Se ha denunciado esta presentación.
Utilizamos tu perfil de LinkedIn y tus datos de actividad para personalizar los anuncios y mostrarte publicidad más relevante. Puedes cambiar tus preferencias de publicidad en cualquier momento.
Dr. Musli Vërbani
Koha e obligueshmërisë së dhënies së zekatit të trupit
dhe zekatit të pasurisë
Zekati ndahet në :
1. Zek...
kalendarit hënor i cili është më i shkurtë për 11 ditë prej atij
diellor. Pra viti duhet të llogaritet 354 ditë dhe jo 365...
para ditës së parë të ramazanit. Koha e cila jepet prej ditës së parë
të ramazanit nuk është kohë e rregullt e zekatit të ...
Próxima SlideShare
Cargando en…5
×

Dr. Musli Vërbani - Koha e obligueshmërisë së dhënies së zekatit të trupit dhe zekatit të pasurisë

1.013 visualizaciones

Publicado el

Dr. Musli Vërbani - Koha e obligueshmërisë së dhënies së zekatit të trupit dhe zekatit të pasurisë

Publicado en: Educación
  • Inicia sesión para ver los comentarios

  • Sé el primero en recomendar esto

Dr. Musli Vërbani - Koha e obligueshmërisë së dhënies së zekatit të trupit dhe zekatit të pasurisë

  1. 1. Dr. Musli Vërbani Koha e obligueshmërisë së dhënies së zekatit të trupit dhe zekatit të pasurisë Zekati ndahet në : 1. Zekat të trupit (zekatul fitri) dhe 2. Zekat të pasurisë (zekatul male). 1. Zekati i trupit (zekatul fitri) i cili në të shumtën e rasteve populli i quan “Vitrat” apo vitrat e Ramazanit. E që është gabim të quhet ashtu, pra nuk lejohet zëvendësimi i shkronjës “f’ me shkronjën “v” sepse merr kuptim krejtësisht tjetër. 2. Zekati material (zekatul male) e ndryshe mund të quhet edhe zekati i pasurisë. Pra e kundërta e të parës, pra e kundërta e zekatit të trupit. Sikurse namazi i cili e ka farz kohën e kryerjes së obligueshmërisë së tij ashtu edhe zekati i trupit por edhe zekati i pasurisë e ka kohën e caktuar për dhënien apo në kryerjen e obligueshmërisë së tij. Që ne do t'i shpjegojmë veç e veç. Sa i përket zekatit të trupit (zekatul fitri), koha e kryerjes së tij nuk është në Ramazan, as koha e kryerjes së obligueshmërisë së tij nuk është muaji i ramazanit dhe as dhjetë ditët e fundit të ramazanit, por koha e kryerjes së tij është me përfundimin e ramazanit dhe para faljes së namazit të bajramit. Sepse Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: "Ka shpëtuar ai i cili e ka dhënë zekatin (e fitrit) dhe e përkujton Allahun dhe e falë namazin (e fitër Bajramit)." Siç shihet ajeti qartë e tregon se zekatul fitri apo zekati i trupit është i ndërlidhur me faljen e fitër Bajramit (e kundërta është me rastin e therjes së kurbanit ku Zoti i Lartmadhëruar thotë: "Dhe fale namazin (e Kurban Bajramit) dhe there Kurbanin." (El- Kevther, 2). Zekati material është zekati i cili jepet gjatë tërë vitit, pra në Ramazan, por edhe në muajt tjerë kalendarik përpos muajit të ramazanit. Duhet përmendur se viti kalendarik llogaritet sipas
  2. 2. kalendarit hënor i cili është më i shkurtë për 11 ditë prej atij diellor. Pra viti duhet të llogaritet 354 ditë dhe jo 365 ditë. Dallimi në mes të zekatit të trupit dhe zekatit të pasurisë apo material është sikurse dallimi në mes të Haxhit dhe umres sepse haxhi është obligim vetëm në muajt e caktuar të vitit ndërsa Umreja mund të kryhet në 12 muajt e vitit kalendarik pra në çdo ditë prej ditëve të kalendarit. Parashtrohet pyetja: A lejohet kryerja e zekatit të trupit dhe zekatit material para kohës së obligueshmërisë së tij? Para se të përgjigjemi në këtë pyetje duhet të sqarojmë se në sheriatin islam të drejtat dhe detyrimet ndahen në: 1. Të drejta dhe obligime ndaj Krijuesit (Allahut), 2. Të drejta dhe obligime ndaj krijesës (njerëzve) dhe 3. Të drejta dhe obligime edhe ndaj Krijuesit edhe ndaj krijesës në të njëjtën kohë. Sa i përket të drejtave dhe obligimeve ndaj Krijuesit (Allahut), kryerja e obligimit të tyre nuk pranohet nëse kryhet para kohe, me fjalë tjera konsiderohet i pavlefshëm nëse kryhet para kohe. Shembull: Ramazani është obligim ndaj Krijuesit dhe ne nëse e agjërojmë para kohe për një muaj apo për dy muaj ai agjërim nuk pranohet sepse është e drejtë dhe obligim ndaj Allahut e jo ndaj njerëzve. Shembull tjetër nëse namazi i xhumasë falet ditën e enjte ai namaz nuk pranohet sepse është e drejtë dhe obligim ndaj Allahut ngjashëm është edhe nëse e falim namazin e drekës para kohës së namazit të drekës ai namaz nuk pranohet. Kjo ishte sa i përket të drejtave dhe obligimeve ndaj Allahut ndërsa sa i përket llojit të dytë të drejtave dhe obligimeve ndaj njerëzve, kryerja e obligimit duhet të kryhet në kohën e saj të caktuar mirëpo bëhet përjashtim kur njerëzit kanë nevojë për atë ndihmë materiale dhe kanë nevojë për atë përshpejtim në të kundërtën obligueshmëria duhet të kryhet në kohën në të cilën është obligim e jo më herët pra sikurse te namazi dhe agjërimi. Në këtë rast jemi duke e sqaruar pyetjen se a lejohet zekati i trupit të jepet para përfundimit të Ramazanit apo gjatë Ramazanit, dhe a lejohet zekati i pasurisë para kohe, pra një vit apo dy vite para kohe. Përgjigja është se për shkak të nevojës së të varfërve lejohet zekati i trupit 29 ditë eventualisht 30 ditë më herët që do të thotë prej ditës së parë të Ramazanit dhe deri në ditën e fundit të ramazanit dhe nuk lejohet më herët pra nuk lejohet zekati i fitrit
  3. 3. para ditës së parë të ramazanit. Koha e cila jepet prej ditës së parë të ramazanit nuk është kohë e rregullt e zekatit të trupit por është kohë e çrregullt dhe kjo vetëm nga shkaku se është e drejt dhe obligim ndaj njerëzve dhe për shkak të nevojës së tyre që kanë për atë zekat sepse koha e rregullt e tij është vetëm pas përfundimit të ramazanit dhe para faljes se namazit të fitër bajramit. Sa i përket zekatit material apo zekatit të pasurisë, kohë e rregullt e dhënies së tij është i tërë viti kalendarik sepse është e drejt dhe obligim ndaj njerëzve. Shembull nëse një person e arrin Nisabin (85gr. ari apo kundërvlera e 85gr. arit) me 1 Janar kohë e rregullt e dhënies së tij është deri më 20 dhjetor (me kalendar hënor prej 1 Rexhep deri në ditën e fundit të Xhumadel Uhra) dhe nëse nuk kryhet deri në këtë datë konsiderohet vonim i kryerjes së obligueshmërisë. Brenda këtyre 12 muajve zekatdhënësi ka të drejt të jep zekatin me këste p.sh. nëse e ka për obligim me dhënë 1200 euro ai mund t'i jep për çdo muaj nga 100 euro. Ndërsa kohë e çrregullt e dhënies së zekatit të pasurisë sikurse te zekati i trupit është dhënia e zekatit dy vite para kohe nëse ekziston ndonjë krizë apo kanë nevojë njerëzit për atë zekat. Përfundim: -Koha e rregullt e zekatit të trupit është prej faljes së namazit të sabahut të ditës së fitër bajramit dhe deri në faljen e namazit të fitër bajramit. -Koha e çrregullt e zekatit të trupit është prej ditës se parë të ramazanit dhe deri në faljen e sabahut të ditës së fitër bajramit (më herët nuk lejohet). -Koha e rregullt e zekatit të pasurisë është çdo ditë e vitit kalendarik. -Koha e çrregullt e zekatit të pasurisë është një vit apo dy vite para obligueshmërisë ashtu sikurse tolerohet dhënia e zekatit të trupit gjatë ramazanit për shkak të nevojës së njerëzve që kanë nevojë për atë zekat. -Zekati i pasurisë lejohet me këste përderisa është brenda periodës kalendarike.

×