Publicidad
Publicidad

Más contenido relacionado

Publicidad
Publicidad

Gjitaret projekt

  1. TEMA : gjitarËt PUNOI:Kancelari AurorA PROJEKT
  2. PERMBAJTJA  KARAKTERISTIKAT E GJITAREVE  TRUPI I GJITAREVE  DHEMBET E GJITAREVE  GJYMTYRET E GJITAREVE  GEZOFI I GJITAREVE  MADHESIA E TYRE  FOTO
  3.  Gjitarët janë shtazë me gjëndra që prodhojnë qumësht. Gjitarët janë shtazë kurrizore (vertebrata), shpesh quhen edhe rruazor.  Te femrat e gjitarëve janë të zhvilluara gjëndrat e qumështit, të cilat sajojnë qumësht, me të cilin i ushqejnë të vegjlit e tyre.  Për shkak të zhvillimit të këtyre gjëndrave të qumështit i tërë ky grup i organizmave e ka marrë emrin gjitarë.  Gjitarët (Mammalia nga gjuha latine = gjiri). KARAKTERISTIKAT MË TË RËNDËSISHME TË GJITARËVE.
  4. GJITARET
  5.  Prania e gjëndrave qe prodhojnë qumështin, pra, e gjëndrave të gjirit, i ka dhënë emrin kësaj klase të kurrizorëve.  Nga të gjithë kurrizorët, gjitarët e kanë trurin më të ndërlikuar , me masë më të madhe. Pikërisht kjo i lejon ata që të kryejnë sjellje më të ndërlikuara.  Gjitarët përveç gjëndrave qumështore që shërbejnë për ushqimin e te vegjëlve kanë edhe gjëndra djerësore dhe dhjamore. KARAKTERISTIKAT MË TË RËNDËSISHME TË GJITARËVE.
  6.  Gjitarët janë të vetmet shtazë trupi i të cilëve është i mbuluar me qime, e kjo veçori ndikon në ruajtjen e temperaturës trupore.  Qimet e gjitarëve paraqiten në forma të ndryshme: të gjata, të forta, të buta, në formë gëzofi, por edhe në formë gjembash. Ngjyra dhe dendësia e qimeve varet nga mjedisi ku jetojnë gjitarët.  Në vjeshtë mbështjellësi i trupit me qime dendësohet , kurse ne pranverë rrallohet duke i rënë qimet.  Shumica e gjitarëve e kanë bishtin shumë të zhvilluar. Bishti mund të shërbej për notim, për tu kapur për degë për kërcime, por edhe për mbrojtje. TRUPI I GJITAREVE
  7.  Gjitarët, sikurse edhe shpezët, janë homeotermë, ndonëse temperaturën konstante të trupit e kanë diçka më të ultë se sa shpezët.  Aftësia që kanë për ta mbajtur temperaturën konstante të trupit u ka mundësuar gjitarëve sikurse edhe shpezëve, që ta popullzojnë tërë botën.  Edhe pse gjitarët kanë temperaturë të qëndrueshme trupore disa gjatë dimrit bien në gjumë për ti shpëtuar mungesës së ushqimit e disa e grumbullojnë ushqimin në strofkat e tyre.  Ndërtimi i dhëmbëve varet nga mënyra e të ushqyerit te gjitarët. Dallojnë dhëmbët e mishngrënësve nga ata të bimëngrënësve. GJITARËT JANË HOMEOTERMË
  8. DHEMBET E GJITAREVE
  9.  Gjymtyrët e gjitarëve gjithashtu kanë ndërtime të ndryshme e kjo varet nga mënyra e lëvizjes dhe marrjes se ushqimit në mjedisin jetësor.  Kështu disa gjitar ecin , disa vrapojnë, disa ngjiten nëpër degë , disa gropojnë tokën, disa notojnë, disa edhe fluturojnë.  Gjymtyrët zakonisht janë të pajisur me kthetra ose thundra ku mund të kenë një ose me shumë thundra. GJYMTYRET E GJITARËVE
  10. 10 GJITARET
  11. Zemra e gjitareve ka 4 dhoma. Gjitaret kane nje muskul ate te diafragmes qe ndihmon ne frymemarrje 11 ZEMRA E GJITAREVE
  12.  Për nga madhësia e trupit gjitarët janë një grup mjaft i llojllojshëm i organizmave.  Gjitarët e tokës janë me madhësi të ndryshme prej minjve të imtë e gjer te elefantët gjigantë. Por gjitarët më të mëdhenj janë balenat, të cilat jetojnë në det.  Balena e kaltër, e cila jeton në ujë me temperaturë mesatare dhe në ujë të ftohtë të Oqeanit Atlantik dhe të Qetë, është e gjatë 35 metra dhe e rëndë 119 tona, ajo gjer më sot është forma më e madhe jo vetëm ndër gjitarët por edhe në tërë botën e gjallë. MADHESIA E GJITARËVE
  13.  Gëzofi, ose mbulesa me qime, është i ndryshëm te gjitarët e ndryshëm. Gëzofi i gjitarëve të poleve është i dendur dhe me lesh të gjatë, te gjitarët e tropeve është i rrallë dhe me lesh të shkurtër.  Elefantët, rinoqerontët, dhe kuajt e Nilit si dhe disa gjitarë tjerë janë pa gëzof dhe me qime shumë të rralla, kurse lëkura e balenave është në tërësi lakuriqe, me përjashtim të disa qimeve rreth gojës.  Leshi i deleve është i përbërë prej qimeve të gjata dhe të buta, kurse qimet e derrit janë të trasha dhe të vrazhda — kreshtat. Te iriqi, thiu thimtak, iriqi i thneglave (ekidna) qimet janë shndërruar në gjemba. GEZOFI TE GJITARËT
  14. 15
  15. FALEMINDERIT ! Informacionet u morren nga interneti PUNOI: sara xharja F.U.N.D
Publicidad