Publicidad

Gjergj Fishta

20 de Oct de 2021
Publicidad

Más contenido relacionado

Publicidad
Publicidad

Gjergj Fishta

  1. GJERGJ FISHTA PUNIM SEMINARIK NË LËNDËN E GJUHËS DHE LETËRSISË SHQIPE Sh.f.m.u.Xheladin Gashi-PLAKU Punuar nga:Orgesa IBRI kl. IX/1 Ars.Sadbere UKA
  2. PËRMBAJTJA ● Hyrje ● Biografia e Gjergj Fishtës ● Jeta dhe fëmijëria ● Fishta simbol i madhështisë së poezisë Shqipe ● Veprimtaria e Fishtës ● Lirikat e Gjergj Fishtës ● Revista”Hylli i dritës” ● Titujt e veprave të Gjergj Fishtës ● Vdekja dhe rivarrosja ● Thëniet e Fishtës ● Referencat
  3. Hyrje Gjergj Fishta ishte figura më e madhe dhe më e fuqishme e letërsisë shqiptare të gjysmës së parë të shekullit të njëzetë. I dëgjuar e i ngritur lart deri në Luftën e Dytë Botërore si 'poet kombëtar i Shqipërisë' dhe 'Homeri shqiptar’ Njeri i jashtëzakonshëm. Më i madhi edukator i popullit. Njëlloj si gjithë tjerët. E, megjithatë, mbi gjithë të tjerët. Me një fuqi misterioze, që për të ishte e zakonshme, ndërsa për të tjerët, mrekulli. Nisi heret të bëlbëzojë vargje shqipe, të cilat flasin për fuqinë e një shpirti poetik, që pret vetëm shpërthimin në kryevepra. Kush ishte Gjergj Fishta?
  4. Atë Gjergj Fishta lindi në Fishtë të Zadrimës,më 23 tetor 1871. I biri Ndokë Simon Ndocit dhe Prendes së Lazër Kaçit nga Kotorri më i vogli i tre vëllezërve dhe një motre. Ai me profesion ishte Shkrimtar,poet,politikan, fra,diplomat. Ai ishte njeri i arteve dhe i letrave. Biografia
  5. Jetën e filloi si barì. Por shumë shpejt, kur ishte 6- vjeçar zgjuarsia e tij i bie në sy famulltarit të fshatit, i cili e dërgon Fishtën në Seminarin Françeskan të Shkodrës .Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon në këtë shkollë. Këtu ai shfaqi talentin poetik. Më 1886 dërgohet për studime në Bosnjë.Vitin e parë e kaloi në Guçjagorë afër Travanikut. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës,ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe janë edhe "Ushtrimet e para poetike". Më 1893 përfundoi studimet shkëlqyeshëm JETA DHE FËMIJËRIA
  6. Fishta simboli i madhështisë së poezisë Shqipe Me përmbysjet ideologjike që ndodhen në Shqipëri pas vitit 1944,Gjergj Fishta u ndalua.Vepra e tij u hoq nga qarkullimi letrar Shqipëtar,u ndalua studimi i tij institucional,duke shakatuar një vakum të madh në të kaluarën kombëtare. Por ai u lexua tinëz dhe vepra e tij u mbajt mend nga adhuruesit e tij.Mbas ndryshimeve të viteve ’90,Fishta iu rikthye letërsisë dhe kulturës Shqipëtare. Kështu Fishta ka kaluar në kulturën Shqipëtare në dy faza të skajshme:të pranimit të përgjithshëm dhe të mohimit për një gjysmë shekulli. Rikthimi i Fishtës në letrat Shqipe krijoi mundēsi për vlerësimin e tij të gjithanshēm.
  7. Veprimtaria e Gjergj Fishtës Vepra e Fishtës në letërsinë e në kulturën shqiptare është e shumanshme. Në fushën e letërsisë, ku punoi dyzet vite, deri në ditët e vdekjes, krijoi një vepër të madhe në të gjitha gjinitë. Me Lahutën e Malcís, sa ishte gjallë u pagëzua “epiku më i madh i shekullit”, duke ndërtuar eposin shqiptar të shekullit 20. Me veprat satirike Anzat e Parnasit e Gomari i Babatasit u bë satiriku më i njohur i letërsisë shqipe. Dy librat e lirikave Mrizi i Zanavet e Vallja e Parrizit shqiptojnë tendosjen shpirtërore që ushqehet nga dashuria, revolta e dhembja për të kurorëzuar tematikën e vet në formulën e përsëritur “Atme e Fé”.
  8. Një kërkim të vazhdueshëm e bëri në fushë të dramatikës, që nga melodrama e deri te tragjedia, ku mbeten vepra që kujtohen Juda Makabé e Jerina ase Mbretnesha e Luleve.Fishta është i njohur me esetë e studimet për çështje të etnopsikologjisë e të kulturës tradicionale shqipe, për probleme estetike të artit dhe për kulturën autentike shqiptare. Dallohet Parathanja e Kanunit të Lekë Dukagjinit, në të cilën bën një tipologji të kulturës shqiptare në gjirin e kulturave të tjera botërore. Fishta shkroi një tip të veçantë të prozës, në fillim udhëpërshkruese e më vonë një shkrim dëshmues dhe komentues, pra eseistik.Gjergj Fishta me veprën e vet krijuese kërkonte shqiptarin e përjetshëm duke kritikuar shqiptarin e përditshëm dhe u bë një moralizator i madh. Në këtë mënyrë lidhi dy periudha të letërsisë shqipe duke u bërë protagonist i të dyjave.
  9. Në pajtim me formulën shpirtërore tëartit të tij”Atme e Fe”,Gjergj Fishta i përmblodhi lirikat e tij në dy libra:”Mrizi i zanave” dhe “Vallja e parrizit”.Në librin e parë përfshihen vjershat atdhetare, kurse Në të dytin vjerrshat me frymë fetare dhe me meditime metafizike e personale. Në librin Mrizi i Zanave autori i këndon atdheut në disa variante:si dashuri e deri në adhurim,si ankth e klithmë dhe si trashëgimi morale.Së fundmi,të gjitha këto shkrihen në një lirikë personale. Varianti himnizues hap kreun e librit me një tufë poezish ku lavdërohet atëdheu,trashëgimia morale e tij,etnosi u traditës shqipëtare.Gjuhën shqipe,flamurin shqipëtar. Edhe hana do t’a dijë, Edhe dielli do t’ket pa, Se per qark ksaj rrokullije, Si Shqypnija ‘i vend nuk ka! (Shqypnija) Lirikat e Gjergj Fishtës
  10. Revista”HYLLY I DRITËS” Më 11 tetor të vitit 1913, në Shkodër u botua nga At Gjergj Fishta, revista “Hylli i Dritës”. E botuar dhe e qarkulluar nga “Nikaj Press”, revista u mbështet nga një figurë e shquar si Luigj Gurakuqi. Pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore në vitin 1914, botimi dhe qarkullimi i saj u ndalua nga austriakët, sepse revista promovonte interesat shqiptare “Hylli i Dritës” ka qenë e para revistë e botuar në Shqipëri, me një program të qartë atdhetar, politik e kulturor, dhe që u bë shprehja më e pastër e intelektualëve katolikë dhe e kryesisë së Provincës Françeskane në Shqipërí, përfaqësuesit e së cilës qenë jo vetëm drejtori i saj Át Gjergj Fishta, por një plejadë e tërë letrarësh, gjuhëtarësh, folkloristësh dhe ekonomistësh të nderuar. Revista u bë shprehësja kryesore e aspiratave të elitës shqiptare për pavarësi, demokraci e kulturë perëndimore. Kjo revistë ka në themel veprën e përkushtimin e paharrueshëm të françeskanëve shqiptarë ndër të cilët ndrin
  11. TITUJT E VEPRAVE ● Lahuta e Malcis,poeme 1937 ● Anzat e Parnasit,satire 1907 ● Vallja e Parrizit,1909 ● Shqyptari I qytetnuem,melodrame 1911 ● Shqyptarja e qytetnueme,melodrame 1929 ● Shen Francesku I Asizit,1912 ● Juda Makabe,tragjedi 1914 ● Gomari I Babatasit,satire 1923 ● Mrizi I Zanave,1924 ● Sh.Luigji Gonzaga,melodrame 1927 ● Jerina ose mbretnesha e luleve,melodrame 1941
  12. Vdekja dhe rivarrosja Gjergj Fishta sëmuret me 10 dhjetor ku iu gjendën pranë miku i vet Doda dhe sekretari Volaj. Më 14 dhjetor e sjellin në Shkodër, ku e shtrojnë në spital për një sëmundje zemre dhe polmoni. Më 22 dhjetor, borën e skllotën që kishte mbuluar qytetin, Fishta e kundron nga dritarja e kuvendit. Më 22 ra një borë e madhe dhe Fishta mori një polmonit që e rëndoi shëndetin e tij. Me 27 mjekët humbasin shpresat dhe Fishta bie në kllapi. Më 30 dhjetor 1940 Fishta ndërroi jetë. Në valën e Revolucionit Kulturor, më 20 mars 1967 eshtrat e Fishtës me urdhër të strukturave të shtetit komunist zhvarrosen nga Kisha e Gjuhadolit.Sipas një dëshmie, eshtrat e tij me të sivëllezërve të tjerë u hodhën pas tri ditëve në lumin Drin. Por dëshmi të tjera përcjellin se eshtrat u shpëtuan, u ruajtën dhe u varrosën tinëz sërishmi në varrezat e Rrëmajit në Shkodër.U rivarros më 1996
  13. Thënje nga Gjergj Fishta
  14. Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqiptarë!
  15. Njerëzit janë tanë njisoj prej natyrës, edukata i ban me u dallue!
  16. Në kjoftë se provon, mundesh me hupë, por në kjoftë se nuk provon – je i hupun gjithsesi!
  17. Ma mirë n’vorr me u kja për mallë , se nën shkja me ndejë për t’gjallë
  18. REF REFERENCAT: Literatura u mor nga: https://telegrafi.com/thenie-nga-gjergj-fishta-dhemb-kryet-nga-njato-parla-parla-te-parlamentareve-dokrra-pa- kokrra/amp/ www.wikipedia.org https://lahutaemalcis.wordpress.com/veprat-2/ https://enciklopedishqip.fandom.com/wiki/Gjergj_Fishta Libri “Letërsia Shkollore 12” (botime shkollore albas) Fotot u morën nga: www.wikipedia.com www.wikipedia.org www.google.com Modeli i Power Point Template PPT u mor nga: www.slidesgo.com
  19. FALEMINDERIT SHUMË PËR VËMENDJEN TUAJ!
Publicidad