SlideShare a Scribd company logo
1 of 4
Dr. Musli Vërbani
Martesa dhe dasma dhe dënimi i shpenzimeve të dasmës
Për shkak të rëndësisë që ka familja në islam, ashtu siç janë paraparë kushtet e
namazit, haxhit, agjërimit, zekatit, po ashtu janë të parapara edhe kushtet e martesës
(aktit të kurorëzimit). Ato kushte janë:
1. Oferta dhe pranimi;
2. Dy dëshmitarë.
Mehri është vaxhib dhe nuk bën pjesë në kushtet e Nikahit.
Oferta dhe pranimi
Martesës i paraprinë fejesa. Fejesa është akt i cili nuk është i domosdoshëm që
dy palët t’i përmbahen. Koha në mes të fejesës dhe aktit të kurorëzimit nuk është e
përcaktuar, ajo mund të zgjasë një kohë të shkurtë (në të kaluarën ka zgjatur me vite).
Pas kësaj kohe caktohet dita e dasmës në të cilën ditë bëhet edhe kontrata e martesës.
- Në ditën e fejesës (myzhdes – lajmit përgëzues) në momentin e kërkimit të
dorës së vajzës ngrihet familjari i vajzës dhe thotë: Në bazë të librit të Allahut dhe
traditës së të dërguarit të Allahut e keni kërkuar dorën e filanes (x vajzës).
- Familjari i dhëndrit ngrihet dhe thotë: Po, është e vërtetë, e kemi kërkuar.
- I autorizuari i vajzës thotë: dhe tani e jap dorën e filanes (x vajzës), në
bazë të librit të Zotit dhe traditës së të dërguarit të Allahut.
Më së shumti me rastin e fejesës e kanë përdorur tekstin si në vijim: Zoti e ka
urdhëruar, ndërsa pejgamberi e ka praktikuar (Këtë tekst e kanë thënë si në
vijim: Allah nemrile, pejgamber kaullile).
Kjo është bërë me rastin e fejesës, ndërsa në rastin e martesës, pasi që nusja të
hipë në automjetine paraparë, familjari i vajzës i thotë familjarit të dhëndrit: Gjaku i
imi, robi i yti dhe rruga e mbarë. Kësaj i thuhet e ka bërë “Teslimin” (dorëzimin).
Edhe pse ky Teslim (dorëzim) bëhet kur të gjithë krushqit janë në automjet dhe
askush nuk i dëgjon përpos atyre dyve në mes vete, kur dihet se kanë pasur kohë të
mjaftueshme deri sa kanë qëndruar në vendin e pritjes së krushqve.
Akti i kurorëzimit mund të bëhet gjatë ceremonisë së dasmës ku janë dasmorët
dhe atë në këtë mënyrë [Kjo mënyrë praktikohet gjatë fejesës (myzhdes) dhe nuk
bëhet gjatë martesës].
- NGRIHET I AUTORIZUARI I DHËNDRIT PARA TË PRANISHMËVE E
THOTË: A e pranon për bashkëshort filanin (x personin) në bazë të librit të
Allahut dhe traditës së të dërguarit të Allahut.
- PASTAJ, I AUTORIZUARI I VAJZËS PARA TË PRANISHMËVE
THOTË: Po, e pranoj filanen (x vajzën) si bashkëshorte të filanit (x djalit), në
bazë të librit të Zotit dhe traditës së të dërguarit të Allahut.
Nëse gjatë aktit të kurorëzimit janë të pranishëm dhëndri dhe nusja, atëherë bëhet
kështu:
- DJALI PARA TË PRANISHMËVE THOTË: A pranon të martohesh me
mua në bazë të librit të Allahut dhe traditës së të dërguarit të Allahut?
- VAJZA PARA TË PRANISHMËVE THOTË: Pranoj të martohem me ju
në bazë të librit të Zotit dhe traditës së të dërguarit të Allahut.
Shihet qartë se në tekst të ofertës dhe pranimit janë fjalët: “në bazë të librit të
Zotit” që do me thënë që burri do ta trajton bashkëshorten sipas porosive të Zotit në
Kur’an. Do të sillet mirë me bashkëshorten dhe do ta respekton dhe nderon atë sepse
sjellja e mirë me bashkëshorten është urdhër kur’anor, thotë Zoti i Lartmadhëruar:
“Jetoni e silluni mirë me to (me gratë e juaja)!” (En-Nisa : 19)
Pasi që oferta dhe pranimi bëhen para dëshmitarëve ndërsa Dëshmitari i parë
dhe Mbikëqyrës është Zoti i Lartmadhëruar, kontrata bëhet me emrin e Tij, në
dëgjueshmërinë e Tij, në pajtim me urdhëresat e Tij.
Martesa është një mjet i marrëdhënieve permanente, jo vetëm ndërmjet burrit
dhe gruas, por edhe ndërmjet tyre dhe Zotit, që do të thotë se besëlidhja e fortë e tyre
të jetë edhe për kohëra të mira dhe aso të vështira. Mbi dhuratën e martesës Zoti i
Lartmadhëruar thotë në Kur’an: “...dhe kur ato kanë marrë nga ju besë të fortë?”
(En-Nisa : 21)
Fjalët “sipas traditës së të dërguarit të Allahut”. Kjo nga shkaku se
Muhamedi a.s. ka thënë: “Martesa është tradita ime dhe kush nuk e pason traditën
time nuk është prej meje.” Po ashtu Muhamedi a.s. ka thënë: “Më i miri prej jush,
është ai që sillet më mirë me familjen e tij.”
Akti i kurorëzimit i bërë në prezencën e dëshmitarëve, qoftë në prezencën e
dasmorëve, qoftë në prezencën e disa dëshmitarëve është valid. Pastaj mund të
regjistrohet në gjendjen civile të cilën e bëjnë nëpunësit për çështjet martesore dhe
këtë më parë e kanë bërë edhe në ndonjë letër jozyrtare, ndërsasot bëhet edhe në libra
të xhamisë ku jepet certifikata e martesës.
Regjistrimi bëhet për të siguruar të drejtëne të martuarve. Është urdhër kur’anor
për të regjistruar borxhin sepse me regjistrimin e tyre ruhen të drejtat e njerëzve.
Thotë Zoti i Lartmadhëruar: “Nëse jepni borxh deri në një afat të caktuar,
regjistrojeni.” (El-Bekare : 282), kështu që kur bëhet regjistrimi i borxhit atëherë
më primare do të ishte që të bëhet regjistrimi i atyre çështjeve që kanë të bëjnë me
nderin dhe pasardhësit.
Pas plotësimit të kushteve edhe ruknit të martesës (dy dëshmitarëve dhe
pëlqimit bashkëshortor) bashkëshortët e kanë të lejuar kontaktin martesor.
Vendi i aktit të martesës
Akti i martesës është e pëlqyeshme të bëhet në xhami, por nëse nuk bëhet në
xhami mund të bëhet në shtëpi por edhe në ndonjë objekt tjetër, por mund të bëhet
edhe në ndonjë ambient të hapur. Kjo do të thotë se nuk ka shumë rëndësi se ku
kryhet akti i martesës, në xhami apo shtëpi.
Dallimi në mes të dasmës dhe martesës
Dasma është aheng, ndërsa martesaështë kontratë në mes të dy bashkëshortëve,
këta dy terma kanë dallim me njëra me tjetrën. Nikahi është farz ndërsa dasma është
sunet. Mund të ketë martesë pa dasmë, ndërsa nuk mund të ketë dasmë pa martesë.
Sikurse në shumë çështje tjera edhe në dasmë më shumë rëndësi i jepet
çështjeve sekondare se sa atyre primare. Primare është martesa, ndërsa sekondare
është dasma. Nikahi është kurorëzimi, ndërsa dasma është ahengu apo ceremonia e
kurorëzimit.
Dasma është ceremoniae martesës dhe jo kusht i saj, nuk është traditë shoqërore
por është e bazuar në islam. Vetë pejgamberi a.s., shokët e tij dhe muslimanët e parë,
organizonin ceremoni dasme. Qëllimi i dasmës është në dy gjëra:
1. Grumbullimi i gjithë familjarëve dhe njerëzve të dashur; dhe
2. Ushqimi.
Dasma është gëzim për çiftin, për njerëzit dhe të afërmit e tyre, ato shërbejnë
për afrimin mes familjarëve, farefisit, miqësisë dhe shoqërisë.
Dita e dasmës është një ditë e veçantë, pasi atë ditë fillon të themelohet një
familje e re muslimane. Islami kërkon familje të lumtura, të gëzuara dhe të
konsoliduara.
Dita e dasmës duhet të jetë një ditë e shënuar, ditë në të cilën arrihet dhe
realizohet kënaqësia e Zotit të Madhëruar. Ajo është një ditë ku themelohet një
familje e re, një shtëpi e re, shtëpi e cila duhet të jetë vend i qetësisë, harmonisë, i
adhurimit dhe faltore e Zotit të Lartmadhëruar. Zoti i Lartmadhëruar në Kur’an e
tregon rastin e Musait a.s. kur ka thënë: “Ndërtoni shtëpi për popullin tuaj në
Egjipt dhe shndërrojini ato në faltore.” (Junus : 87). Realizimi i fjalëve të Musait
a.s. për ne: “Shndërroni shtëpitë në faltore.” Nënkupton që ato shtëpi të bëhen
qendra në të cilat:
- Forcohet besimi;
- Gjendet qetësia dhe lumturia shpirtërore;
- Lexohet dhe studiohet Kur’ani;
- Lexohen libra fetarë, arsimor, shkencor;
- Përkujtohet, lavdërohet dhe madhërohet Zoti i Lartmadhëruar.
Dhurata martesore (mehri)
Mehri nuk është kusht i martesës, që do të thotë është vaxhib, por nuk është
kusht i martesës. Kjo argumentohet me ajetin kur’anor: “Grave jepni dhuratën e
kurorës së tyre (mehrin) më të mirë.” (En-Nisa : 4)
Gjatë martesës shumica e neglizhojnë mehrin, e konsiderojnë diçka simbolike
edhe pse kjo nuk është simbolike. Edhe pse shuma e saj nuk është e përcaktuar dhe
nuk ka as minimum dhe as maksimum të saj. Mehri është dhuratë ekskluzivisht për
bashkëshortendhe jo për familjene saj. Është e ditur se dhurata shpirtërore është më e
madhe dhe më e rëndësishme se dhurata materiale, por prapë se prapë pas dhuratës
shpirtërore vjen edhe ajo materiale. Zoti i Lartmadhëruar thotë: “...dhe u keni dhënë
ndonjërës prej tyre thesare pasuri.” (En-Nisa)
Ligjërata dhe lutja
Pas ofertës dhe pranimit, dhe pas deklarimit para dëshmitarëve është mirë të
mbahet një ligjëratë (fjalim) dhe në fund të bëhet një lutje dhe të përfundon procedura
e martesës, ndërsa ahengu mund të vazhdoj.
Dënimi në bazë të shumës së shpenzimeve të dasmës
Shpenzimet e dasmës nuk janë çështje kontraktuale, nuk janë pjesë e aktit të
kurorëzimit. Ato as që llogariten si shpenzime të aktit të kurorëzimit por thjesht janë
dëshirë e dasmorit për të treguar bujarinë, gëzimin dhe lumturinë e vet.
Shpenzimet e dasmës asnjëherë nuk duhet të merren si bazë për tu dënuar në
rast të shkurorëzimit.
Shpenzimet e dasmës asnjëherë nuk duhet të merren si bazë që ajo shumë në të
ardhmen të llogaritet gjatë trashëgimisë së anëtarëve të familjes.
Në dasma ftohet edhe hoxha. Në të shumtën e rasteve hoxha më shumë merret si
prijës simbolik se sa si një kryerës i procedurave (rregullave) të martesës (nikahit) të
cilat i përmendëm si më lartë.
Tek ne shpesh po ndodh që për një dasmë të shpenzohen mesatarisht 7000-8000
euro. Në atë dasmë në vend të përkujtimit të Zotit bëhet vallëzimi dhe këndimi. As
nuk bëhet regjistrimi, as akti i kurorëzimit. Bëhen shpenzime të nevojshme dhe të
panevojshme, të përcaktuara dhe të papërcaktura. Prijësi fetar (hoxha) ndoshta nuk e
ka kryer asnjë procedurë të paraparë në islam të cilat i cekëm si më parë por thjesht ka
hipë në automjet, ka shkuar krushq, është kthyer në shtëpi sa që edhe në rastin e
dorëzimit (testimit) të gruas nuk prezanton dhe pas një kohe të shkurtë për çështje të
imta, duke e pasuar epshin dhe për shkak se ndarja është bërë si një çështje e
zakonshme dhe si një rrobë e cila lehtë mund të hiqet dhe të ndërrohet, vjen deri te
shkurorëzimi, pasi që shkurorëzimi bëhet me shkas dhe pa shkas, ftohet familja e
vajzës dhe ftohet hoxha së bashku me këshillin ndërmjetësues dhe familjari i vajzës
kërkon nga ata që të dënohet familja e dhëndrit me një shumë dasme. Kur pyeten:
Pse?Përgjigjaështë: Shpenzimet e dasmës kanë kushtua 7000-8000 euro dhe dënimi
duhet të jetë aq sa kanë qenë shpenzimet e një dasme.
Në vend se të merren alternativat dhe shkaqet që të pengohen shkurorëzimet,
hapen dyer të cilat e stimulojnë shkurorëzimin, kurse dënimi për raste të tilla është
rrugë e së keqes dhe jo rrugë e ndërtimit të ardhmërisë së brezave të rinj.

More Related Content

What's hot

Dita E Paraqitjes Para Zotit Të MadhëRuar
Dita E Paraqitjes Para  Zotit  Të MadhëRuarDita E Paraqitjes Para  Zotit  Të MadhëRuar
Dita E Paraqitjes Para Zotit Të MadhëRuar
Elldini-Upfiek
 
Ajeti i cili nxiton
Ajeti i cili nxitonAjeti i cili nxiton
Ajeti i cili nxiton
FSstudio
 
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 6
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 6Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 6
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 6
Shkumbim Jakupi
 
Ademi A.S Dhe QetëSia ShpirtëRore
Ademi A.S Dhe QetëSia ShpirtëRoreAdemi A.S Dhe QetëSia ShpirtëRore
Ademi A.S Dhe QetëSia ShpirtëRore
Elldini-Upfiek
 

What's hot (18)

Dita E Paraqitjes Para Zotit Të MadhëRuar
Dita E Paraqitjes Para  Zotit  Të MadhëRuarDita E Paraqitjes Para  Zotit  Të MadhëRuar
Dita E Paraqitjes Para Zotit Të MadhëRuar
 
Mesime nga Muaji i Ramazanit
Mesime nga Muaji i RamazanitMesime nga Muaji i Ramazanit
Mesime nga Muaji i Ramazanit
 
Ajeti i cili nxiton
Ajeti i cili nxitonAjeti i cili nxiton
Ajeti i cili nxiton
 
Bashkëjetesa e mirë mes burrit dhe gruas
Bashkëjetesa e mirë mes burrit dhe gruasBashkëjetesa e mirë mes burrit dhe gruas
Bashkëjetesa e mirë mes burrit dhe gruas
 
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqert
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqertDrejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqert
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqert
 
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 6
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 6Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 6
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 6
 
Ateizmi nje studim kritik
Ateizmi nje studim kritikAteizmi nje studim kritik
Ateizmi nje studim kritik
 
Devotshmeria dhe rruget e forcimit te saj
Devotshmeria dhe rruget e forcimit te sajDevotshmeria dhe rruget e forcimit te saj
Devotshmeria dhe rruget e forcimit te saj
 
Besimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi
Besimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhiBesimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi
Besimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi
 
Sq Shtyllat e besimit
Sq Shtyllat e besimitSq Shtyllat e besimit
Sq Shtyllat e besimit
 
Dr. Musli Vërbani - Bujaria
Dr. Musli Vërbani - BujariaDr. Musli Vërbani - Bujaria
Dr. Musli Vërbani - Bujaria
 
Disa prej formave të padrejtësisë që i bëhen Gruas
Disa prej formave të padrejtësisë që i bëhen GruasDisa prej formave të padrejtësisë që i bëhen Gruas
Disa prej formave të padrejtësisë që i bëhen Gruas
 
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
 
Gjykimi i festimit të vitit të ri
Gjykimi i festimit të vitit të riGjykimi i festimit të vitit të ri
Gjykimi i festimit të vitit të ri
 
Psalmi 40 - Misherimi i Mesias
Psalmi 40 - Misherimi i MesiasPsalmi 40 - Misherimi i Mesias
Psalmi 40 - Misherimi i Mesias
 
Sq_Besimi-bazat_esenca_negacioni
Sq_Besimi-bazat_esenca_negacioniSq_Besimi-bazat_esenca_negacioni
Sq_Besimi-bazat_esenca_negacioni
 
Ademi A.S Dhe QetëSia ShpirtëRore
Ademi A.S Dhe QetëSia ShpirtëRoreAdemi A.S Dhe QetëSia ShpirtëRore
Ademi A.S Dhe QetëSia ShpirtëRore
 
Sq besimi i ehli sunetit
Sq besimi i ehli sunetitSq besimi i ehli sunetit
Sq besimi i ehli sunetit
 

Viewers also liked

Dr. musli vërbani tema të zgjedhura dhe të nevojshme
Dr. musli vërbani   tema të zgjedhura dhe të nevojshmeDr. musli vërbani   tema të zgjedhura dhe të nevojshme
Dr. musli vërbani tema të zgjedhura dhe të nevojshme
Libra Islame
 
Dr. musli vërbani martesa dhe dasma dhe dënimi i shpenzimeve të dasmës
Dr. musli vërbani   martesa dhe dasma dhe dënimi i shpenzimeve të dasmësDr. musli vërbani   martesa dhe dasma dhe dënimi i shpenzimeve të dasmës
Dr. musli vërbani martesa dhe dasma dhe dënimi i shpenzimeve të dasmës
Libra Islame
 
Dr. Musli Vërbani - Drita e jetës
Dr. Musli Vërbani - Drita e jetësDr. Musli Vërbani - Drita e jetës
Dr. Musli Vërbani - Drita e jetës
Libra Islame
 
Dr. musli vërbani kurban bajrami apo iidi i kurbani (iidul ed-ha)
Dr. musli vërbani   kurban bajrami apo iidi i kurbani (iidul ed-ha)Dr. musli vërbani   kurban bajrami apo iidi i kurbani (iidul ed-ha)
Dr. musli vërbani kurban bajrami apo iidi i kurbani (iidul ed-ha)
Libra Islame
 
Dr. musli vërbani statuti i familjes (v.xh.)
Dr. musli vërbani    statuti i familjes (v.xh.)Dr. musli vërbani    statuti i familjes (v.xh.)
Dr. musli vërbani statuti i familjes (v.xh.)
Libra Islame
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - madhështia e islamit
Muhamed muteveli esh shaëraviu - madhështia e islamitMuhamed muteveli esh shaëraviu - madhështia e islamit
Muhamed muteveli esh shaëraviu - madhështia e islamit
Shkumbim Jakupi
 
Shkenca e usuli fikhut dhe dobia e studimit të saj
Shkenca e usuli fikhut dhe dobia e studimit të sajShkenca e usuli fikhut dhe dobia e studimit të saj
Shkenca e usuli fikhut dhe dobia e studimit të saj
Shkumbim Jakupi
 
Dr. musli vërbani texhvidi për fëmijë
Dr. musli vërbani   texhvidi për fëmijëDr. musli vërbani   texhvidi për fëmijë
Dr. musli vërbani texhvidi për fëmijë
Libra Islame
 
Dr. musli vërbani shkenca e texhvidit
Dr. musli vërbani   shkenca e texhviditDr. musli vërbani   shkenca e texhvidit
Dr. musli vërbani shkenca e texhvidit
Libra Islame
 
Dr. vehbetu zuhejli usuli fikhu islam, v, kijasi
Dr. vehbetu zuhejli   usuli fikhu islam, v, kijasiDr. vehbetu zuhejli   usuli fikhu islam, v, kijasi
Dr. vehbetu zuhejli usuli fikhu islam, v, kijasi
Shkumbim Jakupi
 
Dr. Musli Vërbani - Shkenca e texhvidit
Dr. Musli Vërbani - Shkenca e texhvidit Dr. Musli Vërbani - Shkenca e texhvidit
Dr. Musli Vërbani - Shkenca e texhvidit
Shkumbim Jakupi
 
Dr. shefik kurdiq martesa dhe marredheniet intime ne islam
Dr. shefik kurdiq   martesa dhe marredheniet intime ne islamDr. shefik kurdiq   martesa dhe marredheniet intime ne islam
Dr. shefik kurdiq martesa dhe marredheniet intime ne islam
Libra Islame
 
Muhamed muteveli shaëraviu lumturia dhe kryeneçësia
Muhamed muteveli shaëraviu   lumturia dhe kryeneçësiaMuhamed muteveli shaëraviu   lumturia dhe kryeneçësia
Muhamed muteveli shaëraviu lumturia dhe kryeneçësia
Shkumbim Jakupi
 
Dr. Musli Vërbani -12. Shkruaj, lexo dhe mëso shkronjat e Kuranit
Dr. Musli Vërbani -12. Shkruaj, lexo dhe mëso shkronjat e KuranitDr. Musli Vërbani -12. Shkruaj, lexo dhe mëso shkronjat e Kuranit
Dr. Musli Vërbani -12. Shkruaj, lexo dhe mëso shkronjat e Kuranit
Shkumbim Jakupi
 

Viewers also liked (20)

Dr. musli vërbani tema të zgjedhura dhe të nevojshme
Dr. musli vërbani   tema të zgjedhura dhe të nevojshmeDr. musli vërbani   tema të zgjedhura dhe të nevojshme
Dr. musli vërbani tema të zgjedhura dhe të nevojshme
 
Dr. musli vërbani martesa dhe dasma dhe dënimi i shpenzimeve të dasmës
Dr. musli vërbani   martesa dhe dasma dhe dënimi i shpenzimeve të dasmësDr. musli vërbani   martesa dhe dasma dhe dënimi i shpenzimeve të dasmës
Dr. musli vërbani martesa dhe dasma dhe dënimi i shpenzimeve të dasmës
 
Dr. Musli Vërbani - Morali
Dr. Musli Vërbani - MoraliDr. Musli Vërbani - Morali
Dr. Musli Vërbani - Morali
 
Dr. Musli Vërbani - Drita e jetës
Dr. Musli Vërbani - Drita e jetësDr. Musli Vërbani - Drita e jetës
Dr. Musli Vërbani - Drita e jetës
 
Dr. musli vërbani kurban bajrami apo iidi i kurbani (iidul ed-ha)
Dr. musli vërbani   kurban bajrami apo iidi i kurbani (iidul ed-ha)Dr. musli vërbani   kurban bajrami apo iidi i kurbani (iidul ed-ha)
Dr. musli vërbani kurban bajrami apo iidi i kurbani (iidul ed-ha)
 
Dr. musli vërbani statuti i familjes (v.xh.)
Dr. musli vërbani    statuti i familjes (v.xh.)Dr. musli vërbani    statuti i familjes (v.xh.)
Dr. musli vërbani statuti i familjes (v.xh.)
 
Jakup Asipi - 1000 thënie
Jakup Asipi - 1000 thënieJakup Asipi - 1000 thënie
Jakup Asipi - 1000 thënie
 
Dr. Musli Vërbani - Tema të zgjedhura dhe të nevojshme
Dr. Musli Vërbani - Tema të zgjedhura dhe të nevojshmeDr. Musli Vërbani - Tema të zgjedhura dhe të nevojshme
Dr. Musli Vërbani - Tema të zgjedhura dhe të nevojshme
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - madhështia e islamit
Muhamed muteveli esh shaëraviu - madhështia e islamitMuhamed muteveli esh shaëraviu - madhështia e islamit
Muhamed muteveli esh shaëraviu - madhështia e islamit
 
Dr. Musli Vërbani - Emaneti
Dr. Musli Vërbani - EmanetiDr. Musli Vërbani - Emaneti
Dr. Musli Vërbani - Emaneti
 
Shkenca e usuli fikhut dhe dobia e studimit të saj
Shkenca e usuli fikhut dhe dobia e studimit të sajShkenca e usuli fikhut dhe dobia e studimit të saj
Shkenca e usuli fikhut dhe dobia e studimit të saj
 
Dr. musli vërbani texhvidi për fëmijë
Dr. musli vërbani   texhvidi për fëmijëDr. musli vërbani   texhvidi për fëmijë
Dr. musli vërbani texhvidi për fëmijë
 
Dr. musli vërbani shkenca e texhvidit
Dr. musli vërbani   shkenca e texhviditDr. musli vërbani   shkenca e texhvidit
Dr. musli vërbani shkenca e texhvidit
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istihsani
Dr. Vehbetu Zuhejli - IstihsaniDr. Vehbetu Zuhejli - Istihsani
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istihsani
 
Dr. vehbetu zuhejli usuli fikhu islam, v, kijasi
Dr. vehbetu zuhejli   usuli fikhu islam, v, kijasiDr. vehbetu zuhejli   usuli fikhu islam, v, kijasi
Dr. vehbetu zuhejli usuli fikhu islam, v, kijasi
 
Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu - Këto llogariten furnizime
Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu - Këto llogariten furnizimeMuhamed Muteveli Esh-Shaëraviu - Këto llogariten furnizime
Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu - Këto llogariten furnizime
 
Dr. Musli Vërbani - Shkenca e texhvidit
Dr. Musli Vërbani - Shkenca e texhvidit Dr. Musli Vërbani - Shkenca e texhvidit
Dr. Musli Vërbani - Shkenca e texhvidit
 
Dr. shefik kurdiq martesa dhe marredheniet intime ne islam
Dr. shefik kurdiq   martesa dhe marredheniet intime ne islamDr. shefik kurdiq   martesa dhe marredheniet intime ne islam
Dr. shefik kurdiq martesa dhe marredheniet intime ne islam
 
Muhamed muteveli shaëraviu lumturia dhe kryeneçësia
Muhamed muteveli shaëraviu   lumturia dhe kryeneçësiaMuhamed muteveli shaëraviu   lumturia dhe kryeneçësia
Muhamed muteveli shaëraviu lumturia dhe kryeneçësia
 
Dr. Musli Vërbani -12. Shkruaj, lexo dhe mëso shkronjat e Kuranit
Dr. Musli Vërbani -12. Shkruaj, lexo dhe mëso shkronjat e KuranitDr. Musli Vërbani -12. Shkruaj, lexo dhe mëso shkronjat e Kuranit
Dr. Musli Vërbani -12. Shkruaj, lexo dhe mëso shkronjat e Kuranit
 

More from Libra Islame

Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiut
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiutDr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiut
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiut
Libra Islame
 
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETIDr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
Libra Islame
 

More from Libra Islame (20)

Dr. Musli Vërbani - DJALI E PYET BABAIN PËR....
Dr. Musli Vërbani - DJALI E PYET BABAIN PËR....Dr. Musli Vërbani - DJALI E PYET BABAIN PËR....
Dr. Musli Vërbani - DJALI E PYET BABAIN PËR....
 
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli 18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli
 
17. ixhtihadi dr. vehbetu zuhejli
17. ixhtihadi  dr. vehbetu zuhejli 17. ixhtihadi  dr. vehbetu zuhejli
17. ixhtihadi dr. vehbetu zuhejli
 
16. objektivat e sheriatit dr. vehbetu zuhejli
16. objektivat e sheriatit  dr. vehbetu zuhejli 16. objektivat e sheriatit  dr. vehbetu zuhejli
16. objektivat e sheriatit dr. vehbetu zuhejli
 
14. shfuqizimi dr. vehbetu zuhejli
14. shfuqizimi  dr. vehbetu zuhejli 14. shfuqizimi  dr. vehbetu zuhejli
14. shfuqizimi dr. vehbetu zuhejli
 
13. masat ligjore dr. vehbetu zuhejli
13. masat ligjore  dr. vehbetu zuhejli 13. masat ligjore  dr. vehbetu zuhejli
13. masat ligjore dr. vehbetu zuhejli
 
12. istis'habi dr. vehbetu zuhejli
12. istis'habi  dr. vehbetu zuhejli 12. istis'habi  dr. vehbetu zuhejli
12. istis'habi dr. vehbetu zuhejli
 
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli 11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli
 
10. ligji para nesh dr. vehbetu zuhejli
10. ligji para nesh  dr. vehbetu zuhejli 10. ligji para nesh  dr. vehbetu zuhejli
10. ligji para nesh dr. vehbetu zuhejli
 
9. tradita dr. vehbetu zuhejli
9. tradita  dr. vehbetu zuhejli 9. tradita  dr. vehbetu zuhejli
9. tradita dr. vehbetu zuhejli
 
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli 8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli
 
7. istihsani dr. vehbetu zuhejli
7. istihsani  dr. vehbetu zuhejli 7. istihsani  dr. vehbetu zuhejli
7. istihsani dr. vehbetu zuhejli
 
6. kijasi dr. vehbetu zuhejli
6. kijasi  dr. vehbetu zuhejli 6. kijasi  dr. vehbetu zuhejli
6. kijasi dr. vehbetu zuhejli
 
5. ixhmai dr. vehbetu zuhejli
5. ixhmai  dr. vehbetu zuhejli 5. ixhmai  dr. vehbetu zuhejli
5. ixhmai dr. vehbetu zuhejli
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - ShfuqizimiDr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiut
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiutDr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiut
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiut
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjore
Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjoreDr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjore
Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjore
 
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETIDr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Tradita
Dr. Vehbetu Zuhejli - TraditaDr. Vehbetu Zuhejli - Tradita
Dr. Vehbetu Zuhejli - Tradita
 

Dr. musli vërbani dasma apo martesa

  • 1. Dr. Musli Vërbani Martesa dhe dasma dhe dënimi i shpenzimeve të dasmës Për shkak të rëndësisë që ka familja në islam, ashtu siç janë paraparë kushtet e namazit, haxhit, agjërimit, zekatit, po ashtu janë të parapara edhe kushtet e martesës (aktit të kurorëzimit). Ato kushte janë: 1. Oferta dhe pranimi; 2. Dy dëshmitarë. Mehri është vaxhib dhe nuk bën pjesë në kushtet e Nikahit. Oferta dhe pranimi Martesës i paraprinë fejesa. Fejesa është akt i cili nuk është i domosdoshëm që dy palët t’i përmbahen. Koha në mes të fejesës dhe aktit të kurorëzimit nuk është e përcaktuar, ajo mund të zgjasë një kohë të shkurtë (në të kaluarën ka zgjatur me vite). Pas kësaj kohe caktohet dita e dasmës në të cilën ditë bëhet edhe kontrata e martesës. - Në ditën e fejesës (myzhdes – lajmit përgëzues) në momentin e kërkimit të dorës së vajzës ngrihet familjari i vajzës dhe thotë: Në bazë të librit të Allahut dhe traditës së të dërguarit të Allahut e keni kërkuar dorën e filanes (x vajzës). - Familjari i dhëndrit ngrihet dhe thotë: Po, është e vërtetë, e kemi kërkuar. - I autorizuari i vajzës thotë: dhe tani e jap dorën e filanes (x vajzës), në bazë të librit të Zotit dhe traditës së të dërguarit të Allahut. Më së shumti me rastin e fejesës e kanë përdorur tekstin si në vijim: Zoti e ka urdhëruar, ndërsa pejgamberi e ka praktikuar (Këtë tekst e kanë thënë si në vijim: Allah nemrile, pejgamber kaullile). Kjo është bërë me rastin e fejesës, ndërsa në rastin e martesës, pasi që nusja të hipë në automjetine paraparë, familjari i vajzës i thotë familjarit të dhëndrit: Gjaku i imi, robi i yti dhe rruga e mbarë. Kësaj i thuhet e ka bërë “Teslimin” (dorëzimin). Edhe pse ky Teslim (dorëzim) bëhet kur të gjithë krushqit janë në automjet dhe askush nuk i dëgjon përpos atyre dyve në mes vete, kur dihet se kanë pasur kohë të mjaftueshme deri sa kanë qëndruar në vendin e pritjes së krushqve. Akti i kurorëzimit mund të bëhet gjatë ceremonisë së dasmës ku janë dasmorët dhe atë në këtë mënyrë [Kjo mënyrë praktikohet gjatë fejesës (myzhdes) dhe nuk bëhet gjatë martesës]. - NGRIHET I AUTORIZUARI I DHËNDRIT PARA TË PRANISHMËVE E THOTË: A e pranon për bashkëshort filanin (x personin) në bazë të librit të Allahut dhe traditës së të dërguarit të Allahut. - PASTAJ, I AUTORIZUARI I VAJZËS PARA TË PRANISHMËVE THOTË: Po, e pranoj filanen (x vajzën) si bashkëshorte të filanit (x djalit), në bazë të librit të Zotit dhe traditës së të dërguarit të Allahut.
  • 2. Nëse gjatë aktit të kurorëzimit janë të pranishëm dhëndri dhe nusja, atëherë bëhet kështu: - DJALI PARA TË PRANISHMËVE THOTË: A pranon të martohesh me mua në bazë të librit të Allahut dhe traditës së të dërguarit të Allahut? - VAJZA PARA TË PRANISHMËVE THOTË: Pranoj të martohem me ju në bazë të librit të Zotit dhe traditës së të dërguarit të Allahut. Shihet qartë se në tekst të ofertës dhe pranimit janë fjalët: “në bazë të librit të Zotit” që do me thënë që burri do ta trajton bashkëshorten sipas porosive të Zotit në Kur’an. Do të sillet mirë me bashkëshorten dhe do ta respekton dhe nderon atë sepse sjellja e mirë me bashkëshorten është urdhër kur’anor, thotë Zoti i Lartmadhëruar: “Jetoni e silluni mirë me to (me gratë e juaja)!” (En-Nisa : 19) Pasi që oferta dhe pranimi bëhen para dëshmitarëve ndërsa Dëshmitari i parë dhe Mbikëqyrës është Zoti i Lartmadhëruar, kontrata bëhet me emrin e Tij, në dëgjueshmërinë e Tij, në pajtim me urdhëresat e Tij. Martesa është një mjet i marrëdhënieve permanente, jo vetëm ndërmjet burrit dhe gruas, por edhe ndërmjet tyre dhe Zotit, që do të thotë se besëlidhja e fortë e tyre të jetë edhe për kohëra të mira dhe aso të vështira. Mbi dhuratën e martesës Zoti i Lartmadhëruar thotë në Kur’an: “...dhe kur ato kanë marrë nga ju besë të fortë?” (En-Nisa : 21) Fjalët “sipas traditës së të dërguarit të Allahut”. Kjo nga shkaku se Muhamedi a.s. ka thënë: “Martesa është tradita ime dhe kush nuk e pason traditën time nuk është prej meje.” Po ashtu Muhamedi a.s. ka thënë: “Më i miri prej jush, është ai që sillet më mirë me familjen e tij.” Akti i kurorëzimit i bërë në prezencën e dëshmitarëve, qoftë në prezencën e dasmorëve, qoftë në prezencën e disa dëshmitarëve është valid. Pastaj mund të regjistrohet në gjendjen civile të cilën e bëjnë nëpunësit për çështjet martesore dhe këtë më parë e kanë bërë edhe në ndonjë letër jozyrtare, ndërsasot bëhet edhe në libra të xhamisë ku jepet certifikata e martesës. Regjistrimi bëhet për të siguruar të drejtëne të martuarve. Është urdhër kur’anor për të regjistruar borxhin sepse me regjistrimin e tyre ruhen të drejtat e njerëzve. Thotë Zoti i Lartmadhëruar: “Nëse jepni borxh deri në një afat të caktuar, regjistrojeni.” (El-Bekare : 282), kështu që kur bëhet regjistrimi i borxhit atëherë më primare do të ishte që të bëhet regjistrimi i atyre çështjeve që kanë të bëjnë me nderin dhe pasardhësit. Pas plotësimit të kushteve edhe ruknit të martesës (dy dëshmitarëve dhe pëlqimit bashkëshortor) bashkëshortët e kanë të lejuar kontaktin martesor. Vendi i aktit të martesës Akti i martesës është e pëlqyeshme të bëhet në xhami, por nëse nuk bëhet në xhami mund të bëhet në shtëpi por edhe në ndonjë objekt tjetër, por mund të bëhet edhe në ndonjë ambient të hapur. Kjo do të thotë se nuk ka shumë rëndësi se ku kryhet akti i martesës, në xhami apo shtëpi.
  • 3. Dallimi në mes të dasmës dhe martesës Dasma është aheng, ndërsa martesaështë kontratë në mes të dy bashkëshortëve, këta dy terma kanë dallim me njëra me tjetrën. Nikahi është farz ndërsa dasma është sunet. Mund të ketë martesë pa dasmë, ndërsa nuk mund të ketë dasmë pa martesë. Sikurse në shumë çështje tjera edhe në dasmë më shumë rëndësi i jepet çështjeve sekondare se sa atyre primare. Primare është martesa, ndërsa sekondare është dasma. Nikahi është kurorëzimi, ndërsa dasma është ahengu apo ceremonia e kurorëzimit. Dasma është ceremoniae martesës dhe jo kusht i saj, nuk është traditë shoqërore por është e bazuar në islam. Vetë pejgamberi a.s., shokët e tij dhe muslimanët e parë, organizonin ceremoni dasme. Qëllimi i dasmës është në dy gjëra: 1. Grumbullimi i gjithë familjarëve dhe njerëzve të dashur; dhe 2. Ushqimi. Dasma është gëzim për çiftin, për njerëzit dhe të afërmit e tyre, ato shërbejnë për afrimin mes familjarëve, farefisit, miqësisë dhe shoqërisë. Dita e dasmës është një ditë e veçantë, pasi atë ditë fillon të themelohet një familje e re muslimane. Islami kërkon familje të lumtura, të gëzuara dhe të konsoliduara. Dita e dasmës duhet të jetë një ditë e shënuar, ditë në të cilën arrihet dhe realizohet kënaqësia e Zotit të Madhëruar. Ajo është një ditë ku themelohet një familje e re, një shtëpi e re, shtëpi e cila duhet të jetë vend i qetësisë, harmonisë, i adhurimit dhe faltore e Zotit të Lartmadhëruar. Zoti i Lartmadhëruar në Kur’an e tregon rastin e Musait a.s. kur ka thënë: “Ndërtoni shtëpi për popullin tuaj në Egjipt dhe shndërrojini ato në faltore.” (Junus : 87). Realizimi i fjalëve të Musait a.s. për ne: “Shndërroni shtëpitë në faltore.” Nënkupton që ato shtëpi të bëhen qendra në të cilat: - Forcohet besimi; - Gjendet qetësia dhe lumturia shpirtërore; - Lexohet dhe studiohet Kur’ani; - Lexohen libra fetarë, arsimor, shkencor; - Përkujtohet, lavdërohet dhe madhërohet Zoti i Lartmadhëruar. Dhurata martesore (mehri) Mehri nuk është kusht i martesës, që do të thotë është vaxhib, por nuk është kusht i martesës. Kjo argumentohet me ajetin kur’anor: “Grave jepni dhuratën e kurorës së tyre (mehrin) më të mirë.” (En-Nisa : 4) Gjatë martesës shumica e neglizhojnë mehrin, e konsiderojnë diçka simbolike edhe pse kjo nuk është simbolike. Edhe pse shuma e saj nuk është e përcaktuar dhe nuk ka as minimum dhe as maksimum të saj. Mehri është dhuratë ekskluzivisht për bashkëshortendhe jo për familjene saj. Është e ditur se dhurata shpirtërore është më e madhe dhe më e rëndësishme se dhurata materiale, por prapë se prapë pas dhuratës
  • 4. shpirtërore vjen edhe ajo materiale. Zoti i Lartmadhëruar thotë: “...dhe u keni dhënë ndonjërës prej tyre thesare pasuri.” (En-Nisa) Ligjërata dhe lutja Pas ofertës dhe pranimit, dhe pas deklarimit para dëshmitarëve është mirë të mbahet një ligjëratë (fjalim) dhe në fund të bëhet një lutje dhe të përfundon procedura e martesës, ndërsa ahengu mund të vazhdoj. Dënimi në bazë të shumës së shpenzimeve të dasmës Shpenzimet e dasmës nuk janë çështje kontraktuale, nuk janë pjesë e aktit të kurorëzimit. Ato as që llogariten si shpenzime të aktit të kurorëzimit por thjesht janë dëshirë e dasmorit për të treguar bujarinë, gëzimin dhe lumturinë e vet. Shpenzimet e dasmës asnjëherë nuk duhet të merren si bazë për tu dënuar në rast të shkurorëzimit. Shpenzimet e dasmës asnjëherë nuk duhet të merren si bazë që ajo shumë në të ardhmen të llogaritet gjatë trashëgimisë së anëtarëve të familjes. Në dasma ftohet edhe hoxha. Në të shumtën e rasteve hoxha më shumë merret si prijës simbolik se sa si një kryerës i procedurave (rregullave) të martesës (nikahit) të cilat i përmendëm si më lartë. Tek ne shpesh po ndodh që për një dasmë të shpenzohen mesatarisht 7000-8000 euro. Në atë dasmë në vend të përkujtimit të Zotit bëhet vallëzimi dhe këndimi. As nuk bëhet regjistrimi, as akti i kurorëzimit. Bëhen shpenzime të nevojshme dhe të panevojshme, të përcaktuara dhe të papërcaktura. Prijësi fetar (hoxha) ndoshta nuk e ka kryer asnjë procedurë të paraparë në islam të cilat i cekëm si më parë por thjesht ka hipë në automjet, ka shkuar krushq, është kthyer në shtëpi sa që edhe në rastin e dorëzimit (testimit) të gruas nuk prezanton dhe pas një kohe të shkurtë për çështje të imta, duke e pasuar epshin dhe për shkak se ndarja është bërë si një çështje e zakonshme dhe si një rrobë e cila lehtë mund të hiqet dhe të ndërrohet, vjen deri te shkurorëzimi, pasi që shkurorëzimi bëhet me shkas dhe pa shkas, ftohet familja e vajzës dhe ftohet hoxha së bashku me këshillin ndërmjetësues dhe familjari i vajzës kërkon nga ata që të dënohet familja e dhëndrit me një shumë dasme. Kur pyeten: Pse?Përgjigjaështë: Shpenzimet e dasmës kanë kushtua 7000-8000 euro dhe dënimi duhet të jetë aq sa kanë qenë shpenzimet e një dasme. Në vend se të merren alternativat dhe shkaqet që të pengohen shkurorëzimet, hapen dyer të cilat e stimulojnë shkurorëzimin, kurse dënimi për raste të tilla është rrugë e së keqes dhe jo rrugë e ndërtimit të ardhmërisë së brezave të rinj.