SlideShare a Scribd company logo
1 of 8
SHKENCA DHE VEPRIMTARIA KËRKIMORE SHKENCORE
 Shkenca është burim kryesor për identifikimin, ndërtimin dhe zhvillimin e njohurive, të diturive
konkrete, të reja dhe të përgjithshme.
 Ajo është e lidhur me krijimtarinë, me arritjet në të gjitha fushat, me zbatim në teori dhe në praktikë.
 Detyrë, funksion themelor i shkencës është se njerëzimi nëpërmes saj arrijnë mbizotërimin në procese
jetësore, krijuese, menaxhuse, me qëllim të avancimit të mundësive për ndryshimin e gjendjes në kohë
pozitive.
 “SHKENCA SHËRBEN TË NA PASQYROJË SA E MADHE ËSHTË MOSDIJA JONË”!
 Fjala shkencë në shqipe do të thotë dituri.
DISA NOCIONE:
 Shkencë quajmë mësimin (njohjen) e rregulluar, të sistematizuar e të verifikuar për diçka, të arritur me
hulumtim dhe shqyrtim metodik, të kujdesshëm e të ndërgjegjshëm.
 “Shkenca paraqet dituri sistematike të nivelit të lartë”;
 “Shkenca është dituri e verifikuar, e sistemuar, e rregulluar për ndonjë gjë, e arritur nëpërmjet
qasjeve dhe metodave dhe kërkimeve”;
 “Shkenca është sistem i diturive të zhvilluara”.
KARAKTERISTIKAT E SHKENCËS
 Tërësi unike
 Harmonizimi i teorisë dhe praktikës
 Kreativiteti (kontributi, efikasiteti, cilësia e shkencëtarit),
 Ligji i zhvillimit të përshpejtuar
 Të gjitha shkencat kalojnë nëpër tri etapa të zhvillimit: 1. faza përshkruese, 2. faza analitiko-logjike,
3. faza e harmonizimit të përmbajtjes dhe të metodave kuantitative dhe shkencore.
 Karakteri dinamik shkencor
 Karakteri shoqëror
 Organizimi dinjitoz i ekipeve shkencore
 Shkenca komponentë e kulturës (ndikon në zhvillimin e kulturës, siç ndikon kultura në zhvillimin e
shkencës),
 Shkenca dhe arti (këto të dyja kanë veçori të përbashkëta. Sipas Rajbergut: kur shkenca e arrin
kulminacionin e krijimtarisë, i afrohet artit, bëhet art. Arti, po ashtu, është shkencë,
 Diferencimi dhe integrimi shkencor (me diferencim krijohen fusha të ndryshme, disiplina të
diferencuara. Njëkohësisht, vjen deri te integrimi, duke pasur nevojë që të kompletohen me njëra
tjetrën),
 Veçoria interdisiplinare (shkenca bartet prej një vendi në tjetrin, internacionalizohet. Arrihet deri te
lidhja e dy e më tepër disiplinave shkencore.
NDARJA E SHKENCES
 Të përgjithshme;
 Të veçanta
 Shkenca sociale;
 Shkenca ekzakte;
METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE
 Termi metodologji gjenezën e ka nga greqishtja, përkatësisht nga fjala methodos, që do të thotë:
mendim, qasje, përpunim dhe fjala tjetër logos, që do të thotë: fjalë, shqyrtim. Lidhshmëria e këtyre
dy fjalëve e përbënë togfjalëshin metodologji.
 Metodologjia është shkencë për metodat e kërkimeve shkencore.
 Në kuptim të gjerë metodologjia është shkencë e tërësisë të të gjitha formave dhe mënyrave të
kërkimit, me ndihmën e të cilave vjen deri te dituria shkencore e sistemuar dhe objektive.
 “Metodologjia është disiplinë shkencore, në të cilën në mënyrë kritike vështrohen dhe me qasje
eksplicite shfaqin metoda të përgjithshme dhe të veçanta”.
 Metodologjia e ka kuptimin e qasjeve, të teknikave dhe të metodave për të mundësuar punët shkencore
kërkimore, me qëllim të gjetjes dhe qartësimit të të vërtetave objektive, të ligjshmërive dhe të lidhjeve
në mes të ligjeve në natyrë dhe në shoqëri.
 Metodologjia është udhe rrëfim farkëtim, hyrje dhe finalizime të proceseve shkencore kërkimore.
FAKTORËT NDIKUES
 1. Metodat bashkëkohore shkencore ku radhiten: metodat matematikore-statistikore, modelet
matematikore, metoda e simulimit, metodat kibernetike, metodat e informacioneve, të cilat ndikojnë në
përsosmërinë e metodologjive dhe në rolin, rëndësinë dhe në efektivitetin e tyre.
 2. Kërkimet fondamentale, aplikative dhe zhvillimore, në basenin e pafund akumulues shkencor,
determinojnë dituri të reja, por edhe disiplina të reja shkencore, që janë në favor të zhvillimeve të
mirëqenies njerëzore.
 3. Mundësitë reale të organizimit, të eksperimenteve, të planifikimit dhe të financimit të shkencës,
kanë ndikuar pozitivisht në zhvillimin e metodave bashkëkohore shkencore kërkimore, madje edhe në
metodologjinë dhe teknologjinë e hartimit të veprave shkencore dhe të atyre profesionale.
 4. Të arriturat pozitive në sferën e automatizimit, të robotizimit, të kompjuterizimit, të teorisë së
sistemeve, të sistemeve të informacioneve, kanë mundësuar optimalizimin e zbatimit të njohurive
shkencore.
Ç’ËSHTË PUNIMI KËRKIMOR
 Punimet kërkimore janë ato pjesë te formimit arsimor që zhvillojnë shprehi dhe aftësi të ndryshme, qe
nga mbledhja dhe përdorimi i informacionit, deri tek metoda të veçanta që mund të përdoren në jetë.
 Punimi kërkimor është një lloj shkrimi akademik, që kërkon një nivel hulumtimi më abstrakt dhe më të
thellë se zakonisht.
 Për të shkruar punime kërkimore, nga njëra anë duhet të familjarizohesh me veprat e ekspertëve të
fushës dhe, nga ana tjetër, duhet të vendosesh përballë mendimeve të tyre mendimet e tua personale mbi
çështjen.
 Gjatë punës kërkimore duhet të përdorni informacionin e përshtatshëm për të mbështetur tezën e
zgjedhur.
 Hap pas hapi, ai do të arrijë një rezultat origjinal, në të cilin të dhënat nga burimet e jashtme do të
ndërthuren harmonishëm me reflektimet dhe pikëpamjet e tij vetjake.
 Vlerat e punimit kërkimor janë pjesë thelbësore e dëshirës së vazhdueshme të njerëzimit për të
hulumtuar dhe për të zbuluar një kuptim mbi botën.
SI ZGJIDHET TEMA E KËRKIMIT
 Në fillim merret vendimi për temën.
 Në këtë fazë, punimi kërkimor duhet parë si mundësi për të hulumtuar fusha të reja.
 Shpesh paraqitet pyetja ç 'fushë duhet të kërkojmë?
 Punimi kërkimor duhet të konsiderohet si i dobishëm qoftë edhe thjeshtë për zgjerimin e njohurive.
RRAHJA E MENDIMEVE
 Mund të nisesh nga një ide që të tërheq, apo fushë për të cilën doni të dini më shumë.
 Ideja vjen nga kureshtja, ndonjë dokumentar, një aspekt i kulturës, historisë, etj.
 Të pyeturit – është metodë e mirë për të zgjedhur temën.
 Biblioteka.
SI MBËRRIHET TEK NJË ÇËSHTJE E NGUSHTË
 Kritikë e zakonshme e punimeve kërkimore është tema shumë e gjerë.
 Nga fusha e përgjithshme duhet të ngushtoni për të studiuar në thellësi.
 Disa faktorë që ndikojnë në ngushtimin e temës: numri i fjalëve, koha e përgatitjes, mundësitë për të
gjetur informacionin në bibliotekë dhe të dhënat për publikun që do ta lexojë.
 Koha që keni në dispozicion.
 Njohja e auditorit.
 A shkruhet punimi për tu botuar në revistë shkencore apo diku tjetër.
SI FORMULOHET TEZA E KËRKIMIT
 Duke u nisur nga leximi paraprak;
 Diskutime me profesorin – mentorin;
 Mendimet tuaja rreth një çështje.
NË KËTË MËNYRË DUHET TË JENI NË GJENDJE TË FORMULONI TEZËN.
 Formulimi i tezës është boshti rreth të cilit vërtitet kërkimi.
 Ai është forca që do të qartësojë mendimet për të përcaktuar ç 'është dhe çka nuk është e rëndësishme
gjatë leximit të materialeve.
 P.sh. Tema për “Korrupsionin”. Temë shumë e gjerë! Duhet të ngushtojmë rrethin!
 P.sh. “Shkaqet dhe faktorët e korrupsionit në Republikën e Kosovës”.
SI NDËRTOHET STRUKTURA FILLESTARE
 Duhet të përgatisim një plan i cili na drejton gjatë leximit të materialeve të grumbulluara dhe gjatë
mbajtjes së shënimeve.
 Ky plan na shërben si një strukturë paraprake – mund ta quajmë edhe si provë.
 Ky plan mund të ndryshojë (në fakt ndryshon) përderisa studenti e lexon materialin e grumbulluar dhe
njihet më tepër me çështjen.
 Në të shumtën e rasteve struktura ndryshon deri në përfundim të punimit, por nëse përgatitet me kujdes,
gjatë rrugës mund t’i bëhen vetëm pak ndryshime.
 Gjatë strukturimit duhet të hartoni një listë me të gjitha çështjet të cilat mendoni se duhet diskutuar në
punim.
 Pastaj vjen pjesa më e vështirë – të vendoset për pikat kryesore të cilat janë relevante dhe i kontribuojnë
temës së kërkimit.
 Bëhet një seleksionim i çështjeve kryesore dhe pastaj ato organizohen sipas një rendi logjik, duke u
fokusuar në zgjidhjen e problemit që parashtron teza.
 Renditja bëhet me numra romak ose arab.
LLOJET E SHËNIMEVE
 Gjatë leximit të materialeve, mund të mbani pesë lloje kryesore shënimesh:
 Citime të drejtpërdrejta;
 Perifrazime;
 Precis,
 Përmbledhje, strukturime dhe
 Komente personale mbi materialin.
CITIMI I DREJTPËRDREJTË
 Citim i drejtpërdrejtë është kur në punim merret një paragraf apo fjali e tërë nga një autor tjetër dhe pa
ndryshime vendoset në punimin tuaj.
 Citimi i drejtpërdrejtë duhet të vendoset në thonjëza.
 Për çdo citim të drejtpërdrejtë duhet të tregoni burimin e saktë dhe numrat e faqeve.
 Gjatë citimit mund të hasën 3 lloje problemesh:
 (1) Nëse ka ndonjë gabim në pjesën e cituar, menjëherë pas gabimit, në kllapa duhet të vendoset fjala sic
(nga latinishtja posaçërisht) për të treguar se gabimi është në variantin origjinal.
 (2) Nëse ka ndonjë të dhënë që studenti dëshiron ta shtojë brenda pjesës së cituar, atëherë ai duhet ta
shtojë brenda kllapave dhe pjesa e shtuar duhet të përputhet me gramatikë dhe strukturë me citimin.
 (3) Nëse ka ndonjë pjesë të citimit të cilin duhet hequr, atëherë mund ta bëjë, përderisa nuk do të ndikojë
në kuptimin apo tonin e citimit, duke treguar eklipsin me anë të tre pikave (…)
PERIFRAZIMI
 Po të mos shihet me rëndësi citimi i saktë i fjalës, materiali mund të perifrazohet, pra, mund ta rithuani
me fjalët tuaja.
 Për të shmangur përdorimin e fjalëve të autorit, duhet të lexoni me kujdes pjesë që duhet perifrazuar
dhe, më pas, ta rishkruani.
 Burimi i informacionit duhet të jepet i plotë, edhe me numrat e faqeve.
 Perifrazimi është diçka e pëlqyeshme për punime.
PRECIS
 Precis është një ngjeshje e materialit origjinal (zakonisht ¼ apo 1/3 e gjatësisë së tekstit), duke ruajtur,
në pjesën më të madhe, stilin, tonin, pikpamjen dhe shpesh edhe fjalët e autorit.
 Kur kemi tekste të gjata, mund të hiqen ilustrimet dhe shpjegimet e detajuara duke lënë atë që nevojitet
për të shprehur thelbin.
 Edhe tek precisi duhet cituar dhe treguar burimin e informacionit.
REAGIMET DHE KOMENTET PERSONALE
 Gjatë kohës që studenti ka lexuar materialin ka evidentuar tekstet të cilat i duhen për citime dhe ka lënë
komente personale për shkrimet përkatëse.
 Në këto raste gjatë shkrimit të punimi mund të bazoheni në skedat e shënimeve dhe komentet personale.
SHKRIMI I KOPJES SË PARË
 Faza e parë është shkrimi i kopjes së parë të punimit.
 Materialet e tubuara dhe komentet personale strukturohen dhe del në pah puna individuale në shkrimin e
punimit.
 Gjatësia e punimit përcaktohet nga lloji i punimit dhe rëndësia e tij.
 Kopja e parë e shkrimit duhet të jetë e plotë dhe e pastër nga gabimet.
 Në kopjen e parë duhet përpiluar edhe faqja e parë, faqet e hyrjes, tabela e përmbajtjes dhe bibliografia,
pasi edhe këto mund të kenë nevojë për rishikim.
 Pasi keni përfunduar kopjen e parë të punimit, studenti duhet ta lërë mënjanë disa ditë, në mënyrë që kur
t’i kthehet të mund të gjykojë me objektivitet.
VEÇORITË E VEPRËS SË MIRË SHKENCORE
 Ekspozeu mos të fillohet tepër larg, por aty ku kjo është e domosdoshme, e nevojshme;
 Mos të kyçet në punim asgjë që nuk është në lidhje të drejtpërdrejtë me temën, që punimin e bënë të
ndarë;
 Të mos ngarkohet punimi me imtësi të parëndësishme.
 Të mos përsëritet ajo që tashmë në ndonjë mënyrë është thënë;
 Mos të sqarohen dhe shpjegohen gjerësisht gjërat që vetvetiu janë mjaft të kuptueshme.
UNITETI I PUNIMIT
 Të gjitha pjesët e punimit (kretë, kaptinat, paragrafët etj.) t’i përkushtohen një gjëje, një lënde, një ideje,
që ata ta përbëjnë tërësinë organike dhe t’i kontribuojnë, secili për vete dhe të gjithë së bashku, rrjedhës
së tërësishme dhe zhvillimit të idesë themelore.
HARMONIA (Koherenca)
 Të gjitha pjesët e punimit duhet të jetë në harmoni, si njëri prej tjetrit reciprokisht, ashtu edhe, secili prej
tyre, me punimin si tërësi.
 D. m. th. është e nevojshme që ndërmjet të gjitha pjesëve dhe tërësisë të ekzistojë koherenca logjike.
 Kjo do të jetë me kusht që ndërmjet lëndëve për të cilat është fjala, që është zhvilluar në disa pjesë më të
mëdha dhe më të vogla të punimit (krerë, kaptina, pjesë, paragrafe etj.) ekziston lidhshmëria logjike,
harmonia.
ORIGJINALITETI
 Punimi duhet të përmbajë diç të re, që të shquhet me ndonjë origjinalitet, të sjellë material të ri, deri
atëherë të panjohur, ose diçka që në thelb është e njohur por ta avancojë më tutje.
STRUKTURA E PUNIMIT
 Punimi përbëhet prej:
 Pjesëve kryesore; dhe
 Pjesëve teknike.
 1.Pjesëve kryesore:
 Faqja e titullit;
 Hyrja;
 Trungu (shtjellimi) i punimit;
 Rekomandimet.
 -2. Pjesët teknike:
- Përmbajtja;
- Lista e tabelave dhe figurave;
- Fusnotat;
- Literatura e shfrytëzuar
- Përfundimi;
FAQJA E TITULLIT
 Faqja e titullit duhet të përmbajë këto të dhëna:
 emrin e universitetit dhe fakultetit;
 programin studimor;
 titullin e punimit;
 emrin e autorit;
 emrin e mentorit;
 datën e dorëzimit të punimit.
HYRJA
 Kontakti i parë me lexuesin;
 E shkurtër;
 Tema e shtjelluar;
 Qëllimi;
 Arsyetimi i punimit;
 Metodologjia.
TRUNGU (SHTJELLIMI) I PUNIMIT
 Pjesë kryesore;
 Lidhje logjike kapitulli prej kapitulli;
 Gjatë shtjellimit të temës së punimit master është e domosdoshme që të paraqitet qartë tema e paraqitur,
duke i shfrytëzuar metodologjitë e hulumtimeve shkencore.
 Tema e punimit mastrer duhet të ndahet në tri (3) e më shumë pjesë, gjegjësisht në kapituj.
 KREU – duhet të shkruhet, p.sh. Kreu 1.
TRUNGU (SHTJELLIMI) I PUNIMIT
 Trungu (shtjellimi) i punimit i ka dy (2) komponentë kryesore:
 1.Rishikimi i literaturës; dhe
 2.Hulumtimi empirik.
PËRFUNDIMI
 Numri i konkluzave – përfundimeve duhet të jetë minimum 5 (pesë) e më shumë, varësisht nga tema e
shtjelluar.
REKOMANDIME
 Disa rekomandime;
 Varësisht nga punimi;
 Çka duhet përmirësuar.
PJESËT TEKNIKE
 Përmbajtja;
 Lista e shkurtesave;
 Lista e tabelave dhe figurave;
 Deklarata e ndershmërisë akademike;
 Fusnotat;
 Literatura e shfrytëzuar
DOKUMENTIMI DHE SHFRYTËZIMI I BURIMEVE
 Para se t’i përdorë burimet për punimin e tij, studenti duhet të vlerësojë besueshmërinë e materialeve.
 Autori: reputacioni i autorit është kriteri më i mirë për të gjykuar besueshmërinë e një burimi.
 Botuesi: sa më i dëgjuar e më i njohur të jetë botuesi, aq më e besueshme do të jetë vepra.
 Data e botimit: sa më e vonshme data e botimit, aq më e freskët përmbajtja.
SHMANGIA E PLAGJIATURËS
 Plagjiatura mund të përkufizohet si: “përdorimi pa treguar autorësinë e punës së dikujt tjetër sikur të
ishte e juaja” (Universiteti Dundee, 2005).
 Plagjiatura përfshinë:
 Ide, shkrime apo shpikje, dhe jo thjesht fjalë.
 Koncepti i përdorimit në përkufizim nuk nënkupton vetëm “fjalë për fjalë” (kopje e saktë) por edhe në
thelb (një parafrazë e koncepteve të përfshira).
 Përdorimi i punës së dikujt tjetër është i pranueshëm, në rast se tregoni autorësinë e burimit.
KËSHILLA
 Shmangni kopjimin e materialeve në mënyrë elektronike.
 Gjatë mbajtjes së shënimeve, gjithmonë shkruani burimet.
 Përpiquni të mos e perifrazoni në mënyrë të ngjashme punën e një personi tjetër.
 Ndiqni traditën universitare të citimit të burimeve.
 Shmangni përdorimin e tepërt të citimeve.
 Kontrolloni dy herë idetë tuaja origjinale.
CITIMET
 “Veprimi i përdorimit të një citat-i, i një pjese te shkurtër e fjalë për fjalë e një teksti të shkruar a e
thënies së dikujt’”
 Sa duhet të citoj?
 Kur dhe si citohet?
 PERIFRAZIMI .
PREJ KU CITOJMË?
 Punime shkencore;
 Monografi shkencore;
 Libra shkencore;
 Enciklopedi shkencore;
 Burime zyrtare të autoriteteve shtetërore (statistika zyrtare);
 Raporte hulumtuese të organizatave të ndryshme.
 Tekste universitare???
STILET E CITIMIT
 Shoqata e gjuhëve moderne (Modern Language Association MLA);
 Shoqata Psikologjike Amerikane (American Psychological Association APA);
 Shkolla e Çikagos (Chicago-Style Citation Quick Guide);
 Harvard style;
 Oxford style, etj.
MLA Modern Language Association
 Dokumentimi sipas stilit të MLA-së
 Një autor: “Asgjë nuk pritej të ndodhte ato ditë vjeshte me shi” (Kadare 91).
 Dy apo më shumë vepra nga i njëjti autor: “Rikthimi te motivet e vjetra është një nga gjërat më të
vështira në letërsi (Kadare, Ftesë në studio 15).
 Dy apo tre autorë: “Gjithçka mund të vërtetohet vetëm pasi të shqyrtohet me kujdes (Bently dhe Ziegler
357).
CHICAGO-STYLE CITATION QUICK GUIDE
 Dokumentimi sipas stilit të Universitetit të Chikagos
 Vendosja e shënimeve në fund të faqes parapëlqehet më shumë, sesa në fund të kapitullit ose gjithë
punimit.
 Shembull: Zija Shkodra, Esnafet Shqiptare, shek. XV-XX (Tiranë, 1973, f. 67).
 Herën e parë, referenca përmendet në mënyrë të plotë, kurse më pas në forma të shkurtuara,
respektivisht më shënimin e shkurtesës ibid.
APA
 Stili APA (American Psychological Association) më shpesh përdoret në shkencat sociale. Ky shpjegim
është në bazë të botimit të gjashtë manualit të dytë të printuar të APA-së, ku jepen shembuj të
formatimit të përgjithshëm të punimeve hulumtuese sipas APA, citimi në tekst, fusnotat dhe faqes se
referencave. Për më shumë informata konsultohuni me:
 Shembull: Sipas Limani (2017), "Niveli i studentëve nga viti në vit nuk ka përmirësime" (f. 25).
BIBLIOGRAFIA
 Bibliografia paraqitet në fund të punimit master.
 Paraqitja e literaturës së shfrytëzuar sipas renditjes alfabetike, në të cilën përfshihen burimet – tekstet e
shfrytëzuara, apo burimet nga interneti.
 Për një punim master kërkohen minimumi 20 burime: libra shkencore, revista shkencor, tekste
universitare dhe një numër i konsiderueshëm burimeve elektronike.
 Boce, Elona, Si të shkruajmë një punim kërkimor, Qendra për Arsim Demokratik, Tiranë, 2010
PARAMETRAT TEKNIKE TË PUNIMIT
 Programi: Microsoft Word
 Paragrafi: 1.5
 Lloji i shkronjave: Times New Roman
 Madhësia e fontit: 12
 Formati: A4 – me margjina standarde
 Teksti: I rreshtuar drejtë, pa hapësira “TAB”. Në mes të
dy paragrafëve, hapësira (dy herë “Enter”).
 Titujt: Me fontin e shkronjave 16 “Bold”
 Nëntitujt: Me fontin e shkronjave 14 “Bold - Italic”.
 Punimi duhet të përmbajë: 45 - 60 faqe.

More Related Content

What's hot

E Drejta E Punes
E Drejta E PunesE Drejta E Punes
E Drejta E Punes
bande7
 
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
Refik Mustafa
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Refik Mustafa
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
Refik Mustafa
 
Metodologjia dhe Shkrimi Ligjor
Metodologjia dhe Shkrimi LigjorMetodologjia dhe Shkrimi Ligjor
Metodologjia dhe Shkrimi Ligjor
Refik Mustafa
 
Tregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesaTregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesa
Menaxherat
 
Fazat e studimit statistikor
Fazat e studimit statistikorFazat e studimit statistikor
Fazat e studimit statistikor
Menaxherat
 

What's hot (20)

Menaxhimi i projekteve
Menaxhimi i projekteveMenaxhimi i projekteve
Menaxhimi i projekteve
 
Dallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitative
Dallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitativeDallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitative
Dallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitative
 
Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"
Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"
Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"
 
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrateKushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
 
E Drejta E Punes
E Drejta E PunesE Drejta E Punes
E Drejta E Punes
 
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
 
E DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILEE DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILE
 
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës
 
Te dhenat sekondare dhe primare
Te dhenat sekondare dhe primareTe dhenat sekondare dhe primare
Te dhenat sekondare dhe primare
 
Metodologjia dhe Shkrimi Ligjor
Metodologjia dhe Shkrimi LigjorMetodologjia dhe Shkrimi Ligjor
Metodologjia dhe Shkrimi Ligjor
 
Pyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimetPyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimet
 
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)
 
Tregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesaTregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesa
 
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
 
Punim seminarik
Punim seminarik Punim seminarik
Punim seminarik
 
Menaxhimi i bazave së të dhënave
Menaxhimi i bazave së të dhënaveMenaxhimi i bazave së të dhënave
Menaxhimi i bazave së të dhënave
 
Si të hartojmë një punim seminarikë
Si të hartojmë një punim seminarikëSi të hartojmë një punim seminarikë
Si të hartojmë një punim seminarikë
 
Fazat e studimit statistikor
Fazat e studimit statistikorFazat e studimit statistikor
Fazat e studimit statistikor
 

Similar to Metodat e Hulumtimit Shkencor kollekiumi 2

Met ndervepruese mesimin_mat
Met ndervepruese mesimin_matMet ndervepruese mesimin_mat
Met ndervepruese mesimin_mat
Seadin Xhaferi
 
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjiaMetodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
anele892
 
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjiaMetodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
anele892
 
Mësimdhënia dhe zbatimi i pikëpamjeve konstruktiviste
Mësimdhënia dhe zbatimi i pikëpamjeve konstruktivisteMësimdhënia dhe zbatimi i pikëpamjeve konstruktiviste
Mësimdhënia dhe zbatimi i pikëpamjeve konstruktiviste
Valbona Imeraj
 
00000. met kerkimi juridik1. sakte+++
00000. met kerkimi juridik1. sakte+++00000. met kerkimi juridik1. sakte+++
00000. met kerkimi juridik1. sakte+++
Astrit Idrizi
 
Etikaekriminalistikes 111219032200-phpapp02
Etikaekriminalistikes 111219032200-phpapp02Etikaekriminalistikes 111219032200-phpapp02
Etikaekriminalistikes 111219032200-phpapp02
Ministry of Health
 
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Vilma Hoxha
 

Similar to Metodat e Hulumtimit Shkencor kollekiumi 2 (20)

METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHOREMETODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE
 
Met ndervepruese mesimin_mat
Met ndervepruese mesimin_matMet ndervepruese mesimin_mat
Met ndervepruese mesimin_mat
 
PUNIM SEMINARIK "SHKENCA"
PUNIM SEMINARIK "SHKENCA"PUNIM SEMINARIK "SHKENCA"
PUNIM SEMINARIK "SHKENCA"
 
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjiaMetodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
 
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjiaMetodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
 
PUNIM SEMINARIK - Metodat Sociologjike
PUNIM SEMINARIK - Metodat SociologjikePUNIM SEMINARIK - Metodat Sociologjike
PUNIM SEMINARIK - Metodat Sociologjike
 
Mësimdhënia dhe zbatimi i pikëpamjeve konstruktiviste
Mësimdhënia dhe zbatimi i pikëpamjeve konstruktivisteMësimdhënia dhe zbatimi i pikëpamjeve konstruktiviste
Mësimdhënia dhe zbatimi i pikëpamjeve konstruktiviste
 
PUNIMI SEMINARIK METODAT EMPIRIKE TE HULUMTIMIT.pptx
PUNIMI SEMINARIK METODAT EMPIRIKE TE HULUMTIMIT.pptxPUNIMI SEMINARIK METODAT EMPIRIKE TE HULUMTIMIT.pptx
PUNIMI SEMINARIK METODAT EMPIRIKE TE HULUMTIMIT.pptx
 
Metodat_Prezantim.pdf
Metodat_Prezantim.pdfMetodat_Prezantim.pdf
Metodat_Prezantim.pdf
 
Sociologjia - SlideShare
Sociologjia - SlideShareSociologjia - SlideShare
Sociologjia - SlideShare
 
Shkrimi reflektiv
Shkrimi reflektivShkrimi reflektiv
Shkrimi reflektiv
 
00000. met kerkimi juridik1. sakte+++
00000. met kerkimi juridik1. sakte+++00000. met kerkimi juridik1. sakte+++
00000. met kerkimi juridik1. sakte+++
 
Si te shkruajm artikull shkencor
Si te shkruajm artikull shkencorSi te shkruajm artikull shkencor
Si te shkruajm artikull shkencor
 
Etikaekriminalistikes 111219032200-phpapp02
Etikaekriminalistikes 111219032200-phpapp02Etikaekriminalistikes 111219032200-phpapp02
Etikaekriminalistikes 111219032200-phpapp02
 
Etika e kriminalistikes
Etika e kriminalistikesEtika e kriminalistikes
Etika e kriminalistikes
 
Libër mësuesi-fizika-10
Libër mësuesi-fizika-10Libër mësuesi-fizika-10
Libër mësuesi-fizika-10
 
Te lexuarit dhe të nxënët nderveprues byirenakotobelli
Te lexuarit  dhe të nxënët nderveprues byirenakotobelliTe lexuarit  dhe të nxënët nderveprues byirenakotobelli
Te lexuarit dhe të nxënët nderveprues byirenakotobelli
 
12 shprehi të të menduarit kritik byirenakotobelli
12 shprehi të të menduarit  kritik byirenakotobelli12 shprehi të të menduarit  kritik byirenakotobelli
12 shprehi të të menduarit kritik byirenakotobelli
 
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
 
Ese Pedagogjie
Ese PedagogjieEse Pedagogjie
Ese Pedagogjie
 

More from ZuhdiHajzeri

More from ZuhdiHajzeri (9)

Peytjet orientues Retorike
Peytjet orientues RetorikePeytjet orientues Retorike
Peytjet orientues Retorike
 
Permbledhje Historia e Institucioneve 1
Permbledhje  Historia e Institucioneve 1Permbledhje  Historia e Institucioneve 1
Permbledhje Historia e Institucioneve 1
 
Permbledhje koll.1 metodat e hulumtimit shkencor
Permbledhje koll.1 metodat e hulumtimit shkencorPermbledhje koll.1 metodat e hulumtimit shkencor
Permbledhje koll.1 metodat e hulumtimit shkencor
 
Ekonomi Kollekiumi 2- Pytje Pergjigje
Ekonomi Kollekiumi 2- Pytje PergjigjeEkonomi Kollekiumi 2- Pytje Pergjigje
Ekonomi Kollekiumi 2- Pytje Pergjigje
 
Pytjet ekonomi kollekiumi 2
Pytjet ekonomi  kollekiumi 2Pytjet ekonomi  kollekiumi 2
Pytjet ekonomi kollekiumi 2
 
Sociologji juridik 1, kollekium 1 pytjet dhe pergjigjet
Sociologji juridik 1, kollekium 1  pytjet dhe pergjigjetSociologji juridik 1, kollekium 1  pytjet dhe pergjigjet
Sociologji juridik 1, kollekium 1 pytjet dhe pergjigjet
 
Pyetje Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2
Pyetje  Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2Pyetje  Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2
Pyetje Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2
 
Ekonomi viti 1, Pyetje - Pergjigje
Ekonomi viti 1, Pyetje - PergjigjeEkonomi viti 1, Pyetje - Pergjigje
Ekonomi viti 1, Pyetje - Pergjigje
 
Prof Beqir Sadiku Sociologji -kollekiumi 2, Juridik 1
Prof Beqir Sadiku  Sociologji -kollekiumi 2, Juridik 1Prof Beqir Sadiku  Sociologji -kollekiumi 2, Juridik 1
Prof Beqir Sadiku Sociologji -kollekiumi 2, Juridik 1
 

Metodat e Hulumtimit Shkencor kollekiumi 2

  • 1. SHKENCA DHE VEPRIMTARIA KËRKIMORE SHKENCORE  Shkenca është burim kryesor për identifikimin, ndërtimin dhe zhvillimin e njohurive, të diturive konkrete, të reja dhe të përgjithshme.  Ajo është e lidhur me krijimtarinë, me arritjet në të gjitha fushat, me zbatim në teori dhe në praktikë.  Detyrë, funksion themelor i shkencës është se njerëzimi nëpërmes saj arrijnë mbizotërimin në procese jetësore, krijuese, menaxhuse, me qëllim të avancimit të mundësive për ndryshimin e gjendjes në kohë pozitive.  “SHKENCA SHËRBEN TË NA PASQYROJË SA E MADHE ËSHTË MOSDIJA JONË”!  Fjala shkencë në shqipe do të thotë dituri. DISA NOCIONE:  Shkencë quajmë mësimin (njohjen) e rregulluar, të sistematizuar e të verifikuar për diçka, të arritur me hulumtim dhe shqyrtim metodik, të kujdesshëm e të ndërgjegjshëm.  “Shkenca paraqet dituri sistematike të nivelit të lartë”;  “Shkenca është dituri e verifikuar, e sistemuar, e rregulluar për ndonjë gjë, e arritur nëpërmjet qasjeve dhe metodave dhe kërkimeve”;  “Shkenca është sistem i diturive të zhvilluara”. KARAKTERISTIKAT E SHKENCËS  Tërësi unike  Harmonizimi i teorisë dhe praktikës  Kreativiteti (kontributi, efikasiteti, cilësia e shkencëtarit),  Ligji i zhvillimit të përshpejtuar  Të gjitha shkencat kalojnë nëpër tri etapa të zhvillimit: 1. faza përshkruese, 2. faza analitiko-logjike, 3. faza e harmonizimit të përmbajtjes dhe të metodave kuantitative dhe shkencore.  Karakteri dinamik shkencor  Karakteri shoqëror  Organizimi dinjitoz i ekipeve shkencore  Shkenca komponentë e kulturës (ndikon në zhvillimin e kulturës, siç ndikon kultura në zhvillimin e shkencës),  Shkenca dhe arti (këto të dyja kanë veçori të përbashkëta. Sipas Rajbergut: kur shkenca e arrin kulminacionin e krijimtarisë, i afrohet artit, bëhet art. Arti, po ashtu, është shkencë,  Diferencimi dhe integrimi shkencor (me diferencim krijohen fusha të ndryshme, disiplina të diferencuara. Njëkohësisht, vjen deri te integrimi, duke pasur nevojë që të kompletohen me njëra tjetrën),  Veçoria interdisiplinare (shkenca bartet prej një vendi në tjetrin, internacionalizohet. Arrihet deri te lidhja e dy e më tepër disiplinave shkencore. NDARJA E SHKENCES  Të përgjithshme;  Të veçanta  Shkenca sociale;  Shkenca ekzakte; METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE
  • 2.  Termi metodologji gjenezën e ka nga greqishtja, përkatësisht nga fjala methodos, që do të thotë: mendim, qasje, përpunim dhe fjala tjetër logos, që do të thotë: fjalë, shqyrtim. Lidhshmëria e këtyre dy fjalëve e përbënë togfjalëshin metodologji.  Metodologjia është shkencë për metodat e kërkimeve shkencore.  Në kuptim të gjerë metodologjia është shkencë e tërësisë të të gjitha formave dhe mënyrave të kërkimit, me ndihmën e të cilave vjen deri te dituria shkencore e sistemuar dhe objektive.  “Metodologjia është disiplinë shkencore, në të cilën në mënyrë kritike vështrohen dhe me qasje eksplicite shfaqin metoda të përgjithshme dhe të veçanta”.  Metodologjia e ka kuptimin e qasjeve, të teknikave dhe të metodave për të mundësuar punët shkencore kërkimore, me qëllim të gjetjes dhe qartësimit të të vërtetave objektive, të ligjshmërive dhe të lidhjeve në mes të ligjeve në natyrë dhe në shoqëri.  Metodologjia është udhe rrëfim farkëtim, hyrje dhe finalizime të proceseve shkencore kërkimore. FAKTORËT NDIKUES  1. Metodat bashkëkohore shkencore ku radhiten: metodat matematikore-statistikore, modelet matematikore, metoda e simulimit, metodat kibernetike, metodat e informacioneve, të cilat ndikojnë në përsosmërinë e metodologjive dhe në rolin, rëndësinë dhe në efektivitetin e tyre.  2. Kërkimet fondamentale, aplikative dhe zhvillimore, në basenin e pafund akumulues shkencor, determinojnë dituri të reja, por edhe disiplina të reja shkencore, që janë në favor të zhvillimeve të mirëqenies njerëzore.  3. Mundësitë reale të organizimit, të eksperimenteve, të planifikimit dhe të financimit të shkencës, kanë ndikuar pozitivisht në zhvillimin e metodave bashkëkohore shkencore kërkimore, madje edhe në metodologjinë dhe teknologjinë e hartimit të veprave shkencore dhe të atyre profesionale.  4. Të arriturat pozitive në sferën e automatizimit, të robotizimit, të kompjuterizimit, të teorisë së sistemeve, të sistemeve të informacioneve, kanë mundësuar optimalizimin e zbatimit të njohurive shkencore. Ç’ËSHTË PUNIMI KËRKIMOR  Punimet kërkimore janë ato pjesë te formimit arsimor që zhvillojnë shprehi dhe aftësi të ndryshme, qe nga mbledhja dhe përdorimi i informacionit, deri tek metoda të veçanta që mund të përdoren në jetë.  Punimi kërkimor është një lloj shkrimi akademik, që kërkon një nivel hulumtimi më abstrakt dhe më të thellë se zakonisht.  Për të shkruar punime kërkimore, nga njëra anë duhet të familjarizohesh me veprat e ekspertëve të fushës dhe, nga ana tjetër, duhet të vendosesh përballë mendimeve të tyre mendimet e tua personale mbi çështjen.  Gjatë punës kërkimore duhet të përdorni informacionin e përshtatshëm për të mbështetur tezën e zgjedhur.  Hap pas hapi, ai do të arrijë një rezultat origjinal, në të cilin të dhënat nga burimet e jashtme do të ndërthuren harmonishëm me reflektimet dhe pikëpamjet e tij vetjake.  Vlerat e punimit kërkimor janë pjesë thelbësore e dëshirës së vazhdueshme të njerëzimit për të hulumtuar dhe për të zbuluar një kuptim mbi botën. SI ZGJIDHET TEMA E KËRKIMIT  Në fillim merret vendimi për temën.  Në këtë fazë, punimi kërkimor duhet parë si mundësi për të hulumtuar fusha të reja.  Shpesh paraqitet pyetja ç 'fushë duhet të kërkojmë?  Punimi kërkimor duhet të konsiderohet si i dobishëm qoftë edhe thjeshtë për zgjerimin e njohurive.
  • 3. RRAHJA E MENDIMEVE  Mund të nisesh nga një ide që të tërheq, apo fushë për të cilën doni të dini më shumë.  Ideja vjen nga kureshtja, ndonjë dokumentar, një aspekt i kulturës, historisë, etj.  Të pyeturit – është metodë e mirë për të zgjedhur temën.  Biblioteka. SI MBËRRIHET TEK NJË ÇËSHTJE E NGUSHTË  Kritikë e zakonshme e punimeve kërkimore është tema shumë e gjerë.  Nga fusha e përgjithshme duhet të ngushtoni për të studiuar në thellësi.  Disa faktorë që ndikojnë në ngushtimin e temës: numri i fjalëve, koha e përgatitjes, mundësitë për të gjetur informacionin në bibliotekë dhe të dhënat për publikun që do ta lexojë.  Koha që keni në dispozicion.  Njohja e auditorit.  A shkruhet punimi për tu botuar në revistë shkencore apo diku tjetër. SI FORMULOHET TEZA E KËRKIMIT  Duke u nisur nga leximi paraprak;  Diskutime me profesorin – mentorin;  Mendimet tuaja rreth një çështje. NË KËTË MËNYRË DUHET TË JENI NË GJENDJE TË FORMULONI TEZËN.  Formulimi i tezës është boshti rreth të cilit vërtitet kërkimi.  Ai është forca që do të qartësojë mendimet për të përcaktuar ç 'është dhe çka nuk është e rëndësishme gjatë leximit të materialeve.  P.sh. Tema për “Korrupsionin”. Temë shumë e gjerë! Duhet të ngushtojmë rrethin!  P.sh. “Shkaqet dhe faktorët e korrupsionit në Republikën e Kosovës”. SI NDËRTOHET STRUKTURA FILLESTARE  Duhet të përgatisim një plan i cili na drejton gjatë leximit të materialeve të grumbulluara dhe gjatë mbajtjes së shënimeve.  Ky plan na shërben si një strukturë paraprake – mund ta quajmë edhe si provë.  Ky plan mund të ndryshojë (në fakt ndryshon) përderisa studenti e lexon materialin e grumbulluar dhe njihet më tepër me çështjen.  Në të shumtën e rasteve struktura ndryshon deri në përfundim të punimit, por nëse përgatitet me kujdes, gjatë rrugës mund t’i bëhen vetëm pak ndryshime.  Gjatë strukturimit duhet të hartoni një listë me të gjitha çështjet të cilat mendoni se duhet diskutuar në punim.  Pastaj vjen pjesa më e vështirë – të vendoset për pikat kryesore të cilat janë relevante dhe i kontribuojnë temës së kërkimit.  Bëhet një seleksionim i çështjeve kryesore dhe pastaj ato organizohen sipas një rendi logjik, duke u fokusuar në zgjidhjen e problemit që parashtron teza.  Renditja bëhet me numra romak ose arab. LLOJET E SHËNIMEVE  Gjatë leximit të materialeve, mund të mbani pesë lloje kryesore shënimesh:  Citime të drejtpërdrejta;  Perifrazime;  Precis,
  • 4.  Përmbledhje, strukturime dhe  Komente personale mbi materialin. CITIMI I DREJTPËRDREJTË  Citim i drejtpërdrejtë është kur në punim merret një paragraf apo fjali e tërë nga një autor tjetër dhe pa ndryshime vendoset në punimin tuaj.  Citimi i drejtpërdrejtë duhet të vendoset në thonjëza.  Për çdo citim të drejtpërdrejtë duhet të tregoni burimin e saktë dhe numrat e faqeve.  Gjatë citimit mund të hasën 3 lloje problemesh:  (1) Nëse ka ndonjë gabim në pjesën e cituar, menjëherë pas gabimit, në kllapa duhet të vendoset fjala sic (nga latinishtja posaçërisht) për të treguar se gabimi është në variantin origjinal.  (2) Nëse ka ndonjë të dhënë që studenti dëshiron ta shtojë brenda pjesës së cituar, atëherë ai duhet ta shtojë brenda kllapave dhe pjesa e shtuar duhet të përputhet me gramatikë dhe strukturë me citimin.  (3) Nëse ka ndonjë pjesë të citimit të cilin duhet hequr, atëherë mund ta bëjë, përderisa nuk do të ndikojë në kuptimin apo tonin e citimit, duke treguar eklipsin me anë të tre pikave (…) PERIFRAZIMI  Po të mos shihet me rëndësi citimi i saktë i fjalës, materiali mund të perifrazohet, pra, mund ta rithuani me fjalët tuaja.  Për të shmangur përdorimin e fjalëve të autorit, duhet të lexoni me kujdes pjesë që duhet perifrazuar dhe, më pas, ta rishkruani.  Burimi i informacionit duhet të jepet i plotë, edhe me numrat e faqeve.  Perifrazimi është diçka e pëlqyeshme për punime. PRECIS  Precis është një ngjeshje e materialit origjinal (zakonisht ¼ apo 1/3 e gjatësisë së tekstit), duke ruajtur, në pjesën më të madhe, stilin, tonin, pikpamjen dhe shpesh edhe fjalët e autorit.  Kur kemi tekste të gjata, mund të hiqen ilustrimet dhe shpjegimet e detajuara duke lënë atë që nevojitet për të shprehur thelbin.  Edhe tek precisi duhet cituar dhe treguar burimin e informacionit. REAGIMET DHE KOMENTET PERSONALE  Gjatë kohës që studenti ka lexuar materialin ka evidentuar tekstet të cilat i duhen për citime dhe ka lënë komente personale për shkrimet përkatëse.  Në këto raste gjatë shkrimit të punimi mund të bazoheni në skedat e shënimeve dhe komentet personale. SHKRIMI I KOPJES SË PARË  Faza e parë është shkrimi i kopjes së parë të punimit.  Materialet e tubuara dhe komentet personale strukturohen dhe del në pah puna individuale në shkrimin e punimit.  Gjatësia e punimit përcaktohet nga lloji i punimit dhe rëndësia e tij.  Kopja e parë e shkrimit duhet të jetë e plotë dhe e pastër nga gabimet.  Në kopjen e parë duhet përpiluar edhe faqja e parë, faqet e hyrjes, tabela e përmbajtjes dhe bibliografia, pasi edhe këto mund të kenë nevojë për rishikim.  Pasi keni përfunduar kopjen e parë të punimit, studenti duhet ta lërë mënjanë disa ditë, në mënyrë që kur t’i kthehet të mund të gjykojë me objektivitet.
  • 5. VEÇORITË E VEPRËS SË MIRË SHKENCORE  Ekspozeu mos të fillohet tepër larg, por aty ku kjo është e domosdoshme, e nevojshme;  Mos të kyçet në punim asgjë që nuk është në lidhje të drejtpërdrejtë me temën, që punimin e bënë të ndarë;  Të mos ngarkohet punimi me imtësi të parëndësishme.  Të mos përsëritet ajo që tashmë në ndonjë mënyrë është thënë;  Mos të sqarohen dhe shpjegohen gjerësisht gjërat që vetvetiu janë mjaft të kuptueshme. UNITETI I PUNIMIT  Të gjitha pjesët e punimit (kretë, kaptinat, paragrafët etj.) t’i përkushtohen një gjëje, një lënde, një ideje, që ata ta përbëjnë tërësinë organike dhe t’i kontribuojnë, secili për vete dhe të gjithë së bashku, rrjedhës së tërësishme dhe zhvillimit të idesë themelore. HARMONIA (Koherenca)  Të gjitha pjesët e punimit duhet të jetë në harmoni, si njëri prej tjetrit reciprokisht, ashtu edhe, secili prej tyre, me punimin si tërësi.  D. m. th. është e nevojshme që ndërmjet të gjitha pjesëve dhe tërësisë të ekzistojë koherenca logjike.  Kjo do të jetë me kusht që ndërmjet lëndëve për të cilat është fjala, që është zhvilluar në disa pjesë më të mëdha dhe më të vogla të punimit (krerë, kaptina, pjesë, paragrafe etj.) ekziston lidhshmëria logjike, harmonia. ORIGJINALITETI  Punimi duhet të përmbajë diç të re, që të shquhet me ndonjë origjinalitet, të sjellë material të ri, deri atëherë të panjohur, ose diçka që në thelb është e njohur por ta avancojë më tutje. STRUKTURA E PUNIMIT  Punimi përbëhet prej:  Pjesëve kryesore; dhe  Pjesëve teknike.  1.Pjesëve kryesore:  Faqja e titullit;  Hyrja;  Trungu (shtjellimi) i punimit;  Rekomandimet.  -2. Pjesët teknike: - Përmbajtja; - Lista e tabelave dhe figurave; - Fusnotat; - Literatura e shfrytëzuar - Përfundimi; FAQJA E TITULLIT  Faqja e titullit duhet të përmbajë këto të dhëna:  emrin e universitetit dhe fakultetit;  programin studimor;
  • 6.  titullin e punimit;  emrin e autorit;  emrin e mentorit;  datën e dorëzimit të punimit. HYRJA  Kontakti i parë me lexuesin;  E shkurtër;  Tema e shtjelluar;  Qëllimi;  Arsyetimi i punimit;  Metodologjia. TRUNGU (SHTJELLIMI) I PUNIMIT  Pjesë kryesore;  Lidhje logjike kapitulli prej kapitulli;  Gjatë shtjellimit të temës së punimit master është e domosdoshme që të paraqitet qartë tema e paraqitur, duke i shfrytëzuar metodologjitë e hulumtimeve shkencore.  Tema e punimit mastrer duhet të ndahet në tri (3) e më shumë pjesë, gjegjësisht në kapituj.  KREU – duhet të shkruhet, p.sh. Kreu 1. TRUNGU (SHTJELLIMI) I PUNIMIT  Trungu (shtjellimi) i punimit i ka dy (2) komponentë kryesore:  1.Rishikimi i literaturës; dhe  2.Hulumtimi empirik. PËRFUNDIMI  Numri i konkluzave – përfundimeve duhet të jetë minimum 5 (pesë) e më shumë, varësisht nga tema e shtjelluar. REKOMANDIME  Disa rekomandime;  Varësisht nga punimi;  Çka duhet përmirësuar. PJESËT TEKNIKE  Përmbajtja;  Lista e shkurtesave;  Lista e tabelave dhe figurave;  Deklarata e ndershmërisë akademike;  Fusnotat;  Literatura e shfrytëzuar DOKUMENTIMI DHE SHFRYTËZIMI I BURIMEVE  Para se t’i përdorë burimet për punimin e tij, studenti duhet të vlerësojë besueshmërinë e materialeve.
  • 7.  Autori: reputacioni i autorit është kriteri më i mirë për të gjykuar besueshmërinë e një burimi.  Botuesi: sa më i dëgjuar e më i njohur të jetë botuesi, aq më e besueshme do të jetë vepra.  Data e botimit: sa më e vonshme data e botimit, aq më e freskët përmbajtja. SHMANGIA E PLAGJIATURËS  Plagjiatura mund të përkufizohet si: “përdorimi pa treguar autorësinë e punës së dikujt tjetër sikur të ishte e juaja” (Universiteti Dundee, 2005).  Plagjiatura përfshinë:  Ide, shkrime apo shpikje, dhe jo thjesht fjalë.  Koncepti i përdorimit në përkufizim nuk nënkupton vetëm “fjalë për fjalë” (kopje e saktë) por edhe në thelb (një parafrazë e koncepteve të përfshira).  Përdorimi i punës së dikujt tjetër është i pranueshëm, në rast se tregoni autorësinë e burimit. KËSHILLA  Shmangni kopjimin e materialeve në mënyrë elektronike.  Gjatë mbajtjes së shënimeve, gjithmonë shkruani burimet.  Përpiquni të mos e perifrazoni në mënyrë të ngjashme punën e një personi tjetër.  Ndiqni traditën universitare të citimit të burimeve.  Shmangni përdorimin e tepërt të citimeve.  Kontrolloni dy herë idetë tuaja origjinale. CITIMET  “Veprimi i përdorimit të një citat-i, i një pjese te shkurtër e fjalë për fjalë e një teksti të shkruar a e thënies së dikujt’”  Sa duhet të citoj?  Kur dhe si citohet?  PERIFRAZIMI . PREJ KU CITOJMË?  Punime shkencore;  Monografi shkencore;  Libra shkencore;  Enciklopedi shkencore;  Burime zyrtare të autoriteteve shtetërore (statistika zyrtare);  Raporte hulumtuese të organizatave të ndryshme.  Tekste universitare??? STILET E CITIMIT  Shoqata e gjuhëve moderne (Modern Language Association MLA);  Shoqata Psikologjike Amerikane (American Psychological Association APA);  Shkolla e Çikagos (Chicago-Style Citation Quick Guide);  Harvard style;  Oxford style, etj.
  • 8. MLA Modern Language Association  Dokumentimi sipas stilit të MLA-së  Një autor: “Asgjë nuk pritej të ndodhte ato ditë vjeshte me shi” (Kadare 91).  Dy apo më shumë vepra nga i njëjti autor: “Rikthimi te motivet e vjetra është një nga gjërat më të vështira në letërsi (Kadare, Ftesë në studio 15).  Dy apo tre autorë: “Gjithçka mund të vërtetohet vetëm pasi të shqyrtohet me kujdes (Bently dhe Ziegler 357). CHICAGO-STYLE CITATION QUICK GUIDE  Dokumentimi sipas stilit të Universitetit të Chikagos  Vendosja e shënimeve në fund të faqes parapëlqehet më shumë, sesa në fund të kapitullit ose gjithë punimit.  Shembull: Zija Shkodra, Esnafet Shqiptare, shek. XV-XX (Tiranë, 1973, f. 67).  Herën e parë, referenca përmendet në mënyrë të plotë, kurse më pas në forma të shkurtuara, respektivisht më shënimin e shkurtesës ibid. APA  Stili APA (American Psychological Association) më shpesh përdoret në shkencat sociale. Ky shpjegim është në bazë të botimit të gjashtë manualit të dytë të printuar të APA-së, ku jepen shembuj të formatimit të përgjithshëm të punimeve hulumtuese sipas APA, citimi në tekst, fusnotat dhe faqes se referencave. Për më shumë informata konsultohuni me:  Shembull: Sipas Limani (2017), "Niveli i studentëve nga viti në vit nuk ka përmirësime" (f. 25). BIBLIOGRAFIA  Bibliografia paraqitet në fund të punimit master.  Paraqitja e literaturës së shfrytëzuar sipas renditjes alfabetike, në të cilën përfshihen burimet – tekstet e shfrytëzuara, apo burimet nga interneti.  Për një punim master kërkohen minimumi 20 burime: libra shkencore, revista shkencor, tekste universitare dhe një numër i konsiderueshëm burimeve elektronike.  Boce, Elona, Si të shkruajmë një punim kërkimor, Qendra për Arsim Demokratik, Tiranë, 2010 PARAMETRAT TEKNIKE TË PUNIMIT  Programi: Microsoft Word  Paragrafi: 1.5  Lloji i shkronjave: Times New Roman  Madhësia e fontit: 12  Formati: A4 – me margjina standarde  Teksti: I rreshtuar drejtë, pa hapësira “TAB”. Në mes të dy paragrafëve, hapësira (dy herë “Enter”).  Titujt: Me fontin e shkronjave 16 “Bold”  Nëntitujt: Me fontin e shkronjave 14 “Bold - Italic”.  Punimi duhet të përmbajë: 45 - 60 faqe.