Letersi projekt: Ema Bovari dhe Nora e Ibsenit dy protagoniste me koncepte te ndryshme per jeten dhe dashurine
1. TEMA: EMA BOVARI dhe NORA e
IBSENIT dy protagoniste me
koncepte te ndryshme per jeten dhe
dashurine.
2. 1.Ema Bovari, nje grua e dobet te lufton ne
vetvete per vetveten
2.Nora e Ibsenit përballë shoqërise përcmuese.
3.Ema dhe Nora, dy përfaqësuese të botës
femërore që këekojnë lumturinë në rrugë të
kundërta.
4.Revojta në gjunjë e Emës dhe përballja e
Norës, mësimet që morën nga shoqëria e
dhunshme, dhe leksionet e ndryshme për
jetën.
4. Rrëfyesi
Në kapitullin e parë, shokët e
Sharlit tregojnë historinë në
vetën e parë shumës “ne”.
Është e paqartë nëse flet e
gjithë klasa apo një person.
Deri në fundin e novelës, një
person i tretë e tregon
historinë. Megjithëse rrëfyesi
duket objektiv, ai shpesh e bën
opinionin e tij të ndihet, në
veçanti përpjekjet qesharake të
personazheve të tij të duken të
sofistikuara.
5. Ema Bovari është një vajzë provinciale që lexon
shume libra romantikë dhe ka marrë një
formim konservator në manastir. Për shkak të
letërsisë romantike që lexonte, Ema bën
zgjedhjet e gabuara në jetë, humbet lidhjet me
realitetin dhe shndërrohet në një viktimë të
pasioneve të saj, të cilat e orientojnë drejt
aventurave të pafundta. Ema dëshiron
ndryshimin në jetën e saj, por problemi
qëndron me faktin se ajo është heroinë pasive:
nuk vepron vetë për të dalë nga monotonia,
por varet prej personazheve të tjerë.
6. “Sharli u habit nga bardhesia e thonjeve te
saj! I kishte te shkelqyeshem, te holle me
maje,me te pastra sesa stolite e fildishta
teDiepes dhe ne trajte
bajamesh.Megjithate, duart nuk I kishte te
bukura,ndoshta jo aq te zbehta sa duhet.te
bukura ajo kishte syte, ndonese te erret si
ne te geshtenjte , ato dukeshin te zinj nga
qerpiket,dhe shikimin e kishte te drejte dhe
te patutr ne ciltersine e saj
7. Pikëpamja
Kapitulli i parë tregohet nga perspektiva
e një apo më shumë shokë klase të
Sharlit. Pas kësaj, ne e shohim botën
sipas syve të Sharlit momentalisht para
se të prezantohet me Emën. Pjesa më e
madhe e veprës tregon mënyrën se si ajo
i përjeton ngjarjet, megjithëse gjithmonë
në vetën e tretë dhe ndonjëherë duke na
dhënë një paraqitje të shpejtë në
mendjen e të tjerëve. Pavarësisht faktit
që rrëfyesi e kufizon vëmendjen drejt
Emës, gjithsesi, ekziston një përzierje e
vëzhgimeve objektive të sjelljes së saj
dhe e mendimeve subjektive pra të
ndjenjave dhe mendimeve të saj. Floberi
gjithashtu shpesh përdor ligjëratën e
drejtë, integrimin rrëfyes të mendimeve
dhe të ndjenjave pa shënime për të
treguar çfarë po mendonin personazhet e
tij. Pas vdekjes së Emës, rrëfimi është
pothuajse objektiv.
8. Ema dëshiron dashuri
romantike, pasuri dhe
status shoqëror por
ajo nuk mund t’i ketë
pasi është e martuar
me një doktor të
shtresës së mesme.
9. Ema fillon që të marrë para hua që të paguajë
dhuratat për të dashurin e saj të parë, Rodolfin.
Kur ai e lë atë, ajo sëmuret dhe bashkëshorti i saj,
Sharli, merr edhe më shumë para hua për kujdesin
e saj. Ema tashmë duhet që të marrë edhe më
shumë para hua që të paguajë borxhet e saj dhe të
ushqejë shijet e saj ekstravagante. Ajo zë një të
dashur të dytë, Leonin, por ai shpejt lodhet prej
saj.
Klima: Kreditori kryesor i Emës, z.Lërë, insiston
që ajo paguajë dhe zotëron një urdhër gjykate që
të konfiskojë të gjithë pronën e saj.
10. Deri në dëshpërim, Ema kërkon ndihmë
financiare kudo, por nuk mund të gjejë askënd;
ajo gëlltit arsenik dhe vdes. Pas vdekjes së
Emës, Sharli humbet gjithçka. Ai zbulon
pabesitë e së shoqes dhe vdes si një burrë i
thyer. Vajza e Emës, Berta dërgohet në një
filaturë pambuku.
Tema: Papërshtatshmëria e gjuhës, varfëria e
një gruaje, të metat e klasës së borgjëzisë.
Motivet: Vdekja dhe sëmundja, dritaret
11. Shkatërrimi financiar i Emës paralajmërohet në
kapitullin e parë të novelës, kur Floberi prezanton
rrezikun e financave nëpërmjet përshkrimit të
menaxhimit të paaftë të anëtarëve të familjes së
Sharlit. Prezenca e z.Lërë, që përpiqet për të
tunduar Emën, paralajmëron natyrën e saj në rënie:
ajo do ta shohë veten e saj thellë e më thellë në
borxh me z.Lërë. Zhgënjimet romantike të Emës
paralajmërohen gjithashtu ; me Rodolfin dhe
Leonin, ne i shohim në ndjenjat e tyre ndaj Emës
që nuk janë as të forta as të gjata sa ajo do të
dëshironte. Përfundimisht, arseniku me të cilin
Ema kryen vetëvrasjen na shfaqet gjashtë kapituj
para se ajo t’i japë fund jetës së saj.
12. Shpresa e Ema Bovarisë që fëmija i saj do të ishte një mashkull sepse
“një grua është gjithmonë e penguar” është vetëm një nga momentet ku
Floberi demonstron një mirëkuptim të lehtë mbi vështirësitë e gruas në
këtë kohë. Ne shohim përmes Emës sesi meshujt që rrethojnë Emën
zotërojnë fuqinë që të ndryshojnë jetën e tyre për mirë ose për keq, një
fuqi që asaj i mungon. Edhe Sharli ndikon në pafuqinë e Emës. Përtacia e
tij ndalon atë prej të qënit një doktor i mirë, dhe paaftësia e tij e ndalon
nga avancimi në një shkallë më të lartë që mund të kënaqte ambicjen e
Emës. Si rezultat, Ema ka ngecur në një qytet pa shumë para. Rodolfi, i
cili zotëron f uqinë financiare që ta largojë Emën nga jeta e saj e varfër, e
braktis atë, dhe si një grua, është e paaftë të largohet vetëm. Leoni
fillimisht ngjason me Emën. Të dy janë të shkëputur nga jeta e qytetit
dhe të dy ëndërrojnë gjëra më të mira dhe më të mëdha. Por duke qenë se
Leoni është një burrë, ai ka fuqinë që ta realizojë ëndrrën e tij të largohet
nga qyteti, kurse Ema duhet të qëndrojë e lidhur pas një burri dhe një
fëmije.
13. Sidoqoftë, struktura morale e novelës kërkon që Ema të mbajë përgjegjësitë për
veprimet e saj. Ajo nuk mund të fajësojë për gjithçka burrat përreth saj. Ajo
lirshmërisht zgjedh që të mos jetë besnike ndaj Sharlit dhe tradhtitë e saj e çojnë
Emën në një fund. Nga ana tjetër,në situatën e Emës, dy zgjidhjet e vetme që Ema ka
janë ose të mbajë të dashur ose të qëndrojë besnike në një martesë të kotë. Kur Ema
martohet me Sharlin, zgjedhja për të kryer tradhëti bashkëshortore është mjeti i
vetëm që ka Ema për të ushtruar forcë mbi fatin e saj. Ndërsa meshkujt kanë fuqi në
pasuri dhe pronë, e vetmja pasuri që Ema ka për të influencuar të tjerët është trupi i
saj, një formë pasurie që ajo mund ta tregtojë në fshehtësi me çmimin e turpit dhe
me shpenzimin e mashtrimit. Kur ajo kërkon dëshpërimisht për para që të paguajë
për borxhet e saj, burrat ofrojnë para në këmbim të ndereve të dashurisë së Emës.
Gradualisht, ajo përpiqet ta fitojë mbrapsht Rodolfin si një i dashur nëse ai i
paguan borxhet e saj. Vetë akti final i vetëvrasjes është bërë i mundur nga një
veprim i kryer me sharmin e saj, i cili i drejtohet Justinit, që Emën të marrë arsenik
nga ena ku mbahet. Edhe për të marrë jetën e saj, ajo duhet të përdorë fuqinë e
sharmit të saj, që të përdorë dashurinë e Justinit në mënyrë që ta bindë atë për të
bërë atë q&eu ml; ai dëshiron.
14. “Zonja Bovari” e Floberit gjendet ndërmjet mënyrës se si
është bota dhe mënyrës se si do të dëshironte ajo që të ishte.
Kjo novelë franceze është brilante në në portretin realist të
mërzisë ecila ishte tipike për Francën në këtë kohë. “Zonja
Bovari” është e avancuar, revolucionare dhe kontradiktore për
kohën në të cilën është shkruar. Kjo novelë pati influencë në
lëvizjen e realizmit dhe modernizmit në shekujt XIX dhe XX.
“Zonja Bovari” ishte qendra e romantizmit në shekujt e
mëtejshëm dhe shkatërroi mitet të cilët ishin përplasja e
romantizmit me botën moderne. Floberi e trajton
marrëdhënien fizike në një mënyrë të përparuar dhe modern,
duke pranuar që kënaqësia fizike nuk është vetëm dëshirë e
meshkujve por në mënyrë të vullnetshme mund të jetë edhe
dëshirë e grave.
I fuqishëm por i kuptuar, shkrimi i Floberit është më i miri ku
bëhet fjalë për imtësira të çdo dite dhe me thellësinë e
karaktereve të secilit. E fortë, e padobësuar në dëshirën për të
arritur të vërtetën e njerëzimit, “Zonja Bovari” trajton
dëshirën për një jetë më romantike dhe mirëkuptimin e këtij
irritimi.
15. Ema Bovari,
nje grua e
dobet qe
lufton ne
vetevete per
vetveten
LIBRAT
ROMANTIKE:
Ema u rrit duke
lexuar libra
romantik, saqe filloi
te enderronte me sy
hapur
TRADHETIA:
Ema donte te kapej
ne dicka me te forte
se dashuria donte
dinamike, dhe
prandaj e tradhetoi
te shoqin 2 here
VETEVRASJA
Zhgenjimi I Emes
nga realiteti, I cili
s’ishte aspak si ne
libra, nga burrat, e
shtyu Emen drejt
vetevrasjes
Edukimi:
Ne manastir larg
mamase duke
marre leksione
reth fese, librave te
artit per plotesimin
e te vertetes
16. ENDERRIMET PERRALLORE te Emes e cila
mendonte se jeta ishte si ne romanet qe lexonte,
por u perball vetem me zhgenjimin.
“Para se te martohej, ajo kishte kujtuar se ndiente
dashuri, mirepo meqe lumturia qe do t’I siguronte
kjo dashuri nuk u duk asgjekundi. Ajo mendonte se
do te ishte gabuar. Atehere Ema filloi te vriste
mendjen per te marre vesh c’kuptohej tamam ne
jete, me fjalet dashuri, lumturi dhe pasion, qe I
iishin dukur aq te bukura neper libra.”
17. “Ajo donte djale, te ishte zeshkan dhe emrin ta
kishte Zhorzh; dhe mendimi qe te lindte mashkull
ishte si nje shprese per te, per hakmarrje per
gjithcka qe s’kishte mundur te arrinte vete ne te
kaluaren.djali te pakten eshte I lire, ai mund t’I
kenaqe pasionet e veta, dhe te bredhe neper vende
te ndryshme, te kaperceje pengeset, te shijoje
lumturite me te paarritshme. Ndersa vajza s’ka
nga t’ia mbaje gjithe jeten. E ngordhur dhe delikate
njekohesisht, ajo duhet te perballoje edhe dobesite
e trupit te vet dhe nenshtrimin ndaj ligjit. Vullneti,
ashtu si velloja e kapeles se saj qe mbahet me nje
cope lidheze, I lekundet nga te fryje era, gjithmone
e terheq nga nje deshire.
18. “Naten kur poshte dritareve kalonin me qerre
peshkashitesit, ajo zgjohej nga gjumi dhe si
degjonte zhurmen e rrotave te hekurta, qe ne te
dale te fshatit shuhej pernjehere mbi dhe, thoshte
me vete: “Neser do te jene ne Paris”. Dhe ajo I
ndiqte me mend, se si I hipnin dhe I zbrisnin
kodrat, pershkronin fushat , ecnin neper rrugicen
kryesore nen driten e yjeve.”
“Ajo bleu nje plan te Parisit dhe ne maje te gishtit
shetiste neper kryeqytet…mbyllte qepallat, dhe
ashtu ne erresire shihte sesi era perdridhte flaket e
fenereve te rrugeve, sesi hapeshin gjithe zhurme
shkallaret e karrocave mu perpara kolonave te
teatrove.”
20. “…celesi u rrotullua ne brave dhe ajo shkoi drejt e
tek rafti I trete, e prirur nga kujtesa, mori
kavanozin e kalter,ia hoqi kapakun, futi doren
brenda, dhe si e nxorri plot me nje pluhur te
bardhe, filloi ta hante..dhe u leshua e tera per se
gjati ne krevatin e saj. E zgjoi nje athesi qe ndiente
ne goje. Ajo vezhgonte veten me kureshtje
se mos I fillonte ndonje dhimbje…dhe I erdhi per
te vjelle…supet I tundeshin nga nje drithme e forte
dhe po behej me e bardhe sesa carcafi..pulsi I
crregullt nuk I degjohej fare tani.ne fytyren e
kaltereme I dilnin bulbeza djerse…I doli nje
ulerime e shurdhet…
23. Shkruar më 1879, kjo dramë e merr temën dhe personazhet nga jeta. Henrik
Ibsen shpalos aty një mospërkim të thellë mes dukjes së lumtur dhe dobësisë së
brendshme të realitetit të servirur. Ai vuri seriozisht në dyshim përmes protestës
së heroinës, Norës, të gjitha normat e ngulitura të sistemit shoqëror, duke
kërkuar emancipim të vërtetë të femrës.
Por Ibseni shkon edhe më tej. Çështja qendrore për autorin tek kjo dramë është
çështja e çlirimit të njeriut në përgjithësi dhe krijimi i kushteve për lindjen dhe
shfaqjen e personalitetit të tij.
Njeriu, para së gjithash duhet të edukojë vetveten, pastaj dikë tjetër. Nora
dënon ligjet e kësaj shoqërie, fenë dhe madje dashurinë e saj. Ajo vendos të
kërkojë të vërtetën dhe niset drejt së panjohurës. Kompozicioni analitik i
dramës fillon me paraqitjen e iluzionit të lumturisë familjare dhe përfundon me
shuarjen e këtij iluzioni. Novatorizmi i Ibsenit shprehet dhe në fundin e veprës
pa një zgjidhje përfundimtare.
Secili prej personazheve zhvillohet në kah të kundërt me pikënisjen e dramës,
duke u bërë kështu përfaqësues i një shumësie individësh që kanë veti të
përbashkëta. Didaskalite luajne rol te vecante ne realizimin e kesaj diagrame te
zhvillimit te personazhit.
Fabula e dramës shtrihet në tri akte. Akti i parë përmban 16 skena, akti i
dytë 12 skena dhe akti i tretë 5 skena.
24. Tragjedia e trajtuar në dramë është universale dhe e
pranishme gjithmonë, sepse gjithmonë ka në çdo kohë dhe
në çdo vend të botës njerëz të cilëve u duhet të kalojnë nëpër
metamorfoza të ndryshme derisa të zbulojnë thelbin e
vetvetes. Dhe në fakt drama e Ibsenit është drama e njohjes
së vetvetes.
Simbolika e titullit të dramës “Shtëpi kukulle” qëndron në
faktin se ajo mishëronte të gjithë klasën sociale ku individët
harronin të ishin vetvetja e tyre dhe ktheheshin në marioneta të
shoqërisë. Ndërsa ironia e titullit lidhet me faktin se janë
shumë të pakët ata që veprojnë duke ndryshuar edhe pse e
kuptojnë që jeta e tyre nuk ka asnjë vlerë në formën që është.
Gangrena e shoqërisë ngërthen disa antivlera së bashku:
· Hipokrizinë përmes dramës familjare
· Oportunizmin përmes figurës së Krogstadit
· Mashtrimin përmes Norës
· Mosnjohjen përmes çiftit Helmer
Të gjitha këto së bashku reflektojnë degradimin e shoqërisë së
Evropës Veriore të fundit të shek.XIX dhe fillimit të shek. XX
duke kërkuar kështu në fakt modelin e një qytetari të ri dhe të
një shoqërie të re.
25. · Shtrimi i çështjeve të nxehta që shqetësonin bashkëkohësit e
Ibsenit
· Ibseni është mjeshtër për ta bindur lexuesin të kërkonte përgjigje
mbi çështjet e shtruara. Ai i detyron ata të heqin dorë nga ndarja
tradicionale e heronjve në pozitivë dhe negativë dhe t’i pranojnë ashtu
siç janë në tërësinë e tyre të ndërlikuar, me të gjitha mospërputhjet.
· Drama shquhet për vërtetësinë e karaktereve dhe të detajit
artistik, për thellësinë e trajtimit të argumentit dhe për gamën e gjerë
tematik, duke ngjitur në skenë njeriun e zakonshëm dhe duke e bërë
teatrin një pasqyrë të jetës reale, çka i përgjigjej aspiratës së thellë të
njerëzve të epokës.
· Ibsen shfrtytëzoi një tip kompozocioni të quajtur analitik. Rolin
më të rëndësishëm në këtë kompozicion e luan misteri dhe ngjarja.
· Ibseni shfrytëzon mundësinë shumëkuptimore të fjalës. Secila
frazë e tekstit jepet vetëm për shkakun se ajo është e domosdoshme në
realizimin e një ose disa detyrave artistike. Ndonjëherë duket sikur
personazhet thjesht flasin, ndërkohë diçka të shtrëngon t’ia vësh veshin
me shumë vëmendje çdo fjale dhe pas çdo fraze tensioni rritet.
26. Drama fillon per Krishtlindje ne shtepine e zotit Helmer, i cili ka 8 vjet i
martuar me Noren dhe ka bere tre femije. Nora vjen ne shtepi me dhurata per
Krishtlindje per femijet dhe burrin. Helmeri i sillet me ledhe Nores, e cila ishte
nje grua shume e bukur. Duke u larguar per ne kabinetin e tij, ne shtepine e tyre
vjen zonja Lide e cila sapo kishte zbritur nga anija. Ajo ishte nje mikeshe e
vjeter e Nores te ciles sapo i kishte vdekur i shoqi, me te cilin nuk ka pasur
femije.
Po Nora? Nores i kishte shkuar jeta vaj. Ne vitin e pare te marteses burrin e
kishin shkarkuar nga puna ne ministri dhe ai ishte i detyruar te punonte pune te
ndryshme private, duke u gdhire mbi letra deri vone. Per pasoje, ai semuret
rende dhe mjeket thone se mund ta sheroje vetem klima e jugut. Gjithe familja e
kaloi vitin ne Itali. Ju desh nje shume e majme per te paguar udhetimin, te cilat
tha se ja kishte marre babait, por ne fakt ia kishte marre borxh nje zoterie me
emrin Krogstad. Dhe tani Nora punonte qe t’ja shlyente borxhin zoterise pa i
thene gje burrit.
Torvaldi rritet ne detyre dhe shkarkon Krogstadin nga puna, pasi ai nuk i do
prane vetes njerezit me reputacion te dyshimte. E quan te tille pasi ai kishte
falsifikuar nje dokument financiar dhe kishte dale pa lagur, e jo vetem. Por kete
gje del te kete bere edhe Nora. Ajo ka falsifikuar firmen e te atit per te hyre ne
borxh me fajde nderkohe qe i ati ndodhej ne shtratin e vdekjes. Pervec kesaj,
dokumenti mbante firmen e te atit ne ate date qe ai kishte vdekur.
27. Keshtu i perzene nga puna, Krogstati i kerkon Nores ti
lutet te shoqit qe ti gjeje nje vend pune. Nora i nderhyn te
shoqit per Krogstatin por ai nuk ndryshon mendje.
Krogstati i ben presjon Nores duke i thene se do e
demaskonte te burri per borxhin qe kishte marre. Ai i
shkruan nje leter Helmerit ku thote se nese do te beje
pubilike mashtrimin e Nores, posti i tij si drejtor banke do
ti iki nga duart.
Si fillim Nora komunikon me mjekun e familjes Rankun i
cili eshte i dashuruar ne heshtje me Noren. Ai ishte i
gatshem qe t’i jepte parate Nores por Krogstati kerkonte
nje pune tashme dhe jo leket. Ranku ndahet tragjikisht
nga familja Helmer duke i derguar nje kartolin me kryq te
zi qe do te thoshte se doktori ishte mbyllur ne shtepi, po i
afrohej vdekja dhe nuk donte te donte te vinin ta shikonin
ne ate gjendje.Nora shikon si rrugezgjidhje vetevrasjen
por Krogstadi i thote se keshtu nuk arrin asgje, vetem se
mbulon me turp kujtimin e saj.
28. Ndihma ne kete situate vjen nga nje drejtim i papritur. Zonja
Lide dhe Krogstati kane qene te dashuruar me pare por zonja
Lide ishte e martuar me nje burre tjeter. Tashme ajo u kthye dhe
i kishte gjithe mundesite qe te mund te martohej me te. Ne kete
menyre Krogstadi ndihet i gezuar, jeta e tij merr nje tjeter
me kuptim dhe ai tashme gjen dashurine dhe besinikerine.
Keshtu ai heq dore nga shantazhi, por letren e le ta marri
Helmeri ne menyre qe Nora ta njohe mire se kush eshte burri i
saj.
Kur Helmeri merr letren, gati sa nuk kalon ne histeri. Ai nga
laureshe, kukull, harabel i tha kriminele. U transformua direkt.
Do merrte dado per te mbajtur femijet pasi gruaja e tij s’ishte e
denje. Per shkak te turpit se cdo thonin te tjeret, Helmeri nuk e
perze Noren nga shtepia, por tashme jetet e tyre jane ndare. Ne
kete moment postieri sjell elteren e Krogstadit, i cili kishte
shkruar ne leter se hoqi dore nga kerkesat dhe pretendimet e do
e linte Noren te qete. Ne ate moment Helmeri transformohet
direkt! Ai gezohet e thote ne fillim qe shpetova, pastaj
shpetuam. Por ai ishte mesuar qe gjithmone Noren ta perdorte
dhe ta nenshtronte, ndersa Nora ne kete moment ngre kyre
kunder tij. Ajo largohet pergjithmone, iken nga shtepia.
Nora gjithnje e ka ditur qe si nga babi dhe burri eshte trajtuar si
nje kukull, por nuk donte ta pranonte pasi ajo i donte. Helmeri
u trondit nga vendimi i Nores, por vendimi i saj ishte i
pakthyeshem.
29. Ky eshte nje percaktim simbolik, qe
nenkupton dicka te panatyrshme, te
pavertete, te sajuar. Ne kete shtepi,
jetonte nje kukull, nje femer e trajtuar
si nje kukull, Nora. Ne fund te vepres,
prej kesaj parajse nuk mbetet asnje
grime, asnje gjurme.
30. Torvaldi perpiqet ta mbaje Noren duke i kujtuar asaj detyrimet
qe ka ndaj “burrit dhe femijeve”. Nora i kthen nje pergjigje te
cilen atij nuk ia priste mendja. Nora thote qe ajo nuk eshte
vetem mamaja e familjes, por “para se gjithash, njeri njelloj si
ti ose, tek e fundit, duhet te behet njeri”. Me dramen e tij
“Shtepi kukulle”, Ibseni shpalosi nje mosperkim te thelle
ndermjet dukjes se lumtur dhe dobesise se brendeshme te
realitetit te servirur. Ai vuri seriozisht ne dyshim, nepermjet
protestes se heroines, te gjitha normat e ngulitura te sistemit
shoqeror, duke kerkuar nje emancipim te vertete te femres.
Shkalla e emancipimit dhe mirkuptimit te femres eshte treguesi
me i mire i shkalle se emancipimit te nje shoqerie. Shoqeria
tradicionale puritane, me mitet dhe paragjykimet konservatore,
nuk eshte solide. Ajo mbahet nga sakrifikimi dhe heroizmi
vetmohues i femres. Ti njohesh asaj keto vlera dinjitoze,
pasionante dhe emocionale, c’ka perben frymen dhe shpirtin e
brendshem te familjes dhe shoqerise.
31. Perpjekja e pare e rebelimit te Nores kunder
shoqerise evidentohet kur ajo thote se
meqenese ligji nuk eshte ne anen e femrave,
atehere nje ligj i tille (qe te marre borxh) duhet
ndryshuar ose nuk duhet te ekzistoje fare. Me
shtjellimin e ngjarjeve rebelimi i saj rritet, duke
perfshire gjithe sistemin e rregullave dhe
vlerave.
32. Temen, si dhe personazhet, shkrimtari i merr nga
jeta. Konflikti dramatik zhvillohet sipas nje logjike artistike,
qe eshte ajo e rrjedhjes se ngjarjeve ne realitetin e
perditshem. Pas zgjidhjes se konfliktit ne shohim nje Nore
dhe Torvalt krejt te ndryshem nga ata ne fillim: nese do ti
paraqisnim grafikisht keto personazhe ata do te
zhvilloheshin ne krah te kundert. Secili prej tyre behet
perfaqesues i nje shumesie indvidesh qe kane veti te
perbashketa. Torvaldi perfaqeson ata burra e bashkeshorte
qe reduktojne rolin e gruas brenda mureve te shtepise, si te
nje kukulle ne duart e tyre, ndersa Nora perfaqeson ato gra
qe me guxim arrijne te kundershtojne kete mentalitet dhe te
marrin pergjegjesine e jetes se tyre ne duart e veta.
Heronjte e Ibsenit nuk jane vetem misherimi i ideve te
caktuara te autorit. Ata mbartin te gjitha pasionet njerezore,
gjithcka qe e bene njeriun- njeri. Ne dramat e Ibsen eshte
pikerisht mendja, e afte per te kuptimesuar realitetin dhe
per tu dhene mundesi heronjve te ndryshojne fatin e tyre.
33. Por kur njeriu nuk gjen forca per te perballuar fuqine
e mendimit dhe materializmin e tij, ai paguan rende
per kete. “Shtepi Kukulle”, ne te cilen jetojne
Helmeri dhe Nora, shkaterrohet, ashtu si heroi, i cili
nuk arrin te largohet mbi egoizmin e vet dhe as mbi
paragjykimet e shoqerise.
Kompozicioni analitik i Ibsenit perpiqet te zbuloje
tragjizmin e brendeshem, i cili fshihet pertej perdes
se qete te realitetit. Keshtu eshte ndertuar drama
“Shtepi kukulle”, ne te cilen zbulohet thelbi i jetes
familjare, se jashtmi e qete, te avokatit Helmer, jeten
e ndertuar mbi egoizmin dhe genjeshtren. Ne fillim
Nora te jep pershtypjen e nje gruaje te paafte per te
ndermarre vendime te guximshme, ajo i nenshtrohet
autoritetit te burrit te saj qe e quan model dhe i
perkushtohet vetem familjes, burrit dhe femijeve. Por
dalengadale kuptojme qe kjo pershtypje eshte e
rreme pasi Nora ne fakt fsheh nje sekret shume te
madh dhe ne fund merr guximin te largohet.