Publicidad

letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx

27 de Oct de 2022
Publicidad

Más contenido relacionado

Publicidad

letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx

  1. LIRIKË ME SHI AZEM SHKRELI Analizë e vëllimit poetik
  2. Rezultatet e të nxënit të temës mësimore: • Njeh dhe vlerëson veprën e Shkrelit dhe personalitetin e tij artistik . • Aftësohet në analiza letrare për të kuptuar teknikat e shkrimit. • Interpreton, analizon, vlerëson dhe gjykon vëllimin poetik „Lirikë me shi“
  3. Fjalë kyçe: • Fjala • Atdheu • Poeti • Udha • Liria • Historia • Kosova • Koha
  4. Poezi nga krijimtaria e A. Shkrelit • LIQENI Flas me ty, ti hesht e luan me valë. Ti s'je më syri im as loti i saj. Flas me ty, ti shikon pulëbardhat. Për Shën-Naumin paske zemër t'gjerë. Flas me ty, ti kotesh mrekullie. Më vjen të zbres në fund t'fundit, të vdes i gjelbër me alat. • NJEREZIT Sikur te takoheshim me vetveten sy me sy, do te putheshim apo kishim per tu peshty? Zjarrmia Tash sa kohe po don te gdhije e s'po mundet...
  5. NE RRUGE Tash jam diku larg teje, larg vedi dhe - ku me dijtë kah më tresin udhëkryqet e shumta t'jetës? Jam ba përshëndetje e harrueme e kalimtarëve, jam ba lot e kangë, jam ba betim i rrugëve dhe rreze e shkrepun majë gurit. Tash jam diku larg teje, larg vedi dhe - ku me dijtë ku sosin fijet e këputuna t'kësaj kange? Jam ba pre shitimi i syve zjarr, jam ba bekim e namë, jam ba zog e re n'krah t'agsholeve t'bardha? Tash jam diku larg teje, larg vedi dhe - ku me dijtë kah m'tresin udhëkryqet e shumta t'jetës?!
  6. Struktura e vëllimit poetik Vëllimi “Lirikë me shi” Prishtinë dhe Shqipëri 1977 Ajo përbën majën e lartë ku është ngjitur arti dhe mendimi i poetit. Përmes këtij vëllimi Shkreli bëhet përfaqësuesi i madh e i shquari poezisë moderne bashkëkohore shqiptare. Titulli i vëllimit sjell para lexuesit ndjenjën që dridhet brenda një shpirti aq shumë të ndjeshëm, sjell shiun simbolik, reshjet e dhembjes, e cila është dimension i përhershëm i lirikës së poetit. Vëllimi strukturohet në tri njësi poetike, të cilat janë: -Ndërtimi i kullës; -Udhëtimi për Itakë; -Kërkimi. “Përshëndetje me miq” është poezia që hap vëllimin. Ajo është poezi kushtuese për Kadarenë, të cilin poeti e quan “o dega ime e epër e fisit “. Poezia që i jep titullin vëllimit ‘’Lirikë me shi’’është ajo që e mbyll atë. Universin e vëllimit poetik ‘Lirikë në shi’ e përbëjnë atdheu, liria, historia, koha, njeriu dhe mendësia.
  7. Universi poetik i Shkrelit Atdheu Liria Kosova Historia Për Shkrelin atdhe do të thotë liri dhe liria nuk ka kuptim veçse në atdhe e për atdhenë. Atdheu dhe liria përbëjnë binomin e pandashëm që e mban fort në këmbë poetin. Për të: Liria thinjet bukur, nuk plaket. Atdheu i Shkrelit është: Meshari, kremtja, mendimi, zemra, krisma, vigu, ashti i shqiptarit. Poeti ështëi vetëdijshëm se “Ujqit në këmbë/do të jenë, Kosova në këmbë”. Por ai nuk resht së ëndërruar rindërtimin e kullës, së cilës: “dashin e madh ia ther, ia përgjak trollin”. Si rilindësit e mëdhenj më se një shekull më parë, edhe Shkreli dëshiron ZGJIM të madh e jo një“gjol ndërgjegjesh të gjumëta”. Shkreli e përafron lirinë me gjërat më të çmuara njerëzore, e cila vjen si një dëshirë e përhershme dhe e parealizuar. Atdheu, Kosova dhe Liria e munguar gjenden të shkrira edhe në motive të tilla si ai i mërgimit, ku ikja e dhimbshme nuk kuptohet pa ardhjen e sigurt. “Psalm për Kosovën” është poezia e parë që të çon te shqetësimi i përhershëm i Shkrelit, te Kosova, te liria e saj. Ndërtuar me mjete të alegorisë biblike, poezia përcjell mesazhin e ringjalljes dhe pavdekësisësë Kosovës. Poeti dëshiron të bëhet krushku i parë që do t’i sjellë Kosovës nuse-lirinë, edhe pse kjo mundt’i kërkojë gjakun, jetën. Ai është gati të sakrifikohet, ndaj i thotë:…më mëso të vdes bukur. Është gjithnjë Kosova, kryefjalë e kryefjalëve të poetit; është ajo dhe vetëm ajo Bibla para së cilës ai falet, altari para të cilit ai është gati të flijohet Historia është ajo që e ka tërhequr fort vargun e Shkrelit. Në fletët e saj ai sheh se shqiptarët “Kishin fe trimërinë”, se “plisit të arbërit s’i plaket kot koka”. Ai ndjehet krenar për origjinën e vet, krenar se “Si I vdes gjallë e i gjallon vdekur fara / Bimës ilire.”, se ne jemi e kemi qenë, ashtu si Drini: “Mijëra vite / rrjedh ujë / shqip”. Ai ndalet në çaste kulmore të lavdisë shqiptare dhe porosit që, kur të shkojmë në muze, të shohim e të kuptojmë se “Vetëm një shpatë e ngrënë nga luftërat s’ka gjumë në sy shpata e cokërruar e Gjergjit”
  8. Në vëllimin ‘Lirikë me shi”lexuesi nxitet të përfytyrojë rrugën nëpër të cilën ecën poeti, njeriu në përgjithësi dhe ai shqiptar në veçanti. Përshkruhet një udhëtim metaforik, që ndodh në kohë. Udha Koha Poeti Në thelb nuk është veçse udhëtimi i njeriut brenda vetes për të gjetur rrugët e shpirtit, gjë që s’është e lehtë të arrihet, sepse kohën e poetit (dhe tonën) e ngatërron keqas absurdi i kohës që është e pakohë. Megjithatë, poeti thotë se: “Ditë e natë udhëtojmë, herë unë, herë udhët” dhe se që në krye të herës “Njerëzit janë zgjuar me nga një udhë të madhe në sy”. Ai është i bindur se udha dhe udhëtimi janë jetë, lëvizje, janë kërkim, pse jo edhe kërkim i një fati tjetër, jo tragjik, për shqiptarët. Brenda udhëtimit metaforik janë dy situata që përbëjnë jetën: pritja, e cila edhe mund të plaket në vetvete; dhe ardhja, që mbetet përherë një shpresë e re Shkreli është poet qytetar me ndërgjegje të ngritur peshë. Aie gjykon kohën dhe arrin në përfundimin se ajo “nuk është koha që s’rrah këmbanë”, se kjo kohë ka sjellë “qytet pa qiell,imazhi të pushkatuar”, si ai i Sarajevës; se në këtë kohë “Zonja Europë, e cila në treg të madh përsëgjalli / Nxjerr gjymtyrë popujsh nuk është ajo që do të dëshironim. Ai shpreh shqetësimin se koha dhe bota ku ne jetomë është “po e çbërë, po e çplarë”. Është koha e poetit ajo që i ka cënuar vlerat morale njerëzore aq sa me dhimbje Shkreli pohon : “…na mori krymbëria Në këtë udhëtim e këtë kohë, poeti vuan se vargjet e tij ndiejnë dhembje: "Po dhemb te e po priste / të ketë koha kohë, ajër ajri”. Poeti i kupton mirë raportet e artistit me artin dhe kohën moderne. Atij i vjen keq që “I ra tëja lirikës, u thamë”, ndaj thërret: “…ma ktheni/ zogun tim, lirikën e bukur të zogut/ Ka kohë që nuk këndon zogërisht”. Shkreli është i asaj race poetësh që nuk flenë, që “ditën e zgjojnë në mes të natës”. Megjithatë veç “yjet dhe poetët nuk i tremben territ”- pohon ai.
  9. Veçori artistike të vëllimit “Lirikë me shi”  Vëllimi “Lirikë me shi” shfaq si veçori të parë faktin që Shkreli nuk bëhet rob i skemave apo i rregullave të ngurta të metrikës.  Të ndjerit i lirë, e ka bërë poetin të përdorë larmi vargjesh: nga të maturat tek të lirat; larmi strofash: nga distiku te katrena ose poezi pa strofa, ose poezi si prozë. Vargjet në vëllim vijnë herë të parimuara dhe të çrregullta dhe herë të rimuara. Sido që të shfaqen, poezitë dallohen për harmoni të brendshme, e cila i jep jetë edhe rimave, edhe ritmeve në vargje.  Kjo poezi është ndër ato ku harmonia imitative na sjell pranë imazhe befasuese të natyrës dhe të dhembjes që pikon “lot të teltë mallëngjimi”. Që poeti e laton bukur e mirë vargun, që e krijon figurën aty ku s’e pret, që e zgjedh fjalën bukurtingëlluese e dëshmon fakti që brenda 18 vargjeve të poezisë “Lirikë me shi” tëgjallojnë gati 30 fjalë, që më të shumtat nisin me Sh- dhe të tjerat e kanë atë në trup të tyre; apo vetëm fjala SHI të përdoret 10 herë. Tek e lexojmë këtë poezi, ne ndiejmë shiun të bjerë brenda nesh,  Poeti Azem Shkreli dallohet për mënyrën e veçantë të ndërtimit të figurës stilistike. Sistemi i tij poetic është shumë personal. Ai i jep atij mëvetësinë, individualitetin dallues. Ky sistem poetik ka në thelb një varg simbolesh të ndërlidhura e ndërvarura nga njëri-tjetri. Të tilla janë bibla, heshtja, kënga, fara, dhjata, e pathëna, guri etj.  Leksiku i Shkreli lidhet ngushtëme jetën e njeriut rugovas, prandaj edhe simbolet janë kulturore dhe reflektojnë kulturën e vendit të autorit. Poeti luan me fjalën si figurë dhe si ide,na tërheq nëpër metafora, na ëmbëlson me shijen e hollë të fjalëve,  Në poezinë e Shkrelit mungojnë fjalët e tepërta. Ai është poeti i kursyer në fjalë, konçiz në shprehje.  Leximi i poezisë së Shkrelit nuk mund të arrihet me herën e parë për arsye të ndërtimit dhe të nëntekstit.  Ndërkohë, si poezi moderne, poezia e këtij vëllimi lejon shumësi leximesh. Ajo është dhe mbetet një tekst
  10. PSALME PËR KOSOVËN Po Kur pikon gjak Kalliu, kur piqet veraKur hyn në gjakun tim Nusërore e të bëhem krushk Më mëso vetëm t'i bie Kitarës, më mëso të vdes bukur
  11. PARA ELEGJISE Një ditë do t'i marrësh në gji gjethet e rëna të stinëve të tua dhe do të kërkosh kot veten shtigjeve të harruara të një moshe e nuk do të kesh më as flokë ere, as shikim ylberi ta matësh fillin dhe fundin e mashtrimit tënd të shkurtër. Një ditë do t'i shpalosh vjetët tua si pajën e nuses së vdekur e do të numrosh fluturat e shkuara t'agsholeve t'prenduara e s'do të kesh më as zjarr në buzë, as lot në sy të qeshën ngrohtë, të qajsh rrejshëm dhe t'i mahnitësh djelmoshat. Një ditë dot'i hash buzët e tua, gjurmët e tua do t'i pështysh dhe secilin muzg do ta pagëzosh me nganjë pendim që dhemb e s'do te kesh me as sy deti, as hap te hedhur sorkadheje te shohesh si t'perqeshin gonxhet dhe te ikesh prej hijes sate. Ruaju, moj se vashat me te bukura i vret bukuria e vet.
  12. FUND
Publicidad