Se ha denunciado esta presentación.
Utilizamos tu perfil de LinkedIn y tus datos de actividad para personalizar los anuncios y mostrarte publicidad más relevante. Puedes cambiar tus preferencias de publicidad en cualquier momento.

Shqiperia

13.597 visualizaciones

Publicado el

Publicado en: Sector inmobiliario
  • Sé el primero en comentar

Shqiperia

  1. 1. 1 REPUBLIKA E SHQIPERISE SHKOLLA 9-VJECARE “ADEM KRASNIQI” PROJEKT GJEOGRAFIE:SHQIPERIA NENTEMAT E PROJEKTI VENDODHJA GJEOGRAFIKE RELIEVI BOTA BIMORE BOTA SHTAZORE KLIMA HIDROGRAFIA POPULLSIA RAJONI VERIORO-VERILINDOR RAJONI PERENDIMOR RAJONI JUGLINDOR RAJONI JUGOR PUNOI :KORALDA BASHA PRANOI:MESUESE FITNETE
  2. 2. 2Vendodhja gjeografike Republika e shqiperise ,eshte shtet I pavarur ne evropen juglindore.shtrihet ne pjesen perendimore te gadishullit te Ballkanit.. Shqipëria kufizohet nga Mali i Zi në veriperëndim, Kosova në veri, nga Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë në lindje dhe Greqia në jug. Në kufirin natyror perëndimor Shqipëria ka dalje të hapur në Detin Adriatik dhe në jugperëndim në Detin Jon. Gjatësia e vijës kufitare të Republikës së Shqipërisë është 1094 km, nga të cilat 657 km vijë kufitare tokësore, 316 km vijë bregdetare, 48 km vijë ndarëse përmes lumenjve dhe 73 km përmes liqeneve.Sipërfaqja e përgjithshme është 28.748 kilometra katrorë. Kryeqyteti i saj ështëTirana.Në veri e verilindje ka 529 km vijë kufitare me Malin e Zi, Kosovën dhe ish republikën jugosllave të Maqedonisë, ndërsa në jug e juglindje me Greqinë një vijë kufitare prej 271 km. Në perëndim Shqipëria laget nga Deti Adriatik e në jug-perëndim nga Deti Jon. Pikat ekstreme jane,Veri : Komuna Kelmend(42°39′Veri 19°43′Lindje) Jug : Bashkia Konispol(39°38′ Veri 20°11’Lindje ), Perëndim : Ishulli i Sazanit(40°30′Veri 19°15′ Lindje ),Lindje : Komuna Progër(40°39′ Veri 21°03′ Lindje ) Relievi Relievi i shqiperise eshte kryesisht malor .vargmalet e para alpine u formuan nga mbarimi i jurasikut ,ndersa gjate eres kenozoike u shpejtua procesi malformues ne teresine e albanideve ,qe aktualisht perbejne token dhe nentoken e shqiperise.Lartesia mesatare e relievit eshte 708metra ,ose dy here me e larte se mesatarja e Evropes.Lartesite me te medha gjenden ne Alpet shqiptare dhe ne malet e lindjes(Korabi 2751 metra ,maja me e larte ne Shqiperi).Fushat zëne kryesisht pjesën perëndimore, përgjatë bregdetit Adriatik, por ka edhe në pjesë të tjera të vendit.Fushat më të larta janë ato të pellgut të Korçës, mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Fushat gjenden kryesisht përgjatë lumenjve kryesore si: Vjosë, Devoll, Osum, Shkumbin, Erzen, Mat e Drin, ku gjenden, gjithashtu, edhe tokat bujqësore e qendra të mëdha banimi, si dhe përshkohen nga rrugë te rëndësishme lidhjesh. Territori i Shqipërisë ndahet në 4 krahina të mëdha natyrore (fiziko-gjeografike): Krahina malore veriore Krahina malore qendrore Krahina malore jugore Ultësira perëndimore
  3. 3. 3
  4. 4. 4Bota bimore Per shkak te mbizoterimit te relievit kryesisht kodrinoro-malor, qe kushtezon ndryshime te dukshme te klimes dhe te faktoreve te tjere, bimesia eshte e shkallezuar ne drejtim vertikal ne kater breza. Brezi i shkurreve dhe i pyjeve mesdhetare (deri rreth 700 m. lartesi) gjendet ne trevat perendimore dhe jugperendimore. Pjesen e poshtme te tij e zene shkurret me gjelberim te perhershem si: mareja, shqopa, xina, gjineshtra, dafina etj. Se bashku me keto shkurre rriten edhe disa drure te larte, si: selvia, valanidhi, pisha e bute dhe e eger etj. qe, ne disa raste formojne pyje te vogla. Brezi i dushqeve shtrihet mbi brezin e shkurreve mesdhetare deri ne rreth 1000 m lartesi. Ka perhapje me te madhe se brezat e tjere bimore, sidomos ne brendesi te trevave shqiptare. Bimet me karakteristike te ketij brezi bimor jane: disa lloje dushqesh, bliri, frashri, malleza, panja, geshtenjna etj. Brezi i ahut dhe i haloreve shtrihet mbi brezin e dushqeve deri ne rreth 1600 - 1800 m lartesi. Ahishtet, jane me te perhapura ne malet e trevave veriore dhe lindore shqiptare dhe ne shpatet perballe veriut dhe lindjes. Ne shume zona ahishtet jane te perziera me haloret si: pisha, bredhi etj. Brezi i kullotave alpine shtrihet mbi brezin e ahut dhe te haloreve, ku, per shkak te temperaturave shume te uleta, rritet vetem bimesi barishtore dhe shume rralle shkurre te uleta. Zhvillimin me te mire bimesia barishtore e ka ne rajonet malore te trevave shqiptare veriore dhe lindore. Bota shtazore Bota shtazore tokesore perbehet nga gjitare te llojeve te ndryshme, si: urithi, lakuriqi i nates, ujku, dhelpra, cakalli, shqarthi, zardafi dhe kunadhja, ariu i murme; macja e eger. Mjaft te perhapur jane gjitaret barngrenes ,si derri i eger lepuri i eger. Me rralle gjendet kaprolli ne brezin e shkurreve, ne dushkajat dhe ahishtet, si dhe dhia e eger ne brezin e kullotave alpine te disa maleve te larta.
  5. 5. 5Bota shtazore ajrore.Te shumellojshem jane shpendet shtegtare dhe te perhershem. Ndermjet tyre ka edhe shpende te rralle me vlera te vecanta, si: pelikani kacurrel, ne lagunen e Divjakes, kurse ne lartesite e maleve gjendet shqiponja. Bota shtazore ujore.Ne ujerat bregdetare gjenden lloje te ndryshme peshqish, si: sardelja, qefulli, levreku, kota dhe merluci, kurse ne ujerat e brendshme, trofta, korani dhe belushka ne (liqenin e Ohrit, dhe shume peshq te tjere, si: krapi, skobuzi, klenji ngjala etj. Gjenden edhe disa gjitare, Si: delfini (ne ujerat detare) dhe vidra. Klima Shqiperia ben pjese ne brezin subtropikal dhe perfshihet ne zonen klimaterike mesdhetare.Me pozicionin e saj te favorshem përballe deteve Adriatik dhe Jon, si dhe malësitë e mbështetura mbi pjesën e ngritur të Ballkanit, Shqipëria ka një numër të madh zonash klimaterike, krahasuar kjo me sipërfaqen e saj modeste. Ultësirat bregdetare kanë klimë tipike mesdhetare, me dimër të bute e te dhe verë te lagësht. Temperaturat mesatare variojne nga 7°C në dimër e deri në 24°C në verë. Pjesa malore karakterizohet nga një klimë mesdhetare-kontinentale, e shkaktuar kjo nga masat ajrore që mbizotërojnë Evropën lindore dhe Ballkanin. Veçori kryesore të kësaj zone janë erërat e fuqishme me drejtimin verior dhe veri-lindor si dhe temperaturat mesatare disi më të ulëta. Sasia e reshjeve është mesatarisht e larte si rezultat i kombinimit të dy rrymave ajrore, ato mesdhetare dhe kontinentale. Niveli i reshjeve varion nga 600 mm në vit në fushëgropën e Korçës, në 3100 mm në vit në Bogë, të Alpeve Shqiptare Këtu, gjithashtu, vlen për t'u theksuar se rreth 95% e shirave të të gjithë vendit bien në sezonin dimëror. Ne Shqiperi bien mesatarisht 1430 mm reshje ne vit dhe vijne duke u pakesuar nga perendimi ne lindje. Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Temperatura mesatare minimale (°C) 2,0 2,0 5,0 8,0 12,0 16,0 17,0 17,0 14,0 10,0 8,0 5,0 Temperatura mesatare maksimale (°C) 12,0 12,0 15,0 18,0 23,0 28,0 31,0 31,0 27,0 23,0 17,0 14,0 Lagështia në % 71 69 68 69 70 62 57 57 64 67 75 73 Ditë me shi 13 13 14 13 12 7 5 4 6 9 16 17
  6. 6. 6Hidrografia Shqiperia ka nje rrjet te dendur hidrografik dhe pasuri te medha ujore. Siperfaqja hidrografike eshte 43 305 km katrore, nga te cilat 28 550 jane brenda kufirit te saj shteteror. Rrjeti hidrografik i Shqiperise perbehet nga 11 lumenj kreysore, te cilet, se bashku me deget e perrenjte e medhenj, arrijne ne 152.Ne pellgun ujembledhes te rrjetit hidrografik te Shqiperise, ndodhen 247 liqene te tipave dhe permasave te ndryshme, me nje siperfaqe te pergjithshme ujore prej 1210 km2 dhe me vellim te pergjithshem te ujrave prej afro 60 miliarde m3 e 200 burime nentokesore, me prurje 200/l ne sek. Lumenjte kryesor jane :Drini,Buna, Shkumbini,Mati,Semanidhe Vjosa. Deti Adriatik Ky det shtrihet midis gadishullit Apenin në perëndim dhe gadishullit të Ballkanit në lindje.Deti Adriatik është i gjatë 820 km dhe i gjerë 203 km. Thellësia më e madhe e tij arrin në 1233 m. Në brigjet shqiptare ky det është i cekët. Brigjet shqiptare të detit Adriatik kanë gjatësi 325 km. Deti Jon Ky det shtrihet midis pjesës jugore të gadishullit të Ballkanit dhe gadishullit Apenin. Ai është deti më i thellë i Mesdheut, 5267 m tek humnera Kalipso, është det i hapur dhe mjaft i ngrohtë. Brigjet shqiptare të këtij deti shtrihen nga nga Kepi i Gjuhëzës deri në Kepin e Stillos me një gjatësi prej 151 km, me tipare të ndryshme. Ky bregdet është kryesisht i lartë e shkëmbor.
  7. 7. 7Liqeni i Shkodrës Është liqeni më i madh i gadishullit të Ballkanit, me një sipërfaqe prej 368 km2, nga të cilat 149 km2 përfshihen brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë. Në këtë liqen derdhet lumi i Moraçes dhe prej tij del ai i Bunës. Është liqen i cekët me thellësi mesatare 7 m dhe maksimale 44 m, i përmendur për gjuetinë e peshkut dhe për vlerat turistike. Liqeni i Ohrit Është liqeni më i thelle në të gjithë gadishullin e Ballkanit (mesatarja 145 m, maksimalja 295 m). Ai zë vendin e dytë në këtë gadishull për nga sipërfaqja (363 km2, nga të cilat 111 km2 përfshihen në Republikën e Shqipërisë).Prej liqenit del lumi i Drinit të Zi. Liqeni i Ohrit ka rëndësi të madhe turistike dhe botë të pasur shtazore, duke mos munguar këtu dhe disa lloje endemike. Liqenet e Prespës Liqeni i Prespës së Madhe ndodhet në territorin e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Greqisë dhe ka një sipërfaqe prej 285 km2 nga të cilat Shqipërisë i takojnë 44 km2. Liqeni i Prespës së Vogël, me një sipërfaqe 44 km2 ndodhet midis Shqipërisë dhe Greqisë.Shqiperise i takon një sipërfaqe e vogël prej afërsisht 4 km2. Ujërat e liqeneve të Prespës, sidomos Prespës së Madhe, ashtu si dhe liqeneve të tjerë të Shqipërisë, shquhen për një bukuri dhe kthjellësi te larte. Liqenet e vegjël Në Shqipëri ndodhen edhe dhjetra liqene të vegjël me origjinë akullnajore, liqene me origjinë karstike dhe liqene artificiale. Nga liqenet e shumta me origjinë akullnajore dallohen kompleksi i 12 liqeneve akullnajore të Lurës, liqenet e Doberdol - Sylbicës në Alpet e Tropojës, liqenet e Balgjait në Bulqizë, liqeni i Zi në Martanesh etj. Liqenet karstike përfaqësohen me 69 liqenet e pllajës së Dumresë, ku dallohet liqeni i Merhojës 960 ha, liqeni i Çestijes 61 metra i thelle, liqeni i Gjatë, i Belshit, i Seferanit, etj . Liqenet artificiale Ndër liqenet artificiale më të mëdhenj përmendim liqenet e HC të Fierzës, Komanit, Vau i Dejës, Ulzës, Shkopetit. Liqene të tjera artificiale janë ato të Tiranës (55 ha), ujëmbledhësat e Farkës në Tiranë, liqeni i Thanës në Lushnjë dhe Gjancit në Vithkuq të Korçës.
  8. 8. 8
  9. 9. 9Popullsia Popullsia shqiptare eshte me moshe shume te re. Mbi 40 per qind e saj, si per meshkuj edhe per femra, i perket grup- moshes 0- 19 vjec, 50 per qind grup- moshes 20- 64 vjec dhe vetem 10 per qind jane mbi 65 vjec.Ne krahasim me vitin 1938, popullsia eshte me shume se trefishuar, duke arritur rreth 3,5 milione banore. Deri ne fund te viteve '70 treguesi i rritjes mesatare vjetore te popullsise eshte me i larte tek meshkujt, rreth 3 per qind, kurse sipas te dhenave te rregjistrimit te fundit te popullsise ne vitin 1989, ky tregues eshte me i larte tek femrat, rreth 2 per qind. Ndersa ne vitin '89 kemi nje shperndarje qe, grafikisht, paraqitet me nje piramide te popullsise te rregullt, ne vitin '95 kjo piramide ndryshoi tek meshkujt me grup-moshe 20 deri 30 vjec. Kjo shpjegohet me fenomenin e emigracionit, i cili u shfaq me permasa te medha ne vendin tone gjate periudhes se tranzicionit.Shqipëria ka 2,821,977 banorë. 46% e shqiptarëve jetojnë nëpër fshatra. Mbas kohës së diktaturës ndodhi një ndryshim demografik. Me qindra shqiptarë kanë emigruar në Itali, Greqi, BE edhe në vendet e Amerikës Veriore. Në 2004 shteti shqiptar shpalli një milion emigrantë në më pak se 15 vjet. Shqipëria ka disa pakica etnike- gjuhësore. Midis tyre janë pakica greke (etnia më e madhe), vllahët (10,000), sllavët (3,000 serbë, boshnjakë, goranë dhe maqedonas, romë 9,000). Rreth 25,000 grekë kanë banimet në zonat rurale në jug të Shqipërisë dhe kryesisht në zonat e pakicave gjuhësore në kufi me Greqinë të qarkut të Sarandës, të Gjirokastrës (Dropull, Pogon), të Delvinës, të Himarës, si dhe në qendrat e mëdha si Durrësi, Tirana.
  10. 10. 10 Rajoni verioro-verilindor Rajoni Verior dhe Verilindor shtrihet ne veri te lugines se lumit te Shkumbinit te Mesem dhe, duke perfshire relievin malor, vazhdon deri ne kufirin shteteror verior dhe verilindor te Shqiperise me Malin e Zi, Kosoven dhe Maqedonine. Ky rajon me i madhi (rreth 10000 km2), ka natyre shume te larmishme dhe shume te pasur (pasuri te shumta minerare, klimatike, ujore, pyjore etj.), me te cilat lidhen mundesite e medha te zhvillimit. Natyra shume e larmishme, popullimi jo i njejte dhe shkalla e ndryshme e zhvillimit ekonomik bejne te mundur qe ne kete rajon te dallohen dy nenrajone: Alpet Shqiptare dhe Nenrajoni Verilindor. ALPET SHQIPTARE Shtrihen ne veri te lumit Drin dhe ne perendim te rrjedhjes se poshtme te lumit Valbona. Ato perfshijne pjesen veriore te vendit dhe zene rreth 8% te tij; kane pozite gjeografike teper te izoluar. Alpet perbehen kryesisht nga gelqeroret, por gjenden edhe depozitime terrigjene dhe magmatike. Me kete ndertim gjeologjik lidhen pasurite minerare si: minerali i bakrit, boksitet dhe kuarcitet.Alpet perbejne grumbullin malor me te fuqishem, me te larte, me te ashper dhe me te copetuar te vendit. Lartesia mesatare e tyre mbi nivelin e detit arrin ne 1500 m. Ketu ndodhen shumica e majave te Shqiperise me Iartesi mbi 2000 m. Alpet dallohen blloqet, malesite, kurrizet malore dhe luginat si:Blloku i Jezerces ( maja e Jezerces 2694 m, me e larta ne Alpet),Malesia e Madhe, Lugina e Shales,Kurrizet malore midis lugines se Shales e Valbones,Lugina e Valbones,Malesia e Gashit .Klima eshte malore, me vere te fresket, dimer te ftohte dhe ngrica te shumta. Per shkak te relievit malor aty bien me shume reshje se kudo ne Shqiperi, sidomos ne formen e debores.Hidrografia eshte shume e pasur dhe alpine. Lumenjte e shumte kane rrjedhje te shpejte,sidomos ne stinen e pranveres, kur shkrin debora. Ka dhe grupe liqenesh akullnajore.Tokat jane te pakta dhe pjellore ne lugina dhe te varfra ne shpatet e maleve te perfshira nga erozioni.Bimesia dhe bota shtazore eshte shume e pasur ne lloje. Perhapje me te madhe kane haloret dhe kullotat alpine. Alpet jane dalluar per shtim te madh te popullsise. Sot ne Alpet jetojne rreth 82000 banore, kurse dendesia mesatare e kesaj popullsie eshte 37 b/km2. Ne Alpe numerohen rreth 110 vendbanime fshatare. Veprimtaria ekonomike e popullsise eshte perqendruar ne bujqesi, vecanerisht ne prodhimin e misrit dhe ne blegtori. Fermeret punojne token kryesisht per konsum vetjak, kurse prodhimet blegtorale te te imetave jane me te shumta. Frutikultura e kufizuar perfaqesohet nga geshtenjat, kumbullat dhe mollet. Pasurite pyjore ofrojne mundesi te mira zhvillimi. Natyra me bukuri te rralle, klima e shendetshme, ajri I paster, trashesia e debores dhe traditat e pasura te popullsise ofrojne mundesi shume te medha per zhvillimin e turizmit te gjelber dhe malor.
  11. 11. 11 Rajoni perendimor Rajoni Perendimor ze pjesen perendimore te Republikes se Shqiperise nga Hani i Hotit ne veri e deri ne Vlore ne jug. Ne perendim rajoni laget nga deti Adriatik kurse ne lindje kufiri kalon nga rreza e Alpeve ne veri drejt jugut, duke perfshire edhe sistemet kodrinore te Kerrabes etj.dhe kodrat e Vlores ne skajin e tij jugor. Brenda ketyre kufijve ky rajon ka shtrirje veri-jug rreth 200 km dhe lindje-perendirn deri ne 50 km. Ne Rajonin Perendimor mbizoteron relievi fushor i cili perbehet nga fusha te medha e mjaft pjellore.Relievi kodrinor ze siperfaqe me te vogel dhe perbehet kryesisht nga grumbuj kodrinore mjaft te copetuar ne lindje dhe nga disa vargje kondrinore ne brendesi. I gjithe Rajoni fushor Perendimor dallohet per klime te ngrohte, ngaqe shtrihet prane vijes bregdetare. Dimri eshte i bute dhe me lageshtire, kurse vera e nxehte dhe thate. Bimesia natyrore e rajonit eshte pothuajse e zevendesuar teresisht nga ajo e kultivuar, duke e kthyer keshtu ne rajonin me te rendesishem bujqesor te Shqiperise.Tokat fushore jane teper pjellore. Rajoni Perendimor i Shqiperise eshte me i populluari ne krahasim me te gjitha rajonet e tjera shqiptare. Kjo dukuri eshte rezultat i kushteve me te mira natyrore te ketij rajoni, ku mbizoteron relievi fushor dhe toka e mire, por edhe i zhvillimit me te mire ekonomik te tij ne krahasim me rajonet e tjera.Vecorite e popullimit duken si ne numrin e pergjithshem te ti popullsise, qe arrin deri ne gati 2 milione banore, me shume se gjysma e gjithe popullsise se Shqiperise, por edhe ne dendesine e popullimit, qe ne kete rajon eshte 300 - 400 banore/km2. Rajoni Perendimor i Shqiperise eshte rajoni me i zhvilluar ekonomikisht ne krahasim me te gjitha rajonet e tjera te trevave shqiptare. Kushtet mjaft te pershtatshme per zhvillimin e ekonomise bujqesore bejne te mundur kultivimin pothuaj te te gjitha kulturave bujqesore si: dritherat e bukes, bimet industriale, kulturat e drunjta, perimet etj. Blegtoret merren me se shumti me rritjen e gjedheve, te bagetive te imeta, derrave dhe shpendeve.Rajoni Perendimor eshte edhe rajoni industrial me i zhvilluar ne Shqiperi. Ketu gjenden pothuaj te gjitha deget e industrise se rende, te lehte dhe ushqimore.Ky rajon dallohet kryesisht per rezervat e naftes, gazit natyror dhe qymyrgurit. Deget einustrise jane. 1. Energjetika 2. Industria e rende, 3. Industria e drurit e letres dhe e materialeve te ndertimit 4. Industria e lehte
  12. 12. 12Keto vitet e fundit vendi e industrise se rende po e ze industria e lehte dhe ushqimore, per prodhimet e te cilave tregu ka me teper nevoje. Rajoni juglindor Rajoni Juglindor shtrihet ne jug te lugines se Shkumbinit te Mesem dhe arrin deri ne Leskovik. Ky rajon ka ndertim te larmishem gjeologjik, me te cilin lidhen pasurite e shumta minerare si: minerali i hekur-nikelit, minerali i kromit, nikel-silikatit dhe bakrit,qymyrguri.Relievi ka shtrirje te madhe ne drejtim vertikal (nga 200 m-2523 m ne Gramoz). Ai perbehet nga malet, gropat, fushegropat dhe luginat.Malet formojne dy vargje kryesore: Perendimorin dhe Lindorin. Perendimori fillon te gryka e Shkumbinit ne veri dhe, me nderprerje,vazhdon deri ne afersi te Leskovikut ne jug. Pjese e tij jane: malet e Polisit, te Shpatit,mali i Gurit te Zi, Guri i Topit,i Valamares dhe malesa e Voskopojes, malesia e Vithkuqit, e Kolonjes. Lindori ne veri fillon me masivin e madh malor te Shebenikut, i pasur me mineral hekur- nikeli dhe kromi. Pjese e tij jane :gropa e pogradecit, Mali i Thates, malet e Moraves dhe mali i Gramozit. Fushegropat dhe gropat e formuara nga fundosjet tektonike kane shtrirje me te madhe se ne te gjitha rajonet e tjera,dallohen:Fushegropa e Korces, Fushegropa e Perrenjasit Gropa e Pogradecit Gropa e Prespes se Madhe Gropa e Kolonjes. Luginat kane perhapje te madhe, dallohen:Lugina e Shkumbinit te Siperm ,Lugina e Devollit te Siperm. Klima dallohet per ndikim te dukshem kontinental, qe shprehet ne dimrin e ashper dhe me ngrica. Ne gropat dhe ne fushegropat bien pak reshje.Debora bie ne te gjithe rajonin, por ne lindje dhe ne lartesi te maleve ka rastisje shume me te madhe. Hidrografia eshte e varfer ne lumenj, nder te cilet me kryesoret jane rrjedhjet e siperme te Shkumbinit dhe te Devollit. Rajoni eshte i pasur me liqene te medha (i Ohrit dhe Prespes) dhe me shume liqene akullnajore (Valamare, Shebenik).Tokat jane me shume pjellore ne fushegropat dhe pjeserisht no gropat e luginat dhe te varfra ne shpatet e maleve te perfshira nga erozioni.Bimesia perbehet kryesisht nga dushqet, mjaft te demtuara, nga shkurret mesdhetare, nga pyjet e ahut e te haloreve dhe nga kullotat alpine ne lartesite e maleve.Dendesia mesatare e popullsise eshte 75 b/km2. Ne prodhimin e pergjitheshem bujqesor te rajonit vendin kryesor e ze dega e bujqesise( kultivohen bimët e arave, veçanërisht drithëra, ne te cilat dallohet gruri, misri, ne lartësi edhe thekra, panxharsheqeri dhe duhani,)por perqindja qe ajo ze ne kete prodhim,vitet e fundit po zvogelohet vazhdimisht si rrjedhim i rritjes se prodhimit blegtoral. Gjenden keto dege te industrise: Industria Energjitike Industria Ushqimore Industria Minerare
  13. 13. 13Industria e veshjeve Industria e drurit Niveli i mire kulturor i popullsisë krijojnë kushte për zhvillimin e bujqësisë, industrisë, artizanatit, transportit dhe te turizmit.Transporti perbehet nga transporti automobilistik dhe ai hekurudhor. Rajoni jugor Rajoni Jugor gjendet ne jug te vendit dhe ka dalje te gjere ne detin e ngrohte te Jonit.Ka ndertim gjeologjik dhe reliev me te thjeshte se rajonet e tjera malore te vendit. Ne te nderthuren vargjet malore te perbera nga gelqeroret me luginat e perbera nga terrigjenet. Me kete ndertim gjeologjik lidhen pasurite nentokesore si: nafta, qymyrguri, fosforitet, materialet e ndertimit etj. Relievi i ketij rajoni perbehet nga vargjet malore, malesite, luginat dhe fushegropa e Delvines. Midis tyre permendim:Malesia midis Tomorit dhe Melesinit ,Vargjet malore midis Vjoses se Siperme dhe Drinosit (Trebeshine - Dhembel - Nemercke dhe Shendelli - Lunxheri – Bureto), Malesia e Kurveleshit dhe vargu Mali i Gjere - Stugare ,lugina se Drinosit dhe e Shushices, Malet Bregdetare.Klima eshte tipike mesdhetare, me dimer te bute dhe te Iagesht e vere te nxehte dhe shume te thate.Hidrografia perbehet nga lumi i Vjoses dhe i Osumit, me deget e tyre, te cilat kane prurje me te medha ne stinen e dimrit dhe me te vogel ne vere.Tokat ne luginat e fushegropen e Delvines jane pjellore, kurse per shkak te erozionit, ne shpatet e maleve jane te varfra.Bimesia eshte mesdhetare. Ajo perfaqesohet kryesisht nga shkurret, dushqet dhe haloret mesdhetare, teper te demtuar. Ne lartsite e maleve te larta gjenden kullotat alpine. Ne kete rajon jeton edhe minoriteti grek,i vendosur ne luginen e Drinosit e te Pogonit si dhe ne fushegropen e Delvines.Dendesia mesatare e popullsise ndryshon nga 60-80 banore per km2. Ne fshat banon rreth 70% e popullsise. Popullsia e rajonit ka nivel te larte kulturor, qe ka ndihmuar ne zhvillimin e kultures mbarekombetare. Ne prodhimin e pergjithshem bujqesor te rajonit vendi kryesor i takon deges se bujqesise, por perqindja qe ajo ze ne kete prodhim, ne vitet e fundit, po zvogelohet vazhdimisht si rrjedhim i rritjes se prodhimit blegtoral. Pjesa me e madhe e tokave eshte e kultivuar me bime te arave, me drithera, (gruri misri),duhani. Gjedhet japin prodhimin me te madh te produkteve blegtorale.Ato perbehen nga gjedhet,dhente,dhite. Gjenden keto dege te industrise: energjetike, minerare, ushqimore, e veshjeve etj.Rajoni Jugor ka pozite gjeografike te pershtatshme per zhvillimin ekonomik dhe te turizmit,Turizmi blu mund te zhvillohet ne Rivieren Shqiptare, Turizmi qytetar mund te zhvillohet ne te gjitha qytetet e rajonit dhe sidomos ne qytetin-muze te Gjirokastres,Turizmi i gjelber mund te zhvillohet ne zonat
  14. 14. 14fshatare dhe Turizmi malor mund te zhviilohet ne zonat fshatare .Transporti perbehet nga transporti automobilistik dhe ai detar.
  15. 15. 15rajonet gjeografike te shqiperise
  16. 16. 16Ndarja administrative Shqiperi ndahet në 12 njësi administratie të quajtura Qark, të cilat ndahen më tej në 36 nën-njësi të quajtura Rreth.. Ndarja administrative e njësive territoriale në Shqipëri përbëhet nga katër nivele:  12 Qarqe  36 Rrethe  65 Bashki  309 Komuna  3020 Fshatra Shqipëria është e ndarë në 12 qarqe: 1. Qarku i Beratit 2. Qarku i Dibrës 3. Qarku i Durrësit 4. Qarku i Elbasanit 5. Qarku i Fierit 6. Qarku i Gjirokastrës 7. Qarku i Korçës 8. Qarku i Kukësit 9. Qarku i Lezhës 10. Qarku i Shkodrës 11. Qarku i Tiranës 12. Qarku i Vlorës

×