Se ha denunciado esta presentación.
Utilizamos tu perfil de LinkedIn y tus datos de actividad para personalizar los anuncios y mostrarte publicidad más relevante. Puedes cambiar tus preferencias de publicidad en cualquier momento.

Nenstacioni Sharre (220/110/35 KV) -Praktika

4.277 visualizaciones

Publicado el

Praktika ne Nenstacionin Sharre

Publicado en: Ingeniería
  • Dating direct: ♥♥♥ http://bit.ly/39pMlLF ♥♥♥
       Responder 
    ¿Estás seguro?    No
    Tu mensaje aparecerá aquí
  • Follow the link, new dating source: ❤❤❤ http://bit.ly/39pMlLF ❤❤❤
       Responder 
    ¿Estás seguro?    No
    Tu mensaje aparecerá aquí

Nenstacioni Sharre (220/110/35 KV) -Praktika

  1. 1. Republika e Shqiperise Universiteti politeknik Fakulteti ing.elektrike Dega elektrike RELACIONI MBI PRAKTIKEN MESIMORE TE ZHVILLUAR NE NENSTACIONIN E SHARRES ( 220/110/35 KV ) Punuan: Pranoi: 1. Dritan Sadikaj Prof.Nako Hobdari 2. Eljon Likaj 3. Taulant Kacorri
  2. 2. TIRANE 2013 N/STACIONI 220/110/35 KV SHARRE N/Stacioni 220/110/35 KV (SHARRE) është një n/stacion zbritës i cili shërben për uljen e tensionit ,nga 220KV në 110KV dhe 35KV, dhe shpërndarjen e energjisë elektike.Ky n/stacion në bazë të pozicionit që zë në sistem, qëllimit që mbart dhe tensionit që ka, klasifikohet si një n/stacion me rëndësi sistemi.Ushqehet nga një devijim i linjës parësore (220/13) Koman-Elbasan (220KV) dhe furnizon nga ana e tensionit 110KV dy linja: 106-1 (Selitë) ; 106-2 (Rashbull). Ndërsa nga ana e tensionit 35KV furnizon linjën e TEC-it.
  3. 3. ELEMENTËT KRYESOR TË N/STACIONIT: • Blloku 220KV
  4. 4. Hyrja bëhet nëpërmjetnjë devijimi të linjës parësore (220/13) Koman-Elbasan (220KV). 1. Transformatorët e tensionit 220KV/100V Këta tansformator tensioni janë njëfazor dhe kanë tre pështjella.Në dallim nga transformatorët me dy pështjella, pështjella e tyre e tretë (shtesë) shërben për ushqimin e aparateve të kontrollit të izolimit të rrjetit dhe të rëleve për mbrojtjen nga lidhjet e shkurtra njëfazore me tokën. Regjimi i tyre është i afërt me regjimin e punimit pa ngarkesë për arsye që të sigurojnë që tensioni në sekondar t’i përgjigjet me një saktesi të caktuar, në madhësi dhe në fazë, tensionit në primar.Në pështjellën primare kanë tension 220KV, ndërsa në pështjellën sekondare kanë tension110V.
  5. 5. Koeficienti i transformimit është: 1 2 220000 2200 100 n u n U k U = = = Transformatori i tensionit siguron: a. Matjen e tensionit në mënyrë të parrezikshme dhe komode b. Standartizimin e aparateve matëse dhe rëleve c. Njëtrajtësimin e aparateve matëse Për të siguruar personelin e shërbimit nga rënië në tensionin e lartë të primarit gjatë prishjes së izolacionit të transformatorit dhe kalimit të tensionit të lartë në pështjellën e sekondarit bëhet gjithmon tokëzimi i njërit pol të pështjellës së sekondarit. Transformatorët e tensionit janë të ngjashëm me transformatorët e fuqisë.dallimi i tyre qëndron në permasat, pesha dhe forma e kazanit.Në transformatorët e tensionit sasia e nxehtësisë, që i jepet ambientit, është e papërfillshme prandaj kërkesat lidhur me dhënien e nxehtësisë nuk përcaktojnë ndërtimin e tyre.Detyra kryesore që duhet të zgjidhet gjatë ndërtimit të transformatorit të tensionit është sigurimi i saktësisë së matjes dhe aftësia për t’u qëndruar mbitensioneve me përmasa dhe peshë minimale. Këta transformatorë janë shumë të sigurtë, prandaj lidhjet e shkurtra në ta janë shumë të rralla,duke u nisur nga kjo lidhja e tyre bëhet vetëm me ndarësa, pa siguresa. 2. Thika e linjës 220KV Pas transformatorit të tensionit lidhet thika e linjës. Vlera e tensionit të linjës ndikon tek izolacioni i thikës së linjës, sa më i lartë të jetë tensioni aq më i mirë duhet të jetë izolacioni.Vlera e rrymës ndikon tek ngarkesa që duhet të përballoj thika e linjës. Thika e linjës shërben për ckycjen e linjës jo në ngarkesë, pra pasi është ckycur celësi në ngarkesë mund të ckycet thika jo në ngarkesë.Thika në gjendje të kycur duhet të
  6. 6. lejoj rrymën nominale për kohë të gjatë dhe rrymën e lidhjes së shkurtër për kohë të shkurtër.Mbinxehja e tyre nuk duhet të kaloj mbinxehjen e lejuar.Nga kalimi i rrymës së lidhjes së shkurtër nuk duhet të ndodhë vetëkycja e thikës nën veprimin e forcave elektrodinamike, për këtë gjë shërbejnë instalimet bllokuese. Bllokuesi elektomekanik i thikës Kontaktet e thikës hapen në ajër dhe vendi i këputjes së qarkut duket me sy të lirë. Kur kontaktet janë të hapura, largësia midis tyre është (10-15)% më e madhe se lartësia e izolatorëve, kjo mënjanon shpimin e hapësirës midis kontakteve gjatë lindjes së mbitensioneve kur thika është e ckycur. Për të mënjanuar avaritë, që mund ët ndodhin nga veprimet e gabuara të personelit tëshërbimit, është e nevojshme që transmisionet e thikave të jenë të bllokuar nga transmisionet e celësave.
  7. 7. Thika e linjës në figurë përbëhet nga thika e punës dhe nga thika e tokëzimit.Thika e tokëzimit përdoret për të tokëzuar fazën përkatëse të ckycur më parë për arsye remonti ose edhe për arsye të të tjera.Thika e tokëzimit duhet të jetë e bllokuar, në mënyrë që kur thika e punës të jetë e kycur, kycja e thikës së tokëzimit të jetë e pamundur ose anasjelltas.Për punë të sigurtë të thikave është e nevojshme që të bëhet sistematikisht kontrolli i gjendjes së tyre për të shmangur cdo dëmtim që lind në ato. 3. Transformatorët e rrymës 400/5A Ndërtimi i transformatorëve të rrymës bëhet që rryma në sekondar me saktësi të caktuar t’i përgjigjet rrymës së primarit, si në madhësi dhe në fazë. Përdorimi i transformatorëve të rrymës në instalimet elektrike siguron : a. Matje të parrezikshme dhe komode, pasi qarku i matjes është i izoluar nga qarku i tensionit të lartë. b. Njëtrajtësimin e aparateve matëse, gjë që thjeshton prodhimin e tyre. c. Mbrojtjen e aparateve matëse nga veprimi i rrymave të lidhjes së shkurtër. Ky transformator rryme është i ndërtuar nga një spirë (dredhë) në pështjellën primare sepse rryma nominale është 400A.Pështjella e sekondarit llogaritet për 5A dhe ka një numër të madh spirash (dredhash). Koeficienti i tansformimit është: 1 2 400 80 5 n i n I k I = = = Transformatorët e rrymës janë njëfazor dhe zgjidhen sipas tensionit nominal, rrymës nominale, klasës së saktësisë, ngarkesës nominale për klasën e dhënë të saktësisë si dhe sipas llojit të nënstacionit elektrik.Përvec këtyre, transformatori provohet me qëndrueshmëri termike dhe elektrodinamike nga rrymat e lidhjes së shkurtër.Për zgjedhjen e rrymës nominale të pështjellës primare të transformatorit pranohet që ai të punojë në regjim të sforcuar për kohë të gjatë me rrymë 20% më të madhe se rryma nominale.Ndërsa rryma nominale në sekondar zgjidhet në varësi të qëllimit të transformatorit të rrymës, në të shumtën e rasteve ajo merret 5A.
  8. 8. Klasa e saktësisë e transformatorit zgjidhet në varësi të qëllimit të tij.Transformatorët e klasës 0.5 përdoren për furnizimin e kontatorëve, ndërsa transformatorët e klasës 3.0 përdoren për furnizimin e ampermetrave, të rëleve të rrymës dhe të fuqisë.Transformatori në figurë është i klasës 0.5. Për të siguruar personelin, gjatë prishjes së izolimit dhe kalimit të tensionit të lartë në peshtjellën e sekondarit, duhet të tokëzohet gjithmonë njëripol i pështjellës së sekondarit. 4. Celësi 220KV Çelësi është element i domosdoshëm në impiantet e shpërndarjes të tensionit të lartë.Ai shërben për kycjen, ckycjen dhe komutimin e qarkut elektrik në regjimin e punës normale, në avari të ndryshme dhe lidhje të shkrurtra.Ckycja e qarkut të dëmtuar duhet të bëhet automatikisht dhe me shpejtësi të madhe në mënyre që të sigurohet puna normale e pjesës tjetër të sistemit elektrik.Celësi është gjithashtu, organi ekzekutues më i rëndësishëm i paisjeve të komandimit automatik të sistemeve elektike. Ckycja e qarqeve elektrike shoqërohet me lindjen e harkut elektrik midis kontakteve të celësit.Vështirësia e shuarjes së shpejt të harkut solli përdorimin e paisjeve të quajtura dhoma harkshuese të cilat lehtësojnë dhe shpejtojnë shuarjen e harkut.Nga mënyra e shuarjes së harkut dhe izolimit të pjesëve që ndodhen nën tension, celësat klasifikohen: a. Celësa me vëllim të madh vaji b. Celësa me vëllim të vogël vaji c. Celësa me ajër d. Celësa me gaz
  9. 9. e. Celësa me vakum f. Celësa autogazorë g. Celësa elektromagnetikë Në figurën e mësipërme tregohet celësi me gaz 220KV.Gazi që përmban ky celës quhet hegzafluor i squfurit ( 6SF ) ose elegazi.Elegazi është i padjegshëm, pa ngjyrë, erë dhe shije, në gjendje të pastër,i padëmshëm (jo helmues).Elegazi është pesë herë më i rëndë se ajri, për rrjedhojë shpejtësia e ikjes së tij është tre herë më e vogël, ka qëndrueshmëri elektrike 2-2.5 herë më të madhe se ajri.Presioni 6 bar është kufiri i sipërm i punës celësave.Cilësitë izoluese të elegazit, për diapazonin e temperaturave të mundshme të shrytëzimit nga -400 C deri në +700 C ruhen për presione nga 3-6 bar. Koeficientin e transmetimit të nxehtësisë elegazi e ka 2.5 herë më të mirë se ajri për rrjedhojë ka aftësinë e shuarjes së harkut më të madhe.Në bazë të karakteristikave që ka elegazi mund të zvogëlohen përmasat e celësave, rritet aftësia ckycëse, zvogëlohet seksioni i pjesëve përcjellëse për të njëjtën ngrohje.E rëndësishme gjithashtu është se elgazi ruan kollonën e harkut për rryma shumë të vogla deri në 0.2A dhe për temperatura të larta, për rrjedhojë shuarja e harkut ndodh praktikisht gjatë kalimit të rrymës nëpër zero, duke përjashtuar kështu mbitensionet dhe shkarkimin e përsëritur që janë karakteristikë për celësat me ajër.Elegazi ka aftësi të mira harkshuese për shkak të rrezes së madhe që ka molekula e tij e për rrjedhoj rruga e lirë mesatare e lëvizjes së elektoneve është e vogël. Molekulat e elegazit kanë edhe natyrë të theksuar elektronegative, për te thithur elektronet e lira. Zvogëlimi i numrit te elektroneve në hapësiren ku vepron fusha elektrike shkakton zvogëlimin e valangave të shkaktuara prej tyre, pra dhe te rrymës elektrike. Perparësite kryesore që ka zëvendësimi i ajrit me gaz janë: Zvogëlimi i numrit të dhomave harhshuese të lidhura në seri për një vlerë të dhënë tensioni. Mënjanimi i rezistencave shuntuese të lidhura me dhimat harkshuese.
  10. 10. Elegazi ka përparësi edhe kundrejt vajit: Vaji është i djegshëm ndërsa elegazi jo. Elegazi gjatë shuarjes së harkut shpërbëhet në sasi shumë të pakët dh enuk i prish karakteristikat e tij, ndërsa vaji prishet dhe lind nevoja e ndërrimit të tij. Kryerja e remonteve të dhomave harkshuese të celësave me elegaz është më e thjeshtë se e celësave me vaj. Celësat me elegaz kanë aftësi të ckycin rryma të mëdha si dhe rryma të konsiderueshme kapacitive. Në trysninë (3-6) bar qëndrueshmëria e tij është më e madhe se e vajit 5. Sharkuesit 220KV Shkarkuesit sigurojnë një shpim të kontrolluar dhe vala e mbitensionit drejtohet për në tokë, kështu që kufizohet mbitensioni që godet në elementin e mbrojtur.Në rast mbitensioni atmosferik shpohet hapësira mbrojtëse eshkarkuesit dhe shkaktohet lidhja e shkurtër me tokën.
  11. 11. 6. Autotransformatori 1T
  12. 12. Përdorimi i autotransformatorëve ka më shumë leverdi nga pikëpamja e investimeve kapitale si dhe nga humbjet e energjisë.Ky autotransformator është trefazor për arsye se:autotransformatori trefazor në krahasim me tre autotransformator njëfazor ka kosto ekonomike më të ulët dhe humbje më të pakta të fuqisë. Nga targeta e autotransformatorit marrim gjithë të dhënat: • Prodhim italian i vitit 1959 • Fuqitë nominale; Tensionet nominale ; Rrymat nominale Primari: 100MVA 225KV 257A Sekondari: 112MVA 130± 6x2.5%KV 497A Terciari: 50MVA 15KV 1925A • Lidhjet Primari: yll Sekondari: yll Terciari: trekëndësh • Numri i fazave: 3 (tre) • Frekuenca: 50Hz • Pesha: Vaji:54000Kg Pjesët e jashtme:90000Kg Totali:170000Kg Pra, autotransformatori ka një fuqi nominale prej 100MVA dhe në pështjellën parësore ka tensionin 220Kv, në pështjellën dytësore ka tensionin 110KV ndërsa në pështjellën e tretë ka tensionin 15KV që furnizon transformatorin e nevojave vetiake.
  13. 13. Mbrojtjet gazore: sic shihet në figurën e mëposhtme mbrojtjet gazore janë dy, njëra për transformatorin dhe tjetra për mbrojtjen e rregullatorit të tensionit. Në figurëne mëposhtme paraqiten silikagenët të cilët thithin lagështirën nga vaji i transformatorit.
  14. 14. Në figurën e mëposhtme paraqitet paisja e leshuesave që përbëjnë impiantin e komandimit të sistemit të ftohjes, gjithashtu edhe ventilatorët bëjnë pjesë në impiantin e ftohjes. 7. Autotransformatori
  15. 15. Për arsye të rritjes së numrit të konsumatoreve që furnizohen nga kyu nenstacion u vendos edhe një autotransformator i dytë. Autotransformator i dytë është lidhur në paralel me autotransformatorin e parë. Fuqia e tij nominale është 90MVA, tensioni nominal në pështjellën parësore është 220KV, ndersa pështjella dytësore ka tensionin nominal 35KV. • Blloku 110KV
  16. 16. 1. Shkarkuesit 110KV Pas pështjellës sekondare të autotransformatorit T1 lidhen shkarkuesat 110KV. Këta shkarkuesa kanë të njejtin funksion si dhe shkarkuesat 220KV, shërbejnë për mbrojtjen e paisjeve të nënstëcionit nga vala goditese e mbitensionit. Nga figura e mesiperme do të dallojmë një shifrant i cili tregon numerin e shkarkimeve që bën shkarkuesi si dhe vleren numerike në volt të mbitensionit. 2. Zbarrat 110KV Zbarrat jane të tipt të thjeshtë dhe janë vendosur në menyrë përpendikulare në lidhje me elementet e tjerë.
  17. 17. 3. Transformator rryme 800/5A Këta transformatorë rryme në pështjellën primare kanë rrymë nominale prej 800A dhe kjo pështjellë është e përbërë nga një spirë (dredhë), ndersa në pështjellën sekondare rryma nominale është 5A dhe përbëhet nga një numër i madh spirash (dredhash). Koeficienti i transformimit është: 1 2 800 160 5 n i n I k I = = = Përdorimi i transformatorëve të rrymës në instalimet elektrike siguron : a. Matje të parrezikshme dhe komode, pasi qarku i matjes është i izoluar nga qarku i tensionit të lartë. b. Njëtrajtësimin e aparateve matëse, gjë që thjeshton prodhimin e tyre. c. Mbrojtjen e aparateve matëse nga veprimi i rrymave të lidhjes së shkurtër. Nga figura e mësiperme shohim se këta trënsformatorë rryme kanë një paisje që quhet manometer i cili sherben për matjen e presionit të gazit dhe për cdo ulje të presionit transmetohet sinjalizimi në sallën e komandës dhe bëhet çkyçja e linjes.
  18. 18. 4. Thika e zbarrave 110KV Thika e zbarrave 110KV sherben për ckycjen e qarkut pasi eshtë çkyçur çelesi i ngarkeses. Kjo thike çkyçet në rast avarie ose remonti të dy linjave Rrashbull dhe Selite ose të elementeve të linjave, gjithashtu dhe të dy autotransformatorët. 5. Zbarrat 110KV
  19. 19. Këto zbarra janë të tipit të thejshtë dhe janë të vendosura paralelisht me elementët e tjerë. Nga zbarrat 110KV furnizohen të dy linjat, Rrashbull dhe Selitë, janë ndertuar dhe vendosur në menyrë të tillë për arsye ekonomike që të mos vendoseshin në skenë për të dy linjët thikë dhe transformator rryme shtesë. • Linja Selitë 1. Thika e zbarrave 110KV Kjo thike shërben në rast remonti ose avarie të linjës së Selitës (106-1) dhe të çelësit të ngarkesës. Karkateëristikat e tjera janë të njejtat me ato të thikës së linjes 220KV.
  20. 20. 2. Çelësi me gaz 6SF Ka të njëjtat karakteristika me çelesin 220KV, pra shërben për kyçjen, ckycjen dhe komutimin e qarkut elektrik në regjimin e punës normale, në avari të ndryshme dhe lidhje të shkurtëra. Ky çelës përmban edhe paisjen e transmesionit. Transmesioni është tërësia e mekanizmave dhe paisjeve që shërbejnë për kyçjen ose çkyçjen e çelësit. Komanda për kyçje ose çkyçje mund të jepet me dorë ose automatikisht. Transmesionet përbëhen nga mekanizmi i komandimit, mekanizmi i transmetimit të levizjes, mekanizmi i çkyçjes dhe paisjet e qetësimit ose amortizatorët që shërbejnë për thithjen e energjisë së tepërt të pjesëve të levizshme.
  21. 21. Transmisioni që përmban ky çelës është hidraulik. Për akumulimin e energjisë përdoret gazi, ndërsa mjedisi ku leviz pistoni komandues është vaji, vaji duke qenë praktikisht i pangjeshëm siguron një regjim më të shpejtë dhe më të madh në ndryshimin e presionit dhe të shpejtësisë, transmetimet hidraulike e kanë kohën e kyçjes më të vogël se transmesionet pneumatike ndërsa shpejtësinë maksimale të levizjes së kontaktëve më të vogël për shkallë për shkak të levizjes pothuajse të njetrajtshme gjatë gjithë rrugës që për shkruajnë. Për rrjedhojë forcat goditëse në kontaktet dhe izolatorët gjatë procesit të kyçjes zvogëlohen. Forca maksimale e domosdoshme për kyçjen e çelësit me transmesion hidraulik është rreth 25% më e vogël se e transmesionit pneumatik, në saj të zvogëlimit të forcave të inertësisë. Të gjitha pjesët e transmisionit hidraulik janë të zhytura në vaj i cili i mbron ato nga lagështira dhe agjentët e dëmshëm kimik të atmosferës. Fërkimet dhe konsumi i pjesëve është shumë i vogël. Transmisioni mund të punojë në tëmperatura shumë të ulëta pa pasur nevojë për ngrohje në saj të përdorimit të vajrave, viskoziteti i të cilave varet pak nga temperatura. Transmisioni kërkon një sherbim minimal, mund të vihet në punë pa problem edhe n.q.s ka ndenjur një periudhë disa mujore pa punuar. 3. Transformator rryme 800/5A Përdorimi i transformatorëve të rrymës në instalimet elektrike siguron : a. Matje të parrezikshme dhe komode, pasi qarku i matjes është i izoluar nga qarku i tensionit të lartë. b. Njëtrajtësimin e aparateve matëse, gjë që thjeshton prodhimin e tyre. c. Mbrojtjen e aparateve matëse nga veprimi i rrymave të lidhjes së shkurtër. Në pësahtjellën primare të transformatorit të rrymës, rryma nominale është 800A, ndersa në pështjellën sekondare rryma nominale është 5A. Koeficienti i transformimit është: 1 2 800 160 5 n i n I k I = = =
  22. 22. 4. Thika e linjes 110KV
  23. 23. Thika e linjes 110KV sherben për çkyçjen e linjes 106-1(Selitë), në ras remonti ose avarie, pasi është çkyçur çelësi i ngarkesës. Karakteristikat e tjera janë të njejta me ato të thikës 220KV. 5. Transformatorë tensioni 110KV/100V
  24. 24. Transformatori i tensionit siguron: a. Matjen e tensionit në mënyrë të parrezikshme dhe komode b. Standartizimin e aparateve matëse dhe rëleve c. Njëtrajtësimin e aparateve matëse Pështjella primare e transformatorit kas tension nominal 110KV, ndersa pështjella dytësore ka tension nominal 100V. Koeficienti i transformimit është 1 2 110000 1100 100 n n U u U k = = = 6. Linja Selitë (106-1)
  25. 25. • Linja Rashbull (106-2) Kjo linjë është identike me linjen (106-1) Selitë. Të gjithë elementet dhe karakteristikate e tyre janë të njejta për të dyja linjat. Për rrjedhojë edhe komentet per elementet janë ekuivalente. Elementet e linjes: 1. Thika e zbarreave 110KV 2. Çelësi me gaz 6SF
  26. 26. 3. Transformator rryme 800/5A 4. Thika e linjes 110KV
  27. 27. 5. Transformator tensioni. 110KV/100V 6. Linja Rashbull (106/2)
  28. 28. • Blloku 35KV Linja 35KV furnizohet në menyrë kabllore nga dalja 35KV e autotransformatorit 2T
  29. 29. Elementet e linjes 35KV: 1. Thika e zbarrave 35KV Kjo thike shërben për çkyçjen e qarkut në mungesë të ngarkesës. Është e përbërë nga dy izolator të palëvizshëm dhe një izolator i tretë i vendosur mbi kushineta, i cili rrotullohet rreth boshtit të tij për 110o . Kjo levizje i jepet thikës me anën e një trasmesioni të veçantë, thika përbëhet nga një tub bakri, i shtypur në njërën anë. Ana tjetër vendoset tek kryqi, i cili lejon qe thika të rrotullohet rreth boshtit të tij. Vetë kryqi vendoset mbi kushinetë, që e lejon të rrotullohet në planin horizontal. Mekanizmi i trasmisionit për trasmetimin e levizjes nga izolatori i mesit te thika është i tillë që realizon jo vetëm lëvizjen e thikës në pozicionin vertikal kur ajo ka dalë nga foleja e kontaktit të palevizshëm, por realizon dhe rrotullimin e thikës rreth boshtit të vet kur ajo ndodhet e futur në fole. Në pozicionin e thikës “Kyçur” thika qendron horizontalisht. Ana e shtypur e saj shtrëngohet nga kontakti i palevizshem në formë gishti. Çkyçja bëhet duke u rrotulluar izolatori i mesit. Nga kjo thika rrotullohet rreth vetes së saj me një kënd 80o . Nga ky rrotullim forca e shtrëngimit të kontaktëve zvogëlohet. Pas kësaj thika vazhdon të ngrihet lart. Në pozicionin “çkyçur” thika formon një kend 60o me planin horizontal. Kyçja e thikes bëhet në menyrë të kundërt. Lëvizja e thikës rreth boshtit të saj zvogëlon ngarkesën e izolatorëve dhe ndihmon në thyerjen e akullit që formohet tek kontaktet.
  30. 30. 2. Çelësi me gaz 6SF 35KV Çelësi shërben për kyçjen, çkyçjen dhe komutimin e qarkut elektrik në regjimin e punës normale, në avari të ndryshme dhe lidhje të shkurtëra. Gjithashtu edhe ky çelës është me elegaz, pra parimi i punës është i njëjtë me atë të çelësit 220KV. Figura e mësipërme tregon trasmisionin e çelësit dhe qarqet e komandimit dhe sinjalizimit të çelësit që trasmetojnë të dhënat në sallën e komandës.
  31. 31. 3. Transformator rryme 800/5A dhe transformator tensioni 35KV/100V Këta transformatorë rryme në pështjellën primare kanë rrymë nominale prej 800A dhe kjo pështjellë është e përbërë nga një spirë (dredhë), ndersa në pështjellën sekondare rryma nominale është 5A dhe përbëhet nga një numër i madh spirash (dredhash). Koeficienti i transformimit është: 1 2 800 160 5 n i n I k I = = = Përdorimi i transformatorëve të rrymës në instalimet elektrike siguron : a. Matje të parrezikshme dhe komode, pasi qarku i matjes është i izoluar nga qarku i tensionit të lartë. b. Njëtrajtësimin e aparateve matëse, gjë që thjeshton prodhimin e tyre. c. Mbrojtjen e aparateve matëse nga veprimi i rrymave të lidhjes së shkurtër. Transformatori i tensionit siguron: a. Matjen e tensionit në mënyrë të parrezikshme dhe komode b. Standartizimin e aparateve matëse dhe rëleve c. Njëtrajtësimin e aparateve matëse Pështjella primare e transformatorit kas tension nominal 110KV, ndersa pështjella dytësore ka tension nominal 100V. Koeficienti i transformimit është: 1 2 35000 350 100 n u n U k U = = =
  32. 32. 4. Thika e linjës 35KV dhe izolatorët mbështetës Thika sherben për të çkyçur linjen 35KV në mungesë të ngarkesës dhe përmban edhe thikë toke për tokëzimin e linjës 35KV në rast avarie ose remonti. Linja 35KV furnizon TEC-in. • Nevojat vetjake të nënstacionit Për nevojat vetjake të nënstacionit sherbejnë dy transformatorë në raste remonti ose avarishë të ndryshme. 1. transformatori i parë Fuqia e tij nominale është 250KVA.
  33. 33. Tensioni në pështjellën parësore është 15KV dhe në pështjellën dytësore tensioni është 0.4KV. Ky transformator është i pajisur me çelës 15KV dhe thikë që shërbejnë për kyçjen dhe çkyçjen e tij. 2. Transformatori i dytë Furnizohet nga një fider komunal 6KV me numër 11, fuqia nominale e tij është 315KVA, tensioni në pështjellën parësore është 6KV dhe tensioni në pështjellën dytësore është 0.4KV. Në figurën e mësipërme paraqitet një çelës komutator me pikë mesi, i cili sherben për kyçjen e njerit transformator te nevojave vetjake ndersa transformatorin tjetër e le në gjendje të çkyçur.
  34. 34. • Salla e komandës. Komandimi dhe sinjalizimi i linjave 110KV Mbrojtja distancionale e linjave 110KV.
  35. 35. Komandimi dhe sinjalizimi i linjes 220KV dhe sinjalizimi dhe mbrojtja e autotransformatorëve. Rregullatori i tensionit
  36. 36. Mbrojtja diferenciale. Ka shifrant që tregon parametrat e autotransformatorëve. Shifrant që tregon parametrat e linjes 35KV Komandimi, sinjalizimi dhe mbrojtja e anës 35KV.
  37. 37. Shifrant dhe sinjalizues për rrymat dhe tensionet në linjat 220/110/35KV Paneli i nevojave vetjake. Paneli i tensionit te ulet qe furnizohet nga trasnformatori i nevojave vetjake dhe ndahet nëpër konsumatorët të çdo lloji të nëvojave vetjake.
  38. 38. • Rryma e vazhduar Skema e rymës së vazhduar. Rraderizatorët janë elementët që kthejnë rrymën alternative në rrymë të vazhduar. Kemi tre tipe rraderizatoresh: a. me një drejtues b. me dy drejtues ose me pikë mesi c. me urë greitz Rryma e vazhduar shërben për komandime, sinjalizime dhe mbrojtje. Qarku i rrymës së vazhduar furnizohet nga raderizatoret, bateritë dhe servisi. Paneli i sinjalizimeve të rrymës së vazhduar.
  39. 39. Automatet me rrymë të vazhduar për çdo linjë. Në kushte normale bateritë janë në karikim, ndersa në rast avarie konsumatorët e rrymës së vazhduar (sinjalizimet) furnizohen nga bateritë. Bateritë janë të lidhura në seri, tensioni i sejcilës është 24V. Nëse tensioni i baterive bie poshtë 80% të tensionit fillestar, në kushte kur mungon për kohë të gjatë rryma alternative, në menyrë automatike çkyçet transformatori nga ana e 220KV dhe 120KV. Kjo mbrojtje quhet mbrojtje e tensionit minimal të rrymës së vazhduar.
  40. 40. • Llojet e Mbrojtjeve 1. Linja 110KV Kanë mbrojtje nulare dhe distancionale me tre zona, me tre kohe të ndryshme. 2. Linja 35KV a. Mbrojtja maksimale vepron për rrymën 1.2 nI me kohë 3t s= b. Mbrojtja e çastit vepron për rrymën 7 nI , është pa kohë meqë ka lidhje kabllore. Mbrojtje me tokën, kur një fazë bie me tokën çkyçet linja. 3. Mbrojtja e transformatorëve: a. Mbrojtja diferenciale.Është pa kohë,vepron për lidhje të shkurtër midis transformatorëve të rrymës nga ana 220KV dhe 110KV b. Mbrojtja gazore.Jep sinjalizim dhe bën stakim (kur sasia e gazit është e madhe bie sinjali dhe ndodhë ckycja,kur sasia e gazit është e vogël bie sinjali dhe nuk ndodhë ckycja). c. Mbrojtja gazore e rregullatorit.Ckycë transformatorin. d. Mbrojtja nga temperatura.Kur temperatura e transformatorit shkon 60o C jepet sinjalizimi dhe kur temperatura shkon 80o C transformatori ckycet në mënyrë automatike. f. Diskordancë poli.Vepron kur një fazë ka avari dhe i ckycë të treja(për arsye që transformatori të mos punoj me dy faza)

×