1. “Letersia dhe Folklori". #MesueseAurela
Page | 1PROJEKT
Lenda: Letersi
Klasa : XI-TE
TEMA :
“Letersia dhe Folklori".
PUNOI :
#MesueseAurela
2. “Letersia dhe Folklori". #MesueseAurela
Page | 2
Nen kapitujt !!!
1) Mitologjia dhe folklori
2) Ndikimi i folklorit ne letersi
3. “Letersia dhe Folklori". #MesueseAurela
Page | 3
1) Mitologjia dhe folklori
“Pa mitin, çdo kulturë e humbet karakterin e saj të gjallë
krijues, humbet forcën e vet të natyrshme”
Kur flasim për mitologji e besime popullore, kemi parasysh çfarë ka mbetur nga ato
ç’ka mendohej e besohej në kohët parake dhe çfarë e si ka ardhur në kohët e
sotme: e pandryshuar, e ndryshuar, e mitizuar, e ç’mitizuar, sakrale apo e
desakralizuar.
“Miti është rrëfenjë a tregim për qenie të mbinatyrshme ose për
ngjarje të çuditshme; legjendë; fig. njeri, ngjarje ose diçka tjetër që
mbivlerësohet me qëllim, duke e veshur me një petk përrallor”.
Areali i figurave mitike, i legjendave mitike, i demonëve, kulti i gjarprit (me gjarprin
në folklor) nuk është vetëm hapësira shqiptare; ato qarkullojnë në arealin ballkanik,
ndër popujt mesdhetarë, indoeuropianë, euroaziatikë e më tej dhe burimi i tyre, si
duket, është kroi pagan me tisin e tij mistik. Mitet, si rrëfenja, si histori të vjetra, janë
përfytyrime të mbinatyrshme edhe për ngjarje a persona, për njerëz realë, që
bëmat e tyre i shndërrojnë në personazhe dhe folklori i legjendarizon.
Kur flasim për fondin mitologjik të folklorit shqiptar në EHLV, edhe pse numerikisht i
vogël është i mjaftueshëm për të dalluar ngarkesën mitologjike në ato njësi
folklorike që kemi regjistruar e klasifikuar.
Edhe pse EHLV duket që është çliruar nga përfytyrimet mitologjike, edhe pse lënda
mitologjike ka pësuar transformime e forca emocionale është e ndezur si bulëzim
nga Eposi i Kreshnikëve, nga kënga “Fuqia e Mujit” dhe “Gjergj Elez Alia”, EHLV
është aq e plotë me informacion, saqë feshitizimi mitologjik i luftës dhe i heronjve
nuk ia dëmton fizionominë, por hijeshon thelbin estetik të këngës historike të Luftës
së Vlorës.
Nuk është parësor petku legjendar që u vesh kënga, por bëmat e tyre heroike,
historia e tyre e merituar për këngë dhe legjenda. Në se në epikën legjendare
kënga ka shtresë mitologjike, në epikën historike kjo shtresë vjen duke u tkurrur, deri
sa në EHLV, nga kjo shtresë pikojnë thërrime diellore, ku e bukura operon ndritshëm
si kategori estetike.
4. “Letersia dhe Folklori". #MesueseAurela
Page | 4
Figura mitologjike te folklorit shqiptar, disa prej te cilave jane keto:
Zana - Figure e besimeve popullore shqiptare, qe perfytyrohet si vajze shume e
bukur dhe luftarake, e cila jetonte ne male e pyje, u ndihmonte trimave, por kishte
fuqi edhe te ndeshkonte duke shituar(shkelur). Fq. 1492 e Fjalorit te Shqipes se
Sotme * E njohur per ne eshte Zana e Vizitorit, qe eshte gjithashtu kenge e Lahutes
se Malcis. Kjo thirret nga Fishta(populli) edhe Zana e Madhe, E Bukra e Dheut,
Motra, E Mira, etj. Eshte e njohur per vajin qe i ben Tringes se vdekur.
Ora - Figure e besimeve popullore shqiptare, qe perfytyrohet si grua, vajze a
femije ose si gjarper dhe qe u ndihmon e u sjell fat njerezve te mire, ndersa te
keqinjte i ndeshkon. Fq 897 e F.SH.S * Ora ishte me pak fuqiplote se Zana, por me
zemermire. Ja disa emra Oresh(por edhe Zanash, megjithese autori nuk e ben
ndarjen) qe i hasim te "Bibla" e shqiptareve,
LAHUTA E MALCIS': Jerja, Gilja, Talja, Culina, Bekja, Donja, Narja, Dalina, Fatalja,
Razja, Nazja, Loshja, Minja, Ballehana, Shtatzarania, Shtrumorja, Vathorja, Lorja, se
dhe Dardhamoskadelja, shoqja e ngushte e Tringes, personazhit te madh te Lahutes
se Malcis'(gjate faqeve 527-531). Si edhe: Ora e Madhe e bjeshkes se
Trojanit(mal), Ora e Dormitorit, shoqe te Ores se Trojanit si: Bjeshka, Dajkja, Vacja,
Bora, Thrakja, Dikja e Lalia
Bushi(ne shumes - bushenjte) - Qenie e perfytyruar si kafhse, e cila, sipas besimeve,
jetonte neper keneta dhe ndillte shi duke uleritur. Fq. 156 FSHS
5. “Letersia dhe Folklori". #MesueseAurela
Page | 5
Gishtoja - Personazh i perrallave popullore, qeperfytyrohet si femije i zgjjar ose si
njeri me trup te vogel, por i shkathet. Fq. 398 FSHS * Ne fjalor haset edhe sinonimi i
Gishtos: Kocomiu
Katallani - Figure e perrallave popullore, qe perfytyrohet si njeri i eger, ne shtat
vigan e me nje sy ne balle, i cili hante njerez. Fq. 555 FSHS *Ne fjalor jepet edhe
sinonimi i Katallanit, qe eshte Ciklopi
Gersheteza - Gigure e besimeve popullore shqiptare, qe perfytyrohet si nje vajze
e bukur e me floke te gjate, e cila rrinte me lumenj e liqene dhe dilte nganjehere ne
breg per t'u krehur. Fq. 386 FSHS * Fjalori jep edhe sinonimin e saj: Floçka . Kjo
figure haset ne perrallen me te njejtin titutll, qe gjendet te Libri "Perralla shqiptare"
Shtriga - Figure e besimeve popullore, qe perfytyrohet si nje plake e keqe, shume
e shemtuar, e cila ha njerez te gjalle dhe merret me magji per te bere te keqija.
Fq. 1304 *Jane te njohure dy shtrigat shqiptare, Suta dhe Pasuta, qe, hipur mbi dy
breshka uji, fluturuan dhe i erdhen ne ndihme rastesisht Zanes se Vizitorit teksa
luftonte kunder Ores(malazeze) se Dormitorit, personazhe te Lahutes
*Ne origjinal, Fjalori i Shqipes se Sotme e kishte: "Figure e besimeve te kota(!!!)...",
por te jeni te sigurt qe e kane harruar pa e ripershtatur ndersa kane ripunuar
Fjalorin e ri, botim te vitit 2002, i pari pas Komunizmit(pra, pasaktesi e Fjalorit te
vjeter komunist)
Vitore - Figure e perrallave popullore, qe perfytyrohet si nje gjarper me brire te
arte dhe qe besohej se pillte ar e sillte lumturi aty ky shkelte; kafshe qe
perfytyrohet si nje gjarper i shkurter e i trashe, i bukur e pa helm dhe qe besohej se
rrinte ne vrimat e mureve, ruante shtepine e i sillte kesaj mbaresi. fq. 1464 FSHS *
Eshte e njohur nje kenge popullore shqiptare, "Vitore t'u befte nena!"
Kuçedra - Figure e perrallave popullore shqiptare qe perfytyrohej si gjarper
shume i madh e me dy deri ne trembedhjete koke, i cili hante njerez dhe bente
deme e te keqija. Fq. 2472 FSHS * Eshte e njohur te Lahuta e Malcis', ne kengen me
te njejtin titull, faqe 623 aty.
Lugati - Figure e perrallave popullore shqiptare, qe perfytyrohej si njeri, i cili ne
ngjallje te tij eshte shume i keq dhe pas vdekjes ngrihet naten nga varri dhe tremb
njerezit.
6. “Letersia dhe Folklori". #MesueseAurela
Page | 6
LUGATI
ZANA
Dragoi i Syrit të Kaltër
Gjarperi dhe shqiponja
Huazimi i figurave mitologjike Zanat dhe Orët në "Lahuten e Malcis"
7. “Letersia dhe Folklori". #MesueseAurela
Page | 7
Mitologjia në Lahutën e Malcis
Figura e Zanës së Frymëzimit na sugjeron të dallojmë origjinalitetin epik të Fishtës,
lirizmin në Lahutë të Malcis, ironinë dhe, veçanërisht, lehtësinë e rrëshqitjes së poetit
nga realja tek jorealja e anasjelltas, gjëra që përbëjnë përgjithësisht magjinë e
verbit fishtjan.
Por Fishta nuk u mjaftua vetëm me krijimin e Zanës së Frymëzimit. Ai krijoi edhe
personazhe të tjerë mitologjikë:
Orën e Shqipërisë dhe Orë të tjera, Zanën e Madhe dhe Zana të tjera, Dragonjtë e
Kuçedrën, Lugetërit, Shtrigat, Floçkën. Të gjitha këto figura përbëjnë shtratin
mitologjik të Lahutës së Malcis: kënga e 11-të mban titullin “Lugati”, sikundër e 16-
ta “Kuçedra” dhe e 24-ta “Zana e Vizitorit”. Edhe “Gjaku i marrun” e “Koha e re”
(këngët 25, 26) e ndonjë tjetër u kushtohet krejtësisht ose pjesërisht Shtojzovalleve,
të cilat janë të kudogjendura në vepër, shpesh herë së bashku me figura të tjera
mitologjike.
8. “Letersia dhe Folklori". #MesueseAurela
Page | 8
MITOLOGJIA NË LUFTËN E VLORËS… -EHLV
Me qenë se Lufta e Vlorës është një realitet
historik, një ngjarje historike që ka ndodhur në një hapësirë konkrete, në një kohë të
caktuar, nga persona e bashkësi njerëzore përkatëse, me logjistikën, veshjen,
ushqimin, me armatimin e mundshëm të kohës së zhvillimit, edhe këngaapo cikli i
këngëve që i kushtohet kësaj ngjarjeje quhet Epika Historike e Luftës së Vlorës
(EHLV) EHLV ka marrë të gatshme formula klishe të tipit “Kishin pjellë ato nëna,/
kishin pjellë e bërë drëra” “Dragonjtë e Skënderbeut”, “Trimat e Njëzetës luftan si
dragonj”, “Përpara shokëve shkoi/ Selam Musai dragoi”, Lubia përfytyrohej si një
gjarpër keqbërës shumë i madh, me bisht të gjatë, me disa krerë dhe i
pangopshëm, i ngjashëm me kuçedrën. Në krahinën e Labërisë mendohej si një
qenie gjigande, në formë bualli me shtatë kokë, ose gjarpër gjigand . “Po paska
qenë lubi!”. Në kohën e luftës së Njëzetës dhe pas saj këndohej: “U shofsh me ujë
Itali/ se paske qenë lubi/ matesh me një Shqipëri…
Per zanat kemi disa shenime edhe tek Legjenda e Beratit.
Mijera e mijera vjet me pare jetonte nje Zane shume e bukur. Nje
dite ajo u takua me dy vellezer vigane, Tomorin dhe Shpiragun.
Sikurse ndodh shume here nder legjenda dhe shpesh ne te vertete, te dy vellezerit
rane ne dashuri me Zanen e bukur. Kaq fort ua trazoi zemrat te dy vellezerve dhe
kaq thelle u hyri grindja per te, sa qe shpertheu lufta vellavrasese. Tomorri, duke
9. “Letersia dhe Folklori". #MesueseAurela
Page | 9
pasur nje shpate te shkelqyeshme, i ra vellait te vet me te vogel brinjeve, ndersa ky
i fundit, i armatosur me nje topuz shume te rende, iu turr me furi duke e goditur sa
mundte me fort.Zoti, qe shihte çdo gje, u trishtua dhe u zemerua prej pamjes aq te
dhimbshme, grindjes aq te pergjakshme midis vellezerve. Ata duheshin ndeshkuar
per kete mynxyre qe shkaktuan. Prandaj, Ai i ktheu fajtoret ne gur dhe i denoi te
mbajne nder shekuj ne trup gjurmet e ketij luftimi te tmerrshem. Qe nga ajo kohe e
lashte e deri sot vellai i madh, Tomori, i tregon diellit hapesirat e veta gropa –
gropa dhe plasa te panumerta. Ndersa, vellait te vogel, Shpiragut, kushdo qe
kalon ne keto treva, i sheh brinjet e copetuara e te thelluara vija-vija.
Shkaktarja e kesaj mynxyre, Zana e bukur hirplote, nuk duhej t’i shpetonte
zemerimit te Zotit, ndaj Ai e ktheu ne nje kodrineze shkembore, mbi te cilen nje dite
filluan te vendosen gure mbi gure dhe u ndertua nje keshtjelle e madhe, e bukur, qe
qendron edhe sot madheshtore mbi qytetin e Beratit.Zana e bukur, qe i donte
vellezerit, po jo zemerimin e tyre te derdhur mbi njeri-tjetrin, qau e qau pa mase.
Ai lume, qe tani mban emrin Osum, sipas legjendes, nuk eshte gje tjeter veçse
rrekeja e loteve, qe lagu gure e shkemb dhe u derdh mes dy vellezerve prej Zanes
hyjneshe, per t’u treguar se dhimbja per kete fatkeqesi asnjehere nuk do t’i shtere
lotet.
Cikli i kreshnikëve
Cikli i kreshnikeve ose kenget epike per aget e Jutbines . Ky
cikel eshte me i gjeri qe kemi ne legjenden shqipe. Paraqitet mjaft i plote dhe me
nje larmi te madhe. Kryesisht kendohet ne veri. Ne kete cikel tregohen bemat e
Gjeto Basho Mujit, heroi kryesor, te vellait te tij , Halilit dhe te tridhjete ageve. Keta
veprojne ne Jutbine, krahine e papercaktuar mire. Pershkrimi i personazheve eshte i
mbinatyrshem; ata flasin me oret, ata luftojne me mazdrake (topuz), gjaku i tyre
derdhet si lume, i kane mustaqet nga nje pash, e hedhin topuzin me aq force sa
ngrihet pluhur nente pash lart etj. Heronjte e ketyre legjendave jane te shumte, por
kryesore jane Muji e Halili.
10. “Letersia dhe Folklori". #MesueseAurela
Page | 10
2. Ndikimi i folklorit ne letersi
Folklori lindi në gji të natyrës dhe mes njerëzve që jetonin në gji të natyrës, mes
atyre që punonin tokën apo mbarështronin bagëtimë dhe jetonin me këto prodhime,
pra lindi e u zhvillua në mes të fshatarëve.
Më pas krijimet folklorike, edhe pse njeriu përparoi dhe shkenca bëri të vetën, duke
lehtësuar jetën e punën e njeriut, nuk u shuan, ndonëse karakteri i tyre ritual e
magjik erdhi përherë e me tepër duke u pakësuar në mos zhdukur fare. Në këtë
fazë të dytë, në kohën e qytetërimit, krijimi folklorik është më shumë një vepër
artistike se sa një veper rituale fetare.
Kjo shpjegon, nga ana tjetër, jetëgjatësinë e folklorit, ruajtjen e tij deri në ditët
tona, madje dhe gjallërinë e tij në mjaft aspekte, sidomos si mbështetës për artin e
kultivuar.
Dalngadalë lindën edhe njerëz që merreshin kryesisht me krijimin e këtyre këngëve
popullore: të tillë mund të përmendim aedët, rapsodët, trubadurët, truverët,
menestrelët etj. duke filluar nga Homeri e duke mbaruar deri te Osiani skoces e
deri te rabsodët e këngëtarët tanë.
Tashti folklori është një krijim artistik që kryen një funksion krejt tjetër nga ai i pari.
Megjithatë shtresa e parë e folklorit (legjendat, këngët e riteve, përrallat,
proverbat etj.) mbetet një relike e fosile të gjalla këto krijime ruhen e kalohen ende
sot e kësaj dite nga një brez në tjetrin jo vetëm si vepra artistike, por edhe si
elemente të qenësishme që flasin për origjinalitetin e një kombi, për identitetin
kombëtar të një populli.
11. “Letersia dhe Folklori". #MesueseAurela
Page | 11
Folklori e shprehur ne shume fusha te letersise
Proze ,ne tregime , ne epika ,lirika epiko-lirike ,ne novella.balade,etj
12. “Letersia dhe Folklori". #MesueseAurela
Page | 12
Folklori ka nje rol vertet te rendesishem ne letersine e nje vendi.
Folklori yne eshte shume I pasur,ku mund te permendim Ciklin e Kreshnikeve,me
Mujin dhe Halilin,Gjergj Elez Aline etj.
Në qendër të këtij cikli qëndrojnë bëmat e çetës së kreshnikëve, si edhe
kundërshtarët e tyre, “kralë” e “kapedanë” veçanërisht nga viset bregdetare.Lufta
e kreshnikëve është vendosur në një kohë e në një ambient që s’njeh ende armët e
zjarrit.
Nga brendia e tyre dhe botëkuptimi shoqëror, nga elementët artistikë që
përmbajnë, këngët e kreshnikëve të çojnë në një periudhë më të hershme se shekujt
e pushtimit osman. Bashkë me eposin, , shqiptarët kishin krijuar gjithashtu fondin e
baladave, të cilat vinin si kujtime tronditëse të epokave të shkuara.
Njëra prej tyre është ajo që njihet në jug me emrin e Konstandinit dhe Doruntinës,
kurse në veri me emrin “Kënga e Halil Garrisë”. Balada e Kostandinit dhe
Doruntinës shpesh është trajtuar si kryevepër që ngre lart kultin e besës, shenjtërinë
e fjalës së dhënë, për hir të së cilës mallkimi mund të të ndjekë në këtë jetë dhe në
tjetrën. Mesazhi i besës është i pranishëm në frymën e baladës, por para këtij
mesazhi është fryma e fuqisë së njeriut për të riardhur në këtë jetë.Krahas
krijimtaris gojore,ne kete koha filluan te dalin dhe mjaft shkrime tjera sic
ishin:koleksioni i kodikëve që përbën një prej pasurive më të rëndësishme kulturore
të popullit shqiptar.
Ky koleksion përmban mbi 100 vëllime, që përbëjnë vepra të plota (dorëshkrime)
dhe 17 fragmente. Kodikët e Shqipërisë, nga të cilët më i vjetri është “Kodiku i
Purpurt i Beratit”, janë një fond me rëndësi për historinë e zhvillimit të letërsisë së
vjetër biblike.
13. “Letersia dhe Folklori". #MesueseAurela
Page | 13
Gjitha keto pjese te rendesishme te folklorit shqiptar, shqipes se hershme te
shkruar,jane nje shtyse e madhe per vazhdimin e letersise shqiptare.Keto vepra,u
bene inspirim per autoret e rinje,te cilet ne saje te tyre u njohen me te miren dhe me
te keqen ne art.Keto vepra,nuk ishin nje frymezim vetm per letersin shqipe,por ato u
bene shtyse edhe per kinematografine,beletin e shume fusha te tjera te artit
shqiptare.
Duhet thene,se shume intelektuale te rilindjes shqiptare u arsimuan dhe u ndikuan me
frymen evropiane te asaj kohe por prape nuk harruan folklorin.
Nga keto gojedhena jane krijuar vepra me fame boterore,sic eshte Ismail Kadare,i
cili shkroi veprene e tije
“Kush e solli Doruntinen”duke u bazuar tek gojedhena.Nje rast tjeter eshte ai i
Mitrush Kutelit,i cili mjaft elemente të rrëfimeve të tij i mori nga folklori toskë, siç i
kishte dëgjuar në fëmijeri dhe i shfrytëzoi për të rikrijuar motive të kthjellëta të
jetës së fshatit,
14. “Letersia dhe Folklori". #MesueseAurela
Page | 14
Nder keto vepra ku Kuteli beri folklorin pjese te krijimtarise se tije,mund te
permendim: Ago Jakupi e të tjera rrëfime, , një përmbledhje me shtatë rrëfime për
jetën fshatare; Kapllan Aga i Shaban Shpatës. Rrëfime-Rrëfenja etj,.
Nje tjeter poet,qe ne veprat e tije spikasin , lidhjet e ngushta me letërsinë gojore
eshte Fishta, , ndonëse disa autorë e kanë kritikuar Fishtën për 'folklorizëm', për
imitim të folklorit, pa mundur të krijojë një poemë të vërtetë epike.Vlen te
permendet se Fishta është frymëzuar fuqishëm nga poezia gojore shqiptare , si dhe
nga ciklet e poezisë heroike të quajtura Këngë kreshnikësh kur shkruajti Lahuta e
malcís.. Një poet tjetër i dhënë me mish e me shpirt pas folklorit ishte Bernardin
Palaj. Palaj është edhe autor lirikash klasike dhe elegjike, në pjesën më të madhe
të botuara në vitet tridhjetë në revistën françeskane Hylli i Dritës..Folklori eshte dhe
do te mbetet nje pasuri e pacmueshme per shqiptaret,dhe do te vazhdoje te jete
frymezim per artiste ne te ardhmen,ashtu sic ishte ne te shkuaren…