SlideShare a Scribd company logo
1 of 56
Download to read offline
FËMIJËT NË SHQIPËRI

Fëmijët Sot
Shqipëri

Autore
Enkeleida Tahiraj, PhD
FËMIJËT NË SHQIPËRI

Autore Dr. Enkeleida Tahiraj
Botim i Qendrës ‘Fëmijët Sot’
2008
Qendra Fëmijët Sot

Vizioni ynë është të sjellim përmirësime
të qëndrueshme në jetën e fëmijëve në
Shqipëri.
Me këtë vizion, ‘Fëmijët Sot’ është e
angazhuar praktikisht - ne drejtojmë
programe që kanë ndikim pozitiv për
fëmijët – si dhe synon të ndikojë në nivel
politikash. Ne gjithashtu jemi krejtësisht
të përkushtuar për nxitjen e një
bashkëpunimi më të madh mes aktorëve
vendorë, rajonalë dhe ndërkombëtarë
që punojnë për fëmijët.
Ne besojmë që mirëqenia dhe
mbarëvajtja aktuale e fëmijëve është
çelësi i një të ardhmeje më të mirë për
Shqipërinë dhe i konsiderojmë fëmijët
si të aftë për të ndikuar në zhvillimin e
shoqërisë sonë.
Për rrjedhojë, ne punojmë për të nxitur
pjesëmarrjen e tyre aktive në çështje që
prekin të drejtat dhe interesat e tyre.

Megjithëse ne shqetësohemi për të
gjithë fëmijët, përparësia jonë është
puna me ata fëmijë të cilët jetojnë në
varfëri ose në situata në nevojë. Objektivi
ynë statutor është të punojmë për një
botë ku fëmijët mund të realizojnë
potencialin e tyre tërësor. Programi ynë
përqendrohet te të drejtat, shëndeti dhe
arsimimi i fëmijëve.
Ne ndërmarrim fushata vjetore, përmes
së cilave synojmë të: *

promovojmë të drejtat ligjore e
sociale të fëmijëve,

*

ndikojmë në diskutime publike
dhe dhënien e opinioneve,

*
rrisim ndërgjegjësimin dhe
nxitjen e një angazhimi më të madh në
çështjet e fëmijëve,
*
vëmë në lëvizje shoqërinë
dhe mobilizojmë burime me qëllim
përmbushjen e të drejtave të fëmijëve.

Falenderime
Ky raport bazohet në literaturën bashkëkohore të botuar nga disa OJF ndërkombëtare
dhe kombëtare, konsulentë dhe akademikë të fushës. Ai ka si qëllim që të shërbejë
si një dokument bazë dhe themel për formimin e strategjisë së Qendrës ‘Fëmijët
Sot’. Do të dëshironim që ky raport të gjente audiencë gjithashtu midis praktikuesve
profesionistë dhe akademikëve. Analiza ka për qëllim të jetë sa më e gjerë por sigurisht
jo shteruese.
Ky dokument u mundësua në sajë të mbështetjes financiare të Plan Albania. Pikëpamjet
e shprehura në këtë dokument nuk duhet të kuptohet se shprehin ndonjë përputhje
apo mbështetje nga kjo e fundit. Nga ana tjetër ato nuk mund të konsiderohen si
tregues i politikave aktuale të Qendrës ‘Fëmijët Sot’.
Design & Fotos © 2008 Enkeleida Tahiraj etahiraj@ucsd.edu
Botim i: Fëmijët Sot. Logo, Fotot e Faqeve 10b&23a © Fëmijët Sot
Përkthimi nga Anglishtja © QFS 2008
Rreth autores
Dr. Enkeleida Tahiraj është lektore për nivelin
universitar dhe pasuniversitar për Politikat
Ndërkombëtare dhe ato Sociale në Universitetin
e Londrës (UCL). Ajo ka drejtuar edhe programin e
Studimeve Shqiptare – NASH të këtij universiteti. Dr.
Tahiraj ka përvojë të gjerë në mësimdhënie edhe
në universitete të tjera, si në Mbretërinë e Bashkuar,
ashtu edhe jashtë saj. Ajo ka marrë pjesë dhe ka
referuar rregullisht në konferenca ndërkombëtare
në universitete të ndryshme, përfshirë UCL, London
School of Economics, Universitetin e Jorkut, Oksfordit
dhe Universitetin e Harvardit.
Ajo gjithashtu është angazhuar si konsulente për
organizata dhe kompani ndërkombëtare. Fusha e
ekspertizës së saj kryesisht mbulon studimet për
varfërinë; dhe studime të tilla domosdoshmërisht
ndërthurin disa disiplina. Ajo ka në vëmendje
kryesisht rajonin e Evropës Jug-Lindore, edhe pse
gjithmonë është përpjekur të ruajë një perspektivë
globale.
Dr. Tahiraj ka botuar gjerësisht në lidhje me varfërinë,
përkatësinë gjinore, zhvillimin, mirëqenien,
qeverisjen dhe institucionet, politikat sociale globale
dhe shoqërinë civile në shumë periodikë të njohur
ndërkombëtare. Aktualisht Dr. Tahiraj është në
fazën përfundimtare të librit “Politikat Sociale nga
Tranzicioni në Konsolidim – Varfëria dhe Programet
për zbutjen e Varfërisë”.
Dr. Enkeleida Tahiraj
(MA, Sussex, UK; PhD, York, UK)
Kontakt: <etahiraj@ucsd.edu>
Përmbajtja
Parathënie
Vështrim i shkurtër

Përmbledhje ekzekutive
Gjendja e fëmijëve
Disa rekomandime
Të drejtat e fëmijëve
Shëndeti i fëmijëve
Krahasim i të dhënave të vendit: Vdekshmëria
foshnjore dhe e fëmijëve
Arsimi
Krahasim i të dhënave të vendit: puna në arsim

Çështje që prekin fëmijët

Fëmijët në rrezik
Kujdesi në familje dhe në shoqëri
Puna e fëmijëve
Fëmijët që jetojnë në varfëri
Vështrim mbi: Romët

Ndërhyrje dhe aktorë
Politikat për fëmijët

Konkluzione
Propozime
Sugjerime për kërkime
Bibliografi
Shkurtime
Fjalorth
Parathënie
“Fëmijët Sot” është një organizatë jofitimprurëse në Shqipëri, e themeluar
në vitin 2007. Përmes përkushtimit tonë për të punuar dhe profesionalizmit
synojmë të ndikojmë në përmirësimin e jetës së fëmijëve në Shqipëri. Ne
besojmë se fëmijët janë e tashmja e shoqërisë sonë dhe i konsiderojmë
ata si të aftë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë sonë. Ne i inkurajojmë
pozitivisht fëmijët për të marrë pjesë në çështje që ndikojnë në interesat e
tyre dhe që prekin të drejtat e tyre.
Ne urojmë që t’i shohim të gjithë fëmijët në vendin tonë të jetojnë me
dinjitet dhe të drejta të siguruara, të jenë të respektuar dhe të kenë një jetë
të gëzueshme. Puna jonë udhëhiqet nga vizioni se fëmijët të cilët kanë akses
në arsim cilësor, argëtim dhe kulturë, dhe që gëzojnë të drejtën për akses
në çdo sferë të jetës dhe për mundësi profesionale të përshtatshme, do të
mund të kontribuojnë pozitivisht për zhvillimin e shoqërinë.
“Fëmijët Sot” konsideron që kryerja e studimeve e fokusuar në aspekte
të ndryshme që ndikojnë në jetën e fëmijëve është përbërës thelbësor i
punës sonë. Përpjekjet, përkushtimi, sikurse edhe veprimtaritë tona që
bëjmë duhet të bazohen në nevojat e vërteta të fëmijëve në Shqipëri. Duke
marrë në konsideratë që qendra është themeluar, jo shumë kohë më parë,
zhvillimi i strukturave programatike në bazë të një tereni të njohur dhe të
studiuar mirë, ka një vlerë të rëndësishme. Ne nuk mund të promovojmë dhe
zbatojmë iniciativa që ofrojnë akses në arsim cilësor, shëndetësi, të drejtat,
kultura dhe që nuk mund të ndikojnë më tej politikat për fëmijët pa. njohuri
mbi gjendjen. Po kështu, ne besojmë se nuk mund të ofrojmë mendime dhe
të ndajmë përvojat më të mira pa i bazuar ato në realitetin dhe kontekstin e
duhur.
Pikërisht për arsyet e mësipërme që kemi hartuar këtë studim bazuar në
literaturën ekzistuese mbi çështjet e fëmijëve në vend. Ne shpresojmë
që studimi t’u vijë në ndihmë praktikantëve profesionistë për të zbuluar
dimensionet e shumta të çështjeve të fëmijëve dhe të ndihmojë në analizën
e përcaktimit të prioriteteve në vend. Gjithashtu, shpresojmë që ky studim
të shërbejë si orientim i nevojshëm për të gjithë ata që nuk janë ekspertë për
çështjet në Shqipëri, apo për studime të tjera për fëmijët.

Dr. Eralda (Met-Hasani) Çani
Drejtore Ekzekutive, QFS
Statistika

Fakte
Vështrim i shkurtër

Treguesit e jetesës

Shëndeti

1

Vdekshmëria nën 5:
Vdekshmëria nën 5:

1

121
4.5% (1990); 1.8% (2005)2

Vdekshmëria tek foshnjet (<1vjeç):
3.7% (1990);1.6% (2005)
Vdekshmëria e porsalindurve:

1.2% (2000)

Numri vjetor i lindjeve:

Vaksinimi rutinë EPI3 i financuar nga qeveria:

80%

Fëmijë
1
vjeç
të
TBC, Fruthi, Poliomeliti:

nga
97%

imunizimi

Përqindja
e
familjeve
me
të
paktën
një fëmijë me aftësi të kufizuar dhe që
përfitojnë ndihmë ekonomike:
11%

53,000 (2005)

Numri vjetor i vdekjeve nën 5 vjeç:

1000 (2005)

Arsimi4
Niveli i regjistrimit në shkollat fillore:
Niveli i frekuentimit të shkollës fillore:

Ushqyerja

96%/95%
54%/50%

Fëmijët që kanë arritur në klasën e 5të:

90%

Foshnja të lindura nën peshë (1998-2005):

5%

Regjistrimi në shkollat e mesme:

Fëmijë të ushqyer vetëm me gji (<6 muaj):

6%

Niveli i frekuentimit të shkollës së mesme:
39%/39%

Nën
5
vjeç,
nën
të rëndë/ moderuar:

peshë

Nën 5 vjeç që vuajnë
të rënda/ moderuara:

nga

në

nivel
14%

dobësime
11%

Frekuentimi mesatar i shkollës:

75%/73%

9.5 years5

Mbrojtja e Fëmijëve

Nën 5 vjeç që vuajnë nga ndërprerje të
rritjes të rënda/ moderuara:
34%

Puna e fëmijëve (5-14 vjeç):

1
Të gjitha statistikat nga INSTAT, UNICEF, Progres-raporti
2006 i KE-së, Banka Botërore.
2
N.B . UNICEF vlerëson 2.6% për 2005.

3
4
5

23%

(27%male,19%female)
Programe të zgjeruara imunizimi
Shifrat përfaqësojnë Meshkuj/ Femra
Pesë vjet nën mesataren e OECD

Për shkak të migrimit dhe rënies së lindjeve raporti i fëmijëve në shoqëri ka pësuar
një rënie të qëndrueshme në dhjetëvjeçarin nga 2005 e më pas - nga 38.4% në 32.7%.
Gjithsesi, pavarësisht nga kjo, Shqipëria ka popullsinë më të re në Evropë.
Popullsia e Shqipërisë në vitin 2007 ishte afërisht 3.3 milion. Nga ky numër, rreth 1/3
ishin fëmijë nën 18 vjeç – rreth 1,396,000 (Strategjia Kombëtare për Fëmijët, 2005).
Popullsia nën 5 vjeç ishte 253,000 veta.
Përmbledhje Ekzekutive

D

hjetëvjeçari i fundit ka dëshmuar përmirësime të ndjeshme të situatës së fëmijëve
në Shqipëri. Ndër arritjet e rëndësishme përfshijmë uljen e vazhdueshme të
vdekshmërisë së fëmijëve dhe foshnjave, njohjen dhe mbrojtjen më të mirë të
të drejtave të fëmijëve, një program imunizimi gjithëpërfshirës dhe vijimësinë e regjistrimeve në
nivel të lartë në arsimim fillor.
Megjithatë, mbetet ende shumë për t’u bërë për të përmirësuar jetën e fëmijëve. Midis të tjerash,
ka nevojë për të kaluar pasojat e dëmshme të të kequshqyerit dhe mjediseve jo të shëndetshme
për shumë fëmijë, për të lehtësuar aksesin në kujdesin shëndetësor, për të hetuar dhe ndaluar
efektivisht rastet e punës së fëmijëve, për të
tejkaluar dështimin në arritjet shkollore dhe për
të arritur rezultatet e duhura arsimore për ta.

“Përjashtimi social i disa
grupeve të fëmijëve përbën
një shqetësim të dukshëm, të
përhapur dhe që po thellohet
gjithnjë e më tepër.”

Lidhja ndërmjet pozitës së pafavorshme
ekonomike dhe përjashtimit social është
evidentuar dukshëm në zonat rurale ku aksesi
për shërbimet kryesore publike, në shëndetësi
apo arsimim, shpesh është i vështirë, madje
edhe i pamundur. Barriera më pak të dallueshme ekzistojnë për fëmijët në zonat urbane dhe
zonat informate. Në këto zona cilësia e shërbimeve është shumë e ulët. Përjashtimi social i disa
grupeve të fëmijëve përbën një shqetësim të dukshëm, të përhapur dhe që po thellohet gjithnjë
e më tepër.

Vala e kohëve të fundit e njohjes zyrtare nga ana e qeverisë dhe institucioneve të saj të rëndësisë
së dhe kthimit të vëmendjes drejt çështjeve të fëmijëve ndoshta mund t’i atribuohet presioneve
për përshtatje dhe përputhje. Së bashku me angazhimet për “një qeveri të vogël”, e cila kufizon
burimet institucionale, koordinimi dhe zbatimi i politikave të mbrojtjes së fëmijëve mbeten
të dobëta. Së pari, kjo parandalon që çështjet e fëmijëve të integrohen në politikë-bërjen e
përgjithshme. Së dyti, qeveritë e njëpasnjëshme kanë qenë të forta në strategji, por të dobëta
në administrim, kështu që përshtatjet e nevojshme mbeten më shumë teorike sesa realizohen.
Po kështu, ndikimet politike nuk ndiqen në tej, derisa shtysa për ndryshim mbetet e jashtme. Ka
një nevojë të madhe për më tepër analizë dhe kuptim të pasojave korrelative të politikave – për
shembull, për të ndërthurur shërbimet e kujdesit për fëmijët dhe punësimit të grave.
Në përgjithësi, cilësia e ulët e vazhdueshme e shërbimeve publike për fëmijët sugjeron se, pa
dyshim, burimet ose nuk ekzistojnë ose nuk janë të orientuara drejt në trajtimin e çështjeve të
fëmijëve në vend edhe nëse këto burime përdoren zyrtarisht me vijimësi të tyre ?! Sukseset e
arritura flasin për një kuptim të drejtë të disa çështjeve, ndërkohë që mbetet ende për t’u parë
nëse do të ketë vullnet për t’i zbatuar ato apo jo.

12
Gjendja e fëmijëve
TË DREJTAT

SHËNDETI

Të drejtat e fëmijëve njihen në Shqipëri në
legjislacionin aktual por fëmijët gëzojnë mbrojtje
de facto të kufizuar.

Shpërndarja jo e barabartë e burimeve
mjekësore ndikon në aksesin e fëmijëve për
kujdes shëndetësor në zonat e largëta, rurale
dhe migratore peri-urbane. Kjo gjë ka të
bëjë veçanërisht me përfitimin nga kujdesi
shëndetësor i urgjencës apo ai dentar, si ai i
specializuar ashtu edhe ai rutinë.

Ka paqartësi në përgjegjësitë institucionale
për mbrojtjen e fëmijëve në nivele qendrore
dhe lokale. Në sektorin publik, politikat e
mbrojtjes, edhe aty ku ekzistojnë, pak zbatohen.
Raportohen ende incidente të trafikimit të
fëmijëve dhe abuzimit të fëmijëve, përfshirë
abuzimin seksual, duke treguar kështu që
përpjekjet për të mbrojtur shfrytëzimin e të
miturve kanë qenë të kufizuara në rezultate.
Avokati i Popullit ka vërejtur në disa raste shkelje
të të drejtave të fëmijëve nga institucionet,
apo edhe mos respektim të procesit të rregullt
ligjor.
Panorama që merret nga të gjitha burimet është
që ka mungesë njohurish midis institucioneve
që merren me fëmijët, apo edhe me mbledhjen
dhe monitorimin e të dhënave.
Po kështu, burime të pakta janë alokuar për
çështje të fëmijëve, gjë e cila nuk është aspak
e çuditshme duke pasur parasysh angazhimin
për një qeveri të vogël (premtim ky i bërë
donatorëve).
Përfundimisht, ka nevojë për një institucion
të vetëm përgjegjës dhe gjithëpërfshirës për
koordinim më të mirë ndërmjet agjencive,
dhe për të përfshirë të drejtat e fëmijëve. Ky
institucion duhet të ketë kompetencën për të
mbrojtur këto të drejta, si dhe për t’iu përgjigjur
shkeljeve të raportuara me gjithë forcën e ligjit.

Reduktimi i shërbimeve falas ka ndikuar
ndjeshëm shëndetin e fëmijëve të familjeve të
varfra. Nuk ka standarde cilësie për kujdesin
shëndetësor primar dhe shërbimet ambulatore,
dhe mjete të pakta për t’iu përgjigjur nevojave
në çdo rast. Ka pak kontrolle për korrupsion
në sektorin e shëndetit publik falas. Cilësia e
ulët e shërbimeve mund t’i detyrojë prindërit
për të zgjedhur kujdesin shtëpiak për fëmijët,
duke krijuar kështu një boshllëk për shëndetin
e fëmijëve.
Specialistët mjekësor luajnë një rol thelbësor
në identifikimin dhe dhënien përgjigje të
çështjeve të mbrojtjes së fëmijëve. Megjithatë,
mbizotëron një mentalitet “mbivlerësues” dhe
punonjësve të shëndetësisë u mungon vlerësimi
për rolin e sektorit të shërbimeve sociale,
duke sjellë si rezultat mungesën e koordinimit
ndërinstitucional dhe ndjekjes në vazhdimësi të
rasteve.
Fëmijët vuajnë më tepër se kushdo tjetër nga
pasojat e një ambienti jo të shëndetshëm, i
cili shpesh përkeqësohet nga varfëria, dhe
degradohet nga rritja ekonomike që nuk
bazohet në parimet e qëndrueshmërisë.

13
ARSIMIMI
Përmirësimet modeste në shifrat
e regjistrimit në të gjitha nivelet
e arsimimit nuk përputhen me
përpjekjet për uljen e shifrave
të braktisjes së shkollës apo
rezultateve më të mira shkollore
për shumicën e nxënësve.
Fëmijët në zonat rurale dhe vajzat
janë veçanërisht në disavantazh.
Largimi nga shkolla në vitet e
fundit të arsimimit bazë është në
përqindje të lartë, shumë fëmijë
lënë shkollën pa asnjë kualifikim.
Kostot e padukshme shtesë për
prindërit e fëmijëve të përfshirë në
arsimin shtetëror, ( të ashtuquajtura
‘para xhepi’ ), përbëjnë përjashtim
pasiv (Sen, 2000) – nëpërmjet
të cilit fëmijët përjashtohen nga
gëzimi i të drejtave të plota si
bashkëmoshatarët e tyre, për shkak
të mungesës së njohjes së situatës.
Faktorë të tillë në mënyrë jo
proporcionale penalizojnë fëmijët
e familjeve me të ardhura të pakta
dhe rrezikojnë stigmatizimin social
mes bashkëmoshatarëve. Më tej, është zhvilluar një sistem me dy standarde, për shkak të një
rritje të numrit të shkollave private, kryesisht në qytete të mëdha.
Megjithatë, ka pak kontroll për cilësinë e arsimimit privat të çdo niveli. Për të përmirësuar
standardet nevojitet një rishikim i kurrikulave kombëtare, si dhe programit të zhvillimit
profesional të vazhdueshëm për edukatorët. Raportimet mbi rastet e mitëmarrjes nga ana e
stafit mësimor tregojnë që fenomeni ende është i rhapur. Një shembull i thjeshtë mjafton për të
treguar që ekzistenca e kuadrit ligjor nuk mjafton pa zbatimin e duhur: ka rezultuar që sistemi
i gjobave për familjet për nxënësit që mungojnë në shkollë është efektivisht i azbatueshëm.
Si pasojë, nevoja për një veprim të koordinuar në fusha të ndryshme ndërdisiplinore do të
siguronte që çështjet e fëmijëve të kenë trajtimin e duhur.

14
Disa Rekomandime
Të drejtat dhe Mbrojtja e Fëmijëve
◊
Të bashkërendohet puna që të institucionalizohet përgjegjësia për
të drejtat e fëmijëve në një organ zyrtar të posaçëm në nivel qeveritar dhe
të zhvillohet ekspertiza specifike për fëmijët. Të sigurohet që ekspertiza të
bëhet pjesë e të gjitha aspekteve të politikë-bërjes.
◊
Të krijohet një linje telefonike kombëtare, e qëndrueshme, efikase
dhe sipas praktikave më të mira, për mbrojtjen e fëmijëve. Kjo gjë do të
kërkonte përkrahje të gjerë, të shumanshme nga qeveria, biznesi, OJF-të
vendase dhe ndërkombëtare.
◊
Të punohet më tej drejt përshtatjes në vend të treguesve evropianë
për gjendjen e të drejtave të fëmijëve.
◊
Të bëhet fushatë e gjerë për ndalimin e të gjitha formave të
ndëshkimit trupor të fëmijëve në shtëpi dhe në ambientet e përkujdesjes.
Sipas legjislacionit aktual, ligji diskriminon fëmijët duke u dhënë atyre më
pak të drejta se sa të rriturit për sa u përket sigurisë dhe mbrojtjes personale
nga dhuna.

Arsimimi, shëndeti dhe politikat
◊
Lipsen përmirësime administrative për të ulur ndikimet dhe
klientelizmin.
◊
Të shqyrtohen mundësitë për përfitime sa më të plota nga fëmijët
sidomos nga lidhja mes politikave në fusha të ndryshme.
◊
Nevojitet zhvillimi i treguesve për mirëqenien e fëmijës dhe
promovimi i kërkimeve të reja të fokusuara posaçërisht tek fëmijët.
◊
Të krijohet një portal në internet (online) për organizatat aktive
në çështjet e fëmijëve për të promovuar përhapje, komunikim dhe
bashkëpunim më të madh komunitete komunitetin.

15
Kuadri ligjor për fëmijët

PËRKUFIZIMI LIGJOR I FËMIJËS

punës së fëmijëve “ ratifikuar në vitin 2001.

Legjislacioni shqiptar nuk jep një përkufizim
të vetëm dhe të qartë të termit fëmijë. Mund
të merret nga disa referenca që fëmijë është
personi nga 0-18 vjeç dhe përkufizimi varion
në varësi të ligjit që zbatohet:

E DREJTA PËR PËRKUJDESJE SOCIALE

“Braktisja e fëmijës nën moshën 16 vjeç …”.(Neni
124, Kodi Penal)
“I mituri, që ka mbushur moshën katërmbëdhjetë
vjeç…” (Nenet 7 dhe 8, Kodi Civil)
“Të miturit nga mosha 16 deri në 18 vjeç mund të
punësohen në punë të lehta....”
(Neni 99, Kodi i Punës)
“Vetëm personat madhorë, mbi 18 vjeç, mund të
punësohen në punë të vështira”
(Neni 100, Kodi i Punës)

TË DREJTA TË VEÇANTA PËR FËMIJËT
Brenda mbrojtjes universale me ligj të së drejtës
për jetën (Neni 21, Kushtetuta e Republikës
së Shqipërisë), shteti u garanton mbrojtje të
veçantë fëmijëve, të rinjve, grave shtatzëna
dhe nënave të reja (Neni 54, Kushtetuta e
Shqipërisë).
“Çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga dhuna,
keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe përdorimi për punë,
e veçanërisht nën moshën minimale për punën e
fëmijëve, që mund të dëmtojë shëndetin, moralin
ose të rrezikojë jetën a zhvillimin e tij normal.”

Përveç kësaj, Konventa mbi të Drejtat e
Fëmijëve vendos detyrime lidhur me të drejtat
e fëmijëve udhëhequr nga parimi i ‘interesi
më i lartë i fëmijës’. Sipas kësaj, çdo fëmijë,
pa paragjykim, ka të drejtën për një nivel të
pranueshëm të kushteve të jetesës, për të
cilat prindërit apo shteti si mbrojtës, kanë
përgjegjësi.
PUNA E FËMIJËS
Konventat e Organizatës Ndërkombëtare
të Punës (ONP) Nr. 138, datë 19.06.1976 “Për
moshën minimale për pranim për punësim”
ratifikuar në vitin 1998 dhe Nr. 182, datë
17.06.1999 Konventa “Format më të këqia të

Kodi i Familjes (Ligji Nr. 9062, 08/05/2003)
vendos detyrime institucionale të shtetit
kundrejt fëmijëve pa përkujdesje prindërore.
MOS DISKRIMINIMI
Legjislacioni shqiptar nuk parashikon
ndonjë dispozitë të veçantë lidhur me
mosdiskriminimin e fëmijëve për shkak të
pozicionit të tyre, aktiviteteve apo mendimet
dhe besimet që ata ndajnë. Megjithatë,
Kushtetuta ndalon diskriminimin e padrejtë
për shkaqe të ndryshme.
E DREJTA E PËRFAQËSIMIT DHE LIRIA E
SHPREHJES
Fëmijës mund t’i merret mendimi për
kujdestarinë duke filluar nga mosha 10 vjeç
(Neni 356 ??? ( i kujt ), Kodi i Procedurave
Civile. Legjislacioni parashikon gjithashtu të
drejtën e të miturit i cili ka mbushur moshën
gjashtëmbëdhjetë vjeç për t’iu drejtuar vetë
gjykatës (Kodi i Procedurës Penale).
“...Të pandehurit të mitur i sigurohet ndihmë
juridike dhe psikologjike, në çdo gjendje dhe
shkallë të procedimit, me praninë e prindit ose të
personave të tjerë të kërkuar nga i mituri dhe të
pranuar nga autoriteti që procedon.” (Neni 35,
Kodii Procedurës Penale)

Legjislacioni aktual nuk u njeh fëmijëve të
drejta të veçanta vetë-përfaqësimi në rastet e
abuzimit në familje.
TË DREJTAT DHE LIRITË CIVILE
Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë garanton
të drejtën e emrit dhe mbiemrit. Fëmija duhet
të regjistrohet në Zyrat e Gjendjes Civile nga
prindërit apo të afërmit jo më vonë se 45 ditë
nga lindja e tij. Nëse regjistrimi nuk bëhet
brenda këtij afati, ka ndëshkime. (Mesa është
vëzhguar ky ligj nuk është zbatuar asnjëherë).
Të drejtat e fëmijëve
Përveçse të shprehura në Kushtetutë si pjesë e të drejtave themelore të njeriut,
të drejtat e fëmijëve në Shqipëri janë gjithashtu në ligje të ndryshme, të tilla
si Kodi Civil, Kodi i Familjes dhe po aq e rëndësishme janë të njohura nëpërmjet
ratifikimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Fëmijës (KDF)
në vitin 1992. Megjithatë, mënyra e vënies
në jetë ka promovuar, në shumë aspekte, një
shtrembërim të tyre dhe ka rezultuar në një
humbje të vrullit të iniciativës.

“Ka ardhur koha për
hartimin e një ligji integral
që jo vetëm do të garantojë
të drejtat e ligjshme të
fëmijëve, por të përcaktojë
saktë edhe institucionet
përgjegjëse që ngarkohen
t’i garantojnë këto të
drejta.”

Siç ka ndodhur edhe me iniciativa të tjera të
qeverisë, ndikimi i mundshëm i KDF-së është
ulur nga problemet në zbatim dhe monitorim,
duke ngritur çështje kritike institucionale, e jo
më pak në koordinimin e institucioneve, të
shtrëngimeve të burimeve dhe cilësisë së të
dhënave. Për të eliminuar konfuzionin dhe
shkeljen e mundshme të të drejtave, është e
nevojshme të ketë një përkufizim të vetëm të
Koço Barka, Ministër i Punës (MPCSSHB, 2008a)
moshës së gëzimit të të drejtave të veçanta
të siguruara nga KDF. Ndikimi neto ka qenë
se, pavarësisht se të drejtat e fëmijëve njihen në legjislacionin shqiptar aktual,
kapacitetet e dobëta institucionale dhe zbatimi i çrregullt bëjnë të mundur që
fëmijët de facto të vazhdojnë të gëzojnë mbrojtje ligjore të kufizuar. Rrjedhimisht,
Shqipëria ka ende rrugë për të bërë përpara se të konsiderojmë që ka përmbushur
kushtet e nenit 4 të KDF – “Detyrimin e shteteve për të vënë në jetë të drejtat e KDF
në realitet”. Ka pasur mjaft kërkesa për një institucion i cili do të siguronte mbrojtje
më të mirë dhe më të gjerë të të drejtave të fëmijëve, sikurse edhe njohjen e nevojës
për përmirësimin e mëtejshëm të legjislacionit i cili do të ofrojë mbrojtje më të mirë
për fëmijët. Kohët e fundit, Koço Barka, Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale dhe
Shanseve të Barabarta (MPCSSHB) ka kërkuar asistencën e UNICEF-it dhe ekspertëve
e tij në hartimin e një Kodi për Fëmijët. Ndërkohë që forcimi i kuadrit të të drejtave
për fëmijët është sigurisht i nevojshëm, ka një shqetësim që vetëm miratimi i një ligji
nuk do të mund të sigurojë thelbësisht të drejtat e fëmijëve më tej.
Avokati i Popullit ka vërejtur në disa raste shkelje të të drejtëve brenda institucioneve
ku është shfaqur edhe mungesa e një procesi të rregullt ligjor për arsye të ndryshme.
Si rrjedhim, duhet t’i vihet theksi edukimit të publikut dhe trajnimit për të drejtat,
zhvillimit të politikave të mbrojtjes nga komuniteti i biznesit, si dhe rritjes së fuqisë
zbatuese nga ana e organeve të shtetit, të gjitha këto të mbështetura nga angazhimi
serioz i sistemit të qeverisjes.
Shëndeti i fëmijëve
Shpërndarja jo e barabartë e burimeve mjekësore ndikon në aksesin e fëmijëve për kujdes
shëndetësor në zonat e largëta, rurale dhe informale peri-urbane. Kjo gjë ka të bëjë veçanërisht
me përfitimin e kujdesit shëndetësor të urgjencës apo dentar si të specializuar ashtu edhe rutinë.
Reduktimi i shërbimeve falas ka ndikuar ndjeshëm në shëndetin e fëmijëve të familjeve të varfra.
Nuk ka standarde cilësie për kujdesin shëndetësor primar dhe shërbimet ambulatore, dhe ka mjete
të pakta për t’iu përgjigjur nevojave në çdo rast.
Ka pak kontrolle për korrupsionin në sektorin e shëndetit publik falas. Cilësia e ulët e shërbimeve
mund t’i detyrojë prindërit të zgjedhin kujdesin shtëpiak për fëmijët, duke krijuar kështu një
boshllëk për shëndetin e fëmijëve. Specialistët e mjekësisë luajnë një rol thelbësor në identifikimin
dhe trajtimin e çështjeve të ndryshme për mbrojtjen e fëmijëve. Megjithatë, mbizotëron një
mentalitet “mbivlerësues” dhe punonjësve të shëndetësisë u mungon vlerësimi për rolin e sektorit
të shërbimeve sociale, duke sjellë si rezultat mungesën e koordinimit ndërinstitucional dhe ndjekjes
në vazhdimësi të rasteve, me pasoja mbylljen e çështjeve.
Sektori i shëndetit publik ka pësuar ristrukturim
të plotë duke pasur financime të pasigurta:
shpenzimet për shëndetin publik në kushtet e
tranzicionit, kane variuar nga më e ulëta 2.5%
deri në 7.3% të shpenzimeve publike në vitin
1999 (INSTAT, 2000a: 118). Ndërsa ka qenë e
pamundur për të ruajtur disa arritje të caktuara
të suksesshme të shtetit të vjetër komunist
(EOHCS, 1999), ka pasur arritje të rëndësishme
në disa fusha, si në shifrat e vdekshmërisë së
fëmijëve.
Trajtimi nga shërbimet e shëndetit publik në
mënyrë të papërshtatshme u ndoq nga zhvillimet
në shërbimet private. Pati boshllëqe ne kujdesin
shëndetësor, me diferencim të veçantë në
shërbim, si për shembull ndërmjet zonave rurale
dhe urbane. Disa çështje të rëndësishme që
ngritën krye në kujdesin shëndetësor janë në të
vërtetë riparaqitje bashkëkohore e problemeve
tashmë të vjetra, dhe ne duhet të jemi të
kujdesshëm ndaj tendencës për homogjenitetet
apo për të marrë si të mirëqena ekzistencën e
praktikave mjekësore të perparuara në kujdesin

18

shëndetësor në socializëm. Pavarësisht nga kjo
gjë, ka nevojë urgjente për gjetjen e mënyrave
për të adresuar mjaftueshmërisht çështje të tilla,
siç janë shpenzimet ndaluese të shërbimeve
private për shumë, dhe akses të kufizuar rural
në kujdesin shëndetësor.
Një studim mbi pagesat joformale në sektorin e
shëndetit publik në Shqipëri tregon se pagesat
“nën dorë” përbëjnë një pengesë të madhe për
të bërë përpara në reformën e shëndetësisë dhe
tregon probleme në garantimin e përdoruesve
mbi të drejtën për të kërkuar llogari. (Vian e të
tjerë, 2004). Korrupsioni i raportuar gjerësisht i
personelit mjekësor gjithashtu vepron kundër
parashikimeve të vlerës së shëndetit publik
(CRCA, 2004a) dhe përjashton më tej të varfrit
nga shërbimet, aty ku ato ekzistojnë.
Për sa u përket çështjeve të aksesit te shërbimet
shëndetësore, duket qartë që fëmijët në zonat
rurale kanë probleme më të mëdha kjo për shkak
të largësisë nga qendrat e trajtimit, apo zonave
të gjera që shërbimet e urgjencës mbulojnë.
Standardi i jetesës ka një ndikim të madh në
shëndetin e fëmijës, kështu që ka një lidhje të
nënkuptuar ndërmjet shëndetit dhe varfërisë. Të
dhënat për fëmijët nën moshën 5 vjeç tregojnë
se 14% të tyre konsiderohen mesatarisht nën
peshë dhe 4.4% seriozisht nën peshë; problem
ky më shqetësues tek fëmijët djem dhe foshnjat.
Mungesa të vogla zhvillimi janë konstatuar në
një të tretën e fëmijëve, ndërsa një e pesta e
fëmijëve duket se kanë probleme serioze të
zhvillimit. (UNICEF, 2000). Faktorët mjedisorë
luajnë një rol të konsiderueshëm gjithashtu në
perceptimin e shëndetit të fëmijëve. Raportohet
që ka ndryshime të theksuara të gjendjes
shëndetësore dhe kushteve të strehimit mes
zonave urbane dhe rurale –raportohet dy herë
më shumë shëndet më i mirë dhe kushte më të
mira strehimi për zonat urbane sesa ato rurale
(INSTAT, 2002), dhe gjithashtu këto ndryshime
raportohen edhe në lidhje me aksesin tek
shërbimet publike kryesore, të tilla si uji dhe
energjia elektrike.
Rritja e nivelit ekonomik nuk ka sjellë
domosdoshmërisht një standard të përmirësuar
jetese për fëmijët. Rreziqet ambientaliste për
shëndetin e fëmijëve janë rritur në dy dekadat
e fundit. Fëmijët vuajnë më shumë se kushdo
tjetër nga ndikimi i një mjedisi të ndërtuar jo
shëndetshëm, i cili shpesh rëndohet nga varfëria.
Po kështu, gjendja rëndohet kur infrastrukturës
tashmë të dobët i shtohet rritja e kërkesës, nga e

cila burojnë rreziqe të shëndetit publik, të tilla si
raste të dukshme të dizanterisë, shkaktuar nga
problemet e menaxhimit të ujësjellësve, apo
rritjes së çlirimit të ndotjes në qytete.
Është e vështirë të krahasosh statistikat për
shëndetin me vende të tjera të rajonit për
Infant Medical Care
Newborns protected against Tetanus
Under 5s with suspected Pneumonia taken to medical care
Under 5s with suspected Pneumonia receiving medical care
Under 5s with diarrhoea getting oral rehydration and continued feeding

87

85

91

88

93
85
74

73

64

60
45

57

53

50

93

89

57

48

45

38
31

0

0

0

Data nga: UNICEF 2008

Për të porsalindurit dhe prindërit e tyre kjo
situatë është veçanërisht e rëndësishme dhe
shkak për shqetësim sepse pjesa më e madhe
e incidenteve me rrezik për jetën janë urgjencat
(asfiksia, spesis, lindjet e parakohshme). Sigurisht
që ka edhe fëmijë të paregjistruar, në të gjitha
rrethet, të cilët nuk kanë fare akses në shërbimin
mjekësor (ACA, 2007).

Figura 1.A Standardet e kujdesit mjekësor për
Under 5 Mortality Rank
foshnjat për ndërhyrje tipike mjekësore (shifrat
janë në përqindje)
Under 5 mortality rank
175
151

146

shkak të mospërputhshmërisë në metodologji
dhe tregues. Vetë statistikat kombëtare
janë shpesh në kontradiktë me ato të
organizatave ndërkombëtare. (Banka Botërore,
2006:8). Megjithatë, Shqipëria në të gjitha
këndvështrimet duket të jetë e ngadaltë (Figura
1-A) në çështje kyçe. Përmirësimi i sistemit
te kujdesit shëndetësor për fëmijët në një
periudhë afatshkurtër duket se sjell përmirësim
të vazhdueshëm tek ulja e vdekshmërisë së
fëmijës dhe iniciativave të shëndetit publik. Po
ashtu, forcimi administrativ është i rëndësishëm
për të mundësuar akses më të mirë në shërbime,
duke i kushtuar vëmendje të madhe rregullimit
normativ të reduktimit të plotë të pagesave
joformale si dhe uljes së pagesave formale.
(UNICEF 2006a:49).
122

130

122

116

119

19
Krahasim me shtetet e tjera:
Vdekshmëria e fëmijëve dhe e foshnjave
Vendi ka shifra të larta e të papranueshme të vdekshmërisë së fëmijëve dhe të
foshnjave
Shqipëria renditet mes vendeve më të
këqijve në rajon për vdekshmërinë e
foshnjave dhe fëmijëve nën 5 vjeç, me
shifra dukshëm më të larta se sa Greqia,
për shembull, në vitin 1990.
Megjithatë, ka pasur përmirësime që
prej 1990, duke vazhduar tendencën e
nisur prej viteve 1970.
Shumica e përmirësimeve mund t’i
atribuohet drejtpërdrejt suksesit të
iniciativave të planifikuara kombëtare,
të tilla si programit të përgjithshëm për
imunizimin e fëmijëve.

Gjithashtu rol ka luajtur edhe rritja e
përgjithshme e standardit të jetesës, gjë
e cila është vënë re gjatë tranzicionit.
Mbetet ende shumë për t’u bërë në
mënyrë që të mbyllet hendeku që kemi
në krahasim me vendet fqinje, nga të
cilat mund të mësohet shumë.
Arritjet më të mira të këtyre vendeve
ndoshta mund të përshtaten për vendin
tonë.

Ka pasur një tendencë të dukshme për rënie...

...po ka shqetësime në lidhje me ruajtjen
e niveleve të tilla në të ardhmen,
pa prezantimin e iniciativave më të
planifikuara dhe të detajuara.
Ka disa faktorë që mund të ndikojnë në
nivelin e uljes. Me rëndësi janë:
- shkalla e korrelacionit midis uljes së
vdekshmërisë dhe rritjes ekonomike
(ndoshta më e ulët seç mund të pritet,
figura 1.6) sugjeron se kontributi për
të ndikuar në uljen e shifrës nëpërmjet
rritjes së standardit të jetesës nuk

na siguron mjaftueshëm për ecjen
përpara.
- eksperiencat e vendeve të tjera
sugjerojnë që shifrat e vdekshmërisë
së fëmijëve dhe foshnjave bëhen më
të vështira për t’u reduktuar kur shifrat
janë të ulëta. Shkaqet e vdekshmërisë
bëhet më tepër të vështira për t’u
deshifruar kur vlerat kapin nivele “të
qëndrueshme” kokëforta. Për pasojë,
shifrat e vdekshmërisë bëhen më
tepër indiferente ndaj vendimeve dhe
iniciativave të politikave.
73
70

64

60

60
45

50

57

53

50

57

48

45

38

40

31

30
20
10

0

0

0

0

Newborns protected against Tetanus
Under 5s with suspected Pneumonia taken to medical care
Under 5s with suspected Pneumonia receiving medical care
Under 5s with diarrhoea getting oral rehydration and continued feeding

Comparative Under 5 Mortality Rates

50

45
Under 5 mortality rank

Data nga: UNICEF 2008

45

Figura Economic iGrowth and Mortality Reduction
1.1 Niveli vdekshmërisë nën 5 vjeç (2006)
7.0
Pamja statika tregon që Shqipëria është renditur ndër
6.1
nivelet më të ulëta për vdekshmërinë e foshnjave nën 5
6.0
5.2
5.0
vjeç5.0 rajon (Figura 1.1)
në
4.2
Megjithatë, analiza e tendencës tregon arritjen e mëdha
4.0
3.4
2.9
që janë bërë në nivelin e vdekshmërisë së foshnjave nën
2.6
3.0
2
5 vjeç që prej vitit 1970, dhe përsëri që 1.6 2 vitit. (Figura
prej
2.0
1.2)
1.0
0.2
Hapësira gjithashtu është shkurtuar edhe në lidhje me
0.0
nivelin e vdekshmërisë foshnjore, por Shqipëria është
1.0
sërish në një nivel më të lartë se sa Greqia për shembull
2.0
në vitet 1990. (Figura 1.3)
Reduction since 1990 (%)

1990 2006

Figura 1.2 Niveli i vdekshmërisë tek foshnjat nën 5 vjeç në
vitet in 2006, 1990 and 1970
Under 5 Mortality Rates Trends
140

175

122
17

109

57
38

31

19

18

17

17

14

18

10

16
0

0

8

11

8

4
0

2006

Comparative Infant Mortality Rates
37
33

30
23
Child Mortality Reduction since 1990 (%)
7016

15

32

16

14

Figura 1.3Niveli i vdekshmërisë foshnjat në vitet dhe 1990
Under 5 mortality rank
dhe 2006

20

45

37

18

10

1990

25

65

60

15

0

30

80

130

122
17

20

35

100

151

146

22
18
119

40

119

120

40

38
31

2

3.0

20

40
37
200
35
180
30
160
25
140
19
20
116
120
15
100
10
80
5
60
0
40

15

62

15

13

60

10
0 0

18

16

15
12
9

49

50

5

14

55

38

40

0

7

9
4

42

30

0

22

20

2006

1990

1970

10

1990

0

0

2006

Reduction since 1990 (%)

Average Annual Rates of Mortality Reduction
y
by Period
7.0
6.1

Figura 1.4 Niveli mesatar i uljes së nivelit të vdekshmërisë
Niveli mesatar i uljes së vdekshmërisë që nga viti 1990 ka
tejkaluar atë që arrirë para periudhës së tranzicionit (Figura
1.4)
Niveli I uljes në Shqipëri krahasohet si më I favorshëm në
krahasim me atë të shteteve të tjera brenda rajonit për të
njëjtën periudhë (Figura 1.5)
Me një vëzhgim të përciptë, korrelacioni mes uljes së nivelit
të vdekshmërisë dhe rritjes ekonomike duket i shkëputur
(Figura 1.6)

6.0
4.4

4.2

4.0
3.0

5.7
5.0

5.0

3.0

2.8

3.4
2.9

2.0

1.6

1.0
0.0

0.0

1970 1990

Figura 1.5 Ulja e nivelit të vdekshmërisë që prej vitit 1990

Child Mortality Reduction since 1990 (%)

55

5.0

49

50

38

30

3.4

22

1.6

1.0

2

0.2

0.0
0

0

1.0
2.0

2

3.0

Reduction since 1990 (%)

Reduction since 1990 (%)

Average Annual Rates of Mortality Reduction
y
by Period
7.0
6.0

5.7

119

4.2
3.4

109

100
5.0

4.4

80
60

1990 2006

Under 5 Mortality Rates Trends

140
120

6.1

4.0

2.9
2

2.0

10

5.0

5.0

3.0

20

Data nga: UNICEF 2008

5.2
4.2

4.0

42

40

1990 2006

6.1

6.0

62

60

0.0 0.0

Figura 1.6 Niveli i vdekshmërisë dhe rritja ekonomike
Economic Growth and Mortality Reduction
7.0

70

2.9

65

57
45

2.6
Arsimi
Duket si i pranuar gjerësisht mendimi se arritjet në arsim të periudhës së komunizmit nuk janë
arritur më që prej fundit të regjimit. (Marnie dhe Menchini,2007; Tahiraj, 2007:131). Në mënyrë të
dukshme, shifrat e alfabetizmit arritën nivele të tilla të larta gjatë periudhës ,shifra të cilat nuk u
ruajtën gjatë periudhës së trazicionit. Problemet në sistemin e arsimit janë pasqyrim i fushave të
tjera – institucionale, politike dhe varfërisë në burime. Arsimi ndërthuret me nivelet e varfërisë dhe
papunësisë, të dyja si shkak dhe si pasojë. Si të tilla, shqetësimet lidhur me arsimin duhen parë
në dy aspekte, së pari, si mosfunksionime të brendshme të sistemit dhe së dyti, si korrelacione të
çështjeve sociale. Problemi me arsimin në Shqipëri fillon jashtë shkollës, pikërisht në mënyrën se si
arsimi vlerësohet nga shoqëria.

Sikurse edhe me kujdesin shëndetësor,
sistemi i arsimimit shtetëror është i rrethuar
nga probleme të brendshme sistemore dhe
të jashtme. Shqetësimet aktuale më tepër
urgjente vërtiten rreth aksesit, cilësisë së
arsimimit, arritjeve në rënie dhe krahasimisht
karrierës afat-shkurtër në gjirin e shkollës.
Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në
rajon në lidhje me këto çështje.
Zgjerimi i pabarazive në rezultatet arsimore
është pazgjidhshmërisht i lidhura me
frekuentimin dhe kohëzgjatjen e karrierës
shkollore, të cilat shpesh janë shoqërisht
të rrënjosura dhe reflektojnë rënien e
përgjithshme të vlerësimit të arsimit në
shoqëri.
Tregu jo konkurrent i punës me nivel të ulët
aftësish, është një nga shkaqet e mundshme
përse njerëzit gjykojnë se një
investim i mëtejshëm dhe afatgjatë në edukim ka shumë
gjasa që të mos sjellë fryte
të mëvonshme. Me njohjen
e faktit se pabarazitë në
edukim përgjithësisht çojnë

22

në pabarazi që zgjasin përgjithmonë, është
e qartë se ky qark problematik ka nevojë të
adresohet kënaqshëm dhe sa më parë të jetë
e mundur. Nivelet e larta të mungesave dhe
braktisjes kulmojnë në moshën 15-16 vjeçare
(Banka Botërore, 2005b) në të njëjtën linjë me
moshën ligjore për përfundimin e arsimit të
detyruar. Të dyja këto së bashku reflektojnë
kostot oportune të edukimit, si të ardhura të
munguara për fëmijën dhe gjithashtu kostot
për të ndjekur shkollën dhe kërkesat e jashtme
të familjes për kohën e fëmijës. Varfëria ose
të ardhurat e ulëta janë një tjetër nxitës për
familjet që t’i largojnë fëmijët e tyre nga shkolla
me mundësinë e parë, në mos edhe më herët.
Shpenzimet e xhepit dhe humbja e mundshme
e pagave (papunësia) kanë luajtur po kështu
një rol në dekurajimin për ndjekjen së shkollës,
veçanërisht dhe në mënyrë të dukshme midis
të varfërve të cilët duhet të përfitojnë më
shumë nga një arsimim i mirë. Në vend të kësaj,
treguesit sugjerojnë se fëmijët e familjeve më
të varfra kanë dukshëm një nivel regjistrimi
më të ulët se sa shumica e popullsisë.
Ka një hendek të gjerë gjeografik, më fëmijët
ruralë që kanë në mënyrë të konsiderueshme
“pritshmëri për shkollën” më të ulët, dhe që
kanë tetë herë më pak gjasa për të marrë
provimin e pjekurisë. (INSTAT, 2000). Kjo gjë pa
dyshim u keqësua në mënyrë të ndjeshme nga
mbyllja e shumë shkollave
rurale gjatë tranzicionit,
gjë e cila u shoqërua
edhe me shtimin e
distancës mesatare të
vendndodhjes së shkollës.
Përsëri, këtu gjejmë një
ndikim periodik – fëmijët e familjeve me arrije
të ulëta arsimore kanë të ngjarë në mënyrë të
vazhdueshme që të përsërisin arritjet e ulëta
të familjes apo ta braktisin plotësisht shkollën.
(ASHF, 2007).
Mjediset e varfëruara dhe të papërshtatshme të
shkollës janë edhe një tjetër faktor i rëndësishëm
për të dekurajuar ndjekjen e shkollës midis
nxënësve. Megjithatë, shkollat kanë fuqi
administrative të kufizuara për të përmirësuar
kushtet.
Aktualisht, buxheti kontrollohet 60/40
respektivisht ndërmjet qeverisë dhe shkollës,
duke kufizuar lirinë e shkollës për të zhvilluar
aktivitete të cilat ata i konsiderojnë të nevojshme
për përmirësimin e përgjithshëm të ambientit
të shkollës, nevojave arsimore dhe argëtuese të
fëmijëve, sikurse edhe ri-investime në trajnimin
e stafit. Nuk është mbledhur asnjë e dhënë
që të mundësojë vlerësimin e nevojave të
shkollave dhe praktikantët nuk janë të pajisur
mjaftueshëm me kompetenca për të pasur si
prioritet punën në nivel vendor (ASHF, 2007).
Sistemi i arsimit ka ende mundësi për të

ndrequr reputacionin e tij për klientelizëm
dhe korrupsionin, duke forcuar procedurat
administrative, prezantuar llogaridhënie të
qëndrueshme përmes kontekstit të zhvillimit
profesional të vazhdueshëm.
Duke marrë në konsideratë të gjithë këto faktorë
ekzogjenë, mund të duket që kushtet nuk janë
të favorshme për iniciativa specifike arsimore
për të ndikuar në një ndryshim të qëndrueshëm
afatshkurtër. Megjithatë, disa iniciativa të mira
të tilla si skema e ‘Shansit të Dytë’ dhe ajo e
‘Braktisjes së Fshehur’ kanë treguar rrugë të
mundshme me shanse për sukses. Kjo e fundit,
duke prekur mangësitë në të gjitha praktikat
e mësimdhënies në klasa, është një shembull
i llojeve të skemave që nevojiten. Sigurisht,
të dyja këto
skema janë një
hap
përpara
në
krahasim
me skemën e
vendosjes së
gjobave
për
fëmijët
që
braktisin shkollën, skemë kjo që efektivisht ka
qenë e pazbatueshme për shkak të pengesave
të mbledhjes së gjobave.
Deri tani, nuk kanë munguar idetë dhe projektet
në MASH. Në kontekstin e shumë prioriteteve
konkurruese, do të ishte më tepër e dobishme
për të bërë një hap prapa drejt një rivlerësimi
tërësor dhe me këmbë në tokë të gjithë
sistemit të arsimit, duke përfshirë një kontroll
të statusit të profesionit të mësimdhënies,
mekanizmat e hyrjes dhe integrimit, paradigmat
e mësimdhënies dhe reformën e kurrikulave,
sikurse edhe aspektet potenciale të komunitetit
të jetës në shkollë.

23
Krahasim i të Dhënave të Vendit:
Performanca në Arsim
Shqipëria po mbetet mbrapa...
Te dhënat për Shqipërinë në lidhje me
nivelet e larta të shkrimit e këndimit
në arsim, si një burim i krenarisë
kombëtare, u vendosën nga regjimi i
arsimimit universal i prezantuar gjatë
socializmit.
Ky nivel i lartë i regjistruar, maskon në
një farë mënyre një rënie të vërtetë
të standardeve arsimore që prej vitit
1990, i cili ri-drejtoi burimet e shtetit
përgjatë tranzicionit.. Si pasojë,
Shqipëria ka shënuar një rritje të
ndjeshme në sektorin privat, tashmë
në nivelet më të larta në rajon,dhe

Problemet kryesore

njerëzit kërkojnë avantazhe në arsim
për fëmijët e tyre dhe shmangin tekat
e përgatitjes së shtetit.
Duke theksuar këto ndryshime, nuk
duhet të neglizhojmë ndikimin e
faktorëve socialë, të tilla si çështjet
e mobilitetit social, për rolin dhe
perceptimin që ka shoqëria për
arsimin, ose ndikimin e një tregu të
dobët pune që ndikon në rezultatet
e arsimit, për shembull deri në çfarë
mase e parandalon ky treg që arsimi
të shihet si rejt një jetese më të
mirë?

...dhe se si ato mund të adresohen

Nivele të ulta dhe në rënie të
regjistrimit

Të sigurohet qasje më e madhe në
arsim

Mesatare e shkurtër e karrierës
shkollore

Të ulet kosto oportune e arsimit dhe
kërkesa të jashtme për fëmijët

Arritjet arsimore në rënie

Të rishqyrtohen burimet dhe rrjedhat
e shpenzimeve ne arsim

Nivel i lartë i përsëritjes së vitit

Të
rivlerësohen
standardet
profesionale
në
mësimdhënie,
metodat arsimore dhe mjedisin e të
mësuarit
Data nga: UNICEF 2008

Adult Literacy Rates
100

100

98

97

99

99
97

Primary School Attendance Ratio

95
98

97

Figura 1.7 Nivelet e analfabetizmit
95
janë92të92crregullta e të 93
larta (Figura 1.7) në krahasim
92
me një sistem arsimor i cili në përgjithësi shkon mirë.
89
90
Duket gjithashtu se këto shifra nuk mbështeten nga
85
niveli i ulët i regjistrimit në84shkollë (Figura 1.7), dhe
85
niveli i ulët i ndjekjes së shkollës në sektorin e
80
detyrueshëm (Figura 1.8, 1.9)

96

94

93

98

92

99

98

97

96

97

96 96

96

93
91

90
86
85

80

75

75

Total adult literacy rate
male

Primary school net enrolment/ attendance (%)

female

Figura 1.8 Niveli i ndjekjes së shkollës së mesme (2006)
Secondary School Attendance Ratio

Figura 1.9 Niveli i ndjekjes së shkollës 9-vjeçare (2006)

100

100

90
80

89
79

89
79

77

78

82

85

90

92

90

93

Primary School Attendance Ratio
95

70
60

98

97
92

92

98

93

92
89

90

50
40

98

97

84

85

85

30
80

20
10

75

0

male

female

male

Secondary School Attendance Ratio

Pupil Teacher Ratios
80

PrePrimary

Secondary

Pupil Teacher Ratios

70

Figura 1.10 Raporti
nxënës-mësues
Në të gjitha nivelet e
shkollimit Shqipëria
ka klasa me numër të
madh nxënësish

Primary

6080

PrePrimary

Primary

Secondary

4060
3050
2040
1030
020
10
0

Data nga: UNICEF 2008

Figura 1.11 Pritshmëria
në lidhje me sistemin
parashkollor (vite)
Fëmijët shqiptarë
shpenzojnë pak
kohë në sistemin
parashkollor krahasuar
me fëmijët e rajonit
apo me ato të vendeve
me të ardhura të pakta
apo mesatare

5.0
3.5

PrePrimary School Expectancy

4.5
3.0
4.0
2.5
3.5
2.0
3.0
1.5
2.5
1.0
2.0
0.5
1.5
0.0
1.0
0.5
0.0

Net Enrolment Rates by Age
120

Figura 1.12Niveli i
regjistrimit në shkolla
nisur nga mosha
Shqipëria ka nivele
të ulëta regjistrimi
në shkollat e mesme;
janë moshat kryesisht
15-16 ato që braktisin
shkollën

PrePrimary School Expectancy

4.5
4.0

110
100
90
80
70
60
50
40
30

100
90

89

89

Figura 1.13 numri
mesatar i fëmijëve në
60
një klasë në të gjitha
50
nivelet e shkollimit
40
Mbetet i lartë. E lidhur
30
me gjithçka ndodh në
20
klasën e mësimit dhe
10
me praktikat e vjetruara
0
të mësimdhënies, kjo
kontribuon në uljen e
kënaqësisë nga ndjekja
male
e shkollës tek fëmijët
dhe herë pas here
braktisje të shkollës
80

79

77

79

78

82

85

90

92

90

93

Average Class Size across all type of institution
Average Class Size across all type of institution

70

5070

5.0

female

Age 13

14

Age 15

Age 16

Figura 1.14 Kohëzgjatja
e pritshme e shkollimit
Është shkurtuar për
shkak të moshës së
lartë të regjistrimit
në shkollë, si dhe
kufizimeve të
parakohshme
Figura 1.15 Përsëritja
e vitit
Sjell një barrë të
kushtueshme mbi
sistemin që në vetvete
është i dobët.

35
35
30
30
25
25
20
20
15
15
10
10
5
5
0
0

Primary
Primary

Secondary
Secondary

female

Expected years of education
Expected years of education
20
20
18
18
16

All Sectors
All Sectors

Primary
Primary

Secondary
Secondary

16
14
14
12
12
10
108
86
64
42
20
0

Percentage of students repeating at various
grades
5.5
5.0
4.5
4.0
3.5
3.0
2.5
2.0
1.5

20

1.0

10

0.5

0

0.0

Primary

Lower Secondary

Upper Secondary
“Dëshira ime e vetme është të iki...
Çfarë mund të bëj unë këtu?
Këtu nuk ka as punë dhe as lekë, pra nuk ka të ardhme
për mua.
Do të shkoj jashtë shtetit.
Do bëhem emigrant, si vëllai im i madh dhe shokët e tij.”
ÇËSHTJE QË PREKIN FËMIJËT
Tragjeditë e kohëve të fundit kanë zgjuar nevojën që çështja e mbrojtjes së fëmijëve të ketë
vëmendje thelbësore në çështjet publike. Është i nevojshëm, të paktën, një rivlerësim se cilët
konsiderohen fëmijë në nevojë në Shqipëri dhe një angazhim aktiv ndaj kompleksitetit të rreziqeve
me të cilat fëmijët përballen në mënyrë rutine. Kjo përfshin pozicionin e fëmijëve në familje dhe
shoqëri, fëmijët në punë, varfërinë e fëmijëve dhe fëmijët romë. Me shërbime kujdesi të pamatura,
shkalla e barrës për fëmijët për të vepruar si kujdestarë për të afërm më të mëdhenj apo vëllezërit
apo motrat e tyre[A6] mund të imagjinohet të jetë e lartë, edhe pse kjo mbetet një çështje e hapur
për t’u diskutuar e analizuar më vonë.

Fëmijët në rrezik - përtej
kategorizimeve
Klasifikimi i grupeve në rrezik sipas qeverisë
shqiptare jep një kuadër të përgjithshëm për
çështjet e problemet që fëmijët hasin. Veprimi
ndaj këtyre problemeve rrezikohet për shkak të
mos analizimit apo vlerësimit të kompleksitetit
të rreziqeve me të cilat fëmijët përballen.
Kategorizimet e fëmijëve në rrezik, edhe
pse mirë është që bëhen, kanë mungesa në
përkthimin e tyre në politika. Kjo mbart rrezikun
e hartimit të politikave të cilët nuk përputhen
me situatën. Është një pikë e diskutueshme se
ku të vendosësh kufirin e asaj që do të quhet
punë e detyruar –
çfarë lloje detyrimesh
për shembull, apo
çfarë ndryshimesh ka
ndërmjet kategorisë së
fëmijëve që jetojnë në
varfëri absolute, duke
pasur parasysh që një përkufizim i tillë i ngushtë
nuk kap shumë aspekte që përbëjnë përvojën
e fëmijëve të varfër ose të mbështesë shumë
faktorë që e caktojnë atë.
Kështu, fëmijët romë apo egjiptianë mund të
konceptohen si grup në rrezik vetëm për shkak
të përkatësisë etnike të tyre, meqë ajo është një
faktor. Megjithatë, kjo nuk përcakton rreziqet
për një numër të konsiderueshëm të tyre, të
cilët janë të privuar nga të drejtat e tyre të tilla si

e drejta për shërbime sociale, për shkak se lindja
e shumë prej tyre nuk është e regjistruar. ASHF
(2007) duke iu referuar një studimi të kryer nga
PNUD-i, thotë se një numër e konsiderueshëm
i tyre (28% e romëve dhe 38% e egjiptianëve)
jetojnë në kushte të këqija dhe me zor
përmbushin madje nevojat e tyre kryesore të
ushqimit. Nga ana tjetër, a mund të thuhet që
është e vërtetë që çdo fëmijë rom është fëmijë
në rrezik me patjetër?
Grupimi i fëmijëve të trafikuar – këta fëmijë
tashmë ndodhen përtej fazës së rrezikut,
apo jo? – gjithashtu, është një përshkrim i
përgjithshëm që mbulon nën-kategoritë e
ndryshme të grupimit, gjë kjo që nuk ndihmon
në identifikimin e natyrës të rrezikut apo të
mënyrës se si ky rrezik mund të adresohet. Po
kështu, një numër prej 1450 fëmijë janë raportuar
se janë në rrezik për shkak të hakmarrjes në veri
të vendit, kjo sepse familjet e tyre janë përfshirë
në gjakmarrje (FMN, 2006).Kjo gjë e bën
gjakmarrjen tri herë më pak dominuese se sa
trafikimi. A është vërtet kështu, apo mund të jetë
ky një term gjithëpërfshirës, i cili në disa raste
mund të mbulojë thjesht braktisjen e shkollës,
mungesën e aksesit për arsim, apo madje më
tepër një reagim pragmatist të të rriturve për
ndryshimin e politikave (për shembull mund të
përdoret për të kërkuar statusin e azilantit jashtë
shtetit). Nevojiten studime të sakta për të na
informuar për situatën e mundshme.
Ka vërtet vështirësi në marrjen e numrit të saktë të fëmijëve
me aftësi të kufizuara. Një përafrim i afërt i cili vjen nga ata
që kërkojnë përfitime për shkak të paaftësisë, tregon se
ka 24.000 fëmijë që marrin ndihmë, 60% e tyre jetojnë në
zona rurale. Shifra të tilla nuk kanë imunitet ndaj inflacionit
artificial; ka individë që kërkojnë të shmangin ndryshimet
e kritereve për ndihmë ekonomike, përmes ri-klasifikimit,
për shembull. Po kështu, lidhjet komplekse të politikave
midis migracionit dhe
asistencës
sociale
mund të ndikojnë në
shkaktimin e rreziqeve
ndaj
fëmijëve.
Kategoria e fëmijëve
që nuk janë regjistruar
që nga lindja, përveç
disa grupeve romë,
përfshin edhe ato
që nuk janë regjistruar për shkak të migracionit të
brendshëm jo zyrtar të familjeve të tyre, sepse sipas ligjit
fëmijët duhet të regjistrohen jo më vonë se 45 ditë në
zonën ku familja është e regjistruar.
Klasifikimet, duke marrë në konsideratë të gjithë analizën
e mësipërme, duket se janë ca si sipërfaqësore për të
ndihmuar hartimin e politikave përkatëse të nevojshme.
Ato, gjithashtu, përqendrohen së tepërmi në rreziqet
ekzogjene për fëmijët,dhe nuk shohin rreziqet që vijnë
nga institucionet apo politikat ekzistuese. Veçanërisht, ato
japin një panoramë statike dhe historike, dhe jo dinamike
dhe të orientuar drejt së ardhmes, e cila sigurisht është
baza e vlerësimit të rrezikut. Cili institucion në qeveri
po vlerëson tani rreziqet që zhvillohen për fëmijët në
Shqipëri? Për shembull, ndërsa Komuniteti Evropian po
përpiqet të krijojë një sistem më tepër të integruar, efektiv
dhe që i përgjigjet gjendjes, për të trajtuar trafikimin
dhe pornografinë e fëmijëve, autoritetet përkatëse janë
tashmë duke parashikuar migracionin e aktiviteteve të
tilla në territore të afërta që nuk janë në juridiksionin e
tyre.
A ka struktura të forta këtu për të përkrahur dëshmitarët
fëmijë dhe për të sjellë para drejtësisë abuzuesit dhe për
të mbërthyer krimin e organizuar? Shqipëria ka nevojë për
të zhvilluar në mënyrë pro-aktive strukturat e veta për të
shmangur për t’u bërë një shtet “strehë” për aktivitete të
tilla kriminale kundër fëmijëve.

Strategjia e qeverisë për
përfshirjen sociale thekson
grupet e mëposhtme si të
rrezikuar:
Fëmijët që jetojnë në varfëri të
plotë

Fëmijët në komunitete
të privuara, në fshatra të
largëta dhe ata që jetojnë
në zonat peri-urbane rreth
rrethevekryesorebabies, unr
abandoned
Fëmijë të trafikuar
Fëmijë të paregjistruar, të cilët
janë mund të preken sidomos
nga trafikimi
Fëmijët e rrugës e ato[A27] që
bëjnë në punë të detyruar
Fëmijët romë dhe egjiptianë
Fëmijët me aftësi të kufizuar
Fëmijë pa kujdesje prindërore
Fëmijë të ekspozuar ndaj
dhunës apo neglizhencës, dhe
ata të prekur nga gjakmarrja
VËMENDJA TEK: GËRDECI

Matësi i vërtetë
i qëndrimit
të një kombi

është se sa mirë
ai kujdeset
për fëmijët,

shëndetin
dhe
sigurinë e tyre ...

Fotot te marra nga www.peshkupauje.com
Së pari, i japim ngushëllimet tona të sinqerta të gjitha viktimave të kësaj tragjedie
vërtet shokuese, dhe urojmë që të shohim drejtësi dhe dhënie llogarie të atyre
që janë moralisht dhe fizikisht përgjegjës.
QFS i ka kërkuar Avokatit të Popullit që të kryejë një hetim rrënjësor të shkaqeve
dhe të vlerësojë pasojat për fëmijët që u përfshinë apo u prekën nga ajo që
ndodhi në Gërdec. Kjo ngjarje e tmerrshme ka sjellë në vëmendjen e publikut
disa prej vështirësive dhe rreziqeve me të cilat përballen fëmijët. Megjithatë, pa
dashur të zvogëlojmë vuajtjet e shumë njerëzve të afektuar shumë, na vjen keq
që publiku dhe media nuk kanë pasqyruar mjaftueshëm implikimet për sa u
përket fëmijëve.
Ndoshta mësimi i nxjerrë prej saj është kaq i dukshëm që nuk ka nevojë të thuhet.
Vdekjet e fëmijëve ishte plotësisht e parandalueshme përmes zbatimit të atyre
që duhet të ishin masa baze sigurie, duke filluar me licencimin për vendndodhjen
e depos. Dyshimi se puna kryhej duke shfrytëzuar edhe punën e fëmijëve duhet
medoemos të na vërë në gjendje alarmi.
Rasti i Gërdecit tregon se klasifikimet zyrtare të grupeve të fëmijëve në rrezik
ofrojnë një llogaritje shumë të thjeshtuar të shumë dhe shumëllojshmërisë së
rreziqeve që ekzistojnë për fëmijët. Ajo thekson nevojën për një vlerësim të ri e
aktiv të rreziqeve të fëmijëve në vend.
Po kështu, ajo tregon që qeverisë apo administratës publike në tërësi pothuajse
i mungon plotësisht ndonjë politikë kuptimplote e mbrojtjes së fëmijëve.
Gjithashtu, ajo tregon që edhe sektori tregtar vepron pa marrë në konsideratë
jetën e fëmijëve.Kjo kërkon që qeveria të angazhohet seriozisht për të krijuar një
agjenci përgjegjëse për të siguruar të drejtat e fëmijëve.
I bëjmë thirrje qeverisë dhe komunitetit të biznesit që të punojnë me shoqërinë
civile për të siguruar nivelin më të lartë të përputhjes me praktikën më të mirë
në çështje të të mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverinë për të ri-forcuar zotimin e saj
për të siguruar të drejtat e tyre.
Duke parë rreziqet për fëmijët, duket të marrim
në konsideratë ata që janë, si të themi, më
afërshtëpisë. Fëmijëve ende nuk u garantohet
nivel i njëjtë i mbrojtjes ligjore nga dhuna si
të rriturit. Mos ndryshimi i kësaj efektivisht
legjitimon veprimet e shumë prindërve dhe
kujdestarëve, të cilët rregullisht ndëshkojnë
fizikisht fëmijët e tyre.
Po kështu, ndëshkimi
trupor nuk ndalohet në
mjediset e përkujdesit
për fëmijët.
Modeli
tradicional
i familjes ka pësuar
ndryshime gjatë 20 viteve
të fundit në të gjithë
vendet (Crompton 1999;
Leëis 2001). Kështu ka
ndodhur edhe me llojin
mesdhetar të familjes shqiptare. Kështu, sa
fëmijët do të preken nga llojet e reja të rrezikut
social, si rezultat i formave të paqëndrueshme
në rritje të familjes dhe mundësisë në rritje
të episodeve të shumta të bashkëjetesës,
martesës dhe zgjidhjes së martesës? Kjo është
pyetje për gjithkënd. (Tahiraj, 2003; 2004).
Në një këndvështrim krahasues, raporti i
fëmijëve që jetojnë në familje të përbërë nga
vetëm një prind dhe fëmija (në shumicën e
rasteve vajza), është 2 për qind në Shqipëri
ndërkohë që në Moldavi ai është 16 për qind.

të ndjekë të njëjtën rrugë si në vendet e
zhvilluara (Tahiraj, 2002). Nëse do jetë kështu,
atëherë politikat duhet të jenë të orientuara
për ta trajtuar çështjen përpara se ajo të bëhet
një grup target për asistencë sociale.
Sidoqoftë, familja e zgjeruar ende mbijeton.
Në Shqipëri, rreth 3-4 fëmijë në dhjetë, jetojnë
në familje të përbëra jo vetëm nga familja
e ngushtë, por edhe të rritur të tjerë, shpesh
gjyshërit apo të afërm të tjerë. Duke parë këtë
kontekst, lipset që të ndërmerren studime për
ndikimin dhe shtrirjen e përgjegjësive shtëpiake
tek fëmijët, të tilla si luajtja e rolit të kujdestarit,
në mungesë kjo të disponueshmërisë së
kujdesit social në vend.

Puna e Fëmijëve
Duke u nisur nga kjo, shumë kërkime sugjerojnë
që migracioni i përhershëm apo i përkohshëm
i prindërve vëllezërve dhe motrave më të
mëdhenj, i detyron fëmijët të ndërmarrin edhe
detyra shtesë – në zonat rurale për shembull,
fermat gjithnjë e më shumë varen nga puna e
fëmijëve, sepse prindërit bëjnë punë të paguar
bujqësore jashtë shtetit (Grumiau, 2004; Huerta
Primary School Attendance Ratio
100
95

98

97
92

92

92

84

85

98

85

80
75

female

Secondary School Attendance Ratio

Figura 1-B
100
90
80

79

Krahasimi i niveleve të punës së fëmijëve
93
89

77

89

79

78

82

85

70
60
50
40
30

32

98

89

90

male

Jo shumë studime janë bërë nëse familja me
një prind është një fenomen e cila ka tendencë

97

93

Data nga: UNICEF 2008

KUJDESI NË FAMILJE DHE NË
SHOQËRI

20
10
0

male

female

90

92

90
dhe Stewart 2006, Tahiraj 2007).
Treguesit orientojnë që fëmijët shqiptarë kanë
një ngarkesë pune më të madhe se sa fëmijët
e tjerë në rajon (Figura 1-B), gjë e cila pjesërisht
mund të jetë një reflektim i varfërisë më të
madhe këtu. Aspektet më pak baritore të punës
së fëmijëve mund të vihen re në[A45] fëmijët
shitës në rrugë dhe tregtarët ambulantë. Pa
dyshim që të ardhurat e pakta dhe varfëria
janë shtytësit kryesorë për këtë. Studimet kanë
treguar se prindërit në mjaft raste theksojnë
se nuk do të lejonin punën e fëmijëve të tyre
në rrugë nëse kushtet e tyre ekonomike do të
përmirësoheshin. (Bashkia e Tiranës 2004)

Varfëria
Pabarazitë kulturore dhe ato materiale kanë
çuar në mohimin e disa nga të drejtave më
themelore të fëmijëve (ASHF, 2007). Megjithë
raportimet nivelit të reduktuar të varfërisë,
shumë fëmijë ende mbeten të varfër apo të
rrezikuar nga varfëria (Banka Botërore 2005,
Tahiraj, 2007) dhe ndërsa rritja ekonomike ka
qenë e dukshme, Shqipëria ishte dhe mbetet i
vetmi vend në Evropën jug-lindore ku GDP për
frymë është më e ulët se PPP 5000$ në 2004
(UNICEF, 2006a:12). (Nivel i cili sot llogaritet
më i lartë për shkak të dobësimit të dollarit
amerikan dhe që ka ndikime negative nga
inflacioni).
Niveli i varfërisë mendohet se është rritur në
disa grupe të veçanta. Fëmijët bëjnë pjesë
në grupet më të rrezikuara për të vuajtur
nga efektet e varfërisë dhe fëmijët e varfër
ka më shumë gjasa të jetojnë në familje të
mëdha, me nivele të ngjashme të varfërisë së
këtyre familjeve të zgjeruara si në zonat rurale

ashtu edhe në ato urbane. Në 2005, 245.000
fëmijë jetonin në kushtet e varfërisë absolute
(MPÇSSHB, 2006:26). Duke pasur parasysh
përmasat e popullsisë së prekur nga migrimi,
është e kuptueshme që fëmijët me një prind

kanë më tepër gjasa për të jetuar në varfëri
në krahasim me fëmijët që jetojnë me të dy
prindërit (UNICEF, 2008).
Kjo panoramë plotësohet më tej nga fakti se
varfëria e fëmijëve në kryeqytet (Tiranë) është
paksa më e ulët se në qendrat e tjera urbane.
Ndërsa pabarazitë mes zonave urbane dhe
atyre rurale janë të konsiderueshme, kjo pamje
mund të thyhet disi nga kamja relative e zonave
rurale në jug të vendit që mund të kenë efekt
zbutës të nivelit të varfërisë në zonat rurale
dhe përafrimin e nivelit mesatar të varfërisë
më pranë nivelit të zonave urbane (Banka
Botërore, 2003). Këto të dhëna megjithatë, nuk
prekin tërësinë e dimensioneve të varfërisë së
përjetuar nga fëmijët.
Ndërkohë, numri i familjeve që përfitojnë
ndihmë ekonomike është ulur në mënyrë
të qëndrueshme (INSTAT, 2006a). Së fundmi
është raportuar se rreth 10.000 familje të
“nën shërbyera” janë nxjerrë jashtë skemës
së ndihmës ekonomike, për të mundësuar
një alokim më të mirë për familjet në nevojë
(Ballkanweb, 2008a).

33
Vështrim mbi: Varfërinë e Fëmijëve

Varfëria ekstreme është një përvojë e përditshme për
shumë fëmijë në Shqipëri
Toni është 10 vjeç. Ai është i ulur përtokë, duke marrë
ushqimin me duar nga një tigan i hedhur përtokë.
Babai i tij ka qenë me fat atë ditë. Ai ka mundur të bëjë ca
punë të rastit dhe me paratë e fituara kishte blerë bukë
dhe ca vezë për familjen.
Toni është duke ngrënë sikur e gjithë jeta e tij varet prej
këtij ushqimi. Babai i tij thotë se ai nuk ka shijuar një gjë
të tillë prej kohësh.
Megjithatë, Toni shet cigare çdo ditë, duke shkuar nga
një dyqan tek tjetri dhe paratë që fiton janë kontribut për
të ardhurat e familjes. Mesa duket familja e tij beson më
shumë tek puna
e tij, sesa ta çojë
atë në shkollë,
sepse edhe puna e rastit për prindërit është
e vështirë për t’u gjetur në këtë qytet, kështu
nuk mund të mbështetesh tek ajo..
Djali nxiton të mbarojë ushqimin dhe[A55] më
pas të vazhdojë të shesë cigare. Toni nuk e ka
qejf shkollën dhe veçanërisht matematikën.
Por ai e di fare mirë vlerën e parasë, duke më
pyetur nëse kam diçka për t’i dhënë. (Shënime
nga terreni 2004, Tahiraj, 2007).
A e dini se Ndihma Ekonomike nuk arrin shumë nga
të varfrit, sepse ata janë të përjashtuar nga sistemi
nëpërmjet kritereve?

Banka Botërore gjithashtu
pohon
se
Ndihma
Ekonomike ka pak efekt në
reduktimin e varfërisë për
përfituesit e saj (BB 2004),
shumë familje mbeten të
varfra dhe po kështu edhe
fëmijët e këtyre familjeve.

.00
300
h
Rret

0

he
,d
fër
ar
v
të
ë
jan
jë
mi
fë

zikuar nga varfëria...
të rre
anë
ër j
18.5%
ep
e popu
ët
lls
24.7%
m
e fëmij isë dhe
ë
ëve je
tojnë
um
në varfë
sh
ri

Pukë, nja familje e dëshpëruar. Kërkon ndihmë për
edukimin e tre fëmijëve. Një familje e varfër në Pukë
kërkon ndihmë për të rritur, ushqyer dhe edukuar tre
fëmijët e tyre. Ata jetojnë në kushte të mjerueshme.
Shtëpia e tyre u shkatërrua nga një stuhi bore tre
vjet më parë. Fëmijëve u duhet të ecin dy orë me
këmbët zbathur për të shkuar në shkollën më të afërt
ku ata janë nxënësit më të mirë të klasës. Kushtet e
tmerrshme të jetesës në majë të malit nuk i kanë
dekurajuar ata nga dëshira për të studiuar, por familja
e tyre ndihet e pashpresë për t’i ndihmuar ata të
arsimohen në kushte të tilla varfërie ekstreme dhe
mungesë të kushteve minimale jetese.
(nga Gazeta Shqiptare, 2008b)

në më p

ak se

2 $/ditë
(LSMS 2
005)

ëria
varf sht
shtë
hje
ë ë ua? T k, kjo
far m
r
Ç
jo
e qa
për rreth në – k ti
o
a
o
shik ë jeta j një ç n
y
ësht ë, pa , shiu h e
m
N
dho të qenë imër. tu
d
për da në kë, kë e
o
h
bren ë përt aja, d a
ru k hap
flem e g (pa
unë jët atje
i
fëm arg).
..
jonë se
ël
m
jeta ni
shtë huaj ta ?
ë
Kjo më t ëj unë
. pa nd të b
ç’mu
0
aj, 2
a hir
në T
(

07)
Vështrim mbi: Romët
Nuk ka statistika të plota e të sakta mbi numrin e romëve në Shqipëri. Sipas përfaqësuesve
romë, ata janë rreth 30.00 deri në 120.000. Në lidhje me këtë janë referuar edhe shifra të
tilla si rreth 90.000 fëmijë romë nga një popullsi rome prej 150.000 në total. Romët, të
cilët jetojnë në periferi të zonave urbane, janë dukshëm pakica të qarta (Cess, 2003) dhe
fëmijët Romë duket se përbëjnë shumicën e fëmijëve të rrugës në qytete (Tahiraj, 2000)
Para viteve ’90, regjistrimi i fëmijëve Romë në shkollimin e detyruar[A63] ishte pa dyshim
shumë më mirë se sa sot, dhe në fakt në nivele pothuaj të njëjta me ato të fëmijëve të
tjerë që jetonin në Shqipëri. Niveli i regjistrimit në mënyrë drastike ulej në nivelin e dytë
dhe të tertë të shkollimit. Në vitet e para pas ’90, niveli i regjistrimit në përgjithësi u ul për
të gjithë popullsinë, por niveli për Romët u ul veçanërisht dukshëm e më shumë se tek
grupimet e tjera të shoqërisë.
Gjendja e tyre tregon për praninë e varfërisë, lidhur kjo me përjashtimin social, kushtet e
varfra të jetesës dhe kujdesit të papërshtatshëm shëndetsor. Duke mos pasur as shkollimin
bazë, ata bëhen të huaj për tregun e punës dhe gëzojnë këshut shumë më pak mundësi
për tregun e punës se sa pjesa tjetër e shoqërisë. Kjo shndërrohet në një rreth vicioz në
të cilin varfëria ushqen varfërinë dhe problemet sociale riciklojnë veten nga një brez i
romëve tek tjetri (MPÇSShB, 2007b).
Rezulton që fëmijët e trafikuar janë kryesisht me prejardhje nga familje shumë të varfra
Rome, gjysma e të cilëve kanë prindër të papunësuar. (Terre des Homes, 2004). Trafikimi
në destinacione të tilla si Greqia e Italia, apo zona të tjera më të largëta, është ulur që
nga vitet ’90, dhe ky fenomen ka pasur shumë ndikim nga politikat e ndjekura dhe
mjedisi social, nga ndërgjegjësimi i madh OJF-të dhe autoritete. Shembull i një pune të
suksesshme dhe të mirë nga OJF-të vendase, që kanë pasur një ndikim të madh në jetët
e fëmijëve të rrugës, sidomos roma, janë projektet e CEFA-s të realizuara nga Fondacioni
Ndihmë për Fëmijët.
PLAN VEPRIMI & AKTORËT

Nga gjithçka raportohet, përfshirë disi në mënyrë ironike edhe raportimet e donatorëve të
jashtëm, ka një varësi, të vërtetuar, të vazhdueshme tek ndihmat e jashtme, qofshin këto teknike
apo financiare. Nuk duhet harruar përgjatë proceseve të zhvillimit, , organizatat donatore
ndërkombëtare, kanë qenë gjithashtu përfituese – si profesionalizimi i metodave kërkimore në
aspektin e kapacitetit teknik dhe intelektual, ,të cilat kanë avancuar më shpejt dhe më shumë se
sa vendet apo institucionet përfituese (marrëse), (Tahiraj 2007). Kjo shpjegon disi mungesat dhe
pengesat për zbatimin e programeve zhvillimi me fëmijët dhe çështje të ndryshme. Mënyra se si
janë kryer kërkimet për çështjet e fëmijëve dhe se si është ndërhyrë në lidhje me to, është përcaktuar
së tepërmi nga standardet dhe kërkesat e jashtme (aktorëve ndërkombëtarë). Gjithashtu, pasqyrimi
i çështjeve nuk është shoqëruar në të njëjtën kohë me një kuptim profesional të çështjeve, pasi
capacitetet institucionale kanë qenë të dobëta dhe të sforcuara.

Institucionet përgjegjëse për
garantimin e të drejtave të
fëmijëve
Të drejtat e fëmijëve kanë qenë pjesë e
prioriteteve të qeverisë shqiptare gjatë
dhjetëvjeçarit të fundit. Më poshtë vijon një
paraqitje e shkurtër e disa nga angazhimeve të
marra.
Qeveria e Shtetit Shqiptar: SH, MASH, e
MPÇSSHB janë përgjegjëse për monitorimin e
arritjeve të standardeve për shërbimet sociale,
shërbimin arsimor dhe mjekësor. Ata gjithashtu
formulojnë politikat përkatëse për institucionet
qeveritare dhe ato joqeveritare të cilat ofrojnë
shërbime sociale dhe të kujdesit ndaj fëmijëve.
Avokati i Popullit: I themeluar në vitin 2000,
“Avokati i Popullit” është një institucion i pavarur
me përgjegjësinë për të mbikëqyrur të drejtat,
liritë dhe interesat e ligjshme të individëve.
Tani, ky institucion përfshin një nën-seksion të
ri për të drejtat e fëmijëve; Pavarësisht planeve
dhe strukturave qeveritare të ngritura, burimet

38

financiare të vëna në dispozicion deri tani nuk
janë të mjaftueshme për zbatimin e këtyre
planeve kombëtare.
Sekretariati Teknik për të Drejtat e fëmijëve
Një strukturë e re e cila synon të shkojë përtej
monitorimit dhe vlerësimit duke informuar
opinionin publik dhe organizmat vendimmarrëse
për të drejtat e fëmijëve në përgjithësi, si dhe
ato të përjashtuara nga ana sociale në veçanti. Ai
synon të rrisë një informim të gjerë të individëve
në lidhje me detyrimet që shteti dhe shoqëria
kanë kundrejt fëmijëve.

Strategjitë Qeveritare për
Fëmijët
Politikat e përqendruara drejtpërdrejt tek
fëmijët
Strategjia Kombëtare ( SKF) dhe Plan-Veprimi
Kombëtar për Fëmijët (2005-2010)
Objektivat kryesore të Strategjisë Kombëtare
për Fëmijët përfshijnë:
1. Mbijetesën e Fëmijëve: kujdesin shëndetësor,
moshën e vogël, fëmijët romë, minoritetet,
fëmijët e paaftë, jetimët biologjikë dhe
shoqëror, fëmijët jashtë vendit, fëmijët dhe
mjedisi rrethues, ushqimet për fëmijët.
2. Mbrojtjen e Fëmijëve: dhunën në familje
kundrejt fëmijëve, shkollën dhe komunitetin,
mbrojtjen ndaj abuzimit dhe braktisjes
(përjashtimin social të fëmijëve), fëmijët e
përfshirë në punë, fëmijët në paraburgim dhe
të burgosur, fëmijët e prekur nga konfliktet
e gjakmarrjes, mbrojtjen e fëmijëve nga çdo
formë abuzimi, mbrojtjen e fëmijëve nga
armët dhe lëndët plasëse.
3. Zhvillimin e fëmijëve: strategji për edukimin
e të gjithëve, informacione të detajuara
në lidhje me edukimin, pushimin, ngjarjet
artistike, kulturore e sportive të fëmijëve, librat
për fëmijë dhe teatrot, edukimi – gjuha amtare,
fëmijët e talentuar, shkollimi i fëmijëve në
nevojë, fëmijët dhe media, përjashtimi social i
fëmijëve, shërbimet psiko–sociale për fëmijët
në kopshte dhe sistemin para shkollor.
4. Pjesëmarrja e Fëmijëve: e drejta e
fjalës të fëmijëve; përfshirja e fëmijëve
në vendimmarrje, qeveria e nxënësve,
parlamenti rinor, qytete miqësore për fëmijët.
Plani i Veprimit Kombëtar për Fëmijët ka si
qëllim realizimin përmbushjen e të drejtave
të fëmijëve në Shqipëri. Ajo e vë theksin më
tepër në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe
abuzimet, rëndësinë e rritjes në një mjedis
familjar apo në kujdes familjar, zhvillimin e
legjislacionit të përshtatshëm, promovimin e
mundësive të barabarta për fëmijët e paaftë,
parandalimin e trafikimit dhe të punës së
fëmijëve. Institucionalisht, Plan Veprimi
Kombëtar, kërkon përkujdesjen për një

bashkëpunim ndër-sektorial, kontroll e zhvillim
më të mirë dhe procedura të përmirësuara të
mbrojtjes së të dhënave personale që kanë të
bëjnë me fëmijët.
Roli i Plan Veprimit Kombëtar në strategjinë
kombëtare për fëmijët, është kritikuar si i
paaftë dhe shumica e indikatorëve mbeten
vetëm
për
përdorim
të
brendshëm
b r e n d a
përbrenda
ministrive dhe
sektorëve të
tyre. Ky plan
me të drejtë
kritikon legjislacionin e ngritur në sektorë
si shëndetësia, edukimi, më tepër sesa në
të drejtat që janë universale. Janë miratuar
edhe indikatorë monitorimi të Strategjisë
Kombëtare për Fëmijët me qëllim që të
vlerësohen çështjet objektive institucionale
apo ato cilësore, të cilat nuk kanë në themel
krijimin e një trajtimi të thjeshtuar ‘me qendër
fëmijët’. Si e tillë, strategjia mbetet e mbyllur,
e përqendruar më tepër tek ata që janë pjesë
e sistemit, se sa një strategji që synon të
reduktojë përjashtimin.
Strategjia Kombëtare për Luftën kundër
Trafikimit dhe Mbrojtjes së Fëmijëve që janë
Viktima të Trafikimit (2005-2007)
Strategjia e Edukimit (2004-2015)
Reformat e propozuara më lart për përmirësimin
e arritjeve të ulëta arsimore në sektorin shtetëror
janë të përqendruara kryesisht në stimujt paga,
rritjen e kontrollit dhe planifikojnë rritjen e
buxhetit për arsimin.

39
Konkluzione

S

hqipëria është në një fazë të rëndësishme të zhvillimit të saj të brendshëm dhe
marrëdhënieve me jashtë, fakt që do të përcaktojë në mënyrë të drejtpërdrejtë cilësinë
e jetës në vendin tonë për brezat që vijnë. Gjendja e fëmijëve dhe shqetësimeve të tyre janë
tregues kritik i progresit të vendit në këtë prizëm. Fëmijët dhe të rinjtë sot janë ndër brezat e para
që po rriten në shoqërinë e post-tranzicionit, me pak ose aspak eksperiencë të drejtpërdrejtë të
problemeve të Shqipërisë në të shkuarën dhe me potencialin e një të ardhmeje më të sigurt. Kjo
thekson rëndësinë e mos krijimit të një industrie që trashëgohet nga plagët e tranzicionit.

R

efreni “kjo është Shqipëria”, gjithmonë ka qenë i tillë dhe dorëheqja që dikush dëgjon “vetëm
në Shqipëri” nuk e zhvendos përgjegjësinë tonë të përbashkët për problemet me të cilat
ndeshen fëmijët sot. Përkundër këtij qëndrimi, ne duhet të nxisim më tej aspiratat Evropiane dhe
pritshmëri më të larta mes fëmijëve tanë. Përkrah një vlerësimi më të plotë të mundësive dhe të
të drejtave të tyre, ne duhet të punojmë që të sigurojmë realizimin e këtyre të drejtave. Si shoqëri,
ne duhet të zhvillojmë një klime të intolerancës për padrejtësinë që i bëhet fëmijëve dhe të
mbajmë përgjegjësitë tona në institucione kundrejt tyre, duke angazhuar vlerat që proklamojmë
përfëmijët dhe familjen. Situata e fëmijëve aktualisht paraqitet shumë komplekse.
Dy dekadat e fundit kanë sjellë shtresëzim të dukshëm në rritje në aspektin social dhe ekonomik
edhe midis të rinjve. Por ky nuk është një argument kundër zhvillimit. Shqipëria socialiste
dështoi që të shihte rritjen ekonomike si një investim thelbësor për brezat e ardhshëm, gjë kjo që
ishte pothuaj shkatërruese. Ne, edhe pse mendohet të kemi mësuar tashmë mësimin, ka vend
për dyshim që vëmendja e tanishme tek rritja ekonomike
vazhdon të jetë jo në nivelin e duhur.
Megjithatë, duke parë që shumë familje jetojnë në skajet
e shoqërisë dhe ndodhen nën nivelin minimal të varfërisë,
është e rëndësishme të theksohet që përfitimet nga rritja
ekonomike do të ishin të shumta. Kështu, elementet e
duhura të rritjes duhen të promovohen në mënyrë që shansi
për përmirësimin e tyre të jetë i vlefshëm që në momentin
e parë në një hapësirë sa më të gjerë. Gjithashtu, rritja
ekonomike, duke qenë deri diku një instrument që sjell
përmirësime sociale më vonë në kohë, vë në pikëpyetje
ndikimin e tij të drejtpërdrejtë në gjendjen e fëmijëve, si
në sasinë e ndikimit ashtu edhe në llojin e tij. Analizat krahasuese kanë treguar një korrelacion
të dobët midis rritjes së fortë ekonomike dhe përmirësimit të mirëqenies së fëmijës. Kjo është

40
e kuptueshme duke pasur parasysh heterogjenitetin e çështjeve që ndikojnë tek fëmijët. Ky
limitim më pas kërkon një perspektivë të zhvillimit, e cila i ka munguar jetës politike në Shqipëri,
ku çështjet jo të rëndësishme sociale janë trumbetuar nga partitë politike, axhendat ekonomike
ose krizat sociale. Megjithatë, së fundmi po i kushtohet vëmendje disa prej dimensioneve sociale
të diskutueshme – edhe pse në të vërtetë, kjo ka
qenë e dominuar në mënyrë të gjerë nga jashtë.
Pavarësisht kësaj, ne nuk mundet më të vazhdojmë
të neglizhojmë problemet e mbartura prej kohësh
në fushën e edukimit, shëndetit dhe varfërisë, për
të paktën dy arsye:

“...nevoja për të ngritur
një kuadër politikash e
programesh më të plotë
për të ardhmen, nuk ka
pse të dobësojë përpjekjet
urgjente që duhen bërë
për zgjidhjen e rreziqeve
në mbrojtjen e fëmijëve
sot.”

Së pari, dhe mjaft e rëndësishme, për çështje
humanitare: domosdoshmëria për të krijuar një
ambient më të mirë jetese për të gjithë fëmijët. Së
dyti, ka një argument të qartë e të dukshëm për
trajtimin në mënyrë të hapur të këtyre problemeve,
thjesht se jo më pak se korrupsioni dhe kriminaliteti,
ato rrezikojnë perceptimin për vendit, gjë që
ushqen në mënyre negative ekonominë. Kështu,
edhe pse pak e vënë në dukje, problemet humanitare, ashtu si infrastruktura e varfër, padyshim
që reduktojnë tërheqjen e investimeve të mundshme dhe turizmit. Megjithëse e dobët, makina
e korruptuar e shtetit po lë pas fëmijët tanë; do të ishte naive dhe e thjeshtësuar që të injoronim
pjesën tonë të fajit. Kërkimet mbarëbotërore kanë evidentuar që dështimi i trajtimit të çështjeve
që lidhen me fëmijët, shpesh është një çështje angazhimi, vullneti dhe jo thjesht burimesh. Është
domosdoshmëria për të njohur në mënyrë të plotë, dhe kjo qëndron jo vetëm për Shqipërinë
por dhe më gjerë, që ne – qeveria dhe institucionet e saj, bizneset, organizatat bamirëse, grupet
fetare dhe organizma të tjerë, dhe sigurisht publiku i gjerë – janë të gjithë aktorë kryesorë dhe
protagonistët e çështjeve dhe jetës së fëmijëve.

Ndoshta mundësi më të mëdha dhe të qëndrueshme do të mund të vijnë vetëm nëpërmjet një
rritje të ndërgjegjshmërisë civile, ku ne do të duhet të dalim nga roli ynë pasiv gjithmonë në pritje
të shtetit ose organizatave (OJF-ve), për gjetjen e zgjidhjeve për çdo sëmundje sociale. Ndërkohë,
rreth 20 vjet teknokracie na kanë trajnuar neve që të jemi të pandjeshëm ndaj këtyre çështjeve.
Prandaj, ne duhet ta pajisim veten me një përqasje më të koordinuar dhe efektive përkundrejt
çështjeve jetësore. Deri atëherë, pavarësisht problemeve kokëforta e të ngulitura thellë, do të kemi
fitore të shpejta përmes përmirësimeve të vogla apo transformimeve të fenomeneve negative si
p.sh. duke vendosur një reduktim të përqindjeve të klasave që përsëriten. Po kështu, nevoja për
të krijuar një koncept më të plotë politikash dhe programesh, nuk e dobëson domosdoshmërinë
për t’i adresuar në mënyrë aktive risqet me të cilat përballet sistemi i mbrojtjes së fëmijëve.

41
Propozime
Ngjarjet e kohëve të fundit duhet të na kenë zgjuar në lidhje me këtë.

Të drejtat
◊
Të drejtat e fëmijëve duhet të sigurohen në ligj dhe në mënyrë të
përshtatshme.
Ky raport bën thirrje për institucionalizimin e përgjegjësive në një strukturë formale qeveritare.
Sigurisht që do të ketë pengesa krijimi i kësaj strukture për shkak të shumë prioriteteve konkurruese
me të cilët përballet qeveria. Zhvillimi i ekspertizës posaçërisht për fëmijët në të gjitha aspektet e
politik-bërjes do të jetë shumë i rëndësishëm për suksesin e këtyre planeve. Kjo ekspert izë duhet
zhvilluar si në nivel vendor ashtu edhe qendror, edhe pse qeverisja qendrore duhet të ruajë peshën
kryesore në këtë proces.

◊

Përshtatja e indikatorëve të të drejtave të fëmijëve

Përshtatja e këtyre indikatorëve, të cilët janë në zhvillim e sipër edhe në Evropë, do të lehtësonte
vlerësimet krahasuese të gjendjes së fëmijëve në Shqipëri, duke synuar të ardhmen evropiane
(NSPCC, Britannia e Madhe.

◊

Eliminimi i ndëshkimit fizik

Aktualisht, ndëshkimi fizik nuk është i ndaluar në shtëpi dhe qendrat rezidenciale për fëmijë. Thjesht,
kjo është e papranueshme.

Politikat
◊

Një institucion për fëmijët

Argumenti midis institucioneve politikëbërëse dhe akademike duhet të udhëhiqet nga parimi se
fëmijët janë një kategori në nevojë dhe objekt për mbrojtje tek fëmijët si subjekte të së drejtës.
Këndëvështrimet e fëmijëve duhet të jenë pjesë e procesit të analizave në të gjitha llojet e organizatave
që influencojnë politik bërjen dhe kjo duhet të bazohet tek të drejtat e tyre substanciale, dhe jo
thjesht tek nevojat e tyred.

◊

Politikat integruese dhe përfshirëse

Një rëndësi e madhe i duhet dhënë zhvillimit të fëmijës me familjen si institucioni kryesor nga i cili
varet fëmija. Aspekti negativ i politikave të tilla siç është ndihma ekonomike nxisin pasivitet midis
familjeve siç është p.sh. rasti i ndalimit të kthimit të emigrantëve dhe krijimi i ndarjeve artificiale
të familjeve, të cilat sjellin vetëm përkeqësim të cilësisë së jetës të fëmijëve që preken nga këto
situata. Si e tillë, politikëbërja e përqendruar tek fëmijët apo që afekton fëmijët, duhet të marrin një
përqasje gjithëpërfshirëse duke konsideruar ndikimet në të gjitha fushat që në mënyrë të drejtë për

42
drejtë ose jo të drejtë për drejtë .Në mënyrë të ngjashme, është e rëndësishme vazhdimi i zhvillimit
të një politike të integruar më koherente dhe vendosja e lidhjeve më të mira midis strategjive të
ndryshme qeveritare me ndarjen ndër-institucionale të çështjeve, shqetësimeve dhe përgjegjësive.
responsibilities.

◊

Ekzaminimi i rasteve për përfitimin universal të fëmijëve

Modeli që është ende në fuqi i mbrojtjes sociale nuk mundëson ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të shtetit
apo dhënien e fondeve drejtpërdrejtë fëmijëve, por mbështet familjet e tyre. Do të jetë vendimtare
administrimi i këtij modeli pa mjete të provuara tashmë që sjellin stigma sociale. Edhe pse ndihmon
të gjitha familjet, një sistem i mbrojtjes universale për fëmijët, do të ketë proporcionalisht rëndësi
më të madhe për familjet që ndodhen nën ose pranë kufirit minimal të varfërisë. Kjo ofron mundësi
për të përdorur politikat për të pasur efekte anësore nëpërmjet politikave të hartuara me kujdes. Të
tilla lidhje dhe përfitime, të cilat mund të thjeshtësojnë aspektin integrativ të politikëbërjes mund
të përfshijnë:
•	

Nxitja	e	regjistrimit	të	plotë	të	fëmijëve

•		
Krijimi	 i	 lidhjeve	 për	 të	 promovuar	 një	 shërbim	 më	 të	 mirë	 shëndetësor	 për	 fëmijët	 nën	
moshën 5 vjeç;
•		
Inkurajimi	i	rritjes	së	ndjekjes	së	shkollës	nëpërmjet	lidhjes	me	shkollimin.	Sistemi	i	gjobave	
për familjet e fëmijëve të cilët nuk e ndjekin arsimin e detyrueshëm është pothuajse i pa zbatueshëm,
duke qenë se ata që braktisin më shpesh shkollën janë fëmijët e familjeve të varfra. – që do të
thotë, fëmijët e familjeve që janë më pak në gjendje që të paguajnë gjobën dhe për të cilët do të
jetë rrjedhimisht më e vështirë mbledhja e këtyre gjobave.
•		
Në	 vijim	 të	 këtyre	 masave,	 rekomandohet	 gjetja	 e	 një	 	 mënyre	 nëpërmjet	 mbështetjes	
financiare për frekuentimin e shkollës duke inkurajuar nxënësit që të kenë mundësi të ndjekin
edukimin e detyrueshëm deri në moshën 16 vjeç.

Edukimi
Të promovohet angazhimi i prindërve në aktivitetet e shkollës nëpërmjet bordeve të shkollave,
shoqatave prind – mësues për të tejkaluar mësimdhënien brenda klasës dhe për të maksimizuar
thellimin e marrëdhënieve të shkollës me komunitetin e gjerë, bazuar në iniciativa të tilla si: edukimi
gjatë gjithë jetës, metodat transparente te hyrjes në shkollë dhe ri-shqyrtimi i argumenteve pro dhe
kundër metodave.

◊

Të vijohet zhvillimi profesional për mësuesit

Ndoshta nën drejtimin e “Qendrës Kombëtare për Kualifikim dhe Trajnim”, të ndihmohen mësuesit

43
Linja telefonike për fëmijët
Nevoja për një institucion përgjegjës e të pavarur që të sigurojë shërbime të drejtpërdrejta fëmijëve vulnerabël
në Shqipëri është e dukshme tashmë prej vitesh. Linjat telefonike në ndihmë të fëmijëve ekzistojnë që të
sigurojnë mbështetje nga larg për fëmijët që kanë nevojë për këshillim, që janë në rrezik, apo të drejtat e të
cilëve po shkelen. Në Shqipëri, është e nevojshme që t’i ofrohet ndihmë e posaçme fëmijëve që përballen
me abuzime, që janë subjekte të trafikimit, apo në rrezik trafikimi, të ekspozuar ndaj dhunës në familje ose
që vuajnë format e dhunës në shkollë. Ekziston një rrjet global, Linja Ndërkombëtare për Fëmijë (Childline
International CHI), e cila pohon se ka anëtarë të saj në mbi 150 vende. Është e pritshme, megjithatë, që
mënyra e funksionimit të saj, të variojë shumë nga vendi në vend. Kështu, siç është rasti i linjës telefonike
për fëmijë Shqiptare, e regjistruar në CHI nga MCMCM, shumë prej tyre mund të jenë thjesht jo funksionale.
Praktikat më të mira nga modelet ekzistuese sugjerojnë që, përveç specifikave kulturore dhe problemeve
të veçanta që paraqiten nga vendi në vend, suksesi i sipërmarrjeve të tilla varet thellësisht nga financimi,
mënyra e veprimtarisë dhe struktura. Duhet vënë në dukje se shumë nga këto çështje, mund të jenë fare mirë
konkurruese. Në veçanti, një linjë e tillë,

* duhet të fillojë të ndërtohet mbi një bazë të gjerë mbështetjeje shumëpalëshe
nga të gjithë operatorët telefonikë, qeveria, komuniteti i biznesit, shoqëria civile dhe publiku
i gjerë.
* duhet të mbetet një organizëm i veçantë me mekanizmat e duhura, me
qëllim që struktura t’i japë plotësisht llogari organeve statutore, përfituesve dhe publikut
të gjerë.
Linja e telefonit për fëmijë duhet,
*

të sigurojë këshillimin duke siguruar anonimatin gjatë telefonatës së
fëmijës;

*

të ndërmarrë veprime vetëm me miratimin e fëmijës, me përjashtim të
rasteve kur ata janë në rrezik jete;

*

të aftësojë fëmijën që të komunikojë drejtpërsëdrejti me një këshillues të
trajnuar, pa i lënë fëmijët në pritje gjatë telefonatës;

* të sigurojë një numër kontaktesh, lehtësisht të kujtueshme për fëmijët, falas
nga çdo numër tjetër telefoni Shqiptar, që mund të merret nga çdo rrjet dhe në çdo kohë.
Telefonata nuk duhet t’i faturohet asnjëherë askujt që telefonon këtë numër (dhe gjithashtu
të këshillohen fëmijët se si ta fshijnë numrin nga çdo memorje e përkohshme telefoni).
* Të ngrihet një skuadër këshilluesish vullnetarë, të miratohen procedura
të përshtatshme shqyrtimi, të ketë procedura të cilat mundësojnë përmirësimin e
vazhdueshëm, dhe do ishte ideale nëse ofrohet edhe mbështetje nga bashkëmoshatarë
për fëmijët;
* Të vendoset bashkëpunim efektiv midis institucioneve, duke mundësuar
ndërmjetësimin mes fëmijëve dhe profesionistëve si dhe sektorit publik, në rastet kur
kërkohet ndërhyrja.
të kuptojnë përmirësimin e vazhdueshëm si një pjesë integrale të detyrave të tyre
në mënyrë që të zhvillojnë praktikat më të mira, të inkurajohet zbatimi i teknikave të
ndryshme në mësimdhënie dhe të asistohen edukatorët në përballimin e pengesave dhe
vështirësive në punën e tyre.

◊
Të merren masa për të mos pasur rezultate të ulta dhe mundësi të
kufizuara
Nëpërmjet ri-vlerësimit të burimeve dhe rrjedhjeve në të gjitha shpenzimet për shkollimin,
dhe nëpërmjet rritjes së qëndrueshme si në shpenzimet e sektorit privat dhe publik për
edukimin. Niveli aktual i përgjithshëm është i ulët dhe i papërshtatshëm në krahasim
me nivelin e lartë të shkollimit privat në rajon, i cili ekziston në fakt që të plotësojë
mungesat që rrjedhin nga shpenzimet publike. Rritjet në shpenzimet publike janë të
mundshme në kontekstin e një baze të gjerë dhe të forcuar të taksave. Megjithatë është
e rëndësishme që të mos dekurajohet rritja e edukimit privat. Fëmijët me kualifikim dhe
edukim më të mirë janë të aftë të kontribuojnë në mënyrë sipërmarrëse dhe të forcojnë
tregun konkurrent të punës.

Shëndeti
◊
Trajnimi në procedurat e mbrojtjes së fëmijëve për stafin mjekësor dhe
zgjerimi i lidhjeve me shërbimet sociale dhe policinë.
◊
Forcimi i procedurave administrative për të siguruar akses në
shpërndarjen e shërbimeve klinike, duke theksuar reduktimin në një masë të
gjerë të pagesave informale (jo ligjore).
Programet
◊
Të thellohet më tej puna për zgjerimin e politikave të mbrojtjes së
fëmijëve
NPOJF-të mund të veprojnë si ndërmjetësuese mes qeverisë dhe bizneseve për të ndihmuar
fokusimin e tyre tek çështjet që lidhen me fëmijët, - duke ofruar këshilla në hartimin e
politikave, trajnime, asistencë gjatë auditimit, ofrimin e akreditimit dhe vlerësimit të riskut
në programe. Kjo duhet të jetë një përpjekje e koordinuar nën një ombrellë të vetme në
mënyrë që të shmangen mos përputhjet në standardet e zbatuara.

◊
Ngritja e një linje telefonike të qëndrueshme për mbrojtjen e
fëmijëve
Për të siguruar shërbime të drejtpërdrejta të këshillimit (referoju majtas), një linjë e tillë
mund të mbledhë informacion për rastet dhe të bëhet një instrument parësor në çështjet
e mbrojtjes së fëmijëve.

◊
Krijimi i një portali (interneti) për çështjet e fëmijëve me qëllim shpërndarjen e
njohurive.
Përdorimi efektiv i internetit është ende në zhvillim në Shqipëri. Inspektimi i faqeve të internetit
të OJF që punojnë për fëmijët, paraqet se një numër i konsiderueshëm nuk janë duke shfrytëzuar
mundësitë që ofron informimi – komunikimi – teknologjia (ICT) për ndarjen e informacionit dhe
rritjen e ndërgjegjësimit ndërmjet fushave të ndryshme të ekspertizës. Kjo nuk kufizohet vetëm
tek OJF-të vendase gjithsesi; edhe burime të pasura siç është UNICEF nuk kanë publikime të
aksesueshme për edukimin që nga viti 2004.

Sugjerime për studime të mëtejshme
Për të arritur një koncept koherent dhe të qëndrueshëm propozohet nevoja e aplikimit të një
metodologjie të fokusuar tek fëmija. Kjo, përkundër përqasjes së zakonshme institucionale nga
lart-poshtë, mund t’i shërbeje më mirë nevojave të fëmijëve dhe të ndihmojë të gjithë aktorët e
përfshirë në politikëbërje me të dhëna. Studimet dhe raportet për çështjet e fëmijëve duhet të
përfshijnë më shumë analiza, sesa thjesht të përshkruajnë situatat ligjore apo sociale të fëmijëve. Si
parashtesë, rekomandohet që agjencitë të cilat merren drejtpërdrejtë apo jo me çështjet e fëmijëve
të punojnë së bashku për të identifikuar, për të formuluar një skemë të përbashkët të indikatorëve
dhe masave kryesore për mirëqenien e fëmijëve, gjë që do të sigurojë një kuptim më të plotë të
panoramës sociale, analizave dhe përgjigjeve të nevojave të fëmijëve në veçanti dhe shoqërisë në
përgjithësi.
Duke konsideruar që të dhënat e sakta dhe zhvillimi i indikatorëve kanë rëndësi të madhe, mund
të inkurajohet monitorimi, krahasimi ndërmjet vendeve dhe të stimulohet diskutimi dhe hartimi i
politikave për të përmirësuar jetët e fëmijëve. Pa dyshim, kërkime dhe studime, dhe sa më tepër
kërkime e studime rreth çështjeve të fëmijëve do të ofrojë një bazë shkencore për analizat e duhura.
Kërkimet e studimet vetëm mund të ofrojnë rekomandimet e duhura dhe kështu çështjet që lidhen
me fëmijët do të mund të trajtohen më mirë. Ato do të bëjnë të mundur (ndoshta vetëm si fillim
për sa kohë nuk është krijuar ende) një vizion të politikës sociale në lidhje me fëmijët dhe jo një
zgjidhje pragmatike apo të imponuar siç është bërë deri më tani.
Përse na nevojitet një koncept për mirëqenien e fëmijës? Në literaturë dhe në praktikë, është
argumentuar gjerësisht se varfëria jo vetëm që përfaqëson një moment denigrues dhe stigmatizues
për individin – të varfrit ndjehen të turpëruar, të pafuqishëm, e vulnerabil, për shkak të gjendjes
së tyre dhe etiketimeve që iu bëhen, por gjithashtu është edhe një koncept kufizues sepse duke
qenë kryesisht i lidhur (megjithëse në mënyrë të gabuar dhe për arsye të kredibilitetit politik) me

46
të ardhurat në familje ose konsumin (Tahiraj, 2007). Kështu, nuk ka ndonjë qëndrim të vendosur
nëse ekziston një marrëdhënie e drejtpërdrejtë midis varfërisë dhe indikatorëve të tjerë siç është
ushqyerja, aksesi me ujë të pastër të pijshëm ose braktisja e shkollës. (Baschieri dhe Falkingham,
2006). Studimi i këtyre çështjeve kaq të ndërthurura ka çuar drejt hartimit të një liste indikatorësh
që mund të jenë pranë paraqitjes së situatës reale të fëmijëve. Kjo do të na ndihmojë të kuptojmë
çështjet e fëmijëve më mirë dhe t’i konceptojmë
pozitivisht ato dhe grupin e fëmijëve, dhe të mos e
perceptojmë këtë si një detyrim ndëshkues ashtu siç
deri tani e kemi perceptuar dhe vendosur.
Mirëqenia e fëmijëve lidhet me zhvillimin e fëmijëve, i
ngjashëm me indeksin e zhvillimit human. Politikat e
deritanishme për fëmijët, janë kryesisht të kufizuara në
konceptet ekzistuese, kështu që lind domosdoshmëria
për vlerësime të reja të nevojave të fëmijëve. Mirëqenia e fëmijës është një koncept që largohet
nga koncepti i ngushtë i lidhjes së varfërisë me të ardhurat mes fëmijëve, dhe i ofron analistëve dhe
politikëbërësve një pamje më të gjerë, të afërt dhe më realiste të kompleksitetit të çështjeve që
ndikojnë jetën e fëmijëve. Sfida për përpjekje të organizuar të përshtatjes së konceptit të mirëqenies
së fëmijëve do të jetë një përpjekje e integruar përkundër asaj pragmatiste por solipstike, përqasje
kjo që ka mbizotëruar deri më tani në projekte. Zhvillimi i koncepteve specifike dhe indikatorëve të
veçantë ndihmon që të kuptohet për shembull përjashtimi aktiv – siç do të ishte miratimi i një ligji
që redukton aksesin në shkollë për fëmijët e migrantëve informalë, dhe përjashtimi pasiv kur ndodh
si rezultat i dështimit për të njohur ose adresuar barrierat e nënkuptuara siç janë, kostot e fshehura
në lidhje me edukimin, edhe pse nuk ka një mendim të qëllimshëm për të përjashtuar (Sen, 2000).
Prandaj indikatorët duhet të jenë të gatshëm për të hetuar dhe përballuar përjashtimin, sepse
injorimi ose toleranca kundrejt përjashtimit mund të shkaktojë probleme të tjera më të thella.
Rezultatet përfundimtare kundrejt produktev Në publikimet në vend të analizuara për këtë raport
u vu re një tendencë e përbashkët. Raportet e vlerësimeve përqendrohen më tepër tek produkti
(output), - rezultate të prekshme dhe të dukshme të projektit, më tepër se rezultat përfundimtare
(outcome) – ndikimi i këtyre rezultateve dhe projekteve tek audienca e gjerë. Sërish, indikatorët për
të matur rezultatet (outcome) - ndikimin e rezultateve të projekteve të veçanta për fëmijët, duket
të zhvillohen.
Kjo do t’u mundësojë organizatave të jenë më efektive në objektivat e tyre, më tepër se sa thjesht
të përmbushin disa kritere burokratike.
◊

47
my first upload
my first upload
my first upload
my first upload
my first upload
my first upload
my first upload
my first upload
my first upload

More Related Content

Similar to my first upload

Sherbimi psikologjik ne spitale
Sherbimi psikologjik ne spitaleSherbimi psikologjik ne spitale
Sherbimi psikologjik ne spitaleAnida Ago
 
Roli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollorRoli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollorAnida Ago
 
AMBASADA E PARË E FËMIJËVE NË BOTË MEGJASHI - REPUBLIKA E MAQEDONISË.pdf
AMBASADA E PARË E FËMIJËVE NË BOTË MEGJASHI - REPUBLIKA E MAQEDONISË.pdfAMBASADA E PARË E FËMIJËVE NË BOTË MEGJASHI - REPUBLIKA E MAQEDONISË.pdf
AMBASADA E PARË E FËMIJËVE NË BOTË MEGJASHI - REPUBLIKA E MAQEDONISË.pdfFirst Children's Embassy in the World
 
Vullnetarët gjithmonë kanë qenë dhe janë pjesë shumë e rëndësishme e punës së...
Vullnetarët gjithmonë kanë qenë dhe janë pjesë shumë e rëndësishme e punës së...Vullnetarët gjithmonë kanë qenë dhe janë pjesë shumë e rëndësishme e punës së...
Vullnetarët gjithmonë kanë qenë dhe janë pjesë shumë e rëndësishme e punës së...Детска Амбасада Меѓаши
 
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative AMBASADA E PARЁ E FЁMIJЁVE...
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative AMBASADA E PARЁ E FЁMIJЁVE...Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative AMBASADA E PARЁ E FЁMIJЁVE...
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative AMBASADA E PARЁ E FЁMIJЁVE...Детска Амбасада Меѓаши
 
Alo116 raport vjetor 2011-131211051650-phpapp02
Alo116 raport vjetor 2011-131211051650-phpapp02Alo116 raport vjetor 2011-131211051650-phpapp02
Alo116 raport vjetor 2011-131211051650-phpapp02Mirgit Vataj
 
Adoleshentet ne shkolle - Qytetari X
Adoleshentet ne shkolle - Qytetari XAdoleshentet ne shkolle - Qytetari X
Adoleshentet ne shkolle - Qytetari XGersa_a
 
Femijet raportojne ne alo 116 viti 2012
Femijet raportojne ne alo 116 viti 2012Femijet raportojne ne alo 116 viti 2012
Femijet raportojne ne alo 116 viti 2012Mirgit Vataj
 
Sjelljet e femijeve
Sjelljet e femijeveSjelljet e femijeve
Sjelljet e femijevefatoams
 
PLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE, QARKU KUKËS
PLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE  TË  FËMIJËVE, QARKU KUKËSPLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE  TË  FËMIJËVE, QARKU KUKËS
PLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE, QARKU KUKËSALB-AID Kukes
 
Udhërrëfyes:Roli i prindërve në parandalimin dhe përbaljen me dhunën në shkola
Udhërrëfyes:Roli i prindërve në parandalimin dhe përbaljen me  dhunën në shkolaUdhërrëfyes:Roli i prindërve në parandalimin dhe përbaljen me  dhunën në shkola
Udhërrëfyes:Roli i prindërve në parandalimin dhe përbaljen me dhunën në shkolaFirst Children's Embassy in the World
 
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË NXËNËSVE
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË  NXËNËSVEUDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË  NXËNËSVE
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË NXËNËSVEALB-AID Kukes
 

Similar to my first upload (20)

Alo 116 raporti vjetor 2012
Alo 116 raporti vjetor 2012Alo 116 raporti vjetor 2012
Alo 116 raporti vjetor 2012
 
Sherbimi psikologjik ne spitale
Sherbimi psikologjik ne spitaleSherbimi psikologjik ne spitale
Sherbimi psikologjik ne spitale
 
Roli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollorRoli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollor
 
AMBASADA E PARË E FËMIJËVE NË BOTË MEGJASHI - REPUBLIKA E MAQEDONISË.pdf
AMBASADA E PARË E FËMIJËVE NË BOTË MEGJASHI - REPUBLIKA E MAQEDONISË.pdfAMBASADA E PARË E FËMIJËVE NË BOTË MEGJASHI - REPUBLIKA E MAQEDONISË.pdf
AMBASADA E PARË E FËMIJËVE NË BOTË MEGJASHI - REPUBLIKA E MAQEDONISË.pdf
 
Vullnetarët gjithmonë kanë qenë dhe janë pjesë shumë e rëndësishme e punës së...
Vullnetarët gjithmonë kanë qenë dhe janë pjesë shumë e rëndësishme e punës së...Vullnetarët gjithmonë kanë qenë dhe janë pjesë shumë e rëndësishme e punës së...
Vullnetarët gjithmonë kanë qenë dhe janë pjesë shumë e rëndësishme e punës së...
 
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative AMBASADA E PARЁ E FЁMIJЁVE...
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative AMBASADA E PARЁ E FЁMIJЁVE...Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative AMBASADA E PARЁ E FЁMIJЁVE...
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative AMBASADA E PARЁ E FЁMIJЁVE...
 
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizativeArritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative
 
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative.pdf
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative.pdfArritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative.pdf
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative.pdf
 
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative.pdf
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative.pdfArritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative.pdf
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative.pdf
 
Alo116 raport vjetor 2011-131211051650-phpapp02
Alo116 raport vjetor 2011-131211051650-phpapp02Alo116 raport vjetor 2011-131211051650-phpapp02
Alo116 raport vjetor 2011-131211051650-phpapp02
 
Alo 116 raport vjetor 2011
Alo 116   raport vjetor 2011Alo 116   raport vjetor 2011
Alo 116 raport vjetor 2011
 
Adoleshentet ne shkolle - Qytetari X
Adoleshentet ne shkolle - Qytetari XAdoleshentet ne shkolle - Qytetari X
Adoleshentet ne shkolle - Qytetari X
 
Nr1 alb
Nr1 albNr1 alb
Nr1 alb
 
Femijet raportojne ne alo 116 viti 2012
Femijet raportojne ne alo 116 viti 2012Femijet raportojne ne alo 116 viti 2012
Femijet raportojne ne alo 116 viti 2012
 
Femijet raportojne ne ALO 116 viti 2012
Femijet raportojne ne ALO 116 viti 2012Femijet raportojne ne ALO 116 viti 2012
Femijet raportojne ne ALO 116 viti 2012
 
Sjelljet e femijeve
Sjelljet e femijeveSjelljet e femijeve
Sjelljet e femijeve
 
Udhëzues për median per raportimin e abuzimit te femijeve
Udhëzues për median per raportimin e abuzimit te femijeveUdhëzues për median per raportimin e abuzimit te femijeve
Udhëzues për median per raportimin e abuzimit te femijeve
 
PLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE, QARKU KUKËS
PLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE  TË  FËMIJËVE, QARKU KUKËSPLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE  TË  FËMIJËVE, QARKU KUKËS
PLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE, QARKU KUKËS
 
Udhërrëfyes:Roli i prindërve në parandalimin dhe përbaljen me dhunën në shkola
Udhërrëfyes:Roli i prindërve në parandalimin dhe përbaljen me  dhunën në shkolaUdhërrëfyes:Roli i prindërve në parandalimin dhe përbaljen me  dhunën në shkola
Udhërrëfyes:Roli i prindërve në parandalimin dhe përbaljen me dhunën në shkola
 
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË NXËNËSVE
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË  NXËNËSVEUDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË  NXËNËSVE
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË NXËNËSVE
 

my first upload

  • 1. FËMIJËT NË SHQIPËRI Fëmijët Sot Shqipëri Autore Enkeleida Tahiraj, PhD
  • 2.
  • 3. FËMIJËT NË SHQIPËRI Autore Dr. Enkeleida Tahiraj Botim i Qendrës ‘Fëmijët Sot’ 2008
  • 4.
  • 5. Qendra Fëmijët Sot Vizioni ynë është të sjellim përmirësime të qëndrueshme në jetën e fëmijëve në Shqipëri. Me këtë vizion, ‘Fëmijët Sot’ është e angazhuar praktikisht - ne drejtojmë programe që kanë ndikim pozitiv për fëmijët – si dhe synon të ndikojë në nivel politikash. Ne gjithashtu jemi krejtësisht të përkushtuar për nxitjen e një bashkëpunimi më të madh mes aktorëve vendorë, rajonalë dhe ndërkombëtarë që punojnë për fëmijët. Ne besojmë që mirëqenia dhe mbarëvajtja aktuale e fëmijëve është çelësi i një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë dhe i konsiderojmë fëmijët si të aftë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë sonë. Për rrjedhojë, ne punojmë për të nxitur pjesëmarrjen e tyre aktive në çështje që prekin të drejtat dhe interesat e tyre. Megjithëse ne shqetësohemi për të gjithë fëmijët, përparësia jonë është puna me ata fëmijë të cilët jetojnë në varfëri ose në situata në nevojë. Objektivi ynë statutor është të punojmë për një botë ku fëmijët mund të realizojnë potencialin e tyre tërësor. Programi ynë përqendrohet te të drejtat, shëndeti dhe arsimimi i fëmijëve. Ne ndërmarrim fushata vjetore, përmes së cilave synojmë të: * promovojmë të drejtat ligjore e sociale të fëmijëve, * ndikojmë në diskutime publike dhe dhënien e opinioneve, * rrisim ndërgjegjësimin dhe nxitjen e një angazhimi më të madh në çështjet e fëmijëve, * vëmë në lëvizje shoqërinë dhe mobilizojmë burime me qëllim përmbushjen e të drejtave të fëmijëve. Falenderime Ky raport bazohet në literaturën bashkëkohore të botuar nga disa OJF ndërkombëtare dhe kombëtare, konsulentë dhe akademikë të fushës. Ai ka si qëllim që të shërbejë si një dokument bazë dhe themel për formimin e strategjisë së Qendrës ‘Fëmijët Sot’. Do të dëshironim që ky raport të gjente audiencë gjithashtu midis praktikuesve profesionistë dhe akademikëve. Analiza ka për qëllim të jetë sa më e gjerë por sigurisht jo shteruese. Ky dokument u mundësua në sajë të mbështetjes financiare të Plan Albania. Pikëpamjet e shprehura në këtë dokument nuk duhet të kuptohet se shprehin ndonjë përputhje apo mbështetje nga kjo e fundit. Nga ana tjetër ato nuk mund të konsiderohen si tregues i politikave aktuale të Qendrës ‘Fëmijët Sot’. Design & Fotos © 2008 Enkeleida Tahiraj etahiraj@ucsd.edu Botim i: Fëmijët Sot. Logo, Fotot e Faqeve 10b&23a © Fëmijët Sot Përkthimi nga Anglishtja © QFS 2008
  • 6. Rreth autores Dr. Enkeleida Tahiraj është lektore për nivelin universitar dhe pasuniversitar për Politikat Ndërkombëtare dhe ato Sociale në Universitetin e Londrës (UCL). Ajo ka drejtuar edhe programin e Studimeve Shqiptare – NASH të këtij universiteti. Dr. Tahiraj ka përvojë të gjerë në mësimdhënie edhe në universitete të tjera, si në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu edhe jashtë saj. Ajo ka marrë pjesë dhe ka referuar rregullisht në konferenca ndërkombëtare në universitete të ndryshme, përfshirë UCL, London School of Economics, Universitetin e Jorkut, Oksfordit dhe Universitetin e Harvardit. Ajo gjithashtu është angazhuar si konsulente për organizata dhe kompani ndërkombëtare. Fusha e ekspertizës së saj kryesisht mbulon studimet për varfërinë; dhe studime të tilla domosdoshmërisht ndërthurin disa disiplina. Ajo ka në vëmendje kryesisht rajonin e Evropës Jug-Lindore, edhe pse gjithmonë është përpjekur të ruajë një perspektivë globale. Dr. Tahiraj ka botuar gjerësisht në lidhje me varfërinë, përkatësinë gjinore, zhvillimin, mirëqenien, qeverisjen dhe institucionet, politikat sociale globale dhe shoqërinë civile në shumë periodikë të njohur ndërkombëtare. Aktualisht Dr. Tahiraj është në fazën përfundimtare të librit “Politikat Sociale nga Tranzicioni në Konsolidim – Varfëria dhe Programet për zbutjen e Varfërisë”. Dr. Enkeleida Tahiraj (MA, Sussex, UK; PhD, York, UK) Kontakt: <etahiraj@ucsd.edu>
  • 7. Përmbajtja Parathënie Vështrim i shkurtër Përmbledhje ekzekutive Gjendja e fëmijëve Disa rekomandime Të drejtat e fëmijëve Shëndeti i fëmijëve Krahasim i të dhënave të vendit: Vdekshmëria foshnjore dhe e fëmijëve Arsimi Krahasim i të dhënave të vendit: puna në arsim Çështje që prekin fëmijët Fëmijët në rrezik Kujdesi në familje dhe në shoqëri Puna e fëmijëve Fëmijët që jetojnë në varfëri Vështrim mbi: Romët Ndërhyrje dhe aktorë Politikat për fëmijët Konkluzione Propozime Sugjerime për kërkime Bibliografi Shkurtime Fjalorth
  • 8. Parathënie “Fëmijët Sot” është një organizatë jofitimprurëse në Shqipëri, e themeluar në vitin 2007. Përmes përkushtimit tonë për të punuar dhe profesionalizmit synojmë të ndikojmë në përmirësimin e jetës së fëmijëve në Shqipëri. Ne besojmë se fëmijët janë e tashmja e shoqërisë sonë dhe i konsiderojmë ata si të aftë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë sonë. Ne i inkurajojmë pozitivisht fëmijët për të marrë pjesë në çështje që ndikojnë në interesat e tyre dhe që prekin të drejtat e tyre. Ne urojmë që t’i shohim të gjithë fëmijët në vendin tonë të jetojnë me dinjitet dhe të drejta të siguruara, të jenë të respektuar dhe të kenë një jetë të gëzueshme. Puna jonë udhëhiqet nga vizioni se fëmijët të cilët kanë akses në arsim cilësor, argëtim dhe kulturë, dhe që gëzojnë të drejtën për akses në çdo sferë të jetës dhe për mundësi profesionale të përshtatshme, do të mund të kontribuojnë pozitivisht për zhvillimin e shoqërinë. “Fëmijët Sot” konsideron që kryerja e studimeve e fokusuar në aspekte të ndryshme që ndikojnë në jetën e fëmijëve është përbërës thelbësor i punës sonë. Përpjekjet, përkushtimi, sikurse edhe veprimtaritë tona që bëjmë duhet të bazohen në nevojat e vërteta të fëmijëve në Shqipëri. Duke marrë në konsideratë që qendra është themeluar, jo shumë kohë më parë, zhvillimi i strukturave programatike në bazë të një tereni të njohur dhe të studiuar mirë, ka një vlerë të rëndësishme. Ne nuk mund të promovojmë dhe zbatojmë iniciativa që ofrojnë akses në arsim cilësor, shëndetësi, të drejtat, kultura dhe që nuk mund të ndikojnë më tej politikat për fëmijët pa. njohuri mbi gjendjen. Po kështu, ne besojmë se nuk mund të ofrojmë mendime dhe të ndajmë përvojat më të mira pa i bazuar ato në realitetin dhe kontekstin e duhur. Pikërisht për arsyet e mësipërme që kemi hartuar këtë studim bazuar në literaturën ekzistuese mbi çështjet e fëmijëve në vend. Ne shpresojmë që studimi t’u vijë në ndihmë praktikantëve profesionistë për të zbuluar dimensionet e shumta të çështjeve të fëmijëve dhe të ndihmojë në analizën e përcaktimit të prioriteteve në vend. Gjithashtu, shpresojmë që ky studim të shërbejë si orientim i nevojshëm për të gjithë ata që nuk janë ekspertë për çështjet në Shqipëri, apo për studime të tjera për fëmijët. Dr. Eralda (Met-Hasani) Çani Drejtore Ekzekutive, QFS
  • 9.
  • 11. Vështrim i shkurtër Treguesit e jetesës Shëndeti 1 Vdekshmëria nën 5: Vdekshmëria nën 5: 1 121 4.5% (1990); 1.8% (2005)2 Vdekshmëria tek foshnjet (<1vjeç): 3.7% (1990);1.6% (2005) Vdekshmëria e porsalindurve: 1.2% (2000) Numri vjetor i lindjeve: Vaksinimi rutinë EPI3 i financuar nga qeveria: 80% Fëmijë 1 vjeç të TBC, Fruthi, Poliomeliti: nga 97% imunizimi Përqindja e familjeve me të paktën një fëmijë me aftësi të kufizuar dhe që përfitojnë ndihmë ekonomike: 11% 53,000 (2005) Numri vjetor i vdekjeve nën 5 vjeç: 1000 (2005) Arsimi4 Niveli i regjistrimit në shkollat fillore: Niveli i frekuentimit të shkollës fillore: Ushqyerja 96%/95% 54%/50% Fëmijët që kanë arritur në klasën e 5të: 90% Foshnja të lindura nën peshë (1998-2005): 5% Regjistrimi në shkollat e mesme: Fëmijë të ushqyer vetëm me gji (<6 muaj): 6% Niveli i frekuentimit të shkollës së mesme: 39%/39% Nën 5 vjeç, nën të rëndë/ moderuar: peshë Nën 5 vjeç që vuajnë të rënda/ moderuara: nga në nivel 14% dobësime 11% Frekuentimi mesatar i shkollës: 75%/73% 9.5 years5 Mbrojtja e Fëmijëve Nën 5 vjeç që vuajnë nga ndërprerje të rritjes të rënda/ moderuara: 34% Puna e fëmijëve (5-14 vjeç): 1 Të gjitha statistikat nga INSTAT, UNICEF, Progres-raporti 2006 i KE-së, Banka Botërore. 2 N.B . UNICEF vlerëson 2.6% për 2005. 3 4 5 23% (27%male,19%female) Programe të zgjeruara imunizimi Shifrat përfaqësojnë Meshkuj/ Femra Pesë vjet nën mesataren e OECD Për shkak të migrimit dhe rënies së lindjeve raporti i fëmijëve në shoqëri ka pësuar një rënie të qëndrueshme në dhjetëvjeçarin nga 2005 e më pas - nga 38.4% në 32.7%. Gjithsesi, pavarësisht nga kjo, Shqipëria ka popullsinë më të re në Evropë. Popullsia e Shqipërisë në vitin 2007 ishte afërisht 3.3 milion. Nga ky numër, rreth 1/3 ishin fëmijë nën 18 vjeç – rreth 1,396,000 (Strategjia Kombëtare për Fëmijët, 2005). Popullsia nën 5 vjeç ishte 253,000 veta.
  • 12. Përmbledhje Ekzekutive D hjetëvjeçari i fundit ka dëshmuar përmirësime të ndjeshme të situatës së fëmijëve në Shqipëri. Ndër arritjet e rëndësishme përfshijmë uljen e vazhdueshme të vdekshmërisë së fëmijëve dhe foshnjave, njohjen dhe mbrojtjen më të mirë të të drejtave të fëmijëve, një program imunizimi gjithëpërfshirës dhe vijimësinë e regjistrimeve në nivel të lartë në arsimim fillor. Megjithatë, mbetet ende shumë për t’u bërë për të përmirësuar jetën e fëmijëve. Midis të tjerash, ka nevojë për të kaluar pasojat e dëmshme të të kequshqyerit dhe mjediseve jo të shëndetshme për shumë fëmijë, për të lehtësuar aksesin në kujdesin shëndetësor, për të hetuar dhe ndaluar efektivisht rastet e punës së fëmijëve, për të tejkaluar dështimin në arritjet shkollore dhe për të arritur rezultatet e duhura arsimore për ta. “Përjashtimi social i disa grupeve të fëmijëve përbën një shqetësim të dukshëm, të përhapur dhe që po thellohet gjithnjë e më tepër.” Lidhja ndërmjet pozitës së pafavorshme ekonomike dhe përjashtimit social është evidentuar dukshëm në zonat rurale ku aksesi për shërbimet kryesore publike, në shëndetësi apo arsimim, shpesh është i vështirë, madje edhe i pamundur. Barriera më pak të dallueshme ekzistojnë për fëmijët në zonat urbane dhe zonat informate. Në këto zona cilësia e shërbimeve është shumë e ulët. Përjashtimi social i disa grupeve të fëmijëve përbën një shqetësim të dukshëm, të përhapur dhe që po thellohet gjithnjë e më tepër. Vala e kohëve të fundit e njohjes zyrtare nga ana e qeverisë dhe institucioneve të saj të rëndësisë së dhe kthimit të vëmendjes drejt çështjeve të fëmijëve ndoshta mund t’i atribuohet presioneve për përshtatje dhe përputhje. Së bashku me angazhimet për “një qeveri të vogël”, e cila kufizon burimet institucionale, koordinimi dhe zbatimi i politikave të mbrojtjes së fëmijëve mbeten të dobëta. Së pari, kjo parandalon që çështjet e fëmijëve të integrohen në politikë-bërjen e përgjithshme. Së dyti, qeveritë e njëpasnjëshme kanë qenë të forta në strategji, por të dobëta në administrim, kështu që përshtatjet e nevojshme mbeten më shumë teorike sesa realizohen. Po kështu, ndikimet politike nuk ndiqen në tej, derisa shtysa për ndryshim mbetet e jashtme. Ka një nevojë të madhe për më tepër analizë dhe kuptim të pasojave korrelative të politikave – për shembull, për të ndërthurur shërbimet e kujdesit për fëmijët dhe punësimit të grave. Në përgjithësi, cilësia e ulët e vazhdueshme e shërbimeve publike për fëmijët sugjeron se, pa dyshim, burimet ose nuk ekzistojnë ose nuk janë të orientuara drejt në trajtimin e çështjeve të fëmijëve në vend edhe nëse këto burime përdoren zyrtarisht me vijimësi të tyre ?! Sukseset e arritura flasin për një kuptim të drejtë të disa çështjeve, ndërkohë që mbetet ende për t’u parë nëse do të ketë vullnet për t’i zbatuar ato apo jo. 12
  • 13. Gjendja e fëmijëve TË DREJTAT SHËNDETI Të drejtat e fëmijëve njihen në Shqipëri në legjislacionin aktual por fëmijët gëzojnë mbrojtje de facto të kufizuar. Shpërndarja jo e barabartë e burimeve mjekësore ndikon në aksesin e fëmijëve për kujdes shëndetësor në zonat e largëta, rurale dhe migratore peri-urbane. Kjo gjë ka të bëjë veçanërisht me përfitimin nga kujdesi shëndetësor i urgjencës apo ai dentar, si ai i specializuar ashtu edhe ai rutinë. Ka paqartësi në përgjegjësitë institucionale për mbrojtjen e fëmijëve në nivele qendrore dhe lokale. Në sektorin publik, politikat e mbrojtjes, edhe aty ku ekzistojnë, pak zbatohen. Raportohen ende incidente të trafikimit të fëmijëve dhe abuzimit të fëmijëve, përfshirë abuzimin seksual, duke treguar kështu që përpjekjet për të mbrojtur shfrytëzimin e të miturve kanë qenë të kufizuara në rezultate. Avokati i Popullit ka vërejtur në disa raste shkelje të të drejtave të fëmijëve nga institucionet, apo edhe mos respektim të procesit të rregullt ligjor. Panorama që merret nga të gjitha burimet është që ka mungesë njohurish midis institucioneve që merren me fëmijët, apo edhe me mbledhjen dhe monitorimin e të dhënave. Po kështu, burime të pakta janë alokuar për çështje të fëmijëve, gjë e cila nuk është aspak e çuditshme duke pasur parasysh angazhimin për një qeveri të vogël (premtim ky i bërë donatorëve). Përfundimisht, ka nevojë për një institucion të vetëm përgjegjës dhe gjithëpërfshirës për koordinim më të mirë ndërmjet agjencive, dhe për të përfshirë të drejtat e fëmijëve. Ky institucion duhet të ketë kompetencën për të mbrojtur këto të drejta, si dhe për t’iu përgjigjur shkeljeve të raportuara me gjithë forcën e ligjit. Reduktimi i shërbimeve falas ka ndikuar ndjeshëm shëndetin e fëmijëve të familjeve të varfra. Nuk ka standarde cilësie për kujdesin shëndetësor primar dhe shërbimet ambulatore, dhe mjete të pakta për t’iu përgjigjur nevojave në çdo rast. Ka pak kontrolle për korrupsion në sektorin e shëndetit publik falas. Cilësia e ulët e shërbimeve mund t’i detyrojë prindërit për të zgjedhur kujdesin shtëpiak për fëmijët, duke krijuar kështu një boshllëk për shëndetin e fëmijëve. Specialistët mjekësor luajnë një rol thelbësor në identifikimin dhe dhënien përgjigje të çështjeve të mbrojtjes së fëmijëve. Megjithatë, mbizotëron një mentalitet “mbivlerësues” dhe punonjësve të shëndetësisë u mungon vlerësimi për rolin e sektorit të shërbimeve sociale, duke sjellë si rezultat mungesën e koordinimit ndërinstitucional dhe ndjekjes në vazhdimësi të rasteve. Fëmijët vuajnë më tepër se kushdo tjetër nga pasojat e një ambienti jo të shëndetshëm, i cili shpesh përkeqësohet nga varfëria, dhe degradohet nga rritja ekonomike që nuk bazohet në parimet e qëndrueshmërisë. 13
  • 14. ARSIMIMI Përmirësimet modeste në shifrat e regjistrimit në të gjitha nivelet e arsimimit nuk përputhen me përpjekjet për uljen e shifrave të braktisjes së shkollës apo rezultateve më të mira shkollore për shumicën e nxënësve. Fëmijët në zonat rurale dhe vajzat janë veçanërisht në disavantazh. Largimi nga shkolla në vitet e fundit të arsimimit bazë është në përqindje të lartë, shumë fëmijë lënë shkollën pa asnjë kualifikim. Kostot e padukshme shtesë për prindërit e fëmijëve të përfshirë në arsimin shtetëror, ( të ashtuquajtura ‘para xhepi’ ), përbëjnë përjashtim pasiv (Sen, 2000) – nëpërmjet të cilit fëmijët përjashtohen nga gëzimi i të drejtave të plota si bashkëmoshatarët e tyre, për shkak të mungesës së njohjes së situatës. Faktorë të tillë në mënyrë jo proporcionale penalizojnë fëmijët e familjeve me të ardhura të pakta dhe rrezikojnë stigmatizimin social mes bashkëmoshatarëve. Më tej, është zhvilluar një sistem me dy standarde, për shkak të një rritje të numrit të shkollave private, kryesisht në qytete të mëdha. Megjithatë, ka pak kontroll për cilësinë e arsimimit privat të çdo niveli. Për të përmirësuar standardet nevojitet një rishikim i kurrikulave kombëtare, si dhe programit të zhvillimit profesional të vazhdueshëm për edukatorët. Raportimet mbi rastet e mitëmarrjes nga ana e stafit mësimor tregojnë që fenomeni ende është i rhapur. Një shembull i thjeshtë mjafton për të treguar që ekzistenca e kuadrit ligjor nuk mjafton pa zbatimin e duhur: ka rezultuar që sistemi i gjobave për familjet për nxënësit që mungojnë në shkollë është efektivisht i azbatueshëm. Si pasojë, nevoja për një veprim të koordinuar në fusha të ndryshme ndërdisiplinore do të siguronte që çështjet e fëmijëve të kenë trajtimin e duhur. 14
  • 15. Disa Rekomandime Të drejtat dhe Mbrojtja e Fëmijëve ◊ Të bashkërendohet puna që të institucionalizohet përgjegjësia për të drejtat e fëmijëve në një organ zyrtar të posaçëm në nivel qeveritar dhe të zhvillohet ekspertiza specifike për fëmijët. Të sigurohet që ekspertiza të bëhet pjesë e të gjitha aspekteve të politikë-bërjes. ◊ Të krijohet një linje telefonike kombëtare, e qëndrueshme, efikase dhe sipas praktikave më të mira, për mbrojtjen e fëmijëve. Kjo gjë do të kërkonte përkrahje të gjerë, të shumanshme nga qeveria, biznesi, OJF-të vendase dhe ndërkombëtare. ◊ Të punohet më tej drejt përshtatjes në vend të treguesve evropianë për gjendjen e të drejtave të fëmijëve. ◊ Të bëhet fushatë e gjerë për ndalimin e të gjitha formave të ndëshkimit trupor të fëmijëve në shtëpi dhe në ambientet e përkujdesjes. Sipas legjislacionit aktual, ligji diskriminon fëmijët duke u dhënë atyre më pak të drejta se sa të rriturit për sa u përket sigurisë dhe mbrojtjes personale nga dhuna. Arsimimi, shëndeti dhe politikat ◊ Lipsen përmirësime administrative për të ulur ndikimet dhe klientelizmin. ◊ Të shqyrtohen mundësitë për përfitime sa më të plota nga fëmijët sidomos nga lidhja mes politikave në fusha të ndryshme. ◊ Nevojitet zhvillimi i treguesve për mirëqenien e fëmijës dhe promovimi i kërkimeve të reja të fokusuara posaçërisht tek fëmijët. ◊ Të krijohet një portal në internet (online) për organizatat aktive në çështjet e fëmijëve për të promovuar përhapje, komunikim dhe bashkëpunim më të madh komunitete komunitetin. 15
  • 16. Kuadri ligjor për fëmijët PËRKUFIZIMI LIGJOR I FËMIJËS punës së fëmijëve “ ratifikuar në vitin 2001. Legjislacioni shqiptar nuk jep një përkufizim të vetëm dhe të qartë të termit fëmijë. Mund të merret nga disa referenca që fëmijë është personi nga 0-18 vjeç dhe përkufizimi varion në varësi të ligjit që zbatohet: E DREJTA PËR PËRKUJDESJE SOCIALE “Braktisja e fëmijës nën moshën 16 vjeç …”.(Neni 124, Kodi Penal) “I mituri, që ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç…” (Nenet 7 dhe 8, Kodi Civil) “Të miturit nga mosha 16 deri në 18 vjeç mund të punësohen në punë të lehta....” (Neni 99, Kodi i Punës) “Vetëm personat madhorë, mbi 18 vjeç, mund të punësohen në punë të vështira” (Neni 100, Kodi i Punës) TË DREJTA TË VEÇANTA PËR FËMIJËT Brenda mbrojtjes universale me ligj të së drejtës për jetën (Neni 21, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë), shteti u garanton mbrojtje të veçantë fëmijëve, të rinjve, grave shtatzëna dhe nënave të reja (Neni 54, Kushtetuta e Shqipërisë). “Çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe përdorimi për punë, e veçanërisht nën moshën minimale për punën e fëmijëve, që mund të dëmtojë shëndetin, moralin ose të rrezikojë jetën a zhvillimin e tij normal.” Përveç kësaj, Konventa mbi të Drejtat e Fëmijëve vendos detyrime lidhur me të drejtat e fëmijëve udhëhequr nga parimi i ‘interesi më i lartë i fëmijës’. Sipas kësaj, çdo fëmijë, pa paragjykim, ka të drejtën për një nivel të pranueshëm të kushteve të jetesës, për të cilat prindërit apo shteti si mbrojtës, kanë përgjegjësi. PUNA E FËMIJËS Konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP) Nr. 138, datë 19.06.1976 “Për moshën minimale për pranim për punësim” ratifikuar në vitin 1998 dhe Nr. 182, datë 17.06.1999 Konventa “Format më të këqia të Kodi i Familjes (Ligji Nr. 9062, 08/05/2003) vendos detyrime institucionale të shtetit kundrejt fëmijëve pa përkujdesje prindërore. MOS DISKRIMINIMI Legjislacioni shqiptar nuk parashikon ndonjë dispozitë të veçantë lidhur me mosdiskriminimin e fëmijëve për shkak të pozicionit të tyre, aktiviteteve apo mendimet dhe besimet që ata ndajnë. Megjithatë, Kushtetuta ndalon diskriminimin e padrejtë për shkaqe të ndryshme. E DREJTA E PËRFAQËSIMIT DHE LIRIA E SHPREHJES Fëmijës mund t’i merret mendimi për kujdestarinë duke filluar nga mosha 10 vjeç (Neni 356 ??? ( i kujt ), Kodi i Procedurave Civile. Legjislacioni parashikon gjithashtu të drejtën e të miturit i cili ka mbushur moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç për t’iu drejtuar vetë gjykatës (Kodi i Procedurës Penale). “...Të pandehurit të mitur i sigurohet ndihmë juridike dhe psikologjike, në çdo gjendje dhe shkallë të procedimit, me praninë e prindit ose të personave të tjerë të kërkuar nga i mituri dhe të pranuar nga autoriteti që procedon.” (Neni 35, Kodii Procedurës Penale) Legjislacioni aktual nuk u njeh fëmijëve të drejta të veçanta vetë-përfaqësimi në rastet e abuzimit në familje. TË DREJTAT DHE LIRITË CIVILE Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë garanton të drejtën e emrit dhe mbiemrit. Fëmija duhet të regjistrohet në Zyrat e Gjendjes Civile nga prindërit apo të afërmit jo më vonë se 45 ditë nga lindja e tij. Nëse regjistrimi nuk bëhet brenda këtij afati, ka ndëshkime. (Mesa është vëzhguar ky ligj nuk është zbatuar asnjëherë).
  • 17. Të drejtat e fëmijëve Përveçse të shprehura në Kushtetutë si pjesë e të drejtave themelore të njeriut, të drejtat e fëmijëve në Shqipëri janë gjithashtu në ligje të ndryshme, të tilla si Kodi Civil, Kodi i Familjes dhe po aq e rëndësishme janë të njohura nëpërmjet ratifikimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Fëmijës (KDF) në vitin 1992. Megjithatë, mënyra e vënies në jetë ka promovuar, në shumë aspekte, një shtrembërim të tyre dhe ka rezultuar në një humbje të vrullit të iniciativës. “Ka ardhur koha për hartimin e një ligji integral që jo vetëm do të garantojë të drejtat e ligjshme të fëmijëve, por të përcaktojë saktë edhe institucionet përgjegjëse që ngarkohen t’i garantojnë këto të drejta.” Siç ka ndodhur edhe me iniciativa të tjera të qeverisë, ndikimi i mundshëm i KDF-së është ulur nga problemet në zbatim dhe monitorim, duke ngritur çështje kritike institucionale, e jo më pak në koordinimin e institucioneve, të shtrëngimeve të burimeve dhe cilësisë së të dhënave. Për të eliminuar konfuzionin dhe shkeljen e mundshme të të drejtave, është e nevojshme të ketë një përkufizim të vetëm të Koço Barka, Ministër i Punës (MPCSSHB, 2008a) moshës së gëzimit të të drejtave të veçanta të siguruara nga KDF. Ndikimi neto ka qenë se, pavarësisht se të drejtat e fëmijëve njihen në legjislacionin shqiptar aktual, kapacitetet e dobëta institucionale dhe zbatimi i çrregullt bëjnë të mundur që fëmijët de facto të vazhdojnë të gëzojnë mbrojtje ligjore të kufizuar. Rrjedhimisht, Shqipëria ka ende rrugë për të bërë përpara se të konsiderojmë që ka përmbushur kushtet e nenit 4 të KDF – “Detyrimin e shteteve për të vënë në jetë të drejtat e KDF në realitet”. Ka pasur mjaft kërkesa për një institucion i cili do të siguronte mbrojtje më të mirë dhe më të gjerë të të drejtave të fëmijëve, sikurse edhe njohjen e nevojës për përmirësimin e mëtejshëm të legjislacionit i cili do të ofrojë mbrojtje më të mirë për fëmijët. Kohët e fundit, Koço Barka, Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta (MPCSSHB) ka kërkuar asistencën e UNICEF-it dhe ekspertëve e tij në hartimin e një Kodi për Fëmijët. Ndërkohë që forcimi i kuadrit të të drejtave për fëmijët është sigurisht i nevojshëm, ka një shqetësim që vetëm miratimi i një ligji nuk do të mund të sigurojë thelbësisht të drejtat e fëmijëve më tej. Avokati i Popullit ka vërejtur në disa raste shkelje të të drejtëve brenda institucioneve ku është shfaqur edhe mungesa e një procesi të rregullt ligjor për arsye të ndryshme. Si rrjedhim, duhet t’i vihet theksi edukimit të publikut dhe trajnimit për të drejtat, zhvillimit të politikave të mbrojtjes nga komuniteti i biznesit, si dhe rritjes së fuqisë zbatuese nga ana e organeve të shtetit, të gjitha këto të mbështetura nga angazhimi serioz i sistemit të qeverisjes.
  • 18. Shëndeti i fëmijëve Shpërndarja jo e barabartë e burimeve mjekësore ndikon në aksesin e fëmijëve për kujdes shëndetësor në zonat e largëta, rurale dhe informale peri-urbane. Kjo gjë ka të bëjë veçanërisht me përfitimin e kujdesit shëndetësor të urgjencës apo dentar si të specializuar ashtu edhe rutinë. Reduktimi i shërbimeve falas ka ndikuar ndjeshëm në shëndetin e fëmijëve të familjeve të varfra. Nuk ka standarde cilësie për kujdesin shëndetësor primar dhe shërbimet ambulatore, dhe ka mjete të pakta për t’iu përgjigjur nevojave në çdo rast. Ka pak kontrolle për korrupsionin në sektorin e shëndetit publik falas. Cilësia e ulët e shërbimeve mund t’i detyrojë prindërit të zgjedhin kujdesin shtëpiak për fëmijët, duke krijuar kështu një boshllëk për shëndetin e fëmijëve. Specialistët e mjekësisë luajnë një rol thelbësor në identifikimin dhe trajtimin e çështjeve të ndryshme për mbrojtjen e fëmijëve. Megjithatë, mbizotëron një mentalitet “mbivlerësues” dhe punonjësve të shëndetësisë u mungon vlerësimi për rolin e sektorit të shërbimeve sociale, duke sjellë si rezultat mungesën e koordinimit ndërinstitucional dhe ndjekjes në vazhdimësi të rasteve, me pasoja mbylljen e çështjeve. Sektori i shëndetit publik ka pësuar ristrukturim të plotë duke pasur financime të pasigurta: shpenzimet për shëndetin publik në kushtet e tranzicionit, kane variuar nga më e ulëta 2.5% deri në 7.3% të shpenzimeve publike në vitin 1999 (INSTAT, 2000a: 118). Ndërsa ka qenë e pamundur për të ruajtur disa arritje të caktuara të suksesshme të shtetit të vjetër komunist (EOHCS, 1999), ka pasur arritje të rëndësishme në disa fusha, si në shifrat e vdekshmërisë së fëmijëve. Trajtimi nga shërbimet e shëndetit publik në mënyrë të papërshtatshme u ndoq nga zhvillimet në shërbimet private. Pati boshllëqe ne kujdesin shëndetësor, me diferencim të veçantë në shërbim, si për shembull ndërmjet zonave rurale dhe urbane. Disa çështje të rëndësishme që ngritën krye në kujdesin shëndetësor janë në të vërtetë riparaqitje bashkëkohore e problemeve tashmë të vjetra, dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm ndaj tendencës për homogjenitetet apo për të marrë si të mirëqena ekzistencën e praktikave mjekësore të perparuara në kujdesin 18 shëndetësor në socializëm. Pavarësisht nga kjo gjë, ka nevojë urgjente për gjetjen e mënyrave për të adresuar mjaftueshmërisht çështje të tilla, siç janë shpenzimet ndaluese të shërbimeve private për shumë, dhe akses të kufizuar rural në kujdesin shëndetësor. Një studim mbi pagesat joformale në sektorin e shëndetit publik në Shqipëri tregon se pagesat “nën dorë” përbëjnë një pengesë të madhe për të bërë përpara në reformën e shëndetësisë dhe tregon probleme në garantimin e përdoruesve mbi të drejtën për të kërkuar llogari. (Vian e të tjerë, 2004). Korrupsioni i raportuar gjerësisht i personelit mjekësor gjithashtu vepron kundër parashikimeve të vlerës së shëndetit publik (CRCA, 2004a) dhe përjashton më tej të varfrit nga shërbimet, aty ku ato ekzistojnë. Për sa u përket çështjeve të aksesit te shërbimet shëndetësore, duket qartë që fëmijët në zonat rurale kanë probleme më të mëdha kjo për shkak të largësisë nga qendrat e trajtimit, apo zonave të gjera që shërbimet e urgjencës mbulojnë.
  • 19. Standardi i jetesës ka një ndikim të madh në shëndetin e fëmijës, kështu që ka një lidhje të nënkuptuar ndërmjet shëndetit dhe varfërisë. Të dhënat për fëmijët nën moshën 5 vjeç tregojnë se 14% të tyre konsiderohen mesatarisht nën peshë dhe 4.4% seriozisht nën peshë; problem ky më shqetësues tek fëmijët djem dhe foshnjat. Mungesa të vogla zhvillimi janë konstatuar në një të tretën e fëmijëve, ndërsa një e pesta e fëmijëve duket se kanë probleme serioze të zhvillimit. (UNICEF, 2000). Faktorët mjedisorë luajnë një rol të konsiderueshëm gjithashtu në perceptimin e shëndetit të fëmijëve. Raportohet që ka ndryshime të theksuara të gjendjes shëndetësore dhe kushteve të strehimit mes zonave urbane dhe rurale –raportohet dy herë më shumë shëndet më i mirë dhe kushte më të mira strehimi për zonat urbane sesa ato rurale (INSTAT, 2002), dhe gjithashtu këto ndryshime raportohen edhe në lidhje me aksesin tek shërbimet publike kryesore, të tilla si uji dhe energjia elektrike. Rritja e nivelit ekonomik nuk ka sjellë domosdoshmërisht një standard të përmirësuar jetese për fëmijët. Rreziqet ambientaliste për shëndetin e fëmijëve janë rritur në dy dekadat e fundit. Fëmijët vuajnë më shumë se kushdo tjetër nga ndikimi i një mjedisi të ndërtuar jo shëndetshëm, i cili shpesh rëndohet nga varfëria. Po kështu, gjendja rëndohet kur infrastrukturës tashmë të dobët i shtohet rritja e kërkesës, nga e cila burojnë rreziqe të shëndetit publik, të tilla si raste të dukshme të dizanterisë, shkaktuar nga problemet e menaxhimit të ujësjellësve, apo rritjes së çlirimit të ndotjes në qytete. Është e vështirë të krahasosh statistikat për shëndetin me vende të tjera të rajonit për Infant Medical Care Newborns protected against Tetanus Under 5s with suspected Pneumonia taken to medical care Under 5s with suspected Pneumonia receiving medical care Under 5s with diarrhoea getting oral rehydration and continued feeding 87 85 91 88 93 85 74 73 64 60 45 57 53 50 93 89 57 48 45 38 31 0 0 0 Data nga: UNICEF 2008 Për të porsalindurit dhe prindërit e tyre kjo situatë është veçanërisht e rëndësishme dhe shkak për shqetësim sepse pjesa më e madhe e incidenteve me rrezik për jetën janë urgjencat (asfiksia, spesis, lindjet e parakohshme). Sigurisht që ka edhe fëmijë të paregjistruar, në të gjitha rrethet, të cilët nuk kanë fare akses në shërbimin mjekësor (ACA, 2007). Figura 1.A Standardet e kujdesit mjekësor për Under 5 Mortality Rank foshnjat për ndërhyrje tipike mjekësore (shifrat janë në përqindje) Under 5 mortality rank 175 151 146 shkak të mospërputhshmërisë në metodologji dhe tregues. Vetë statistikat kombëtare janë shpesh në kontradiktë me ato të organizatave ndërkombëtare. (Banka Botërore, 2006:8). Megjithatë, Shqipëria në të gjitha këndvështrimet duket të jetë e ngadaltë (Figura 1-A) në çështje kyçe. Përmirësimi i sistemit te kujdesit shëndetësor për fëmijët në një periudhë afatshkurtër duket se sjell përmirësim të vazhdueshëm tek ulja e vdekshmërisë së fëmijës dhe iniciativave të shëndetit publik. Po ashtu, forcimi administrativ është i rëndësishëm për të mundësuar akses më të mirë në shërbime, duke i kushtuar vëmendje të madhe rregullimit normativ të reduktimit të plotë të pagesave joformale si dhe uljes së pagesave formale. (UNICEF 2006a:49). 122 130 122 116 119 19
  • 20. Krahasim me shtetet e tjera: Vdekshmëria e fëmijëve dhe e foshnjave Vendi ka shifra të larta e të papranueshme të vdekshmërisë së fëmijëve dhe të foshnjave Shqipëria renditet mes vendeve më të këqijve në rajon për vdekshmërinë e foshnjave dhe fëmijëve nën 5 vjeç, me shifra dukshëm më të larta se sa Greqia, për shembull, në vitin 1990. Megjithatë, ka pasur përmirësime që prej 1990, duke vazhduar tendencën e nisur prej viteve 1970. Shumica e përmirësimeve mund t’i atribuohet drejtpërdrejt suksesit të iniciativave të planifikuara kombëtare, të tilla si programit të përgjithshëm për imunizimin e fëmijëve. Gjithashtu rol ka luajtur edhe rritja e përgjithshme e standardit të jetesës, gjë e cila është vënë re gjatë tranzicionit. Mbetet ende shumë për t’u bërë në mënyrë që të mbyllet hendeku që kemi në krahasim me vendet fqinje, nga të cilat mund të mësohet shumë. Arritjet më të mira të këtyre vendeve ndoshta mund të përshtaten për vendin tonë. Ka pasur një tendencë të dukshme për rënie... ...po ka shqetësime në lidhje me ruajtjen e niveleve të tilla në të ardhmen, pa prezantimin e iniciativave më të planifikuara dhe të detajuara. Ka disa faktorë që mund të ndikojnë në nivelin e uljes. Me rëndësi janë: - shkalla e korrelacionit midis uljes së vdekshmërisë dhe rritjes ekonomike (ndoshta më e ulët seç mund të pritet, figura 1.6) sugjeron se kontributi për të ndikuar në uljen e shifrës nëpërmjet rritjes së standardit të jetesës nuk na siguron mjaftueshëm për ecjen përpara. - eksperiencat e vendeve të tjera sugjerojnë që shifrat e vdekshmërisë së fëmijëve dhe foshnjave bëhen më të vështira për t’u reduktuar kur shifrat janë të ulëta. Shkaqet e vdekshmërisë bëhet më tepër të vështira për t’u deshifruar kur vlerat kapin nivele “të qëndrueshme” kokëforta. Për pasojë, shifrat e vdekshmërisë bëhen më tepër indiferente ndaj vendimeve dhe iniciativave të politikave.
  • 21. 73 70 64 60 60 45 50 57 53 50 57 48 45 38 40 31 30 20 10 0 0 0 0 Newborns protected against Tetanus Under 5s with suspected Pneumonia taken to medical care Under 5s with suspected Pneumonia receiving medical care Under 5s with diarrhoea getting oral rehydration and continued feeding Comparative Under 5 Mortality Rates 50 45 Under 5 mortality rank Data nga: UNICEF 2008 45 Figura Economic iGrowth and Mortality Reduction 1.1 Niveli vdekshmërisë nën 5 vjeç (2006) 7.0 Pamja statika tregon që Shqipëria është renditur ndër 6.1 nivelet më të ulëta për vdekshmërinë e foshnjave nën 5 6.0 5.2 5.0 vjeç5.0 rajon (Figura 1.1) në 4.2 Megjithatë, analiza e tendencës tregon arritjen e mëdha 4.0 3.4 2.9 që janë bërë në nivelin e vdekshmërisë së foshnjave nën 2.6 3.0 2 5 vjeç që prej vitit 1970, dhe përsëri që 1.6 2 vitit. (Figura prej 2.0 1.2) 1.0 0.2 Hapësira gjithashtu është shkurtuar edhe në lidhje me 0.0 nivelin e vdekshmërisë foshnjore, por Shqipëria është 1.0 sërish në një nivel më të lartë se sa Greqia për shembull 2.0 në vitet 1990. (Figura 1.3) Reduction since 1990 (%) 1990 2006 Figura 1.2 Niveli i vdekshmërisë tek foshnjat nën 5 vjeç në vitet in 2006, 1990 and 1970 Under 5 Mortality Rates Trends 140 175 122 17 109 57 38 31 19 18 17 17 14 18 10 16 0 0 8 11 8 4 0 2006 Comparative Infant Mortality Rates 37 33 30 23 Child Mortality Reduction since 1990 (%) 7016 15 32 16 14 Figura 1.3Niveli i vdekshmërisë foshnjat në vitet dhe 1990 Under 5 mortality rank dhe 2006 20 45 37 18 10 1990 25 65 60 15 0 30 80 130 122 17 20 35 100 151 146 22 18 119 40 119 120 40 38 31 2 3.0 20 40 37 200 35 180 30 160 25 140 19 20 116 120 15 100 10 80 5 60 0 40 15 62 15 13 60 10 0 0 18 16 15 12 9 49 50 5 14 55 38 40 0 7 9 4 42 30 0 22 20 2006 1990 1970 10 1990 0 0 2006 Reduction since 1990 (%) Average Annual Rates of Mortality Reduction y by Period 7.0 6.1 Figura 1.4 Niveli mesatar i uljes së nivelit të vdekshmërisë Niveli mesatar i uljes së vdekshmërisë që nga viti 1990 ka tejkaluar atë që arrirë para periudhës së tranzicionit (Figura 1.4) Niveli I uljes në Shqipëri krahasohet si më I favorshëm në krahasim me atë të shteteve të tjera brenda rajonit për të njëjtën periudhë (Figura 1.5) Me një vëzhgim të përciptë, korrelacioni mes uljes së nivelit të vdekshmërisë dhe rritjes ekonomike duket i shkëputur (Figura 1.6) 6.0 4.4 4.2 4.0 3.0 5.7 5.0 5.0 3.0 2.8 3.4 2.9 2.0 1.6 1.0 0.0 0.0 1970 1990 Figura 1.5 Ulja e nivelit të vdekshmërisë që prej vitit 1990 Child Mortality Reduction since 1990 (%) 55 5.0 49 50 38 30 3.4 22 1.6 1.0 2 0.2 0.0 0 0 1.0 2.0 2 3.0 Reduction since 1990 (%) Reduction since 1990 (%) Average Annual Rates of Mortality Reduction y by Period 7.0 6.0 5.7 119 4.2 3.4 109 100 5.0 4.4 80 60 1990 2006 Under 5 Mortality Rates Trends 140 120 6.1 4.0 2.9 2 2.0 10 5.0 5.0 3.0 20 Data nga: UNICEF 2008 5.2 4.2 4.0 42 40 1990 2006 6.1 6.0 62 60 0.0 0.0 Figura 1.6 Niveli i vdekshmërisë dhe rritja ekonomike Economic Growth and Mortality Reduction 7.0 70 2.9 65 57 45 2.6
  • 22. Arsimi Duket si i pranuar gjerësisht mendimi se arritjet në arsim të periudhës së komunizmit nuk janë arritur më që prej fundit të regjimit. (Marnie dhe Menchini,2007; Tahiraj, 2007:131). Në mënyrë të dukshme, shifrat e alfabetizmit arritën nivele të tilla të larta gjatë periudhës ,shifra të cilat nuk u ruajtën gjatë periudhës së trazicionit. Problemet në sistemin e arsimit janë pasqyrim i fushave të tjera – institucionale, politike dhe varfërisë në burime. Arsimi ndërthuret me nivelet e varfërisë dhe papunësisë, të dyja si shkak dhe si pasojë. Si të tilla, shqetësimet lidhur me arsimin duhen parë në dy aspekte, së pari, si mosfunksionime të brendshme të sistemit dhe së dyti, si korrelacione të çështjeve sociale. Problemi me arsimin në Shqipëri fillon jashtë shkollës, pikërisht në mënyrën se si arsimi vlerësohet nga shoqëria. Sikurse edhe me kujdesin shëndetësor, sistemi i arsimimit shtetëror është i rrethuar nga probleme të brendshme sistemore dhe të jashtme. Shqetësimet aktuale më tepër urgjente vërtiten rreth aksesit, cilësisë së arsimimit, arritjeve në rënie dhe krahasimisht karrierës afat-shkurtër në gjirin e shkollës. Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në rajon në lidhje me këto çështje. Zgjerimi i pabarazive në rezultatet arsimore është pazgjidhshmërisht i lidhura me frekuentimin dhe kohëzgjatjen e karrierës shkollore, të cilat shpesh janë shoqërisht të rrënjosura dhe reflektojnë rënien e përgjithshme të vlerësimit të arsimit në shoqëri. Tregu jo konkurrent i punës me nivel të ulët aftësish, është një nga shkaqet e mundshme përse njerëzit gjykojnë se një investim i mëtejshëm dhe afatgjatë në edukim ka shumë gjasa që të mos sjellë fryte të mëvonshme. Me njohjen e faktit se pabarazitë në edukim përgjithësisht çojnë 22 në pabarazi që zgjasin përgjithmonë, është e qartë se ky qark problematik ka nevojë të adresohet kënaqshëm dhe sa më parë të jetë e mundur. Nivelet e larta të mungesave dhe braktisjes kulmojnë në moshën 15-16 vjeçare (Banka Botërore, 2005b) në të njëjtën linjë me moshën ligjore për përfundimin e arsimit të detyruar. Të dyja këto së bashku reflektojnë kostot oportune të edukimit, si të ardhura të munguara për fëmijën dhe gjithashtu kostot për të ndjekur shkollën dhe kërkesat e jashtme të familjes për kohën e fëmijës. Varfëria ose të ardhurat e ulëta janë një tjetër nxitës për familjet që t’i largojnë fëmijët e tyre nga shkolla me mundësinë e parë, në mos edhe më herët. Shpenzimet e xhepit dhe humbja e mundshme e pagave (papunësia) kanë luajtur po kështu një rol në dekurajimin për ndjekjen së shkollës, veçanërisht dhe në mënyrë të dukshme midis të varfërve të cilët duhet të përfitojnë më shumë nga një arsimim i mirë. Në vend të kësaj, treguesit sugjerojnë se fëmijët e familjeve më të varfra kanë dukshëm një nivel regjistrimi më të ulët se sa shumica e popullsisë.
  • 23. Ka një hendek të gjerë gjeografik, më fëmijët ruralë që kanë në mënyrë të konsiderueshme “pritshmëri për shkollën” më të ulët, dhe që kanë tetë herë më pak gjasa për të marrë provimin e pjekurisë. (INSTAT, 2000). Kjo gjë pa dyshim u keqësua në mënyrë të ndjeshme nga mbyllja e shumë shkollave rurale gjatë tranzicionit, gjë e cila u shoqërua edhe me shtimin e distancës mesatare të vendndodhjes së shkollës. Përsëri, këtu gjejmë një ndikim periodik – fëmijët e familjeve me arrije të ulëta arsimore kanë të ngjarë në mënyrë të vazhdueshme që të përsërisin arritjet e ulëta të familjes apo ta braktisin plotësisht shkollën. (ASHF, 2007). Mjediset e varfëruara dhe të papërshtatshme të shkollës janë edhe një tjetër faktor i rëndësishëm për të dekurajuar ndjekjen e shkollës midis nxënësve. Megjithatë, shkollat kanë fuqi administrative të kufizuara për të përmirësuar kushtet. Aktualisht, buxheti kontrollohet 60/40 respektivisht ndërmjet qeverisë dhe shkollës, duke kufizuar lirinë e shkollës për të zhvilluar aktivitete të cilat ata i konsiderojnë të nevojshme për përmirësimin e përgjithshëm të ambientit të shkollës, nevojave arsimore dhe argëtuese të fëmijëve, sikurse edhe ri-investime në trajnimin e stafit. Nuk është mbledhur asnjë e dhënë që të mundësojë vlerësimin e nevojave të shkollave dhe praktikantët nuk janë të pajisur mjaftueshëm me kompetenca për të pasur si prioritet punën në nivel vendor (ASHF, 2007). Sistemi i arsimit ka ende mundësi për të ndrequr reputacionin e tij për klientelizëm dhe korrupsionin, duke forcuar procedurat administrative, prezantuar llogaridhënie të qëndrueshme përmes kontekstit të zhvillimit profesional të vazhdueshëm. Duke marrë në konsideratë të gjithë këto faktorë ekzogjenë, mund të duket që kushtet nuk janë të favorshme për iniciativa specifike arsimore për të ndikuar në një ndryshim të qëndrueshëm afatshkurtër. Megjithatë, disa iniciativa të mira të tilla si skema e ‘Shansit të Dytë’ dhe ajo e ‘Braktisjes së Fshehur’ kanë treguar rrugë të mundshme me shanse për sukses. Kjo e fundit, duke prekur mangësitë në të gjitha praktikat e mësimdhënies në klasa, është një shembull i llojeve të skemave që nevojiten. Sigurisht, të dyja këto skema janë një hap përpara në krahasim me skemën e vendosjes së gjobave për fëmijët që braktisin shkollën, skemë kjo që efektivisht ka qenë e pazbatueshme për shkak të pengesave të mbledhjes së gjobave. Deri tani, nuk kanë munguar idetë dhe projektet në MASH. Në kontekstin e shumë prioriteteve konkurruese, do të ishte më tepër e dobishme për të bërë një hap prapa drejt një rivlerësimi tërësor dhe me këmbë në tokë të gjithë sistemit të arsimit, duke përfshirë një kontroll të statusit të profesionit të mësimdhënies, mekanizmat e hyrjes dhe integrimit, paradigmat e mësimdhënies dhe reformën e kurrikulave, sikurse edhe aspektet potenciale të komunitetit të jetës në shkollë. 23
  • 24. Krahasim i të Dhënave të Vendit: Performanca në Arsim Shqipëria po mbetet mbrapa... Te dhënat për Shqipërinë në lidhje me nivelet e larta të shkrimit e këndimit në arsim, si një burim i krenarisë kombëtare, u vendosën nga regjimi i arsimimit universal i prezantuar gjatë socializmit. Ky nivel i lartë i regjistruar, maskon në një farë mënyre një rënie të vërtetë të standardeve arsimore që prej vitit 1990, i cili ri-drejtoi burimet e shtetit përgjatë tranzicionit.. Si pasojë, Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme në sektorin privat, tashmë në nivelet më të larta në rajon,dhe Problemet kryesore njerëzit kërkojnë avantazhe në arsim për fëmijët e tyre dhe shmangin tekat e përgatitjes së shtetit. Duke theksuar këto ndryshime, nuk duhet të neglizhojmë ndikimin e faktorëve socialë, të tilla si çështjet e mobilitetit social, për rolin dhe perceptimin që ka shoqëria për arsimin, ose ndikimin e një tregu të dobët pune që ndikon në rezultatet e arsimit, për shembull deri në çfarë mase e parandalon ky treg që arsimi të shihet si rejt një jetese më të mirë? ...dhe se si ato mund të adresohen Nivele të ulta dhe në rënie të regjistrimit Të sigurohet qasje më e madhe në arsim Mesatare e shkurtër e karrierës shkollore Të ulet kosto oportune e arsimit dhe kërkesa të jashtme për fëmijët Arritjet arsimore në rënie Të rishqyrtohen burimet dhe rrjedhat e shpenzimeve ne arsim Nivel i lartë i përsëritjes së vitit Të rivlerësohen standardet profesionale në mësimdhënie, metodat arsimore dhe mjedisin e të mësuarit
  • 25. Data nga: UNICEF 2008 Adult Literacy Rates 100 100 98 97 99 99 97 Primary School Attendance Ratio 95 98 97 Figura 1.7 Nivelet e analfabetizmit 95 janë92të92crregullta e të 93 larta (Figura 1.7) në krahasim 92 me një sistem arsimor i cili në përgjithësi shkon mirë. 89 90 Duket gjithashtu se këto shifra nuk mbështeten nga 85 niveli i ulët i regjistrimit në84shkollë (Figura 1.7), dhe 85 niveli i ulët i ndjekjes së shkollës në sektorin e 80 detyrueshëm (Figura 1.8, 1.9) 96 94 93 98 92 99 98 97 96 97 96 96 96 93 91 90 86 85 80 75 75 Total adult literacy rate male Primary school net enrolment/ attendance (%) female Figura 1.8 Niveli i ndjekjes së shkollës së mesme (2006) Secondary School Attendance Ratio Figura 1.9 Niveli i ndjekjes së shkollës 9-vjeçare (2006) 100 100 90 80 89 79 89 79 77 78 82 85 90 92 90 93 Primary School Attendance Ratio 95 70 60 98 97 92 92 98 93 92 89 90 50 40 98 97 84 85 85 30 80 20 10 75 0 male female male Secondary School Attendance Ratio Pupil Teacher Ratios 80 PrePrimary Secondary Pupil Teacher Ratios 70 Figura 1.10 Raporti nxënës-mësues Në të gjitha nivelet e shkollimit Shqipëria ka klasa me numër të madh nxënësish Primary 6080 PrePrimary Primary Secondary 4060 3050 2040 1030 020 10 0 Data nga: UNICEF 2008 Figura 1.11 Pritshmëria në lidhje me sistemin parashkollor (vite) Fëmijët shqiptarë shpenzojnë pak kohë në sistemin parashkollor krahasuar me fëmijët e rajonit apo me ato të vendeve me të ardhura të pakta apo mesatare 5.0 3.5 PrePrimary School Expectancy 4.5 3.0 4.0 2.5 3.5 2.0 3.0 1.5 2.5 1.0 2.0 0.5 1.5 0.0 1.0 0.5 0.0 Net Enrolment Rates by Age 120 Figura 1.12Niveli i regjistrimit në shkolla nisur nga mosha Shqipëria ka nivele të ulëta regjistrimi në shkollat e mesme; janë moshat kryesisht 15-16 ato që braktisin shkollën PrePrimary School Expectancy 4.5 4.0 110 100 90 80 70 60 50 40 30 100 90 89 89 Figura 1.13 numri mesatar i fëmijëve në 60 një klasë në të gjitha 50 nivelet e shkollimit 40 Mbetet i lartë. E lidhur 30 me gjithçka ndodh në 20 klasën e mësimit dhe 10 me praktikat e vjetruara 0 të mësimdhënies, kjo kontribuon në uljen e kënaqësisë nga ndjekja male e shkollës tek fëmijët dhe herë pas here braktisje të shkollës 80 79 77 79 78 82 85 90 92 90 93 Average Class Size across all type of institution Average Class Size across all type of institution 70 5070 5.0 female Age 13 14 Age 15 Age 16 Figura 1.14 Kohëzgjatja e pritshme e shkollimit Është shkurtuar për shkak të moshës së lartë të regjistrimit në shkollë, si dhe kufizimeve të parakohshme Figura 1.15 Përsëritja e vitit Sjell një barrë të kushtueshme mbi sistemin që në vetvete është i dobët. 35 35 30 30 25 25 20 20 15 15 10 10 5 5 0 0 Primary Primary Secondary Secondary female Expected years of education Expected years of education 20 20 18 18 16 All Sectors All Sectors Primary Primary Secondary Secondary 16 14 14 12 12 10 108 86 64 42 20 0 Percentage of students repeating at various grades 5.5 5.0 4.5 4.0 3.5 3.0 2.5 2.0 1.5 20 1.0 10 0.5 0 0.0 Primary Lower Secondary Upper Secondary
  • 26. “Dëshira ime e vetme është të iki... Çfarë mund të bëj unë këtu? Këtu nuk ka as punë dhe as lekë, pra nuk ka të ardhme për mua. Do të shkoj jashtë shtetit. Do bëhem emigrant, si vëllai im i madh dhe shokët e tij.”
  • 27.
  • 28. ÇËSHTJE QË PREKIN FËMIJËT Tragjeditë e kohëve të fundit kanë zgjuar nevojën që çështja e mbrojtjes së fëmijëve të ketë vëmendje thelbësore në çështjet publike. Është i nevojshëm, të paktën, një rivlerësim se cilët konsiderohen fëmijë në nevojë në Shqipëri dhe një angazhim aktiv ndaj kompleksitetit të rreziqeve me të cilat fëmijët përballen në mënyrë rutine. Kjo përfshin pozicionin e fëmijëve në familje dhe shoqëri, fëmijët në punë, varfërinë e fëmijëve dhe fëmijët romë. Me shërbime kujdesi të pamatura, shkalla e barrës për fëmijët për të vepruar si kujdestarë për të afërm më të mëdhenj apo vëllezërit apo motrat e tyre[A6] mund të imagjinohet të jetë e lartë, edhe pse kjo mbetet një çështje e hapur për t’u diskutuar e analizuar më vonë. Fëmijët në rrezik - përtej kategorizimeve Klasifikimi i grupeve në rrezik sipas qeverisë shqiptare jep një kuadër të përgjithshëm për çështjet e problemet që fëmijët hasin. Veprimi ndaj këtyre problemeve rrezikohet për shkak të mos analizimit apo vlerësimit të kompleksitetit të rreziqeve me të cilat fëmijët përballen. Kategorizimet e fëmijëve në rrezik, edhe pse mirë është që bëhen, kanë mungesa në përkthimin e tyre në politika. Kjo mbart rrezikun e hartimit të politikave të cilët nuk përputhen me situatën. Është një pikë e diskutueshme se ku të vendosësh kufirin e asaj që do të quhet punë e detyruar – çfarë lloje detyrimesh për shembull, apo çfarë ndryshimesh ka ndërmjet kategorisë së fëmijëve që jetojnë në varfëri absolute, duke pasur parasysh që një përkufizim i tillë i ngushtë nuk kap shumë aspekte që përbëjnë përvojën e fëmijëve të varfër ose të mbështesë shumë faktorë që e caktojnë atë. Kështu, fëmijët romë apo egjiptianë mund të konceptohen si grup në rrezik vetëm për shkak të përkatësisë etnike të tyre, meqë ajo është një faktor. Megjithatë, kjo nuk përcakton rreziqet për një numër të konsiderueshëm të tyre, të cilët janë të privuar nga të drejtat e tyre të tilla si e drejta për shërbime sociale, për shkak se lindja e shumë prej tyre nuk është e regjistruar. ASHF (2007) duke iu referuar një studimi të kryer nga PNUD-i, thotë se një numër e konsiderueshëm i tyre (28% e romëve dhe 38% e egjiptianëve) jetojnë në kushte të këqija dhe me zor përmbushin madje nevojat e tyre kryesore të ushqimit. Nga ana tjetër, a mund të thuhet që është e vërtetë që çdo fëmijë rom është fëmijë në rrezik me patjetër? Grupimi i fëmijëve të trafikuar – këta fëmijë tashmë ndodhen përtej fazës së rrezikut, apo jo? – gjithashtu, është një përshkrim i përgjithshëm që mbulon nën-kategoritë e ndryshme të grupimit, gjë kjo që nuk ndihmon në identifikimin e natyrës të rrezikut apo të mënyrës se si ky rrezik mund të adresohet. Po kështu, një numër prej 1450 fëmijë janë raportuar se janë në rrezik për shkak të hakmarrjes në veri të vendit, kjo sepse familjet e tyre janë përfshirë në gjakmarrje (FMN, 2006).Kjo gjë e bën gjakmarrjen tri herë më pak dominuese se sa trafikimi. A është vërtet kështu, apo mund të jetë ky një term gjithëpërfshirës, i cili në disa raste mund të mbulojë thjesht braktisjen e shkollës, mungesën e aksesit për arsim, apo madje më tepër një reagim pragmatist të të rriturve për ndryshimin e politikave (për shembull mund të përdoret për të kërkuar statusin e azilantit jashtë shtetit). Nevojiten studime të sakta për të na informuar për situatën e mundshme.
  • 29. Ka vërtet vështirësi në marrjen e numrit të saktë të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Një përafrim i afërt i cili vjen nga ata që kërkojnë përfitime për shkak të paaftësisë, tregon se ka 24.000 fëmijë që marrin ndihmë, 60% e tyre jetojnë në zona rurale. Shifra të tilla nuk kanë imunitet ndaj inflacionit artificial; ka individë që kërkojnë të shmangin ndryshimet e kritereve për ndihmë ekonomike, përmes ri-klasifikimit, për shembull. Po kështu, lidhjet komplekse të politikave midis migracionit dhe asistencës sociale mund të ndikojnë në shkaktimin e rreziqeve ndaj fëmijëve. Kategoria e fëmijëve që nuk janë regjistruar që nga lindja, përveç disa grupeve romë, përfshin edhe ato që nuk janë regjistruar për shkak të migracionit të brendshëm jo zyrtar të familjeve të tyre, sepse sipas ligjit fëmijët duhet të regjistrohen jo më vonë se 45 ditë në zonën ku familja është e regjistruar. Klasifikimet, duke marrë në konsideratë të gjithë analizën e mësipërme, duket se janë ca si sipërfaqësore për të ndihmuar hartimin e politikave përkatëse të nevojshme. Ato, gjithashtu, përqendrohen së tepërmi në rreziqet ekzogjene për fëmijët,dhe nuk shohin rreziqet që vijnë nga institucionet apo politikat ekzistuese. Veçanërisht, ato japin një panoramë statike dhe historike, dhe jo dinamike dhe të orientuar drejt së ardhmes, e cila sigurisht është baza e vlerësimit të rrezikut. Cili institucion në qeveri po vlerëson tani rreziqet që zhvillohen për fëmijët në Shqipëri? Për shembull, ndërsa Komuniteti Evropian po përpiqet të krijojë një sistem më tepër të integruar, efektiv dhe që i përgjigjet gjendjes, për të trajtuar trafikimin dhe pornografinë e fëmijëve, autoritetet përkatëse janë tashmë duke parashikuar migracionin e aktiviteteve të tilla në territore të afërta që nuk janë në juridiksionin e tyre. A ka struktura të forta këtu për të përkrahur dëshmitarët fëmijë dhe për të sjellë para drejtësisë abuzuesit dhe për të mbërthyer krimin e organizuar? Shqipëria ka nevojë për të zhvilluar në mënyrë pro-aktive strukturat e veta për të shmangur për t’u bërë një shtet “strehë” për aktivitete të tilla kriminale kundër fëmijëve. Strategjia e qeverisë për përfshirjen sociale thekson grupet e mëposhtme si të rrezikuar: Fëmijët që jetojnë në varfëri të plotë Fëmijët në komunitete të privuara, në fshatra të largëta dhe ata që jetojnë në zonat peri-urbane rreth rrethevekryesorebabies, unr abandoned Fëmijë të trafikuar Fëmijë të paregjistruar, të cilët janë mund të preken sidomos nga trafikimi Fëmijët e rrugës e ato[A27] që bëjnë në punë të detyruar Fëmijët romë dhe egjiptianë Fëmijët me aftësi të kufizuar Fëmijë pa kujdesje prindërore Fëmijë të ekspozuar ndaj dhunës apo neglizhencës, dhe ata të prekur nga gjakmarrja
  • 30. VËMENDJA TEK: GËRDECI Matësi i vërtetë i qëndrimit të një kombi është se sa mirë ai kujdeset për fëmijët, shëndetin dhe sigurinë e tyre ... Fotot te marra nga www.peshkupauje.com
  • 31. Së pari, i japim ngushëllimet tona të sinqerta të gjitha viktimave të kësaj tragjedie vërtet shokuese, dhe urojmë që të shohim drejtësi dhe dhënie llogarie të atyre që janë moralisht dhe fizikisht përgjegjës. QFS i ka kërkuar Avokatit të Popullit që të kryejë një hetim rrënjësor të shkaqeve dhe të vlerësojë pasojat për fëmijët që u përfshinë apo u prekën nga ajo që ndodhi në Gërdec. Kjo ngjarje e tmerrshme ka sjellë në vëmendjen e publikut disa prej vështirësive dhe rreziqeve me të cilat përballen fëmijët. Megjithatë, pa dashur të zvogëlojmë vuajtjet e shumë njerëzve të afektuar shumë, na vjen keq që publiku dhe media nuk kanë pasqyruar mjaftueshëm implikimet për sa u përket fëmijëve. Ndoshta mësimi i nxjerrë prej saj është kaq i dukshëm që nuk ka nevojë të thuhet. Vdekjet e fëmijëve ishte plotësisht e parandalueshme përmes zbatimit të atyre që duhet të ishin masa baze sigurie, duke filluar me licencimin për vendndodhjen e depos. Dyshimi se puna kryhej duke shfrytëzuar edhe punën e fëmijëve duhet medoemos të na vërë në gjendje alarmi. Rasti i Gërdecit tregon se klasifikimet zyrtare të grupeve të fëmijëve në rrezik ofrojnë një llogaritje shumë të thjeshtuar të shumë dhe shumëllojshmërisë së rreziqeve që ekzistojnë për fëmijët. Ajo thekson nevojën për një vlerësim të ri e aktiv të rreziqeve të fëmijëve në vend. Po kështu, ajo tregon që qeverisë apo administratës publike në tërësi pothuajse i mungon plotësisht ndonjë politikë kuptimplote e mbrojtjes së fëmijëve. Gjithashtu, ajo tregon që edhe sektori tregtar vepron pa marrë në konsideratë jetën e fëmijëve.Kjo kërkon që qeveria të angazhohet seriozisht për të krijuar një agjenci përgjegjëse për të siguruar të drejtat e fëmijëve. I bëjmë thirrje qeverisë dhe komunitetit të biznesit që të punojnë me shoqërinë civile për të siguruar nivelin më të lartë të përputhjes me praktikën më të mirë në çështje të të mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverinë për të ri-forcuar zotimin e saj për të siguruar të drejtat e tyre.
  • 32. Duke parë rreziqet për fëmijët, duket të marrim në konsideratë ata që janë, si të themi, më afërshtëpisë. Fëmijëve ende nuk u garantohet nivel i njëjtë i mbrojtjes ligjore nga dhuna si të rriturit. Mos ndryshimi i kësaj efektivisht legjitimon veprimet e shumë prindërve dhe kujdestarëve, të cilët rregullisht ndëshkojnë fizikisht fëmijët e tyre. Po kështu, ndëshkimi trupor nuk ndalohet në mjediset e përkujdesit për fëmijët. Modeli tradicional i familjes ka pësuar ndryshime gjatë 20 viteve të fundit në të gjithë vendet (Crompton 1999; Leëis 2001). Kështu ka ndodhur edhe me llojin mesdhetar të familjes shqiptare. Kështu, sa fëmijët do të preken nga llojet e reja të rrezikut social, si rezultat i formave të paqëndrueshme në rritje të familjes dhe mundësisë në rritje të episodeve të shumta të bashkëjetesës, martesës dhe zgjidhjes së martesës? Kjo është pyetje për gjithkënd. (Tahiraj, 2003; 2004). Në një këndvështrim krahasues, raporti i fëmijëve që jetojnë në familje të përbërë nga vetëm një prind dhe fëmija (në shumicën e rasteve vajza), është 2 për qind në Shqipëri ndërkohë që në Moldavi ai është 16 për qind. të ndjekë të njëjtën rrugë si në vendet e zhvilluara (Tahiraj, 2002). Nëse do jetë kështu, atëherë politikat duhet të jenë të orientuara për ta trajtuar çështjen përpara se ajo të bëhet një grup target për asistencë sociale. Sidoqoftë, familja e zgjeruar ende mbijeton. Në Shqipëri, rreth 3-4 fëmijë në dhjetë, jetojnë në familje të përbëra jo vetëm nga familja e ngushtë, por edhe të rritur të tjerë, shpesh gjyshërit apo të afërm të tjerë. Duke parë këtë kontekst, lipset që të ndërmerren studime për ndikimin dhe shtrirjen e përgjegjësive shtëpiake tek fëmijët, të tilla si luajtja e rolit të kujdestarit, në mungesë kjo të disponueshmërisë së kujdesit social në vend. Puna e Fëmijëve Duke u nisur nga kjo, shumë kërkime sugjerojnë që migracioni i përhershëm apo i përkohshëm i prindërve vëllezërve dhe motrave më të mëdhenj, i detyron fëmijët të ndërmarrin edhe detyra shtesë – në zonat rurale për shembull, fermat gjithnjë e më shumë varen nga puna e fëmijëve, sepse prindërit bëjnë punë të paguar bujqësore jashtë shtetit (Grumiau, 2004; Huerta Primary School Attendance Ratio 100 95 98 97 92 92 92 84 85 98 85 80 75 female Secondary School Attendance Ratio Figura 1-B 100 90 80 79 Krahasimi i niveleve të punës së fëmijëve 93 89 77 89 79 78 82 85 70 60 50 40 30 32 98 89 90 male Jo shumë studime janë bërë nëse familja me një prind është një fenomen e cila ka tendencë 97 93 Data nga: UNICEF 2008 KUJDESI NË FAMILJE DHE NË SHOQËRI 20 10 0 male female 90 92 90
  • 33. dhe Stewart 2006, Tahiraj 2007). Treguesit orientojnë që fëmijët shqiptarë kanë një ngarkesë pune më të madhe se sa fëmijët e tjerë në rajon (Figura 1-B), gjë e cila pjesërisht mund të jetë një reflektim i varfërisë më të madhe këtu. Aspektet më pak baritore të punës së fëmijëve mund të vihen re në[A45] fëmijët shitës në rrugë dhe tregtarët ambulantë. Pa dyshim që të ardhurat e pakta dhe varfëria janë shtytësit kryesorë për këtë. Studimet kanë treguar se prindërit në mjaft raste theksojnë se nuk do të lejonin punën e fëmijëve të tyre në rrugë nëse kushtet e tyre ekonomike do të përmirësoheshin. (Bashkia e Tiranës 2004) Varfëria Pabarazitë kulturore dhe ato materiale kanë çuar në mohimin e disa nga të drejtave më themelore të fëmijëve (ASHF, 2007). Megjithë raportimet nivelit të reduktuar të varfërisë, shumë fëmijë ende mbeten të varfër apo të rrezikuar nga varfëria (Banka Botërore 2005, Tahiraj, 2007) dhe ndërsa rritja ekonomike ka qenë e dukshme, Shqipëria ishte dhe mbetet i vetmi vend në Evropën jug-lindore ku GDP për frymë është më e ulët se PPP 5000$ në 2004 (UNICEF, 2006a:12). (Nivel i cili sot llogaritet më i lartë për shkak të dobësimit të dollarit amerikan dhe që ka ndikime negative nga inflacioni). Niveli i varfërisë mendohet se është rritur në disa grupe të veçanta. Fëmijët bëjnë pjesë në grupet më të rrezikuara për të vuajtur nga efektet e varfërisë dhe fëmijët e varfër ka më shumë gjasa të jetojnë në familje të mëdha, me nivele të ngjashme të varfërisë së këtyre familjeve të zgjeruara si në zonat rurale ashtu edhe në ato urbane. Në 2005, 245.000 fëmijë jetonin në kushtet e varfërisë absolute (MPÇSSHB, 2006:26). Duke pasur parasysh përmasat e popullsisë së prekur nga migrimi, është e kuptueshme që fëmijët me një prind kanë më tepër gjasa për të jetuar në varfëri në krahasim me fëmijët që jetojnë me të dy prindërit (UNICEF, 2008). Kjo panoramë plotësohet më tej nga fakti se varfëria e fëmijëve në kryeqytet (Tiranë) është paksa më e ulët se në qendrat e tjera urbane. Ndërsa pabarazitë mes zonave urbane dhe atyre rurale janë të konsiderueshme, kjo pamje mund të thyhet disi nga kamja relative e zonave rurale në jug të vendit që mund të kenë efekt zbutës të nivelit të varfërisë në zonat rurale dhe përafrimin e nivelit mesatar të varfërisë më pranë nivelit të zonave urbane (Banka Botërore, 2003). Këto të dhëna megjithatë, nuk prekin tërësinë e dimensioneve të varfërisë së përjetuar nga fëmijët. Ndërkohë, numri i familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike është ulur në mënyrë të qëndrueshme (INSTAT, 2006a). Së fundmi është raportuar se rreth 10.000 familje të “nën shërbyera” janë nxjerrë jashtë skemës së ndihmës ekonomike, për të mundësuar një alokim më të mirë për familjet në nevojë (Ballkanweb, 2008a). 33
  • 34. Vështrim mbi: Varfërinë e Fëmijëve Varfëria ekstreme është një përvojë e përditshme për shumë fëmijë në Shqipëri Toni është 10 vjeç. Ai është i ulur përtokë, duke marrë ushqimin me duar nga një tigan i hedhur përtokë. Babai i tij ka qenë me fat atë ditë. Ai ka mundur të bëjë ca punë të rastit dhe me paratë e fituara kishte blerë bukë dhe ca vezë për familjen. Toni është duke ngrënë sikur e gjithë jeta e tij varet prej këtij ushqimi. Babai i tij thotë se ai nuk ka shijuar një gjë të tillë prej kohësh. Megjithatë, Toni shet cigare çdo ditë, duke shkuar nga një dyqan tek tjetri dhe paratë që fiton janë kontribut për të ardhurat e familjes. Mesa duket familja e tij beson më shumë tek puna e tij, sesa ta çojë atë në shkollë, sepse edhe puna e rastit për prindërit është e vështirë për t’u gjetur në këtë qytet, kështu nuk mund të mbështetesh tek ajo.. Djali nxiton të mbarojë ushqimin dhe[A55] më pas të vazhdojë të shesë cigare. Toni nuk e ka qejf shkollën dhe veçanërisht matematikën. Por ai e di fare mirë vlerën e parasë, duke më pyetur nëse kam diçka për t’i dhënë. (Shënime nga terreni 2004, Tahiraj, 2007).
  • 35. A e dini se Ndihma Ekonomike nuk arrin shumë nga të varfrit, sepse ata janë të përjashtuar nga sistemi nëpërmjet kritereve? Banka Botërore gjithashtu pohon se Ndihma Ekonomike ka pak efekt në reduktimin e varfërisë për përfituesit e saj (BB 2004), shumë familje mbeten të varfra dhe po kështu edhe fëmijët e këtyre familjeve. .00 300 h Rret 0 he ,d fër ar v të ë jan jë mi fë zikuar nga varfëria... të rre anë ër j 18.5% ep e popu ët lls 24.7% m e fëmij isë dhe ë ëve je tojnë um në varfë sh ri Pukë, nja familje e dëshpëruar. Kërkon ndihmë për edukimin e tre fëmijëve. Një familje e varfër në Pukë kërkon ndihmë për të rritur, ushqyer dhe edukuar tre fëmijët e tyre. Ata jetojnë në kushte të mjerueshme. Shtëpia e tyre u shkatërrua nga një stuhi bore tre vjet më parë. Fëmijëve u duhet të ecin dy orë me këmbët zbathur për të shkuar në shkollën më të afërt ku ata janë nxënësit më të mirë të klasës. Kushtet e tmerrshme të jetesës në majë të malit nuk i kanë dekurajuar ata nga dëshira për të studiuar, por familja e tyre ndihet e pashpresë për t’i ndihmuar ata të arsimohen në kushte të tilla varfërie ekstreme dhe mungesë të kushteve minimale jetese. (nga Gazeta Shqiptare, 2008b) në më p ak se 2 $/ditë (LSMS 2 005) ëria varf sht shtë hje ë ë ua? T k, kjo far m r Ç jo e qa për rreth në – k ti o a o shik ë jeta j një ç n y ësht ë, pa , shiu h e m N dho të qenë imër. tu d për da në kë, kë e o h bren ë përt aja, d a ru k hap flem e g (pa unë jët atje i fëm arg). .. jonë se ël m jeta ni shtë huaj ta ? ë Kjo më t ëj unë . pa nd të b ç’mu 0 aj, 2 a hir në T ( 07)
  • 36. Vështrim mbi: Romët Nuk ka statistika të plota e të sakta mbi numrin e romëve në Shqipëri. Sipas përfaqësuesve romë, ata janë rreth 30.00 deri në 120.000. Në lidhje me këtë janë referuar edhe shifra të tilla si rreth 90.000 fëmijë romë nga një popullsi rome prej 150.000 në total. Romët, të cilët jetojnë në periferi të zonave urbane, janë dukshëm pakica të qarta (Cess, 2003) dhe fëmijët Romë duket se përbëjnë shumicën e fëmijëve të rrugës në qytete (Tahiraj, 2000) Para viteve ’90, regjistrimi i fëmijëve Romë në shkollimin e detyruar[A63] ishte pa dyshim shumë më mirë se sa sot, dhe në fakt në nivele pothuaj të njëjta me ato të fëmijëve të tjerë që jetonin në Shqipëri. Niveli i regjistrimit në mënyrë drastike ulej në nivelin e dytë dhe të tertë të shkollimit. Në vitet e para pas ’90, niveli i regjistrimit në përgjithësi u ul për të gjithë popullsinë, por niveli për Romët u ul veçanërisht dukshëm e më shumë se tek grupimet e tjera të shoqërisë. Gjendja e tyre tregon për praninë e varfërisë, lidhur kjo me përjashtimin social, kushtet e varfra të jetesës dhe kujdesit të papërshtatshëm shëndetsor. Duke mos pasur as shkollimin bazë, ata bëhen të huaj për tregun e punës dhe gëzojnë këshut shumë më pak mundësi për tregun e punës se sa pjesa tjetër e shoqërisë. Kjo shndërrohet në një rreth vicioz në të cilin varfëria ushqen varfërinë dhe problemet sociale riciklojnë veten nga një brez i romëve tek tjetri (MPÇSShB, 2007b). Rezulton që fëmijët e trafikuar janë kryesisht me prejardhje nga familje shumë të varfra Rome, gjysma e të cilëve kanë prindër të papunësuar. (Terre des Homes, 2004). Trafikimi në destinacione të tilla si Greqia e Italia, apo zona të tjera më të largëta, është ulur që nga vitet ’90, dhe ky fenomen ka pasur shumë ndikim nga politikat e ndjekura dhe mjedisi social, nga ndërgjegjësimi i madh OJF-të dhe autoritete. Shembull i një pune të suksesshme dhe të mirë nga OJF-të vendase, që kanë pasur një ndikim të madh në jetët e fëmijëve të rrugës, sidomos roma, janë projektet e CEFA-s të realizuara nga Fondacioni Ndihmë për Fëmijët.
  • 37.
  • 38. PLAN VEPRIMI & AKTORËT Nga gjithçka raportohet, përfshirë disi në mënyrë ironike edhe raportimet e donatorëve të jashtëm, ka një varësi, të vërtetuar, të vazhdueshme tek ndihmat e jashtme, qofshin këto teknike apo financiare. Nuk duhet harruar përgjatë proceseve të zhvillimit, , organizatat donatore ndërkombëtare, kanë qenë gjithashtu përfituese – si profesionalizimi i metodave kërkimore në aspektin e kapacitetit teknik dhe intelektual, ,të cilat kanë avancuar më shpejt dhe më shumë se sa vendet apo institucionet përfituese (marrëse), (Tahiraj 2007). Kjo shpjegon disi mungesat dhe pengesat për zbatimin e programeve zhvillimi me fëmijët dhe çështje të ndryshme. Mënyra se si janë kryer kërkimet për çështjet e fëmijëve dhe se si është ndërhyrë në lidhje me to, është përcaktuar së tepërmi nga standardet dhe kërkesat e jashtme (aktorëve ndërkombëtarë). Gjithashtu, pasqyrimi i çështjeve nuk është shoqëruar në të njëjtën kohë me një kuptim profesional të çështjeve, pasi capacitetet institucionale kanë qenë të dobëta dhe të sforcuara. Institucionet përgjegjëse për garantimin e të drejtave të fëmijëve Të drejtat e fëmijëve kanë qenë pjesë e prioriteteve të qeverisë shqiptare gjatë dhjetëvjeçarit të fundit. Më poshtë vijon një paraqitje e shkurtër e disa nga angazhimeve të marra. Qeveria e Shtetit Shqiptar: SH, MASH, e MPÇSSHB janë përgjegjëse për monitorimin e arritjeve të standardeve për shërbimet sociale, shërbimin arsimor dhe mjekësor. Ata gjithashtu formulojnë politikat përkatëse për institucionet qeveritare dhe ato joqeveritare të cilat ofrojnë shërbime sociale dhe të kujdesit ndaj fëmijëve. Avokati i Popullit: I themeluar në vitin 2000, “Avokati i Popullit” është një institucion i pavarur me përgjegjësinë për të mbikëqyrur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të individëve. Tani, ky institucion përfshin një nën-seksion të ri për të drejtat e fëmijëve; Pavarësisht planeve dhe strukturave qeveritare të ngritura, burimet 38 financiare të vëna në dispozicion deri tani nuk janë të mjaftueshme për zbatimin e këtyre planeve kombëtare. Sekretariati Teknik për të Drejtat e fëmijëve Një strukturë e re e cila synon të shkojë përtej monitorimit dhe vlerësimit duke informuar opinionin publik dhe organizmat vendimmarrëse për të drejtat e fëmijëve në përgjithësi, si dhe ato të përjashtuara nga ana sociale në veçanti. Ai synon të rrisë një informim të gjerë të individëve në lidhje me detyrimet që shteti dhe shoqëria kanë kundrejt fëmijëve. Strategjitë Qeveritare për Fëmijët Politikat e përqendruara drejtpërdrejt tek fëmijët Strategjia Kombëtare ( SKF) dhe Plan-Veprimi Kombëtar për Fëmijët (2005-2010) Objektivat kryesore të Strategjisë Kombëtare për Fëmijët përfshijnë:
  • 39. 1. Mbijetesën e Fëmijëve: kujdesin shëndetësor, moshën e vogël, fëmijët romë, minoritetet, fëmijët e paaftë, jetimët biologjikë dhe shoqëror, fëmijët jashtë vendit, fëmijët dhe mjedisi rrethues, ushqimet për fëmijët. 2. Mbrojtjen e Fëmijëve: dhunën në familje kundrejt fëmijëve, shkollën dhe komunitetin, mbrojtjen ndaj abuzimit dhe braktisjes (përjashtimin social të fëmijëve), fëmijët e përfshirë në punë, fëmijët në paraburgim dhe të burgosur, fëmijët e prekur nga konfliktet e gjakmarrjes, mbrojtjen e fëmijëve nga çdo formë abuzimi, mbrojtjen e fëmijëve nga armët dhe lëndët plasëse. 3. Zhvillimin e fëmijëve: strategji për edukimin e të gjithëve, informacione të detajuara në lidhje me edukimin, pushimin, ngjarjet artistike, kulturore e sportive të fëmijëve, librat për fëmijë dhe teatrot, edukimi – gjuha amtare, fëmijët e talentuar, shkollimi i fëmijëve në nevojë, fëmijët dhe media, përjashtimi social i fëmijëve, shërbimet psiko–sociale për fëmijët në kopshte dhe sistemin para shkollor. 4. Pjesëmarrja e Fëmijëve: e drejta e fjalës të fëmijëve; përfshirja e fëmijëve në vendimmarrje, qeveria e nxënësve, parlamenti rinor, qytete miqësore për fëmijët. Plani i Veprimit Kombëtar për Fëmijët ka si qëllim realizimin përmbushjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Ajo e vë theksin më tepër në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimet, rëndësinë e rritjes në një mjedis familjar apo në kujdes familjar, zhvillimin e legjislacionit të përshtatshëm, promovimin e mundësive të barabarta për fëmijët e paaftë, parandalimin e trafikimit dhe të punës së fëmijëve. Institucionalisht, Plan Veprimi Kombëtar, kërkon përkujdesjen për një bashkëpunim ndër-sektorial, kontroll e zhvillim më të mirë dhe procedura të përmirësuara të mbrojtjes së të dhënave personale që kanë të bëjnë me fëmijët. Roli i Plan Veprimit Kombëtar në strategjinë kombëtare për fëmijët, është kritikuar si i paaftë dhe shumica e indikatorëve mbeten vetëm për përdorim të brendshëm b r e n d a përbrenda ministrive dhe sektorëve të tyre. Ky plan me të drejtë kritikon legjislacionin e ngritur në sektorë si shëndetësia, edukimi, më tepër sesa në të drejtat që janë universale. Janë miratuar edhe indikatorë monitorimi të Strategjisë Kombëtare për Fëmijët me qëllim që të vlerësohen çështjet objektive institucionale apo ato cilësore, të cilat nuk kanë në themel krijimin e një trajtimi të thjeshtuar ‘me qendër fëmijët’. Si e tillë, strategjia mbetet e mbyllur, e përqendruar më tepër tek ata që janë pjesë e sistemit, se sa një strategji që synon të reduktojë përjashtimin. Strategjia Kombëtare për Luftën kundër Trafikimit dhe Mbrojtjes së Fëmijëve që janë Viktima të Trafikimit (2005-2007) Strategjia e Edukimit (2004-2015) Reformat e propozuara më lart për përmirësimin e arritjeve të ulëta arsimore në sektorin shtetëror janë të përqendruara kryesisht në stimujt paga, rritjen e kontrollit dhe planifikojnë rritjen e buxhetit për arsimin. 39
  • 40. Konkluzione S hqipëria është në një fazë të rëndësishme të zhvillimit të saj të brendshëm dhe marrëdhënieve me jashtë, fakt që do të përcaktojë në mënyrë të drejtpërdrejtë cilësinë e jetës në vendin tonë për brezat që vijnë. Gjendja e fëmijëve dhe shqetësimeve të tyre janë tregues kritik i progresit të vendit në këtë prizëm. Fëmijët dhe të rinjtë sot janë ndër brezat e para që po rriten në shoqërinë e post-tranzicionit, me pak ose aspak eksperiencë të drejtpërdrejtë të problemeve të Shqipërisë në të shkuarën dhe me potencialin e një të ardhmeje më të sigurt. Kjo thekson rëndësinë e mos krijimit të një industrie që trashëgohet nga plagët e tranzicionit. R efreni “kjo është Shqipëria”, gjithmonë ka qenë i tillë dhe dorëheqja që dikush dëgjon “vetëm në Shqipëri” nuk e zhvendos përgjegjësinë tonë të përbashkët për problemet me të cilat ndeshen fëmijët sot. Përkundër këtij qëndrimi, ne duhet të nxisim më tej aspiratat Evropiane dhe pritshmëri më të larta mes fëmijëve tanë. Përkrah një vlerësimi më të plotë të mundësive dhe të të drejtave të tyre, ne duhet të punojmë që të sigurojmë realizimin e këtyre të drejtave. Si shoqëri, ne duhet të zhvillojmë një klime të intolerancës për padrejtësinë që i bëhet fëmijëve dhe të mbajmë përgjegjësitë tona në institucione kundrejt tyre, duke angazhuar vlerat që proklamojmë përfëmijët dhe familjen. Situata e fëmijëve aktualisht paraqitet shumë komplekse. Dy dekadat e fundit kanë sjellë shtresëzim të dukshëm në rritje në aspektin social dhe ekonomik edhe midis të rinjve. Por ky nuk është një argument kundër zhvillimit. Shqipëria socialiste dështoi që të shihte rritjen ekonomike si një investim thelbësor për brezat e ardhshëm, gjë kjo që ishte pothuaj shkatërruese. Ne, edhe pse mendohet të kemi mësuar tashmë mësimin, ka vend për dyshim që vëmendja e tanishme tek rritja ekonomike vazhdon të jetë jo në nivelin e duhur. Megjithatë, duke parë që shumë familje jetojnë në skajet e shoqërisë dhe ndodhen nën nivelin minimal të varfërisë, është e rëndësishme të theksohet që përfitimet nga rritja ekonomike do të ishin të shumta. Kështu, elementet e duhura të rritjes duhen të promovohen në mënyrë që shansi për përmirësimin e tyre të jetë i vlefshëm që në momentin e parë në një hapësirë sa më të gjerë. Gjithashtu, rritja ekonomike, duke qenë deri diku një instrument që sjell përmirësime sociale më vonë në kohë, vë në pikëpyetje ndikimin e tij të drejtpërdrejtë në gjendjen e fëmijëve, si në sasinë e ndikimit ashtu edhe në llojin e tij. Analizat krahasuese kanë treguar një korrelacion të dobët midis rritjes së fortë ekonomike dhe përmirësimit të mirëqenies së fëmijës. Kjo është 40
  • 41. e kuptueshme duke pasur parasysh heterogjenitetin e çështjeve që ndikojnë tek fëmijët. Ky limitim më pas kërkon një perspektivë të zhvillimit, e cila i ka munguar jetës politike në Shqipëri, ku çështjet jo të rëndësishme sociale janë trumbetuar nga partitë politike, axhendat ekonomike ose krizat sociale. Megjithatë, së fundmi po i kushtohet vëmendje disa prej dimensioneve sociale të diskutueshme – edhe pse në të vërtetë, kjo ka qenë e dominuar në mënyrë të gjerë nga jashtë. Pavarësisht kësaj, ne nuk mundet më të vazhdojmë të neglizhojmë problemet e mbartura prej kohësh në fushën e edukimit, shëndetit dhe varfërisë, për të paktën dy arsye: “...nevoja për të ngritur një kuadër politikash e programesh më të plotë për të ardhmen, nuk ka pse të dobësojë përpjekjet urgjente që duhen bërë për zgjidhjen e rreziqeve në mbrojtjen e fëmijëve sot.” Së pari, dhe mjaft e rëndësishme, për çështje humanitare: domosdoshmëria për të krijuar një ambient më të mirë jetese për të gjithë fëmijët. Së dyti, ka një argument të qartë e të dukshëm për trajtimin në mënyrë të hapur të këtyre problemeve, thjesht se jo më pak se korrupsioni dhe kriminaliteti, ato rrezikojnë perceptimin për vendit, gjë që ushqen në mënyre negative ekonominë. Kështu, edhe pse pak e vënë në dukje, problemet humanitare, ashtu si infrastruktura e varfër, padyshim që reduktojnë tërheqjen e investimeve të mundshme dhe turizmit. Megjithëse e dobët, makina e korruptuar e shtetit po lë pas fëmijët tanë; do të ishte naive dhe e thjeshtësuar që të injoronim pjesën tonë të fajit. Kërkimet mbarëbotërore kanë evidentuar që dështimi i trajtimit të çështjeve që lidhen me fëmijët, shpesh është një çështje angazhimi, vullneti dhe jo thjesht burimesh. Është domosdoshmëria për të njohur në mënyrë të plotë, dhe kjo qëndron jo vetëm për Shqipërinë por dhe më gjerë, që ne – qeveria dhe institucionet e saj, bizneset, organizatat bamirëse, grupet fetare dhe organizma të tjerë, dhe sigurisht publiku i gjerë – janë të gjithë aktorë kryesorë dhe protagonistët e çështjeve dhe jetës së fëmijëve. Ndoshta mundësi më të mëdha dhe të qëndrueshme do të mund të vijnë vetëm nëpërmjet një rritje të ndërgjegjshmërisë civile, ku ne do të duhet të dalim nga roli ynë pasiv gjithmonë në pritje të shtetit ose organizatave (OJF-ve), për gjetjen e zgjidhjeve për çdo sëmundje sociale. Ndërkohë, rreth 20 vjet teknokracie na kanë trajnuar neve që të jemi të pandjeshëm ndaj këtyre çështjeve. Prandaj, ne duhet ta pajisim veten me një përqasje më të koordinuar dhe efektive përkundrejt çështjeve jetësore. Deri atëherë, pavarësisht problemeve kokëforta e të ngulitura thellë, do të kemi fitore të shpejta përmes përmirësimeve të vogla apo transformimeve të fenomeneve negative si p.sh. duke vendosur një reduktim të përqindjeve të klasave që përsëriten. Po kështu, nevoja për të krijuar një koncept më të plotë politikash dhe programesh, nuk e dobëson domosdoshmërinë për t’i adresuar në mënyrë aktive risqet me të cilat përballet sistemi i mbrojtjes së fëmijëve. 41
  • 42. Propozime Ngjarjet e kohëve të fundit duhet të na kenë zgjuar në lidhje me këtë. Të drejtat ◊ Të drejtat e fëmijëve duhet të sigurohen në ligj dhe në mënyrë të përshtatshme. Ky raport bën thirrje për institucionalizimin e përgjegjësive në një strukturë formale qeveritare. Sigurisht që do të ketë pengesa krijimi i kësaj strukture për shkak të shumë prioriteteve konkurruese me të cilët përballet qeveria. Zhvillimi i ekspertizës posaçërisht për fëmijët në të gjitha aspektet e politik-bërjes do të jetë shumë i rëndësishëm për suksesin e këtyre planeve. Kjo ekspert izë duhet zhvilluar si në nivel vendor ashtu edhe qendror, edhe pse qeverisja qendrore duhet të ruajë peshën kryesore në këtë proces. ◊ Përshtatja e indikatorëve të të drejtave të fëmijëve Përshtatja e këtyre indikatorëve, të cilët janë në zhvillim e sipër edhe në Evropë, do të lehtësonte vlerësimet krahasuese të gjendjes së fëmijëve në Shqipëri, duke synuar të ardhmen evropiane (NSPCC, Britannia e Madhe. ◊ Eliminimi i ndëshkimit fizik Aktualisht, ndëshkimi fizik nuk është i ndaluar në shtëpi dhe qendrat rezidenciale për fëmijë. Thjesht, kjo është e papranueshme. Politikat ◊ Një institucion për fëmijët Argumenti midis institucioneve politikëbërëse dhe akademike duhet të udhëhiqet nga parimi se fëmijët janë një kategori në nevojë dhe objekt për mbrojtje tek fëmijët si subjekte të së drejtës. Këndëvështrimet e fëmijëve duhet të jenë pjesë e procesit të analizave në të gjitha llojet e organizatave që influencojnë politik bërjen dhe kjo duhet të bazohet tek të drejtat e tyre substanciale, dhe jo thjesht tek nevojat e tyred. ◊ Politikat integruese dhe përfshirëse Një rëndësi e madhe i duhet dhënë zhvillimit të fëmijës me familjen si institucioni kryesor nga i cili varet fëmija. Aspekti negativ i politikave të tilla siç është ndihma ekonomike nxisin pasivitet midis familjeve siç është p.sh. rasti i ndalimit të kthimit të emigrantëve dhe krijimi i ndarjeve artificiale të familjeve, të cilat sjellin vetëm përkeqësim të cilësisë së jetës të fëmijëve që preken nga këto situata. Si e tillë, politikëbërja e përqendruar tek fëmijët apo që afekton fëmijët, duhet të marrin një përqasje gjithëpërfshirëse duke konsideruar ndikimet në të gjitha fushat që në mënyrë të drejtë për 42
  • 43. drejtë ose jo të drejtë për drejtë .Në mënyrë të ngjashme, është e rëndësishme vazhdimi i zhvillimit të një politike të integruar më koherente dhe vendosja e lidhjeve më të mira midis strategjive të ndryshme qeveritare me ndarjen ndër-institucionale të çështjeve, shqetësimeve dhe përgjegjësive. responsibilities. ◊ Ekzaminimi i rasteve për përfitimin universal të fëmijëve Modeli që është ende në fuqi i mbrojtjes sociale nuk mundëson ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të shtetit apo dhënien e fondeve drejtpërdrejtë fëmijëve, por mbështet familjet e tyre. Do të jetë vendimtare administrimi i këtij modeli pa mjete të provuara tashmë që sjellin stigma sociale. Edhe pse ndihmon të gjitha familjet, një sistem i mbrojtjes universale për fëmijët, do të ketë proporcionalisht rëndësi më të madhe për familjet që ndodhen nën ose pranë kufirit minimal të varfërisë. Kjo ofron mundësi për të përdorur politikat për të pasur efekte anësore nëpërmjet politikave të hartuara me kujdes. Të tilla lidhje dhe përfitime, të cilat mund të thjeshtësojnë aspektin integrativ të politikëbërjes mund të përfshijnë: • Nxitja e regjistrimit të plotë të fëmijëve • Krijimi i lidhjeve për të promovuar një shërbim më të mirë shëndetësor për fëmijët nën moshën 5 vjeç; • Inkurajimi i rritjes së ndjekjes së shkollës nëpërmjet lidhjes me shkollimin. Sistemi i gjobave për familjet e fëmijëve të cilët nuk e ndjekin arsimin e detyrueshëm është pothuajse i pa zbatueshëm, duke qenë se ata që braktisin më shpesh shkollën janë fëmijët e familjeve të varfra. – që do të thotë, fëmijët e familjeve që janë më pak në gjendje që të paguajnë gjobën dhe për të cilët do të jetë rrjedhimisht më e vështirë mbledhja e këtyre gjobave. • Në vijim të këtyre masave, rekomandohet gjetja e një mënyre nëpërmjet mbështetjes financiare për frekuentimin e shkollës duke inkurajuar nxënësit që të kenë mundësi të ndjekin edukimin e detyrueshëm deri në moshën 16 vjeç. Edukimi Të promovohet angazhimi i prindërve në aktivitetet e shkollës nëpërmjet bordeve të shkollave, shoqatave prind – mësues për të tejkaluar mësimdhënien brenda klasës dhe për të maksimizuar thellimin e marrëdhënieve të shkollës me komunitetin e gjerë, bazuar në iniciativa të tilla si: edukimi gjatë gjithë jetës, metodat transparente te hyrjes në shkollë dhe ri-shqyrtimi i argumenteve pro dhe kundër metodave. ◊ Të vijohet zhvillimi profesional për mësuesit Ndoshta nën drejtimin e “Qendrës Kombëtare për Kualifikim dhe Trajnim”, të ndihmohen mësuesit 43
  • 44. Linja telefonike për fëmijët Nevoja për një institucion përgjegjës e të pavarur që të sigurojë shërbime të drejtpërdrejta fëmijëve vulnerabël në Shqipëri është e dukshme tashmë prej vitesh. Linjat telefonike në ndihmë të fëmijëve ekzistojnë që të sigurojnë mbështetje nga larg për fëmijët që kanë nevojë për këshillim, që janë në rrezik, apo të drejtat e të cilëve po shkelen. Në Shqipëri, është e nevojshme që t’i ofrohet ndihmë e posaçme fëmijëve që përballen me abuzime, që janë subjekte të trafikimit, apo në rrezik trafikimi, të ekspozuar ndaj dhunës në familje ose që vuajnë format e dhunës në shkollë. Ekziston një rrjet global, Linja Ndërkombëtare për Fëmijë (Childline International CHI), e cila pohon se ka anëtarë të saj në mbi 150 vende. Është e pritshme, megjithatë, që mënyra e funksionimit të saj, të variojë shumë nga vendi në vend. Kështu, siç është rasti i linjës telefonike për fëmijë Shqiptare, e regjistruar në CHI nga MCMCM, shumë prej tyre mund të jenë thjesht jo funksionale. Praktikat më të mira nga modelet ekzistuese sugjerojnë që, përveç specifikave kulturore dhe problemeve të veçanta që paraqiten nga vendi në vend, suksesi i sipërmarrjeve të tilla varet thellësisht nga financimi, mënyra e veprimtarisë dhe struktura. Duhet vënë në dukje se shumë nga këto çështje, mund të jenë fare mirë konkurruese. Në veçanti, një linjë e tillë, * duhet të fillojë të ndërtohet mbi një bazë të gjerë mbështetjeje shumëpalëshe nga të gjithë operatorët telefonikë, qeveria, komuniteti i biznesit, shoqëria civile dhe publiku i gjerë. * duhet të mbetet një organizëm i veçantë me mekanizmat e duhura, me qëllim që struktura t’i japë plotësisht llogari organeve statutore, përfituesve dhe publikut të gjerë. Linja e telefonit për fëmijë duhet, * të sigurojë këshillimin duke siguruar anonimatin gjatë telefonatës së fëmijës; * të ndërmarrë veprime vetëm me miratimin e fëmijës, me përjashtim të rasteve kur ata janë në rrezik jete; * të aftësojë fëmijën që të komunikojë drejtpërsëdrejti me një këshillues të trajnuar, pa i lënë fëmijët në pritje gjatë telefonatës; * të sigurojë një numër kontaktesh, lehtësisht të kujtueshme për fëmijët, falas nga çdo numër tjetër telefoni Shqiptar, që mund të merret nga çdo rrjet dhe në çdo kohë. Telefonata nuk duhet t’i faturohet asnjëherë askujt që telefonon këtë numër (dhe gjithashtu të këshillohen fëmijët se si ta fshijnë numrin nga çdo memorje e përkohshme telefoni). * Të ngrihet një skuadër këshilluesish vullnetarë, të miratohen procedura të përshtatshme shqyrtimi, të ketë procedura të cilat mundësojnë përmirësimin e vazhdueshëm, dhe do ishte ideale nëse ofrohet edhe mbështetje nga bashkëmoshatarë për fëmijët; * Të vendoset bashkëpunim efektiv midis institucioneve, duke mundësuar ndërmjetësimin mes fëmijëve dhe profesionistëve si dhe sektorit publik, në rastet kur kërkohet ndërhyrja.
  • 45. të kuptojnë përmirësimin e vazhdueshëm si një pjesë integrale të detyrave të tyre në mënyrë që të zhvillojnë praktikat më të mira, të inkurajohet zbatimi i teknikave të ndryshme në mësimdhënie dhe të asistohen edukatorët në përballimin e pengesave dhe vështirësive në punën e tyre. ◊ Të merren masa për të mos pasur rezultate të ulta dhe mundësi të kufizuara Nëpërmjet ri-vlerësimit të burimeve dhe rrjedhjeve në të gjitha shpenzimet për shkollimin, dhe nëpërmjet rritjes së qëndrueshme si në shpenzimet e sektorit privat dhe publik për edukimin. Niveli aktual i përgjithshëm është i ulët dhe i papërshtatshëm në krahasim me nivelin e lartë të shkollimit privat në rajon, i cili ekziston në fakt që të plotësojë mungesat që rrjedhin nga shpenzimet publike. Rritjet në shpenzimet publike janë të mundshme në kontekstin e një baze të gjerë dhe të forcuar të taksave. Megjithatë është e rëndësishme që të mos dekurajohet rritja e edukimit privat. Fëmijët me kualifikim dhe edukim më të mirë janë të aftë të kontribuojnë në mënyrë sipërmarrëse dhe të forcojnë tregun konkurrent të punës. Shëndeti ◊ Trajnimi në procedurat e mbrojtjes së fëmijëve për stafin mjekësor dhe zgjerimi i lidhjeve me shërbimet sociale dhe policinë. ◊ Forcimi i procedurave administrative për të siguruar akses në shpërndarjen e shërbimeve klinike, duke theksuar reduktimin në një masë të gjerë të pagesave informale (jo ligjore). Programet ◊ Të thellohet më tej puna për zgjerimin e politikave të mbrojtjes së fëmijëve NPOJF-të mund të veprojnë si ndërmjetësuese mes qeverisë dhe bizneseve për të ndihmuar fokusimin e tyre tek çështjet që lidhen me fëmijët, - duke ofruar këshilla në hartimin e politikave, trajnime, asistencë gjatë auditimit, ofrimin e akreditimit dhe vlerësimit të riskut në programe. Kjo duhet të jetë një përpjekje e koordinuar nën një ombrellë të vetme në mënyrë që të shmangen mos përputhjet në standardet e zbatuara. ◊ Ngritja e një linje telefonike të qëndrueshme për mbrojtjen e fëmijëve Për të siguruar shërbime të drejtpërdrejta të këshillimit (referoju majtas), një linjë e tillë mund të mbledhë informacion për rastet dhe të bëhet një instrument parësor në çështjet
  • 46. e mbrojtjes së fëmijëve. ◊ Krijimi i një portali (interneti) për çështjet e fëmijëve me qëllim shpërndarjen e njohurive. Përdorimi efektiv i internetit është ende në zhvillim në Shqipëri. Inspektimi i faqeve të internetit të OJF që punojnë për fëmijët, paraqet se një numër i konsiderueshëm nuk janë duke shfrytëzuar mundësitë që ofron informimi – komunikimi – teknologjia (ICT) për ndarjen e informacionit dhe rritjen e ndërgjegjësimit ndërmjet fushave të ndryshme të ekspertizës. Kjo nuk kufizohet vetëm tek OJF-të vendase gjithsesi; edhe burime të pasura siç është UNICEF nuk kanë publikime të aksesueshme për edukimin që nga viti 2004. Sugjerime për studime të mëtejshme Për të arritur një koncept koherent dhe të qëndrueshëm propozohet nevoja e aplikimit të një metodologjie të fokusuar tek fëmija. Kjo, përkundër përqasjes së zakonshme institucionale nga lart-poshtë, mund t’i shërbeje më mirë nevojave të fëmijëve dhe të ndihmojë të gjithë aktorët e përfshirë në politikëbërje me të dhëna. Studimet dhe raportet për çështjet e fëmijëve duhet të përfshijnë më shumë analiza, sesa thjesht të përshkruajnë situatat ligjore apo sociale të fëmijëve. Si parashtesë, rekomandohet që agjencitë të cilat merren drejtpërdrejtë apo jo me çështjet e fëmijëve të punojnë së bashku për të identifikuar, për të formuluar një skemë të përbashkët të indikatorëve dhe masave kryesore për mirëqenien e fëmijëve, gjë që do të sigurojë një kuptim më të plotë të panoramës sociale, analizave dhe përgjigjeve të nevojave të fëmijëve në veçanti dhe shoqërisë në përgjithësi. Duke konsideruar që të dhënat e sakta dhe zhvillimi i indikatorëve kanë rëndësi të madhe, mund të inkurajohet monitorimi, krahasimi ndërmjet vendeve dhe të stimulohet diskutimi dhe hartimi i politikave për të përmirësuar jetët e fëmijëve. Pa dyshim, kërkime dhe studime, dhe sa më tepër kërkime e studime rreth çështjeve të fëmijëve do të ofrojë një bazë shkencore për analizat e duhura. Kërkimet e studimet vetëm mund të ofrojnë rekomandimet e duhura dhe kështu çështjet që lidhen me fëmijët do të mund të trajtohen më mirë. Ato do të bëjnë të mundur (ndoshta vetëm si fillim për sa kohë nuk është krijuar ende) një vizion të politikës sociale në lidhje me fëmijët dhe jo një zgjidhje pragmatike apo të imponuar siç është bërë deri më tani. Përse na nevojitet një koncept për mirëqenien e fëmijës? Në literaturë dhe në praktikë, është argumentuar gjerësisht se varfëria jo vetëm që përfaqëson një moment denigrues dhe stigmatizues për individin – të varfrit ndjehen të turpëruar, të pafuqishëm, e vulnerabil, për shkak të gjendjes së tyre dhe etiketimeve që iu bëhen, por gjithashtu është edhe një koncept kufizues sepse duke qenë kryesisht i lidhur (megjithëse në mënyrë të gabuar dhe për arsye të kredibilitetit politik) me 46
  • 47. të ardhurat në familje ose konsumin (Tahiraj, 2007). Kështu, nuk ka ndonjë qëndrim të vendosur nëse ekziston një marrëdhënie e drejtpërdrejtë midis varfërisë dhe indikatorëve të tjerë siç është ushqyerja, aksesi me ujë të pastër të pijshëm ose braktisja e shkollës. (Baschieri dhe Falkingham, 2006). Studimi i këtyre çështjeve kaq të ndërthurura ka çuar drejt hartimit të një liste indikatorësh që mund të jenë pranë paraqitjes së situatës reale të fëmijëve. Kjo do të na ndihmojë të kuptojmë çështjet e fëmijëve më mirë dhe t’i konceptojmë pozitivisht ato dhe grupin e fëmijëve, dhe të mos e perceptojmë këtë si një detyrim ndëshkues ashtu siç deri tani e kemi perceptuar dhe vendosur. Mirëqenia e fëmijëve lidhet me zhvillimin e fëmijëve, i ngjashëm me indeksin e zhvillimit human. Politikat e deritanishme për fëmijët, janë kryesisht të kufizuara në konceptet ekzistuese, kështu që lind domosdoshmëria për vlerësime të reja të nevojave të fëmijëve. Mirëqenia e fëmijës është një koncept që largohet nga koncepti i ngushtë i lidhjes së varfërisë me të ardhurat mes fëmijëve, dhe i ofron analistëve dhe politikëbërësve një pamje më të gjerë, të afërt dhe më realiste të kompleksitetit të çështjeve që ndikojnë jetën e fëmijëve. Sfida për përpjekje të organizuar të përshtatjes së konceptit të mirëqenies së fëmijëve do të jetë një përpjekje e integruar përkundër asaj pragmatiste por solipstike, përqasje kjo që ka mbizotëruar deri më tani në projekte. Zhvillimi i koncepteve specifike dhe indikatorëve të veçantë ndihmon që të kuptohet për shembull përjashtimi aktiv – siç do të ishte miratimi i një ligji që redukton aksesin në shkollë për fëmijët e migrantëve informalë, dhe përjashtimi pasiv kur ndodh si rezultat i dështimit për të njohur ose adresuar barrierat e nënkuptuara siç janë, kostot e fshehura në lidhje me edukimin, edhe pse nuk ka një mendim të qëllimshëm për të përjashtuar (Sen, 2000). Prandaj indikatorët duhet të jenë të gatshëm për të hetuar dhe përballuar përjashtimin, sepse injorimi ose toleranca kundrejt përjashtimit mund të shkaktojë probleme të tjera më të thella. Rezultatet përfundimtare kundrejt produktev Në publikimet në vend të analizuara për këtë raport u vu re një tendencë e përbashkët. Raportet e vlerësimeve përqendrohen më tepër tek produkti (output), - rezultate të prekshme dhe të dukshme të projektit, më tepër se rezultat përfundimtare (outcome) – ndikimi i këtyre rezultateve dhe projekteve tek audienca e gjerë. Sërish, indikatorët për të matur rezultatet (outcome) - ndikimin e rezultateve të projekteve të veçanta për fëmijët, duket të zhvillohen. Kjo do t’u mundësojë organizatave të jenë më efektive në objektivat e tyre, më tepër se sa thjesht të përmbushin disa kritere burokratike. ◊ 47