SlideShare una empresa de Scribd logo
1 de 25
 
Kjo temë është e një rëndësie të veçantë, pasi në një masë të madhe përfshin shumë tema që kemi trajtuar gjer tani, për të mos thënë që i përfshin të gjitha. Vallë a kemi një objektiv dhe synim në jetë? Cili është ai? Këtë pyetja ta drejtoj ty i dashur lexues dhe ia drejtoj çdo myslimani/e: Cili është objektivi juaj në jetë?  Cila është përgjigja? A e ke të lehtë t'i përgjigjesh kësaj pyetjeje, apo ke nevojë të mendohesh?
Unë e di që njerëzit që u drejtohet kjo pyetje ndahen në disa kategori. Në kategorinë e parë hyjnë ata që i përgjigjen menjëherë, pasi ia kanë vënë vetes një synim dhe objektiv të tillë. Ata e dinë përse jetojnë dhe çfarë bëjnë. Në kategorinë e dytë, hyjnë ata që hutohen nga kjo pyetje dhe nuk dinë si të përgjigjen. Kjo, sepse nuk kanë një objektiv dhe synim në jetë. Ata thjesht jetojnë si shumë njerëz, lindin, hanë, pinë, martohen dhe në fund vdesin. Ka të tjerë që mendohen para se të përgjigjen, dhe në fund japin një përgjigje çfarëdo.
Më lart, ne folëm për seriozitetin. Nëse ke një objektiv në jetë, padyshim që do të jesh serioz në punë dhe jetë. Folëm mbi përkryerjen e veprave dhe po të kesh një objektiv në jetë, padyshim që veprat do i bësh në formën më të mirë. Folëm mbi vlerën e dijes dhe nëse ke një objektiv në jetë, do arsimohesh dhe do i lexosh të gjithë librat dhe literaturën që i shërben objektivit tënd. Nëse ke një objektiv në jetë, do të shtosh orët e punës, rendimentin dhe do të jesh produktiv. Nëse ke një objektiv në jetë, koha do të shndërrohet në pasurinë më të shtrenjtë dhe të vyer. Nëse ke një objektiv në jetë, do i përgjërohesh Zotit dhe do e lusësh me përkushtimin më të madh, që Ai të të ndihmojë ta arrish atë që kërkon. Nëse ke një objektiv në jetë, e ke më të lehtë t'u rezistosh gjynaheve.  Ne të gjithë e dimë se ka qindra mijëra njerëz të cilët lindin, jetojnë dhe vdesin pa e ditur se cili është objektivi i tyre në këtë jetë . A është e pranueshme dhe e logjikshme që të vijmë në këtë jetë, të hamë e pimë, të martohemi dhe të lindim dhe në fund të vdesim?! Cili është objektivi yt o vëlla dhe oj motër? Çfarë kërkon nga kjo jetë? Çfarë kërkon të arrish?
Unë e di se po të marrim një të ri njëzet e dy vjeçar dhe t'ia drejtojmë pyetjet e mësipërme, ai nuk do të dijë si të përgjigjet. Nëse akoma nuk ia ke caktuar vetes një objektiv, bëje në këto çaste. Nëse të pëlqen arkitektura, cakto si objektiv që të bëhesh arkitekti më i mirë në të gjithë botën islame, me qëllim që të jesh shembull i mirë dhe t'i shërbej umetit. Nëse ke talent letërsinë, cakto si objektiv që të bëhesh shkrimtari më i mirë, me qëllim që t'i afrosh njerëzit me Zotin.  Kjo temë, është më shumë për të rinjtë, por nuk i përjashton të moshuarit. Edhe pas të gjashtë dhjetave, njeriu mund t'i caktojë vetes një objektiv dhe ta realizojë atë. Shumë nga shokët e Profetit a.s, e pranuan islamin në moshë të shtyrë dhe jeta e tyre e vërtetë filloi pas të gjashtëdhjetave. Megjithatë, ata arritën rezultate të larta në shërbim të islamit dhe umetit mysliman. Fletët e historisë i kanë regjistruar emrat e tyre mes figurave të ndritura.
A e dini historinë e një njeriu që jeton pa një objektiv në jetë? Në  vegjëli, prindërit e çonin dhe e merrnin nga shkolla çdo ditë. Ai nuk dëshironte të shkojë në shkollë, por detyrohej nga prindërit. Mësimet dhe detyrat nuk i bënte veçse pasi ta urdhëronin dhe t'ia kërkonin prindërit. Në fund të fundit, ishin ata që donin që ai të arsimohej. Pasi përfundoi të mesmen, në bazë të mesatares, prindërit e futën në një fakultet të caktuar. Në fund të fakultetit dhe në bazë të mesatares së katër viteve, u orientua për punësim në një kompani. Ai nuk e zgjodhi as profilin e studimit dhe as kompaninë për punësim. Ishte mesatarja e notave që kishte marrë ajo që e përcaktonte këtë. Pasi punoi disa vite dhe vuri disa të holla mënjanë, vendosi të martohej, pasi ashtu bënin të gjithë. Zgjedhjen e shoqes së jetës e bëri në bazë të disa kritereve të përgjithshme – të jetë e bukur, e pasur, e qetë, e dashur etj... – dhe jo sipas një objektivi që kishte ai vetë. Pas martesës fillojnë t'i lindin fëmijë njëri pas tjetrit, për të cilët ai duhej të siguronte më shumë të ardhura. Në fund, pas disa dhjetëra vitesh ky person vdes, ashtu siç  bëjnë të gjithë njerëzit. Këtu, përfundon dhe historia e tij. Në fakt, kjo  histori përsëritet tek shumë njerëz.
Këtë histori e gjejmë dhe tek shumë – për mos me thënë shumica – e vajzave. Ato janë martuar me atë që u ka kërkuar dorën, pasi pamja e tyre ka qenë e pranueshme, nga familje e mirë dhe kaq. Po t'i pyesësh se cilat janë kriteret e tyre për shokun e jetes, ngrenë supet dhe nuk dinë ç'të thonë.  Cili është objektivi juan në jetë? Përse studioni në shkollat më të mira? Përse paguani shuma të mëdha për t'u arsimuar në universitetet më të dëgjuara? Dikush mund të përgjigjet: Me qëllim që të gjej një punë të mirë.  Në fakt, të sigurosh një punë të mirë pas universitetit, nuk është qëllim, por është mjet.  Po ti lexues i dashur, a ke një qëllim dhe objektiv në jetë? A e ke të qartë se çfarë dëshiron të arrish? A e ke atë në mendje gjatë gjithë kohës? A e ke shkruar diku dhe a planifikon si ta realizosh? A ia ke kushtuar gjithë energjitë dhe kohën këtij qëllimi? A të zë gjumi me qëllim që të përtërish energjitë për ditën tjetër, e cila do të jetë në shërbim të objektivit?
Një jetë pa objektiv dhe qëllim, shndërrohet në jetë vrasëse dhe  pa vlerë. Njeriu i vetëm që e ndjen shijen e jetës, është ai që ka një objektiv të qartë.  Në Amerikë dhe disa shtete të tjera perëndimore, fëmijët që mbushin moshën shtatë vjeçare, mes lëndëve të tjera, studiojnë dhe një lëndë tjetër, e cila titullohet:"Objektivi yt në jetë". Një njeri që e din se çfarë do, patjetër që do të jetë i suksesshëm në jetë. Fëmijët e kësaj moshe, duke e studiuar këtë lëndë çdo javë, fillojnë të mendojnë rreth një objektivi dhe qëllimi në jetën e tyre. Me kalimin e viteve, objektivi fillon të qartësohet dhe i ngulitet thellë në mendje. Tashmë ai e ka të qartë që dëshiron të bëhet inxhinieri më i mirë në fushën e kompjuterëve. Në fund të vitit, shkolla i dërgon një raport familjes së nxënësit, ku ndër të tjera i flet dhe mbi objektivin e zgjedhur prej tij dhe i kërkon familjes që t'ia ushqejnë këtë objektiv edhe gjatë pushimeve verore. Me të filluar vitin e ri shkollor, fëmijët pyeten se çfarë kanë bërë gjatë pushimeve për t'i shërbyer objektivit që kishin zgjedhur një vit më parë. Prandaj kemi një Amerikë si ajo që njohim sot.
Detyra jote o nënë dhe baba, nuk është thjesht t'u siguroni fëmijëve tuaj ushqimin e ditës, veshmbathjen, t'i përcillni tek autobusi që i çon në shkollë, t'i merrni pas përfundimit të shkollës, t'u jepni të hanë etj... Jo, ju nuk jeni prindër për këtë dhe kjo nuk është edukatë. Të edukosh fëmijën do të thotë t'i qëndrosh pranë, të zbulosh talentin e tij, për çfarë ka prirje, ta stimulosh në fushën që i pëlqen, ta ndihmosh të ketë një qëllim në jetë, t'ia kultivosh diçka të tillë etj... Të edukosh një fëmijë është diçka dhe t'i sigurosh jetesën është diçka tjetër.
Mua më vjen zor ta them, po një njeri që nuk ka një objektiv në jetë, nuk meriton të quhet njeri. Ai që jeton thjesht për të ngrënë dhe për të mirë, për t'u martuar dhe për të lindur fëmijë, nuk ngjason me njeriun. Edhe kompanitë, me qëllim që të garantojnë suksesin dhe mbarëvajtjen, që pa e filluar aktivitetin, vendosin një mision dhe objektiv të qartë. Në disa kompani, qëllimi dhe misioni i kompanisë vendoset në një vend ku e lexojnë të gjithë. Ne të gjithë e njohim kompaninë Sony. Ajo është një kompani japoneze dhe është themeluar vetëm tridhjetë vite më parë. A e dini çfarë qëllimi i kishte vënë vetes kjo kompani kur u themelua? Qëllimi dhe misioni i saj – që në zanafillë themelohej për qëllime fitimprurëse – ishte që produktet japoneze të jenë produktet numër një në të gjithë tregjet ndërkombëtare. Sa herë që krerët e kompanisë mblidhesh për të diskutuar rreth planeve dhe strategjive, presidenti i kompanisë u tërhiqte vëmendjen të mbledhurve që çdo propozim, duhej t'I   shërbente misionit dhe  Qëllimit   të kompanisë, i cili ishte i  s hkruar   me shkronja të mëdha në sallën e mbledhjeve.
Nëse diçka e tillë u kultivohet fëmijëve që në vegjëli, atëherë ai çdo hap që e hedh, e hedh me idenë se i shërben objektivit të tij. Nëse do të martohet, ai do të martohet me dikë që e ndihmon të realizojë objektivin e tij dhe jo thjesht sepse i pëlqejnë flokët e saj biondë, soji familjar, pasuria etj...  Popullsia e vendeve arabe është treqind milionë. Vallë sa prej tyre kanë një objektiv dhe qëllim në jetë?  "Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete."  (Rad, 11)
Nga të gjithë temat që kemi trajtuar gjer tani, unë do të veçoja katër si më të rëndësishmet: Vlera e kohës, vlera e dijes, vlera e punës dhe kjo temë. Fenomeni i përhapur sidomos mes të rinjve myslimanë, është se me t'u përkushtuar në fe, jepen me gjithë shpirt pas adhurimit dhe lutjeve, duke lënë mënjanë punën dhe studimin, pa të cilat nuk mund të rimëkëmbet umeti. Për mua të pavlera janë edhe rezultatet e larta në shkollë, nëse nuk janë të bazuara në një objektiv të qartë mbi atë që kërkon të bëhesh dhe të arrish.  Unë u bëj thirrje të gjithë lexuesve të kësaj teme, që pasi ta përfundojnë, të mbyllen në dhomën e tyre, të mendojnë dhe në fund të dalin me një objektiv të qartë mbi atë që dëshirojnë të  arrijnë  në jetë.
Me qëllim që një kompani të caktojë qëllimin dhe misionin e saj, themeluesit dhe krerët e saj diskutojnë me javë të tëra me njëri-tjetrin, derisa të arrijnë në një përfundim bindës për të gjithë. Kjo, edhe pse kapitali dhe aftësitë prodhuese janë. Megjithatë, nuk pranojnë të fillojnë punën, pa caktuar misionin e kompanisë. Një ndër muskujt më të rëndësishëm tek njeriu është ai i trurit, por që për fat të keq ne e kemi çaktivizuar dhe nuk pranojmë ta aktivizojmë. Prandaj, pasi ta përfundosh këtë temë së lexuari, mbyllu në dhomën tënde, edhe pse je dyzet apo pesëdhjetë vjeç, merr një letër dhe laps dhe përpiqu të vendosësh një objektiv në jetë. Edhe një ditë të vetme, të këshilloj të mos e kalosh pa pasur një objektiv në jetë.
Si ta përcaktoj objektivin tim në jetë? Me qëllim që të të ofrojmë ndihmën e duhur për ta përcaktuar objektivin dhe qëllimin tënd në jetë, pyete veten: Përse jam krijuar?  Edhe pse pyetja duket kaq e lehtë, shumë njerëz ngatërrohen dhe nuk dinë si të përgjigjen. Para kësaj pyetjeje janë ngatërruar njerëz të ditur dhe filozofë, pa mundur t'i japin një përgjigje përfundimtare. Qartësisht dhe saktësisht, kësaj pyetjeje i është përgjigjur vetëm islami.  Platoni p.sh thotë se Zoti e krijoi gjithësinë, pastaj harroi. Është ky shkaku pse  dodhin gjithë këto krime dhe vepra të këqia. Por Kurani i përgjigjet duke thënë :”Dhe Zoti yt nuk harron kurrë”.  (Merjem, 64)  Marksi thotë që Zoti deshi të argëtohej dhe krijoi gjithësinë. Me qëllim që të argëtohen, njerëzit vrasin njëri-tjetrin dhe tregohen të dhunshëm. Por përsëri Zoti i përgjigjet : ” Mos vallë, keni menduar që Ne ju kemi krijuar kot dhe që nuk do të ktheheshit te Ne  (për t’ju gjykuar) ?! I lartësuar është Allahu, Sundimtari i Vërtetë! S’ka zot tjetër të vërtetë, përveç Atij, Zotit të Fronit Madhështor!”  (Muminune, 115)
Një nga poetët e para islamit, Ilija Ebu Madi, shkroi një vjershë mbi enigmën që e shoqëronte rreth qëllimit të ardhjes në këtë botë. Ai thotë: Erdha pa e ditur prej nga, por erdha.  Pashë para meje një rrugë, mbi të cilën eca.  Do të vazhdoj të eci, desha apo nuk desha.  Si erdha? Nuk e di. Ku do të shkoj? Nuk e di… Përse erdha? Nuk e di... Njerëzit që nuk e dinë përse kanë ardhur në këtë botë dhe çfarë bëjnë, janë të shumtë. Dilemës së tyre nuk i përgjigjet veçse Kurani famëlartë.  "Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë."  (Dharijat, 56)
Kështu, qëllimi i krijimit të njeriut, është njohja dhe adhurimi i Zotit. Të adhurosh Zotin, nuk do të thotë të qëndrosh gjithë ditën në xhami, të lutesh dhe ta adhurosh Atë. Ky është një koncept i gabuar i adhurimit. Të adhurosh Zotin, do të thotë të jetosh normalisht, të shkosh në punë, të merresh me sport, të dalësh për shëtitje dhe të marrësh pushime, të vishesh bukur, të martohesh dhe të lindësh fëmijë etj... por në mendje të kesh që ti jeton për të kënaqur Zotin. Ti punon me qëllim që të zhvillohet umeti të cilit i përket dhe kështu të arrish kënaqësinë e Zotit. Ti martohesh me qëllim që fëmijët që do lindësh t'i edukosh që të adhurojnë Zotin. çdo minutë që do të harxhosh për ta edukuar fëmijën me këtë frymë, regjistrohet si adhurim. Nëse dëshiron të shtosh pasurinë me qëllim që t'i përdorësh në rrugë të Zotit, për të arsimuar fëmijët që të bëhen myslimanë të suksesshëm, për ta përmirësuar imazhin e myslimanit dhe islamit, për t'i përdorur në projekte zhvillimi të umetit, për të punësuar të rinjtë myslimanë dhe për të shfrytëzuar energjitë dhe aftësitë e tyre etj... gjithçka që bën me këtë qëllim, konsiderohet si adhurim. çdo hap që hedh për realizimin e këtij plani, sa herë që kam stilolapsin për të shkruar diçka dhe çdo  frymëmarrje, konsiderohen adhurim dhe shenjë afrimi me Zotin.
Nëse dëshiron të arrish rezultatet më të larta në fakultet, por thjesht për të marrë një diplomë, për t'u bërë më pas doktor dhe për të shtuar të ardhurat, nuk e ke adhuruar Zotin. Por nëse e bën për t'i përdorur dijet e tua në shërbim të fesë dhe umetit, si dhe për të kënaqur Zotin, çdo orë dhe çast të konsiderohet si adhurim.  A e ke të mundur që në hije të kësaj që përmendëm, t'i caktosh vetes një objektiv dhe qëllim madhor, për të cilin ia vlen të jetosh dhe të sakrifikosh?
Kategoritë e objektivave Objektivat ndahen në tre kategori: Në kategorinë e parë hyjnë objektivat negativë. Njerëzit që kanë objektiva të tillë, janë ata të rinj që preokupimin më të madhe e kanë si të njihen me filan vajzë. Ai jeton për këtë objektiv dhe harxhon kohë dhe energji. Megjithatë, ai është një objektiv  negativ. Në këtë kategori, hyn edhe ajo vajzë e cila bën gjithçka, që djemtë të jepen pas saj dhe ta pëlqejnë. Për këtë, ajo vishet në mënyrë tunduese, blen makijazhe të shtrenjta, etj...  Në të dytën hyjnë objektivat e mirë, por që janë të përkohshëm dhe të kufizuar. Në këtë kategori, hyjnë ata që jetojnë për vete dhe fëmijët e tyre. Ata bëjnë gjithçka që fëmijët t'i arsimojnë. Ky është një objektiv i mirë, por që është i përkohshëm. Pasi fëmijët e tij të jenë arsimuar dhe të kenë krijuar familjet e tyre, objektivit ika ardhur fundi. Mos vallë  jeton kot tani ky person?
Prandaj, shumë njerëz në moshën e pleqërisë, i sheh në kafene të lodhur, të stresuar dhe me depresion. Ndërkohë që të tjerë, edhe pse janë shtatëdhjetë vjeç, janë gjithmonë në aktivitet dhe nuk e çojnë asnjë minutë kot. Kjo, sepse ata kanë një objektiv në jetë. Një objektiv që i shërben vetëm kësaj bote, është i përkohshëm dhe shumë shpejt i vjen fundi. Unë u bëj thirrje që të kemi objektiva ambiciozë, të cilat kanë lidhje me Zotin.  Në kategorinë e tretë hyjnë objektivat ambiciozë dhe pozitive, të cilat nuk kanë fund. Objektivi i një personi që kërkon të arsimohet për t'i shërbyer umetit, nuk përfundon veçse me vdekjen e tij.  Një i ditur, edhe pse ishte në çastet e vdekjes, thirri një nga nxënësit e tij dhe i tha:"Shkruaje këtë çështje fikhu menjëherë!" dhe ia diktoi. Nxënësi i tij, i habitur i tha:"O mësues i dashur! Ti je në çaste shumë kritike dhe mendoj se nuk është çasti për t'u marrë me çështje të tilla." Por i dituri ia ktheu:"O biri im! Unë uroj që me këtë çështje t'i shërbej qoftë dhe një myslimani që ka nevojë. Me të unë shpresoj të fitoj xhenetin."
C aktoja vetes si objektiv që të bëhesh inxhinieri më i mirë, për t'i shërbyer umetit mysliman. Caktoja vetes objektiv që të bëhesh shumë i pasur, me qëllim që pasurinë ta shpenzosh për të zhvilluar umetin. Caktoja vetes objektiv që fëmijët t'i edukosh që të  kontribuojnë në rimëkëmbjen e umetit.
Modele Tani le të përmendim dhe të prezantohemi me disa modele, të cilët kishin objektiva madhorë në jetë, me qëllim që të përfitojmë nga përvoja e tyre.  Një ditë, po flisja me një tetëmbëdhjetë vjeçar rreth kësaj çështjeje. Atij i pëlqen sporti dhe e ushtron atë. Një ditë më pas, kur e pyeta me të qeshur se cili ishte objektivi i tij në jetë, ai u përgjigj:"Dua të bëhem president i filan klubi sportiv." Unë e pyeta:"Po përse?" Ai u përgjigj:"Sepse mua më pëlqen sporti dhe jam aktivist në këtë klub. Duke u bërë president, do i ndihmoj të rinjtë që kohën e tyre të lirë dhe energjitë e tepërta, t'i shfrytëzojnë për edukimin fizik."  Pastaj më foli për shumë detaje të cilat i kishte të qarta, se si do e arrinte këtë.  Umer ibnu Abdul Aziz ishte shumë ambicioz dhe kishte objektiva të qartë. Tregon ai vetë:"Unë kam shpirt shumë ambicioz. Një kohë, desha që të martohem me Fatimen, vajzën e kalifit mysliman dhe ia arrita. Më pas, desha të bëhem guvernator i Medines dhe ia arrita. Pas kësaj, desha të bëhem kalif i myslimanëve dhe kësaj ia arrita. Tashmë shpresoj të fitoj xhenetin dhe uroj që ta fitoj edhe atë."
Në rininë e tij, Umer ibnu Abdul Azizi nuk merrej me gjë tjetër veçse me ngjyrën dhe llojin e rrobave që duhej të veshë. Duke kaluar nga një objektiv në tjetrin, ai piqej dhe rritej gradualisht, derisa në fund kishte objektivin më madhor, të fitoj xhenetin.  Muhamed El-fatih, arriti ta marrë Kostandinopojën edhe pse ishte vetëm njëzet e tre vjeç. Në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare, ai i hipte kalit të tij dhe hynte thellë në det në drejtim të Kostandinopojës. Këtë e bënte pothuaj çdo ditë, gjë e cila i shërbente si ushqim për objektivin e tij. Tetë vite më vonë, ai arriti ta shohë të realizuar këtë objektiv.  Në moshën katërmbëdhjetë vjeçare, imam Buhariu ndodhej një ditë mes dijetarëve. Dy prej tyre kishin një shqetësim, pasi në librat që ishin koleksionuar hadithet e Profetit a.s, kishin depërtuar dhe hadithe që ishin jo të saktë. Njëri prej tyre tha:"Ah sikur dikush t'i ndante hadithet e saktë nga ato të pasaktë." Tregon imam Buhari:"Këto fjalë më prekën dhe me vete thashë:"Përse të mos jem unë?!" Ajo që e bëri imam Buhariun të njohur dhe të famshëm në të gjithë botën, ishte objektivi i tij.
Ne duhet të ndryshojmë dhe të mos jetojmë pa pasur një objektiv të qartë në jetë. Sado i moshuar të jesh, mos ia lejo vetes të jetosh pa një objektiv.  Modelet e lartpërmendur, janë modele të historisë të lavdishme islame. Por ka edhe jo myslimanë, të cilat kanë pasur një objektiv në jetë dhe e kanë realizuar atë. Nga këta, është edhe Çarli Çaplin. Ëndrra e tij e vetme ishte të behej yll kinemaje. Për ta realizuar këtë, ai flinte me dritë ndezur. Pranë jastëkut, ai mbante një letër dhe një penë. Kjo, sepse gjatë gjumit, i vinte ndonjë ide, të cilën menjëherë e hidhte në letër. Gjatë një nate, ai mund të zgjohej njëzet herë. Të njëjtën gjë, bënte dhe imam Buhariu. Ai thotë:"Brenda një nate, mund të zgjohem njëzet herë, për shkak se më kujtohen hadithe të Profetit a.s." Vetëm një njeri që ka një objektiv në jetë mund ta bëjë këtë.  Cili është qëllimi dhe objektivi yt o vëlla? Përse je krijuar dhe përse jeton? A e ke vendosur tashmë objektivin tënd, për të cilin do të jetosh derisa të vdesësh?
Kritere që duhet të kesh parasysh në përcaktimin e objektivit. Sipas njerëzve të ditur, duhet të kemi parasysh shtatë kritere në përcaktimin e një objektivi: 1 – Objektivi të jetë i qartë, duke mos qenë i mbuluar me mistere, paqartësi dhe enigma. Ajo që të ndihmon për këtë, është se ti i ke parasysh shumë detaje, të cilat të ndihmojnë në realizimin e tij. Të duket sikur i ke parasysh hapat që do të ndjekësh.  2 – Të jetë objektiv ambicioz dhe madhor. Objektivi duhet të ketë lidhje me Zotin, me qëllim që të ketë jetëgjatësi. 3 – Mos të frikësohesh nga vështirësitë që do të hasësh gjatë rrugës për realizimin e objektivit. Thotë poeti arab: Kush e sheh të pamundur ngjitjen e malit E kalon jetën, mes gropave dhe moçalit. Kur mali u pyet se përse ishte aq i lartë, ai u përgjigj:"Sepse lugina ku ndodhem është e ulët."
4 – Të vendosësh një plan praktik që ta lehtëson realizimin e objektivit.  5 – Të derdhësh djersë për realizmin e këtij objektivi.  6 – Të kesh shpresë dhe të jesh optimist.  7 – Të kesh durim. Kushdo që i plotëson këto shtatë kritere dhe jeton për objektivin e tij, padyshim që do e shohë objektivin e tij të realizuar. Për këtë, pyesni ata që kanë pasur një objektiv, kanë jetuar për të dhe e kanë realizuar. Të gjithë ata që kanë pasur një objektiv dhe kanë punuar për ta realizuar, e kanë realizuar.  E lusim Zotin të na ndihmojë në realizimin e objektivave tonë! Amin!

Más contenido relacionado

Similar a Cili ëShtë Objektivi Yt Në Jetë

Harun Jahja ``Fshehtesia E Sproves``
Harun Jahja ``Fshehtesia E Sproves``Harun Jahja ``Fshehtesia E Sproves``
Harun Jahja ``Fshehtesia E Sproves``Adriatik Rexha
 
Projekti per qytetari
Projekti per qytetariProjekti per qytetari
Projekti per qytetariDaniel Kola
 
A pain oalbania
A pain oalbaniaA pain oalbania
A pain oalbaniaSuad Bushi
 
Arti i te menduarit
Arti i te menduaritArti i te menduarit
Arti i te menduaritOlsi Sita
 
Fshehtesia e sproves
Fshehtesia e sprovesFshehtesia e sproves
Fshehtesia e sprovesDurim Bajrami
 
Zhvillimi moral dhe social adoleshenca
Zhvillimi moral dhe social   adoleshencaZhvillimi moral dhe social   adoleshenca
Zhvillimi moral dhe social adoleshencaAnida Rroshi
 
Lumturia By M.Gj.
Lumturia By M.Gj.Lumturia By M.Gj.
Lumturia By M.Gj.webalbania
 
Njohuri praktike dhe teorike per kontabilitetin
Njohuri praktike dhe teorike per kontabilitetinNjohuri praktike dhe teorike per kontabilitetin
Njohuri praktike dhe teorike per kontabilitetinSelf-employed
 
Detyre kursi qender pwr fwmijw
Detyre kursi qender pwr fwmijwDetyre kursi qender pwr fwmijw
Detyre kursi qender pwr fwmijwgencimorava19744
 
Detyre kursi qender pwr femije
Detyre kursi qender pwr femijeDetyre kursi qender pwr femije
Detyre kursi qender pwr femijegencimorava19744
 
Struktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativStruktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativ#MesueseAurela Elezaj
 
Adoleshentet ne shkolle - Qytetari X
Adoleshentet ne shkolle - Qytetari XAdoleshentet ne shkolle - Qytetari X
Adoleshentet ne shkolle - Qytetari XGersa_a
 
Etapat Kryesore Te Femijerise
Etapat Kryesore Te FemijeriseEtapat Kryesore Te Femijerise
Etapat Kryesore Te Femijerisecoca
 
Etapat Kryesore Te Femijerise
Etapat Kryesore Te FemijeriseEtapat Kryesore Te Femijerise
Etapat Kryesore Te Femijerisecoca
 

Similar a Cili ëShtë Objektivi Yt Në Jetë (20)

Harun Jahja ``Fshehtesia E Sproves``
Harun Jahja ``Fshehtesia E Sproves``Harun Jahja ``Fshehtesia E Sproves``
Harun Jahja ``Fshehtesia E Sproves``
 
Projekti per qytetari
Projekti per qytetariProjekti per qytetari
Projekti per qytetari
 
A pain oalbania
A pain oalbaniaA pain oalbania
A pain oalbania
 
Arti i te menduarit
Arti i te menduaritArti i te menduarit
Arti i te menduarit
 
Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeç
Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeçStudim rasti - mosha 5 – 9 vjeç
Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeç
 
Fshehtesia e sproves
Fshehtesia e sprovesFshehtesia e sproves
Fshehtesia e sproves
 
Broshura
BroshuraBroshura
Broshura
 
Zhvillimi moral dhe social adoleshenca
Zhvillimi moral dhe social   adoleshencaZhvillimi moral dhe social   adoleshenca
Zhvillimi moral dhe social adoleshenca
 
Lumturia By M.Gj.
Lumturia By M.Gj.Lumturia By M.Gj.
Lumturia By M.Gj.
 
Njohuri praktike dhe teorike per kontabilitetin
Njohuri praktike dhe teorike per kontabilitetinNjohuri praktike dhe teorike per kontabilitetin
Njohuri praktike dhe teorike per kontabilitetin
 
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
 
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
 
Detyre kursi qender pwr fwmijw
Detyre kursi qender pwr fwmijwDetyre kursi qender pwr fwmijw
Detyre kursi qender pwr fwmijw
 
Detyre kursi qender pwr femije
Detyre kursi qender pwr femijeDetyre kursi qender pwr femije
Detyre kursi qender pwr femije
 
Struktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativStruktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativ
 
Adoleshentet ne shkolle - Qytetari X
Adoleshentet ne shkolle - Qytetari XAdoleshentet ne shkolle - Qytetari X
Adoleshentet ne shkolle - Qytetari X
 
LEARNING AT HOME !!!
LEARNING AT HOME  !!!LEARNING AT HOME  !!!
LEARNING AT HOME !!!
 
Pse jo ti
Pse jo tiPse jo ti
Pse jo ti
 
Etapat Kryesore Te Femijerise
Etapat Kryesore Te FemijeriseEtapat Kryesore Te Femijerise
Etapat Kryesore Te Femijerise
 
Etapat Kryesore Te Femijerise
Etapat Kryesore Te FemijeriseEtapat Kryesore Te Femijerise
Etapat Kryesore Te Femijerise
 

Más de Elldini-Upfiek

Ebu Bekri Pjesa E Parë
Ebu Bekri Pjesa E ParëEbu Bekri Pjesa E Parë
Ebu Bekri Pjesa E ParëElldini-Upfiek
 
Bimet Mjekesore Shq%5 B1%5 D
Bimet Mjekesore Shq%5 B1%5 DBimet Mjekesore Shq%5 B1%5 D
Bimet Mjekesore Shq%5 B1%5 DElldini-Upfiek
 
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenjDijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenjElldini-Upfiek
 
Asgjë Nuk ëShtë E Pamundur Në Botë
Asgjë Nuk ëShtë E Pamundur     Në BotëAsgjë Nuk ëShtë E Pamundur     Në Botë
Asgjë Nuk ëShtë E Pamundur Në BotëElldini-Upfiek
 
Forca E Personalitetit Tek NjerëZit E MëDhenj
Forca E Personalitetit Tek NjerëZit E MëDhenjForca E Personalitetit Tek NjerëZit E MëDhenj
Forca E Personalitetit Tek NjerëZit E MëDhenjElldini-Upfiek
 
A Ke Llogaritur NdonjëHerë Se Sa ShpëRblime Je Duke Fituar
A Ke Llogaritur NdonjëHerë Se Sa ShpëRblime Je Duke FituarA Ke Llogaritur NdonjëHerë Se Sa ShpëRblime Je Duke Fituar
A Ke Llogaritur NdonjëHerë Se Sa ShpëRblime Je Duke FituarElldini-Upfiek
 

Más de Elldini-Upfiek (20)

Impossiblepictures 5
Impossiblepictures 5Impossiblepictures 5
Impossiblepictures 5
 
Airoplanet
AiroplanetAiroplanet
Airoplanet
 
Planetet
PlanetetPlanetet
Planetet
 
Planetet
PlanetetPlanetet
Planetet
 
Hytbeja e lamtumires
Hytbeja e lamtumiresHytbeja e lamtumires
Hytbeja e lamtumires
 
E Mira Dhe E Keqja
E Mira Dhe E KeqjaE Mira Dhe E Keqja
E Mira Dhe E Keqja
 
Receta Gatimi
Receta GatimiReceta Gatimi
Receta Gatimi
 
Ebu Bekri Pjesa E Parë
Ebu Bekri Pjesa E ParëEbu Bekri Pjesa E Parë
Ebu Bekri Pjesa E Parë
 
Fjal Të Urta
Fjal Të UrtaFjal Të Urta
Fjal Të Urta
 
Vijmë Edhe Një Her
Vijmë Edhe Një HerVijmë Edhe Një Her
Vijmë Edhe Një Her
 
Durimi Ndaj Sprovave
Durimi Ndaj SprovaveDurimi Ndaj Sprovave
Durimi Ndaj Sprovave
 
Shkurorzmi Divorci
Shkurorzmi DivorciShkurorzmi Divorci
Shkurorzmi Divorci
 
Bimet Mjekesore Shq%5 B1%5 D
Bimet Mjekesore Shq%5 B1%5 DBimet Mjekesore Shq%5 B1%5 D
Bimet Mjekesore Shq%5 B1%5 D
 
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenjDijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
 
Femna ,,,,
Femna ,,,,Femna ,,,,
Femna ,,,,
 
Asgjë Nuk ëShtë E Pamundur Në Botë
Asgjë Nuk ëShtë E Pamundur     Në BotëAsgjë Nuk ëShtë E Pamundur     Në Botë
Asgjë Nuk ëShtë E Pamundur Në Botë
 
Forca E Personalitetit Tek NjerëZit E MëDhenj
Forca E Personalitetit Tek NjerëZit E MëDhenjForca E Personalitetit Tek NjerëZit E MëDhenj
Forca E Personalitetit Tek NjerëZit E MëDhenj
 
A Ke Llogaritur NdonjëHerë Se Sa ShpëRblime Je Duke Fituar
A Ke Llogaritur NdonjëHerë Se Sa ShpëRblime Je Duke FituarA Ke Llogaritur NdonjëHerë Se Sa ShpëRblime Je Duke Fituar
A Ke Llogaritur NdonjëHerë Se Sa ShpëRblime Je Duke Fituar
 
Thenie Te Urta
Thenie Te UrtaThenie Te Urta
Thenie Te Urta
 
Unë Vlej Më Shumë
Unë Vlej Më ShumëUnë Vlej Më Shumë
Unë Vlej Më Shumë
 

Cili ëShtë Objektivi Yt Në Jetë

  • 1.  
  • 2. Kjo temë është e një rëndësie të veçantë, pasi në një masë të madhe përfshin shumë tema që kemi trajtuar gjer tani, për të mos thënë që i përfshin të gjitha. Vallë a kemi një objektiv dhe synim në jetë? Cili është ai? Këtë pyetja ta drejtoj ty i dashur lexues dhe ia drejtoj çdo myslimani/e: Cili është objektivi juaj në jetë? Cila është përgjigja? A e ke të lehtë t'i përgjigjesh kësaj pyetjeje, apo ke nevojë të mendohesh?
  • 3. Unë e di që njerëzit që u drejtohet kjo pyetje ndahen në disa kategori. Në kategorinë e parë hyjnë ata që i përgjigjen menjëherë, pasi ia kanë vënë vetes një synim dhe objektiv të tillë. Ata e dinë përse jetojnë dhe çfarë bëjnë. Në kategorinë e dytë, hyjnë ata që hutohen nga kjo pyetje dhe nuk dinë si të përgjigjen. Kjo, sepse nuk kanë një objektiv dhe synim në jetë. Ata thjesht jetojnë si shumë njerëz, lindin, hanë, pinë, martohen dhe në fund vdesin. Ka të tjerë që mendohen para se të përgjigjen, dhe në fund japin një përgjigje çfarëdo.
  • 4. Më lart, ne folëm për seriozitetin. Nëse ke një objektiv në jetë, padyshim që do të jesh serioz në punë dhe jetë. Folëm mbi përkryerjen e veprave dhe po të kesh një objektiv në jetë, padyshim që veprat do i bësh në formën më të mirë. Folëm mbi vlerën e dijes dhe nëse ke një objektiv në jetë, do arsimohesh dhe do i lexosh të gjithë librat dhe literaturën që i shërben objektivit tënd. Nëse ke një objektiv në jetë, do të shtosh orët e punës, rendimentin dhe do të jesh produktiv. Nëse ke një objektiv në jetë, koha do të shndërrohet në pasurinë më të shtrenjtë dhe të vyer. Nëse ke një objektiv në jetë, do i përgjërohesh Zotit dhe do e lusësh me përkushtimin më të madh, që Ai të të ndihmojë ta arrish atë që kërkon. Nëse ke një objektiv në jetë, e ke më të lehtë t'u rezistosh gjynaheve. Ne të gjithë e dimë se ka qindra mijëra njerëz të cilët lindin, jetojnë dhe vdesin pa e ditur se cili është objektivi i tyre në këtë jetë . A është e pranueshme dhe e logjikshme që të vijmë në këtë jetë, të hamë e pimë, të martohemi dhe të lindim dhe në fund të vdesim?! Cili është objektivi yt o vëlla dhe oj motër? Çfarë kërkon nga kjo jetë? Çfarë kërkon të arrish?
  • 5. Unë e di se po të marrim një të ri njëzet e dy vjeçar dhe t'ia drejtojmë pyetjet e mësipërme, ai nuk do të dijë si të përgjigjet. Nëse akoma nuk ia ke caktuar vetes një objektiv, bëje në këto çaste. Nëse të pëlqen arkitektura, cakto si objektiv që të bëhesh arkitekti më i mirë në të gjithë botën islame, me qëllim që të jesh shembull i mirë dhe t'i shërbej umetit. Nëse ke talent letërsinë, cakto si objektiv që të bëhesh shkrimtari më i mirë, me qëllim që t'i afrosh njerëzit me Zotin. Kjo temë, është më shumë për të rinjtë, por nuk i përjashton të moshuarit. Edhe pas të gjashtë dhjetave, njeriu mund t'i caktojë vetes një objektiv dhe ta realizojë atë. Shumë nga shokët e Profetit a.s, e pranuan islamin në moshë të shtyrë dhe jeta e tyre e vërtetë filloi pas të gjashtëdhjetave. Megjithatë, ata arritën rezultate të larta në shërbim të islamit dhe umetit mysliman. Fletët e historisë i kanë regjistruar emrat e tyre mes figurave të ndritura.
  • 6. A e dini historinë e një njeriu që jeton pa një objektiv në jetë? Në vegjëli, prindërit e çonin dhe e merrnin nga shkolla çdo ditë. Ai nuk dëshironte të shkojë në shkollë, por detyrohej nga prindërit. Mësimet dhe detyrat nuk i bënte veçse pasi ta urdhëronin dhe t'ia kërkonin prindërit. Në fund të fundit, ishin ata që donin që ai të arsimohej. Pasi përfundoi të mesmen, në bazë të mesatares, prindërit e futën në një fakultet të caktuar. Në fund të fakultetit dhe në bazë të mesatares së katër viteve, u orientua për punësim në një kompani. Ai nuk e zgjodhi as profilin e studimit dhe as kompaninë për punësim. Ishte mesatarja e notave që kishte marrë ajo që e përcaktonte këtë. Pasi punoi disa vite dhe vuri disa të holla mënjanë, vendosi të martohej, pasi ashtu bënin të gjithë. Zgjedhjen e shoqes së jetës e bëri në bazë të disa kritereve të përgjithshme – të jetë e bukur, e pasur, e qetë, e dashur etj... – dhe jo sipas një objektivi që kishte ai vetë. Pas martesës fillojnë t'i lindin fëmijë njëri pas tjetrit, për të cilët ai duhej të siguronte më shumë të ardhura. Në fund, pas disa dhjetëra vitesh ky person vdes, ashtu siç bëjnë të gjithë njerëzit. Këtu, përfundon dhe historia e tij. Në fakt, kjo histori përsëritet tek shumë njerëz.
  • 7. Këtë histori e gjejmë dhe tek shumë – për mos me thënë shumica – e vajzave. Ato janë martuar me atë që u ka kërkuar dorën, pasi pamja e tyre ka qenë e pranueshme, nga familje e mirë dhe kaq. Po t'i pyesësh se cilat janë kriteret e tyre për shokun e jetes, ngrenë supet dhe nuk dinë ç'të thonë. Cili është objektivi juan në jetë? Përse studioni në shkollat më të mira? Përse paguani shuma të mëdha për t'u arsimuar në universitetet më të dëgjuara? Dikush mund të përgjigjet: Me qëllim që të gjej një punë të mirë. Në fakt, të sigurosh një punë të mirë pas universitetit, nuk është qëllim, por është mjet. Po ti lexues i dashur, a ke një qëllim dhe objektiv në jetë? A e ke të qartë se çfarë dëshiron të arrish? A e ke atë në mendje gjatë gjithë kohës? A e ke shkruar diku dhe a planifikon si ta realizosh? A ia ke kushtuar gjithë energjitë dhe kohën këtij qëllimi? A të zë gjumi me qëllim që të përtërish energjitë për ditën tjetër, e cila do të jetë në shërbim të objektivit?
  • 8. Një jetë pa objektiv dhe qëllim, shndërrohet në jetë vrasëse dhe pa vlerë. Njeriu i vetëm që e ndjen shijen e jetës, është ai që ka një objektiv të qartë. Në Amerikë dhe disa shtete të tjera perëndimore, fëmijët që mbushin moshën shtatë vjeçare, mes lëndëve të tjera, studiojnë dhe një lëndë tjetër, e cila titullohet:"Objektivi yt në jetë". Një njeri që e din se çfarë do, patjetër që do të jetë i suksesshëm në jetë. Fëmijët e kësaj moshe, duke e studiuar këtë lëndë çdo javë, fillojnë të mendojnë rreth një objektivi dhe qëllimi në jetën e tyre. Me kalimin e viteve, objektivi fillon të qartësohet dhe i ngulitet thellë në mendje. Tashmë ai e ka të qartë që dëshiron të bëhet inxhinieri më i mirë në fushën e kompjuterëve. Në fund të vitit, shkolla i dërgon një raport familjes së nxënësit, ku ndër të tjera i flet dhe mbi objektivin e zgjedhur prej tij dhe i kërkon familjes që t'ia ushqejnë këtë objektiv edhe gjatë pushimeve verore. Me të filluar vitin e ri shkollor, fëmijët pyeten se çfarë kanë bërë gjatë pushimeve për t'i shërbyer objektivit që kishin zgjedhur një vit më parë. Prandaj kemi një Amerikë si ajo që njohim sot.
  • 9. Detyra jote o nënë dhe baba, nuk është thjesht t'u siguroni fëmijëve tuaj ushqimin e ditës, veshmbathjen, t'i përcillni tek autobusi që i çon në shkollë, t'i merrni pas përfundimit të shkollës, t'u jepni të hanë etj... Jo, ju nuk jeni prindër për këtë dhe kjo nuk është edukatë. Të edukosh fëmijën do të thotë t'i qëndrosh pranë, të zbulosh talentin e tij, për çfarë ka prirje, ta stimulosh në fushën që i pëlqen, ta ndihmosh të ketë një qëllim në jetë, t'ia kultivosh diçka të tillë etj... Të edukosh një fëmijë është diçka dhe t'i sigurosh jetesën është diçka tjetër.
  • 10. Mua më vjen zor ta them, po një njeri që nuk ka një objektiv në jetë, nuk meriton të quhet njeri. Ai që jeton thjesht për të ngrënë dhe për të mirë, për t'u martuar dhe për të lindur fëmijë, nuk ngjason me njeriun. Edhe kompanitë, me qëllim që të garantojnë suksesin dhe mbarëvajtjen, që pa e filluar aktivitetin, vendosin një mision dhe objektiv të qartë. Në disa kompani, qëllimi dhe misioni i kompanisë vendoset në një vend ku e lexojnë të gjithë. Ne të gjithë e njohim kompaninë Sony. Ajo është një kompani japoneze dhe është themeluar vetëm tridhjetë vite më parë. A e dini çfarë qëllimi i kishte vënë vetes kjo kompani kur u themelua? Qëllimi dhe misioni i saj – që në zanafillë themelohej për qëllime fitimprurëse – ishte që produktet japoneze të jenë produktet numër një në të gjithë tregjet ndërkombëtare. Sa herë që krerët e kompanisë mblidhesh për të diskutuar rreth planeve dhe strategjive, presidenti i kompanisë u tërhiqte vëmendjen të mbledhurve që çdo propozim, duhej t'I shërbente misionit dhe Qëllimit të kompanisë, i cili ishte i s hkruar me shkronja të mëdha në sallën e mbledhjeve.
  • 11. Nëse diçka e tillë u kultivohet fëmijëve që në vegjëli, atëherë ai çdo hap që e hedh, e hedh me idenë se i shërben objektivit të tij. Nëse do të martohet, ai do të martohet me dikë që e ndihmon të realizojë objektivin e tij dhe jo thjesht sepse i pëlqejnë flokët e saj biondë, soji familjar, pasuria etj... Popullsia e vendeve arabe është treqind milionë. Vallë sa prej tyre kanë një objektiv dhe qëllim në jetë? "Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete." (Rad, 11)
  • 12. Nga të gjithë temat që kemi trajtuar gjer tani, unë do të veçoja katër si më të rëndësishmet: Vlera e kohës, vlera e dijes, vlera e punës dhe kjo temë. Fenomeni i përhapur sidomos mes të rinjve myslimanë, është se me t'u përkushtuar në fe, jepen me gjithë shpirt pas adhurimit dhe lutjeve, duke lënë mënjanë punën dhe studimin, pa të cilat nuk mund të rimëkëmbet umeti. Për mua të pavlera janë edhe rezultatet e larta në shkollë, nëse nuk janë të bazuara në një objektiv të qartë mbi atë që kërkon të bëhesh dhe të arrish. Unë u bëj thirrje të gjithë lexuesve të kësaj teme, që pasi ta përfundojnë, të mbyllen në dhomën e tyre, të mendojnë dhe në fund të dalin me një objektiv të qartë mbi atë që dëshirojnë të arrijnë në jetë.
  • 13. Me qëllim që një kompani të caktojë qëllimin dhe misionin e saj, themeluesit dhe krerët e saj diskutojnë me javë të tëra me njëri-tjetrin, derisa të arrijnë në një përfundim bindës për të gjithë. Kjo, edhe pse kapitali dhe aftësitë prodhuese janë. Megjithatë, nuk pranojnë të fillojnë punën, pa caktuar misionin e kompanisë. Një ndër muskujt më të rëndësishëm tek njeriu është ai i trurit, por që për fat të keq ne e kemi çaktivizuar dhe nuk pranojmë ta aktivizojmë. Prandaj, pasi ta përfundosh këtë temë së lexuari, mbyllu në dhomën tënde, edhe pse je dyzet apo pesëdhjetë vjeç, merr një letër dhe laps dhe përpiqu të vendosësh një objektiv në jetë. Edhe një ditë të vetme, të këshilloj të mos e kalosh pa pasur një objektiv në jetë.
  • 14. Si ta përcaktoj objektivin tim në jetë? Me qëllim që të të ofrojmë ndihmën e duhur për ta përcaktuar objektivin dhe qëllimin tënd në jetë, pyete veten: Përse jam krijuar? Edhe pse pyetja duket kaq e lehtë, shumë njerëz ngatërrohen dhe nuk dinë si të përgjigjen. Para kësaj pyetjeje janë ngatërruar njerëz të ditur dhe filozofë, pa mundur t'i japin një përgjigje përfundimtare. Qartësisht dhe saktësisht, kësaj pyetjeje i është përgjigjur vetëm islami. Platoni p.sh thotë se Zoti e krijoi gjithësinë, pastaj harroi. Është ky shkaku pse dodhin gjithë këto krime dhe vepra të këqia. Por Kurani i përgjigjet duke thënë :”Dhe Zoti yt nuk harron kurrë”. (Merjem, 64) Marksi thotë që Zoti deshi të argëtohej dhe krijoi gjithësinë. Me qëllim që të argëtohen, njerëzit vrasin njëri-tjetrin dhe tregohen të dhunshëm. Por përsëri Zoti i përgjigjet : ” Mos vallë, keni menduar që Ne ju kemi krijuar kot dhe që nuk do të ktheheshit te Ne (për t’ju gjykuar) ?! I lartësuar është Allahu, Sundimtari i Vërtetë! S’ka zot tjetër të vërtetë, përveç Atij, Zotit të Fronit Madhështor!” (Muminune, 115)
  • 15. Një nga poetët e para islamit, Ilija Ebu Madi, shkroi një vjershë mbi enigmën që e shoqëronte rreth qëllimit të ardhjes në këtë botë. Ai thotë: Erdha pa e ditur prej nga, por erdha. Pashë para meje një rrugë, mbi të cilën eca. Do të vazhdoj të eci, desha apo nuk desha. Si erdha? Nuk e di. Ku do të shkoj? Nuk e di… Përse erdha? Nuk e di... Njerëzit që nuk e dinë përse kanë ardhur në këtë botë dhe çfarë bëjnë, janë të shumtë. Dilemës së tyre nuk i përgjigjet veçse Kurani famëlartë. "Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë." (Dharijat, 56)
  • 16. Kështu, qëllimi i krijimit të njeriut, është njohja dhe adhurimi i Zotit. Të adhurosh Zotin, nuk do të thotë të qëndrosh gjithë ditën në xhami, të lutesh dhe ta adhurosh Atë. Ky është një koncept i gabuar i adhurimit. Të adhurosh Zotin, do të thotë të jetosh normalisht, të shkosh në punë, të merresh me sport, të dalësh për shëtitje dhe të marrësh pushime, të vishesh bukur, të martohesh dhe të lindësh fëmijë etj... por në mendje të kesh që ti jeton për të kënaqur Zotin. Ti punon me qëllim që të zhvillohet umeti të cilit i përket dhe kështu të arrish kënaqësinë e Zotit. Ti martohesh me qëllim që fëmijët që do lindësh t'i edukosh që të adhurojnë Zotin. çdo minutë që do të harxhosh për ta edukuar fëmijën me këtë frymë, regjistrohet si adhurim. Nëse dëshiron të shtosh pasurinë me qëllim që t'i përdorësh në rrugë të Zotit, për të arsimuar fëmijët që të bëhen myslimanë të suksesshëm, për ta përmirësuar imazhin e myslimanit dhe islamit, për t'i përdorur në projekte zhvillimi të umetit, për të punësuar të rinjtë myslimanë dhe për të shfrytëzuar energjitë dhe aftësitë e tyre etj... gjithçka që bën me këtë qëllim, konsiderohet si adhurim. çdo hap që hedh për realizimin e këtij plani, sa herë që kam stilolapsin për të shkruar diçka dhe çdo frymëmarrje, konsiderohen adhurim dhe shenjë afrimi me Zotin.
  • 17. Nëse dëshiron të arrish rezultatet më të larta në fakultet, por thjesht për të marrë një diplomë, për t'u bërë më pas doktor dhe për të shtuar të ardhurat, nuk e ke adhuruar Zotin. Por nëse e bën për t'i përdorur dijet e tua në shërbim të fesë dhe umetit, si dhe për të kënaqur Zotin, çdo orë dhe çast të konsiderohet si adhurim. A e ke të mundur që në hije të kësaj që përmendëm, t'i caktosh vetes një objektiv dhe qëllim madhor, për të cilin ia vlen të jetosh dhe të sakrifikosh?
  • 18. Kategoritë e objektivave Objektivat ndahen në tre kategori: Në kategorinë e parë hyjnë objektivat negativë. Njerëzit që kanë objektiva të tillë, janë ata të rinj që preokupimin më të madhe e kanë si të njihen me filan vajzë. Ai jeton për këtë objektiv dhe harxhon kohë dhe energji. Megjithatë, ai është një objektiv negativ. Në këtë kategori, hyn edhe ajo vajzë e cila bën gjithçka, që djemtë të jepen pas saj dhe ta pëlqejnë. Për këtë, ajo vishet në mënyrë tunduese, blen makijazhe të shtrenjta, etj... Në të dytën hyjnë objektivat e mirë, por që janë të përkohshëm dhe të kufizuar. Në këtë kategori, hyjnë ata që jetojnë për vete dhe fëmijët e tyre. Ata bëjnë gjithçka që fëmijët t'i arsimojnë. Ky është një objektiv i mirë, por që është i përkohshëm. Pasi fëmijët e tij të jenë arsimuar dhe të kenë krijuar familjet e tyre, objektivit ika ardhur fundi. Mos vallë jeton kot tani ky person?
  • 19. Prandaj, shumë njerëz në moshën e pleqërisë, i sheh në kafene të lodhur, të stresuar dhe me depresion. Ndërkohë që të tjerë, edhe pse janë shtatëdhjetë vjeç, janë gjithmonë në aktivitet dhe nuk e çojnë asnjë minutë kot. Kjo, sepse ata kanë një objektiv në jetë. Një objektiv që i shërben vetëm kësaj bote, është i përkohshëm dhe shumë shpejt i vjen fundi. Unë u bëj thirrje që të kemi objektiva ambiciozë, të cilat kanë lidhje me Zotin. Në kategorinë e tretë hyjnë objektivat ambiciozë dhe pozitive, të cilat nuk kanë fund. Objektivi i një personi që kërkon të arsimohet për t'i shërbyer umetit, nuk përfundon veçse me vdekjen e tij. Një i ditur, edhe pse ishte në çastet e vdekjes, thirri një nga nxënësit e tij dhe i tha:"Shkruaje këtë çështje fikhu menjëherë!" dhe ia diktoi. Nxënësi i tij, i habitur i tha:"O mësues i dashur! Ti je në çaste shumë kritike dhe mendoj se nuk është çasti për t'u marrë me çështje të tilla." Por i dituri ia ktheu:"O biri im! Unë uroj që me këtë çështje t'i shërbej qoftë dhe një myslimani që ka nevojë. Me të unë shpresoj të fitoj xhenetin."
  • 20. C aktoja vetes si objektiv që të bëhesh inxhinieri më i mirë, për t'i shërbyer umetit mysliman. Caktoja vetes objektiv që të bëhesh shumë i pasur, me qëllim që pasurinë ta shpenzosh për të zhvilluar umetin. Caktoja vetes objektiv që fëmijët t'i edukosh që të kontribuojnë në rimëkëmbjen e umetit.
  • 21. Modele Tani le të përmendim dhe të prezantohemi me disa modele, të cilët kishin objektiva madhorë në jetë, me qëllim që të përfitojmë nga përvoja e tyre. Një ditë, po flisja me një tetëmbëdhjetë vjeçar rreth kësaj çështjeje. Atij i pëlqen sporti dhe e ushtron atë. Një ditë më pas, kur e pyeta me të qeshur se cili ishte objektivi i tij në jetë, ai u përgjigj:"Dua të bëhem president i filan klubi sportiv." Unë e pyeta:"Po përse?" Ai u përgjigj:"Sepse mua më pëlqen sporti dhe jam aktivist në këtë klub. Duke u bërë president, do i ndihmoj të rinjtë që kohën e tyre të lirë dhe energjitë e tepërta, t'i shfrytëzojnë për edukimin fizik." Pastaj më foli për shumë detaje të cilat i kishte të qarta, se si do e arrinte këtë. Umer ibnu Abdul Aziz ishte shumë ambicioz dhe kishte objektiva të qartë. Tregon ai vetë:"Unë kam shpirt shumë ambicioz. Një kohë, desha që të martohem me Fatimen, vajzën e kalifit mysliman dhe ia arrita. Më pas, desha të bëhem guvernator i Medines dhe ia arrita. Pas kësaj, desha të bëhem kalif i myslimanëve dhe kësaj ia arrita. Tashmë shpresoj të fitoj xhenetin dhe uroj që ta fitoj edhe atë."
  • 22. Në rininë e tij, Umer ibnu Abdul Azizi nuk merrej me gjë tjetër veçse me ngjyrën dhe llojin e rrobave që duhej të veshë. Duke kaluar nga një objektiv në tjetrin, ai piqej dhe rritej gradualisht, derisa në fund kishte objektivin më madhor, të fitoj xhenetin. Muhamed El-fatih, arriti ta marrë Kostandinopojën edhe pse ishte vetëm njëzet e tre vjeç. Në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare, ai i hipte kalit të tij dhe hynte thellë në det në drejtim të Kostandinopojës. Këtë e bënte pothuaj çdo ditë, gjë e cila i shërbente si ushqim për objektivin e tij. Tetë vite më vonë, ai arriti ta shohë të realizuar këtë objektiv. Në moshën katërmbëdhjetë vjeçare, imam Buhariu ndodhej një ditë mes dijetarëve. Dy prej tyre kishin një shqetësim, pasi në librat që ishin koleksionuar hadithet e Profetit a.s, kishin depërtuar dhe hadithe që ishin jo të saktë. Njëri prej tyre tha:"Ah sikur dikush t'i ndante hadithet e saktë nga ato të pasaktë." Tregon imam Buhari:"Këto fjalë më prekën dhe me vete thashë:"Përse të mos jem unë?!" Ajo që e bëri imam Buhariun të njohur dhe të famshëm në të gjithë botën, ishte objektivi i tij.
  • 23. Ne duhet të ndryshojmë dhe të mos jetojmë pa pasur një objektiv të qartë në jetë. Sado i moshuar të jesh, mos ia lejo vetes të jetosh pa një objektiv. Modelet e lartpërmendur, janë modele të historisë të lavdishme islame. Por ka edhe jo myslimanë, të cilat kanë pasur një objektiv në jetë dhe e kanë realizuar atë. Nga këta, është edhe Çarli Çaplin. Ëndrra e tij e vetme ishte të behej yll kinemaje. Për ta realizuar këtë, ai flinte me dritë ndezur. Pranë jastëkut, ai mbante një letër dhe një penë. Kjo, sepse gjatë gjumit, i vinte ndonjë ide, të cilën menjëherë e hidhte në letër. Gjatë një nate, ai mund të zgjohej njëzet herë. Të njëjtën gjë, bënte dhe imam Buhariu. Ai thotë:"Brenda një nate, mund të zgjohem njëzet herë, për shkak se më kujtohen hadithe të Profetit a.s." Vetëm një njeri që ka një objektiv në jetë mund ta bëjë këtë. Cili është qëllimi dhe objektivi yt o vëlla? Përse je krijuar dhe përse jeton? A e ke vendosur tashmë objektivin tënd, për të cilin do të jetosh derisa të vdesësh?
  • 24. Kritere që duhet të kesh parasysh në përcaktimin e objektivit. Sipas njerëzve të ditur, duhet të kemi parasysh shtatë kritere në përcaktimin e një objektivi: 1 – Objektivi të jetë i qartë, duke mos qenë i mbuluar me mistere, paqartësi dhe enigma. Ajo që të ndihmon për këtë, është se ti i ke parasysh shumë detaje, të cilat të ndihmojnë në realizimin e tij. Të duket sikur i ke parasysh hapat që do të ndjekësh. 2 – Të jetë objektiv ambicioz dhe madhor. Objektivi duhet të ketë lidhje me Zotin, me qëllim që të ketë jetëgjatësi. 3 – Mos të frikësohesh nga vështirësitë që do të hasësh gjatë rrugës për realizimin e objektivit. Thotë poeti arab: Kush e sheh të pamundur ngjitjen e malit E kalon jetën, mes gropave dhe moçalit. Kur mali u pyet se përse ishte aq i lartë, ai u përgjigj:"Sepse lugina ku ndodhem është e ulët."
  • 25. 4 – Të vendosësh një plan praktik që ta lehtëson realizimin e objektivit. 5 – Të derdhësh djersë për realizmin e këtij objektivi. 6 – Të kesh shpresë dhe të jesh optimist. 7 – Të kesh durim. Kushdo që i plotëson këto shtatë kritere dhe jeton për objektivin e tij, padyshim që do e shohë objektivin e tij të realizuar. Për këtë, pyesni ata që kanë pasur një objektiv, kanë jetuar për të dhe e kanë realizuar. Të gjithë ata që kanë pasur një objektiv dhe kanë punuar për ta realizuar, e kanë realizuar. E lusim Zotin të na ndihmojë në realizimin e objektivave tonë! Amin!