Se ha denunciado esta presentación.
Se está descargando tu SlideShare. ×

Dr. Vehbetu Zuhejli - Fjala e drejtë

Anuncio
Anuncio
Anuncio
Anuncio
Anuncio
Anuncio
Anuncio
Anuncio
Anuncio
Anuncio
Anuncio
Anuncio
Cargando en…3
×

Eche un vistazo a continuación

1 de 3 Anuncio
Anuncio

Más Contenido Relacionado

Más de Libra Islame (20)

Anuncio

Dr. Vehbetu Zuhejli - Fjala e drejtë

  1. 1. Fjala e drejtë - ‫احلقيقة‬ Definicioni i fjalës së drejtë. Është çdo fjalë me të cilën dëshirohet të thuhet ajo që në esencë është e vendosur për diçka të njohur.129 Pjesa e tekstit “çdo fjalë” tregon se fjala e drejtë është prej pjesëve të fjalës, e jo të kuptimit të fjalës, njësoj me këtë edhe fjala alegorike. Llojet e fjalës së drejtë. Varësisht prej personave të cilët e përdorin, kjo fjalë ndahet në katër lloje: gjuhësore, sheriative, traditë e përgjithshme dhe traditë e veçantë.130 1. Fjala e drejtë gjuhësore. –Është fjala e cila përdoret në kuptimin gjuhësor. Përdoruesi është gjuhëtar (gramatikan), siç është rasti i fjalës “njeri” për gjallesën e logjikshme, pastaj fjala “ujk” për kafshën e egër, ndërsa fjala “kafshë” për kafshët tjera në fytyrën e tokës. 2.Fjala e drejtë sheriative. –Është fjala e cila përdoret në kuptimin për çështje të ligjit. Përdoruesi i kësaj fjale është Ligjvënësi. Shembull: Përdorimi i fjalës “namaz”, për adhurim të veçantë, e cila përbëhet prej fjalëve dhe veprimeve të njohura. 3. Fjala e drejtë tradicionale e veçantë. –Është fjala e cila përdoret në raste të veçanta tradicionale. I japin kuptim terminologjik një grup i caktuar i njerëzve. Kjo quhet fjalë e drejtë terminologjike. Shembull: Terminologjitë e gramatikanëve për zanoret si: “fet-ha”(zanorja “e”) për kallëzoren, “dame”(zanorja “u”) për emëroren, dhe “kesre”(zanorja “i”) për gjinoren. Terminologjitë e fukahave si “Istihsanit” dhe “akti” . Përdorimi i fjalëve terminologjike nga mutekeliminët, siç është fjala “substanciale” dhe “aksidentale” Këto quhen fjalë të drejta të veçanta tradicionale. Fjala e drejtë tradicionale e përgjithshme. Është fjala e cila përdoret në traditën e përgjithshme, si, p.sh., fjala “kafshë” përdoret për kafshët, “valët e radios” për radion. Këto quhen traditë e përgjithshme. Po ashtu, edhe fjala alegorike ndahet në aq lloje, pra në katër lloje:131 1. Alegoria gjuhësore. –Është fjala e cila përdoret jo për kuptimin e drejtë të fjalës.132 Ajo ka fakte gjuhësore, si f.v. përdorimi i fjalës “njeri” për të logjikshmin, po ashtu përdorimi i fjalës “namaz” për dua, edhe pse është e drejtë gjuhësore; po ashtu përdorimi i fjalës “luan” për njeriun trim.
  2. 2. 2. Alegoria sheriative. –Është fjala e cila përdoret jo në kuptimin e drejtë të saj me fakte të sheriatit, si p.sh. përdorimi i fjalës “salat-namaz” për adhurimin e veçantë. Fjala “akt” është fjalë e drejtë me kuptimin gjuhësor, ndërsa alegorike në kuptimin e sheriatit. 3. Alegoria e traditës së veçantë. –Është fjala e cila përdoret jo në kuptimin e drejtë të saj, që është e ndërlidhur me traditë të veçantë, si f.v.: përdorimi gjuhësor i fjalës “gjendja”, në të cilën gjendet njeriu në të keqe ose në të mirë. 4. Alegoria e traditës së përgjithshme. –Është fjala e cila përdoret jo në kuptimin e drejtë të saj që është e ndërlidhur me traditë të përgjithshme, si f.v.: përdorimi i fjalës “kafshë” për njeriun e keq. . Fjala “murtexhil” dhe “menkulë” janë prej fjalëve të drejta.132 –Murtexhil: është fjala e cila përdoret jo në mënyrën e drejtë të saj e që nuk ka ndërlidhje në mes të emrit dhe të emëruarës, siç janë mbiemrat. Shembull: Reshid (i drejtë), Salih (i mirë) Adil (i drejtë). Këto emra janë vënë për njerëzit si emërtim, pa marrë parasysh lidhjen e tyre me emrat e tyre. -Menkulë(Transformues): është emri i cili kalon prej kuptimit të gjuhësor në kuptimin e sheriatit, ose të traditës si f.v.: Fjala namaz, gjuhësisht do të thotë lutje, e pastaj ka kaluar në kuptimin e formës së njohur të namazit. Kuptimi i parë është gjuhësor, kuptimi i dytë fjalë e drejtë e sheriatit. Kur e përdorin gjuhëtarët është fjalë e drejtë në kuptimin –dua, ndërsa fjalë alegorike në kuptimin e sheriatit dhe e kundërta, Kur fukahatë e përdorin në kuptimin e sheriatit, atëherë në kuptim të tyre është fjalë e drejtë; ndërsa kur ta përdorin në aspekt gjuhësor, bëhet alegorike për ta. Patjetër duhet të ketë ndërlidhshmëri në mes tyre, pra në mes të së transmetuarës dhe transmetuesit, sepse veprat dhe thëniet e posaçme të namazit nuk dalin nga korniza e lutjes dhe e përuljes ndaj Zotit të Lartmadhëruar. Në mes të fjalës alegorike dhe të fjalës së drejtë. Fjala e drejtë kuptohet nga dëgjimi i gramatikanëve, ndërsa sa i përket alegorisë, ajo patjetër duhet të ketë ndërlidhshmëri dhe fakt të posaçëm. Esenciale te fjala është përdorimi i drejtë, ndërsa aksidenciale (sekondare) është alegoria. Kur ajo të cilësohet si përdorim i fjalës së drejtë dhe alegorike, atëherë peshon dhe cilësohet si fjalë e drejtë në kuptim të parë, nga shkaku se alegoria është e kundërta e bazikes. Nëse dikush thotë: Pasurinë time e lë vakëf për fëmijët, fjala merr kuptimin e fëmijëve të drejtpërdrejtë, e nuk përfshin nipat (fëmijët e fëmijëve), nga shkaku se përdorimi i fjalës fëmijë për fëmijët e fëmijëve (nipave) është përdorim alegorik. Mirëpo, fjala e drejtë nuk merret parasysh nëse është e papranueshme logjikisht, tradicionalisht, ligjësisht ose për shkak të vështirësisë së kuptimit të saj.133 Shembull i vështirësimit: Kush përbetohet se nuk do të hajë prej Kidrit (lloj peme), ka gjëra të cilat lejohen prej asaj peme. Shembull tjetëri vështërësimit.: Kush përbetohet se nuk do të hajë nga kjo pemë, atëherë konsiderohet ajo çka rezulton, çka hahet prej fryteve të asaj peme. Nëse është lis (pemë) pa fryte (që nuk jep fryte), atëherë bartet në të holla që fitohen prej (shitjes së) asaj peme.
  3. 3. Shembull i traditës: Kush përbetohet se nuk do të hajë nga ky miell, konsiderohet ajo që prodhohet prej miellit, e në këtë rast është buka. Shembull i alegorisë legjislative; Kush përbetohet se nuk do të bëjë nikah (martesë) me të panjohur pa qëllim, atij i prishet përbetimi nëse bën prostitucion, sepse të larguarit nga ligji është i njëjtë me të larguarin nga tradita. Dispozita e fjalës së drejtë Fjala e drejtë ka tri dispozita:134 E para: T’i jepet kuptimi për çka është thënë, pa marrë parasysh a është e përgjithshme apo e veçantë, a është ndalesore apo urdhërore, kur folësi e ka pasur apo nuk e ka pasur atë qëllim. Thënia e Zotit të Lartmadhëruar: “Bini në ruku dhe sexhde” është forma urdhërore për fjalë të drejtë, për të rënë në ruku dhe sexhde. Secila prej tyre është e veçantë. Thënia e Zotit të Lartmadhëruar: “Mos vritni njeriun të cilin Allahu ka ndaluar (të vritet), përpos në të drejtë” është formë ndalesore, që do të thotë vrasja është e ndaluar. Kjo fjalë është specifike. Nëse njeriu e lëshon gruan, ose blen, ose shet, atëherë dispozitohet ashtu siç është, pa shikuar nijetin. E dyta: Ndalohet ndalimi i kuptimit të fjalës. Nuk lejohet që fjala baba të mos e ketë kuptimin e babait, por thuhet për gjyshin se nuk e ka kuptimin e babait, sepse gjyshi është alegori e marrë prej fjalës baba. Kështu që për t’i thënë gjyshit baba lejohet të mos i jepet ky kuptim, përderisa fjala “baba” është fjalë e drejtë për babain, nuk mund të mohohet. E treta: I jepet përparësi kuptimit të drejtë ndaj asaj alegorie, sepse alegoria nuk mund të paramendohet pa ndonjë shkak apo arsye; patjetër duhet të ekzistojë ndonjë arsye, e cila e bart kuptimin nga ajo esenciale në atë zëvendësuese, apo sekondare. Alegoria është zëvendësim i fjalës së drejtë. Në bazë të kësaj, Ebu Hanifja mendon se fjala e drejtë ka përparësi të përdoret ndaj alegorisë, pra, duke vepruar me bazën. Kush përbetohet se nuk do të hajë mish, nëse përbetuesi është musliman., ai nuk e then premtimin nëse ha mishin e njeriut, Dy nxënësit e tij (Sahibani) mendojnë të kundërtën.135 Autor: Dr. Vehbetu Zuhejli Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga: “Usuli fikhu islam”.

×