Publicidad
sipermarrja ne vendin tone
sipermarrja ne vendin tone
sipermarrja ne vendin tone
sipermarrja ne vendin tone
Publicidad
sipermarrja ne vendin tone
Próximo SlideShare
Kuptimi i sipërmarrjesKuptimi i sipërmarrjes
Cargando en ... 3
1 de 5
Publicidad

Más contenido relacionado

Publicidad

sipermarrja ne vendin tone

  1. DATA :14-Jan-16 TEMA : SIPERMARRJET NE VENDIN TONE OBJEKTIVAT : TE NJOHIMCFARE ESHTE SIPERMARRJA TE NJOHIMLLOJET E SIPERMARRJESNE VENDIN TONE SA TE SUKSESHME JANEATO. PUNOI :FATIOLA BIBA
  2. Koncepti i sipërmarrjesnuk është i thjeshtë përt’u kuptuar si duhet.Shpeshbarazohet me termin“biznes” dhe përdoretpakujdesedhe nga ekonomistët,menaxherëtapopolitikanët.Përta kuptuar si duhetsipërmarrjen,duhet të kuptojmë që ky konceptnuk lidhetdomosdoshmërishtme tregun. Në shqip,fjala“sipërmarrje”e shpjegonmjaftmirë çështjene risqeve.“Sipërmarr”dotë thotë “marr përsipër”.Çfarë? Marr përsipërpërgjegjësinë e humbjes,marrpërsipëraventurën,marrpërsipërshpenzimine kohësdhe energjive,marr përsipërkostonoportune. Nje sipermarrje e suksesshmeduhett’i konsiderojepunonjesite saj si nje nga burimetme te rendesishme ne pronesi. Duhette perpiqetperte rriturvleratdhe potencialet.Ne momentinkurperzgjidhetnje kompani ekzistojnedisa mekanizmaterheqes,qe percaktojne zgjedhjene saj ne vendte nje tjetre.Faktore te tille mundte jene te natyres formuese,organizative,shperblyese dhe natyrishtedhe motivuese. Ka dy lloje sipermarresish 1 Sipermarresite vetem-e njohinindustrine shume mire,janekreative,mundohetqe ti zbulojne mundesiteqellimisht 2 Sipermarresitne rrjet-me pakfamiliaritetme industrine –mundesiaeshtezbuluarsi rezultatIkoincidences-mesonper mundesite si rezultatIkontakteve me njerezte tjere Sipermarresite suksesshem Sipermarresite suksesshemkane aftesiperte: Identifikuartregjet Siguruarkoncepte te reja Nxiturmendiminkreativ Pare situatatne drejtimte nevojave te paplotesuara Arriturnje vision Krijuarnje avantazhkonkurues
  3. Të menaxhosh do të thotë me pak fjalë të planifikosh, të organizosh, të koordinosh dhe të kontrollosh një proces pune mjaft dinamik dhe kompleks. Pozicioni i sipërmarrësit është i ndryshëm nga ai i menaxherit në parim dhe praktikë. Sipërmarrësi është themeluesi, personi që formon ndërmarrjen ose biznesin, kurse menaxheri mund të udhëheqë dhe të administrojë biznesin. Në disa raste, sipërmarrësi është edhe menaxher njëkohësisht, kurse në disa rrethana të tjera sipërmarrësi autorizon një person të caktuar për të menaxhuar biznesin e tij. Bazuar nga përvoja në praktikë, sipërmarrësit janë njerëz me vetiniciativë dhe të guximshëm, të cilët e investojnë kapitalin e tyre në biznes pavarësisht rrezikut të dështimit dhe sfidave të ndryshme që mund t'u dalin përpara. Në vazhdim do të mësojmë se si duhet të sillet dhe të veprojë një sipërmarrës i suksesshëm, veprime të cilat vijnë si rezultat i një mozaiku të gjerë karakteristikash e vetish të përfituara me mjeshtëri gjatë formimit të personalitetit të një njeriu si lider dhe sipërmarrës i mirë. Për të qenë një sipërmarrës ose menaxher i suksesshëm, së pari duhet të jeni vetvetja, të përvetësoni teknikat më të mira të menaxhimit, të mësoheni të jepni urdhra, të mundoheni të jeni shembull për të tjerët, të fitoni respekt, të jeni mbështetës dhe të aftë të nxirrni nga kolegët dhe bashkëpunëtorët më të mirën prej tyre. Të bëheni një sipërmarrës i suksesshëm ju duhet kohë dhe përkushtim, ndaj gjithsesi duhet të jini të durueshëm. Sipërmarrësi i suksesshëm duhet të ketë besim të madh në aftësitë dhe idetë e veta dhe të besojë fuqishëm se do të mund t'i tejkalojë pengesat dhe sfidat që ndesh në jetën e tij prej udhëheqësi. Për sipërmarrësin zhvillimi i biznesit është një kënaqësi dhe atraksion i vërtetë, kurse paratë dhe përfitimet materiale janë mjete me të cilat ai e mat dhe e rigjeneron suksesin e punës së tij. Sipërmarrësi është njëkohësisht edhe lider i biznesit të vet. Ai duhet të absorbojë format më të mira të udhëheqjes dhe komunikimit me stafin, bashkëpunëtorët dhe veçanërisht me klientët e vet. Të udhëhequrit në mënyrë efektive është thelbi i menaxhimit cilësor.
  4. Kur diskutohet për bazat e biznesit të ri është e nevojshme të sigurohemi se ajo është e ndërtuar mbi një platformë solide. Ka tri shtyllat themelore që do të mbështesin këtë platformë; këto janë tregu, industria dhe stafi. Industri dhe tregje Në një përkufizim të thjeshtë një treg përbëhet nga konsumatorët, ndërsa një industri përbëhet nga shitësit, dhe dallimi mund të jetë mjaft i rëndësishem. Analiza e tregut Analiza e tregut është më komplekse për t’u kryer, por mbetet një moment shumë i rëndësishëm. Pa konsumatorët është e pamundur të diskutohet për qëndrueshmëri të biznesit. Hapat e mëposhtëm do t’ju orientojnë në realizimin e të gjithë proçesit. Proçesi në vetvete parashtron disa pyetje orientuese dhe kërkon nga sipërmarrësi i ri që të fillojë t’u përgjigjet në mënyrë që dhe e gjithë ideja të fillojë të përkthehet në sipërmarrje. Analiza e industrisë Industritë përbëhen nga shitësit dhe ajo që duhet të shikojmë në të ardhmen është mjedisi i shitjes. Kjo përfshin të gjitha aspektet e të bërit biznes që ndikojne në aftësinë për të ofruar produktin apo shërbimin për klientët. Imagjinoni Robinson Kruzonë në ishullin e tij. Duke eksploruar nëpër vende të panjohura një mëngjes, ai aksidentalisht bie në një gropë të thellë. Megjithëse fatmirësisht nuk është dëmtuar fizikisht, ai nuk mundet të dalë më nga gropa. Sa herë që përpiqet të dalë, rrëshket përsëri në fund të saj. Kruzo qëndron një copë herë duke u menduar dhe papritur i vjen një ide e shkëlqyer. Ai kishte parë në një cep të gropës një numër të konsiderueshëm degësh. Kruzo i ekzaminoi ato degë pemësh dhe kuptoi që duke i kombinuar ato në një mënyrë të caktuar, mund t’i përdorte për të dalë nga gropa. Vënia në jetë e planit të tij kërkoi shumë punë dhe ndoshta edhe ky plan do të dështonte dhe Kruzo të vritej duke rënë përsëri në gropë, por le të supozojmë që ai arrin të ndërtojë shkallën e tij dhe të shpëtojë. Robinson Kruzo arriti të shpëtonte duke “prodhuar” këtë shkallë. Për të arritur këtë ai ka shfrytëzuar burimet që kishte në gjendje (degët që ishin në gropë dhe kohën e energjinë e tij). Kur ta mendojë këtë situatë pas disa vitesh, ai mund të mendojë që ishin pikërisht burimet që kishte aty, që e bënë të largohet nga ajo gropë. Mund të mendohet se asgjë tjetër përveç degëve, kohës dhe energjisë fizike, nuk do të duhej për të shpëtuar.
Publicidad