhura në hadithin e
njohur të Xhibrilit, i cili e ka pyetur Pejgamberin [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë
mbi të] për Islamin, e ai i është përgjijgur: ”Islami është të dëshmosh se nuk meriton të
adhurohet askush pos All-llahut, dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, ta
falësh namazin, ta japësh zekatin , ta agjërosh ramazanin dhe ta vizitosh Qaben nëse ke
mundësi udhëtimi.“ [Transmeton imam Muslimi nga hadithi i Umerit r.a. dhe ky është
hadithi i parë në kapitullin e imanit në sahihun e tij.]
Këto shtylla të islamit janë përmendur edhe në hadithin e Abdullah ibni Umerit, ku
Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të], thotë:
“Islami është i ndërtuar mbi pesë shtylla: dëshmia se nuk meriton të adhurohet askush
pos All-llahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, të falurit e namazit, dhënia
e zekatit, haxhi dhe agjërimi i ramazanit.“ [Ky është hadithi i parë në kapitullin e imanit
te Imam Buhariu, ndërsa te Imam Muslimi është i nëntëmbëdhjeti me radhë.]
Kushtet e ibadetit
Ibadeti duhet t’i plotësojë dy kushte që të jetë i pranuar te All-llahu. Ato kushte janë :
1. Sinqeriteti, dmth këto punë dhe ibadete të jenë të sinqerta për hir të All-llahut dhe për
askënd dhe asgjë tjetër;
2. Të jenë në përputhje me sunnetin , porositë dhe mësimet e Pejgamberit [paqja dhe
mëshira e All-llahut qoftë mbi të].
3 MBUROJA.net
Patjetër duhet të jetë puna plotësisht e sinqertë për All-llahun, i Cili është i Vetëm dhe
assesi nuk lejohet t’i bëhet shirk duke ia drejtuar ibadetin ndokujt tjetër pos Tij. Po ashtu
ky adhurim duhet të jetë në përputhje me sunnetin e Pejgamberit [paqja dhe mëshira e
All-llahut qoftë mbi të] dhe se nuk lejohet të adhurohet All-llahu në ndonjë mënyrë tjetër
përveç ashtu siç na ka mësuar Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të],
të cilit këto mësime i janë shpallur nga All-llahu Fuqiplotë.
Kjo është domethënia dhe përmbajtja e dëshmisë “La ilahe il-lall-llah” [nuk meriton të
adhurohet askush përveç All-lahut], dhe e dëshmisë ”Muham-medun resulull-llah“
[Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij].
Pra, kjo dëshmi ka për qëllim se të gjitha punët duhet të jenë të sinqerta për Fytyrën e
All-llahut dhe nuk lejohet t’i dedikohen askujt tjetër dhe për asgjë tjetër pos Tij.
Gjithashtu, nuk lejohet që të adhurohet All-llahu me punë të shpikura në fe, me bidate e
gjëra të urrejtura, për të cilat All-llahu nuk ka zbritur asnjë argument, porse adhurimi
duhet të jetë sipas Sunnetit me të cilin ka ardhur Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All-
llahut qoftë mbi të].
Këto dy kushte janë të domosdoshme që ibadeti të jetë i pranuar tek All-llahu, e nëse
njëri prej këtyre dy kushteve mungon, atëherë puna është e refuzuar dhe nuk pranohet
tek All-llahu.
All-llahu i Madhëruar thotë në lidhje me refuzimin e punës për shkak të mungesës së
sinqeritetit në të:
"Dhe do t’ju qasemi punëve që i kanë punuar e do t’i bëjmë pluhur e hi."
Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] thotë: “Kush shpik në çështjen
[fenë] tonë diç që nuk është prej saj ajo punë është e refuzuar.” [Transmetojnë Buhariu
dhe Muslimi nga hadithi i Aishes r.a.]
Në sahihun e Imam Muslimit ky hadith është me këto fjalë:”Kush punon ndonjë punë që
nuk e kemi urdhëruar me të, ajo punë është e refuzuar.”
Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të], thotë:“Ai që do të jetojë prej
jush pas meje do të shohë e përjetojë kundërshtime dhe përçarje të shumta, e ju kapuni
dhe përmbahuni Sunnetit [rrugës] tim dhe sunnetit të halifeve të udhëzuar e të drejtë
pas meje [hulefaurr-rrashidin]. Kapuni për të [Sunneti] me dhëmballë, dhe ruajuni prej
gjërave të shpikura ne fe, se çdo shpikje është risi [bidat], e çdo bidat është humbje.” [Tr.
Ebu Davudi dhe Tirmidhiu nga hadithi i Irbad ibni Sarijeh, All-llahu qoftë i kënaqur me
të. Imam Tirmidhiu thotë se hadithi është i mirë dhe i vërtetë.]
Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të], ka treguar në hadithe të vërteta
se umeti i tij do të përçahet në shtatëdhjetë e tre grupe, shtatëdhjetë e dy prej tyre do të
4 MBUROJA.net
hyjnë në zjarr, përveç një grupi të vetëm, e ata janë pasuesit e rrugës që e ka përshkuar
Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] dhe shokët e tij, dmth ata që
janë në atë rrugë që ka qenë Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] dhe
shokët e tij, All-llahu qoftë i kënaqur me ta!
Imam Maliku, All-llahu e mëshiroftë thotë:
“Nuk do të përmirësohet fundi i këtij umeti ndryshe, përveç me atë që është
përmirësuar fillimi i tij.”
Dhe thotë:
“Kush shpik ndonjë risi [bidat] në Islam duke e menduar atë si të mirë, ai ka pretenduar
se Muhammedi [paq'a dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të], e ka tradhtuar emanetin
dhe profetësinë, sepse All-llahu thotë: ”…Sot ua përmbusha juve fenë tuaj…”, kështu
që ajo që nuk ka qenë fe atëherë [në kohën e Pejgamberit], nuk është as sot fe.” [ el-
I’tisam i imam Shatibiut 128]
Pra, nuk mjafton të thotë njeriu se unë po e punoj këtë punë edhe në qoftë se nuk na ka
porositur me të Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të], ngase qëllimi
im është i mirë. Argument për këtë është se Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All-llahut
qoftë mbi të], pasi ka dëgjuar se njëri prej shokëve të tij e ka therrë kurbanin para
namazit të bajramit, i ka thënë: ”Dashi yt është dash mishi.“ dmth nuk është kurban,
sepse therja e tij nuk ka qenë sipas Sunnetit, e siç dihet, ajo që na ka mësuar Pejgamberi
[paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] është që therja e kurbanit të bëhet pas
namazit të bajramit, e nëse bëhet para kësaj kohe nuk llogaritet si kurban. [Hadithin e
transmeton Buhariu (nr. 5556) dhe Muslimi (nr. 1961)]
el-Hafidh Ibn Haxher thotë në lidhje më këtë hadith, në Fet’hul Bari [vëll. 10; fq. 17]:
“Ebu Muhammed ibn ebi Hamzete ka thënë: “Ky hadith aludon se puna e njeriut edhe
nëse është e shoqëruar me nijet dhe qëllim të mirë nuk pranohet, përveç nëse është në
pajtim më Sunnetin dhe sheriatin.”
Ajo që e bën edhe më të qartë këtë çështje është edhe rasti kur Abdullah ibn Mes’udi r.a.,
shoku i Pejgamberit [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të], ka kaluar pranë disa
njerëzve të cilët kanë qenë ulur në xhami në formë hallke dhe secili prej tyre i ka marrë
disa gurë, e mes tyre ka qëndruar njëri prej tyre duke u thënë: Madhërone All-llahun
njëqind herë, përmendeni njëqind herë, e ata i numëronin gurët derisa e përfundonin
dhikrin. Abdull-lah ibnu Mes’udi kur i pa, u ndal para tyre e u tha: ”Ç’është kjo që po ju
shoh duke bërë? Ata i thanë: ”O Ebu Abdirr-Rahman, po e përmendim dhe po e
madhërojmë All-llahun duke i numëruar këta gurë. Abdull-llah ibnu Mes’udi u tha:
“Numëroni gjynahet e juaja dhe punët e këqija, se po ju garantoj që nuk do t’ju humbet
asnjë punë e mirë nëse e punoni. O ju popull, sa i shpejtë paska qenë shkatërrimi dhe
devijimi i juaj! Shokët e Pejgamberit [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] ende
5 MBUROJA.net
janë gjallë në mesin tuaj dhe ja, rrobat e tij ende nuk janë kalbur e enët e tij ende nuk janë
thyer. Pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, ju ose jeni në një rrugë dhe fe më të
drejtë se ajo e Pejgamberit, ose jeni duke e hapur një derë të humnerës dhe shkatërrimit?!
Ata i thanë: “O Ebu Abdirr-Rrahman, nuk patëm qëllim tjetër përveç se të bëjmë mirë. E
ai u tha: ”Sa shumë njerëz ka që dëshirojnë të bëjnë mirë, por nuk ia qëllojnë.” [Këtë
hadith e transmeton Darimiu në “Sunenin“ e tij (vëll. 1 fq. 68-69) dhe e ka vërtetuar
Albani në “es-Silsiletus-Sahihah” (nr.2005)]
Dobitë e ibadeteve
Dobitë e ibadetit të përmendura në Kur’an dhe Sunnet janë të shumta. Disa nga ato janë:
zgjerimi i zemrës dhe gjoksit të besimtarit, qetësia shpirtërore, shumimi i rizkut
[furnizimit], shpëtimi i njeriut, prehja dhe rehatia e tij në të dy botët etj.
Disa nga dobitë e ibadetit të përmendura në Kur’an
Në Kur’an përmenden ajete të shumta që flasin rreth dobive dhe gjurmëve që i lë ibadeti
në jetën e njeriut dhe se devotshmëria dhe punët e mira janë shkak për kënaqësinë e tij
në të dy botët.
All-llahu thotë në Librin e Tij:
“Sikur banorët e fshatrave dhe qyteteve të besonin dhe të ruheshin nga haramet, Ne
do t'u hapnim atyre begati dhe bereqete nga qielli dhe toka…”
Ky ajet përmban në vete disa nga vlerat dhe dobitë e ibadetit që i përfiton muslimani në
jetën e kësaj bote. All-llahu na bën me dije se ai që i beson Atij dhe largohet nga gjërat e
ndaluara, do të shpërblehet në këtë botë me shtim të pasurisë dhe do t’i hapen begatitë e
bereqetet me lëshimin e shirave nga qielli dhe me nxjerrjen e bimëve e thesareve të tjerë
nga toka.
All-llahu Fuqiplotë thotë për pasuesit e librave të shenjtë [Hebrenjtë dhe të Krishterët]:
”Sikur ata [Hebrenjtë dhe të Krishterët] ta zbatonin Teuratin, Inxhilin dhe atë që u
zbriti nga Zoti i tyre, do të kishin furnizim me bollëk nga qielli dhe nga toka…”
Ky ajet është i njëjtë me ajetin që u përmend më lartë, sepse pjesa e ajetit,“nga qielli“ ka
për qëllim furnizimet të cilat i zbret All-llahu si rezultat i shiut që e lëshon, dhe
gjithashtu, “nga toka” ka për qëllim begatitë, thesaret, bimët dhe të mbjellat e tjera që i
nxjerr dhe i mbin All-llahu për banorët e saj. Kjo që e ka përmendur All-llahu për
banorët e Tokës në përgjithësi dhe për pasuesit e Librit në veçanti, ka të bëjë me
6 MBUROJA.net
shpërblimin në këtë botë si dobi që sjell me vete imani [besimi] dhe frika ndaj All-llahut,
ndërsa për sa i përket shpërblimit në botën tjetër për besimtarët dhe të devotshmit, All-
llahu i Madhëruar në Librin e Tij thotë:
“Po sikur pasuesit e librit [Hebrenjtë dhe të Krishterët] të besonin dhe të ruheshin
[duke i praktikuar porositë e Zotit dhe duke u ndaluar nga haramet], do t’ua shlyenim
dhe falnim mëkatet e tyre dhe do t’i futnim në xhenetet e mirësisë së përhershme.”
Dhe thotë:
“O ju që besuat, kini frikë All-llahun dhe thuani fjalë te drejta.” [Nëse e bëni këtë ]
Jua përmirëson punët dhe jua fal mëkatet, se kush e respekton All-llahun dhe të
Dërguarin e Tij, ai ka fituar me një fitore të madhe.”
Vërtet përmirësimi i punëve të muslimanit në këtë botë dhe falja e gjynaheve të tij në
botën tjetër janë prej dobive të mëdha të përmendura në këtë ajet, si rezultat i frikës ndaj
All-lahut dhe të folurit e fjalëve të drejta.
All-llahu i Madhëruar thotë:
”Kush i ruhet All-llahut [duke i jetësuar urdhrat e Tij dhe duke u përmbajtur nga
ndalesat e Tij], Ai do t’i hapë rrugëdalje dhe do ta furnizojë prej nga nuk e pret.”
Ky ajet na bën me dije se devotshmëria dhe frika nga All-llahu, duke i përfillur urdhrat e
tij dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij, kanë si rezultat hapjen e rrugëdaljeve në
momente të vështira dhe gjithashtu sjellin me vete furnizimin e All-llahut prej nga nuk e
pret dhe nuk e mendon njeriu.
All-llahu i Madhëruar thotë:
“Kush ia ka frikën All-llahut, Ai do t’ia lehtësojë punët.”
Gjithashtu prej dobive të frikës ndaj All-llahut është se All-llahu ia lehtëson çështjet
njeriut dhe ia hap atij rrugët e hajrit, të cilat e çojnë drejt kënaqësisë së kësaj bote dhe të
botës tjetër.
Gjithashtu thotë:
“Kush ia ka frikën All-llahut do t’ia mbulojë mëkatet e tij dhe do t’ia rrisë
shpërblimin.”
Ky është shpërblimi në botën tjetër për devotshmërinë dhe frikën ndaj All-llahut. All-
llahu i Madhëruar thotë:
7 MBUROJA.net
“O ju që keni besuar, kini frikë All-llahun, se Ai do t’ju mundësojë ta dalloni të
vërtetën nga e pavërteta, do t’jua mbulojë të këqijat e juaja dhe do t’ju falë juve, All-
llahu ka mirësi dhe begati të madhe.”
Ky ajet bën me dije se ai që ia ka dronë All-llahut duke punuar me porositë e Tij dhe të
Dërguarit të Tij, All-llahu do t’i mundësojë ta dallojë të vërtetën nga e pavërteta dhe të
ecë drejt All-llahut me argument dhe udhëzim të plotë në këtë dunja, ndërsa në botën
tjetër do ta shpërblejë me mbulimin e mëkateve dhe faljen e tyre.
I ngjashëm me këtë ajet është edhe ajeti ku All-llahu thotë:
“Kini frikë All-llahun dhe All-llahu do t’ju mësojë juve. All-llahu di çdo gjë.”
All-llahu thotë për Nuhun a.s. dhe popullin e tij:
Dhe u kam thënë atyre, kërkoni falje nga Zoti juaj se vërtet Ai është që fal shumë. [
Nëse e bëni këtë] Ai do të lëshojë shiun për ju me bollëk, do t’ju furnizojë me pasuri
e fëmijë dhe do t’ju japë juve kopshte dhe lumenj.”
Këto gjëra që janë përmendur në këtë ajet janë si rezultat ibadetit që është përmendur në
të, e ai është istigfari [të kërkuarit e faljes nga All-llahu].
Po ashtu All-llahu tregon për Hudin i cili e thërret popullin e tij duke u thënë:
”O populli im, kërkoni falje nga Zoti juaj dhe pendohuni te Ai, që t’ju lëshojë shi të
mjaftueshëm nga qielli dhe t’ju japë forcë edhe më shumë se sa posedoni…”
Gjithashtu All-llahu e përmend edhe Muham-medin [paqja dhe mëshira e All-llahut
qoftë mbi të], kur i thotë popullit të tij:
”Dhe kërkoni falje nga Zoti juaj e pendohuni tek Ai që t’ju begatojë me begati të mira
deri në një afat të caktuar [në momentin e vdekjes] dhe t’i japë çdo mirësi [në botën
tjetër] atij që e meriton…”
All-llahu thotë:
”Kush punon një punë të mirë, qoftë burrë apo grua, duke qenë besimtar, atij do t’i
mundësojmë të kalojë jetë të këndshme [në këtë botë], kurse [në botën tjetër] do të
shpërblehen me punët më të mira që i kanë punuar.”
Ky ajet tregon se imani dhe punët e mira mundësojnë që njeriu të kalojë jetë të
këndshme dhe të lumtur në këtë botë, të sendërtuar me devotshmëri ndaj All-llahut dhe
respektim të të Dërguarit të Tij, kurse në botën tjetër të arrijë shpërblim të madh për
8 MBUROJA.net
shkak të besimit të tij dhe punëve të mira.
Disa nga dobitë e ibadeteve të përmendura në Sunnet
Në Sunnetin e Pejgamberit [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] janë përmendur
dobi të shumta të ibadeteve dhe punëve të mira. Prej këtyre dobive është porosia e
Pejgamberit [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të], për Muadh ibn Xhebelin, ku i
thotë: “Ruaje All-llahun [duke iu ruajtur ndalesave të Tij], All-llahu do të ruajë ty. Ruaje
All-llahun, dhe do ta gjesh Atë në krah tëndin…” [Transmeton Tirmidhiu, [nr.2516] dhe
thotë hadithi është i mirë dhe i vërtetë.]
Në një transmetim tjetër në librin e Imam Ahmedit [nr.2803] thotë: ”Ruaje All-llahun ,
All-llahu do të ruajë ty. Ruaje All-llahun, dhe do ta gjesh Atë në anën tënde. Njihe Atë
në kohë të mirë, dhe Ai do të të njohë dhe ndihmojë në vështirësi.” Ky hadith është
hadithi i nëntëmbëdhjeti me radhë në librin e imam Ibni Rexhebit, “Dyzet hadithet e
Neveviut.”
Ruajtja dhe mbrojtja e All-llahut për robin e Tij është dy llojesh:
1. Mbrojte në trupin, pasurinë, fëmijët dhe familjen e tij dhe,
2. Mbrojtje në fenë e tij, në mënyrë që të shpëtojë prej dyshimeve e devijimeve të
ndryshme dhe prej pasimit të epsheve të ndaluara. Në këtë mënyrë njeriu mbetet i
përqendruar në rrugë dhe fe të drejtë gjatë jetës së tij në këtë botë. Kjo mbrojtje
realizohet nga All-llahu për atë që e ruan All-llahun, duke i ruajtur kufijtë dhe ndalesat e
Tij dhe duke i përfillur fjalët dhe porositë e Tij. Për këtë ruajtje, që e bën muslimani, All-
llahu e shpërblen me ruajtje nga Ai, sepse shpërblimi vjen prej llojit të punës.
Ndërsa fjala e tij, “Ruaje All-llahun, dhe do ta gjesh Atë në anën tënde,” dmth do ta
gjesh pranë teje që të kujdeset për ty, që të mbrojë dhe të ruajë ty nga çdo e keqe.
Kurse fjala e tij: “Njihe All-llahun në kohë qetësie dhe në rehati, Ai do të të njohë në
vështirësi." dmth që të jesh i vazhdueshëm në adhurimin e Tij dhe pasimin e të
Dërguarit të Tij gjatë kohës së lirë dhe rehatisë, që All-llahu të të shpërblejë duke të
ruajtur në kohë të vështira dhe në ato raste kur gjendesh në sprova dhe sfida të
ndryshme.
Këtë gjë e argumenton edhe ngjarja e tre personave të cilët kanë hyrë për të fjetur në një
shpellë, kur papritmas është rrokullisur një shkëmb nga lartë dhe ua ka zënë hyrjen e
shpellës, kështu që kanë mbetur në të sikur të jenë futur në varr për së gjalli. Duke qenë
në këtë gjendje të vështirë kanë biseduar ndërmjet veti dhe kanë rënë dakord se e vetmja
mënyrë për t’i shpëtuar All-llahu është që të kërkojnë ndihmë duke i përmendur punët e
mira e të sinqerta që i kanë punuar për All-llahun derisa kanë qenë të lirë, e të
ndërmjetësohen me to te All-llahu, dhe ta lusin Atë që t’i shpëtojë nga kjo fatkeqësi që i
9 MBUROJA.net
ka goditur. Njëri prej tyre e ka lutur All-llahun me respektin dhe kujdesin tij për
prindërit e tij, tjetri me lënien e amoralitetit dhe punës së shëmtuar për hir të All-lahut
duke patur mundësi ta bëjë atë, ndërsa i treti e ka lutur All-lahun me ruajtjen e hakut të
punëtorit të tij dhe shumimit të pasurisë së tij, pasi që ky punëtor kishte shkuar pa e
marrë hakun e një dite të punës. Pra, çdo njëri prej tyre është ndërmjetësuar tek All-llahu
dhe e ka lutur Atë me punë të mira që i ka punuar në kohë të mirë, dhe për këtë shkak
All-llahu ua ka larguar shkëmbin dhe kanë dalë të lirë.
Ngjarja e këtyre tre personave është përmendur në “Sahihul-Buhari” [nr.2215] dhe në
“Sahihu Muslim” [nr.2743], nga hadithi i Abdullah ibni Umerit.
Dobitë e namazit në jetën e muslimanit
Namazi është shtylla e Islamit. Ai e ndalon njeriun nga e puna e shëmtuar dhe
imoraliteti dhe është lidhje e fortë ndërmjet All-llahut dhe robit të Tij. Nëse muslimani e
kryen këtë ibadet me përkushtim, duke qenë i rregullt me faljen e namazit të obliguar
dhe atij vullnetar, në këtë mënyrë ai e forcon dhe e ripërtërin vazhdimisht lidhjen me
Zotin e tij. Për të gjitha këto, All-llahu e shpërblen duke e larguar nga punët e ndyta dhe
të neveritura, sepse njeriu kur dëshiron ta bëjë ndonjë mëkat, apo punë të pahijshme
mendohet dhe e pyet vetveten se përse falet. Atëherë, i kujtohet se këtë e bën prej
dëshirës dhe lakmisë që e ka për shpërblimin e All-llahut dhe i shtyrë nga frika prej
dënimit të Tij. Në këtë mënyrë, namazi e largon nga të këqijat dhe imoraliteti dhe robi
qëndron larg çdo pune të ligë. All-llahu i Madhëruar thotë: “Dhe fale namazin, vërtet
namazi të largon nga imoraliteti dhe puna e keqe…”
Dobitë e zekatit
Zekati ka dobira të mëdha në jetën e njeriut. Ai e pastron shpirtin nga koprracia, dhe
gjithashtu e pastron pasurinë dhe është shkak për rritjen dhe shumimin e saj. Me të
realizohet sigurimi ekzistencial për çdo individ të shoqërisë dhe kjo realizohet duke
ndarë të pasurit një sasi të caktuar të pasurisë së tyre me qëllim që t’i dedikohet të
varfërve. Në këtë mënyrë, të varfërve u përmbushet nevoja e tyre dhe u sigurohet
ekzistenca dhe gjërat elementare për jetë, si rezultat i kësaj të drejte të tyre me të cilën
All-llahu i ka obliguar të pasurit. Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi
të] i thotë Muadh ibn Xhebelit, të cilin e dërgon në Jemen për ta thirrur këtë popull në
përqafimin e Islamit: “…nëse e pranojnë atë [namazin], atëherë tregoju se All-llahu i ka
obliguar me zekat [lëmoshë] në pasurinë e tyre, e cila merret nga të pasurit e tyre dhe u
jepet të varfërve.”
Në nxjerrjen kësaj lëmoshe, zekatit pra, ka dobira të mëdha për të pasurit, të cilëve u
pastrohen shpirtrat nga koprracia, u shumohet pasuria e tyre dhe shpërblehen tek All-
10 MBUROJA.net
llahu për bamirësinë e tyre ndaj vëllezërve muslimanë, të cilët janë nevojtarë dhe
gjenden në situatë të vështirë. All-llahu e ka obliguar zekatin në atë mënyrë që të mos e
dëmtojë të pasurin, duke e ndarë një sasi dhe përqindje të vogël nga pasuria e tij e cila
do të mjaftojë për përmbushjen e nevojave elementare të të varfrit.
Prej gjërave ta mira dhe dobive që i sjell zekati, pos bamirësisë ndaj të vobektëve, është
edhe ajo se All-llahu ia shton rrizkun dhe të mirat atij që e shpenzon pasurinë e vet në
rrugë të All-llahut. Transmeton Imam Muslimi në Sahihun e tij [nr.2984] një hadith nga
Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] ka
thënë: ”Një njeri ka qenë duke ecur në një shkretëtirë dhe e ka dëgjuar një zë në re duke
thënë: Ujite kopshtin e filanit. Ajo re është drejtuar drejt një vendi guror dhe e ka lëshuar
shiun. Ky ujë është tubuar i tëri nga ai vend në një përroskë, e personi që e kishte
dëgjuar zërin e përcolli ujin deri sa erdhi te një njeri që e drejtonte ujin duke ia hapur
kanalet me shatin e tij. Pasi që e vëren këtë njëri i thotë: O rob i Al-llahut, si quhesh? Ai i
përgjigjet me atë emër që e kishte dëgjuar në re e pastaj i drejtohet dhe i thotë: Përse po
më pyet, o robi i All-llahut? Thotë: Unë e dëgjova një zë në renë e cila e lëshoi këtë shi
duke thënë: Ujite kopshtin e filanit me emrin tënd, e ti më trego se ç’bën në të? Ai tha:
Pasi ma the këtë, po të tregoj. Unë e jap sadaka [lëmoshë] një të tretën e asaj që e përfitoj
nga ky kopsht, me një të tretën ushqehem unë dhe familja ime, dhe një të tretën e kthej
në të.” Kurse në një transmetim tjetër të këtij hadithi thotë:“…kurse një të tretën e fundit
e shpenzoj për të vobektit, lypësit dhe udhëtarët.”
Dobitë e agjërimit
Agjërimi, gjithashtu, lë gjurmë dhe dobira të mëdha në jetën e muslimanit. Ai është
mbrojtje për njeriun, siç ka thënë Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi
të], “Agjërimi është mbrojtje.” [Transmetojnë Buhariu (nr. 1894) dhe Muslimi (nr.1151)]
Pra, është mbrojtje prej zjarrit të Xhehenemit në botën tjetër dhe gjithashtu është mbrojtje
prej mëkateve në këtë botë. Agjërimi e zbut forcën epshore të njeriut dhe e pengon atë
për të rënë në mëkate dhe gjëra të ndaluara, ngase shpesh ndodh që epshi i njeriut t’i
japë përparësi ndonjë pune që nuk e ka përfundimin e mirë. Për këtë thotë Pejgamberi
[paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të]: “Xheneti është i rrethuar me gjëra të
pakëndshme, ndërsa zjarri është i rrethuar me gjëra të këndshme dhe epshe.”
[Transmetojnë Buhariu (nr.6487) dhe Muslimi (nr.2822)]
Rruga për në xhenet kërkon sabër dhe vendosmëri në adhurimin e All-llahut, kërkon
sabër për t’iu larguar mëkateve, ndërsa rruga për në zjarr është e shtruar me epshe dhe
sende që i do shpirti i njeriut. Njeriu me të larguarit nga ato epshe e shpëton veten nga
poshtërimi në këtë botë dhe dënimi në botën tjetër, por nëse nuk largohet prej tyre, ato
do ta shpijnë në gjëra të ndaluara, kënaqësia e së cilave është e shkurtë dhe kalimtare,
kurse përfundimi i tij do të jetë shkatërrimi, poshtërimi dhe turpi në të dy botët. Në
hadithin që e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Abdull-llah ibni Mes’udi,
11 MBUROJA.net
Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] thotë: ”O ju të rinj, kush ka
mundësi prej jush për ta mbajtur familjen le të martohet, ngase kjo është më e mirë për
ta ruajtur nderin dhe për ta ulur shikimin. E kush nuk mundet, atëherë lë të agjërojë, se
agjërimi për të është mbrojtje.” Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të]
ka sqaruar se më mirë është për atë që ka mundësi materiale dhe fizike të shpejtojë me
martesë që ta ruajë veten e tij dhe të tjerët, e nëse nuk ka mundësi për t'u martuar,
atëherë le ta përdorë këtë bar profetik, të cilin e ka porositur Pejgamberi [paqja dhe
mëshira e All-llahut qoftë mbi të], e ai është agjërimi, sepse me agjërim njeriu e zbut
epshin e tij dhe nuk ka mundësi t’i bëjë shumë punë të cilat ka pasur mundësi t’i bëjë pa
qenë agjërueshëm.
Si përfundim i kësaj themi se ky udhëzim profetik nga i Dërguari i All-llahut për të
rinjtë, është që të nxitojnë me martesë nëse kanë mundësi për të, e nëse jo, atëherë lë të
agjërojnë dhe t’i ulin epshet e tyre me anë të agjërimit. Gjithashtu me agjërim të pasurit e
ndjejnë në veten e tyre dhembjen e urisë. Në këtë mënyrë, ata e përkujtojnë dhuntinë e
All-llahut që i ka pasuruar dhe e falënderojnë Atë për këtë të mirë. Gjithashtu e ndjejnë
në vete se në mesin e tyre gjenden vëllezër, të cilët e përjetojnë dhimbjen e urisë edhe pa
agjëruar ngase nuk kanë me se ta largojnë urinë, dhe kjo i shtyn edhe më shumë në
bamirësi, ndihmesë dhe shpenzim për të varfrit dhe nevojtarët.
Dobitë e haxhit
Haxhi po ashtu është një ibadet i madh, të cilin All-llahu e ka bërë obligim për robërit e
Tij një herë në jetë. Për kryerjen e këtij ibadeti duhet të ekzistojë mundësia materiale dhe
fizike e njeriut. Dobitë dhe të mirat e këtij ibadeti janë shumë të mëdha. Pejgamberi
[paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] thotë në hadithin që e transmeton Ebu
Hurejra r.a.: “Prej umres në umre shlyen mëkatet që janë mes tyre, kurse haxhi i pranuar
[i cili kryhet me sinqeritet dhe sipas porosive të Pejgamberit] nuk ka tjetër shpërbim
përpos Xhenetit.” [Transmetojnë Buhariu (nr.1773) dhe Muslimi (nr.1349).]
Ebu Hurejra r.a. tregon se është pyetur Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë
mbi të] se cila punë është më e mira, e ai është përgjigjur: ”Të besosh në All-llahun dhe
të Dërguarin e Tij. I është thënë: E cila pas saj? Ka thënë: Xhihadi në rrugën e All-llahut. I
është thënë përsëri: E cila pas saj? Ka thënë: Haxhi mebrur [i pranuar].” [Transmetojnë
Buhariu [nr.26] dhe Muslimi [nr.83].]
Transmeton Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të]
ka thënë: ”Kush e bën haxhin duke u ruajtur prej marrëdhënieve intime dhe prej
mëkateve, kthehet [nga haxhi] sikur e ka lindur nëna e tij [pa mëkate].” [Transmetojnë
Buhariu (nr.1521) dhe Muslimi (nr.1350)] Haxhi mebrur [i pranuar] është kur kryhet me
sinqeritet dhe në përputhje me Sunnetin e të Dërguarit [paqja dhe mëshira e All-llahut
qoftë mbi të], ndërsa prej shenjave të haxhit të pranuar është që njeriu të jetë pas haxhit
12 MBUROJA.net
në gjendje më të mirë sesa ka qenë para tij, kështu që nëse shndërrohet gjendja e njeriut
pas kryerjes së haxhit prej të keqes në të mirë, apo prej të mirës në më të mirë, kjo tregon
qartë se ky haxh është i pranuar tek All-llahu i Madhëruar.
Në haxh dhe umre njeriu e adhuron All-llahun dhe afrohet tek Ai me ibadete që nuk ka
mundësi t’i kryejë në ndonjë vend tjetër si tavafi rreth Qabes, të cilin e ka bërë All-lahu
ibadet të posaçëm për Shtëpinë e Tij të pastër. Njeriu kur arrin në Meke sillet rreth Qabes
dhe afrohet kah All-llahu me këtë ibadet, të cilin po të mos ishte në Mekë nuk do të
kishte pasur mundësi ta bëjë, sepse çdo tavaf në ndonjë vend tjetër të botës nuk lejohet
dhe All-llahu nuk e pranon atë. Për këtë është e ndaluar t’i bëhet tavaf ndonjë tyrbeje a
varri apo çdo vendi tjetër kudo qoftë ai në botë përpos Qabes së nderuar. Prej ibadeteve
të posaçme me të është edhe puthja e Gurit të Zi dhe prekja e Ruknul Jemanit. All-llahu
nuk ka lejuar që të afrohet muslimani tek Ai me puthjen apo prekjen e ndonjë guri tjetër
pos këtyre dy vendeve. Për këtë, Omer ibnul Hat-tabi kur e ka puthur gurin e zi ka
thënë: “Unë e di se ti je gur që nuk sjell dobi as dëm, por sikur të mos e kisha parë
Pejgamberin [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] duke të puthur, nuk do të
kisha puthur as unë.” [Transmetojnë Buhariu (nr.1597) dhe Muslimi (nr.1270)]
Prej gjurmëve dhe dobive që i lë haxhi dhe umreja është se muhrimi kur ta veshë
ihramin barazohet me të gjithë njerëzit e tjerë, qofshin ata të pasur apo të varfër. Njeriu
me këtë veshje e përkujton mbulimin e trupit pas vdekjes së tij, e kjo e nxit atë që të
përgadisë punë të mira, të cilat janë pasuria më e mirë dhe më e madhe e muslimanit.
All-llahu i Madhëruar thotë:
“Dhe përgatituni [merrni ushqim dhe atë çka ju nevojitet për në haxh], vërtet ushqimi
dhe përgatitja më e mirë [për muslimanin] është devotshmëria [frika ndaj All-
llahut].“
Dobi dhe e mirë tjetër e haxhit është edhe bashkimi i muslimanëve në ditën e Arafatit.
Ky tubim përkujton tubimin e njerëzve në vendin e caktuar në Ditën e Gjykimit, dhe kjo
e nxit njeriun që të përgatitet për atë ditë të madhe me punë të mira me të cilat All-llahu
është i kënaqur. Në haxh gjithashtu takohen muslimanët nga çdo skaj i botës, nga lindja
dhe perëndimi, veriu dhe jugu, njoftohen dhe këshillohen ndërmjet veti, i ndajnë
kënaqësitë dhe dhimbjet së bashku, e udhëzojnë njëri-tjetrin në të mirë dhe ndihmohen
ndërmjet veti në mirësi dhe devotshmëri ashtu siç i ka urdhëruar All-llahu i
Plotfuqishëm.
Më në fund mund të themi se këto ibadete, të cilat i ka obliguar All-llahu dhe mbi të cilat
e ka sendërtuar këtë fe të pastër kanë dobira të mëdha dhe lënë gjurmë të thella në
shpirtin e muslimanit, dhe gjithashtu sjellin me vete dobi të mëdha për të në botën tjetër.
E lus All-llahun që t’i udhëzojë të gjithë muslimanët në ato punë me të cilat është i
kënaqur Ai, e të na bëjë prej atyre që e dëgjojnë fjalën e All-llahut dhe e pasojnë në
13 MBUROJA.net
mënyrën më të mirë. Vërtet, Ai është Bujar dhe Mëshirues i madh. Bekimi dhe mëshira e
All-llahut qofshin mbi më të mirin e të dërguarve të Tij, imamin dhe zotëriun tonë
Muhammedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe të gjithë ata që e trasojnë rrugën e tij
dhe udhëzohen me mësimet e tij. Falënderimi dhe lavdia i takojnë All-llahut, Zotit të
Gjithësisë.
es-Selamu alejkum ue Rahmetull-llahi ue Berekatuhu

Más contenido relacionado

La actualidad más candente

Dr. Musli Vërbani - Sinqeriteti
Dr. Musli Vërbani - SinqeritetiDr. Musli Vërbani - Sinqeriteti
Dr. Musli Vërbani - SinqeritetiLibra Islame
 
Dr. Musli Vërbani - Durimi
Dr. Musli Vërbani - DurimiDr. Musli Vërbani - Durimi
Dr. Musli Vërbani - DurimiLibra Islame
 
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRregullatIslame
 
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmitParalajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmitRregullatIslame
 
Dr. Musli Vërbani - Turpi
Dr. Musli Vërbani - TurpiDr. Musli Vërbani - Turpi
Dr. Musli Vërbani - TurpiLibra Islame
 
Aureti i muslimanes përpara grave
Aureti i muslimanes përpara graveAureti i muslimanes përpara grave
Aureti i muslimanes përpara graveRregullatIslame
 
Agjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teraviveAgjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teraviveRregullatIslame
 
Si dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem
Si dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lemSi dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem
Si dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lemRregullatIslame
 
Dr. Musli Vërbani - Mëshira
Dr. Musli Vërbani - MëshiraDr. Musli Vërbani - Mëshira
Dr. Musli Vërbani - MëshiraLibra Islame
 
SQARIM I DETAJUAR I DY DESHMIVE TE ISLAMIT
SQARIM I DETAJUAR I DY DESHMIVE TE ISLAMITSQARIM I DETAJUAR I DY DESHMIVE TE ISLAMIT
SQARIM I DETAJUAR I DY DESHMIVE TE ISLAMITRregullatIslame
 
Haxhi, Vlera dhe Dobitë e tij
Haxhi, Vlera dhe Dobitë e tijHaxhi, Vlera dhe Dobitë e tij
Haxhi, Vlera dhe Dobitë e tijRregullatIslame
 
Dr. Musli Vërbani - Emaneti
Dr. Musli Vërbani - EmanetiDr. Musli Vërbani - Emaneti
Dr. Musli Vërbani - EmanetiLibra Islame
 
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebetA është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebetRregullatIslame
 
Dr. Musli Vërbani - Drejtësia
Dr. Musli Vërbani - DrejtësiaDr. Musli Vërbani - Drejtësia
Dr. Musli Vërbani - DrejtësiaLibra Islame
 
Madhështia dhe vlera e ezanit
Madhështia dhe vlera e ezanitMadhështia dhe vlera e ezanit
Madhështia dhe vlera e ezanitMondi Marku
 
Sq Shpjegimi i bazave të besimit
Sq Shpjegimi i bazave të besimitSq Shpjegimi i bazave të besimit
Sq Shpjegimi i bazave të besimitFatos
 
Dispozitat e haxhit dhe të umres
Dispozitat e haxhit dhe të umresDispozitat e haxhit dhe të umres
Dispozitat e haxhit dhe të umresRregullatIslame
 
FORMAT E SHIRKUT TË VOGËL
FORMAT E SHIRKUT TË VOGËLFORMAT E SHIRKUT TË VOGËL
FORMAT E SHIRKUT TË VOGËLRregullatIslame
 
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast FitneshRregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast FitneshRregullatIslame
 

La actualidad más candente (20)

Dr. Musli Vërbani - Sinqeriteti
Dr. Musli Vërbani - SinqeritetiDr. Musli Vërbani - Sinqeriteti
Dr. Musli Vërbani - Sinqeriteti
 
Dr. Musli Vërbani - Durimi
Dr. Musli Vërbani - DurimiDr. Musli Vërbani - Durimi
Dr. Musli Vërbani - Durimi
 
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
 
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmitParalajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit
 
Dr. Musli Vërbani - Turpi
Dr. Musli Vërbani - TurpiDr. Musli Vërbani - Turpi
Dr. Musli Vërbani - Turpi
 
Aureti i muslimanes përpara grave
Aureti i muslimanes përpara graveAureti i muslimanes përpara grave
Aureti i muslimanes përpara grave
 
Agjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teraviveAgjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teravive
 
Si dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem
Si dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lemSi dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem
Si dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem
 
Për ty që (s') falesh
Për ty që (s') faleshPër ty që (s') falesh
Për ty që (s') falesh
 
Dr. Musli Vërbani - Mëshira
Dr. Musli Vërbani - MëshiraDr. Musli Vërbani - Mëshira
Dr. Musli Vërbani - Mëshira
 
SQARIM I DETAJUAR I DY DESHMIVE TE ISLAMIT
SQARIM I DETAJUAR I DY DESHMIVE TE ISLAMITSQARIM I DETAJUAR I DY DESHMIVE TE ISLAMIT
SQARIM I DETAJUAR I DY DESHMIVE TE ISLAMIT
 
Haxhi, Vlera dhe Dobitë e tij
Haxhi, Vlera dhe Dobitë e tijHaxhi, Vlera dhe Dobitë e tij
Haxhi, Vlera dhe Dobitë e tij
 
Dr. Musli Vërbani - Emaneti
Dr. Musli Vërbani - EmanetiDr. Musli Vërbani - Emaneti
Dr. Musli Vërbani - Emaneti
 
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebetA është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
 
Dr. Musli Vërbani - Drejtësia
Dr. Musli Vërbani - DrejtësiaDr. Musli Vërbani - Drejtësia
Dr. Musli Vërbani - Drejtësia
 
Madhështia dhe vlera e ezanit
Madhështia dhe vlera e ezanitMadhështia dhe vlera e ezanit
Madhështia dhe vlera e ezanit
 
Sq Shpjegimi i bazave të besimit
Sq Shpjegimi i bazave të besimitSq Shpjegimi i bazave të besimit
Sq Shpjegimi i bazave të besimit
 
Dispozitat e haxhit dhe të umres
Dispozitat e haxhit dhe të umresDispozitat e haxhit dhe të umres
Dispozitat e haxhit dhe të umres
 
FORMAT E SHIRKUT TË VOGËL
FORMAT E SHIRKUT TË VOGËLFORMAT E SHIRKUT TË VOGËL
FORMAT E SHIRKUT TË VOGËL
 
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast FitneshRregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
 

Similar a Dobit e ibadetit ne jeten e muslimanit

Mësime të Rëndësishme për Popullin e Thjeshtë
Mësime të Rëndësishme për Popullin e ThjeshtëMësime të Rëndësishme për Popullin e Thjeshtë
Mësime të Rëndësishme për Popullin e ThjeshtëLexo dhe Mëso
 
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtëMësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtëRregullatIslame
 
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!T’ua mësojmë fëmijëve besimin!
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!Lexo dhe Mëso
 
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijNjohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijLexo dhe Mëso
 
Njohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tij
Njohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tijNjohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tij
Njohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tijLexo dhe Mëso
 
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijNjohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijRregullatIslame
 
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëMetodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëLexo dhe Mëso
 
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëMetodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëRregullatIslame
 
Sq Etika Islame
Sq Etika IslameSq Etika Islame
Sq Etika IslameFatos
 
Sq silluni bute_o_pasues_te_sunetit
Sq silluni bute_o_pasues_te_sunetitSq silluni bute_o_pasues_te_sunetit
Sq silluni bute_o_pasues_te_sunetitFatos
 
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeLexo dhe Mëso
 
Të kapemi fort mbas Menhexhit Selefij
Të kapemi fort mbas Menhexhit SelefijTë kapemi fort mbas Menhexhit Selefij
Të kapemi fort mbas Menhexhit SelefijLexo dhe Mëso
 
40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviut40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviutamarstafa
 
Pozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të mira
Pozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të miraPozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të mira
Pozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të miraLexo dhe Mëso
 
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e PejgamberitFjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e PejgamberitLexo dhe Mëso
 
70 porosi nga Muhamedi a.s
70 porosi nga Muhamedi a.s70 porosi nga Muhamedi a.s
70 porosi nga Muhamedi a.sDenis Berberi
 
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rrituritPyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rrituritLexo dhe Mëso
 
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rrituritPyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rrituritRregullatIslame
 
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të MedinesMargaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të MedinesLexo dhe Mëso
 

Similar a Dobit e ibadetit ne jeten e muslimanit (20)

Mësime të Rëndësishme për Popullin e Thjeshtë
Mësime të Rëndësishme për Popullin e ThjeshtëMësime të Rëndësishme për Popullin e Thjeshtë
Mësime të Rëndësishme për Popullin e Thjeshtë
 
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtëMësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
 
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!T’ua mësojmë fëmijëve besimin!
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!
 
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijNjohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
 
Njohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tij
Njohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tijNjohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tij
Njohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tij
 
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijNjohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
 
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëMetodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
 
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëMetodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
 
Sq Etika Islame
Sq Etika IslameSq Etika Islame
Sq Etika Islame
 
Sq silluni bute_o_pasues_te_sunetit
Sq silluni bute_o_pasues_te_sunetitSq silluni bute_o_pasues_te_sunetit
Sq silluni bute_o_pasues_te_sunetit
 
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
 
Të kapemi fort mbas Menhexhit Selefij
Të kapemi fort mbas Menhexhit SelefijTë kapemi fort mbas Menhexhit Selefij
Të kapemi fort mbas Menhexhit Selefij
 
40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviut40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviut
 
Pozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të mira
Pozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të miraPozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të mira
Pozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të mira
 
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e PejgamberitFjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit
 
70 porosi nga Muhamedi a.s
70 porosi nga Muhamedi a.s70 porosi nga Muhamedi a.s
70 porosi nga Muhamedi a.s
 
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rrituritPyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
 
Etika islame 2
Etika islame 2Etika islame 2
Etika islame 2
 
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rrituritPyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
 
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të MedinesMargaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
 

Más de E verteta vjen nga Zoti (20)

Kurani i Shenjte Shqip
Kurani i Shenjte ShqipKurani i Shenjte Shqip
Kurani i Shenjte Shqip
 
Rruga e Muslimanit
Rruga e MuslimanitRruga e Muslimanit
Rruga e Muslimanit
 
Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare
Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare
Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare
 
E verteta-e-qarte
E verteta-e-qarteE verteta-e-qarte
E verteta-e-qarte
 
Eutanazia
EutanaziaEutanazia
Eutanazia
 
Etika islame
Etika islameEtika islame
Etika islame
 
Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)
Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)
Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)
 
Shabaan the neglected month of blessings
Shabaan the neglected month of blessingsShabaan the neglected month of blessings
Shabaan the neglected month of blessings
 
Muslim
MuslimMuslim
Muslim
 
Knowledge in islam
Knowledge in islamKnowledge in islam
Knowledge in islam
 
Kitab ut tawheed-book of monotheism
Kitab ut tawheed-book of monotheismKitab ut tawheed-book of monotheism
Kitab ut tawheed-book of monotheism
 
Fortress of the muslim
Fortress of the muslimFortress of the muslim
Fortress of the muslim
 
Sword against Black magic evil magicians
Sword against Black magic evil magiciansSword against Black magic evil magicians
Sword against Black magic evil magicians
 
Erdhi t'ju mesoj fen tuaj
Erdhi t'ju mesoj fen tuajErdhi t'ju mesoj fen tuaj
Erdhi t'ju mesoj fen tuaj
 
Emrat e bukur musliman meshkuj
Emrat e bukur musliman meshkujEmrat e bukur musliman meshkuj
Emrat e bukur musliman meshkuj
 
Emrat e bukur muslimane femra
Emrat e bukur muslimane femraEmrat e bukur muslimane femra
Emrat e bukur muslimane femra
 
Emrat dhe cilesite e allahut
Emrat dhe cilesite e allahutEmrat dhe cilesite e allahut
Emrat dhe cilesite e allahut
 
Emancipimi i pacip
Emancipimi i pacipEmancipimi i pacip
Emancipimi i pacip
 
Elsie
ElsieElsie
Elsie
 
El ahnaf
El ahnafEl ahnaf
El ahnaf
 

Dobit e ibadetit ne jeten e muslimanit

  • 1. 1 MBUROJA.net Dobitë e ibadetit në jetën e muslimanit [Ligjëratë e mbajtur përmes linjës telefonike nga Medineja për vëllezërit muslimanë në Amerikë] Dijetari dhe muhadithi i Medines Abdul-Muhsin bin Hamed el-Abbad el-Bedr Ligjërues në Universitetin Islamik dhe në Xhaminë e Pejgamberit [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] në Medine Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:Ilir Osmani Falënderimet i takojnë vetëm All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje. Kërkojmë nga All-llahu të na mbrojë nga të këqijat e shpirtrave dhe veprave tona. Atë që e udhëzon All-llahu, nuk ka kush që e devijon nga rruga e Tij, ndërsa atë që e humb Ai, nuk ka kush që e drejton në rrugë të drejtë. Dëshmoj dhe deklaroj se nuk meriton të adhurohet askush pos All-llahut,Të Vetmit që nuk ka shok, dhe dëshmoj e deklaroj se Muham-medi [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] është robi dhe i Dërguari i Tij, të cilin e dërgoi me udhëzim dhe fe të vërtetë me qëllim që ta ngrisë Islamin mbi çdo fe tjetër. Dëshmoj se Muhamedi [paqja dhe mëshira e All- llahut qoftë mbi të,] e ka transmetuar emanetin nga All-llahu në mënyrën më të mirë, duke e këshilluar dhe udhëzuar umetin e tij në çdo të mirë dhe duke ua tërhequr vërejtjen nga çdo e keqe. O Zoti im, bekoje dhe lavdëroje atë, familjen dhe shokët e tij dhe të gjithë ata që e përshkojnë rrugën e tij dhe udhëzohen me udhëzimin e tij deri në ditën e gjykimit! Kuptimi i fjalës ibadet Dijetari i madh islam, Ibn Tejmije thotë: “Ibadeti është emër përmbledhës për çdo punë dhe fjalë të cilën All-llahu e do dhe është i kënaqur me të, qoftë ajo punë e dukshme apo e fshehur.” Ky është definicioni më i mirë dhe më përmbledhës që është thënë për fjalën ibadet. Rëndësia e ibadetit Ibadeti ka rëndësi shumë të madhe, ngase All-llahu i ka krijuar krijesat, i ka dërguar pejgamberët dhe i ka zbritur librat vetëm me qëllim që t’i urdhërojë robërit e Tij ta adhurojnë Atë dhe t’i ndalojë nga adhurimi i tjetërkujt pos Tij. All-llahu i Madhëruar thotë: “Nuk i krijova njerëzit dhe xhinët për tjetër përpos që të më adhurojnë Mua,“ pra qëllimi i krijimit të tyre është që ta veçojnë All-llahun me ibadet [adhurim] e të mos i bëjnë shirk Atij dhe të ndalohen nga mëkatet e tjera.
  • 2. 2 MBUROJA.net All-llahu i Madhëruar thotë: “Dhe vërtet kemi dërguar te çdo popull pejgamber që ta adhurojnë All-llahun dhe t’i largohen tagutëve.” Dhe thotë: “Nuk kemi dërguar te asnjë popull pejgamber e të mos i shpallim atij se nuk meriton askush të adhurohet pos Meje, pra Mua më adhuroni.” Llojet e ibadetit Ibadeti është disa lloje. Prej këtyre llojeve janë: frika nga All-llahu, të shpresuarit dhe të mbështeturit në Të, pendimi dhe kthimi te All-llahu, kërkimi i ndihmës nga Ai, të therurit [e kurbanit] dhe të zotuarit në emër të Tij…, e lloje të tjera. Prej llojeve të ibadeteve janë shtyllat e islamit, të cilat janë të përmbledhura në hadithin e njohur të Xhibrilit, i cili e ka pyetur Pejgamberin [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] për Islamin, e ai i është përgjijgur: ”Islami është të dëshmosh se nuk meriton të adhurohet askush pos All-llahut, dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, ta falësh namazin, ta japësh zekatin , ta agjërosh ramazanin dhe ta vizitosh Qaben nëse ke mundësi udhëtimi.“ [Transmeton imam Muslimi nga hadithi i Umerit r.a. dhe ky është hadithi i parë në kapitullin e imanit në sahihun e tij.] Këto shtylla të islamit janë përmendur edhe në hadithin e Abdullah ibni Umerit, ku Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të], thotë: “Islami është i ndërtuar mbi pesë shtylla: dëshmia se nuk meriton të adhurohet askush pos All-llahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, të falurit e namazit, dhënia e zekatit, haxhi dhe agjërimi i ramazanit.“ [Ky është hadithi i parë në kapitullin e imanit te Imam Buhariu, ndërsa te Imam Muslimi është i nëntëmbëdhjeti me radhë.] Kushtet e ibadetit Ibadeti duhet t’i plotësojë dy kushte që të jetë i pranuar te All-llahu. Ato kushte janë : 1. Sinqeriteti, dmth këto punë dhe ibadete të jenë të sinqerta për hir të All-llahut dhe për askënd dhe asgjë tjetër; 2. Të jenë në përputhje me sunnetin , porositë dhe mësimet e Pejgamberit [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të].
  • 3. 3 MBUROJA.net Patjetër duhet të jetë puna plotësisht e sinqertë për All-llahun, i Cili është i Vetëm dhe assesi nuk lejohet t’i bëhet shirk duke ia drejtuar ibadetin ndokujt tjetër pos Tij. Po ashtu ky adhurim duhet të jetë në përputhje me sunnetin e Pejgamberit [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] dhe se nuk lejohet të adhurohet All-llahu në ndonjë mënyrë tjetër përveç ashtu siç na ka mësuar Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të], të cilit këto mësime i janë shpallur nga All-llahu Fuqiplotë. Kjo është domethënia dhe përmbajtja e dëshmisë “La ilahe il-lall-llah” [nuk meriton të adhurohet askush përveç All-lahut], dhe e dëshmisë ”Muham-medun resulull-llah“ [Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij]. Pra, kjo dëshmi ka për qëllim se të gjitha punët duhet të jenë të sinqerta për Fytyrën e All-llahut dhe nuk lejohet t’i dedikohen askujt tjetër dhe për asgjë tjetër pos Tij. Gjithashtu, nuk lejohet që të adhurohet All-llahu me punë të shpikura në fe, me bidate e gjëra të urrejtura, për të cilat All-llahu nuk ka zbritur asnjë argument, porse adhurimi duhet të jetë sipas Sunnetit me të cilin ka ardhur Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All- llahut qoftë mbi të]. Këto dy kushte janë të domosdoshme që ibadeti të jetë i pranuar tek All-llahu, e nëse njëri prej këtyre dy kushteve mungon, atëherë puna është e refuzuar dhe nuk pranohet tek All-llahu. All-llahu i Madhëruar thotë në lidhje me refuzimin e punës për shkak të mungesës së sinqeritetit në të: "Dhe do t’ju qasemi punëve që i kanë punuar e do t’i bëjmë pluhur e hi." Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] thotë: “Kush shpik në çështjen [fenë] tonë diç që nuk është prej saj ajo punë është e refuzuar.” [Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga hadithi i Aishes r.a.] Në sahihun e Imam Muslimit ky hadith është me këto fjalë:”Kush punon ndonjë punë që nuk e kemi urdhëruar me të, ajo punë është e refuzuar.” Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të], thotë:“Ai që do të jetojë prej jush pas meje do të shohë e përjetojë kundërshtime dhe përçarje të shumta, e ju kapuni dhe përmbahuni Sunnetit [rrugës] tim dhe sunnetit të halifeve të udhëzuar e të drejtë pas meje [hulefaurr-rrashidin]. Kapuni për të [Sunneti] me dhëmballë, dhe ruajuni prej gjërave të shpikura ne fe, se çdo shpikje është risi [bidat], e çdo bidat është humbje.” [Tr. Ebu Davudi dhe Tirmidhiu nga hadithi i Irbad ibni Sarijeh, All-llahu qoftë i kënaqur me të. Imam Tirmidhiu thotë se hadithi është i mirë dhe i vërtetë.] Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të], ka treguar në hadithe të vërteta se umeti i tij do të përçahet në shtatëdhjetë e tre grupe, shtatëdhjetë e dy prej tyre do të
  • 4. 4 MBUROJA.net hyjnë në zjarr, përveç një grupi të vetëm, e ata janë pasuesit e rrugës që e ka përshkuar Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] dhe shokët e tij, dmth ata që janë në atë rrugë që ka qenë Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] dhe shokët e tij, All-llahu qoftë i kënaqur me ta! Imam Maliku, All-llahu e mëshiroftë thotë: “Nuk do të përmirësohet fundi i këtij umeti ndryshe, përveç me atë që është përmirësuar fillimi i tij.” Dhe thotë: “Kush shpik ndonjë risi [bidat] në Islam duke e menduar atë si të mirë, ai ka pretenduar se Muhammedi [paq'a dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të], e ka tradhtuar emanetin dhe profetësinë, sepse All-llahu thotë: ”…Sot ua përmbusha juve fenë tuaj…”, kështu që ajo që nuk ka qenë fe atëherë [në kohën e Pejgamberit], nuk është as sot fe.” [ el- I’tisam i imam Shatibiut 128] Pra, nuk mjafton të thotë njeriu se unë po e punoj këtë punë edhe në qoftë se nuk na ka porositur me të Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të], ngase qëllimi im është i mirë. Argument për këtë është se Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të], pasi ka dëgjuar se njëri prej shokëve të tij e ka therrë kurbanin para namazit të bajramit, i ka thënë: ”Dashi yt është dash mishi.“ dmth nuk është kurban, sepse therja e tij nuk ka qenë sipas Sunnetit, e siç dihet, ajo që na ka mësuar Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] është që therja e kurbanit të bëhet pas namazit të bajramit, e nëse bëhet para kësaj kohe nuk llogaritet si kurban. [Hadithin e transmeton Buhariu (nr. 5556) dhe Muslimi (nr. 1961)] el-Hafidh Ibn Haxher thotë në lidhje më këtë hadith, në Fet’hul Bari [vëll. 10; fq. 17]: “Ebu Muhammed ibn ebi Hamzete ka thënë: “Ky hadith aludon se puna e njeriut edhe nëse është e shoqëruar me nijet dhe qëllim të mirë nuk pranohet, përveç nëse është në pajtim më Sunnetin dhe sheriatin.” Ajo që e bën edhe më të qartë këtë çështje është edhe rasti kur Abdullah ibn Mes’udi r.a., shoku i Pejgamberit [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të], ka kaluar pranë disa njerëzve të cilët kanë qenë ulur në xhami në formë hallke dhe secili prej tyre i ka marrë disa gurë, e mes tyre ka qëndruar njëri prej tyre duke u thënë: Madhërone All-llahun njëqind herë, përmendeni njëqind herë, e ata i numëronin gurët derisa e përfundonin dhikrin. Abdull-lah ibnu Mes’udi kur i pa, u ndal para tyre e u tha: ”Ç’është kjo që po ju shoh duke bërë? Ata i thanë: ”O Ebu Abdirr-Rahman, po e përmendim dhe po e madhërojmë All-llahun duke i numëruar këta gurë. Abdull-llah ibnu Mes’udi u tha: “Numëroni gjynahet e juaja dhe punët e këqija, se po ju garantoj që nuk do t’ju humbet asnjë punë e mirë nëse e punoni. O ju popull, sa i shpejtë paska qenë shkatërrimi dhe devijimi i juaj! Shokët e Pejgamberit [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] ende
  • 5. 5 MBUROJA.net janë gjallë në mesin tuaj dhe ja, rrobat e tij ende nuk janë kalbur e enët e tij ende nuk janë thyer. Pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, ju ose jeni në një rrugë dhe fe më të drejtë se ajo e Pejgamberit, ose jeni duke e hapur një derë të humnerës dhe shkatërrimit?! Ata i thanë: “O Ebu Abdirr-Rrahman, nuk patëm qëllim tjetër përveç se të bëjmë mirë. E ai u tha: ”Sa shumë njerëz ka që dëshirojnë të bëjnë mirë, por nuk ia qëllojnë.” [Këtë hadith e transmeton Darimiu në “Sunenin“ e tij (vëll. 1 fq. 68-69) dhe e ka vërtetuar Albani në “es-Silsiletus-Sahihah” (nr.2005)] Dobitë e ibadeteve Dobitë e ibadetit të përmendura në Kur’an dhe Sunnet janë të shumta. Disa nga ato janë: zgjerimi i zemrës dhe gjoksit të besimtarit, qetësia shpirtërore, shumimi i rizkut [furnizimit], shpëtimi i njeriut, prehja dhe rehatia e tij në të dy botët etj. Disa nga dobitë e ibadetit të përmendura në Kur’an Në Kur’an përmenden ajete të shumta që flasin rreth dobive dhe gjurmëve që i lë ibadeti në jetën e njeriut dhe se devotshmëria dhe punët e mira janë shkak për kënaqësinë e tij në të dy botët. All-llahu thotë në Librin e Tij: “Sikur banorët e fshatrave dhe qyteteve të besonin dhe të ruheshin nga haramet, Ne do t'u hapnim atyre begati dhe bereqete nga qielli dhe toka…” Ky ajet përmban në vete disa nga vlerat dhe dobitë e ibadetit që i përfiton muslimani në jetën e kësaj bote. All-llahu na bën me dije se ai që i beson Atij dhe largohet nga gjërat e ndaluara, do të shpërblehet në këtë botë me shtim të pasurisë dhe do t’i hapen begatitë e bereqetet me lëshimin e shirave nga qielli dhe me nxjerrjen e bimëve e thesareve të tjerë nga toka. All-llahu Fuqiplotë thotë për pasuesit e librave të shenjtë [Hebrenjtë dhe të Krishterët]: ”Sikur ata [Hebrenjtë dhe të Krishterët] ta zbatonin Teuratin, Inxhilin dhe atë që u zbriti nga Zoti i tyre, do të kishin furnizim me bollëk nga qielli dhe nga toka…” Ky ajet është i njëjtë me ajetin që u përmend më lartë, sepse pjesa e ajetit,“nga qielli“ ka për qëllim furnizimet të cilat i zbret All-llahu si rezultat i shiut që e lëshon, dhe gjithashtu, “nga toka” ka për qëllim begatitë, thesaret, bimët dhe të mbjellat e tjera që i nxjerr dhe i mbin All-llahu për banorët e saj. Kjo që e ka përmendur All-llahu për banorët e Tokës në përgjithësi dhe për pasuesit e Librit në veçanti, ka të bëjë me
  • 6. 6 MBUROJA.net shpërblimin në këtë botë si dobi që sjell me vete imani [besimi] dhe frika ndaj All-llahut, ndërsa për sa i përket shpërblimit në botën tjetër për besimtarët dhe të devotshmit, All- llahu i Madhëruar në Librin e Tij thotë: “Po sikur pasuesit e librit [Hebrenjtë dhe të Krishterët] të besonin dhe të ruheshin [duke i praktikuar porositë e Zotit dhe duke u ndaluar nga haramet], do t’ua shlyenim dhe falnim mëkatet e tyre dhe do t’i futnim në xhenetet e mirësisë së përhershme.” Dhe thotë: “O ju që besuat, kini frikë All-llahun dhe thuani fjalë te drejta.” [Nëse e bëni këtë ] Jua përmirëson punët dhe jua fal mëkatet, se kush e respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ai ka fituar me një fitore të madhe.” Vërtet përmirësimi i punëve të muslimanit në këtë botë dhe falja e gjynaheve të tij në botën tjetër janë prej dobive të mëdha të përmendura në këtë ajet, si rezultat i frikës ndaj All-lahut dhe të folurit e fjalëve të drejta. All-llahu i Madhëruar thotë: ”Kush i ruhet All-llahut [duke i jetësuar urdhrat e Tij dhe duke u përmbajtur nga ndalesat e Tij], Ai do t’i hapë rrugëdalje dhe do ta furnizojë prej nga nuk e pret.” Ky ajet na bën me dije se devotshmëria dhe frika nga All-llahu, duke i përfillur urdhrat e tij dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij, kanë si rezultat hapjen e rrugëdaljeve në momente të vështira dhe gjithashtu sjellin me vete furnizimin e All-llahut prej nga nuk e pret dhe nuk e mendon njeriu. All-llahu i Madhëruar thotë: “Kush ia ka frikën All-llahut, Ai do t’ia lehtësojë punët.” Gjithashtu prej dobive të frikës ndaj All-llahut është se All-llahu ia lehtëson çështjet njeriut dhe ia hap atij rrugët e hajrit, të cilat e çojnë drejt kënaqësisë së kësaj bote dhe të botës tjetër. Gjithashtu thotë: “Kush ia ka frikën All-llahut do t’ia mbulojë mëkatet e tij dhe do t’ia rrisë shpërblimin.” Ky është shpërblimi në botën tjetër për devotshmërinë dhe frikën ndaj All-llahut. All- llahu i Madhëruar thotë:
  • 7. 7 MBUROJA.net “O ju që keni besuar, kini frikë All-llahun, se Ai do t’ju mundësojë ta dalloni të vërtetën nga e pavërteta, do t’jua mbulojë të këqijat e juaja dhe do t’ju falë juve, All- llahu ka mirësi dhe begati të madhe.” Ky ajet bën me dije se ai që ia ka dronë All-llahut duke punuar me porositë e Tij dhe të Dërguarit të Tij, All-llahu do t’i mundësojë ta dallojë të vërtetën nga e pavërteta dhe të ecë drejt All-llahut me argument dhe udhëzim të plotë në këtë dunja, ndërsa në botën tjetër do ta shpërblejë me mbulimin e mëkateve dhe faljen e tyre. I ngjashëm me këtë ajet është edhe ajeti ku All-llahu thotë: “Kini frikë All-llahun dhe All-llahu do t’ju mësojë juve. All-llahu di çdo gjë.” All-llahu thotë për Nuhun a.s. dhe popullin e tij: Dhe u kam thënë atyre, kërkoni falje nga Zoti juaj se vërtet Ai është që fal shumë. [ Nëse e bëni këtë] Ai do të lëshojë shiun për ju me bollëk, do t’ju furnizojë me pasuri e fëmijë dhe do t’ju japë juve kopshte dhe lumenj.” Këto gjëra që janë përmendur në këtë ajet janë si rezultat ibadetit që është përmendur në të, e ai është istigfari [të kërkuarit e faljes nga All-llahu]. Po ashtu All-llahu tregon për Hudin i cili e thërret popullin e tij duke u thënë: ”O populli im, kërkoni falje nga Zoti juaj dhe pendohuni te Ai, që t’ju lëshojë shi të mjaftueshëm nga qielli dhe t’ju japë forcë edhe më shumë se sa posedoni…” Gjithashtu All-llahu e përmend edhe Muham-medin [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të], kur i thotë popullit të tij: ”Dhe kërkoni falje nga Zoti juaj e pendohuni tek Ai që t’ju begatojë me begati të mira deri në një afat të caktuar [në momentin e vdekjes] dhe t’i japë çdo mirësi [në botën tjetër] atij që e meriton…” All-llahu thotë: ”Kush punon një punë të mirë, qoftë burrë apo grua, duke qenë besimtar, atij do t’i mundësojmë të kalojë jetë të këndshme [në këtë botë], kurse [në botën tjetër] do të shpërblehen me punët më të mira që i kanë punuar.” Ky ajet tregon se imani dhe punët e mira mundësojnë që njeriu të kalojë jetë të këndshme dhe të lumtur në këtë botë, të sendërtuar me devotshmëri ndaj All-llahut dhe respektim të të Dërguarit të Tij, kurse në botën tjetër të arrijë shpërblim të madh për
  • 8. 8 MBUROJA.net shkak të besimit të tij dhe punëve të mira. Disa nga dobitë e ibadeteve të përmendura në Sunnet Në Sunnetin e Pejgamberit [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] janë përmendur dobi të shumta të ibadeteve dhe punëve të mira. Prej këtyre dobive është porosia e Pejgamberit [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të], për Muadh ibn Xhebelin, ku i thotë: “Ruaje All-llahun [duke iu ruajtur ndalesave të Tij], All-llahu do të ruajë ty. Ruaje All-llahun, dhe do ta gjesh Atë në krah tëndin…” [Transmeton Tirmidhiu, [nr.2516] dhe thotë hadithi është i mirë dhe i vërtetë.] Në një transmetim tjetër në librin e Imam Ahmedit [nr.2803] thotë: ”Ruaje All-llahun , All-llahu do të ruajë ty. Ruaje All-llahun, dhe do ta gjesh Atë në anën tënde. Njihe Atë në kohë të mirë, dhe Ai do të të njohë dhe ndihmojë në vështirësi.” Ky hadith është hadithi i nëntëmbëdhjeti me radhë në librin e imam Ibni Rexhebit, “Dyzet hadithet e Neveviut.” Ruajtja dhe mbrojtja e All-llahut për robin e Tij është dy llojesh: 1. Mbrojte në trupin, pasurinë, fëmijët dhe familjen e tij dhe, 2. Mbrojtje në fenë e tij, në mënyrë që të shpëtojë prej dyshimeve e devijimeve të ndryshme dhe prej pasimit të epsheve të ndaluara. Në këtë mënyrë njeriu mbetet i përqendruar në rrugë dhe fe të drejtë gjatë jetës së tij në këtë botë. Kjo mbrojtje realizohet nga All-llahu për atë që e ruan All-llahun, duke i ruajtur kufijtë dhe ndalesat e Tij dhe duke i përfillur fjalët dhe porositë e Tij. Për këtë ruajtje, që e bën muslimani, All- llahu e shpërblen me ruajtje nga Ai, sepse shpërblimi vjen prej llojit të punës. Ndërsa fjala e tij, “Ruaje All-llahun, dhe do ta gjesh Atë në anën tënde,” dmth do ta gjesh pranë teje që të kujdeset për ty, që të mbrojë dhe të ruajë ty nga çdo e keqe. Kurse fjala e tij: “Njihe All-llahun në kohë qetësie dhe në rehati, Ai do të të njohë në vështirësi." dmth që të jesh i vazhdueshëm në adhurimin e Tij dhe pasimin e të Dërguarit të Tij gjatë kohës së lirë dhe rehatisë, që All-llahu të të shpërblejë duke të ruajtur në kohë të vështira dhe në ato raste kur gjendesh në sprova dhe sfida të ndryshme. Këtë gjë e argumenton edhe ngjarja e tre personave të cilët kanë hyrë për të fjetur në një shpellë, kur papritmas është rrokullisur një shkëmb nga lartë dhe ua ka zënë hyrjen e shpellës, kështu që kanë mbetur në të sikur të jenë futur në varr për së gjalli. Duke qenë në këtë gjendje të vështirë kanë biseduar ndërmjet veti dhe kanë rënë dakord se e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar All-llahu është që të kërkojnë ndihmë duke i përmendur punët e mira e të sinqerta që i kanë punuar për All-llahun derisa kanë qenë të lirë, e të ndërmjetësohen me to te All-llahu, dhe ta lusin Atë që t’i shpëtojë nga kjo fatkeqësi që i
  • 9. 9 MBUROJA.net ka goditur. Njëri prej tyre e ka lutur All-llahun me respektin dhe kujdesin tij për prindërit e tij, tjetri me lënien e amoralitetit dhe punës së shëmtuar për hir të All-lahut duke patur mundësi ta bëjë atë, ndërsa i treti e ka lutur All-lahun me ruajtjen e hakut të punëtorit të tij dhe shumimit të pasurisë së tij, pasi që ky punëtor kishte shkuar pa e marrë hakun e një dite të punës. Pra, çdo njëri prej tyre është ndërmjetësuar tek All-llahu dhe e ka lutur Atë me punë të mira që i ka punuar në kohë të mirë, dhe për këtë shkak All-llahu ua ka larguar shkëmbin dhe kanë dalë të lirë. Ngjarja e këtyre tre personave është përmendur në “Sahihul-Buhari” [nr.2215] dhe në “Sahihu Muslim” [nr.2743], nga hadithi i Abdullah ibni Umerit. Dobitë e namazit në jetën e muslimanit Namazi është shtylla e Islamit. Ai e ndalon njeriun nga e puna e shëmtuar dhe imoraliteti dhe është lidhje e fortë ndërmjet All-llahut dhe robit të Tij. Nëse muslimani e kryen këtë ibadet me përkushtim, duke qenë i rregullt me faljen e namazit të obliguar dhe atij vullnetar, në këtë mënyrë ai e forcon dhe e ripërtërin vazhdimisht lidhjen me Zotin e tij. Për të gjitha këto, All-llahu e shpërblen duke e larguar nga punët e ndyta dhe të neveritura, sepse njeriu kur dëshiron ta bëjë ndonjë mëkat, apo punë të pahijshme mendohet dhe e pyet vetveten se përse falet. Atëherë, i kujtohet se këtë e bën prej dëshirës dhe lakmisë që e ka për shpërblimin e All-llahut dhe i shtyrë nga frika prej dënimit të Tij. Në këtë mënyrë, namazi e largon nga të këqijat dhe imoraliteti dhe robi qëndron larg çdo pune të ligë. All-llahu i Madhëruar thotë: “Dhe fale namazin, vërtet namazi të largon nga imoraliteti dhe puna e keqe…” Dobitë e zekatit Zekati ka dobira të mëdha në jetën e njeriut. Ai e pastron shpirtin nga koprracia, dhe gjithashtu e pastron pasurinë dhe është shkak për rritjen dhe shumimin e saj. Me të realizohet sigurimi ekzistencial për çdo individ të shoqërisë dhe kjo realizohet duke ndarë të pasurit një sasi të caktuar të pasurisë së tyre me qëllim që t’i dedikohet të varfërve. Në këtë mënyrë, të varfërve u përmbushet nevoja e tyre dhe u sigurohet ekzistenca dhe gjërat elementare për jetë, si rezultat i kësaj të drejte të tyre me të cilën All-llahu i ka obliguar të pasurit. Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] i thotë Muadh ibn Xhebelit, të cilin e dërgon në Jemen për ta thirrur këtë popull në përqafimin e Islamit: “…nëse e pranojnë atë [namazin], atëherë tregoju se All-llahu i ka obliguar me zekat [lëmoshë] në pasurinë e tyre, e cila merret nga të pasurit e tyre dhe u jepet të varfërve.” Në nxjerrjen kësaj lëmoshe, zekatit pra, ka dobira të mëdha për të pasurit, të cilëve u pastrohen shpirtrat nga koprracia, u shumohet pasuria e tyre dhe shpërblehen tek All-
  • 10. 10 MBUROJA.net llahu për bamirësinë e tyre ndaj vëllezërve muslimanë, të cilët janë nevojtarë dhe gjenden në situatë të vështirë. All-llahu e ka obliguar zekatin në atë mënyrë që të mos e dëmtojë të pasurin, duke e ndarë një sasi dhe përqindje të vogël nga pasuria e tij e cila do të mjaftojë për përmbushjen e nevojave elementare të të varfrit. Prej gjërave ta mira dhe dobive që i sjell zekati, pos bamirësisë ndaj të vobektëve, është edhe ajo se All-llahu ia shton rrizkun dhe të mirat atij që e shpenzon pasurinë e vet në rrugë të All-llahut. Transmeton Imam Muslimi në Sahihun e tij [nr.2984] një hadith nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] ka thënë: ”Një njeri ka qenë duke ecur në një shkretëtirë dhe e ka dëgjuar një zë në re duke thënë: Ujite kopshtin e filanit. Ajo re është drejtuar drejt një vendi guror dhe e ka lëshuar shiun. Ky ujë është tubuar i tëri nga ai vend në një përroskë, e personi që e kishte dëgjuar zërin e përcolli ujin deri sa erdhi te një njeri që e drejtonte ujin duke ia hapur kanalet me shatin e tij. Pasi që e vëren këtë njëri i thotë: O rob i Al-llahut, si quhesh? Ai i përgjigjet me atë emër që e kishte dëgjuar në re e pastaj i drejtohet dhe i thotë: Përse po më pyet, o robi i All-llahut? Thotë: Unë e dëgjova një zë në renë e cila e lëshoi këtë shi duke thënë: Ujite kopshtin e filanit me emrin tënd, e ti më trego se ç’bën në të? Ai tha: Pasi ma the këtë, po të tregoj. Unë e jap sadaka [lëmoshë] një të tretën e asaj që e përfitoj nga ky kopsht, me një të tretën ushqehem unë dhe familja ime, dhe një të tretën e kthej në të.” Kurse në një transmetim tjetër të këtij hadithi thotë:“…kurse një të tretën e fundit e shpenzoj për të vobektit, lypësit dhe udhëtarët.” Dobitë e agjërimit Agjërimi, gjithashtu, lë gjurmë dhe dobira të mëdha në jetën e muslimanit. Ai është mbrojtje për njeriun, siç ka thënë Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të], “Agjërimi është mbrojtje.” [Transmetojnë Buhariu (nr. 1894) dhe Muslimi (nr.1151)] Pra, është mbrojtje prej zjarrit të Xhehenemit në botën tjetër dhe gjithashtu është mbrojtje prej mëkateve në këtë botë. Agjërimi e zbut forcën epshore të njeriut dhe e pengon atë për të rënë në mëkate dhe gjëra të ndaluara, ngase shpesh ndodh që epshi i njeriut t’i japë përparësi ndonjë pune që nuk e ka përfundimin e mirë. Për këtë thotë Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të]: “Xheneti është i rrethuar me gjëra të pakëndshme, ndërsa zjarri është i rrethuar me gjëra të këndshme dhe epshe.” [Transmetojnë Buhariu (nr.6487) dhe Muslimi (nr.2822)] Rruga për në xhenet kërkon sabër dhe vendosmëri në adhurimin e All-llahut, kërkon sabër për t’iu larguar mëkateve, ndërsa rruga për në zjarr është e shtruar me epshe dhe sende që i do shpirti i njeriut. Njeriu me të larguarit nga ato epshe e shpëton veten nga poshtërimi në këtë botë dhe dënimi në botën tjetër, por nëse nuk largohet prej tyre, ato do ta shpijnë në gjëra të ndaluara, kënaqësia e së cilave është e shkurtë dhe kalimtare, kurse përfundimi i tij do të jetë shkatërrimi, poshtërimi dhe turpi në të dy botët. Në hadithin që e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Abdull-llah ibni Mes’udi,
  • 11. 11 MBUROJA.net Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] thotë: ”O ju të rinj, kush ka mundësi prej jush për ta mbajtur familjen le të martohet, ngase kjo është më e mirë për ta ruajtur nderin dhe për ta ulur shikimin. E kush nuk mundet, atëherë lë të agjërojë, se agjërimi për të është mbrojtje.” Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] ka sqaruar se më mirë është për atë që ka mundësi materiale dhe fizike të shpejtojë me martesë që ta ruajë veten e tij dhe të tjerët, e nëse nuk ka mundësi për t'u martuar, atëherë le ta përdorë këtë bar profetik, të cilin e ka porositur Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të], e ai është agjërimi, sepse me agjërim njeriu e zbut epshin e tij dhe nuk ka mundësi t’i bëjë shumë punë të cilat ka pasur mundësi t’i bëjë pa qenë agjërueshëm. Si përfundim i kësaj themi se ky udhëzim profetik nga i Dërguari i All-llahut për të rinjtë, është që të nxitojnë me martesë nëse kanë mundësi për të, e nëse jo, atëherë lë të agjërojnë dhe t’i ulin epshet e tyre me anë të agjërimit. Gjithashtu me agjërim të pasurit e ndjejnë në veten e tyre dhembjen e urisë. Në këtë mënyrë, ata e përkujtojnë dhuntinë e All-llahut që i ka pasuruar dhe e falënderojnë Atë për këtë të mirë. Gjithashtu e ndjejnë në vete se në mesin e tyre gjenden vëllezër, të cilët e përjetojnë dhimbjen e urisë edhe pa agjëruar ngase nuk kanë me se ta largojnë urinë, dhe kjo i shtyn edhe më shumë në bamirësi, ndihmesë dhe shpenzim për të varfrit dhe nevojtarët. Dobitë e haxhit Haxhi po ashtu është një ibadet i madh, të cilin All-llahu e ka bërë obligim për robërit e Tij një herë në jetë. Për kryerjen e këtij ibadeti duhet të ekzistojë mundësia materiale dhe fizike e njeriut. Dobitë dhe të mirat e këtij ibadeti janë shumë të mëdha. Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] thotë në hadithin që e transmeton Ebu Hurejra r.a.: “Prej umres në umre shlyen mëkatet që janë mes tyre, kurse haxhi i pranuar [i cili kryhet me sinqeritet dhe sipas porosive të Pejgamberit] nuk ka tjetër shpërbim përpos Xhenetit.” [Transmetojnë Buhariu (nr.1773) dhe Muslimi (nr.1349).] Ebu Hurejra r.a. tregon se është pyetur Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] se cila punë është më e mira, e ai është përgjigjur: ”Të besosh në All-llahun dhe të Dërguarin e Tij. I është thënë: E cila pas saj? Ka thënë: Xhihadi në rrugën e All-llahut. I është thënë përsëri: E cila pas saj? Ka thënë: Haxhi mebrur [i pranuar].” [Transmetojnë Buhariu [nr.26] dhe Muslimi [nr.83].] Transmeton Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] ka thënë: ”Kush e bën haxhin duke u ruajtur prej marrëdhënieve intime dhe prej mëkateve, kthehet [nga haxhi] sikur e ka lindur nëna e tij [pa mëkate].” [Transmetojnë Buhariu (nr.1521) dhe Muslimi (nr.1350)] Haxhi mebrur [i pranuar] është kur kryhet me sinqeritet dhe në përputhje me Sunnetin e të Dërguarit [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të], ndërsa prej shenjave të haxhit të pranuar është që njeriu të jetë pas haxhit
  • 12. 12 MBUROJA.net në gjendje më të mirë sesa ka qenë para tij, kështu që nëse shndërrohet gjendja e njeriut pas kryerjes së haxhit prej të keqes në të mirë, apo prej të mirës në më të mirë, kjo tregon qartë se ky haxh është i pranuar tek All-llahu i Madhëruar. Në haxh dhe umre njeriu e adhuron All-llahun dhe afrohet tek Ai me ibadete që nuk ka mundësi t’i kryejë në ndonjë vend tjetër si tavafi rreth Qabes, të cilin e ka bërë All-lahu ibadet të posaçëm për Shtëpinë e Tij të pastër. Njeriu kur arrin në Meke sillet rreth Qabes dhe afrohet kah All-llahu me këtë ibadet, të cilin po të mos ishte në Mekë nuk do të kishte pasur mundësi ta bëjë, sepse çdo tavaf në ndonjë vend tjetër të botës nuk lejohet dhe All-llahu nuk e pranon atë. Për këtë është e ndaluar t’i bëhet tavaf ndonjë tyrbeje a varri apo çdo vendi tjetër kudo qoftë ai në botë përpos Qabes së nderuar. Prej ibadeteve të posaçme me të është edhe puthja e Gurit të Zi dhe prekja e Ruknul Jemanit. All-llahu nuk ka lejuar që të afrohet muslimani tek Ai me puthjen apo prekjen e ndonjë guri tjetër pos këtyre dy vendeve. Për këtë, Omer ibnul Hat-tabi kur e ka puthur gurin e zi ka thënë: “Unë e di se ti je gur që nuk sjell dobi as dëm, por sikur të mos e kisha parë Pejgamberin [paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] duke të puthur, nuk do të kisha puthur as unë.” [Transmetojnë Buhariu (nr.1597) dhe Muslimi (nr.1270)] Prej gjurmëve dhe dobive që i lë haxhi dhe umreja është se muhrimi kur ta veshë ihramin barazohet me të gjithë njerëzit e tjerë, qofshin ata të pasur apo të varfër. Njeriu me këtë veshje e përkujton mbulimin e trupit pas vdekjes së tij, e kjo e nxit atë që të përgadisë punë të mira, të cilat janë pasuria më e mirë dhe më e madhe e muslimanit. All-llahu i Madhëruar thotë: “Dhe përgatituni [merrni ushqim dhe atë çka ju nevojitet për në haxh], vërtet ushqimi dhe përgatitja më e mirë [për muslimanin] është devotshmëria [frika ndaj All- llahut].“ Dobi dhe e mirë tjetër e haxhit është edhe bashkimi i muslimanëve në ditën e Arafatit. Ky tubim përkujton tubimin e njerëzve në vendin e caktuar në Ditën e Gjykimit, dhe kjo e nxit njeriun që të përgatitet për atë ditë të madhe me punë të mira me të cilat All-llahu është i kënaqur. Në haxh gjithashtu takohen muslimanët nga çdo skaj i botës, nga lindja dhe perëndimi, veriu dhe jugu, njoftohen dhe këshillohen ndërmjet veti, i ndajnë kënaqësitë dhe dhimbjet së bashku, e udhëzojnë njëri-tjetrin në të mirë dhe ndihmohen ndërmjet veti në mirësi dhe devotshmëri ashtu siç i ka urdhëruar All-llahu i Plotfuqishëm. Më në fund mund të themi se këto ibadete, të cilat i ka obliguar All-llahu dhe mbi të cilat e ka sendërtuar këtë fe të pastër kanë dobira të mëdha dhe lënë gjurmë të thella në shpirtin e muslimanit, dhe gjithashtu sjellin me vete dobi të mëdha për të në botën tjetër. E lus All-llahun që t’i udhëzojë të gjithë muslimanët në ato punë me të cilat është i kënaqur Ai, e të na bëjë prej atyre që e dëgjojnë fjalën e All-llahut dhe e pasojnë në
  • 13. 13 MBUROJA.net mënyrën më të mirë. Vërtet, Ai është Bujar dhe Mëshirues i madh. Bekimi dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi më të mirin e të dërguarve të Tij, imamin dhe zotëriun tonë Muhammedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe të gjithë ata që e trasojnë rrugën e tij dhe udhëzohen me mësimet e tij. Falënderimi dhe lavdia i takojnë All-llahut, Zotit të Gjithësisë. es-Selamu alejkum ue Rahmetull-llahi ue Berekatuhu