Se ha denunciado esta presentación.
Utilizamos tu perfil de LinkedIn y tus datos de actividad para personalizar los anuncios y mostrarte publicidad más relevante. Puedes cambiar tus preferencias de publicidad en cualquier momento.
Nëntemat :
1) Qytetërimi egjiptian dhe ai mesopotam
2) Qeniet humane dhe parahumane
3) Lindja e fesë së krishterë
4) Lindj...
Qytetërimi Mesopotam
Mesopotamia është emri me të cilin njihet zona e Lindjes së Afërme, që shtrihej mes tokave
pjellore p...
Qytetërimi Egjiptian
Paralelisht me qytërimin në Mesopotami, lindi qytetërimi egjiptian në brigjet e Nilit.
Qytetërimi egj...
Mesopotami Egjipt
Mbreti
Skllavopronarët
Priftërinj dhe
tregtarë
Skllevërit
Faraoni
( Zoti )
Nënpunësit e
shtetit
Priftëri...
Aty rreth vitit 1500 para erës së re, në viset e Libanit të sotëm, u zhvillua një
qytetërim, ai ifenikasve që u shqua krye...
Hebrenjtë u vendosën në jug të fenikasve, në territorin e Izraelit të sotëm. Abrahami udhëhoqi fiset
hebraike drejt tokës ...
Përhapja e fesë islame deri në vitin 750:██ Përhapja nën Muhamedin, 612-632██ Përhapja nën tre
kalifët e parë, 632-655██ P...
Krishterimi lindi rreth 2000 vjet më parë në Jude (Izraeli i sotëm) me Jezus Krishtin dhe grupin e dishepujve
të Tij besni...

Próxima SlideShare
Cargando en…5
×

Histori

4.707 visualizaciones

Publicado el

Publicado en: Motor
  • Sé el primero en comentar

Histori

  1. 1. Nëntemat : 1) Qytetërimi egjiptian dhe ai mesopotam 2) Qeniet humane dhe parahumane 3) Lindja e fesë së krishterë 4) Lindja e fesë islame . Punoi : Xhulia Muça dhe Aleksandra Ҫeka Pranoi : Miriana Hoxha Tema : Videoteka në ndihmë të librit .
  2. 2. Qytetërimi Mesopotam Mesopotamia është emri me të cilin njihet zona e Lindjes së Afërme, që shtrihej mes tokave pjellore përreth lumenjve Tigri dhe Eufrat, pikërisht në kufijtë e Irakut të sotëm, dhe Sirisë lindore. Qytetërimet e para të lashta në Mesopotami u zhvilluan rreth 4.000 vjet para Krishtit. Shkrimet mesopotame janë ndër më të lashtat të njohura deri më sot në botë, duke e bërë Mesopotaminë “djepin e qytetërimit”. Sipas një teze shumerët ishin të parët, që krijuan një nga sistemet e para të shkrimit në historinë e njerëzimit.Toka e shumerëve është dalluar për zhvillimin e bujqësisë. Qytetërimet më të rëndësishme të Mesopotamisë ishin shumerët (3500 p.e.r - 2000 p.e.r.), babilonët (1800 p.e.r - 539 p.e.r.), dhe asirët (1350 p.e.r. - 612 p.e.r.) Në Mesopotami lindën edhe perandoritë e para, dhe ndërtimet e para monumentale. Qytetërimi Mesopotam Qytetërimi Egjiptian
  3. 3. Qytetërimi Egjiptian Paralelisht me qytërimin në Mesopotami, lindi qytetërimi egjiptian në brigjet e Nilit. Qytetërimi egjiptian filloi të ngrihej rreth 3150 p.e.r. Ndryshe nga Mesopotamia, këtu të gjitha qytetet formonin një mbretëri të vetme, e cila drejtohej nga faraoni. Pas vdekjes së Aleksandrit të Madh, një nga gjeneralët e tij, Ptoleme Soteri, shpalli veten si sundues të ri të Egjiptit. Kjo Dinasti Ptolemaike sundoi Egjiptin deri në vitin 30 p.e.r, kur u pushtua nga Perandoria Romake dhe u bë një provincë romake. Suksesi i qytetërimit të lashtë egjiptian erdhi pjesërisht nga aftësia e tij për tu përshtatur me kushtet e Luginës së Nilit. Parashikimi i përmbytjeve dhe vaditja e vazhdueshme dhe e kontrolluar e luginës pjellore çoi në zhvillimin kulturor e shoqëror. Me burimet rezervë, administrata nxiti shfrytëzimin e mineraleve që mund të nxirreshin nga lugina dhe zonat e shkretëtirës përreth, u zhvillua shkrimi egjiptian me hieroglife,u organizuan projekte bujqësore dhe ndërtimore, u zhvillua tregti me rajonet rrethuese dhe u krijua një force ushtarake për të mundur armiqtë e huaj dhe për të vendosur pushtetin dhe dominimin e Egjiptit. Disa nga arritjet e egjiptianëve të lashtë përfshijnë nxjerrjen e gurëve, ndërtimin e piramidave, tempujve dhe obeliskëve; u zhvillua matematika, mjekësia, vaditja dhe teknika të reja bujqësore për prodhimtari, anijet para, qeramika dhe teknologjia e qelqit, forma të reja të letërsisë dhe traktati i parë i paqes që njihet në histori. Egjipti la një trashëgimi të qëndrueshme e të pavdekshme. Arti dhe arkitektura e tij u imituan kudo, dhe gjërat antike të tij u shpërndanë në tërë cepat e botës. Gërmadhat monumentale të tij kanë frymëzuar imagjinatën e udhëtarëve dhe shkrimtarëve për shekuj me radhë. Interesi dhe respekti i rikthyer këto dy shekuj të fundit për gërmadhat dhe gjërat antike çoi në krijimin e hetimit shkencor të qytetërimit egjiptian dhe në një vlerësim më të lartë për trashëgiminë e tij kulturore, si për Egjiptin ashtu edhe për botën.
  4. 4. Mesopotami Egjipt Mbreti Skllavopronarët Priftërinj dhe tregtarë Skllevërit Faraoni ( Zoti ) Nënpunësit e shtetit Priftërinjtë Luftëtarët Tregtarët Fshatarët Të përbashkëta 1) U zhvillua mjekësia 2) U zhvillua arkitektura e cila filloi të aplikohej në skluptura 3) Me lindjen e shkrimit mori zhvillim gjinia e letërsisë.
  5. 5. Aty rreth vitit 1500 para erës së re, në viset e Libanit të sotëm, u zhvillua një qytetërim, ai ifenikasve që u shqua kryesisht për aftësitë e ndjeshme të shfaqura në fushën e detarisë dhe tëtregtisë. Ky popull me origjinë semite themeloi një sërë qytet-shtete (Tiron, Sidonën, Biblon),të cilat fillimisht qenë të dhëna pas bujqësisë dhe zejtarisë. Për rrjedhojë, të lehtësuar ngapozicioni gjeografik që favorizonte shkëmbimet midis Mesopotamisë dhe pellgut tëMesdheut, fenikasit u shtynë drejt detit, duke u bërë lundërtarë të zotë.Për të lehtësuar shkëmbimet tregtare dhe për të mbërritur në vende gjithnjë e më të largëta,ata zhvilluan një sistem kolonish në brigjet e Afrikës së Veriut, Italisë dhe Spanjës.Në njërën prej këtyre qyteteve porte që përdoreshin nga detarët fenikas si vende ankorimi dhedepozitimi të mallrave, Kartagjena (në Tunizinë e ditëve të sotme), do të lindte qytetërimi“punik”, i cili do t‟u bënte ballë për një kohë të gjatë synimeve ekspansioniste të Romës, derisa të mposhtej në fund të Luftës së Tretë Punike .Fenikasit e thamë edhe më lartë se ishin një popull i dhënë kryesisht pas tregtisë. Pikërishtpër shkak të kërkesave të një natyre praktike të lidhura me tregtinë, siç qenë përpunimi iregjistrave të llogarive, hartimi i listave me mallrat që hynin e dilnin dhe dokumentet earkivave, atyre iu duk jo fort i përshtatshëm përdorimi i hieroglifëve, domethënë i një shkrimitë tipit simbolik. Fenikasit përshtatën për nevojat e veta një tip shkrimi “fonetik”, i quajturkështu ngaqë çdo tingulli i përkon një shenjë ose një shkronjë. Pra, me gjasë, qenë pikërishtfenikasit të parët që përpunuan një sistem alfabeti të ngjashëm me tonin, i cili u rimor, mbasiiu bënë disa modifikime (për shembull, futja e zanoreve) nga grekët, etruskët dhe romakët.Alfabeti fenikas fillon me alef dhe bet , qe me pas nga
  6. 6. Hebrenjtë u vendosën në jug të fenikasve, në territorin e Izraelit të sotëm. Abrahami udhëhoqi fiset hebraike drejt tokës së Kananit.Mbështetur në Bibël, Abrahami e quajti këtë tokë të premtuar . Rreth viteve 170 p.e.s hebrenjtë emigruan në Egjipt për shkak të mungesës së ushqimit. Në këtë vend ata nuk u pritën mir nga faraonët të cilët I kthyen në skllevër. Për këtë shkak Moisiu rreth vitit 1290, I drejtoi fiset hebraike për t’u rikthyer në tokën e Kananit. Deri në krijimin e mbretërisë së hebrenjve nga Sauli ata ishin një popull në lëvizje (nomadë). Hebrenjtë dalloheshin si një popull e cila nuk u përzie me popullsi të tjera. Davidi ishte themeluesi I vërtetë I shtetit hebraik. Në periudhën që ai sundoi, hebrenjtë u shtrinë nga lumi Eufrat deri në gjirin e Akabasë. Davidi caktoi si kryeqytet Jeruzalemin.
  7. 7. Përhapja e fesë islame deri në vitin 750:██ Përhapja nën Muhamedin, 612-632██ Përhapja nën tre kalifët e parë, 632-655██ Përhapja nën kalifatin e umajjadëve, 661-750 Si lindi feja isalme Vendi dhe shteti në të cilën predikohet kjo fe si fillim ishte arabia e cila laget nga deti I kuq. Fillimisht në këtë shtet jetonin beduinët të cilët ishin fise nomade. Ata merreshin kryesisht me rrritjen e bagëtive. Një tjetër shtet I shoqerisë arabe ishin arabet te cilet interesoheshin kryesisht per krijimin e fese. Midis ketyre dy shterasave kishte nje lidhje duke shkembyer vazhdimisht produkte te ndryshme. Lindja e fese islame lidhet me emrin muhamed. Ai ishte nje tregtar nga medina I cili filloi perdikimin e fese rreth te dyzetave,duke u quajtur profet e jo zot ku ndjekesit e tij I quajti te nenshtruar ndaj zotit.Ai perdori problemet e shoqerise arabe per te gjetur mbeshtetjen e tyre por nga ana tjeter ai u sulmua dhe u gjykua per idet e tij rreth besimit qe ai kishte per zotin. Per te shmangur keto konflikte qe u krijuan ai shperngul ne Medine ne vitin 622.Ky vit per myslimanet shenon vitin 0 ne kalendarin e hixhrit. Kjo fe tashme u perkrah nga qytetaret e ketij vendi dhe u be shpersa e tyre. Per kete fe u krijua gjithashtu nje liber I quajtur kurani qe ne fillim Ishte nje trashegimi gojore e cila u hodh ne leter nga besimtaret mysliman. Ky liber kishte pese shtylla ku besimtaret myslimane bazohen: per ta ka vetem nje zot me emrin allah,ata duhet te falen pese here ne dite,duhet te shkojne te vizitojne mekën te pakten 1 her ne jeten e tyre ,ata duhet te agjërojnë gjate muajit te ramazanit dhe duhet te japin ose falin dicka per njerzit ne ndihme apo nevoj.
  8. 8. Krishterimi lindi rreth 2000 vjet më parë në Jude (Izraeli i sotëm) me Jezus Krishtin dhe grupin e dishepujve të Tij besnikë. Gjatë kësaj periudhe, Judea ishte një udhëkryq kulturor qytetesh dhe fermash plot me lëvizje. Perandori i Romës ishte sunduesi i saj. Judenjtë në atë kohë e urrenin sundimin romak, për arsye se për ta ai sillte në mendje shtypjen njerëzore që ata kishin duruar historikisht. Besimet kulturore politeiste të Romës, ishin pagane dhe imponuese mbi jetën e tyre Judaike. Disa judenj vendosën që shpresa e tyre e vetme ishte konformimi ndaj kësaj sfide (grishje). Të tjerë u bënë fetarë të zellshëm të formojnë grupe luftarake qëndrese kundër Romës, kurse të tjerë u tërhoqën në shkretëtirën e Judesë për të studiuar ligjin e hebrenjve dhe për të pritur ardhjen përfundimtare të Mesias (shpëtimtarit) të tyre të premtuar. Faktorët që ndikuan në përhapjen e krishterimit •Kristianizimi predikonte shpresën •Pakënaqësia ndaj qeverisjes •Paqja romake e kohës së Augustit •Dashuria për të gjithë.
  9. 9.

×