UNIVERSITETI I PRIZRENIT
Administrim Biznesi
Lënda
BAZAT E MENAXHIMIT
Izet Çelaj, MSc - MBA
Prizren, 11 Nëntor 2010
MENAXHIMI DJE DHE SOT
SFONDI HISTORIK I MENAXHMENTIT
• Pse studimi i historisë së menaxhimit është i rëndësishëm.
• Mbi evidencën e hershme të praktikës menaxheriale.
MENAXHMENTI SHKENCOR
• Kontributi i rëndësishëm i bërë nga Fredrick W. Taylor dhe
Frank dhe Lillian Gilbreth.
• Si e përdorin menaxherët e sotëm menaxhmentin
shkencor.
Përmbajtja
Teoricientët e Teorisë së Përgjithshme Administrative
• 14 parimet e menaxhimit të Fayol-it.
• Kontributi I Max Weber-it në teorinë e përgjithshme
administrative të menaxhimit.
• Si e përdorin menaxherët e sotëm teorinë e përgjithshme
administrative.
Qasja kuantitative ndaj Menaxhimit
• Kontributi i qasjes kuatitative në fushën e menaxhimit.
• Si e përdorin menaxherët e sotëm qasjen kuantitative në
menaxzhim.
Përmbajtja
Kuptimi i drejtë i Sjelljes Organizative
• Kontributi I hershëm I përfaqësuesve të Sjelljes
organizative (organizational behavior).
• Kontributi I studimeve të Hawthorn-it në Lëminë e
Menaxhimit.
•Menaxherët e sotëm si e përdorin qasjen e sjelljes
(organizative).
Qasja Sistemore
• Organizata që përdor qasjen sistemore.
• Sa është qasja sistemore e përshtatshme për të
kuptuarit e menaxhimit.
Përmbajtja
Qasja Kontigjente
• Si ndryshon qasja kontigjente nga teoritë e mëhershme
të menaxhimit.
• SA e përshtatshme është qasja kontigjente për studimin e
menaxhimit.
Çështjet dhe trendet aktuale
• Trendet aktuale dhe problemet me të cilat ballafaqohen
dhe ndeshen menaxherët sot.
Sfondi Historik i Menaxhimit
Menaxhimi i lashtë
Egjipti (piramidat) dhe Kina (Muri Kinez)
Venedikasit (luftanija lundruese me linjë montazhi)
Adam Smith
Publikimi “Pasuria e Popujve” më 1776
Mbështeti ndarjen e punës (specializimin e punës) për
të rritur produktivitetin e punëtorëve
Revolucioni Industrial
Substituimi i punës njerëzore me punën e makinave
Krijimi i organizatave të mëdha që iu nevojitet menaxhimi
Teoritë e Menaxhimit
Menaxhimi Shkencor
Teoria e Përgjithshme Administrative
Menaxhimi Kuantitativ
Sjellja Organizative
Qasja Sistemore
Qasja Kontigjente
Menaxhimi Shkencor
Fredrick Winslow Taylor
“Babai” i menaxhimit shkencor.
Publikimi:Parimet e Menaxhimit Shkencor
Management (1911)
Teoria e menaxhimit shkencor
Duke përdorur metoda shkencore për të përcaktuar
" mënyrën më të mirë" për të bërë një punë:
Vënia e personit të duhur në punë dhe me
mjetet e duhura dhe pajisjet.
Metodë e standardizuar për të bërë punë.
Duke siguruar një nxitje ekonomike për
punëtorin.
Pesë Principet e Taylor-it
në Menaxhment
1. Zhvillimi i një shkencë për secilin element të punës
individuale, e cilado të zëvendësojë sundimin e rregullave
të vjetra.
2. Përzgjedhja e punëtorit në baza shkencore, mësimi,
trajnimi dhe zhvillimi i tij.
3. Fuqimishtë të bashkëpunojnë me punëtorët në mënyrë
që të sigurojë se që të gjithë punët të kryhen sipas
parimeve shkencore që janë zhvilluar.
4. Ndarja e punës dhe përgjegjësisë pothuajse në mënyrë të
barabartë në mes të menaxhmentit dhe punëtorëve.
5. Menaxhmenti merr përsipër të gjithë punën për të cilën
është më mirë i pajisur se sa punëtorët.
Menaxhimi Shkencor
Frank dhe Lillian Gilbreth
Fokusimi në rritjen e produktivitetit të punëtorit
përmes reduktimit të lëvizjeve apo kohës së humbur.
Të zhvillon “matjen e kohës së punëtorit” dhe të
optimizon performancën.
Si e përdorin Menaxherët e sotëm Menaxhimin Shkencor?
Përdorimi i kohës dhe studimit të lëvizjeve për të rritur
produktivitetin.
Punësimi i punëtorëve me kualifikimin më të mirë.
Dizajnimi i sistemeve nxitëse bazuar në rezultatin.
Teoria e Përgjithshme
Administrative
Henri Fayol
Besimi se praktika e menaxhimit ishte dalluar nga funksionet
tjera organizative.
Zhvillimi i 14 principeve të menaxhimit që aplikohen në të
gjitha situatat organizative
Max Weber
Zhvillimi i teorisë së autoritetit bazuar në një tip ideal të
organizimit (byrokraci)
Theksimi i racionalitetit, parashikueshmërisë, papërcaktimit,
kompetencës teknike dhe autoritarizmit.
14 Principet e Fayol-it në Menaxhim
7. Shpërblimi.
1. Ndarja e punës.
8. Centralizimi.
2. Autoriteti.
9. Zinxhiri scalar.
3. Diciplina.
10. Rregulli.
4. Uniteti i komandës.
11. Kapitali.
5. Uniteti i drejtimit.
12. Stabiliteti i mandatit të
6. Varësia (subordinimi) i kuadrove.
interesit individual ndaj
interesit të organizatës. 13. Iniciativa.
14. Fryma luftarake.
Qasja Kuantitative në Menaxhim
Qasja Kuantitative
Poashtu quhet kërkimi operacional ose shkenca e
menaxhimit.
Ka evoluar nga metodat matematikore dhe statistikore të
zhvilluara problemet ushtarako-logjistike të L II B dhe
kontrolli kualitativ i problemeve
Përqëndrohet në përmirësimin e vendim marrjes
menaxheriale duke aplikuar:
Statistikën, modelet optimale, modelet informative dhe
simulimet kompjuterrike.
Kuptimi i Sjelljes Organizative (SO)
Sjellja Organizative (SO) /Organizational Behavior
(OB)/
Studimi i veprimeve të njerëzve në punë, njerëzit
janë pasuria më e rëndësishme e një organizate.
Përfaqësuesit e hershëm të SO:
Robert Owen
Hugo Munsterberg
Mary Parker Follett
Chester Barnard
Studimet e Hawthorn-it
Një seri e eksperimenteve të produktivitetit të kryera në
Western Electric nga 1927 gjer më 1932.
Gjetjet eksperimentale
Produktiviteti papritur është rritur nën kushtet e imponuara
të papërshtatshme të punës.
Efekti i planeve të nxitura ishte më pak se sa pritej.
Konkludimi i kërkimit
Normat sociale, standardet dhe qëndrimet e grupit
inluencojnë më fort prodhimin dhe punën individuale
se sa stimujt monetar.
Qasja Sistemore
Sistemi i Definuar (i përcaktuar)
Një grup i pjesëve të ndërlidhura dhe ndërvarura të aranzhuara
në atë mënyrë që të prodhojnë një tërësi të unifikuar.
Llojet bazike të sistemeve
Sistemet e mbyllura
Nuk janë të ndikuar nga ambienti dhe nuk ndërveprojnë me
ambientin e tyre (të gjitha inputet dhe outputet janë të
brendshme).
Sistemet e hapura
Bashkëveprojnë në mënyrë dinamike me mjediset e tyre duke
marr inputet dhe duke I transformuar ato në outpute
(rezultate) që janë shpërndarë në mjediset e tyre.
Implikimet e Qasjes Sistemore
Koordinimi i pjesëve të organizatës është thelbësor
për funksionimin e duhur të gjithë organizatës.
Vendimet dhe veprimet e ndërmarra në një fushë të
organizatës do të ketë një efekt në zona apo fusha
të tjera të organizatës.
Organizatat nuk janë të vetmjaftueshme dhe si
rrjedhojë duhet ti përshtaten me ndryshimet në
mjedisin e tyre të jashtëm.
Qasja Kontigjente
Definimi i Qasjes kontigjente
Shpesh e quajtur edhe qasja ndaj situatës
(situational approach).
Nuk ka një grup universal të principeve
menaxheriale (rregullave) me të cilat menaxhohet
organizata.
Organizatat janë individualishtë të ndryshme,
përballen me situata të ndryshme dhe kërkojnë
mënyra të ndryshme të menaxhimit.
Variablat më të njohura Kontigjente
• Madhësia e organizatës
• Detyrat rutinore dhe teknologjia
• Paqartësia mjedisore
• Diferencat individuale
Çështjet dhe Trendet Aktuale …
Globalizimi
Etika
Diversiteti i Fuqisë punëtore
Ndërmarrësia (Entrepreneurship)
E-business-i
Menaxhimi përmes dijes
(Knowledge Management)
Organizata që mëson
(Learning Organizations)
Menaxhimi përmes kualitetit
(Quality Management)
Çështjet dhe Trendet Aktuale...
Globalizimi
Menaxhimi në organizata internacionale
Sfidat politike dhe kulturore të operimit në tregun
global
Etika
Vënia e theksit në etikën e kurrikulave të
arsimimit/edukimit në kolegje
Krijimi dhe rritja e përdorimit të kodeve të etikës
nga bizneset
Proçesi për Adresimin e Dilemës Etike
Hapi 1: Çka është dilema etike?
Hapi 2: Kush janë palët e afektuara?
Hapi 3: Cilët faktorë personal, organizativ, dhe të
jashtëm janë të rëndësishëm për vendimin tim?
Hapi 4: Cilat janë alternativat e mundshme?
Hapi 5: Marrja e vendimit dhe veprimi në bazë të tij.
Çështjet dhe Trendet Aktuale...
Diversiteti i Fuqisë punëtore
Rritja e heterogjenitetit në fuqinë punëtore
Më shumë forma gjinore.minoritare, etnike dhe forma
tjera të diversitetit të të punësuarve
Plakja e Fuqisë punëtore
Punonjësit e vjetër të cilët punojnë më gjatë dhe nuk
dalin në pension
Kostoja në rritje e përfitimeve publike dhe private për
punëtorët më të vjetër
Kërkesë në rritje për produkte dhe shërbime të lidhura
me plakjen
Çështjet dhe Trendet Aktuale...
Përcaktimi i Ndërmarrësisë (Entrepreneurship)
Procesi ku një individ ose grup individësh
përdorin përpjekje të organizuara për të krijuar
vlera dhe rritje në përmbushjen e dëshirave dhe
nevojave përmes inovacionit dhe unicitetit
(uniqueness).
Procesi i Ndërmarrësisë
Vrapimi pas mundësisë (oportunitetit)
Inovacioni në produkte, shërbime ose metoda
biznesi (shembulli i Apple-s,Nokia-s,etj.)
Dëshira për rritje të vazhdueshme të
organizatës
Çështjet dhe Trendet Aktuale...
E-Biznesi (Electronic Business)
Puna e performuar nga një organizatë duke përdorur
lidhjet elektronike në zonat kryesore.
E-commerce: Komponenti i shitjes dhe marketingut të një
“e-business-i”.
Kategoritë e E-Biznesit
E-business-i që përmirëson organizatën
Organizata që implementon “E-business”-in.
Organizata që kanë kaluar tërësishtë në “e-business”.
Çështjet dhe Trendet Aktuale...
Menaxhimi i Diturisë (Knowledge Management).
Kultivimi i një kulture të të mësuarit ku anëtarët e
organizatës në mënyrë sistematike mblidhen dhe
ndajnë njohuritë mes veti në mënyrë që të arrihet
performancë më e mirë.
Organizata që Mëson
Një organizatë që ka zhvilluar kapacitetin për të
mësuar,përshtatur dhe ndryshuar vazhdimishtë.
Çështjet dhe Trendet Aktuale...
Menaxhimi Kualitativ
Një filozofi menaxhimi e drejtuar nga
përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë së
proceseve të punës dhe duke iu përgjigjur
nevojave dhe pritjeve të klientit.
Frymëzimi nga Menaxhimi Total Kualitativ (TQM)
ide kjo e Deming dhe Juran
Kualiteti nuk është i lidhur direkt me koston.
Çka është Menaxhimi “Kualitativ”?
Fokusi intesiv në klientien.
Shqetësimi mbi përmirësimin e
vazhdueshëm
Fokusimi në proces
Përmirësimi i kualitetit të çdo gjëje
(gjithçkafit)
Matje të sakta
Fuqizimi i të punësuarve