1. Statistikë
Ushtrime – Java 3
1. Cka është korniza e mostrës ? – Jepni disa shembuj.
Korniza eshte lista e të gjitha njësive me interes. P.sh. Nëse dëshirojmë të studiojmë zhvillimin e
ndërmarrjeve në Kosovë, bëjmë listën e të gjitha ndërmarrjeve që veprojnë në Kosovë.
2. Cilat janë format më të besueshme e cilat më pak të besueshme të marrjes së përgjigjeve nga
respondenti . – Pse ?
Zgjedhja e mënyrës më të përshtatshme të nxjerrjes së përgjigjeve nga respondentët jane:
a) Mënyrat më të besueshme
1. Intervista personale
2. Intervista me telefon
3. Hulumtimi me postë
b) Mënyrat më pak të besueshme (vetë-zgjedhje, prandaj jo të përshtatshme për inferencë)
1. Hulumtimet televizive
2. Hulumtimet përmes internetit
3. Hulumtimet e shtypura në gazeta dhe revista
4. Pyetësorët për produkte dhe shërbime
3. Cilat janë përparësitë e shfrytëzimit të mostrës në krahasim me popullacionin ?
a) Merr kohë më pak se regjistrimi i popullatës
b) Kushton më pak se regjistrimi i popullatës
c) Më pak i komplikuar dhe më praktik për tu realizuar se sa regjistrimi i popullatës së targetuar
(për të cilën bëhet hulumtimi)
4. Cilët janë faktorët që e përcaktojnë madhësinë e mostrës;
Tre faktorë përcaktojnë madhësisë e mostrës:
a) Madhësia e popullacionit - sa më i madh që është popullacioni, aq më e madhe duhet të jetë
mostra.
b) Niveli i besueshmërisë - (niveli i sigurisë që karakteristikat e të dhënave të grumbulluara të
pasyrojnë karakteristikat e popullacionit) sa më i madhe siguria e kërkuar, aq më e madhe duhet
të jetë mostra
c) Intervali i besimit – tolerenca e gabimit në rezultate Sa me i vogël gabimi i toleruar, aq më e
madhe duhet të jetë mostra
5. Cfarë ndikimi kanë këta faktorë në madhësinë e mostrës;
c) Nëse kemi bërë një anketë me popullatën e Prishtinës, 50 % e tyre janë përgjigjuir se dëshirojnë të
blejnë banesë të re, mostra është llogaritur me një interval të besimit prej 2 %. Si e interpretojmë këtë
rezultat për tërë popullacionin ?
6. Cilat janë llojet e mostrave ?
Llojet e mostrave jane:
a) Mostra Probabilitare – E rastit e thjeshte, Sistematike, Stratifikuar, Me grupe dhe
b) Jo-Probabilitare - Sipas gjykimit dhe e përshtatshme
2. 7. Në qoftë se dëshirojmë të bëjmë inferencë statistikore (të nxjerrim
rezultatin për popullacionin nga mostra), cfarë lloj mostra duhet të
përdorim: (rrumbullakso)
a) Mostra jo probabilitare
b) Mostra probabilitare
c) Të dyja
8. Si zgjidhet mostra e rastit e thjeshtë ?
a) Çdo individ ose njësi nga korniza ka gjasa të njejta për t’u përzgjedhur
b) Përzgjedhja mund të bëhet me ose pa zëvendësime
c) Mund të përdoret tabela e numrave të rastit ose gjeneratorët kompjuterikë të numrave të rastit
për të përzgjedhur mostrën
9. Si zgjidhet mostra e stratifikuar?
a) Popullation ndahet në 2 ose më shumë grupe sipas ndonjë karakteristike të përbashkët
b) Përzgjedhet mostra e thjeshtë e rastit nga secili grup
c) 2 ose më shumë mostrat e njxerra kombinohen në një mostër
10. Si zgjidhet mostra sistematike?
a) Caktohet madhësia e mostrës: n
b) Ndahet korniza individëve (N) në grupe nga k individë: k=N/n (p.sh. k=64/8)
c) Përzgjedhet me metodën e rastit një individ nga grupi i parë
d) Pastaj zgjedhet çdo i 8-i në këtë rast (sepse k=8)
11. Si zgjidhet mostra me grupe (clusters)?
a) Popullacioni ndahet në shumë grupe (“clusters”), secila reprezentative për popullacionin
b) Bëhet përzgjedhja e rastit (random) e grupeve
c) Studiohen të gjitha njësitë në grupet e përzgjedhura
12. Cila nga llojet e mostrave, siguron përfaqësim (reprezentim) më të mirë të popullacionit?
Mostra e cila eshte me e pershtatshme dhe siguron perfaqesim me te mire te popullacionit eshte mostra
e Stratifikuare.
13. Si e vlerësojmë kualitetin e një ankete?
a) Cili është qëllimi i mostrës?
b) A bazohet ajo në mostër probabilitare?
c) Gabimet në mbulueshmëri – Korniza e përshtatshme
d) Refuzimet – Përcjellja e rasteve
e) Gabimet në matje – Pyetjet e mira nxjerrin përgjigje të mira
f) Gabimi në mostrim – Ekziston gjithmonë