QËLLIMET E ORËS
T’i dini arsyet për fillimin e biznesit të ri
Ta sqaroni esencën e blerjes së biznesit ekzistues
Ta kuptoni përmbajtjen e vlerësimit të biznesit
T’i numëroni përparësitë dhe dobësitë e blerjes ës
biznesit ekzistues
Ta sqaroni esencën e themelimit të biznesit të ri
Ta shpjegoni procedurën për themelimin e biznesit të ri
T’i dini faktorët që ndikojnë në vendimin për zgjedhjen e
lokacionit
3/9/2018 2
Pyetje para nisjes së biznesit
Cilët janë
shkaqet për
fillimin e biznesit
të vogël ?
Cilët janë përparësitë
për fillimin e biznesit të
vogël ?
Cilët janë
mënyrat e
mundshme për
fillimin e biznesit
të vogël ?
09.03.2018 3
Mënyrat e mundshme të fillimit të biznesit të vogël
Fillimi I biznesit të vogël është ide mjaft komplekse, e cila kërkon
përgjigje në disa pyetje të rëndësishme, si për shembull: e para, cilat
janë mënyrat e mundshme për fillimin e biznesit të vogël, e dyta,
cilat janë shkaqet për fillimin e biznesit të vogël dhe e treta, cilat janë
përparësitë e përgjithsme për fillimin e biznesit të vogël?
Lidhur me pyetjen e parë, ekzistojnë katër mënyra të mundshme për
fillimin e biznesit të vogël
Mënyrat e fillimit të biznesit të vogël
Blerja e ndërmarjes ekzistuese
Themelimi I ndërrmarrjes së re
Trashëgimi I biznesit familjar
Franzhiza
3/9/2018 Doc.Dr.Veland Ramadani 4
Kyçja në biznes të vogël
3/9/2018 5
Themelimi i
ndërmarrjes se re,
84
Blerja e nje biznesi,
4
Biznesi familjar, 9 Franshiza, 3
Shkaqet për fillimin e biznesit të vogël
Duhet të theksohet se menaxherët tentojnë që në ndërmarrjet e
mëdha të fitojnë fuqi, para, prestigj, promocion dhe siguri, ndërsa
menaxherët në ndërmarrjet e vogla tentojnë të fitojnë pavarësi, para,
të ndërmarrin iniciativa të pavarura dhe të marrin edhe rrezikun mbi
vete.
Ideja që pronarët – menaxherët të ndërmarrjeve të vogla të fillojnë të
merren me biznes, është nxitr nga motive të ndryshme:
Të jesh pronar I vetvetes
Të fitosh më shumë para
Të shfrytëzohet ndonjë mundësi e dhënë në treg
Të trashëgosh biznesin familjar
Dëshira për të qenë ndërmarrës
Pamundësia për të gjet punë tjetër
3/9/2018 Doc.Dr.Veland Ramadani 6
3/9/2018
2. SHKAQET PËR FILLIMIN E BIZNESIT TË VOGËL
PYETJA E DYTË
Fitimi i
pavarësisë
Fitimi i parasë
Ndërmarrja e
iniciativës të
pavarur
Ndërmarrin
rrezik mbi vete
7
Përparësitë e biznesit të vogël
Fleksibiliteti
Mundësitë financiare
Shërbime ndaj bashkësisë
Puna e sigurtë
Punësimi i familjes
Sfida
Pavarësia
Kontaktet e drejtpërdrejta
Kënaqësia personale
3/9/2018 9
Përparësit për fillimin e biznesit të vogël
Pavarësia – Pronari I ndërmarrjes së vogël ndjen kënaqësi nga të qenit pronar I
vetvetës. Ai don liri për të bërë diçka në mënyrën e vet. Ai vet I formulon politikat,
procedurat dhe mënyrat e punës. Për ta nuk është e nevojshme leja.
Mundësitë financiare – Shumë pronarë të ndërmarrjeve të vogla fitojnë shumë para
përmes udhëheqjes së ndërmarrjeve të tyre sesa duke punuar për të tjerët.
Mundësia për të fituar është e kufizuar. Kjo nuk është në funksion të orëve të kaluara
në punë. Tërë profiti I takon pronarit të ndërmarrjes së vogël.
Shërbime ndaj bashkësisë – Individi, ndonjëherë kupton se është mëë mirë të
prodhohet, ose të ofrohen shërbime, të cilat nuk I ka tregu. Me këtë rast, ai
konsideron se bashkësia do t’I paguajë investimet e tilla dhe do të themelojë
ndërmarrje, e cila do t’I sigurojë ato prodhime apo shërbime.
Punë e sigurt – Me fillimin e biznesit të vogël sigurohet punë. Individi mund të
punojë sa të dojë, sepse nuk ka pensionim të detyrueshëm.
Punësimi I familjes – Fillimi I biznesit të vogël krijon mundësi për punësimin e
anëtarëve të familjes, për shkak të besimit dhe moralit të lartë.
Sfida – Sfida e cila buron nga ideja për të nisë biznesin. Pronarët e dinë se kanë
shanse të arrijnë sukses, por mund edhe të dështojnë. Rezultati përfundimtar varet
prej tyre.
3/9/2018 Doc.Dr.Veland Ramadani 10
Dobësitë e fillimit të biznesit të vogël
3/9/2018
11
Rreziku nga mossuksesi në punë ;
Mungesa e përvojës në punë ;
Fluktuacionet në shitje ;
Puna e mundimshme ;
Konkurrenca ;
Humbjet financiare etj.
Dobësitë e përgjithsme të fillimit të biznesit
Rrëziku nga mossuksesi në punë
Rrëziku nga mossuksesi qëndron në humbjen e investimit personal në kohë,
angazhim dhe para.
Mungesa e përvojës në punë
Suksesi në punë varet nga njohuritë për të.
Mungesa e përvojës në menaxhim
Funksionimi I ndërmarrjes kërkon nga pronari – menaxheri të ketë njohuri për
menaxhmentin, posaqërisht për planifikimin e punës dhe zhvillimin, për
organizimin, koordinimin, për marrëdhëniet njerëzore, kontrollin etj.
Puna e mundimshme
Fillimi I biznesit personal kërkon më shumë se tetë orë punë gjatë ditës. Kohë të
lirë nuk ka. Shumë punë të rëndësishme duhet të kryhen njëkohësisht
3/9/2018 Doc.Dr.Veland Ramadani 12
Fillimi i biznesit të vogël manifeston edhe dobësi të tjera të
përgjithshme:
Fluktuacioni në shitje. (shitja më e madhe e produkteve gjatë muajve të ndryshme
të vitit)
Konkurrenca (rrëziku nga konkurenca)
Përgjegjësia e rritur (roli I pronarit si: kontabilist, shitës, menaxher, kujdestar
shtëpie, etj.)
Humbjet financiare (jo të gjitha vendimet e pronarit janë të drejta. Ato mund të jenë
edhe të gabuara, si p.sh.: ulja e çmimeve të produkteve mund të rris kërkesën, por të
ardhurat ulen. Kjo mund të ndikojë edhe në falimentimin e biznesit).
Raportet me të punësuarit (mungesa e socalizimit në punë ndikon negativisht në
produktivitetin e punës. Prandaj, duhet të krijohet një balancë midis socializimit dhe
kryerjes së detyrave në punë)
Ligjet dhe rregullat (pronari gjatë punës ndeshet me një varg ligjesh, të cilat duhet
të respektohen).
Rreziku nga mossuksesi (rreziku I humbjes së investimeve të bëra në ndërmarrje.
Në rastet më të shumta, mossuksesi shkaktohet nga menaxhmenti I dobët).
3/9/2018 Doc.Dr.Veland Ramadani 13
ARSYET E FILLIMIT TË BIZNESIT PERSONAL
ARSYE FAMILJARE
ARSYE
EKONOMIKE
ARSYE
PERSONALE
3/9/2018
14
Arsyet e fillimit të biznesit të vogël
Një numër I madh I individëve duan të punësohen në ndërmarrje të mëdha për shkak
të sigurisë, prestigjit që e ka ndërmarrja e madhe, orarit më të shkurtër të punës,
rrogës së madhe, njohurive që kërkohen në fusha të ndryshme dhe të ngjashme.
Megjithatë, ka edhe invdividë të cilët duan të punësohen në biznese të vogla për
shkak të pavarësisë në punë, mundësisë për shprehjen e plotë të aftësive personale,
dëshirës dhe energjisë, lirisë më të madhe për ndërmarrjen e aktiviteteve afariste
dhe të ngjashme. Ekzistojnë tri grupe shkaqesh për fillimin e biznesit personal:
Arsye familjare – nga arsyet familjare, shpeshherë theksohet dëshira për të qenë pronar I
pavarur, për të hyrë në biznesin e babait të ve, të ndiqet biznesi I familjes dhe të tjera.
Arsye ekonomike – shpeshherë theksohet dëshira për avancim të shpejtë, bërjen e më
shumë parave, kapitalizimi I përvojës personale, siguria më e madhe e të tjera.
Arsye personale – për sukssesin e biznesit të vogël theksohen: aftësia që me vigjilencë të
udhëhiqet me paratë, aftësia për të sjell vendime të qarta, aftësia për t’I inspiruar të tjerët,
gatishmëria për të pranuar përgjegjësinë, për të punuar me mund e më mirë dhe për t’I
pritur rezultatet, etj.
3/9/2018 Doc.Dr.Veland Ramadani 15
Blerja e ndërmarrjesekzistuese
• Vendimi për blerjen e ndërmarrjes ekzistuese është kompleks. Ai
mbështetet në të dhënat dhe informacionet e natyrës ekonomike
dhe juridike. Pronari duhet t’I vlerësojë biznesin dhe mjedisin
ekstern, në të cilin vepron ndërmarrja eksistuese. Gjithashtu,
duhet të vlerësohet edhe mjedisi intern. Përveç kësaj, pronari
duhet t’I vlerësojë edhe dokumentet juridike me të cilët
dëshmohet pronësia dhe çështje të tjera të kësaj natyre.
• Blerja e biznesit ekzistues përfshinë studimin e këtyre faktorëve:
1. Shkaqet e shitjes
2. Profitin
3. Mjetet dhe obligimet
4. Mjedisin
5. Aspektet juridike
3/9/2018Doc.Dr.VelandRamadani
17
ANALIZAT E FAKTORËVE GJATË BLERJES SË NDËRMARRJES
18
Pronari I ardhshëm, para se të sjell vendim për blerjen definitive të
ndërmarrjes, duhet ta analizojë natyrën e funksionimit të ndërmarrjes, që është
në shitje
Shkaqet e shitjes
1. Arsyet për shitjen e ndërmarrjes shpeshherë janë të ndryshme nga ato të
blerjes. Ndërmarrja mund të shitet për shkak të:
tërheqjes nga biznesi,
të punësuarit keq,
humbjeve nga puna,
lokacioni joadekuat,
hyrjes në biznes të ri,
sëmundjes etj.
2. Arsyet e vërteta, blerësi potencial mun t’I identifikojë përmes mbledhjes së
të dhënave dhe informacioneve nga:
konsumatorët,
kreditorët,
bankat,
konkurrentët ose
distributorët.
Këto informacione duhet të ndihmojnë në përgatitjen e analizave objektive
të funksionimit të ndërmarrjes.
3/9/2018 Doc.Dr.Veland Ramadani 19
Profiti
Analiza e profitit ndihmon shumë në vlerësimin e biznesit.
Më parë duhet të studiohet:
lëvizja e profitit në vitet e kaluara,
të krahasohet profiti I realizuar në ndërmarrjet e tjera të ngjashme,
të analizohen parashikimet e vëllimit të shitjeve për periudhën e
ardhshme,
të gjenden mundësi për rritjen e tyre, etj.
3/9/2018 Doc.Dr.Veland Ramadani 20
Mjetet dhe obligimet
Analiza e mjeteve dhe obligimeve ka të bëjë me:
pajisjet, ndërtesat, mjetet transportuese dhe paraqitjen e tyre reale në pasqyrat e
kontabilitetit
Gjendaj fizike është shumë e rëndësishme për përcaktimin e vlerës së
përgjithshme të ndërmarrjes që blihet.
Blerësi duhet t’I ketë parasysh edhe shpenzimet plotësuese për
mirëmbajtjen e ndërtesave dhe pajisjeve
Blerësi duhet t’I ketë parasysh edhe shpenzimet që do t’I bëjë për blerjen e
pajisjeve të reja.
Blerësi duhet t’I vlerësojë edhe:
mjetet qarkulluese, në veçanti paratë e gatshme, stoqet e materialeve dhe prodhimeve të
gatshme, obligimet ndaj distributorëve, bankave dhe kreditorëve
3/9/2018 Doc.Dr.Veland Ramadani 21
Mjedisi
Analiza e mjedisit ka të bëjë me vlerësimin e:
faktorëve të mjedisit të posaçëm, përcaktimin e përparësive dhe dobësive të sektorit, si dhe
përcaktimin e përparësive dhe dobësive të mjedisit intern.
Analizat e ambientit të posaçëm kanë të bëjnë me:
studimin e tregut, duke iu vënë theks të veçantë konkurrencës, konsumatorëve dhe
qëndrimeve të tyre, tregut të përgjithshëm dhe segmentimit të tij.
Qëndrimet e konsumatorëve janë shumë të rëndësishme për caktimin e
vlerës përfundimtare të ndërmarrjes.
Qëndrimet pozitive të konsumatorëve ndikojnë drejtpërdrejt në çmimin më të
madh përfundimtar të ndërmarrjes dhe anasjelltas.
3/9/2018 Doc.Dr.Veland Ramadani 22
Aspektet juridike
Analiza e dokumenteve legale kanë të bëjnë me dokumentet e
pronësisë së ndërmarrjes, si dhe me kontratat e bëra me punëtorët,
distributorët, blerësit dhe kreditorët
Analizat e faktorëve përmes analizimit të shkaqeve të shitjes, profitit,
obligimeve dhe mjeteve, mjedisit, si dhe dokumentacioneve legale
mund të sigurojë vlerësim objektiv të biznesit, I cili paraqet bazë
nisëse për sjelljen e vendimit për blerjen e ndërmarrjes.
3/9/2018 Doc.Dr.Veland Ramadani 23
Përparësitë e blerjes së ndërmarrjes ekzistuese
1. Lokacioni I ndërmarrjes. Blerësi I ndërmarrjes së vogël nuk humb kohë
për zgjedhjen e lokacionit përkatës.
2. Mjetet e pakta qarkulluese. Kur blihetndërmarrja ekzistuese, nevojat për
mjete fillestare qarkulluese për mbulimin e shpenzimeve fillestare në punë
janë të vogla.
3. Blerja e klientëve. Me vendimin për blerjen e ndërmarrjes, blerësi I “blen”,
respektivisht I trashëgon klientët ekzistues.
4. Ulja e pasigurisë në punë. Biznesi I përpunuar nga shitësi I ndërmarrjes
ekzistuese e ulë pasigurinë nga ndonjë mossukses I ardhshëm në punë.
5. Profiti realizohet më herët. Gjatë blerjes së ndonjë ndërmarrje eksistuese
më shpejt krijohet profit sesa me themelimin e një ndërmarrjeje të re.
problemet fillestare lidhur me themelimin e ndërmarrjes së re nuk hasen te
ndërmarrja e blerë ekzistuese. Fillimi ibiznesit të vogël përmes themelimit
të ndërmarrjes së re, në vitet e para të punës nuk krijon mjete të
mjaftueshme financiare, siç është rasti me blerjen e ndërmarrjes
ekzistuese.
3/9/2018 Doc.Dr.Veland Ramadani 24
Përparësitë e blerjes së ndërmarrjes ekzistuese
6. Objektet, pajisja dhe burimet tjera janë të njohura që më parë.
Në një ndërmarrje ekzistuese blerësi potencial mund ta identifikojë
gjendjen dhe kapacitetet e objekteve dhe pajisjeve përpara se ai të blejë
ndërmarrjen.
7. Rrëziku më I vogël në punë. Blerja e një ndërmarrje të vogël të
suksesshme, është me më pak rrezik sesa fillimi I biznesit me themelimin
e një ndërmarrjeje të rë. Rrëziku më I vogël mbështetet në pjesëmarrjen e
definuar në treg, të konsumatorëve, bankave, distributorëve dhe të
punësuarve.
8. Planifikimi më I lehtë. Planifikimi I punës së ndërmarrjes së vogël
ekzistuese bëhet më lehtë sesa një ndërmarrje të sapoformuar. Në
ndërmarrje ekzistojnë të dhëna dhe informacione si bazë për planifikimin
e punës së ndërmarrjes, gjë që nuk e kemi në themelimin e ndërmarrjes
së re.
3/9/2018 Doc.Dr.Veland Ramadani 25
Dobësitë e blerjes së ndërmarrjes ekzistuese
1. Çmimi I shitjes. është e vështirë të vlerësohet se çmimi I shitjes është
caktuar në mënyrë reale. Mund të jetë I ulët për shkak se shitësi ka humbje
ose punon keq. Çmimi me të cilin blihet ndërmarrja mund të jetë I lartë dhe
kjo mund ta shtyj realizimin e profitit.
2. Lokacioni jo I mirë. Shkak për shitjen e ndërmarrjes mund të jetë edhe
mossuksesi në punë, I cili buron nga zgjedhja e gabuar e lokacionit. Gjatë
bisedimeve, shitësi do t’I ofrojë blerësit arsye të tjera për shitjen e
ndërmarrjes.
3. Rritja e shpenzimeve. Për shkak të nevojës së modernizimit do të krijohen
shpenzime plotësuese, të cilat do ta ulin profitin e ndërmarrjes. Më tej, nëse
nuk bëhet modernizimi I pajisjeve dhe objekteve, do të krijohen shpenzime
plotësuese për mirëmbajtjen e tyre.
3/9/2018 Doc.Dr.Veland Ramadani 26
Dobësitë e blerjes së ndërmarrjes ekzistuese
5. Emri I keq (bad ëill). Me rastin e blerjes së ndërmarrjes ekzistuese mund
të blihet emri I keq (bad ëill), I cili del nga prodhimi ose shërbimi, që e ofron
ndërmarrja, ose nga sjelljet jo të mira të të punësuarve me konsumatorët.
6. Politikat e gabuara afariste. Me rastin e blerjes së ndërmarrjes ekzistuese
mund të pranohet një politikë e zbbatuar keq. Ndoshta janë formuluar
politika dhe parime joadekuate për rrogat, shitjen e prodhimeve –
shërbimeve me kredi (pritje), marrjen e kredive me kushte të këqija, kushtet
e këqija të punës dhe të ngjashme.
7. Rezervat joadekuate. Në ndërmarrjen që blihet mund të ekzistojnë rezerva
të lëndëve të para ose të prodhimeve të vjetruara. Nëse nuk jeni të njoftuar
me të, do të paguani çmim të lartë për gjëra të pavlefshme.
3/9/2018 Doc.Dr.Veland Ramadani 27
Themelimi I ndërmarrjes së re
Themelimi I biznesit përshinë:
1. Studimin e tregut
2. Lokacionin
3. Kërkesat financiare dhe
4. Kërkesat juridike
3/9/2018 Doc.Dr.Veland Ramadani 29
Studimi I tregut
Studimi I tregut I studion mundësitë e prodhimi – shërbimit në tregun, në të
cilin planifikoni të dominoni, përkatësisht, cilat janë barrierat hyrëse. Ky
studim përfshinë:
Përshkrimin e prodhimit
Analizën e tregut dhe të konkurencës
Përshkrimi I prodhimit duhet të vë në dukje se sa dallon nga prodhimet, që I
ofron konkurrenca, cilat janë përparësitë dhe dobësitë e tij.
Analiza e tregut duhet t’I përcaktojë segmentet e tregut, të përshkruaj
popullatën, për shembull:
Nivelin e të ardhurave
Nivelin e arsimit,
Moshën,
Madhësinë e familjeve.
Studimi mbi tregun duhet t’I identifikojë konkurrentët, përparësitë dhe
dobësitë e tyre dhe suksesin e tyre në punë.
3/9/2018 Doc.Dr.Veland Ramadani 30
Lokacioni
Lokacioni është një ndër faktorët më të rëndësishëm. Në zgjedhjen
e lokacionit ndikojnë këto faktorë:
1. Afërsia e tregut të segmentuar,
2. Analiza e shpenzimeve,
3. Arritja te fuqia punëtore,
4. Sistemi tatimor,
5. Qëndrimet e fqinjëve ndaj biznesit,
6. Karakteri I fqinjëve,
7. Hapësira për zgjerim.
Këto janë vetëm disa faktorë, që duhet të merren parasysh gjatë
bërjes së studimit të fizibilitetit.
3/9/2018 Doc.Dr.Veland Ramadani 31
Kërkesat financiare
Kërkesat financiare kanë të bëjnë:
Me definimin e shpenzimeve për fillimin me punë,
Sa mjete financiare duhet të gjenerohen nga puna, për t’I mbuluar
këto shpenzime,
Si dhe për të realizuar fitime për një jetë më të mirë për pronarin
dhe të tjerët
3/9/2018 Doc.Dr.Veland Ramadani 32
Kërkesat juridike
Eksistojnë rregulla të shumta në nivel të vetëqeverisjes vendore dhe në nivel
të shtetit, të cilat e kontrollojnë punën e ndërmarrjes.
Para se të fillohet me punë duhet të njihen rregullat, të cilat kanë të bëjnë
me ndërmarrjen, si për shembull:
1. Leja për punë,
2. Për lokacionin,
3. Sistemi tatimor,
4. Ligji për marrëdhënie pune dhe të ngjashme.
Gjatë nisjes e një biznesi të ri duhet të merren parasysh disa faktorë:
Fusha e veprimit,
Hulumtimi I tretut,
Lokacioni,
Financimi,
Objektet,
Mjedisi dhe aspektet juridike.
3/9/2018 Doc.Dr.Veland Ramadani 33
Përparësitë e themelimit të ndërmarrjes së re
1. Në të shumtën e rasteve, një ndër vendimet më kritike për suksesin e
ndërmarrjes, është vendimi për lokacionin. Kjo ndikon në mënyrë të
ndryshme në suksesin dhe mossuksesin e ndërmarrjes. Shpeshherë,
mënyra e vetme e sigurimit të lokacionit është themelimi I ndërmarrjes së
re.
2. Mjetet fizike mund të konstruktohen në atë mënyrë, që të mund të sigurojnë
efikasitet më të mirë në punë.
3. Për shkak të kufizimeve ekzistuese fizike, inovimi në ndërmarrjen e re
bëhet më lëhtë sesa në ndërmarrjen ekzistuese
4. Të gjitha fazat në ndërmarrjen e re do të vendosen nga pronar, për dallim
nga nevoja për ndryshimn e tyre kur blihet ndërmarrja, e cila vepron.
5. Ndërmarrja ekzistuese ndonjëherë ka dobësi në raport me konsumatorët,
distributorët, krediotrët dhe të punësuarit. Ajo, ndoshta ka ndonjë imazh, të
cilin nuk e dëshiron pronari I ri. Fillimi I biznesit të ri mundëson pronarit të
ndërmarrjes së re të krijojë një imazh siç e dëshiron vet.
3/9/2018 Doc.Dr.Veland Ramadani 35
Dobësitë e themelimit të ndërmarrjes së re
1. Ide e paprovuar. Ideja për themelimin e një biznesi të ri mund të jetë
kreative, por a do të funksionojë në praktikë? Edhe pas kërkimeve dhe
studimeve të shumta, suksesi I biznesit të ri mund të vërtetohet vetëm gjatë
zbatimit të tij në praktikë.
2. Niveli I lartë I dështimit. Bizneset, që fillojnë prej fillimit, sipas shumë
statistikave kanë më të lartë dështimin sesa në mënyrat e tjera të hyrjes në
biznes. Më pak se 50% të këtyre bizneseve mbijetojnë në 4 vitet e para.
Mënyrat e tjera, si p.sh. franshiza ka më tepër gjasa për të mbijetuar.
3. Punë e vështirë dhe e vetme. Themelimi I biznesit të ri kërkon shumë
angazhim. Orët e gjata të punës shpesh krijojnë ndjenja, që e bëjnë
pronarin e ri të ndjehet I vetmuar.
4. Mungesa e emrit të mirë. Për dallim nga blerjet e bizneseve ekzistuese
ose franshizës, themelimi I një biznesi të ri ballafaqohet me problemin e
krijimit të një emri të njohur me reputacion në rajon dhe më gjerë.
3/9/2018 Doc.Dr.Veland Ramadani 36
3/9/2018 Doc.Dr.Veland Ramadani 37
5. Pengesa për hyrje në biznes. Për të themeluar një biznes të ri mund
të paraqiten pengesa të shumta dhe të ndryshme. Shpenzimet për
themelimin e një biznesi mund të jenë të larta për disa nga
ndërmarrësit. Çështjet e ndryshme juridike gjithashtu mund të
paraqesin pengesa relevante për hyrje në një lloj biznesi.
6. Vështirësia e parashikimit. Biznesi I ri nuk ka histori. Pa mos patur
ndonjë model për të ndjekur, një biznes I ri është shumë rëndë të
parashikohet nga aspekti financiar, prodhues, etj.
7. Vështërsia e financimit. Bankierët dhe investitorët e kanë shumë më
lehtë të invesotjnë në biznese të njohura se sa në ide krejtësisht të
reja, suksesi I të cilave paraqet një pikëpyetje të mësha.
3/9/2018
Prof. Dr. Nasir Selimi
38
PËRPARËSITË DHE DOBËSITË
E NISJES SË BIZNESIT TË RI
Biznesi
i ri
Përparësitë
Krijimi i
pronarit
Vendimi për
lokacionin
Fillim i pastër
Inovimi më i
lehtë
Dobësitë
Ide e
paprovuar
Mungesa e
goodëill-it
Punë e vetme
Vështirësia e
parashikimit
Vështirësia e
financimit
Procedurat e fillimit të biznesit të ri
1. Zhvillimi I idesë së biznesit. Në kuadër të kësaj faze janë të rëndësishme
mendimet në këto drejtime:
A është idëja në lidhje me përvojën përsonale
A pritet që shpenzimet për fillimin e biznesit të vogël të jenë të mëdha
Sa njohuri teknike ose të posaçme janë të nevojshme për prodhimin ose shërbimin
A ka të bëjë ideja me prodhim ose shërbim krejtësisht të ri
A pritet të përfshihet edhe familja
2. Formimi I tregut. Zakonisht është më mirë të hyhet në tregun tanimë të
formuar, që konsumatorët veç më janë të informuar mirë. Në kuadër të
formimit të tregut, kandidati, I cili duhet të fillojë biznesin e vet duhet ta
kuptojë nevojën e krijimit të përparësive të posaçme të prodhimit –
shërbimit, me qëllim të dallimit nga konkurrentët. Në këtë fazë me rëndësi
janë këto çështje:
Sa është madhësia e tregut
Ku është I vendosur
Cilat janë karakteristikat e posaçme të shitjes
A ekzistojnë kanale të distribuimit
A është tregu I ngopur, etj.
3/9/2018 Doc.Dr.Veland Ramadani 39
3/9/2018 Doc.Dr.Veland Ramadani 40
3. Vlerësimi I konkurencës. – Studimet në këtë fazë duhet të jenë në drejtim të
konfirmimit të numrit të distributorëve. Studimet, gjithashtu duhet të vënë
në dukje përparësitë, që I kanë konkurrentët në lidhje me dizajnin,
shpenzimet, dërgesat, kanalet distribuese dhe të ngjashme. Këtu mund të
përfshihen këto aspekte:
A ekziston hapësirë e lirë për konkurrencë të re
A veprojnë konkurrentët në tërë tregun
Cilat janë përparësitë tona lidhur me konkurrencën, etj.
4. Vlerësimi I idesë së biznesit. Në kuadër të kësaj faze mund të ndodh që të
refuzohet ideja afariste. Kandidati që do të merret me biznes patjetër duhet
vet të sjell vendim në bazë të studimeve të bëra. Mirë është të parashtrohen
këto pyetje:
A është e vlefshme ideja dhe a sështë më cilësore se ato të
konkurrencës;
A është vlerësuar I tërë rreziku;
Cilat janë motivet e vërteta për fillimin e biznesit;
A ka kandidati përparësi të veçanta, të cilat mund të njihen nga të tjerët;
A do të ndikojë fillimi I biznesit ndajt të tjerëve, etj.
3/9/2018 Doc.Dr.Veland Ramadani 41
5. Testimi I prodhimit – shërbimit. Kjo fazë vështirë realizohet ngase kandidati,
që dëshiron të fillojë të merret em biznes, në realitet nuk është ende I futur në
biznes. Ai e ka vetëm idenë. Testimi prodhimit – shërbimit ndonjëherë ësht ëi
mundshëm, nëse ai ka mundësi të financohet nga mjetet financiare personale
të pronarit të ardhshëm. Çështje të tjera me rëndësi në kuadër të kësaj faze
janë:
Cilat janë problemet në shpërndarje;
A janë marrë parasysh të gjitha resurset;
Çfarë duhet të bëjë, që të përmirësohet prodhimi;
A është prodhuar produkti, që vërtet nevojitet në treg, etj.
6. Sigurimi I resurseve. Pesë fazat e mëparshme duhet të mundësojnë
informacione të mjaftueshme, të cilat kandidati që do të fillojë të merret me
bbiznes, do të mund t’I shfrytëzojë në planin e biznesit. Sigurimi I resurseve
është I ndërlidhur me paratë. Resurset mund të jenë të dukshme dhe të
padukshme. Resurset e dukshme përfshinë: fabrika, pajisje, makina, njerëz,
financa, ndërsa resurset e padukshme kanë të bëjnë me: njohuritë, aftësitë,
motivimin, komunikimin, raportet afariste dhe aftësitë ndërpersonale. Pasi të
konfirmohen resurset e nevojshme, hapi tjetër janë shpenzimet e tyre.
Rëndësia e vendimit për zgjedhjen e lokacionit
Faktorët kyç në përzgjedhjen e lokacioneve të mira janë këto:
1. Qasja deri te konsumatorët,
2. Kushtet e mjedisit të biznesit
3. Posedimi I resurseve,
4. Prirja personale e pronarit
5. Lokali dhe shpenzimet
3/9/2018 Doc.Dr.Veland Ramadani 43
Qasja deri te konsumatorët
Faktor më I rëndësishëm në zgjedhjen e lokacionit duhet të jetë
qasja e biznesit te konsumatori.
Shumë prodhime, siç janë ushqimet e shpejta dhe benzina kërkojnë
lokacion afër konsumatorit; në të kundërtën, konsumatorët do t’I
substituojnë (zëvendësojnë) me produkte të markave konkurruese.
Shërbimet, siç janë dyqanet për riparimin e gomave dhe floktaritë,
gjithashtu kërkojnë lokacion afër konsumatorëve.
Ndërmarrja e vogël është nën ndikimin e mjedisit , në të cilin vepron.
3/9/2018 Doc.Dr.Veland Ramadani 44
Kushtet e mjedisit
Kushtet e mjedisit të biznesit mund të promovojnë sukses ose
mossukses.
Përshembull, kushtet klimatike janë faktorë të rëndësishëm, që
ndikojnë në kërkesën e prodhimeve siç janë: kondicionerët
(aircondition) dhe pishinat për larje.
Konkurrenca, kërkesat juridike dhe struktura e tatimveve janë vetëm
disa nga shumë faktorë kritikë të mjedisit.
3/9/2018 Doc.Dr.Veland Ramadani 45
Posedimi I resurseve
Posedimi I resurseve lidhur me prodhimtarinë, gjithashtu duhet të
kihet parasysh kur zgjidhet lokacioni.
Lëndët e para, oferta e fuqisë punëtore, trasporti janë vetëm disa
nga faktorët që ndikojnë në lokacionin
3/9/2018 Doc.Dr.Veland Ramadani 46
Prirja personale e pronarit
Prirja personale e pronarit, shpeshherë theksohet si në ndër faktorët
më të rëndësishëm të lokacionit, në krahasim me faktorët e
mëparshëm.
Nga pikëpamja personale, proanri ndërmarrjes së vogël më së
shumti do ta vlerësojë dhe do të ndjehet më mirë në një atmosferë
familjare, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për qytet të vogël ose të
madh.
Nëse konsumatorët potencialë janë banorë vendës, pronari, me
siguri, më mirë ua njeh shijen dhe preferencat sesa pronari nga
jashtë qytetit.
Farefisi dhe miqtë mund të jenq konsumatorët e parë të ndërmarrjes
dhe mund ta ndihmojnë në reklamimin e prodhimit ose të shërbimit.
3/9/2018 Doc.Dr.Veland Ramadani 47
Lokali dhe shpenzimet
Lokali dhe shpenzimet duhet të studiohen si faktorë të rëndësishëm
të vendimit.
Shpenzimet lidhur me ndërtimin e lokalit të ri mund të jenë të mëdha
dhe t’I tejkalojnë mundësitë e pronarit.
Nëse pronari ka në dispozicion një lokal të caktuar, ai duhet të
vendos se a do ta merr me qira ose do ta blejë. Kjo varet nga
mundësitë financiare të tij.
3/9/2018 Doc.Dr.Veland Ramadani 48
Faktorët e lokacionit
Gjatë zgjedhjes së kokacionit të ndërmarrjes së vogël mund të
djekim këtë rrugë:
1. Përzgjedhja e qytetit
2. Përzgjedhja e lagjes së qytetit
3. Identifikimi I lokacionit konkret
3/9/2018 Doc.Dr.Veland Ramadani 49
PRODHIMI OSE SHËRBIMI JUAJ
51
Përshkruani natyrën e prodhimit ose shërbimit që do të
ofroni ;
Si mendoni të përvetësoni një pjesë të tregut të
konkurrencës ;
Përshkruani konsumatorët tuaj nga aspekti gjeografik,
grupi i moshave, sipas nivelit të të ardhurave dhe
faktorëve social, kulturor dhe etnik ;
Cilët janë konkurrentët tuaj kryesor në treg?
Cilët janë arsyet që konsumatorët të blejnë nga ju, e jo
nga konkurrenca?
Cilët janë dobësitë themelore të biznesit tuaj në krahasim
me ato të konkurrencës dhe si do t`i tejkaloni ato? etj.