" Hamleti" Model i analizës së veprës Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Letërsi Shkalla: V Klasa: X Tematika: Rilindja dhe Humanizmi Evropian 5 orë Situata e të nxënit: Nxënësi kupton se si përvojat letrare ndikojnë duke ndërtuar përvoja personale, vlera dhe qëndrime që vlejnë më vonë në perceptimin e botës. Tema mësimore: Analizë “Hamleti” (ora 3) Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç: Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit: Kompetenca e të menduarit: Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Nxënësi/-ja: •diskuton në grup në mënyrë konstruktive duke dhënë dhe marrë informacion. •Njeh dhe vlerëson veprën e Shekspirit për kontributin e saj si gur themeli i letërsisë së mëvonshme •Aftësohet në analiza letrare për të kuptuar teknikat e shkrimit •diskuton rreth vlerave, strukturës, filozofisë dhe rëndësisë së “Hamletit” Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjuhë shqipe dhe gjuhë e huaj, arte, histori, Tik Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve Metoda e bashkëbisedimit, një pyetje-shumë përgjigje, pema e mendimeve, lexim i drejtuar, ritregim, harta e koncepteve, diskutim i drejtuar, puna me skeda #MesueseAurela