SlideShare una empresa de Scribd logo
1 de 70
Descargar para leer sin conexión
1
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe
te dijetarët muslimanë
&
Ndërmjet Shuras dhe Demokracisë
Dr. Muhamed Ibn Ahmed Es-salih
Përktheu nga origjinali: Justinian Topulli
Redaktor gjuhësor: Edison Çeraj
© Copyright “Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë”
Të gjitha të drejtat e botimit të rezervuara
2
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët muslimanë
Dr. Muhamed Ibn Ahmed Es-salih
Lavdërimi i takon Allahut, Atij i Cili i vulosi mesazhet qiellore me fenë islame
dhe e përmbylli vargun e të dërguarve dhe profetëve me prijësin e njerëzve të
devotshëm dhe më fisnikun ndërmjet tyre. Uratat më të mira dhe bekimet më të larta
qofshin për Muhamedin, për familjen dhe ndjekësit e tij deri në Ditën e Kiametit!
Feja islame, çdo çështje të kësaj bote, me gjithë shumëllojshmërinë e tyre, e ka
trajtuar ose nëpërmjet parimeve të saj të përgjithshme, ose në mënyrë të hollësishme dhe
të detajuar. Duke u bazuar në këtë fakt, Islami ka sistemuar edhe aspektin politik të
shoqërisë dhe ka vënë për të baza dhe parime, përmes të cilave sigurohen të drejtat e
individëve në një shoqëri islame.1
Një nga parimet themelore që Islami e ka rrënjosur dhe e ka mbështetur fort,
është edhe shura. Këtë parim, Allahu e ka obliguar për mbarë muslimanët në të gjitha
punët e tyre. Shura është një nga bazat e Ligjit Islam, një nga normat më të rëndësishme
dhe një krenari e Islamit, një element me të cilin muslimanët edukohen me frymën e
diskutimit dhe dialogut, ku ata shkëmbejnë mendimet dhe opinionet rreth çështjeve të
veçanta dhe të përgjithshme.
Ajo që nuk mund të vihet në dyshim është fakti se shura konsiderohet një rregull
bazë i detyrueshëm për individin dhe shoqërinë. Kjo gjë është përmendur në Kuran qartë
dhe thjeshtë, kur Allahu i drejtohet Profetit të Tij duke i thënë: “dhe këshillohu me ata
për çështje të ndryshme”2
, dhe gjithashtu: “dhe këshillohen për punët e veta me
njëri-tjetrin”3
Çështjen e shura-s Allahu e ka miratuar në Kuran, ndërsa i Dërguari i Allahut
(alejhi salatu ue selam) e ka vënë në praktikë me sjelljen, edukatën dhe gjatë jetës së tij,
e pas tij edhe shokët e tij fisnikë, dhe në këtë rrjedhë kanë ecur edhe besimtarët e mirë,
në çdo kohë dhe në çdo vend.4
Shura është një nga tiparet e shoqërisë islame, një nga cilësitë e saj të
pandashme, është një prej parimeve të përgjithshme të Islamit, pas të cilit duhet të kapen
muslimanët, individë qofshin apo grupe, shtete apo organizata, duke vënë kështu në jetë
urdhrin e Allahut të Lartësuar dhe duke ndjekur Traditën e Profetit (alejhi salatu ue
selam), të shokëve të tij dhe të gjithë atyre që fort mirë i kanë ndjekur ata, deri në Ditën
e Kiametit.
I Dërguari i Zotit ishte shembulli më i mirë në zbatimin e kësaj norme, kur ai
gjykonte çështje të ndryshme të kësaj bote. Ai këshillohej me shokët e tij për shumë
ngjarje. Kështu vepruan edhe Kalifët e drejtë pas tij, të cilët mblidhnin krerët e popullit
dhe konsultoheshin me ta për ato çështje që nuk gjenin tekst të drejtpërdrejtë në Kuran
dhe në Sunet.5
1
Esh-shura uel demukratije el-garbije, Ali Muhamed Shemis f. 4-5.
2
Al-Imran, 159.
3
Esh-Shura, 38.
4
Esh-shura fi sijak et-tasil uel muasaret, Isam Ahmed El-beshir.
5
En-nedherijat es-sijasije el-islamije, Muhamed Dijau Er-reis.
3
Shura është rruga e drejtë për të njohur mendimin më të saktë, për të arritur te
vërtetësia dhe realiteti i një çështjeje, sepse mendjet janë si llambat, sa më shumë që
mblidhen, aq më shumë bëjnë dritë, dhe po aq qartë e ndriçojnë rrugën. Shura është një
tregues i barazisë dhe lirisë së mendimit, është rruga drejt njësimit të Umetit islam, drejt
njësimit të ndjesive të përbashkëta; kjo vjen pikërisht nëpërmjet shpalosjes së
problemeve të përgjithshme dhe shkëmbimit të opinioneve dhe dialogut.1
Verdikti i një njeriu të vetëm për të vendosur për çështje publike, që kanë të
bëjnë me të gjithë, duke mos marrë parasysh mendimet e të tjerëve, pa dyshim që është
padrejtësi dhe paragjykim ndaj tyre. Ky veprim i veçuar përmban në vetvete edhe një
lloj mendjemadhësie, despotizëm në mënyrën e të menduarit dhe nënvleftësim të të
tjerëve, madje konsiderohet si tradhti ndaj amanetit dhe përgjegjësisë. Ai që i druhet
Allahut, patjetër që duhet të konsultohet me njerëzit për çështje që ka të bëjë me jetën e
tyre, në mënyrë që gjykimi të jetë i drejtë, i bazuar në paanësi dhe larg çdo
njëanshmërie, që më pas njeriu të mos e mbajë i vetëm përgjegjësinë e çdo gabimi apo
çdo padijeje dhe harrese.2
Me të drejtë thuhet se “shura është më e pranishme në jetën e muslimanëve sesa
në sistemin politik të një shteti, ajo është në natyrën thelbësore të të gjithë bashkësisë.”3
Nëse do ta krahasonim shura-n me demokracinë, me të cilën krenohet Perëndimi
dhe shtiren edhe disa shtete arabe dhe muslimane, pa dyshim që krahu i peshores ku
ndodhet shura do të jetë më i rëndë. Kjo sepse shura, është një sistem që e ka vendosur
vetë Allahu për krijesat e Tij dhe tek e cila ata gjejnë të mirën e kësaj bote dhe të fesë së
tyre, ndërsa demokracia është një produkt i mendjes njerëzore. Për këtë arsye edhe
demokracia shfaqet si një sistem shkëlqyer në teori, por i errët në praktikë, gjë e cila do
të sqarohet edhe në këtë studim.
E lusim Allahun e Lartësuar të na mësojë atë që është e dobishme e të na japë
fryte nga ajo që dimë, dhe këtë vepër ta konsiderojë të sinqertë për hir të Tij! Me të
vërtetë Ai është Përkrahësi dhe Ndihmëtari ynë më i madh.
Rijad 1/1/1420 h.
17/4/1999
Prof. Dr. Muhamed Ibn Ahmed Es-Salih
1
Esh-shura ue etheruha fi ed-demukratije, Abdulhamid Ismail El-ensari.
2
El-hukumetu el-islamije, Ebu El-Ala El-Meududi.
3
Fi dhilal el-Kuran.
4
Hyrje
Kuptimi i fjalës shura nga ana gjuhësore dhe terminologjike
Kuptimi gjuhësor i shura-s
Fjala shura në gjuhën arabe, në thelb ka dy kuptime, nga të cilat rrjedhin edhe
derivatet e tjera kuptimore, që janë: shpalosja dhe nxjerrja në pah e diçkaje si dhe marrja
e diçkaje.1
Shura në terminologjinë fetare
Përkufizimet që japin dijetarët për shura-n përputhen mes tyre, pavarësisht
artikulimeve të ndryshme. Ragib El-Isfahani e ka përkufizuar kështu: “Nxjerrja e
mendimit duke u këshilluar me njëri-tjetrin.”2
Ndërsa Ibn El-Arabi El-maliki thotë: “Konsultimi (shura) është mbledhja (e disa
njerëzve) për një çështje rreth së cilës çdo njëri prej të mbledhurve i jep të tjerëve
mendimin vetjak.”3
Duke u nisur nga këto dy përkufizime mund të pohojmë se, idetë dhe mendimet
nuk bashkohen, nuk puqen dhe as nuk plotësohen ndryshe, veçse nëpërmjet rrugës së
konsultimit. Këtu dalin në pah edhe aspekte të tjera, si: të menduarit kolektiv; bashkimi i
ideve dhe i mendjeve; mendimi i saktë, i drejtë, i qëlluar dhe i dobishëm, i cili i
parashtrohet udhëheqësit nga populli ose nga njerëzit e ideve, me dëshirën dhe qëllimin
për t‟i ardhur në ndihmë interesit të përbashkët të mbarë popullit, mu siç del mjalti nga
grumbullimi, nga përpjekja dhe mundi i bletëve, të cilat marrin nga lulet pjalmin dhe
nektarin më të mirë.
Të gjitha këto perceptime dalin në pah nga përdorimi që Kurani me stilin e tij i
bën termit shura, si dhe nga urdhri dhe nxitja që Krijuesi u jep besimtarëve për këtë gjë.
Një dijetar bashkëkohor e përkufizon shura-n si “marrja e mendimit nga njerëzit
kompetentë me qëllimin për t‟iu afruar sa më pranë të drejtës.”4
Ndërsa një tjetër e formulon kështu: “Marrja e mendimit të popullit ose e
përfaqësuesve të tij, rreth çështjeve të përgjithshme që kanë të bëjnë me vetë popullin.”5
Ajo që bie në sy në këtë përkufizim është fakti se ai e kufizon shura-n vetëm në çështje
të përgjithshme, ndërkohë që shura është diçka e domosdoshme, si për çështje të
përgjithshme, ashtu edhe për çështje të veçanta, gjë që do të sqarohet edhe në faqet në
vazhdim.
Për shura-n mund të japim këtë përkufizim: “Shpalosja e mendimeve të
ndryshme mbi një çështje të caktuar, më pas studimi i çdo mendimi dhe testimi i tyre
nga njerëz të mençur dhe me përvojë, derisa të arrihet tek e sakta ose te më e drejta dhe
më e mira, për të vepruar më pas sipas saj dhe për të arritur rezultatet më të mira që
dëshirohen.”
1
Mekajis el-luga, Ibn Faris. (Në gjuhën shqipe, përgjithësisht, kjo fjalë mund të përkthehet si konsultë,
këshillë apo marrja e mendimit të dikujt. Shën. i përkth.)
2
El-mufredat fi gariib el-kuran, f. 207.
3
Ahkam El-Kuran, 1/297.
4
Esh-shura fi dhil nidham el-hukm el-islami, Abdurrahman Abdulhalik, f. 14.
5
Esh-shura ue etheruha fi ed-demukratije f. 4.
5
Kapitulli i parë
Shura dhe rëndësia e saj
Hyrje
Para se të hyjmë në shqyrtim dhe në hollësitë e studimit, e pamë të nevojshme që
t‟i paraprijmë me këtë hyrje, për të sqaruar parimet e ligjit islam, ku më i rëndësishmi
është parimi i shura-s, ndërsa më pas do të flasim për pikënisjet themelore të shura-s dhe
parimet ku ajo mbështetet.
Parimet e ligjit islam
Sistemi i ligjit në Islam bazohet mbi parime dhe themele të shumta, të cilat e
bëjnë atë një sistem politik shembullor. Disa nga pikat më të rëndësishme të këtyre
parimeve janë:
1. Parimi i drejtësisë. Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu ju urdhëron që
amanetet t‟jua ktheni atyre që u përkasin dhe, kur të gjykoni midis
njerëzve, të gjykoni me drejtësi.”1
Po ashtu Ai thotë: “Në të vërtetë,
Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit...”2
Drejtësia është një nga parimet më të larta me të cilat dallohet sistemi islam.
Allahu i ka urdhëruar njerëzit e Tij besimtarë t‟i përmbahen drejtësisë në çdo veprim,
qoftë në marrëdhënie me familjen, fqinjët apo vendin, qoftë me udhëheqësit apo me
të udhëhequrit. Islami e detyron mbajtjen e drejtësisë edhe ndaj armiqve, për këtë gjë
Allahu thotë: “Le të mos ju nxisë urrejtja ndaj njerëzve për të bërë padrejtësi.
Bëhuni të drejtë, se kjo është më afër devotshmërisë.”3
Madje, thuhet se “Allahu e mban në këmbë shtetin e drejtë, edhe nëse është një
shtet jobesimtar, dhe nuk i jep jetë shtetit të padrejtë, edhe nëse është një shtet
besimtar.” Gjithashtu thuhet se “kjo botë jeton me drejtësi e herezi, por me islam dhe
padrejtësi nuk është e mundur.” Dhe e gjithë kjo sepse drejtësia është rregullatori i
çdo gjëje: nëse kjo botë do rregullohet, do rregullohet vetëm me anë të drejtësisë,
edhe pse ai që e mban këtë drejtësi, në botën tjetër mund të jetë prej atyre që nuk do
përfitojnë asgjë. Nëse kjo botë nuk do rregullohet me anë të drejtësisë, atëherë ajo
nuk ka për t‟u rregulluar, sado besimtar të jetë njeriu që e sundon atë, edhe nëse ka
besim të mjaftueshëm sa për të shpëtuar në botën tjetër.4
2. Parimi i barazisë. Allahu i Lartësuar thotë: “O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju
krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise,
për ta njohur njëri-tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu, është ai
që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe
për Atë, asgjë nuk është e fshehtë.”5
1
En-Nisa, 58.
2
En-Nahl, 90.
3
El-Maide, 8.
4
El-hisbetu fil islam, Ibn Tejmije, f. 81.
5
El-Huxhurat, 13.
6
Thuhet se i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) ka thënë: “Njerëzit janë të
barabartë si dhëmbët e krehërit.”1
Në Haxhin e lamtumirës, Profeti (alejhi salatu ue selam) tha: “Zoti juaj është një;
babai juaj është një; të gjithë ju jeni bijtë e Ademit, i cili e ka prejardhjen nga dheu.
Më fisniku ndër ju tek Allahu është ai që është më i devotshëm. Nuk ka përparësi
arabi ndaj joarabit, vetëm se në devotshmëri.”2
Për sa i përket të drejtave dhe detyrimeve, njerëzit janë të barabartë para ligjit
dhe nuk bëhen dallime ndërmjet tyre, duke u nisur nga raca apo ngjyra, pavarësisht se
mes njerëzve ka dallime thelbësore, nëse nisemi nga devotshmëria, besimi dhe veprat
e mira.
3. Parimi i lirisë. Islami u siguron liri të ndryshme të gjithë individëve që i
nënshtrohen, siç është liria për të mbetur në fenë e mëparshme ose për të
përqafuar fenë islame, liria për të lëvizur, liria e mendimit, si dhe mjaft liri të
tjera, të cilat shumë popuj edhe sot e kësaj dite luftojnë për t‟i fituar.
Allahu i Lartësuar thotë: “S‟ka detyrim në fe, sepse tashmë është dalluar e
drejta nga e shtrembra!”3
Gjithashtu: “Dhe thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj.
Kush të dojë, le të besojë e kush të dojë, le të mohojë.”4
Njeriu është i ftuar të besojë, dhe nëse do, e përqafon Islamin, nëse jo, mbetet në
besimin e tij të mëparshëm. Nëqotëse njeriu e pranon Islamin, atëherë ai nuk ka të
drejtë ta mohojë atë, sepse pas kësaj ai konsiderohet renegat, dhe dënohet për këtë
gjë.
Islami ka ardhur për të mbrojtur dhe ruajtur gjashtë elemente të domosdoshme:
I. Fenë
II. Shpirtin dhe trupin
III. Nderin
IV. Vazhdimësinë e njerëzimit
V. Mendjen
VI. Pasurinë
Rreth lirisë së udhëtimit dhe zhvendosjes, Allahu thotë: “Ai jua ka bërë Tokën
të përdorshme, andaj ecni nëpër viset e saj dhe ushqehuni me atë, që ju ka dhënë
Ai.”5
Rreth lirisë së mendimit, Allahu thotë: “Sikur të kishte dashur Zoti yt, të gjithë
njerëzit do t‟i bashkonte në një fe të vetme, por ata vazhdojnë të jenë të përçarë.”6
4. Parimi i shura-s. Allahu i Lartësuar e urdhëroi të Dërguarin e Tij,
Muhamedin (alejhi salatu ue selam), që të konsultohet, duke i thënë:
“Prandaj falua atyre gabimin, kërkoji falje Allahut për ta dhe këshillohu
me ata për çështje të ndryshme.”7
Allahu na ka bërë me dije përmes librit
të Tij se konsulta është një nga cilësitë e lëvduara të besimtarëve. Ai thotë:
“Për ata që ruhen prej gjynaheve të mëdha e mbrapshtive dhe që kur i
1
Musned Esh-shihab, nr. 190. Hadith i dobët (jo autentik). Shih Silsiletu daifetu, 596. Pjesa e parë,
“Njerëzit janë të barabartë” është autentike. Shih Musnedin e Ahmedit nr. 23489.
2
Po aty, 5/114.
3
El-Bekare, 256.
4
El-Kehf, 29.
5
El-Mulk,15.
6
Hud, 118.
7
Al-Imran, 159.
7
zemëron dikush, falin; për ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre, e
falin namazin rregullisht dhe këshillohen për punët e veta me njëri-
tjetrin...”1
Dijetarët muslimanë janë përpjekur të shpjegojnë se pse Allahu i Lartësuar e ka
urdhëruar të Dërguarin e Tij që të konsultohet me të tjerët, ndonëse Ai e përkrahte
dhe i jepte sukses. Kështu, ata kanë dhënë disa shpjegime:2
I pari: I Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) u urdhërua që të konsultohej,
sepse nëse ai konsultohej me shokët e tij, tregonte se i vlerësonte lart ata dhe i
nderonte, çka bënte që ata ta donin më tepër atë dhe t‟i bindeshin më me sinqeritet
atij.
I dyti: I Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) ndonëse ishte njeriu me
mendjen më të kthjellët dhe pozitën më të lartë mes njerëzve, mbetej krijesë dhe dija
e krijesave dihet që ka një cak, ndaj nuk është e habitshme që dikujt tjetër t‟i shkonte
në mendje diçka e dobishme që nuk i pati shkuar atij. Në veçanti, kjo gjë shfaqej kur
kishin të bënin me çështjet e kësaj bote, për të cilat vetë Profeti (alejhi salatu ue
selam) ishte shprehur duke thënë: “Ju jeni më të ditur në të tilla çështje.”3
Mbi këtë çështje, Hasan El-basri ka thënë: “Një popull që konsultohet udhëzohet
gjithmonë në rrugën më të mirë.”4
I treti: I Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) u urdhërua të praktikonte
shura-n, për të qenë shembull për të tjerët, dhe shembulli i tij të bëhej më pas rrugë,
që do ndiqej nga Umeti i tij. Ndër ata që kanë shprehur këtë ide është Hasan El-basri
dhe Sufjan Ibn Ujejne.
I katërti: Kur Profeti (alejhi salatu ue selam) konsultohej me shokët e tij,
çdonjëri prej tyre përpiqej të gjente mendimin më të mirë për atë çka flitej, apo për
atë çfarë konsultoheshin, dhe kështu, shpirtrat e tyre do të ndjeheshin më afër me
njëri-tjetrin dhe më të bashkuar, për të arritur te më e mira dhe më e dobishmja.
Pikënisjet themelore të shura-s
Duke qenë se shura është një nga bazat themelore të ligjit islam, ajo niset nga
disa parime dhe mbështetet mbi disa themele të rëndësishme, ku mund të përmendim
disa nga më të rëndësishmet:
1. Gjykimi i përket Allahut. Allahu i Lartësuar është Ai që i ka vendosur të gjitha
ligjet, prandaj njeriut nuk i takon të vendosë ligje të cilat bien ndesh me ligjin e
Zotit. Ky parim sjell dy përfundime:
I pari: Qëndrueshmërinë e bazave të përgjithshme të ligjeve dhe
vazhdueshmërinë e tyre, edhe nëse ndryshojnë modelet e ligjit apo emërtimet e tij.
I dyti: Respektimi i këtyre ligjeve dhe bindja ndaj tyre.
2. Lidhja mes shura-s dhe besimit. “Shura lindi bashkë me besimin dhe rruga iu
hap nga vetë Krijuesi i tokës dhe i qiejve, gjë që i ka dhënë asaj një përmbajtje të
veçantë dhe unike. Nëse do të shohim me hollësi ngjarjet pararendëse, që
ligjëruan shura-n në kohën e të Dërguarit (alejhi salatu ue selam) dhe të kalifëve
të drejtë, do të dallojmë me qartësi se, lidhja mes besimit islam dhe shura-s
1
Esh-Shura, 37-38.
2
Shkëputur nga libri Mefatihul gajbi, i njohur ndryshe si komenti i Kuranit nga Fahrudin Rrazi, me
shkurtime, 3/82.
3
Muslimi.
4
Edeb el-mufred, Ibn Ebi Shejbeh, etj.
8
kishte një lidhje të brendshme dhe të jashtme. Ajo ka një lidhje organike të
gjallë, e tillë që Umeti islam të ruajë karakteristikat dhe veçoritë e tij dhe të
qëndrojë i lirë nga pushteti despotik i tiranëve.”1
Për këtë qëllim shura është një
nga bashkëshoqërueset e besimit, nuk mund të ketë një gjykim islam të drejtë
nëse ai nuk jepet i bazuar mbi shura-n, ku të vendoset drejtësia dhe barazia mes
njerëzve; të përkrahen të dobëtit, të respektohen të drejtat e nevojtarëve, dhe në
të gjitha këto raste, të gjykohet mes njerëzve me ligjin e Allahut.2
3. Shura është një e drejtë dhe një detyrim. “Shurën, të cilën sot ligjet
bashkëkohore e konsiderojnë si një të drejtë të individit, apo si liri politike në
shprehjen e mendimit, Islami e konsideron detyrë për muslimanët, të cilët duhet
ta kryejnë dhe të mos e lënë pas dore. Kur muslimanët zbatojnë shura-n, ata
kryejnë një detyrë të cilën Islami e ka bërë obligim për bashkësinë.”3
Zbatimi i
shura-s, në të njëjtën kohë përmban edhe një nga detyrimet ndaj Allahut, detyrim
që ka të bëjë me dobinë e përgjithshme dhe jo vetëm për një individ të caktuar.
Kjo gjë konsiderohet si detyrim ndaj Zotit, për shkak të rëndësisë dhe dobisë
gjithëpërfshirëse që përmban shura. Shura gjithashtu përmban në vetvete një nga
të drejtat e njeriut, për të mbrojtur interesin vetjak “dhe e drejta e njeriut jepet
nga Allahu, sepse ajo është e drejta e Allahut për njeriun, dhe e drejta e njeriut
është një nga të drejtat e Allahut.”4
4. Epshmëria e sistemit të shura-s. “Ligji islam e ka vendosur shura-n si një nga
pikëmbështetjet e rëndësishme të strukturës së ligjit islam, po kështu edhe në
politikë, por njëkohësisht nuk ka vendosur ndonjë sistem të caktuar që përcakton
se si funksionon shura, në formën dhe shtrirjen e saj.”5
“E vërteta është se mospërcaktimi dhe mospërkufizimi i një mënyre organizmi të
caktuar të shura-s në mënyrë përfundimtare e të prerë, është ajo që përputhet me
metodën e Islamit rreth çështjeve e legjislative. Kjo metodë funksionon duke
vendosur bazat e përgjithshme, duke përcaktuar parimet dhe ligjet themeltare dhe
duke ia lënë hollësitë dhe teknikat dytësore kërkesave të kohës dhe vendit, ku çdo
vend përzgjedh formën që i përshtatet gjendjes së tij; ndjek rrugën që përputhet me
trashëgiminë e tij dhe ecën sipas mënyrës me të cilën mund të realizojë interesat e
tij.”6
Shejh Sheltuti, duke folur për elasticitetin e mënyrës se si praktikohet shura, thotë:
“...kjo anë është lënë e lirë dhe nuk është vendosur një sistem i veçantë, sepse i përket
çështjeve ku këndvështrimet ndryshojnë sipas brezave dhe përparimit njerëzor. Nëse
në atë kohë do të ishte vendosur një sistem i caktuar, atëherë ai do të ishte bërë bazë
nga e cila nuk do të shmangej askush që vjen më pas, dhe kjo do të bëhej një
shtrëngesë e madhe, kështuqë njerëzit nuk do kishin mundësi të dilnin jashtë këtij
sistemi.”7
Pra, udhëzimi islam i qëndron parimit që çështjet të zgjidhen me shura, por nuk i vë
rëndësi mënyrës apo formës se si realizohet shura (konsultimi).
1
Esh-Shura ue demukratije en-nijabije, f. 71.
2
Hiuar la muaxhah, Ahmed Kemal Ebul Mexhd, f. 38.
3
Esh-Shura fi el-Islam, Abdulgani Muhamed Berekeh, Sisletu buhuth el-islamije, v. 1978, f. 16.
4
El-muafakat, Esh-shatibi, 2/315.
5
Esh-shura ue ed-dimukratije en-nijabije, f. 23.
6
Mealim esh-shura fi el-Islam, Ismail El-Bedeui, f. 53.
7
Islam akidetun ue sheriatin, f. 441.
9
Statusi i shura-s
Allahu i Lartësuar e ka urdhëruar Profetin e Tij (alejhi salatu ue selam) dhe
muslimanët për të praktikuar shura-n në dy ajete të librit të Tij, duke thënë: “Këshillohu
me ata për çështje të ndryshme”1
, dhe: “këshillohen për punët e veta me njëri-
tjetrin”2
.
Pyetja që lind gjithmonë është: urdhri në këtë rast tregon detyrim apo jo? Pra, a
është shura detyrim i pashmangshëm për prijësin, që nëse e lë konsiderohet mëkatar,
apo urdhri këtu i përket sferës së gjërave fakultative, ku shura është diçka e pëlqyer dhe
prijësi nuk merr ndonjë gjynah nëse nuk e praktikon atë?
Juristët muslimanë janë ndarë në dy grupe për këtë gjë: njëri grup thotë se ajo
është detyrë; të këtij mendimi janë përgjithësisht dijetarët bashkëkohorë dhe disa nga
dijetarët e hershëm. Grupi tjetër thotë se shura është e pëlqyeshme dhe nuk është detyrë;
të këtij mendimi janë përgjithësisht dijetarët e hershëm. Më hollësisht, këto dy grupe e
shohin çështjen si më poshtë:
Mendimi i parë: Dijetarët që janë të këtij mendimi thonë se shura është detyrim i
urdhëruar, pra, obligim i prerë, që doemos duhet të ushtrohet nga prijësi, sepse nëse ai
nuk e zbaton, hyn në gjynah.
Mendimi i dytë: Dijetarët që mbështesin këtë mendim thonë se, urdhri i shura-s është
në nivelin e pëlqimit dhe jo të detyrimit, kështuqë nuk është obligim për t‟u zbatuar nga
prijësi. Mbështetësit e këtij opinioni kanë paraqitur disa argumente, ku disa prej tyre
janë:
1. Allahu i Lartësuar e urdhëroi të Dërguarin e Tij që të praktikonte shura-n, me
qëllim që të afronte zemrat e shokëve të tij, siç kuptohet edhe nga konteksti i
ajetit: “Në sajë të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed).
Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje. Prandaj
falua atyre gabimin, kërkoji falje Allahut për ta dhe këshillohu me ata për
çështje të ndryshme!”3
Profeti (alejhi salatu ue selam) nuk kishte nevojë për
mendimet e shokëve të tij, ai nuk fliste sipas dëshirave vetjake, ai ishte i ruajtur
nga gabimet në komunikimin e shpalljes dhe në zbatimin e saj, ishte i ruajtur
edhe nga gjynahet.
Diskutimi i këtij argumenti
Ky argument nuk mund të pranohet, pasi ai nuk e kundërshton faktin se shura
është detyrë, përkundrazi e përforcon atë. Po kështu, nuk duket aspak e arsyeshme që
Allahu ta urdhërojë të Dërguarin e Tij, që të konsultohet me shokët e tij, thjesht për të
afruar zemrat e tyre. Në këtë drejtim, El-Xhesasi thotë: “Nuk është e mundur që urdhri
për të praktikuar shura-n të jetë dhënë si qëllim për të marrë me të mirë sahabët, për të
ngritur lart vlerën e tyre, si dhe për të qenë ky veprim një shembull udhëzues për
Umetin më pas, sepse nëse sahabët do ta dinin që pasi të zbraznin gjithë energjinë e tyre
për të dhënë një mendim të drejtë, për të cilin ata po pyeteshin, dhe më pas, ky mendim
nuk do të praktikohej nga ana e Profetit (alejhi salatu ue selam) dhe as nuk do të
pranohej, atëherë kjo sjellje nuk do të ishte aspak marrje me të mirë dhe aq më tepër
1
Al-Imran, 159.
2
Esh-Shura, 38.
3 Al-Imran,159.
10
vlerësim i tyre! Kjo sjellje do të sillte largimin e tyre dhe ky do të ishte një veprim që do
t‟u tregonte atyre, se mendimet e tyre nuk pranohen dhe as nuk zbatohen.”1
“Thënia se Profeti (alejhi salatu ue selam) nuk kishte nevojë për shura-n, sepse atij i
mjaftonte Shpallja e Zotit dhe frymëzimi që i jepte Ai, është e papranueshme, sepse
shura bëhet në rastet kur nuk ka Shpallje, dhe Profeti (alejhi salatu ue selam) në çështjet
e kësaj bote, ishte si njerëzit e tjerë, ia qëllonte, por edhe gabonte, edhe pse Allahu i
Lartësuar do tʼia bënte të qartë më pas se si qëndronte e vërteta.”2
“Edhe nëse e pranojmë se Profeti (alejhi salatu ue selam) nuk kishte nevojë për
shura-n, por a do të thotë kjo se ne jemi në të njëjtën pozitë? Në këtë rast ne po
diskutojmë për shura-n si detyrim në përgjithësi për besimtarët, dhe jo në veçanti për
Profetin (alejhi salatu ue selam).”3
2. Ata që e konsiderojnë shura-n si të pëlqyeshme janë të mendimit se “Parimi i
shura-s nuk është nga ato parime që pushtetarët dhe individët janë të detyruar ta
zbatojnë, por është një veprim i pëlqyer, dhe nëse pushtetarët apo edhe njerëzit e
tjerë e praktikojnë, do të marrin shpërblimin e Zotit dhe do të lavdërohen edhe në
këtë botë.”4
Ky grup është argumentuar me faktin se fukahatë (juristët muslimanë) kur kanë
përmendur shura-n, nuk e kanë klasifikuar atë në çështjet e detyruara dhe as nuk
kanë shkruar ndonjë kapitull të veçantë për këtë çështje. Ata e kanë përmendur
shura-n në kapitujt ku flitet për etikën e gjykatësit, se a është e detyrueshme për të
që të konsultohet apo është thjeshtë e pëlqyeshme.5
Diskutimi i këtij argumenti
Mospajtimi i shumicës së fukahave në këtë pikë, qëndron në faktin se, kur ata
flasin për kalifin, kanë për qëllim “kalifin legjitim”, i cili plotëson të gjitha kushtet për
të qenë prijës i muslimanëve dhe, ndër të tjera edhe kushtin për të qenë muxhtehid.
Ky këndvështrim i shumicës së fukahave, ka ardhur si rezultat i natyrës së
kalifatit. Këta dijetarë e krahasojnë pozitën e kalifit apo të prijësit, me pozitën e Profetit
(alejhi salatu ue selam) në shtetin islam dhe e konsiderojnë kalifin, mëkëmbës të tij. Kjo
gjë kuptohet edhe nga përkufizimi që ata i bëjnë kalifatit, ai është “vendi i mëkëmbësit
të Profetit, në mbrojtje të fesë dhe në administrimin e çështjeve të kësaj bote.”6
Duke u nisur nga sa më sipër, këta dijetarë kanë paraparë edhe të gjitha
përgjegjësitë që kalifi duhet të ushtronte, si: të qenurit imam në namaz; dhënës i fetave;
të qenurit gjykatës, prijës në luftë dhe mbikëqyrës i gjendjes fetare. Të gjitha këto ishin
përgjegjësi të veçanta të kalifit, të cilat ai duhet t‟i ushtronte vetë, ose duhet të vendoste
dikë që do e zëvendësonte në këto detyra, dhe ai duhej të vepronte njësoj edhe për
çështje të tjera të kësaj bote.
Ashtu si Profeti (alejhi salatu ue selam) nuk e kishte të detyruar të konsultohej -
siç mendojnë ata - ashtu edhe kalifi nuk është i detyruar të konsultohet. Po kështu, ata
kanë paraparë si kusht që kalifi duhet të jetë muxhtehid dhe, sipas mendimit të tyre,
muxhtehidi nuk është i detyruar të konsultohet, pasi kjo është vetëm e pëlqyeshme për
të.
1 Ahkam el-kuran, 2/52.
2 Esh-shura fi dhil nidham el-hukm el-islami, f. 121.
3 Esh-shura ue etheruha fi demukratije, f. 62.
4
El-halifetu: teulijetu ue azluhu, Salahudin Debus, f. 220.
5
Shih Esh-shura bejne en-nedherije ue et-tetbijk, Kahtan Abdurrahman Ed-Duri, f. 56.
6
El-ahkam es-sultanije, El-Mauerdi, f. 5.
11
Gjithashtu, shumica e dijetarëve janë të një mendjeje se, shura nuk është diçka e
detyruar për gjykatësin (muxhtehid), kështu që aq më pak mund të jetë e detyruar për
një prijës, kur dihet se udhëheqësi është një shkallë më lart se ai.
Mendimi ynë rreth kësaj çështjeje
Ajo që më duket më me vend, është mendimi i atyre dijetarëve që e konsiderojnë
shura-n si detyrë në çdo rast, sepse kalifi në shtetin islam nuk zë pozitën e Profetit
(alejhi salatu ue selam), por merr pozitën e Umetit islam. Detyra e Profetit (alejhi salatu
ue selam), pas vdekjes së tij i takon Umetit islam, pra e gjithë bashkësia islame është
përgjegjëse për këtë obligim.1
Këtë fakt, Kurani fisnik e ka përmendur më shumë se një
herë. Allahu thotë: “Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin: (sepse) ju
urdhëroni që të bëhen vepra të mira, i ndaloni të këqijat dhe besoni Allahun.”2
Dhe: “Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë, që të bëheni dëshmitarë
përmbi njerëzit dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar përmbi ju.”3
Veç kësaj, duhet të përmendim edhe faktin se kërkesa ndaj gjithë Umetit islam
për të përmbushur detyrimet kolektive (fard kifaje), tregon se të gjitha pushtetet duhet të
ushtrohen nga i gjithë Umeti, dhe jo vetëm nga prijësi apo kalifi.
E vërteta është se Profeti (alejhi salatu ue selam) ishte imam në namaz për
besimtarët, u jepte atyre fetva, vendoste ligje mbi ta, gjykonte mes tyre, i udhëhiqte në
luftë ushtritë e tyre dhe kryente çdo detyrë që paraqiste nevoja e tyre fetare dhe
tokësore, kjo sepse ai kishte një pozitë të veçantë në Umetin islam, pasi ai përbashkonte
dy detyrime: detyrimi për të përcjellë mesazhin hyjnor dhe detyrimi për mbarëvajtjen e
shtetit.4
Kështuqë ka dallime mes pushteteve që ushtronte Profeti (alejhi salatu ue
selam) dhe atyre që ushtron kalifi, e megjithatë, edhe më parë e sqaruam detyrimin që
kishte Profeti (alejhi salatu ue selam) për të zbatuar shura-n, për çështje të cilat nuk
kishte Zbulesë nga Zoti.
Për sa i përket idesë së krahasimit ndërmjet pushtetit të kalifit dhe gjykatësit, ata
që e mbrojnë këtë ide, nisen nga fakti se kalifit i takon të japë gjykime për çështje të
ndryshme ashtu si dhe gjykatësit, dhe përderisa gjykatësit nuk i duhet
domosdoshmërisht të konsultohet, ashtu edhe kalifi që është më lart se ai, nuk e ka
obligim të konsultohet. Ky arsyetim është i papranueshëm, sepse ka dallim mes
praktikës së punës që ushtron gjykatësi dhe asaj që ushtron kalifi, si për sa i përket
hapësirës që përfshin puna e kalifit, po ashtu edhe për sa i takon rrjedhojave që ka ajo,
ndryshe me atë të gjykatësit. Gjithaq edhe fakti se gjykatësi nuk duhet të konsultohet,
nuk është diçka për të cilën ka dakordim mes dijetarëve, që të mund të bëhet analogji
me të.5
3. Një tjetër argument që kanë dhënë ndjekësit e këtij mendimi, është edhe
moskonsultimi i Profetit (alejhi salatu ue selam) në rastin e marrëveshjes së
Hudejbijes, në luftën me fisin Beni Kurejdha dhe në luftën e Tebukut. Gjithashtu
edhe kalifi Ebu Bekër (radijallahu anhu) nuk u konsultua me shokët e tij për
dërgimin e ushtrisë së Usamës në luftën kundër renegatëve dhe atyre që nuk
jepnin zekatin.
Këtyre argumenteve i është dhënë përgjigje si më poshtë.
1
Esh-shura ue etheruha fi demukratije, f. 101.
2
Al-Imran, 110.
3
El-Bekare, 142.
4
Esh-shura ue etheruha fi demukratije, f. 102.
5
Po aty, f. 103.
12
Marrëveshja e Hudejbijes ishte një akt që u krye me udhëzim të drejtpërdrejtë nga
Allahu, i Cili urdhëroi të Dërguarin e Tij të kryente këtë marrëveshje, ndaj këtu nuk
kishte hapësirë për shura-n.
Po e njëjta gjë vlen edhe për luftën ndaj fisit Beni Kurejdha, ku Profetit i erdhi
urdhri për të luftuar me ta nga Allahu nëpërmjet Xhibrilit, e po kështu edhe ekspedita
luftarake e Tebukut ishte e ngjashme me të. Në të gjitha këto raste nuk kishte vend për
të vënë në përdorim ixhtihadin.
Në fakt, veprimi që bëri Ebu Bekri me ushtrinë e Usamës, ishte zbatim i urdhrit
të Profetit (alejhi salatu ue selam), të cilin ai e kishte urdhëruar para vdekjes së tij. Lufta
që bëri Ebu Bekri me renegatët dhe ata që nuk jepnin zekatin, ishte një luftë për të çuar
në vend ligjin e Zotit dhe për të zbatuar një nga shtyllat e Islamit.
Argumentet e mendimit të parë
Ky grup, që mbron idenë se shura është e detyruar, ka sjellë argumente nga
Kurani fisnik dhe nga Tradita autentike Profetike, si më poshtë vijon:
Së pari: Allahu i Lartësuar thotë: “Në sajë të mëshirës së Allahut, u solle
butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të
largoheshin prej teje. Prandaj falua atyre gabimin, kërkoji falje Allahut për ta dhe
këshillohu me ata për çështje të ndryshme! Kur të vendosësh për diçka, mbështetu
tek Allahu! Vërtet, Allahu i do ata që mbështeten tek Ai.”1
Nga ky ajet, të qenurit e shura-s detyrim, del në pah si më poshtë:
1. Ajeti është shumë i qartë dhe tregon se shura është një detyrim, “pasi urdhri në
pamje të parë, nënkupton diçka që është detyrë, vetëm nëse ka ndonjë element
që të tregojë se urdhri në këtë rast nuk është detyrë, e në rastin konkret, nuk kemi
ndonjë element që të provojë një gjë të tillë.”2
2. Ky ajet ka zbritur pas betejës së Uhudit, para së cilës i Dërguari i Allahut u
konsultua me shokët e tij rreth saj dhe ata i dhanë mendimin që të dilnin për ta
pritur armikun jashtë qytetit, ndërkohë që mendimi i tij ishte të qëndronin brenda
dhe ta luftonin armikun kur ata të hynin në qytet, por Profeti ndoqi mendimin e
shumicës. Më pas, ndodhi shkelja e urdhrit të Profetit nga ana e shigjetarëve, e
për pasojë beteja u humb nga muslimanët. Në një situatë të tillë zbriti edhe ky
ajet, i cili e urdhëron Profetin (alejhi salatu ue selam) të falë ata që gabuan dhe të
vazhdojë të konsultohet dhe kjo humbje të mos bëhet shkak ndalimi për
vazhdimësinë e shura-s. Nëse ndonjëherë ndodh ndonjë gabim për shkak të
shura-s, saktësia dhe e mira që sjell shura është shumë më e shpeshtë në raport
me gabimet që mund të vijnë prej saj. “Urdhri për të zbatuar shura-n në një
gjendje të tillë, e forcon edhe më tepër faktin se ajo është detyrim. Prandaj,
urdhri në këtë rast ka peshën e detyrimit, dhe për këtë arsye ai mbetet një rregull
detyrues për të gjithë ata që do të vijnë pas Profetit (alejhi salatu ue selam) dhe
që do të jenë në një pozitë të ngjashme me të tijën.”3
Së dyti: Allahu i Lartësuar thotë: “Për ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre,
e falin namazin rregullisht dhe këshillohen për punët e veta me njëri-tjetrin; për ata
që ndajnë lëmoshë, prej asaj që u kemi dhënë Ne.”4
Nga ky ajet, të qenurit e shura-s detyrim, del në pah si më poshtë:
1
Al-Imran, 159.
2
El-ferd ue deuletu fi sheriatu el-islamije, Abdulkerim Zejdan, f. 32.
3
Esh-shura fi dhil nidham el-hukm el-islami, f. 36.
4
Esh-Shura, 38.
13
1. Allahu, në këtë ajet, shpjegon se mes cilësive kryesore të besimtarëve, me të
cilat Ai i ka lavdëruar ata, është edhe cilësia e të këshilluarit me njëri-tjetrin.
Përmendja e cilësisë së shura-s në këtë ajet, bëhet me një fjali që fillon me emër
në gjuhën arabe, çka tregon qëndrueshmëri dhe vazhdimësi.
2. Përshkrimi i besimtarëve si njerëz që “këshillohen për punët e veta me njëri-
tjetrin”, tregon se shura është një veçori e Islamit, me të cilën duhet të
karakterizohen besimtarët, cilado qoftë pozita e tyre. Pra, edhe nëse ata jetojnë
në një shoqëri ku shteti nuk u përket atyre - siç qe rasti i muslimanëve në Mekë -
apo edhe kur ata kanë një shtet të tyrin - siç qe rasti i tyre në Medine - ata duhet
të mos i ndahen shura-s.”1
Kjo është një cilësi e pandarë për besimtarët, ashtu si
edhe namazi. Ashtu siç nuk i lejohet besimtarit të lërë namazin, ashtu nuk i
lejohet të lërë edhe shura-n, dhe në veçanti, për çështje që janë në interes të të
gjithëve.
3. Allahu e ka përmendur cilësinë e shura-s, pasi ka përmendur namazin, që është
shtylla e Islamit, dhe para se të përmendë zekatin. Pra, vendosja e shura-s mes
namazit dhe zekatit, është një nga argumentet më të mëdha që flet qartë për
obligueshmërinë e saj. Nëse namazi është një detyrim adhurimi dhe nënshtrimi
ndaj Zotit, ndërsa zekati një detyrim shoqëror, shura është një detyrim politik.2
Për këtë, imam Ebu Bekr El-Xhesas, pasi përmend ajetin e mësipërm, shprehet:
“Ajeti tregon madhështinë e pozitës që ka shura, sepse Allahu e ka përmendur
atë pranë besimit dhe faljes së namazit, dhe, kjo tregon se ne jemi urdhëruar ta
praktikojmë atë.”3
Së treti: Mbështetësit e këtij mendimi argumentojnë edhe përmes Traditës së
Profetit (alejhi salatu ue selam), ku në të do të gjejmë hadithe të shumta, të cilat
përforcojnë idenë se shura është obligim, si për shembull:
1. Ebu Hurejra ka thënë: “Nuk kam parë njeri që këshillohet aq shumë me shokët
e tij sa i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam).”4
2. Nga Aliu - radijallahu anhu - prijësi i besimtarëve, përcillet se ai i tha Profetit
(alejhi salatu ue selam): - O i Dërguari i Allahut! Si të veprojmë nëse pas teje
ndeshemi me një çështje për të cilën nuk ka ndonjë ajet nga Kurani dhe as
ndonjë thënie nga ana jote? - Ai tha: “Mblidhni për këtë çështje dijetarët e
Umetit tim; le të konsultohen me njëri-tjetrin dhe, mos vendosni sipas një
mendjeje të vetme!”5
Ky hadith tregon qartë se shura është obligim, për çështje
rreth të cilave nuk ka tekst kuranor dhe as hadith, ashtu siç tregon se duhet
marrë mendimi i shumicës.
3. Ibn Abasi rrëfen: “Kur zbriti ajeti “dhe këshillohu me ata për çështje të
ndryshme”, i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) tha: “Allahu dhe i
Dërguari i Tij nuk kanë nevojë për të, por Allahu e ka caktuar atë si mëshirë për
Umetin tim. Mes tyre, ai që konsultohet nuk do ta humbasë udhëzimin, ndërsa
ai që e braktis atë, nuk do t‟i shmanget humbjes.”6
Udhëzimi qëndron afër me konsultimin, ndërsa humbja është shumë larg tij - ky
është një tjetër argument i fortë se shura është obligim. Përveç kësaj, në komentarët e
Kuranit, haditheve dhe historisë islame, do gjejmë shembuj të shumtë, ku tregohet se si i
1
Fi Nidham es-sijasi lildeuleti islamije, Dr. Muhamed El-Aua, f.106.
2
El-mushruijetu el-islamijetu el-ulja, Ali Xherishe, f. 254.
3
Ahkam El-Kuran, 3/510.
4
El-Bejheki, 1753.
5
Ed-dur el-menthur, 10/6. Hadith jo autentik (munker), shih Silsiletu daifetu, nr. 4854.
6
Po aty. Hadith joautentik (daif), shih Silsiletu daifetu, nr. 5868.
14
Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) konsultohej me shokët e tij, e në veçanti me
Ebu Bekrin dhe Umerin.
Në gjurmët e Profetit ecën edhe kalifët e drejtë të Islamit, në rrugën e shura-s: sa
herë përballeshin me ndonjë ngjarje, ku më e spikatura ishte zgjedhja e kalifit, si dhe
plot çështje të tjera madhore, me të cilat haseshin muslimanët, ata i ktheheshin shura-s.
Vetë praktika e vazhdueshme e Profetit (alejhi salatu ue selam) në ndjekjen e
shura-s, ndonëse ai qëndronte përtej gabimeve njerëzore, për shkak të Zbulesës hyjnore,
është treguesi më i qartë se shura është obligim dhe e detyrueshme për t‟u ndjekur nga
njerëzit e tjerë që nuk kishin pozitën e tij. Në këtë praktikë nuk qëndronin pas as kalifët
e drejtë që erdhën pas Profetit, në çështjen e emërimeve, gjykimeve, si dhe në shumë
çështje të tjera, siç do ta shohim edhe në këtë studim.
Gjykim
Pasi parashtruam opinionin e dytë rreth kësaj çështjeje dhe argumentet
përkatëse, si dhe përgjigjet e dhëna, bëhet e qartë se mendimi që e shikon shura-n si
obligim, është mendimi më i drejtë dhe më me peshë për t‟u pranuar. Kjo për shkak të
argumenteve të qarta dhe të forta, ku mbështetet ky mendim, që shkon në një frymë me
ajetet kuranore, ku urdhërohet shura, siç edhe e bëmë të qartë. Po kështu, praktika e
shura-s, vjen në interes të individit dhe bashkësisë dhe, nxit shpirtin e bashkëpunimit
dhe solidaritetit mes njerëzve të thjeshtë dhe udhëheqësve të tyre.
Ibn Tejmije thotë: “Një pushtetar nuk mund të bëjë dot pa u konsultuar, sepse
Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij (alejhi salatu ue selam) duke thënë:
“Prandaj falua atyre gabimin, kërkoji falje Allahut për ta dhe këshillohu me ata
për çështje të ndryshme!” Thuhet se Allahu e urdhëroi Profetin e Tij (alejhi salatu ue
selam) me këtë gjë, që të zbuste dhe afronte zemrat e shokëve të tij, për t‟u marrë si
shembull nga ata që do të vinin më pas, në nxjerrjen e opinioneve për çështje që nuk
ishin pjesë e Shpalljes hyjnore, siç ishin taktikat luftarake, si dhe çështje të tjera
dytësore, prandaj, nga ky këndvështrim, një tjetër është më i detyruar të zbatojë
praktikën e shura-s (sesa vetë Profeti).1
1 Es-sijase esh-sherije. Fq. 126.
15
Kapitulli i dytë
Rëndësia e shura-s
Shura është një subjekt i rëndësishëm që gëzon një pozitë të lartë në mendimin
njerëzor, por edhe në atë islam. Ajo është një nevojë e domosdoshme me të cilën
fisnikërohet jeta e njeriut. Allahu e krijoi njeriun dhe i dhuroi atij shpirtin, dëgjimin,
shikimin dhe zemrën. Ai e bëri njeriun përgjegjës në këtë jetë. Dërgoi Profetë dhe zbriti
libra. Jeta e njeriut pa shura-n do të ishte e mangët, e cenuar në dinjitetin e saj, një jetë
që më shumë do i ngjante jetës së sendeve të ngurta, sesa jetës së një krijese fisnike.
Rëndësinë e shura-s e shton edhe më tepër fakti se Kurani e ka përmendur shura-
n në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) e ka
praktikuar atë në jetë, ndaj shura nuk është një teori, por një praktikë jetësore, një
veprimtari e prekshme dhe një proces që përjetohet.
Islami i ka dhënë shura-s një dimension të thellë besimi, një aromë shpirtërore të
këndshme. Shura nuk është thjesht një fjalë që thuhet kuturu, as një slogan që
artikulohet në forma orale, dhe as një parullë që varet pa kuptim; shura në fund të fundit
nuk është një realitet i vdekur në jetën e njerëzve, por jetë dhe gjallëri. Shura është tipari
me të cilin Allahu ka ngjyrosur jetën njerëzore në çdo hapësirë, në çdo korridor dhe në
çdo kthinë të saj. Shura është bërë një simbol i njohur, një cilësi e dukshme dhe pjesë e
pandarë e jetës. Ajo është një domosdoshmëri jetësore, pa të cilën nuk mund të bëhet në
asnjë aspekt të jetës dhe në asnjë çështje të saj. Ajo hyn në shtëpi mes burrit dhe gruas
së tij, në të mirë dhe në të keq, në gjëra të mëdha dhe të vogla, gjidhënie dhe ushqim,
bashkim dhe ndarje, ajo gjendet në institucionet e edukimit, mes mësuesve dhe
nxënësve; ajo nuk e lejon despotizmin e njeriut ndaj njeriut. Shoqëria muslimane me
anëtarët dhe grupimet e saj, me institucionet dhe organizmat e saj, është një shoqëri e
edukuar që kujdeset për të drejtat, ruan përgjegjësitë dhe çon në vend marrëveshjet.1
Pa dyshim që kur shura përshkon jetën e shoqërisë njerëzore, i bën pjesëtarët e
saj ta ndiejnë humanizmin e tyre, sepse nëpërmjet kësaj të drejte, ata afirmojnë
personalitetin e tyre. Këtë të drejtë që ua ka dhënë Zoti, ata e shfrytëzojnë për të shfaqur
aftësitë dhe potencialet e ndryshme që zotërojnë, kështu që njerëzit arrijnë t‟i njohin
këto aftësi dhe shoqëria përfiton për të njohur njeriun e duhur, në vendin e duhur.
Nesibini thotë: “Një nga të mirat e shura-s është se ju, nëpërmjet saj zbuloni
edhe natyrën e njerëzve. Nëse doni të vini në provë një njeri, atëherë konsultohuni me të
për një çështje dhe shihni mendimin dhe idenë e tij, drejtësinë dhe padrejtësinë e tij, të
mirën dhe të keqen e tij.”2
Kur shura bëhet pjesë përbërëse e shoqërisë, shpirtrat e njerëzve afrohen me
njëri-tjetrin, zemrat lidhen, marrëdhëniet forcohen dhe bëhen më të thella, radhët e
shoqërisë ngjeshen dhe kështu përhapet dashuria dhe mëshira. Pas kësaj, e keni më të
lehtë të kuptoni atë që thotë Profeti i Zotit (alejhi salatu ue selam): “Shembulli i
besimtarëve në dashurinë, mëshirën dhe solidaritetin mes tyre, i ngjan një trupi të vetëm,
kur ankohet një organ i tij, i gjithë trupi vuan me pagjumësi dhe ethe.”3
Ose në një thënie tjetër: “Besimtari për besimtarin është si ndërtesa, ku pjesët e
saj shtrëngojnë njëra-tjetrën” - dhe Profeti ngërtheu gishtërinjtë me njëri-tjetrin.4
1
Esh-shura fi sijak et-tasil uel muasare.
2
El-ikd el-ferid lil melik es-seid, f. 42.
3
Buhariu 6011, Muslimi 5/446.
4
Buhariu 6026, Muslimi 5/446.
16
Për shura-n Kurtubiu thotë se “ajo është harmoni për bashkësinë, mbikëqyrëse e
mendjeve dhe shkak që të shpie drejt së drejtës.”1
Tregohet se kalifi i drejtë, Ali Ibn Ebi Talib (radijallahu anhu) ka thënë: “Nga
shura përftohen shtatë veçori: nxjerrja e të saktës, vjelja e mendimit, ruajtja nga shkarja,
mbrojtja nga kritika, shpëtimi nga keqardhja, lidhja e zemrave dhe ndjekja e gjurmëve
(të Profetit).”2
Rëndësia e shura-s në Islam shfaqet edhe në paraqitjen që i bën Kurani: shura
nuk është pak, por një nga emrat e sureve të Kuranit.3
Komentuesit e Kuranit dhe dijetarë të tjerë, kur përmenden ajetet dhe hadithet që
flasin për shura-n, shpalosin aspekte dhe dobi të shumta të shura-s. Këtu do të
përmendim disa prej tyre:
1. Shura është afërsi dhe bindje ndaj Allahut
Sipas fesë, shura është një detyrim dhe vënia e saj në praktikë, do të thotë zbatim i
këtij detyrimi. Islami i obligon përqafuesit e tij të preokupohen me hallet e
muslimanëve, duke vënë kështu në jetë hadithin: “Ai që nuk preokupohet me çështjen e
muslimanëve, nuk është pjesë e tyre.”4
Shura qëndron në krye të preokupimeve ndaj
çështjeve të muslimanëve. Në këtë aspekt, ajo zë vendin kryesor dhe kohën më të madhe
në jetën e një muslimani, i cili jep esencën e mendimeve të tij, në interes të bashkësisë
së muslimanëve.
2. Shura i jep forcë shoqërisë
Pa dyshim që shura është një shkollë edukimi për Umetin islam, që e praktikon në
shfaqjen e mendimit të lirë dhe në kurajën për të folur. Kjo gjë e bën Umetin të ndiehet
më i angazhuar në problemet e tij të përgjithshme dhe të veçanta, në çështjet e fesë dhe
ato të kësaj bote.
3. Shura reflekton besim mes pushtetit dhe njerëzve
Shura e bën njeriun me pushtet të ndiehet se ai mbështetet në sinqeritetin e njerëzve,
ashtu siç e bën edhe individin të ndiehet pjesë e pandarë e bashkësisë islame. Kjo gjë
shmang zilinë, inatet, urrejtjen dhe dashakeqësinë. Në këtë shoqëri racionale ku vepron
shura, përçarja nuk ka vend të ngrejë kokë, sepse çdo njeriu i është dhënë liria të bëhet
pjesëmarrës me idenë e tij në çështjet e bashkësisë.
Shura është pritë mbrojtëse për prijësin dhe shtetasit e tij, ajo është siguresa dhe
themeli i qëndrueshmërisë për shoqërinë.
4. Shura është pengesë ndaj tiranisë
Çdo njeri, qoftë ky dijetar, gjykatës, myfti apo pushtetar, sado i mençur, i ditur, i
kulturuar dhe i drejtë të jetë në opinionet e tij, sado përvojë që të ketë, do jetë shumë më
pak i saktë nëse mbështetet vetëm në opinionin e tij dhe nuk konsultohet me njerëz të
ditur, të arsyeshëm dhe inteligjentë. Në të shumtën e rasteve, despotizmi i mendimit
vjen nga egoizmi vetjak dhe një njeri i tillë qëndron larg të vërtetës dhe të drejtës.
1
El-xhamiu li-ahkam el-kuran, 16/37.
2
El-ikd el-ferid lil melik es-seid, f. 43.
3
Ajo është surja nr.42 dhe ka 53 ajete, ka zbritur në Mekë, me përjashtim të katër ajeteve, që kanë zbritur
në Medine. Kjo sure ka zbritur pas sures Fusilet.
4
Muxhem Es-sagir, Teberani, 2/131. Hadithi nuk është autentik (daif).
17
Një njeri të urtë e pyetën: - Përse këshilla e një njeriu të mençur kur u drejtohet të
tjerëve qëllon e suksesshme, ndërsa ndaj vetes së tij nuk është e tillë? - Ai u tha:
“Këshilla që njeriu i jep vetes është e pleksur me egoizëm, ndërsa kur ia drejton dikujt
tjetër, nuk është e tillë. Suksesi nuk shoqërohet me egoizmin.”1
5. Shura bashkon zemrat dhe njëson opinionin publik
Nëpërmjet shpalosjes së temave dhe problemeve të përgjithshme, diskutimit dhe
debatit rreth tyre, shkëmbimit të ideve dhe opinioneve rreth tyre, forcohen lidhjet dhe
njësohet opinioni i përgjithshëm i njerëzve. Gjithashtu shura luan një rol të rëndësishëm
në udhëzimin e individit për kryerjen e detyrave të tij shoqërore, në pjesëmarrjen në
dialog dhe në marrjen e vendimeve.
6. Në fenë tonë, shura, në kuptimin e saj të përgjithshëm, është një parim kuranor,
një bazë e gjerë për të gjitha çështjet e shoqërisë. Nga shura degëzohen norma,
rregulla dhe kritere të ndryshme, të cilat ndërtojnë një sistem shoqëror, politik
dhe ekonomik të plotë. Shura ravijëzon për shoqërinë udhën e solidaritetit,
bashkëpunimit, përkrahjes sociale, ndarjes së mendimeve dhe pasurisë. Ajo nuk
është thjesht një parim kushtetues, por një metodë e përgjithshme dhe një ligj i
plotë.2
Kur shura përfshin jetën e muslimanëve në të gjitha aspektet e saj, qoftë kjo në
politikë, në çështjet sociale apo ekonomike, prodhon një bashkësi të qytetëruar, e cila
qëndron më lart se të tjerat në çdo fushë të jetës, duke realizuar kulmin e përparimit dhe
lumturisë së kësaj bote.
Argumentet e legjitimitetit të shura-s
Shura e merr legjitimitetin e saj nga ajetet e Kuranit famëlartë, nga Tradita
Profetike - fjalët dhe veprat - si dhe nga praktika e sahabëve.
Në këtë pjesë të librit do të shqyrtojmë me hollësi secilën nga këto argumente.
Shura në Kuran
Shura është një parim fetar që e merr forcën obliguese nga Kurani famëlartë dhe
nga atributi hyjnor që ka feja. Ajo është metodologji e lidhur me doktrinën islame dhe
me ligjin e saj; ka rrënjë të thella dhe një shtrirje të gjerë në shpirtrat e njerëzve dhe në
radhët e shoqërisë.3
Shura si fjalë është përmendur në Kuran në të gjitha format e saj, në tri sure, në
dy suret më të gjata, në suren Bekare dhe atë Al-Imran, të cilat kanë zbritur në Medine
dhe në suren e tretë që është surja me emrin Shura, e cila ka zbritur në Mekë.
Ky fakt është një tregues i qartë se shura është një kërkesë e domosdoshme për
muslimanët, në çdo kohë, etapë dhe situatë që ata kalojnë në jetën e tyre. Muslimanët
sido që të jenë, të dobët apo të fuqishëm, të paktë apo të shumtë në numër, me pushtet
dhe forcë, apo të zhveshur nga çdo përkrahje dhe mbështetje, shurën e kanë pjesë të
pandarë të jetës së tyre.
Cilësimi i besimtarëve se ata janë njerëz të shura-s, ndërkohë që ata ishin akoma
të dobët dhe të pafuqishëm, është një argument i fortë dhe një fakt tregues se shura e
tejkalon kuptimin e ngushtë të fjalës politikë, të fjalës shtet dhe strukturave të tij, për të
1
El-ikd el-ferid, f. 43.
2
Teufik esh-shaui. Fikh esh-shura uel istishare, f. 9.
3
Esh-shura fi tasil sijak el-amuasir.
18
përfshirë çdo çështje të muslimanëve, pa pasur asnjë dallim në këtë drejtim mes
politikës, ekonomisë apo çfarëdo lloj ndarjeje tjetër.
Çdo gjë për të cilën ka heshtur Allahu dhe ka toleruar, pa dyshim hyn brenda
hapësirës së shura-s, dhe askush nuk mund ta kundërshtojë këtë. Sa hapësirë e gjerë që
është kjo dhe sa shumë raste ka në të! Çdo gjë që juristët muslimanë e quajnë el-masālih
el-murseleh (dobi të papërcaktuara)1
, hyn te shura, pa më të voglin problem dhe pa asnjë
sforco.2
Më poshtë do të parashtrojmë tri ajetet që përmendin shura-n, duke e shoqëruar
çdo njërin prej tyre me koment.
Ajeti i parë
“Nënat le t‟u japin gji fëmijëve të tyre dy vjet, për ata që duan t‟ia
plotësojnë dhënien e gjirit. Babai i fëmijës ka për detyrë, sipas mundësisë së tij, që
t‟i sigurojë si duhet ushqim dhe veshmbathje. Nuk ngarkohet askush përtej
mundësisë që ka: nëna le të mos dëmtohet për shkak të fëmijës së saj e as babai të
mos dëmtohet për shkak të tij. Edhe trashëgimtari ka të njëjtat detyrime për të
gjitha këto. Por, nëse pas këshillimit, ata vendosin me pëlqim të ndërsjellë që ta
ndajnë fëmijën nga gjiri, kjo nuk është gjynah për ta.”3
Ky ajet tregon se ndërprerja e gjirit në më pak se dy vjet nuk lejohet, vetëm se
me aprovimin e të dy prindërve dhe pasi të këshillohen me njerëz kompetentë. Nëna
mund të dojë t'ia ndërpresë gjirin dhe t'i japë vetëm ushqim, po kështu, edhe babai mund
të mos jetë më i gatshëm të japë pagesën për tajën, kështu që edhe ai do të ishte i
gatshëm që fëmija ta ndërpriste gjirin, por sido që të jetë, prindërit rrallë mund të bien
dakord që të dy që të dëmtojnë fëmijën. Veç kësaj, për këtë merret në konsideratë edhe
konsulta me dikë tjetër, për të cilën ata kanë rënë dakord. Dhe kështu, pas gjithë kësaj,
është e largët mundësia që të gjithë të bëhen njëzëri për t'i bërë dëm fëmijës.4
Ky ajet flet rreth një çështjeje familjare ndërmjet burrit dhe gruas së tij, për diçka
që ka të bëjë me gjidhënien dhe ushqimin e fëmijës. Kjo është një çështje familjare, për
të cilën ka folur Kurani fisnik, në mënyrë që fëmija të mos vuajë pasojat e
mosmarrëveshjes në mes bashkëshortëve.5
Kështu pra, Kurani na udhëzon drejt shura-s, për një nga elementet më pak të
rëndësishme të edukimit dhe rritjes së fëmijës, dhe nuk lejon që njëri prej prindërve të
vendosë i vetëm në mënyrë autoritare duke mos marrë pëlqimin e tjetrit. Po a është e
mundur t'i lejohet një njeriu të vendosë i vetëm për një komunitet të tërë njerëzish?!
Emancipimi i një populli të tërë dhe vendosja e drejtësisë, është një çështje më e
rëndësishme sesa e para, ashtu siç edhe dashamirësia e udhëheqësve apo e mbretërve
ndaj popullit është shumë më e vogël sesa e prindërve ndaj fëmijëve të tyre.6
Ajeti i dytë
“Në sajë të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur
të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje. Prandaj falua atyre
1
Dobi të papërcaktuara janë ato interesa publike, për të cilat nuk kemi ndonjë argument të drejtpërdrejtë
nga feja, por që përfshihen nga objektivat e përgjithshme të Sheriatit dhe nuk bien në kundërshtim me
asnjë tekst të caktuar fetar. Si për shembull: mbledhja, shkrimi dhe shumëfishimi i Kuranit, ndërtimi i
shkollave etj. (shën. i përkth.).
2
Po aty.
3
El-Bekare, 233.
4
Tefsir el-kebir, 2/123.
5
Esh-shura fi tasil sijak el-amuasir.
6
Tefsir El-menar, Reshid Rida, 2/328.
19
gabimin, kërkoji falje Allahut për ta dhe këshillohu me ata për çështje të
ndryshme! Kur të vendosësh për diçka, mbështetu tek Allahu! Vërtet, Allahu i do
ata që mbështeten tek Ai.”1
Ky ajet zbriti pas disfatës në betejën e Uhudit, në të cilën Profeti (alejhi salatu ue
selam) u tërhoq nga mendimi i tij dhe pranoi mendimin e disa prej shokëve të tij, kur pa
se shumica e tyre donin të përballeshin me armikun jashtë Medinës. Mund të mendohej
se do të vinte ndonjë kritikë nga Zoti ndaj atyre sahabëve të cilët këmbëngulën për ta
bindur Profetin (alejhi salatu ue selam) të vepronte sipas mendimit të tyre! Mund të
mendohej po ashtu se do t‟i binte vlera shura-s, për shkak të përfundimit të
pasuksesshëm që ajo pati, ku si pasojë solli dhe humbjen e betejës! Mund edhe të thuhet
se, nëse ata nuk do të dilnin jashtë Medinës, do të ishin më pranë fitores! Por, në fakt
asgjë nga këto nuk ndodhi! Ajetet që erdhën, përkundrazi nxisnin shura-n dhe
përforconin idenë se shura është detyrim dhe ato ftonin në praktikimin dhe përhapjen e
saj mes njerëzve. E gjitha kjo, tregon për rëndësinë e madhe të shura-s, për të qenurit e
saj një obligim i prekshëm dhe një urdhëresë praktike.2
Kështu pra, Islami ka vendosur parimin e shura-s në qeverisje, aq sa edhe vetë
Profeti Muhamed (alejhi salatu ue selam) e praktikonte atë. Ajeti në fjalë është një tekst
i prerë dhe nuk i lë Umetit islam pikë dyshimi se shura është një parim themelor, pa të
cilin nuk ngrihet qeverisja islame. Ndërsa për sa i përket faktit se si funksionon ajo,
shura është lënë e lirë përballë kërkesave që imponon jeta.3
Pavarësisht veçantisë tematike dhe kohore që mbart ajeti, ai shfaq qartë
vazhdimësinë e kësaj norme. Çdo njeri që zgjidhet për të udhëhequr muslimanët dhe çdo
prijës apo qeveritar që vihet në krye, duhet të jetë i butë dhe dashamirës me njerëzit, larg
të qenurit i ashpër, i ftohtë dhe i vrazhdë. Ai duhet të kuptojë nevojat që kërkon çasti,
por mbi të gjitha, ai nuk duhet të bëhet despot dhe të vendosë i vetëm, por duhet të
konsultohet me njerëz të dijes, të përvojës, specialistë të fushës dhe njerëz largpamës,
para se të marrë përgjegjësinë e veprimit për atë që ka ndërmend të bëjë. Ai nuk duhet të
veprojë pa u qartësuar mirë rreth problemit dhe pa dalë në pah ideja më e mirë, ajo që
përshtatet më së shumti me realitetin dhe me interesat e përgjithshme të muslimanëve.4
Duke medituar rreth këtij ajeti, me të cilin Profeti (alejhi salatu ue selam) u
urdhërua të konsultohej me besimtarët, ne do të shohim në të mjaft tregues, simbolika
dhe indikacione të shumta. Disa prej tyre janë:
1. Konfirmimi i shura-s me anë të foljes urdhërore “dhe këshillohu me ata”,
shenjon se shura është urdhëresë, prandaj ajo është detyrim dhe jo diçka
fakultative apo e pëlqyeshme. Në themel, çdo urdhër është obligues dhe nuk e
humbet këtë aspekt urdhëror, për aq kohë sa nuk ekziston ndonjë element që e
shmang atë nga të qenurit obligim, në diçka të pëlqyeshme apo të lejuar. Asnjë
argument i tillë nuk ekziston në këtë rast, ndaj shura mbetet detyrim fetar.
2. Fraza “dhe këshillohu me ata”, pavarësisht se i drejtohet Profetit (alejhi salatu
ue selam), i përfshin të gjithë muslimanët. Ajeti i drejtohet të Dërguarit të
Allahut si prijësi i muslimanëve, si udhëheqësi i tyre dhe si shembulli i të gjithë
prijësve dhe udhëheqësve që do të vinin pas tij. Dijetarët e Islamit thonë: “T'i
drejtohesh Profetit, do të thotë t'i drejtohesh të gjithë Umetit të tij, përderisa nuk
kemi asnjë argument që ky ajet i drejtohet në veçanti vetëm atij.”
1
Al-Imran, 159.
2
Esh-shura fi tasil sijak el-amuasir.
3
Fi dhilal el-Kuran, 1/501.
4
Tefsir el-hadith, Muhamed Druzeh, 8/173.
20
3. Cilët janë ata me të cilët duhet të këshillohet? Ata janë muslimanët, sepse
përemri vetor “ata”, përfshin muslimanët në përgjithësi. Çdo individ i Umetit ka
të drejtë të shprehë opinionin e tij dhe të japë mendim për atë që e sheh më të
mirë, më të përshtatshme dhe në interes të bashkësisë së besimtarëve. Ajeti nuk e
përcakton mënyrën se si duhet të kryhet shura me muslimanët, por e ka lënë këtë
çështje në dorë të bashkësisë, duke e konsideruar atë një formalitet, apo një
procedurë ekzekutive. Shura mund të kryhet duke bërë një referendum të
përgjithshëm, mund të kryhet duke zgjedhur përfaqësues të bashkësisë, mund të
kryhet duke zgjedhur ehli hali uel akd 1
, ose edhe në ndonjë formë tjetër. Nga
këtu, mund të themi se Islami e zgjeron hapësirën e zbatimit të shura-s, ndaj dhe
lejohet që të ngrihet një organizëm ose më shumë, për të praktikuar shura-n,
përderisa qëllimi mbetet vënia në jetë e këtij parimi, përderisa pikësynimi mbetet
bashkëpjesëmarrja në studimin e çështjeve të përgjithshme. Po ashtu, Islami e
pranon ekzistencën e një organizmi që praktikon shura-n, anëtarët e të cilit janë
njerëz me përvojë dhe me besë, të cilët zgjedhin udhëheqësin dhe të parin e
bashkësisë.
4. Cili është subjekti i shura-s? Për çfarë konsultohet pushteti me popullin? Ajeti e
ka konsideruar shura-n gjithëpërfshirëse: “dhe këshillohu me ata për çështje të
ndryshme” dhe, çështjet e ndryshme përfshijnë çdo fushë, çdo gjë që u intereson
muslimanëve dhe për të cilat është e nevojshme dëgjimi dhe marrja e
mendimeve të tyre. Duke bashkërenduar në mes dy ajeteve “këshillohu me ata
për çështje të ndryshme” dhe ajetit “dhe këshillohen për punët e veta me
njëri-tjetrin”, do të shohim se si fjalët “çështje” dhe “punë”, tregojnë se
tematika e shura-s është e përgjithshme dhe gjithëpërfshirëse, për çdo gjë që iu
intereson muslimanëve në fushën e politikës, ekonomisë, anës sociale,
emancipimit, teknikës etj.
5. Vënia në praktikë e parimit të shura-s nga ana e pushtetarit me njerëzit të cilët ai
i ka nën vete, është një mirësi nga Zoti, që Ai ia ka dhënë atij dhe popullit të tij.
Fakti që një udhëheqës vë në jetë parimin e shura-s, është mëshirë prej Zotit,
ndaj tij dhe ndaj shtetasve të tij. Për këtë Allahu thotë: “Në sajë të mëshirës së
Allahut, u solle butësisht me ta.” Mosvënia në jetë e parimit të shura-s, në
marrëdhëniet mes sundimtarit dhe popullit, i bën këto marrëdhënie të vështira
dhe kritike dhe e shndërron këtë jetë në një stres dhe konfuzion të vërtetë, në një
jetë ku nuk ekziston mëshira e Allahut, që në këtë rast është shura.
6. Dy foljet urdhërore të ajetit “falua atyre gabimin, kërkoji falje Allahut për
ata”, janë treguese të rëndësishme në çështjen e shura-s. Kur udhëheqësi
konsultohet me popullin, mund të dëgjojë mendime të kundërta, mund të dëgjojë
mendime që nuk pajtohen me mendimin e tij dhe që për ta, janë më të drejta, më
të dobishme dhe në interes të përgjithshëm. Nëse ndodh diçka e tillë, sundimtarit
nuk i lejohet “të marrë në llogari” atë që nuk bie dakord me të, por duhet ta
respektojë atë dhe mendimin e tij. Më pas, duhet edhe ta tolerojë dhe t'i kërkojë
falje Allahut për të, përderisa çështja është brenda kufijve të konsultimit dhe të
paraqitjes së mendimit.
7. Shura te sundimtari, siç tregon edhe ajeti, kalon nëpër dy etapa:
E para: Etapa e konsultimit, dhe kjo nëpërmjet dëgjimit të ideve dhe mendimeve
të ndryshme, për nxjerrjen e një mendimi të vetëm, ose për përzgjedhjen e më të
mirit.
E dyta: Etapa e vendimit, pra e zgjedhjes së mendimit dhe e marrjes së tij, duke u
nisur nga ato që ai dëgjoi. Në këtë rast, nga sundimtari kërkohet vendosmëri, verdikt
1
Njerëzit me autoritet dhe ata që iu merret mendimi dhe aprovimi në një komunitet të caktuar.
21
i prerë dhe zbatim rigoroz. Për këtë gjë Allahu thotë: “Këshillohu me ata për
çështje të ndryshme! Kur të vendosësh për diçka, mbështetu tek Allahu! Vërtet,
Allahu i do ata që mbështeten tek Ai.”
Ajeti i tretë
Allahu i Lartësuar thotë: “Ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre, e falin
namazin rregullisht dhe këshillohen për punët e veta me njëri-tjetrin dhe japin nga
ajo që ne i kemi furnizuar.”1
Imam Ebu Bekër El-Xhesas duke komentuar këtë ajet, thotë: “Ky ajet tregon
madhështinë e pozitës që ka shura, për vetë faktin se ajo është përmendur krahas me
besimin dhe faljen e namazit dhe, tregon se ne jemi të urdhëruar të veprojmë me të.”2
Përmendja e shura-s pas besimit të fortë, që vjen si rezultat i përgjigjes ndaj
thirrjes së Allahut dhe pas namazit, na mundëson të kuptojmë dy gjëra:
E para: Se shura është e përgjithshme, gjithëpërfshirëse në çdo çështje jetike të
muslimanëve, ajo është adhurim sikurse është namazi, që është simbol i njohur i Islamit.
Ashtu si muslimani e adhuron Zotin e tij duke u falur, ashtu e adhuron Zotin edhe duke
dhënë mendimin e tij, apo duke dëgjuar mendimin e vëllait të tij. Kur muslimanët e
braktisin konsultimin për çështjet e tyre, ata sikur kanë lënë një prej adhurimeve, duke u
larguar kështu nga rruga e Allahut dhe për rrjedhojë, çojnë drejt shkatërrimit jetën e
bashkësisë dhe atë individuale.
E dyta: Një nga kuptimet e namazit dhe gjurmët që ai lë, është edhe barazia që
ai krijon kur i vendos të gjithë besimtarët në një rresht para Allahut. Ashtu siç janë
besimtarët të barabartë në namaz, ashtu duhet të jenë të barabartë patjetër edhe në
marrëdhënie me shura-n. Çdo musliman, pjesë e ehli hali uel akd, ka të drejtë të
parashtrojë opinionin e tij për çështjet e muslimanëve dhe nuk duhet të privohet nga kjo,
ndërsa të tjerët duhet të dëgjojnë opinionin e tij.
Shprehja e shura-s në këtë ajet, të lë të kuptosh se, të gjitha çështjet e
muslimanëve duhet të jenë konsultative dhe se e gjithë jeta e tyre duhet të marrë një
ngjyrim të tillë. Ky ajet ka zbritur në Mekë, para se të vendosej qeverisja islame, çka
tregon se kjo natyrshmëri nuk duhet të prekë vetëm jetën e një shteti, por jetën e mbarë
qytetarëve muslimanë. Shura ishte karakteristikë e muslimanëve në periudhën e Mekës,
ndonëse shteti, në kuptimin e tij të mirëfilltë, nuk ishte ngritur akoma.
“Në realitet, shteti në Islam nuk është gjë tjetër vetëm se produkt natyral i
bashkësisë me karakteristikat e saj të veçanta. Bashkësia përmban shtetin dhe bashkë me
të ngrihet për të përmbushur misionin e Islamit, për të vendosur epërsinë e tij në jetën e
individit dhe të shoqërisë. Për këtë arsye edhe shura ishte pjesë përbërëse e
karakteristikave të xhematit islam që në fillimet e tij. Si treguese akoma më e gjerë dhe
më e thellë, shura shfaqet në hapësirën e shtetit dhe në çështjet e qeverisjes. Ajo është
pjesë e natyrshme e jetës islame dhe shenjë dalluese e bashkësisë njerëzore që është
zgjedhur për të udhëhequr njerëzimin, ajo është një nga cilësitë më të domosdoshme të
udhëheqjes.”3
Shura në historitë e Kuranit
Shura, si fjalë, me të gjitha format e saj, është përmendur tri herë në Kuran, në
ajetet që cituam dhe komentuam më parë, por kjo nuk do të thotë se shura është e
1
Esh-Shura, 38.
2
Ahkam el-Kuran, 3/510.
3 Fi dhilal el-Kuran, surja Esh-Shura.
22
kufizuar vetëm në këto ajete. Kurani famëlartë përdor një larmi të ndryshme fjalësh dhe
mund të zhvendoset nga një stil në një stil tjetër.
Nëse do ta vështrojmë mirë Kuranin, në të do gjejmë të na tregohen disa ngjarje
që brenda tyre mbartin shura-n, por të shprehura me fjalë dhe shprehje të tjera, si për
shembull:
“Çfarë mendon ti?”1
,
“Atëherë, çfarë na këshilloni?”2
,
“Kur vendosnin për punën e tyre dhe kurdisnin dredhi”3
,
“O paria ime, më këshilloni se ç‟duhet të bëj në këtë çështje!”4
,
“Por urdhri të takon ty”5
“Kujto kur mohuesit komplotonin kundër teje”6
Më poshtë do të përmendim shkurtimisht disa ngjarje dhe histori, ku janë
përdorur këto shprehje që cituam më sipër, pasi konteksti nuk na lejon të zgjerohemi më
hollësisht.
1. Miku i të Gjithëmëshirshmit, Ibrahimi konsultohet me të birin, Ismailin rreth
ëndrrës që ka parë. Ibrahimi i thotë të birit: “O djali im, kam parë ëndërr se
duhet të të flijoj. Çfarë mendon ti?”7
Dhe djali i tij, Ismaili i thotë se ai duhet
të ekzekutojë urdhrin që i është dhënë nga Zoti. Allahu e dinte sinqeritetin e tyre,
ndaj dhe e kompensoi sakrifikimin e Ismailit me një dash të madh.
2. Motra e Musait, kur ai ishte akoma i vogël, këshillon familjen e faraonit:
Allahu i Lartësuar thotë: “Kur shkoi motra jote dhe tha: „A doni t‟ju tregoj dikë
që do të kujdeset për atë?‟ Ne të kthyem te nëna jote, që ajo të gëzohej dhe të mos
pikëllohej më.”8
“Ajo i tha motrës së Musait: „Shko pas tij!‟ E motra e vrojtonte atë nga larg, pa
u parë nga të tjerët. Ne bëmë që ai të mos pranonte asnjë mëndeshë. Kështu, e
motra iu tha atyre (që kishin birësuar Musain): „A doni t‟ju gjej një familje, e cila
do të kujdeset për të, duke e edukuar me kujdes?‟ Kështu, Ne e kthyem atë te nëna
e vet, që ajo të gëzohej e të mos pikëllohej dhe që ta dinte se premtimi i Allahut
është i vërtetë; por, shumica e njerëzve nuk e dinë.”9
3. Mbretëresha e Sebas u konsultua me elitën e mbretërisë së saj rreth mesazhit të
Sulejmanit (alejhi selam):
Allahu i Lartësuar thotë: “Mbretëresha tha: „O paria ime! Mua më ka ardhur një
letër fisnike. Ajo është nga Sulejmani dhe është: „Me emrin e Allahut, të
Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Mos u madhështoni para meje dhe ejani të
përulur si besimtarë!‟ Ajo tha: „O paria ime, më këshilloni se ç‟duhet të bëj në këtë
çështje! Unë nuk do të vendos asgjë pa ju!‟ Ata thanë: „Ne jemi shumë të fortë dhe
luftëtarë të guximshëm, por urdhri të takon ty, andaj mendo mirë se ç‟do të
1 Es-Safat, 102.
2 El-Araf, 110.
3 Jusuf,102.
4 En-Neml, 32.
5 En-Neml, 33.
6 El-Enfal, 30.
7 Es-Safat, 102.
8 Taha, 40.
9 El-Kasas, 11-13.
23
urdhërosh!‟ Ajo tha: „Njëmend, kur mbretërit pushtojnë ndonjë vendbanim, e
rrënojnë atë dhe e poshtërojnë parinë e tij. Kështu veprojnë ata. Tani do t‟u dërgoj
atyre një dhuratë dhe do të shoh me se do të kthehen të deleguarit.”1
4. Shura mes djemve që jetuan në shpellë:
Allahu i Lartësuar tregon: “Kështu pra, Ne i zgjuam që të pyesnin njëri-tjetrin.
Njëri nga ata tha: „Sa keni ndenjur (në gjumë?)‟ - U përgjigjën: „Kemi qëndruar
një ditë, a një pjesë të ditës.‟ Disa thanë: „Zoti juaj e di më mirë se sa keni
ndenjur. Dërgoni njërin prej jush në qytet me këtë monedhë argjendi tuajën, e
le të shikojë se cili ushqim është më i pastër! Le t‟ju sjellë diçka prej tij, le të
sillet mirë dhe askush të mos marrë vesh për ju!”2
Shura në Traditën Profetike
Tradita Profetike është e mbushur me ngjarje që inkurajojnë shura-n dhe
tregojnë se Profeti (alejhi salatu ue selam) e praktikonte atë dhe dëgjonte e zbatonte
mendimet e shokëve të tij. Në të do të gjejmë rëndësinë që Profeti (alejhi salatu ue
selam) i jepte kësaj çështjeje, se si ajo duhej të ishte themeli i marrëdhënieve ndërmjet
pushtetarit dhe qytetarëve, se mbi të ngrihet shteti, se me të realizohet pjesëmarrja
popullore në çështjet e qeverisjes dhe ato të përgjithshme.3
I Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) është modeli më shembullor në
vënien në jetë të parimit të shura-s. Më së shumti praktika e shura-s bie në sy nëpër
luftëra, ekspedita ushtarake dhe beteja të ndryshme, por kjo nuk do të thotë se ajo nuk
praktikohej tjetërkund, sepse shura është pjesë e jetës, ligj i fesë, sistem qeverisjeje dhe
pjesë e natyrës së bashkësisë islame.4
Tradita Profetike, ajo gojore dhe praktike, është e mbushur me manifestime të
shura-s në jetën islame, të cilat e shpien Umetin në atë stad të mirësisë, ku nuk ka
mbërritur asnjë Umet tjetër më parë. Allahu i Lartësuar thotë: “Ju jeni populli më i
mirë i dalë për njerëzimin: (sepse) ju urdhëroni që të bëhen vepra të mira, i
ndaloni të këqijat dhe besoni Allahun.”5
Argumentet e legjitimitetit të shura-s në Traditën Profetike do t'i trajtojmë të ndara në
dy kategori: thëniet dhe praktika profetike.
Thëniet profetike
Shumë hadithe kanë ardhur në mbështetje të parimit të shura-s dhe të detyrimit
për të vepruar me të, këtu do të përmendim disa prej tyre:
1. Përcillet se prijësi i besimtarëve Aliu (radijallahu anhu) ka thënë: - Unë i thashë:
O i Dërguari i Allahut! Ne mund të përballemi me ndonjë çështje pas teje, për të
cilën nuk përmendet gjë në Kuran dhe as nuk kemi dëgjuar gjë prej teje. - Ai tha:
“Mblidhni për të dijetarët e Umetit tim dhe praktikoni shura-n, dhe mos
vendosni sipas mendimit të një njeriu të vetëm.”6
1 En-Neml, 29-35.
2 El-Kehf, 19.
3
Fi el-fikh es-sijasi el-islami, Ferid Abdulhalik, f. 58.
4
Esh-shura fi sijak et-tasil uel muasareh, pjesa e dytë.
5
Al-Imran, 110.
6
Ed-dur el-menthur 6/10. Hadith jo autentik (i dobët/daif), shih Ed-daife, 4854.
24
2. Përcillet se Ibn Abasi (radijallahu anhu) ka thënë: - Kur zbriti ajeti “këshillohu
me ata për çështje të ndryshme”, i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam)
tha: “Allahu dhe i Dërguari i Tij nuk kanë nevojë për të, por Allahu e ka
përcaktuar atë si mëshirë për Umetin tim. Ai që konsultohet nuk do ta humbasë
udhëzimin, ndërsa ai që nuk konsultohet nuk do tʼi shmanget devijimit.”1
3. Nga Ibn Umeri (radijallahu anhu) përcillet se Profeti (alejhi salatu ue selam) ka
thënë: “Kush dëshiron të bëjë diçka, konsultohet për të, dhe (në fund) vendos për
hir të Allahut.2
Ai do të udhëzohet drejt punës më të mirë.”3
4. Nga Ebu Hurejra (radijallahu anhu) përcillet se i Dërguari i Allahut (alejhi salatu
ue selam) ka thënë: “Nëse prijësit tuaj janë njerëzit më të zgjedhur, të pasurit
njerëzit më dorëlirë dhe ju praktikoni shura-n me njëri-tjetrin, atëherë të jeni mbi
tokë është më mirë për ju sesa nën tokë. Por, nëse prijësit tuaj janë njerëzit më të
këqinj, të pasurit njerëzit më koprracë dhe çështjet janë në duart e grave tuaja,
atëherë nëntoka është më mirë për ju sesa sipërfaqja e saj.”4
5. Përcillet se prijësi i besimtarëve, Ali Ibn Ebi Talib (radijallahu anhu) ka thënë: -
E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Këshilluesi është njeri që vihet
nën besë, nëse i kërkohet një këshillë, le ta japë atë sikur ta kishte për veten.”5
6. Nga Seid Ibn Musejib transmetohet se i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue
selam) ka thënë: “Kulmi i arsyetimit, pas besimit tek Allahu, është të jesh i
dashur me njerëzit. Çdo njeri ka nevojë për këshillë. Njerëzit e së mirës në këtë
botë, janë edhe njerëzit e së mirës në botën tjetër, dhe njerëzit e së keqes në këtë
botë, janë edhe njerëzit e së keqes në botën tjetër.”6
7. Të Dërguarin e Allahut (alejhi salatu ue selam) e pyetën rreth “të qenurit i
vendosur” që përmendet në Kuran: “Kur të vendosësh për diçka, mbështetu
tek Allahu”, dhe Profeti (alejhi salatu ue selam) u përgjigj: “Bëhet fjalë për tʼu
konsultuar me njerëzit e mençur, dhe pas kësaj ata duhet të ndiqen.”7
8. Nga Aliu (radijallahu anhu) transmetohet se i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue
selam) ka thënë: “Nëse do të caktoja një njeri si përgjegjës pas meje pa u
konsultuar, do të kisha caktuar Abdullah Ibn Mesudin.”8
9. Umer Ibn Hatabi transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Allahu nuk e lë
Umetin tim të dakordohet mbi të gabuarën. Dora e Allahut është me xhematin,
kush veçohet, veçohet për në zjarr.”9
10. Një njeri i tha Profetit (alejhi salatu ue selam): - O i Dërguari i Allahut, çdo të
thotë të jesh i vendosur? - Ai iu përgjigj: “Të konsultohesh me një njeri të
mençur dhe pastaj t'i bindesh atij.”10
11. Ebu Mesud El-Ensari (radijallahu anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut
(alejhi salatu ue selam) ka thënë: “Këshilluesi është nën besë.”1
1
El-bejheki fi shuab, 7542. Hadith jo autentik, shih Ed-daife, 5868.
2
Duke dashur kënaqësinë e Allahut (shën. i përkth.).
3
El-Bejheki fi shuab 7538. Hadith jo autentik, shih Ed-daife, 2282.
4
Tirmidhiu, 2266. Hadith jo autentik, shih Ed-daife, 6999. Bëhet fjalë për jetën dhe vdekjen (shën. i
përkth.).
5
Eusat, Tabarani. Hadith jo autentik, shih Ed-daife 4676, përveç frazës së parë: “këshilluesi është njeri që
vihet nën besë”, që është autentike, shih Es-sahiha, 1641.
6
Sunen el-kubra, El-Bejheki. Hadith jo autentik, shih Ed-daife, 3631.
7
Ed-durur el-menthur, Sujuti, 2/90, duke treguar se e transmeton Ibn Merduje.
8
Ibn Maxhe, 137. Jo autentik (daif).
9
Hadithe të ndryshme të mbledhura në një të vetëm. Çdonjëri është autentik më vete, por jo bashkë. El-
Mustdrek, Hakimi.
10
El-kubra, Bejhakiu. Hadith jo autentik, shih Ed-daife, 4855.
25
12. Xhabiri (radijallahu anhu) përcjell se i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam)
ka thënë: “Nëse ndonjërit prej jush, vëllai i tij i kërkon këshillë, atëherë le t'ia
japë atë.”2
13. Abdurrahman Ibn Gunem El-Esharij ka thënë se Profeti (alejhi salatu ue selam) i
tha Ebu Bekrit dhe Umerit: “Nëse ju të dy bini në një mendje për diçka, unë nuk
kam për t'iu kundërshtuar.”3
14. Ebu Seid El-Hudrij përcjell se Profeti (alejhi salatu ue selam) ka thënë: “Çdo
profet që ka dërguar Allahu, apo çdo kalif që ka marrë pushtetin, ka patur dy lloj
bashkëpunëtorësh: një pjesë që e urdhëronin dhe e nxisnin për punë të mira dhe
një pjesë që e urdhëronin dhe e nxisnin për punë të këqija. I pagabueshëm është
ai që e ruan Allahu i Lartësuar.”4
Praktika profetike
Ebu Hurejra (radijallahu anhu) ka thënë: “Nuk kam parë njeri që të këshillohet
aq shumë me shokët e tij, sa këshillohej i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam).”5
I Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) ka dhënë shembullin më të lartë në
praktikimin e parimit të shura-s, duke e zbatuar atë në shumë raste, çka tregon se Profeti
konsultohej me shokët e tij, madje bënte vaki që të linte mendimin e tij vetjak për të
pranuar atë të dikujt tjetër. Ai konsultohej me të tjerët në marrjen e vendimeve që kishin
të bënin me luftën, me strategjitë ushtarake, çfarë duhet të bënin me robërit e luftës, në
caktimin e valinjve (guvernatorëve), madje konsultohej me ta edhe për çështje vetjake,
siç qe rasti i ngjarjes kur hipokritët shpifën ndaj nënës së besimtarëve dhe bashkëshortes
së tij, Aishes (radijallahu anha).
Përgjithësisht, Profeti (alejhi salatu ue selam) e kishte për natyrë të konsultohej
me shokët e tij në fusha të ndryshme të jetës, e konkretizuar me shembujt e mëposhtëm:
Së pari: Në çështje që nuk i përkisnin luftës.
Profeti (alejhi salatu ue selam) konsultohej me sahabët për shumë çështje që nuk
i përkisnin luftës, dhe e pranonte mendimin e tyre, ku ndër të tjera, mund të përmendim
këto raste:
1. Vendosja e unazës për ta përdorur si vulë
Pas kthimit nga Hudejbija, në vitin e gjashtë të Hixhretit, i Dërguari i Allahut
dëshironte t‟u dërgonte mbretërve mesazhe për t'i ftuar në Islam, por sahabët i thanë: “O
i Dërguari i Allahut! Mbretërit nuk lexojnë asnjë letër të pavulosur.” Atëherë, i Dërguari
i Allahut (alejhi salatu ue selam) vendosi një unazë argjendi me gurë, ku mbi të shkroi
në tre rreshta: “Muhamedi, i Dërguari i Allahut”, dhe me të vuloste letrat.6
2. Ezani
Pas ndërtimit të xhamisë në Medine, Profeti (alejhi salatu ue selam) mendoi të
përdorte një mjet për të ftuar njerëzit në kohën e namazit. Ai mendoi të përdorte fryerjen
e bririt, siç bënin çifutët kur ftonin në ritualet e tyre. Por më pas ai nuk e pëlqeu këtë gjë
1
Nga Ibn Maxhe, dhe është autentik, shih Sahih Ibn Maxha. Pra, nëse dikujt i kërkohet një mendim, ai
duhet të japë më të mirin e mundshëm dhe duhet të jetë besnik i sinqeritetin e tij gjatë dhënies së këshillës
(shën. i përkth.).
2
Ibn Maxhe, 819. Jo autentik (daif), shih Ed-daife, 2317.
3
Ahmedi, 4/228. Hadith jo autentik, shih Ed-daife, 1008.
4
Nesaiu, 4202. Hadith autentik.
5
El-Bejheki, 1753.
6
Et-tabakat el-kubra, Ibn Sad, 1/258.
26
dhe urdhëroi t'i bënin një kambanë, të cilën muslimanët do ta përdornin për të ftuar
besimtarët në namaz.1
Në kohën kur muslimanët ndodheshin në këtë gjendje, Abdullah Ibn Zejd
(radijallahu anhu) nga fisi i Hazrexhëve, pa në ëndërr ezanin, siç e thërrasim edhe sot, e
informoi Profetin (alejhi salatu ue selam) për këtë gjë dhe ai i tha: “Kjo është ëndërr e
vërtetë, në dashtë Allahu. Ngrihu me Bilalin dhe mësoja që ta thërrasë, sepse e ka zërin
më kumbues se ti.”
Pasi Bilali e thirri ezanin për herë të parë, duke qenë në shtëpi, atë e dëgjoi Umer
Ibn Hatabi (radijallahu anhu), i cili vjen te Profeti (alejhi salatu ue selam) duke nxituar
dhe i thotë se edhe ai kishte parë në ëndërr të njëjtën gjë, siç e kishte parë edhe Abdullah
Ibn Zejdi. Kjo gjë e gëzoi të Dërguarin e Allahut dhe tha: “Lavdërimi i përket Allahut
për këtë gjë.”2
3. Vendosja e minberit (shkallares) në xhami
Ibn Sadi në librin e tij na tregon se i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) ditën
e xhuma e mbante hutben në këmbë, mbi një trung. Njëherë ai tha: “Qëndrimi në këmbë
po më lodh.” Temim Ed-dari (radijallahu anhu) i tha: “A të bëj një minber për ty, ashtu
siç e kam parë në Sham?”
I Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) u konsultua me muslimanët për këtë dhe
ata e panë të arsyeshme që ta bënin. Kështu që i bënë një minber me tri shkallë dhe një
ndenjëse, ku Profeti (alejhi salatu ue selam) do të ulej ndërmjet dy hutbeve të xhumasë.3
4. Shpifja ndaj Aishes
Shura për Profetin (alejhi salatu ue selam) nuk ishte e kufizuar vetëm në çështjet
publike, por ai konsultohej me ndonjë prej shokëve të tij, deri edhe për çështje që kishin
të bënin me “masën e ushqimit dhe gjellën e familjes së tij”4
, e po kështu, për gjëra fare
të veçanta për të dhe gruan e tij. Duke u nisur nga kjo praktikë, Profeti (alejhi salatu ue
selam) u konsultua me disa prej miqve të tij rreth çështjes së Aishes (radijallahu anha),
kur munafikët filluan të përhapnin për të dhe moralin e saj, fjalë të stisura.
Ata me të cilët u konsultua Profeti (alejhi salatu ue selam), siç e transmeton Buhariu,
qenë Ali Ibn Ebi Talib dhe Usama Ibn Zejdi. Usama i tha Profetit: “Ajo është gruaja
jote, o Dërguari i Allahut - për të dimë vetëm gjëra të mira.” Ndërsa Aliu i tha: “O i
Dërguari i Allahut, Allahu nuk të ka zënë ngushtë, veç saj ka shumë gra të tjera. Pyet
shërbëtoren për të, të të thotë të vërtetën!”
Duke marrë shkas nga kjo fjalë, i Dërguari i Allahut iu drejtua grave që kishte në
shtëpi dhe pyeti Beriren për Aishen, duke i thënë: “O Berire, a ke parë prej saj ndonjë
gjë që të bën të dyshosh?” Berirja i tha: “Jo, pasha Atë që të ka dërguar me të vërtetën.
Nuk kam parë prej saj asgjë për t‟u qortuar, përveç faktit që ajo është vajzë e re në
moshë, e zë gjumi pranë ushqimit dhe vjen delja dhe ia ha.”5
Profeti (alejhi salatu ue selam) po ashtu, pyeti gruan e tij, Zejneben dhe ajo i tha: “O
i Dërguari i Allahut, Allahu më ka ruajtur dëgjimin dhe shikimin (nga diçka e tillë).
Pasha Allahun, unë nuk di për të veçse gjëra të mira.” Atëherë, i Dërguari i Allahut
mblodhi shokët e tij në xhami dhe kërkoi vendosjen e drejtësisë ndaj Abdullah Ibn Ubej,
i cili ishte promotori i kësaj shpifjeje. Kjo gjë shkaktoi mosmarrëveshje të ashpër mes
1
Es-siretu En-nebeuije, Ibn Hisham, 1/508.
2
Po aty, 1/246. Po ashtu edhe tek Ebu Daudi, 1/116.
3
Et-tabakat el-kubra, 1/250.
4
El-mebsut, Es-serhasi, 16/17.
5
Buhariu, 2637.
27
fiseve Eus dhe Hazrexh, sa për pak u përleshën, duke qenë Profeti në minber, i cili zbriti
që andej dhe i qetësoi.1
Për një muaj të tërë, shoqëria islame kaloi çaste të vështira, të cilat e vunë atë para
rrezikut të përçarjes dhe shkatërrimit, për shkak të kësaj ngjarjeje, derisa të Dërguarit të
Allahut (alejhi salatu ue selam) i zbriti shpallja e Zotit, e cila tregoi pafajësinë e nënës së
besimtarëve, Aishes (radijallahu anha) nga shpifjet, dhe u drejtoi kritikë të ashpër grupit
të munafikëve, të cilët i hodhën benzinë zjarrit të fitnes që përhapi kjo shpifje.2
Së dyti: Në çështjet e luftës.
Jeta e Profetit (alejhi salatu ue selam) është e mbushur me ngjarje të shumta, ku
ai konsultohej me shokët e tij, në shumë prej çështjeve të luftës, si për shembull: lufta e
Bedrit, e Uhudit, e Ahzabit, e Tebukut etj.
1. Lufta e Bedrit
Në këtë luftë, Profeti i Zotit (alejhi salatu ue selam), u konsultua me shokët e tij në
tre çaste:
a) Para vendimit për të nisur betejën
I Dërguari i Zotit (alejhi salatu ue selam) u konsultua me njerëzit kur mori vesh për
karvanin e Kurejshëve, ai kërkoi t'i zinte pritë atij dhe u tregoi për qëllimin e Kurejshëve
për të sulmuar muslimanët. Në fillim, foli Ebu Bekri (radijallahu anhu), pastaj foli
Umeri dhe pas tij u ngrit Mikdadi, i cili tha: “O i Dërguari i Allahut, vazhdo në atë që të
ka caktuar Allahu. Ne jemi me ty. Pasha Allahun, ty nuk do të të themi siç i thanë bijtë e
Israelit, Musait: - Shko ti dhe Zoti yt e luftoni, se ne do të rrimë këtu.3
, - por (do të
themi): shko ti dhe Zoti yt e luftoni, se ne do të luftojmë bashkë me ju. Pasha Atë që të
ka dërguar me të vërtetën, sikur të na shpiesh deri në Birk El-Gimad,4
do të luftojmë me
ty, derisa të mbërrish atje.” Profeti (alejhi salatu ue selam) i tha atij fjalë të mira dhe u
lut për të.
Më pas, Profeti donte të ishte i sigurt për vendosmërinë e ensarëve, ndaj tha: “Më
jepni një mendim, o njerëz!” Sad Ibn Muadhi (radijallahu anhu) tha:
- Ti sikur kërkon të dish mendimin tonë, o Dërguari i Allahut?
- “Po.” - iu përgjigj Profeti.
- Atëherë, Sadi i tha: - Ne të kemi besuar, të kemi pranuar dhe kemi dëshmuar se ajo me
të cilën ke ardhur është e vërtetë. Për këtë gjë të kemi dhënë premtimin dhe besën tonë
se do të dëgjojmë e do të bindemi. Shko përpara, o i Dërguari i Allahut, për atë që
dëshiron, sepse ne jemi me ty! Pasha Atë, i Cili të ka dërguar me të vërtetën, nëse do të
na shpiesh para detit dhe do të futesh në të, edhe ne do të futemi me ty dhe askush prej
nesh nuk do të kthehet mbrapa. Ne e mbajmë besën kur e japim dhe bëjmë durim kur
jemi në luftë.5
b) Konsultimi për pozicionin
Ushtria e Kurejshëve u pozicionua në pikën më të largët nga lugina, ndërkohë, i
Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) shpejtoi të zinte pozicion pranë ujit, në Bedër.
Habab Ibn Mundhiri i thotë: - O i Dërguari i Allahut, a e shikon këtë vend ku je ndalur:
1
Texhrid es-sarih li-ehadith el-xhamia es-sahih, 2/4, 5.
2
Shih ajetet e sures En-Nur, 11-31.
3
El-Maide, 24.
4
Emër vendi larg Mekës.
5
Es-siretu en-nebeuije, 2/619, Et-tabakat el-kubra, 3/567.
28
a është ky një vend që e ka caktuar Allahu dhe nuk na takon të lëvizim as përpara dhe as
prapa, apo është thjesht një pozicion strategjik?”
- “Jo. Është thjesht pozicion strategjik”- iu përgjigj Profeti.
- O i Dërguari i Allahut, ky nuk është pozicion i përshtatshëm. Merri njerëzit dhe të
shkojmë më pranë ujit sesa Kurejshët dhe t'i zëmë ato rezervuare, të bëjmë një rezervuar
tonin dhe ta mbushim me ujë, më pas të luftojmë me ta, e kështu ne do të kemi ujë për të
pirë, ndërsa ata jo.
I Dërguari i Allahut i tha: “Na dhe një mendim të drejtë.” Më pas, Profeti i Zotit
veproi ashtu siç tha Hababi.1
Ibn Sadi në transmetimin e tij përmend se, më pas, mbi të Dërguarin e Allahut
(alejhi salatu ue selam) zbriti Shpallja, dhe shtoi: “Mendim i drejtë është ai që dha
Habab Ibn Mundhiri.”
Nga kjo ngjarje shihet qartë se i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) u
konsultua dhe veproi sipas mendimit që i dhanë.
c) Robërit e luftës
Në luftën e Bedrit, muslimanët korrën fitore, vranë prej Kurejshëve shtatëdhjetë
vetë, ku shumica ishin nga krerët e tyre, zunë robër shtatëdhjetë të tjerë dhe u kthyen
bashkë me ta në Medine. I Dërguari i Allahut u konsultua me dy miqtë e tij, Ebu Bekrin
dhe Umerin për çështjen e robërve të luftës, se çfarë duhej të bënte me ta. Ata të dy nuk
ranë në një mendje, ndaj Profeti iu tha: “Nëse do të kishit një mendje, nuk do ta
kundërshtoja mendimin tuaj.” Në këtë rast Profeti mori mendimin e Ebu Bekrit
(radijallahu anhu), i cili ishte i mendimit se ata mund t'i këmbenin robërit e luftës,
kundrejt një shpërblimi, dhe kështu Profeti (alejhi salatu ue selam) e vuri në zbatim këtë
mendim. Më pas, zbritën ajetet e Kuranit, të cilat mbështesnin mendimin e Umerit
(radijallahu anhu), dhe pikërisht ajeti që thotë: “Asnjë profet s‟ka të drejtë të ketë rob
për vete, derisa të arrijë fitore të plotë në Tokë.”2
2. Lufta e Uhudit
Edhe në luftën e Uhudit, i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) u konsultua
me muslimanët, pasi më parë u tregoi atyre një ëndërr që kishte parë, që e
paralajmëronte për atë çka do të ndodhte më pas, dhe tha: “A e shikoni të përshtatshme
që të qëndrojmë në Medine dhe t'i lëmë ata atje ku janë? Nëse qëndrojnë atje, keq do ta
kenë, por nëse përpiqen të hyjnë te ne në Medine, do t'i luftojmë brenda saj.”
Muslimanët u ndanë në dy grupe: grupi i parë ishte i mendimit t'i dilte përpara
Kurejshëve, nga dëshira e madhe për të rënë dëshmor për hir të Zotit, meqenëse disa
prej tyre nuk mundën dot të merrnin pjesë në Bedër, ndërsa grupi tjetër, ishte i mendimit
të mos dilnin nga Medina, por të qëndronin brenda saj, ashtu siç mendonte edhe Profeti
(alejhi salatu ue selam).
Kur Profeti (alejhi salatu ue selam) pa se shumica ishin të mendimit se duhet të
dilnin nga qyteti, për t‟u përballur me armikun, pranoi mendimin e shumicës. Dhe kur
shokët e tij e panë se ai u detyrua të vepronte sipas mendimit të tyre, tentuan ta kthenin
mbrapsht, që të mos dilnin nga qyteti, por ai iu justifikua atyre duke iu thënë: “Nuk i
takon një Profeti që pasi të vendosë parzmoren ta heqë atë, deri sa të përfundojë lufta.”3
1
Es-siretu en-nebeuije, 2/620, Et-tabakat el-kubra, 3/567.
2 El-Nnfal, 67.
3 Es-siretu en-nebeuije, 3/62.
29
Siç shihet, Profeti, ndonëse ishte i mendimit se më mirë për muslimanët - siç e
treguan më pas edhe vetë ngjarjet - ishte që ata të mos dilnin nga qyteti për t‟u përballur
me Kurejshët në një fushë-beteje të hapur, sepse Kurejshët ishin më të shumtë në numër
dhe më të armatosur se ata, por të pozicionoheshin brenda Medinës dhe ta mbronin atë,
nëse do sulmoheshin. Megjithatë, duke qenë se shumica kishin mendim ndryshe nga ai i
Profetit (alejhi salatu ue selam) dhe i pakicës, Profeti pranoi mendimin e shumicës.1
Edhe nga kjo ngjarje del në pah qartë se Profeti (alejhi salatu ue selam) iu përmbajt
vendimit që morën pjesëtarët e shura-s, ndonëse mendimi i tij vetjak nuk përputhej me
të tyrin, por ishte i tillë që ata më mirë duhet të qëndronin dhe të mbroheshin brenda
Medinës.
3. Lufta e Ahzabit
Idhujtarët mekas krijuan një ushtri të madhe me fiset arabe, nën komandën e
Kurejshëve, me në krye Ebu Sufjanin. Qëllimi i tyre ishte t‟i jepnin fund njëherë e mirë
fesë islame dhe të shkatërronin shtetin e saj. Me këtë qëllim, ushtritë e fiseve arabe
morën rrugën drejt Medinës. Në këtë situatë, Profeti (alejhi salatu ue selam) u konsultua
me shokët e tij se si do të përballonte situatën: a duhet të qëndronte në Medinë, apo
duhet të dilte për t‟u përplasur me këtë ushtri?
Një nga njerëzit me të cilët Profeti u konsultua ishte edhe sahabi i nderuar Selman
Farisiu (radijallahu anhu), i cili i propozoi një taktikë strategjike, të cilën arabët nuk e
njihnin më parë: hapjen e një hendeku rreth Medinës. Selmani tha: “Kur rrethoheshim
në Persi, hapnim një hendek rreth nesh (për t‟u mbrojtur).” Dhe kështu, muslimanët
vunë me shpejtësi në zbatim planin, duke hapur hendekun, punë në të cilën mori pjesë
edhe vetë Profeti (alejhi salatu ue selam), ashtu sikurse shokët e tij.2
Kurani famëlartë na përshkruan çastet e vështira që kaluan besimtarët në këtë luftë
dhe se si i shpëtoi Allahu nga intriga e idhujtarëve duke i dhënë fitoren muslimanëve. Ai
thotë: “O besimtarë! Kujtoni dhuntinë e Allahut kur ju erdhi një ushtri
(idhujtarësh), e Ne dërguam mbi ata erë dhe një ushtri (engjëjsh) që ju nuk e
shihnit; ndërsa Allahu i sheh të gjitha ato që bëni ju. Ata ju sulmuan nga lart dhe
nga poshtë, kështu që sytë tuaj u errësuan, zemrat ju erdhën në fyt dhe besimi juaj
tek Allahu u lëkund. Aty besimtarët u vunë në provë dhe u tronditën si nga një
tronditje e fuqishme.”3
Kur fiset e bashkuara arabe mbërritën në rrethinat e Medinës, shtangën nga hendeku
që u shfaq para tyre, sepse kjo ishte formë mbrojtjeje që ata nuk e njihnin më parë. Ata e
rrethuan qytetin për një kohë të gjatë, ndaj kjo gjë e shtyu Profetin (alejhi salatu ue
selam) të mendonte për një strategji të shpejtë, me të cilën do të mund të përçante
grupimet arabe që kishin ardhur për ta luftuar. Profeti dërgoi njerëz te dy nga
komandantët e mëdhenj të fisit Gatafan, tek Ujejne El-Fizari dhe El-Harith El-Meri, dhe
u propozoi atyre t‟u jepte një të tretën e prodhimit frutor të Medinës, me qëllim që ata të
largoheshin bashkë me ushtritë e tyre. Natyrisht, kjo strategji synonte dobësimin e
forcës së armikut. Dy komandantët në fjalë e pranuan këtë propozim, sepse gatafanët
ishin lodhur nga rrethimi i gjatë. Megjithatë, Profeti (alejhi salatu ue selam) nuk donte ta
zbatonte këtë plan, pa u konsultuar më parë me shokët e tij. Ai dërgoi njerëz te Sad Ibn
Muadhi dhe Sad Ibn Ubadeh dhe iu tregoi se çfarë kishte ndërmend të bënte. Ata e
pyetën nëse kjo çështje mund të refuzohej prej tyre, apo ishte Shpallje e Zotit dhe duhej
zbatuar? Profeti (alejhi salatu ue selam) iu përgjigj se ky ishte një mendim, për të cilin
1 Nidham el-hukm fil islam, f. 108.
2
Fethul bari, 2/395.
3
El-Ahzab, 9-11.
30
po konsultohej. Atëherë, ata iu përgjigjën se mendonin t‟u jepnin atyre vetëm shpatën.
Dhe Profeti (alejhi salatu ue selam) e pranoi mendimin e tyre.1
Sahabët e dinin se Profeti i Zotit (alejhi salatu ue selam) nuk vinte në jetë diçka pa u
konsultuar më parë me ta. Por, në këtë mes kishte edhe diçka tjetër dhe ajo ishte
Shpallja e Zotit, me të cilën ata udhëzoheshin, prandaj dhe e pyesnin, nëse mendimi që
ai jepte ishte vetjak apo i shpallur nga Allahu. Kur Profeti (alejhi salatu ue selam) iu tha
se ky ishte mendimi i tij, ata i shfaqën mendimin e tyre, që në thelb tregonte krenarinë e
tyre për Profetin dhe Islamin.2
4. Lufta e Tebukut
Profeti (alejhi salatu ue selam) përgatiti “ushtrinë e mundit” - siç u quajt ajo që shkoi
për në Tebuk - dhe mori rrugën në drejtim të Tebukut. Kur mbërriti në Tebuk, atje nuk
gjeti ushtri kundërshtare, por qëndroi disa ditë, gjatë të cilave erdhën përfaqësues të
ndryshëm, me të cilët lidhi marrëveshje për t‟u marrë xhizjen. Më pas, Profeti (alejhi
salatu ue selam) u konsultua me shokët e tij për të kaluar Tebukun dhe për t‟u futur në
territorin e Shamit. Umeri (radijallahu anhu) i tha: “Nëse je urdhëruar ta bësh këtë gjë,
atëherë vazhdo.” Profeti (alejhi salatu ue selam) i tha: “Nëse do të isha urdhëruar që të
vazhdoja, nuk do të kërkoja mendim.” Atëherë, Umeri i tha: “O i Dërguari i Allahut,
bizantinët kanë ushtri të madhe dhe në Sham nuk ka asnjë që të ketë hyrë në Islam. Ne
jemi afruar pranë tyre dhe ky afrim i ka frikësuar ata. Sikur të ktheheshim këtë vit derisa
të shohim se ç‟do të ndodhë, apo derisa Allahu të na sjellë ndonjë gjë të re?”
Profeti (alejhi salatu ue selam) e pranoi mendimin e Umerit dhe urdhëroi ushtrinë të
kthehej në Medinë.
Kjo ishte praktika e shura-s që zhvillonin muslimanët gjatë kohës së Profetit, si në
kohë paqeje ashtu edhe në kohë lufte, periudhë kjo, ku i Dërguari i Zotit (alejhi salatu ue
selam) konsultohej me shokët e tij dhe binte dakord me ta, e ndoshta ndonjëherë ata nuk
binin dakord me të, por ai në fund zbatonte mendimin e tyre. Sidoqoftë, ishte Kurani
famëlartë ai që në fund sqaronte çdo gjë rreth konsultimit që praktikohej në kohën e
Profetit (alejhi salatu ue selam).
Shënim
Një nga çastet më të rëndësishme në praktikën e Profetit (alejhi salatu ue selam),
nga i cili përfitohet detyrimi i zbatimit të shura-s dhe domosdoshmëria e saj, është edhe
çasti i fundit të jetës së tij (alejhi salatu ue selam). Gjatë sëmundjes, nga e cila Profeti
ndërroi jetë, disa prej sahabëve prisnin që ai të caktonte dikë pas tij, për të qenë kalifi i
muslimanëve. Shumë të tjerë nuk mendonin kështu, ata besonin se Profeti (alejhi salatu
ue selam) do ta linte këtë çështje qëllimisht, që më pas muslimanët të konsultoheshin
mes tyre dhe ta zgjidhnin vetë. Ata duhet ta zgjidhnin vetë të parin e tyre nëpërmjet
shura-s, duke zgjedhur atë që dëshironin për të qenë kalif i tyre dhe duke shpalosur edhe
njëherë qartazi parimin e shura-s, si sistem i shtetit dhe i shoqërisë.
Dhe në fakt, ishte pikërisht kjo ajo që ndodhi, me miratimin e të gjithëve në
ditën e Sekifes, ku u ra dakord për kalifin, dhe më pas, ky konsensus i arritur mori
aprovimin e mbarë muslimanëve për të pasur një qeveri islame, në krye të së cilës do të
ishte ai që do të zgjidhnin ata dhe të cilit do t‟i caktonin përgjegjësinë e çështjeve të
tyre, duke i dhënë besën e bindjes në mënyrë të lirë. Ata zgjodhën Ebu Bekrin
(radijallahu anhu) si kryetar të parë të kësaj qeverie.
1
Siretu, Ibn Hisham, 3/133 -134.
2
Esh-shura fil Kuran kerim, Abduselam Sherif, f. 9, 10.
31
Për këtë, profesor Teufik Esh-shaui shkruan:
“Fakti që i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) nuk pranoi të linte amanet
për të caktuar kalif, dikë që ai do ta zgjidhte për të qenë pas tij, tregon se ai kishte për
qëllim që udhëzimi i tij i fundit të ishte kjo shenjë e nënkuptuar se pasuesit e tij e kishin
për detyrë të vendosnin sistemin shoqëror dhe politik nëpërmjet shura-s (apo ixhmait),
mbi bazat e përcaktuara në Kuran dhe në Sunet.
Profeti (alejhi salatu ue selam) nëpërmjet këtij veprimi, donte t‟u mësonte
muslimanëve se detyra e profetësisë dhe kompetencat e saj fetare, janë ndërmjetëse mes
Allahut dhe njerëzve, e kjo ndërmjetësi u mbyll me vdekjen e tij, ndaj dhe këto
kompetenca profetike nuk trashëgohen dhe nuk i lihen amanet askujt, me qëllim që ai
njeri që do të marrë pushtetin apo kalifatin të mos pretendojë se po trashëgon Profetin
(alejhi salatu ue selam) në kompetencat e tij të veçanta fetare, të cilat atij i vinin nga
lidhja që kishte me vullnetit hyjnor, nëpërmjet Zbulesës dhe frymëzimit.
Kështu pra, shura u bë detyrim për Uumetin, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, që
vetë Umeti të caktojë nëpërmjet shura-s (apo ixhmait) formën e sistemit të tij politik dhe
shoqëror. Ky sistem, do të ishte sistem tërësisht civil, të cilin e lidhnin me qiellin vetëm
parimet e Kuranit dhe Sunetit dhe tekstet e tyre të prera, dhe se shura ishte obligim i
detyrueshëm për mbarë Umetin, mbi bazën e së cilës bashkësia duhet të merrte të gjitha
vendimet dhe të ndërtonte sistemin e saj. E njëjta gjë është edhe për atë që merr
udhëheqjen, ai zgjidhet nga Umeti për të qenë përfaqësues i tij dhe jo përfaqësues i
Profetit (alejhi salatu ue selam), i cili kaloi nga kjo jetë për në shoqërinë më të Lartit.1
1
Fikh esh-shura uel istishareh, f. 73.
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët

Más contenido relacionado

La actualidad más candente

Libri i Allahut dhe Pozita e tij Madhështore
Libri i Allahut dhe Pozita e tij MadhështoreLibri i Allahut dhe Pozita e tij Madhështore
Libri i Allahut dhe Pozita e tij MadhështoreRregullatIslame
 
Historite e Pejgambereve
Historite e PejgambereveHistorite e Pejgambereve
Historite e PejgambereveRregullatIslame
 
Margaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë Islame
Margaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë IslameMargaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë Islame
Margaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë IslameRregullatIslame
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijRregullatIslame
 
Studim rreth tarikateve sufiste ...
Studim rreth tarikateve sufiste ...Studim rreth tarikateve sufiste ...
Studim rreth tarikateve sufiste ...RregullatIslame
 
200 pyetje dhe po aq përgjigje
200 pyetje dhe po aq përgjigje200 pyetje dhe po aq përgjigje
200 pyetje dhe po aq përgjigjeRregullatIslame
 
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateve
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateveMotivet që nxisin braktisjen e mëkateve
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateveRregullatIslame
 
Sekti Kadjani Ahmedi dhe besimet i tij
Sekti Kadjani Ahmedi dhe besimet i tijSekti Kadjani Ahmedi dhe besimet i tij
Sekti Kadjani Ahmedi dhe besimet i tijRregullatIslame
 
Fragmente nga kuptimet e sures el-Fatiha
Fragmente nga kuptimet e sures el-FatihaFragmente nga kuptimet e sures el-Fatiha
Fragmente nga kuptimet e sures el-FatihaRregullatIslame
 
Sq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjes
Sq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjesSq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjes
Sq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjesFatos
 
Shtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateveShtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateveRregullatIslame
 
Mesatarja dhe drejtësia
Mesatarja dhe drejtësiaMesatarja dhe drejtësia
Mesatarja dhe drejtësiaRregullatIslame
 
Shefati, ndërmjetësimi në Ditën e Gjykimit
Shefati, ndërmjetësimi në Ditën e GjykimitShefati, ndërmjetësimi në Ditën e Gjykimit
Shefati, ndërmjetësimi në Ditën e GjykimitRregullatIslame
 
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuaj
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuajErdhi t’ju mësojë Fenë tuaj
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuajRregullatIslame
 
Dispozitat e udhëtarit
Dispozitat e udhëtaritDispozitat e udhëtarit
Dispozitat e udhëtaritRregullatIslame
 
Kater rregullat e Shirkut
Kater rregullat e ShirkutKater rregullat e Shirkut
Kater rregullat e ShirkutRregullatIslame
 
POZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAMPOZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAMRregullatIslame
 
Mirësjellja ndaj prindërve
Mirësjellja ndaj prindërveMirësjellja ndaj prindërve
Mirësjellja ndaj prindërveRregullatIslame
 
Prej Tregueseve të Teuhid-it
Prej Tregueseve të Teuhid-itPrej Tregueseve të Teuhid-it
Prej Tregueseve të Teuhid-itKastriot Mazreku
 
Mjete të përshtatshme për një jetë të rehatshme
Mjete të përshtatshme për një jetë të rehatshmeMjete të përshtatshme për një jetë të rehatshme
Mjete të përshtatshme për një jetë të rehatshmeRregullatIslame
 

La actualidad más candente (20)

Libri i Allahut dhe Pozita e tij Madhështore
Libri i Allahut dhe Pozita e tij MadhështoreLibri i Allahut dhe Pozita e tij Madhështore
Libri i Allahut dhe Pozita e tij Madhështore
 
Historite e Pejgambereve
Historite e PejgambereveHistorite e Pejgambereve
Historite e Pejgambereve
 
Margaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë Islame
Margaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë IslameMargaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë Islame
Margaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë Islame
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tij
 
Studim rreth tarikateve sufiste ...
Studim rreth tarikateve sufiste ...Studim rreth tarikateve sufiste ...
Studim rreth tarikateve sufiste ...
 
200 pyetje dhe po aq përgjigje
200 pyetje dhe po aq përgjigje200 pyetje dhe po aq përgjigje
200 pyetje dhe po aq përgjigje
 
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateve
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateveMotivet që nxisin braktisjen e mëkateve
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateve
 
Sekti Kadjani Ahmedi dhe besimet i tij
Sekti Kadjani Ahmedi dhe besimet i tijSekti Kadjani Ahmedi dhe besimet i tij
Sekti Kadjani Ahmedi dhe besimet i tij
 
Fragmente nga kuptimet e sures el-Fatiha
Fragmente nga kuptimet e sures el-FatihaFragmente nga kuptimet e sures el-Fatiha
Fragmente nga kuptimet e sures el-Fatiha
 
Sq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjes
Sq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjesSq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjes
Sq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjes
 
Shtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateveShtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateve
 
Mesatarja dhe drejtësia
Mesatarja dhe drejtësiaMesatarja dhe drejtësia
Mesatarja dhe drejtësia
 
Shefati, ndërmjetësimi në Ditën e Gjykimit
Shefati, ndërmjetësimi në Ditën e GjykimitShefati, ndërmjetësimi në Ditën e Gjykimit
Shefati, ndërmjetësimi në Ditën e Gjykimit
 
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuaj
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuajErdhi t’ju mësojë Fenë tuaj
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuaj
 
Dispozitat e udhëtarit
Dispozitat e udhëtaritDispozitat e udhëtarit
Dispozitat e udhëtarit
 
Kater rregullat e Shirkut
Kater rregullat e ShirkutKater rregullat e Shirkut
Kater rregullat e Shirkut
 
POZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAMPOZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAM
 
Mirësjellja ndaj prindërve
Mirësjellja ndaj prindërveMirësjellja ndaj prindërve
Mirësjellja ndaj prindërve
 
Prej Tregueseve të Teuhid-it
Prej Tregueseve të Teuhid-itPrej Tregueseve të Teuhid-it
Prej Tregueseve të Teuhid-it
 
Mjete të përshtatshme për një jetë të rehatshme
Mjete të përshtatshme për një jetë të rehatshmeMjete të përshtatshme për një jetë të rehatshme
Mjete të përshtatshme për një jetë të rehatshme
 

Similar a Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët

Mesatarja dhe drejtësia
Mesatarja dhe drejtësiaMesatarja dhe drejtësia
Mesatarja dhe drejtësiaLexo dhe Mëso
 
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)RregullatIslame
 
Sq Kushtet e fesë në pak fjalë
Sq Kushtet e fesë në pak fjalëSq Kushtet e fesë në pak fjalë
Sq Kushtet e fesë në pak fjalëFatos
 
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguaritSqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguaritRregullatIslame
 
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguaritSqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguaritLexo dhe Mëso
 
Dr. musli vërbani bazat në usulul fikh(për fillestarë)
Dr. musli vërbani   bazat në usulul fikh(për fillestarë)Dr. musli vërbani   bazat në usulul fikh(për fillestarë)
Dr. musli vërbani bazat në usulul fikh(për fillestarë)Libra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)
Dr. Vehbetu Zuhejli -  Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)Dr. Vehbetu Zuhejli -  Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)Shkumbim Jakupi
 
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast FitneshRregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast FitneshLexo dhe Mëso
 
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast FitneshRregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast FitneshRregullatIslame
 
Bukuritë e fesë islame
Bukuritë e fesë islameBukuritë e fesë islame
Bukuritë e fesë islameRregullatIslame
 
Bukuritë e fesë islame
Bukuritë e fesë islameBukuritë e fesë islame
Bukuritë e fesë islameLexo dhe Mëso
 
Kur Ani Mbrojtes Dhe Sherues
Kur Ani Mbrojtes Dhe SheruesKur Ani Mbrojtes Dhe Sherues
Kur Ani Mbrojtes Dhe Sheruesguest41e4e
 
Abdurrezak neufel kur'ani mbrojtes dhe sherues
Abdurrezak neufel   kur'ani mbrojtes dhe sheruesAbdurrezak neufel   kur'ani mbrojtes dhe sherues
Abdurrezak neufel kur'ani mbrojtes dhe sheruesLibra Islame
 
Çdo Të Thotë Përkatësia Ime Në Islam
Çdo Të Thotë Përkatësia Ime Në IslamÇdo Të Thotë Përkatësia Ime Në Islam
Çdo Të Thotë Përkatësia Ime Në Islamguest41e4e
 
çDo te thote perkatesia ime ne islam
çDo te thote perkatesia ime ne islamçDo te thote perkatesia ime ne islam
çDo te thote perkatesia ime ne islamFSstudio
 
çDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në Islam
çDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në IslamçDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në Islam
çDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në Islamguest41e4e
 
Sq Nëse kërkon lumturinë
Sq Nëse kërkon lumturinëSq Nëse kërkon lumturinë
Sq Nëse kërkon lumturinëFatos
 
Dr. jusuf kardavi islami dhe politika
Dr. jusuf kardavi   islami dhe politikaDr. jusuf kardavi   islami dhe politika
Dr. jusuf kardavi islami dhe politikaLibra Islame
 

Similar a Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët (20)

Mesatarja dhe drejtësia
Mesatarja dhe drejtësiaMesatarja dhe drejtësia
Mesatarja dhe drejtësia
 
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
 
Sq Kushtet e fesë në pak fjalë
Sq Kushtet e fesë në pak fjalëSq Kushtet e fesë në pak fjalë
Sq Kushtet e fesë në pak fjalë
 
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguaritSqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
 
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguaritSqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
 
Dr. musli vërbani bazat në usulul fikh(për fillestarë)
Dr. musli vërbani   bazat në usulul fikh(për fillestarë)Dr. musli vërbani   bazat në usulul fikh(për fillestarë)
Dr. musli vërbani bazat në usulul fikh(për fillestarë)
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)
Dr. Vehbetu Zuhejli -  Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)Dr. Vehbetu Zuhejli -  Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)
 
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast FitneshRregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
 
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast FitneshRregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
 
Bukuritë e fesë islame
Bukuritë e fesë islameBukuritë e fesë islame
Bukuritë e fesë islame
 
Bukuritë e fesë islame
Bukuritë e fesë islameBukuritë e fesë islame
Bukuritë e fesë islame
 
Kur Ani Mbrojtes Dhe Sherues
Kur Ani Mbrojtes Dhe SheruesKur Ani Mbrojtes Dhe Sherues
Kur Ani Mbrojtes Dhe Sherues
 
Abdurrezak neufel kur'ani mbrojtes dhe sherues
Abdurrezak neufel   kur'ani mbrojtes dhe sheruesAbdurrezak neufel   kur'ani mbrojtes dhe sherues
Abdurrezak neufel kur'ani mbrojtes dhe sherues
 
01 - Revista Medina
01 - Revista Medina01 - Revista Medina
01 - Revista Medina
 
Çdo Të Thotë Përkatësia Ime Në Islam
Çdo Të Thotë Përkatësia Ime Në IslamÇdo Të Thotë Përkatësia Ime Në Islam
Çdo Të Thotë Përkatësia Ime Në Islam
 
çDo te thote perkatesia ime ne islam
çDo te thote perkatesia ime ne islamçDo te thote perkatesia ime ne islam
çDo te thote perkatesia ime ne islam
 
çDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në Islam
çDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në IslamçDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në Islam
çDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në Islam
 
Sq Nëse kërkon lumturinë
Sq Nëse kërkon lumturinëSq Nëse kërkon lumturinë
Sq Nëse kërkon lumturinë
 
Dr. jusuf kardavi islami dhe politika
Dr. jusuf kardavi   islami dhe politikaDr. jusuf kardavi   islami dhe politika
Dr. jusuf kardavi islami dhe politika
 
01 - Revista Medina
01 - Revista Medina01 - Revista Medina
01 - Revista Medina
 

Más de RregullatIslame

Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndiminDielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndiminRregullatIslame
 
Studime rreth fesë Krishtere
Studime rreth fesë KrishtereStudime rreth fesë Krishtere
Studime rreth fesë KrishtereRregullatIslame
 
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetëriminRregullatIslame
 
24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirënRregullatIslame
 
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëmRregullatIslame
 
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
21. Vlera e të qarët nga frika e AllahutRregullatIslame
 
18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg BiblënRregullatIslame
 
16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e fe16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e feRregullatIslame
 
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e AllahutRregullatIslame
 
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet veroreRregullatIslame
 
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeveRregullatIslame
 
23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanit23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanitRregullatIslame
 
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimiRregullatIslame
 
10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahëtRregullatIslame
 
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëveRregullatIslame
 
17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sot17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sotRregullatIslame
 
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimiRregullatIslame
 
14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmat14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmatRregullatIslame
 

Más de RregullatIslame (20)

Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndiminDielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
 
Studime rreth fesë Krishtere
Studime rreth fesë KrishtereStudime rreth fesë Krishtere
Studime rreth fesë Krishtere
 
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
 
24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën
 
20. Kaloi edhe një vit
20. Kaloi edhe një vit20. Kaloi edhe një vit
20. Kaloi edhe një vit
 
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
 
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
 
18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën
 
16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e fe16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e fe
 
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
 
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
 
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
 
25. Mos u dëshpëro
25. Mos u dëshpëro25. Mos u dëshpëro
25. Mos u dëshpëro
 
23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanit23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanit
 
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
 
10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët
 
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
 
17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sot17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sot
 
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
 
14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmat14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmat
 

Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët

  • 1. 1 Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët muslimanë & Ndërmjet Shuras dhe Demokracisë Dr. Muhamed Ibn Ahmed Es-salih Përktheu nga origjinali: Justinian Topulli Redaktor gjuhësor: Edison Çeraj © Copyright “Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë” Të gjitha të drejtat e botimit të rezervuara
  • 2. 2 Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët muslimanë Dr. Muhamed Ibn Ahmed Es-salih Lavdërimi i takon Allahut, Atij i Cili i vulosi mesazhet qiellore me fenë islame dhe e përmbylli vargun e të dërguarve dhe profetëve me prijësin e njerëzve të devotshëm dhe më fisnikun ndërmjet tyre. Uratat më të mira dhe bekimet më të larta qofshin për Muhamedin, për familjen dhe ndjekësit e tij deri në Ditën e Kiametit! Feja islame, çdo çështje të kësaj bote, me gjithë shumëllojshmërinë e tyre, e ka trajtuar ose nëpërmjet parimeve të saj të përgjithshme, ose në mënyrë të hollësishme dhe të detajuar. Duke u bazuar në këtë fakt, Islami ka sistemuar edhe aspektin politik të shoqërisë dhe ka vënë për të baza dhe parime, përmes të cilave sigurohen të drejtat e individëve në një shoqëri islame.1 Një nga parimet themelore që Islami e ka rrënjosur dhe e ka mbështetur fort, është edhe shura. Këtë parim, Allahu e ka obliguar për mbarë muslimanët në të gjitha punët e tyre. Shura është një nga bazat e Ligjit Islam, një nga normat më të rëndësishme dhe një krenari e Islamit, një element me të cilin muslimanët edukohen me frymën e diskutimit dhe dialogut, ku ata shkëmbejnë mendimet dhe opinionet rreth çështjeve të veçanta dhe të përgjithshme. Ajo që nuk mund të vihet në dyshim është fakti se shura konsiderohet një rregull bazë i detyrueshëm për individin dhe shoqërinë. Kjo gjë është përmendur në Kuran qartë dhe thjeshtë, kur Allahu i drejtohet Profetit të Tij duke i thënë: “dhe këshillohu me ata për çështje të ndryshme”2 , dhe gjithashtu: “dhe këshillohen për punët e veta me njëri-tjetrin”3 Çështjen e shura-s Allahu e ka miratuar në Kuran, ndërsa i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) e ka vënë në praktikë me sjelljen, edukatën dhe gjatë jetës së tij, e pas tij edhe shokët e tij fisnikë, dhe në këtë rrjedhë kanë ecur edhe besimtarët e mirë, në çdo kohë dhe në çdo vend.4 Shura është një nga tiparet e shoqërisë islame, një nga cilësitë e saj të pandashme, është një prej parimeve të përgjithshme të Islamit, pas të cilit duhet të kapen muslimanët, individë qofshin apo grupe, shtete apo organizata, duke vënë kështu në jetë urdhrin e Allahut të Lartësuar dhe duke ndjekur Traditën e Profetit (alejhi salatu ue selam), të shokëve të tij dhe të gjithë atyre që fort mirë i kanë ndjekur ata, deri në Ditën e Kiametit. I Dërguari i Zotit ishte shembulli më i mirë në zbatimin e kësaj norme, kur ai gjykonte çështje të ndryshme të kësaj bote. Ai këshillohej me shokët e tij për shumë ngjarje. Kështu vepruan edhe Kalifët e drejtë pas tij, të cilët mblidhnin krerët e popullit dhe konsultoheshin me ta për ato çështje që nuk gjenin tekst të drejtpërdrejtë në Kuran dhe në Sunet.5 1 Esh-shura uel demukratije el-garbije, Ali Muhamed Shemis f. 4-5. 2 Al-Imran, 159. 3 Esh-Shura, 38. 4 Esh-shura fi sijak et-tasil uel muasaret, Isam Ahmed El-beshir. 5 En-nedherijat es-sijasije el-islamije, Muhamed Dijau Er-reis.
  • 3. 3 Shura është rruga e drejtë për të njohur mendimin më të saktë, për të arritur te vërtetësia dhe realiteti i një çështjeje, sepse mendjet janë si llambat, sa më shumë që mblidhen, aq më shumë bëjnë dritë, dhe po aq qartë e ndriçojnë rrugën. Shura është një tregues i barazisë dhe lirisë së mendimit, është rruga drejt njësimit të Umetit islam, drejt njësimit të ndjesive të përbashkëta; kjo vjen pikërisht nëpërmjet shpalosjes së problemeve të përgjithshme dhe shkëmbimit të opinioneve dhe dialogut.1 Verdikti i një njeriu të vetëm për të vendosur për çështje publike, që kanë të bëjnë me të gjithë, duke mos marrë parasysh mendimet e të tjerëve, pa dyshim që është padrejtësi dhe paragjykim ndaj tyre. Ky veprim i veçuar përmban në vetvete edhe një lloj mendjemadhësie, despotizëm në mënyrën e të menduarit dhe nënvleftësim të të tjerëve, madje konsiderohet si tradhti ndaj amanetit dhe përgjegjësisë. Ai që i druhet Allahut, patjetër që duhet të konsultohet me njerëzit për çështje që ka të bëjë me jetën e tyre, në mënyrë që gjykimi të jetë i drejtë, i bazuar në paanësi dhe larg çdo njëanshmërie, që më pas njeriu të mos e mbajë i vetëm përgjegjësinë e çdo gabimi apo çdo padijeje dhe harrese.2 Me të drejtë thuhet se “shura është më e pranishme në jetën e muslimanëve sesa në sistemin politik të një shteti, ajo është në natyrën thelbësore të të gjithë bashkësisë.”3 Nëse do ta krahasonim shura-n me demokracinë, me të cilën krenohet Perëndimi dhe shtiren edhe disa shtete arabe dhe muslimane, pa dyshim që krahu i peshores ku ndodhet shura do të jetë më i rëndë. Kjo sepse shura, është një sistem që e ka vendosur vetë Allahu për krijesat e Tij dhe tek e cila ata gjejnë të mirën e kësaj bote dhe të fesë së tyre, ndërsa demokracia është një produkt i mendjes njerëzore. Për këtë arsye edhe demokracia shfaqet si një sistem shkëlqyer në teori, por i errët në praktikë, gjë e cila do të sqarohet edhe në këtë studim. E lusim Allahun e Lartësuar të na mësojë atë që është e dobishme e të na japë fryte nga ajo që dimë, dhe këtë vepër ta konsiderojë të sinqertë për hir të Tij! Me të vërtetë Ai është Përkrahësi dhe Ndihmëtari ynë më i madh. Rijad 1/1/1420 h. 17/4/1999 Prof. Dr. Muhamed Ibn Ahmed Es-Salih 1 Esh-shura ue etheruha fi ed-demukratije, Abdulhamid Ismail El-ensari. 2 El-hukumetu el-islamije, Ebu El-Ala El-Meududi. 3 Fi dhilal el-Kuran.
  • 4. 4 Hyrje Kuptimi i fjalës shura nga ana gjuhësore dhe terminologjike Kuptimi gjuhësor i shura-s Fjala shura në gjuhën arabe, në thelb ka dy kuptime, nga të cilat rrjedhin edhe derivatet e tjera kuptimore, që janë: shpalosja dhe nxjerrja në pah e diçkaje si dhe marrja e diçkaje.1 Shura në terminologjinë fetare Përkufizimet që japin dijetarët për shura-n përputhen mes tyre, pavarësisht artikulimeve të ndryshme. Ragib El-Isfahani e ka përkufizuar kështu: “Nxjerrja e mendimit duke u këshilluar me njëri-tjetrin.”2 Ndërsa Ibn El-Arabi El-maliki thotë: “Konsultimi (shura) është mbledhja (e disa njerëzve) për një çështje rreth së cilës çdo njëri prej të mbledhurve i jep të tjerëve mendimin vetjak.”3 Duke u nisur nga këto dy përkufizime mund të pohojmë se, idetë dhe mendimet nuk bashkohen, nuk puqen dhe as nuk plotësohen ndryshe, veçse nëpërmjet rrugës së konsultimit. Këtu dalin në pah edhe aspekte të tjera, si: të menduarit kolektiv; bashkimi i ideve dhe i mendjeve; mendimi i saktë, i drejtë, i qëlluar dhe i dobishëm, i cili i parashtrohet udhëheqësit nga populli ose nga njerëzit e ideve, me dëshirën dhe qëllimin për t‟i ardhur në ndihmë interesit të përbashkët të mbarë popullit, mu siç del mjalti nga grumbullimi, nga përpjekja dhe mundi i bletëve, të cilat marrin nga lulet pjalmin dhe nektarin më të mirë. Të gjitha këto perceptime dalin në pah nga përdorimi që Kurani me stilin e tij i bën termit shura, si dhe nga urdhri dhe nxitja që Krijuesi u jep besimtarëve për këtë gjë. Një dijetar bashkëkohor e përkufizon shura-n si “marrja e mendimit nga njerëzit kompetentë me qëllimin për t‟iu afruar sa më pranë të drejtës.”4 Ndërsa një tjetër e formulon kështu: “Marrja e mendimit të popullit ose e përfaqësuesve të tij, rreth çështjeve të përgjithshme që kanë të bëjnë me vetë popullin.”5 Ajo që bie në sy në këtë përkufizim është fakti se ai e kufizon shura-n vetëm në çështje të përgjithshme, ndërkohë që shura është diçka e domosdoshme, si për çështje të përgjithshme, ashtu edhe për çështje të veçanta, gjë që do të sqarohet edhe në faqet në vazhdim. Për shura-n mund të japim këtë përkufizim: “Shpalosja e mendimeve të ndryshme mbi një çështje të caktuar, më pas studimi i çdo mendimi dhe testimi i tyre nga njerëz të mençur dhe me përvojë, derisa të arrihet tek e sakta ose te më e drejta dhe më e mira, për të vepruar më pas sipas saj dhe për të arritur rezultatet më të mira që dëshirohen.” 1 Mekajis el-luga, Ibn Faris. (Në gjuhën shqipe, përgjithësisht, kjo fjalë mund të përkthehet si konsultë, këshillë apo marrja e mendimit të dikujt. Shën. i përkth.) 2 El-mufredat fi gariib el-kuran, f. 207. 3 Ahkam El-Kuran, 1/297. 4 Esh-shura fi dhil nidham el-hukm el-islami, Abdurrahman Abdulhalik, f. 14. 5 Esh-shura ue etheruha fi ed-demukratije f. 4.
  • 5. 5 Kapitulli i parë Shura dhe rëndësia e saj Hyrje Para se të hyjmë në shqyrtim dhe në hollësitë e studimit, e pamë të nevojshme që t‟i paraprijmë me këtë hyrje, për të sqaruar parimet e ligjit islam, ku më i rëndësishmi është parimi i shura-s, ndërsa më pas do të flasim për pikënisjet themelore të shura-s dhe parimet ku ajo mbështetet. Parimet e ligjit islam Sistemi i ligjit në Islam bazohet mbi parime dhe themele të shumta, të cilat e bëjnë atë një sistem politik shembullor. Disa nga pikat më të rëndësishme të këtyre parimeve janë: 1. Parimi i drejtësisë. Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu ju urdhëron që amanetet t‟jua ktheni atyre që u përkasin dhe, kur të gjykoni midis njerëzve, të gjykoni me drejtësi.”1 Po ashtu Ai thotë: “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit...”2 Drejtësia është një nga parimet më të larta me të cilat dallohet sistemi islam. Allahu i ka urdhëruar njerëzit e Tij besimtarë t‟i përmbahen drejtësisë në çdo veprim, qoftë në marrëdhënie me familjen, fqinjët apo vendin, qoftë me udhëheqësit apo me të udhëhequrit. Islami e detyron mbajtjen e drejtësisë edhe ndaj armiqve, për këtë gjë Allahu thotë: “Le të mos ju nxisë urrejtja ndaj njerëzve për të bërë padrejtësi. Bëhuni të drejtë, se kjo është më afër devotshmërisë.”3 Madje, thuhet se “Allahu e mban në këmbë shtetin e drejtë, edhe nëse është një shtet jobesimtar, dhe nuk i jep jetë shtetit të padrejtë, edhe nëse është një shtet besimtar.” Gjithashtu thuhet se “kjo botë jeton me drejtësi e herezi, por me islam dhe padrejtësi nuk është e mundur.” Dhe e gjithë kjo sepse drejtësia është rregullatori i çdo gjëje: nëse kjo botë do rregullohet, do rregullohet vetëm me anë të drejtësisë, edhe pse ai që e mban këtë drejtësi, në botën tjetër mund të jetë prej atyre që nuk do përfitojnë asgjë. Nëse kjo botë nuk do rregullohet me anë të drejtësisë, atëherë ajo nuk ka për t‟u rregulluar, sado besimtar të jetë njeriu që e sundon atë, edhe nëse ka besim të mjaftueshëm sa për të shpëtuar në botën tjetër.4 2. Parimi i barazisë. Allahu i Lartësuar thotë: “O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu, është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për Atë, asgjë nuk është e fshehtë.”5 1 En-Nisa, 58. 2 En-Nahl, 90. 3 El-Maide, 8. 4 El-hisbetu fil islam, Ibn Tejmije, f. 81. 5 El-Huxhurat, 13.
  • 6. 6 Thuhet se i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) ka thënë: “Njerëzit janë të barabartë si dhëmbët e krehërit.”1 Në Haxhin e lamtumirës, Profeti (alejhi salatu ue selam) tha: “Zoti juaj është një; babai juaj është një; të gjithë ju jeni bijtë e Ademit, i cili e ka prejardhjen nga dheu. Më fisniku ndër ju tek Allahu është ai që është më i devotshëm. Nuk ka përparësi arabi ndaj joarabit, vetëm se në devotshmëri.”2 Për sa i përket të drejtave dhe detyrimeve, njerëzit janë të barabartë para ligjit dhe nuk bëhen dallime ndërmjet tyre, duke u nisur nga raca apo ngjyra, pavarësisht se mes njerëzve ka dallime thelbësore, nëse nisemi nga devotshmëria, besimi dhe veprat e mira. 3. Parimi i lirisë. Islami u siguron liri të ndryshme të gjithë individëve që i nënshtrohen, siç është liria për të mbetur në fenë e mëparshme ose për të përqafuar fenë islame, liria për të lëvizur, liria e mendimit, si dhe mjaft liri të tjera, të cilat shumë popuj edhe sot e kësaj dite luftojnë për t‟i fituar. Allahu i Lartësuar thotë: “S‟ka detyrim në fe, sepse tashmë është dalluar e drejta nga e shtrembra!”3 Gjithashtu: “Dhe thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj. Kush të dojë, le të besojë e kush të dojë, le të mohojë.”4 Njeriu është i ftuar të besojë, dhe nëse do, e përqafon Islamin, nëse jo, mbetet në besimin e tij të mëparshëm. Nëqotëse njeriu e pranon Islamin, atëherë ai nuk ka të drejtë ta mohojë atë, sepse pas kësaj ai konsiderohet renegat, dhe dënohet për këtë gjë. Islami ka ardhur për të mbrojtur dhe ruajtur gjashtë elemente të domosdoshme: I. Fenë II. Shpirtin dhe trupin III. Nderin IV. Vazhdimësinë e njerëzimit V. Mendjen VI. Pasurinë Rreth lirisë së udhëtimit dhe zhvendosjes, Allahu thotë: “Ai jua ka bërë Tokën të përdorshme, andaj ecni nëpër viset e saj dhe ushqehuni me atë, që ju ka dhënë Ai.”5 Rreth lirisë së mendimit, Allahu thotë: “Sikur të kishte dashur Zoti yt, të gjithë njerëzit do t‟i bashkonte në një fe të vetme, por ata vazhdojnë të jenë të përçarë.”6 4. Parimi i shura-s. Allahu i Lartësuar e urdhëroi të Dërguarin e Tij, Muhamedin (alejhi salatu ue selam), që të konsultohet, duke i thënë: “Prandaj falua atyre gabimin, kërkoji falje Allahut për ta dhe këshillohu me ata për çështje të ndryshme.”7 Allahu na ka bërë me dije përmes librit të Tij se konsulta është një nga cilësitë e lëvduara të besimtarëve. Ai thotë: “Për ata që ruhen prej gjynaheve të mëdha e mbrapshtive dhe që kur i 1 Musned Esh-shihab, nr. 190. Hadith i dobët (jo autentik). Shih Silsiletu daifetu, 596. Pjesa e parë, “Njerëzit janë të barabartë” është autentike. Shih Musnedin e Ahmedit nr. 23489. 2 Po aty, 5/114. 3 El-Bekare, 256. 4 El-Kehf, 29. 5 El-Mulk,15. 6 Hud, 118. 7 Al-Imran, 159.
  • 7. 7 zemëron dikush, falin; për ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre, e falin namazin rregullisht dhe këshillohen për punët e veta me njëri- tjetrin...”1 Dijetarët muslimanë janë përpjekur të shpjegojnë se pse Allahu i Lartësuar e ka urdhëruar të Dërguarin e Tij që të konsultohet me të tjerët, ndonëse Ai e përkrahte dhe i jepte sukses. Kështu, ata kanë dhënë disa shpjegime:2 I pari: I Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) u urdhërua që të konsultohej, sepse nëse ai konsultohej me shokët e tij, tregonte se i vlerësonte lart ata dhe i nderonte, çka bënte që ata ta donin më tepër atë dhe t‟i bindeshin më me sinqeritet atij. I dyti: I Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) ndonëse ishte njeriu me mendjen më të kthjellët dhe pozitën më të lartë mes njerëzve, mbetej krijesë dhe dija e krijesave dihet që ka një cak, ndaj nuk është e habitshme që dikujt tjetër t‟i shkonte në mendje diçka e dobishme që nuk i pati shkuar atij. Në veçanti, kjo gjë shfaqej kur kishin të bënin me çështjet e kësaj bote, për të cilat vetë Profeti (alejhi salatu ue selam) ishte shprehur duke thënë: “Ju jeni më të ditur në të tilla çështje.”3 Mbi këtë çështje, Hasan El-basri ka thënë: “Një popull që konsultohet udhëzohet gjithmonë në rrugën më të mirë.”4 I treti: I Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) u urdhërua të praktikonte shura-n, për të qenë shembull për të tjerët, dhe shembulli i tij të bëhej më pas rrugë, që do ndiqej nga Umeti i tij. Ndër ata që kanë shprehur këtë ide është Hasan El-basri dhe Sufjan Ibn Ujejne. I katërti: Kur Profeti (alejhi salatu ue selam) konsultohej me shokët e tij, çdonjëri prej tyre përpiqej të gjente mendimin më të mirë për atë çka flitej, apo për atë çfarë konsultoheshin, dhe kështu, shpirtrat e tyre do të ndjeheshin më afër me njëri-tjetrin dhe më të bashkuar, për të arritur te më e mira dhe më e dobishmja. Pikënisjet themelore të shura-s Duke qenë se shura është një nga bazat themelore të ligjit islam, ajo niset nga disa parime dhe mbështetet mbi disa themele të rëndësishme, ku mund të përmendim disa nga më të rëndësishmet: 1. Gjykimi i përket Allahut. Allahu i Lartësuar është Ai që i ka vendosur të gjitha ligjet, prandaj njeriut nuk i takon të vendosë ligje të cilat bien ndesh me ligjin e Zotit. Ky parim sjell dy përfundime: I pari: Qëndrueshmërinë e bazave të përgjithshme të ligjeve dhe vazhdueshmërinë e tyre, edhe nëse ndryshojnë modelet e ligjit apo emërtimet e tij. I dyti: Respektimi i këtyre ligjeve dhe bindja ndaj tyre. 2. Lidhja mes shura-s dhe besimit. “Shura lindi bashkë me besimin dhe rruga iu hap nga vetë Krijuesi i tokës dhe i qiejve, gjë që i ka dhënë asaj një përmbajtje të veçantë dhe unike. Nëse do të shohim me hollësi ngjarjet pararendëse, që ligjëruan shura-n në kohën e të Dërguarit (alejhi salatu ue selam) dhe të kalifëve të drejtë, do të dallojmë me qartësi se, lidhja mes besimit islam dhe shura-s 1 Esh-Shura, 37-38. 2 Shkëputur nga libri Mefatihul gajbi, i njohur ndryshe si komenti i Kuranit nga Fahrudin Rrazi, me shkurtime, 3/82. 3 Muslimi. 4 Edeb el-mufred, Ibn Ebi Shejbeh, etj.
  • 8. 8 kishte një lidhje të brendshme dhe të jashtme. Ajo ka një lidhje organike të gjallë, e tillë që Umeti islam të ruajë karakteristikat dhe veçoritë e tij dhe të qëndrojë i lirë nga pushteti despotik i tiranëve.”1 Për këtë qëllim shura është një nga bashkëshoqërueset e besimit, nuk mund të ketë një gjykim islam të drejtë nëse ai nuk jepet i bazuar mbi shura-n, ku të vendoset drejtësia dhe barazia mes njerëzve; të përkrahen të dobëtit, të respektohen të drejtat e nevojtarëve, dhe në të gjitha këto raste, të gjykohet mes njerëzve me ligjin e Allahut.2 3. Shura është një e drejtë dhe një detyrim. “Shurën, të cilën sot ligjet bashkëkohore e konsiderojnë si një të drejtë të individit, apo si liri politike në shprehjen e mendimit, Islami e konsideron detyrë për muslimanët, të cilët duhet ta kryejnë dhe të mos e lënë pas dore. Kur muslimanët zbatojnë shura-n, ata kryejnë një detyrë të cilën Islami e ka bërë obligim për bashkësinë.”3 Zbatimi i shura-s, në të njëjtën kohë përmban edhe një nga detyrimet ndaj Allahut, detyrim që ka të bëjë me dobinë e përgjithshme dhe jo vetëm për një individ të caktuar. Kjo gjë konsiderohet si detyrim ndaj Zotit, për shkak të rëndësisë dhe dobisë gjithëpërfshirëse që përmban shura. Shura gjithashtu përmban në vetvete një nga të drejtat e njeriut, për të mbrojtur interesin vetjak “dhe e drejta e njeriut jepet nga Allahu, sepse ajo është e drejta e Allahut për njeriun, dhe e drejta e njeriut është një nga të drejtat e Allahut.”4 4. Epshmëria e sistemit të shura-s. “Ligji islam e ka vendosur shura-n si një nga pikëmbështetjet e rëndësishme të strukturës së ligjit islam, po kështu edhe në politikë, por njëkohësisht nuk ka vendosur ndonjë sistem të caktuar që përcakton se si funksionon shura, në formën dhe shtrirjen e saj.”5 “E vërteta është se mospërcaktimi dhe mospërkufizimi i një mënyre organizmi të caktuar të shura-s në mënyrë përfundimtare e të prerë, është ajo që përputhet me metodën e Islamit rreth çështjeve e legjislative. Kjo metodë funksionon duke vendosur bazat e përgjithshme, duke përcaktuar parimet dhe ligjet themeltare dhe duke ia lënë hollësitë dhe teknikat dytësore kërkesave të kohës dhe vendit, ku çdo vend përzgjedh formën që i përshtatet gjendjes së tij; ndjek rrugën që përputhet me trashëgiminë e tij dhe ecën sipas mënyrës me të cilën mund të realizojë interesat e tij.”6 Shejh Sheltuti, duke folur për elasticitetin e mënyrës se si praktikohet shura, thotë: “...kjo anë është lënë e lirë dhe nuk është vendosur një sistem i veçantë, sepse i përket çështjeve ku këndvështrimet ndryshojnë sipas brezave dhe përparimit njerëzor. Nëse në atë kohë do të ishte vendosur një sistem i caktuar, atëherë ai do të ishte bërë bazë nga e cila nuk do të shmangej askush që vjen më pas, dhe kjo do të bëhej një shtrëngesë e madhe, kështuqë njerëzit nuk do kishin mundësi të dilnin jashtë këtij sistemi.”7 Pra, udhëzimi islam i qëndron parimit që çështjet të zgjidhen me shura, por nuk i vë rëndësi mënyrës apo formës se si realizohet shura (konsultimi). 1 Esh-Shura ue demukratije en-nijabije, f. 71. 2 Hiuar la muaxhah, Ahmed Kemal Ebul Mexhd, f. 38. 3 Esh-Shura fi el-Islam, Abdulgani Muhamed Berekeh, Sisletu buhuth el-islamije, v. 1978, f. 16. 4 El-muafakat, Esh-shatibi, 2/315. 5 Esh-shura ue ed-dimukratije en-nijabije, f. 23. 6 Mealim esh-shura fi el-Islam, Ismail El-Bedeui, f. 53. 7 Islam akidetun ue sheriatin, f. 441.
  • 9. 9 Statusi i shura-s Allahu i Lartësuar e ka urdhëruar Profetin e Tij (alejhi salatu ue selam) dhe muslimanët për të praktikuar shura-n në dy ajete të librit të Tij, duke thënë: “Këshillohu me ata për çështje të ndryshme”1 , dhe: “këshillohen për punët e veta me njëri- tjetrin”2 . Pyetja që lind gjithmonë është: urdhri në këtë rast tregon detyrim apo jo? Pra, a është shura detyrim i pashmangshëm për prijësin, që nëse e lë konsiderohet mëkatar, apo urdhri këtu i përket sferës së gjërave fakultative, ku shura është diçka e pëlqyer dhe prijësi nuk merr ndonjë gjynah nëse nuk e praktikon atë? Juristët muslimanë janë ndarë në dy grupe për këtë gjë: njëri grup thotë se ajo është detyrë; të këtij mendimi janë përgjithësisht dijetarët bashkëkohorë dhe disa nga dijetarët e hershëm. Grupi tjetër thotë se shura është e pëlqyeshme dhe nuk është detyrë; të këtij mendimi janë përgjithësisht dijetarët e hershëm. Më hollësisht, këto dy grupe e shohin çështjen si më poshtë: Mendimi i parë: Dijetarët që janë të këtij mendimi thonë se shura është detyrim i urdhëruar, pra, obligim i prerë, që doemos duhet të ushtrohet nga prijësi, sepse nëse ai nuk e zbaton, hyn në gjynah. Mendimi i dytë: Dijetarët që mbështesin këtë mendim thonë se, urdhri i shura-s është në nivelin e pëlqimit dhe jo të detyrimit, kështuqë nuk është obligim për t‟u zbatuar nga prijësi. Mbështetësit e këtij opinioni kanë paraqitur disa argumente, ku disa prej tyre janë: 1. Allahu i Lartësuar e urdhëroi të Dërguarin e Tij që të praktikonte shura-n, me qëllim që të afronte zemrat e shokëve të tij, siç kuptohet edhe nga konteksti i ajetit: “Në sajë të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje. Prandaj falua atyre gabimin, kërkoji falje Allahut për ta dhe këshillohu me ata për çështje të ndryshme!”3 Profeti (alejhi salatu ue selam) nuk kishte nevojë për mendimet e shokëve të tij, ai nuk fliste sipas dëshirave vetjake, ai ishte i ruajtur nga gabimet në komunikimin e shpalljes dhe në zbatimin e saj, ishte i ruajtur edhe nga gjynahet. Diskutimi i këtij argumenti Ky argument nuk mund të pranohet, pasi ai nuk e kundërshton faktin se shura është detyrë, përkundrazi e përforcon atë. Po kështu, nuk duket aspak e arsyeshme që Allahu ta urdhërojë të Dërguarin e Tij, që të konsultohet me shokët e tij, thjesht për të afruar zemrat e tyre. Në këtë drejtim, El-Xhesasi thotë: “Nuk është e mundur që urdhri për të praktikuar shura-n të jetë dhënë si qëllim për të marrë me të mirë sahabët, për të ngritur lart vlerën e tyre, si dhe për të qenë ky veprim një shembull udhëzues për Umetin më pas, sepse nëse sahabët do ta dinin që pasi të zbraznin gjithë energjinë e tyre për të dhënë një mendim të drejtë, për të cilin ata po pyeteshin, dhe më pas, ky mendim nuk do të praktikohej nga ana e Profetit (alejhi salatu ue selam) dhe as nuk do të pranohej, atëherë kjo sjellje nuk do të ishte aspak marrje me të mirë dhe aq më tepër 1 Al-Imran, 159. 2 Esh-Shura, 38. 3 Al-Imran,159.
  • 10. 10 vlerësim i tyre! Kjo sjellje do të sillte largimin e tyre dhe ky do të ishte një veprim që do t‟u tregonte atyre, se mendimet e tyre nuk pranohen dhe as nuk zbatohen.”1 “Thënia se Profeti (alejhi salatu ue selam) nuk kishte nevojë për shura-n, sepse atij i mjaftonte Shpallja e Zotit dhe frymëzimi që i jepte Ai, është e papranueshme, sepse shura bëhet në rastet kur nuk ka Shpallje, dhe Profeti (alejhi salatu ue selam) në çështjet e kësaj bote, ishte si njerëzit e tjerë, ia qëllonte, por edhe gabonte, edhe pse Allahu i Lartësuar do tʼia bënte të qartë më pas se si qëndronte e vërteta.”2 “Edhe nëse e pranojmë se Profeti (alejhi salatu ue selam) nuk kishte nevojë për shura-n, por a do të thotë kjo se ne jemi në të njëjtën pozitë? Në këtë rast ne po diskutojmë për shura-n si detyrim në përgjithësi për besimtarët, dhe jo në veçanti për Profetin (alejhi salatu ue selam).”3 2. Ata që e konsiderojnë shura-n si të pëlqyeshme janë të mendimit se “Parimi i shura-s nuk është nga ato parime që pushtetarët dhe individët janë të detyruar ta zbatojnë, por është një veprim i pëlqyer, dhe nëse pushtetarët apo edhe njerëzit e tjerë e praktikojnë, do të marrin shpërblimin e Zotit dhe do të lavdërohen edhe në këtë botë.”4 Ky grup është argumentuar me faktin se fukahatë (juristët muslimanë) kur kanë përmendur shura-n, nuk e kanë klasifikuar atë në çështjet e detyruara dhe as nuk kanë shkruar ndonjë kapitull të veçantë për këtë çështje. Ata e kanë përmendur shura-n në kapitujt ku flitet për etikën e gjykatësit, se a është e detyrueshme për të që të konsultohet apo është thjeshtë e pëlqyeshme.5 Diskutimi i këtij argumenti Mospajtimi i shumicës së fukahave në këtë pikë, qëndron në faktin se, kur ata flasin për kalifin, kanë për qëllim “kalifin legjitim”, i cili plotëson të gjitha kushtet për të qenë prijës i muslimanëve dhe, ndër të tjera edhe kushtin për të qenë muxhtehid. Ky këndvështrim i shumicës së fukahave, ka ardhur si rezultat i natyrës së kalifatit. Këta dijetarë e krahasojnë pozitën e kalifit apo të prijësit, me pozitën e Profetit (alejhi salatu ue selam) në shtetin islam dhe e konsiderojnë kalifin, mëkëmbës të tij. Kjo gjë kuptohet edhe nga përkufizimi që ata i bëjnë kalifatit, ai është “vendi i mëkëmbësit të Profetit, në mbrojtje të fesë dhe në administrimin e çështjeve të kësaj bote.”6 Duke u nisur nga sa më sipër, këta dijetarë kanë paraparë edhe të gjitha përgjegjësitë që kalifi duhet të ushtronte, si: të qenurit imam në namaz; dhënës i fetave; të qenurit gjykatës, prijës në luftë dhe mbikëqyrës i gjendjes fetare. Të gjitha këto ishin përgjegjësi të veçanta të kalifit, të cilat ai duhet t‟i ushtronte vetë, ose duhet të vendoste dikë që do e zëvendësonte në këto detyra, dhe ai duhej të vepronte njësoj edhe për çështje të tjera të kësaj bote. Ashtu si Profeti (alejhi salatu ue selam) nuk e kishte të detyruar të konsultohej - siç mendojnë ata - ashtu edhe kalifi nuk është i detyruar të konsultohet. Po kështu, ata kanë paraparë si kusht që kalifi duhet të jetë muxhtehid dhe, sipas mendimit të tyre, muxhtehidi nuk është i detyruar të konsultohet, pasi kjo është vetëm e pëlqyeshme për të. 1 Ahkam el-kuran, 2/52. 2 Esh-shura fi dhil nidham el-hukm el-islami, f. 121. 3 Esh-shura ue etheruha fi demukratije, f. 62. 4 El-halifetu: teulijetu ue azluhu, Salahudin Debus, f. 220. 5 Shih Esh-shura bejne en-nedherije ue et-tetbijk, Kahtan Abdurrahman Ed-Duri, f. 56. 6 El-ahkam es-sultanije, El-Mauerdi, f. 5.
  • 11. 11 Gjithashtu, shumica e dijetarëve janë të një mendjeje se, shura nuk është diçka e detyruar për gjykatësin (muxhtehid), kështu që aq më pak mund të jetë e detyruar për një prijës, kur dihet se udhëheqësi është një shkallë më lart se ai. Mendimi ynë rreth kësaj çështjeje Ajo që më duket më me vend, është mendimi i atyre dijetarëve që e konsiderojnë shura-n si detyrë në çdo rast, sepse kalifi në shtetin islam nuk zë pozitën e Profetit (alejhi salatu ue selam), por merr pozitën e Umetit islam. Detyra e Profetit (alejhi salatu ue selam), pas vdekjes së tij i takon Umetit islam, pra e gjithë bashkësia islame është përgjegjëse për këtë obligim.1 Këtë fakt, Kurani fisnik e ka përmendur më shumë se një herë. Allahu thotë: “Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin: (sepse) ju urdhëroni që të bëhen vepra të mira, i ndaloni të këqijat dhe besoni Allahun.”2 Dhe: “Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë, që të bëheni dëshmitarë përmbi njerëzit dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar përmbi ju.”3 Veç kësaj, duhet të përmendim edhe faktin se kërkesa ndaj gjithë Umetit islam për të përmbushur detyrimet kolektive (fard kifaje), tregon se të gjitha pushtetet duhet të ushtrohen nga i gjithë Umeti, dhe jo vetëm nga prijësi apo kalifi. E vërteta është se Profeti (alejhi salatu ue selam) ishte imam në namaz për besimtarët, u jepte atyre fetva, vendoste ligje mbi ta, gjykonte mes tyre, i udhëhiqte në luftë ushtritë e tyre dhe kryente çdo detyrë që paraqiste nevoja e tyre fetare dhe tokësore, kjo sepse ai kishte një pozitë të veçantë në Umetin islam, pasi ai përbashkonte dy detyrime: detyrimi për të përcjellë mesazhin hyjnor dhe detyrimi për mbarëvajtjen e shtetit.4 Kështuqë ka dallime mes pushteteve që ushtronte Profeti (alejhi salatu ue selam) dhe atyre që ushtron kalifi, e megjithatë, edhe më parë e sqaruam detyrimin që kishte Profeti (alejhi salatu ue selam) për të zbatuar shura-n, për çështje të cilat nuk kishte Zbulesë nga Zoti. Për sa i përket idesë së krahasimit ndërmjet pushtetit të kalifit dhe gjykatësit, ata që e mbrojnë këtë ide, nisen nga fakti se kalifit i takon të japë gjykime për çështje të ndryshme ashtu si dhe gjykatësit, dhe përderisa gjykatësit nuk i duhet domosdoshmërisht të konsultohet, ashtu edhe kalifi që është më lart se ai, nuk e ka obligim të konsultohet. Ky arsyetim është i papranueshëm, sepse ka dallim mes praktikës së punës që ushtron gjykatësi dhe asaj që ushtron kalifi, si për sa i përket hapësirës që përfshin puna e kalifit, po ashtu edhe për sa i takon rrjedhojave që ka ajo, ndryshe me atë të gjykatësit. Gjithaq edhe fakti se gjykatësi nuk duhet të konsultohet, nuk është diçka për të cilën ka dakordim mes dijetarëve, që të mund të bëhet analogji me të.5 3. Një tjetër argument që kanë dhënë ndjekësit e këtij mendimi, është edhe moskonsultimi i Profetit (alejhi salatu ue selam) në rastin e marrëveshjes së Hudejbijes, në luftën me fisin Beni Kurejdha dhe në luftën e Tebukut. Gjithashtu edhe kalifi Ebu Bekër (radijallahu anhu) nuk u konsultua me shokët e tij për dërgimin e ushtrisë së Usamës në luftën kundër renegatëve dhe atyre që nuk jepnin zekatin. Këtyre argumenteve i është dhënë përgjigje si më poshtë. 1 Esh-shura ue etheruha fi demukratije, f. 101. 2 Al-Imran, 110. 3 El-Bekare, 142. 4 Esh-shura ue etheruha fi demukratije, f. 102. 5 Po aty, f. 103.
  • 12. 12 Marrëveshja e Hudejbijes ishte një akt që u krye me udhëzim të drejtpërdrejtë nga Allahu, i Cili urdhëroi të Dërguarin e Tij të kryente këtë marrëveshje, ndaj këtu nuk kishte hapësirë për shura-n. Po e njëjta gjë vlen edhe për luftën ndaj fisit Beni Kurejdha, ku Profetit i erdhi urdhri për të luftuar me ta nga Allahu nëpërmjet Xhibrilit, e po kështu edhe ekspedita luftarake e Tebukut ishte e ngjashme me të. Në të gjitha këto raste nuk kishte vend për të vënë në përdorim ixhtihadin. Në fakt, veprimi që bëri Ebu Bekri me ushtrinë e Usamës, ishte zbatim i urdhrit të Profetit (alejhi salatu ue selam), të cilin ai e kishte urdhëruar para vdekjes së tij. Lufta që bëri Ebu Bekri me renegatët dhe ata që nuk jepnin zekatin, ishte një luftë për të çuar në vend ligjin e Zotit dhe për të zbatuar një nga shtyllat e Islamit. Argumentet e mendimit të parë Ky grup, që mbron idenë se shura është e detyruar, ka sjellë argumente nga Kurani fisnik dhe nga Tradita autentike Profetike, si më poshtë vijon: Së pari: Allahu i Lartësuar thotë: “Në sajë të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje. Prandaj falua atyre gabimin, kërkoji falje Allahut për ta dhe këshillohu me ata për çështje të ndryshme! Kur të vendosësh për diçka, mbështetu tek Allahu! Vërtet, Allahu i do ata që mbështeten tek Ai.”1 Nga ky ajet, të qenurit e shura-s detyrim, del në pah si më poshtë: 1. Ajeti është shumë i qartë dhe tregon se shura është një detyrim, “pasi urdhri në pamje të parë, nënkupton diçka që është detyrë, vetëm nëse ka ndonjë element që të tregojë se urdhri në këtë rast nuk është detyrë, e në rastin konkret, nuk kemi ndonjë element që të provojë një gjë të tillë.”2 2. Ky ajet ka zbritur pas betejës së Uhudit, para së cilës i Dërguari i Allahut u konsultua me shokët e tij rreth saj dhe ata i dhanë mendimin që të dilnin për ta pritur armikun jashtë qytetit, ndërkohë që mendimi i tij ishte të qëndronin brenda dhe ta luftonin armikun kur ata të hynin në qytet, por Profeti ndoqi mendimin e shumicës. Më pas, ndodhi shkelja e urdhrit të Profetit nga ana e shigjetarëve, e për pasojë beteja u humb nga muslimanët. Në një situatë të tillë zbriti edhe ky ajet, i cili e urdhëron Profetin (alejhi salatu ue selam) të falë ata që gabuan dhe të vazhdojë të konsultohet dhe kjo humbje të mos bëhet shkak ndalimi për vazhdimësinë e shura-s. Nëse ndonjëherë ndodh ndonjë gabim për shkak të shura-s, saktësia dhe e mira që sjell shura është shumë më e shpeshtë në raport me gabimet që mund të vijnë prej saj. “Urdhri për të zbatuar shura-n në një gjendje të tillë, e forcon edhe më tepër faktin se ajo është detyrim. Prandaj, urdhri në këtë rast ka peshën e detyrimit, dhe për këtë arsye ai mbetet një rregull detyrues për të gjithë ata që do të vijnë pas Profetit (alejhi salatu ue selam) dhe që do të jenë në një pozitë të ngjashme me të tijën.”3 Së dyti: Allahu i Lartësuar thotë: “Për ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre, e falin namazin rregullisht dhe këshillohen për punët e veta me njëri-tjetrin; për ata që ndajnë lëmoshë, prej asaj që u kemi dhënë Ne.”4 Nga ky ajet, të qenurit e shura-s detyrim, del në pah si më poshtë: 1 Al-Imran, 159. 2 El-ferd ue deuletu fi sheriatu el-islamije, Abdulkerim Zejdan, f. 32. 3 Esh-shura fi dhil nidham el-hukm el-islami, f. 36. 4 Esh-Shura, 38.
  • 13. 13 1. Allahu, në këtë ajet, shpjegon se mes cilësive kryesore të besimtarëve, me të cilat Ai i ka lavdëruar ata, është edhe cilësia e të këshilluarit me njëri-tjetrin. Përmendja e cilësisë së shura-s në këtë ajet, bëhet me një fjali që fillon me emër në gjuhën arabe, çka tregon qëndrueshmëri dhe vazhdimësi. 2. Përshkrimi i besimtarëve si njerëz që “këshillohen për punët e veta me njëri- tjetrin”, tregon se shura është një veçori e Islamit, me të cilën duhet të karakterizohen besimtarët, cilado qoftë pozita e tyre. Pra, edhe nëse ata jetojnë në një shoqëri ku shteti nuk u përket atyre - siç qe rasti i muslimanëve në Mekë - apo edhe kur ata kanë një shtet të tyrin - siç qe rasti i tyre në Medine - ata duhet të mos i ndahen shura-s.”1 Kjo është një cilësi e pandarë për besimtarët, ashtu si edhe namazi. Ashtu siç nuk i lejohet besimtarit të lërë namazin, ashtu nuk i lejohet të lërë edhe shura-n, dhe në veçanti, për çështje që janë në interes të të gjithëve. 3. Allahu e ka përmendur cilësinë e shura-s, pasi ka përmendur namazin, që është shtylla e Islamit, dhe para se të përmendë zekatin. Pra, vendosja e shura-s mes namazit dhe zekatit, është një nga argumentet më të mëdha që flet qartë për obligueshmërinë e saj. Nëse namazi është një detyrim adhurimi dhe nënshtrimi ndaj Zotit, ndërsa zekati një detyrim shoqëror, shura është një detyrim politik.2 Për këtë, imam Ebu Bekr El-Xhesas, pasi përmend ajetin e mësipërm, shprehet: “Ajeti tregon madhështinë e pozitës që ka shura, sepse Allahu e ka përmendur atë pranë besimit dhe faljes së namazit, dhe, kjo tregon se ne jemi urdhëruar ta praktikojmë atë.”3 Së treti: Mbështetësit e këtij mendimi argumentojnë edhe përmes Traditës së Profetit (alejhi salatu ue selam), ku në të do të gjejmë hadithe të shumta, të cilat përforcojnë idenë se shura është obligim, si për shembull: 1. Ebu Hurejra ka thënë: “Nuk kam parë njeri që këshillohet aq shumë me shokët e tij sa i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam).”4 2. Nga Aliu - radijallahu anhu - prijësi i besimtarëve, përcillet se ai i tha Profetit (alejhi salatu ue selam): - O i Dërguari i Allahut! Si të veprojmë nëse pas teje ndeshemi me një çështje për të cilën nuk ka ndonjë ajet nga Kurani dhe as ndonjë thënie nga ana jote? - Ai tha: “Mblidhni për këtë çështje dijetarët e Umetit tim; le të konsultohen me njëri-tjetrin dhe, mos vendosni sipas një mendjeje të vetme!”5 Ky hadith tregon qartë se shura është obligim, për çështje rreth të cilave nuk ka tekst kuranor dhe as hadith, ashtu siç tregon se duhet marrë mendimi i shumicës. 3. Ibn Abasi rrëfen: “Kur zbriti ajeti “dhe këshillohu me ata për çështje të ndryshme”, i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) tha: “Allahu dhe i Dërguari i Tij nuk kanë nevojë për të, por Allahu e ka caktuar atë si mëshirë për Umetin tim. Mes tyre, ai që konsultohet nuk do ta humbasë udhëzimin, ndërsa ai që e braktis atë, nuk do t‟i shmanget humbjes.”6 Udhëzimi qëndron afër me konsultimin, ndërsa humbja është shumë larg tij - ky është një tjetër argument i fortë se shura është obligim. Përveç kësaj, në komentarët e Kuranit, haditheve dhe historisë islame, do gjejmë shembuj të shumtë, ku tregohet se si i 1 Fi Nidham es-sijasi lildeuleti islamije, Dr. Muhamed El-Aua, f.106. 2 El-mushruijetu el-islamijetu el-ulja, Ali Xherishe, f. 254. 3 Ahkam El-Kuran, 3/510. 4 El-Bejheki, 1753. 5 Ed-dur el-menthur, 10/6. Hadith jo autentik (munker), shih Silsiletu daifetu, nr. 4854. 6 Po aty. Hadith joautentik (daif), shih Silsiletu daifetu, nr. 5868.
  • 14. 14 Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) konsultohej me shokët e tij, e në veçanti me Ebu Bekrin dhe Umerin. Në gjurmët e Profetit ecën edhe kalifët e drejtë të Islamit, në rrugën e shura-s: sa herë përballeshin me ndonjë ngjarje, ku më e spikatura ishte zgjedhja e kalifit, si dhe plot çështje të tjera madhore, me të cilat haseshin muslimanët, ata i ktheheshin shura-s. Vetë praktika e vazhdueshme e Profetit (alejhi salatu ue selam) në ndjekjen e shura-s, ndonëse ai qëndronte përtej gabimeve njerëzore, për shkak të Zbulesës hyjnore, është treguesi më i qartë se shura është obligim dhe e detyrueshme për t‟u ndjekur nga njerëzit e tjerë që nuk kishin pozitën e tij. Në këtë praktikë nuk qëndronin pas as kalifët e drejtë që erdhën pas Profetit, në çështjen e emërimeve, gjykimeve, si dhe në shumë çështje të tjera, siç do ta shohim edhe në këtë studim. Gjykim Pasi parashtruam opinionin e dytë rreth kësaj çështjeje dhe argumentet përkatëse, si dhe përgjigjet e dhëna, bëhet e qartë se mendimi që e shikon shura-n si obligim, është mendimi më i drejtë dhe më me peshë për t‟u pranuar. Kjo për shkak të argumenteve të qarta dhe të forta, ku mbështetet ky mendim, që shkon në një frymë me ajetet kuranore, ku urdhërohet shura, siç edhe e bëmë të qartë. Po kështu, praktika e shura-s, vjen në interes të individit dhe bashkësisë dhe, nxit shpirtin e bashkëpunimit dhe solidaritetit mes njerëzve të thjeshtë dhe udhëheqësve të tyre. Ibn Tejmije thotë: “Një pushtetar nuk mund të bëjë dot pa u konsultuar, sepse Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij (alejhi salatu ue selam) duke thënë: “Prandaj falua atyre gabimin, kërkoji falje Allahut për ta dhe këshillohu me ata për çështje të ndryshme!” Thuhet se Allahu e urdhëroi Profetin e Tij (alejhi salatu ue selam) me këtë gjë, që të zbuste dhe afronte zemrat e shokëve të tij, për t‟u marrë si shembull nga ata që do të vinin më pas, në nxjerrjen e opinioneve për çështje që nuk ishin pjesë e Shpalljes hyjnore, siç ishin taktikat luftarake, si dhe çështje të tjera dytësore, prandaj, nga ky këndvështrim, një tjetër është më i detyruar të zbatojë praktikën e shura-s (sesa vetë Profeti).1 1 Es-sijase esh-sherije. Fq. 126.
  • 15. 15 Kapitulli i dytë Rëndësia e shura-s Shura është një subjekt i rëndësishëm që gëzon një pozitë të lartë në mendimin njerëzor, por edhe në atë islam. Ajo është një nevojë e domosdoshme me të cilën fisnikërohet jeta e njeriut. Allahu e krijoi njeriun dhe i dhuroi atij shpirtin, dëgjimin, shikimin dhe zemrën. Ai e bëri njeriun përgjegjës në këtë jetë. Dërgoi Profetë dhe zbriti libra. Jeta e njeriut pa shura-n do të ishte e mangët, e cenuar në dinjitetin e saj, një jetë që më shumë do i ngjante jetës së sendeve të ngurta, sesa jetës së një krijese fisnike. Rëndësinë e shura-s e shton edhe më tepër fakti se Kurani e ka përmendur shura- n në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) e ka praktikuar atë në jetë, ndaj shura nuk është një teori, por një praktikë jetësore, një veprimtari e prekshme dhe një proces që përjetohet. Islami i ka dhënë shura-s një dimension të thellë besimi, një aromë shpirtërore të këndshme. Shura nuk është thjesht një fjalë që thuhet kuturu, as një slogan që artikulohet në forma orale, dhe as një parullë që varet pa kuptim; shura në fund të fundit nuk është një realitet i vdekur në jetën e njerëzve, por jetë dhe gjallëri. Shura është tipari me të cilin Allahu ka ngjyrosur jetën njerëzore në çdo hapësirë, në çdo korridor dhe në çdo kthinë të saj. Shura është bërë një simbol i njohur, një cilësi e dukshme dhe pjesë e pandarë e jetës. Ajo është një domosdoshmëri jetësore, pa të cilën nuk mund të bëhet në asnjë aspekt të jetës dhe në asnjë çështje të saj. Ajo hyn në shtëpi mes burrit dhe gruas së tij, në të mirë dhe në të keq, në gjëra të mëdha dhe të vogla, gjidhënie dhe ushqim, bashkim dhe ndarje, ajo gjendet në institucionet e edukimit, mes mësuesve dhe nxënësve; ajo nuk e lejon despotizmin e njeriut ndaj njeriut. Shoqëria muslimane me anëtarët dhe grupimet e saj, me institucionet dhe organizmat e saj, është një shoqëri e edukuar që kujdeset për të drejtat, ruan përgjegjësitë dhe çon në vend marrëveshjet.1 Pa dyshim që kur shura përshkon jetën e shoqërisë njerëzore, i bën pjesëtarët e saj ta ndiejnë humanizmin e tyre, sepse nëpërmjet kësaj të drejte, ata afirmojnë personalitetin e tyre. Këtë të drejtë që ua ka dhënë Zoti, ata e shfrytëzojnë për të shfaqur aftësitë dhe potencialet e ndryshme që zotërojnë, kështu që njerëzit arrijnë t‟i njohin këto aftësi dhe shoqëria përfiton për të njohur njeriun e duhur, në vendin e duhur. Nesibini thotë: “Një nga të mirat e shura-s është se ju, nëpërmjet saj zbuloni edhe natyrën e njerëzve. Nëse doni të vini në provë një njeri, atëherë konsultohuni me të për një çështje dhe shihni mendimin dhe idenë e tij, drejtësinë dhe padrejtësinë e tij, të mirën dhe të keqen e tij.”2 Kur shura bëhet pjesë përbërëse e shoqërisë, shpirtrat e njerëzve afrohen me njëri-tjetrin, zemrat lidhen, marrëdhëniet forcohen dhe bëhen më të thella, radhët e shoqërisë ngjeshen dhe kështu përhapet dashuria dhe mëshira. Pas kësaj, e keni më të lehtë të kuptoni atë që thotë Profeti i Zotit (alejhi salatu ue selam): “Shembulli i besimtarëve në dashurinë, mëshirën dhe solidaritetin mes tyre, i ngjan një trupi të vetëm, kur ankohet një organ i tij, i gjithë trupi vuan me pagjumësi dhe ethe.”3 Ose në një thënie tjetër: “Besimtari për besimtarin është si ndërtesa, ku pjesët e saj shtrëngojnë njëra-tjetrën” - dhe Profeti ngërtheu gishtërinjtë me njëri-tjetrin.4 1 Esh-shura fi sijak et-tasil uel muasare. 2 El-ikd el-ferid lil melik es-seid, f. 42. 3 Buhariu 6011, Muslimi 5/446. 4 Buhariu 6026, Muslimi 5/446.
  • 16. 16 Për shura-n Kurtubiu thotë se “ajo është harmoni për bashkësinë, mbikëqyrëse e mendjeve dhe shkak që të shpie drejt së drejtës.”1 Tregohet se kalifi i drejtë, Ali Ibn Ebi Talib (radijallahu anhu) ka thënë: “Nga shura përftohen shtatë veçori: nxjerrja e të saktës, vjelja e mendimit, ruajtja nga shkarja, mbrojtja nga kritika, shpëtimi nga keqardhja, lidhja e zemrave dhe ndjekja e gjurmëve (të Profetit).”2 Rëndësia e shura-s në Islam shfaqet edhe në paraqitjen që i bën Kurani: shura nuk është pak, por një nga emrat e sureve të Kuranit.3 Komentuesit e Kuranit dhe dijetarë të tjerë, kur përmenden ajetet dhe hadithet që flasin për shura-n, shpalosin aspekte dhe dobi të shumta të shura-s. Këtu do të përmendim disa prej tyre: 1. Shura është afërsi dhe bindje ndaj Allahut Sipas fesë, shura është një detyrim dhe vënia e saj në praktikë, do të thotë zbatim i këtij detyrimi. Islami i obligon përqafuesit e tij të preokupohen me hallet e muslimanëve, duke vënë kështu në jetë hadithin: “Ai që nuk preokupohet me çështjen e muslimanëve, nuk është pjesë e tyre.”4 Shura qëndron në krye të preokupimeve ndaj çështjeve të muslimanëve. Në këtë aspekt, ajo zë vendin kryesor dhe kohën më të madhe në jetën e një muslimani, i cili jep esencën e mendimeve të tij, në interes të bashkësisë së muslimanëve. 2. Shura i jep forcë shoqërisë Pa dyshim që shura është një shkollë edukimi për Umetin islam, që e praktikon në shfaqjen e mendimit të lirë dhe në kurajën për të folur. Kjo gjë e bën Umetin të ndiehet më i angazhuar në problemet e tij të përgjithshme dhe të veçanta, në çështjet e fesë dhe ato të kësaj bote. 3. Shura reflekton besim mes pushtetit dhe njerëzve Shura e bën njeriun me pushtet të ndiehet se ai mbështetet në sinqeritetin e njerëzve, ashtu siç e bën edhe individin të ndiehet pjesë e pandarë e bashkësisë islame. Kjo gjë shmang zilinë, inatet, urrejtjen dhe dashakeqësinë. Në këtë shoqëri racionale ku vepron shura, përçarja nuk ka vend të ngrejë kokë, sepse çdo njeriu i është dhënë liria të bëhet pjesëmarrës me idenë e tij në çështjet e bashkësisë. Shura është pritë mbrojtëse për prijësin dhe shtetasit e tij, ajo është siguresa dhe themeli i qëndrueshmërisë për shoqërinë. 4. Shura është pengesë ndaj tiranisë Çdo njeri, qoftë ky dijetar, gjykatës, myfti apo pushtetar, sado i mençur, i ditur, i kulturuar dhe i drejtë të jetë në opinionet e tij, sado përvojë që të ketë, do jetë shumë më pak i saktë nëse mbështetet vetëm në opinionin e tij dhe nuk konsultohet me njerëz të ditur, të arsyeshëm dhe inteligjentë. Në të shumtën e rasteve, despotizmi i mendimit vjen nga egoizmi vetjak dhe një njeri i tillë qëndron larg të vërtetës dhe të drejtës. 1 El-xhamiu li-ahkam el-kuran, 16/37. 2 El-ikd el-ferid lil melik es-seid, f. 43. 3 Ajo është surja nr.42 dhe ka 53 ajete, ka zbritur në Mekë, me përjashtim të katër ajeteve, që kanë zbritur në Medine. Kjo sure ka zbritur pas sures Fusilet. 4 Muxhem Es-sagir, Teberani, 2/131. Hadithi nuk është autentik (daif).
  • 17. 17 Një njeri të urtë e pyetën: - Përse këshilla e një njeriu të mençur kur u drejtohet të tjerëve qëllon e suksesshme, ndërsa ndaj vetes së tij nuk është e tillë? - Ai u tha: “Këshilla që njeriu i jep vetes është e pleksur me egoizëm, ndërsa kur ia drejton dikujt tjetër, nuk është e tillë. Suksesi nuk shoqërohet me egoizmin.”1 5. Shura bashkon zemrat dhe njëson opinionin publik Nëpërmjet shpalosjes së temave dhe problemeve të përgjithshme, diskutimit dhe debatit rreth tyre, shkëmbimit të ideve dhe opinioneve rreth tyre, forcohen lidhjet dhe njësohet opinioni i përgjithshëm i njerëzve. Gjithashtu shura luan një rol të rëndësishëm në udhëzimin e individit për kryerjen e detyrave të tij shoqërore, në pjesëmarrjen në dialog dhe në marrjen e vendimeve. 6. Në fenë tonë, shura, në kuptimin e saj të përgjithshëm, është një parim kuranor, një bazë e gjerë për të gjitha çështjet e shoqërisë. Nga shura degëzohen norma, rregulla dhe kritere të ndryshme, të cilat ndërtojnë një sistem shoqëror, politik dhe ekonomik të plotë. Shura ravijëzon për shoqërinë udhën e solidaritetit, bashkëpunimit, përkrahjes sociale, ndarjes së mendimeve dhe pasurisë. Ajo nuk është thjesht një parim kushtetues, por një metodë e përgjithshme dhe një ligj i plotë.2 Kur shura përfshin jetën e muslimanëve në të gjitha aspektet e saj, qoftë kjo në politikë, në çështjet sociale apo ekonomike, prodhon një bashkësi të qytetëruar, e cila qëndron më lart se të tjerat në çdo fushë të jetës, duke realizuar kulmin e përparimit dhe lumturisë së kësaj bote. Argumentet e legjitimitetit të shura-s Shura e merr legjitimitetin e saj nga ajetet e Kuranit famëlartë, nga Tradita Profetike - fjalët dhe veprat - si dhe nga praktika e sahabëve. Në këtë pjesë të librit do të shqyrtojmë me hollësi secilën nga këto argumente. Shura në Kuran Shura është një parim fetar që e merr forcën obliguese nga Kurani famëlartë dhe nga atributi hyjnor që ka feja. Ajo është metodologji e lidhur me doktrinën islame dhe me ligjin e saj; ka rrënjë të thella dhe një shtrirje të gjerë në shpirtrat e njerëzve dhe në radhët e shoqërisë.3 Shura si fjalë është përmendur në Kuran në të gjitha format e saj, në tri sure, në dy suret më të gjata, në suren Bekare dhe atë Al-Imran, të cilat kanë zbritur në Medine dhe në suren e tretë që është surja me emrin Shura, e cila ka zbritur në Mekë. Ky fakt është një tregues i qartë se shura është një kërkesë e domosdoshme për muslimanët, në çdo kohë, etapë dhe situatë që ata kalojnë në jetën e tyre. Muslimanët sido që të jenë, të dobët apo të fuqishëm, të paktë apo të shumtë në numër, me pushtet dhe forcë, apo të zhveshur nga çdo përkrahje dhe mbështetje, shurën e kanë pjesë të pandarë të jetës së tyre. Cilësimi i besimtarëve se ata janë njerëz të shura-s, ndërkohë që ata ishin akoma të dobët dhe të pafuqishëm, është një argument i fortë dhe një fakt tregues se shura e tejkalon kuptimin e ngushtë të fjalës politikë, të fjalës shtet dhe strukturave të tij, për të 1 El-ikd el-ferid, f. 43. 2 Teufik esh-shaui. Fikh esh-shura uel istishare, f. 9. 3 Esh-shura fi tasil sijak el-amuasir.
  • 18. 18 përfshirë çdo çështje të muslimanëve, pa pasur asnjë dallim në këtë drejtim mes politikës, ekonomisë apo çfarëdo lloj ndarjeje tjetër. Çdo gjë për të cilën ka heshtur Allahu dhe ka toleruar, pa dyshim hyn brenda hapësirës së shura-s, dhe askush nuk mund ta kundërshtojë këtë. Sa hapësirë e gjerë që është kjo dhe sa shumë raste ka në të! Çdo gjë që juristët muslimanë e quajnë el-masālih el-murseleh (dobi të papërcaktuara)1 , hyn te shura, pa më të voglin problem dhe pa asnjë sforco.2 Më poshtë do të parashtrojmë tri ajetet që përmendin shura-n, duke e shoqëruar çdo njërin prej tyre me koment. Ajeti i parë “Nënat le t‟u japin gji fëmijëve të tyre dy vjet, për ata që duan t‟ia plotësojnë dhënien e gjirit. Babai i fëmijës ka për detyrë, sipas mundësisë së tij, që t‟i sigurojë si duhet ushqim dhe veshmbathje. Nuk ngarkohet askush përtej mundësisë që ka: nëna le të mos dëmtohet për shkak të fëmijës së saj e as babai të mos dëmtohet për shkak të tij. Edhe trashëgimtari ka të njëjtat detyrime për të gjitha këto. Por, nëse pas këshillimit, ata vendosin me pëlqim të ndërsjellë që ta ndajnë fëmijën nga gjiri, kjo nuk është gjynah për ta.”3 Ky ajet tregon se ndërprerja e gjirit në më pak se dy vjet nuk lejohet, vetëm se me aprovimin e të dy prindërve dhe pasi të këshillohen me njerëz kompetentë. Nëna mund të dojë t'ia ndërpresë gjirin dhe t'i japë vetëm ushqim, po kështu, edhe babai mund të mos jetë më i gatshëm të japë pagesën për tajën, kështu që edhe ai do të ishte i gatshëm që fëmija ta ndërpriste gjirin, por sido që të jetë, prindërit rrallë mund të bien dakord që të dy që të dëmtojnë fëmijën. Veç kësaj, për këtë merret në konsideratë edhe konsulta me dikë tjetër, për të cilën ata kanë rënë dakord. Dhe kështu, pas gjithë kësaj, është e largët mundësia që të gjithë të bëhen njëzëri për t'i bërë dëm fëmijës.4 Ky ajet flet rreth një çështjeje familjare ndërmjet burrit dhe gruas së tij, për diçka që ka të bëjë me gjidhënien dhe ushqimin e fëmijës. Kjo është një çështje familjare, për të cilën ka folur Kurani fisnik, në mënyrë që fëmija të mos vuajë pasojat e mosmarrëveshjes në mes bashkëshortëve.5 Kështu pra, Kurani na udhëzon drejt shura-s, për një nga elementet më pak të rëndësishme të edukimit dhe rritjes së fëmijës, dhe nuk lejon që njëri prej prindërve të vendosë i vetëm në mënyrë autoritare duke mos marrë pëlqimin e tjetrit. Po a është e mundur t'i lejohet një njeriu të vendosë i vetëm për një komunitet të tërë njerëzish?! Emancipimi i një populli të tërë dhe vendosja e drejtësisë, është një çështje më e rëndësishme sesa e para, ashtu siç edhe dashamirësia e udhëheqësve apo e mbretërve ndaj popullit është shumë më e vogël sesa e prindërve ndaj fëmijëve të tyre.6 Ajeti i dytë “Në sajë të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje. Prandaj falua atyre 1 Dobi të papërcaktuara janë ato interesa publike, për të cilat nuk kemi ndonjë argument të drejtpërdrejtë nga feja, por që përfshihen nga objektivat e përgjithshme të Sheriatit dhe nuk bien në kundërshtim me asnjë tekst të caktuar fetar. Si për shembull: mbledhja, shkrimi dhe shumëfishimi i Kuranit, ndërtimi i shkollave etj. (shën. i përkth.). 2 Po aty. 3 El-Bekare, 233. 4 Tefsir el-kebir, 2/123. 5 Esh-shura fi tasil sijak el-amuasir. 6 Tefsir El-menar, Reshid Rida, 2/328.
  • 19. 19 gabimin, kërkoji falje Allahut për ta dhe këshillohu me ata për çështje të ndryshme! Kur të vendosësh për diçka, mbështetu tek Allahu! Vërtet, Allahu i do ata që mbështeten tek Ai.”1 Ky ajet zbriti pas disfatës në betejën e Uhudit, në të cilën Profeti (alejhi salatu ue selam) u tërhoq nga mendimi i tij dhe pranoi mendimin e disa prej shokëve të tij, kur pa se shumica e tyre donin të përballeshin me armikun jashtë Medinës. Mund të mendohej se do të vinte ndonjë kritikë nga Zoti ndaj atyre sahabëve të cilët këmbëngulën për ta bindur Profetin (alejhi salatu ue selam) të vepronte sipas mendimit të tyre! Mund të mendohej po ashtu se do t‟i binte vlera shura-s, për shkak të përfundimit të pasuksesshëm që ajo pati, ku si pasojë solli dhe humbjen e betejës! Mund edhe të thuhet se, nëse ata nuk do të dilnin jashtë Medinës, do të ishin më pranë fitores! Por, në fakt asgjë nga këto nuk ndodhi! Ajetet që erdhën, përkundrazi nxisnin shura-n dhe përforconin idenë se shura është detyrim dhe ato ftonin në praktikimin dhe përhapjen e saj mes njerëzve. E gjitha kjo, tregon për rëndësinë e madhe të shura-s, për të qenurit e saj një obligim i prekshëm dhe një urdhëresë praktike.2 Kështu pra, Islami ka vendosur parimin e shura-s në qeverisje, aq sa edhe vetë Profeti Muhamed (alejhi salatu ue selam) e praktikonte atë. Ajeti në fjalë është një tekst i prerë dhe nuk i lë Umetit islam pikë dyshimi se shura është një parim themelor, pa të cilin nuk ngrihet qeverisja islame. Ndërsa për sa i përket faktit se si funksionon ajo, shura është lënë e lirë përballë kërkesave që imponon jeta.3 Pavarësisht veçantisë tematike dhe kohore që mbart ajeti, ai shfaq qartë vazhdimësinë e kësaj norme. Çdo njeri që zgjidhet për të udhëhequr muslimanët dhe çdo prijës apo qeveritar që vihet në krye, duhet të jetë i butë dhe dashamirës me njerëzit, larg të qenurit i ashpër, i ftohtë dhe i vrazhdë. Ai duhet të kuptojë nevojat që kërkon çasti, por mbi të gjitha, ai nuk duhet të bëhet despot dhe të vendosë i vetëm, por duhet të konsultohet me njerëz të dijes, të përvojës, specialistë të fushës dhe njerëz largpamës, para se të marrë përgjegjësinë e veprimit për atë që ka ndërmend të bëjë. Ai nuk duhet të veprojë pa u qartësuar mirë rreth problemit dhe pa dalë në pah ideja më e mirë, ajo që përshtatet më së shumti me realitetin dhe me interesat e përgjithshme të muslimanëve.4 Duke medituar rreth këtij ajeti, me të cilin Profeti (alejhi salatu ue selam) u urdhërua të konsultohej me besimtarët, ne do të shohim në të mjaft tregues, simbolika dhe indikacione të shumta. Disa prej tyre janë: 1. Konfirmimi i shura-s me anë të foljes urdhërore “dhe këshillohu me ata”, shenjon se shura është urdhëresë, prandaj ajo është detyrim dhe jo diçka fakultative apo e pëlqyeshme. Në themel, çdo urdhër është obligues dhe nuk e humbet këtë aspekt urdhëror, për aq kohë sa nuk ekziston ndonjë element që e shmang atë nga të qenurit obligim, në diçka të pëlqyeshme apo të lejuar. Asnjë argument i tillë nuk ekziston në këtë rast, ndaj shura mbetet detyrim fetar. 2. Fraza “dhe këshillohu me ata”, pavarësisht se i drejtohet Profetit (alejhi salatu ue selam), i përfshin të gjithë muslimanët. Ajeti i drejtohet të Dërguarit të Allahut si prijësi i muslimanëve, si udhëheqësi i tyre dhe si shembulli i të gjithë prijësve dhe udhëheqësve që do të vinin pas tij. Dijetarët e Islamit thonë: “T'i drejtohesh Profetit, do të thotë t'i drejtohesh të gjithë Umetit të tij, përderisa nuk kemi asnjë argument që ky ajet i drejtohet në veçanti vetëm atij.” 1 Al-Imran, 159. 2 Esh-shura fi tasil sijak el-amuasir. 3 Fi dhilal el-Kuran, 1/501. 4 Tefsir el-hadith, Muhamed Druzeh, 8/173.
  • 20. 20 3. Cilët janë ata me të cilët duhet të këshillohet? Ata janë muslimanët, sepse përemri vetor “ata”, përfshin muslimanët në përgjithësi. Çdo individ i Umetit ka të drejtë të shprehë opinionin e tij dhe të japë mendim për atë që e sheh më të mirë, më të përshtatshme dhe në interes të bashkësisë së besimtarëve. Ajeti nuk e përcakton mënyrën se si duhet të kryhet shura me muslimanët, por e ka lënë këtë çështje në dorë të bashkësisë, duke e konsideruar atë një formalitet, apo një procedurë ekzekutive. Shura mund të kryhet duke bërë një referendum të përgjithshëm, mund të kryhet duke zgjedhur përfaqësues të bashkësisë, mund të kryhet duke zgjedhur ehli hali uel akd 1 , ose edhe në ndonjë formë tjetër. Nga këtu, mund të themi se Islami e zgjeron hapësirën e zbatimit të shura-s, ndaj dhe lejohet që të ngrihet një organizëm ose më shumë, për të praktikuar shura-n, përderisa qëllimi mbetet vënia në jetë e këtij parimi, përderisa pikësynimi mbetet bashkëpjesëmarrja në studimin e çështjeve të përgjithshme. Po ashtu, Islami e pranon ekzistencën e një organizmi që praktikon shura-n, anëtarët e të cilit janë njerëz me përvojë dhe me besë, të cilët zgjedhin udhëheqësin dhe të parin e bashkësisë. 4. Cili është subjekti i shura-s? Për çfarë konsultohet pushteti me popullin? Ajeti e ka konsideruar shura-n gjithëpërfshirëse: “dhe këshillohu me ata për çështje të ndryshme” dhe, çështjet e ndryshme përfshijnë çdo fushë, çdo gjë që u intereson muslimanëve dhe për të cilat është e nevojshme dëgjimi dhe marrja e mendimeve të tyre. Duke bashkërenduar në mes dy ajeteve “këshillohu me ata për çështje të ndryshme” dhe ajetit “dhe këshillohen për punët e veta me njëri-tjetrin”, do të shohim se si fjalët “çështje” dhe “punë”, tregojnë se tematika e shura-s është e përgjithshme dhe gjithëpërfshirëse, për çdo gjë që iu intereson muslimanëve në fushën e politikës, ekonomisë, anës sociale, emancipimit, teknikës etj. 5. Vënia në praktikë e parimit të shura-s nga ana e pushtetarit me njerëzit të cilët ai i ka nën vete, është një mirësi nga Zoti, që Ai ia ka dhënë atij dhe popullit të tij. Fakti që një udhëheqës vë në jetë parimin e shura-s, është mëshirë prej Zotit, ndaj tij dhe ndaj shtetasve të tij. Për këtë Allahu thotë: “Në sajë të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta.” Mosvënia në jetë e parimit të shura-s, në marrëdhëniet mes sundimtarit dhe popullit, i bën këto marrëdhënie të vështira dhe kritike dhe e shndërron këtë jetë në një stres dhe konfuzion të vërtetë, në një jetë ku nuk ekziston mëshira e Allahut, që në këtë rast është shura. 6. Dy foljet urdhërore të ajetit “falua atyre gabimin, kërkoji falje Allahut për ata”, janë treguese të rëndësishme në çështjen e shura-s. Kur udhëheqësi konsultohet me popullin, mund të dëgjojë mendime të kundërta, mund të dëgjojë mendime që nuk pajtohen me mendimin e tij dhe që për ta, janë më të drejta, më të dobishme dhe në interes të përgjithshëm. Nëse ndodh diçka e tillë, sundimtarit nuk i lejohet “të marrë në llogari” atë që nuk bie dakord me të, por duhet ta respektojë atë dhe mendimin e tij. Më pas, duhet edhe ta tolerojë dhe t'i kërkojë falje Allahut për të, përderisa çështja është brenda kufijve të konsultimit dhe të paraqitjes së mendimit. 7. Shura te sundimtari, siç tregon edhe ajeti, kalon nëpër dy etapa: E para: Etapa e konsultimit, dhe kjo nëpërmjet dëgjimit të ideve dhe mendimeve të ndryshme, për nxjerrjen e një mendimi të vetëm, ose për përzgjedhjen e më të mirit. E dyta: Etapa e vendimit, pra e zgjedhjes së mendimit dhe e marrjes së tij, duke u nisur nga ato që ai dëgjoi. Në këtë rast, nga sundimtari kërkohet vendosmëri, verdikt 1 Njerëzit me autoritet dhe ata që iu merret mendimi dhe aprovimi në një komunitet të caktuar.
  • 21. 21 i prerë dhe zbatim rigoroz. Për këtë gjë Allahu thotë: “Këshillohu me ata për çështje të ndryshme! Kur të vendosësh për diçka, mbështetu tek Allahu! Vërtet, Allahu i do ata që mbështeten tek Ai.” Ajeti i tretë Allahu i Lartësuar thotë: “Ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre, e falin namazin rregullisht dhe këshillohen për punët e veta me njëri-tjetrin dhe japin nga ajo që ne i kemi furnizuar.”1 Imam Ebu Bekër El-Xhesas duke komentuar këtë ajet, thotë: “Ky ajet tregon madhështinë e pozitës që ka shura, për vetë faktin se ajo është përmendur krahas me besimin dhe faljen e namazit dhe, tregon se ne jemi të urdhëruar të veprojmë me të.”2 Përmendja e shura-s pas besimit të fortë, që vjen si rezultat i përgjigjes ndaj thirrjes së Allahut dhe pas namazit, na mundëson të kuptojmë dy gjëra: E para: Se shura është e përgjithshme, gjithëpërfshirëse në çdo çështje jetike të muslimanëve, ajo është adhurim sikurse është namazi, që është simbol i njohur i Islamit. Ashtu si muslimani e adhuron Zotin e tij duke u falur, ashtu e adhuron Zotin edhe duke dhënë mendimin e tij, apo duke dëgjuar mendimin e vëllait të tij. Kur muslimanët e braktisin konsultimin për çështjet e tyre, ata sikur kanë lënë një prej adhurimeve, duke u larguar kështu nga rruga e Allahut dhe për rrjedhojë, çojnë drejt shkatërrimit jetën e bashkësisë dhe atë individuale. E dyta: Një nga kuptimet e namazit dhe gjurmët që ai lë, është edhe barazia që ai krijon kur i vendos të gjithë besimtarët në një rresht para Allahut. Ashtu siç janë besimtarët të barabartë në namaz, ashtu duhet të jenë të barabartë patjetër edhe në marrëdhënie me shura-n. Çdo musliman, pjesë e ehli hali uel akd, ka të drejtë të parashtrojë opinionin e tij për çështjet e muslimanëve dhe nuk duhet të privohet nga kjo, ndërsa të tjerët duhet të dëgjojnë opinionin e tij. Shprehja e shura-s në këtë ajet, të lë të kuptosh se, të gjitha çështjet e muslimanëve duhet të jenë konsultative dhe se e gjithë jeta e tyre duhet të marrë një ngjyrim të tillë. Ky ajet ka zbritur në Mekë, para se të vendosej qeverisja islame, çka tregon se kjo natyrshmëri nuk duhet të prekë vetëm jetën e një shteti, por jetën e mbarë qytetarëve muslimanë. Shura ishte karakteristikë e muslimanëve në periudhën e Mekës, ndonëse shteti, në kuptimin e tij të mirëfilltë, nuk ishte ngritur akoma. “Në realitet, shteti në Islam nuk është gjë tjetër vetëm se produkt natyral i bashkësisë me karakteristikat e saj të veçanta. Bashkësia përmban shtetin dhe bashkë me të ngrihet për të përmbushur misionin e Islamit, për të vendosur epërsinë e tij në jetën e individit dhe të shoqërisë. Për këtë arsye edhe shura ishte pjesë përbërëse e karakteristikave të xhematit islam që në fillimet e tij. Si treguese akoma më e gjerë dhe më e thellë, shura shfaqet në hapësirën e shtetit dhe në çështjet e qeverisjes. Ajo është pjesë e natyrshme e jetës islame dhe shenjë dalluese e bashkësisë njerëzore që është zgjedhur për të udhëhequr njerëzimin, ajo është një nga cilësitë më të domosdoshme të udhëheqjes.”3 Shura në historitë e Kuranit Shura, si fjalë, me të gjitha format e saj, është përmendur tri herë në Kuran, në ajetet që cituam dhe komentuam më parë, por kjo nuk do të thotë se shura është e 1 Esh-Shura, 38. 2 Ahkam el-Kuran, 3/510. 3 Fi dhilal el-Kuran, surja Esh-Shura.
  • 22. 22 kufizuar vetëm në këto ajete. Kurani famëlartë përdor një larmi të ndryshme fjalësh dhe mund të zhvendoset nga një stil në një stil tjetër. Nëse do ta vështrojmë mirë Kuranin, në të do gjejmë të na tregohen disa ngjarje që brenda tyre mbartin shura-n, por të shprehura me fjalë dhe shprehje të tjera, si për shembull: “Çfarë mendon ti?”1 , “Atëherë, çfarë na këshilloni?”2 , “Kur vendosnin për punën e tyre dhe kurdisnin dredhi”3 , “O paria ime, më këshilloni se ç‟duhet të bëj në këtë çështje!”4 , “Por urdhri të takon ty”5 “Kujto kur mohuesit komplotonin kundër teje”6 Më poshtë do të përmendim shkurtimisht disa ngjarje dhe histori, ku janë përdorur këto shprehje që cituam më sipër, pasi konteksti nuk na lejon të zgjerohemi më hollësisht. 1. Miku i të Gjithëmëshirshmit, Ibrahimi konsultohet me të birin, Ismailin rreth ëndrrës që ka parë. Ibrahimi i thotë të birit: “O djali im, kam parë ëndërr se duhet të të flijoj. Çfarë mendon ti?”7 Dhe djali i tij, Ismaili i thotë se ai duhet të ekzekutojë urdhrin që i është dhënë nga Zoti. Allahu e dinte sinqeritetin e tyre, ndaj dhe e kompensoi sakrifikimin e Ismailit me një dash të madh. 2. Motra e Musait, kur ai ishte akoma i vogël, këshillon familjen e faraonit: Allahu i Lartësuar thotë: “Kur shkoi motra jote dhe tha: „A doni t‟ju tregoj dikë që do të kujdeset për atë?‟ Ne të kthyem te nëna jote, që ajo të gëzohej dhe të mos pikëllohej më.”8 “Ajo i tha motrës së Musait: „Shko pas tij!‟ E motra e vrojtonte atë nga larg, pa u parë nga të tjerët. Ne bëmë që ai të mos pranonte asnjë mëndeshë. Kështu, e motra iu tha atyre (që kishin birësuar Musain): „A doni t‟ju gjej një familje, e cila do të kujdeset për të, duke e edukuar me kujdes?‟ Kështu, Ne e kthyem atë te nëna e vet, që ajo të gëzohej e të mos pikëllohej dhe që ta dinte se premtimi i Allahut është i vërtetë; por, shumica e njerëzve nuk e dinë.”9 3. Mbretëresha e Sebas u konsultua me elitën e mbretërisë së saj rreth mesazhit të Sulejmanit (alejhi selam): Allahu i Lartësuar thotë: “Mbretëresha tha: „O paria ime! Mua më ka ardhur një letër fisnike. Ajo është nga Sulejmani dhe është: „Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Mos u madhështoni para meje dhe ejani të përulur si besimtarë!‟ Ajo tha: „O paria ime, më këshilloni se ç‟duhet të bëj në këtë çështje! Unë nuk do të vendos asgjë pa ju!‟ Ata thanë: „Ne jemi shumë të fortë dhe luftëtarë të guximshëm, por urdhri të takon ty, andaj mendo mirë se ç‟do të 1 Es-Safat, 102. 2 El-Araf, 110. 3 Jusuf,102. 4 En-Neml, 32. 5 En-Neml, 33. 6 El-Enfal, 30. 7 Es-Safat, 102. 8 Taha, 40. 9 El-Kasas, 11-13.
  • 23. 23 urdhërosh!‟ Ajo tha: „Njëmend, kur mbretërit pushtojnë ndonjë vendbanim, e rrënojnë atë dhe e poshtërojnë parinë e tij. Kështu veprojnë ata. Tani do t‟u dërgoj atyre një dhuratë dhe do të shoh me se do të kthehen të deleguarit.”1 4. Shura mes djemve që jetuan në shpellë: Allahu i Lartësuar tregon: “Kështu pra, Ne i zgjuam që të pyesnin njëri-tjetrin. Njëri nga ata tha: „Sa keni ndenjur (në gjumë?)‟ - U përgjigjën: „Kemi qëndruar një ditë, a një pjesë të ditës.‟ Disa thanë: „Zoti juaj e di më mirë se sa keni ndenjur. Dërgoni njërin prej jush në qytet me këtë monedhë argjendi tuajën, e le të shikojë se cili ushqim është më i pastër! Le t‟ju sjellë diçka prej tij, le të sillet mirë dhe askush të mos marrë vesh për ju!”2 Shura në Traditën Profetike Tradita Profetike është e mbushur me ngjarje që inkurajojnë shura-n dhe tregojnë se Profeti (alejhi salatu ue selam) e praktikonte atë dhe dëgjonte e zbatonte mendimet e shokëve të tij. Në të do të gjejmë rëndësinë që Profeti (alejhi salatu ue selam) i jepte kësaj çështjeje, se si ajo duhej të ishte themeli i marrëdhënieve ndërmjet pushtetarit dhe qytetarëve, se mbi të ngrihet shteti, se me të realizohet pjesëmarrja popullore në çështjet e qeverisjes dhe ato të përgjithshme.3 I Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) është modeli më shembullor në vënien në jetë të parimit të shura-s. Më së shumti praktika e shura-s bie në sy nëpër luftëra, ekspedita ushtarake dhe beteja të ndryshme, por kjo nuk do të thotë se ajo nuk praktikohej tjetërkund, sepse shura është pjesë e jetës, ligj i fesë, sistem qeverisjeje dhe pjesë e natyrës së bashkësisë islame.4 Tradita Profetike, ajo gojore dhe praktike, është e mbushur me manifestime të shura-s në jetën islame, të cilat e shpien Umetin në atë stad të mirësisë, ku nuk ka mbërritur asnjë Umet tjetër më parë. Allahu i Lartësuar thotë: “Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin: (sepse) ju urdhëroni që të bëhen vepra të mira, i ndaloni të këqijat dhe besoni Allahun.”5 Argumentet e legjitimitetit të shura-s në Traditën Profetike do t'i trajtojmë të ndara në dy kategori: thëniet dhe praktika profetike. Thëniet profetike Shumë hadithe kanë ardhur në mbështetje të parimit të shura-s dhe të detyrimit për të vepruar me të, këtu do të përmendim disa prej tyre: 1. Përcillet se prijësi i besimtarëve Aliu (radijallahu anhu) ka thënë: - Unë i thashë: O i Dërguari i Allahut! Ne mund të përballemi me ndonjë çështje pas teje, për të cilën nuk përmendet gjë në Kuran dhe as nuk kemi dëgjuar gjë prej teje. - Ai tha: “Mblidhni për të dijetarët e Umetit tim dhe praktikoni shura-n, dhe mos vendosni sipas mendimit të një njeriu të vetëm.”6 1 En-Neml, 29-35. 2 El-Kehf, 19. 3 Fi el-fikh es-sijasi el-islami, Ferid Abdulhalik, f. 58. 4 Esh-shura fi sijak et-tasil uel muasareh, pjesa e dytë. 5 Al-Imran, 110. 6 Ed-dur el-menthur 6/10. Hadith jo autentik (i dobët/daif), shih Ed-daife, 4854.
  • 24. 24 2. Përcillet se Ibn Abasi (radijallahu anhu) ka thënë: - Kur zbriti ajeti “këshillohu me ata për çështje të ndryshme”, i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) tha: “Allahu dhe i Dërguari i Tij nuk kanë nevojë për të, por Allahu e ka përcaktuar atë si mëshirë për Umetin tim. Ai që konsultohet nuk do ta humbasë udhëzimin, ndërsa ai që nuk konsultohet nuk do tʼi shmanget devijimit.”1 3. Nga Ibn Umeri (radijallahu anhu) përcillet se Profeti (alejhi salatu ue selam) ka thënë: “Kush dëshiron të bëjë diçka, konsultohet për të, dhe (në fund) vendos për hir të Allahut.2 Ai do të udhëzohet drejt punës më të mirë.”3 4. Nga Ebu Hurejra (radijallahu anhu) përcillet se i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) ka thënë: “Nëse prijësit tuaj janë njerëzit më të zgjedhur, të pasurit njerëzit më dorëlirë dhe ju praktikoni shura-n me njëri-tjetrin, atëherë të jeni mbi tokë është më mirë për ju sesa nën tokë. Por, nëse prijësit tuaj janë njerëzit më të këqinj, të pasurit njerëzit më koprracë dhe çështjet janë në duart e grave tuaja, atëherë nëntoka është më mirë për ju sesa sipërfaqja e saj.”4 5. Përcillet se prijësi i besimtarëve, Ali Ibn Ebi Talib (radijallahu anhu) ka thënë: - E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Këshilluesi është njeri që vihet nën besë, nëse i kërkohet një këshillë, le ta japë atë sikur ta kishte për veten.”5 6. Nga Seid Ibn Musejib transmetohet se i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) ka thënë: “Kulmi i arsyetimit, pas besimit tek Allahu, është të jesh i dashur me njerëzit. Çdo njeri ka nevojë për këshillë. Njerëzit e së mirës në këtë botë, janë edhe njerëzit e së mirës në botën tjetër, dhe njerëzit e së keqes në këtë botë, janë edhe njerëzit e së keqes në botën tjetër.”6 7. Të Dërguarin e Allahut (alejhi salatu ue selam) e pyetën rreth “të qenurit i vendosur” që përmendet në Kuran: “Kur të vendosësh për diçka, mbështetu tek Allahu”, dhe Profeti (alejhi salatu ue selam) u përgjigj: “Bëhet fjalë për tʼu konsultuar me njerëzit e mençur, dhe pas kësaj ata duhet të ndiqen.”7 8. Nga Aliu (radijallahu anhu) transmetohet se i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) ka thënë: “Nëse do të caktoja një njeri si përgjegjës pas meje pa u konsultuar, do të kisha caktuar Abdullah Ibn Mesudin.”8 9. Umer Ibn Hatabi transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Allahu nuk e lë Umetin tim të dakordohet mbi të gabuarën. Dora e Allahut është me xhematin, kush veçohet, veçohet për në zjarr.”9 10. Një njeri i tha Profetit (alejhi salatu ue selam): - O i Dërguari i Allahut, çdo të thotë të jesh i vendosur? - Ai iu përgjigj: “Të konsultohesh me një njeri të mençur dhe pastaj t'i bindesh atij.”10 11. Ebu Mesud El-Ensari (radijallahu anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) ka thënë: “Këshilluesi është nën besë.”1 1 El-bejheki fi shuab, 7542. Hadith jo autentik, shih Ed-daife, 5868. 2 Duke dashur kënaqësinë e Allahut (shën. i përkth.). 3 El-Bejheki fi shuab 7538. Hadith jo autentik, shih Ed-daife, 2282. 4 Tirmidhiu, 2266. Hadith jo autentik, shih Ed-daife, 6999. Bëhet fjalë për jetën dhe vdekjen (shën. i përkth.). 5 Eusat, Tabarani. Hadith jo autentik, shih Ed-daife 4676, përveç frazës së parë: “këshilluesi është njeri që vihet nën besë”, që është autentike, shih Es-sahiha, 1641. 6 Sunen el-kubra, El-Bejheki. Hadith jo autentik, shih Ed-daife, 3631. 7 Ed-durur el-menthur, Sujuti, 2/90, duke treguar se e transmeton Ibn Merduje. 8 Ibn Maxhe, 137. Jo autentik (daif). 9 Hadithe të ndryshme të mbledhura në një të vetëm. Çdonjëri është autentik më vete, por jo bashkë. El- Mustdrek, Hakimi. 10 El-kubra, Bejhakiu. Hadith jo autentik, shih Ed-daife, 4855.
  • 25. 25 12. Xhabiri (radijallahu anhu) përcjell se i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) ka thënë: “Nëse ndonjërit prej jush, vëllai i tij i kërkon këshillë, atëherë le t'ia japë atë.”2 13. Abdurrahman Ibn Gunem El-Esharij ka thënë se Profeti (alejhi salatu ue selam) i tha Ebu Bekrit dhe Umerit: “Nëse ju të dy bini në një mendje për diçka, unë nuk kam për t'iu kundërshtuar.”3 14. Ebu Seid El-Hudrij përcjell se Profeti (alejhi salatu ue selam) ka thënë: “Çdo profet që ka dërguar Allahu, apo çdo kalif që ka marrë pushtetin, ka patur dy lloj bashkëpunëtorësh: një pjesë që e urdhëronin dhe e nxisnin për punë të mira dhe një pjesë që e urdhëronin dhe e nxisnin për punë të këqija. I pagabueshëm është ai që e ruan Allahu i Lartësuar.”4 Praktika profetike Ebu Hurejra (radijallahu anhu) ka thënë: “Nuk kam parë njeri që të këshillohet aq shumë me shokët e tij, sa këshillohej i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam).”5 I Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) ka dhënë shembullin më të lartë në praktikimin e parimit të shura-s, duke e zbatuar atë në shumë raste, çka tregon se Profeti konsultohej me shokët e tij, madje bënte vaki që të linte mendimin e tij vetjak për të pranuar atë të dikujt tjetër. Ai konsultohej me të tjerët në marrjen e vendimeve që kishin të bënin me luftën, me strategjitë ushtarake, çfarë duhet të bënin me robërit e luftës, në caktimin e valinjve (guvernatorëve), madje konsultohej me ta edhe për çështje vetjake, siç qe rasti i ngjarjes kur hipokritët shpifën ndaj nënës së besimtarëve dhe bashkëshortes së tij, Aishes (radijallahu anha). Përgjithësisht, Profeti (alejhi salatu ue selam) e kishte për natyrë të konsultohej me shokët e tij në fusha të ndryshme të jetës, e konkretizuar me shembujt e mëposhtëm: Së pari: Në çështje që nuk i përkisnin luftës. Profeti (alejhi salatu ue selam) konsultohej me sahabët për shumë çështje që nuk i përkisnin luftës, dhe e pranonte mendimin e tyre, ku ndër të tjera, mund të përmendim këto raste: 1. Vendosja e unazës për ta përdorur si vulë Pas kthimit nga Hudejbija, në vitin e gjashtë të Hixhretit, i Dërguari i Allahut dëshironte t‟u dërgonte mbretërve mesazhe për t'i ftuar në Islam, por sahabët i thanë: “O i Dërguari i Allahut! Mbretërit nuk lexojnë asnjë letër të pavulosur.” Atëherë, i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) vendosi një unazë argjendi me gurë, ku mbi të shkroi në tre rreshta: “Muhamedi, i Dërguari i Allahut”, dhe me të vuloste letrat.6 2. Ezani Pas ndërtimit të xhamisë në Medine, Profeti (alejhi salatu ue selam) mendoi të përdorte një mjet për të ftuar njerëzit në kohën e namazit. Ai mendoi të përdorte fryerjen e bririt, siç bënin çifutët kur ftonin në ritualet e tyre. Por më pas ai nuk e pëlqeu këtë gjë 1 Nga Ibn Maxhe, dhe është autentik, shih Sahih Ibn Maxha. Pra, nëse dikujt i kërkohet një mendim, ai duhet të japë më të mirin e mundshëm dhe duhet të jetë besnik i sinqeritetin e tij gjatë dhënies së këshillës (shën. i përkth.). 2 Ibn Maxhe, 819. Jo autentik (daif), shih Ed-daife, 2317. 3 Ahmedi, 4/228. Hadith jo autentik, shih Ed-daife, 1008. 4 Nesaiu, 4202. Hadith autentik. 5 El-Bejheki, 1753. 6 Et-tabakat el-kubra, Ibn Sad, 1/258.
  • 26. 26 dhe urdhëroi t'i bënin një kambanë, të cilën muslimanët do ta përdornin për të ftuar besimtarët në namaz.1 Në kohën kur muslimanët ndodheshin në këtë gjendje, Abdullah Ibn Zejd (radijallahu anhu) nga fisi i Hazrexhëve, pa në ëndërr ezanin, siç e thërrasim edhe sot, e informoi Profetin (alejhi salatu ue selam) për këtë gjë dhe ai i tha: “Kjo është ëndërr e vërtetë, në dashtë Allahu. Ngrihu me Bilalin dhe mësoja që ta thërrasë, sepse e ka zërin më kumbues se ti.” Pasi Bilali e thirri ezanin për herë të parë, duke qenë në shtëpi, atë e dëgjoi Umer Ibn Hatabi (radijallahu anhu), i cili vjen te Profeti (alejhi salatu ue selam) duke nxituar dhe i thotë se edhe ai kishte parë në ëndërr të njëjtën gjë, siç e kishte parë edhe Abdullah Ibn Zejdi. Kjo gjë e gëzoi të Dërguarin e Allahut dhe tha: “Lavdërimi i përket Allahut për këtë gjë.”2 3. Vendosja e minberit (shkallares) në xhami Ibn Sadi në librin e tij na tregon se i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) ditën e xhuma e mbante hutben në këmbë, mbi një trung. Njëherë ai tha: “Qëndrimi në këmbë po më lodh.” Temim Ed-dari (radijallahu anhu) i tha: “A të bëj një minber për ty, ashtu siç e kam parë në Sham?” I Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) u konsultua me muslimanët për këtë dhe ata e panë të arsyeshme që ta bënin. Kështu që i bënë një minber me tri shkallë dhe një ndenjëse, ku Profeti (alejhi salatu ue selam) do të ulej ndërmjet dy hutbeve të xhumasë.3 4. Shpifja ndaj Aishes Shura për Profetin (alejhi salatu ue selam) nuk ishte e kufizuar vetëm në çështjet publike, por ai konsultohej me ndonjë prej shokëve të tij, deri edhe për çështje që kishin të bënin me “masën e ushqimit dhe gjellën e familjes së tij”4 , e po kështu, për gjëra fare të veçanta për të dhe gruan e tij. Duke u nisur nga kjo praktikë, Profeti (alejhi salatu ue selam) u konsultua me disa prej miqve të tij rreth çështjes së Aishes (radijallahu anha), kur munafikët filluan të përhapnin për të dhe moralin e saj, fjalë të stisura. Ata me të cilët u konsultua Profeti (alejhi salatu ue selam), siç e transmeton Buhariu, qenë Ali Ibn Ebi Talib dhe Usama Ibn Zejdi. Usama i tha Profetit: “Ajo është gruaja jote, o Dërguari i Allahut - për të dimë vetëm gjëra të mira.” Ndërsa Aliu i tha: “O i Dërguari i Allahut, Allahu nuk të ka zënë ngushtë, veç saj ka shumë gra të tjera. Pyet shërbëtoren për të, të të thotë të vërtetën!” Duke marrë shkas nga kjo fjalë, i Dërguari i Allahut iu drejtua grave që kishte në shtëpi dhe pyeti Beriren për Aishen, duke i thënë: “O Berire, a ke parë prej saj ndonjë gjë që të bën të dyshosh?” Berirja i tha: “Jo, pasha Atë që të ka dërguar me të vërtetën. Nuk kam parë prej saj asgjë për t‟u qortuar, përveç faktit që ajo është vajzë e re në moshë, e zë gjumi pranë ushqimit dhe vjen delja dhe ia ha.”5 Profeti (alejhi salatu ue selam) po ashtu, pyeti gruan e tij, Zejneben dhe ajo i tha: “O i Dërguari i Allahut, Allahu më ka ruajtur dëgjimin dhe shikimin (nga diçka e tillë). Pasha Allahun, unë nuk di për të veçse gjëra të mira.” Atëherë, i Dërguari i Allahut mblodhi shokët e tij në xhami dhe kërkoi vendosjen e drejtësisë ndaj Abdullah Ibn Ubej, i cili ishte promotori i kësaj shpifjeje. Kjo gjë shkaktoi mosmarrëveshje të ashpër mes 1 Es-siretu En-nebeuije, Ibn Hisham, 1/508. 2 Po aty, 1/246. Po ashtu edhe tek Ebu Daudi, 1/116. 3 Et-tabakat el-kubra, 1/250. 4 El-mebsut, Es-serhasi, 16/17. 5 Buhariu, 2637.
  • 27. 27 fiseve Eus dhe Hazrexh, sa për pak u përleshën, duke qenë Profeti në minber, i cili zbriti që andej dhe i qetësoi.1 Për një muaj të tërë, shoqëria islame kaloi çaste të vështira, të cilat e vunë atë para rrezikut të përçarjes dhe shkatërrimit, për shkak të kësaj ngjarjeje, derisa të Dërguarit të Allahut (alejhi salatu ue selam) i zbriti shpallja e Zotit, e cila tregoi pafajësinë e nënës së besimtarëve, Aishes (radijallahu anha) nga shpifjet, dhe u drejtoi kritikë të ashpër grupit të munafikëve, të cilët i hodhën benzinë zjarrit të fitnes që përhapi kjo shpifje.2 Së dyti: Në çështjet e luftës. Jeta e Profetit (alejhi salatu ue selam) është e mbushur me ngjarje të shumta, ku ai konsultohej me shokët e tij, në shumë prej çështjeve të luftës, si për shembull: lufta e Bedrit, e Uhudit, e Ahzabit, e Tebukut etj. 1. Lufta e Bedrit Në këtë luftë, Profeti i Zotit (alejhi salatu ue selam), u konsultua me shokët e tij në tre çaste: a) Para vendimit për të nisur betejën I Dërguari i Zotit (alejhi salatu ue selam) u konsultua me njerëzit kur mori vesh për karvanin e Kurejshëve, ai kërkoi t'i zinte pritë atij dhe u tregoi për qëllimin e Kurejshëve për të sulmuar muslimanët. Në fillim, foli Ebu Bekri (radijallahu anhu), pastaj foli Umeri dhe pas tij u ngrit Mikdadi, i cili tha: “O i Dërguari i Allahut, vazhdo në atë që të ka caktuar Allahu. Ne jemi me ty. Pasha Allahun, ty nuk do të të themi siç i thanë bijtë e Israelit, Musait: - Shko ti dhe Zoti yt e luftoni, se ne do të rrimë këtu.3 , - por (do të themi): shko ti dhe Zoti yt e luftoni, se ne do të luftojmë bashkë me ju. Pasha Atë që të ka dërguar me të vërtetën, sikur të na shpiesh deri në Birk El-Gimad,4 do të luftojmë me ty, derisa të mbërrish atje.” Profeti (alejhi salatu ue selam) i tha atij fjalë të mira dhe u lut për të. Më pas, Profeti donte të ishte i sigurt për vendosmërinë e ensarëve, ndaj tha: “Më jepni një mendim, o njerëz!” Sad Ibn Muadhi (radijallahu anhu) tha: - Ti sikur kërkon të dish mendimin tonë, o Dërguari i Allahut? - “Po.” - iu përgjigj Profeti. - Atëherë, Sadi i tha: - Ne të kemi besuar, të kemi pranuar dhe kemi dëshmuar se ajo me të cilën ke ardhur është e vërtetë. Për këtë gjë të kemi dhënë premtimin dhe besën tonë se do të dëgjojmë e do të bindemi. Shko përpara, o i Dërguari i Allahut, për atë që dëshiron, sepse ne jemi me ty! Pasha Atë, i Cili të ka dërguar me të vërtetën, nëse do të na shpiesh para detit dhe do të futesh në të, edhe ne do të futemi me ty dhe askush prej nesh nuk do të kthehet mbrapa. Ne e mbajmë besën kur e japim dhe bëjmë durim kur jemi në luftë.5 b) Konsultimi për pozicionin Ushtria e Kurejshëve u pozicionua në pikën më të largët nga lugina, ndërkohë, i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) shpejtoi të zinte pozicion pranë ujit, në Bedër. Habab Ibn Mundhiri i thotë: - O i Dërguari i Allahut, a e shikon këtë vend ku je ndalur: 1 Texhrid es-sarih li-ehadith el-xhamia es-sahih, 2/4, 5. 2 Shih ajetet e sures En-Nur, 11-31. 3 El-Maide, 24. 4 Emër vendi larg Mekës. 5 Es-siretu en-nebeuije, 2/619, Et-tabakat el-kubra, 3/567.
  • 28. 28 a është ky një vend që e ka caktuar Allahu dhe nuk na takon të lëvizim as përpara dhe as prapa, apo është thjesht një pozicion strategjik?” - “Jo. Është thjesht pozicion strategjik”- iu përgjigj Profeti. - O i Dërguari i Allahut, ky nuk është pozicion i përshtatshëm. Merri njerëzit dhe të shkojmë më pranë ujit sesa Kurejshët dhe t'i zëmë ato rezervuare, të bëjmë një rezervuar tonin dhe ta mbushim me ujë, më pas të luftojmë me ta, e kështu ne do të kemi ujë për të pirë, ndërsa ata jo. I Dërguari i Allahut i tha: “Na dhe një mendim të drejtë.” Më pas, Profeti i Zotit veproi ashtu siç tha Hababi.1 Ibn Sadi në transmetimin e tij përmend se, më pas, mbi të Dërguarin e Allahut (alejhi salatu ue selam) zbriti Shpallja, dhe shtoi: “Mendim i drejtë është ai që dha Habab Ibn Mundhiri.” Nga kjo ngjarje shihet qartë se i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) u konsultua dhe veproi sipas mendimit që i dhanë. c) Robërit e luftës Në luftën e Bedrit, muslimanët korrën fitore, vranë prej Kurejshëve shtatëdhjetë vetë, ku shumica ishin nga krerët e tyre, zunë robër shtatëdhjetë të tjerë dhe u kthyen bashkë me ta në Medine. I Dërguari i Allahut u konsultua me dy miqtë e tij, Ebu Bekrin dhe Umerin për çështjen e robërve të luftës, se çfarë duhej të bënte me ta. Ata të dy nuk ranë në një mendje, ndaj Profeti iu tha: “Nëse do të kishit një mendje, nuk do ta kundërshtoja mendimin tuaj.” Në këtë rast Profeti mori mendimin e Ebu Bekrit (radijallahu anhu), i cili ishte i mendimit se ata mund t'i këmbenin robërit e luftës, kundrejt një shpërblimi, dhe kështu Profeti (alejhi salatu ue selam) e vuri në zbatim këtë mendim. Më pas, zbritën ajetet e Kuranit, të cilat mbështesnin mendimin e Umerit (radijallahu anhu), dhe pikërisht ajeti që thotë: “Asnjë profet s‟ka të drejtë të ketë rob për vete, derisa të arrijë fitore të plotë në Tokë.”2 2. Lufta e Uhudit Edhe në luftën e Uhudit, i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) u konsultua me muslimanët, pasi më parë u tregoi atyre një ëndërr që kishte parë, që e paralajmëronte për atë çka do të ndodhte më pas, dhe tha: “A e shikoni të përshtatshme që të qëndrojmë në Medine dhe t'i lëmë ata atje ku janë? Nëse qëndrojnë atje, keq do ta kenë, por nëse përpiqen të hyjnë te ne në Medine, do t'i luftojmë brenda saj.” Muslimanët u ndanë në dy grupe: grupi i parë ishte i mendimit t'i dilte përpara Kurejshëve, nga dëshira e madhe për të rënë dëshmor për hir të Zotit, meqenëse disa prej tyre nuk mundën dot të merrnin pjesë në Bedër, ndërsa grupi tjetër, ishte i mendimit të mos dilnin nga Medina, por të qëndronin brenda saj, ashtu siç mendonte edhe Profeti (alejhi salatu ue selam). Kur Profeti (alejhi salatu ue selam) pa se shumica ishin të mendimit se duhet të dilnin nga qyteti, për t‟u përballur me armikun, pranoi mendimin e shumicës. Dhe kur shokët e tij e panë se ai u detyrua të vepronte sipas mendimit të tyre, tentuan ta kthenin mbrapsht, që të mos dilnin nga qyteti, por ai iu justifikua atyre duke iu thënë: “Nuk i takon një Profeti që pasi të vendosë parzmoren ta heqë atë, deri sa të përfundojë lufta.”3 1 Es-siretu en-nebeuije, 2/620, Et-tabakat el-kubra, 3/567. 2 El-Nnfal, 67. 3 Es-siretu en-nebeuije, 3/62.
  • 29. 29 Siç shihet, Profeti, ndonëse ishte i mendimit se më mirë për muslimanët - siç e treguan më pas edhe vetë ngjarjet - ishte që ata të mos dilnin nga qyteti për t‟u përballur me Kurejshët në një fushë-beteje të hapur, sepse Kurejshët ishin më të shumtë në numër dhe më të armatosur se ata, por të pozicionoheshin brenda Medinës dhe ta mbronin atë, nëse do sulmoheshin. Megjithatë, duke qenë se shumica kishin mendim ndryshe nga ai i Profetit (alejhi salatu ue selam) dhe i pakicës, Profeti pranoi mendimin e shumicës.1 Edhe nga kjo ngjarje del në pah qartë se Profeti (alejhi salatu ue selam) iu përmbajt vendimit që morën pjesëtarët e shura-s, ndonëse mendimi i tij vetjak nuk përputhej me të tyrin, por ishte i tillë që ata më mirë duhet të qëndronin dhe të mbroheshin brenda Medinës. 3. Lufta e Ahzabit Idhujtarët mekas krijuan një ushtri të madhe me fiset arabe, nën komandën e Kurejshëve, me në krye Ebu Sufjanin. Qëllimi i tyre ishte t‟i jepnin fund njëherë e mirë fesë islame dhe të shkatërronin shtetin e saj. Me këtë qëllim, ushtritë e fiseve arabe morën rrugën drejt Medinës. Në këtë situatë, Profeti (alejhi salatu ue selam) u konsultua me shokët e tij se si do të përballonte situatën: a duhet të qëndronte në Medinë, apo duhet të dilte për t‟u përplasur me këtë ushtri? Një nga njerëzit me të cilët Profeti u konsultua ishte edhe sahabi i nderuar Selman Farisiu (radijallahu anhu), i cili i propozoi një taktikë strategjike, të cilën arabët nuk e njihnin më parë: hapjen e një hendeku rreth Medinës. Selmani tha: “Kur rrethoheshim në Persi, hapnim një hendek rreth nesh (për t‟u mbrojtur).” Dhe kështu, muslimanët vunë me shpejtësi në zbatim planin, duke hapur hendekun, punë në të cilën mori pjesë edhe vetë Profeti (alejhi salatu ue selam), ashtu sikurse shokët e tij.2 Kurani famëlartë na përshkruan çastet e vështira që kaluan besimtarët në këtë luftë dhe se si i shpëtoi Allahu nga intriga e idhujtarëve duke i dhënë fitoren muslimanëve. Ai thotë: “O besimtarë! Kujtoni dhuntinë e Allahut kur ju erdhi një ushtri (idhujtarësh), e Ne dërguam mbi ata erë dhe një ushtri (engjëjsh) që ju nuk e shihnit; ndërsa Allahu i sheh të gjitha ato që bëni ju. Ata ju sulmuan nga lart dhe nga poshtë, kështu që sytë tuaj u errësuan, zemrat ju erdhën në fyt dhe besimi juaj tek Allahu u lëkund. Aty besimtarët u vunë në provë dhe u tronditën si nga një tronditje e fuqishme.”3 Kur fiset e bashkuara arabe mbërritën në rrethinat e Medinës, shtangën nga hendeku që u shfaq para tyre, sepse kjo ishte formë mbrojtjeje që ata nuk e njihnin më parë. Ata e rrethuan qytetin për një kohë të gjatë, ndaj kjo gjë e shtyu Profetin (alejhi salatu ue selam) të mendonte për një strategji të shpejtë, me të cilën do të mund të përçante grupimet arabe që kishin ardhur për ta luftuar. Profeti dërgoi njerëz te dy nga komandantët e mëdhenj të fisit Gatafan, tek Ujejne El-Fizari dhe El-Harith El-Meri, dhe u propozoi atyre t‟u jepte një të tretën e prodhimit frutor të Medinës, me qëllim që ata të largoheshin bashkë me ushtritë e tyre. Natyrisht, kjo strategji synonte dobësimin e forcës së armikut. Dy komandantët në fjalë e pranuan këtë propozim, sepse gatafanët ishin lodhur nga rrethimi i gjatë. Megjithatë, Profeti (alejhi salatu ue selam) nuk donte ta zbatonte këtë plan, pa u konsultuar më parë me shokët e tij. Ai dërgoi njerëz te Sad Ibn Muadhi dhe Sad Ibn Ubadeh dhe iu tregoi se çfarë kishte ndërmend të bënte. Ata e pyetën nëse kjo çështje mund të refuzohej prej tyre, apo ishte Shpallje e Zotit dhe duhej zbatuar? Profeti (alejhi salatu ue selam) iu përgjigj se ky ishte një mendim, për të cilin 1 Nidham el-hukm fil islam, f. 108. 2 Fethul bari, 2/395. 3 El-Ahzab, 9-11.
  • 30. 30 po konsultohej. Atëherë, ata iu përgjigjën se mendonin t‟u jepnin atyre vetëm shpatën. Dhe Profeti (alejhi salatu ue selam) e pranoi mendimin e tyre.1 Sahabët e dinin se Profeti i Zotit (alejhi salatu ue selam) nuk vinte në jetë diçka pa u konsultuar më parë me ta. Por, në këtë mes kishte edhe diçka tjetër dhe ajo ishte Shpallja e Zotit, me të cilën ata udhëzoheshin, prandaj dhe e pyesnin, nëse mendimi që ai jepte ishte vetjak apo i shpallur nga Allahu. Kur Profeti (alejhi salatu ue selam) iu tha se ky ishte mendimi i tij, ata i shfaqën mendimin e tyre, që në thelb tregonte krenarinë e tyre për Profetin dhe Islamin.2 4. Lufta e Tebukut Profeti (alejhi salatu ue selam) përgatiti “ushtrinë e mundit” - siç u quajt ajo që shkoi për në Tebuk - dhe mori rrugën në drejtim të Tebukut. Kur mbërriti në Tebuk, atje nuk gjeti ushtri kundërshtare, por qëndroi disa ditë, gjatë të cilave erdhën përfaqësues të ndryshëm, me të cilët lidhi marrëveshje për t‟u marrë xhizjen. Më pas, Profeti (alejhi salatu ue selam) u konsultua me shokët e tij për të kaluar Tebukun dhe për t‟u futur në territorin e Shamit. Umeri (radijallahu anhu) i tha: “Nëse je urdhëruar ta bësh këtë gjë, atëherë vazhdo.” Profeti (alejhi salatu ue selam) i tha: “Nëse do të isha urdhëruar që të vazhdoja, nuk do të kërkoja mendim.” Atëherë, Umeri i tha: “O i Dërguari i Allahut, bizantinët kanë ushtri të madhe dhe në Sham nuk ka asnjë që të ketë hyrë në Islam. Ne jemi afruar pranë tyre dhe ky afrim i ka frikësuar ata. Sikur të ktheheshim këtë vit derisa të shohim se ç‟do të ndodhë, apo derisa Allahu të na sjellë ndonjë gjë të re?” Profeti (alejhi salatu ue selam) e pranoi mendimin e Umerit dhe urdhëroi ushtrinë të kthehej në Medinë. Kjo ishte praktika e shura-s që zhvillonin muslimanët gjatë kohës së Profetit, si në kohë paqeje ashtu edhe në kohë lufte, periudhë kjo, ku i Dërguari i Zotit (alejhi salatu ue selam) konsultohej me shokët e tij dhe binte dakord me ta, e ndoshta ndonjëherë ata nuk binin dakord me të, por ai në fund zbatonte mendimin e tyre. Sidoqoftë, ishte Kurani famëlartë ai që në fund sqaronte çdo gjë rreth konsultimit që praktikohej në kohën e Profetit (alejhi salatu ue selam). Shënim Një nga çastet më të rëndësishme në praktikën e Profetit (alejhi salatu ue selam), nga i cili përfitohet detyrimi i zbatimit të shura-s dhe domosdoshmëria e saj, është edhe çasti i fundit të jetës së tij (alejhi salatu ue selam). Gjatë sëmundjes, nga e cila Profeti ndërroi jetë, disa prej sahabëve prisnin që ai të caktonte dikë pas tij, për të qenë kalifi i muslimanëve. Shumë të tjerë nuk mendonin kështu, ata besonin se Profeti (alejhi salatu ue selam) do ta linte këtë çështje qëllimisht, që më pas muslimanët të konsultoheshin mes tyre dhe ta zgjidhnin vetë. Ata duhet ta zgjidhnin vetë të parin e tyre nëpërmjet shura-s, duke zgjedhur atë që dëshironin për të qenë kalif i tyre dhe duke shpalosur edhe njëherë qartazi parimin e shura-s, si sistem i shtetit dhe i shoqërisë. Dhe në fakt, ishte pikërisht kjo ajo që ndodhi, me miratimin e të gjithëve në ditën e Sekifes, ku u ra dakord për kalifin, dhe më pas, ky konsensus i arritur mori aprovimin e mbarë muslimanëve për të pasur një qeveri islame, në krye të së cilës do të ishte ai që do të zgjidhnin ata dhe të cilit do t‟i caktonin përgjegjësinë e çështjeve të tyre, duke i dhënë besën e bindjes në mënyrë të lirë. Ata zgjodhën Ebu Bekrin (radijallahu anhu) si kryetar të parë të kësaj qeverie. 1 Siretu, Ibn Hisham, 3/133 -134. 2 Esh-shura fil Kuran kerim, Abduselam Sherif, f. 9, 10.
  • 31. 31 Për këtë, profesor Teufik Esh-shaui shkruan: “Fakti që i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) nuk pranoi të linte amanet për të caktuar kalif, dikë që ai do ta zgjidhte për të qenë pas tij, tregon se ai kishte për qëllim që udhëzimi i tij i fundit të ishte kjo shenjë e nënkuptuar se pasuesit e tij e kishin për detyrë të vendosnin sistemin shoqëror dhe politik nëpërmjet shura-s (apo ixhmait), mbi bazat e përcaktuara në Kuran dhe në Sunet. Profeti (alejhi salatu ue selam) nëpërmjet këtij veprimi, donte t‟u mësonte muslimanëve se detyra e profetësisë dhe kompetencat e saj fetare, janë ndërmjetëse mes Allahut dhe njerëzve, e kjo ndërmjetësi u mbyll me vdekjen e tij, ndaj dhe këto kompetenca profetike nuk trashëgohen dhe nuk i lihen amanet askujt, me qëllim që ai njeri që do të marrë pushtetin apo kalifatin të mos pretendojë se po trashëgon Profetin (alejhi salatu ue selam) në kompetencat e tij të veçanta fetare, të cilat atij i vinin nga lidhja që kishte me vullnetit hyjnor, nëpërmjet Zbulesës dhe frymëzimit. Kështu pra, shura u bë detyrim për Uumetin, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, që vetë Umeti të caktojë nëpërmjet shura-s (apo ixhmait) formën e sistemit të tij politik dhe shoqëror. Ky sistem, do të ishte sistem tërësisht civil, të cilin e lidhnin me qiellin vetëm parimet e Kuranit dhe Sunetit dhe tekstet e tyre të prera, dhe se shura ishte obligim i detyrueshëm për mbarë Umetin, mbi bazën e së cilës bashkësia duhet të merrte të gjitha vendimet dhe të ndërtonte sistemin e saj. E njëjta gjë është edhe për atë që merr udhëheqjen, ai zgjidhet nga Umeti për të qenë përfaqësues i tij dhe jo përfaqësues i Profetit (alejhi salatu ue selam), i cili kaloi nga kjo jetë për në shoqërinë më të Lartit.1 1 Fikh esh-shura uel istishareh, f. 73.