1. (Kosova dhe Bashkimi Evropian)
Punim seminarik
Mentori: Kandidatët:
Prof. Msc. Bekë Kuqi Edona Krasniqi
Nr. Indexit: 130392012
Afërdita Gashi
Nr. Indexit: 130862012
Pejë, 2014
UNIVERSITETI PUBLIK
HAXHI ZEKA
FAKULTETI I BIZNESIT
PEJË
Lënda: Ekonomia e EU-së dhe Kosova
Viti akademik 2013/2014
2. 1.Hyrje
2.Kosova dhe Bashkimi Evropian
3.Këshilli i Bashkimit Evropian
4.Sfidat e Kosovës në agjendën e BE-së
4.1 Përparësitë e Kosovës në agjendën Evropiane
5.Bashkimi Evropian si subjekt ligjor
5.1 Qëllimet Detyrat dhe Veprimtaritë e Komunitetit Evropian
6.Organet Financiare të BE-së
7.Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe BE-së
8.Sfidat e BE-së që ndikojnë në integrimin e Kosovës
9.Përfundimi
10.Literatura
3. Në këtë punim seminarik do të flasim për Kosovën dhe Bashkimin Evropian.
Bashkimi Evropian ka qenë pjesë integrale e përpjekjeve ndërkombëtare për
ndërtimin e një të ardhme të re për Kosovën që nga viti 1999.
Bashkimi Evropian – shtetet anëtare dhe institucionet e tij, veçanërisht Komisioni
Evropian – luan një rol të rëndësishëm në rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës.
Bashkimi Evropian është donatori më i madh që ofron ndihmë për Kosovën dhe
rajonin e Evropës Juglindore në tërësi dhe udhëheqë përpjekjet e rindërtimit.
4. Historia e formimit të Bashkimit Evropian të sotëm, daton nga themelimi i
Bashkësisë Evropiane për Thëngjill dhe Çelik, qëllimi i së cilës ishte që të frenohet
prodhimi gjerman i thëngjillit dhe çelikut, i cili për atë kohë kishte një domethënie
të madhe ushtarake dhe ekonomike, si dhe për ta vënë nën kontrollin
ndërkombëtar Gjermaninë.
Bashkimi Evropian është një organizatë ndërkombëtare e përbërë prej 28 shteteve
anëtare që funksionon në bazë të principit mbinacional, që do të thotë në mënyrë të
pavarur nga vullneti i shteteve anëtare të tyre, të cilat ia kanë bartur një pjesë të
kompetencave të tyre, e ushtron pushtet politik dhe juridik.
5. Mund të konsiderohet se disa nga aspektet ose mekanizmat kryesore të
bashkupunimit, ndërlidhjës së BE-së me Kosovën janë:
Mekanizmi Përcjellës i Stablizim-Asocimit(2002)
Samiti i Selanikut(2003)
Partneriteti Evropian dhe
Raporti vjetor i progresit
6. Ne kemi hyrë në dialog teknik me Serbinë, duke qenë të bindur që të dyja palët do
të përfitojnë prej tij, por mbi të gjitha qytetarët tanë, duke e përmirësuar jetën e tyre
të përditshme.
E ardhmja do të dëshmojë për vullnetin dhe seriozitetin e vërtetë të palës serbe.
Sidoqoftë, ne dëshirojmë të besojmë që në këtë dialog, Serbia të mos ketë pasur të
vetmin motiv, marrjen e statusit të kandidatit për BE.
7. Marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me pjesën tjetër të botës mbahen nga “Këshilli
i Çështjeve të Përgjithshme dhe Marrëdhënieve me Jashtë”. Por një konfigurim i
tillë i Këshillit ka përgjegjësi të gjëra edhe për çështje të politikës së përgjithshme,
prandaj takimet e tij mund të ndiqen nga secili prej ministrave të qeverive të
shteteve anëtare, sipas zgjedhjes së vetë qeverive.
8. Gjithsej ekzistojnë nëntë konfigurime të ndryshme të Këshillit:
Çështjet e Përgjithshme dhe Marrëdhëniet me Jashtë
Çështjet Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN)
Drejtësia dhe Punët e Brendshme
Punësimi, Politikat Sociale, Shëndeti dhe Çështjet e Konsumatorit
Konkurrenca (Tregu i Brendshëm, Industria dhe Kërkimet)
Transporti, Telekomunikacionet dhe Energjia
Bujqësia dhe Peshkimi
Mjedisi
Edukimi, Rinia dhe Kultura
9. Kosovën e pret një rrugë e gjatë me plot mundime dhe detyra të shumta për të
ateruar në Bashkimin Evropian, pasi që kjo nuk mund të mbetet një oazë e veçuar
në Ballkan. Por, para se të nisen negociatat për pranimin e saj në Bashkimin
Evropian, një prej barrierave më të rënda që e ka para vetës, është mosnjohja e
pavarësisë së saj nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian (Spanja, Greqia, Qiproja,
Rumania dhe Sllovakia), për momentin, dhe se pa e kapërcyer këtë barrierë e ka të
pamundur të nis këtë udhëtim të gjatë drejt Bashkimit Evropian.
10. Disa nga përparsitë më të rëndësishme të Kosovës janë:
Pjesëmarrja e Kosovës në procesin e stabilizim-asocimit(PSA)
Partneriteti Evropian
Pjesëmarrja e Kosovës në aktivitetet rajonale
Qasja pozitive e institucioneve të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian
Prezenca dhe asistenca e institucioneve ndërkombëtare
Fillimi i përafrimit të ligjeve me EU acquis
Potenciali njerëzor i Kosovës si dhe
Përdorimi i Euros.
11. Krijimi i Bashkimit Evropian(në traktatin e Mastrihtit) i ka dobësuar
aspektet tejkombëtare të Komunitetit Evropian. Mbrojtësit e shkollës
së mendimit të ligjit të komunitetit përpiqen ta bëjnë të pavlerë këtë
fakt përmes një fakti të kundërt ata pretendojnë se Bashkimi Evropian
nuk është ndërqeveritar për kah natyra,por gjithashtu ka
personalitetin e vet ligjor, të cilin e nxjerrë nga shtetet anëtare dhe ky
e bën atë tejkombëtar edhe si natyrë.
12. Qëllimet detyrat dhe parimet ligjore kryesore të BE-së dhe KE janë me
rëndësi lidhur me çdo kuptim të procesit të integrimit Evropian. Këtu
janë përcaktuar në traktatet burimore dhe në rishikimet dhe plotësimet
pasuese.
Qëllimet dhe objektivat më të rëndësishmet të traktateve themeluese
përfshijnë:
Ruajtjen dhe Konsolidimin e Paqes
Krijimin e një Bashkimi Ekonomik për bagëtinë e të gjithë qytetarëve
Punën drejtë Bashkimit Politik
Fuqizimin dhe nxitjen e kohëzionit social brenda bashkimit etj
13. Banka Evropiane e investimeve (BEI) është një nga dy institucionet
financiare të BE-së me seli në Luksemburg. Detyra themelore e BEI-t
është që të kontribuoj në zhvillimin e harmonizuar të tregut të
përbashkët në interest e komunitetit, duke shfrytëzuar fonde të tregut
kapital dhe fonde të veta.
Projektet ku investon Banka, zgjidhen me kujdes sipas këtyre
kritereve:
Projektet duhet të kontribuojnë për realizimin e qëllimeve të BE-së,
Nga këto projekte, duhet të kenë dobi kryesisht rajonet më të pazhvilluara,
Ato duhet të ndihmojmë në tërheqjen e burimeve të tjera financiare
14. Ndryshimi i politikave të shtetit SHBA ndaj KE dhe gjallërimi i vazhdueshëm i
rëndësisë politike të KE-së në fundin e viteve 1980 bënë të mundur krijimin e
sfondit për Deklaratën Transatlantike.
Agjenda e re e cila ishte shumë më konkrete se deklarata e vjetër. Retorikës së
zakonshme mbi vlerat, ajo i shtonte fushat e gjëra me të cilat SHBA dhe BE duhet
të bënin përpjekje të përbashkëta për:
Për të promovuar paqen, stabilitetin, demokracinë dhe zhvillimin,
Për t’iu përgjigjur sfidave globale të lidhura me çështje si ambienti,
terrorrizmi dhe krimi ndërkombëtar,
Për të zgjeruar tregtinë botërore dhe për të promovuar marrëdhënie të
ngushta ekonomike dhe
Për të ndërtuar “URA” midis dy skajeve të Atlantikut në fushën kulturore
dhe arsimore.
15. Bashkimi Evropian aktualisht përballet me probleme të shumta të cilat mund të
kenë ndikim edhe në procesin e integrimit të Kosovës në BE,e të cilat janë:
Politika e jashtme e BE-së
Kapaciteti absorbues i BE-së
Kriza financiare e Euros,
Tendenca për migrim nga Ballkani Perndimor në BE.
16. Nga ky punim seminarik arritëm në perfundim që të tregojmë për historikun e BE-
së themelimin dhe sfidat e saj në agjendën e Kosovës poashtu treguam se si BE-ja
ka ndikim të madh në vendin tonë me rolin dhe zhvillimet dhe perparesitë e saja.
Aspekt tjetër me rëndësi është se Bashkimi Evropian ka ndryshuar dhe është
reformuar më anë të traktateve të ndryshme dhe vazhdon edhe sot e tutje të
reformohet.
Marrëdhëniet me SHBA ndikuan që edhe BE të jetë më e fortë në vendimet e saja
dhe në kriteret që ka. Kosova edhe pse e vogël dhe me veshtirësi politike që ka ajo
po vazhdon të plotësojë kriteret e saj duke filluar nga ekonomia që posedon
kartmonedhën Euro, kjo do të thotë që Kosova është në fazën e tranzicionit ku
mund të jetë një anëtare e re në BE-së.