1. R E E D U K A T I V E K U L T U R O R E
V I S T Ë M U J O R E F E T A R E S H K E N C O R E
&
QERSHOR 11 E AHIR - REXHEB 1432 6
20 JUMADA L- NR. 2 ÇMIMI 1
| €
| |
“VetëmAllahutitakonadhurimiivërtetë.”Ez-Zumer:3
KUSH PO E CENONTOLERANCËN
MES QYTETËRIMEVE lfq. 2
URDHËRI NËTË MIRË DHE NDALIMI
NGA E KEQJA -II- lfq. 17
MË E MIRA QË ËSHTËTHENË
PËRTY MOTËR lfq. 31
2.
3.
4.
5. EDITORIALI
Adem AVDIU
Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve ...................... 2
Lirim SADIKU
Vlera dhe kushtet e fjalës la ilahe il‐lAllah ............................... 4
Mr. Fidan XHELILI
Parathënia e ibën Maxhes Kapitulli i tetë: Të larguarit nga
logjika dhe analogjia ................................................................ 9
Muhamed el XHUHEMI
Ejani të emigrojmë së bashku ................................................ 14
Ebu Islam, Salih ibën Ta Ha Abdul Vahid
Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja ‐II‐ .............. 17
Dr. Abdullah bin Vekil ESH‐SHEJH
Femra dhe kurthet e armikut ‐IV‐ .......................................... 24
Havla Beshir Abidin
Mbulesa e femrës muslimane, ibadet e jo adet .................... 26
Unejs MURATI
Më e mira që është thënë për ty motër ................................ 31
Sabahudin SELIMI
Jeta dhe vepra e Imam Neveviut ........................................... 33
Prof.dr. Abdurrezak ibën Abdul Muhsin el‐Bedër
Duaja dhe realiteti i saj .......................................................... 36
PËRMBAJTJA
Kryeredaktor:
UnejsMURATI
Zv. Kryeredaktor:
Mr.FidanXHELILI
Anëtarët e revistës:
AdemAVDIU
SabahudinSELIMI
XheladinLEKA
Bashkëpunëtorët:
BaliSADIKU
FehmiDALIPI
LirimSADIKU
NamikVEHAPI
ShuajbREXHA
Redaktor gjuhësor:
ArianKOÇI
Boton:
Shtëpia botuese
Atik
Gjilan, Republika e Kosovës
Tirazhi: 1000
Adresa:
Rr. M. Idrizi p.n 60000 Gjilan
Republika e Kosovës
E‐mail: delirjedheedukim@gmail.com
Nr. i llog.: 1150‐138922‐0101‐09
ProCredit Bank of Kosovo
Swift Code: MBKORS22
Gjilan, Republika e Kosovës
NDIHMO REVISTËN
6. K
2 Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1
Është për t’u pikëlluar se si bogdanianët kur flitet për gjenocidin serb mbi shqiptarët ndër
shekuj menjëherë kujtojnë thëniet urrejtjen ktheje me dashuri, apo thënë ndryshe nëse të
goditet faqja e djathtë, kthe të majtën. Ndërsa në lidhje me Perandorinë Osmane, që i shpëtoi
shqiptarët nga asimilimi greko-sllav, veprojnë nën parullën hobesiste homo homini lupus
(Njeriu për njeriun është ujk).
Kur flitet për tolerancë ndërfetare tek shqiptarët, nuk
ka dyshim se hulumtimi dhe debati në lidhje me këtë
tematikë është burim mesazhesh plot paqe, është
shembull që duhet ta pasojnë pa hezitim jo vetëm civ-
ilizimi perëndimor, por mbarë shoqëria njerëzore. Në
të kaluarën dhe sot, nëpër vendet e ndryshme të glo-
bit, konfliktet ndërfetare e civilizuese shkaktuan
luftëra me pasoja gjenocidale, të pasuara nga urrejtje
shumëdimensionale edhe pas shuarjes së konflikteve
të përgjakshme. Në të kaluarën, qytetërimet më të
fuqishme ushtarakisht kanë dominuar mbi më të
dobëtat, siç ndodhi meTrojën, Kartagjenën, An-
daluzinë muslimane (Spanjën), popujt autoktonë të
Amerikës, me vendet e kolonizuara, ndërsa sot do-
minimi i një qytetërimi mbi tjetrin realizohet edhe
me mjete të tjera përveç forcës luftarake, e cila kon-
siderohet më determinuesja në mbizotërim kur hum-
ben shpresat nga rrugët e tjera, si ekonomike,
diplomatike, nxitja e trazirave nëpër vende të
ndryshme, sidomos në ato shtete të udhëhequra nga
diktatorë të njohur etj. Aktualiteti i fillim shekullit 21
po dëshmon qartë dy sfida shumë serioze me të cilat
po ballafaqohen civilizimet e ndryshme, në veçanti
qytetërimi musliman në Siujdhesën Ballkanike. Këto
sfida cenojnë tepër negativisht tolerancën dhe bashkë-
jetesën mes qytetërimeve dhe për këtë kërkohet një
trajtim skajshmërisht serioz i çështjes. Kjo arrihet
përmes hulumtimeve dhe analizave të thukëta në
frymën akademike për të evituar problemet që mund
të shkaktohen nga këto sfida, të cilat janë ekstremizmi
fetar dhe ekstremizmi sekularist. Për këto dy ideologji
satanike ka paralajmëruar edhe ish-kryeministri bri-
tanikTony Blair me fjalët: "Sekularistët agresivë dhe
ekstremistët janë duke i nxjerrë punë njëri-tjetrit. Së
bashku, ata paraqesin një sfidë të madhe për njerëzit e
feve."[1]
Ekstremizmi fetar
Sa herë që diskutohet për këtë problem, opinioni
është mësuar, e në shumë raste edhe i është imponuar,
se ekstremizëm fetar ka vetëm tek muslimanët, si
rezultat i sëmundjes së quajtur islamofobia. Këtë së-
mundje e ka ndihmuar edhe ideologjia binladeniane,
për t'u sulmuar padrejtësisht mesazhi i vetëm qiellor-
Islami burimor. Në këtë temë do të fokusohemi në
ekstremizmin e ekspozuar nga katolikët fanatikë, të
cilët po shtegtojnë me mentalitetin bogdanian, që re-
flekton jo më pak injorancë e inkuizicionizëm ide-
ologjik. Ideologjia bogdaniane cenon seriozisht jo
vetëm tolerancën ndërfetare, por edhe ndërsektare
dhe kundërshton gjithashtu sekularizmin joagresiv.
Kjo ideologji duhet të ndalet dhe të mos i jepet
hapësirë për të ushtruar propagandën skajshmërisht
djallëzore dhe antikombëtare. Bogdanianët kohëve të
KUSHPOECENONTOLERANCËNMES
Editorial
QYTETËRIMEVE
______________
[1]Shiko Feja në periudhën e globalizmit. Gazeta Koha Ditore, 30-31 dhjetor 2010- 1, 2 e 3 janar 2011.
7. fundit po ofendojnë ndjenjat fetare të muslimanëve
në mënyrën më hitleriane,[2] duke njollosur gjakun e
të parëve tanë shqiptarë që dhanë jetën për Islamin
dhe me këtë akt heroik e ruajtën edhe identitetin
kombëtar, siç ndodhi në Lugun e Baranit. Shqiptarët
muslimanë luftuan heroikisht në mbrojtje të Stam-
bollit. Çfarë i shtyu të luftojnë për fenë e Zotit, për Is-
lamin?! Sepse e pranuan me dhunë këtë fe?! Nuk ka
dyshim që ishte dashuria e zjarrtë e në zemrat e tyre
për Kur’anin dhe Traditën e Profetit të mbarë
njerëzimit, Muhamedit, paqja dhe bekimet e Zotit të
Gjithëpushtetshëm qofshin mbi të. Është për t'u
vlerësuar shkencërisht mendimi i dhënë nga shkrim-
tari i njohur Sabri Godo në emisionin Opinion të ud-
hëhequr nga gazetari Blendi Fevziu, ku temë debati
ishte përhapja e Islamit me dhunë apo jo. Ai pat
deklaruar: "Perandoria Osmane kishte kodin e qartë -
nuk ka dhunë në fe- dhe për ndonjë dhunë të
ushtruar nga ndonjë ushtar është e padrejtë të thuhet
se Perandoria Osmane ka ushtruar dhunë në përhap-
jen e fesë."[3] Edhe ipeshkvi Nikë Prela në intervistën
dhënë Diturisë Islame është shprehur: "Sikur të
përhapej Islami me dhunë, edhe kjo pakicë katolike
që jemi do ishim bërë muslimane." Perandoria Os-
mane nga faktet historike nuk njihet që ka ushtruar
dhunë gjenocidale, ashtu siç u ushtrua mbi musli-
manët e Spanjës. Akuzat që i bëhen Perandorisë Os-
mane, se ka bërë gjenocid, janë mbështetur mbi
pasionet e urrejtjes patologjike apo për t’u hakmarrë
ndaj zhvillimit ekonomik që po arrin sot Republika e
Turqisë nën udhëheqjen e kryeministrit të nderuar
Rexhep Taib Erdogan. Këto akuza ndaj Turqisë po
bëhen për ta defaktorizuar ndikimin e saj në prob-
lemet konfliktuoze jo vetëm në rajonin e Lindjes së
Afërt, por në mbarë globin. Historikisht populli turk
ka qenë mik i shqiptarëve. Nën Perandorinë Os-
mane, krahas hebrenjve, grekëve, sllavëve etj., shqip-
tarët ishin ndër zotëruesit më të mëdhenj të
kapitaleve të perandorisë, ndërsa në Shqipëri ata ishin
pothuajse zotëruesit e plotë të tyre. Megjithatë,
Kosovën si rajoni më i zhvilluar i Shqipërisë dhe i
Ballkanit e shkatërruan luftërat e Austrisë, Serbisë dhe
në aleancë me ta të forcave shqiptare katolike të ud-
hëhequra nga Pjetër Bogdani kundër Perandorisë Os-
mane, që u zhvilluan pikërisht në këtë rajon. Mbas
kësaj, edhe Shqipëria dhe shqiptarët nuk mundën ta
marrin veten asnjëherë nga ky shkatërrim.[4] Është
për të ardhur turp se si disa bogdanianë përmes
shkrimeve të tyre sulmojnë Turqinë, e cila është duke
e përkrahur Republikën e Kosovës dhe politikën
mbarëshqiptare. Me këtë politikë, Turqia argumen-
ton dhe fuqizon miqësinë me shqiptarët, ndërsa bog-
danianët mundohen ta helmojnë nën sloganin
"armiku kryesor i shqiptarëve është Perandoria Os-
mane". Kjo tezë i takon propagandës politike serbe që
nga mesi i shekullit 19 dhe është përdorur për t’i
futur shqiptarët në luftë me Perandorinë Osmane sa
herë që një gjë e tillë i nevojitet nacionalizmit serb
dhe Serbisë. Futja e shqiptarëve në luftë kundër
Perandorisë Osmane konsiderohej si kusht i realizimit
të programeve nacionaliste serbe.[5] Nuk duhet har-
ruar beteja e Kosovës në qershor të vitit 1389, ku ush-
tria e Perandorisë Osmane shpëtoi shqiptarët nga
gjenocidi serb që mbizotëronte në atë kohë. Po ashtu
edhe aleanca e NATO-s në vitin 1999 e shpëtoi pop-
ullin shqiptar të Kosovës nga kanibalizmi milloshe-
viqjan, duke e përmbyllur triumfin me ndërhyrjen e
trupave ushtarake në muajin qershor. Për të bërë një
krahasim me betejën e Kosovës të vitit 1389 dhe atë
të NATO-s më 1999, formulohet slogani sërish qer-
shori për shqiptarët. Është për t’u pikëlluar se si bog-
danianët kur flitet për gjenocidin serb mbi shqiptarët
ndër shekuj menjëherë kujtojnë thëniet urrejtjen
ktheje me dashuri, apo thënë ndryshe nëse të goditet
faqja e djathtë, kthe të majtën. Ndërsa në lidhje me
Perandorinë Osmane, që i shpëtoi shqiptarët nga
asimilimi greko-sllav, veprojnë nën parullën hobesiste
homo homini lupus (Njeriu për njeriun është ujk).
Ekstremizmi i katolikëve fanatikë duhet ndalur ngase
bie ndesh me vlerat njerëzore dhe qytetëruese. Ky
erupsion duhet deaktivizuar nga krateri bogdanian
për të ruajtur dhe mos cenuar tolerancën dhe bashkë-
jetesën ndërfetare.
Adem AVDIU
3
Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1
______________
[2] Për të mos u zgjeruar nuk po i përmendim emrat dhe idetë e bogdanianëve ngase janë të njohur për lexuesit.
[3] Deklarata është në mënyrë kuptimore jo tekstuale.
[4] Shiko librin Skicë e mendimit politik shqiptar, faqe 58, nga dr Hysamedin Feraj.
[5] Shiko Skicë e mendimit politik shqiptar, faqe 125.
8. Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1
4
N
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i drejtohet Ebu Hurejrës: "Këdo që takon
mbrapa këtij muri duke dëshmuar la ilahe il-lAllah me bindje dhe sinqeritet nga zemra
përgëzoje me xhennet.”
VLERA DHE KUSHTET E FJALËS
Njeriu gjatë jetës së tij e dëgjon dhe e
shpreh shpesh frazën la ilahe il-lAllah,
shprehje për të cilën është krijuar
qielli, toka dhe të gjitha krijesat. Me
të Allahu i Lartësuar dërgoi Pejgam-
berë, zbriti libra dhe shpalli fenë e Tij.
Për shkak të saj janë vënë regjistrat
dhe peshoret, për shkak të saj është
hapur tregtia me xhennetin dhe xhe-
hennemin, për të janë ndarë krijesat
në besimtarë e jobesimtarë. Ajo është
origjina e krijimit.
Ka tekst të shkurtër, me pak shkronja,
është e lehtë për gjuhën dhe e rëndë
në peshore.
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem kur tregoi për Musain tha:
"O Zot, më mëso një gjë të të përkujtoj
dhe të lus me të! O Musa, thuaj la ilahe
il-lAllah. Tha: "Të gjithë robërit e thonë
atë." Tha: "O Musa, sikur shtatë qiejt
dhe çfarë ka në to, përveç Meje, dhe
shtatë tokat të viheshin në njërën anë të
peshores, kurse la ilahe il-lAllah në anën
tjetër, shprehja la ilahe il-lAllah do të
peshonte më rënd.” Përmendja më e
mirë pra është shprehja la ilahe il-lAll-
ah.
I Dërguari i Allahut thotë: "Duaja më
e mirë është ajo në Arafat. Shprehja më
e mirë që kam thënë unë dhe Pejgam-
berët para meje është la ilahe il-lAllah
vahdehu la sherike lehu, lehul el mulku
ve lehu el hamdu ve huve ala kul-li
LAILAHEILLALLAH
9. 5
Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1
shej’in kadir.”
La ilahe il-lAllah është çelësi i shtëpisë
së paqes. Për këtë fjalë pyeten të parët
dhe të fundit. Kjo fjalë dallon kufrin
prej Islamit, është fjala e devotshmëri-
së dhe lidhja më e fortë e njeriut me
Allahun.
I Dërguari i Allahut sal-lAhu alejhi ve
sel-lem thotë: "Kush thotë la ilahe il-
lAllah dhe mohon atë që adhurohet
përveç Tij, bëhet e ndaluar pasuria dhe
gjaku i tij, kurse llogaria e tij i mbetet
Allahut."
Është fjala me të cilën Allahu dëshmoi
për Veten e Tij, dëshmuan engjëjt
dhe njerëzit e ditur. Allahu i Lartësuar
tha: "Allahu dëshmon, e po ashtu edhe
engjëjt, edhe njerëzit e dijes, se nuk ka
zot tjetër që meriton të adhurohet përveç
Tij." Alu Imran: 18
La ilahe il-lAllah është shkalla më e
lartë e besimit. I Dërguari i Allahut
tha: "Imani është gjashtëdhjetë e ca
shkallë, më e larta dhe më mira është
fjala La ilahe il-lAllah, më e ulëta është
largimi i pengesës nga rruga..."
Është thirrje për të vërtetën dhe lir-
imin nga shirku. Për shkak të saj u
krijuan krijesat, siç thotë Allahu i
Lartësuar: "Dhe Unë nuk i krijova
njerëzit dhe xhinët veçse të më adhuro-
jnë Mua.” Edh Dharijat: 56
Allahu i Lartësuar thotë: "Dhe nuk
kemi sjell ndonjë të Dërguar para teje e
që të mos e kemi frymëzuar {duke
thënë} la ilahe il-la Ene (nuk ka të
adhuruar tjetër të merituar veç Meje),
pra më adhuroni Mua të Vetëm.” El
Enbija: 25
La ilahe il-lAllah është fjala e besimit
dhe kush e thotë duke qenë në
shtratin e vdekjes e më pas vdes në
këtë fjalë, shpirti i tij ngrihet tek Al-
lahu i Lartësuar dhe hyn në xhennet. I
Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
thotë: "Kush vdes dhe fjala e fundit e tij
është la ilahe il-lAllah, do të hyjë në
xhennet.”
La ilahe il-lAllah është fjala e besimit
që ndalon mbetjen e deklaruesit
përgjithmonë në zjarr. I Dërguari sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Vërtet
Allahu ia ka bërë haram zjarrit atë që
thotë la ilahe il-lAllah dhe që ka për
qëllim Fytyrën e Allahut.”
La ilahe il-lAllah është fjala e besimit
për shkak të së cilës luftuan të Dër-
guarit e Allahut sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem dhe ranë dëshmorë shumë sa-
habë.
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem thotë: "Jam urdhëruar që t'i
luftoj njerëzit përderisa thonë la ilahe
il-lAllah Muhammeden resulullah, të
falin namazin, të japin zekatin. Nëse e
bëjnë këtë, janë ndaluar gjaku dhe pa-
suria e tyre vetëm me të drejtë islame
dhe se llogaria e tyre i mbetet Allah-
ut.”[1]
Fjala La ilahe il-lAllah për banorët e
xhennetit është si uji i ftohtë për
______________
[1] Muslimi.
10. Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1
6
banorët e dunjasë. Kush e shqipton
atë, ka mbrojtur pasurinë dhe gjakun
e tij.
Gjëja e parë që kërkohet nga jobesim-
tarët kur ftohen në Islam është
deklarata la ilahe il-lAllah.
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem, kur e përcolli Muadhin për
Jemen, i tha: "Ti do të shkosh te të kr-
ishterët dhe çifutët. Gjëja e parë në të
cilën do t'i ftosh të jetë dëshmia la ilahe
il-lAllah.”
Çdokush që e thotë këtë fjalë do ta
shpëtojë në dunja dhe në ahiret?
Përgjigjja është jo, ngase hipokritët në
çdo kohë e në çdo vend thonë la ilahe
il-lAllah dhe dëshmojnë se Muhamedi
është rob dhe i Dërguari i Tij, por
prapë janë në fundin e zjarrit të xhe-
hennemit.
Allahu i Lartësuar thotë: "Pa dyshim
që hipokritët do të jenë në thellësinë më
të madhe të xhehennemit dhe ti kurrsesi
nuk do t’u gjesh atyre ndihmës.” En
Nisa: 145
Sot është për t’u çuditur sa shpesh e
dëgjojmë këtë fjalë, por për disa është
thënie e gjuhës dhe jo e zemrës, ngase
zemra e tyre përgënjeshtron gjuhën e
tyre. Këta janë në fund të xhehenne-
mit.
Allahu i Lartësuar thotë: "...sepse me
gojën e tyre flisnin atë që nuk e kishin
në zemrat e tyre. Allahu e di mirë çfarë
fshehin ata." Alu Imran: 167
Allahu i Lartësuar thotë: "Ka disa
njerëz që thonë: “Besojmë në Allahun
dhe në Ditën e Gjykimit!”, por në të
vërtetë ata nuk janë besimtarë. Ata për-
piqen të mashtrojnë Allahun dhe besim-
tarët, por në të vërtetë mashtrojnë vetëm
vetveten, megjithëse nuk e ndiejnë." El
Bekare: 8-9
Ndërsa ai që thotë la ilahe il-lAllah
dhe i përgjigjet kushteve të kësaj
thënieje, ka shpëtuar në dunja dhe
ahiret.
La ilahe il-lAllah është tarifa e xhen-
netit. Kush e ka fjalën e vet të fundit,
hyn në të. Kjo shprehje të shpëton
nga zjarri, të sjell faljen, është më e
mira e mirësive, fshin mëkatet dhe
gabimet, ngre peshoren përballë
regjistrave të mëkateve.
Kushtet e fjalës la ilahe il-lAllah
Kjo shprehje i bën dobi shqiptuesit të
saj vetëm me plotësimin e tetë
kushteve.
1- Dituria për kuptimin e kësaj shpre-
hjeje duke pohuar atë që kërkon kjo
shprehje me ibadetin e saj dhe duke
mohuar çdo send që adhurohet me
Allahun
Allahu i Lartësuar thotë:
"Dije se nuk ka zot tjetër të vërtetë
përveç Allahut! Kërko falje për gjynahun
tënd dhe për besimtarët e besimtaret!
Allahu e di se si silleni ju dhe ku qën-
droni." Muhamed: 19
Allahu i Lartësuar thotë:
"Ata që u adhuruan në vend të Allahut,
nuk do të mund të ndërmjetësojnë për
askënd, përveç atyre që dëshmuan për të
vërtetën dhe e dinë mirë (se s’ka Zot
tjetër të vërtetë që meriton të adhurohet
veç Allahut)." Ez Zuhruf: 86
11. 7
Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem thotë: "Kush vdes duke e
ditur se s'ka të adhuruar me meritë pos
Allahut, do të hyjë në xhennet.”
2- Besimi i plotë që i kundërvihet
dyshimit
Allahu i Lartësuar thotë: "Besimtarë të
vërtetë janë vetëm ata që besojnë
Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe
pastaj nuk dyshojnë, por luftojnë në
rrugën e Allahut me pasurinë dhe jetën
e tyre. Këta janë besimtarë të sinqertë."
El Huxhurat: 15
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem tha: "Çdo rob që do t’i dalë
përpara Allahut, duke dëshmuar se nuk
meriton të adhurohet me të drejtë pos
Allahut dhe se unë jam i Dërguari i
Allahut, Allahu do ta fusë në xhen-
net.”[2]
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem i drejtohet Ebu Hurejrës:
"Këdo që takon mbrapa këtij muri duke
dëshmuar la ilahe il-lAllah me bindje
dhe sinqeritet nga zemra përgëzoje me
xhennet.”
3- Sinqeriteti që hedh poshtë shirkun,
i shprehur nga fjala La ilahe il-lAllah
Allahu i Lartësuar thotë: “Vetëm Al-
lahut i takon adhurimi i vërtetë.” Ez-
Zumer: 3
Dhe: "E megjithatë, ata qenë urdhëruar
vetëm që të adhuronin Allahun me
përkushtim të sinqertë, duke qenë në
fenë e pastër (të Ibrahimit), si dhe të
falnin namazin e të jepnin zekatin. Kjo
është feja e drejtë." El Bejine: 5
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem thotë: "Më të ngriturit e
njerëzve që meritojnë shefatin tim
Ditën e Kiametit janë ata që thanë la
ilahe il-lAllah me sinqeritet nga zemra e
tyre.”
4- Dashuria për këtë shprehje, për atë
që shpreh ajo dhe të kënaqurit me
këtë Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj:
“Në të vërtetë, namazi im, kurbani im,
jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin
vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk
ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar
dhe unë jam i pari që i nënshtrohem
Atij.” El En’am: 162-163
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem thotë: "Kush i posedon këto
tri cilësi ka arritur ëmbëlsirën e imanit:
të jetë për të Allahu dhe i Dërguari i Tij
më të dashur tek ai se çdo gjë, të dojë
për hir të Allahut, të urrejë të kthehet në
mosbesim pasi Allahu e shpëtoi ashtu siç
urren të hidhet në zjarr.”
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem i foli një beduini për ligjet e
Islamit, derisa beduini tha: "Për Al-
lahun as nuk do t’i shtoj e as nuk do
t’i pakësoj gjë kësaj që më the!"
Atëherë i Dërguari i Allahut sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem tha: "Është i sh-
pëtuar në qoftë se u tregua i sinqertë.”
5- Besnikëria që pengon dyfytyrësinë,
pasi ata e thonë atë me gjuhën e tyre
duke mos besuar atë që shpreh ajo
______________
[2] Muslimi.
12. Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1
8
Allahu i Lartësuar thotë: "Elif, Lâm,
Mîm. Vërtet mendojnë njerëzit se do të
lihen të thonë “ne besojmë”, pa u vënë
në provë? Ne i kemi sprovuar ata që
kanë qenë para tyre, në mënyrë që
Allahu t'i dallojë ata, që thonë të
vërtetën dhe ata që gënjejnë." El Anke-
but: 1-3
Dhe: “Ka disa njerëz që thonë: “Beso-
jmë në Allahun dhe në Ditën e
Gjykimit”, por në të vërtetë ata nuk
janë besimtarë.” El Bekare: 8
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem thotë: "Nuk ka njeri që
thotë la ilahe il-lAllah dhe se unë jam
rob dhe i Dërguari i Tij, me besnikëri
nga zemra, vetëm se Allahu ka për t'ia
bërë haram zjarrit.”
6- Bindja për realizimin e të drejtave
të saj, veprave të obligueshme, me sin-
qeritet ndaj Allahut duke kërkuar kë-
naqësinë e Tij
Allahu i Lartësuar thotë: “Ndërsa
përgjigjja e vetme e besimtarëve, kur
thirren tek Allahu dhe i Dërguari i Tij,
që ai të gjykojë midis tyre është “dëgjo-
jmë dhe bindemi”. Pikërisht këta janë të
shpëtuarit.” EnNur: 51
7- Pranimi dhe dorëzimi që hedh
poshtë refuzimin duke iu bindur ur-
dhrave të Allahut dhe duke lënë
ndalimet e Tij
Allahu i Lartësuar thotë: "Kush i dorë-
zohet Allahut, me tërë qenien e tij, duke
qenë punëmirë, ai është kapur për vegën
më të fortë. Tek Allahu do të kthehet
çdo gjë.” Lukman: 22
8- Mohimi i idhujve dhe i çdo sendi
që adhurohet karshi Allahut
Tagut është çdo send që adhurohet
karshi Allahut, edhe nëse njeri është i
kënaqur që të adhurohet nga të
tjerët.[3]
Allahu i Lartësuar thotë: “S’ka detyrim
në fe, sepse tashmë është dalluar e drejta
nga e shtrembra! Ai që mohon idhujt
(dhe gjithçka që adhurohet në vend të
Allahut) dhe beson në Allahun, ka sigu-
ruar lidhjen më të fortë, e cila nuk kë-
putet kurrë. Allahu dëgjon dhe di
gjithçka.” El Bekare: 256
I Dërguari i Allahut thotë: "Kush thotë
la ilahe il-lAllah dhe mohon atë që ad-
hurohet veç Tij, bëhet e ndaluar marrja
e pasurisë dhe derdhja e gjakut të tij,
kurse llogaria e tij mbetet tek Allahu."
E lusim Allahun e Lartësuar të na bëjë
pronarë të kësaj fjale dhe të të kup-
tuarit të saj.
Literatura:
1- Kurani i Madhërishëm - Prof.Hasan I. Nahi
2- El akidetu el evelen leu kenu jalemun- Salih
ibën Taha Abdulvahid
3- La ilahe il-lAllah –Dr. Salih Fevzan
Përmblodhi dhe përshtati:
Lirim SADIKU
Prizren / Kosovë
______________
[3] Nëse ndokush adhurohet nga të tjerët, por ai nuk është i kënaqur me këtë, atëher nuk quhet Tagut. Siç është shembulli i Isaut alejhi selam, Aliut,
Hasanit, husejni radijAllahu anhum, etj.
13. 9
Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1
PAR AT H Ë N A E
“SUNENIT”
KAPITULLI I TETË: TË LARGUARIT NGA LOGJIKA DHE ANALOGJIA
TË IBËN MAXHES
Dituria dhe të kuptuarit e fesë është dhuntia më e madhe. Ibën Abasi radijallahu anhu
thotë: "I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kujt Allahu ia do të mirën, e bën
ta kuptojë fenë."
U
LIBRI MBI SUNNETIN
HADITHI NUMËR 52
Urve ibën Zubejri transmeton nga Ab-
dullah ibën Amr ibën el-Asi radijAl-
lahu anhuma të ketë thënë: "Ka thënë i
Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem:
"Me të vërtetë Allahu nuk e merr ditu-
rinë duke e fshirë atë nga gjokset e njer-
ëzve, mirëpo me vdekjen e dijetarëve,
derisa nuk lë asnjë dijetar. Atëherë
njerëzit për prijës marrin injorantët, këta
injorantë pyeten dhe japin fetva me padi-
turi, duke humbur kështu veten dhe të
tjerët." Transmetojnë Buhariu (nr.
100, 7307) dhe Muslimi (nr. 2673).
SHPJEGIMI RRETH TRANS
METUESVE
Hadithin e parë e transmeton Urve
ibën Zubejri nga Abdullah ibën Amr
ibën el-Asi radijallahu anhuma.
Urve ibën Zubejri është nga tabiinët e
mëdhenj, njëri nga shtatë juristët e
njohur të Medinës, djali i Zubejr ibën
Avamit, njërit nga sahabët më të mëd-
henj dhe prej të përgëzuarve me xhen-
net. Urve është djali i Esmës, vajzës së
Ebu Bekrit. Kishte për teze Aishen, Al-
lahu qoftë i kënaqur me të gjithë. Ka
lindur në vitin 23 të hixhretit dhe ka
vdekur në vitin 94, sipas mendimit të
saktë .[1]
______________
[1] Shiko Tehdhibut-tehdhib të ibën Haxher el-Askalanit (3/92). Mueseset err-rrisale.
14. Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1
10
Abdullah ibën Amr ibën el-Asi radijal-
lahu anhu është sahabi i njohur, ai që
shkroi më shumë hadithe nga i Dër-
guari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Për
këtë ka dëshmuar Ebu Hurejra kur
thotë: "Nuk është ndokush që ka
transmetuar më shumë hadithe se unë
pos Abdullah ibën Amrit, sepse ai
shkruante ndërsa unë nuk shkruaja."
Ka vdekur në vitin 65 të hixhretit në
Egjipt, sipas mendimit më të saktë.[2]
Historiku i thënies së këtij hadithi
Urve ibën Zubejri thotë: "Aishja më
tha: "O biri motrës sime! Kam dëgjuar
se Abdullah ibën Amri do të kalojë
pranë nesh për në haxh. Takoje atë
dhe pyete sepse ai ka marrë shumë di-
turi nga i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem." Urve thotë: -E takova Abdul-
lahun dhe e pyeta për shumë gjëra që
ai i përmendte nga i Dërguari i Allahut
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe në
mesin e atyre gjërave përmendi edhe
hadithin: "Me të vërtetë Allahu nuk e
merr diturinë duke e fshirë atë nga gjok-
set e njerëzve…" Kur ia tregova Aishes
këtë hadith, iu duk interesant dhe nuk
e pranoi menjëherë dhe më tha: "A të
tha se e ka dëgjuar këtë nga i Dërguari
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem?! "Vitin
tjetër Abdullah ibën Amri prapë po
vinte për haxh dhe do të kalonte nga
Medina. Aishja i tha Urves që të dilte e
ta pyeste për të njëjtin hadith. Urve
thotë: -E takova dhe e pyeta dhe prapë
më tregoi të njëjtin hadith. Kur i tre-
gova për këtë Aishes, ajo tha: "Mendoj
se ka thënë të vërtetën sepse nuk shtoi
në të asnjë fjalë e as nuk pakësoi." Në
një transmetim tjetër Aishja thotë:
"Pasha Allahun, e ka mbajtur mend
Abdullah ibën Amri!"[3]
DOBITË E HADITHIT
• Kujdesi i sahabëve për hadithin
Në këtë hadith shohim kujdesin e
veçantë që sahabët i kushtonin hadithit
të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem. Aishja radijallahu anha nuk e pra-
noi menjëherë, por e vërtetoi a e kishte
dëgjuar Amr ibën el-Asi atë nga i Dër-
guari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem apo
jo. Kjo metodë e të vërtetuarit të ha-
ditheve konsiderohet njëra nga meto-
dat e sahabëve. Njëkohësisht këtu
shohim edhe saktësinë dhe korrektës-
inë e Amr ibën el-Asit, i cili të njëjtin
hadith e kishte përsëritur pas një viti
pa i ndryshuar as edhe një fjalë të ve-
tme. Allahu i kishte përgatitur ata që të
jenë mbartës të këtij mesazhi hyjnor
tek gjeneratat e ardhshme, prandaj
ishin shembull se si duhet të ruhet ha-
dithi i të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem.
• Vlera e diturisë dhe e dijetarëve
Hadithi flet për vlerën e diturisë dhe
të dijetarëve dhe se për sa kohë që di-
turia dhe dijetarët janë në mesin e
njerëzve, ata janë të mbrojtur nga de-
vijimi dhe shkatërrimi. Te popujt e
mëhershëm Allahu dërgonte të Dër-
guar dhe Pejgamberë sa herë që shfaqej
______________
[2] Shiko El-Isabe të Ibën Haxher el-Askalanit (4/`192). Darul- xhijl, botim i parë.
[3] Buhariu (7308) dhe Muslimi (2763).
15. 11
Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1
nevoja për ta, mirëpo duke qenë se
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
është i Dërguari i fundit dhe pas tij
nuk do të ketë Pejgamber, është më se
e nevojshme që njerëzit të kenë dikë që
ta pyesin për çështjet e fesë sepse është
e pamundur që të gjithë t'i dinë çësht-
jet e fesë në mënyrë të thukët. Një gjë
e tillë nuk është e kërkuar sepse janë
dijetarët ata që e marrin përsipër këtë
përgjegjësi dhe me çiltërsinë, ndërgjeg-
jen dhe sinqeritetin më të madh i
këshillojnë njerëzit, i mësojnë si të ecin
rrugës që e kënaq Allahun dhe të Dër-
guarin e Tij. Këtë çështje e kanë kup-
tuar armiqtë e Islamit dhe me çdo
mënyrë e mjet mundohen të zbehin
ndikimin e dijetarëve në masën e gjerë
muslimane, duke shpifur e trilluar
kundër dijetarëve, duke i cilësuar ata si
të shitur, dijetarë të hajzit e nifasit, di-
jetarë të udhëheqësve, etj. Kur arrihet
ky qëllim, domethënë shkëputja e pop-
ullit me dijetarët dhe zbehja e ndikimit
të tyre në masë, atëherë populli pat-
jetër duhet të drejtohet nga dikush dhe
merr për prijës injorantë të cilët janë të
humbur vetë dhe njëkohësisht humbin
edhe të tjerët. Argumentet që flasin për
vlerën e diturisë dhe të dijetarëve janë
të shumta, si në vijim:
a) Allahu az-ze ve xhel-le thotë: "Dije se
nuk ka të adhuruar me meritë përveç
Allahut! Kërko falje për gjynahun
tënd..."Muhamed: 19. Imam Buhariu
në koleksionin e tij autentik emërtoi
një kapitull me titullin Dituria është
para fjalës dhe veprës. Pra, dituria i
paraprin fjalës dhe veprës dhe nuk
duhet të ketë vepër pa dituri. Gjëja më
parësore që duhet të mësohet është se
si robi ta njohë Allahun, Zotin e tij, si
ta veçojë në sundimin e Tij, në ad-
hurimin për Të dhe t'i njohë emrat
dhe cilësitë e Tij, pastaj të mësojë se si
ta edukojë veten dhe pastaj të tjerët në
virtytet e larta dhe të ecë rrugës së të
Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.
b) Dituria mbjell devotshmërinë dhe
frikë respektin tek njeriu. Allahu thotë:
"Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut
i frikësohen vetëm dijetarët." Fatir: 28
Gjithashtu Allahu thotë: "Ata që u
është dhënë dijenia para (shpalljes së) tij,
bien në sexhde me fytyrat përtokë, kur ai
u lexohet. Dhe thonë: “Qoftë i lavdëruar
Zoti ynë! Me të vërtetë, premtimi i Zotit
është plotësuar!” Ata bien me fytyrë për-
tokë, duke qarë dhe ai (leximi i
Kur'anit) ua rrit përuljen." El-Isra:
107-109
c) Dituria dhe të kuptuarit e fesë është
dhuntia më e madhe.
Ibën Abasi radijallahu anhu thotë: "I
Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
ka thënë: "Kujt Allahu ia do të mirën, e
bën ta kuptojë fenë."[4]
Edhe për vlerën e dijetarëve ka shumë
argumente, ku mund të përmendim:
a) Allahu i ka lavdëruar dijetarët me
fjalët: "Përkundrazi! Ai (Kur'ani) është
shpallje e qartë në zemrat e atyre, të
cilëve u është dhënë dija. Shpalljet Tona
i mohojnë vetëm keqbërësit." El-Anke-
______________
[4] Transmeton Tirmidhiu (nr. 2645) dhe ka thënë se hadithi është i mirë dhe autentik.
16. Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1
12
but: 49
b) Dijetarët janë trashëgimtarët e Pe-
jgamberëve siç ka ardhur në hadithin e
njohur.
c) Ngritja e gradave të dijetarëve në
mënyrë të veçantë. Allahu thotë në
Kur'an: "Allahu do t’i ngrejë në shkallë
të lartë ata midis jush që besojnë dhe që
u është dhënë dija.” El Muxhadele: 11
d) Vepra e dijetarit nuk ndërpritet me
vdekjen e tij, ndryshe nga të tjerët,
veprat e të ci ndërpriten. I Dërguari
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Kur
njeriu vdes, i ndërpriten veprat, me për-
jashtim të tri rrugëve: lëmosha rrjedhëse,
dituria prej së cilës përfitohet ose nga
fëmija i mirë që lutet për të."[5]
Shumë e shumë argumente të tjera tre-
gojnë për vlerën e diturisë dhe të dije-
tarëve, por u mjaftuam me këto për të
mos u zgjatur.
• Kujdes nga kush e merr fenë
Hadithi që jemi duke sqaruar tregon
shumë qartë për këtë çështje, pasi
aludon se kur njeriu pyet atë që nuk ka
dituri, atëherë ai që përgjigjet e humb
veten dhe të tjerët. Muslimani duhet të
ketë kujdes që të mos pyesë dikë pos
atyre që kanë dituri të thellë, të saktë
dhe që janë dëshmuar nga dijetarët e
mëdhenj brez pas brezi për diturinë e
tyre sepse ndryshe ndodh devijimi dhe
shkatërrimi. Allahu na ruajttë!
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
ka thënë: "Nga shenjat e kiametit është
të kërkohet dituria tek të vegjlit (te
njerëzit që nuk e meritojnë)."[6]
Muhamed ibën Sirini, Allahu e mëshi-
roftë, ka thënë: "Me të vërtetë kjo di-
turi është fe, prandaj shikoni se nga
kush e merrni fenë tuaj."[7]
Të mjaftohemi me këshillën e Allahut
në Kur'an kur thotë: "Andaj pyetni di-
jetarët e Librit, nëse nuk e dini (këtë)."
En-Nahl: 43
Zaten nuk kanë ardhur sprovat e një-
pasnjëshme, të pakapërcyeshme dhe
dërmuese e shkatërruese për ummetin
islam vetëm se nga largimi, injorimi
dhe mospërfillja e dijetarëve të mirë-
filltë e të spikatur. Kërkojmë mbrojtje
nga Allahu!
• Kujdes nga dhënia e fetvave pa dituri
Imam ibën Maxheh, autor i Sunenit,
Allahu e mëshiroftë, e ka sjellë këtë ha-
dith duke e vendosur nën kapitullin
me titull "Të larguarit nga logjika (err-
rre'ju) dhe analogjia". Lidhja e emër-
timit të këtij kapitulli me hadithin e
dhënë qëndron në atë se kur dijetarët,
të zotët e mendjes, ata të cilët e njohin
Kur'anin dhe Sunnetin, kur këta të
vdesin, atëherë mbeten njerëzit e padi-
tur, të cilët nuk i njohin dispozitat e
Kur'anit, nuk e njohin Sunnetin e të
Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.
Kur pyeten nga ndokush, në mungesë
të dijes dhe frikës ndaj Allahut, ata
japin fetva jo të bazuara në Kur'an dhe
______________
[5] Transmeton Muslimi (nr. 1631).
[6] Sahihul Xhami' (2207).
[7] Muslimi në parathënie.
17. 13
Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1
Sunnet, pra detyrohen të japin fetva
me logjikën e tyre ashtu si ua merr
mendja, mundohen të bëjnë analogji
në mungesë të njohurive rreth ajeteve
kur'anore dhe haditheve profetike dhe
kështu ndodh shkatërrimi e devijimi,
Allahu na ruajttë. Hadithi pra nxit që
të mos nxitojmë në dhënien e fetvave
kur na mungojnë argumentet, të mos
nxitojmë të bëjmë analogji apo me
logjikën tonë të japim fetva kur nuk e
njohim argumentin sepse kështu
humbim veten dhe të tjerët.
Duhet ditur se dhënia e fetvave pa di-
turi është e ndaluar dhe nga mëkatet e
mëdha. Ky veprim kthehet për të keq
për atë që jep fetva, për atë që kërkon
fetva dhe njëkohësisht njolloset edhe
imazhi i fesë së Allahut kur fetvatë janë
në kundërshtim me të.
Çështjen e dhënies fetva pa dituri Al-
lahu e ka konsideruar të rëndë dhe e ka
ndaluar. Allahu në Kur'an thotë:
"Kush është më keqbërës se ai që shpif
gënjeshtra kundër Allahut." Es-Saff:7
Gjithashtu Allahu thotë: "Prandaj, mos
thoni me gjuhët tuaja të rreme: “Kjo
është e lejueshme e kjo e ndaluar”, që
kështu të trilloni gënjeshtra për Allahun.
Me siguri, ata që trillojnë gënjeshtra
ndaj Allahut, nuk do të shpëtojnë." En-
Nahl: 116
Dhe: "...dhe për çdo fjalë që ai thotë, ka
pranë vetes një mbikëqyrës të gatshëm
(për ta shënuar atë)." Kaf: 18
Të shumta janë ajetet në këtë kontekst,
ndërsa nga hadithet e të Dërguarit sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem që tregojnë
për rrezikun e dhënies fetva pa dituri
dhe se kjo është e ndaluar është edhe
hadithi që jemi duke sqaruar:
" …këta injorantë pyeten dhe japin fetva
me padituri, duke e humbur kështu
veten por edhe të tjerët."
Gjithashtu edhe hadithet:
"Kush jep fetva pa dituri, mëkati i asaj
vepre i takon atij që jep fetva."[8]
"Kush më atribuon mua diçka që nuk e
kam thënë, lë t'ia përgatisë vetes vendin
në zjarr."[9]
Argumentet për këtë temë janë të
shumta, por u mjaftuam me këto nga
frika e zgjatjes.
Allahun e lusim të na bëjë të sinqertë
dhe nga kërkuesit e dijes! Allahu na
furnizoftë me devotshmëri që na
ndalon nga dhënia fetva pa dituri.
Fjala jonë e fundit është se falën-
derimet i takojnë Allahut, paqja dhe
mëshira e Allahut qoftë mbi të Dër-
guarin e Tij.
Përgatiti:
Mr. Fidan XHELILI
Aman / Jordani
______________
[8] Sahihul Xhami' (6068).
[9] Po aty 6161.
18. Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1
14
E J A N I T Ë
Hixhreti është pesë llojesh, ashtu siç e ka përmendur Ibën Dekik el ‘Ijd në librin Ihkamul
Ahkam sherh Umdetul Ahkam, ku thotë: "Hixhreti i parë është hixhreti në Habeshe
(Etiopinë e sotme), atëherë kur sahabët keqtrajtoheshin nga politeistët në Mekë.
F
Falënderimi dhe lavdia i qoftë Allahut,
kurse përshëndetjet qofshin për
Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.
Hixhreti ose emigrimi rrjedh nga folja hex-
here, largim, bojkotim, e cila është e
kundërta e bashkimit. Thuhet për shem-
bull filan popull ka bërë hixhret nga ky
vend në vendin tjetër, d.m.th. ka lënë
vendin e parë dhe ka shkuar në të dytin,
ashtu siç ka vepruar Muhamedi sal-Allahu
alejhi ve sel-lem dhe shokët e tij kur bënë
hixhret nga Meka në Medinë.
Hixhret (emigrim) është kur njeriu ndahet
nga tjetri me trup, me gjuhë ose me zemër.
Allahu i Lartësuar në rastin kur gruaja nuk
e dëgjon burrin thotë: "Largohuni nga
shtrati...” En-Nisa: 34. Në këtë rast
mosafrimi ndaj saj është për qëllim largimi
me trup. Po ashtu fjala e Allahut kur tre-
gon për ankesën e Muhamedit sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem tek Zoti i tij. "Dhe i Dër-
guari do të thotë: “O Zoti im! Populli im e
shpërfilli Kur'anin, si (diçka) të urryer.” El
Furkan: 30 Ky bojkotim i Kur’anit është
për qëllim me zemër dhe gjuhë.
Kurse fjala e Allahut az-ze ve xhel-le: "...dhe
largohu nga ata në mënyrë të hijshme” përf-
shin tri mënyrat e hixhretit, me gjuhë, trup
dhe zemër, ndërsa fjala e Allahut të Lartë-
suar "dhe largohu nga ndyrësia (adhurimi i
idhujve)...” përfshin të gjitha mënyrat e
mundshme të hixhretit.
Hixhreti është pesë llojesh, ashtu siç e ka
përmendur Ibën Dekik el ‘Ijd në librin
Ihkamul Ahkam sherh Umdetul Ahkam,
EMIGROJMË
S Ë B A S H K U
19. 15
Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1
ku thotë: "Hixhreti i parë është hixhreti në
Habeshe (Etiopinë e sotme), atëherë kur
sahabët keqtrajtoheshin nga politeistët në
Mekë.
Hixhreti i dytë është nga Meka në Medinë.
Hixhreti i tretë është hixhreti i fiseve të
ndryshme arabe deri tek i Dërguari sal-Al-
lahu alejhi ve sel-lem, që të mësonin ligjet
e fesë dhe pastaj ktheheshin në vendin e
tyre për t’ua mësuar njerëzve.
Hixhreti i katërt është hixhreti i banorëve
të Mekës që u bënë muslimanë, të cilët
vinin te Muhamedi sal-Allahu alejhi ve sel-
lem pastaj ktheheshin prapë në vendin e
tyre.
Hixhreti i pestë është hixhreti nga gjërat që
ka ndaluar Allahu i Lartësuar.
Ky lloj i fundit hixhreti është edhe objek-
tivi i këtij artikulli dhe është një thirrje për
veten tonë, për vëllezërit tanë dhe për
njerëzit përreth nesh, që t'i bojkotojmë
epshet, edukatën e keqe, mëkatet, t'i lëmë
dhe t’i refuzojmë ato. Ky është hixhreti
obligativ për ne, në çdo kohë dhe në çdo
vend, madje deri në Ditën e Kiametit,
ngase është hixhreti nga çdo gjë që ka
ndaluar Allahu i Lartësuar dhe i Dërguari i
Tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.
Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, në librin
Tarikul Hixhretejn thotë: "Hixhreti është
dy llojesh. I pari është hixhreti me trup
prej njërit vend në tjetrin dhe rregullat e tij
janë të njohura.
I dyti është hixhreti me zemër tek Allahu
dhe i Dërguari i Tij. Ky hixhret përmban
parafjalët prej dhe tek, kështu që njeriu bën
hixhret me zemrën e tij prej dashurisë ndaj
dikujt tjetër tek dashuria e Allahut, prej të
qenët rob i dikujt tjetër tek të qenët rob i
Allahut, prej frikës, shpresës, mbështetjes
te dikush tjetër, tek frika, shpresa, mbësh-
tetja tek Allahu, prej lutjes, kërkimit, për-
uljes ndaj dikujt tjetër tek lutja, kërkimi,
përulja ndaj Allahut.”
Pastaj Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë,
tregon gjendjen e robit besimtar, i cili
është emigrues tek Allahu dhe thotë: "Ai
në çdo kohë ka dy hixhrete, hixhretin tek
Allahu me zemër, dashuri, robërim,
mbështetje, kthim, dorëzim, frikë, shpresë,
kthimi nga Ai dhe nevoja për Të në çdo
frymëmarrje të tij. Dhe hixhreti tek i Dër-
guari i Tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në
lëvizjet e tij të jashtme dhe të brendshme,
që ato të jenë në përputhje me Sunnetin e
tij…”
Pra, hixhreti i mbetur deri në Ditën e Ki-
ametit në çdo kohë dhe në çdo vend është
hixhreti ndaj mëkateve, gjërave të ndalu-
ara, zakoneve të këqija, zakoneve të injo-
rancës, dyshimeve etj. Imam Buhariu dhe
Muslimi, Allahu i mëshiroftë, transmetojnë
nga Abdullah ibën Amër ibën el Asi radi-
jAllahu anhuma, se i Dërguari i Allahut ka
thënë: "Musliman është ai nga gjuha dhe
dora e të cilit kanë shpëtuar muslimanët,
kurse emigrues është ai i cili largohet nga ajo
që ka ndaluar Allahu.”
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka
thënë: "Hixhreti është dy llojesh: të lësh
mëkatet dhe të bësh hixhret tek Allahu dhe i
Dërguari i Tij. Dhe nuk do të ndërpritet
hixhreti derisa pendimi pranohet dhe
pendimi vazhdon të pranohet derisa të lindë
dielli nga perëndimi. E nëse lind nga
perëndimi, atëherë vuloset çdo zemër dhe
çfarë ka në të, dhe njerëzve u mjaftojnë
veprat (d.m.th. nuk u bëjnë dobi më veprat e
20. Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1
16
mira).”[1]
Në një transmetim tjetër, një person e
pyeti Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem se cili hixhret është më i miri. Ai tha:
"Të lësh atë që urren Zoti yt.”[2]
Dijetari i nderuar el Izz ibën Abdus-Selam
në librin Shexheretu el me’arif ve el ahval
ve salihu el akvali ve el a’mal thotë se hixh-
reti është dy llojesh: hixhreti i vendbanime-
ve dhe hixhreti i mëkateve dhe armiqësisë,
por më e vlefshmja është hixhreti i mëkat-
eve dhe armiqësisë ngase në të arrihet kë-
naqësia e Rrahmanit dhe poshtërimi i
epshit dhe i shejtanit.
Duhet të shpejtojmë në këtë hixhret që e
kënaq Allahun, të bëjmë hixhret prej kufrit
dhe shirkut në iman dhe teuhid, të bëjmë
hixhret prej shpikjes në fe në Sunnet dhe
pasim, të bëjmë hixhret prej veprave të
ndaluara në veprimin e obligimeve, prej
moskujdesjes ndaj gjërave të urryera në
veprimin e punëve të pëlqyera, të bëjmë
hixhret nga nxirja e fletëve tona me mëkate
dhe punë të këqija në zbardhimin e tyre
me adhurime dhe punë të mira, të bëjmë
hixhret nga teprimi dhe neglizhimi në
rrugën mesatare dhe të përmbajturit në
rrugën e drejtë si dhe të bëjmë hixhret nga
çdo gjë e keqe dhe e ndyrë në çdo të mirë
dhe të pastër.
Nëse hixhreti bëhet kështu, atëherë është
argument i plotësimit të imanit dhe argu-
ment i dashurisë ndaj Allahut dhe të Dër-
guarit të Tij dhe me këtë mënyrë hixhreti
tregohet se robërimi i plotë është vetëm
ndaj Allahut dhe njeriu arrin mirësinë dhe
fiton xhennetin. Zëri që del nga gjendja
dhe fjalët e tij është: "Unë do të mërgoj te
Zoti im. Me të vërtetë, Ai është i Plot-
fuqishmi dhe i Urti.”
Në fund, o ti që ke vendosur të bësh
hixhret tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, ki
kujdes që këtë vepër ta bësh vetëm për hir
të Allahut, nëse dëshiron të arrish frytet e
mira në këtë botë dhe në botën tjetër,
ngase Pejgamberi sal-laAllahu alejhi ve sel-
lem ka paralajmëruar për këtë gjë të rëndë-
sishme kur ka thënë: "Veprat janë sipas
qëllimeve dhe çdokujt i takon ajo që ka për
qëllim. Prandaj, kush shpërngulet (bën
hixhret) për Allahun dhe të Dërguarin e Tij,
shpërngulja e tij është për Allahun dhe të
Dërguarin e Tij. Ndërsa ai shpërngulja e të
cilit është për të fituar disa të mira të kësaj
bote ose për t’u martuar me ndonjë femër,
hixhreti i tij do të jetë për atë që ka bërë
hixhret.”[3]
Ibën Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, thotë:
"Muhaxhir i vërtetë është ai që bën hixhret
tek Allahu dhe i Dërguari i Tij. Muhaxhiri
për të bërë pasuri në realitet është tregtar,
kurse muhaxhiri për të martuar një vajzë
në realitet është kërkues nuseje, kështu që
asnjëri prej këtyre nuk është muhaxhir i
vërtetë.”
Ibën Al-lan thotë: "Hixhreti i çdokujt tek
Allahu dhe i Dërguari i Tij, me qëllim dhe
nijet, do të ketë shpërblim dhe sevap.”
Lus Allahun të na japë sukses në çdo punë
të cilën e do dhe është i kënaqur prej saj!
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të
botëve.
Muhamed el XHUHEMI
Përshtati me disa shkurtesa dhe ndryshime:
Xheladin LEKA
Zyrih / Zvicër
______________
[1] Transmeton Ahmedi dhe e ka konsideruar të mirë Albani
[2] Transmeton Ahmedi dhe e ka saktësuar Albani
[3] Muttefekun alejhi
21. 17
Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1
Por nëse në mendjen e tij mbizotëron ndonjë fraksion i keq, thashetheme e fitne, atëherë ai
do t’i thërrasë njerëzit në humbje dhe mendon se është duke vepruar mirë.
K
URDHËRIMI PËR TË MIRË
DHE NDALIMI NGA E KEQJA
II
Këto janë disa çështje besimi në të cilat
ka mësim, këshilla dhe shembuj. Jemi
në çështjen e tridhjetë e shtatë nga
çështjet e besimit dhe pikërisht në urd-
hërimin për të mirë dhe ndalimin nga e
keqja me sinqeritet të plotë.
Robër të Allahut, nëse ne urdhërojmë
për të mirë dhe ndalojmë nga e keqja
në bazë të mundësive që kemi, është
obligim të kemi parasysh këto rregulla.
Rregulli i parë: Dituria
Është e domosdoshme të kesh njohuri
rreth së mirës që urdhëron dhe së keqes
që ndalon. Po ashtu është e domos-
doshme të kesh parasysh kategorinë e
atij që urdhëron për të mirë dhe e
ndalon nga e keqja, ngase Allahu i
Lartësuar ka thënë: “Thuaj: “Kjo është
rruga ime: të ftoj drejt Allahut me dituri
të plotë, unë dhe çdokush që më pason
mua. I përlëvduar qoftë Allahu; unë nuk
jam prej idhujtarëve!” Jusuf: 108
Ai që thërret tek e mira dhe ndalon nga
e keqja me padituri do të bëjë më
shumë dëm se dobi.
Rregulli i dytë: Butësia dhe urtësia me
njerëzit
Nëse ne urdhërojmë për të mirë dhe
ndalojmë nga e keqja, duhet të sillemi
mirë dhe butë me njerëzit. Allahu i
22. Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1
18
Lartësuar thotë: “Në sajë të mëshirës së
Allahut, u solle butësisht me ta (o
Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i
vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje...”
Alu Imran: 159
Po ashtu Allahu i Lartësuar thotë:
“Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga
gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për gjynahet
që bëni ju, jua dëshiron të mirën me
gjithë zemër që ju të shkoni rrugës së
drejtë dhe është i butë e i mëshirshëm me
besimtarët.” Et-Tevbe: 128
Allahu i Lartësuar kur e dërgoi Musain
dhe Harunin te Faraoni u tha: “Flitini
atij fjalë të buta, se ndoshta kujtohet a
frikësohet!.” Ta Ha: 44
I Dërguari ynë sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem thotë: “Nuk ekziston mirësia-butësia
në diçka dhe të mos e hijeshojë atë dhe
nuk ekziston ashpërsia në diçka dhe të
mos e shëmtojë atë.”[1]
I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
gjithashtu thotë: "Vërtet Allahu është i
butë dhe e do butësinë në të gjitha gjërat
dhe jep për butësinë çfarë nuk jep për
ashpërsinë.”[2]
O thirrës në Islam, përgëzoni e mos
armiqësoni dhe kini kujdes nga ashpër-
sia, kini kujdes nga tekfiri i musli-
manëve, ngase ai që i thotë vëllait të vet
kafir, ajo fjalë do të kthehet te njëri nga
ata të dy. Thirrësi në rrugën e Allahut
që urdhëron për të mirë dhe ndalon
nga e keqja duhet të jetë pasues i Tra-
ditës Profetike dhe të jetë i butë me
njerëzit.
Sufjan eth-Thevrij, Allahu e mëshiroftë,
ka thënë: “Nuk urdhëron në të mirë
dhe ndalon nga e keqja vetëm se ai tek
i cili gjenden këto tri cilësi: urdhëron
me butësi dhe ndalon me butësi; urd-
hëron me drejtësi dhe ndalon me
drejtësi dhe urdhëron me dituri dhe
ndalon me dituri."
Rregulli i tretë: Durimi
Allahu i Lartësuar, kur e urdhëroi të
Dërguarin e Tij sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem që ta paralajmëronte dhe ta
thirrte popullin e tij në adhurimin e
Allahut, e porositi duke i thënë: “O ti i
mbështjellë (o Muhamed)! Çohu dhe par-
alajmëro! Zotin tënd madhëroje, petkat e
tua pastroji dhe largohu nga ndyrësia
(adhurimi i idhujve)! Mos jep gjë, me
synimin që të marrësh më shumë dhe për
hir të Zotit tënd, duro.” El-Mudde-
ththir: 1-7
Nëse thirrësi në rrugën e Allahut, që
urdhëron për të mirë dhe ndalon nga e
keqja, keqtrajtohet nga gjuha dhe dora
e të tjerëve, duhet të bëjë durim për
Allahun. Ashtu siç i tha Llukmani birit
të tij: “O djali im, kryeje namazin, urd-
hëroje të mirën, pengoje të keqen dhe
bëhu i durueshëm për çfarëdo që të
godet!” Lukman: 17
Allahu i Lartësuar gjithashtu i tha të
Dërguarit të Tij sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem: “Duroji llomotitjet e atyre dhe
largohu nga ata në mënyrë të hijshme!”
El-Muzzemmil: 10
Rregulli i katërt: Mundësia
______________
[1] Transmeton Buhariu.
[2] Transmeton Buhariu.
23. 19
Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1
Ai që urdhëron për të mirë dhe ndalon
nga e keqja, urdhëron dhe ndalon në
bazë të mundësisë e njohurive që ka.
Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu nuk e
ngarkon askënd përtej fuqisë që ka...” El-
Bekare: 286. Ndërsa i Dërguari sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “...e nëse
nuk mundet (ta ndryshojë të keqen me
dorë apo me fjalë), atëherë e urren me
zemrën e tij e kjo është pjesa më e ulët e
imanit.”[3] Kjo na argumenton qartë se
ai që urdhëron në të mirë dhe ndalon
nga e keqja urdhëron dhe ndalon në
bazë të mundësisë dhe fuqisë që ka.
Rregulli i pestë: Dobitë dhe dëmet
Është e domosdoshme në urdhërimin
për të mirë dhe ndalimin nga e keqja
që të shikohen dobitë dhe dëmet që
vijnë pas saj. Nëse pas urdhrit për të
mirë dhe ndalimit nga e keqja vjen
dëm më shumë se dobi, atëherë duhet
të ndalemi. Ndërsa nëse pas urdhrit për
të mirë dhe ndalimit nga e keqja ka
dobi ummeti musliman, atëherë vazh-
dojmë duke urdhëruar për të mirë dhe
duke ndaluar nga e keqja.
Robër të Allahut! Përqendrohuni me
ne që ta mësojmë sinqeritetin në urd-
hërim për të mirë dhe ndalim nga e
keqja nga ky njeri musliman i cili erdhi
nga skajet e qytetit duke nxituar, në
mënyrë që ta urdhëronte popullin e tij
për të mirë dhe ta ndalonte nga e
keqja, duke flijuar shpirtin e tij për
këtë. Allahu e ka përshkruar kështu ng-
jarjen e tij në Kur’an, e cila do të lexo-
het deri në Ditën e Kiametit. Allahu i
Lartësuar i tha të Dërguarit tonë sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem: “Përmendu
atyre”, që do të thotë: -O i Dërguari i Al-
lahut, përkujtoja popullit tënd, i cili të
përgënjeshtroi, shembullin- “e banorëve të
qytetit, kur u erdhën të Dërguarit.” Dy të
Dërguar “që ata i quajtën gënjeshtarë.”
Pra, filluan t’i quajnë gënjeshtarë. “Pas-
taj i përforcuam të Dërguarit me një të
tretë.” I përforcuam dy të parët me një të
Dërguar të tretë. “E ata thanë.” Pra, të
Dërguarit i thanë popullit të tyre: “Ne,
me të vërtetë, jemi dërguar te ju!”
D.m.th. ne jemi dërguar nga Zoti juaj, i
Cili ju krijoi dhe urdhëroi që vetëm Atë
ta adhuroni, i Cili nuk ka shok.
“Banorët u thanë: “Ju jeni vetëm njerëz
si ne.” Jasin: 13-15 D.m.th. si Allahu ju
shpalli juve shpallje kur jeni njerëz si
ne? Sikur të ishit vërtet të Dërguar, do
të ishit melaike! Ky ishte një dyshim i
shumë popujve gënjeshtarë. Gjithmonë
çuditeshin dhe thoshin: -A ka sjellë Al-
lahu njeri si të Dërguar?!
Allahu i Lartësuar ka thënë: “Sepse kur
të Dërguarit e tyre sillnin prova të qarta,
ata thoshin: “Vallë, vdekatarë-njerëz si
ne do të na udhëheqin?” Et-Tegabun: 6
Po ashtu thotë: “Njerëzit nuk i pengoi
asgjë të besojnë, kur u erdhi shpallja,
përveçse thënies: “A mos vallë, Allahu ka
sjellë si të Dërguar një njeri?” El-Isra: 94
Dyshimi i njerëzve: Sikur Allahu të
dëshironte të sillte një të Dërguar nga
melaiket te njerëzit, do ta dërgonte, por
i dërgoi njerëz që t’u flasin dhe ta përc-
______________
[3] Transmeton Muslimi (175), shiko Sahihul-Xhami’ (6250).
24. Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1
20
jellin shpalljen, në mënyrë që ta kupto-
jnë atë që ua përcjellin.
Allahu i Madhëruar vazhdon duke na
treguar ngjarjen e tre të Dërguarve.
“(Banorët u thanë të Dërguarve) ...e i
Gjithëmëshirshmi nuk ju ka shpallur
asgjë; ju vetëm gënjeni”. Ata (të Dër-
guarit) u përgjigjën: “Zoti ynë e di që ne
jemi vërtet të Dërguar te ju dhe kemi de-
tyrë vetëm që të shpallim qartë." Jasin:
15-17
Thirrësi në rrugën e Allahut nëse e
pason Profetin sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem dhe është i sinqertë në Allahun
gjatë thirrjes së tij, atëherë nuk frikëso-
het. I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem nuk ka pasur tjetër obligim vetëm
se të thërrasë qartazi, as thirrësit nuk
kanë pasur tjetër obligim vetëm se të
thërrasin të tjerët qartazi, pa marrë
parasysh a u përgjigjen njerëzit apo jo
thirrjes së tyre.
Vazhdon tregimi: “Banorët thanë: “Ne
parandjejmë fatkeqësi nga ju”, -ju kon-
siderojmë si një shenjë e keqe. “Nëse nuk
tërhiqeni, do t’ju gurëzojmë dhe me sig-
uri do t’ju godasë një dënim i dhemb-
shëm prej nesh”. Ata (të Dërguarit) u
përgjigjën: “Fatkeqësia që ju ndollët,
mund të vijë vetëm nga vetja juaj. Vallë
për shkak se po ju këshillojmë, na kër-
cënoni?!" D.m.th. na konsideroni ne si
një shenjë e keqe, ngase ne ju thërrasim
në adhurimin e Allahut dhe në xhennet,
gjerësia e të cilit është sa qiejt dhe toka?
“Ju jeni popull që kaloni çdo lloj kufiri.”
Jasin: 18-19
Dhe kështu banorët e këtij vendi
dëshiruan t’i vrasin të dërguarit. Një
njeri besimtar dëgjoi për lajmin dhe
erdhi nga skajet e qytetit me nxitim, siç
e ka përshkruar Allahu në Kur’an: “Dhe
nga skajet e qytetit erdhi një njeri, duke
nxituar dhe tha: “O populli im, ndiqni
të Dërguarit!” Jasin: 20. Shikoni këtë
njeri besimtar, i cili erdhi duke nxituar
dhe duke u kujdesur për thirrjen në
rrugën e Allahut. Tha: -O populli im,
pasoni të Dërguarit, pasoni ata që nuk
kërkojnë kompensim, të Dërguarit ju
thërrasin që të adhuroni Allahun, ju
thërrasin të lini shirkun dhe adhurimin
e idhujve, nuk ju kërkojnë pasuri për
thirrjen e tyre. Ata nuk ju bëjnë thirrje
për ndonjë parti, as për ndonjë kom-
bësi dhe as për ndonjë fanatizëm. Paso-
jini ata që nuk kërkojnë kompensim
nga ju dhe janë të udhëzuar, ngase i
udhëzuari i thërret njerëzit në ud-
hëzim, ndërsa i humburi i thërret
njerëzit në humbje. Nëse thirrësi është
i udhëzuar në rrugën e drejtë, ka njo-
huri nga libri i Allahut dhe Sunneti i
Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
duke pasuar rrugën e sahabëve, atëherë
i thërret njerëzit në udhëzim, në rrugë
të drejtë.
Por nëse në mendjen e tij mbizotëron
ndonjë fraksion i keq, thashetheme e
fitne, atëherë ai do t’i thërrasë njerëzit
në humbje dhe mendon se është duke
vepruar mirë.
Më pas u tha atyre: “Përse të mos e ad-
huroj Atë, i Cili më ka krijuar e tek i
25. 21
Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1
Cili do të ktheheni të gjithë?" Jasin: 22
Ai që më krijoi meriton të adhurohet
dhe për këtë nuk i lejohet asnjë krijese
që t’i bëjë ibadet dikujt tjetër pos Al-
lahut. Allahu ka thënë: “Dhe tek Ai do
të ktheheni.” El-Bekare: 245, që t’i
dënojë ata që bënë keq, sipas veprave të
veta e, për t’i shpërblyer ata që bënë
mirë, me shpërblimin më të mirë.
Më pas u tha atyre: “Vallë, përse duhet
të adhuroj zota të tjerë përveç Tij?" Kjo
është pyetje në formën mohuese dhe
qortuese. “Nëse i Gjithëmëshirshmi do të
dëshironte të më godiste me ndonjë të
keqe, ndërmjetësimi i atyre (zotave) nuk
do të më sillte kurrfarë dobie e as që do të
mund të më shpëtonin.” Jasin: 23.
D.m.th. ata idhuj që ju adhuroni nuk
kanë asgjë në dorë. Nëse Allahu i
Lartësuar dëshiron të më godasë me
ndonjë fatkeqësi, këta idhuj nuk do të
mund të më shpëtojnë. “Atëherë, unë do
të isha me siguri në humbje të dukshme.”
Jasin: 24
“Unë i kam besuar Zotit tuaj.” E tha
këtë burrërisht para masës, nuk e fshehu
imanin e tij. “Andaj, më dëgjoni!” Jasin:
25. Disa dijetarë kanë thënë se këto
fjalë ua ka thënë të Dërguarve: -Unë i
kam besuar Zotit tuaj, i Cili ju dërgoi,
atëherë më dëgjoni o të Dërguar në
mënyrë që të dëshmoni për mua para
Allahut në Ditën e Kiametit. Disa të
tjerë kanë thënë: -Me këto fjalë iu drej-
tua popullit të tij, i cili qe ngulitur në
kufrin e vet me inat. Pasi e shprehu
haptazi imanin e tij, populli e dënoi
ashpër duke e gurëzuar dhe duke e
goditur me këmbë derisa ndërroi jetë.
Edhe pse ata e goditnin, ai nuk ndalej
duke thënë: -O Allahu im, udhëzoje
popullin tim ngase ata janë injorantë. I
doli fryma e fundit duke e thirrur pop-
ullin e tij. Pasi vdiq iu tha atij: “Hyr në
xhennet.” Pra, Allahu i tha atij hyr në
xhennet dhe pasi hyri, gjeti aty mirësi
pa fund. Atëherë tha siç e ka për-
shkruar Allahu në Kur’an: “Ai tha: “Ah,
sikur ta dinte populli im, se si më fali
Zoti im dhe më bëri të nderuar!” Jasin:
26-27. Ibën Abbasi radijAllahu anhu
ka thënë: “E ka këshilluar popullin e tij
sa ishte në këtë jetë me fjalët: “O pop-
ulli im, ndiqni të Dërguarit!” Dhe pas
vdekjes së tij me fjalët: “Ai tha: “Ah,
sikur ta dinte populli im, se si më fali
Zoti im dhe më bëri të nderuar!”
Qëllimi i tij ishte që sikur populli i tij
të kishte mundësi ta kuptonte se në
çfarë mirësie dhe në çfarë shpërblimi
madhështor kishte arritur ai, kjo do t’i
orientonte ata në pasimin e të Dër-
guarve. Allahu e mëshiroftë dhe qoftë i
kënaqur me të për interesimin e tij të
madh që populli i tij të udhëzohej -
edhe pse e vranë-, por ai megjithatë
dëshiroi sa ishte gjallë dhe i vdekur që
ata të udhëzoheshin.
Allahu subhanehu ve teala e dënoi pop-
ullin e tij, që përgënjeshtroi të Dër-
guarit dhe vrau lajmëtarin e tyre.
Allahu thotë: “Por pas (vdekjes së) tij,
Ne nuk i dërguam kurrfarë ushtrie nga
qielli (si dënim) popullit të tij dhe as që
26. Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1
22
kishte nevojë për të Dërguar.” Jasin: 28.
Në komentimin e ajetit është thënë se
Allahu nuk dërgoi më në popullin e tij
të Dërguar që t’i thërrisnin ata sërish
në besim ngase Allahu ua bëri të qarta
argumentet dhe prapë në ta nuk kishte
hajër.
Është komentuar gjithashtu se Allahu
nuk zbriti ndonjë ushtri nga qielli për
t’i dënuar ata, ngase për Allahun punët
janë shumë të lehta. Ai dërgoi vetëm
Xhibrilin alejhi selam dhe ai lëshoi
vetëm një zë dhe vdiqën të gjithë. Alla-
hu thotë: “(Mjaftoi për t’i dënuar ata)
vetëm një zë i tmerrshëm, pas të cilit u
shuan përnjëherësh.” Jasin: 29
Robër të Allahut, shembujt dhe
mësimet që nxjerrim nga kjo ngjarje
janë si vijon:
E para: Besëtytnitë dhe parandjenja e
fatkeqësive janë shirk dhe njëherazi
është cilësi e femohuesve dhe jobesim-
tarëve.
Shiko popullin e këtij fshati, që ishte
femohues, se çfarë u thanë të Dër-
guarve: “Banorët thanë: “Ne
parandiejmë fatkeqësi nga ju.” Pra, për
shkakun tuaj.
Shiko gjithashtu popullin e Faraonit,
kur i vinte ndonjë e mirë : “... Ata
thoshin: “Këtë e kemi merituar! E kur i
godiste ndonjë e keqe, atë e merrnin si
ogur të zi që vinte prej Musait dhe pop-
ullit të tij.” El-A’raf: 131. Pra, merrnin
si ogur të zi Musain dhe ata që e pa-
sonin atë.
Gjithashtu populli i Salihut i thanë atij:
“...Ne kemi ogur të keq prej teje dhe atyre
që janë me ty.”(En-Neml: 47. Pra, ata i
konsideronin si ogur të zi.
I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
thotë: “Oguri (parandjenja për diçka të
mirë apo të keqe) është shirk, oguri është
shirk dhe nuk ka njeri që nuk bie në të,
por Allahu e largon atë me tevekkul
(mbështetje në Allahun).”[4]
Gjithashtu ka thënë: “Nuk është prej
nesh kush bën ogur ose kërkon t’i bëhet
(nga të tjerët), kush parashikon (gjërat)
ose kërkon t’i parashikohen (nga tjerët),
kush bën magji ose kërkon t’i bëhet magji
(nga tjerët). Ai që shkon te parashikuesi
(falltori)[5] dhe i beson në atë që thotë
vetëm se e ka mohuar atë që i është
zbritur Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem.”[6]
Gjithashtu ka thënë: “Nuk ka mbartje
të sëmundjeve (vetëm se me lejen e Al-
lahut), nuk ka ogur, nuk ka ogur nga sh-
pendët dhe nuk ka ogur nga muaji
Safer.”[7][8]
Nuk i përket muslimanit të parandiejë
fatkeqësi për asgjë. Nëse i shkon
mendja ndonjëherë, le t’i mbështetet
Allahut dhe le të vazhdojë atë që ka
______________
[4] Sahih Et-Tirmidhij.
[5] Nga më të njohurit në Kosovë është Burdushi, i cili po mashtron nevojtarët duke u mbështetur në petkun e Islamit dhe hoxhëllarëve, por realisht
është një gënjeshtar që përmes gënjeshtrave që i thonë shejtanët e tij përfiton të mira materiale. Sikur ai realisht do të mund të shëronte njerëzit, do
të shëronte vëllanë e tij, që e mban të mbyllur në kafaz. Shkuarja tek ai dhe te çdokush tjetër të ngjashëm me të është shirk dhe mohim i asaj që i
është shpallur të Dërguarit tonë sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. O robër të Allahut, mbështetjuni Allahut dhe kërkoni shërim në mënyrë të ligjshme e
jo përmes shejtanëve, qofshin ata nga njerëzit apo xhinët (sh.p.).
[6] Sahih El-Xhami’ (5311).
[7] Safer është njëri nga muajt sipas kalendarit hënor.
[8] Sahih El-Xhami’ (7407).
27. 23
Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1
pasur për të bërë, por nëse kthehet nga
puna e tij për shkak të ndonjë parand-
jenje, vetëm se ka bërë shirk.
E dyta: Thirrësi në rrugën e Allahut do
të shpërblehet për thirrjen e tij edhe
nëse thirrjes së tij nuk i përgjigjet
askush. E tij është që të bëjë të qartë të
vërtetën dhe të urdhërojë në të mirë
dhe të ndalojë nga e keqja, pa marrë
parasysh a i përgjigjen njerëzit apo jo.
Ai pa dyshim është i shpërblyer tek Al-
lahu, ndërsa pranimi nga të tjerët dhe
udhëzimi është në dorën e Allahut, i
Cili është i vetëm. Shikojeni këtë njeri
besimtar, i cili e thirri popullin e tij
dhe nuk besoi askush prej tyre, por
megjithatë atij iu tha “hyr në xhennet”.
Shumë thirrës urdhërojnë për të mirë
dhe ndalojnë nga e keqja, por nëse gje-
jnë kundërshtim nga njerëzit e lënë
këtë gjë. Jo o vëllezër muslimanë,
bëhuni të qëndrueshëm dhe urdhëroni
për të mirë e ndaloni nga e keqja ashtu
siç jemi urdhëruar me Kur’an dhe Sun-
net dhe bëni durim.
E treta: Vdekja është e vërtetë dhe
gjithsesi të gjithë do të vdesin, por në
çfarë gjendjeje do të vdesim? A do të të
zërë vdekja duke falur namaz, duke lex-
uar Kur'an apo duke urdhëruar për të
mirë dhe ndaluar nga e keqja? Apo do
të të zërë vdekja duke mos falur namaz
dhe duke i lënë anash urdhrat e Al-
lahut? Shikoni o robërit e Allahut, vdiq
ky njeri, ky musliman thirrës (në
rrugën e Allahut), por vdiq duke urd-
hëruar për të mirë dhe duke ndaluar
nga e keqja dhe hyri në xhennet.
Shikoni edhe popullin e tij, edhe ata
vdiqën, por vdiqën duke përgën-
jeshtruar të Dërguarit dhe duke bërë
kufër, vdiqën në shirkun e tyre dhe
përfunduan në zjarr përvëlues.
Allahu i Lartësuar thotë: “Çdo shpirt do
ta shijojë vdekjen. Shpërblimet do t’u
plotësohen vetëm në Ditën e Kiametit...”
Alu Imran: 185
Bëhu i kujdesshëm o rob i Allahut, në
mënyrë që të të vijë vdekja duke qenë
në adhurim ndaj Tij. Nëse të shkon
mendja ta lësh namazin, thuaji vetes:
-O shpirti im, sikur vdekja të vijë në
këto momente, çfarë do t’i thuash
Zotit tënd? Nëse dëshiron të kërkosh
ndihmë ose shërim nga i vdekuri (var-
rezat në tyrbe), thuaji vetes: -O shpirti
im, sikur vdekja të trokasë në derën
tënde në këtë moment, çfarë do t’i
thuash Zotit tënd? Nëse dëshiron të
marrësh kamatë, thuaji vetes: -O sh-
pirti im, sikur vdekja të zbresë mbi ty
në këtë moment, çfarë do t'i thuash
Zotit tënd në Ditën e Kiametit?
E lusim Allahun e Madhërishëm, Zotin
e Arshit madhështor, që të na vdesë ne
dhe ju me iman!
Ahsenul-Bejan min mevakif Ehlul-
Iman
Ebu Islam, Salih ibën Ta Ha Abdul Vahid
Përshtati: Sabahudin SELIMI
Viti / Kosovë
28. Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1
24
E
Edukimi i shëndoshë është mburojë prej çrregullimeve që kanë kapluar shoqëritë dhe është
mbrojtje prej mendimeve të devijuara.
FEMRA
-IV-
OBLIGIMI YNË
E përmbledhim këtë, lexues të nderuar,
duke përmendur çështjet në vijim:
E para: Të mburremi me këtë fe. “E mos u
dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshpëroni
(shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, po
qe se jeni besimtarë të sinqertë.” Alu Imran
139
Ka përfunduar koha e turpit dhe e frikës
pse jemi pjesëtarë të fesë islame dhe ka fil-
luar koha e sinqeritetit dhe e shfaqjes së
saj. Na brengos fakti se disa fëmijë mysli-
manësh kanë marrë rrugën e shfrenimit
ndërkohë që shumë njerëz që i kanë
stërmbushur vendet e amoralitetit dhe
kanë arritur kulminacionin e mëkateve
kanë filluar të kthehen në fenë e Allahut.
E dyta: Të furnizohemi me dituri të saktë
të jurisprudencës islame. Nuk ka asgjë më
të fortë sesa posedimi i argumentit të
ndritshëm e të qartë. Me diturinë e ju-
risprudencës islame njeriu zbulon lajthit-
jet e humbësve dhe devijimin e tyre.
E treta: Shfletimi i librave të Perëndimit
dhe të Lindjes që paraqesin gjendjen e
shoqërisë së tyre. Këta kanë filluar të thër-
rasin aty-këtu pasi kanë provuar mjerim e
degjenerim për shkak të shfrenimit dhe
largimit nga feja e tyre.
E katërta: Të kemi sinqeritet dhe vendos-
mëri në edukimin e djemve dhe vajzave
tona.[1]
“Çdokush nga ju është përgjegjës dhe
______________
[1] Transmetojnë Buhariu (Fet’h 13/111) dhe Muslimi (1829).
29. 25
Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1
çdokush nga ju do të japë llogari për
përgjegjësinë e tij.”
Edukimi i shëndoshë është mburojë prej
çrregullimeve që kanë kapluar shoqëritë
dhe është mbrojtje prej mendimeve të de-
vijuara.
E pesta: Të kemi njohuri për sekularizmin
nga librat dhe shkrimet e tyre dhe t'u
tërheqim vërejtjen njerëzve prej
mashtrimit dhe lajthitjës së tyre. Duhet ta
sqarojmë rrezikun e tyre për popullin dhe
fenë tonë, të përmendim metodat që kanë
planifikuar ata në vendet islame dhe që
mund t'i përdorin edhe në vendet e tjera.
E gjashta: Ta kthejmë popullin nga dije-
tarët dhe thirrësit që t'i njohin mendimet
dhe qëndrimet e tyre, në mënyrë që të
largohen nga hilet e atyre që dëshirojnë
devijimin e të rinjve.
Po e përfundojmë këtë shkrim duke
paraqitur disa propozime.
1- Publikimi i njohurive islame në plan
programet mësimore për femrat.
Ka kaluar një kohë e gjatë e ne nuk kemi
mundur të nxjerrim plan program mësi-
mor për femrat.
2- Hapja e qendrave të kulturës islame, të
cilat kujdesen për të drejtat e femrës në
Islam, për obligimet e saj dhe që t'u
sqarohet keqtrajtimi i femrës në Lindje
dhe Përmendim në mënyrë që t'u
kundërvihemi dyshimeve të atyre që
dëshirojnë degjenerimin e femrës.
Nuk është mirë që të vonohet dhe të mos
futet kjo metodë në shkolla dhe univer-
sitete.[2]
3 - Duhet të zgjidhet çështja e punësimit
të gruas pas një studimi të thelluar nga
njerëz që kanë njohuri dhe përvojë në
fushën e arsimit, të cilët mburren me fenë
e tyre dhe kanë njohuri në jurisprudencën
islame.
4- Ka ardhur koha që të hapet një univer-
sitet i cili harton projekte që i përshtaten
kësaj gjinie dhe na largon nga kundërsh-
timet në shoqërinë tonë.
5- Puna e grave nuk është një detyrë e
pastër administrative, por është e lidhur
me personalitetin dhe rolin e saj në
shoqëri dhe përshtatshmërinë e saj. Nga
këtu duhet studiuar ky subjekt me anë të
sheriatit dhe interesit të ummetit.
6- Heqja e afateve në arsimimin e femrës
për arsye se ky sistem ka ndikim negativ
për femrën dhe nuk do të thotë se çdo gjë
që praktikohet te meshkujt duhet të prak-
tikohet edhe te femrat.
7- Duhet të rishikohet çështja e punësimit
të femrës. Nuk është e drejtë që ajo të
largohet nga shtëpia në orët e para të
mëngjesit dhe të mos kthehet deri në
mbrëmje, ashtu siç nuk është e drejtë që
ajo të punojë mbi dymbëdhjetë orë. Çfarë
pengese ka nëse i caktohet femrës gjysmë
orari punësim dhe paga të jetë në raport
me punën? Çfarë pengese ka nëse i jepet
femrës leje e paguar para dhe pas lindjes
që të kujdeset për fëmijën e saj?
Ka shumë familje ku janë të punësuar
edhe burri edhe gruaja, ndërkohë që ka
edhe të tjera ku nuk është i punësuar as-
njëri.
Për këtë mund të debatohet, por me
kushtin që të mos e barazojmë femrën me
mashkullin në sistemin e punësimit.
"El-Mer'etu ve kejdul e'da"
Dr. Abdullah bin Vekil ESH-SHEJH
Përshtati: Eshrefedin ISMAJLI
Viti / Kosovë
______________
[2] Siç kërkohet hyrja e lëndës fetare në shkollat publike (sh.p.).
30. Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1
26
Ç
Allahu i Madhërishëm dëshiroi për femrën muslimane që ajo të jetë e pastër dhe e mbrojtur,
e ngritur dhe e ndershme, e ruajtur dhe fisnike. Mbulesa është adresa e besimit (të femrës)
dhe dëlirësia e moralit, është shenjë dalluese nga të pamoralshmet.
EFEMRËSMUSLIMANE,IBADETEJOADET
Çrregulluesit dhe thirrësit gjoja për çlirimin e
femrës janë përpjekur vazhdimisht që ta
zhveshin femrën muslimane nga turpi dhe
mbulesa, duke përdorur metoda djallëzore, duke
propaganduar se shkaku i mospërparimit të saj
është mbulesa, pastërtia dhe turpi. Ata thonë se
nëse femra dëshiron përparim dhe qytetërim,
atëherë nuk kërkohet nga ajo gjë tjetër përveçse
të heqë petkun e besimit, të pastërtisë e të turpit
dhe në këtë mënyrë do ta gjejë veten në krye. Por
e vërteta që shkëlqen çdoherë është se moszbu-
limi i trupit, mbulesa dhe turpi janë në vetvete
adhurim ndaj Zotit të gjithësisë dhe dëgjuesh-
mëri ndaj të Dërguarit tëTij sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem.
Allahu i Madhërishëm dëshiroi për femrën mus-
limane që ajo të jetë e pastër dhe e mbrojtur, e
ngritur dhe e ndershme, e ruajtur dhe fisnike.
Mbulesa është adresa e besimit (të femrës) dhe
dëlirësia e moralit, është shenjë dalluese nga të
pamoralshmet. Sa më e kujdesshme të jetë mus-
limania në të mbuluarit e vetes, aq më tepër i
shton kënaqësinë vetes dhe afrohet me Zotin e
saj, duke u respektuar dhe nderuar edhe nga
njerëzit. E pastra dhe e ndershmja nuk lejon që
një sy i huaj të shikojë ndonjë pjesë të trupit të
saj dhe ta njollosë atë, pasi shikimet mëkatare
ndytin trupat, ndërsa muslimania nuk pranon
gjë tjetër përveç pastërtisë.
I Dërguari i Zotit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
thotë: "Gruaja është avret[1] dhe kur del (nga
shtëpia), atë e vëzhgon shejtani."[2]
Argumentet e obligueshmërisë së mbulesës dhe
kushtet e saj
Allahu i Lartësuar thotë: "O gratë e Pejgamberit,
ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse keni kujdes dhe
ruheni, andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë
ai që në zemrën e tij ka sëmundje dhe thoni fjalë të
matura. Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos e shfaqni
bukurinë tuaj ashtu siç shfaqej në injorancën e her-
shme, faleni namazin, jepeni zekatin dhe respekto-
jeni Allahun dhe të Dërguarin eTij. Allahu do (për
ju) o familja e shtëpisë (së Pejgamberit) që ta largojë
______________
[1] Avret do të thotë pjesë e turpshme, që nuk lejohet të shfaqet para të huajve. E ka cilësuar i Dërguari i Zotit gruan me këtë emër për të sqaruar se
ajo nuk duhet ta shfaqë trupin e saj dhe se njerëzit duhet t'i ruajnë shikimet e tyre dhe jo të shikojnë aty ku nuk është e lejuar për ta (sh.p.).
[2] Transmeton Tirmidhiu
MBULESA
31. 27
Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1
ndytësinë e mëkatit dhe t'ju pastrojë tërësisht."El-
Ahzab: 32-33
Dhe: "O ti i Dërguar, thuaju grave të tua, bijave të
tua dhe grave të besimtarëve, që të lëshojn mbulesën
e tyre (të kokës)përreth trupit sepse kjo është më afër
që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos
ofendohen. Allahu i fal gabimet e kaluara, Ai është
Mëshirues." El-Ahzab: 59
Ndërsa i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem thotë: "Dy lloje (njerëzish) nga banorët e
zjarrit s'i kam parë (ende): njerëz të cilët në duart e
tyre mbajnë shkopinj si bishtat e lopëve me të cilat i
godasin njerëzit dhe gra të veshura të zhveshura,[3]
përdridhen dhe i bëjnë (njerëzit) të dridhen (nga
provokimi i epshit të tyre), kokat e tyre janë si gun-
gat e deveve të dobëta. Nuk kanë për të hyrë në
xhennet dhe as që do ta ndiejnë aromën e tij, edhe
pse aroma e tij ndjehet nga një largësi e madhe."[4]
Në këtë hadith ka profetësi dhe paralajmërim
për shfaqjen e njerëzve mizorë dhe zullumqarë,
të cilët i godasin dhe i rrahin njerëzit me
shkopinj, si dhe për shfaqjen e lakuriqësisë, e cila
sot është e pranishme kudo.
Kushtet e mbulesës
1. Duhet të mbulojë tërë trupin përveç fytyrës
dhe duarve.[5]
I Dërguari i Zotit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
është shprehur: "Oj Esma, kur gruaja arrin
moshën madhore, nuk bën që të duket prej saj
përveç kësaj", dhe bëri me shenjë nga fytyra dhe
duart (e tij)."[6]
2. Nuk duhet të jetë zbukurim në vetvete
I Lartësuari thotë: "…të mos zbulojnë stolitë e
tyre…" En-Nur: 31
Si dhe: "Dhe qëndroni në shtëpitë tuaja e mos e
shfaqni bukurinë tuaj ashtu siç shfaqej në injo-
rancën e hershme." El-Ahzab: 33
3. Nuk duhet të jetë e tejdukshme e tij, edhe pse
aroma e tij ndihet nga një largësi e
I Dërguari i Zotit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
thotë: "Do të ketë në fund të ummetit tim gra të
veshura të zhveshura, kokat e tyre do të jenë si gun-
gat e deveve të dobëta. Mallkojini ato sepse ato janë
të mallkuara!" Ndërsa në një transmetim tjetër
qëndron: "Nuk kanë për të hyrë në xhennet dhe as
që do ta ndiejnë aromën madhe."[71]
4. Duhet të jetë e gjerë dhe jo e ngushtë, që të
mos ekspozojë asgjë nga trupi i saj
Usame Ibën Zejdi thotë: "Më dhuroi i Dërguari
i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem një kibtijje
të dendur, nga ajo që ia kishte dhuruar atij Dih-
jetul Kelbij dhe unë pastaj ia dhurova atë gruas
sime. Më pyeti i Dërguari i Allahut sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem: "Pse nuk të shoh që e vesh kibtij-
jen?"[8] Thashë: -Ia kam dhuruar gruas sime, o i
Dërguar i Allahut. Ai tha: "Atëherë urdhëroje që të
veshë nën të një fustë[9] sepse unë frikësohem që t'i
shfaqet asaj forma e eshtrave të saj".[10]
5. Nuk duhet të jetë e parfumuar
I Dërguari i Zotit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
thotë: "Çdo grua që parfumohet dhe kalon pranë
burrave, në mënyrë që ata ta ndiejnë aromën e saj,
______________
[3] Janë të veshura dhe të zhveshura (në të njëjtën kohë) për shkak të rrobave të tyre të holla dhe të tejdukshme, përmes të cilave duket trupi brenda
(sh.p.).
[4] Sahihul Xhami', pjesa 2/3799
[5] Fytyra dhe duart lejohen të mos mbulohen. Ajo që shumë femra muslimane praktikojnë sot në botën arabe dhe joarabe, duke mbuluar edhe
fytyrën dhe duart, nuk është obligative (sipas shumicës dërrmuese të dijetarëve), por është sunnet dhe e pëlqyer, sidomos në ditët e sotme kur
amoraliteti, lakuriqësia, sytë e së keqes dhe të shkatërrimit i sheh kudo. Mbulimi i fytyrës në arabisht njihet me shprehjen "nikab" (ferexhe). Meqë
jemi te ferexheja, nuk dua të flas për padrejtësitë, diskriminimin, shkeljen flagrante të të drejtave të njeriut në disa vende evropiane dhe së fundi në
Francë apo edhe kundërshtimin e kushtetutës së këtyre vendeve nga vetë këto vende në rastin e ndalimit të ferexhesë. Këtë shkelje dhe diskriminim
e vëren dhe e kupton kushdo që di pak për të drejtat e njeriut dhe lirinë e besimit dhe të manifestimit të tij, por më intereson të theksoj dhe të sqaroj
se mbulesa (hixhab në arabisht) ndryshon nga nikabi (burka apo ferexheja), e cila po ndalohet në këto shtete "demokratike". Çudia më e madhe është
se në shtetin tonë më të ri "demokratik", i cili mundohet të jetë kopje e vendeve të mëdha, ndalohet mbulesa (hixhabi) nëpër shkollat fillore dhe të
mesme, duke u argumentuar me veprimin e këtyre shteteve, ndërkohë që ato shtete bëjnë diçka krejt tjetër nga kjo që bëjnë pushtetarët e shtetit më
të ri "demokratik" në Evropë. Ferexheja nuk është hixhab, por ndalimi i secilës prej tyre nuk është tjetër vetëm se diskriminim dhe racizëm, adresa e
së cilës është sulmi dhe lufta ndaj Islamit dhe muslimanëve (sh.p.).
[6] Transmeton Ebu Davudi
[7] Transmeton Muslimi
[8] Rrobë që e përdornin banorët e Egjiptit (sh.p.).
[9] Fustë është një këmishë e brendshme për gra.
[10] Transmeton Ahmedi, Bejhekiu dhe Ebu Davudi
32. Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1
28
është lavire."[11]
Nga Musa bin Jesari transmetohet nga Ebu
Hurejra, se një grua kishte kaluar pranë tij (të
fundit), ndërsa aroma e (parfumit të) saj ndihej
(larg) dhe ai i tha asaj: "Oj robëresha e Zotit, për
në xhami je nisur?" Ajo i tha se po. Ai i tha: "A je
parfumuar?" Ajo ia ktheu se po. Atëherë i tha:
"Kthehu dhe lahu sepse unë kam dëgjuar të
Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
duke thënë: "Nuk ka grua që del (nga shtëpia) për
në xhami e parfumuar dhe Allahu t'ia pranojë na-
mazin e saj, derisa të kthehet në shtëpinë e saj dhe
të lahet."[12]
I Dërguari i Zotit gjithashtu thotë: "Nëse del
ndonjëra prej jush në xhami, atëherë mos t'i afrohet
parfumit (d.m.th. të mos parfumohet)."[13]
6. Nuk duhet t'i ngjajë rrobave të meshkujve
E ka mallkuar i Dërguari i Allahut "burrin që
vesh rroba si të femrave dhe gruan që vesh rroba si
të mashkullit." [Ebu Davudi, Ibën Maxhe dhe
Ahmedi]
I ka mallkuar gjithashtu i Dërguari i Zotit sal-
lAllahu alejhi ve se-lem "përngjasuesit (burra) me
gratë dhe përngjasueset (gra) me burra". [Buhariu]
Profeti i Zotit salAllahu alejhi ve selem thotë:
"Tre (persona) nuk hyjnë në xhennet dhe nuk i
shikon (ata) Zoti në Ditën e Gjykimit: të
padëgjueshmin ndaj prindërve, gruan që përngjan
me meshkujt dhe dejuthin ."[14][15]
7. Nuk duhet t'i përngjajë veshjeve të jobesim-
tarëve
Allahu i Madhërishëm thotë: "Pastaj, Ne të vumë
ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos
ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë ."[16] El-Xhathije:
18
Dhe: "…E nëse shkon pas dëshirave të tyre pasi të
kanë ardhur argumente të qarta, ti nuk do të kesh
prej Allahut ndihmës dhe as mbrojtës." Err-Rra'd:
37
I Dërguari i Zotit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem sh-
prehet: "Njeriu do të jetë (Ditën e Gjykimit) me
atë që do."[17]
Besimtarja sigurisht që ka dëshirë të ngjallet me
nënat e besimtarëve (gratë e të Dërguarit të
Zotit), Zoti qoftë i kënaqur me to.
8. Nuk duhet të jetë veshje fame
Kjo do të thotë se nuk duhet të jetë tërheqëse për
syrin për shkak të dallimit të saj në ngjyrë apo
formë nga veshjet e njohura në atë vend. I Dër-
guari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë:
"Kush vesh veshje fame në këtë dunja, do ta veshë
Allahu atë me petkun e nënshtrimit Ditën e
Gjykimit, pastaj do ta djegë atë."
Për femrën lejohet veshja e mëndafshit, siç
thuhet në hadithin e Abdullah Ibën Amrit, i cili
thotë: "Doli para nesh i Dërguari i Allahut sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem dhe në njërën dorë
kishte rrobë mëndafshi, kurse në tjetrën ar. Dhe
tha: "Këto të dyja janë të ndaluara (haram) për
meshkujt e ummetit tim, por të lejuara për femrat e
këtij ummeti."[19]
URTËSIA E MBULESËS
Allahu Fuqiplotë ka urdhëruar në Kur'anin Fis-
nik që femrat të mbulohen dhe të qëndrojnë në
shtëpitë e tyre (vetëm kur dalja jashtë është e
nevojshme) si dhe ka paralajmëruar nga
lakuriqësia dhe provokimi i meshkujve, për t'i
mbrojtur femrat dhe meshkujt nga çrregullimet
dhe shkatërrimet.
______________
[11] Transmeton Nesaiu, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu
[12] Transmeton El-Bejhekiu
[13] Transmeton Muslimi
[14] Dejuth quhet ai që e sheh të keqen në familjen e vet dhe nuk ka xhelozi dhe nuk i ndryshon gjërat. Me fjalët "nuk hyjnë në xhennet dhe nuk i
shikon Allahu në Ditën e Gjykimit", në hadithin në fjalë qëllimi është se nuk hyjnë në të në kohën kur hyjnë banorët e tij, edhe pse më vonë (pas
dënimit) mund të hyjnë, përderisa janë muslimanë (sh.p.).
[15] El-Hakimi, Bejhekiu dhe Ahmedi
[16] Qëllimi me "ata që nuk dinë" janë jobesimtarët, pasi ajeti flet për besimin dhe jobesimtarët me mosdijen dhe injorancën e tyre si dhe për pasimin
e epshit dhe dëshirave, duke vazhduar në besimin e tyre të kotë dhe në mohimin e Zotit të Vërtetë (sh.p).
[17] Muttefekun alejhi
[18] Ebu Davudi dhe Ibën Maxheh
[19] Ibën Maxheh
33. 29
Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1
I Lartësuari thotë: "O gratë e Pejgamberit, ju nuk
jeni si asnjë grua tjetër, nëse keni kujdes dhe ruheni,
andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që
në zemrën e tij ka sëmundje dhe thoni fjalë të
matura. Dhe qëndroni në shtëpitë tuaja e mos
shfaqni bukurinë tuaj ashtu siç shfaqej në injo-
rancën e hershme, faleni namazin, jepni zekatin
dhe respektoni Allahun dhe të Dërguarin eTij. Al-
lahun do (për ju) o familja e shtëpisë (së Pejgam-
berit) që ta largojë ndytësinë e mëkatit dhe t'ju
pastrojë tërësisht." El-Ahzab 32-33
I Lartësuari në këtë ajet i ka ndaluar gratë e të
Dërguarit tëTij, njëkohësisht nënat e besim-
tarëve, gratë më të ndershme dhe më të pastra,
që të llastohen me zë (për t'i provokuar
meshkujt) duke zbutur dhe zbukuruar zërin, në
mënyrë që të mos e shtyjë kjo atë që në zemrën e
tij ka sëmundje drejt amoralitetit duke menduar
se ato me këtë zë miratojnë një gjë të tillë. I ka
urdhëruar gjithashtu që të qëndrojnë në shtëpi
duke mos dalë ashtu siç ishte zakon në injo-
rancën e hershme (para Islamit), duke shfaqur
bukurinë dhe pjesët e turpshme të trupit, si
koka, fytyra e zbukuruar, qafa, gjoksi, duart,
këmbët dhe kështu me radhë, ngase kjo sjell çr-
regullim dhe shkatërrim të madh dhe nxitje të
epshit të meshkujve drejt amoralitetit. Nëse Zoti
i Gjithëfuqishëm i paralajmëron nënat e besim-
tarëve nga këto gjëra, duke qenë ato më të nder-
shmet dhe më të pastrat, atëherë gratë e tjera
kanë më shumë nevojë për këtë paralajmërim
dhe ndalim ngase edhe frika për të rënë në
amoralitet është më e madhe. Për përfshirjen e të
gjitha grave në këtë dispozitë më së miri dësh-
mon fjala e Allahut në këtë ajet: "Dhe faleni na-
mazin, jepeni zekatin dhe respektojeni Allahun dhe
të Dërguarin eTij ."[20] El-Ahzab: 33. Këto urd-
hëresa në këtë ajet janë për të gjitha gratë.
Ajeti tjetër thotë: "…E nëse kërkoni prej tyre
(grave të të Dërguarit) ndonjë send, kërkojeni atë
pas perdes sepse kjo është më pastër për zemrat tuaja
dhe të tyre." El-Ahzab: 53
Në këtë ajet vërejmë shumë qartë obliguesh-
mërinë e të mbuluarit të grave (nga meshkujt)
dhe ruajtjen e pjesëve të turpshme ndaj tyre.
Zoti i Lartë sqaron se mbulesa është më e pastër
për zemrat e burrave dhe të grave dhe më e sig-
urt për mosrënien në amoralitet dhe shkaqet e
tij. Gjithashtu thotë: "O ti i Dërguar, thuaju
grave të tua, bijave të tua dhe grave të besimtarëve
që të lëshojn mbulesën e tyre (të kokës)përreth trupit
sepse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë
rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu fal gabimet e
kaluara, Ai është Mëshirues." El-Ahzab: 59
Veçoritë e mbulesës
1- Mbulesa vjen nga turpi
Turpi i femrës muslimane duhet ta shtyjë atë që
të mbulojë trupin e saj dhe të mos e shfaqë për
këdo. I Dërguari i Zotit sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem thotë: "Turpi dhe besimi janë dy gjëra të pan-
dara, nëse njëra largohet, largohet edhe tjetra."[21]
Kush e ka të mbushur zemrën me besim, do të
ketë ruajtje, turp dhe siguri.
2- Mbulesa vjen nga dëlirësia
Dëlirësia është nga cilësitë dhe frytet e besimit.
Allahu Fuqiplotë thotë: "…kjo është më afër që
ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendo-
hen…" El-Ahzab 59. Mbulesa është pra shpallje
dhe shenjë e dëlirësisë dhe e pastërtisë së asaj që e
mban atë.
3- Mbulesa vjen nga besimi
Besimtarja patjetër duhet t'u përgjigjet dhe nën-
shtrohet urdhrave të Zotit të saj, që thotë:
"Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre,
të ruajnë pjesët e turpshme (të trupit) të tyre, të mos
zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të duk-
shme, le të vënë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe
të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç bur-
______________
[20] Ajeti flet për femrat në përgjithësi e në veçanti për gratë e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, siç shihet në citimin e tij të mëhershëm në
po të njëjtën faqe, ku ajeti është shkruar i plotë (sh.p.).
[21] Sahihul Xhami', p.1/3200
34. Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1
30
rave të tyre, baballarëve të vet ose baballarëve të
burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave
të vet, vëllezërve të vet, apo djemve të vëllezërve të
vet, djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u
përmendën) dhe robëreshave të cilat i kanë në
pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt të
cilët nuk ndiejnë nevojë për femra, ose fëmijët që
nuk kanë arritur pjekurinë për gra. Le të mos kër-
casin me këmbët e tyre për të zbuluar fshehtësinë
nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te Allahu o
besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim!" En-Nur:
31
Mbulesa buron nga besimi sepse Zoti i thërret
(në këtë ajet) gratë me zërin dhe thirrjen më të
lartë, që është thirrja e besimit. "O ti i Dërguar,
thuaju grave të tua, bijave të tua dhe grave të bes-
imtarëve, që të lëshojn mbulesën e tyre (të kokës)për-
reth trupit …" [el-Ahzab: 59], ndërsa edhe këtu
vërejmë se i thërret me thirrjen më të lartë dhe
më të ngritur, duke i cilësuar me cilësinë e bes-
imit.
4- Mbulesa vjen nga xhelozia
Të jesh xheloz për nderin dhe familjen është nga
cilësitë e besimit. Atë që nuk ka xhelozi i Dër-
guari i Zotit e ka cilësuar me shprehjen "ed-de-
jjuth". I tillë është ai që s'e ka problem kush hyn
dhe kush del në familjen e tij. Aliu radijAllahu
anhu në një rast pat thënë: "Kam dëgjuar që
gratë tuaja përzihen me të huajt (jobesimtarë)
nëpër tregje. A nuk jeni xhelozë?! Nuk ka mirësi
te ai që nuk ka xhelozi (për familjen e tij)."
5- Mbulesa vjen nga pastërtia
Pastërtia e shpirtit dhe e trupit janë mburojë për
femrën muslimane. Allahu i Lartësuar thotë: "O
gratë e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër,
nëse keni kujdes dhe ruheni, andaj mos u llastoni
në të folur e të lakmojë ai që në zemrën e tij ka së-
mundje…" El-Ahzab: 32
Gjithashtu thotë: "…E nëse kërkoni prej tyre
(grave të të Dërguarit) ndonjë send, kërkojeni atë
pas perdes, sepse kjo është më pastër për zemrat
tuaja dhe të tyre." El-Ahzab: 53
Allahu është Ai i Cili ka krijuar trupat dhe zem-
rat tona dhe është më i Dituri për atë që i pas-
tron ato. "A (thoni) se nuk di Ai që ka krijuar, kur
dihet se Ai është më i Njohuri (për çdo gjë) dhe më i
Dituri?" El-Mulk: 14
6- Mbulesa vjen nga devotshmëria:
Kujdesi dhe ruajtja (e kufijve të Zotit) e shndër-
ron femrën muslimane në një person të sinqertë
dhe të kujdesshëm, që e ka frikë Zotin dhe
dënimit tëTij dhe përpiqet të arrijë kënaqësinë e
Zotit, kështu që ajo kujdeset edhe për veshjen e
saj në mënyrë që të jetë ashtu siç do Zoti, me
veshjen e devocionit, emblema e besimtares.
Allahu thotë: "…Dhe petku i devotshmërisë, ai
është më i miri." El-A'raf: 26
7- Mbulesa është mbrojtje
I Dërguari i Zotit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
thotë: "Çdo femër që e heq petkun e saj në shtëpi të
huaj, Allahu e largon nga ajo mbrojtjen eTij."[22]
Mbulesa pra vjen nga turpi, dëlirësia, besimi, xh-
elozia, pastërtia, devotshmëria dhe është mbro-
jtje. Ajo femër që mban këtë veshje me këto
veçori është e domosdoshme të respektohet dhe
të nderohet sepse kjo është ajo që respekton
njerëzoren dhe shpirtëroren, që është kulturë dhe
edukatë njerëzore, kurse lakuriqësia është pra-
pambetje, përngjasim me kafshët dhe dalje jashtë
natyrës dhe edukatës njerëzore.[23]
Havla Beshir Abidin
Bota e femrës muslimane
Përshtati: Mr. Selatin MEHANI
Aman / Jordani
______________
[22] Sahihul Xhami', p.1/2708
[23] Kam dëgjuar të thonë se mbulesa islame është prapambetje, ngecje dhe kthim në kohërat e lashta, në kohën e gurit, por asnjëherë në librat e his-
torisë së njerëzimit s'kam lexuar që njerëzit në kohën e gurit janë veshur në tërësi apo kanë pasur mbulesë islame. Ata që na kthejnë në kohën e gurit
më saktë janë pikërisht këta që thërrasin për zhveshje, lakuriqësi dhe liri të plotë të (mos)veshjes, vetëm se dallimi mes kohës së gurit dhe kohës
moderne është se në atë kohë nuk janë veshur në mungesë të veshjes, ndërsa sot kjo bëhet për shkak të mungesës së turpit dhe edukatës njerëzore
(sh.p).
35. 31
Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1
M
Motër e nderuar dhe e respektuar, dëgjo fjalën më të mirë që është thënë për ty nga Allahu
dhe i Dërguari i Tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.
MËEMIRAQËËSHTËTHËNËPËRTY
MOTËR
Me të vërtetë falënderimi i takon vetëm Allahut.
PrejTij ndihmë dhe falje kërkojmë. Paqja dhe
mëshira qoftë mbi të dashurin dhe të Dërguarin e
Tij, Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, mbi
familjen e tij dhe mbi shokët e tij në përgjithësi.
Për çdo motër që beson në Allahun dhe Ditën e
Fundit.
Për çdo motër që dëshiron shpëtim dhe shpreson
fitore dhe qetësim.
Për çdo motër që ka përqafuar metodën e
thjeshtësisë duke mos u mashtruar pas fjalëve të
bukura.
Për çdo motër që do të dijë obligimet e të tjerëve
ndaj saj dhe të saj ndaj të tjerëve.
Për çdo motër që ëndërron të arrijë nderin dhe
moralin më të lartë, që të jetë edukuese dhe për-
mirësuese e gjendjes.
Kështu flet libri i Allahut, që thotë vetëm të
vërtetën, dhe Sunneti i të Dëguarit tëTij, që e
zbukuron atë të vërtetë me urtësi dhe butsi.
Motër e nderuar dhe e respektuar, dëgjo fjalën më
të mirë që është thënë për ty nga Allahu dhe i
Dërguari iTij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.
1Më i miri prej jush tek Allahu është më i devot-
shmi
Allahu në Kur’an thotë: "Më i devotshmi prej
jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë
Atij.” El Huxhurat: 13
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
thotë: "Me të vërtetë gratë janë binjake të burrave.”
2Vepra dhe shpërblime
Allahu në Kur’an thotë: "Dhe Zoti iu përgjigj
lutjes së tyre: “Unë nuk do t’ia humb mundin askujt
nga ju që ka bërë vepra, qoftë mashkull apo femër. Ju
jeni njëlloj (në shpërblim).” Alu Imran: 195
3Pronësia dhe fitimi
Allahu në Kur'an ka thënë: "Meshkujt do të
kenë pjesë prej asaj që kanë punuar e po ashtu edhe
36. Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1
32
femrat do të kenë pjesë prej asaj që kanë punuar.
Kërkoni prej Allahut nga mirësitë eTij." En Nisa:
32
4Pjesë nga trashëgimia
Allahu në Kur'an thotë: "Meshkujve u takon
pjesë nga ajo që ua kanë lënë prindërit dhe të afër-
mit, por edhe femrave u takon pjesë nga ajo që ua
kanë lënë prindërit dhe të afërmit qoftë ajo pak apo
shumë, si pjesë e caktuar dhe e detyruar." En Nisa: 7
5Të mbrojtura nga shpifjet
Allahu në Kur'an thotë: "Vërtet, ata që përgojo-
jnë gratë e ndershme, zemërdëlira e besimtare, janë të
mallkuar në këtë botë dhe në tjetrën; për ata ka
dënim të madh." En Nur: 23
6E drejta për martesë Al-
lahu në Kur'an thotë: "Dhe një prej shenjave të
Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja,
që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush
dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja,
për njerëzit që mendojnë." Err Rrum: 21
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
"Kjo botë është tregti dhe tregtia më e mirë është gru-
aja e ndershme."[1]
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka
thënë: "Gruaja që ka bereqetin më të madh është ajo
që ka mehrin më të ulët."[2]
7Obligueshmëria e marrjes së pëlqimit nga femra
për martesën e saj
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka
thënë: "Nuk martohet e veja derisa të konsultohet
dhe nuk martohet virgjëresha derisa të merret
pëlqimi i saj." I thanë: "O i Dërguar i Allahut, e cili
është pëlqimi i saj?" Tha: "Heshtja."[3]
8Mospengimi i femrës në martesë
Allahu në Kur'an thotë: "Mos i pengoni ato që
të martohen përsëri me burrat e tyre, nëse merren
vesh me të mirë." El Bekare: 232
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
"Nëse ju vjen dikush dhe ju kërkon martesë, jeni të
kënaqur me fenë e tij, me moralin e tij, atëherë mar-
tojeni. Nëse nuk e bëni këtë, atëherë do të keni sprova
të shumta dhe do të përballeni me probleme të
shumta."[4]
9Drejtësia
Allahu në Kur'an thotë: "Nëse keni frikë se nuk
bëni drejtësi ndaj jetimeve, atëherë martohuni me
ato gra që ju pëlqejnë: me dy, me tri apo me katër; e,
nëse frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj të
gjithave njësoj, atëherë mjaftohuni me një grua ose
me atë që e keni në pushtetin tuaj." En Nisa: 3
Allahu në Kur'an thotë: "Ju nuk do të mund të sil-
leni drejt midis grave tuaja, edhe sikur të dëshironi.
Andaj, mos anoni krejtësisht vetëm nga njëra, duke e
lënë tjetrën si të varur." En Nisa: 129
10Mbrojtja
Allahu në Kur'an thotë: "Sa u përket grave
që ju i druheni mosbindjes dhe sjelljes së keqe nga
ana e tyre, këshillojini, (e, nëse kjo s’bën dobi) mos i
pranoni në shtrat dhe (në fund) i rrihni ato
(lehtas).Por, nëse ato ju binden, atëherë mos i
ndëshkoni më." En Nisa: 34
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
"Kush i ka dy gra dhe anon ka njëra më shumë, do
vijë Ditën e Gjykimit me njërën pjesë të anuar."[5]
Më e mira që është thënë për ty motër
"DarulWatan"
Përshtati: Unejs MURATI
______________
[1] Transmeton Muslimi.
[2] Transmetojnë Ahmedi dhe Hakimi.
[3] Mutefekun alejhi.
[4] Transmeton Tirmidhiu, Albani e ka bërë të mirë.
[5] Transmetojnë Ahmedi, Ebu Davudi, Nisaiu. Albani e ka cilësuar të vërtetë.
37. 33
Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1
F
Dijetarët janë njerëzit më të dashur për të tjerët dhe kjo është një nga shenjat e kësaj bote që
tregon se Allahu është i kënaqur me ta, ashtu siç thotë në Kur’anin Famëlartë: “Në të vërtetë,
atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i Gjithëmëshirshmi do t’u dhurojë dashuri.” Merjem:
96
JETA DHE VEPRA E
Falënderimi i takon vetëm Allahut të
Lartësuar, i Cili në librin e Tij madhësh-
tor ka thënë: “Allahu do t’i ngrejë në
shkallë të lartë ata midis jush që besojnë
dhe që u është dhënë dija. Allahu di çdo gjë
që punoni.” El-Muxhadele: 11. Salavatet
dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin
tonë sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, mbi
familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij të
sinqertë dhe mbi të gjithë ata që pasuan
dhe e pasojnë rrugën e tij me mirësi deri
në Ditën e Gjykimit. Pa dyshim se Al-
lahu do t’i lartësojë në grada të larta ata
që besojnë dhe në veçanti ata që janë
shkaktarë që besimtarët ta mësojnë fenë
dhe besimin e tyre ashtu siç janë urd-
hëruar. Sigurisht që meritën më të madhe
për këtë e kanë dijetarët, përtëritësit e
Sunnetit të Profetit sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem. Dijetarët janë njerëzit më të
dashur për të tjerët dhe kjo është një nga
shenjat e kësaj bote që tregon se Allahu
është i kënaqur me ta, ashtu siç thotë në
Kur’anin Famëlartë: “Në të vërtetë, atyre
që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i
Gjithëmëshirshmi do t’u dhurojë dashuri.”
Merjem: 96 Ndër veprat më të dashura
për Allahun është mësimi dhe përhapja e
fesë së Tij. Profeti sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem ka thënë: “Kur Allahu e do një
njeri, e thërret Xhibrilin dhe i thotë: -Unë e
dua filanin, duaje edhe ti. Dhe Xhibrili e
do këtë njeri. Pastaj thërret në qiell dhe
thotë: -Allahu e do filanin, dojeni edhe ju.
Dhe e duan atë banorët e qiellit. Pastaj
bëhet i pranuar në Tokë.”[1]
IMAM NEVEVIUT
______________
[1] Transmetojnë Buhariu (3209) dhe Muslimi (2637).