Publicidad

Teoria Institucionale

PhD Cand. en Istanbul University
16 de Dec de 2020
Teoria Institucionale
Teoria Institucionale
Teoria Institucionale
Teoria Institucionale
Publicidad
Teoria Institucionale
Teoria Institucionale
Teoria Institucionale
Próximo SlideShare
Teorite e ndryshme per organizimin    ligj 3  Mr.Driton SylqaTeorite e ndryshme per organizimin ligj 3 Mr.Driton Sylqa
Cargando en ... 3
1 de 7
Publicidad

Más contenido relacionado

Publicidad

Teoria Institucionale

  1. Teoria Institucionale 379 TEORIA INSTITUCIONALE Teoria institucionale është një qasje për të kuptuar praktikat organizative dhe menaxheriale si produkte të presioneve sociale sesa ekonomike. Është bërë një perspektivë e njohur në teorinë e menaxhmentit për shkak të aftësisë së saj për të shpjeguar sjelljet organizative që e sfidojnë racionalitetin ekonomik. Është përdorur për të shpjeguar, për shembull, se pse disa inovacione menaxheriale miratohen nga organizatat ose përhapen ndërmjet organizatave përkundër paaftësisë së tyre për të përmirësuar efikasitetin ose efektivitetin organizativ. Sipas teorisë institucionale, shpjegimi bazohet në idenë kyçe se adoptimi dhe ruajtja e shumë praktikave organizative varet shpesh nga presionet sociale për konformitet dhe legjitimitet sesa nga presionet teknike për performancë ekonomike. Në këtë hyrje, janë përmbledhur konceptet bazë të teorisë institucionale, janë shqyrtuar historia dhe evolucioni i saj dhe në fund janë diskutuar aplikime të zgjedhura menaxheriale të teorisë. Bazat Gjashtë koncepte kryesore e formojnë bazën e teorisë institucionale: infuzioni i vlerës, difuzioni, mitet racionale, bashkimi i lirshëm, legjitimiteti dhe izomorfizmi. Secila prej këtyreve është elaboruar më poshtë. Infuzioni i Vlerës Teoria institucionale bazohet në vëzhgimin se strukturat sociale abstrakte, të tilla si familja, organizata, kisha, mundohen të marrin kuptim dhe rëndësi që zgjatet përtej qëllimit të tyre origjinal. Institucionalizimi është proces gjatë të cilit, me kalimin e kohës, detyrat rutinore, strukturat organizative ose pozitat funksionale fitojnë kuptim ose vlerë të shtuar përtej funksionit të tyre bazik. Phillip Selznick është i pari që e artikuloi këtë ide themelore. Selznick ishte një sociologjist amerikan i cili në studimin e tij të vitit 1949 rreth Autoritetit të Luginës Tennessee (një organizatë e madhe e qeverisë federale, e krijuar për të promovuar ruajtjen si pjesë e Marrëveshjes së Re të Administratës Roosvelt) vëzhgoi se mbijetesa e organizatës i kushton qëllimit të saj origjinal. Studimi i Selznickut ofroi dy informacione me rëndësi të cilat formojnë bazën e teorisë institucionale. Së pari, ai arriti në përfundim se organizatat bëhen infuzive me (fitojnë) rëndësi (kuptim dhe vlerë) që shtrihet përtej dobisë funksionale të tyre. Së dyti, ai vuri re se si rezultat i këtij infuzioni të kuptimit dhe vlerës, ekzistojnë shpesh pasoja të padëshiruara në veprimin e qëllimshëm. Kështu, punimi i Selznickut e ndau aktivitetin organizativ në dy fusha të ndryshme: fusha teknike dhe racionale e veprimit të qëllimshëm dhe fusha simbolike dhe institucionale e kuptimit dhe vlerës. Difuzioni Një ide e lidhur është të kuptuarit se praktikat e reja shpesh adoptohen, jo për shkak të rezultateve të tyre teknike, por sepse ato rezonojnë me vlerat shoqërore dhe të komunitetit. Ky vëzhgim u shfaq në vitin 1962 përmes botimit të librit të Përhapjes së Inovacioneve (The Diffusion of Innovations) të Everett Rogers. Rogers ishte një profesor i sociologjisë rurale i interesuar për të kuptuar se pse disa risi përhapen me sukses dhe disa të tjera jo. Ai vëreu se adoptimi i një inovacioni varet pak nga karakteristikat objektive ose teknike të inovacionit dhe më shumë nga interpretimet subjektive të inovacionit nga adoptuesi. Për shembull, një komunitet indigjen mund të refuzojë adoptimin e praktikave moderne të shëndetit (psh, pirjen e ujit të vluar) nëse arsyet e adoptimit nuk komunikohen në një mënyrë konsistente me besimet tradicionale të atij komuniteti. Identifikimi i Rogersit në lidhje me motivet e ndryshme të adoptimit (psh, teknike kundrejt sociale) dhe modelet e difuzionit të
  2. 380 Teoria Institucionale inovacioneve të reja kanë ndikuar në hulumtimet institucionale të organizatave. Hulumtuesit kanë studiuar gjerësisht lëvizjet e inovacioneve menaxheriale nëpër grupe të organizatave me informacionin kryesor se adoptimi i praktikave shpesh varet nga përceptimet subjektive për konformitet me vlerat e përbashkëta në mjedisin e gjerë shoqëror ose institucional brenda të cilit ekzistojnë organizatat adoptuese. Mitet Racionale Themeli i teorisë institucionale moderne në menaxhment qëndron në idenë e miteve racionale të publikuara në një studim seminal në vitin 1977 nga John Meyer dhe Brian Rowan, me titull “Organizatat Institucionale: Të Strukturara Formale si Mite dhe Ceremoniale” (Institutional Organization: Formal Structured as Myth and Ceremony). Meyer dhe Rowan ofruan një shpjegim në lidhje me vëzhgimet e mëhershme se shumë aktivitete organizative nuk kanë lidhje me produktivitetin ekonomik. Ata argumentojnë se organizatat ekzistojnë në kontekste sociale në të cilat rregullat e sjelljes së përshtatshme përcaktohen jo nga racionaliteti ekonomik, por më tepër nga mitet mbizotëruese në lidhje me atë se çfarë është racionaliteti ekonomik – me fjalë të tjera, supozimet e pranuara se si duhet të jetë një organizatë e suksesshme. Ata theksojnë se organizatat mund të mbijetojnë në mënyrë të suksesshme duke u përshtatur ose duke u bërë izomorfe me mjedisin e tyre institucional. Supozimi se organizatat e suksesshme duhet të kenë një funksion formal të stafit është një shembull i mitit racional. Bashkimi i Lirshëm Lidhur me idenë e miteve racionale është zbulimi nga Meyer dhe Rowan, që organizatat shpesh adoptojnë disa praktika vetëm në mënyrë ceremoniale. Kjo do të thotë, organizatat shpesh duhet të ndajnë dhe të shmangin funksionet e tyre kryesore prodhuese (aktivitetet e tyre teknike) nga funksionet e miratuara si rezultat i presioneve institucionale. Për shembull, organizatat shpesh arrijnë bashkim të lirshëm duke ndarë adoptimin zyrtar të një praktike nga zbatimi i saj. Kështu, gjatë periudhave të vështirësive ekonomike, disa firma lajmërojnë se do të largojnë një numër të madh të punëtorëve, por nuk arrijnë ta zbatojnë këtë. Lajmërimi ndodh për t’u përshtatur me presionet sociale – në përputhje me mitin racional se korporatat e suksesshme janë të “thjeshta” (ose holla metafor.). Dështimi i zbatimit ndodh sepse firma e pranon se do të ishte e paaftë për të mbajtur produktivitetin e saj aktual nëse do të përshtatej në mënyrë të plotë me presionet institucionale. Legjitimiteti Organizatat u përmbahen miteve racionale dhe miratojnë praktika izomorfe nga dëshira për t'u dukur si një organizatë legjitime. Kjo nënkupton se një supozim kryesor i teorisë institucionale është ideja se organizatat përmirësojnë shanset e tyre për të mbijetuar duke u përshtatur me pritshmëritë e zakonshme se si duhet të duket një organizatë e suksesshme. Organizatat që mundohen të jenë legjitime kanë më shumë gjasa t’u qasen burimeve sesa ato që nuk mundohen të jenë legjitime. Kështu, një organizatë me një plan formal biznesi ka më shumë mundësi të fitojë financim bankar sesa një organizatë që nuk ka. Në mënyrë të ngjashme, një organizatë me një program formal me mundësi të barabarta ka më shumë mundësi të pranojë kontrakte nga qeveria federale sesa një organizatë që nuk ka. Legjitimiteti merret duke iu përmbajtur rregullave të qarta dhe normave të nënkuptuara të mjedisit social brenda të cilit ekziston një firmë. Izomorfizmi Përshtatja me një mjedis institucional sinjalizohet kryesisht nga adoptimi i strukturave, praktikave dhe sjelljeve të ngjashme me organizatat e tjera kryesore.
  3. Teoria Institucionale 381 Prandaj, organizatat të cilat ndajnë një fushë të përbashkët sociale, janë subjekt i presioneve të ngjashme sociale dhe me kalimin e kohës do të bëhen më të ngjashme ose izomorfe me njëra-tjetrën. Kjo ide bazike është ofruar fillimisht nga Paul J. DiMaggio dhe Walter W. Power në një artikull kryesor të publikuar në vitin 1983 dhe të titulluar “Rivizitimi i Kafazit të Hekurit: Izomorfizmi Institucional dhe Racionaliteti Kolektiv në Fushat e Institucionalizuara” (The Iron Cage Revisited: Institutional Isomorphism and Collective Rationality in Institutionalized Fields). Ata argumentojnë se burimet kryesore të përshtatjes me presionin social vijnë nga profesionet dhe shteti. DiMaggio dhe Power i kategorizojnë llojet e izomorfizmit që u ekspozohen organizatat në tri lloje: Izomorfizmi detyrues është kryesisht politik për nga natyra dhe lind nga nevoja e organizatave për t’u paraqitur legjitime te të tjerët, tek akterë më të fuqishëm, të tillë si shteti. Këto rregulla konformiteti janë shpesh, por jo domosdoshmërisht, të artikuluara qartë në formën e rregullave dhe ligjeve. Izomorfizmi normativ është nevoja për të adoptuar praktikat supozuese e asaj se çfarë është e duhur ose e drejtë nga akterë të rëndësishëm moralisht, të tillë si profesionet. Këto rregulla konformiteti janë shpesh, por jo domosdoshmërisht, të nënkuptuara. Në fund, izomorfizmi mimetik (mimikë) i referohet prirjes së disa organizatave për të kopjuar organizatat e tjera të cilat përceptohen si të suksesshme ose legjitime nën kushte paqartësie – pra, kur kriteri ose rruga e suksesit nuk është e qartë. Këto gjashtë koncepte formojnë bazën e teorisë institucionale në menaxhment. Në mënyrë kolektive, këto ofrojnë një model për sjelljen organizative që qëndron në kundërshtim të fortë me modelet e zgjedhjes ekonomike ose racionale të sjelljes së firmave. Pra, me anë të këtyre koncepteve, teoria institucionale sugjeron se organizatat ekzistojnë në dy botë në të njëjtën kohë: një botë teknike ku ato duhet t’u përmbahen burimeve, të tilla si kapitalit dhe punës dhe në një botë sociale ku duhet t’u përmbahen burimeve simbolike, të tilla si legjitimiteti dhe statusi. Evolucioni Shumë studiues bëjnë dallim ndërmjet institucionalizmit të “vjetër” dhe të “ri”. Institucionalizmi i vjetër i referohet studim rasteve të detajuara kuantitative të organizatave nga sociolistët organizativ në vitin 1950 dhe 1960. Studim rasti i Selznickut në lidhje me Autoritetin e Luginës së Tennesseesë në vitin 1949 përcakton kufijtë e fillimit të institucionalizmit të “vjetër”. Pasuar nga publikimi i “Arma e Organizatës” (The Organizational Weapon) të Selznickut në vitin 1952, një studim i organizatës leniniste, e cila tërheq vëmendjen në procesin në të cilin organizata bëhet e “institucionalizuar” ose merr një karakter dhe vlerë të ndryshme prej objektivave funksionale ose teknike organizative. Institucionalizmi i ri përcaktohet me publikimin e artikullit klasik të Meyer dhe Rowan në vitin 1977 me titull “Organizatat e Institucionalizuara: Struktura Formale si Mit dhe Ceremoni” (Formal Structure As Myth and Ceremony), pasuar afër nga artikulli i DiMaggio dhe Powell i vitit 1983, “Rivizitimi i Kafazit të Hekurit: Izomorfizmi Institucional dhe Racionaliteti Kolektiv në Fushat e Institucionalizuara”. Termi “institucionalizim i ri” përfshin një zhvendosje konceptuale drejt një pikëpamje të institucioneve si kognicione kolektive ose supozime të përbashkëta të cilat, me kalimin e kohës fitojnë një shkallë konkretiteti shoqëror. Pra, ato pranohen si të mirëqena dhe si rezultat, kufizojnë sjelljen organizative. Po ashtu, ekziston edhe një dallim i qartë metodologjik ndërmjet institicionalizimit të ri dhe të vjetër. Përderisa institucionalizimi i vjetër tërheq vëmendjen në proceset të cilat ndodhin brenda organizatave individuale, institucionalizimi i ri fokusohet në proceset të cilat ndodhin përtej
  4. 382 Teoria Institucionale grupeve të organizatave që ndërveprojnë shpesh me njëra-tjetrën – një nivel analize që zakonisht referohet si fusha organizative. Këta dy artikuj kryesor kanë nxitur një shqyrtim intenziv të proceseve me të cilët praktikat institucionale shpërndahen matanë fushës organizative dhe njëkohësisht, mënyrat me të cilat organizatat bëhen më shumë të ngjashme me njëra-tjetrën. Këto studime të “shpërndarjes” fillimisht u fokusuan në procesin në të cilin organizatat adoptojnë struktura të ngjashme, pra, bëhen izomorfe. Një studim i hershëm nga Pamela S. Tolbert dhe Lynne G. Zucker i vitit 1983, formuloi një model dy-fazësh të adoptimit mimetik në të cilin disa organizata fillimisht adoptojnë një praktikë për arsye teknike – pra kjo praktikë përmirësonte performancën e firmës. Megjithatë, adoptuesit e mëvonshëm e bëjnë këtë për arsye konformiteti: Adoptimmi i praktikës nuk e përmirëson performancën, por e bën organizatën adoptuese të duket legjitime. Studimet e tjera u fokusuan në mekanizmat e difuzionit (shpërndarjes) duke analizuar faktorët që pengojnë ose promovojnë adoptimin e praktikave matanë një fushe organizative. Agjentët kryesorë që janë zbuluar si lehtësues ose pengues të difuzionit përfshijnë profesionet, qeveria, konsulentët e menaxhmentit dhe rrjetet e ndërlidhura të ekzekutivit të korporatave. Studimet e tjera identifikuan atributet si në vazhdim të organizatave të cilat janë subjekt i difuzionit: pozitat funksionale në organizata, praktikat menaxheriale të tilla si menaxhimi i cilësisë totale dhe vendimet strategjike, të tilla si bashkimet dhe shkrirjet, zvogëlimet e firmave dhe planet stimuluese afat-gjate. Nga fillimi i vitit 1990, teoricientët filluan të ngrenë shqetësime në lidhje me premisën thelbësore të institucionalizimit të “ri”. DiMaggio dhe Powell e kanë modeluar artikullin e tyre rreth pyetjes “Pse organizatat janë kaq të ngjashme?”. Përgjigja e tyre ishte se organizatat adoptojnë praktika dhe struktura të ngjashme në përpjekje për t’u përshtatur me mjedisin e tyre institucional. Megjithatë, kritikuesit kanë vërejtur se jo të gjitha organizatat janë të njëjta brenda një fushe organizative. Disa organizata janë të afta për t’i rezistuar presionit institucional. Ata gjithashtu theksuan se disa forma ose praktika organizative të institucionalizuara tepër ndryshojnë ndonjëherë. Ata argumentojnë se teoria institucionale i përshkruan në mënyrë të padrejtë organizatat si “produkte kulturore", të ndikuara shumë nga besimet kolektive, dhe kjo, siç akuzuan ata, ishte e pasaktë. Në një publikim të hershëm të njërit nga themeluesit të institucionalizimit të ri, Paul DiMaggio llogariti mundësinë e ndryshimit të institucioneve. DiMaggio identifikoi disa akterë të quajtur “ndërmarrës institucional” me shkathtësi unike të dallimit dhe rezistimit të ndikimit të fuqishëm të besimeve sociale kolektive. Në një argument të kësaj teme, Christine Oliver vuri re se disa organizata angazhohen në mënyrë aktive dhe u rezistojnë në mënyrë strategjike presioneve institucionale për konformitet. Ideja se këta akterë kanë forcën për t’ju rezistuar presioneve institucionale dhe ndryshuar ato, krijoi një rrymë të re të studimit me fokus në proceset e ndryshimit institucional. Studimet e hershme kanë sugjeruar se ndryshimi institucional mund të ndodh vetëm në mënyrë ekzogjene, domethënë, nga ndonjë ngjarje katastrofike e cila ndodh jashtë fushës organizative. Sidoqoftë, studimet e mëvonshme e sfiduan këtë duke demonstruar se akterët marxhinalë në periferinë e fushës organizative nuk janë subjekt i presionit konformues dhe kanë të ngjarë më shumë të iniciojnë ndryshimin. Studimet e vonshme e zgjeruan këtë duke vënë në pah se disa akterë zënë pozicione lidhëse ndërmjet fushave të ndryshme organizative dhe mund të iniciojnë ndryshimin duke zhvendosur idetë institucionale përtej fushës organizative. Studiuesit skandinavë e sfiduan mendimin nëse idetë institucionale zhvendosen përtej
  5. Teoria Institucionale 383 organizatave në mënyrë të paprekur. Ata zbuluan se praktikat institucionale shpesh përkthehen ose abstraktohen në mënyrë për t’u zhvendosur nga një vend në tjetrin dhe pastaj adaptohen në kontekstin lokal pasi të adoptohen nga organizatat individuale. Një grup tjetër i studimeve fokuson vëmendjen në përdorimin e një gjuhe bindëse, retorike ose ligjërimit për të lehtësuar ndryshimin duke bërë që modelet e reja të duken legjitime. Një zgjerim logjik i këtij studimi është fokusuar në “punën institucionale” ose proceset në të cilat akterët angazhohen në krijimin, ndryshimin dhe mirëmbajtjen e institucioneve. Ideja bazë e punës institucionale është prezantuar nga Tom Lawrence dhe Roy Suddaby në vitin 2006 në një artikull të titulluar “Institucionet dhe Puna Institucionale” (Institutions and Institutional Work). Ideja bazë e punës institucionale bazohet në supozimin se disa akterë në fushën organizative fitojnë një shkallë të ndërgjegjësimit kognitiv të mjediseve të tyre institucionale, si dhe një shkallë ose kompetencë në menaxhimin ose manipulimin e mjedisit. Ekzistenca e një ndërgjegjësimi ose aftësie të tillë bazohet në kuptimin se akterët (edhe individualë edhe atyre të përbërë) nuk janë të burgosur të plotë kognitiv të mjedisit të tyre institucional. Me pak fjalë, studimet institucionale prej mesit të vitit 1990 e tutje dhe duke përfshirë ato të tanishme, kanë adoptuar një fokus më të fortë në agjencinë (më lartë cituar si “forcën”). Organizatat tashmë nuk paraqiteshin si presione kulturore, por përkundrazi shiheshin si të angazhuara në mënyrë aktive në procesin e përshtatjes dhe si rrjedhojë, të ndikimit në mjedisin institucional në të cilin veprojnë. Si rezultat, teoria institucionale është bërë më pak e lidhur me idenë e përshtatjes së verbër dhe adoptimit ceremonial dhe më shumë e interesuar në kuptimin se si organizatat ndikojnë në mënyrë aktive në mjedisin e tyre. Rëndësia Teoria institucionale, si teori e organizatave, ka shfaqur një rezistim të jashtëzakonshëm. Ajo është shëndërruar nga një kornizë e krijuar për të shpjeguar ngjashmërinë organizative dhe mungesën e agjencisë në një kornizë e cila shpjegon ndryshimin organizativ dhe agjensinë e thellë. Edhe pse me një transformim kaq ngatërrues në ideologjinë e saj thelbësore, përsëri, teoria institucionale ka arritur të ruajë një fije të fortë të koherencës së brendshme. E pandryshueshmja brenda teorisë institucionale është supozimi se strukturat dhe proceset organizative marrin kuptim dhe rëndësi që zgjatet përtej qëllimit të tyre teknik. Ideja se organizatat funksinojnë në mjediset tenike dhe institucionale në të njëjtën kohë ofron qëndrueshmëri dhe koherencë të kësaj perspektive konceptuale në organizata. Teoria institucionale vazhdon të ketë një ndikim të fuqishëm në teorinë organizative. Është tema e vetme më e popullarizuar në artikujt e fundit në Divizionin e Teorisë Organizative dhe Menaxheriale të Akademisë së Menaxhmentit dhe është përshkruar (p.sh., nga Royston Greenwood dhe kolegët) si qasja dominuese për të kuptuar organizatat. Megjithatë, ndikimi i saj ka qenë relativisht i kufizuar brenda akademisë në teorinë organizative dhe nuk ka arritur të bëjë ndikim të rëndësishëm në studimet e menaxhimit strategjik ose në teoritë e sjelljes organizative që përqendrohen në nivelin individual të analizës. Në mënyrë të ngjashme, teoria institucionale ka pasur relativisht pak ndikim në menaxherët dhe praktikuesit jashtë fushës akademike. Pjesërisht, kjo mund të shpjegohet nga supozimet e saj themelore të cilat deri së fundi dukej se zvogëlonin rolin e menaxhmentit në përcaktimin e mbijetesës organizative. Sidoqfotë, është i pasaktë supozimi se menaxherët nuk kanë ndonjë rol të rëndësishëm në teorinë institucionale. Kuptimet menaxheriale të teorisë
  6. 384 Teoria Institucionale institucionale nuk mungojnë nga teoria, por thjeshtë nuk janë ende të artikuluara si duhet. Është e qartë se kthimi drejt agjencisë në teorinë institucionale dhe idetë rreth punës institucionale duhet të përqendrojnë vëmendjen në idenë se akterët mund të menaxhojnë në mënyrë aktive mjediset e tyre institucionale. Menaxherët gjithnjë e më shumë janë duke u angazhuar në këtë lloj të punës institucionale. Kështu, për shembull, në fillimin e shekullit 21, menaxherët e biznesit janë angazhuar gjithnjë e më shumë në çështjet e përgjegjësisë sociale të korporatave, e cila mund të shihet si një mënyrë e angazhimit direkt të menaxherëve me mjedisin institucional. Në mënyrë të ngjashme, përfshirja gjithnjë e më e madhe e korporatave në aktivitete politike, të tilla si financimi i aktiviteteve politike dhe lobimi për qeverinë dhe udhëheqësit, është një mënyrë tjetër thelbësore në të cilën menaxherët mundohen të kontrollojnë mjedisin e tyre institucional. Studimet kanë treguar se disa organizata janë të afta t’i rezistojnë presioneve politike, për shembull, duke ndryshuar përmbajtjen dhe shpërndarjen e rregullave ligjore. Një grup tjetër i vonshëm i studimeve kanë identifikuar mënyra në të cilat organizatat biznesore janë duke përshtatur dhe internalizuar në mënyrë të madhe elemente nga sfera publike, të tilla si universitetet korporative, ushtritë korporative dhe muzetë korporative, të cilat po ashtu mund të shihen si mjete me të cilat menaxherët biznesor mundohen të angazhohen në mjedisin institucional të një organizate. Studimet e ardhshme do të ofrojnë një elaborim më të qartë të këtyre fenomeve dhe rolit të menaxhimit në praktikat institucionale. Roy Suddabry Lexime të Mëtutjeshme DiMaggio, P. J. (1988). Interest and agency in institutional theory. In L. G. Zucker (Ed.), Institutional patterns and organizations (pp. 3–21). Cambridge, MA: Ballinger. DiMaggio, P. J., & Powell, W. W. (1983). The iron cage revisited: Institutional isomorphism and collective rationality in organizational fields. American Sociological Review , 48, 147– 160. Greenwood, R., Oliver, C. K., Sahlin, K., & Suddaby, R. (2008). The Sage handbook of organizational institutionalism. London, England: Sage. Lawrence, T. B., & Suddaby, R. (2006). Institutions and institutional work. In S. R. Clegg, C. Hardy, T. B. Lawrence, & W. R. Nord (Eds.), Sage handbook of organizations studies (2nd ed., pp. 215–254). London, England: Sage. Meyer, J. W., & Rowan, B. (1977). Institutionalized organizations: Formal structure as myth and ceremony. American Journal of Sociology, 83, 440–463. Oliver, C. (1991). Strategic responses to institutional processes. Academy of Management Review, 16, 145–179. Scott, W. R. (2001). Institutions and organizations (2nd ed.). Thousand Oaks, CA: Sage. Selznick, P. (1949). TVA and the grass roots: A study in the sociology of formal organization. Berkeley: University of California Press. Suddaby, R. (2011). Challenging institutions. Journal of Management Inquiry, 19 (1), 14–20. Suddaby, R., & Greenwood, R. (2005). Rhetorical strategies of legitimacy. Administrative Science Quarterly, 50, 35–67.
  7. Teoria Institucionale 379 Burimi: Eric H. Kessler, “Encyclopedia of Management Theory”, Pace University, Sage Publications, 2013. Përktheu: Kujtim Hameli, student doktorature në Universitetin e Stambollit, dhjetor 2020.
Publicidad